Revista Eda - Nr. 42

Page 1

BOTIM I INSTITUTIT “EDUKIMI DREJT SË ARDHMES” Viti VIII i botimit. Nr. 3 (42) 2012 E Përdymuajshme: Edukim, Pedagogji, Shkencë dhe Kulturë

0 0 3 EKË L

VË SO KO

R EU 2.5

O

Metamorfoza e edukimit nga Bexhet Arbana

Iris Luarasi, ndihmë ekonomike për gratë e dhunuara Afrim Muçaj: Ju tregoj sfidat e një aktori të ri në Kosovë Reformat në arsim, nevoja për t'i kuptuar plotë dhe saktë Nga Edlira Gjoni

Arsimi privat përballë atij shtetëror Nga Ermal Hasimja

Matura shtetërore një sukses … por nuk mjafton

Nga Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka

Nga Maksim Zotaj

Nga Skender Temali

Nga Manjola Bregasi

Ju tregoj për masonët shqiptarë

Dhuratën e Bekenbauerit, që nuk e mori kurrë Zhega

Probleme të drejtshkrimit të shkurtesave


Mirësevini në revistën

EDUKIMI Nga Manjola Bregasi

Në kërkim të vlerave… Shpesh, në të përditshmen tonë kur flasim për diçka, për një shije a preferencë nuk mund të shmangim atë që është relative, madje herë-herë edhe subjektive. Kështu shprehemi për të bukurën, kështu shprehemi për artin, kështu shprehemi për atë që pëlqejmë, apo që nuk pëlqejmë. Duket se pas petkut të relatives, përpiqemi të justifikojmë edhe vlerat. Në fakt, në ditët e sotme, të harruar pas materiales, në luftën e përditshme të mbijetesës, ndoshta të paktë janë ata që kujdesen për vlerat e vërteta. Një prej tyre është pa dyshim edhe dija. Ndonëse në kohët tona, ndodh të blihen e të shiten diploma, ndodh të tërhiqemi ndonjëherë edhe pas formës, pa kërkuar shumë përmbajtje, vlerat nuk kanë vdekur, nuk janë zhdukur. Ato janë aty, thjesht duhet gjetur mënyra për t'i nxjerrë në pah, për t'iu kthyer identitetin, që përpiqen t'ua përçudnojnë. Dhe ne përpiqemi, që këto vlera t'i rikthejmë pikërisht përmes atyre që i mbartin dhe që dinë t'i përçojnë ato. Dija, edukimi, arsimimi, janë padyshim rruga e duhur. Këtë rrugë, ne po përpiqemi ta ndriçojmë sadopak, përmes atyre, që plot dinjitet dinë të ecin në të. Ndaj edhe në këtë numër të revistës EDA, do të sjellim personazhe, personalitete, figura të njohura të edukimit, arsimit dhe shkencës, që gjithmonë kanë diçka të re për të na dhënë.


Këtë numër Vi t i . 8 • N o . 4 2 • M a j / Q e r s h o r 2 0 1 2

4

Analizë Matura shtetërore një sukses …por nuk mjafton

10

Intervista Ermal Hasimja: Arsimi privat përballë atij shtetëror

13

Reforma Reformat në arsim, nevoja për t'i kuptuar plotë dhe saktë

17

Art Afrim Muçaj: Ju tregoj sfidat e një aktori të ri në Kosovë

21

Editorial Metamorfoza e edukimit

30

Reportazh Iris Luarasi, ndihmë ekonomike për gratë e dhunuara

E Përdymuajshme: Edukim, Pedagogji, Shkencë dhe Kulturë

32

Intervista Maksim Zotaj: Ju tregoj për masonët shqiptarë

Drejtor ekzekutiv: Bexhet Arbana

36

Personazh / Sport Dhuratën e Bekenbauerit, që nuk e mori kurrë Zhega

39

Kuriozitete 10 teoritë shkencore më të njohura (që u provua se ishin të gabuara)

43

Intervista Erjona Topalli: Unë, shqiptarja e vetme në “Massachusetts Institute of Technology”

45

Gjuhësi Probleme të drejtshkrimit të shkurtesave

48

Shëndeti Çanta e shkollës, barra e përditshme e fëmijëve

50

Kuriozitete Kur postimet në facebook, të kushtojnë vendin e punës

Botim i Institutit “Eda”

Bordi konsultativ: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. As. Dr. Jetmir Aliçkaj Hajro Limaj, Publicist, Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar Stavri Trako, pedagog, publicist Design: “Ergys Temali” Tel: +355 69 23 87547 Adresa: Rr. “Naim Frashëri”, Nr. 8, Tiranë - Shqipëri Tel: +355 4 2270 173 Tel&Fax: +355 4 2233 001 bexharb@yahoo.com arsimisotneser@gmail.com www.edainstitute.com Revista shpërndahet edhe në Kosovë dhe Maqedoni

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

3


ANALIZË

Matura shtetërore një sukses … por nuk mjafton

Nga Prof. As. Dr. Jetmir Aliçka

Matura shtetërore edhe për këtë vit u mbyll. 5 vjet përvojë. Jo pak, por jo dhe shumë. Matura shtetërore një risi apo një sfidë? Një sukses apo dështim? Pa më të voglin dyshim, një risi. Padyshim, një sukses. U ndryshuan mentalitete, u krijuan institucione, u krijuan modele, u thyen tabu. Dhe rezultantja e të gjithave: U krijua një sta n d a rd , sta n d a rd i i m at u rë s shtetërore. Një standard i munguar. Një standard i domosdoshëm dhe i mirëpritur. Një standard tepër bazal, që ka filluar të përcjellë një cilësi të re në a rs i m i n p a ra u n i v e rs i t a r e a t ë universitar, që ka pasur dhe do të ketë impakte të fuqishme në sistemin e edukimit në Shqipëri. Standardi “maturë shtetërore” ishte rrjedhojë e një proçesi të filluar nxitimthi . Të një nxitimi, që kërkonte të sfidonte kohën e pakët në dispozicion, që edhe më entuziastët druanin të

4

Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

pohonin se do t'ja dilnin mbanë. Një nxitim, që të trembte dhe njëkohësisht, të nxiste të punoje me orë e orë të zgjatura. Një nxitim, që detyronte grupet e ekspertëve të shfletonin qindra faqe në ditë për të arritur në konkluzione e rrugëzgjidhje efikase. Një nxitim, që angazhoi të gjitha institucionet vartëse të MASH e në veçanti Qëndrën Kombëtare Arsimore të Provimeve, të shfr y tëzojnë në maksimumin e mundshëm kapacitetet e tyre shkencore, intelektuale, profesionale dhe ato teknike. U sfidua koha ,u sfidua indiferentizmi i shoqërisë, që për vite me rradhë kujtoheshin për arsimin vetëm kur vinte koha për pranimet në universitet dhe u arrit diçka, që Shqipëria kishte dhjetra vite, që e kishte harruar. Sensibilizimi i mbarë opinionit shqiptar për një ndryshim tepër të rëndësishëm në edukim, në rastin konkret, matura shtetërore. Filloi të


ANALIZË Matura shtetërore e konceptuar si më sipër do të japë impakte të fuqishme në:

sfidohej fiktiviteti, abuzivizmi dhe korrupsioni, gangrena , që po brente egërsisht sistemin shqiptar të edukimit. U sfiduan jo pak vështirësi në ruajtjen e sekretit të testeve, në shpërndarjen e tyre, në administrimin e provimeve, në vlerësim, në përgatitjen e dokumentacionit, rregulloreve, programeve orientuese, në përzgjedhjen e trajnimin e administratorëve, të hartuesve të testeve dhe vlerësuesve. Një vullnet i palëkundur i të gjithëve për të arritur suksesin. Meritë e veçantë e mësuesve, pedagogëve, nxënësve, ekspertëve dhe

po ashtu meritë e drejtuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Pa pretenduar për një ekspertizë të plotë, gjithsesi më shumë se modeste, do të përpiqemi të japim ndonjë mendim, apo ide, mbështetur në një analizë formale të asaj çfarë ka ndodhur me maturën shtetërore gjatë këtyre 5 viteve, nga pozitat e drejtorit të shkollës, nga pozitat e vëzhguesit e monitoruesit të proçesit, nga pozitat e anëtarit të Komitetit të Maturës Shtetërore.

Dilemat e maturës shtetërore 2006 A duhej ndryshuar që në vitin 2006, kur filloi diskutimi për këtë ndryshim, sistemi i provimit të maturës dhe i pranimeve në shkollën e lartë, apo duhej të shtyhej për më vonë, ndoshta për vitin shkollor 2006-2007? Ishte nga dilemat, që u diskutua jo pak nga grupi i ekspertëve të mbledhur nga ministri i arsimit Pollo dhe që punoi për rreth 3 muaj.Pothuaj të gjithë ekspertët ishin të mendimit, se duhej filluar menjëherë ky ndryshim, por koha kur duhej të aplikohej përbënte dilemën. Dy alternativa mbi-zotëruan. E para, ishte të punohej me një intensitet të lartë, të hartohej drafti dhe të

mundësohej, që qysh atë vit shkollor të aplikohej matura shtetërore. E dyta ishte, që të përpunohej aspekti konceptual, ai organizativ, teknik e administrativ dhe gradualisht të fillonte një fazë pilotimi. Në vijim, ndoshta, pas dy vjetësh, mbi bazën e konkluzioneve që do të nxirreshin nga ky pilotim, të mundësohej aplikimi. Argumenti kryesor i ekspertëve, që mbështesnin alternativën e parë ishte se sistemi parauniversitar i edukimit në Shqipëri po degradonte gradualisht për shkak edhe të një fiktiviteti dhe falciteti spektakolar në vlerësimin e nxënësve. Sistemi i atëhershëm i pranimeve në

• Forcimin cilësor të arsimit parauniversitar, i cili nuk ka gjetur zgjidhje optimale me maturën shtetërore ekzistuese. • Shkojmë drejt një proçesi edukimi e vlerësimi njëkohësisht të integruar. • Eliminojmë në maksimumin e mundshëm fiktivitetin në arsimin parauniversitar. • Rritim cilësinë e pranimeve në shkollat e larta. • Standartizojmë besueshmërisht formimin bazë, jo tashmë nëpërmjet dy lëndëve, por mbi bazën e formimit shkencor në të gjitha lëndët e gjimnazit. • Shmangim mjaft probleme të karakterit organizativ e administrativ. • Zgjerimi në maksimumin e mundshëm të bankës të të dhënave për hartimin e testeve të provimeve të maturës shtetërore si dhe hartimi i testit apo testeve përfundimtarë të realizohet nëpërmjet një software-i të veçantë. • Të mendohet në perspektivë për realizimin e testimit elektronik. • Të bëhet kontrolli fizik i çdo maturanti nëpërmjet paisjeve elektronike, për eliminimin e aparaturave të sofistikuara, të cilat mundësojnë kopjimin gjatë zhvillimit të provimeve, si kufje me magnet, celularë etj.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

5


ANALIZË shkollat e larta ishte një përçudnim e shkatërrim i çdo vlere e morali, ishte një proces abuziv, që kishte ulur në nivelin zero besueshmërinë e gjithë shoqërisë shqiptare për meritokracinë dhe aftësinë e kandidatëve për të hyrë në shkollën e lartë. Pas shumë debatesh, argumentash e kundër argumentash, fitoi alternativa e parë. Dilema edhe pse në një farë mënyre u zgjidh, ajo mbeti e tillë deri në fund, pasi proçesi zhvillohej për herë të parë dhe për hir të së vërtetës të gjithë kishim një dyshim brënda vetes. Pyetja që na shqetësonte të gjithëve dhe që e bëri të pranishme deri në fund këtë dilemë ishte se a do të mjaftonte koha për realizimin e këtij ndryshimi? A do të duhej të zbatohej përvoja e vëndeve të tjera apo duhej zgjedhur një përvojë e kjo përvojë të përshtatej në kushtet shqiptare? Siç njihet nga të gjithë, vënde të përparuara si SHBA apo Franca kanë një përvojë më shumë se dhjetra vjeçare për standardin e maturës shtetërore (respektivisht SAT dhe BACALAREAU). Vënde të tjera si Kroacia , Maqedonia etj po aplikonin një maturë shtetërore , specifike paksa për vëndet e tyre. Të tjerë vënde kishin krijuar një standard që mbështetej në konkurset e shkollave të larta etj. Padyshim që këto përvoja u njohën nga grupi i ekspertëve. Dy alternativa mbetën. E para, të zbatohej përvoja apo modeli Kroat. E dyta, mbështetur në modelin Kroat dhe në kushtet shqiptare(që nuk mund të mos merreshin në konsideratë) të hartohej një model i ri, me synimin që ky model

6

nga viti në vit, mbi bazën e analizave, konkluzioneve, treguesve të përmirësohej dhe t'i afrohej standardeve më të mira europiane e amerikane. U pranua alternativa e dytë, me argumentin kryesor se duhet të jetë një proçes i pranueshëm dhe i besueshëm, në veçanti nga opinioni shqiptar, nga aktorët kryesorë të shkollës, mësuesit, nxënësit, prindërit. Një proçes gradual, një proçes me sa më pak kontestime , keqkuptime, të cilat mund të ndikonin në suksesin ose jo të këtij ndryshimi. Dhe tani, kur ky proces ka 5 vite që realizohet, mund të konkludohet, se alternativa e zgjedhur ishte mëse e suksesshme. Cila do të ishte pesha që do të zinte nota mesatare e katër viteve të shkollës së mesme në raport me 4 provimet e maturës shtetërore? Nxënësit maturantë ndodheshin përpara një të papriture. Një sistem i ri do të aplikohej për vlerësimin e tyre dhe për pranimin në shkollën e lartë. Nuk do të ishte konkursi , por matura shtetërore. Nëse matura shtetërore do të merrte në konsideratë notën mesatare atëhere nga një pjesë e maturantëve, kjo do të konsiderohej “shkelje në besë”, që padyshim do të kishte edhe kontestime apo reagime nga ata. Njëkohësisht një pjesë tjetër maturantësh arsyetonte ndryshe. Ata me punën e tyre tepër intensive kishin siguruar një mesatare reale tepër të lartë, pra një formim të plotë, për rrjedhojë nuk mund të hynin në start të njëjtë me ata maturantë që kishin punuar vetëm për një apo dy lëndë. Pasi

Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

aq u duheshin atyre për të arritur rezultat të mirë në konkurset për p ra n i m i n n ë s h ko l l ë n e l a r t ë . Njëkohësisht nuk anashkalohej fakti, që mesatarja e shkollës së mesme, në kushtet aktuale, nuk i shpëtonte dot paragjykimit se ajo ishte fiktive, e arritur me jo shumë mund. Ashtu sikurse kjo mesatare mund të konsiderohej reale pasi nxënësit nuk kishin pasur interes për ta rritur, për faktin se kjo nuk merrej në konsiderate në konkurset e pranimit dhe nuk ndikonte në pranimet në shkollën e lartë. Për të kënaqur të dy alternativat , që përfaqësonin grupe të ndryshme interesash u propozuan disa raporte: 30 me 70%; 40 me 60%; 20 me 80%. Ku përqindjet e para tregonin peshën që duhet të zinte mesatarja e shkollës së mesme, ndërsa përqindjet e dyta peshën e provimeve të maturës shtetërore. Në përfundim u zgjodh raporti 20 me 80% , si një raport që kënaqte relativisht pretendimet e dy grupeve të interesave , por njëkohësisht vlerësohej shumë më tepër nota e provimeve, si një tregues real, që në fund të fundit ishte dhe qëllimi i maturës shtetërore. Duke pasur parasysh impaktet, që do të kishte matura shtetërore 2006 në një vlerësim real të nxënësit, por njëkohësisht edhe të mësuesit, ky raport do të ndryshonte në vitet pasardhëse, duke ngritur gradualisht dhe duke vlerësuar gjithmonë në rritje peshën specifike të notës mesatare, deri në një raport të pranueshëm 40 me 60% apo 45 me 55%. Ama, gjithmonë ky raport do të duhej të ishte në favor të provimeve të maturës shtetërore, pasi këto provime do të përbënin standardin e vlerësimit real të sistemit parauniversitar të edukimit në Shqipëri. Cili do të ishte roli i shkollës së lartë në këtë ndryshim? Me sistemin e mëparshëm, pa dyshim proçesi në përmbajtje, në strukturë në organizim, administrim dhe vlerësim menaxhohej totalisht nga shkollat e larta. Dhe ishte e natyrshme, sepse qëllimi i sistemit përmblidhej në selektimin e kandidatëve për në shkollën e lartë. Me ndryshimin që përfaqësonte matura shtetërorë 2006, synohej në dy drejtime. Në vlerësimin e sistemit parauniversitar dhe në seleksionimin


ANALIZË mbi parimin e merit -preferencës të pranimeve për në shkollën e lartë, synime këto të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën.Sigurisht, duke pasur parasysh këto dy synime edhe roli i shkollave të larta si dhe ai i sistemit parauniversitar do të duhej të ndryshonte, duke marrë përparësi sistemi parauniversitar. Ajo që u evidentua dhe u theksua gjatë gjithë debateve ishte fakti që nxënësit , maturantët do të provoheshin për ato që ata dinin, që do të duhej të përvetësonin nëpërmjet programeve dhe jo siç kishte ndodhur në konkurset e viteve të fundit për pranimet në shkollat e larta, që maturantët provoheshin për ato që kishin zhvilluar pak ose aspak në programe, pra për ato që nuk kishin patur informacionin e duhur. Në këtë kontekst pjesmarrja, pesha specifike, që duhet të zinin aktorët e sistemit parauniversitar dhe institucionet e këtij sistemi do të duhej të ishte më e madhe. Kështu, në hartimin e formulimin e tezave të provimeve, në organizimin, shpërndarjen, administrimin dhe vlerësimin e provimeve të maturës shtetërore, një peshë të rëndësishme do të zinte arsimi parauniversitar, përfaqësuesit e këtij arsimi. Shkolla e lartë do të kishte përfaqësues në grupin e specialistëve të hartimit të tezave, në grupin e korrigjuesve dhe në veçanti roli i saj parësor ishte në përcaktimin e koefiçientëve për pranimin në shkollën e lartë, sipas degëve dhe fakulteteve. Koeficientë këta, tepër të rëndësishëm për një renditje sa më të saktë e reale të kandidatëve për në shkollën e lartë. Megjithëse në parim u pranua që arsimi p a r a u n i v e r s i t a r, a k t o r ë t d h e institucionet e këtij arsimi do të zinin peshën më të madhe, dilema e një pozicionimi më aktiv të shkollave të larta në këtë proçes vazhdoi gjatë, për faktin se pati kundërshti dhe kontestime nga përfaqësuesit e tyre. Kush do të ishte institucioni përgjegjës dhe cili do të ishte roli i MASH dhe i institucioneve vartëse të saj, në hartimin e draftit të këtij ndryshimi dhe implementimit të tij? Që në fillim të proçesit u institucionalizua grupi i ekspertëve, i cili drejtohej nga ministri dhe zv. ministrat dhe që hartoi projekt-draftin e

ndryshimit matura shtetërore. U ngritën dhe gradualisht u institucionalizuan grupet e specialistëve për hartimin e testeve, grupet e korrigjuesve, grupet e hartimit të projekt-programeve në ndihmë të mësuesve e nxënësve, grupet e administratorëve, grupi teknik e ai informatik. Ministria drejtonte proçesin, duke pasur edhe një organizëm këshillimor , që u quajt Komiteti i Maturës Shtetërore, me pjesmarrje të të gjithë grupeve të interesave.Qëndra kombëtare Arsimore e Provimeve , mbështetur edhe në një përvojë modeste të viteve të kaluara, u konsiderua si institucioni më i besueshëm dhe me kapacitete profesionale e deri diku teknollogjike të mjaftueshme, më e mundshmja, për të qënë bërthama e këtij ndryshimi. Kështu, në kushtet e pamjaftueshmërisë së kohës, QKAVP mori përgjegjësinë për grumbullimin e të dhënave, për hartimin e tezave të provimeve të maturës shtetërore, bazuar në metodologji bashkëkohore, sigurimin e sekretit, shpërndarjen e tezave të provimeve pranë Drejtorive e zyrave arsimore, kodimin dhe dekodimin, korrigjimin dhe nxjerrjen e rezultateve. Ministria drejtonte proçesin dhe drejtoria e kurrikulave mori përgjegjësinë për hartimin e projektp ro g ra m e ve s i d h e s i g u r i n ë e shpërndarjes dhe grumbullimit të testeve në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brëndëshme. Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat e arsimit m o rë n p ë rg j e g j ë s i n ë p ë r m i rë administrimin e provimeve, etj. Pra, një ngarkesë jo e vogël për QKAVP, për drejtoritë arsimore rajonale dhe vetë MASH. Dilema mbetej në faktin sesi do të përmbushnin përgjegjesitë dhe detyrat këto institucione. Pra, 5 vite maturë shtetërore. Një sukses, padyshim, por ky sukses duhet të ruhet e të çohet më tej. Për këtë arsye duhet të ndalemi në analiza e përgjithësime, për të evidentuar arritjet , gabimet e ndonjë parregullsi. Më e rëndësishmja e këtyre analizave e përgjithsimeve mbetet se cfarë duhet të përmirësojmë, si duhet ta përmi-rësojmë dhe kush do ta përmirësojë, në aspektin konceptual, në atë praktik e administrativ , në aspektin organizativ e teknollogjik.

Disa pyetje që kërkojnë përgjigje: • Pas 5 vitesh a mund të themi se Matura Shtetërore ka ndikuar pozitivisht në zhvillimet arsimore në Shqipëri? • A mund të konsiderohet MSH një standard brenda standardeve të BE? • A është MSH aktuale në sinkron me Kornizën e re Kurrikulare të gjimnazit? • A ka nevojë MSH të përpunohet nga ana konceptuale • A ekzistojnë kapacitetet njerëzore, teknike e teknollogjike për të përballuar një MSH në perfeksion?

Pas 5 vitesh a mund të themi se M at u ra S htetë ro re ka n d i ku a r pozitivisht në zhvillimet arsimore të Shqipërisë? Gjatë këtyre 5 viteve është e natyrshme që jo çdo gjë ka shkuar mirë. Ashtu siç konkludohet edhe nga institucionet shtetërore ka pasur gabime, probleme apo çrregullime gjatë proçesit të implementimit të maturës shtetërore. Gjithësesi, gabime këto brenda kufijve të gabimit, për një ndryshim me përmasa të tilla. Që gjithë bota i njeh dhe i pranon. Bile këto gabime e probleme, në rastin e maturës shtetërore tek ne, janë të një përmase të tillë gati-gati brenda kufijve të lejuara të gabimeve krahasuar edhe me vende tepër të konsoliduara për këto proçese. Ashtu siç e theksuam edhe më sipër, do të na duhet të pranojmë, që matura shtetërore megjithë problemet e hasura deri tani, përbën një sukses. Për ta argumentuar këtë përfundim po ndalemi si më poshtë. Matura Shtetërore u krijua si një domosdoshmëri për të përmbushur dy qëllime tepër të spikatura. Së pari, të krjohej një standard tepër i besueshëm për formimin e nxënësve gjatë 4 viteve (sot tre viteve) të gjimnazit. Së dyti , pranimi në shkollat e larta të bazohej në standardin maturë shtetërore, i cili presupozohej të respektonte një parim tepër të lakmueshëm atë të meritëpreferencës. Qëllimi i parë, besoj se të dy kampet qoftë ata entuziastët qoftë ata skeptikët, bien dakord që është realizuar. Pra, u krijua një standard ku respektoheshin dy

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

7


ANALIZË të drejta themelore të çdo individi në përgjithësi dhe nxënësi në veçanti. Dy provimet e detyruara respektonin të drejtën e të qenit i barabartë midis të barabartëve, pra dhënien e shanseve të barabarta të të gjithë maturantëve në të gjithë vendin. Provimet me zgjedhje garantonin të drejtën e çdo individi për të qënë i ndryshëm nga të tjerët. Pra, për herë të parë në Shqipëri u krijua një standard tepër i besueshëm, që vlerësonte arsimin parauniversitar në Shqipëri. Një vlerësim e administrim nga faktorë jashtë shkollës. Qëllimi i dytë, besoj se është realizuar në një shkallë më të lartë cilësore se qëllimi i parë. Pranimet në shkollat e larta, mbështetur në rezultatet e Maturës shtetërore dhe notës mesatare të katër viteve, ka kthyer totalisht besimin tek opinioni shoqëror mbi vërtetësinë e drejtësinë e këtyre pranimeve. Ndryshe nga sistemi i mëparshëm që favorizonte në mënyrë të ndjeshme korrupsionin, abuzivizmin, falcitetin, në pranimin në shkollat e larta, aktualisht këto pothuajse janë zhdukur. Përveç kësaj, provimet e maturës shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta përbëjnë një proçes tepër transparent. Qoftë provimet e maturës shtetërore, qoftë llogaritja e pikëve, qoftë listimi i kandidatëve për në shkollën e lartë konsiderohet ndër proçeset më transparentë të realizuara në fushën e edukimit gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Matura shtetërore ka synuar të ulë presionin që ushtrohet në shkollën e mesme, pasi provimet marrin një përqindje shumë më të madhe se mesatarja (20 përqind me 80 përqind). Matura shtetërore ka minimizuar streset dhe ngërçet psikologjike që shkaktonin konkurset. Katër provimet me të cilët ata tashmë jane ambientuar deri diku (5 vjet që aplikohet matura kombëtare) zhvillohen në klasat e tyre. Përmbajtja e testeve dhe struktura e tyre i përmbahet logjikës së arsimit të mesëm. Kandidati mund të llogarisë vetë pikët, të kontrollojë renditjen e tij, etj. Matura shtetërore po tenton të lehtësojtë dhe të shmang ngarkesën e tepërt që ka pasur nxënësi deri tani. Ai për të hyrë në universitet jep vetëm 4 provime dhe kjo është e mjaftueshme,

8

ndryshe nga më parë kur nxënësi jepte 5 provime plus përgatitjet stresante për konkurset. Matura shtetërore ka synuar minimizimin e diferencave fiktive, midis një nxënësi nga zonat urbane me një nxënës nga shkollat rurale. Pra , matura shtetërore pa më të voglin dyshim përbën një risi, një ndryshim cilësor, që ka përmbushur mjaftueshmërisht qëllimet e saj, në kushtet e vendit tonë. A mund të konsiderohet Matura Shtetërore një standard brenda standardeve të BE? Theksuam më sipër se krahas problemeve shqetësimeve në fushën e administrimit , organizimit të këtij proçesi , në përgjithësi matura shtetërore ka përbërë një risi, një sukses. Njëkohësisht nuk mund të pretendohet se ky standard i ri është një standard i BE. Po ndalemi konkretisht. Matura Shtetërore ishte dhe është një model. Një model prove. Një model, që vinte në provë disa prej aktorëve kryesorë të jetës së shkollës: mësuesin, nxënësin, prindin , institucionet drejtuese të arsimit, sigurisht edhe politikat e strategjitë e zhvillimeve arsimore në Shqipëri. Prova për nxënësin, prindin, qytetarin, apo edhe të tjerët nuk mjafton. Prova është e domosdoshme, por jo e mjaftueshme. Prova evidenton problemin dhe ushtron presion, por nuk e zgjidh plotësisht atë. Prova, gjithsesi, në fund të fundit është dhe mbetet një mekanizëm. Ky mekanizëm domosdo kërkon njerëzoren, mentalitetin , filozofinë. Pra, prova nuk mjafton. Matura Shtetërore në këto 5 vitet, ashtu siç pritej, evidenton ende, jo në pak raste fiktivitetin në vlerësimin e nxënësve në shkollën e mesme. Ky fakt nuk ishte dhe nuk është i panjohur, por deri para maturës shtetërore ishte virtual. Tani, ai u provua. Dhjetra qindra nxënës, prindër, familjarë e të afërm ndjejnë dhimbje, zhgënjehen , tronditen me rezultatet e tyre. Faji i takon të gjithëve. Atyre vetë, nxënësve, mësuesve, prindërve, që ishin pajtuar dhe po pajtohen me këtë fiktivitet. Gjithashtu edhe i shtetit. I shtetit, që deri para Maturës Shtetërore ishte indiferent dh që pranonte këtë

Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

gënjeshtër, këtë mashtrim. Që pranon ende këtë mashtrim dhe falcitet. Matura Shtetërore po e provon tani e 5 vjet rradhazi. Këtyre nxënësve e prindërve kjo provë nuk ju mjafton. Ajo nuk mund t'ju realizojë ëndrrat. Ajo nuk mund t'ju kthejë formimin shkencor dhe qytetar të munguar. Ata presin me dëshpërim dhe dyshim të ardhmen e tyre. Tashmë, ata nuk ka kush mund t'i ndihmojë. As mësuesi i korruptuar, as drejtori i paaftë, që mendon se shkresat janë themeli i edukimit, as Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, as qeveria. Nuk mjafton as për shtetin dhe qeverinë, sepse ajo më shumë se kushdo tjetër do të duhet të shqetësohet për të ardhmen e këtij vendi, që janë këta nxënës. Ajo duhet të shqetësohet për cilësinë e kësaj të ardhme, që përsëri janë këta nxënës. Ajo duhet të shqetësohet për shoqërinë e ardhme shqiptare, themelin e të cilës e përbëjnë këta nxënës. Dhe sigurisht, prova nuk mjafton. Ne të gjithë i njohim shkaqet dhe shkaktarët. Ata janë më së shumti, ndërmjet të tjerash aktorët kryesorë të jetës së shkollës, pse jo dhe shteti. Të mjaftohesh me provën në fund të katër apo tre viteve, nuk mjafton për të luftuar korrupsionin e për të rritur cilësinë. Duhet të lëvizin e ndërgjegjësohen këta aktorë vdo ditë, çdo orë, çdo vit. Matura Shtetërore evidentoi dhe provoi problemin. Ajo ka ndikuar dhe do të ndikojë në përmirësimin e tij, por kjo nuk mjafton. Nuk mjafton sepse ne nuk na duhet vetëm standardi i vlerësimit të nxënësve të arsimit parauniversitar, por sesi ky standard do të ndikojë në rritjen e cilësisë së edukimit. Nuk mjafton, sepse shoqërisë sonë nuk i duhet vetëm që nxënësit e mirë dhe shumë të mirë të shkojnë në degët e preferuara në shkollën e lartë, por i duhet cilësia e kandidatëve për në shkollën e lartë. Ajo duhet të jetë në atë nivel që maturantët të zgjedhin e të përballojnë edhe degë të vështira. Pasi ne nuk kemi nevojë vetëm për juristë të aftë, psikologë, sociologë, mjekë e dentistë, por shoqërisë e vendit i duhen edhe inxhinierë të aftë, arkeologë të aftë, mësues të shkencave të aftë, etj. Nuk mjaftojnë edhe masat ndëshkimore, që janë marrë apo do të merren ndaj mësuesve e drejtuesve të


ANALIZË shkollave , nxënësit e të cilëve provuan se kanë diferenca të theksuara në vlerësim. Nuk do të mjaftojë Matura Shtetërore, pasi dihet që shumë lëndë nuk përfshihen në provimet e saj dhe hapësira për të mos provuar fiktivitetin, apo mos parandaluar fiktivitetin në këto lëndë , përsëri mbetet jo e vogël. N u k d o t ë m j a f t o j ë M a t u ra Shtetërore, pasi sipas projektimeve të kahershme, pesha e saj specifike do të bjerë gradualisht nga viti në vit , duke rritur peshën specifike të mesatares së shkollës së mesme. (Presupozohej që raporti të shkonte 40% mesatarja e 3 -4 viteve dhe 60 % matura shtetërore. Këtë vit ky raport ishte 20 me 80%.) Padyshim që receta për të zgjidhur këtë pamjaftueshmëri nuk ka. Ndoshta do të duhej të fillohej me sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e këtyre aktorëve të jetës së shkollës. Lufta kundër korrupsionit dhe rritja e cilësisë në edukim kërkon ligje, masa, modele. Njëkohësisht kjo luftë do të rezultojë e suksesshme, kur autorë dhe aktorë të tyre do të jenë mësuesit, nxënësit , prindërit. Kur ata të ndërgjegjësohen se duhet luftuar tre-katër vjet me rradhë, çdo ditë e çdo orë për të ardhur tek m at u ra s h te të ro re , te k p ro va . Korrupsioni tronditet dhe u trondit nga modeli Maturë Shtetërore, por nuk shëmbet. Ai do të fillojë të shëmbet kur në fushën e lojës do të hyjnë me guxim qytetar mësuesit, drejtuesit, nxënësit, prindërit dhe komuniteti në përgjithësi. Gjë, që nga sondazhet e pyetësorët e realizuar rezulton se pas nxjerrjeve të rezultateve të matures proçesi konsiderohet i mbyllur. Një konceptim e perceptim tejet i gabuar. Unë mendoj se Matura shtetërore nuk mbaron me nxjerrjen e rezultateve, por ajo fillon këtu. Duhet të jenë pjesë e veprimtarisë së shkollës dhe edukimit në pergjithësi, diskutimet, ballafaqimet, debatet në qeveritë e nxënësve, në këshillat pedagogjike, në drejtoritë arsimore në Ministri etj. Duhet të zgjohet shpirti rebel i të rinjve, aq i rëndësishëm e jetik për fatet e një ndryshimi. Duhet të stimulohet guximi qytetar i mësuesve të ndershëm e të përkushtuar, që nuk janë të pakët. Duhet të zgjohet shoqëria civile dhe të heqë dorë nga

problematikat akademike, tepër shkencore e profesionale, që jo rrallë nuk zgjidhin asgjë dhe konkluzionet e sygjerimet e tyre shkrihen si kripa në ujë. Ata duhet t' i kthehen problemeve të vërteta që ka edukimi në Shqipëri, ndërmjet të cilave lufta kundër korrupsionit. Pra, Matura Shtetërore është një sukses, por që nuk mjafton. Do të mjaftojë , kur shkolla do të mishërojë e rrezatojë vërtetësisht misionin themelor të saj, edukimin cilësor. Kur aktorët kryesorë të saj do të jenë objekt e subjekt i këtij edukimi. Prandaj mendoj se standardi Maturë Shtetërore nuk ka arritur cilësinë e një standardi të BE. A është matura shtetërore në sinkron me kurrikulën e re të gjimnazit? Në konsulta me mësues, nxënës, specialistë të arsimit është evidentuar një shqetësim. A është Matura Shtetërore ekzistuese në sinkron me ndryshimet e reja të kornizës kurrikulare në këto tre vitet e fundit? Matura shtetërore aktuale, u ndërtua mbi bazën e kornizës kurrikulare, sipas së cilës nxënësit e gjimnazit bënin zgjedhjen e tyre në vitin e tretë, sipas dy ndarjeve kryesore. Shkencat natyrore dhe shkencat shoqërore. Mbi këtë logjikë u përcaktuan edhe dy provimet e detyruara të matures shtetërore, matematika dhe gjuhë letërsia. Po ashtu provimet me zgjedhje mbëshetetshin në po të njëjtën logjikë, sipas së cilës nxënësit do të preferonin ato provime me zgjedhje, të cilat ishin në sinkron me investimin e tyre të bërë në vitin e tretë e të katërt, në grup lëndët shoqërore apo ato shkencore. Aktualisht kemi tre vite që po punojmë me një kornizë të re kurrikulare, që është shumë ndryshe nga më par. Këtë vit shkollor janë maturantët e parë, të cilët do të përmballen me të njëjtën maturë shtetërore, por me kurrikul krejt ndryshe. Korniza e re kurrikulare mbështetet në kurrikulën bërthamë, çka do të thotë se realizohet për të gjithë nxcnësit e drejta për të qënë i barabartë midis të barabartëve. E detyrueshme për të gjithë është dhe kurrikula me zgjedhje të detyruar e të lirë, që fillon që në vitin e parë gjimnaz dhe që i garanton

nxënësit të drejtën për të qenë ndryshe midis të ndryshmëve, apo që i lejon atij të investojë atje ku ai ndjehet më mirë dhe atje ku atij i garanton një zgjedhje më të mirëpërgatitur për në shkollën e lartë. Në këtë kontekst, pyetjet që shtrohen janë si më poshtë? A janë kompatibël dy provimet e detyruara me kurrikulën bërthamë? A janë kompatibël provimet me zgjedhje, me kurrikulën me zgjedhje dhe me degët përkatëse në shkollën e lartë? Unë mendoj se kurrikula e re me maturën shtetërore ekzistuese nuk janë në sinkron. Ajo duhet të ndryshojë. Ndryshimi i saj duhet të konsistojë në aspektin konceptual, duke siguruar që ky ndryshim të ketë impakte në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së edukimit në arsimin parauniversitar, si dhe me zgjidhjen e mjaft problemeve që kanë të bëjnë me mirëmenaxhimin e administrimin e proçesit Maturë Shtetërore. A ekzistojnë kapacitetet njerëzore, teknike e teknologjike për të përballuar një mature shtetërore në perfeksion? Monitorimet, sondazhet, konsultat, rezultatet e deri tanishme, problemet e shqetësimet e konstatuara, na çojnë në konkluzionin se kapacitetet njerëzore ekzistojnë, por që nuk shfrytëzohen drejtë. Ndërsa kapacitetet teknike e teknologjike duhet të jenë në sinkron me zgjidhjet dixhitale.

Rekomandime: • Ndryshim në aspektin konceptual të Maturës Shtetërore, çka do të thotë: A) Provimet e detyruara nga dy lëndë që janë deri tani, të kalojë në një provim të integruar, që të përfaqësojë kurrikulën bërthamë. B) Rritja e numrit të provimeve me zgjedhje, duke shkuar drejt një përputhshmërie midis kurrikulës me zgjedhje, provimeve me zgjedhje dhe degëve të fakulteteve.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

9


INTERVISTA

Ermal Hasimja: Arsimi privat përballë atij shtetëror Pedagog në “University of New York” Tiranë, njohës i mirë i arsimit, ai tregon për përparësitë dhe mangësitë e të dy sistemeve

Përfaqësues i një brezi të ri intelektualësh, pedagog në moshë të re, personazh i spikatur i jetës publike në vend, sipërmarrës në një gjimnaz privat, Ermal Hasimja është pa dyshim një njohës shumë i mirë i sistemit arsimor në Shqipëri. Prej kohësh jeni një emër që lexohet dhe dëgjohet jo rrallë në jetën mediatike dhe akademike shqiptare. Cilat janë angazhimet tuaja të sotme, qofshin ato akademike dhe sipërmarrëse? Profesioni im është ai i pedagogut prej 11 vjetesh tashmë. Jam marrë edhe me gjëra të tjera, por këtë nuk e kam lënë. Aktualisht jam pedagog i shkencave politike në University of New York in Tirana. Nga ana tjetër meqenëse një pjesë e imja më shtyn drejt sfidave, bashkë me dy miq

Gjithsesi unë mendoj, dhe nuk është mendim pa baza njohëse, se institucionet më të mira arsimore sot në Shqipëri janë private, mirëpo institucionet më të dobëta janë përsëri private. Publiku është diku në mes të skajeve, diku pranë rehatit të paragjykimit

francezë kemi krijuar një gjimnaz privat në Tiranë me synimin për të krijuar një shkollë për nxënësit e mirë, sipas një filozofie perëndimore shkollimi. Arsimimi i juaj e përfshin tërë ciklin e mundshëm akademik. Mund të na bëni një përshkrim të shkurtër të tërë këtyre viteve kushtuar arsimimit tuaj? Vitet dhe etapat i duhen një CV-je dhe nuk besoj se do të dukeshin bukur në një intervistë. Prandaj po e ndryshoj disi formulimin. Vitet e tetëvjeçares ishin vite të një edukimi pothuajse spartan. Do t'i përmblidhja në një situatë konkrete: mamaja ime, të cilën e kisha gjithashtu mësuese historie më n grinte n ë mësim d h e p asi përfundonte me pyetjet e saj i kërkonte klasës të më pyeste gjthë lëndën, për të hequr kështu merakun eventual të kujtdo që mendonte se privilegjohesha. Nuk ishte vetëm çështje teknike, por sidomos çështje parimi. Këtë parim e kam timin edhe sot si pedagog. Gjimnazin e bëra në kohërat e rrëmujave, meqë ishin vitet e shkërmoqjes së komunizmit, vlimit të hormoneve, mungesës së dritave

10 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

dhe zbulimit të botës. Kam qenë nxënës i mirë, por jo i shkëlqyer. Lexoja më shumë se të tjerët, por jo si të tjerët. Lexoja kryesisht gjëra që më pëlqenin: sidomos letërsi e filozofi. Degën e gazetarisë e zgjodha për t'ju shmangur juridikut. Pas përfundimit e kuptova që më duhej një shkollë tjetër dhe me shumë sakrifica shkova në Paris për shkenca politike. Të rinjtë e sotëm nuk e mendojnë dot studimin pa bursë, por unë mendoj se ajo që kam mësuar nga vështirësitë e mbijetesës atje është më e rë n d ë s i s h m e s e ç d o st u d i m universitar. Pas masterit dhe doktoraturës munda të shkoj për dy muaj edhe në Londër, në London School of Economics. Ironia e fatit qëndron në faktin se kur je student heq të zitë e ullirit për të financuar studimet, ndërkohë që në këtë vizitë


INTERVISTA

post-doktorale në Londër, gjithçka ishte e financuar nga shkolla në kushte luksoze. Dhe në fakt ajo që vlen më shumë janë vitet e studimit bachelor. Jeni ndër pesë themeluesit e Universiteti Europian të Tiranës, dhe më pas një nga drejtuesit kryesorë të tij. Si është ruajtur kjo eksperiencë disa vjeçare në kujtesën tuaj? Gjithashtu, nëse do gjendeshit në kushtet për ta quajtur një sipërmarrje të suksesshme ose jo të sukseseshme në raport me pritshmëritë e para, zgjedhja do ishte? Kam dhjetra miq, ish-studentë dhe ish-kolegë të UET-it me të cilët më lidhin shumë përvoja të mrekullueshme. Natyrisht edhe përvojën e bashkëpunimit për krijimin e një nisme të re. Këto janë pasuria e vyer që kam marrë me vete kur ika. Rrugët ndahen, por nga çdo udhëtim mbetet diçka brenda teje. Për shkak se jeni themelues i një universiteti dhe një gjimnazi privat, që vlerësohen për cilësinë që mbartin, mund të quheni ndër nismëtarët kryesorë të arsimimit privat. Kush do të ishin për ju problematikat kryesore që shihni në tërësi, në pozitën e një pedagogu? Po nëse e shihni në lëkurën e një sipërmarrësi? E njoh arsimin publik, po aq sa atë

privat. Kam patur pozicione drejtuese në të dyja. Problematikat ndryshojnë në disa raste, por kanë edhe të përbashkëta. Në përgjithësi, qoftë në publik, qoftë në privat, mendësia e shumicës së studentëve është përtej ambicieve formale. Në çdo klasë të një universiteti normal shqiptar, publik apo privat, vetëm 10% e studentëve e kuptojnë rëndësinë e asaj që po bëjnë. Të tjerëve u duhet vetëm kartoni i diplomës. Është faji i padijes dhe mediokritetit së tyre, natyrisht, por edhe pasoja e një administrate m a s a k r u e s e p u b l i ke q ë n u k funksionon sipas meritokracisë. Si themelues shkolle, ky konstatim më ka vlejtur shumë. Prandaj kam dashur që shkolla të jetë vetëm për nxënës e studentë seriozë. Kam fatin të punoj në një universitet të tillë dhe kam patur mundësinë për të krijuar një gjimnaz të tillë. Numri i institucioneve private të arsimimit është i madh dhe që nuk duket të frenohet. Ideologjikisht ju, në jetën publike shquheni si një personazh me përkatësi të djathtë. Ndër familjen e vlerave që përqafoni, aftësitë zhvilluese të tregut janë më e përmendura. A mund të jetë tregu rregullatori i arsimimit privat në Shqipëri? Shteti të rrijë duarlidhur, apo të përveshë mëngët?

Nuk jam i djathtë në kuptimin që i japin njerëzit në Shqipëri. Besoj fort tek disa parime themelore të liberalizmit klasik dhe rrjedhimisht edhe tek tregu si rregullator i natyrshëm i lirisë individuale. Asnjë liberal nuk është kundër shtetit, por është kundër shtetit që kufizon individin. Shteti ka rolin madhor të garantimit të marrëdhënieve kontraktuale mes njerëzve dhe sundimit të ligjit, por edhe të kontrollit të cilësisë së shërbimeve publike. Në arsim, konkretisht, shteti bën shumë mirë që u jep mundësinë individëve të investojnë në arsimin privat, por do të duhet gjithashtu të verifikonte ose të paktën të bënte transparente cilësinë e shkollimit të ofruar në to, duke e krahasuar natyrisht me publikun. Fakti që shteti nuk e kryen si duhet këtë rol ka sjellë jo vetëm mbijetesën e suksesshme të shkollave private e publike me cilësi e diploma fiktive, por edhe diskretitimin e arsimit në përgjithësi në Shqipëri. Shteti ka edhe një rol tjetër, atë të punëdhënësit. Ku do të shkonin sot mijëra studentë me diploma fiktive nëse shteti nuk do t'i merrte në punë? Tregu i punës i filtron njerëzit shumë shpejt e me saktësi. Ai që e prish lojën dhe nxit arsimin fiktiv është shteti përmes punësimit klientelist politik dhe nepotizmit.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

11


INTERVISTA

Gjithmonë e më shumë po shihet një arsimim publik në krizë, por që prapë emri i mirë nuk mund të thuhet që i është zhveshur. Vallë i ka ditët e numëruara, apo do vazhdojë në një rrugë me shumë pikëpyetje? Shteti shqiptar duhet ti japë një shpatull ku të mbështet, apo ta lëri të ecë me këmbët e veta? Arsimi është gjithmonë, kudo e gjithsesi në krizë. Nëse nuk është në krizë, do të thotë se ka ndonjë problem. Sepse arsimi duhet të jetë i lidhur me nevojat e një shoqërie gjithnjë në ndryshim. Në rastin

Në përgjithësi, qoftë në publik, qoftë në privat, mendësia e shumicës së studentëve është përtej ambicieve formale. Në çdo klasë të një universiteti normal shqiptar, publik apo privat, vetëm 10% e studentëve e kuptojnë rëndësinë e asaj që po bëjnë. Të tjerëve u duhet vetëm kartoni i diplomës. Është faji i padijes dhe mediokritetit së tyre, natyrisht, por edhe pasoja e një administrate masakruese publike që nuk funksionon sipas meritokracisë

konkret, “emri i mirë” është relativ. Ai vjen nga paragjykimet etatiste të një pjese të mirë të shqiptarëve, por edhe nga cilësia e dobët e një pjesë të mirë të institucioneve private. Gjithsesi unë mendoj, dhe nuk është mendim pa baza njohëse, se institucionet më të mira arsimore sot në Shqipëri janë private, mirëpo institucionet më të dobëta janë përsëri private. Publiku është diku në mes të skajeve, diku pranë rehatit të paragjykimit. Arsimi publik do të vazhdojë të funksionojë, madje me zhvillimin ekonomik do të fuqizohet, mirëpo ritmi i ndryshimit të tij është shumë më i ngadalshëm se ritmi i ndryshimit të shoqërisë. Në vend që të ndihmojë apo nxisë zhvillimin, aktualisht arsimi publik e ngadalëson atë. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që është publik, por me probleme të tjera: papërgjegjshmëria e drejtuesve të tij, injoranca dhe fiktiviteti si zgjedhje e parë e një pjesë të përfituesve (studentëve), shkëputja nga tregu i punës, etj. Pyetja e xhindit të llampës për ju do ishte, kush është formula më e arrirë për fatet e arsimit publik dhe atij privat në kushtet shqiptare? Problemet e arsimit publik do të zgjidhen paralelisht me problemet e

12 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

tjera madhore. Nuk janë probleme të një apo disa individëve apo probleme ligjore apo financimi. Prandaj nuk ka zgjidhje magjike. Do të duhet të kishim drejtues të p ë rg j e g j s h ë m , p e d a g o g ë q ë vlerësojnë përtej ndërhyrjeve, studentë që duan të studiojnë e jo të marrin një diplomë të pamerituar, ndërlidhje me nevojat e tregut të punës, etj. Këto janë probleme të mbarë shoqërisë, prandaj do të zgjidhen gradualisht nëse vetë shoqëria ndryshon. Ndërsa përsa i përket arsimit privat, mendoj se do të vazhdojë të vuajë pjesërisht problemet e publikut. Mirëpo fatmirësisht, arsimi privat nxitet nga kërkesa e një pakice prindërish, nxënësish e studentësh për shkollim cilësor. Publiku nuk është i varur nga performanca e vet, ndërsa privati po, prandaj ka më shumë gjasa të përmirësohet privati, sesa publiku. Pyetja e fundit, vjen për ju si prindër. Arsimi që keni zgjedhur dhe do zgjidhni për fëmijët tuaj? Së pari, nuk ia kam lënë në dorë shkollës shkollimin e fëmijëve të mi. Përpiqem të nxis e kultivoj tek ta sensin e kureshtjes ndaj librit dhe oreksin për dije. Shkollat janë bërë për grupe nxënësit dhe jo për individë, prandaj pres që punën e pedagogut ta bëj edhe vetë me ta: jo me shkumës në dorë, por me një picë përpara, jo në hartë, por në natyrë, jo thjesht duke mësuar teori sociale, por duke treguar historinë e plakut që gërmon në kazanin e plehrave. Përsa i përket shkollës në vetvete, kërkoj një shkollë rigoroze që nxit mendimin kritik dhe që nuk synon të krijojë papagaj. Një shkollë që konkretizon parimin e rëndësishëm se gjërat e rëndësishme në këtë jetë arrihen vetëm me punë e përkushtim. Intervistoi: Reald Keta


REFORMA

Anglishtja e detyruar për studentët e nivelit Master dhe fushata promovuese për arsimin profesional

Reformat në arsim, nevoja për t'i kuptuar plotë dhe saktë Nga Edlira Gjoni

Ministria e Arsimit ka ndërmarrë një sërë reformash për sistemin arsimor në vend, më e fundit e të cilave ka të bëjë me ndryshimin për sistemin para-universitar, ku parashikohet që cikli i detyruar i fillores të jetë 6-vjecar, dhe anglishtja të futet si gjuhë e huaj e detyruar që në klasën e dytë. Reformat janë akoma duke u diskutuar në komisionin parlamentar të ligjeve, ku grupet e interesit janë

ftuar të marrin pjesë në diskutime që me sa duket, do ta shtyjnë miratimin e ligjit, parashikuar nga MASH të bëhej brenda Prillit. Nuk është hera e parë që Ministria e Arsimit gjendet përballë kritikave për ndryshimet në ligjet që dalin prej saj. Risia ama, nuk qëndron tek kundërshtimet, por tek fryma e re që sjell herë mes promovimit e herë mes imponimit qytetar, kreu i kësaj ministrie. Me një sfond të qartë dhe

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

13


REFORMA

kërkues në arsim, profesor prej shumë vitesh edhe jashtë Shqipërisë e me një detyrë të paraprirëse si këshilltar i kryeministrit për arsimin, Z. Myqerem Tafaj duket se është Ministri më aktiv e më i përgjegjshëm që ka pasur kjo Ministri në 20 vitet e fundit. Pse? Të gjitha reformat janë të mirëmenduara dhe jo pa shkak sjellin debat të ashpër në publik. Reformat nuk janë asnjëherë të mirëpritura me duartrokitje, as nuk janë të lehta për t'u vënë në zbatim. Akoma më keq, ato kërkojnë kohë në hartimin e detajuar të tyre. Dhe vetë Tafaj është Ministër që personalisht, i kushton shumë kohë dhe vëmendje çdo propozimi që del nga dikasteri që ai drejton. Kjo thuhet jo vetëm nga vëzhgimi me syrin e njeriut të medias, por edhe nga puna e përhershme me këtë ministri në kuadër të bashkëpunimit me projektet zvicerane, por edhe ato të tjera europiane që ndihmojnë reformat arsimore në Shqipëri. Tafaj nuk nënshkruan asgjë që nuk e njeh mirë, apo për të cilën nuk është i bindur. Ai është ministri, që lexon me shumë vëmendje, dëgjon me kujdes, dëgjon të gjitha palët, vjen me komente e sugjerime, e vendos gjithçka në kontekstin arsimor, social, ekonomik por edhe politik shqiptar, e gjithmonë i merr vendimet të

bazuara në parashikimin dhe pritshmëritë për të ardhmen, më shumë se kurrë më parë. Ky nuk është rasti të merremi me një individ brenda një ministrie apo qeverie, por duhej sqaruar si pjesë e kontekstit përse reformat aktuale në arsimin shqiptar, nuk duhen parë të gjitha me sy kundërshtues. Aq më tepër, nëse iniciativat e marra nuk njihen mirë. Në këtë shkrim do doja të ndalesha në dy momente: futjen e anglishtes së detyruar, të njohur ndërkombëtarisht, për studentët e nivelit Master dhe fushatën promovuese për Arsimin Profesional. Anglishtja Është sot gjuha më e folur në Europë dhe në botë. Eshtë “Lingua Franca” e njerëzimit për epokën tonë. Në hapësirën gjeografike, akademike dhe në botën e politikës e të biznesit, është gjuha jo më e folur, por e domosdoshmja. Gjuha pa të cilën, askush nuk është as politikan, as biznesmen, as akademik, madje, as punëtor i kualifikuar m j af t u e s h ë m . Pa të , s o t j e zëvendësues. E në Shqipëri, zëvendësues jemi që në lindje, teksa akoma vijmë nga një shtet që nuk të ofron shumë mundësi në tregun ndërkombëtar.

14 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes


REFORMA

Por edhe këtu ku jemi, literatura, bisedimi, takimet, e tashmja dhe e ardhmja e vendit, varet, përveç aftësive e zhvillimeve të tjera, edhe nga zotësia për të komunikuar në anglisht. Po, edhe në nivelin studentor. Literatura e sotme, qoftë e printuar, qoftë online, është masivisht e përhapur pikërisht në këtë gjuhë. Botimet më të mira, nga cilido vend qofshin, vijnë në anglisht. Janë të aksesueshëm, të ofrojnë mundësi debati, rritje, përmirësimi në akademizimin e studentëve. Të formojnë jo vetëm nga ana gjuhësore, por edhe ajo e mendimit kritik dhe kulturës së debatit e komunikimit. E nëse këtë studentët tanë nuk po e kuptojnë dot, atëherë duhet ta bëjmë të detyruar. Se për momentin, funksionon vetëm kështu. Dhe le të rrijë e detyruar në ligj anglishtja e njohur detyrimisht vetëm prej ekzaminuesve ndërkombëtarë. Për këdo që e kalon provimin e saj në TOEFL apo në IELTS, ka për të qenë arritje shumë herë më e madhe edhe sesa të marrin diplomën e Masterit vetë. Me gjithë respektin dhe dëshirën për gjuhët e tjera dhe me dashurinë e madhe për të pasur

mundësinë të përvetësojmë sa më shumë të mundemi, kohën e anglishtes nuk e sfidojmë dot. Ndaj është mirë që frikën për testimin e anglishtes, të mos e fshehim pas nevojës për të mos “vrarë” gjuhët e tjetra. As nuk i vret, as nuk i mohon kush. Por, pa e vendosur taksative në ligj, atëherë anglishtja ka për të ngelur po aq e çalë dhe subjektive sa edhe fakultetet dhe diplomat vetë. Me një kusht: transparencën për bërjen e testit. E që studentët të mos bien pre e pagesave apo praktikave të dyshimta të provim-dhënies, atëherë mund të bëjnë në mënyrë të pavarur testin e pakundërshtueshëm akademik të IELTS-it, ose të provojnë TOEFL-in zyrtar në Shquipëri. Me të tjerat, mirë është të mos e gënjejë veten askush. Arsimi Profesional Si logjikë, shkon në të njëjtën linjë: duhet mbështetur, duhet sjellë në vëmendje, duhet merituar dhe ka nevojë për pranim në masë. Meqë nuk ndodh, do të imponohet ligjërisht. Jo ndjekja e këtij arsimi, por procedurat që ndiqen për të dhe brenda tij. Arsimi profesional është i keqkuptuar në vend dhe ka një imazh

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

15


REFORMA të keq. Herë lidhet me diktaturën, e herë i vishet shtresës më të ulët arsimore të nxënësve, që mbarojnë 9 - v j e ç a re n . N ë fa k t , a rs i m i profesional është dega që ka lidhje direkte me tregun e punës, që të jep në mënyrë të mirëfilltë një zanat, që në ditët e sotme të jep eksperiencë zvicerane, gjermane ose holandeze (vendet që kontribuojnë më shumë në këtë arsim) dhe që me marrjen e kualifikimit, të lejon të punosh në zanat edhe në tregun vendas, edhe në atë të huaj. Ku çalon Arsimi Profesional? Askush nuk do të shkojë në të, sepse ka plasur mania e universiteteve dhe e masterave. Në çdo skaj të Shqipërisë të rinjtë po studiojnë M a r rd h ë n i e N d ë r ko m b ëta re , Administrim Publik, Sociologji, Psikologji e Shkenca Komunikimi. U bëmë të gjithë diplomatë e shkencëtarë bankash shkolle me nga dy orë qëndrim në klasë, po se kush do punojë në këtë vend, s'duket se e di kush. Mania për mastera e diploma universitare ka të bëjë më shumë me statusin shoqëror që duan t'i veshin vetes studentët dhe familjet e tyre, sesa me aftësitë e tyre apo me premisat që ka tregu i punës. Madje, arsimi i lartë nuk ka asnjë lidhje me tregun e sotëm të punës, në aspektin e marrëdhënies kërkesë-oferëtë. Sot, tregu i punës ka nevojë për punëtorë të kualifikuar dhe tregu i shërbimeve kërkon cilësinë, në bare, restorante, hoteleri, ndërtim, instalim, hidraulikë, mobileri, agrikulturë, gjithandej kërkohet shërbim cilësor që mungon. Mungon sepse arsimi profesional, që përgatit njerëzit që i ofrojnë këto shërbime, është i “kërcënuar” në imazhin e vet negativ. Gjendja nuk ndihmohet aspak, as nga dyndja e të gjithëve për në universitet dhe si pasojë, kemi këtë hendek në ofrimin e shërbimeve cilësore në vend. Ç'duhet bërë?

Ndryshimi nuk vjen brenda natës. Me mentalitetin dhe universitetet, do ia lemë kohës, që do shërbejë vetë si filtruese dhe sistemuese e njerëzve nëpër punët që u takojnë, pavarësisht diplomave që kanë. Kurse me rritjen e cilësisë dhe tërheqjes ndaj arsimit profesional, krahas shkollave, duhet punuar edhe me biznesin. Në vendet që kanë modelin më të suksesshëm të arsimit profesional, biznesi investon në shkolla, është pjesë e bordit të tij, merr pjesë në hartimin e kurrikulave mësimore në provimet përdundimtare, etj. Në këmbim, merr në praktikë e më pas punëson të rinj të mirëformuar e të kualifikuar. Kurse në Shqipëri, biznesi akoma nuk e ka gjetur shijen e plotë të prëfitimit nga shkollat profesionale. Akoma nuk pranon të marrë praktikantë e nuk po tregohet i gatshëm të pranojë këtë investim minimal tek nxënësit, që më pas, t'i ketë punëtorë ose konkurentë të vet, që ndikojnë në rritjen e cilësisë. Jo, biznesi është i interesuar për reduktimet në taksa dhe lehtësirat e tjera që mund të përfitojë nëse merr praktikantë. Dhe praktika në biznes duhet, përndryshe arsimi profesional nuk ka kuptim. E reforma që vijon në këtë zinxhir të arsimit ka pikërisht këtë në fokus: bërjen e praktikave pranë biznesit dhe rregullimin ligjor që e mundëson këtë, duke e bërë atraktiv dhe duke e promovuar nevojën për ketë arsim si nga tregu, ashtu edhe nga publiku, që ka nevojë për cilësinë e munguar.

Ndaj të gjitha iniciativat, mbështetja, riformimi i sistemit në 2+1+1, hapja e degëve të reja dy-vjeçare pas të mesmes, me synim kualifikimin e lartë sërish për në treg, e jo për në akademizëm, janë për t'u përshëndetur e mirëkuptuar tërësisht.

16 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes


Aktori kosovar, protagonist në filmin e fundit të regjisorit Spartak Peacani, një bashkëpunim shqiptaro-anglez

“Mendoj se jetojmë në një kohë pseudo-vlerash, në një kohë kur vlera apo arti nuk e ka respektin e merituar. Është një sfidë e jashtëzakonshme të përballesh me këtë realitet, të ruhesh nga ky komercializëm primitiv e rural, që ka pushtuar vendet tona, përderisa mundësitë për të ndërtuar një karrierë profesionale i ke të pakëta, pa përkrahje të duhur institucionale e financiare. Unë po jetoj në Prishtinën time që e dua shumë, me një ëndërr të përditshme, që një ditë aktorët dhe artistët në përgjithësi të mund të zhvillojnë talentin e tyre në një ambient më dinjitoz dhe të kenë trajtim të merituar.”

Afrim Muçaj: Ju tregoj sfidat e një aktori të ri në Kosovë

Ai i përket brezit të ri të aktorëve, por bën pjesë pikërisht tek ata, të talentuarit që e duan profesionin e tyre edhe pse janë ende në fillime. I diplomuar një vit më parë në Akademinë e Arteve në Prishtinë, Afrim Muçaj pati rastin të ishte aktori protagonist për rolin e Dritanit, në filmin shqiptaro-anglez “Ada”. Ai e cilëson këtë rol një dhuratë të pasdiplomimit, por njëkohësisht e konsideron fat, punën me regjisorin Spartak Pecani dhe aktorët e njohur, Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Reshat Arbana, Enver Petrovci, etj. Teksa flet për këtë përvojë të mrekullueshme në rolin e tij të parë kinematografik, në botëkuptimin e Afrimit shkrihet çdo kufij, mes artit në Shqipëri dhe atij në Kosovë. Por ç'do të thotë në ditët e sotme të jesh aktor? Cilat janë sfidat me të cilat përballet një i ri në rrugën që ka zgjedhur? Cilat janë raportet mes profesionalizmi dhe komercializmit në artin e sotëm? Sidoqoftë, Afrim Muçaj e ka bërë zgjedhjen e tij… Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

17


Jeni diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Si ka lindur pasioni juaj për aktrimin? Një pasion për artin besoj se e kam pasur të ngulitur në shpirtin tim si fëmijë. Si fëmiu më i vogël në familje, isha i përkëdheluri i të gjithëve. Argëtim shumë të madh kisha lojërat që bënim me një video-kamerë bashkë me vëllain tim më të madh, ku xhironim kinse skena të ndryshme, që shërbenin më pas për humor në familje. Këto lojëra i kujtoj me një dashuri të madhe, pasi mendoj që këtu fillova të dashurohem me kamerën dhe aktrimin.

shqiptaro- anglez-kosovar, ku kisha kënaqësinë të punoja me një ekip të mrekullueshëm dhe shumë profesional, të udhëhequr nga regjisori i njohur shqiptar, Spartak Pecani. Në këtë projekt, unë luaj rolin e një personazhi shumë kompleks, i cili duhet të përballet me shumë sfida dhe të transformohet nga një malësor fanatik në një diler droge në kryeqytet. Xhirimet e këtij filmi kanë përfunduar në fund të vitit 2011 dhe tani, edhe unë po e pres me padurim finalizimin e materialit dhe premierën e tij. Besoj fort se do të jetë një film i mirë. Mund të them se unë jam angazhuar seriozisht shumë, që të prezantoj një rol shumë karizmatik siç ishte Dritani. Njëjtë mendoj se është angazhuar edhe e gjithë kasta e mrekulleshme e aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova.

Cili është roli juaj më i fundit? Angazhimi im i fundit ishte ne filmin “Ada”, bashkëprodhim ky,

Mes teatrit dhe kinemasë, ku e gjeni veten më komod? Të dyja këto i dua shumë dhe

18 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

nuk mund t'i ndaj. Ndoshta emocioni që të jep teatri është më i fortë, pasi je duke u ballafaquar drejtpërdrejt me publikun. Kjo do të thotë, që komoditet më të madh mund të kesh në kinematografi sepse mund të përsërisësh skenat, përderisa në teatër je totalisht live. Çfarë do të thotë të jesh aktor sot në Kosovë, cilat janë mundësitë ka që një i ri si ju, për ta zhvilluar më tej këtë karrierë? Cilat janë vështirësitë profesionale, me të cilat ju përballeni në jetën tuaj të përditshme si aktor? Të jesh aktor për mua do të thotë shumë, sepse kjo është ajo që unë dua, kurse të jesh aktor në Kosovë apo edhe në Shqipëri është pak më ndryshe. Mendoj se jetojmë në një kohë pseudovlerash, në një kohë kur vlera apo arti nuk e ka respektin e merituar. Është një sfidë e jashtëzakonshme të përballesh me këtë


realitet, të ruhesh nga ky komercializëm primitiv e rural, që ka pushtuar vendet tona, përderisa mundësitë për të ndërtuar një karrierë profesionale i ke të pakëta, pa përkrahje të duhur institucionale e financiare. Unë po jetoj në Prishtinën time që e dua shumë, me një ëndërr të përditshme, që një ditë aktorët dhe artistët në përgjithësi të mund të zhvillojnë talentin e tyre në një ambient më dinjitoz dhe të kenë trajtim të merituar. A mundet një aktor në Kosovë të jetojë me artin e vet ? Unë fola për vështirësitë që has çdo ditë aktori në Kosovë, por megjithatë nuk them se gjithçka është zi. Personalisht nuk kam punë tjetër përpos angazhimeve të mia në film e teatër dhe jam shumë i kënaqur për këtë, por megjithatë kam përkrahjen e madhe financiare të familjes, e cila më mbështet në çdo hap ose (duke qeshur) i mbush zbrazëtirat

në të cilat arti im nuk mund t'ia dalë… Ju keni punuar edhe në Shqipëri. A shihni ndryshime në nivelin e kinemasë dhe teatrit mes 2 vendeve tona? Ndryshimet mund t'i vëresh edhe në kinematë dhe teatrot tona brenda në Kosovë. Preferoj të mos bëjë dallime midis dy shteteve tona si pako, pasi që ka shumë shfaqje dhe filma të mirë në Shqipëri siç ka edhe në Kosovë, por ka edhe shumë të dobëta ose jo shumë të mira gjithashtu. Ajo çka do të veçoja është se në Shqipëri mua më duket se ka një vëmendje më të madhe për teatrin dhe filmin, një interesim dhe përkushtim më të madh të audiencës karshi këtyre arteve, që është një element i rë n d ë s i s h ë m d h e p ë r t ' u admiruar. Bashkëpunimi i parë që keni patur në Tiranë ishte në filmin “A d a ” n j ë b a s h k ë p u n i m shqiptaro-anglez. Si arritët ta

merrni këtë rol? Nuk kam besuar shumë në audicionet që organizoheshin për përzgjedhjen e aktorëve, por megjithatë kësaj radhe vendosa të konkuroj dhe u befasova për të mirë. Pasi e mbusha formularin, prita në rradhë dhe u futa në vendin ku mbahej audicioni, në zyrat e Concordias në Prishtinë, ku u takova me regjisorin Pecani dhe disa shoqërues të tij, që i shihja për herë te parë. Pasi e lexova tekstin e skenarit, u dashurova me atë rol për të cilin konkurova dhe nuk e di, isha i sigurt se unë do ta fitoja atë rol. Pas disa ditësh, më ftuan për një takim në Tiranë. Pak në stres, që po më percillte gjatë tërë rrugëtimit, drekuam me profesor Pecanin, ku mu konfirmua se unë jam përzgjedhur për rolin e Dritanit, personazh ky protagonist i filmit “Ada”. Si u ndjetë? E kam cekur edhe në intervistat e kaluara, që këtë rol e

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

19


konsideroj si dhuratë të passtudimeve, pasi e fitova atë një javë pas diplomimit tim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Kënaqësi e madhe, por edhe përgjegjësi, pasi roli kishte peshë të madhe në filmin e prof.Pecanit dhe unë duhet të jepja maksimumin, isha i vetdishëm por edhe i gatshëm për këtë. Mirëpo filloi puna e madhe e përgatitjeve, kishte një përkushtim të të gjithë ekipit të këtij filmi dhe sinqerisht me shumë dashuri dhe përgjegjësi kam luajtur në këtë film . A ka diçka, që më së shumti ju ka bërë përshtypje apo ju ka lënë mbresë gjatë xhirimeve? Kanë qenë dy gjëra që më kanë bërë përshtypje: e para që unë po punoja me një trupë anglezoshqiptare për herë të parë dhe vëreja një vrull të punës të paparë deri më tani, e cila edhe mua më jepte shumë energji për lojën time. Përkushtimi në punë i të gjithë ekipit ishte mbreslënës, sinqerisht. Dhe e dyta (e kam

thenë edhe herë të tjera) është vajza 15 vjeçare nga Prishtina, Lira Blakaj, e cila luan rolin e motrës sime. Aq e re në moshë dhe pa asnjë orë studimi të aktrimit, të ketë atë natyralitet në lojë dhe atë shkëlqim, ishte diçka e mrekulleshme. Ada, motra ime, nuk kishte nevojë të studionte aktrimin pasi ajo tashmë ishte aktore madje shumë e mirë, të paktën unë mendoj kështu. Në këtë film, ju keni patur rastin të jeni në krah të artistëve të mëdhenj shqiptarë si: Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Reshat Arbana, por edhe atyre kosovarë si Enver Petrovci, etj. Ç'do të thotë për një artist, të luajë me emra të tillë të njohur të k i n e m a s ë d h e te at r i t n ë Shqipëri? Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja me ta? Përgjegjësi dhe privilegj shumë i madh. E përsëris, kam qenë shumë me fat të luaj me profesor Ndriçimin, Elvirën, bacën Reshat, profesor Enverin, Lirën, Eshrefin, Klodianin,

20 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Ylberin…etj. Nëse unë në këtë film kam bërë rol të mirë atëherë meritë shumë të madhe kanë të gjithë këta aktorë të mrekullueshëm shqiptarë, të cilët edhe më kanë ndihmuar shumë. Si do ta konsideronit këtë eksperiencë në jetën tuaj, çfarë ndikimi pati tek ju dhe çfarë solli ajo më pas? Rast, që besoj secili do të kishte deshirë ta përjetonte, eksperiencë shumë e mirë që do të më përcjellë për një kohë të gjatë. Më ka rritur dashurinë për filmin dhe profesionin tim. Ta shohim filmin njëherë, më pas do flasim çka solli ai…(duke qeshur) Momentalisht, a jeni duke punuar në diçka të re? Jam duke punuar disa filma të shkurtër për një fushatë që do të zhvillohet në Kosovë. Gjithashtu jam në bisedime për disa projekte filmike dhe teatrore që pritet të nisin shumë shpejt. Ia lëmë kohës që t'i zbulojë...


EDITORIAL

Nga Bexhet Arbana

Metamorfoza e edukimit Sa më të thella e të pazgjidhshme bëhen problemet e arsimit, aq më të zellshëm bëhen demagogët profesionistë për t'i mbuluar ato, duke sajuar gjithfarë teorizimesh pedagogjike të pavërteta e të paqena. Kështu, prej vitesh, jane shfaqur në skenë “krijime” pedagogjike, jashtë çdo standarti profesional, çuditërisht abstrakte, surealiste, etatiste e futuriste. Të gjitha këto “produkte” pjellë e mendjeve të politizuara ekstremiste, diabolike e defiçente, kanë influencuar me të gjitha format e mënyrat për të ushtruar presion politik mbi masën e mësuesve, edhe me kaq tejet e traumatizuar, me synimin e vetëm, çoroditjen e koshiencës në mundësinë e njohjes së s t a n d a r t e v e p e d a g o g j i ke , n ë shkërmoqjen e pikëpamjeve të karakterit universal. Siç dihet në shoqëritë e pazhvilluara realizohen paralelisht standarte pedagogjike “efusive”, disa syresh i shërbejnë bazës politike të pushtetit, ndër të tjera më të elaboruarat, në të kundërt, mbrojnë idealet e një pedagogjie demokratike n ë s h ë r b i m të p u b l i ku t . Pë r specialistët spekulantë, e vërteta e shprehur, drejtë dhe saktë, përbën në

vetvete një rebus që shërben vetëm për dekor, përbën thjesht një antikap socio-politik të parealizueshëm, aspak dobiprurës. Sipas pikëpamjes së tyre ataviste, artikulimet pedagogjike, vizionare, e vrasin arsimin. Thuajse të gjithë specialistët dredharakë përfaqësues të linjës “edukim për nevoja të politikës” e mohojnë karakterin realist të pedagogjisë evolutive dhe e justifikojnë këtë qendrim subjektiv, të tyrin, përmes artikulimeve imagjinare, të orientuara politikisht, të diktuara nga zhvillimet rrethanore. Çdo orvatje për të paraqitur sistemin edukativ si strukturë të depolitizuar është thjesht vetëm iluzion. Është interesante të theksohet fakti se asnjëherë, më parë, në fushën e veprimtarisë krijuese nuk ka pasur interpretime kaq naive e të pathemelta, iluzive e deçedente, për sistemin e edukimit, sa gjatë viteve të tranzicionit. Veçanërisht, gjurmë të thella ka lënë në këtë ndryshim antireformist, koncepti i protagonizmit politik, të idealizuar, në eter. Protagonistët e formatit me përkrahje politike, të nxitur, enkas, në përmbysjen e mendimit pedagogjik elitar, përbëjnë dhe kontigjentin e specialistëve më defiçentë (injorantë),

kur shprehen ashik se, ata nuk mbështeten askund tjetër, veçse në interpretimin e shfaqjeve “pozitive të sistemit”, të cilat nuk përbëjnë handikap politik. Konformizmi i tyre iluziv që mohon haptazi, ligjet objektive të zhvillimit, që e shohin misionin e tyre, të mishëruar, vetëm në përshkrimin sipërfaqësor dhe jo në zbulimin e penalizimin e problemeve traumatike të sistemit, ka sjellë një çoroditje ideore e një konfuzion mendor mjaft të dëmshëm për standartet pedagogjike. Artikulimet pedagogjike, të deformuara politikisht, janë një tumor vdekjeprurës për mendimin intelektual. Përçudnimi i krijimtarisë profesionale në realitetin e sotëm, ë s h t ë k a q i p ë r h a p u r, s a q ë instinktivisht ngjall dëshpërim e pështirosje mes njerëzve me kërkesa cilësore të spikatura. Si rregull, në qendër të përmbajtjes së shkrimeve cilësisht të dobëta, nuk qëndron kritika konseguente ndaj prurjeve iluzive, të cilat nuk dalin jashtë kuadrit të analizës së përciptë për t'u shkuar problemeve deri në rrënjë. Rrufjanët konformistë, qofshin këta dhe të rangut të DAR-ve dhe ZA-ve, përmes artikulimeve të stisura, mbase, për

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

21


EDITORIAL

motive egoiste kanë ngritur një pështjellim të pa imagjinueshëm në mendimin e kualifikuar edukativ, sakaq, opinionin publik vetëm sa e mashtrojnë me pikëpamjet e tyre të pabesueshme, të çoroditura e konfuze duke i servirur gënjeshtra me bollëk. Kritika profesionale synon, pikërisht, të demaskojë analizat e tyre të përçudnuara, gjasme gjithë mend, duke denoncuar karakterin grotesk të këtyre analizave të kompostuara, aspak dinjitoze. Një aromë ndotjeje ngrihet e të mbyt kur futesh në labirintin e gënjeshtrave të tyre të inskenuara, paçka se kjo sjellje nuk konvenon me kërkesat në rritje për formim profesional. Në këtë tragjikomedi talljeje me opinionin mund të shohësh në dritën e diellit sesi vektori rreth të cilit vërtitet e harbuar kjo sjellje e paturpshme, brumosur nga filozofia e mashtrimit, shpreh vetëm etjen e egër për pushtet e para. Për ta bërë më të pështirosur këtë sjellje mashtruese, drejtuesit rrufjanë të arsimit, gjejnë të udhës të justifikohen përmes disa “grimcave intriguese” të realizuara në punë e sipër, duke fshehur qëllimshëm karakterin spekulativ të arritjeve të supozuara në sistem. Kritika pedagogjike ka për detyrë që në qasjet e veta antikonformiste, të shigjetojë jo vetëm kundër këtyre relacioneve të gabuara, por të reagojë edhe ndaj glorifikimit të atributeve relevante të drejtuesve të DAR-eve dhe ZA-ve, duke denoncuar retorikën hipokrite, pa bereqet, të këtyre praktikave të dëmshme brenda sistemit.

Relacionet e publikuara të drejtuesve të DAR-eve, përgjithësisht, lënë shteg për vërejtje kritike. Lexuesit kanë të drejtë të mendojnë që prurjet edukative të shoqëruara me komente politike, që kanë në qendër të tyre hipokrizinë e mashtrimin si forcë lëvizëse, janë praktika të papranueshme. Modele paradoksale, thellësisht ataviste të indoktrinuara politikisht, përcjellin në analizat e tyre vjetore, një dyzinë drejtuesish mburravecë, pa nivel e kapacitet, të DAR/ZA në rrethe të ndryshme të vendit, të cilët përmes fakteve banale, detajeve të rëndomta, shifrave të ekzagjeruara, të ekzaltuar në ekstrem për arritjet e tyre ideale (imagjinare), përcjellin në opinion informacion të deformuar , të papranueshëm për mendimin e kualifikuar profesional. Askujt nuk do t'ia këshilloja të harxhonte kohën e çmuar duke lexuar analizat paçavure, të disa prej drejtuesve arsimorë, të cilat për nga niveli nuk do të mund të krahasoheshin as me krijimet e nxënësve të shkollës 9-vjeçare. E megjithatë nëse ndokush gjen të udhës të argëtohet, sadopak, me këto analiza gallatë, atëherë ky është çasti i papërsëritshëm, që nuk duhet humbur, qoftë dhe për të gjetur një fije prehje në këtë vegim stresant! Sa më përket mua, personalisht, s'kam nga t'ia mbaj, dua apo jo, mbase dhe pwr koinccidencw, si i thonë fjalës, më ka zënë rrota bishtin, me një dyzinë, defiçentësh profesionalë, të të gjitha kallëpeve e niveleve, nga më komikët e gjer tek me mistikët e satanikët. Kjo e vërtetë çedohet në të gjitha analizat

22 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

(referatet) pa përjashtim, që të duken sikur ngjasojnë më tepër me ato mollët jeshile të sheqerosura të kuqe nga jashtë, por të tharta e të krimbura përbrenda. Në asnjë rast të vetëm, në asnjë kapitull, paragraf apo dhe rresht nuk mund të hasësh as më të voglën kritikë profesionale, as vërejtje institucionale, apo qoftë dhe autokritikë verbale. Nuk ka shans të gjesh as edhe një gabim të vetëm, qoftë dhe të anashkaluar, të karakterit rutinë, si fjala vjen për shpërdorim të d et y rë s , p ë r a b u z i v i zë m , p ë r korrupsion, apo qoftë dhe të një sjelljeje të negociuar, në parandalimin e ve p r i m eve p ë r j a s ht u e s e të kundërshtarëve me bindje të kundërta. Kështu, e sheqerosur, paraqitet situata arsimore thuajse kudo nëpër rrethe. E tillë paraqitet situata në konferencën rajonale të Beratit mbajtur me 23 shtator 2011, me drejtor Beqir Baci. Në konferencën rajonale të Dibrës mbajtur me 30 shtator 2011 me drejtor Gëzim Kaba. Në konferencën rajonale të Durrësit mbajtur me 7 tetor 2011 me drejtor Filip Gjonci. Një situatë e tillë rozë paraqitet dhe në konferencën rajonale të Elbasanit me 14 tetor 2011 nga drejtori Mati Cela. Në konferencën rajonale Fier mbajtur me 22 tetor 2011 me drejtore Suzana Rama. Në konferencën rajonale Gjirokastër mbajtur me 28 tetor 2011 me drejtor Arjan Pano. Në konferencën rajonale të Korçës mbajtur me 4 nëntor 2011 m e d re j to r A r b e n B e l b a . N ë konferencën rajonale Kukës mbajtur me 11 nëntor 20011 me drejtor Mexhit Hajdari. Në konferencën rajonale Lezhë mbajtur me 18 nëntor


EDITORIAL

2011 me drejtore Shpresa Hoxha. Në konferencën rajonale të qarkut Tiranë mbajtur me 25 nëntor 2011 me drejtor Bilbil Hoxha. Në konferencën rajonale të Shkodrës mbajtur me 2 dhjetor 2011 me drejtore Afërdita Ferketi. Në konferencën rajonale të Vlorës mbajtur me 9 dhjetor 2011 me drejtor Zhyljen Papajorgji. E pra, e gjithë kjo ushtri drejtuesish të arsimit, përfshi këtu dhe formatin e drejtorëve të ZAve përfaqësues të rretheve respektive, përbëjnë kontigjentin partiak, më të zellshëm, në përpunimin e varianteve të idealizuara politike, në ruajtjen e papërlyer, të imazhit qeverisës, përmes lajkash hipokrite, pa kufi, duke manipuluar me faktet e shifrat e një sistemi, dalë nga binarët. Sikur t'a shihnin arsimin të tillë sikundër ai është në të vërtetë, drejtuesit e DAR-eve dhe ZA-ve do të na kishin dhënë një tablo krejt tjetër, një tablo rrënqethëse që nuk do të kalonte pa pasoja në karrierën e tyre me këllqe të brishta. Ata zgjodhën një rrugë më të lehtë komunikimi, atë të purpurt, në pasqyrimin e realitetit. Po qe se analizat e tyre vjetore do t'i gjykonim sipas një kriteri absolut, mund të themi pa mëdyshje se ata kanë dështuar që në fillim. Ata janë mbruajtur me përjetime fantaziste, por jo me bindje jetësore, me hipokrizi, por jo me devotshmëri. Ata kanë skanuar arsimin me detaje banale e fakte të rëndomta, por nuk shpalosin thelbin realist të tij. Ata

hyjnë në kompromis me faktorin politik, por nuk munden dot të shprehin një vizion te ri. Sigurisht prirja për ta ndarë qëndrimin e tyre subjektiv nga ai objektiv nuk u realizua asnjëherë për shkak të krizës së identitetit. Tashmë, është fakt i njohur që parimet konformiste janë vënë në themel të qëllimeve edukative pragmatiste. Me konsolidimin e parimeve të idealizuara pa cak, nis të shembet ngrehina e pedagogjisë objektive duke i lënë vendin krijimtarisë imagjinare iluzive, të pathemeltë, të gënjeshtërt, pasojat e të cilave kuptohet qartë se ku shpien. Specialistët, e hipnotizuar nga autoriteti i pushtetit, duke konfonduar ligjet e zhvillimit pedagogjik me direktivat partiake, janë larguar prej kohësh nga të kuptuarit e problemeve esenciale edukative duke u shndërruar në skllevër të përshkrimeve iluzive, sipërfaqësore , fragmentare e të hiperbolizuara. Kanë ngritur prej v i t e s h m o d e l i n e fa k t e v e t ë kamufluara pozitive, hipotetike, të sajuara, duke mos marrë aspak në konsideratë karakterin kritik të lëndës pedagogjike. Nuk është e vështirë të kuptohet përse pseudo specialistët si metodë të punës së tyre kanë zgjedhur mënyra të rafinuara artikuluese me përmbajtje iluzioniste të konsiderueshme, mbarsur me impresione sipërfaqësore dhe ekzagjerime të skajshme. Synimet

etiko-estetike të konformizmit politik kanë mënjanuar në mënyrë permanente krijimtarinë realiste të mjaft prej specialistëve elitarë, duke i lënë ato qëllimshëm në harresë për shkak të konsistencës debatuese të tyre. Moderatorët e konformizmit , këta rrufjanë të haluçinacioneve politike, konfondojnë krijimtarinë realiste me publicistikën surealiste, thellësisht irracionale e jo produktive, duke paragjykuar kësisoj mundësinë e artikulimeve të destinuara. Mjeshtrat e pragmatizmit politik përmes ko m b i n a c i o n e v e t ë ra f i n u a ra spekulative, të zgjedhur enkas për publikun, synojnë të formatizojnë ato prirje pozitiviste, të cilat njeriu i arsyeshëm nuk do të mund t'i gëlltise lehtësisht. Artikulimet e imponuara, të orientuara politikisht, s'janë gjë tjetër veçse produkte të zbrazta, pa vlerë, që synojnë vetëm e vetëm t'i japin oksigjen programeve të falimentuara. Me këto tentativa inkurajuese ata vetëm sa gënjejnë vetveten, sepse e kuptojnë fare mirë që nuk munden t'i përcjellin problemet e arsimit në publik si përjetime spekulative. Ato s'janë gjë tjetër veçse sentenca të kamufluara, shprehje të krizës së arsimit. Krahas vijës spekulative, rrufjanët konformistë për të qenë edhe më të besueshëm në vëmendjen kolektive, pretendojnë se po ndjekin me konseguencë rrugën e artikulimeve alternative, duke shfrytëzuar një mori

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

23


EDITORIAL

konvencionesh, duke luajtur me sofizma e lodra fjalësh pa cak. Orvaten të përligjin e himnizojnë kultin e programeve politike e të gjitha këto përmes rrugës së deformimit, mashtrimit, imoralitetit e korrupsionit, të një dyzine specialistësh kodoshë. Të gjitha kanalet e komunikimit alternativ, qofshin metodike apo didaktike, në mënyrë aktive apo pasive, me dashje apo pa dashje, janë vënë në shërbim të p u s h t e t i t p o l i t i k . D u ke q ë n ë kundërshtarë të fshehur të demokracisë e të progresit, ata, idealin pedagogjik e shohin vetëm në prizmin e dhunës së fshehur të më të fortit ndaj më të dobëtit sidomos ndaj kundërshtarëve që paraqiten të dobët. Këta më të fortit, përfaqësuesit e oligarkisë shtetërore, të cilëve u lejohet të shkelin mbi të gjitha normat, të gjitha parimet e drejtësisë e të moralitetit shoqëror, poshtërsia është kuptimi më i lartë i jetës e aktivitetit personal. Këto mënyra sjelljeje mizore të ngjizura në të gjitha hallkat e pushtetit, që qëndrojnë si “modele të përkryera” në të gjitha përfytyrimet e njeriut, janë të zhveshura nga çdo lloj norme morale. U lejohet të kryejnë çdo veprim antiligjor. Me mitin e pushtetit ata nuk ngurojnë të poshtërojnë përpos kundërshtarëve opozitarë edhe një popull të tërë të rraskapitur e të varfëruar në padrejtësitë e skajshme. Tiparet specifike të zhvillimit të shoqërisë pluraliste shqiptare kanë sajuar gjithfarë iluzionesh mbi të ashtuquajturin vend me zhvillim harmonik, “me mundësi të pakufizuara”, ku në ndryshim nga

shoqëritë e “rrënuara” perëndimore, gjoja nuk paskësh kurrfarë problemesh social-ekonomike. Ama e vërteta kokëfortë flet për të kundërtën. Dhjetëvjeçari i fundit ka qenë periudha jo vetëm e krizës ekonomike të cilësuar si më e rënda ndër vite, por edhe periudha e acarimit të madh politiko-shoqëror që ka përfshirë gjithë sistemin nga mungesa e reformave dhe strategjive të zhvillimit, në mosrealizimin e standarteve shëndetësore e atyre edukative, në mosluftimin e korrupsionit galopant, në shkatërrimin e celulës familjare, në rrënimin moral dhe ekonomik të individit. Të gjitha këto në kuadër të konfrontimit të egër politik, tregojnë qartë se vendi ka hyrë në fazën e destabilitetit e pasigurisë së përgjithshme. Pikërisht në kushtet specifike të këtyre tronditjeve sociale janë shfaqur dhe pikëpamjet moderatore të nje krijimtarie profesionale gjoja koherente e të besueshme. Thuajse të gjithë specialistët e fushave të ndryshme (përfshi këtu dhe specialistët e arsimit) orvaten të mos i shohin transgresionet e thella që kanë tronditur e brejnë përbrenda gjithë sistemin, por me optimizmin e tyre të shtirur mjaftohen duke kritikuar butësisht vetëm disa anë të zbehta të realitetit, duke treguar optimizëm të tepruar në kapërcimin e disbalancave të pazakonta, vetëm në prezantimin e a n ë v e p oz i t i v e , p re s p e k t i v ë n “optimiste” të sistemit, e kështu me rradhë. Sipas këtij arsyetimi, nota kritike e munguar e kësaj domethënieje publicistike, që gjoja nuk paskësh arsye për deziluzion e

24 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

dëshpërim, është kushtëzuar, më tepër, nga artikulimet mosbesuese të specialistëve kokëfortë e sharlatanë. Në se nxjerrim në pah fenomenet apo dhe drejtimet kontraverse që shfaqen në sistemin e edukimit do vëmë re një diskordancë me drejtimet themelore të pedagogjisë evolutive. Diskordanca qëndron në faktin se ato mbështeten mbi baza të ndryshme botëkuptimore. Gjithësisht duket sikur artikulimet profesionale përpiqen të mbrojnë tezën sipas së cilës ato janë ndërtuar mbi bazën e një metodike të pavarur, se kanë krijuar fizionominë e një “pedagogjie të pastër”, të pa infektura nga preçedenti politik. Nga hulumtimet e kohëve të fundit në “Revistën Mësuesi” më rezulton se në praktikën interpretuese të mjaft prej bashkëpunëtorëve të revistës, duket ashiqare prirja për të gjetur zgjidhje të reja komplomentare, më të rafinuara, në përgënjeshtrimin e realitetit pedagogjik. Moria e botimeve profesionale të idenifikuara në revistë , flet qartë jo për lulëzimin e vlerave pedagogjike, por për degradimin e tyre. Ndër shfaqjet konstante të të cilave është konfuzioni logjik. Zhdërvjelltësia në konsumimin e një mjeshtërie të shkapërdredhur është pjesë e pandarë e krijimtarisë pedagogjike pa themel, platforma e së cilës mbështetet mbi një imagjinatë aktive. Në këto krijime plot ekuivoke, synimi i vetëm është që të shprehin gjoja mendimin e pastër intelektual, duke përjashtuar çdo logjike informale e çdo parim profesional. Si rregull këto krijime (analiza), përpiqen që përmes st i g m a t i z i m i t t ë re a l i t e t i t t ë


EDITORIAL

materializojnë me intuitë gjithë arsenalin e pikëpamjeve të tyre të mistershme, etatiste. Shembulli ideal i një qëndrimi të papërgjegjshëm, antipedagogjik, por dhe pamjaftueshëm nga pikëpamja e përmbajtjes ideore e shkencore është dhe referati i mbajtur në “Analizën vjetore” të MASH-it më 13 janar 2012 nga vetë dollibashi i arsimit z. Myqerem Tafaj , i cili e nis ligjërimin e tij hipotetik me gënjeshtrat e supervizuara politike, sipas të cilave “reformat e thella në përmbajtje e strukturë si dhe investimet e mëdha të ndërmarra, veçanërisht në integrimin e IT-së në arsim, në gjashtë vitet e qeverisjes Berisha, po shfaqin çdo vit e më shumë, rezultatet e tyre në të gjithë treguesit dhe kanë bërë që arsimi shqiptar të përafrohet më shumë me atë europian”. Më poshtë pohon përçart se: “sistemi ynë arsimor ka arritur përmasat në raport me popullsinë, që janë karakteristike për vendet e zhvilluara. Pjesëmarrja dhe aksesi për nxënësit dhe studentët e shtresave sociale në nevojë janë në nivelin e BE-së”. Nuk mund ta kuptoj se ç'ka dashur të shprehë në këto pasazhe të cituara në referatin (analizën) e tij, por gjithsesi shfrytëzoj rastin t'i rikujtoj edhe një herë, Ministrit agro-zooteknik të Arsimit se, nëse një ditë do të përballej me francezë, gjermanë, anglezë, apo cilindo komunitet tjetër europian, duke ju kujtuar që, arsimi shqiptar

është i barazvlefshëm me të tyrin apo që nxënësit dhe studentët e shtresave sociale në nevojë janë në nivelin e BEsë e garantoj, me siguri, që do të gjendej në pozitë të vështirë, në mos do ta merrnin për të “lajthitur” të paktën do të gajaseshin së qeshuri më të, e nëse do të ngulmonte përsëri, paturpësisht, me këtë pretendim, atëherë, e garantoj se do t'i “tregonin vendin” megallomanit nga Shqipëria duke e shpallur person “non grata”, për ofezën e shkaktuar! -Kapadallëk më të hatashëm se ky nuk kam patur rast të dëgjoj kurrë më parë, qoftë të shpallet dhe shkarazi, e jo më ta gëlltis si një “realitet objektiv ” i krahasueshëm me vendet e përparuara! Ndërsa sa i përket problemeve të tjera mjaft të diskutueshme sipas së cilës: “Cilësia e arsimit është rritur, por ajo mbetet sfida kryesore e afatgjatë” apo që “Mësuesit shqiptarë kanë një status dinjitoz në shoqërinë tonë”, apo broçkullën tjetër të rradhës, sipas së cilit “Arsimi shqiptar mbështetet në dokumente politike (strategji) me një kuadër rregullator thellësisht të përmirësuar, sipas përvojës së vendeve Europiane” etj, etj. - Së pari për çfarë strategjie e ka fjalën? - Cili është kuadri rregullator i përmirësuar dhe në cilën përvojë europiane mbështetet? - Për çfarë statusi dinjitoz të mësuesit flet Ministri arrivist i

Arsimit? - Mos vallë e konsideron status dinjitoz arrogancën e drejtuesve të DAR-ve në ndërmarrjen e shkarkimeve arbitrare të drejtuesve e specialistëve kundërshtare, për ryshfetet që merren, nën dorë, për riemërimet në detyrë, apo për emërimet e reja të supervizuara politike e plot të tjera si këto, që nuk po e gryejnë arsimin? Nuk do të doja, kurrsesi, të shpërdoroja argumentat e mija konsistente, në lidhje me qëndrimet abuzive, që konsumojnë persona të caktuar, qoftë ky dhe Ministri i Arsimit, në arritjen e synimeve të tyre të mbrapshta, përmes keqpërdorimit të pushtetit. Ama, qofsha i gabuar nëse Ministri delirant i Arsimit e ka sadopak të qartë se çfarë nënkupton me nocion strategjik, me reformë apo dhe me maksimum pedagogjik. Megjithatë, duke dashur të evitoj, çdo tentativë për debat jo konstruktiv, për çështje kardinale të arsimit, përsëri do të merrja në konsideratë, si të mirëqëna, të gjitha referencat e tija spekulative, në shifra e fakte, madje do të bëja “kabull” edhe propagandën politike të ngritur në sistem, po qe se do të përmendte në analizë, qoftë dhe 5% të vërtetave traumatike që përjeton, objektivisht arsimi, Por, ama,të gënjesh gjithë “ditën me diell” për gjithçka e për çdo gjë, kjo është e pafalshme, është e turpshme. Në këndvështrimin tim, konsumimi i këtyre deklaratave të papërgjegjshme

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

25


EDITORIAL

nga ky ministër, ose mund të jetë për shkaqe subjektive, që nuk kërkojnë përgjigje objektive, ose po për këtë arsye ai i paragjykon mësuesit dhe specialistët si dështakë “kokëshkretë”, ose në të kundërt, ai, mund të ketë probleme serioze me vetveten. Të bësh krahasime të tilla “pa mend në kokë e këmbë në tokë” në një kohë kur problemet e agravuara të arsimit gëlojnë në mënyrë të frikshme nga të katër anët është njëlloj e barazvlefshme me mëkatin që mbart çdo deklaratë e gabuar në një situatë të tillë krize. Ky ministër ka një mjeshtëri të rrallë, krejt të tijën: përgjithësisht, citon pa bërë komente. Shpesh ai riprodhon, sipas rastit, të njëjtat probleme, duke u mjaftuar vetëm me spostimin e tyre në kohë dhe duke hedhur mbi gjithçka dyshimin më frutdhënës. Asgjë nuk e shpëton dot këtë demagog partiak nga heshtja enigmatike që shoqëron “përmbysjen” e pashmangshme politike. E keqja qëndron vetëm në faktin se njerëz të tillë një ditë do të dëbohen nga drejtimi i arsimit pa u gjykuar për dëmet e shkaktuara. Kritika pedagogjike ka për mision të vetin të denoncojë publikisht, pikërisht ata që shprehen gabim e në kundërshtim me logjikën pedagogjike. Për një njeri me pretendime intelektoprofesionale, gjithçka pohon duket si e besueshme, njëlloj si në pasqyrë, si një ëndërr e bukur, që kur e riprodhon të duket, sikur kemi mbërritur vërtetë parajsën. Kështu, duke gënjyer haptazi, ai i konsideron si të palogjikshme, korelacionet strukturore, programore e financiare, që përmban në vetvete pedagogjia

politike. Në qoftë se korelacionet pedagogjike lëvizin si një rrjedhë e pandërprerë faktesh, edhe pedagogjia politike ashtu duhej të rridhte. Ai asnjëherë të vetme nuk ka treguar kurajon dhe mjeshtërinë e nevojshme për t'ju përveshur me vendosmëri luftës kundër gënjeshtrës dhe padijes, për të shkruar të vërtetën në mënyrë dinjitoze ashtu siç është ajo, krejt e kthjellët dhe e pastër. Meqë specialistët e arsimit nuk mendojnë të gjithë njësoj, atëherë i bie që ata nuk duhet të flasin sipas logjikës së tyre, por duhet të dëgjojnë vetëm zërin e autoritetit politik, pavarësisht nëse është i drejtë apo jo. Më në fund duke i kthyer shpinën standarteve pedagogjike si mundësi e vetme bashkëpunimi, ai e ka shndërruar misionin e tij politik në një faltore konstitucionale, që kontrollon me rreptësi çdo lëvizje, ku njerëzit duhet të venë si në pelegrinazh në “tempullin” e ngritur enkas për të gënjyer, në mënyrë që atyre t'u duket se brenda këtij çregullimi duhet të ekzistojë një mendjethellësi e padepërtueshme për ta. E vërteta është se në gjithë këtë katrahurë artikulimesh të padenja, nuk po ndeshim më specialistë potencialë, energjike e vizionare, që të luftojnë për një arsim ideal, më independent e dinamik. Kemi disa mëkatarë që duhen shpëtuar nga bataku politik ku kanë rënë . Po ku qëndron e fshehta e rënies së këtyre individeve në mëkate iluzioniste? Kjo e fshehtë duhet kërkuar në radhë të parë, në artikulimet hipotetike, sjelljen politike, në fuqinë e ko rru ps io n it, q ë ka f u n d o s u r

26 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

komunikimin e hapur me publikun. Duhet kërkuar në kastën politike, e cila e drejton shtetin në mënyrë të padhuntishme, duke humbur betejën në realizimin e një demokracie aktive në rrafshin arsimor. -Përse vallë, të krijohet përshtypja se specialistëve në thelb u mungon diçka parimore? - Përse vallë ata nuk munden të ravijëzojnë qartësisht proçesin e “disbalancuar ” të sistemit të edukimit? Ndonëse e fshehin, ata e kuptojnë fare mirë tërë mizerjen e parimeve ataviste partiake që ngrihet në filozofi edukimi dhe janë në gjendje ta demaskojnë në mënyrë konsistente këtë mizerje, por e vërteta është se ata nuk janë të zotët të identifikojnë as prezencën e platformave partiake të helmatisura për vetë sistemin. Ata i shohin qartë të gjitha këto sjellje poshtëruese, por frika e tyre për të demaskuar gjer në fund realitetin e dhimbshëm arsimor ka dështuar duke konvertuar, paradoksalisht, realitetin objektiv me vegimet e tyre iluzore. Më në fund, ata gjenden të distancuar nga domosdoshmëria e shpëtimit të arsimit nga ekskluziviteti i domosdoshëm për një ndërhyrje të tillë. Specialistët konformistë i japin rëndësi të veçantë ndikimeve partiake të çastit dhe kjo përbën pikërisht gjuhën verbale që i bashkon ata me sistemin e pikëpamjeve etatiste, karrieriste e pragmatiste, që i marrin konsideratat politike si kriter të krijimit profesional, duke lënë arbitrarisht mënjanë ligjësitë pedagogjike në interpretimin objektiv të fenomeneve.


EDITORIAL

Duke mos u ngritur kundër ndikimit shkatërrues të sjelljes politike ndaj kulturës pedagogjike në përgjithësi dhe personalitetit të individit në veçanti, duke alokuar me nota të zbutura thelbin, antishkencor e antishoqëror, të programeve partiake, këta specialistë mbeten në kufijtë e një formati iluziv, të gënjeshtërt, duke u impostuar në dimensionin e një kulture vulgare, atë të shtrembërimit të fakteve, duke mohuar karakterin objektiv të ekzistencës së standarteve realiste. Këtu s'ka asgjë të re për të shtuar, ashtu si nuk ka asgjë origjinale në lëvizjen profesionale të iluzionistëve sipas të cilëve tabloja e arsimit mund të krijohet në mënyrë arbitrare sipas përvojës dhe përjetimeve partiake të gjithësecilit. Sakaq që një grup tjetër, ku bëjnë pjesë gjithë ata specialistë elitarë, të cilët kanë evituar iluzionet konformiste, vazhdojnë të shprehen, me përgjegjësi, për mundësitë reale të z hv i l l i m i t të a rs i m i t d u ke j u përmbajtur, rigorozisht, idealeve iredentiste, në performancën e tyre intelektuale. Po ti referohemi pikëpamjeve të tyre pedagogjike evulucioniste konstatojmë përpos frymës kritike të shkrimeve të botuara edhe karakterin thellësisht profesional në trajtimim e për-mbajtjes së reformave arsimore. Artikulimet e s i n q e r ta p ë r b ë j n ë n j ë b u r i m frymëzimi në punën e tyre të përditshme. Sigurisht që ka “gjëra

private”, të cilat nuk do të mund të deklaroheshin pavarësisht konsideratave që do t'ju atribuohej specialistëve të veçantë me performancë të spikatur. Kjo sepse parimisht harmonia e plotë e vendosur ndërmjet specialistit dhe masës së mësuesve është pikërisht ajo që krijon mendimin efuziv dhe ndërton harmoni mes krahëve, që shpie drejt kredibilitetit e jo degradimit të mendimit të kualifikuar. Specialistë të tillë kanë epërsi sinqeritetin profesional, sepse askush nuk mund t'i lëkundte pozitat e tyre në shoqëri, sepse janë të mirë-observuar, publikisht, në performancën e tyre humaniste, për t'u përballur me përbuzjen politike. Ndër protagonistët më në zë të publicistikës edukative mund të përmendim zotin Eustrat Zhupa, Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, i cili në shkrimin e tij shembullor-analitik botuar në “Gazeta Sot” datë 22 Janar 2012 me titull “Kronikë post-kaposha në arsimin publik”, krahas fakteve të pakundërshtueshme dhe argumenteve të parevokueshme, sjell në vëmendje të opinionit publik edhe shqetësimet personale për politikat e gabuara që prevenohen në edukim. Ndër të tjera ai thekson se “ndonjëherë dëgjojmë nga goja e politikanëve se arsimi është i rëndësishëm dhe prioritet konstant për qeveritë e të gjitha krahëve”. Në

fakt kjo ndodh rrallë. Ndoshta sepse ata e njohin rëndësinë e arsimit, por nuk e dinë se cila është rruga për arsimimin dinjitoz të këtij populli. Ndoshta nuk e vlerësojnë arsimin dhe aq më pak e njohin atë, por e do puna që herë pas herë, në fakt jo sa duhet dhe siç duhet, të flasin për politikat e arsimit. E vërteta është se nga te gjitha palët politike nuk shikojmë ndonjë platformë bindëse për të ardhmen e arsimit, por thjeshtë disa fjalë të përgjithëshme sa për të plotësuar kohën bosh. Kjo zgjat prej vitesh tashmë me përsëritjen e mërzitshme e termave si “meritë- preferencë”, “brain-gain”, “rankimim”, “akreditim me kusht”, “ligj për financimin” dhe të tjera deklarata mediatike si këto, që e kanë fundosur në fund të detit, arsimin “demokratik” shqiptar. Panoramën tragjikomike e plotëson një institucion si MASH, që është bërë si një këshill i ndrikullave dhe paraziton në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, sidomos në kurriz të një rinie të braktisur në fatin e saj. Prej vitesh nuk dëgjojmë ligjërim të ngjashëm me ndonjë ide ose planveprim të prodhuar nga ky institucion. Në fakt kjo Ministri nuk është kaq apatike sa duket. Kur bëhet fjalë për të kënaqur interesa të veçantë, Ministria dhe disa nga burokratët e saj janë gjithmonë të gatshëm. Tentakulat e kësaj Ministrie të mishëruara në të ashtuquajturat DAR/ZA, ndjekin

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

27


EDITORIAL

verbërisht vijën politike duke spastruar gjithë kundërshtarët dhe duke kënaqur dëshirat e deputetëve “kumbarë” të zonës së tyre elektorale. Titullari i kësaj ministrie është vënë disa herë në shënjestër prej skandaleve të denoncuara publikisht dhe këtë rol e ka kryer me vetëmohim dhe pa asnje lloj reagimi, as për vetëmbrojtje të paktën. Ndërsa një tjetër ekspert, ndër më të spikaturit, e arsimit parauniversitar Dr.As/Prof. Pëllumb Karameta në shkrimin editorial botuar në “Gazetën Mapo” datë 10 shkurt 2012 me titull “Reforma arsimore dhe arsimi për kompetenca”, sjell për opinionin e specializuar një analizë ekselente, shkencërisht të argumentuar, për dy ndër elementët më të spikatur të paketës reformative. Siç janë indentifikimi dhe kultivimi i aftësive potenciale të të nxënit të çdo individi dhe së dyti përgatitja e menaxherëpunëtorëve sipas konceptit të “linjës së prodhimit”, që siguron produkte masive të standartizuara. Në një ekstrat të këtij shkrimi sinjifikativ, gjejmë të shkruar të “zezë mbi të bardhë” se ndërsa, prej kohësh kemi dëshmuar kopracinë në shpenzimin e burimeve madhore për arsimin, nuk ka pse të na befasojë mungesa e potencialit njerëzor për zhvillim të qëndrueshëm. Sistemi ynë arsimor nuk arrin të përgatit njerëz krijues që udhëheqin zhvillimin, sikundër nuk po ia del të formojë qytetarë me prirje demokratike. Kjo është arsyeja kryesore pse Shqipëria po dështon në përpjekjet e saj për të përparuar në tabelat e renditjes ndërkombëtare të arrritjeve arsimore. Në këtë kohë

kritike dhe dëshpëruese, kur vendi e gjen veten në pikënisjen e përpjekjeve për t'u bërë i përparuar e i pasur, mendoj se duhet shfr y tëzuar mundësia për ta interpretuar shpërfytyrimin e sistemit arsimor, duke shqyrtuar mënyrat si të përparojmë”. Kështu pra, të dy këta specialistë u kanë shtuar shkrimeve të tyre, një mbulesë realiste, specifike që kalon përtej një konfigurimi të përciptë dhe që fuqizohet nga një interpretim monumental. Secili prej tyre, sipas mënyrës së vet, ripohon të vërtetën se realiteti mund të futet në sistem vetëm përmes një proçesi të thellë rigjykimi dhe një analize të përkryer të realitetit, përmes rishikimit të materialeve didaktike e atyre metodike, që shfaqen si gjatë proçesit të krijimit ashtu dhe të elementeve që trajtojnë. Si konkluzion, mund të themi se specialistët e sotëm ndodhen përballë një tregu mediatik të kontrolluar plotësisht nga të ashtuquajturit ekspertë, që ushqejnë n j ë u r re j t j e p ato l o g j i ke n d a j krijimtarisë së vërtetë pedagogjike, por që çuditërisht pretendojnë se janë dhe mjeshtra në gjetjen e asaj çka kërkon arsimi, pavarësisht gabimeve trashanike që bëjnë vazhdimisht. Ata kanë në dispozicion një ushtri të tërë ithtarësh politikë që përpiqen të bindin armatën e mësuesve se kanë zgjedhur pikërisht atë çka ata duan. Sado të përpiqen, rrufjanët konformistë, përmes krijimtarisë të kodifikuar, iluzivë, të servirin idetë e tyre spekulative, etike e estetike, nuk mund të krijojnë dot besim në origjinalitetin e krijimeve të tyre

28 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

informale. Një gjë është mëse e qartë. Ata i shmangen qëllimshëm problemeve të qenësishme të arsimit duke u tkurrur në labirintin e improvizuar të iluzioneve, duke ndjerë neveri për gjithçka të vërtetë e ideale, duke u fshehur pas pikëpamjes se ferri i vërtetë qëndron në faktin se njeriu është i detyruar të jetojë nën survejimin permanent, duke e parë sjelljen pedagogjike si proçes djallëzor, që riciklohet gjithmonë sipas një rrethi vicioz të pashpresë. Në këtë mënyrë, me dashje apo padashje, ata përligjin falsitetin, amoralitetin, padrejtesinë, e një sistemi edukativ vënë i gjithi në pikëpyetje. Pedagogjia evolutive në ditët e sotme është shndërruar në trampling (në mjet) për të përligjur tërë atë mori botimesh, të cilat si forcë lëvizëse kanë vetëm instinktin partiak të përligjur, element ky sa mistik aq dhe djallëzuar nga pikëpamja substanciale. Duke kundërvepruar ndaj koncepteve realiste të filozofisë së edukimit si një pasqyrim i realitetit, duke mohuar rolin njohës të tij, ata e kanë katandisur pedagogjinë shqiptare në butafori vlerash ndërtuar mbi imagjinatën destruktive. Për ta, çdo raport me realitetin është një raport i m a g j i n a r s u r r e a l i s t . P ra n d a j veprimtaria e tyre “kreative” është mbështetur mbi një botëkuptim metafizik, krejt banal. Në një krijimtari të tillë, ku sistemi i edukimit paraqitet si një kaos, si një rrëke ngjarjesh konfuze, që nuk kanë kurrfarë lidhje mes tyre, atëherë s'ka sesi të mos nxjerrë në sipërfaqe produkte pedagogjike të përçudnuara. Por, thelbi i vërtetë, i platformës së


EDITORIAL

tyre etiko-morale është të tjetërsojnë premisat demokratike të sistemit e t'i zëvendësojnë ato me një amalgame pikëpamjesh të gabuara psikoedukative e vesesh fataliste. Pseudospecialistëve nuk u interesojnë prirjet social-edukative të shkrimeve dhe këtu nuk ka asgjë të pasaktë nga çka sanksionon realiteti krijues, ku substraktet utopiste, të së mirës dhe të së keqes, të bukurës e së shëmtuarës, pozitives e negatives,

alternohen në mënyrë kaotike. Specialistët e rrymës utilitarekonformiste nuk janë në gjendje të afrohen as te sinori i pedagogjisë moderne të destinuar. Krizën e një krijimtarie efektive këta e lidhin me faktin se pedagogjia në trajtën e dikurshme nuk është në gjendje të trajtojë në mënyrë efiçente kaosin psiko-edukativ të sistemit. Ndaj përpiqen të sajojnë diçka të ngjashme me inovacionet ndërkombëtare. Si të

gjithë “nartarët” vegimtarë, edhe përfaqësuesit e konformizmit kanë në themel të pikëpamjeve të tyre utilitare, skematizmin e empirizmin. Megjithatë, ka diçka thelbësore që i bashkon sot konformistët skeptikë të arsimit. Këto janë frika nga realiteti politik, nga e vërteta e deformuar , nga “vakumi ” i shfaqur intelektoprofesional, që mesa duket po u zë frymën.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

29


REPORTAZH

Iris Luarasi, ndihmë ekonomike për gratë e dhunuara Pedagogia dhe aktivistja e të drejtave të grave ka iniciuar çeljen e një dyqani, ku të Në rrugën e Elbasanit, në njërën prej rrugicave që të çojnë në qytetin “Studenti”, gjendet një dyqan shumë i veçantë, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Tiranë. Thuajse të gjithë në zonë e njohin, ndaj nuk është aspak e vështirë të orientohesh edhe nëse shkon aty për herë të parë. “Është ai dyqani, ku shiten rrobat e VIP-ave”, pohon dikush në momentin që e pyesim për vendndodhjen e saktë. “Ah po, ai dyqani që ndihmon gratë”, vazhdon një tjetër. “Ju aty, ku duket ajo tabela lejla”, shton duke treguar në drejtim të dyqanit. Në fakt është një dyqan modest, që pavarësisht emrit, ka në thelb bamirësinë. Ndryshe nga çdo aktivitet tregtar, që si synim ka fitimprurjen, ky dyqan ka si qëllim, që me të ardhurat e mbledhura, të ndihmojë gratë në nevojë dhe veçanërisht viktimat e dhunës. Ka qenë kjo një ide dhe nismë e bërë konkrete nga Iris Luarasi, pedagoge e gazetarisë dhe aktiviste e të drejtave të grave, prej shumë vitesh. Pjesë e shumë fushatave sensibilizuese, që kanë patur në qendër veçanërisht gratë e

dhunuara dhe respektimin e të drejtave të tyre, drejtore ekzekutive e Linjës së Këshillimit, këtë radhë Iris Luarasi ka menduar një tjetër mënyrë për të ndihmuar gratë e dhunuara. Pikërisht hapjen e një dyqani, në të cilin mund të kontribuojë kushdo. Bëhet fjalë për një nismë modeste, e cila vjen si një përvojë botërore, e praktikuar në disa vende të ndryshme, por që në

30 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Shqipëri aplikohet për herë të parë. Çdokush që ka në shtëpi veshje, të cilat nuk i vë në përdorim, mund të jetë një kontribues potencial, në ndihmë të grave të dhunuara. Më tej këto veshje ofrohen në shitje për këdo që është i interesuar dhe të ardhurat nga shitjet, shkojnë në ndihmë të atyre grave që kanë nevojë për to. I nisur si një aktivitet vullnetar, ky dyqan është i hapur


ATOB

vetëm gjatë fundjavave, ndërkohë që duket se klientët, blerës e kanë mirëpritur këtë nismë, jo vetëm si një mënyrë të mirë për të gjetur veshje interesante me çmime të përshtatshme, por edhe si një hapësirë, ku secili mund të kontribuojë sadopak në një vepër bamirësie. Nga ana tjetër, klientët dhurues kanë mundësinë të largojnë nga shtëpia sendet që nuk ju hyjnë në punë, duke dhënë kështu edhe një kontribut social. Veçanërisht kjo n i s m ë ë s h t ë p ë r k ra h u r n ga personazhe të njohur të jetës publike në vend, femra intelektuale, të cilat janë bërë klientet e para të dyqanit.

Ndryshe nga çdo aktivitet tregtar, që si synim ka fitimprurjen, ky dyqan ka si qëllim, që me të ardhurat e mbledhura, të ndihmojë gratë në nevojë dhe veçanërisht viktimat e dhunës. Ka qenë kjo një ide dhe nismë e bërë konkrete nga Iris Luarasi, pedagoge e gazetarisë dhe aktiviste e të drejtave të grave, prej shumë vitesh Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

31


INTERVISTA

Maksim Zotaj: Ju tregoj për masonët shqiptarë

Masoneria shqiptare

Çfarë është masonizmi? Masonizmi është filozofia universale, e cila ka një histori tepër të vjetër dhe ndihmon njeriun se si ta kuptojë botën që e rrethon, se si të jetojë në tokë. Sepse dihet që ka tre faza të qenies humane: nga vimë, pse jemi këtu dhe ku do të shkojmë. Këtë zbërthen në thelb filozofia universale. Ndër emrat më të fuqishëm të kësaj filozofie universale është Tokio, arkitekti i madh i universit, i cili njihet në civilizimin e Egjiptit të lashtë dhe ai është mjeshtri i mjeshtrave, ose babai i shkencave moderne,

siç është astronomia, astrologjia, fizika, matematika. Pikërisht kjo filozofi universale që shpjegon botën, makrokozmosin dhe mikrokozmosin, që siç thotë Platoni 2500 vjet më parë janë 2 botë; si lart dhe poshtë, pra njeriu në raport me universin. Ashtu siç thamë, Toti arkitekti i madh i universit e zbërtheu 15. 000 vjet më parë. Në këtë kuadër masonët kanë një bazë filozofike shumë shumë të vjetër, ku shoqëria njerëzore ishte në foshnjërinë e saj.

32 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Në ç'raporte janë masonët me fenë? Raporti i masonëve me fenë siç kuptohet nga prezenca e Zotit 15. 000 vjet më parë, është shumë më i vjetër se sa fetë janë krijuar. Po ta nisim nga kristianizmi fillon me Krishtin, si kalendar dhe këto 2000 vitet e fundit I përgjigjen kalendarit kristian. Paralelisht për të njëjtën periudhë flasin edhe fetë e tjera, si muslimanizmi, bektashizmi, budizmi, judaizmi, etj. Si u gjendët juve tek masonët? Unë kam jetuar për 15 vite në


Nr.2 (41) Mar/Prill / Edukimi drejt sĂŤ ardhmes

27


INTERVISTA anëtarë. Pas kthimit në Shqipëri, kam krijuar shoqatën “Miqtë e masonëve”, e cila merr përsipër të bëjë 2 gjëra: të rinovojë dhe të kthejë masonizmin si koncept në Shqipëri dhe e dyta të merret me historinë e Shqipërisë, e cila na është mohuar për vite me radhë. Ju po thoni, që në Shqipëri ka patur masonë?

Amerikë. Një nga të njohurit e mi, ishte mason dhe unë nuk e dija. Devid mendoi që unë mund të isha një prej tyre. Për 2 vjet e kam refuzuar me edukatë, sepse jo vetëm që nuk e dija çfarë ishte masonizmi, por të them të drejtën që kisha edhe frikë, sepse konsiderohej si një organizatë sekrete, ndërkohë që unë kisha shkuar atje si gazetar për të realizuar një dokumentar. Megjithatë në 1998 Devid më bindi për t'iu bashkuar masonëve, duke më dhënë libra e duke lexuar. Nga 1998 deri në 2001 kam bërë fazën e parë për t'u bërë çirak. Aty isha I bindur që po merrja pjesë në diçka shumë interesante. Në vitin 2003, u ngrita në nivelin mjeshtër. Tashmë kam një eksperiencë prej 10 vjetësh, si mjeshtër mason dhe i përkas llozhës masonike të shtetit të Nju Jorkut, që quhet Frenklin Llozhë 447 dhe I përket distriktit të Manhatanit. Llozha më e madhe ka rreth 400. 000

Po ka patur, unë e kam thënë dhe herë të tjera. Kemi patur masonë shumë të famshëm në Shqipëri si Ismail Qemali, Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Mustafa Qemal Ataturku, Jeronim de Rada, Luigj Gurakuqi dhe shumë masonë të tjera të mëvonshëm, si Faik Konica apo Lasgush Poradeci. Ndaj ne pretendojmë të vazhdojmë mbi bazat e kaluara. Nga momenti që ju erdhët në Shqipëri dhe nisët të punonit me masonët, sa ka avancuar puna juaj? Mua më është dashur në fillim të kuptoj situatën, pra në Shqipëri masonët I lidhin me Dan Brown dhe kodin e Da Vinçit. Populli shqiptar ishte tepër kurioz, por edhe I keqorientuar në këtë aspekt, madje edhe elita e shoqërisë shqiptare nuk e kishte idenë se çfarë ishte masonizmi. Në vitin 2009, ne arritëm të krijojmë shoqatën “Miqtë e masonëve”, ku pjesëmarrësit janë miq të masonizmit por ende jo, masonë. Gjatë këtyre viteve kanë mësuar shumë për historinë e masonizmit, por jo praktikën masonike. Kjo është faza e dytë, që bëhët në llozhën e masonëve

34 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

dhe në bazë të disa ritualeve e rregullave të brendshme që kemi ne, që janë shumë të ngurta për të bërë një njeri nga kandidat për mason, në mason. Çfarë janë këto rregulla. Së pari duhet të jetë i pastër moralisht, të mos ketë brerje ndërgjegje nga e kaluara, me një eksperiencë pozitive, me besim në Zot. Masonët nuk pranojnë brenda llozhës së tyre njerëz të mbushur me krime, gënjeshtra, mashtrime. Pra për ta bërë një njeri të mirë, edhe më të mirë ne e ftojmë për ta bërë pjesë të masonëve. Kushti I dytë është edukimi dhe niveli I këtyre


INTERVISTA

njerëzve. Në momentin që një njeri i plotëson këto kritere. Çfarë duhet të bëjë që të marri emrin mason? Në momentin që ky person është i pranueshëm për mjeshtrin që e fut brenda, fillon një proces me 3 faza: çiraku, punëtori i kualifikuar dhe në fund mjeshtri mason. Procesi I përgatitjes për mason për anëtarët e shoqatës sonë, është një proces në zhvillim. Sa persona janë duke u trajnuar momentalisht? Janë afërsisht 30 persona, në Tiranë dhe Prishtinë. Si është pritshmëria në Prishtinë?

Shumë pozitive. Atje është pak më e vështirë edhe për faktin se muslimanizmi është më I fortë e n j ë ko h ë s i s ht ka n ë p at u r probleme të mëdha politike, megjithatë kandidatët për mason janë më të lirë, më interesantë në mënyrën e të menduarit, por janë më striktë në karakterin e tyre. Dihet që sot shoqëria është në krizë morale dhe nuk është e lehtë që të zgjedhësh midis tyre, ata që ti kërkon, njerëz me një moral të lartë. Çfarë e bën masonizmin që të konsiderohet si një urdhër sekret? Është konsideruar si një urdhër sekret, sepse në periudha të ndryshme ne kemi qenë të

rrezikuar. Masonëve u kanë ndodhur gjëra të këqija shumë, disa prej tyre kanë përfunduar edhe në turrën e druve. Një prej tyre është edhe Giordano Bruno, matematikan brilant dhe free mason. Masonët gjithmonë luftojnë kundër pushtetit absolut me mendjen dhe shpirtin e tyre për të luftuar të keqen. Ky është edhe thelbi I misionit tonë: lufta ndaj së keqes. Ne besojmë që Zoti është arkitekti I madh I Universit dhe jo rastësisht. Arkitekti, krijon dhe ndërton. Ne jemi kundër anarkisë dhe kaosit, ne besojmë që shoqëria duhet të jetë e organizuar mirë, individi duhet të jetë i lirë në kuadrin e një shoqërie të zhvilluar. Sa më i kulturuar të jetë njeriu, aq më pak bën krime.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

35


PERSONAZH

Nga Skender Temali

Dhuratën e Bekenbauerit, që nuk e mori kurrë Zhega

“Në foto, redaktori i Radio Tiranës Ahmet Shqarri dhe redaktori i Radio Shkodrës Skender Temali duke intervistuar Medin Zhegën, Pas fitores 2 me 0 të “Vllaznisë” ndaj “Austrisë” së Vjenës.

Ngjarja për të cilën do rrëfej nuk është e stisur. Ajo ka ndodhur dekada më parë dhe ka lidhje me njërin nga futbollistët më të shquar shqiptarë, Medin Zhegën, ish shokun tim të maturës.

Në vitet 70’ të shekullit të kaluar punoja redaktor në Radio Shkodra. Bie zilja e telefonit në redaksi dhe zyra e kulturës së rrethit më ngarkon të shoqëroja në vizitat nepër Shkodër dy gazetarë austriakë, Renata Erih dhe Kurt Brazda. Punohej për ndërtimin e shtëpive të tërmetit dhe ata kishin ardhur për të pasqyruar punën që po bëhej, kryesisht në rrethin e Shkodrës. Në bashkëbisedë me kolegen Renata, ajo, mes tjerash, më thotë se në Vjenë ka qarkulluar

36 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

një fjalë se në Shqipëri janë mbyllur të gjitha shtëpitë e pushimit dhe punëtorët janë dërguar për të ndërtuar. Kështu që isha i detyruar, si shoqërues, t’u plotësoja dëshirën që të shihnin kampin e pushimit të punëtorëve në Razëm, i cili funksiononte normalisht. Në pritje që të niseshim, në hollin e hotel “Rozafës” hyn shoku im i gjimnazit, futbollisti i madh, Medin Zhega. Aty e kishte sjellë rastësia, pasi, si u përshëndetëm, më shfaq shqetësimin e tij se donte të shkonte në Razëm, ku pushonte


PERSONAZH gruaja e tij, Vali me fëmijët, po autobuzi i linjës ishte nisur dhe s’i kishte mbetur rrugë tjetër veçse t’u nxirrte dorën në rrugë të madhe kampionëve që shkonin për të ngarkuar trupa në Fushë Zezë, por dhe ata, i kishin thënë, se ishin nisur pa zbardhur drita. U ndjeva i lumtur që në atë çast t’i shërbeja, ta bënim rrugën sëbashku drejt Razmës e të shmalleshim me njëritjetrin. Kështu që pas pesë minutash, bëra të mundur që në njërin “Fiat” të sistemoja dy kolegët e huaj dhe në tjetrën të udhëtonim unë, Dini dhe përkthyesi nga gjermanishtja. Pas disa minutash rrugë, përkthyesi e pyet Dinin: “Pashë besën, kot, për kuriozitet, a të patën ra këpucët që të dërgoi Bekenbaueri?” Dini, për një moment, kujtoi se përkthyesi po bënte humor, por pas pak edhe unë, edhe ai, mbetëm të befasuar nga tregimi i mëposhtëm i përkthyesit: Kombëtarja shqiptare luante në G j e r m a n i . Të n e s ë r m e n e

akomodimit në hotel, jashtë tij ka lëvizje të pazakonta veturash, motoçikletash e fotoreporterësh, sirena policie dhe pas pak në hotel shihet të hyjë i madhi Bekenbauer. Punonjësit e hotelit nxitojnë t’i dalin përpara, me mendimin se mos ai kishte hyrë për ndonjë kafe a takim, por befasia e tyre është se ai kërkonte që atë kafe ta pinte me një mik të tij, anëtarin e kombëtares shqiptare, Medin Zhegën, ndaj kërkonte që recepsioni ta njoftonte në dhomën e tij se në holl po e priste Bekenbaueri. Kuptohet që të dy këta dy futbollistë të mëdhenj ishin njohur në përballjet e kombëtareve respektive të të dy vendeve, të RFGJ e të Shqipërisë. Madje, që në përballjen e parë kur u ndeshen Bekenbauri me Zhegën, mbreti i futbollit gjerman u kishte thënë shokëve të tij të ekipit “Kujdes, se njëri nga futbollistët s h q i p t a r ë d i g j e r m a n i s h t ”. Bekenbauri e kishte nuhatur, se teksa udhëzonte shokët e tij për topat që përcillte drejt sulmit, fill pas tij një zë fliste shqip dhe ky zë

ishte i Din Zhegës. Gjermanishten ai e pat mësuar në gjimnazin “Xheladin Fishta” të qytetit të Shkodrës nga mësuesi Karlo Ljarja, babai i artistit të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja, edhe ai po gjimnazist i kësaj shkolle, në bankat e së cilës kishin mësuar edhe Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Halil Puka, etj. Kuptohet që njohja e miqësia mes Bekenbauerit dhe Zhegës u forcua pas ndeshjesh, në banketet që shtroheshin për nder të ekipeve, ku patën rastin të flisnin ngeshëm në gjermanisht. Por në atë ditë që Bekenbaueri kërkonte të madhin Din Zhega për një kafe, ai nuk ishte përfshirë në f o r m a c i o n i n e ko m b ë t a r e s shqiptare për arsye dëmtimi. Këtë njoftim i jep recepsioni, pasi nuk kishin të regjistruar asnjë futbollist me një emër të tillë. Bekenbaueri mendohet dhe në çast kërkon që të komunikojë me një nga përgjegjësit e ekipit shqiptar. Kuptohet që në

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

37


PERSONAZH atë takim ishte edhe përkthyesi, rrëfimtari i kësaj ngjarjeje. Bekenbaueri i thotë se unë erdha të pi një kafe me Zhegën e madh, por meqë qi nuk paska ardhur, do pëlqeja t’i bëja një dhuratë. Përgjegjësi i ekipit shqiptar zihet ngushtë, pasi dihej politika që ndiqej aso kohe tek ne me “dhuratat” nga jashtë, megjithatë nuk mundi t’i thoshte “jo” kaizerit g j e r m a n d h e u d et y r u a ta shoqëronte një një mapo universale përballë hotelit. Aty Bekenbaueri, pas ndereve që iu bënë në hyrje, iu drejtua pavionit sportive dhe zgjodhi një palë këpucë “Adidas”, aq të lakmuara për kohën. Këtë dhuratë ai ia dorëzoi përgjegjësit të ekipit tone për Din Zhegën. Përkthyesi edhe rrëfente, edhe shikonte tash e parë nga Dini, që e shoqëronte tregimin me të qeshurën e tij karakteristike. “Po mandej?”, se si e pyeti.

Mandej përgjegjësi i ekipit, në vend që të mburrej me këtë vlerësim të lartë e të jashtëzakonshëm të Bekenbauerit për Din Zhegën, kërkoi ta “fshinte” e të mos kishte telashe kur të kthehej në Shqipëri pasi kish pranuar një dhuratë nga një vend kapitalist. E mori si “tinës” dhuratën e Bekenbauerit, hyri në hotel ku pushonin futbollistët shqiptarë dhe atje këpucët “Adidas” ia dha njërit prej tyre, me të cilin Dini luante dhe që ishte pinjoll i një funksionari të lartë, pra, për të, më i besueshmi se këtë dërgesë do ta bënte pa çuar “pluhur”. Dhe ai e “bëri”. “Ato këpucë, - tha Dini me pezm, - unë nuk i kam marrë kurrë dhe sot, pas kaq vitesh, është hera e parë që unë e dëgjoj këtë histori. Ish shokut tim të skuadrës unë, por dhe të tjerët, ia kemi parë të veshura ato këpucë dhe ia kemi patur “zili”, por në heshtje kemi

38 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

menduar se ai kishte mundësi më të mëdha se ne për të patur këpucë të tilla!!! Të paktën të kisha gjetur mënyrën, në mos atëhere, më vonë, të kisha falnderuar Bekenbauerin për dhuratën e tij, e cila nuk është vetëm vlerësim për mua, por edhe për futbollin shqiptar. Kjo është historia, e dëgjuar në një fund gushti të vitit 1979. Me Dinin jemi takuar kushedi sa herë më pas e në njërin nga këto takime e pata pyetur, nëse ia kishte zënë me gojë ngjarjen ish shokut të tij të skuadrës që i përvetësoi dhuratën e Bekenbauerit. Dini buzëqeshi. Më tha vetëm kaq: “Ia kam falur!. Pat një zemër të madhe si pak kush, zemër që dje i pushoi rrahjet e saj, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar. SKENDER TEMALI Shkrimtar


KURIOZITETE

KURIOZITETE Përktheu: Relad Keta

10 teoritë shkencore më të njohura (që u provua se ishin të gabuara) Edhe në një fushë që nuk të fal lehtë dhe të përqëndruar tek vogëlsirat siç është shkenca, hidhen poshtë teori, bëhen gabime, dhe kryhen mashtrime të qëllimta

Një nga cilësitë më të mira të shkencës ka qenë gjithmonë gadishmëria e saj për të pranuar kur ka gabuar. Teoritë vazhdimisht janë në punim e sipër, dhe kërkimet e reja i zhvleftësojnë idetë e vjetëruara apo të paplota. Ama, kjo nuk ka ndalur që disa zbulime të lavdërohen me të madhe si të rëndësishme, si arritje që përmbysin të shkuarën, pakëz para kohe. Edhe në një fushë që nuk të fal lehtë dhe të përqëndruar tek vogëlsirat siç është shkenca, hidhen poshtë teori, bëhen gabime, dhe kryhen mashtrime të qëllimta. Të përmendura më poshtë gjenden 10 prej zbulimeve shkencore më përparimtare, që u pa më vonë se mbështeteshin në të dhëna të diskutueshme. Vlen të përmendet që shumë prej këtyre koncepteve nuk janë të gabuara në kuptimin e përditshëm të kësaj fjale, por që janë zëvendësuar nga teori të tjera që janë më të plota dhe më të besueshme.

10. Zbulimi i Vullkanit

Vullkani ishte një planet, që shkencëtarët e shekullit të 19 besonin se gjendej diku ndërmjet Mërkurit dhe Diellit. Matematicieni Yrbë Zhan Zhozef Lë Vërje qe i pari që hodhi idenë e kësaj mundësie, pasi ai dhe shumë shkencëtarë të tjerë nuk mund t'i gjenin shpjegim veçantësisë së orbitës së Mërkurit. Shkencëtarët si Lë Vërje argumentonin që kjo ndodhte për shkak të ndonjë objekti, mbase planet i vogël apo hënë, që silleshin si fushë gravidacionale. Lë Vërje e quajti këtë planet të hamendësuar Vullkan, sipas perëndisë romake të zjarrit. Shumë shpejt, astronomë amatorë nëpër Evropë, duke dashur të bëheshin pjesë e këtij zbulimi shkencor, i drejtoheshin Lë Vërje dhe i dëshmonin që e kishin vënë re këtë planet të fshehtë duke kaluar

rreth Diellit. Për vite me rradhë, dëshmitë e të parit të Vullkanit vazhduan të buronin kudo nëpër botë, dhe kur Lë Vërje vdiq në 1877, ai vlerësohej si zbuluesi i një planeti të ri në sistemin diellor. Si u provua gabim: Me mungesën e Lë Vërje si flamurtar i idesë së ekzistencës të Vullkanit, filluan të ngriheshin dyshime prej shumë astronomësh të shquar. Kërkimeve iu dha fund në 1915, pasi Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Ajnshtajnit ndihmoi të shpjegohej njëherë e mirë përse Mërkuri i sillej vërdallë Diellit asisoj. Për habi, trashëgimia më e madhe sot e zbulimit “duhet të jetë”, është se ka frymëzuar emrin e planetit prej nga vinte personazhi Spuk i Star Trek.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

39


KURIOZITETE

9. Jeta e lindur prej asgjësë

Ndonëse sot ngjan ca qesharake, për mijëra vjet është besuar që mund të kishte jetë pa patur nevojë që fillimisht të krijohej fara, veza ose të ndiqeshin mënyrat e zakonshme të riprodhimit. Zëri kryesor i kësaj teorije ishte Aristoteli, i cili i bazoi studimet e tij në idetë e mendimtarëve si Anaksimandri, Hipoliti dhe Anaksagora. Të tërë këta vinin në dukje sesi jeta mund të krijohej prej lëndëve pa frymë si mbetje organike, balta, e dheu kur qëndronin në diell. Aristoteli u frymëzua për idetë e tij nga vëzhgimet sesi krimbat mund të shfaqeshin prej kufomave të kafshëve të ngordhura. Kjo teori, që jeta mund të çelë prej asgjësë, arriti të mbijetojë për qindra vjet pas Aristotelit dhe madje

Si u provua gabim: Vetëm me ndihmën e metodave shkencore u arrit që shumë teori klasike si kjo e “lindjes prej asgjësë” të viheshin në provë. Me të parën mundësi, ato menjëherë u rrënuan. Për shembull, shkencëtari i njohur Lui Pastër tregoi sesi krimbat nuk shfaqeshin në një copë mishi të mbajtur në një enë të izoluar. Më vonë, zbulimi i mikroskopit dha ndihmesë duke treguar që pikërisht këto insekte ishin krijuar jo prej një “lindjeje nga asgjëja”, por prej mikroorganizmave që gjendeshin në ajër.

8. Zgjerimi i Tokës

Të kuptuarit modern i brendësisë dhe i sjelljeve të Tokës bazohet së shumti rreth pllakave tektonike dhe konceptit të shtresëzimit. Ama, përpara se kjo ide të pranohej gjithësisht në fundin e shekullit të 20, një numër jo i pakët shkencëtarësh rradhiteshin si mbështetes të një teorie shumë më imagjinare, e cila pohonte se Toka gjithmonë kishte qenë në fryrje. Hipoteza e zgjerimit të Tokës pohonte që fenomenet si malet e gjendura nën ujë dhe zhvendosjet e kontinenteve mund të shpjegoheshin me faktin që planeti po fryhej pak nga pak. Teksa masa e globit rritej, pjesët përbërëse shtyheshin, largësia midis kontinenteve rritej, siç ndodhte edhe me koren e Tokës, gjë që shpjegonte edhe krijimin e maleve të reja. Teoria ka një të shkuar të gjatë e të

largët, duke filluar me Darvinin, i cili u lidh për pak me të derisa e la mënjanë. Më vonë qe Nikola Tesla, i cili e krahasoi proçesin me atë të zgjerimit të një ylli duke “vdekur”. Si u provua gabim: Hipoteza e zgjerimin të Tokës nuk është vlerësuar asnjëherë mirëfilli e gabuar, por është zëvendësuar gjerësisht me një teori më të ndërlikuar, ajo e pllakave tektonike. Nëse teoria e zgjerimit të Tokës mbron idenë që dikur në krye të herës tërë masa e Tokës ishte e ngjeshur, dhe se oqeanet dhe malet krijohen vetëm si pasojë e rritjes së vëllimit të Tokës, pllakat tektonike shpjegojnë të njëjtin fenomen me anë të lëvizjeve të pllakave në litosferë dhe të puthitjes nën sipërfaqjen e Tokës.

7. Teoria Phlogiston

E përmendur për herë të parë prej Johan Joakim Bekër në 1667, teoria phlogiston qëndronte në idenë që tërë objektet kombustibël (pra çdo gjë që digjet në zjarr) përmbajnë një element të veçantë të quajtur phlogiston, i cili çlirohet gjatë djegjes dhe që mundëson tërë proçesin. Në gjendjen e tij të zakonshme, phlogiston thuhej se ishte pa ngjyrë, shije, apo erë, dhe mund të shihej kur një objekt që mund të digjet, si një pemë apo tufë me gjethe, merrte flakë. Pasi të ishte djegur dhe tërë phlogiston tij të ishte çliruar, për objektin thuhej se ishte kthyer sërisht në gjendjen e vet të vërtetë të quajtur calx. Veçmas djegies së zakonshme,

teoria përpiqej të shpjegonte proçese si ai i ndryshkjes së metaleve. Madje përdorej si mënyrë për të kuptuar frymëmarrjen, duke e përshkruar oksigjenin e pastër si ajër që e kishte çliruar phlogiston e vet. Si u provua gabim: Sa më shumë eksperimente kryheshin duke përdorur parimin phlogiston, më shumë e dyshimtë bëhej teoria. Një nga më kundërshtuesit ishte kur disa metale pasi digjeshin, fitonin peshë në vend që të humbisnin, meqë phlogiston i tyre duhej të ishte çliruar. Kjo ide me kalimin e kohës doli nga përdorimi, dhe që prej atëhere është zëvendësuar nga teori më të ndërlikuar, siç është oksidimi.

40 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

mbështetej edhe prej disa shkencëtarëve në vitet 1700.


KURIOZITETE

6. Kanalet marsiane

5. Luminiferous Aether

4. Teoria e tabula rasa

Kanalet marsiane ishin një rrjet përrenjsh dhe luginash, që shkencëtarët e shekulli të 19 gabimisht menduan se ekzistonin në planetin e kuq. Kanalet u “zbuluan” në vitin1877 nga astronomi italian Xhovani Skiapareli. Pasi edhe të tjerë vëzhgues yjesh e mbështetën, kanalet u kthyen në një fenomen. Shkencëtarët skicuan harta të detajuara duke përshkruar rrugët që ndiqnin, dhe shumë shpejt filluan hamendësimet për fillesat e e tyre të mundshme dhe përdorimin. Ndoshta teoria më absurde e rd h i p re j Pe rs i va l L o u e l l , n j ë matematicien dhe astronom, i cili doli me përfundimin e çuditshëm që kanalet ishin sisteme vaditjeje të ngritura prej një specie inteligjente të panjohur. Hipoteza e Louell u tall gjerësisht prej

shkencëtarëve të tjerë, por u pranua prej popullit, dhe ia doli të mbijetonte në disa qarqe deri në shekullin e 20. Si u provua gabim: Fare jo papritmas, kanalet marsiane u provuan të ishin një mit me zhvillimin e teleskopëve të mëdhenj dhe teknologjive të shikimit. U zbulua që ata, që ishin dukur si kanale, kishin qenë në fakt një iluzion optik i shkaktuar prej rrymave të pluhurit të fryra në sipërfaqen e Marsit prej erërave të forta. Shumë shkencëtarë e patën hedhur një teori të ngjashme në fillim të shekullit 20, por u provua vetëm në vitet 1960, kur anija e parë kozmike e pa drejtuar nga njeri bëri një fluturim mbi Mars dhe mori foto të sipërfaqes së saj.

Aether, gjithashtu e njohur si ether, ishte një substancë që për shumë kohë është besuar se ishte lënda nga e cila kalonte drita nëpër univers. Filozofët që prej grekëve, kanë besuar që dritës i nevojitej një sistem shpërndarjeje, një rrugë gjatë të cilës ajo bëhej e dukshme. Kjo ide ia doli të mbijetonte gjeri në shekullin e 19. Nëse do ishte e vërtetë, teoria do t'i duhej të na ndryshonte tërë botëkuptimin tonë mbi fizikën. Eksperimentet shpesh e kundërshtonin teorinë e aether, por në vitet 1700 ajo ishte e përhapur aq shumë saqë ekzistenca e saj quhej e mirëqënë. Më vonë, kur ideja u braktis, fizikanti Albert Mikelson e vlerësoj luminiferous aether si “një prej përgjithësimeve më të mëdha në

Si u provua gabim: Në të menduarin tradicional shkencor, parimi i luminiferous aether u shmang pak nga pak nga teori të tjera më të n d ë r l i ku a ra q ë hy n ë n ë s ke n ë . Eksperimentet e defraksionit dhe refraksionit të dritës i tejkaluan modelet e vjetëruara të aether, por vetëm kur erdhi teoria e relativitetit special e Ajnshtajit, e cila e rithemeloi fizikën, ideja humbi edhe mbështetësit e saj të fundit. Mgjithatë teoria akoma vazhdon në forma të ndryshme, por që të gjithë bien dakort që shkencëtarët modernë përdorin termat si “fushë” apo “fabrikë” në vend të termave më tabu si aether.

Një nga teoritë më të vjetra dhe më të debatuara në psikologji dhe filozofi është teoria e faqes bosh, apo tabula rasa, e cila mbron idenë që njerëzit vijnë në jetë pa një personalitet të dhënë. Pohimi i teorisë, e cila fillon me veprën e Aristotelit dhe përmendet prej të gjithëve që nga Shën Thoma Akuini e deri tek filozofi empirist Xhon Lok, është se tërë përmbajtja mendore është përfundim i përvojave dhe i edukimit. Për këta mendimtarë, asgjë nuk ishte instiktive apo si pasojë e natyrës. Idea gjeti shprehjen më të arrirë në psikologji në idetë e Zigmund Frojd, teoritë e të cilit mbi të pandërgjegjshmen vunë theksin se elementët e karakterit të individit ndërtohen në përvojat e herëshme

fëminore. Si u provua gabim: Pasi ka fare pak dyshim se përvojat dhe sjelljet e mësuara tek nje person kanë ndikim të stërmadh në karakterin e tyre, tanimë është e pranuar gjithësisht se genet dhe të tjerë cilësorë familjarë të trashëguar me lindje, gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Kjo u provua vetëm pas shumë vitesh studim që merrej sesi gjestikulacione të ngjashme, si e qeshura apo sjellje në të folur, mund të gjenden kudo nëpër botë në kultura tërësisht të ndryshme. Ndërkohë, studime mbi fëmijë të adoptuar dhe binjakë të rritur në familje të ndara, kanë treguar rezultate të ngjashme, sesi karakteristika të ndryshme fitohen që me lindjen.

shkencën moderne”.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

41


KURIOZITETE

3. Frenologjia

2. Universi statik i Ajnshtajnit

1. Shpërhapja e ftohtë e Fleishmanit dhe e Ponsit

Megjithëse tanimë shihet si një pseudoshkencë, në ditët e saja ishte një nga degët më popullore dhe më të studiuara të neuroshkencave. Me pak fjalë, frenologjia besonte që përgjegjësit për karakterin e individit, qoftë inteligjenca, agresiviteti, apo veshi për muzikë, gjenden të vendosura në pjesë të veçanta të trurit. Sipas frenologjistëve, sa më e madhe të ishte një pjesë në trurin e njeriut aq më shumë ishin prirjet për tu sjellë në një mënyrë të caktuar. Duke menduar kështu, praktikantët shpesh matnin masën dhe format e kokës të secilit subjekt, për të gjetur personalitetin që mund të kishte. Harta të detajuara u skicuan me nga 27 zona të ndryshme të trurit, dhe nëse një person do të kishte një zonë tepër të zhvilluar, të thëmi atë përgjegjëse për ngjyrat, do hamenësohej

Si u provua gabimi: Edhe në ditët e lavdisë në 1800, frenologjia përtallej prej shkencëtarëve të rrymës kryesore si një formë sharlatanizmi. Protestat e tyre nuk u përfillën për shumë kohë deri në 1900, kur përparimet e shkencës moderne ndihmuan të provonin që përgjegjësit për personalitetit nuk mund të gjurmoheshin në një pjesë të caktuar të trurit, së paku jo aq saktë sa pretendonte frenologjia. Frenologjia ende ekziston sot si një shkencë periferike, por hulumtimi i saj në shekullin e 20 nuk ka emër të mirë. Ajo është vënë jo rrallë herë në shërbim të nxitjes së racizmit, si në rastin më të njohur me nazistët, si edhe me kolonialistët serbë në Ruanda.

Para se shkencëtarët të përqafonin bindjen se universi ishte krijuar si rjedhojë e Big Bang-ut, ishte i zakonshëm besimi që masa e universit është një konstante e pandr yshueshme (gjithmonë ka qenë masa që është është, dhe gjithmonë do të jetë). Sipas kësaj ideje, vëllimi i përgjithshëm i universit ishte i fiksuar, dhe tërësia funksiononte si një sistem i mbyllur. Teoria gjeti si mbështetësin kryesor Albert Ajnshtajnin, prej të cilit Universi Statik njihet shpesh me emrin Universi i Ajnshtajnit, i cili argumentonte për vërtetësinë e saj dhe madje e përfshiu në teorinë e përgjithshme të relativitetit. Si u provua gabim: Te o r i s a e u n i ve rs i t stat i k i s hte problematike që në fillim. Së pari, një

univers i kufizuar teorikisht mund të bëhej kaq i dendur aq sa mund të kthehej në një vrimë të zezë gjigande. Këtij problem Ajnshtajni i gjeti shpjegim me parimin e tij të “konstantes kozmologjike”. Ajo që i vuri kapakun kësaj ideje, ishte zbulimi i Eduin Habëll mbi marrëdhënien ndërmjet nivelit të së kuqes (mënyra sesi ngjyra e trupave qiellorë ndryshon kur largohen prej nesh) dhe largësisë, e cila tregonte sesi universi ishte në zgjerim. Ajnshtajni menjëherë do ta braktiste modelin e tij dhe do ta quante më vonë si gafa më e madhe e karrierës së tij. Megjithatë, si të githa idetë kozmologjike, universi në zgjerim është vetëm një teori, dhe një grup i vogël shkencëtarësh sot mbështeten tek modeli i vjetër statik.

Nëse kushtet e kërkuara për të krijuar energji bërthamore zakonisht kërkojnë temperatura ekstreme, teoria e shpërhapjes së ftohtë pohon se një reaksion i tillë është i mundshëm në një temperaturë dhome. Ngjan si një koncept i thjeshtë, ama përfundimet që nxjerr janë të hatashme. Nëse një reaksion bërthamor mund të kryhej në temperaturë ambjenti, atëhere një sasi e bollshme energjie mund të krijohej pa mbetjet e rrezikshme që vijnë prej centraleve bërthamore. Kjo teori përparimtare për pak ngjau se u bë realitet në 1989, kur elektro-kimistët Martin Fleishman dhe Stenli Pons publikuan përfundimet eksperimentale që linin të kuptohej se kishin arritur shpërhapjen e ftohtë në një eksperiment, ku një rryme elektrike shkarkohej në ujë deti nëpërmjet metalit palladium. Përgjigjia për pretendimet e Fleishmanit dhe Ponsit nga mediat dhe komuniteti shkencor ishte tejet i ngrohtë. Eksperimentet u lavdëruan si një

pikë kthese në shkencë, dhe për pak u mendua që nëpërmjet shpërhapjes së ftohtë energjia do të ishtë e lirë, e pastër, dhe e bollshme. Si u provua gabim: Ethet për shpërhapjen e ftohtë vdiqën pak nga pak, kur shkencëtarët e tjerë filluan ta kryenin eksperimentin. Shumica dështuan të kishin ndonjë përfundim të afërt, dhe pasi përfundimet në letër të Fleishmanit dhe Ponsit u panë nga afër, ata u akuzuan jo vetëm për mungesë etike shkencore, por edhe për shtrembërim të së vërtetës. Për shumë vite, ideja e shpërhapjes së ftohtë u bë sinonim i shkencës së mashtrimtë. Megjithë emrin e keq që i është ngjitur, shumë argumentojnë se ideja e shpërhapjes së ftohtë nuk ishte medoemos e gabuar. Në vitet e fundit, shkencëtarët edhe një herë kanë filluar të eksperimentojnë për mënyra të reja. Disa shkojnë deri aty sa të pretendojnë se kanë arritur përfundime të habitshme.

42 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

një prirje e tij për pikturën.


INTERVISTA

Erjona Topalli: Unë, shqiptarja e vetme në “Massachusetts Institute of Technology” Nga Dr.Hajro Limaj

Studimet në universitetin e 5-të më të mirë në botë, janë një ëndërr e bërë realitet për vajzën nga Elbasani Erjona Topalli, nxënëse në klasën e 12-të tek Kolegji Turk “Mehmet Akif”, është shqiptarja e vetme që është pranuar sivjet në universitetin me famë botërore “Massachusetts Institute of Technology”. E turpshme në dukje, por me karakter të fortë, e suksesshme por tepër modeste, Erjona na shpjegon me pak fjalë, por kuptimplota, realizimin e ëndrrës së saj më të madhe. “Të studiosh në MIT është një ëndërr e çdo nxënësi të suksesshcm në shkencat ekzakte”. Erjona ka lindur në Elbasan. Arsimimin fillor e ka kryer në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ndërsa arsimimin e mesëm e vazhdon tek Kolegji Turk i vajzave “Mehmet Akif”.

Ajo është një nga 150 nxënëset e huaja jo amerikane, dhe e vetmja shqiptare që është pranuar sivjet në “ M a s s a c h u s ett s I n st i t u te o f Technology”. “Massachusetts Institute of Technology” i njohur ndryshe si MIT, është një universitet privat kërkimor i vendosur në Kembrixh, Masaçusets, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. MIT është themeluar në vitin 1861. Në 60 vitet e fundit ka zgjeruar gamën e degëve që ofron përtej shkencave fizike dhe inxhinierive që kishte më parë, duke përfshirë edhe ekonomiksin, gjuhësinë, shkencat politike dhe ato të menaxhimit.

MIT renditet si universiteti i 5-të më i mirë në botë, porse për shkencat ekzakte dhe inxhinieritë është më i kërkuari. Në vitin 2011, ky universitet ka pranuar 1.742 nga 17.909 aplikantë, çka përbën vetëm 9.7 % të aplikuesve. Erjona na rrëfen më tepër rreth arritjes së saj dhe synimeve për të ardhmen. Si arritët të pranoheshit në MIT? Çfarë rrugësh ndoqët? Aplikimi për në MIT ka tri pjesë. Pjesa e parë përbëhet nga të dhënat biografike. Pjesa e dytë nga të dhënat që u lënë përzgjedhësve të kuptojnë karakterin e aplikantëve,

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

43


INTERVISTA

nëse ka kapacitetin e duhur për ta përfunduar atë shkollë etj. Pjesa e tretë nga të dhënat që tregojnë rezultatet e arritura në SAT, TOEFL dhe SAT-SUBJECT. Aplikimin e kam kryer online, teksa përveç të lartpërmendurave përzgjedhësit e MIT më kanë bërë edhe një intervistë nëpërmjet Skype-it. Me a n ë të kë s a j i n te r v i ste ata përpiqeshin të kuptonin sa më shumë rreth jetës, hobeve dhe karaktereve të aplikantëve. Në ç'degë do të studioni dhe si ju ka lindur dëshira për të? MIT më ofron mundësinë që në vitin e parë të marr vetëm disa lëndë dhe vendimin për të përzgjedhur degën që do ndjek, do më duhet ta marr në vitin e dytë. Përveç të tjerash më jep edhe mundësinë e diplomës së dyfishtë, mundësinë që të diplomohem paralel në dy degë. Dega ime parësore është matematika, ndërsa të dytën kam edhe pak kohë ta mendoj dhe të zgjedh mes ekonomiksit dhe shkencave kompjuterike. Dëshira për Matematikën është rritur bashkë me mua. Që prej klasës të tetë, unë jam pjesëmarrëse e rregullt në olimpiadat e matematikës, teksa në

vitin 2010 dhe 2011, pasi dola e para në rang kombëtar kam përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Matematikës. Në Olimpiadën e vitit 2011 u dekorova edhe me medalje nderi nga ky eveniment. Çfarë do të thotë për ju të studioni në universitetin e 5-të më të mirë në botë? Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Në olimpiadat botërore të matematikës ku kam marrë pjesë, MIT ishte përzgjedhja e parë e të gjithë studentëve dhe të gjithë flisnin rreth dëshirës për të studiuar atje. Tanimë kjo ëndërr u realizua, por në fakt tani fillon edhe puna më e madhe. Është absolutisht privilegj të jem një nga 150 studentët jo amerikanë të pranuar në këtë i n st i t u c i o n . S h p re s o j të d a l faqebardhë! Sa i rëndësishëm është roli i shkollës ku studioni aktualisht në suksesin tuaj? Këto suksese i kam arritur duke qenë nxënëse e kolegjit turk të vajzave “Mehmet Akif”. Roli i shkollës në përgjithësi e i mësuesve në veçanti është i padiskutueshëm. A do t'i kisha arritur këto suksese

44 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

edhe po mos të isha nxënëse në këtë kolegj? Nuk di të them, por nuk besoj se është rastësi fakti që në Olimpiadën Botërore të Matematikës që u mbajt në Kazakistan në vitin 2010, tre nga katër nxënësit që përfaqësonin Shqipërinë ishin nxënës nga kolegjet turke në vend. Përveçse mësuesit na qëndrojnë shumë pranë, dhe profesionalizmit e përkushtimit të treguar në mësimdhënie, diçka që më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë është fakti që të gjitha lëndët shkencore zhvillohen në gjuhën angleze. Në këtë mënyrë nuk e kam pasur aspak të vështirë me termat shkencore, qoftë në provimet ndërkombëtare që kam dhënë, qoftë edhe në intervistat e realizuara. Gjithashtu, shpresoj shumë që frytet e kësaj pune tre-vjeçare në kolegj unë t'i marr edhe gjatë kohës së studimeve të larta në MIT, ku përsëri gjithçka do të jetë në anglisht. Cilat janë planet tuaj për të ardhmen? Megjithëse është herët për të folur, a mendoni që pas studimeve të riktheheni në Shqipëri? Është pak herët për këtë. Kam gjëra tepër të rëndësishme më përpara, për të cilat duhet të mendoj, por nuk është se nuk e vras fare mendjen për këtë. Aktualisht në Shqipëri nuk vlerësohet diploma ndërkombëtare. Sikur të kthehem në Shqipëri me diplomën e “Masachustes Institute of Technology”, shumë do më pyesin çfarë është, ndërkohë që në SHBA i ke dyert e hapura gjithandej në momentin që paraqet një diplomë të tillë. Gjithsesi unë kam shpresa që gjerat po rregullohen në vendin tonë dhe që një ditë, në mos menjëherë pas studimeve, të paktën pas disa vitesh eksperiencë në SHBA, të rikthehem dhe të jap edhe unë kontributin tim në Shqipëri.


GJUHËSI

nga Prof. Asoc. Dr. Valter Memisha & Manjola Bregasi

PROBLEME TË DREJTSHKRIMIT TË SHKURTESAVE Emërtimet e shkurtuara janë bërë n j ë d u ku r i s h u m ë e n j o h u r veçanërisht në ditët e sotme. Nuk ka fushë të dijes njerëzore ku ato të mos shfaqen, madje shpesh edhe duke e kapërcyer masën. Ato janë realitete jo vetëm të ligjërimeve të ndryshme (sidomos në publicistikë a në median e shkruar), por edhe realitete leksikore e leksiko-grafike. Si parashtrim, duke iu referuar internetit, pohojmë se sot çdokush mund të ketë në përdorim një fjalor shkurtimesh (shkurtesash) me rreth 600.000 njësish, një shifër kjo marramendëse. Themi kështu se shkurtimi si proces dhe shkurtesat si rikrijime janë bërë sendërtime të një ekonomie gjuhësore të domosdoshme (sidomos në ligjërimin shkrimor), por edhe me probleme të mbartjes së informacionit. Ashtu si do të ndalemi më gjerë në faqet e punimit tonë, këto lloj njësish, për së shumti nuk

sendërtohen brenda një mjedisi gjuhësor, por gjatë përkthimeve (sidomos në gazetari, por edhe në internet) nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. Ato krijohen si realitete gjuhësore (leksikore) dhe shpesh realizohen edhe si lema të fjalorëve dy- a shumëgjuhësh. P.sh., edhe anglishtja që është shumë e pasur në këtë lloj njësish, ka shumë shkurtesa nga latinishtja, nga greqishtja e vjetër etj. Gjendja e këtij grupi shumë të madh njësish në gjuhën shqipe me çështje që lidhen me përmasat (sasinë), me dukuri të formimit, me dukuri të paraqitjes grafike, me dukuri të paradigmave të eptimit etj., është e kuptueshme. Kjo ka qenë edhe shtysa që ne të kalojmë në një punim të përmasave të tilla, duke mëtuar në perspektivën e afërme, së pari të përgatisim dhe të hedhim në përdorim një fjalor me 2.500 3.000 njësi të tilla. Nocioni i emërtimeve të

shkurtuara është shumë përfshirës. Ne jemi ndalur shkarazi në shumë lloje që shfaqen si të tilla, por objekt të drejtpërdrejtë të punimit tonë po bëjmë shkurtesat. Ato janë të njohura në komunikimin gjuhësor, shfaqen si pjesa qendrore e emërtimeve të shkurtuara dhe funksionojnë përgjithësisht si njësi leksikore si në gjuhën e folur, edhe në gjuhën e shkruar. Vitet e fundit ato janë shtuar shumë dhe, tashmë, formojnë një klasë të pasur. Arsyet e këtij procesi janë dy: - krijimi i emërtimeve të shkurtuara nga burimi i gjuhës shqipe. - marrja e tyre nga gjuhët e tjera, sidomos nga ato të Perëndimit. Vendi ynë ka marrë një zhvillim të paparë e të gjithanshëm, ai është i hapur ndaj shkencës, teknikës, artit, kulturës etj. të vendeve evropiane, duke synuar të përfshihet e të jetë

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

45


GJUHËSI pjesë organike e familjes evropiane, por duke ruajtur dhe fytyrën e vet, duke ruajtur atë çka është më dinjitetshme dhe më karakteristike për shqiptarët, veçanërisht gjuhën. Ashtu, si vendi, edhe kjo është e hapur. Në të kanë hyrë nga jashtë shumë emërtime të reja, herë si huazime gjuhësore, herë si huazime kulturore. Kjo ka ndodhur edhe me emërtimet e shkurtuara. Këto lloj njësish sot i ndesh kudo në organet e shtypit e në televizione, në tabela shitoresh apo në institucione, në parulla e në reklama të çfarëdoshme. Ato janë bërë shumë të pranishme, por mbartin edhe shumë probleme për përdorimin e tyre të saktë e të frytshëm, si edhe probleme që lidhen me procesin e krijimit të tyre. Menduam të ndalemi në këtë klasë emërtimesh, duke risjellë ato çka janë shkruar për të, por duke synuar të ndalemi më gjerë, në mënyrë më tërësore dhe duke thënë edhe fjalën tonë, për sa i lejon niveli ynë i vëzhgimit, i interpretimit dhe i vlerësimit. *** Puna me shkurtesat nxori edhe për ne një varg problemesh e p i kë p y e t j e s h q ë l i d h e n m e drejtshkrimin e tyre. Natyrisht ne ju drejtuam “Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe” si një vepër normative për t'u referuar edhe për t'u konsultuar për paqartësitë që kishim lidhur me këtë dukuri. 1. Problemi i përdorimit të shkronjës së madhe në emërtimet e shteteve, të partive, të organizatave, të institucioneve etj., mund të themi se është zgjidhur pak a shumë. Madje mund të themi se shkronja e madhe është përgjithësuar pothuajse për të gjitha shkurtesat, ndërkohë që shkurtimet vazhdojnë të shkruhen me shkronja të vogla. Megjithatë ka vend për diskutim. Shqipja ka në përdorim shkronja dyshe. Në parathënien e Fjalorit të gjuhës shqipe (2006), shkronjat

dyshe në shkurtesat përdoren vetëm me shkronjën nistore të madhe. P.sh. PKKZh (Projekti Kombëtar për Zhvillim), FGjSSh (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe) etj. 2. Në drejtshkrimin e gjuhës shqipe thuhet se shkurtesat duhen shkruar pa pikë midis e pas tyre, megjithatë ky është një rregull që thyhet jo rrallë ndoshta edhe nga ndikimi i shkurtimeve pas të cilave vihet pikë. P.sh. gjejmë në shtyp e madje edhe në Fjalorin italisht-shqip shkurtesa të paraqitura në këtë mënyrë: O.K.B. (Organizata e Kombete të Bashkuara) N.A.T.O. (North Atlantic Treaty Organisation), R.A.I. (Radio Audizioni Italiane Radio Dëgjimet Italiane), T.Ch. (Top Chanel) etj. P. Qesku pranon se prirja e sotme është drejt reduktimit të pikës në shkurtesa, megjithëse pranohen edhe përdorimet e saj. Lidhur me këtë dukuri ne mbështesim edhe mendimin e Drita Garucit që përdorimi i këtyre shkurtesave pa pikë jep një kuptim më të plotë të tyre dhe është mënyrë më e lehtë përdorimi. 3. Këto pohime nuk duhet t'i marrim si të pandryshueshme, pasi ne jemi për përdorimin e pikës në ato raste kur ajo mënjanon homoniminë qoftë në shkurtime e qoftë në shkurtesa. Në Fjalorin e gjuhësisë, të filologjisë, të metrikës e të retorikës thuhet se për të eleminuar dykuptimësinë që mund të lindë në ko m u n i k i m n ga p ë rd o r i m i i shkurtesave duhet t'i referohemi kontekstit: Nëse jemi duke folur për D. Aligerin, D. C. do të jetë “Divina Commedia” (Komedia Hyjnore) dhe nëse jemi duke folur për politikë do të kishim të bënim me “Demokracia Christiana” (Demokracia Kristiane) . Ne jemi për mospërdorimin e pikës pas çdo shkronje nistore a pas çdo rrokjeje nistore në një shkurtesë. Sigurisht konteksti është treguesi kryesor në të tilla raste por

46 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

pika mund t'i diferencojë këto shkurtesa a shkurtime edhe nga pikëpamja grafike. Raste të homonimisë në gjuhën shqipe përmendim: KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe KLSH (Komisia L e t r a r e e S h ko d r ë s ) ; T V S H (Televizioni Shqiptar) dhe TVSH (Tatim mbi Vlerën e Shtuar); DPSHP (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor) dhe DPSHP (Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetit Publik); ISP (Instituti i Studimeve Pedagogjike); ISP (Instituti i Studimeve Pediatrike) dhe ISP (Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve) etj. 4. Shkurtesat janë zakonisht njësi emërore, dhe si të tilla ato duhet t'u nënshtrohen paradigmave të lakimit ashti se edhe emrat. Por shumë shpesh kjo kërkesë normative morfologjike nuk zbatohet. Me të drejtë Engjëll Angoni shtron problemin e mospërdorimit të mbaresave rasore për disa shkurtesa (ai në fakt i quan shkurtime) që në veprat tona normative këshillohet të përdoren si fjalë të lakueshme. Mediat në ditët e sotme përdorin shumë shkurtesa, por përdorimi i tyre rasor në funksione të ndryshme ka shumë mangësi. Kjo është problem sidomos te mediat elektronike të cilat në sipërfaqen e vogël të ekranit synojnë të japin sa më tepër informacion. Pë rd o r i m e të ga b u a ra p a mbaresa rasore ndeshen gati në çdo shkrim. Të rrallë janë gazetarët dhe korrektorët gjuhësorë që shkruajnë me saktësi. P.sh., Sot Berisha mbledh krerët PD nëpër rrethe (Neës 24 03.05.03). Në këto pikërëndesa LDK dhe Rugova i fituan zgjedhjet. (Shekulli 21.11.2001). KESH i ndërpret dritat Juglindjes. (Panorama 12.12.2002). Tenderi do të zhvillohet në zyrat e F.ZH.SH. në Tiranë (Korrieri 08.11.2001). Deputeti i PS incident me policin rrugor (Shekulli 3 maj 2003). Grupi do të analizojë gjithë


GJUHËSI

dokumentacionin mjekësor për të dhënë një mendim përfundimtar mbi atë që ka ndodhur”- tha për “Shekullin” kryetari i UKMSH Din Abazaj. (Shekulli 3 maj 2003), KESH njofton për 4 orë errësirë në gjithë vendin (Shqip, 17 prill 2007). U forcua kontrolli politik i komunistëve mbi repartet ushtarake, ushtria u bë gjithnjë e më shumë e ideologjizuar, vegël e PKSH. (Shqip, 17 prill 2007). KKRT: S'ka fakte për media mafian (Shekulli, 11 prill 2007). Në të përfshihen prioritetet për vitin 2007 i shpallur nga MTKRS, si viti i Turizmit Kulturor. (Shekulli, 11 prill 2007). etj. Shkurtesat kanë një përdorim të madh në gjuhën shqipe që i lejon ato të lakohen dhe i lejojnë lexuesit t'i perceptojë emërtimet e pathjeshta a togfjalëshore edhe përmes emërtimeve të shkurtuara. Edhe nëse do të flitej për shkurtesa pak të njohura, prapëseprapë nuk mund të pranohej paraqitja pa mbaresa lakimi. Në një përdorim binar

emërtim i plotë / shkurtesë, kur shkurtesa futet në kllapa (në rolin e një “ndajshtimi sqarues”), mund të mos vendosen mbaresat rasore, por kjo dukuri nuk ndodh në shtypin tonë, ose ndodh aq rrallë sa nuk qëmtohen dot si shembuj. 5. Sigurisht në mediat shqiptare nuk gjen vetëm probleme morfologjike e drejtshkrimore që lidhen me shkurtesat, por dhe probleme sintaksore e leksikore, të cilat duhet të shmangen sa më tepër dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. a. Dukuri të formave sintaksore, p.sh., në përdorime të tilla, si Nano FRESH-it: “Vrulli juaj nxit reformat”; S H B A - t ë p r e s i n kë r ke s ë n e Shqipërisë në shkëmbim të kësaj firme. (Shekulli 3 maj 2003) etj. kemi gabime gramatikore që lidhen me përshtatjen në numër. Fjalia e parë ka mospërputhje të numrit të kundrinorit me pronorin përkatës, sepse këtu kundrinori

FRESH-it është gramatikisht në njëjës, kurse pronori juaj del në shumës. Te fjalia e dytë kemi një gabim konceptor: përdoruesi ngatërron emërtimin e plotë Shtetet e b a s h k u a ra t ë A m e r i kë s , q ë nënkupton një shtet me 50 shtete, me shkurtesën SHBA, që gjallon si njësi më vete, me kategoritë gramatikore të një njësie të mëvetësishme. Zakonisht emëroren e shkurtesës SHBA e kemi parë SHBA-ja dhe ky është përdorimi normativ i shqipes dhe i anglishtes. Në fjalinë e dytë është përdorur shumësi SHBA-të që nuk është normativ, pasi edhe në burimin e vet në anglishte kjo shkurtesë nuk ka mbaresa rasore të shumësit të formës USA-s. Përdorimi i saktë do të kishte qenë: Nano, anëtarëve të FRESH-it: “Vrulli juaj nxit reformat”; SHBA-ja pret kërkesën e Shqipërisë në shkëmbim të kësaj firme. (Shekulli 3 maj 2003). b. Dukuri të saktësisë leksikogramatikore. I kemi mëshuar faktit se zakonisht shkurtesat dalin me vlerë emërore. Por shpesh publicistë të medis së shkruar në gazeta a në titrat e ekraneve televizive përdorin emra s i m b i e m ra . Pa s a k t ë s i a b i e menjëherë në sy nëse ne e lexojmë emërtimin e shkurtuar (shkurtesën) të plotë. Kështu në thëniet 136 ushtarë USA të vrarë në Irak (News 24). Ushtria USA lë Arabinë Saudite së pari është përdorur pa vend shkurtesa në anglisht USA kur shqipja ka shkurtesën e vet SHBA. Por (USA) është emër dhe jo mbiemër, prandaj në këto fjali nuk duhen lejuar përdorimet e shkurtesave. Përdorimi i saktë do të ishte: 136 ushtarë amerikanë të vrarë në Irak. Ushtria amerikane lë Arabinë Saudite. Përdorime të tilla e largojnë gjuhën e mediave nga trajta normative në një kohë kur media duhet të bëhet burim i përhapjes së shqipes standarde.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

47


SHËNDETI

Mjekët japin alarmin se pesha e tyre krijon probleme në zhvillimin muskolo-skeletik

Çanta e shkollës, barra e përditshme e fëmijëve Fëmijë të kërrusur me çanta që janë më të mëdha se trupi i tyre. Prindër ose gjyshër me çanta në krahë, që shkojnë deri tek dera e shkollës, për të shkurtuar në maksimum kohën e mbajtjes në supe të çantës së shkollës nga vogëlushët … Kjo është panorama që shikon çdo mëngjes pranë oborreve të shkollave 9-vjeçare. Pesha e librave, çantave dhe mjeteve mësimore që marrin çdo ditë, shndërrohet në një barrë të vërtetë për vogëlushët. Prindërit a n ko h e n s e ç a n t a t b ë h e n gjithmonë e më të rënda, ndërkohë që mjekët japin alarmin

që pesha e papërshtatshme e tyre, rrezikon të shfaqë probleme serioze në zhvillimin normal të fëmijëve. Pesha e librave Përmirësimi i cilësisë së letrës së teksteve shkollore pas viteve '90,është shoqëruar me shtimin e peshës së tyre. Por Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka kushtuar m ë s h u m ë vë m e n d j e a n ë s didaktike dhe pak asaj çka mund të sjelli pesha e tyre. Duke qenë se librat kanë pasur një sërë problemesh për nga programi dhe formulimi, pesha e tyre është lënë

48 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

në stad të dytë. Por, ndërsa programi ndikon në formimin mendor të fëmijëve, pesha ndikon në formimin fizik të fëmijës. Mjekët hedhin alarmin se mbi shpinën e një fëmijë 6-10 vjeç nuk duhet të rëndojnë kurrsesi 15-20 kilogramë sa peshon një çantë. Këtij alarmi, por edhe shqetësimeve të fëmijëve i përgjigjen me një rrugë të shkurtër prindërit, duke i ngarkuar mbi shpinën e tyre çantat e shkollës së fëmijëve. Rutina e së përditshmes ka bërë që edhe ata vetë ta harrojnë këtë detaj, ndaj nuk e diskutojnë në këshillin e shkollës.


SHËNDETI

Këshilla Për të shmangur problemet që mund të shkaktojë çanta e rëndë, jepen disa këshilla të thjeshta.

Mjekët Mjekët ortopedë lëshojnë alarmin se transporti i ngarkesave të rënda në mënyrë të përditshme, mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve muskuloskeletike, që mund të shfaqen me dhimbje e shpinës deri tek ajo mbrapa qafës, sidomos në rastet kur fëmija është i dobët. Pasojat e një çante të rëndë në kurrizin e një fëmije mund të shfaqin probleme edhe kur ai të rritet. Një prej mjekëve ortopedë të spitalit ushtarak në Tiranë na sqaron se pesha e rëndë e çantës ndikon, që fëmija të ndiejë lodhje dhe çrregullime të tjera shëndetësore. Sipas tij, kockat e një fëmije janë në formim e sipër dhe çdo lloj mbingarkese sjell çrregullim. Çantat e shkollës, nëse kanë një peshë të rëndë, krijojnë shtypje të vertebrave dhe kjo ndikon direkt në deformimin e

shtyllës kurrizore.”Pozicioni i qafës përpara, tipike e rasteve kur mban një peshë në shpinë, favorizon kontraktimet muskulare. Një çantë shkolle e rëndë, e mbajtur për një kohë të gjatë nga dikush që nuk ka arritur zhvillimin muskulor, mund të shndërrohet në faktor risku për shfaqjen e problemeve me vertebrat ”,- sqaron mjeku specialist. Sipas tij pesha që një fëmijë mund të mbajë varion sipas moshës. Kështu një fëmijë 6 apo 7 vjeç nuk mund të mbajë një peshë mbi 10 kg. Sipas r e ko m a n d i m i t t ë m j e k u t , ngarkesa e një fëmije duhet të jetë në bazë të grupmoshave. Gjithashtu, edhe ngarkesa mësimore duhet të jetë e kontrolluar, ashtu si edhe ngarkesa fizike e tyre, pasi çdo lloj mbingarkese është e dëmshme.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

49

1) Mos e mbani çantën vetëm në njërin krah. 2) Përpiquni të mos e mbani çantën më shumë se 15 minuta në shpinë. 3) Nëse keni rrugë të gjatë, hiqeni çantën herë pas here nga shpina dhe mbaheni në dorë për pak minuta. 4) Mos vraponi kurrë me çantën në shpinë. 5) Mos e mbingarkoni çantën, merrni vetëm librat dhe mjetet mësimore më të domosdoshme. 6) Qëndroni drejt kur uleni në bankën e shkollës apo në tryezën ku përgatitni mësimet në shtëpi.


KURIOZITETE

Kur postimet në facebook, të kushtojnë vendin e punës Raste të ndryshme, në vende të ndryshme që janë ndëshkuar pikërisht për shkak të zbulimit në rrjetet sociale

Askujt nga ne nuk i shkon ndërmend, se ajo që shkruajmë pa të keq në Facebook apo Twitter mund të na kushtojë shtrenjtë duke humbur punën që kemi. Ka ndodhur jo rrallëherë në vende të ndryshme që punëtorët shkruajnë për ato që urrejnë në ko m p a n i të ku p u n o j n ë . Fotot, videot apo mesazhet e

postuara në këto rrjete sociale u kanë kushtuar punën, por kjo është me pakta, ka patur edhe ndjekje ligjore apo burgim. Për hir të një shakaje punëtorët e Domino's Pizza në USA, u pushuan nga puna. Ata postuan në youtube një video ku tregonin se para se të hidhin fetat e djathit në pizza e vendosnin atë në hundë. Një

50 Nr.3 (42) Maj/Qer 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

copë sallami që ishte përdorur më parë si letër higjenike, ishte vënë në pizza. Nuk mund të thuhet që kjo ishte një ide e zgjuar prej tyre, pasi me t'u postuar video, shefi u inatos aq shumë sa i pushoi të gjithë nga puna. Po kështu holandezi J. M. iu desh të kthente një shumë të madhe parash të përfituara me


KURIOZITETE Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit 2010. Ajo shkroi në Twitter se ishte mërzitur për vdekjen e Ayatollah Mohammed Hussein Fadlallah. Ajo e cilësonte Hezbollahun një gjigand të cilin e respektonte. Menjëherë pas kësaj deklarate rrjeti televiziv CNN argumentoi se kredibiliteti i kësaj gazetareje ishte kompromentuar nga Twitter duke e larguar atë nga puna. E drejta e fjalës. Avokatët holandezë raportojnë se po vihet re një tendencë në rritje e çështjeve që lidhen pikërisht me postimet në këto rrjete sociale. Por çështja nuk është kaq e thjeshte. Avokatja holandeze Mariska Aantjes thotë se autoritetet mund të përdorin këto lloj burimesh për të hetuar pasi ato gjenden në një rrjet publik. Sipas saj kjo nuk mohon të drejtën e fjalës. Ndërsa për avokaten tjetër Milica Antic kjo çështje është e komplikuar. Ajo bëson se kompanitë e sigurimeve të cilat bëjnë kërkime në faqet e Facebook për klientët e tyre, thyejnë në këtë mënyrë ligjin që ka të bëjëë më privatësinë. Sipas saj deklaratat e bëra në FB nuk janë e njëjta gjë siç ndodh me postimet që mbajnë emrin "blog". Këto të fundit shkruhen më qëllimin për tu publikuar. Një gjë është e sigurtë: nga dita në ditë rrjetet sociale po tërheqin rreth tyre miliona njerëz, kjo tregon që edhe aksidentet online nuk do të jenë të pakta. Marrë nga radio Holanda

www.facebook.com/edainstitute

pa të drejtë. Ai pretendonte se vuante nga paaftësi fizike, ndërsa dikush poston foton e tij në rrjetin Hyves teksa ai po merrte pjesë në garat e ciklizmit në alpet e Francës. Hetuesit më pas gjetën se ai kishte marrë pjesë edhe në shumë gara të tjera çiklistike. Një ateist që punonte në qeverinë indoneziane, Alexander Aan, shkroi në faqen e tij të FB se Zoti nuk ekziston. Pas këtij postimi ai shpëtoi për mrekulli, pasi u rrah në mënyrë brutale nga një turmë e madhe njerëzish të irrituar. Ai rrezikon largimin nga puna si dhe 5 vjet burg, pasi ateizmi është kundër kushtetutës indoneziane. Po të njëjtin fat pati edhe një student në Egjipt, pasi fyen profetin Muhamet në Facebook. Ai i mohon të këtë bërë të tilla postime, por shumë besimtarë muslimanë ia behën në shtëpinë e tij. Studenti tashmë është dënuar me burg. Një deklaratë e bërë në rrjetin Twitter i kushtoi vendin e punës një oficereje në policinë holandeze. Pasi gjen dy trupa të vdekur në një shtëpi, ajo shkruan në Twitter se në lagjen e saj mund të flitet për dhunë në familje. Më vonë rezultoi se çështja kishte të bënte me një h elm im n ga m o n o ks id i i karbonit. Pas kësaj ngjarjeje ajo u kalua në çështjet administrative të policisë për t'u transferuar më pas. Nuk është i largët rasti kur Octavia Nasrc që punonte për rrjetin CNN, humbi punën e saj prej 20 vjetësh si gazetare.

Nr.3 (42) Maj /Qer Edukimi drejt së ardhmes

51



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.