Issuu on Google+

BOTIM I INSTITUTIT “EDUKIMI DREJT SË ARDHMES” Viti IX i botimit. Nr. 2 (42) 2013 E përdymuajshme, Arsimore, Edukative, Pedagogjike, Kulturore

0 0 3 KË LE

RO

2.5

EU

SO

KO

Rrugëtim në asgjë nga Bexhet Arbana

Ja pse ndjenjat dhe përjetimet i ndaj me lexuesit Albatros Rexhaj Eni Çobani: Ndryshimet që ka pësuar familja shqiptare Vijnë çastet kur edhe politikanët do t'i shohin dobësitë Nga Ymer Halimi

Aktiviteti fizik dhe roli i tij në jetëgjatësinë e njeriut ArtanElKryeziu NgaNga Hueyda Saied

Nga kurrikula me bazë përmbajtjen te Qasjet me bazë kompetencën

Nga Prof. Asc. Dr. Pëllumb Karameta


Mirësevini në revistën

EDUKIMI Stela Bregasi

Mirëseardhje

Përsëri erdhi 7 Marsi… 7 Marsi është padyshim një datë historike për çdo shqipfolës, sepse shënoi finalizimin e një pune të gjatë, të bërë me shumë dashuri nga paraardhësit tanë atdhetarë, që në përpjekje për të mos u asimiluar, si një vlerë të padiskutueshme kombëtare ruajtën gjuhën dhe çelën në Korçë shkollën e parë laike, 126 vite më parë. Është kjo data, të cilën ne gjerësisht e përkujtojmë si dita e mësuesit, ku mes lulesh e dhuratash, përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të falënderuar ata që na japin dije e na mësojnë se si të bëhemi më të mirë. I kthyer tashmë në një traditë, që lidhet më shumë me mësuesin se sa me shkollën, 7 Marsit i është zbehur shkëlqimi i një date historike, për të mbetur thjesht “si festa e mësuesit”. Madje, edhe lulet e dhuruara, nuk mjaftojnë për t'i dhënë dritën e duhur festës. Nëse të parët tanë luftuan për shkronjat shqipe, duket se ne sot nuk po dimë t'i ruajmë ato. Keqpërdorimi i gjuhës, dëmtimi që po i bëhet i asaj, nuk e përligj stafetën që brezat duhet t'i kalojnë njëri-tjetrit. Le të mos flasim pastaj për mungesën e shkollave, të mësuesve të kualifikuar, për problemet në didaktikë apo në vetë procesin e mësimdhënies. Por, pavarësisht problemeve që arsimi vazhdon të ketë në Shqipëri, pavarësisht shkollave të vjetra apo të munguara, pavarësisht kilometrave që u duhet të përshkojnë fëmijët e fshtarave derisa të mbërrijnë në shkollë, duket se në Shqipëri vazhdon të ketë dëshirë për të mësuar. Dhe për sa kohë kjo dëshirë do te jetë shumë më e fortë se mungesa, 7 Marsi do të vijë përsëri. Deri atëherë të gjithë kemi kohë të mendojmë, të reflektojmë dhe të bëjmë aq sa mundemi, që 7 Marsi vërtet të jetë një festë.


Këtë numër Vi t i . 9 • N o . 4 2 • M a r s / P r i l l 1 3

ANALIZË Nga kurrikula me bazë përmbajtjen te Qasjet me bazë kompetencën INTERVISTA Albatros Rexhaj : Ja pse ndjenjat dhe përjetimet i ndaj me lexuesit INTERVISTA Eni Çobani: Ndryshimet që ka pësuar familja shqiptare REFLEKTIME Rrugëtim në asgjë

Botim i Institutit “Eda”

ANALIZE Vijnë çastet kur edhe politikanët do t'i shohin dobësitë

Drejtor ekzekutiv: Bexhet Arbana

HISTORI Kanuni i Lekë Dukagjinit

Bordi konsultativ: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. As. Dr. Jetmir Aliçkaj Hajro Limaj, Publicist, Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar Stavri Trako, pedagog, publicist

BOTA Midis Ankarasë dhe Tiranës

Design: “Ergys Temali” Tel: +355 69 23 87547

SPORT Aktiviteti fizik dhe roli i tij në jetëagjatësinë e njeriut PUBLICISTIKË Publicistikë moderne, në kërkim të së vërtetës

Adresa: Rr. “Naim Frashëri”, Nr. 8, Tiranë - Shqipëri Tel: +355 4 2270 173 Tel&Fax: +355 4 2233 001 bexharb@yahoo.com arsimisotneser@gmail.com www.edainstitute.com Revista shpërndahet edhe në Kosovë dhe Maqedoni

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

3


ANALIZË

Nga kurrikula me bazë përmbajtjen te Qasjet me bazë kompetencën

Nga Prof. Asc. Dr. Pëllumb Karameta

Prezantimi paraqet përfundimet e studimit me objekt draftin e kornizës kurrikulare të arsimit parauniversitar. Gjetjet nga kërkimi, komentet dhe përfundimet parashtrohen në katër seksione të ndërlidhur. Në seksionin e parë, paraqitet kuadri i konceptimit, i cili, gjithë sa ndodh në orën e mësimit, e sheh në kontekstin e lidhjeve të elementëve kurrikularë me filozofitë arsimore gjegjëse. Seksioni i dytë ofron një përmbledhje të përfundimeve kryesore që rezultuan nga studimi i draftit të kornizës së kurrikulës së arsimit para4

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

universitar. Seksioni i tretë përmbledh veçoritë e hipotezave kryesore epistemologjike, ku theksohet që, edhe pse kurrikula e re nuk mbështetet mbi një qasje teorike të veçantë, ajo duhet të tërheqë ide nga disa të tilla, që ndajnë kuptimin se nxënësit janë arkitektët dhe aktorët kryesorë të ndërtimit njohurive të reja dhe të kompetencave të tyre. Jetërsimi i këtij kuptimi në praktikë lidhet me kuptimet e reja rreth “kurrikulës” dhe “kompetencës”. Seksioni i fundit përmbledh gjetjet dhe përfundimet që lidhen me këto dy kuptime.


ANALIZË Termat themelorë Bihejviorizmi, konstruktivizmi; kurrikula; kompetenca; kurrikula me bazë përmbajtjen; kurrikula me bazë kompetencën. A. Pikënisja - Kuadri i konceptimit Konceptimi i reformës tonë kurrikulare dhe produktet e saj (dokumentacioni kurrikular i gjimnazit, drafti i kornizës kurrikulare të arsimit para-universitar etj.), përfshijnë elementë të rinj (aftësitë ndërkurrikulare, temat ndërlëndore etj.). Në këto kushte, ne formuluam pyetjen: A i plotëson, kurrikula që propozohet, kërkesat për funksionimin e sistemit në funksion të formimit të tipareve themelore të nxënësve? Kërkimin e përgjigjes e mbështetëm në kuadrin e konceptimit (Tab. 1). Ne e analizuam draftin e

kornizës kurrikulare të arsimit p a ra u n i ve rs i ta r, n ë va rë s i të karakteristikave të dy qasjeve (që frymëzohen nga koncepte filozofike të dallueshme) dhe të rrjeteve konceptuese të kuptimeve “kurrikula” dhe “kompetenca”. Në këtë kontekst, ky material synon të nxitë diskutimin rreth veçorive të zhvendosjes drejt asaj kurrikule që krijon kushtet ku personat njohin, bëjnë si duhet dhe provojnë përse e bënë. Ne mbajmë parasysh se disa nga veçoritë e paraqitura në kolonat e kuadrit konceptues nuk janë thjesht alternativa të njëra tjetrës, por polet e zhvendosjes. Në praktikë, ndryshimet kurrikulare paraqesin kombinime të këtyre karakteristikave ose baraspeshën ndërmjet poleve. Kështu, p.sh., roli i mësuesit mbetet kryesor, pavarësisht nga lloji i qasjes që zbatohet në procesin mësimor.

Tab. 1. Kuadri i konceptimit – Zhvendosja në paradigmë

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

5


ANALIZË B. Kurrikula e re – Nevoja për të kuptuar më thellë Kuadri i konceptimit (tab. 1) u përdor për studimin e draftit të kornizës kurrikulare (Karameta, P & Guri, M., 2012). Bazuar në gjetjet e kërkimit tonë, konstatojmë që, edhe pse ligji arsimor vendos nevojat e nxënësit në qendër, ndihmon zgjedhjet vetjake, bazon kurrikulën në kompetenca dhe i kushton rëndësi kurrikulës shkollore, drafti i KKAP nuk plotëson sa e si duhet kërkesat e një dokumenti politik arsimor që siguron përmirësimin e cilësisë së sistemit të arsimit parauniversitar, në kontekstin e kalimit te kurrikula që bazohet në kompetenca. a) M o d e l i i k u r r i k u l a r i përzgjedhur bën që organizimi i kurrikulës të parashtrojë një konceptim të ri, ndryshe nga i mëparshmi. Ai parashikon fushat e gjera kurrikulare, temat ndërkurrikulare, lëndët me zgjedhje. Përfshirja e këtyre elementëve në strukturën e përmbajtjes së kurrikulës forcon pozitën e nxënësit në proces, çka padyshim është arritje. b) N d ë r k a q , “ o b j e k t i v a t qëndrojnë në vendin e parë në h i e ra r k i n ë e e l e m e n te v e të kurrikulës. Ato shërbejnë si guida për të planifikuar kurrikulën. Përmbajtja, metodologjia dhe vlerësimi në

6

kurrikulën e bazuar në objektiva të nxënies, përcaktohen gjithnjë duke marrë në konsideratë këta objektiva” IZhA (2011). Kur modeli thekson, njëherazi, përmbajtjet disiplinore të pakontekstualizuara dhe rolin qendror të personit, në kurrikul do të bashkëjetojnë bihejviorizmi me konstruktivizmin. Kjo dobëson njëjtësinë e orientimeve kurrikulare. c) Drafti nuk siguron lidhjen e filozofisë arsimore me programet dhe strategjitë e nxënies që vendosin nxënësin në qendër, lidhje që e sheh formimin e tipareve themelore të nxënësve si efekt të ndërtimit të njohurive dhe kompetencave (trajtim i plotë i situatës, bazuar në njohuri, shkathtësi e shprehi, vlera dhe qëndrime etj.). d) Edhe pse është kërkesë e ligjit nr. 69/2012 (kurrikula të hartohet dhe zbatohet në bazë të ko m p ete n cave t h e m e l o re të nxënësve - neni 4/3), drafti nuk ko n s id ero n ro lin b o s hto r të ko m p ete n c ë s n ë h a r t i m i n e kurrikulës. Kjo ka krijuar paqartësitë rreth vizionit arsimor dhe sistemit të vlerave e qëndrimeve, çka zbeh fokusimin e kurrikulës në tiparet themelore të formimit të nxënësit. e) K u p t i m i t r a d i c i o n a l i “kurrikulës” si tërësi e dokumentacionit (plani, programeve lëndorë etj.) dhe veprimtarive të nxënies është i ngushtë dhe nuk

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

pasqyron raportin mes kurrikulës dhe programeve të studimit, si raport mes të tërës dhe pjesëve. Kurrikula, përveç se i përfshin programet, i karakterizon dhe i orienton ata. Kuptimi tradicional i kurrikulës mund të bëjë që reforma e kurrikulës të reduktohet në rishkrimin e thjeshtëzuar të dokumentacionit kurrikular. f) Disa prej parimeve për hartimin e kurrikulës janë të panevojshëm ose të nënkuptuar. Ata d u h e n r i k o n c e p t u a r, q ë t ë ndihmohen hartuesit e programeve dhe shkollat për hartimin, zbatimin dhe rishqyrtimin e kurrikulave të tyre. g) J a n ë t ë m j a f t u e s h ë m argumentet që bindin për përdorimin e termit “kompetencë themelore”, në vend të termit “aftësi ndërkurrikulare”. Theksi mbi aftësitë është theks kryesisht mbi përbërësit e sferës kognitive të personalitetit. Vlerat dhe qëndrimet ndërtohen nga nxënësit, duke integruar përbërësit e sferave kognitive, afektive dhe kontative. h) Këto kufizime cenojnë dhe atributet e ringjalljes pedagogjike që synon reforma e kurrikulës. Disa prej orientimeve për nxënien efektive, paraqitur në draft janë të panevojshëm, disa të tjerë të tejkaluar tashmë. i) Drafti ka zëvendësuar përshkrimin e përgjithësuar të atributeve të sistemit të vlerësimit, me një grup konsideratash të përgjithshme moralizuese rreth procesit, në një kohë kur kuptimet e reja rreth kurrikulës dhe kompetencës kanë revolucionarizuar edhe përbërësit e procesit të vlerësimit të arritjeve. j) Drafti i KKAP, edhe pse konsideron prirjet decentralizuese në sistemin arsimor dhe përfshin parimin e decentralizimit tek parimet që orientojnë marrjen e vendimeve kurrikulare, nuk ofron asnjë


ANALIZË i n fo r m a c i o n p ë r h a r t i m i n e kurrikulës shkollore. k) Në draftin e KKAP nuk ka asnjë informacion për realizmit të udhëzimeve operuese për zbatimin e kurrikulës në nivelet e sistemit arsimor. l) Mungesa e një teorie kurrikulare e njehsuar në nivel ko m b ëta r ( p ë r fs h i rë f j a l o r i n profesional) mund të jetë shkaku pse në draft ndeshen formulime që nuk e shprehin qartë ose saktë mesazhin. Njëherazi, këto përfundime tregojnë se hartimi i një kornize kurrikulare efikase duhet të marrë më mirë parasysh: · lidhjen dialektike ndërmjet filozofisë së re arsimore dhe elementëve kurrikularë; · dallimet ndërmjet teorive dhe praktikave për hartimin dhe zbatimin e kurrikulës me bazë kompetencën – rindërtimi i modelit kurrikular, zhvillimi i qëllimeve të reja arsimore, rinovimi i brendisë së nxënies; · kuptime bashkëkohore rreth rolit të nxënësit, nxënies, dijes (përmbajtjeve lëndore), njohurisë dhe situatave të nxënies. C. Bihejviorizmi vs konstruktivizmit – Nga vijmë, ku shkojmë? 1. “Për një kohë të gjatë nxënia e njeriut u hulumtua dhe shpjegua, duke përdorur modele shkencore pozitiviste, sidomos psikologjinë eksperimentale bihejvioriste, si një ndryshim determinist, i dukshëm nga jashtë” (Pinar & kolegët, 1995). Një edukator bihejviorist beson se ekziston një realitet i vërtetë dhe korrekt, që mund të njihet nëpërmjet metodave shkencore. Nga studimi i botës, mund të identifikohen struktura dhe njësitë përbërëse, vetitë dhe lidhjet e tyre. Këto mund t'i paraqesim, më pas, me ndihmën e modeleve teorike dhe simboleve abstraktë dhe t'i ngulitim në mendjen e personave (fëmijë,

nxënës, student) gjatë mësimit. Ndaj, nxënia duhet planifikuar, që dija objektive të mbartet me efekt në mendjet e personave. Në modelin linear teknicist bihejviorist, “nxënia është përftimi i përgjigjeve të sakta, ndërsa mësimi është përsëritja dhe përforcimi që ndihmojnë personat të nxënë dhe zhvillohen” (Karameta, 2011). Ky konceptim ka bërë që “në veprimtaritë e nxënies të 'mbretërojë' lënda, ndërsa programet dhe procesi i nxënies të konkretizojnë kërkesat e pedagogjive që frymëzohen nga bihejviorizmi dhe të theksojnë organizimin hierarkik të përmbajtjeve disiplinore të pakontekstualizuara (veprimet me thyesa, format gjeometrike, rregullat e sintaksës etj.), që, të copëzuara, nuk lejojnë të kuptohet tabloja e madhe (Karameta, 2011). Për pedagogjitë që i referohen bihejviorizmit: Pikënisja: Janë përmbajtjet disiplinore, të zbërthyera në mikrotema dhe të organizuara njëra pas tjetrës. Procesi: Nxënësit qëndrojnë pasivë dhe riprodhojnë përmbajtjet e pakontekstualizuara të lëndëve të veçanta, përgjithësisht pa lidhje me përvojat e mëparshme, të transmetuara nga mësues të veçantë. Natyra e përmbajtjes: Përmbajtje një disiplinore e pakontekstualizuar. Rezultatet: Përmbajtje të transmetuara nga mësuesit dhe të riprodhuara nga nxënësit. Ndikimi i pritshëm: Trajtimi i përmbajtjeve (dijeve) të kodifikuara në programe nga nxënësit, në fundin e shkollimit. Referenca epistemologjike: Bihejviorizmi. Konstatohet se shkollat, në përpjekje për të siguruar arsim

cilësor për të gjithë, nuk po shkëputen dot nga “darët ” e bihejviorizmit dhe nga modelet pedagogjike të frymëzuar prej tij. 2. “Bota e arsimit, në këtë dekadë të fundit, po përshtat referencën te konstruktivizmi në dokumentet e saj zyrtare. Sipas këtyre teksteve, konstruktivizmi duhet të udhëzojë veprimin pedagogjik të mësuesve dhe programet e studimit që priten të hartohen” Jonnaert, Ph. (2006). “Në këndshikimin epistemologjik, konstruktivizmi është [...] filtri mes të cilit ai studion botën dhe përzgjedh atë që i intereson. Konstruktivizmi, më shumë se korrent pedagogjik, është kuadër i përgjithshëm referimi. Si i tillë, ai bashkërendon koncepte dhe kategori që drejtojnë mendimin dhe veprimin e personit, kur ky interesohet për çështjet që lidhen me ndërtimin e njohurive” (Ph. Jonnaert dhe D. Masciotra, 2004). Kështu, konstruktivizmi interesohet për mënyrën si ndërtohen njohuritë nga personat. Për konstruktivistët, njohuria nuk ndodhet, as në objektin e njohjes, as te personi që njeh. Ajo ndërtohet nga personi, përmes veprimeve, përvojave dhe projekteve që ndërmerr për të njohur. Njohuria është ndërtim i vetë personit, që vepron në një situatë të dhënë. Hipoteza konstruktiviste, kështu, dallon dijen e kodifikuar në programe dhe tekste nga njohuria. Me “dije” kuptojmë të vërtetat e provuara që përfshihen në programet e studimit, në manualet shkollore, në veprat e specializuara, në dokumente të tjera didaktike apo në doracakët profesionalë që ndeshen në traditën gojore të një komuniteti. Dija është produkt i veprimtarisë së komuniteteve të dijetarëve, çka do të thotë se ajo është produkt shoqëror. Pasi konfirmohet - nëpërmjet kritereve të përcaktuar (të dhënat empirike, përsëritjet për verifikim, vërtetimi

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

7


ANALIZË logjik etj.), dija kodifikohet në tekste, që të interesuarit të mund ta njohin dhe ndajnë mes tyre. Kodifikimi nënkupton që dijet kualifikohen varësisht atributeve të kodeve të ndryshme që përdoren për t'i ruajtur ose përhapur. Këto atribute, p.sh., janë atributet e sintaksës dhe të semantikës së shkrimit, kur kodi i përdorur është ai i shkrimit. Dijet e kodifikuara i përgjigjen logjikës së disiplinës ose praktikës shoqërore (nga ku gjenerojnë) dhe logjikës gjuhësore (sintaksa dhe semantika). Hartuesit e programeve i kodifikojnë dijet disiplinore që personat, me ndihmën e tyre, të ndërtojnë njohuri. Në asnjë rast, dija e kodifikuar nuk mund të përshkruhet me ndihmën e cilësorëve të njohjes. P.sh., është lajthitje të flasësh për “dije procedurale” në një tekst programi mësimor, kur nuk i referohesh njohjes, por tekstit të programit apo një dokumenti tjetër. Koncepti “dije” është sintaksë dhe semantikë, ndërsa cilësori “procedurale" përshkruan një atribut të procesit të njohjes. Një dije e kodifikuar në tekst mund të jetë e lexueshme, e qartë, e shkruar mirë, e zgjedhur si duhet, lehtësisht e shqiptueshme, por asgjë më shumë se kaq dhe, sigurisht, aspak "procedurale". Sipas Castells (2000), “njohuria është proces, më shumë se produkt, është diçka që ndryshon, evoluon, rrjedh dhe rigjeneron veten përherë në forma të reja”. Konceptuar kështu, njohuria vepron si proces që lejon ndërtimin e njohurive të reja. Ajo përcaktohet nga karakteristikat e procesit të njohjes, çka e bën atë personale. Meqenëse përvojat e personave janë të ndryshme, rrallë ndodh që njohuria e një personi të jetë identike me atë të një personi tjetër, madje, edhe kur ata përjetojnë njëherazi përvoja të njëjta. Njohuritë (konceptet etj.) nuk kanë gjithnjë domethënie të njëjtë për personat që i përdorin ato.

8

Konstruktivizmi, si kuadër i përgjithshëm referimi, ngjyros bashkësinë e vendimeve që merr mësuesi gjatë veprimtarisë në shkollë. Por mund të bëhen dhe zgjedhje të tjera, të përdoren dhe paradigma të tjera. P.sh., koncepti i kompetencës përdoret si në qasjet me orientim bihejviorist, ashtu dhe në qasjet me frymëzim konstruktivist. Për pedagogjitë që i referohen konstruktivizmit: Pikënisja: Janë klasat e situatave të përshtatshme për formimin e synuar (njohuri etj.). Procesi: Trajtim kompetent i situatave, bazuar në veprimet dhe përvojat e nxënësve, që ndërtojnë njohuri dhe formojnë kompetenca. Natyra e përmbajtjes: Burime të kontekstualizuara, ndërlëndore dhe me domethënie për nxënësit. Rezultatet: Njohuri dhe kompetenca, të ndërtuara nga nxënësit përmes përvojave dhe veprimtarisë në situata; Ndikimi i pritshëm: Trajtimi kompetent i klasave të situatave në fundin e shkollimit. Referenca epistemologjike: Konstruktivizmi. Në këtë kuptim, kurrikula që bazohet në kompetenca frymëzohet n ga ko n st r u kt i v i z m i , ë s htë ndërdisiplinore dhe krijon kushtet që njohja të arrihet nga veprimi i personit në situata. Përmbledhje: · Të konstatosh dallimet e mëdha ndërmjet qasjeve pedagogjike që burojnë nga dy paradigmat e kundërta rreth njohjes, nuk do të thotë të denigrosh p e d a go g j i n ë q ë b a zo h e n n ë objektiva. Përkundrazi, mendja ta do të shfrytëzosh pikat e forta të kësaj të fundit, por, dhe mbi të gjitha, të evitosh përthithjen e qasjeve që bazohen në konstruktivizëm, nga qasjet me frymëzim bihejviorist.

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

D. Kurrikula dhe kompetenca – Kuptime gjithnjë në ndryshim 1. Rryma të ndryshme në botë përcjellin vizione të ndryshme të konceptit “kurrikula” dhe të nocionit “kompetenca”. Është e nevojshme, pra, t'i sjellim këta vizione në tryezat tona të diskutimit për reformën e kurrikulës. Sa i takon kurrikulës, mospërputhjet shihen në përcaktimin e karakteristikave thelbësore që përfshin ky koncept. Kjo ndikon raportet ndërmjet k u r r i k u l ë s d h e p ro g ra m e v e , qëllimeve dhe mjeteve etj. Sipas Crisan (2007) “Kurrikula kuptohet si d o k u m e n t e ko n c e p t u e s e q ë përshkruajnë organizimin dhe zbatimin e veprimtarive që lidhen me procesin e nxënies dhe proceset përmes të cilëve ndodh nxënia në mjediset mësimore”. Edhe në Ligjin tonë arsimor (2012), kurrikula përcaktohet si “tërësia e d o ku m e n ta c i o n i t s i : ko r n i za kurrikulare, plani shkollor, programi mësimor, teksti dhe materiale të tjera të një lënde ose fushe të nxëni dhe e tërë veprimtaria e organizuar në mjedisin e të mësuarit, që shërben për të siguruar një formim të caktuar të atyre që nxënë”. Nga ana tjetër, për Demeuse & Strauven (2006), “kurrikula është plan veprimi, që frymëzohet nga vlerat që shoqëria dëshiron të promovojë, vlera që shprehen në qëllimet e sistemit arsimor. Kurrikula ofron vizionin e një tërësie të planifikuar, të strukturuar dhe të lidhur logjikisht të direktivave p ed a go g j ike, s ip a s të c ilave organizohet dhe menaxhohet procesi i nxënies në funksion të rezultateve të pritshme”. Kujtoj këtu se, një dekadë më parë, Braslavsky (2001) theksonte se “po përparon një vizion i zgjeruar i kurrikulës që e dallon atë nga programeve e studimit”, çka do të thotë se “kurrikula është në të njëjtën kohë


ANALIZË politikë dhe çështje teknike, proces dhe produkt, që përfshin një gamë të gjerë të institucioneve dhe aktorëve. Pikat e ndërlidhjeve janë komplekse, dinamike, kundërthënëse dhe jolineare në këtë vizion të kurrikulës si zhvillim i vazhdueshëm i proceseve dhe rezultateve” IBE/UNNESCO (2006). Ne kemi përshtatur përkufizimin e Jonnaert, Ettayebi & Defise (2009), sipas të cilit "kurrikula është bashkësia e elementëve me synime edukative, që të lidhur mes tyre lejojnë orientimin dhe funksionimin e sistemit arsimor përmes politikave arsimore dhe administrative. Kurrikula buron nga realitetet historike, shoqërore, gjuhësore, p o l i t i ke , e ko n o m i ke , fe ta re , gjeografike dhe kulturore të një vendi, rajoni apo lokaliteti”. Kurrikula, kështu, dallon nga kuptimi që i jep ligji ynë arsimor si "tërësia e programeve dhe veprimtarive të nxënies", apo nga kuptimi që ka përshtatur drafti i kornizës së re, sipas të cilit “kurrikula [...] përcakton se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë nxënësit, cilat vlera duhen kultivuar tek ata, si duhet të aftësohen për bashkëjetesë dhe tolerancë, si mund të japin ndihmesën e tyre në mënyrë aktive për mirëqenie shoqërore dhe vetjake” (IZhA (2012). Kuptimi i ri, besojnë se shpreh më mirë raportin mes kurrikulës dhe programeve të studimit, si raporti mes të tërës dhe pjesëve. Nga një anë, kurrikula shfaqet përmes programe mësimorë, që i orienton dhe ndërlidh dhe, nga ana tjetër, i koordinon ata me komponentët e tjerë të kurrikulës, p. sh., tipat e përmbajtjeve të nxënies: fushat e nxënies, dijet, kompetencat, organizimi dhe paraqitja e përmbajtjeve të nxënieve shkollore, statusi i personalit mësimor dhe udhëzuesit për mësuesit, mjetet dhe tekstet mësimore etj. Kuptimi

tradicional (jo sistemik) mund të bëjë q ë re fo r m a e ku r r i ku l ë s t ë re d u k t o h e t n ë r i s h k r i m i n e thjeshtëzuar të dokumentacionit kurrikular. Konceptimi sistemik, e konsideron kurrikulën kushtetutë të arsimit dhe shmang kështu copëzimin e saj në shumë fusha nxënieje (karakteristikë kjo për pedagogjinë me objektiva) dhe bazon procesin e ndërtimit të kompetencave në burime të integruara (Karameta, 2012). Mbi këtë kuptim ndërtohet rrjeti i konceptit “kurrikula” (tab. 2), që mund të ndihmojë hartuesit, zbatuesit dhe vlerësuesit e saj. 2. Përcaktimet e shumtë të kompetencës, shpesh të ndryshëm mes tyre, tregojnë se ky kuptim, më shumë se koncept i pranuar nga komuniteti i studiuesve të fushës, është nocion në zhvillim e sipër. Mendoj se kuptimi rreth saj thellohet përmes njohjes me përvojat e ndryshme që vijnë nga vende të ndryshme që kanë ose po zbatojnë qasjet që bazohen në kompetenca. Kështu, p.sh., për IEB/UNESKO ( 2 0 0 7 ) , “ ko m p e t e n c a ë s h t ë kapaciteti individual i demonstruar për të trajtuar, p.sh., zotërimin e n j o h u r i ve , s h kat htë s i ve d h e karakteristikat vetjake të nevojshme për të plotësuar kërkesat ose nevojat e veçanta të një situate të veçantë”. Ministrat e arsimit të vendeve të OECD (2005), nga ana e tyre, “ranë dakord që me kompetencë të mbulohen njohuritë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet”. Ndërsa, për KE (2007), “Kompetencat janë përcaktuar si kombinim i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të përshtatshme ndaj kontekstit”. Kështu, “kompetenca” rezulton të jetë koncepti më i diskutueshëm në fushën e arsimit, vitet e fundit. Në zemër të debatit janë roli i personit, kuptimi dhe roli i situatës, veprimet në situatë, natyra e kompetencës dhe strategjitë që përdoren për

ndërtimin e saj. Elemente të tillë - të organizuar në kuadrin e konceptimit të studimit (tab. 1) - lejojnë të gjykohet rreth karakteristikave të kurrikulave me bazë kompetencën. a) Kurrikulat e bazuara në kompetenca. Modelet nisën të sendërtohen në fillimin e dekadës. Përvojat e para i kemi gjetur në reformën e kurrikulës në Rumani (Singer, M., 2006) dhe reformën kurrikulare sistemike që realizoi Kebeku/Kanada. Kurrikula rumune i përcaktoi ko m p ete n cat s i “g r u p e të strukturuara njohurish dhe shkathtësish që fitohen gjatë nxënies; ato lejojnë identifikimin dhe zg j i d h j e n , n ë ko nte kste të larmishme, të problemeve që janë karakteristike për një fushë të caktuar të dijes ose për një fushë të veprimtarisë”. Në këtë kontekst, për secilën lëndë, u përcaktuan kompetencat e përgjithshme, të cilat zhvilloheshin përgjatë viteve të shkollimit dhe kompetencat e veçanta që zhvilloheshin në lëndë të caktuara, në intervale kohore më të shkurtër. Modeli kombinoi disa kategori operative (si perceptimi; përpunimin fillestar, shprehja me fjalë etj.) bazuar në kërkesat epistemologjike dhe pedagogjike, si dhe strukturoi dijet nga perspektivat e ekspertit lëndor dhe e kërkesave të tregut të punës. Grupet e kompetencave u organizuan rreth disa foljeve veprore themelore. Për hartimin e kompetencave (kryesisht si prirjeve kognitiviste të personit, por pa lënë pas dore vlerat dhe qëndrimet) u përdorën përmbajtjet disiplinore të pakontekstualizuara. Ndërsa demonstrimi i kompetencës nënkuptoi mobilizimin e burimeve mendore (njohuri, shkathtësi etj.) dhe të skemave të veprimit të ushtruara dhe të provuara më parë.

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

9


ANALIZË Tab. 2: Rrjeti konceptues i konceptit kurrikula (sipas Jonnaert & Ettayebi & Defise, 2009)

Por, dhe pse modeli i ri përfshiu në kurrikul elementë të rinj dhe zhvendosi fokusin te kompetenca, duket se ai pati si pikë të dobët natyrën virtuale të kompetencave. Këto të fundit janë paraqitur si lista në kornizat kurrikulare apo në programet e studimit dhe janë shoqëruan me situatat me përmbajtje të pa kontekstualizuar. Të përballur me programe të tillë, mësuesit kanë hasur vështirësi të shumta. Ata, edhe pse mund t'i lexojnë kompetenca e paraqitura në programe, nuk kanë instrumentet e nevojshëm për ndërhyrjet e duhura pedagogjike që promovojnë ndërtimin e kompetencave nga nxënësit. Mungesa e situatave të kontekstualizuara në programet mësimorë i bën këta jopraktikë në kontekstin e kurrikulës bazuar në kompetenca, prandaj dhe programet tentojnë domosdoshmërish

drejt pedagogjisë me objektiva, duke shprehur kështu një natyrë krejt të ndryshme. Kjo vështirësi, ndoshta, është një nga arsyet përse programet anashkalojnë situatat dhe veprimin e personit në situata, për të njoftuar, sakaq, listat e kompetencave të përgjithësuara (jashtë kontekstit). Ky është absurditet, meqenëse çdo kompetencë nga natyra është funksion i veprimit të personit në situatë. Veprimi dhe situata janë thelbësore për një qasje kurrikulare bazuar në kompetenca; ndërkaq, në programet e reja mungojnë të dy këta elemente. Ky paradoks tregon se si futen në rreth vicioz programet: ata fillojnë duke përcaktuar se çfarë është kompetenca e zbatuar në situatë, nuk shtjellojnë kompetencat që përshkruhen në program, por kthehen automatikisht, duke deklaruar vetëm përmbajtjet

10 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

disiplinore; jo situatat, burimet dhe veprimet për ndërtimin e njohurive dhe zhvillimin e kompetencave. Rrethi mbyllet me një absurditet që përdoruesit e këtyre programeve mund ta kalojnë vetëm duke iu referuar pedagogjisë me objektiva. Cilësi të tilla bëjnë që këta programe të jenë të vështirë për t'iu përshtatur praktikave në klasë. Këto qasje duket se nuk po i plotësojnë synimet e kërkuara, arsye kjo që shpjegon përse nuk janë entuziastë vendimmarrësit dhe aktorët në arsim. b) Qasja bazuar në situata. Ky model, njohur ndryshe si qasja e lidhur me situatën, po eksperimentohen nga kërkuesit e ORE (Observatori i Reformave Kurrikulare – Kebek, sot Katedra e kurrikulës e UNESKO-s). Bazuar në të dhënat e përftuara, kërkuesit kanë formuluar hipotezën se njohuritë e ndërtuara në situatat që kuptohen nga nxënësit, mund të përshtaten dhe të ripërdoren në veprimtaritë mësimore të dekontekstualizuara, të palidhura me kuptime konkrete, të ngjashme me kërkesat e testimeve në përfundimin e shkollës fillore (Jonnaert, Ph., 2009). Dobësitë e modeleve të mësipërme, ky model kurrikular premton t'i tejkalojë, duke harmonizuar tre vektorë, në dukje të dallueshëm, por që, në fakt, plotësojnë dhe ushqejnë njëri tjetrin: a) situatat e kuptueshme ku vepron personi; b) kuptimi i asaj që personi realizon; c) strategjitë që mbështetin zhvillimin e kompetencave. Harmonizimi i këtyre vektorëve bazon strategjitë e nxënies në situata të kuptueshme nga nxënësit, ndryshe, në shembujt dhe problemet e botës reale. Strategjitë që bazohen mbi situata të tilla (Enhanced Context Strategies), krahasuar me strategjitë e tjera, kanë ndikimin më pozitiv në arritjet e nxënësve, çka pohohet dhe nga kërkimet bashkëkohore në fushë (p.sh., meta-analiza e Schroeder & kolegët, 2007). Modeli i mësipërm e shtjellon kuptimin për kompetencën përmes rrjetit ku integrohen situata, veprimet e personit, dijet disiplinore, burimet personale (njohuritë, motivet, emocionet etj.), burimet e jashtme (që ofron situata) dhe trajtimi efikas i situatës nga personi. Integrimi inteligjent i këtyre elementëve lejon të hartohen përmbajtjet e programeve të studimit dhe të kuptohet trajtimi me kompetencë i situatave nga nxënësit (tab. 3).


ANALIZË Tab. 3. Rrjeti konceptues i nocionit kompetencë (Jonnaert, Ph. 2011)

Një rrjet i tillë, që integron me mjeshtëri këta elemente, paraqet një logjikë kurrikulare që orienton si hartuesit e programeve, ashtu dhe trajtimin kompetent të situatave në orën e mësimit. Vetëm nëpërmjet veprimit në situata të kuptueshme, personi zhvillon kompetencat e tij, çka e bën situatën autentike burim dhe kriter të kompetencës. Në një kontekst krahasues, kompetenca është e lidhur me situatën, aq sa dija me kontekstin fizik dhe shoqëror. Ndërkaq, përmbajtja lëndore nuk konceptohet si më parë qëllim më vete, por mjet për formësimin e situatave. Shembuj të ndryshëm i tregojnë përparësitë e qasjes që u mundëson nxënësve të ndërtojnë njohuritë dhe të zhvillojnë kompetencat, duke përdorur situata të kontekstualizuara të kuptueshme për nxënësit. Vlerësimi PISA i nxënësve të Kebekut/Kanada, të cilët u trajnuan me një kurrikul që bazohet në situata me përmbajtje të kuptueshme, tregoi se arritjet e tyre

janë nga më të larta në botë. Përkundrazi, nxënësit belgëfrankofonë, që u trajnuan me programe të ndërtuar në përputhje me qasjen që konsideron situatat me përmbajtje të pa kontekstualizuara, janë ndër më pak efikasit në botë. Konsultoni për këtë www.oecd.org/edu/pisa/2009. Po kështu, që nga viti 1960, universitete si Harvard (ShBA) i formojnë studentët me qasje që bazohen në situata. Për shembull, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Harvardit, ekziston rindërtimi i gjykatës dhe studentët simulojnë gjyqe me dosje nga rastet reale. Në mbarë botën, kjo qasje, e propozuar në fillim të viteve '30 nga John Dewey, i ka dhënë provat e saj. Vepra e plotë e tij është botuar në tridhjetë e shtatë vëllime nën titullin “Collected works of John Dewey” Carbondale, Southern Illinois University Press, 1967-1992.

Përmbledhje: · Kuptimi gjithëpërfshirës i kurrikulës mund të sigurojë zbatimin e një politike arsimore dhe të veprimeve që duhet realizuar, si dhe të përshtatë sistemin arsimor ndaj projektit ekonomiko-politik që synon të plotësojë shoqëria. Nocioni i kompetencës, nga ana e tij, mund të gjejnë kuptimin e vërtetë, nëse vendoset në këtë vizioni sistemik të kurrikulës dhe në bashkëveprim me shumë elemente të tjerë. · Zhvendosja nga kurrikula me bazë dijen në kurrikulën me bazë kompetencën shfaq tipare specifike që ndikohen nga koha e zbatimit dhe kontekstet kombëtare. · Kurrikula bazuar në kompetenca, edhe pse përfshin elementë të rinj (kompetencat, temat ndërlëndore dhe veprimtari të individualizuara) dhe zhvendos fokusin nga zhvillimi, kryesisht, i përbërësve kognitivë të personave, te veprimi në situatë, duket se ka si pikë të dobët natyrën virtuale të grupit të kompetencave, paraqitur si lista ose pika referimi në kornizat kurrikulare. · Qasja bazuar në situata i organizon programet mësimore si bashkësi veprimtarish në situata, ku përshkruhen dhe integrohen burimet (dijet disiplinore, njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet etj., etj.), në mënyrë që nxënësit të ndërtojnë tiparet e dëshiruara; procesi i nxënies thekson ndërtimin e njohurive dhe kompetencave nëpërmjet veprimeve në situata në kontekste të kuptueshëm, ose afërsisht të tillë. · Zhvendosja e fokusit nga përmbajtjet e pakontekstualizuara, te veprimi në situata të kontekstualizuara, nuk nënkupton konfliktin ndërmjet dijes dhe kompetencës, sepse kjo e fundit nuk ndërtohet / ushtrohet në boshllëk; kompetenca “i ka rrënjët” te situatat e larmishme që ofrojnë disiplinat shkencore (por jo vetëm).

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

11


INTERVISTA

Vepra e artistit është mënyra e vetme me anë të cilës artisti arrin ta menaxhojë traumën e të jetuarit

Albatros Rexhaj : Ja pse ndjenjat dhe përjetimet i ndaj me lexuesit Nuk ka zgjedhur thjesht formën klasike të komunikimit të shkrimtarit me lexuesin. Edhe pse libri është pa dyshim baza e punës së një autori, Albatros Rexhaj përveç fletëve ka gjetur si mjet komunikimi edhe mënyrat bashkëkohore që ofron sot teknologjia. Përmes faqes së tij “Filozofia Urbane” në facebook, që tashmë ka kaluar 100 mijë

fansa, ai komunikon çdo ditë me lexuesit, ndan mendime apo përjetime të jetës së përditshme, që me sa duket as për të nuk është e lehtë. Pas prezantimit me sukses në panairin e librit me “Ditar dashurie i një shkrimtari”, Albatros Rexhaj përgatitet për të tjera projekte. Përse Filozofia Urbane, si

12 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

lindi ideja për krijimin e saj? Vendimi për të hapur faqen time është histori në vete. Ashtu si e kam thënë edhe në librin tim të fundit "Unë jam një njeri i një milion përjetimeve....". Në jetën time jam sprovuar në shumëçka por asgjë nuk më jep kënaqësi më shumë se të shkruarit. Unë jam vetja vetëm kur shkruaj. Për dhjetë vjet nuk kam shkruar asgjë


INTERVISTA

derisa nuk e dëgjova një zë nga brenda që më tha se kishte ardhur koha ta jetoja ëndrrën time. Dhe kështu vendosa që punën time ta bëja publike. Natyrisht, në këtë histori ekziston edhe një motiv tjetër krejt personal dhe pothuajse magjik. Unë e kisha zbuluar një muzë frymëzimi dhe ndihesha i detyruar që të shkruaja. Idetë vlonin brenda meje dhe unë kisha nevojë që ato t'i shprehja. Është kjo muza që ju e përshkruani në libër. Ajo së cilës ia keni shkruar dedikimin? Po. Kjo është muza ime. Ballafaqimi me këtë njeri e nxiti te unë një pasion të fuqishëm që synonte të shpërthente si vullkan brenda meje. Ajo reflektonte diçka magjike. Ajo reflektonte një dashuri të madhe për jetën. Dhe admirimi im u ngjiz nga kjo dashuri e madhe për jetën. Çfarë mund të na thoni sot, për faqen tuaj që tashmë i ka

kaluar 100 mijë fansa? A i ka kapërcyer ky numër pritshmëritë tuaja? Unë jam njeri që kam besim të madh në vete, por rritja e faqes i ka tejkaluar pritjet e mia. Më së shumti jam krenar me faktin se faqja ime lexohet në gjithë botën shqiptare. Dhe më e bukura është se faqja vazhdon të rritet. Çdo ditë në orën 20:00, ju publikoni diçka të re në faqen tuaj, çfarë domethënieje ka kjo për ju? Është një lloj detyrimi ndaj lexuesve edhe pse këtë nuk mund ta realizoj çdo herë. Të shkruarit nuk është proces mekanik. Ndonjë ditë njeriu nuk ka frymëzim dhe në ditë të tilla preferoj të abstenoj. Ka mjaft lexues që më shkruajnë dhe interesohen se çka do të shkruaj atë ditë dhe të ngjashme. Ky interesim mua më motivon. Pos kësaj është edhe dimensioni krejtësisht personal. Unë shkruaj sepse e di, se atje diku, është Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

13


INTERVISTA

dikush që pret të lexoj atë që unë kam për ta shkruar. A i lexoni të gjitha komentet dhe shënimet e fansave sa u përgjigjeni atyre? Përpiqem që t'i lexoj të gjitha komentet. Mendimi i lexuesve është me rëndësi për mua, por nuk është faktori përcaktues në krijimtarinë time. Krijimtaria artistike është veprimtari individuale dhe artisti nuk duhet të lejojë që të ndikohet nga të tjerët. Një krijim artistik te njerëz të ndryshëm nxit impresione të ndryshme dhe nëse artisti ndikohet nga të tjerë fillon ta humb individualitetin e vet krijues. Pak kohë më parë ju keni botuar librin tuaj “Ditar dashurie i një shkrimtari”. Ky libër ka pasur mjaft sukses në Panairin e Tiranës. Ku ndryshon për ju, të shkruarit në faqen e “Filozofia urbane” dhe në fletët e një libri? "Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim për dashurinë dhe nevojën për të dashuruar. Mua më gëzon tej mase fakti se lexuesit e kanë përqafuar idenë time se dashuria asnjëherë nuk është e tepërt. Në një kohë kur njerëzit po bëhen gjithnjë e më të ftohtë, ndihem tepër i lumtur se ka aq shumë njerëz që ende besojnë në magjinë e dashurisë. A është ky libër ditar i një shkrimtari, apo ditar i Albatrosit? 14 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes


INTERVISTA

Albatrosi është shkrimtar. Shkrimtari në libër, si personazh, në një masë të caktuar është Albatrosi, së paku në kuptimin e ideve dhe botëkuptimeve. Natyrisht "Ditar dashurie i një shkrimtari" është vepër artistike dhe jo një jetëpërshkrim. Tani ku është ajo vija ndarëse në mes të fantazisë dhe realitetit, kjo është një pyetje së cilës unë nuk mund t'i jap përgjigje. Nëse e bëjë këtë atëherë do të zhdukej bukuria e veprës artistike dhe rrëfimi im do të shndërrohej në një rrëfim të rëndomtë. Sa përjetime personale ka në shkrimet tuaja? Këtë e kam shpjeguar edhe në libër. Shkrimtari niset nga vetja dhe në rrugë e sipër takohet me të gjithë botën. Në shkrimet e mia gjithnjë ka një dozë të ndjenjave dhe mendimeve që i kam përjetuar apo i kam menduar në çastin kur shkruaj apo më herët në jetën time. Gjithsesi, duhet bërë dallimi në mes të një realiteti faktik dhe realitetit artistik. Dhe këto të dyja nuk është e thënë të jenë të barzvlefshme. Veprat e mia janë të projeksione artistike të ndjenjave dhe mendimeve të mia. A është e vështirë për një njeri, që këto përjetime personale t'i ndajë me të tjerët? Ju ka shqetësuar ndonjëherë fakti, se çfarë do të mendojnë ata për shkrimet tuaja, apo nëse mund t'ju gjykojnë ju si njeri, mbi qëndrimet që mbani për dukuri apo ngjarje të caktuara?

Kontraverza, thashethemet dhe të ngjashmet janë dicka e pashmangshme në shoqërinë tonë. Nuk është se këto gjëra nuk më lëndojnë, por në një formë e kam krijuar një lloj imuniteti ndaj tyre. Në çastin kur kam vendosur që të synoj një karierë prej shkrimtari, jam pajtuar me faktin se do të më duhet të ballafaqohem me këso gjërash. Unë shkruaj për nevojën që njeriu të jetë i lirë. I lirë edhe nga diktatura e fqinjëve dhe e kalimtarëve të rastit. Në këtë kontekst, nëse është nevoja unë duhet të jem edhe pioner i një lirie të tillë. Në fund do të thosha se shkrimtarët kurrë nuk gjykohen nga ata që janë lexues pasionant, por gjykohen nga njerëz që nuk kanë kulturë leximi apo lexojnë fare pak. Po bashkëshortja juaj, ç'mendon për to? Unë bëj përpjekje pothuajse titanike që ta ndaj jetën time private nga jeta ime profesionale. Secili anëtar i familjes sime të ngushtë është një lloj artisti në botën e vet dhe ne i kultivojmë këto raporte. Secili nga ne e ka individualitetin e vet dhe kjo respektohet nga të gjithë. Edhe për këtë dimension kam shkruar në librin tim të fundit. Duket se në shkrimet tuaja t ë f i l o zo f i s ë u r b a n e , k a shqetësime, vuajtje, trishtime apo edhe këshilla për të dalë prej tyre. Në një farë mënyre përjetime të së përditshmes, me të cilat thuajse ndeshemi të

gjithë. A është të shkruarit një mënyrë për të kapërcyer vuajtjen? Vepra e artistit është mënyra e vetme me anë të cilës artisti arrin ta menaxhojë traumën e të jetuarit. Jeta sot është e përshkuar me strese, vuajtje, hidhërime e të ngjashme. Ka shumë pak gëzim në jetën tonë sepse të jetuarit është bërë një garë shumë e egër. Vepra ime është një formë për ta menaxhuar këtë përjetim. Pra nëse ju vuani për shkak të një ndjesie, dukurie, fenomeni me të cilin përballeni fakti që shkruani rreth tij, a ju bën të ndiheni më mirë? Nuk është e thënë se më bën të ndihem më mirë. Tendenca njerëzore është që hidhërimet dhe trishtimet të harrohen. Në çastin kur një ndjenjë e tillë shprehet në një vepër artistike, atëherë kjo ndjenjë bëhet e pavdekshme. Unë më shumë e përjetoj si mundësi që njerëzit të ndajnë përvojat e veta apo që të meditojmë për ndjenjat e njëri tjetrit. Çfarë planifikoni për vitin, në të cilin sapo kemi hyrë? Të shkruaj. Të shkruaj dhe përsëri të shkruaj. Në pjesën e parë të vitit synoj të dal me një libër të shkurtër, një lloj traktati personal që titullohet "Rebelohu". Në pjesën e dytë të vitit, përkatësisht për Panairin Tirana 2013 do ta botoj një vepër të tipit prozë artistike. Ky projekt tani për tani është sekret.

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

15


INTERVISTA

ENI ÇOBANI: NDRYSHIMET QË KA PËSUAR FAMILJA SHQIPTARE Intervistë Ajo është një nga juristet më të njohura në Shqipëri, aktualisht pedagoge e të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare publike në Universitetin Ëisdom. Një nga njerëzit që ka përkrahur studimet mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri, së fundmi Eni Çobanin e kemi parë edhe në ekran. Brenda fushës së saj, me

prestigjin dhe seriozitetin e një juristeje me përvojë ajo është bërë pjesë e programit “E diela shqiptare”, në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Një format, që synon të n x j e r r ë n ë p a h d i s a n ga problemet e shoqërisë shqiptare e pse jo edhe të gjejë zgjidhje civile dhe qytetare të shumë problemeve e kontradiktave,

16 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

duke evituar dërgimin e tyre në gjyq. Nga njëri emision në tjetrin, kjo rubrikë ka vënë në dukje disa fenomene shqetësuese, mes të cilave edhe marrëdhëniet prindfëmijë dhe një sërë problematikash që lindin brenda familjes. Ja si e sheh juristja e njohur këtë fenomen, por edhe fenomene të tjera të trajtuara në


INTERVISTA rubrikën “Shihemi në gjyq”. Një jurist e njohur, që tashmë e shohim edhe në ekran. Si ka qenë për ju ky kalim? Te l e v i z i o n i n e k a m p a r ë gjithmonë si një përcjellës dhe mjet për të shprehur më qartë dhe kundrejt shumë njerëzve, jo vetëm për aq sa janë në auditor, të gjithë ndjeësinë time sociale, juridike dhe qytetare për atë çka unë mendoj që kjo shoqëri duhet të bëjë dhe duhet të jetë. Sa punoni vetë me rastet që prezantohen tek rubrika “Shihemi në gjyq”? Është e vërtetë që rastet kërkojnë kohën e tyre. Duhet thënë, se nga momenti që ka filluar deri sot ka një fluks të jashtëzakonshëm të njerëzve që vijnë, thonë problemin dhe kërkojnë zgjidhje. Megjithatë jo të gjitha rastet mund të bëhehen televizive. Disa prej tyre kemi arritur t'i transmetojmë dhe secili prej tyre ka patur në thelb dëshirën për t'i përcjellë publikut problematikat e kësaj shoqërie në tranzicion, që krahas rritjes së saj ka një nevojë të jashtëzakonshme për të respektuar konceptet që ne kemi për lirinë themelore të individit dhe drejtësinë. Unë mendoj se kjo është një hapësirë jo tërësisht e ezaurueshme dhe e mjaftueshme, por e domosdoshme përsa i pëket informimit objektiv të gjithë atyre njerëzve që mund të kenë probleme të përafërta me ato që ne diskutojmë.

Cila është problematika që spikat në rastet që drejtohen tek ju? Larmia e problematikave është e tillë që vetvetiu çon në një pyetje si kjo. Por unë do të veçoja familjen. Familja për mua ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por të them që 2013 është sfida ime personale përsa i pëket sensibilizimit, ndërgjegjësimit të shoqërisë për të rritur sigurinë, mbrojtjen, dëshirën dhe

vullnetin e mirë për krijimin e një familjeje të shëndoshë shqiptare. Meqë dolëm tek familja, si shfaqet në këto raste marrëdhënia e të rinjve me prindërit? Tranzicioni i fuqishëm që familja po jeton ka specifikat e veta që kanë të bëjnë me raportin e fëmijëve me prindin, shoqërinë apo edhe reagimet e shkollës ndaj edukimit të të rinjve të sotëm. Pra janë disa faktorë të


Eni Çobani


INTERVISTA brendshëm dhe të jashtëm, që kanë ndikimin e tyre në këtë raport thelbësor. Mund të them me bindje që familja shqiptare ka pësuar ndryshime të mëdha, si në koncpetim dhe në ndërtim. Pra nuk mund të flasim për një f a m i l j e ko n s e r v a t o r e , k u urdhëron vetëm babai, por sot të rinjtë janë bërë të ndërgjegjshëm për ato liri të tyre të cilat i kërkojnë në forma dhe mënyra jo gjhithmonë të duhura ndaj prindërve. Ky ndryshim i madh i mentalitetit të familjes dje me atë sot, ka bërë që nga një anë të kemi prindër të ashpër për të fituar autoritetin e humbur dhe nga ana tjetër fëmijë deri diku pak rrebelë të cilët kërkojnë me forcë vënien e dinjitetit të tyre brenda familjes. Çfarë sugjeroni në situata të tillë? Sigurisht që futja e një personi të tretë, si në rastin tim e një ndërmjetësi ka të bëjë me thelbin e punës sonë, që në parim mbështesim zgjidhjen dhe ndërtojmë marrëveshjen tonë mbi zgjidhjen që japin palët. Kjo është arritja maksimale e n d ë r m j e të s i m i t q ë vë n ë komunikim palët në konflikt dhe e bën zgjidhjen mbi vetë ata. Më pas, mbi bazën e ligjit, marrëveshja merr formën përfundimtare. Ne bëjmë të mundur që vetë ata që kanë këtë konflikt të gjejnë fjalën e duhur. Kjo është një arritje e ligjit shqiptar, një mundësi e shtuar dhe ne mendojmë se po japim një kontribut të jashtëza-konshëm në këtë nismë ligjore.

Zakonisht, sa arrijnë të bien në konsensus palët e përfshira në një konflikt? Kjo nuk realizohet me një apo 2 seanca. Unë mund të bëj 8, 9 apo 10 seanca derisa shikoj që ka një hapësirë për marrëveshje. Ka momente kur rastet nuk zgjidhen dhe i drejtohen gjykatës, por në

shumicën e rasteve kemi arritur t'i ulim palët në marrëveshje dhe më pas të ndërtojmë anën ligjore të marrëveshjes. Është një nismë që kërkon angazhim nga ana e ndërmjetësit dhe njëkohësaisht vullnet nga pala e njerëzve në konflikt.


REFLEKTIME

Nga Bexhet Arbana

Rrugëtim në asgjë Në kaosin e përgjithshëm të mendimit pedagogjik të politizuar, një vend konstant zënë edhe artikulimet teknoprofesionale që kanë për qëllim mohimin e rëndësisë së pikpamjeve progresive si udhëheqje e krijimtarisë intelektuale, që gjen shprehjen përmes mjeteve të të shprehurit verbal. Dihet se idetë përparimtare, që përshkojnë krijimtarinë pedagogjike, rrjedhin nga botëkuptimi i materializuar në letër ë specialisëeve, nga përpjekjet e tyre në mbrojtje të vlerave fondamentale të pedagogjisë evolutive, pra thënë ndryshe rrjedhin nga parimet e tyre intelektuale. Sipas etikës pedagogjike, sinqeriteti i njeriut mbart rëndësinë e vetë në procesin e krijimtarisë. Sinqeriteti është premis e domosdoshme e krijimtarisë intelektuale. Kush nuk ka talent në krijimtari nuk mund të afirmohet si intelektual, por dhe specialist sado i talentuar që të jetë dhe sado të perkryer ta ketë dhuntinë e të shkruarit, nuk mund të bindë masën e gjerë të mësuesve. Nëse krijimtaria e tij profesionale nuk është e ndjere, e sinqertë, ngacmuese. Sinqeriteti dhe talenti janë faktorë subjektivë shumë të rëndësishëm të krijimtarisë, performanca profesionale ato i sheh ne akord të plotë me të tilla kritere

fondamentale, të krijimtarise profesionale si thellësia dhe vërtetësia e pasqyrimit të realitetit edukativ në vartësi të botëkuptimit teë specialistit, në formatin e parimeve demokratike. Në këtë kuptim është fiksuar dhe mendimi sipas të cilit, po qe se ekziston talenti të tjerat si fjala vjen, njohja e jetës, bindjet politike, përgjegjësia profesionale, detyrimet shoqërore etj, vijnë vetvetiu. Pra talenti te nxjerrë kurdoherë faqebardhë. Në këtë mënyrë talenti fetishizohet, shndërrohet në kriter absolute mbi të cilin duhet mbështetur fortë për të pasur sukses në krijimtarinë pedagogjike. Sa më të thella të jenë bindjet ideore sa më i kthjellët të jetë botëkuptimi i specialistit aq më i spikatur e potent do të jetë talenti i tij i definuar. Ky konfirmim i jep atij mundësinë për të njohur dhe për tu thelluar në ligjet e pedagogjise doktrinare, në mënyrë që pasi t’i ketë përvetsuar ato, të mund t’i konkretizojë në krijimtarinë e tij, duke treguar dhe perspektivën e tyre motivuese. Përgjithsisht në mjaft prej shkrimeve të “Revistës Mësuesi viti 2012” vihet re vlerësimi i krijimtarisë profesionale gjykohet jo nga aftësia e përgjithsimit të realitetit, por vetëm nga mendësia e specialistit për t’i transmetuar lexuesit mendimet dhe perceptimet e veta

20 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

subjektive, përmes mjeshtërisë krijuese. Kjo është dhe arsyeja pse talenti gjen s h p re h j e n e t i j p ë r m e s p u n ë s këmbëngulëse te vazhdueshme, në përsosjen e mjeshtërisë krijuese. Shtampat, imitimet, kopjimet, apo recetat në këtë çështje janë të pa justifikueshme, janë të dëmshme në prezantimin e aftësisë krijuese të specialistit. Por gjithsesi duhet theksuar se suksesi i vërtetë në krijimtarinë profesionale do të ishte i mangët po qe se do të mjaftohej vetëm në implementimin e metodave dhe teknikave te reja, pavarësisht nëse ato do të ishin paraqitje e spikatur identifikimi. Niveli intelektual forma dhe performanca stilistike duhen vlerësuar vetëm atëherë kur vihen në dispozicion të përmbajtjes së re duke e shprehur atë shumë sinqerisht. Nuk është rastësi që në krijimtarinë e mjaft specialistëve të rinj, të pa sprovuar në këtë veprimtari, duket qartë ndikimi, shpesh dhe imitimi i motiveve, i stilit dhe i teknikave p ro fe s i o n a l e të p ë rd o r u ra n ga specialistët më në zë. Natyrisht koha ka ndryshuar po ndryshojne edhe ko n c e p t e t i d e o r e . K ë r ke s a t e specialistëve kanë marrë fytyrë tjetër, tjetër është dhe niveli intelektoprofesional i tyre. Kanë ndryshuar dhe kërkesat e tyre në kulturën e


REFLEKTIME

përgjithshme e asaj edukative në veçanti. Koha e re përmbajtja e kësaj kohe nuk mund të zbulohen tërësisht, duke u mbështetur vetëm në ato forma e metoda profesionale tradicionale që i përkasin të shkuarës. Natyrisht tradita në këtë mes nuk mund te injorohet. Ajo duhet shfrytëzuar me kujdes dhe nikoqirllëk, por ama duhet klasifikuar pasi s’ka sens llogjik që vetëm me mënyrat dhe metodat tradicionale të vjetra, të mund të realizohet pasqyrimi i plotë dhe i thellë i proceseve edukative të sotme. Didaktika dhe metodika si produkte preleminare në përbërje të pedagogjisë doktrinare, kërkojnë të përqafohen dhe forma të reja hapsira të reja për pasqyrimin dinamik të jetës edukative me objektivitet. Kjo është dhe mbetet ekskluzive. Njëherësh vlen të theksohet se pavarësisht mendimeve kontraverse në formatin e mjaft prej specialistëve të arsimit për çeështje kardinale, rruga nëpër të cilën duhet kërkuar forma e re, ështe ajo që të jep mundësi të nxjerrësh në pah prirjet e zhvillimit të realitetit me vërtetësi. Të jep mundësi të depërtosh në thelbin e fenomeneve psiko-edukative. Vetëm specialistët që kërkojnë forma të tilla objektive, mund të konsiderohen novator në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. Barazimi midis cilësisë së krijimtarisë profesionale dhe aksesit të përcaktuar të një situate arsimore pa bërë asnjë përgjithësim objektiv të realitetit, si dhe prirja për të absolitizuar

karakterin subjektiv të krijimit që shfaqet në qëndrimin e kamufluar të specialistit ndaj fenomeneve të jetës edukative e që shoqërohet nga pasqyrimi i shtrembëruar informal i realitetit, përbën qasje dramatike, përbën vakum në konfigurimin e vlerave pedagogjike të sakta. Krijimtaria edukative realiste është e mundur vetëm atëherë kur bashkohen në një të vetme indikatorët objektiv e subjektiv vetëm atëherë kur autenticiteti profesional bashkon pasqyrimin e realitetit skolastik me këndin e shikimit nga specialisti i këtij realiteti, me botëkuptimin e tij pedagogjik-edukativ, me tiparet e spikatura të talentit të tij të definuar. Ajo unifikon në një faktorët objektive me ato subjektive në krijimtarinë profesionale duke gjetur në këtë unifikim shprehjen e vetë të plotë dhe të qartë. Shembull i një uniteti të tillë botëkuptimor është krijimtaria pedagogjike e specialistëve të fushës së edukimit Sotir Rrapo dhe Nazmi Xhumara të cilën e ndeshim në shkrimin e tyre problemor me titull “Reformimi i kurikulës në arsimin bazë”. (Revista Mësuesi Nr.9.2012). Analizën realiste këta specialistë e kanë pasqyruar të ndricuar nga botëkuptimi i mirëfilltë shkencor. Duke bërë përgjithsim objektiv të realitetit (mbështetur dhe në pervoja ndërkombëtare), me prurje realiste e përjetime të cilësuara, këta specialistë avangard të edukimit në sajë te talentit të spikatur, kanë arritur të

nxjerrin në pah prirjet e zhvillimit të reformës kurikulare. Qëndrimi afirmativ ndaj fenomeneve që ndodhin në zhvillimin e tyre dinamik dhe qëndrimin e tyre të kujdesshëm kritik-analitik, përmes deduksioneve dhe krahasimeve, ndaj atyre çështjeve bazike që injektojne realitetin skolastik, është guri themeltar që përcakton bazën e veprimtarisë krijuese të specialistëve cilësor, përcakton vlerat e tyre njohëse dhe edukuese. Tipar karakteristik i shumë prej punimeve të botuara në “Revistën Mësuesi” dallohen edhe për qëndrimin subjektiv të autorëve të tyre ndaj fakteve të shfaqjeve skolastike. Sipas mendimit të specialistëve informale (subjektiviste),çdo analizë objektive që i bëhet realitetit e sfumon me teprim të vërtetën skolastike, duke glorifikuar arbitrarisht krijimin. Nuk është e vështirë të konstatohet se “përshkrimet” edukative të fiksuara si të tilla, nuk janë as novatore e as origjinale. Specialistët konformist s’bejne gjë tjetër veçse risjellin po ato ekstrakte bajate të përpunuara në mënyra e forma qesharake, me anë të të cilave përpiqen të fshehin reflekset e një pedagogjie të c’orientuar e të deformuar që i ka perënduar koha. Specialistët konformist i kundërvihen realitetit të faktit lakuriq, ku pasqyrohen prirjet e zhvillimit edukativ të avancuar “realitetin sporadik” duke mos mundur kesisoj, të shkëputen nga paralelizmat në pasqyrimin e realitetit në këndvështrim

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

21


REFLEKTIME të kufizuar politik. Ndërsa specialistët e mirëfilltë, të vërtetën edukative përkundrazi nuk e marrin kurrë si të mirëqenë politike, nuk ndajnë kurrë faktorët objektiv dhe subjektiv të edukimit gjatë krijimtarisë së tyre profesionale realiste. Karakteri funksional i kësaj zgjedhjeje që buron nga lidhja e detyrueshme mes faktorëve të ndersjelltë, jep me vërtetësi qëndrimin profesional ashtu siç dhe duhet të jetë. Specialistët e mirëfilltë kanë dhënë shembuj të shumtë të pasqyrimit në shkrimet e tyre të unitetit funksional mes faktit real dhe fenomenit ideal në përgjithsimet teorike, bazuar kjo në integritetin intelektualoprofesional dhe observimet shkencore të tyre. Në krijimtarinë profesionale është mjaft domethënëse mënyra se si e shikon spacialisti realitetin, çfarë konkluzionesh nxjerrë dhe si e pasqyron atë me vërtetësi në zhvillimin dinamik, duke treguar thelbin shoqëror të prirjeve edukative, por si gjithmonë duke u kapur fort pas fakteve thelbësore dhe atyre rastësore të jetës së përditshme. Një vlerësim aproksimativ të tillë meriton dhe shkrimi që mban titullin “Mësim dhënia dhe të nxënit në sistemet moderne të arsimit dhe formimit profesional” shtjelluar në revistë nga Prof Dr. Pajtim Bejtja i cili e percjellë më së miri këtë ide, duke theksuar se të pasqyruarit e realitetit pa vënë në dukje “ashtu siç është” perspektivat e zhvillimit të arsimit në

përgjithësi dhe të atij profesional në veçanti nuk mund të krijojnë tek mësuesi një përfytyrim të drejtë për këtë realitet. Pedagogjia e nënkupton realitetin si proces zhvillimi, si lëvizje që ndodh nga kontrastet dhe replikimet e vazhdueshme përmes interpretimeve intelekto-profesionale. Nga kjo pikëpamje Prof. Pajtim Bejtja aludon me faktin se: në një situatë pikëpamjesh problemore, mësuesit nuk mund dhe nuk duhet të jenë fatalistë, por gjithashtu nuk mund e nuk duhet të jenë dhe mosbesues statik. Njerëzit që se kuptojnë zhvillimin, s’janë të zotët t’i diktojnë kurrë pikëpamjet e tyre, se zhvillimi i arsimit profesional nuk mund dhe nuk duhet të ngjasë me falsifikimin e përmbajtjes së tij. Zhvillim do të thotë divergjencë, opsion, debat e konkurim. Do të thotë zgjidhje e progres, vetëm kështu do kuptuar e ardhmja e arsimit profesional. Shkrime të tjera të realizuara me kulturë profesionale, përgjithsime psiko-edukative të evidentuara që meritojnë vlerësime optimale për mesazhet që percjellin, por që paraqesin dhe interes të veçantë për nga përmbajtja e tyre cilësore metodike stilistike janë dhe shkrimet: “Vlerësimi në letërsi” shkruar nga Rezana Vrapi (specialiste në AKP). Shkrimi “Risia e provimit të fizikës (bërthamore) lëndë me zgjedhje për maturën 2012” publikuar nga Eglantina Sholla (specialiste e vlerësimit në AKP). Shkrimi tjetër që pa mëdyshje do ta konsideroja një analizë serioze profesionale të një autoriteti që është në krye të përgjegjësisë së detyrës , me titull “Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të provimeve përfudimtare në fund të një niveli” shkruar nga Ilia Paluka (AKAFPT). Produkti tjetër me karakter të mirëfilltë

22 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

qëmtues analitik-informativ nën titullin “Për një partneritet social ndërmjet biznesit dhe shkollës” shkruar nga specialistët me eksperiencë Lindita Dhima dhe Ilir Braçe (AKAFPK). Prurje interesante mjaft konkrete që përcjellë një informacin model dhe kthjellon një proces opsional, të adaptueshëm për edukimin është dhe shkrimi “Përhapja e klturës së vlerësimit të brendshëm” përcjellë nga Teuta Cobaj (IKAP). Por edhe shkrimi tjetër analitik-objektiv në nivel metodik i kësaj autoreje “Arritje dhe probleme gjatë planifikimit dhe zbatimit të tij në shkollë” përbën një arritje personale të saj në krijimtarinë pedagogjike. Po të njëjtin vlerësim meriton dhe shkrimi tjetër mjaft domethënës, i shkruar thjeshtë e qartë me një analizë konceptuale të besueshme. Praktikisht të realizueshme për arsimin parashkollor me titull: “inspektimi dhe vlerësimi i brendshëm i kopshteve” përcjellë nga Bukurie Kallanxhi (Haxhia)-IKAP. Në një paraqitje dinjitoze, informuese, rekomandues është përcjellë dhe shkrimi i punuar me kurajo qartë e saktë nën titullin: “Module të reja profesionale si pjesë e kurikulës me zgjedhje të lirë në gjimnaz” botuar nga Mirela Andoni ( IZHA). Po ashtu mjaft interesant e konkret është dhe krijimi me titull: “Çështjet gjuhësore në tekstet tona mësimore” shkruar nga Eneida Pema (Gjimnazi P.N.LuarasiTirane). Shkrim i karakterit analizë interesant për nga përmbajtja është dhe shkrimi tjetër (Në vend të intervistës) “Abetarja e përbashkët fitore e shpirtit të kombit shqiptar.” Përcjellë nga studiuesi i mirënjohur Ndriçim Kulla është një pasqyrë e qasjeve adekuate, nismave objektivisht të drejta e të domosdoshme, që plotesojnë një kuadër pedagogjik të munguar padrejtësisht prej kohësh. Siç shprehet dhe autori “Ndoshta në këtë fazë të parë qarkullimi i teksteve dhe librave të leximit të jashtëm, në mbështetje të sistemit arsimor në pritje të kristalizimit të kurikulave dhe teksteve të tjera të përbashkëta, do të qe udha më e mirë për të lëruar atë tokë të gjuhës dhe dijes së përbashkët ku ushqehen nxenësit dhe mësuesit e sistemeve të arsimit të të dyja vendeve. Në mënyrë që ajo të


REFLEKTIME

bëhet sa më shpejtë pjellore dhe e gatshme të presë farat e mbjella nga tekstet e përbashkëta”. (ShqipëriKosovë). Por megjithatë, pavëarsisht vlerave burimore të sipër përmendura, në të gjitha krijimet e evidentuara do të ishte e dobishme të mënjanoheshin dozat e kushtëzuara politike që e zbehin disi besueshmërinë atraktive të tyre. Në një vështrim më në detaje të artikujve në “Revistën Mësuesi 2012” rezulton se, veçoritë stilistike si elemente të publicistikës pedagogjike përgjthsisht janë përcaktuar nga përmbajtja ideore e lëndës së përpunuar ndërsa kjo nga ana e saj është ndërthurur me pasqyrimin e realitetit nga pozita shoqërore ëe caktuara. Struktura shoqërore në ditët e sotme dihet që s’është më unike si në të shkuarën komuniste. E vërteta është se në themel të krijimtarisë edukativeprofesionale, në gjithë specifikën e veë nuk ka dhe nuk mund të ketë më si dikur, vetëm “metodë e stil unik” por ka dhe “metodë e stil plastik” të diktuar sipas orientimeve programore poltike dhe atyre social-ekonomike. Tendenca e zhvillimit të arsimit në aparencë duket mjaft komplekse, por në thelb ajo është e lidhur ngushtë me një filozofi edukative të strukturuar, që tek e fundit shpreh drejtpërdrejtë interesat e politikës shtetërore. “Demokratizmi i sistemit të edukmit” si një formulë prognozë e reklamuar me aq bujë nga partia-shtet për qëllime elektorale, shërben më tepër si argument për të

përligjur konfuzionin e deziluzionin. Në largimin e specialistëve nga rruga e kërkesave të drejta anti-krizë për përpunimin e objektivave strategjike në sistem. Fatkeqsisht në tërë dimensionin e këtij sistemi edukativ vihet re se krahas deformimeve të koncepteve bazike, po vihen në qarkullim në mënyrë të pabesueshme gjthfarë artikulimesh të stërholluara banale që synojnë të shpërfytyrojnë në thelb tezat e doktrinës së edukimit. Një gjë e tillë bëhet jo vetëm nga ata që tashmë njihen publikisht si korifejë të konformizmit, por edhe prej të ashtuquajturve specialistë gjasme idealistë që përmes “stereotipeve” në esencë të dyshimta të diskutueshme, kanë për qëllim të injektojnë pikëpamje ireale të gabuara të cilat, për nga përmbajtja e tyre fragmentare i përkasin një dimensioni absurd, hipotetik, ta pa realizueshëm. Ato paraqesin rrezikshmëri pedagogjike sepse karakterizohen nga një falsifikim gjithnjë e më i sofistikuar i pikëpamjeve realiste në një tjetërsim paradoksal të tyre, duke i adaptuar si variante edukative ekskluzive. Shëmbëlltyrat e shumë “varianteve edukative” që po serviren si modele ideale nga “individë të elektrizuar politikisht” përbëjnë orvatjet e shëmtuara për të përligjur konfuzionin, korrupsionin, deformimin e tjetërsimin e procesit të edukimit, duke hedhur baltë mbi tezat bazë të Pedagogjisë Evolutive si të vetmin botëkuptim shekncor të

parevokueshëm. Në zhvillimin e mendimit pedagogjik po lançohen vazhdimisht ide e variante po realizohen botime te shumta, zhvillohen debate e diskutime, organizohen simpoziume, konferenca e seminare ku shprehet në forma nga më të rafinuarat preokupimi i përbashkët i specialistëve për të perfeksionuar stilin e metodat e punës edukative në realizimin e një sistemi edukativ efuziv dhe të gjitha këto gjasme në përpjekje për ta shpëtuar e shëruar arsimin nga paranoja e politikave të gabuara. Paradoksalisht me këtë fakt mjaft prej specialistëve të shokuar e demoralizuar nga ndërhyrjet pa precedent të politikës në punët e brendshme të arsimit, përpiqen tu shmangen me marifet metodave konvencionale të indoktrinuara me përmbajtje të dyzuar e terminologji boshe me efekte anësore mbytëse e shtypëse. E kështu kur flitet për shumëllojshmëri metodash edukative, të duket sikur inskenohet në mënyre konstante formalizmi, indiferentizmi, inkopmetenca, injoranca, absurditeti, papërgjegjshmëria madje deri tek destabiliteti programor që paraprin herë haptazi herë mbyllur në mënyre konstante gjithë praktikën e punës edukative. Deklaratat që dëgjojmë të thuhen që pedagogjia lipset të çlirohet nga fryma kritike, nga ky kod “obsesivreaktiv” që i zë frymën krijimtarisë së lirë me pretekstin se do të ishte më mirë të mos kishte vetëm një lloj reflektimi

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

23


REFLEKTIME

analitik profesional, se do të ishte e udhës të përkraheshin e të praktikoheshin edhe reagime pozitive lavdëruese, që të kënaqin këndvështrimin politik po gjen terren në formulën konformiste sipas së cilës “qëllimi justifikon mjetin”. Rrjedhimisht parë në një vështrim më të gjerë thuajse në të gjitha artikulimet e derisotme, jo vetëm nuk thuhet asnjë fjalë për disbalancat apo diskordancat që aktivizohen e i kundërvihen në mënyrë permanente njëra - tjetrës në gjithë spektrin e shkrimeve të supervizuara por edhe per faktin se metoda kritike shihet si një ndër opsionet e pazakonta si një “akt episodik” qëndrim jo coherent, që me kohë duhet t’i lërë vendin mendimit “ të butë”. Në këtë mënyrë institucionet shtetërore kanë mistifikuar stilin e punës si një dyzinë “çinovnikësh spekulante”, kopjacësh të pashpresë kontributi i të cilëve shpërfytyrohet në një univers të dyshimtë krijimesh simulante, të buta miqësore në një univers prognozash qesharake, krahasuar me universin e botimeve edukative “ideale” të specialistëve të afirmuar. Parë nga kjo pikpamje krijimtarisë pedagogjike i është mohohuar padrejtësisht karakteri kritik-analitik në substraktet profesionale duke u dhënë atyre një pamje të përgjithshme patetikelakonike pa kurrëfarë dinamizmi e realizmi, ku mbretëron eklektizmi i plotë ideor. Keqinterpretimet pedagogjke të

një dyzine spekulantësh konformiste në perceptimin e tipareve problematike të arsimit, paraqesin rrezikshmëri jo vetëm për impaktet negative social-edukative që mbartin, por edhe për faktin sepse tjetërsohen në kulturën profesionale, duke plazmuar forma të fallsifikuara në teorizimet e sistemuara pedagogjike. Deformimi i qenësishëm i botëkuptimit pedagogjik ka gjetur shprehjen e tij thuajse në gjithë dimensionin e artikulimeve të stërholluara profesionale. Predikimi i varianteve të deformuara didakto-metodike që po serviren si prurje të reja nga specialistë defiçentë, i shërben orvatjeve të tyre të p ë r b a s h këta p ë r të p ë r l i g j u r gënjeshtrën, për të hedhur baltë mbi idetë sinjifikative shkencore të doktrinës së edukimit, si të vetmin bazament botëkuptimor ku duhet mbështetur duke e zëvendësuar atë me një amalgamë pikëpamjesh gjoja “pluraliste” demokratike, e duke spostuar në minimun pikëpamjet e pedagogjisë evolutive realiste. Në formatin kronologjik të botimeve të “Revistës Mësuesi” që datojnë nga janar-dhjetor 2012 gjejmë shkrime dhe artikulime verbale mjaft të përçudnuara, të cunguara e hipotetike në përmbajtje të pabesueshme praktikisht të pa realizueshme. Duke i ndarë sipas një klasifikimi ideor rezulton se shkrime të tilla si “Kërkesa për kualifikimin e mësuesve” nga Dorina Rapti (kryetare e komisionit të

24 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

kualifikimit të mësuesve), apo dhe fjala e mbajtur nga zv.Ministri i Arsimit Halit Shamata në konferencën kombëtare me temë “Siguria e fëmijëve në internet” shpalosen me një tog broçkullash të hiperbolizuara që s’thonë gjë tjetër veçse janë një përpjekje për administrim politik të situatës problemore që ngrenë dhe asgjë më shumë. Për këto dy shkrime cilësisht të kufizuara e të cekta në përmbajtje nuk do ja vlente asnjë analizë e posaçme, pasi do të ishte angazhim i tepërt. Ndërsa shkrimi tjetër “Rinovimi i shpejtë i programeve dhe i teksteve të matematikës” prezantuar nga teknokrati i rëndomtë, Jovan Kristiqi ngjan më tepër me një përpjekje qesharake e autorit për të mbrojtur pozicionin e tij, mjaft të kritikuar. Është një perpjekje e sfocuar për të justifikuar gjendjen katastrofike të teksteve dhe programeve, duke maskuar qëllimshëm përgjegjësinë e dikasterit e të grupeve të interesit për katrahurën e përjetuar në botimet absurde të teksteve shkollore, në atë sektor që prezantohet si më i diskredituari për aferat korruptive. Këshilltari spekulant i MASH-it, në vend që të largohet “një orë e më parë” për akuzat e ngritura për gjendjen dramatike të botimeve shkollore, vazhdon të “flasë dokrra” përmes teorizimesh banale. Ndërsa shkrimi tjetër “Si të komunikojmë me nxënësit” shkruar nga Elfrida Begaj (IZHA) përcjellë vetëm rekomandime të thata, këshillime e sugjerime të thata të pa


REFLEKTIME

mbështetura në realitete konkrete, në përjetime personale, apo dhe përvoja të evidentuara qofshin këto të përcaktuara. Shkrim që në përfytyrim të parë të lënë përshtypjen e një plagjature të kopjuar kushedi se ku! Skarcitete të tjera të trilluara janë dhe shkrimet si “Arsimi në Pogradec, tashmë më miqsor” shkruar nga Eva Çollaku (drejtore ZA në Pogradec) apo dhe shkrimi tjetër “Sfidat në arsimin e Lezhës” shkruar nga Kastriot Kodheli (Drejtor i DAR-it Lezhë) që së bashku mbartin në vetvete mjaft domethënie të pavërteta, me vështrim kokë-poshtë. Shkrime të tjera teknikisht të supozuara, të ngushta në përmbajtje të shkruara pa kurrëfarë talenti e për më tepër cilësisht të dobëta për nga niveli profesional janë dhe përshkrimet e përcjella në revistë nga Aleksandra Coma (Specialiste e Vlerësimit pranë AKP) me titull: “Orientime për biologjinë si lëndë me zgjedhje në maturën shtetërore 2012”. Gjithashtu dhe shkrimi tjetër shkruar Afërdita Mëhilli (Specialiste e Vlerësimit pranë AKP) me titull: “Orientime për historinë si lëndë me zgjedhje në maturën shtetërore 2012”. Akoma më të papërfillshme për nga përmbajtja pedagogjike janë dhe shkrimet me titull “Që të fitojmë respektin e duhur të nxënësit” shkruar nga Saba Lama (Specialist në Zyrën Arsimore Kruj). “Krahasimi i metodave të të mësuarit” botuar nga Gentiana Zagoridha (Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” Durrës) si dhe

shkrimi “Karakteristikat e mësimdhënies efektive” shkruar nga Muhamet Cenko, të tëra këto produkte të marra së bashku, janë përgjithsisht shkrime hipotetike, në formë e përmbajtje, përgjithsisht të pabesueshme në mundësinë e realizimit realisht të tyre në praktikë. Një butafori është dhe shkrimi i përcjellë në NR.7 të “Revistës Mësuesi” prezantuar nga Rahman Kaleci (IKAP) nën titullin “Ankimimi si e drejtë njerëzore në arsimin parauniversitar”. Me gjithë përpjekjet e autorit për të justifikuar zgjidhjen e “mirë-arsyetuar” sipas së cilës “Shumë prej ankimimeve që drejtohen pranë Arsimore Rajonale ndodhin për shkak se ato drejtoritë e shkollave nuk kanë kompetencë për t’i zgjidhur. Por krahas këtyre ka edhe ankimime të cilat nuk gjejnë zgjidhje në nivel shkolle, të cilat detyrimisht duhet t’i drejtohen Drejtorisë Arsimore Rajonale ose Zyrës Arsimore”. Më troç se kaq s’ka si thuhen gjërat e gabuara. Personalisht e kam përmendur në dhjetra variante e mënyra se Drejtoritë A rs i m o re j a n ë h a l l ka p o l i t i ke , ekskluzivisht të pa pranueshme e të gabuara për një sistem modern edukimi e që duhen zëvendësuar sa më pare me institucionin kontemporan të “Bordit të Edukimit” që i takon ekskluziviteti i përballimit të problemeve të arsimit nënivel lokal e më gjerë. Kësaj çështjeje nuk kam më ndërmend t’i rikthehem sa herë e risjellin në vëmendje te opinionit,

ndonjë specialist injorant i arsimit që nuk e ka konceptin e këtyre gjërave. Akoma më skandaloze nga pikëpamja e përmbajtjes social-pedagogjike e politike, është dhe shkrimi: Udhëzuesi “Inspektimi dhe vlerësimi i brendshëm i Drejtorise Arsimore Rajonale nxit efektivitetin e njësive lokale të qeverisjes arsimore” shkruar nga bashkëautorët Mimoza Matraxhiu & Miranda Kurti (Specialiste ne IKAP). Le të citojmë diçka nga pasazhet e pa llogjikshme të këtij shkrimi: “Vitet e e fundit arsimi shqiptar po përballet çdo ditë me reforma të frytshme, të cilat kanë për synim delegimin e përgjegjësive në nivel lokal, duke u mbështetur në praktikat e suksesshme perëndimore. Një reformë e tillë ka përfshirë dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale, të cilave iu është dhënë më shumë autonomi, liri profesionale dhe vendimmarrje. Kjo reformë u zbatua në kuadër të decentralizimit në arsim, i cili mbetet gjithnjë një proces kompleks dhe i vazhdueshëm dhe bëhet akoma më i vështirë, kur shumë kompetenca tashmë i janë kaluar Drejtorive Arsimore Rajonale. Dëshmi e qartë për sa më sipër jane VKM-ja Nr.66 datë 03.03.2010 dhe urdhri Nr.199 datë 10.12.2010 i kryeministrit për strukturën e re të Drejtotrisë Arsimore Rajonale. Për të mbështetur punën e institucioneve lokale të qeverisjes arsimore, u iniciua dhe hartimi i këtij udhëzuesi, që vjen për herë të parë në llojin e tij, për të

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

25


REFLEKTIME

lehtësuar planifikimin dhe funksionimin e tyre. Ai mbështetet dhe synon që të zbatohet me korrektësi rregullorja e funksionimit të Drejtotrive Arsimore Rajonale, e miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. (D.V.) Sipas të cilit, ky udhëzues është ndërtuar në 6 fusha përkatësisht: 1.Organizim. 2. Funksionet dhe detyrat e DAR/ZA-se. 3. Planifikimi. 4. Vlerësimi. 5. Komunikimi. 6. Funksionimi i sektorëve të Drejtotrive Arsimore Rajonale sipas strukturës përkatëse. Nisur nga kjo përmbajtje së pari do të doja të inkludoja edhe një herë me mendimin që, delegimi i përgjegjësive në nivel lokal nuk ka të bëjë fare me DAR-et dhe Za-të të cilat qëndrojnë vertikalisht të pozicionuara në përbërje të strukturës shtetërore, madje në vartësi direkte të dikasterit të arsimit (pushtetit qëndror). Se dyti, nëse VKM-ja Nr.66 datë 03.03. 2010 dhe urdhri Nr.199 dt.10.12.2010 për strukturën e Drejtotrisë Arsimore Rajonale, vetëkonsiderohet reformë, atëherë me duhet të ritheksoj se kjo s’mund të jetë ndryshe veçse antireforma më e padrejtë, me obskurantiste, më skandaloze, që fatkeqsisht po e mundon së tepërmi zhvillimin e arsimit shqiptar. Së treti, ky udhëzim nuk vjen për të lehtësuar sadopak punën në bazën e arsimit por në të kundërt vjen për të komplikuar e agravuar më tej situatën sistemike të arsimit përmes direktivave partike, destruktive anti-sociale e anti-

kombëtare. Së katërti, vetë udhëzuesi i formatuar në 6 fusha kryesore, nuk paraqet vartësi funksionaleorganizative në përbërje të pushtetit lokal, por në të kundërt është strukturë në përbërje të pushtetit qendror që ushtron diversion të hapur ndaj strukturave konstruktive, të bazës si pjesë organike e munguar në përbërje të administratës vendore. Kjo është përvoja e vërtetë perëndimore dhe jo ajo që pretendojnë specialistët gjysmak te IKAP-it. Megjithatë në analizë të s h k r i m eve të s i p ë r p ë r m e n d u ra përgjithsisht vihet re se, krahas sjelljes arbitrare ndaj standarteve edukative të mirfillta me keqardhje konstatojmë se po vihen në qarkullim edhe gjithëfarë spekullimesh ideore, me përmbajtje të pabesueshme (false) që synojnë të shtrembërojnë e flakin tutje tezat themelore të pedagogjise evolutive. Një gjë e tillë ndodh jo vetëm nga ata që n j i h e n p l o të s i s ht s i ko r i fe j të konformizmit politik, por edhe prej të ashtuquajturve “protagonistë novatorë” që mbijnë si “kërpudhat pas shiut” në të gjitha format e variantet, e që kanë për qëllim të inkorporojne në metodologjine e edukimit gjithëfarë korentesh të dyshimta e të pabesueshme per standartet pedagogjike. Në të njëjtën gjatësi vale aktivizohen dhe veprojnë nën rrogoz edhe korente të pranishme jashtë strukturave të arsimit, por që në të vërtetë janë në kohezion të plotë me

26 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

qëndrimin utilitarist të administratës shtetërore ndaj çështjeve adekuate brenda sistemit. Në vijim të kësaj llogjike është shqetësuese jo vetëm konjuktura e afërt e “Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë”, por edhe puna “nën rrogoz” që ajo zhvillon në mbështetje të politikave të gabuara shtetërore e veçanërisht në kundërshti afirmative me interesat e masë së mësuesve. Kjo shoqatë që pa mëdyshje do ta konsideroja “ fatalitet strukturor” s’ështe gjë tjetër veçse një model “cinovnikësh renegatë” të disa pensionistëve sharlatanë të stërvitur me qasje politike të motivuar për të kryer diversion në gjirin e mësuesve. Përpos se një antikap përbën dhe grupimin e forcave të errëta destructive grevëthyese e ngarkuar me mision të kryer diversion në neutralizimin e shpartallimin e çdo lloj lëvizje progresive për liri e demokraci brenda sistemit. Kjo shoqatë në unison dhe në të njëjtën gjatësi vale me ca organizma të tjera si m o t ra s i s i n d i katat a s ht u d h e konfederatat e arsimit përbëjnë “kollonën e pestë” në shuarjen e çdo lëvizjeje të mësuesve për emancipim e përparim shoqëror. Asgjë e mirë pozitive nuk mund t’i vijë armatës së mësuesve nga këto organizma vanitoze të errësirës të cilat nuk mbahet mend kurrë një herë të kenë kryer qoftë sa për formë një grevë, demonstratë apo çfarëdo forme tjetër të rezistencës passive, të njohura botërisht në përkrahje të lëvizjeve


REFLEKTIME

progresive. Ja se cfarë deklaron kryetarja e shoqatës një farë Yllka Beci në një artikull botuar në Nr. 5 Maj 2012 të revistës mësuesi me titull “Mendja e një kombi është arsimi mendja e tij morali i përgjithshëm” Ne nuk kemi lënë pas dore (lexo në punën tonë) as problemet ekonomike e sociale informimin e organeve drejtuese shtetërore e lokale për çështje të ndryshme. Kemi kërkuar bashkëpunimin me këto institucione për mbrojtjen e ligjeve në fuqi dhe kemi bërë propozime ose u kemi shprehur mendime për hartimin e miratimin e ligjeve të reja që mbrojnë interesat e anëtarëve të shoqatës dhe shkollës shqiptare.” Më poshtë kjo zonjë plotësisht inkoherente në deklaratat e saj skandaloze pohon se: “Me këtë rast kuptuam se izolimi 45- vjeçar e kishte bërë punën e tij dhe se “të huajt nuk e kishin informacionin e duhur për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pas clirimit te vendit me gjithë politizimin e tij.” Se nga e “nxori” kjo zonje mediokre faktin që të huajt nuk paskëshin informacionin e duhur për zhvillimin e arsimit në Shqipëri me gjithë politizimin e tij!?- Këtë vetëm ajo mund ta dije! -Por sot mos vallë nuk është i politizuar arsimi? –E kush mund të pohojë të kundërtën e këtij fakti tronditës që po gë r r ye n a rs i m i n n ë t h e m e l ? E megjithatë koha po tregon me “kokëfortësi” cdo ditë që shkon vërtetësinë e këtij perfundimi të

dhimshëm. Më tutje në mesazhin e saj “konstruktiv” kjo zonjë e manipuluar politikisht kërkon që: “Shteti ynë demokratik dhe sponsorët e ndryshëm lipset të kujdesen më shumë që të kemi nje buxhet sa më të përshtatshëm për të përballuar sfidat e kohës që arsimi shqiptar të ecë gjithmonë përpara”. -Më ashik se kaq nuk ka si të çartiset hipokrizia në një mendje të indoktrinuar! – E vërteta është se nuk ka më njerëz idealistë të rreptë plotë me vitalitet, energji e sinqeritet që të luftojnë për drejtësi e progres, pavarësisht kostos që duhet të paguajnë! Por kemi vetëm njerëz mëkatarë si puna e kësaj zonje mediokre që duhen shpëtuar nga bataku ku kanë rënë. –E pra, ku qëndron e fshehta e kësaj rënie të njeriut në mëkate? – Kjo e fshehtë do kërkuar pikërisht në demagogjinë e individëve, që drejtojnë shoqata të tilla fantazmë do kërkuar në fuqinë e indoktrinimit e të korupsionit të frikës kërcënuese prej institucioneve që paguajnë për shërbimet e ofruara. Do kërkuar në oligarkinë e degjeneruar shtetërore e cila drejton shtetin në mënyrë krejt të padhuntishme, në emër të një demokracie të deformuar imagjinare. Kjo është bota e vogël e n j e rëzve l a j kata rë e f r i ka ca kë , konformistë e pragmatistë, meskinë e egoist.

Megjithatë në analizën e fundit nënkuptohet se në artikulimet ideore, specialistët e lartëpërmendur janë përpjekur të gjejnë pika konvergimi mes realitetit praktik dhe teorizimeve të supervizuara. Pra thënë ndryshe të gjejnë një mënyrë “përshtatjeje” që të mund të kolaudojnë pikëpamjet kontraverse pavarësisht se mund të duket e pa besueshme, pasi kanë përmbajtje të ndryshme substanciale si nga pikëpamja social-politike, ashtu dhe nga ajo tekno-profesionale, por dhe nga ajo etike dhe estetike. Gjithsesi pavarësisht pse dhe si shkruajnë në krijimtarinë e mjaft syresh vihet re një qëndrim i mjegullt madje aspak kritik ndaj shfaqjeve të indiferentizmit, meskinitetit e formalizmit të afishuar në mënyrë sporadike në “Revistën Mësues”. Vërehet se në mbrojtje të këtij qëndrimi bëhen përpjekje në dy drejtime: së pari, për ta paraqitur krijimtarinë pedagogjike si një pedagogji thjeshtë utilitare dhe së dyti, për ta realizuar konvergimin e saj me platformat e supervizuara politike, pra për ta kodifikuar atë në një pedagogji superficiale - pragmatiste. Me forma të tilla të pakontestuara specialistët e sipërpërmendur përpiqen të zëvendësojne nocionet e qarta të pedagogjisë evolutive (realiste) me koncepte të errëta eklektike, konfuze, antishkencore e antireformiste, surealiste e konformiste. Ndërsa një kategori tjetër specialistësh, për qëllime

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

27


REFLEKTIME

të caktuara meskine, egoiste e karrieriste, preferojnë të vënë në qendër të krijimtarisë së tyre pikëpamje të orientuara partiake. “Objektivizmi” apo gjoja dhe “asnjanësia” në dukje e tyre, s’është gjë tjetër veçse një mburojë për të fshehur pikëpamjet e errëta mistike të indoktrinuara për të mos dalë haptazi në mbështetje të atyre ndryshimeve edukative që lipset të ndodhin posaçërisht në realitetin e sotëm. E vërteta është se krijimtaria e tyre nuk ka shkëlqim, por ka manierizëm dhe efekt superficial, në të cilat mungon autenticiteti i vërtetë kreativ, dualiteti i pikëpamjeve të argumentuara. Parë në këtë vështrim krijimtaria konstruktive realisto-idealiste është zëvendësuar nga mizantropia individuale, që drejtohet në çdo hap vetëm nga interesi partiak duke u zhvilluar sipas një skeme hermetike, të supervizuar të një rrethi njerëzish mediokër, egoistë e meskinë. Pra ajo që i mungon sot realitetit edukativ i mungon dhe pedagogjisë evolutive që konkretizon këtë realitet. Në këtë mënyrë të hedhurit në letër i fakteve gjoja me “objektivizëm” siç pretendojnë konformistët e afishuar të arsimit, pa shprehur hapur bindjet e tyre të fshehta por duke ja lënë në dorë lexuesit të gjykojë vetë për atë ç’ka shkruhet, s’është gjë tjetër veçse një formë e mbuluar e mendimeve konfuze, që ata kanë për çëcshtje të caktuara edukative. Ndaj dhe themi se zhvillimi i analizës kritike si metodologji jo vetëm nuk e

kufizon, por në të kundërt e sfumon larminë e formave dhe të mjeteve të mirëfillta metodiko-didaktike. Por në qoftë se këto forma e mjete i nënshtrohen një koncepti metafizik d u ke p a s u r p ë r m i s i o n ve të m mistifikimin e programeve politike të orientuara përmes shkrimeve të supervizuara ato vetëm sa do të zbulonin tiparet e një realiteti skolastik t ë t e n s i o n u a r. P ra p ro b l e m i i inovacioneve në prurjet pedagogjike që konsiderohen si “kriter” për verifikimin e v l e f s h m ë r i s ë s ë v ë rs h i m e v e profesionale kanë shkaktuar një konfuzion të madh në konceptet pedagogjike, në kulturën intelektuale në metodat dhe stilin e veçantë të gjithëujt. Kjo sqaron dhe faktin se e ashtuquajtura “pedagogji informale” prej kohësh po përcjellë në opinion, nje amalgamë pikëpamjesh pragmatiste, spekulative e jo spekulative, duke shtruar njeëherësh dhe problemin e përzgjedhjes të njërës apo tjetrës metodë stilistike, çështjen se cilës prej tyre i duhet besuar ose jo. Gjithsesi vlen të theksohet se në mendimin e kualifikuar pedagogjik vazhdimisht përhapen ide e pikëpamje të avancuara zhvillohen diskutime e analiza, oraganizohen konferenca e seminare, ku shprehet në forma të rafinuara “shqetësimi” i specialistëve jo vetëm për metodat educative, por edhe për prurjet e reja racionale në përpjekje për ta shpëtuar e shëruar arsimin nga sindromi i pragmatizmit politik eklektik.

28 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

Pavëarësisht këtij qëndrimi nga ana tjetër mjaft specialistë të indoktrinuar, krahas artikulimeve të tyre pragmatiste përmes një frazeologjie boshe në përdorim, siç konstatohet në “Revistën Mësuesi- viti 2012” kanë patur për qëllim të mënjanojnë plotësisht metodën e analizës kritike, e cila me sa duket i tmerron dhe kjo për të vetmen arsye sepse bazën e saj botëkuptimore e përbën formati edukativ shkencor të cilën ata me sa duket as e njohin e as e kuptojnë. Ata duket sikur kanë rënë në hall të madh se si ta zgjidhin këtë rebus problematik, por në të vërtetë qëllimi i tyre final siç shihet është vetëm zvetënimi i modeleve kuptimplota (realiste) me arnime e sajesa metodikodidaktike krejt absurde, të deformuara të kontestueshme. Pra siç shihet “Revistës Mesuesi Viti-2012” i është mohuar pikërisht karakteri i saj parimor kritiko-analitik duke i dhënë karakter të theksuar informal aspak konstruktiv, ku mbizotëron eklektizmi i plotë ideor e programor. Kjo gjë duket haptazi në përcaktimin e mjaft prej tipareve shkrimeve, të përmendura apo dhe të anashkaluara që të gjitha së bashku p ë r m b l i d h e n b re n d a k r i te reve : lakonizëm, hiperbolizëm, p a r a d o k s a l i z ë m , ko n f o r m i z ë m , politizëm, patetizëm, dhe izma të tjerë pseudo-edukative, antishkencore, destruktive. Pra problemi i krijimtarisë politiko- konformiste konsiderohet jo pa të drejtë në rrethet intelektuale si


REFLEKTIME

metodologji që i shërben gjithashtu sfumimit të pikpamjeve të deformuara iluzioniste , duke bërë lëmsh konceptet etike e estetike të edukimit “stil e metodë pedagogjike” duke zëvendësuar konceptet bazike të edukimit me konceptin e “lirisë pedagogjike pa cak” brenda së cilës mund të integrohen edhe pikëpamjet e pedagogjisë së politizuar që është e kundërta e asaj evolutive-shkencore. Krahas ketij fakti çuditërisht po dilet haptazi krahas pranimit të metodave efektive-realiste ashtu dhe të atyre të diskutueshme e të kopjuara (plagjaturat), duke sanksionuar në këtë mënyrë mendimin se: gjatë absorbimit të metodave e programeve realiste, njëherësh mund të projektohen dhe metoda të tjera induktive, të cilat në fund të fundit nuk mund të injorohen pasi praktikisht janë prezente si nga pikëpamja ideore ashtu dhe ajo statistikore. Nga ana tjetër pedagogjia është akredituar kurdoherë si një “spektër i balancuar” ndarë në formate “reale” dhe “ideale” domethënë, në atë që e riprodhon realitetin në përputhje me qëndrim objektiv të specialistit, apo që e r i p ro d h o n atë n ë n n d i k i m i n e përmbajtjes dhe të formave ideale të përsosura. Ndaj dhe ndodh të dëgjojmë shpesh edhe për prezencën e formave të presupozuara metodike si fjala vjen, m e t o d ë d e m o k r a t i ke , m e t o d ë sipërfaqsore, metodë standard, metodë tradicionale, metodë konservatore,

metodë konvencionale, metodë abstrakte, metodë racionale, metodë konstruktive, metodë eklektike, etj. Pra nga sa përmendëm lehtësisht mund të kuptohet që është tkururr padrejtësisht fjala “ realiste” duke e zëvendësuar atë me koncepte të tilla eklektike, që e trajtojnë “mjeshtërine stilistike” si të vetmin kriter matës në vlerësimin e peshës së krijimit. Pra e thënë ndryshe të gjitha artikulimet teorike të lartëpërmendura bëhen vetëm për të gjetur pika konvergimi mes formave e metodave tradicionale dhe atyre inovative, në perpjekje që t’i paqtojnë ato. Së pari, duke e paraqitur pedagogjinë evolutive si një tërësi utilitare dhe së dyti, për të realizuar ko n v e r g i m i n e m u n d s h ë m m e pedagogjine politike pra, për t’i katandisur bashkarisht në një produkt të rafinuar seduktiv. Por në fakt mund të pohojmë se në kushtet e sotme të d i s ko r d a n c a v e b o t ë k u p t i m o r e , kulturore e edukative, as që bëhet fjalë për integrim e konvergim pikëpamjesh qoftë në ekstratin e formimit intelektoprofesional, qoftë në sensitivitetin social-politik, e aq më pak akoma në formatin metodiko-didaktik. Kjo për të vetmen arsye se ato janë antipode të papajtueshme dhe alternativa individuale të ndara që në fakt përbëjnë një të tërë të pandryshueshme. Me t e o r i z i m e t e t y re ko n fo r m i s t e specialistët e sotëm përpiqen të zëvendësojnë nocionet e qarta të

përmbajtjes edukative me koncepte botëkuptimore të errëta eklektike, të çoroditura, konfuze, destruktive antishkencore, me synimin e vetëm për të justifikuar degradimin katastrofik të arsimit.

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

29


ANALIZË

Vijnë çastet kur edhe politikanët do t'i shohin dobësitë Nga Ymer Halimi

Vijnë çastet kur edhe politikanët i shohin dobësitë e veta dhe për shkak të presionit të brendshëm në pasigurinë e hapave politikë i frenojnë ambiciet e tyre jo realiste dhe fillojnë të zgjedhin rrugën e maturisë. Jo rrallë ka ndodhur kështu. A është ky çast kthese kur z. Thaçi i shtroi tepih të kuq z. Haradinaj kur u kthye triumfues nga gjyqi i Hagës?! Unë e shoh si një çast (gjest) të mirë për dy arsye: Besoj se fiton

30 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

Atdheu, se shtendoset skena politike nga ato urrejtje primitive politike, dhe e dyta, më pak e rëndësishme, ngadhënjeu mendimi im. Në javën e dytë të prillit, me 2004, i kisha thënë në fytyrë, me shprehje jo të pëlqyer, por intelektuale, z. Thaçit, se e kishte gabim qëndrimin se kush nuk mendonte si ai është armik i tij. Qëndrim të cilin e shfaqi për shokët e tij. I sqarova pse mendoja ashtu. Ai u bë tepër nevrik. E gjitha bëhej në


ANALIZË

prani të një miku tonë të përbashkët, nën ombrellën e të cilit ishim që të dy dikur. Qëndrimi im aq i hapur e aq i prerë, sigurisht e kishte arsyen. Për të mos heshtur në jetë më obligojnë edukata e prejardhja ime familjare, qëllimi i pastër dhe eksperienca jetësore. Megjithatë, mendimi im ngadhënjeu më 29 Nëntor 2012. Por, edhe unë jam gjallë (!). S'ka hamendje se konceptet trimëri dhe atdhetari kanë dallim; politikan dhe atdhetar përsëri kanë dallim; i virtytshëm e profesionist e politikan kanë dallim; intelektual dhe politikan kanë dallim; shtet e shtet ligjor kanë dallim. Por s'ka hamendje se “asnjë funksion artificial a post politik nuk mund t'ua japë njerëzve, politikanëve, ato virtyte që Zoti, natyra, edukimi dhe tradita familjare nuk ua dha”. Ky mendim rrodhi që tremijë vjet dhe demokracitë e vërteta e vlerësuan. Po ne si vepruam? Sa shihet në skenën tonë politike ky vlerësim ka munguar, e sidomos të virtytshmit në politikë. Prandaj, kjo që po thuhet zëshëm nga politikanë e njerëz të zakonshëm, po edhe nga politikanët evropianë, se Kosova ka “gjendje të vështirë”, është edhe për shkak të “qëndrimeve mjerane politike të politikanëve” dhe për pasojë sot kemi shtetin me procese demokratike më të pazhvilluara, me

pushtetin më të korruptuar, me politikanë tepër të privilegjuar, me shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunëve, ku prodhimi i vendit nuk e kalon atë që dikur ishte, rreth viteve 1970-ta. Sot, në shëndetin publik kemi shërbimin më të ulët të mundshëm; arsimimi, e ripërsëris, është në pikën më të ulët të vlerësimit dhe nxënies së dijes, administratën më megalomane e të ngarkuar jashtë çdo norme me nepotizëm. Bile nepotizmi është platformë politike e disa partive tona politike. Ka edhe ministra që thonë hapur: nuk mund t'i menaxhojmë disa sektorë, se krimi i organizuar, e veprimi i parapolitikës është tepër i fuqishëm. Gjyqësia e prokuroria kanë veprime seleksionuese, jo funksionale aq sa njësitë vlerësuese, institute demokratke amerikane dhe europiane, po japin alarmin, si edhe vetë njerëzit e thjeshtë të Kosovës. Thjesht kanë mbetur pak dikastere qeveritare ku publikisht nuk pëlcitën aferat korruptive. Shkalla e zbulimit të krimeve të rënda është në një nivel shumë të ulët. Si vend sot jemi nën alarmin maksimal për ta luftuar varfërinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por ka edhe ca politikanë që zhvilluan procese dhe shënuan ca suksese qeverisëse, falë virtytit e profesionalizmit të tyre. Kjo gjendje e dëshmuar është Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

31


ANALIZË

krejt e kundërt nga përgjegjësia historike që këto gjëra të mos i lejonim të ndodhnin, aq më shumë kur vendi ynë vetëm para një dekade dha, në një vit luftë për liri, më se 12000 të vrarë e qindra mijëra të përdhunuar e të fyer, 120 000 shtëpi e prona të shkatërruar, e mbi 800 000 të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Shumëçka nga kjo u tejkalua kryesisht falë miqve tanë, popullit të vyer dhe ëndrrës se e fituam lirinë. Mbi të gjitha një gjë është tepër e saktë, se në një shtet këto dobësi mund t'i luftojë vetëm lidershipi i shtetit që është i përgjegjshëm, i gatshëm për t'i luftuar. Por jo kur politikanëve u mungon kuraja, e fshihen pas nacionalizmit inekzistent “se jemi të rrezikuar nga jashtë”, e politikën e ushtrojnë mbi gënjeshtra duke i bërë ato “art të përkryer”, e instinkti i tyre mbisundohet nga vlera materiale. Atëherë, politika është e sëmurë, e rrezikshme, e kjo po i ndodh çdo ditë vendit. Sot, trumbetohen nga pushteti dy gjëra: shpallëm pavarësinë dhe ndërtuam rrugë, që janë dy elemente të pashmangshme për këdo që do të qeveriste. Po ku do t'i linin taksat e popullit ? Por po shihet se shteti është jo funksional, ka të rrënuar themelin e demokracisë -

32 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

votën e lirë dhe sot siç thoshte filozofi Niçe: “Nënshtrimi u shndërrua në normë morale”, te qytetaria përballë pushtetit dhe e shtetit përballë shteteve të tjera. Përgjegjësia bie tek oferta e opozitës Një gjë është e njohur, se ndryshimet te proceset shoqërore janë tejet të ngadalshme, janë shumë inerte. Efekte të shpejta nuk pritën. Por, vendimet pragmatike ngjallin shpresë. Prandaj, zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka Kosova d u h e t p a rë , s i p a s r re g u l l ë s demokratike, ofertës pozitë opozitë. Kjo gjendje kaq e rënduar nuk do të arrihet dot të ndryshohet në mënyrën e duhur me pushtetin e tanishëm me këtë mentalitet qeverisës, ku tranzicionit nuk i shihet fundi. Atëherë, përgjegjësia është tek oferta e opozitës. Por, si vepron kjo opozitë?! Ka qëndrim jo koherent, pa liderizëm unik, tash për tash pa ofertë cilësore. E fragmentuar, se partitë nuk janë të profilizuara dhe te to mbretëron bajraktarizmi primitiv individualist. Kë s h t u , Ve t ë v e n d o s j a qëndrimet politike i mbështet në parimin e “të drejtës absolute”, që në praktikën politike njihet si politikë


ANALIZË radikale, se i nënshtrohet mendimit, “asnjë ligj e asnjë marrëveshje nuk është detyruese” jashtë të drejtës absolute. Vetëvendosja e ka në dorë të drejtën absolute, kur është në pyetje privatizimi, korrupsioni, përgjegjësia politike e politikanëve, për bisedimet Kosovë - Serbi, edhe ca neneve kushtetuese jodemokratike në Kushtetutë dhe te zhvillimi ekonomik. Vetëvendosja nuk pajtohet që Kosova të jetë kaq e kushtëzuar, nga brenda dhe nga jashtë nga faktori ndërkombëtar, nëpërmes klaneve politike vendore. Lufton për identitet, shteti me qëndrim karshi të gjitha problemeve të shtetit. Vetëvendosja mendon se Evropa demokratike duhet bërë presion Serbisë që të heqë dorë nga ndërhyrjet në territorin e Kosovës, po dhe pesë shteteve të saj që ta njohin Kosovën e jo Kosovës për t'i bërë lëshime të reja Serbisë, përtej lëshimeve që i janë bërë në Vjenë. Ajo e kërkon politikën e simetrisë. Në politikë është e mundshmja përballë të drejtës absolute, prandaj Vetëvendosja duhet të shkojë në kahun e rritjes së ligjimitetit të votës qytetare, por jo të humbë kohë në ndërrimin e qeverisë. Të dy grupimet e tjera opozitare politike, LDK dhe AAK, kanë një qëndrim të moderuar karshi kërkesave që VV i konsideron të drejta absolute. Këto dy subjekte për shkak se e kanë pasur pushtetin, janë bashkëfajtore për shumë probleme të cekura dhe janë kooperative me pushtetin edhe në çaste të panevojshme. Thjesht, LDK-ja është strukturë amorfe politike që mbijeton si rezultat i inercionit të saj nga e kaluara. I mungon guximi dhe vizioni politik dhe ndihet e tradhtuar. Ndërsa në emër të një “konstuktiviteti politik” e “gjendje të vështirë për vendin”, e kryesisht për shkak të peshës specifike të votës ajo ka fleksibilitet politik më shumë se çdo parti tjetër. Prandaj, kërkesa

AAK-së për hise në pushtet, në këtë çast më pak se gjysmë mandati, është një lojë demokratike jo e zakonshme. Bile e dëmshme për shtetin dhe për vetë AAK-në. AAK-ja, ofertën e pushtetit e refuzoi me këmbëngulje, se ishte e vetëdijshme se nuk mund të ndikojë në qeverisje në mënyrën e duhur në një koalicion të këtillë. Një gjë duhet të jetë e qartë për AAK-në, se PDK me koalicionin e vet e ka legjimitetin e numrave demokratikë dhe kjo aspak nuk forcon e as nuk dobëson proceset demokratike me hyrje në qeverisje, përveç që e stabilizon pushtetin e sotëm. Ndërkaq, AAK-ja duhet të dijë se rruga e inkuadrimit të këtillë në pushtet ka krijuar pushtete absolute. Këto raste njihen në praktikën politike dhe dëmtojnë rëndë demokracinë. Ndoshta është koha kur PDK dhe AAK po e kuptojnë çastin e kthesës politike?! Në një mënyrë kjo po diktohet të përpjekja e PDK-ës për ta joshur në bashkëqeverisje AAK-në, se ka deficit moral në qeverisje në këtë çast dhe dëshiron bashkëhisedarë. Në vazhdim kërkon ta topisë opozitën. PDK e di se aleati i saj i natyrshëm është AAK-ja, se aleatet e saj të tanishëm janë të vdekur klinikisht dhe i nevojitet një aleat i ri, që do të llogarisë edhe për zgjedhje të ardhme. PDK ndoshta e ka kuptuar mendimin e Getës, “gjarpri që nuk ndërron lëkurën do

vdesë”. Por roli i AAK-ës në opozitë është më i rëndësishëm për Kosovën, se kjo opozitë ka detyrë që Kosovës t'ia kthej imazhin e rrënuar e njerëzve të saj t'u japë shpresë se edhe në Kosovë mund të jetohet mirë; se Kosova ka forcë vetjake që ta luftojë krimin, korrupsionin e papunësinë; se Kosova ka forcë reformuese që votën e lirë, si themel demokracie, ta mbrojë dhe mund të funksionojë si shtet ligjor dhe se integrimin europian nuk duhet parë si koncept fiktiv abstrakt detyrues; se ne nuk shkojmë në Europë, se prapë do jemi këtu, dhe Europa nuk na bën të pasur, por kemi detyrim të sillemi me norma europiane. Kjo opozitë, po edhe pjesë e pozitës, duhet të jetë e gatshme të ngadhënjejë mbi grupe i nfo r m a l e q ë b ë n ë ve p r i m e p a r a p o l i t i ke e p o kë r ko j n ë legjimitetin te vota e popullit. Kjo është një shkallë rreziku e provuar. Këto struktura janë instaluar në ca segmente të qeverisjes dhe po tregojnë një agresivitet e shkelje ligjore në çdo hap. Opozita duhet të japë ofertën reale për shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbrojtjes së votës së lirë, shtegun e ngritjes ekonomike. Kjo pritet edhe prej z. R. Haradinaj, prej pragmatizmit të tij në politikë, nëse k j o n u k s h u h e t n ga l a k m i a momentale për pushtet.

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

33


HISTORI

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT (Parathanë nga P. Gjergj Fishta,O.F.M)

Fjala kanun s'ka dyshim se etimologikisht vjen prej fjalës greqishte....që do të thotë :mastar – ajo vegël druri a e ndonji brumit tjetër që vlen të tërheqësh viza të drejta. Metaforikisht shenjon shtjellin e ligjeve, të gojëdhana të pakodifikuara, mbas të cilave ecte dikur hullia e jetës dhe e veprimit të popullit shqyptar.

Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? Ja një çështje e cila ende nuk ëshë zhvilluar krejt mirë e me siguri të plotë. Një palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, për arsye që ky Leka e paska mbledhur e kodifikur i pari. Këtij mendimi duket se ka qenë edhe Dr. Milan Sufflay, i cili në librin e vet “Serbët dhe Shqyptarët” (përkthyer prej sllavishtes) thotë faqe 90 – “

34 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

Gojëdhana mbas së cilës këto zakone ligjare, të quajtura me emrin “Kanuni i Lekës”, është në lidhje me Lekën III. Dukagjinin (1459-1479) “. E vërtetë se Autori i famshëm nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini i III, ka përmbledhur e kodifikuar Kanunin në fjalë: por prej disa vendeve tjera të librit të tij të sipërpërmendur, mund të thohet


HISTORI Përshtati në gjuhën e sotme letrare: Dr. Stavri Trako Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës

edhe, se përnjëmend Kanuni ka mundur të jetë kodifikuar prej Lekës III. Prej veprës së cituar të D r. S u ff l ay t h e ks o h e n d i s a fakte,që mund të kenë të përpjekun me kodifikim të ligjevet në Shqypni. Dhe një herë Autori thotë,(f.23 et seq.) se, që prej viteve njëmijë e treqind ndër disa qytete të Shqypnisë gjindeshin zyra noterjale, ku shkrueshin e prej nga u përhapshin lajmet gjyqtare të vendit. “Prej trajtës e prej mbrendësisë së lajmeve noterjale shqiptare – të dukateve (dukljane), shkruan ai, mandej (f.25 et seq.) mund të nxjerrim ndonjë gjë mbi farët e statuteve të qytetevet...” Në një tjetër vend, mandej shton: (f.27) “...qytetasit e Durrësit qenë të shtërnguem t'i mshehnin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1389) u gjet vetëm ndër Françiskajtë e atjeshëm neni 35 i një Statuti,i shkruar mbi papirus ”. Paska pas, pra aso kohe, statute të shkruara në Shqypni. Ma tepër (poc. I cit.fq.87 et.seq.) Dr.Sufflay kallzon se si rreth viteve 1300 filluan të formohen në Shqypni

disa republika të vogla e të përbëra prej disa fshatrash a bajrakësh, duke marr me vete dy elementë të reja:atë ushtarak e atë ligjor”. Kështu (1444 ”e ma tutje”) bëhet jashtëzakonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cilit quhej Kapetan (Capetaneus montanae Hottorum), e rreth vitit 1415 trajtohet lidhja e bajrakëve të Mirditës,e cila aso kohe mund të dynte një ushtri 12.000 luftarësh. Se do të ketë pas dikur, këso republikash të vogla në Shqypni, na difton – mbas mendimit tim –fakti, që këtu ka vise, që quhen me dy emra pllojcë. Për shembull: Shalë e Shosh,Pukë e Iballë,Shllak e Temal,Mat e Çidhën etj. Tash duke qënë se Autori thotë,se edhe Drishti në interland të veriut të Shqypnisë – ka pas statutin e vet të kodifikuar (op.c.f.25) nuk është krejt fjalë pa vend me thanë se këto republika kanë mundur të kenë të kodifikuara ligjet e veta – mos secila më'vete,e një kanun të përbashkët të gjitha. Mandej Autori shkruan (f.91 e 180 op.c.) se ndër kryetarë fisesh në Shqypni u naltsuen me dinasti të

pavarura. T'a merr mendja pra, se këta dukë e princa,që drejt për së drejti e n'emër të vetë, lidhnin besë e merrnin e jepnin me Shtete të mëdha t'Europës, s'do t ë ke n ë l ë n ë m b a s d o r e kodifikimin e ligjeve për vise të veta : m b a s i n ë ato ko h ë gjindeshin e këso ligjesh ,e këso statutesh të kodufikuara. Prandaj është me të gjithë gjasat se “Kanuni i Lekë Dukagjinit” dikur ka qenë i kodifikuar.Këtë punë e dëshmojnë edhe analogjitë e shumta që ligjet e Kanunit të sotshëm kanë me ligjet e Romës, të Bizantit,të Serbëvet. – Merret vesh prej vedit, se, mbas hyrjes së Turqvet në Shqypni “Kanuni i Lekës” ka humb si formë kodi,eështë përdhos si lëndë drejtësije. E po ndër cilat vise të Shqypnisë qitej në punë, a – si i thonë sot – z b ato h e j “ Ka n u n i i L e kë Dukagjinit”? Ja një tjetër pyetje, së cilës nuk mund t'i përgjigjem me siguri: pse mjerisht, për shumë a disa arsye, mungojnë shënime pozitive mbi këtë ç ë s h t j e . Po r, p ë r m e fo l përgjithësisht mund të thohet se

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

35


HISTORI

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT ka pasur vlerë legale ndër Lekë (Malësorë të Mbishkodrës) e në Dukagjinë. – Dukagjini ndër kohë të kaluara përfshinte Shalë e Shosh, Pukë e Iballë, Mirditë , Kthellë e Selitë e Zhubën (Malësinë) e Lezhës. – Për këtë punë thonë një palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ka qenë kodifikuar prej Lekë Dukagjinit,po pse ka qenë zbatue ndër “Lekë” e “Dukagjinë”; pra “Kanuni Lekë e Dukagjinë” e jo i “Lekë Dukagjinit”. Këto çështje tash i zhvillon me kohë historia. - Kanuni i Lekë Dukagjinit në pikëpamje juridike: A ka pas vlerë juridike “Kanuni i Lekë Dukagjinit:? Kjo pyetje e kupton Kanunin në fjalë, si ky ka ngelë mbas pushtimit të Shqypnisë prej anës së Turkut : pse mbas fjalëve që u thanë më sipër, merret vesh se përpara ka pasë sigurisht vlera juridike, dua të them, se ka qenë mbajtë si ligj e detyrueshëm në viset ku ky Kanun shtihej në punë. Çdo shoqëri, çdo Shtet quhet i lirë jo aq pse ka për krye një mis të vetin, sa për punë që ligjet i ka të preme(formatuara) mbas psikës së vet, si dhe mbas nevojave të njëmenta ose reale të veta. Përshembull: Shqypnia për katërqind e pesëdhetë vjet ka kenë robneshë e Turkut, jo aq pse Sulltani i Turqisë ishte edhe

sovrani i saj, sa për punë që ky S u l l t a n l i g j e t p ë r kë t e i pritte(formatonte) me hamende të vet, e ma fortë se në interes të kësajë, në interes të Turqisë, ose të një kaste rrebele, që nëpër korrupsion erdhi duke u formuar përmbrenda gjirit të saj. Liria e një shoqërie ose e një Shteti, bazën e vet e ka: të vullnetit të kolektivitetit të tyre.Tash duke qenë ligja, hullija e vullnetit të një shoqërie a një Shteti – për me fol mbas qenësisë së punës, nuk mund të quhet rob, po qe se kjo hulli e vullnetit të tyre nuk është e çelur në drejtim të qëllimit për të cilën ata u njësuan në kolektivitet. Kur pra, një popull më i fortë pushton një tjetër më të vogël a ma të ligsht, po qe se ai më i forti nuk e pushton atë por, për t'i lehtsuar këtij sa më plotësisht , zhvillimin moral e material të vetin e të tij, zakonisht populli pushtues ia len të pushtuemit ligjet e doket,mbas të cilave ky ishte sunduar,mos tjetër, deri në një kohë, në të cilën interesi i përbashktë e të dyve të mos ua këshillojnë ndërrimin e tyre. Kjo punë është vërtetuar herët a vonë në histori të popujve të qytetruar të sotshëm,të cilët, të gjithë – sidomos Anglezët – janë rregulluar me kolonitë e veta mbas këtij parimi. Këtu po bijem një shembull prej historisë së Romakëvet.

36 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

– Kur Krishtin i a çuan Pilatit, që t'a gjykonte për vdekë. Pilati (si kallzoi ungjillin) u thotë atyre: “Merreni pra ju vetë, e mbas ligjeve tuaja gjykoheni”. Shifet qartas pra,se Romakët edhe mbasi kishin pushtuar Palestinën, përgjithsisht ligjet e doket e Hebrejvetnuk i kishin prekur. Edhe Turku, sado që jo Shtet i qytetruar – jo veçse maleve tona nuk u a preku Kanunin e doket ,por për ma tepër, u a njofti një autonomi të vërtetë,duke i detyruar vetëm ta ndihmonin ndër lufta, dhe vjet për vjet t'i lante”parez”ose “haraç” të vogël. Edhe këtë “haraç” qeverija nuk do ta nxirrte drejti mbrenda vendit të Kanunit, por dot'ja mblidhte më vete o t'ja dorëzonte qeverisë Otomane jashtë kufive të kanunit. E vërteta e kësaj fjale forcohet prej një dokumenti të vitit 1639,që ruhet n'arkiv të hospicit françeskan në Shosh, gjeture botuar në l i b r i n “ S ke n d e r b e g u m b a s gojëdhanash” (f.12) prej P.Marin Sirdani... Pra, Turku – mos tjetër, maleve të krishtera u pat njoft autonominë, edhe njëherazi vlerën juridike të Kanunit. Madje Turku,prej interpretimit të Kanunit,ngriti në


HISTORI

Shkodër një zyrë të posaçme, “Xhibalin”,krejtë më vete e të pavarur prej Prefekturës së Vilajetit. Nuk ka dyshim pra,se “Kanuni i L e kë D u ka g j i n i t ”, ko h ë n e pushtimit otoman në Shqypni,ka pas vlerë juridike e është njoftë për ligjë civile, detyruese ; ndër male të Mbishkodrës e në Dukagjin. - Kanuni në sy të kulturës e të qytetërisë: Jo vetëm kundërshtarët e kombit tonë, por për më shumë disa pedantë vendas e muhaxhirë të Shtetit shqyptar, Kanunin e m b a j n ë l i g j ë b a r b a re , e popullsinë ku Kanuni pat vlerë juridike për njerëz të egër. E lyp arsyeja, pra që në këtë studim të vogël mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit,të shqyrtohet edhe çështja se ç'vend zë ky Kanun në sy të kulturës e të qytetërisë. Por mbasi përgjithësisht “folklori”i merrte në një mënyrë të posaçme me ligjet doksore, sepse janë shprehja e psikës së

popullit që këto ligje i ka formatuar. Kështu,për t' u siguruar: a janë pra ligje barbare , l i g j e t e k a n u n i t t ë L e kë Dukagjinit,duhet më parë të shohim ,se ç'shkallë kulture i ka nxënë popullsia e maleve tona,që këtë Kanun pat mbajtur për ligjë detyruese të vetën,deri në'ditën që Qeveria, e vet Shtetit shqyptar nuk i hoq vizë,edhe s'e pat shuar fare. Njeriu prej natyres së vet, lind i shoqnueshëm, prandaj shoqërija njerzore as s'është as s'mund të jetë një institucion i njërit. Shoqërinë njerzore e ka ndërtuar Ai që krijoi natyrën dhe njeriun. Por, Shtetin si shoqëri të organizuar , këtë po, e ka ndërtuar njeriu. Tash ndër të gjithë veprat e veta,që janë të përbëra prej elementësh të ndryshëm e me veprime të ndryshëm,por të drejtuaraprej mendjes së njeriut me një qëllim të vetëm,njeriu kopjon veten.Për t'ja shenjuar prandaj,një populli shkallën e kulturës e të qytetarisë,duhet të njohësh një herë mirë, se çfarë

është njeriu i qytetruar në shoqërinë njerëzore. Njeriu si vetëdije individuale,është i përbërë prej shpirtit e trupit,që kanë për qëllim të përbashktë pranimin e të mirës (possessio boni) nën dukurinë: kohësore e të caktuar,e në relacion me jetën shoqërore të njeriut,marrë si individ e si kolektivitet të pacaktuar e të përjetshëm në'amshim,e në'relacion me jetën fizike e individuale të tij. Por pse njeriu mekëtë qëllim të vetin do të kapet jo prej instinktit ,jo në fuqi të lvitunit e të'ligjeve të domosdoshme të natyrës,veç n ë p ë r v e p r i m e t ë vetat,gjithmonë të matura mbas disa parimesh morale a prej vetvetit të njojtura e të zbatuara prej së vërtetes të hyjnueshme. Kështu ai ka arsyen që të dallohet prej gjitha sendeve tjera që e bënë mbret – sovran – mbi të gjithë natyrën; ka mendjen për t'i ndarë rrugën e mjetet për t'u kapur me'qëllim; ka vullnetin për të nxjerrë në punë fuqitë shpirtërore e landore e të bëjë më së miri detyrën ndaj Zotit e

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

37


HISTORI

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT shoqërisë. Veç siç duket, sa më e kthjelltë dhe e zhvilluar të jetë mendja, aq më të përkryera gjinden mjetet,për të kapur qëllimin,e më e kandshmedel jeta.Dhe sa më i fortë i ushtruar në kryerjen e detyravet të jetë vullneti,aq më i lehtë e më i lirë del veprimi,kështu njeriu vijëson (drejtëzon ) se do të shkojë duke prefeksionuar veten mbas gjendjes shoqërore të vetën në shoqërinë njerzore: e prandaj veç detyrave ndaj Zotit e shoqërisë,ka detyrë për të kryer edhe ndaj vetes. Më tepër – për ta mbajtur gjithmonë të lidhur ndaj qëllimit të vet – ka edhe zërin e ndërgjegjes,që i dikton se si i ka vënë detyrat e përdor tagret gjatë shtegut të kësaj jete kohësore. E njeriu,që s'e djerrë asnjëherë qëllimin e vet –ashtu si e ka nën dy duksime (pamje) – kryen detyrën e përdor tagret (të drejtat)me kohë,me vend,me mënyrë,e ligjëson në perfeksion vendin e mjetet e pranimit të qëllimit, ky quhet e është përnjimend njeri i qytetruar. Kështu për analogji,është një për një edhe Shteti. Shpirti i shtetit është popullsia përkatse,e trupi e përshtrirja tokësore brenda kufijve të caktuar e të njohur. Ky edhe ka për qëllim të përbashkët :

pranimin e së mirës,nën dy pamjet e dy relacionet e sipërpermendura. A rsye , ka s o v ra n i n , q ë e individualizon e njëherazi konkretizon pavarësinë e lirinë e tij. Mendje,ka autoritetin legjislativ. Vullnet, ka autoritetin ekzekutiv. Ndërgjegje ka autoritetin juridik. Dhe që të gjitha këto janë të përbashkta e mbahen e veprojnë me mjete të përbashkta. E si njeriu individ,kështu edhe Shteti do të perfeksionohet e ligjësohet , do të përparojë moralisht e materialisht –për nga aftësia e mjetet – si ndaj kolektivitetit edhe si ndaj individit. Shteti që ka në vetvete të gjithë këta elementë , quhet e është përnjimend i qytetëruar . Këtu do theksuar puna,që qëllimi i përbashkëtcakton natyrën e shoqërisë e të Shtetit,aftësinë dhe perfeksionimin moral e material, shkallën e kulturës dhe e qytetarisë. - Shkallët e ndryshme të kulturës e të qytetarisë së popujvet: Mbas këtyre parimeve shifet qartas se kultura më e përkryer e prefekte është kultura krisianooksidentale; sepse: - së pari qëllimin e përbashkët e merr nën dypamjet e relacionet që u përmenden më sipër;

38 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

pranimi i të mirës (bonum) në relacion me jetën shoqërore – e mira kohësore e caktueme – e njëherazi edhe në relacion me jetën fizike të njeriut e si ky është kreaturë e individualizuar në rruzullim – e mira e pacaktueme e përjetshme – së dyti,prefeksionimin e vet moral e material e bazon mbi parime të njojtura prej vetveti , si dhe mbi ato të zbuluara prej së Vërtetës së hyjnueshme. Kësaj kulture – posRusisë së sotshme –i përkasin të gjithë popujt kristjanë – më të qytetruarit e botës. E këta janë Shtetet përnjimend civile. Mbas kësaj vjen kultura e atyre popujve,që janë të perfeksionuar kulturalisht e materialisht por që perfeksionimin moral nuk e bazojnë mbi parime morale të zbuluara prej së Vërtetës të hyjnueshme,por mbi parime prej vetvetit të njohura ose edhe mbi parime të rrejshme. Këtë shkallë kulture kanë pas që moti Grekët e Romakët,e sot mund t'a ketë edhe ndonjë popull që është kristjan e mund të quhet greko –romak. Edhe këta popuj quhen civil, pse përgjithsisht janë të ndërtuar mbi parime të Filozofisë shoqërore. Në 'tretën shkallë të kulturës gjenden ata popuj,që edhe ata kanë për qëllim të njësimit të tyne


HISTORI

të mirën e përbashkët, jo se kjo kuptohet prej kulturës krisjane e greko -ro make,por që prej errësirës së mendjes në të cilën kishin rënëprej rrethanave të vështira për ta,ndër përlime t'autoritetit përkatës e në formatimin e ligjeve përgjithësisht nuk marrin në kujdes prefeksionimin kultural e material të kolektivitetit, poria lënë këtë barrë krejt iniciativës private – veçse në të ndërtuarit e në të mirëbajturit të ndonjë vije ujit. Prandaj nuk kanë mjete materiale të përbashkëta dhe i gjithë veprimi i autoritetit –sado i nderuar të shumën e herës mbi parime shoqërore të'arsyeshme – përmblidhet në'këta: të formatosh ligje e të ndash gjyq. P o r, v e ç a n ë r i s h t : m o r a l i t , burrërisë,virtyteve familjare, nderit personal e kolektiv mundohen t'u japin zhvillimin sa më të plotë, duke i mbrojtur me ligje e duke i ushqye me ndjesi fetare e ndjesi nderi. E si do të jetë,ndër popuj të kësaj kulture: feja e nderi, kanë rëndësinë më të madhe deçizive (vendimtare). Popullsia e këtyre shteteve z a ko n i s h t j a n ë t ë g j i t h ë

të'armatosur dhe të ndarë ndër fise. Por më tepër mbrojtja e nderi privat të fiseve të ndryshme ,e të personave, de fakto, i lihet iniciativës private. Kështu, duke qenëtë virgjir (kapur)prej disa vesesh shkatërrojse të vullnetit e të fuqisë fizike,si edhe me mendjen plotë me ideale t r i m ë r i j e e lumrije(lavdije),kurdoherë ,tash e ma vonë, prej asaj popullsije dalin fatosa,që kryejnë përnjimend vepra heroike. Prandaj kjo kulturë mund të quhet legjendare ose heroike, pse në të edhe, si ndër ligje si ndër doke gjithëkund zotëron parimi i lirisë,i nderit e i burrënisë. – Ai, Agamemnoni, Akili,Uliksi,Diomedi,Herkuli etj. nuk kanë qenë barbarë,sado që,me kuptimin e vërtetë të fjalës,as të qytëtruar,jo. E katërta shkallë u përket atyre Shteteve,ku për qëllim nuk është e mira e përbashkët , por ajo e sovranit ose e kastës zotëruese mbi popull; edhe mjetet e përbashkta, përdoren për të zhveshur popullin e për t'i penguar lirinë.Në këtë gradë

kulture sovrani quhet: tiranë,e populli:raja,kjo shkallë kulture është thjeshtë barbare. Nëtë janë gjetur shumë Shtete tëAzisë e tëAfrikës. E pesta dhe më e ulta shkallë kulture përbahet prej familjesh zakonisht të një fisi,tënjësuar nën një krye e me të vetmin qëllim,për të mbrojtur ekzistencën fizike,dhe në më të shumtën e herës nuk kanë vend të ngulur,as ligje të përbashkta për veç hamendjes së Kryetarit të tyre. Gjindja e kësaj kulture quhen të egjër - Shkalla e kulturës e popullsisë nën kanunin e Lekë Dukagjinit: Duke ndjekur këto parime e mbas kontekstit të Kanunit,kishte me than dikush ,që Kanuni i Lekë Dukagjinit hyn në të tretën shkallë të rendit të sipër rreshtuar. E vërteta se kanuni ka ndonjë ligjë, e nëpopull ka mbetur ndonjëdokë, si bie.fjala: Të përjashtuarit e gruas prej çdo tagrit civil,vercalli e gjama mbi të vdekun e ndonji tjetër këso doke;por duhet të thuash se të gjitha ligjet tjera përkojnë me ato

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

39


HISTORI

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT të Romës,të Bizantit,të Kanunit d o kë s o r t ë Te u t o n ë v e , t ë Sllavëve,të Hindjanëvet, dhe nuk hyjnë në rrethin e ligjeve barbare. Se në popull të maleve tona ka mbet ndonjë ligjë jo krejt civile,këta ka ndodh për arsye,që Shqypnia, tash e ma vonë që prej kohëve para Krishtit, ka qenë përballuar me mësymjet e invazioneve të huaja , gati gjithmonë gjatë bregut të detit e fushave të plleshme të saj. Kështu populli i maleve tona mbeti i vetmuar dhe i shkëputur prej kontaktitme viset shqiptare më të qytetruara. Kjo shkëputje vërtetohet edhe më tepër nga autonomia që këtyre maleve, u a njofti sundimi otoman. Prandaj mund të pohohet, se i gjithë zhvillimi qytetrues i tyre varej prej parimeve fetare kristjane , e të ndonjë tradicionit të trashëguar prej ndonjë kulture të hershme e të shuar. Veçse arsyeja më e fortë,si për kundërshtarët e kombit tonë por edhe shumë disish , pedanta semi-analfabeta , përdorin për të vërtetuar barbarinë e ligjevet,egërsin e popullsisë,ndër të cilat pati fuqi Kanuni i Lekë Dukagjinit,padyshim është “gjaku” – e la vendetta. Prandaj po më kandet, me e shtri bisedën pak më gjatë,e po bije këtu atë çka disa vjet para shkrueja mbi këtë çështje në librin “Shqyptarët e të Drejtat e Tyne” (Shtyp. franç.

1920, fq.15-17). Këtu vjen tash puna e gjakut – e la vendetta – prej të cilit fakt, kundërshtarët e Shqypnisë e pedantat presuntuoza tanë d u a n m e p r u e g ë rs i n ë e popullsisë së maleve tona. Kurkush ma fort se unë si – kishtar katolik nuk mund t'a dënojë punën e gjakut në vedvedi e ta marrë si një fakt të zhveshun prej mndorjeve (rrethanave), ndermjet të cilave ndodhet. Veçse,për të caktuar gjendjen shpirtrore ; a është a s'është barbare në në njeri ose në një komb,nuk do të merret aq fort në kujdes fakti, nga shkaku psikik,që shtyn njeriun ose kombin të veprojë. Bije fjala: Kanibali mbyt një njeri,po edhe gjykatësi europian mbyt një njeri: a thomi na se të dy janë barabar! Jo; pse Kanibali mbyt njeriun për me i hangër mishtë,e prandaj është barbar; ndërsa gjykatësi europjan e mbyt njeriunas për t'i hangër mishtë, as për t'i shfryrë mëllefin e vet në të,por për të shpëtuar shoqërinë prej një elementi të rrezikshëm, e prandaj ky i fundit nuk është barbar. Por në e marrshim pra punën në pikëpame psikologjike, unë them se puna e gjakut në Shqypni nuk është një argument për të përcaktuar barbarinë e egërsinë e kombit shqyptar: por është r e z u l t a t i i d i s a

40 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

mndorjeve(rrethanave ),që nuk varen prej shpirtit të këtij kombi. Mbas Kanunit, që është të shprehurit e shpirtit të kombit s h q i p t a r, v r a s a ë s h t ë e n d ë s h ku e s h m e m e vd e kë . Prandaj, po t'i kishte rënë gjaksi në dorë autoritetit ekzekutiv të Kanunit,ky do ta kishte mbyt në ve n d , p a ku r r fa rë hutimi (hezitimi). Por gjaksi iku; lëshoi vendin e vet e vajti e u struk,si mik nën mbrojtje të njëj Bajrakut tjetër, e kështu i rrishti(i shpëtoi) gjyqit të Bajrakut të vet. Duhet dijtë,se miku në Shqypni është i patrazueshëm e s'mund të ngitet prej kurrkuj; pse.po ndodhi që e ngankush mikun e huaj, kjo dhunë e bërë mikut , s'mund të lahet ndryshej veç se me gjak prej anës së mbrojtësit të tij. Kështu ndodhi, që autoritetet e bajrakut të gjaksit nuk munden t'i japin këtij ndëshkimin e vdekës,duke qenë se, po t'a kish vra me ndore( në besë) të Bajrakut tjetër,do t'ishte ngreh l u f të n d ë r m j e t kë t y re d y bajrakëve.Për mos me i dhënë shkas pra një luftë civile, autoritetet e Bajrakut në gjak i djegin gjën e shpinë gjaksit, ndëshkim që sipas mëndorjeve (rrethanave )të vendit, mund t'i jepet – Por përsa i përket


HISTORI ...Kështu edhe në lib. e IX (vv.632-634) t'Iliades gjejmë këto vargje , » Άσπλαχνε ! εδώ κι' αν αδερφό σου σφάξουν κι' αν παιδί σου, » όχι δε λες αν βγει ο φονιάς και θέλει να πλερώσει· » και μένει αφτού στον τόπο του πολλά ο φονιάς μετρώντας, » και του παθού η βαριά καρδιά ξεγράφει πια το μίσος 635 » σα λάβει δίκια ξεζημιά "Pamëshirë! këtudhe në qoftë sevëllai tëndmbysin,apo në qoftë birintuaj, "Jo nuk thua nëse deldorasi që dëshiron tapaguash "dhe mbetet aty në vend ku shumëndorasinumëron, "dhe me pezëm rënduar zemra kërkon kush për hakun635 "do të kërkojë drejtësi për tëç, bërë dëmin .". Duket pra mirfilli se prej të marrunit të gjakut – vendetta nuk mund të thuhet që kombi shqyptar është barbar e që nuk është i zoti me u qeverisë në vetvete i pamvarshëm.

ndëshkimit të vdekës,ia la këtë përkim shpisë së të vramit,që t'a kërkonte e t'a vriste gjaksin: pse në këtë mënyrë s' mund të hynte në kundërshtim, për shkak të vrasjes nga të vramit e shpisë mbrojtse të gjaksit ,ndërmjet të njërit Bajrak e tjetrit. E ketë punë, kanë mundur ta luajnë autoritetet e bajrakut,duke qënë senë sy të secili njeri, zoti i armës është mbajtur si ushtar i bajrakut. Më tepër duhet ditur edhe se këto vendime të Kanunit,kanë qenë njohur zyrtarisht prej sovranit të vendit që ish Sulltani i Stambollës. Shqyptari,pra duke vrarë gjaksin e vet,nuk bën tjetër,veçse të çoj në vend një ligj,që ai e mban për të drejtë. Prandaj për të folur simbas pikëpamjes psikologike,veprimi i tij është një veprim i ligjshëm e nuk mund të quhet hakmarrës – vendetta. As ai gjaksi i Luigjit XVI, kur i pren kryet, nuk pyeti a ishte gjyq ajo m'e mbyt,por e mbyti pse mendonte se ligja ishtee mirë, e arsyeshme. E prandaj, atij nuk ju desh t' i përgjegj askuj,pse i kishte pre kryet krajlit të Francës, e as nuk thotë kush sot se ai qe barbar.

– Por që vrasa e gjaksit në pikpame psikologjike nuk është një vedetta, ndan edhe prej faktit, se vrasa ndërmjet dy familjeve hasme nuk shtyhet (vazhdon më tej)në një numër të papërcaktuar; por,me t'u vrarë gjaksi,dy familjet marrin e japin njëra me tjetrën,si me të gjithë familjet tjera të Bajrakut – mos tjetër, po në atë masë sa Shtetet e qytetruara të Europës mbas luftës botërore. Por, është edhe gabim të thuhet se të'marrunët e gjakut shenjon barbarinë e kombit: për në'qoftë se,nën emën barbarisë kuptohet egërsija ose breshnija e shpirtit të tij, si duan ta kuptojnë kundërshtarët tanë, kur flasim për komb shqyptar. Të marrunit e gjakut buron prej rrethanave të jashtme e prej të metave të organizimit shoqëror të një kombi,e jo gjithmonë prej gjejes shpirtërore të tij. E vërteta e këtyre fjalëve caktohet edhe prej historisë së popujvet,për të cilët nuk mund të thohet se qenë të egër, e breshnorë.

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

41


BOTA

Hajro LIMAJ Ky është libri i parë me këtë tematikë në Shqipëri, i cili përshkruan me fakte marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve tona

Midis Ankarasë dhe Tiranës

Doli në qarkullim libri “Midis Ankarasë dhe Tiranës 1990-2000”, i publicistit Hajro Limaj, ish atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Ky është libri i parë me këtë tematikë në Shqipëri, i cili përshkruan me fakte marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve tona, vecanerisht qëndrimet e shtetit Turk ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit te Shqiperise gjate krizës shqiptare të viteve 1996-1997, provokimeve te Serbise në vitin 1999 dhe luftes clirimtare te Kosoves. Për këtë periudhë 10 vjeçare libri pasqyron rolin e aktorëve politikë dhe ushtarake ne marrëdhëniet strategjike Shqipëri-Turqi, të nderthurura ato me zhvillimet dhe qendrimet antishqiptare te shteteve kufitare: Greqise dhe Serbise si dhe qëndrimet amerikane e Europiane ne favor te saj. Autori, i mbështetur në fakte dhe zhvillime, në data e periudha, në qëndrime e deklarime u jep shtetarëve, politikanëve, ushtarakëve, politologëve, historianëve, diplomatëve civile dhe ushtarake, studentëve të shkencave politike e juridike në universitete, ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, mediave, gazetarëve dhe analistëve, një libër me informacione të pasura e të gjithanshme, shumica e te cilave të botuara per here te pare. 42 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes


ATOB

Nga Xhevat Mustafa

Për 10 vjet rresht, në periudhën e viteve 1990-2000, Zoti Limaj është diplomati i pare ushtarak i vendit tonë, që punoi për krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve politiko-ushtarake me Republikën e Turqisë. Deri në vitin 1994 këto detyra i kreu nëpërmjet funksioneve në Ministri, duke shkuar shpesh me shërbime në Turqi, ndërsa në vitet 1995-2000, për rreth 6 vjet, duke kryer misionin e Atasheut Ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Kjo ishte një periudhë tejet intensive dhe kritike për

ve n d i n to n ë , p ë r n ga zhvillimet politike dhe reformat në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura. Këto e kanë mbushur publicistin dhe diplomatin e mirënjohur, colonel Hajro Limaj me mbresa dhe informacione me vlera jo të zakonshme. Vlerat më të mëdha të librit “ Midis Ankarasë dhe Tiranës “ qëndrojnë në përshkrimin dhe përfundimet që dalin për rolin shumë të rëndësishëm që luajti shteti turk në vitet e para të tranzicionit në Shqipëri, për

Zoti Limaj është diplomati i pare ushtarak i vendit tonë, që punoi për krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve politiko-ushtarake me Republikën e Turqisë

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

43


ATOB

Nga Xhevat Mustafa

kapërcimin e krizës së rëndë politike në Shqipëri në vitet 19961997 dhe për çlirimin e Kosovës nga genocidi serb në vitin 1999. Shumë fakte dhe ngjarje jepen për herë të parë për publikun mbarëshqiptar, prandaj ato do t’i shërbejnë, të tashmes dhe të ardhmes, historiografisë së dy vendeve për studimin dhe pasqyrimin sa më të saktë të kësaj periudhe të vështirë dhe të rrezikshme të Botës Shqiptare. Ai, si një kuadër me shumë përvojë në fushën e zbulimit strategjik ushtarak, nëpërmjet këtij libri shumë domethënës tregon vlerat e tij të padiskutueshme, në mënyrën se si krijonte marrëdhënie shumë të besueshme bashkëpunimi me autoritetet më të larta politike dhe ushtarake të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë. Ky konkluzion del natyrshëm nga mënyra se si ai pritej nga presidentët e dy vendeve: Sali Berisha dhe Süleyman Demirel; nga kryeministrat Bashkim Fino dhe Pandeli Majko, nga Shqipëria dhe nga Tansu Ciler, Erbakan dhe Ecevit nga Turqia; nga ministrat e mbrojtjes Safet Zhulali, Shaqir Vukaj, Sabit Brokaj, Luan Hajdaraga dhe Ilir Gjoni nga Shqipëria dhe nga Mehmet Gëlhan, Vefa Taner, Oltan Sungurllu, Ismet Sezgin, Hikmet S a m i Tü r k d h e S a b a h t i n Çakmakoglu nga Turqia; nga shefat e Shtatmadhorise Turke, Gjeneral armate Doğan Güreş,

İsmail Hakkı Karadayı, Hüseyin Kıvrıkoğlu dhe nga shefat e shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, gjeneralët Ilia Vasho, Sheme Kosova, Adem Çopani dhe Aleks Andoni. Kjo aftësi elitare profesionale dhe angazhimi i palodhur i këtij diplomati të shquar ushtarak dhanë një kontribut të spikatur dhe afatgjatë për krijimin dhe ko n s o l i d i m i n e u rave të bashkëpunimit intensiv dhe më të sukseshëmin në fushat e politikës dhe të mbrojtjes midis dy vendeve tona. Krijimi dhe vendosja e marrëdhënieve institucionale me shtetarët dhe qeveritarët e çdo force politike, që ndodheshin apo vinin në pushtet, duke vendosur në përparësi interesat kombëtare të vendit, përshkruhen qartësisht në veprimtarinë e tij intensive. Ky është edhe shkaku kryesor, që ai ishte bërë një personalitet i besueshëm dhe në mandatet qeverisëse të të dy forcave kryesore politike është emëruar dhe propozuar në detyra të rëndësishme. Nga angazhimi intensiv dhe rezultatet e larta në dobi të interesave shtetërore dhe ko m b ë t a r e t ë S h q i p ë r i s ë kuptohet natyrshëm se kolonel Hajro Limaj ishte një diplomat, që shquhej për devotshmëri, përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe idealizëm të lartë, të cilat i vendosi në shërbim të vendit dhe të shtetit që përfaqësonte, duke qëndruar mbi interesat e ngushta

44 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

partiake dhe të koniunkturave qeverisëse. Mbështetur në këto cilësi dhe parime, ai pa asnjë paragjykim bashkëpunonte me të njëjtën korrektesë dhe ndjenjë përgjegjësie me eprorët dhe kolegët e çdo force politike, në pushtet apo opozitë, sepse ai ishte tepër i qartë dhe i bindur për detyrën shtetërore që kryente dhe për interesat kombëtare dhe mbarëkombëtare. Në kujtimet kryesore të përmbledhura në këtë libër, Z. Hajro shquhet edhe për objektivitetin e plotë në gjykimin dhe vlerësimin e figurave, të meritave, kufizimeve apo gabimeve të të gjithë drejtuesve të lartë shtetërorë, qeveritarë dhe ushtarakë,me të cilët bashkëpunoi në periudhën kur kreu detyrën e atasheut ushtarak të Shqipërisë në Turqi, apo, para dhe pas saj, në Ministrinë e Mbrojtjes, duke u përpjekur dhe duke arritur me sukses të shmangë paragjykimet, tendencat, preferencat, apo pakënaqësitë ndaj disave prej tyre.Këto e kanë ndihmuar atë të jetë shumë i vlerësuar dhe i nderuar nga të gjitha stafet në Ministrinë e Mbrojtjes, të shikohet dhe paraqitet si një diplomat dhe zyrtar model për nivelin e lartë të angazhimit, seriozitetit dhe përgjegjshmërisë në përmbushjen e detyrave, në komunikimin dhe bashkëpunimin me eprorët dhe kolegët në dikasterin e tij në Tiranë; me qeveritarët dhe drejtuesit e lartë


ATOB

Nga Xhevat Mustafa

ushtarakë të Turqisë si dhe me homologët e tij nga vende të tjera, të akredituar me të njëjtat detyra në Turqi. Pikërisht për këto vlera, gjatë kohës kur ishte në Ankara, apo kur u kthye në atdhe në detyrën e këshilltarit të ministrit te Mbrojtjes, atij ju propozuan detyra të tjera të rëndësishme, brenda dhe jashtë shtetit, të cilat, për të ruajtur dhe mbrojtur pastërtinë dhe dinjitetin e tij nga paqëndrueshmëritë e politikës dhe të politikanëve me të cilët do të punonte, nuk i pranoi. Për ta realizuar këtë ai u tërhoq me dëshirën e tij nga detyra shtetërore, duke kaluardrejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare, një institucion studimor strategjik i shoqërisë civile. Me marrjen e këtij statusi të pavarur, nëpërmjet botimeve në median shqiptare dhe të huaj, apo nëpërmjet konferencave të ndryshme jashtë shtetit, ai është bërë një personalitet publik me identitet në të gjithë botën shqiptare dhe përtej saj. Prandaj libri “Midis Ankarasë dhe Tiranës” do t’i shërbejë edhe më shumë forcimit të marrëdhënieve të vazhdueshme, të sinqerta dhe miqësore midis dy popujve tanë; ai do të jetë një libër reference për diplomacinë, historinë dhe studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare të të dy vendeve dhe shumë më gjerë. Ashtu si libri “Bota Shqiptare dhe Sigurimi Kombëtar”, me 490 faqe, botuar

në mesverën e vitit 2005 dhe që në vitin 2011 është radhitur në listën e librave më të mirë të st u d i u e sve ev ro p i a n ë p ë r shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, në listën e All Bookstores.com, edhe ky libër,me siguri, do të pritet me interes dhe do të vlerësohet po aq sa ai. Për përgatitjen dhe botimin e këtij libri, me shumë fakte dhe ngjarje të papublikuara deri tani, autori ka menduar që kur ishte në detyrën e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, fakt që vërtetohet nga ditari i shkëlqyer që ka mbajtur; nga gazetat dhe burimet e tjera të informacionit që ka ruajtur; nga fotografitë e takimeve të zhvilluara gjatë periudhës së kryerjes së këtij funksioni të lartë, duke i vendosur librit titullin e gjetur dhe intrigues “ Midis Ankarasë dhe Tiranës”. Mund të them me bindje se z. Limaj u ka dhuruar lexuesve shqiptarë, turq dhe ndërkombëtarë, një libër që do ta nisin me interes dhe do ta kenë të vështirë ta largojnë nga duart. Informacionet që ofron publicisti dhe diplomati Hajro Limaj vijnë n ga ko h ë rat e l a rgëta të s h kë l q i m i t d h e rë n i e s s ë Pe ra n d o r i s ë O s m a n e , m e dhjetëra pashallarë dhe kryeministra me origjinë shqiptare; vazhdojnë me ato të periudhës së qeverisjes së Turqisë nga Mustafa Qemal

Ataturku dhe përmbyllen me ato të ditëve tona, në vitet e qeverisjes së Turqisë moderne nga presidenti Demirel, kr yeministrat Tansu Çiler, Necmettin Erbakan, Bylent Ecevit dhe së fundmi, nga Rexhep Taip Erdoğan.Duhet theksuar se autori tregohet njëherazi një diplomat i aftë, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, i përkushtuar për statusin dhe misionin; një politikan vizionar dhe vëzhgues i hollë. Në takime zyrtare dhe në biseda informale apo shoqërore, ai nuk lë t’i humbin pa u kapur mesazhe edhe nga një vështrim, edhe nga një reagim fizik apo edhe nga një gjest, që mund të duket si krejt instinktiv, për të përftuar nga homologët dhe bashkëfolësit sa më shumë informacione të rëndësishme dhe të vlefshme për dikasterine tij, për politikën dhe diplomacinë shqiptare, për interest strategjike dhe kombëtare të vendit që përfaqësonte. Përveç shënimeve dhe kujtimeve nga takimet konkrete,në kohën e zhvillimit të tyre, ai është ndihmuar bollshëm dhe është lehtësuar për të shkruar këtë libër edhe nga angazhimi i tij me pasion, përjetesë dhe kurajë qytetare dhe intelektuale në fushën e publicistikës, si analist dhe opinionist në gazetat e përditshme, “Panorama”, “Koha Jonë”, “Ballkan”, ”Metropol” dhe “Shekulli”. Angazhimi publicistik dhe lidhja e hershme, e fortë dhe

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

45


ATOB

Nga Xhevat Mustafa

e gjatë shpirtërore dhe zyrtare me Turqinë, e cila fillon që nga vitet 1974, i ka mundësuar ndjekjen e përditshme,me shënime të rregullta në ditarët apo blloqet e tij, të çdo zhvillimi politiko-ekonomiko-ushtarak në Turqi, në përgjithësi dhe në raportet shqiptaro-turke, në veçanti. Ai vlerësohet sot si eksperti më i mirë në këtë fushë, gjë e cila vërtetohet edhe nga analizat dhe komentet që ai boton shpesh në media. Nga fakte të bollshme shprehet dhe kuptohet qartësisht se, gjatë periudhës së shërbimit dhe qëndrimit nëTurqi, z. Hajro Limaj ka përballuar jo vetëm frontin e diplomatit ushtarak, por edhe atë të zyrtarit të vetëvullnetshëm, të devotshëm dhe të përkushtuar edhe në drejtime të tjera.Kështu, ai është treguar njeri i afërt, gati si i familjes, duke humbur orë edhe nga koha e tij e gjumit dhe e pushimit, edhe ndaj të sëmurëve, që vinin për mjekim dhe o p e ra c i o n e n ë s p i ta l e t e mirënjohura ushtarake dhe civile të Turqisë; edhe për kuadrot dhe studentët, që vinin për kualifikim të mëtejshëm apo diplomim të plotë në Akademitë prestigjioze ushtarake të Turqisë, krenari jo vetëm për këtë vend, por edhe për të gjithë NATO-n; edhe për studentët civilë nga Shqipëria, që vinin për të kryer arsimimin e lartë në universitetet e mirënjohura turke. Në këtë libër autori na befason edhe me

aftësinë e tij të spikatur prej shkrimtari, duke portretizuar apo karakterizuar me pak fjalë e detaje figurën, personalitetin, këndvështrimin dhe pozicionimin politik, rolin dhe peshën e zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe turq, me të cilët njihemi apo takohemi nëpërmjet faqeve të librit; në fragmented koncizë, por shumë shprehës nga informacionet e gjëra për këto takime, përcjellë në Ministrinë e Mbrojtjes apo në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Vlera e këtij libri është e madhe dhe më konkrete parë edhe nga një këndvështrim tjetër. Ky libër pasuron jo vetëm bibliotekat e Ministrive të Mbrojtjes dhe të Jashtme të Shqipërisë dhe të Turqisë, por edhe ato civile, duke i shërbyer kështu studiuesve të

46 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

historisë dhe politologëve si dhe studentëve të sotëm dhe të nesërm, të interesuar dhe angazhuar në studimet dhe botimet për marrëdhëniet shumëshekullore dhe të shumanshme mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Ky libër pasuron jo vetëm bibliotekat e Ministrive të Mbrojtjes dhe të Jashtme të Shqipërisë dhe të Turqisë


SPORT

Aktiviteti fizik dhe roli i tij në jetëagjatësinë e njeriut

Sipas një studimi të kryer, të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë, me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për t'u prekur nga sëmundje serioze të zemrës

Nga Artan Kryeziu

Me të drejtë është shkruar dhe folur në vitet e fundit, madje vazhdon të flitet për rolin e edukimit fizik në trupin e njeriut, mendjen e në veçanti parandalimin e obezitetit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Ndërkohë që një pjese tjetër e shoqërisë, ajo antisportive, për arsye të njohura dhe të panjohura, përbejnë kontingjentin e riskuar nga sindromi hypokinetik ku bejnë pjesë përveç sëmundjeve dhe

shumë shqetësime të tjera ku më prevalente do të veçonim ndryshimet muskulo- skeletike, sëmundje të tëmthit e mëlçisë, probleme me zorrët, impotencë seksuale etj. Ndoshta nuk do të ishte e tepërt të theksonim që në fillim se në jetëgjatësi, aktiviteti fizik ka një rol dominues. Është pikërisht edukimi fizik i normuar në përshtatje fiziologjike që na mundëson një performancë të mirë psiko-fizike, pa përmendur bukurinë trupore e në veçanti

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

47


INTERVISTA

turgorin dhe pastërtinë e lëkurës, aq të kërkuar nga femrat. Mendoj se do të ishin të mjaftueshme argumentet e mësipërme për cilindo që dëshiron një jetë cilësore sa më të gjatë. Në numrin e fundit të revistës mjekësore të shoqatës amerikane jepen disa konkluzione interesante në lidhje me gjendjen shëndetësore të një grupi prej 4500 të rinjsh e të rejash me moshë 18-30 vjeç, të studiuar për 15 vjet resht. Gjendja shëndetësore e tyre u përcaktua nga përgjigjja e sistemit kardiovaskular dhe atij pulmonar ndaj një aparature elektronike e përdorur për atë qëllim. Të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë, me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për t'u prekur nga sëmundje serioze të zemrës e në veçanti ato me origjinë metabolike. Rëndësia e edukimit trupor Tek të rinjtë që ushtroheshin përditë me aktivitet fizik të monitoruar, këto çrregullime haseshin 3-6 herë më rrallë. Këto dy konkluzione e japin të qartë,

konciz dhe të padiskutueshëm mesazhin promocionues: “Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike”. Sipas studimeve të fundit, sekreti i rinisë së muskulaturës së zemrës është i kushtëzuar nga prezenca ose jo e një proteine e cila është derivat i disa proteinave që merren me ushqim dhe përbëjnë karburantin e miofibrilit (fijes muskulare). Sigurisht, djegies se këtij karburanti i nevojitet sasia e duhur e oksigjenit. Në të kundërt nëse djegia nuk bëhet e plotë rrezikon pasoja që nganjëherë janë jetike. Jemi të detyruar të pohojmë se për arsye që u shpjeguan më sipër nga këto pasoja nuk shpëtojnë as moshat e reja. Zbulimi i kësaj p ro te i n e d o të ketë n j ë perspektivë të paimagjinueshme në prevenimin e infarktit të zemrës dhe patologjive vaskulare në tërësi. Është vërtetuar gjithashtu që pirja e dy gotave verë në ditë i bën mirë në veçanti zemrës së grave. I ndihmon të “mbajnë ritmin”, i ndihmon të përshtaten më mirë

48 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

me punët e ditës. Këtë konkluzion e lidhin me sa duket me relaksimin e sistemit nervor qendror (truri) dhe sigurimi i një gjumi të qetë, çka është domosdoshmëri për rikuperimin e organizmit në tërësi. Influenca e stresit nervor në provokimin e patologjive në tërësi dhe zemrës në veçanti është tashmë i padiskutueshëm. Në këtë konkluzion kanë mbërritur një grup studiuesish të universitetit “Karolinska - Stokholm”, të cilët morën në studim 120 femra nën moshën 75 vjeç, pa probleme të zemrës apo sëmundje metabolike. Kjo dukuri pozitive nuk u konstatua tek ato femra që preferonin konsumimin e madh të birrës apo pije të forta alkoolike. Për t'u kthyer edhe një herë te qëllimi i këtij materiali promovues do të dëshironim të paraqisnim disa të dhëna për punën e “palodhur” të zemrës se një të rrituri duke e krahasuar me një pompë uji. Zemra jonë peshon vetëm 300 gramë për të përballuar një aktivitet aerobik ajo pompon rreth 10 litra gjak në një minutë. E llogaritur si aktivitet fizik mesatar, zemra e të rriturit përballon një volum prej 220 000 tonë “pa riparim kapital”. Ky volum pune realizohet në sajë të 3 5000 000 000 (tre miliardë e pesëqind milionë pulsimeve). Pompa e ujit e shkalles sonë peshon 10000 gramë. Duke qenë prej çeliku dhe e destinuar për të mbushur 10 fuçi në ditë, baraz me 5 tonë që do të thotë 2000 tonë në vit, që të mund të barazohej me volumin e punës së zemrës sonë duhet të funksiononte 110 vjet. Besoj se nuk do ju habisja po t'ju thoja, që pompa jonë për 10 vjet është prishur tri herë. Mbas këtij fakti nuk besoj se do të kishte njeri


SPORT që nuk do ta vlerësonte këtë punë “heroike” të zemrës sonë, e cila nuk ka asnjë pretendim material të veçantë. Ajo ka të drejtë të pretendojë vetëm për dy gjëra: 1- Të mos helmohet me duhan alkool dhe yndyrna 2- T'i krijojmë kushte për një regjim pune e pushimi brenda normave dhe parametrave fiziologjike. Mesazhi ynë do të ishte: ”Nuk ka trup të shëndetshëm pa edukimi fizik të drejtë”. Kontrolli mjekësor shëndetësor Për ta filluar mbarë aktivitetin fizik për të cilin s'ka kufizim moshe, por monitorim ngarkese, së pari të gjithë subjektet me apo pa ankesa për shëndetin duhet të kalojnë në një kontroll të saktë mjekësor. Ky kontroll, që duhet përsëritur një herë në vit synon parandalimin e aksidenteve, pasojë e mungesës së informacionit për gjendjen tonë shëndetësore. Kështu mund të parandalohej një infarkt i zemrës nga lodhja fizike. Po kështu do të shmangej një infarkt pulmonar, rrjedhoje e një trombembolie nga venat varikoze. Lista e sëmundjeve për të cilat duhet të bëjmë kujdes është mjaft e gjatë dhe duhet pasur parasysh në n d ë r t i m i n e p ro g ra m i t të aktivitetit. Në raste të tilla vlen të përmendet shprehja biblike: “Aty ku s'di të bësh mirë të paktën mos bëj keq”. Është kjo një arsye më shumë që na dikton të njohim dhe zbatojmë ligjet bazë të edukimit fizik. Autori është pedagog i edukimit fizik dhe Mr.sc në proces Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

49


PUBLICISTIKË

Mendime për librin e publicistit dhe shkrimtarit Xhevat Mustafa, “Duke kërkuar Europën”

PUBLICISTIKË MODERNE, NË KËRKIM TË SË VËRTETËS Nga Vasil Tabaku Libri publicistik “Duke kërkuar Europën” është një vështrim i gjerë dhe i thellë analitik i proceseve të kalimit të Shqipërisë nga dimri i diktaturës më të egër komuniste drejt demokracisë, ë n d r rë s s u b l i m e t ë t ë g j i t h ë shqiptarëve. Angazhimi i hershëm i Xhevat Mustafës në Lëvizjen e Madhe Demokratike si dhe qenia aktiv në shtypin e Partisë Demokratike, apo thënë më saktë, në organet propagandistike të demokracisë, bënë qe emri i tij të mos ishte një rastësi, por një domosdoshmëri në faqet e këtij shtypi, shpesh edhe të anatemuar nga Partia e Punës dhe më pas nga PSSH.

Xhevat Mustafa, sikundër e dëshmon edhe ky libër, botonte me mjaft kurajë dhe guxim qytetar që në vitin 1990, kur edhe pse kishin nisur te frynin erërat e ndryshimit të madh, kudo ndjehej kërcëllitja mizore e dhëmbëve të diktaturës ndaj atyre që guxonin të flisnin hapur dhe të kritikonin PartinëShtet, të Ramiz Alisë. Le të risjellim në vëmendje shkrimin mjaft të goditur dhe kurajoz botuar në Gazetën “DRITA” në 23 dhjetor 1990 “Të kesh frikë nga vetvetja?!” Një shkrim kritik ndaj regjimit, por dhe analitik e realist, i cili u mirëprit nga e gjithë elita intelektuale e kohës, që aspironte për demokraci. TË JESH VETVETJA Me këtë, unë dua të theksoj aftësinë dhe vlerën vizionare të Xhevat M u sta fë s s i p u b l i c i st , p ë r të parashikuar tendencat e zhvillimeve edhe pas shumë viteve, forcën për t'i qëndruar gjatë kohës. Shumica e shkrimeve të botuar në libër duken të

50 Nr.2 (42) Mars/Prill 2013 / Edukimi drejt së ardhmes

freskët edhe pas 20 vjetëve, duke dhënë qysh në kohën e botimit të parë informacione, të dhëna apo fakte, që qarkullojnë si risi edhe në ditët e tanishme. Për këtë le t'i referohemi shkrimeve "Të kesh frikë nga vetvetja", "Intervistë imagjinare me Enver Hoxhën", "Çmimi i parë për skenarin ramizian "Antidemokracia", "Milosheviçi flet shqip","Integrimi, peng i vetë shqiptarëve", e tj. Në gjithë këtë opus të gjerë shkrimesh, autori Mustafa, ka përdorur një logjikë të ftohtë dhe vizionare, një gjuhë mjaft bindëse, me një leksik të pasur, por të kuptueshëm dhe padyshim me një shpirt mjaft të madh qytetar dhe atdhetar. Mustafa shfaqet si një publicist ambicioz, por dhe shume kërkues drejt së vërtetës. Por ky libër është njëherësh edhe dëshmues për kurajën për të kritikuar me fakte dhe përgjegjshmëri dhe për t'u shprehur edhe "ndryshe",duke kapërcyer konformizmin e shfaqur në disa media me anshmëri dhe vartësi partiake të hapur apo të fshehur keq. Kuptohet,


PUBLICISTIKE kjo e ka shpjegimin e vet. Mustafa kishte një formim mbase pak ndryshe. Jo vetëm fakti që ai vinte nga Kavaja, e cila për kohën ishte një nga bastionet e para dhe më të mëdha të Demokracisë, por ngjizja e autorit me shpirtin e krenarisë, dinjitetit dhe guximit intelektual, do t'i jepnin atij një lloj atributi të çmuar për të depërtuar nëpër labirintet e fjalës, mendimit dhe të vetë të vërtetës së madhe të kohës… SHPIRTI KOMBËTAR Një anë tjetër dalluese e Xhevat Mustafës është shpirti i tij i gjerë kombëtar, angazhimi kurajoz dhe lufta e tij nëpërmjet analizave publicistike, shënimeve dhe komenteve, përgjithësisht me nivel të spikatur profesional, lidhur me kuptimin, vlerësimin dhe angazhimin për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe Kosovën, në veçanti. Këto e renditin këtë autor mes emrave të shquar, që i dhanë shumë çështjes së madhe të Kosovës. Lidhja e fortë shpirtërore dhe e vazhdueshme me Kosovën, është pa asnjë ekuivok, një nga tiparet e tij dalluese. Kështu në libër janë disa shkrime ku trajtohet me qartësi çështja kombëtare në përgjithësi dhe Kosova në veçanti. Mund të përmendim “Intervistë imagjinare me Enver Hoxhën”, “Miloshevici flet shqip”, “A lufton me të vërtetë PS për çështjen kombëtare“, “Majko bëri detyrën, bota shumë më tepër”, “Diasporë e madhe, kujdes shtetëror i pakët”, e tj Si parantezë, Kosovës, diasporës kosovare në Zvicër, i është kushtuar romani i dytë i Mustafës, "Mëkatet e vetmisë", përgjithësisht me jehonë pozitive në Shqipëri dhe në Kosovë. Shkrimet në libër janë pasqyruar ashtu sikundër janë shkruar dhe botuar, pra autori nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, dhe kjo më duket mjaft korrekte, pasi shkrimet vijnë të paprekur nga dora e redaktimit “për t'i a k t u a l i z u a r ”. Ë s h t ë s h u m ë domethënëse dhe pozitive që asnjë nga shkrimet nuk e ndjen këtë nevojë ndërhyrjeje. Unë mendoj se kjo nuk është mangësi, përkundrazi është sinqeritet, pastërti dhe pse jo, origjinalitet. Kjo bën që shumë opinione, analiza dhe komente të atëhershme të kuptohen ashtu

sikundër dhe janë konceptuar dhe trajtuar, pastër dhe drejtë. Kjo mendoj se është dhe në të mirë jo vetëm të lexuesit, por edhe të studiuesve, historianëve dhe politikanëve, që tek Mustafa mund të vështrojnë dhe studiojnë problemet shqiptare në vitet e para të tranzicionit dhe të çështjes së Kosovës, ashtu siç ishin, pa retushime. Po në këtë hulli, mendoj se Xhevat Mustafa, ka vështruar edhe raportet e Kosovës me Shqipërinë dhe me botën. Duke qenë një gazetar me mjaft përvojë, me kulturë politike dhe f i l ozo f i ke , M u stafa n ë p ë r m j et shkrimeve të veta ka treguar ato “urat” e padukshme të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, mes Kosovës dhe Europës si dhe me SHBA, duke apeluar shqiptarisht që Kosova është pjesë e pandarë e trungut kombëtar shqiptar, që të gjithë shqiptarët duhet të mendojnë, luftojnë dhe sakrifikojnë për lirinë, pavarësinë, zhvillimin modern dhe integrimin e saj europian.

më11 mars 2006. Xhevat Mustafa në të gjithë opusin e shkrimeve të veta nuk është asnjëherë e në asnjë moment konformist. Ai mban qëndrim mjaft kurajoz dhe kritik edhe ndaj disa fenomeneve brenda PD-së apo njerëzve të saj. Kjo mendoj se e ngre Mustafën në lartësinë e një publicisti sa modern aq dhe realist, sa i drejtë, aq dhe me risk. Gjithsesi, në të gjithë shkrimet e tij, Mustafa është munduar t'i sjellë gjërat ashtu siç i ka përjetuar, ndjerë dhe konceptuar ai, pa marrë “dorën” e askujt, qoftë ky edhe lider apo politikan i lartë. Nisur nga ky këndvështrim publicistik dhe filozofik Mustafa vuri në dukje edhe disa fenomene të politikës së djathtë, që po degradonin, të përthyera nëpër prizmat e interesave individualë apo dhe të një keqinterpretimi të politikës, duke e shndërruar atë në mjet për karrierë dhe për përfitime ngushtësisht individuale.

DEMOKRACIA SI NJË ËNDËRR…

Është në dobi të theksimit të vlerave të këtij libri dhe të publicistikës së Mustafës në përgjithësi fakti që me shumicën e shkrimeve të tij ai ka pasur vend në faqet 1 të shumicës së gazetave, si “Rilindja Demokratike”, “Albania”, “Koha Jonë”, “Panorama”, “55”, “Shekulli”, “Sot”, “Standard”, “Metropol”, e tj, në Tiranë dhe të “BOTA SOT”, në Diasporë dhe në Prishtinë. Përvoja tepër e gjatë dhe padyshim shumë e pasur në gazetari i jep Mustafës edhe atë sigurinë e analizës mjaft koncize dhe korrekte, bashkëkohore dhe moderne. Mustafa është kështu një nga publicistët vizionarë, me stil qartësisht të vetin, me thjeshtësi dhe thellësi shprehjeje, argumentimi dhe interpretimi. Në sintaksën e tij gjatë procedimit publicistik ka një përzgjedhje mjaft efikase dhe të rrjedhshme, larg qëndrimeve impozante për “t'u dukur”. Mustafa ka një gjuhë shqipe mjaft të pastër, duke e pasuruar atë edhe me neologjizma publicistikë e politikë. Padyshim Mustafa ishte, është dhe do të mbetet një nga penat më të spikatura, më të fuqishme dhe më të lexuara të publicistikës shqiptare.

…Sa shumë e kishim ëndërruar DEMOKRACINË dhe sa shumë luftuam, u përpoqën dhe iu përkushtuam asaj! Xhevat Mustafa, padyshim që është një nga ata shkrimtarë, publicistë dhe idealistë, që i takon ta thotë këtë shprehje pa iu dridhur zëri dhe syri…Mustafa është një nga ata intelektualë krijues që gjithçka të potencialit të tij si publicist, mendimtar dhe analist ja kushtoi demokracisë së vërtetë, ideale dhe jo asaj të deformuar…Mes tij dhe demokracisë unë vlerësoj se ka një lidhje të thellë dhe të padiskutueshme…Këtë ne e gjejmë në shkrimet e hershme si “Kuajt e Tr o j ë s n ë r e v a n s h k u n d ë r demokracisë” botuar në “Rilindja Demokratike” 1992, “Ai Ramiz Alia, engjëll i demokracisë apo djall i diktaturës?…”, po në “Rilindja Demokratike”, më 1992, apo deri tek shkrimet viteve 2000, si “Shqipëria mes prostitucionit femëror dhe politik”, botuar në gazeta “55”, më 4 gusht 2000; “Të jesh apo të mos jesh idealist e militant?”, botuar në gazeta “Sot”, më 3 qershor 2003, “Integrimi, peng i vetë shqiptarëve”, botuar në “Koha Jonë”,

Nr.2 (42) Mars/Prill 2013/ Edukimi drejt së ardhmes

51



Revista Edukimi - Nr. 42 Viti IX i botimit