Revista Edukimi, 38

Page 41

drejt zhdukjes peshkun Napoleon, apo peshkaqenin Leopard që mund të humbasë njëherë e përgjithmonë. Por shkencëtarët mendojnë se ka shumë shpresë për Maldivet, pasi ngrohja globale do të vazhdojë të shkrijë akujt dhe do të rrisë nivelet e detit. Polet- Fenomenet natyrale më unike dhe sugjestionuese, ajsbergët, aurorat dhe kafshët e rralla si pinguinët, arinjtë polarë dhe balenat gjenden në këto pika të globit. Por Woods Hole Oceanographic Institute njofton se 80 përqind e popullsisë së pinguinit perandor në Antarktidë do të zhduket nëse ngrohja globale do të vazhdojë më këto ritme. Rajasthan-Ranthambore - Zona indiane është një prej vendeve mnë të mira në botë për të parë tigrat. Popullsia botërore e tigrave ka rënë në 3200 lloje e pjesa më e madhe e tyre jeton në Indi. Nëse nuk do të merren masa të menjëhershme felini i madh mund të zhduket brenda pak dhjetëvjeçarëve. Pylli i Tahumanu- Në këtë zonë të Perusë jetojnë papagaj dhe krijesa të tjera në rrezik zhdukje si përshembull armadilët gjigantë, gatopardët apo

xhaguarët. Ky pyll i magjishëm në zonën e quajtur Nëna e Zotit është në rrezik zhdukjeje për shkak të prerjes ilegale të pemëve. Shtrati i lumit Yangtze - Krijesat ekzotike si pandat gjigante, delet e kaltra gjenden në këtë zonë. Por ndërtimi i digës Three Gorges me vlerë 24 miliardë dollarë duket se do të ketë një impakt negativ për ujërat dhe botën e kafshëve atje.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

41


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.