Issuu on Google+

dukimi E drejt së ardhmes

BOTIM I INSTITUTIT “EDUKIMI DREJT SË ARDHMES” Viti VII i botimit. Nr. 3 (37) 2011 E përmuajshme, Arsimore, Edukative, Pedagogjike, Kulturore Çmimi: 200 lekë

Krizë identiteti

BEXHET ARBANA

Krizat që na ndjekin dhe drejtësia Hajro Limaj

Konceptimi bashkëkohor i teksteve të gjuhës shqipe dhe letërsisë

Të fundit në Europë edhe për arsimin Adri Nurellari

Stavri Trako

Profesorë me shumicë! Kërkues sa kemi?

Çfarë nxjerr shkolla jonë? Mustafa Nano

Sulejman Sulçe

Rilindësit e rinj janë emigrantët Abdurahim Ashiku

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

1


dukimi E drejt së ardhmes

BOTIM I INSTITUTIT “EDUKIMI DREJT SË ARDHMES” Viti VII i botimit. Nr. 2 (36) 2010 E përmuajshme, Arsimore, Edukative, Pedagogjike, Kulturore Çmimi: 200 lekë

Krizë identiteti

BEXHET ARBANA

Krizat që na ndjekin dhe drejtësia Hajro Limaj

Konceptimi bashkëkohor i teksteve të gjuhës shqipe dhe letersisë

Të fundit në Europë edhe për arsimin Adri Nurellari

Stavri Trako

Çfarë nxjerr shkolla jonë?

Profesorë me shumicë! Kërkues sa kemi?

Nustafa Nano

Sulejman Sulçe

Rilindësit e rinj janë emigrantët Abdurahim Ashiku

dukimi E drejt së ardhmes

Botim i Institutit “EDA”

Drejtor ekzekutiv: BEXHET ARBANA Përgatiti botimin: Miranda Goleci Bordi konsultativ: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. As. Dr. Jetmir Aliçkaj Hajro Limaj, Publicist, Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar Stavri Trako, pedagog, publicist Abdurahim Ashiku, publicist

Design: “m&b” Tel: (04) 22 33 283

analizë KRIZË IDENTITETI Nga Bexhet ARBANA opinion PROFESORË ME SHUMICË! KËRKUES SA KEMI? Nga Sulejman Sulçe

bexharb@yahoo.com arsimisotneser@gmail.com Revista shpërndahet edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni

2

Fq. 20

arsim TË FUNDIT NË EUROPË EDHE PËR ARSIMIN Fq. 24 Nga Adri Nurellari aktualitet KRIZAT QË NA NDJEKIN DHE DREJTËSIA Fq. 27 Nga Hajro Limaj reformë ÇFARË NXJERR SHKOLLA JONË? Fq. 30 Nga Mustafa Nano gjuhësi KONCEPTIMI BASHKËKOHOR I TEKSTEVE TË GJUHËS SHQIPE DHE LETERSISË Fq. 34 Nga Stavri Trako emigracion DRITËRO AGOLLI: RILINDËSIT E RINJ JANË EMIGRANTËT Fq. 38 Nga Abdurahim Ashiku psikologji SI E SHFRYTËZOJNË FËMIJËT INFORMACIONIN VIZUAL PËR T’IU PËRSHTATUR MJEDISIT RRETHUES? Nga Denise Lew letërsi NDAHEN ÇMIMET E LETËRSISË: AUTORËT NDEROHEN NË GJINI TË NDRYSHME LETRARE kuriozitete KAFEINA NË VENDIN E PUNËS GOOGLE NË GJYQ 6 USHQIMET MË PAK TË SHËNDETSHME

Adresa: Rr. “Naim Frashëri”, Nr. 8, Tel: +355 4 2270 173 Tel&Fax: +355 4 2233 001

Fq. 3

dukimi E drejt së ardhmes

uron

Gëzuar Festat e 7-8 Marsit! Gjithashtu, njoftojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe lexuesit që dëshirojnë të jenë pjesë e revistës, të kontaktojnë në adresat elektronike: bexharb@yahoo.com arsimisotneser@gmail.com Të interesuarit për abonime mund të kontaktojnë në adresën elektronike: bexharb@yahoo.com REDAKSIA

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

Fq. 40

Fq. 46 Fq. 42 Fq. 43 Fq. 44


E IZ

R K

IDENTITETI edagogjia është një disiplinë shkencore që zhvillohet dhe ndryshon në vijimësi. Është një disiplinë me vlera të mëdha shoqërore, gjithëpërfshirëse dhe inovatore për nga mënyra se si e percepton dinamikën e ndryshimeve në arsim, ajo është dhe një disiplinë me nuanca të dallueshme dhe forma konceptuale shpesh kontraversale. Për nga përmbajtja e saj, ajo, është një disiplinë shkencore e krijuar ndër vite nga një elitë, mjaft e specializuar, njerëzish intelektualë, që në ndryshim nga botimet e veçanta të nominuara, të ndërtuara, nga specialistë të ndryshëm, ajo në vetvete përbën një bashkim vlerash e krijuar nga mjeshtëria dhe imagjinata e njerëzve të kualifikuar. Vërtet ajo nuk është një disiplinë anonime, por kjo nuk do të thotë se ajo bën dallim vetëm në planin formal didaktik, por njëkohësisht dallohet, qartësisht, edhe në performancën estetike, kulturore dhe historike të saj. Nevoja për të konkurruar me krijimtarinë individuale, i detyron specialistët ta konsiderojnë kompeticionin si një krijim individual e unikal. Është një ide pozitive, që kjo garë e motivuar diferencimi intelekto-profesional, që po zhvillohet gjatë kësaj periudhe të tranzicionit pluralist, të dominojë, edhe më tutje, në botën e pedagogjisë evolutive, ashtu si politika dominon sot jetën shoqërore. Pedagogjinë s’e kthen dot në disiplinë konstruktive, fakti nëse ajo krijohet vetëm një grup njerëzish ose jo, por fakti se ajo krijohet për t’iu përgjigjur nevojave të popullatës së një komuniteti të gjerë. Specialistët e arsimit punojnë me tema

P et

analizë

Nga

h x e B

na a b r A

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

3


të specifikuara, ide novatore që ua jep atyre trashëgimia e pedagogjisë tradicionale, të cilës nuk mungojnë t’i bëjnë, herë pas here, modifikime sipas nevojave të kohës dhe imagjinatës së tyre në përputhje me këto nevoja. Kësisoj, puna e tyre çmohet në bazë të vlerave që përcjellin në publik, për të cilin ata punojnë, duke shprehur kësisoj veçoritë e ndërgjegjes shoqërore të opinionit, dhe jo duke e konsideruar këtë ndërhyrje si një kërkesë të izoluar të tyren. Në këtë mënyrë pedagogjia merr frymëmarrje, duke u zhvilluar si një disiplinë qartësisht e formatuar, jo më anonime e iluzive, por e përcaktuar nga opinioni publik, e në pajtim të plotë për t’i shërbyer atij. Natyrisht, një pedagogji e tillë fiton goxha akses publik sa i përket formave të punës dhe teknikave të përpunimit, në stilet e larmishme në riformulimet konceptuale, ashtu dhe taktikat drejt një pasqyrimi realist. Vetëm në këtë mënyrë, dhe në asnjë mënyrë tjetër, do të mund të shpresonim në rilindjen e një disipline të përpunuar, dinamike e shkencore, në përputhje me kërkesat e kohës dhe në kompeticion profesional të sanksionuar. Zhvillimi i mjeshtërisë profesionale, produktive, ndonëse me vështirësi, është duke u kryer përmes një procesi ndarjeje, riprodhimi dhe ndryshimi të vazhdueshëm. Parë në këtë vështrim, kuptohet që pedagogjia, as që mund të mendohet, se do të mund të përmbajë vetëm produkte origjinale, ajo vazhdon të vuajë, në mënyrë të frikshme, nga imunizimi i plagjiaturës, që ka lëshuar rrënjë të thella në dorëshkrimet fallso që vazhdojnë të qarkullojnë pa doganë në tregun mediatik të arsimit dhe jo vetëm. Megjithatë, dhe pavarësisht nga këto konstatime, shkrimet e mirëfillta-profesionale, të mjaft prej autorëve të mirënjohur, përbëjnë pa dyshim,”de facto”, dhe një zgjerim dhe ndryshim të fondamentit bazë të pedagogjisë evolutive. Ndryshimet bëhen për të plotësuar nevojat imediate të komunitetit të mësuesve e më gjerë, për një komunikim sa më profesional, në arritjen e standardeve bashkëkohore,

4

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

të cilat janë pjesë organike e progresit shoqëror demokratik, burim i arritjeve të reja në dije dhe kulturë pedagogjike, i lajmeve të reja me veçori krejt të reja, të cilat në duart e mjeshtrave të talentuar të arsimit, e bëjnë pedagogjinë sa të vlerësuar, aq dhe të çmuar për publikun e gjerë, ashtu dhe për gjeneratat e reja të arsimit. Nuk mund të mos emocionohesh duke lexuar, me ngazëllim të përmbajtur, disa prej shkrimeve të pesë numrave të fundit të revistës “Mësuesi” (10;11;12 / 2010 dhe 1;2; / 2011) me titull; “Disa parime bazë mbi marrëdhëniet e matematikës” me autor Hysen Binjaku (pedagog-EUT), shkrim profesional i trajtuar me sqimë intelektuale, me vlera të konsiderueshme përgjithësuese, interpretative. Apo shkrimin tjetër me titull “Niveli i shkollimit të të rinjve dhe nevojat e zhvillimit të vendit”, shkrim ky i nivelit të lartë didaktik, mjaft i rëndësishëm për nga vlerat që përmban dhe mesazhet që përcjell, shkruar me mjaft kulturë nga një penë mjeshtërore, siç është ajo e Prof, dr. Pajtim Bejtjes. Por jo më pak befasuese, e që shquhen për nga niveli i larte cilësor-didaktik, janë dhe shkrimet me titull “Mbi supervizimin e shkollës—si komponent themelor i sistemit të monitorimit të cilësisë arsimore”, prezantuar nga Vladimir Pasku (IKAP); Apo dhe shkrimi profesional (informativ) i cilësisë së lartë “Natyra e kualifikimeve kyç: Një analizë e kohës” shkruar nga Irfan Rama. Gjithashtu, tërheqin vëmendje të veçantë për cilësinë e tyre, edhe shkrimet e karakterit psiko-pedagogjik, me vlera të spikatura formuese dhe informuese si “Dhjetë këshilla për mësuesit” nga Mimoza Berisha (Thaci)—AVA. Shkrimi cilësor “Mësuesia dhe psikologjia” ndonëse përçon nota kritike të pa adresuara, përsëri mbetet një shkrim problemor konstruktiv. Shkrimi “Rritja e cilësisë në shkollat e arsimit profesional”, ndonëse prezantohet si një shkrim i thjeshtë, i saktë, shpresëdhënës, trajtuar nga Rolanda Bulku specialiste (IKAP), përsëri mbetet një arritje e cilësuar që i shtohet fondit studimor.


Dhe së fundi shkrimi “Psiko-Dëshmi” (1,2,3) i Adriatike Lamit (AVA) përbën pa mëdyshje një vlerë dinjitoze të pedagogjisë dinamike, të punës së saj të admirueshme hulumtuese. Madje kjo e fundit, ndryshe nga niveli i diskutueshëm i shkrimeve të botuara kohë më parë, bën një “kreshendo” të pabesueshme, duke u paraqitur një konkurrente dinjitoze ne publicistikën pedagogjike. –Duket sikur i ka thënë mendjes “karamba”; konfidencialisht ka pranuar sfidën, dhe tani, të tjerët po të guxojnë le të maten me të! – “Urime”! Pavarësisht se realizmi i shkrimeve të sipërpërmendura nuk është vetëm një kopje besnike e dukurive të brendshme dhe atyre të jashtme. Realizmi i tyre përbën substrakt plot fantazi tërheqëse dhe ndërton kompozim pedagogjik joshës. Përmbajtja teknike-edukative e këtyre shkrimeve nuk ngjet me problematikat e rëndomta që hasen me bollëk brenda artikujve të tjerë të revistës, që mbështeten në imazhe të nxjerra nga mendimi sureal, të cilat kanë fituar “statuskuo” dyshuese, në perceptime të ndrydhura që gjasme përçojnë mendime përgjithësuese. Për opinionin publik, kuptimi i koncepteve pedagogjike duhet të jetë domosdoshmërisht i qartë, sepse strukturat, ndërveprimet e kushtëzimet që përdor pedagogjia duhet të jenë gjithnjë pjesë funksionale e situatës sociale të komunitetetit rrethues. Prej faktit që pedagogjia evolutive është gjithnjë një disiplinë shkencore funksionale, rrjedhin veçoritë e saj prapavepruese “efektet” e saj. Këto efekte, në dukje abstrakte, e marrin domethënien e tyre nga vetë funksionet që kryejnë. Janë pikërisht këto “efekte” që kanë ndihmuar specialistët, e sipër-përmendur, të përdorin me sukses dhe fantazi materialet që kanë pasur në dorë, duke vendosur substraktet e tyre realiste në një strukturë shoqërore funksionale, duke u dhënë atyre veçori simbolike dhe domethënie, sa përgjithësuese, aq dhe ndërtuese në lidhjen e brendshme të vizionit me përmbajtjen. Me gjithë vlerën e tyre të padiskutueshme, të gjitha shkrimet e sipërpërmendura, në tërësi, vuajnë nga mungesa e kritikës profesionale të drejtpërdrejtë, të sinqertë e të adresuar, institucionale dhe individuale. Megjithatë, vlen të përmendet gjithashtu se, tashmë, nuk është për askënd surprizë, të verifikojë, që shkrimet tekno-profesionale të revistës “Mësuesi”, në gjithë larminë e tyre, shprehin, pak a shumë, filozofinë politike të partisë -shtet, një

filozofi destruktive në intimidim të vazhdueshëm jo vetëm ndaj bindjeve heretike, por edhe ndaj vlerave të vërteta demokratike. Pavarësisht nga kjo përndjekje e mbuluar, megjithatë ndodh që studimet e veçanta të specialistëve, munden, në një farë mënyre, t’i shpëtojnë me kujdes censurës, duke pasqyruar me tone të zbutura vetë herezinë, mendimet e pavarura antikonformiste, madje dhe aspiratat e një komunikimi të kontrolluar, në formën e “predikimit moral”, duke përbuzur në fshehtësi filozofinë politike të partisë-shtet duke ju dhënë, në këtë mënyrë, shkrimeve të tyre karakterin e një simbolizmi shoqëror. Kjo është pikërisht dhe zanafilla që ka çuar në shtjellimin e tronditjeve reformuese botëkuptimore. Janë pikërisht këta specialistë që nuk mungojnë t’u shtojnë këtyre aspiratave edhe dashurinë për lëndën me të cilën ata punojnë, ndjeshmërinë ndaj veçorive të saj shoqërore, që janë substrakte reflektive me të cilat ata ndërtojnë dhe produktin e tyre shoqëror. Me projektimin e skemave strukturale, hapi i natyrshëm, që do të vinte më pas do të ishte plotësimi me imagjinatë i linjave konceptuale inovative, të lëndës së përpunuar, në formën e saj përfundimtare, duke shprehur me vërtetësi kriteret profesionale qofshin ato deduktive, realiste, analitike, funksionale, antikonformiste pse jo dhe apolitike, ashtu siç do ta dëshironin, vetë, specialistët. Por, ama, ndodh dhe kështu që, në një “shkrim”, të konstatohet, edhe ndonjë “thyerje” që përmban në vetvete edhe natyrën e “dekorit” politik për nga paraqitja dhe të jetë po realist nga përmbajtja. Madje kjo lloj performance paraqitet si një dukuri më se e zakonshme në krijimtarinë pedagogjike. Pavarësisht, se për një kohë të gjatë, në krijimtarinë pedagogjike, dominon gënjeshtra dhe mashtrimi, kurse e drejta vazhdon të jetë e mbyllur me “çelës”, kjo sentencë e konstatuar me kohë, presupozon dhe, më tutje, predominimin destruktiv të pedagogjisë politike. Sado të vrazhda, në dukje, këto konstatime shprehnin mjaft qartë pasionet e trazuara të specialistëve dhe mësuesve, revoltën e brendshme, të fshehur, përbuzjen e tyre të heshtur për imoralitetin politik dhe poshtërsinë e drejtuesve të korruptuar të arsimit: Dëshirën e tyre të madhe për të pasur një qeverisje të drejtë të paanshme, një drejtësi të qartë e të thjeshtë. Këto vibrime politike, që shfaqen në formën e kalcifikimeve të traumatizuara të qenies njerëzore,

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

5


që gëlojnë, thuajse, në të gjitha institucionet arsimore, do të vlenin si lëndë studimore, ideale, e pazëvendësueshme, për kritikën dhe analizën pedagogjike në tërësi. Doktrina pedagogjike, si dhe pedagogjia politike në përbërje të saj, fatkeqësisht, vazhdojnë të mbeten po aq të varfra me koncepte dhe imazhe bashkëkohore, sa që të duket e pabesueshme që ato vazhdojnë të përmbajnë akoma, nocione të shpëlara, domethënie simbolike të varfra, mbarsur me situata arsimore sa dramatike, aq edhe të patolerueshme. Një pasqyrim i tillë, i dyshimtë, abuziv e aspak praktik, i realitetit pedagogjik në vend, shprehur me një gjuhë “laramane” të paqartë e për më tepër jo komunikative, do të ketë një kosto shoqërore, që mund të tronditë besimin e ndërsjellë dhe nxit konfliktet e padëshirueshme intelektuale, brenda gjeneratës së sotme të specialistëve. Një të vërtetë të tillë shprehin edhe shkrimet që për nga përmbajtja e tyre përbëjnë një nonsens intelektual dhe profesional. Krijime cilësisht të dobëta, vanitoze të vdekura, të sforcuara e të palogjikshme, të paargumentuara e shkruara me kulturë të ulët profesionale, të pathemelta e me gabime të shumta substanciale, me inkoherence të theksuar perceptuese, me mungesa të theksuara të prurjeve inovative, të pamotivuara nga pikëpamja e interpretimeve intelektuale-shkencore janë shkrimet: “Zhvillimet e edukimit për sipërmarrësin në arsimin profesional në Shqipëri”, shkrim krejt i tkurrur, i ngurtë e i thatë pa kurrfarë performance intelektuale, prezantuar nga Marsela Robo (AKAFP). Po ashtu shkrimi i Nazmi Xhumarës (IZHA) “Cilësia e mësimdhënies” përbën në vetvete një shkrim pa interes të veçantë, i tjetërsuar nga pikpamja e produktit të shpallur që, më së shumti të jep përshtypjen se është kopjuar diku në internet apo nga ndonjë libër i lënë në harresë, sesa të jetë një produkt origjinal. Shkrimi “Fëmijët parashkollorë në qendër të kujdesit”, edhe ky një punim, si gjithë të tjerët, me performancë të dobët, thjeshte rekomandues, në të cilin jepen këshilla të pa mbështetura në interpretime faktesh dhe përvojash sinjfikative të gjurmuara në terren, shkruar nga Fran Gjoka (DAR-Lezhe). Shkrimi tjetër, qëmtuar nga Miranda Kurti (IKAP), me titull, “Vlerësimi vjetor i punës së mësuesit”, përpos një interpretimi procedural të gabuar, për të mos përmendur, pastaj, që përbën, një gënjeshtër qesharake, nuk mendoj se shpreh ndonjë vlerë të spikatur nga

6

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

pikëpamja metodike. Shkrime të tjera të rëndomta, të keqinterpretuara e të papërfillshme për nga përmbajtja e joshja profesionale, me karakter fomal këshillues pa eksperienca të përjetuara janë dhe grup-shkrimet: “Roli i mësuesit në projektligjin e ri për arsimin pasuniversitar” shkruar nga Ylli Xhaferi; “Masteri një sfide që mund të fitohet” nga Anila Jorgji; “Suksese dhe arritje të maturës shtetërore” prezantuar nga Shpëtim Sulejmani; “Roli i mësuesit për një mësimdhënie cilësore” shkruar nga Krenar Merolli; “Më shumë kohë dhe kujdes edukimit të fëmijëve në familje” nga Irfan Gjika, e ndonjë tjetër si këto. – Të vetmet produkte cilësore, në këtë grup shkrimesh analitike me karakter metodik (përvojash) që paraqesin interes për lexuesin, janë ato me titull: ”Kur përkrahen përvojat në shkollë” shkruar nga Mevlud Buci dhe “Nxënësi si person” shkruar nga Anastasi Lloga. Gjithë e vërteta, e krijimtarisë, publicistikopedagogjike, të këtyre “specialistëve” qëndron në faktin se ajo jo vetëm që nuk është speciale në formën e saj shprehëse, por as realiste në artikulimet që përdor, por e tillë është edhe në mungesën e imagjinatës në shfrytëzimin e vlerave didaktike, në formatimin dhe në përdorimin e lëndës, të linjave konceptuale të volumit e të drejtimit pedagogjik. Pra, duke qenë e tillë, e ndërtuar në kushte aspak normale, ajo i ka detyruar ata t’u përgjigjen më tepër porosive administrative-partiake se sa


nevojave konkrete të sensibiliteteve shoqërore. Këta specialistë, por edhe shumë të tjerë që mendojnë si këta, pa hezitim, do ta pohoja se janë shndëruar thjesht dhe vetëm, në zanatçinj të pajtuar, por ca më keq akoma, në përçues mekanikë pikpamjesh të gabuara partiake. Megjithatë, për shumë specialistë të fushës, që ende nuk janë riaktivizuar në publistikën pedagogjike ekzistojnë dhe një mori mënyrash për të shkruar me mençuri, nëpërmjet mendimit të kualifikuar, pikëpamjet, sensitivitetet, por dhe idetë konvencionale, në denoncimin publikisht të “paradokseve” konservatore, të palogjikshme, antishkencore të platformave arsimore politike. Sa herë ndodh që politika përndjek me egërsi botimet heretike, që janë në përputhje me aspiratat e masës së gjerë të mësuesve dhe të specialistëve të fushave të ndryshme, do të dalin, patjetër, dhe “karikatura krijuese” të panumërta, krejt të gabuara e pa kurrfarë imagjinate dhe thellësie mendimi, thellësisht antipedagogjike dhe antishoqërore, paçka se krijuesit e tyre përpiqen të na bindin për të kundërtën meqë janë dhe në rolin e shërbëtorë, besnikë të partisë-shtet. Publicistika pedagogjike nuk mund të jetë një disiplinë fallso e korrigjuar, qëllimshëm për nevojat e politikës e të përdoret në interes të pikëpamjeve të gabuara të saj, ajo është një disiplinë realiste që bashkon natyrshëm specialistët me shoqërinë, gjë që shprehet, drejtpërdrejtë dhe në rolin edukativ që luan ajo në jetën e njerëzve. Duke pasur një funksion të tillë, shoqëror, ajo mbështetet, ekskluzivisht, vetëm në burimet edukative të evidentuara, duke përdorur mjete shprehëse realiste dhe konvencione intelektuale, ajo ndërton lëndën metodiko-didaktike me simbolikë kuptimplotë. Krijimtaria pedagogjike (publicistika) është një proces nëpërmjet së cilës konceptet, lënda dhe përvoja, e sintetizuar brenda një sistemi edukativ në ndryshim, shndërrohen në skema të gjuhës profesionale. Si rezultat i përmbajtjes së tyre realiste e bashkëkohore, një pjesë e mirë e

këtyre prurjeve profesionale, që përcillen denjësisht edhe në faqet e “Revistës Mësuesi” kanë një fuqi të madhe ndryshuese, dhe kjo duket qartë jo vetëm në krijimtarinë e përmbledhur të specialistëve të mirëfilltë, por edhe në format e freskëta të gjetjes profesionale dhe skemat e tërthorta që ata i kanë ngjizur krijimtarisë së tyre, me tema nga më të stërholluarat dhe interpretime të mençura, nga më interesantet, pavarësisht nga ekzistenca e një ekspertize censuruese, ataviste. Megjithatë në faqet e revistës haset dhe një grup i tretë shkrimesh, të cilët për nga rëndësia politike janë nga më prioritarët, për shkak dhe të karakterit të tyre reformativ-strategjik. Janë shkruar krejt shkel e shko, pa pikën e kujdesit e përgjegjësisë profesionale, me gabime të pakonceptueshme për formimin profesional të specialistit. Kështu shkrimi “Mbështetja për autonominë në arsimin para universitar, sfidë dhe reformë bashkëkohore” është një ndër interpretimet më të gabuara që mund të imagjinohet si në përmbajtje, ashtu dhe në formë dhe vizione. Pa mëdyshje, këtë shkrim thellësisht absurd e abuziv, do ta konsideroja një maskaradë interpretative nga më skandalozet, ku marrëzitë dhe gënjeshtrat janë përcjellë me aq shumicë dhe aq hapur, sa është vështirë të gjendet qoftë dhe një rresht i vetëm i saktë, i drejtë, i vërtetë. Ky shkrim absurd, thellësisht i gabuar, interpretuar nga Ndriçim Mehmeti (MASH), kapërcen çdo imagjinatë. Po ashtu e në të njëjtën valë, të gabuar, argumentuese, dhe me përmbajtje inkoherente është dhe shkrimi i Fatos Bajraktarit “A ka ardhur koha për një shkollë autonome?”. Akoma më i pavlerë e i gabuar, në formë & përmbajtje, është dhe shkrimi: “Përmirësimi i shkollës në drejtim të decentralizimit të drejtimit të qeverisjes së saj”, prezantuar nga Albana Zejnelhoxha. Përdorimi gjerësisht i inventarit pedagogjik, për qëllime politike prej “specialistëve” të sipërpërmendur mëshiron përpjekjet për të orientuar

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

7


Pavarësisht këtyre konstatimeve, më duhet e kontrolluar, hapur, në mënyrë të gabuar çdo të pohoj se gjatë këtyre 20 viteve tranzicion janë interpretim ndryshe, të këtij inventari, brenda shpallur, të dokumentuara, 5 reforma politikocaqeve politike të kërkuara. Mbase në një periudhë arsimore, përfshi këtu dhe këtë të fundit “Cilësi dhe të mëvonshme këto konstatime mund të duken barazi në arsim”, realizuar nga specialistët anonimë vetëm si paragjykime të tejkaluara, me “efekte” të të PD-së. Që të pesta këto “reforma jo funksionale”, kufizuara, që rrëzohen poshtë, brenda ditës. Por të hartuara “pa mend në kokë e këmbë në tokë”, sot mjaft lëvizje intelektuale kërkojnë “rikthim” nga pseudo-specialistë, anonimë-karagjozë, janë në pedagogjinë tradicionale, duke e vënë theksin rrëzuar që të gjitha “kokëposhtë” nga mosnjohja pikërisht në korrigjimin e ndërhyrjeve të egra, të e nevojshme e standardeve ndërkombëtare. Të pushtetit, që na propozon një platformë të re që gjoja ndërtuara sipas skemave konceptuale, inekzistente zotëron dije më të mëdha, pra, thënë ndryshe, një në kulturën pedagogjike, si zhvillimi i arsimit sipas injorancë të re që, dikur, në socializëm, kishte qenë “rrathëve koncentrikë” apo “rrathëve spiralë” ato nuk e padukshme, por që tani, në demokraci, do të ishte mund të çonin, kurrsesi, në përfundime produktive. e pafalshme. Duke qenë të interesuar vetëm për një Ndaj dhe absorbimi i tyre do të ishte i pakuptimtë, jo imitim të sipërfaqshëm apo citim të kësaj pseudologjik, jo normal. Por edhe nëse do të shfrytëzoheshin pedagogjie, specialistët e politizuar dhunojnë hapur ndonjëherë me formatin dhe vetë natyrën e kësaj e paracaktuar, ato, disipline shkencore, Proceset reformative të decentralizimit, përpos dëmit, nuk do të duke hequr dorë sillnin asnjë prurje të re, nga mjetet e vërteta demokratizimit, modernizimit të sistemit realiste që, siç shihet arsimor, si dhe të implementimit të autonomisë veçse dështim. Si të tilla, këto pseudo-reforma të në mjaft shkrime, e së shkollës, janë procese mjaft të rëndësishme gabuara, nuk mund të kanë humbur kuptimin transformuese, të cilat janë studiuar e kishin jetëgjatësi, nuk e tyre të vërtetë, ata promovuar (teorikisht) vite më parë në mund t’i rezistonin përpiqen të diktojnë kohës, nuk kishin asnjë të “kundërtën”, të seminare dhe konferenca kombëtare. shans të zbatoheshin. tjetërsuar, në një kuptim Sipas dokumentacionit të ri demagogjik. pedagogjik, që posedojmë, rezulton se ekziston Do të doja të informoja, rishtas, artikullvërtet, sot në botë, një skemë e zhvillimit progresiv shkruesit e mësipërm, që, proceset reformative të arsimit, por ky zbulim, nuk ka kurrfarë lidhje me të decentralizimit, demokratizimit, modernizimit skemat e sipërpërmendura. Dhe kjo skemë efektive të sistemit arsimor, si dhe të implementimit të është pikërisht skema e zhvillimit proporcional autonomisë së shkollës, janë procese mjaft të të arsimit sipas rrathëve zinxhir (cikleve lineare), rëndësishme transformuese, të cilat janë studiuar propozuar nga pedagogjistët ndërkombëtarë e promovuar (teorikisht) vite më parë në seminare në fund të shek.XIX. që i ka kapërcyer shekujt dhe konferenca kombëtare. Këto ide inovative, dhe vazhdon të drejtojë me sukses platformat e të mbështetura dhe në studime ndërkombëtare, edukimit bashkëkohor. Dhe tani le t’i kthehemi janë artikuluar dhe sistemuar në një përmbledhje problemit të reformës parë në këndvështrimit e shkrimesh të dokumentuara, në mos gabofsha, rreth standardeve ndërkombëtare. Reforma arsimore, si 250 f, shpërndarë, vite më parë, drejtuesve të arsimit një e tërë, përmban si rregull një paketë drejtimesh nëpër rrethe. Është për të ardhur keq që pas kësaj (komponentësh) bazë të zhvillimit të arsimit, të pune voluminoze kërkimore, nuk ka mbetur me mbështetura në ligj. Kështu, drejtimi i parë përmban “as nam, as nishan”. Kjo është dhe arsyeja që, sot, proceset e reformës financiare. Drejtimi i dytë rikthimi në vëmendje të këtyre proceseve kardinale, përmban zhvillimin e reformës administrativoparë në një vështrim të tjetërsuar, të pambështetura institucionale. Drejtimi i tretë ngërthen zhvillimin në studime të mirëfillta pedagogjike mund të çojnë e cilësuar të reformës në fushën e programeve e në mënyrë të pashmangshme në përfundime të të teksteve shkollore. Drejtimi i katërt përmban gabuara, të dëmshme në reformimin e arsimit zhvillimin e reformës në fushën e strukturës shqiptar.

8

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011


arsimore (profilizimin). Dhe së fundi, drejtimi i pestë; ngërthen zhvillimin kompleks të edukimit të përgjithshëm publik, në funksion të realizimit të një produkti përfundimtar. Këtij rregulli të përgjithshëm, me plus-minus 1 ose 2 komponentë, i përmbahen dhe shumica e vendeve demokratike të botës së tretë, ato me origjinë fondamentale-fetare, monarkitë absolute&konstitucionale dhe regjimet diktatoriale etj. Të gjitha këto drejtime, si rregull, në përbërje të tyre, mbartin dhe një numër të limituar derivatesh (programesh & projektesh) që plotësojnë strukturën e komponentëve (drejtimeve) kryesore të reformës, si fjala vjen: zhvillimi i burimeve njerëzore, i teknologjisë arsimore dhe sistemi i informacionit, zhvillimi i sistemit të vlerësimit dhe sigurimit të cilësisë, e ndonjë tjetër si këto. Këto programe zhvillimore të mirëplanifikuara, ndonëse, në thelb, nuk janë reforma arsimore të cilësuara por, ama, të marra së bashku apo dhe veçmas, ato ngërthejnë projekte organike përcaktuese, që presupozojnë dhe ndërhyrje përmirësuese, të përshpejtuara në një hapësirë apo situatë të caktuar arsimore. Paketa e reformës arsimore, kurdoherë, mbështetet dhe mbrohet me ligj. Dhe, gjen shprehje të koncentruar në aktet ligjore (normative) të arsimit, përndryshe dispozitat normative të arsimit (DN). Dhe tani pas kësaj paraqitje panoramike le t’i rikthehemi argumentit pikërisht aty ku e lamë, pra në artikulimet e gabuara të artikullshkruesve të revistës “Mësuesi”. Në shoqëritë demokratike të avancuara, të pestë komponentët reformativë të sipërpërmendur, funksionojnë në unison të plotë “un block”, në ndërveprim reciprok programor, financiar e praktik, mbi bazën e nevojave imediate, afat-mesme dhe afat-gjata të arsimit. Paketa reformative merr karakter

shkencor, qoftë politik apo dhe social, kurse është realiste, e mirë-menduar e mirë-peshuar, duke riaktivizuar burime të konsiderueshme financiare, materiale njerëzore, dhe kur gjatë procedimit të procesit inspirohet nga vlera pedagogjike të mirëfillta, mbështetet nga njerëz të devotshëm, të besueshëm e të ngritur profesionalisht. Do të mjaftonte qoftë dhe një “ngërç” i vetëm, sado i vogël, në dukje i papërfillshëm, qoftë ai, politik, juridik, strukturor, financiar apo i çfarëdolloji tjetër (më pak i rëndësishëm) që, “paketa reformative” të ngadalësohej, frenohej e të bllokohej plotësisht. Reforma arsimore në Shqipëri, aktualisht, është e bllokuar. Ndonëse në pamje të parë duket sikur reforma arsimore merr frymë, avancon normalisht, por në të vërtetë nuk është kështu, reforma arsimore, efektivisht është e bllokuar. Dhe e kuptoni pse ndodh kështu!? - Sepse ekziston një “ngërç politikinstitucional i lidhur dhe me komponentë të tjerë të paketës (strukturore&financiare) që ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë, progresivisht reformën arsimore në vend! – Ky dru i shtrembër që ka prishur gjithë stivën e druve, e që ka deformuar gjithë sistemin, ka një emër të vetëm dhe quhet (D.A.R)—Drejtoria Arsimore Rajonale. Në vartësi të DAR-ëve janë dhe seksionet e ZA-ve (Zyrat Arsimore). E ndërtuar si strukturë, gjoja e “re” administrative, që nga viti 1992 ajo u ka shërbyer qëllimeve të mbrapshta politike të partisë-shtet, duke dëmtuar seriozisht zhvillimin e arsimit në vend. Transferimi i kompetencave të vartësisë (juridiko-financiare), nga pushteti vendor (seksionet e arsimit) në atë qendror (MASH & DAR), ka qenë një gabim fatal që i ka kushtuar e do t’i kushtojë shumë shtrenjtë arsimit nëse në të ardhmen e afërt nuk do të ndërmerren urgjentisht hapa konkrete në ndryshimin e kësaj statuskuoje dërrmuese për arsimin. DAR-et, (pavarësisht emrit të ndryshuar) kanë qenë në të shkuarën e duhet të jenë në të ardhmen, ekskluzivisht, struktura administrative, në vartësi të plotë institucionale të Pushtetit Vendor (Bashkive) dhe jo të Qeverisë

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

9


(MASH-it). Vetëm në qoftë se do të pranohet që përmes vullnetit politik (shumëpalësh) të realizohet ky transferim kompetencash, vetëm atëherë do të mund të themi që arsimi ka hyrë në rrugë të mbarë zhvillimi, thellësisht demokratik, të decentralizuar, autonom, apolitik, kompetitiv, social e mbi të gjitha jo abuziv-korruptiv. Kjo është e vetmja rrugë shpëtimi për arsimin, rrugë tjetër nuk ka. Këtë provon dhe eksperienca e vendeve më të përparuara të botës. Kush mbron të kundërtën, është armik i betuar i arsimit, është armik i të ardhmes së vendit të tij, është i pabesë. Kush nuk e kupton këtë, kjo nuk përbën faj, por kur dikush e njeh problemin dhe “luan” të paditurin duke e futur atë në anale të gabuara, ai ka vetëm një emër; i poshtër. Këtë deklaratë e bëj solemnisht, me përgjegjësi të plotë shoqërore dhe juridike. Dihet se qëllimi parësor i specialistëve gjatë riprodhimit të produkteve pedagogjike të çdo lloji, qofshin të thjeshta (metodike) e gjer tek më të ndërlikuarat (didaktike), por edhe të atyre, që janë veçanërisht specifike, politike e juridike, është rimodelimi i koncentruar i përgjithësimeve të bëra, e më pastaj konkretizimi në formën e koncepteve ligjore në një bllok-format specifik [paketën ligjore të arsimit (D.N.) ] – Nga kjo pikëpamje, “Paketa ligjore”, në përmbajtje racionale, konceptohet e ndarë në dy kategori, në ligje (bazë) të karakterit strategjik-reformativ, që për nga natyra e tyre (stabël) ndryshojnë rrallë, dhe ligje të karakterit dinamik-operativ që ndryshojnë në vartësi të nivelit të zhvillimit të arsimit. Paketa ligjore, në vetvete, shpreh jo vetëm përmbajtjen e një procesi, arsyetimi ligjor (koncepti juridik), por dhe përmbajtjen e proceseve themelore, juridike, në mbrojtjen objektive të arsimit. Është pikërisht mospërputhja mes bazamentit ligjor të deformuar dhe karakterit shkencor të pedagogjisë evolutive që çon në mënyrë të pashmangshme në devijimin e proceseve reformative në arsim dhe jo vetëm. Një gjë e tillë, aktualisht, ndodh dhe me projektligjin e ri për arsimin, më të shumtën jo mirë-

arsyetuar, deri diku i deformuar e i gabuar, propozuar kohët e fundit, nga MASH, e që pritet të miratohet në të ardhmen e afërt. Vite më parë kam realizuar një analizë të hollësishme, të botuara dhe në shtyp, përmbajtjes së dispozitave ligjore të arsimit, prandaj nuk e gjej me vend t’i rifutem përsëri një analize të mundimshme, thuajse, të njëjtave ligje. Por do të doja të risillja edhe një herë në vëmendje të lexuesit faktin se hartuesit, “mendjendriturit” anonimë, po nxitojnë, pak si shumë, ta shesin këtë projektligj, si një “zbulim të madh”, si një lajm të padëgjuar, që do të “trondisë” opinionin publik e atë pedagogjik, duke sjellë për argument të gjitha “variantet” e mundshme ligjore, ndërsa faktet e vërteta, ato, që flasin të kundërtën, i kanë farkëtuar e rrahur “anembanë”, me kujdes të veçantë, për t’u dukur sa më të besueshme e të dobishme në ligj, duke i përpunuar me një logjikë të çuditshme, gjasme “extra-ideal”, dhe për këtë nuk do të mungojnë të rrahin gjoksin për “zgjidhjet e arta” që kanë formuluar përgjegjësinë profesionale, dashurinë e madhe që kanë për arsimin. Por e “vërteta” e tyre është e njëanshme, aspak koherente, e dobishme, se më parë këto artikulime, të sanksionuara në ligj, i kanë artikuluar ustallarë të tjerë akoma më të përgatitur se këta të sotmit, që prurjet programo-ligjore nuk janë aspak origjinale të tyret, por janë riciklime të turpshme, me të vetmin ndryshim, se shtojcat e ofruara janë rikonceptime kozmetike në dukje të reja, por, në fakt, me përmbajtje të gabuar në një pjesë të konsiderueshme të tyre. Ndërsa “realizmi” i tyre ligjor s’është gjë tjetër, veçse një vetëmburrje, tipike PD-iste, krejt pa kuptim, në mos një bllof, se motivimi profesional i këtyre projektligjeve nuk mbështetet në psiko-analizë të thellë, të pranueshme për mendimin intelektual që, tek e fundit, s’është gjë tjetër veçse “jashtëqitje politike” e turpshme, e një produkti të deformuar”. - Të gjitha këto, kur përmenden, ta merr mendja, që e zemëron sedrën e specialistëve injorantë PD-istë, formulues të këtyre ligjeve në një pjesë të konsiderueshme të gabuara, veçanërisht në pjesën hyrëse të tyre! Këto ambicie, të shkaktuara

Paketa ligjore, në vetvete, shpreh jo vetëm përmbajtjen e një procesi, arsyetimi ligjor (koncepti juridik), por dhe përmbajtjen e proceseve themelore, juridike, në mbrojtjen objektive të arsimit. 10

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011


në formën e objektivave origjinale, ata kanë rënë nga etja për famë, pushtet e përfitime materiale, me kohë në absurditete, alogjikë të gabuar, thuajse e marrin për konfirmim “suksesi” dhe kështu të në gjithë hapësirën e dispozitave ligjore të arsimit vetëdijshëm, të pajisur me koperturë të nevojshme që, së shpejti, do të gjejnë shprehje konkrete politike, me “dispozitat ligjore” nën sqetull, ata edhe në kornizën e reformës arsimore, tashmë të presin të përballen “ballëlart e duarplot” me shijen deformuar. e hidhur të kritikës pedagogjike, konvencion ky - Dhe tani, pas kësaj analize të shkurtër, më që sipas logjikës së tyre ngjall vetëm drithërimë, thoni, tani, të nderuar kolegë, si duhen përkthyer mërzi, keqinterpretim dhe mospranim. - Dhe kështu, fjalët e ministrit inkopetent të Arsimit, mbajtur pra, si pa dashje, zotërinjtë specialistë të PD-së, në konferencën për miratimin e projektligjit për po zhyten çdo ditë që shkon, gjithnjë e më thellë, arsimin!? - Po citoj: “Ne jemi ende larg saj dhe na në llumin e artikulimeve të gabuara, surealiste, duhet shumë punë, por ajo që është e rëndësishme, të pakonceptueshme për mendimin e përparuar ne jemi në rrugë të drejtë”. Për çfarë rruge të intelektual. Dështimi i mundshëm ua errëson drejtë flet provinciali nga logjikën, ua dobëson Golloborda; për rrugën pa karakterin, energjitë, krye që ka futur arsimin besimin, pritshmëria u Ndërtimi i reformave, projektimi shqiptar?! Kryeministri i acaron vullnetin, gjithçka vendit, dhe gjithë shpura kalon në ankth. - Dhe i programeve zhvillimore nuk do të qeveritare edhe mund ta pas kësaj çfarë mund të mund të realizohen ndonjëherë në këtë mbrojnë këtë njeri, në gjithë ndodhë?!.. Katastrofa?! Mbase!! Në fund të fundit, vend, për arsyen e vetme se njerëz të deklaratat e papërgjegjshme që ai bën, mund ta mbajnë mund të pohojmë vetëm gabuar punojnë në vend të gabuar. nën sqetull, madje, po të këtë; mjerë arsimi për duan, mund ta fshehin këto projekt-ligje e bashkë dhe në xhep, por ai nuk i me to gjithë programet shpëton dot përgjegjësisë, “maskaradë” të pushtetit atij dhe askujt tjetër i takon që kanë gllabëruar qindra të japë llogari para opinionit publik, pse jo dhe para milionë dollarë, të bëra “rrush e kumbulla” nga ligjit, për rrënimin që i ka shkaktuar e po i shkakton drejtuesit batakçinjtë e arsimit. Ndërsa e vërteta, e në vijimësi arsimit shqiptar. - Më thoni, ju lutem, si patjetërsuar, tregon kurdoherë se mbi mendimin e mund ta transkriptoj fjalën e tij, shkruar e zezë në të afirmuar intelektual mund të kenë pushtet vetëm bardhë, si më poshtë vijon: “Prandaj projektligji që idetë përparimtare dhe jo llafet boshe të shprehura po shpallim sot për diskutim publik është ligj i ri, i në projektligj. Parë në këtë vështrim, ndryshimi cili duhet të konsiderojë reformat më të rëndësishme thelbësor i formulimeve të sakta ligjore, nga gjithçka të suksesshme të zbatuara në Shqipëri, sidomos gjatë tjetër që nuk është e tillë, qëndron në faktin që të viteve të fundit”. Ky ministër mashtrues ordiner, parat janë fleksibël, të avancuara, përparimtare dhe nuk guxon t’i thotë të vërtetën popullit shqiptar që zhvillohen progresivisht me zhvillimin e arsimit, pushteti politik i Partisë Demokratike ashtu si deri ndërsa ligjet e vjetra, të ngurta, të ricikluara vetëm dje pushteti politik i Partisë Socialiste, nuk kanë me disa shtojca të reja, s’bëjnë tjetër veçse kufizohen bërë, absolutisht asnjë lloj reforme arsimore, jo më me “rikuperimin” e të njëjtave prurje të vjetra, bajate, europiane, siç pretendon, por nuk u është afruar as që u ka perënduar koha. Efektivisht kështu është standardit të reformave afrikane. Dhe më tej vazhdon: vepruar dhe me projektligjin e ri për arsimin. Pasi “Përmes këtij ligji fuqizohet roli politikbërës i kanë zbrazur gjithçka ”origjinale”, kanë pasur në MASH-it dhe delegohen më shumë kompetencat kokë, e për më tepër, duke mos pasur konfirmime e administrimit në (P.V.) në DAR / ZA.” Për çfarë ligjore inovative në performancën e (D.N.), prej “roli politikbërës” flet ky, mashtrues i pandreqshëm, nga do të mund të dilte sistemi i bindjeve ligjore, sepse të vetmin objeksion që e kanë për “detyrë” ta duke mos njohur asgjë shkencore me themel, zbatojnë, shpura e defiçentëve të MASH-it, nuk po duke mos u mbështetur në doktrinën pedagogjike munden ta realizojnë dot. - Ndërtimi i reformave, (sistemin e vlerave të edukimit), të sanksionuara

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

11


projektimi i programeve zhvillimore nuk do të mund të realizohen ndonjëherë, në këtë vend, për arsyen e vetme se njerëz të gabuar punojnë në vend të gabuar. - Po pse ekzistojnë vërtet sot, njerëz në arsim, që mund ta hanë “sapunin për djathë”? Njerëz që besojnë seriozisht se mund të ndërtojnë reforma një duzinë “specialistësh” injorantë që nisin me prof.dr.zooteknik. Myqerem Tafaj, me mësuesin e fshatit zv/ministri Halit Shamata apo zv/ministren “tralala zura një gale” të LSI-së, Nora Malaj apo me këshilltarin e (K.M.) Bardhyl Musai plagjaturistin (kopjacin) me famë ballkanike, që po ngrys jetën duke vjedhur krijimtarinë pedagogjike të specialistëve të huaj apo, mos vallë, besojnë seriozisht që këtë mund ta bëjnë një duzinë drejtuesish të tjerë, me vakum, intelekto-profesional, të definuar, të MASH-it, që gjatë gjithë kohës nuk dinë tjetër veçse të shkruajnë marrëzira pa limit!? - Ta harrojnë, as mos t’u shkojë ndër mend, “karnavaleve” të MASH-it, se do të mund të ndërtojnë, ndonjëherë, reforma arsimore, demokratike, social-pedagogjike, që, sigurisht, as e kanë idenë se ç’janë e jo më t’i klasifikojnë e zbatojnë. Dhe, megjithatë, kjo është e keqja më e vogël, le ta themi minimumi i së keqes, nëse e marrim për të vërtetë këtë pohim. - Unë kështu besoj të jetë! - Por, nëse ata e dinë të vërtetën, në konsistencën e reformave dhe vazhdojnë edhe më tutje ta fshehin të vërtetën duke mbrojtur të kundërtën, duke vazhduar si më parë, me gënjeshtra, atëherë kjo është gjëja më e shëmtuar, është poshtërsia më e madhe që i bëhet popullit e vendit tënd. Kjo është e pafalshme, është e dënueshme. - Por le të vazhdojme më tej me analizën tonë. – Çdo të thotë me fjalën e tij, ministri deficient i Arsimit se, nëpërmjet këtij ligji (D.N.) delegohen më shumë kompetencat e administrimit DAR-eve dhe ZA-ve!! – Të mbrosh këtë “qëndrim” me ligj, do të thotë, as më shumë e as më pak, të shkatërrosh arsimin me duart e tua! – Këtë kërkoni zoti ministër!? - Përgjigjen mos ma jepni mua. - Unë nuk kam nevojë për të, sepse e kam fare të qartë ku “flen lepuri”. - Por guxoni t’ia jepni përgjigjen popullit, mësuesit, nxënësit shqiptar. – Unë bëj vetëm analizën, sepse nuk kam kurrfarë pushteti politik,

12

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

por nëse do ta kisha qoftë dhe një ditë, të vetme në dorë pushtetin, të vetmen punë të dobishme, shoqërore, që do të bëja për këtë vend do të ishte nxjerrja jashtë ligjit, shpërndarja imediate e DAReve dhe ZA-ve dhe këtë do ta bëja pa hezitim, pa m’u dridhur qerpiku, me dorë të hekurt, në mënyrë përfundimtare. - Por, ju, zoti ministër, këtë akt patriotik e demokratik nuk mundeni ta bëni, nuk doni ta bëni, madje kërkoni dhe ta ligjëroni, sepse doni ta mbani përjetësisht arsimin shqiptar të lidhur pas qeres së politikës, duke thelluar korrupsionin e destabilizuar arsimin! Kjo është e gjitha. Mbajtja gjallë, me çdo çmim, nëpërmjet Dispozitave Ligjore (normative) të DAR/ZA, të këtyre institucioneve të dala jashtë kohe, thellësisht antidemokratike, antikushtetuese, antishoqërore, centraliste, politiko-partiake, destruktive, të korruptuara, është atentat i drejtpërdrejtë që i bëhet arsimit, është krim kombëtar. Mjafton të përmend, pa hyrë në detaje të hollësishme (analizën do ta lexoni të plotë numrin e ardhshëm), vetëm faktin e përdorimit pa precedent të dhunës verbale, në emër të pushtetit, në arsimin e Tiranës nga “shumë e përfolura” drejtoresha e DAR-it znj. Arjana Bekteshi, për të kuptuar fare qartë që arsimi në këtë vend ka dalë krejt nga binarët. - Kjo drejtoreshë, monstër e poshtërsisë së vet, duke abuzuar me detyrën në mënyrë flagrante, ka shkarkuar, ka pushuar e


Nuk mendoj se është e arsyeshme që, pas kësaj analize kornizë, t’u përgjigjem artikull për artikull të gjithë atyre specialistëve të keqinformuar, që ngrenë pak a shumë të njëjtat probleme për çështje të caktuara të reformës e që, herë pas here, ndërmarrin iniciativa të guximshme, në artikulimin e çështjeve që nuk i njohin sa duhet. transferuar f nga puna, pa kurrfarë k f ë motivi i i bindës, bi dë disa qindra mësues, drejtues, edukatore dhe të tjerë punonjës shërbimi, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm psiko-pedagogjik, social-kulturor në arsimin e kryeqytetit. Kjo goditje katastrofike, e padëgjuar kurrë më parë, ka qenë më e rënda e bërë ndonjëherë në historinë e arsimit. Përmasat e këtij shpartallimi të paralajmëruar kalojnë çdo limit, çdo logjikë sado e paarsyeshme qoftë ajo. Në numër total kjo goditje e përbindshme ka qenë më e madhe se lëvizjet e bëra nga gjithë drejtorët e arsimit të marrë së bashku, qysh nga viti 1990. – Çfarë përgjigje do të mund të jepte vallë ministri i arsimit për këtë demostrim force, të paparë më parë!? – Mos vallë do të mbronte përsëri nismën ligjore për delegim kompetencash DAR-eve dhe ZA-ve, destruktive, abuzive të korruptuara? – Jo, zoti ministër, ju nuk mund ta bëni këtë, nuk duhet ta bëni këtë, sepse kjo do të ishte një aktakuzë mjaft e rëndë për personin tuaj “fort të nderuar”, z. ministër. – Kështu që, drejtoresha paranojake e Tiranës, që padrejtësisht mban në dorë frenat e arsimit, mund të bëjë ç’të dojë, kur të dojë e si t’i dojë qejfi, pa i hyrë gjemb në këmbë, pa pyetur askënd, sepse ndaj saj, për shkak dhe të statusit të veçantë që zotëron, nuk ekzistojnë kurrfarë sanksionesh shtetërore. - Dhe të gjitha këto ndodhin sepse nuk funksionon shteti, sepse kemi një ministër arsimi kufomë, deficient e frikacak, sepse kemi sindikata e konfederata parazitare, që, megjithëse mbijetojnë me paratë e mësuesve, përsëri nuk sakrifikojnë statusin e tyre në mbrojtje të interesave të tyre, sepse mungon lëvizja e mësuesve opozitarë, sepse mungojnë lëvizjet greviste (siç ndodh në botën e qytetëruar) që t’i tregojnë vendin monstrës së arsimit. Nisur nga kjo situatë e pazakontë, anakronike, në të cilën ndodhet arsimi sot, jam gati të vë në dispozicion, pa kushte, gjithë njohjen time, profesionale në shërbim të tij, madje, fare gratis, pa kurrfarë shpërblimi, duke ofruar të gjithë skenarët e mundshëm në realizimin e një reforme të vërtetë,

demokratike për d k ik e shkencore hk ë vendin, di por përsëri ë ëi dyshoj që edhe për këtë ofertë të hapur, thellësisht të sinqertë të një specialisti të përkushtuar, përsëri nuk do të mund ta pranonin batakçinjtë e pushtetit, për të vetmen arsye sepse e nuhasin fare mirë se nuk do të mund të gjenin në personin tim njeriun e duhur për kompromise të qelbura politike. - Fatkeqësisht një provë të tillë e kam kaluar dhe dy vjet më parë!!! Nuk mendoj se është e arsyeshme që, pas kësaj analize kornizë, t’u përgjigjem artikull për artikull të gjithë atyre specialistëve të keqinformuar, që ngrenë pak a shumë të njëjtat probleme për çështje të caktuara të reformës e që, herë pas here, ndërmarrin iniciativa të guximshme, në artikulimin e çështjeve që nuk i njohin sa duhet. Një gjë e tillë, ç’është e vërteta, do të më rrëmbente shumë kohë dhe volum pune për të sqaruar gjithçka artikulojnë në shkrimet e tyre. Megjithatë, shfrytëzoj rastin të informoj të gjithë të interesuarit për çështje të publicistikës pedagogjike, të reformave arsimore moderne, të kritikës pedagogjike e kështu me radhë se jam duke shkruar një libër të veçantë, problemor, të titulluar: “Metamorfoza e edukimit”, me shpresë që ta botoj së shpejti. Gjithsesi, lajmin për botimin e librit, do ta bëj të ditur në momentin e kërkuar. Kështu, pa dashur të futem në analizë të hollësishme për artikulime të caktuara profesionale, specialistëve të arsimit do t’u propozoja një mundësi të tërthortë rivlerësimi dhe korrigjimi të njohjeve të tyre problematike. Në këtë propozim timin do të kërkoja, gjithashtu, të binim në ujdi, qysh në fillim, qe unë marr përsipër të kryej “tregimtarin episodik” të disa “rrëfenjave” pikante, ndërsa “përftuesit” e këtyre “rrëfenjave”, në përfundimet e nxjerra prej tyre, do të lutesha t’i konsideronin të mirëkuptuara. Rrëfimet e mija hipotetike, por që janë, pak a shumë, dhe përjetime personale, konsistojnë në shtjellimin e katër “rrëfenjave episodike”, mjaft domethënëse, por që shpresoj të jenë dhe tërheqëse. Kështu, pra, le ta nisim nga rrëfenja e parë:

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

13


RRËFENJA E PARË:

N

ë një ditë të bukur vjeshte, teksa ecja rrugës, takohem rastësisht me një shok të vjetër, drejtor prej vitesh në një gjimnaz të njohur të Tiranës. - Ç’kemi, - e pyeta shokun? - Si mos më keq, - m’u përgjigj! Në raste të tilla mendja të shkon veçse ters. – Mos të ka ndodhur ndonjë fatkeqësi familjare, - e pyeta me ngurrim? - Jo, jo, të gjithë i kam shëndoshë e mirë. Veçse më ka pjellë belaja me drejtoreshën e arsimit. - Po pse, more ditëzi, e ke prishur punën me drejtoreshën, - pyeta serish? - Po ja, për këto këpucët e mallkuara me majë, që mbaj në këmbë! - Buzëqesha me qesëndi dhe vazhdova ta provokoj. - Pse, çfarë problemi kanë këpucët me majë? – Ta thashë një herë që nuk i pëlqejnë drejtoreshës! - Sa herë shkoj në mbledhje, s’ka punë tjetër veçse, më bën të njëjtat pyetje. - Përse mban këpucë me majë? - Përsëri ke veshur këpucë me majë? - Akoma s’i ke ndërruar këto këpucë? - Përse je i fiksuar pas këtyre këpucëve? E të tjera budallallëqe si këto. – Po mirë të thotë ti qenke vërtet budalla, s’paska faj, e shkreta, që të akuzon, për njeri të fiksuar, pas këpucëve! - Nuk kuptoj pse e zgjat muhabetin, thirri mendjes, flaki tutje. Mos i hap punës vetes të ndahesh për hiçgjë, nga drejtoresha jote “speciale”, që e njohin të gjithë për shpirt njeriu, hiqju sherrit e bjer rehat! - Dil, kërko të tjera, më të gjera, mundësisht, me fytyrë, si “këmbët e patës”, dhe ja u zgjidh problemi! – Ç’thua more? Po pse fshatar jam unë, që të mbaj këpucë të tilla!? E si mund të vishen këto këpucë me kostum, që ka

14

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

kushtuar sa qimet e kokës? - Po mirë, të të pyes, gruas ia ke treguar shqetësimin që ke? - Jo, vetëm që ia kam treguar, por, më beso, është bërë bishë fare. - Hajde, më thotë, - vish, urgjentisht, këpucët me majë, këtu vendos unë jo ajo debilja! - Ta qaj vërtet hallin, qenke mes zjarresh, të paska pjellë me gjithë mend belaja? - Gjithsesi, jepu drejtim punëve, do të gjendet domosdo një zgjidhje optimale. – Nëse më pyet mua, do të të rekomandoja të mbaje një palë pantofla në çantë, për t’i përdorur sa herë vete në DAR. Gjej një arsye për ta kaluar këtë situatë dhe me kaq “vëri kapakun”. Dhe kështu u ndamë. - Por nuk kaloi shumë kohë dhe takova sërish shokun në fjalë. - Hë e pyeta, - ç’kemi ndonjë gjë të re? - E hëngra, - m’u përgjigj! –Ajo (drejtoresha) nuk pyeti fare, ma futi sa krahu! - Po pse, more, nuk i vesh pantoflat? - Jo, - më tha, - nuk mundesha, më vinte turp. - E po, mirë atëherë, derisa nuk ma dëgjove fjalën mbaje brenda, se e meriton!! U largova me shpejtësi në një kthesë rruge, aty afër, pasi nuk po përmbaja dot të qeshurën, gulçuese, që po më zinte frymën. Ishte një nga ato të qeshurat e rralla, frenetike, me lot në sy, që nuk përjetohen shpesh. Nuk po përmblidhja dot veten. Kalimtarët e rastit kthenin kokën me kërshëri, ndërsa një grua, aty pranë, duke më vështruar me keqardhje, u thoshte njerëzve e shqetësuar që, ky është çmendur, ka dalë fare nga fiqiri. Atë natë bëra gjumë të trazuar, me kriza të forta koke dhe dhimbje të organeve abdominale.


RRËFENJA E DYTË:

M

e një grup shokësh, siç ndodh rëndom mbrëmjeve, ishim ulur te kafeneja “Çarli Çaplin” diku në qendër të Tiranës. Vjen e ulet në tavolinën tonë një drejtor shkolle i ri, në detyrë, por jo në moshë, nga një rreth i veriut të vendit. Tërë kohës qëndroi i heshtur, pa folur asnjë fjalë, vetëm dëgjonte. Më në fund theva heshtjen dhe e pyeta, drejtpërdrejt, si po i shkonin punët. - Keq, - m’u përgjigj shkurt! – Pse kështu, e cyta me shpoti? – Më është qepur keq drejtoresha e arsimit, - ma ktheu! - Pse, ke bërë ndonjë faj, - pyeta sërish!? - Jo, jo, thjesht më urren! – Po pse të urren, - insistova? – Po ja, e ka kapur meraku me flokët e mi! Deri në atë moment nuk e kisha vëzhguar me vëmendje. Nuk më kish rënë në sy ndonjë gjë, e veçantë në pamjen e tij të rregullt. - Çfarë problemi kanë flokët e tua? -

pyeta përsëri!? - Po, ja, për këtë pikën (lulen) që shihni këtu, - tha duke treguar me gisht vendin mes flokëve, paksa mbi ballin mbuluar me cullufe! - Qenka shumë e bukur, - i thashë, ç’të keqe ka ajo shenjë e veçantë që të jep pamje tërheqëse. Nuk e di as vetë si më erdhi ndërmend, që ajo shenjë më kujtonte modën e flokëve “kalipso”. - Mirë, t’i që ke këtë gusto, - ma ktheu, por çfarë t’i bëj drejtoreshës që mendon krejt ndryshe! Sa herë më vështron, më thotë: “Shko rregullo flokët!” – Epo, ç’të keqe ka nëse s’i pëlqejnë flokët e tua, mbase të këshillon për më mirë? - Shko, lyej flokët me xhel dhe je në rregull me drejtoreshën! – Jo more, të zë morra, thua t’i !? – Apo të laj çdo natë kokën, që të me bien flokët? - Pale që, aq larg sa e kam shtëpinë unë, edhe uji vjen me hope. - Mirë atëherë, bëj si të duash, - i thashë, - por mos harro, ama, mesazhin që të përcolli, merre seriozisht se, do ta hash! Nuk kaloi shumë kohë dhe dëgjuam se drejtoresha e kishte shkarkuar vërtet nga detyra. E pyetëm ç’kishte ndodhur!? – Asgjë e veçantë, - u përgjigj, thjeshtë, më komunikoi shkarkimin nga detyra. I vajta në zyrë të sqarohesha për këtë vendimmarrje të padrejtë, madje duke i sjellë për argument, flokët e ministrit të Arsimit (Luan Memushit) që i kishte origjinale, si të miat me “lulen” mbi ballë. – Mirëpo, kë parë ti, u thartua më keq akoma! – Ik, more, mbushu, - ma ktheu, kërkon të matësh kokën tënde me kokën e ministrit. – Ja, kështu e hëngra. Nga ajo mbrëmje e paharruar kujtoj vetëm se si të gjithë sa ishim në tavolinë përfunduam në banjën e lokalit, duke hyrë e dalë, dhjetëra herë, në atë derë të bekuar, shpëtimtare.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

15


RRËFENJA E TRETË: Një telefonatë e papritur në mesditë kërkon emrin tim. Perceptova një zë të familjarizuar, por nuk munda ta dalloj menjëherë. - Më gjen kush jam, - pyeti? Pas një pauze të shkurtër i rashë më të, pyeta pa hezitim? - Mos je filani? – Bingo, e gjete, je vërtet i hatashëm! – Si më dallove kaq shpejt, pas kaq vitesh ndarje?! - Zërin tënd do ta dalloja edhe pas 100 vjetësh, - ia ktheva, duke i bere qejfin. – Dëshiroj të pimë një kafe bashkë, je i lirë? - Po, - i thashë. Kaq mjaftoi që të lidhesha me të. Mora vesh që e kishin emëruar drejtor në një DAR të caktuar, gjë për të cilën e urova. Kishte ardhur enkas për të më takuar pas një mbledhjeje që kish pasur në MASH. Më ftoi për drekë në shtëpinë e tij, gjë të cilën e pranova me kënaqësi, por insistova ta shtyjmë këtë ftesë, në një kohë më të përshtatshme, pasi isha i zënë me punë. - Mirë më tha, kur të mbarosh, më njofto që të dërgoj shoferin. Pas dy javësh shoferi më shoqëroi drejt e në DAR. Miku im, kishte dëshirë të madhe të më fliste për autoritetin që gëzonte në qytet dhe ishte tepër i mikluar nga respekti i shumtë që gëzonte në popull. -Teksa bisedonim në zyrën e tij, hapet, pa trokitur dera, dhe një burrë i gjatë, në anë të murit, një çantë të madhe sporti, të zezë. – Drejtor, mund ta le, pak çantën në zyrë, - foli burri i gjatë? – Lëre, por mos haro ta marrësh, - ia ktheu drejtori. Po nuk u ktheva është e jotja dhe “pikë mbaroi”. – Ç’është kjo çantë e dyshimtë - e pyeta duke qeshur, mikun tim? - Mos duan të të vrasin me ndonjë bombë artizanale, bëra shaka? - Ç’ne, që nuk e sheh që më duan të gjithë! – Po, po, e pashë, me sytë e mi, se si të servilosen të gjithë, e korrigjova! - Ai që hyri është drejtori i një shkolle fshati, budallai, e tepron me këto gjëra, por s’kam ç’t’i bëj. – Pse e mban atëherë, pse se pushon nga puna!? – Jo, more, po pse budalla jam unë, le të qëndrojë aty ku është se e meriton! – More, a ka dhe budallenj të tjerë që të “respektojnë” si puna e këtij, - e pyeta me nënqeshje. – Sa të duash, të gjithë lënë kokën pas meje, me këtë dorë (ngriti dorën e djathtë) i kam emëruar, kokërr me kokërr. – Ndërsa atë çantën ta kam dhuruar ty, merre me vete! - A mundem ta shoh? - E jotja është, shife sa të duash! U shtanga për njëmend! Aty zbulova, as më shumë e as më pak, një qingj të tërë (rreth 30 kg. mish), dy pagure (kokakola) me mjaltë, dy të tjera me vaj ulliri dhe një qese plastike me 5kg. gjalpë. - O Zot, thirra pa dashje, po ky paska bërë hatanë, ka futur brenda 100 mijë lekë mall!? - Merre, merre se është e jotja, - përsëriti drejtori. – Faleminderit, por mos është ca si tepër, - ia ktheva! - Më mirë le ta ndajmë.

16

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

- Jo, jo merre këtë, që të dhashë, se nesër me vjen çanta tjetër. – More, miku im, me ç’po shoh e dëgjoj, t’i jo vetëm qenke i “pari vendit”, por na qenke dhe milioner. Sikur dhe dhjetë çanta të tilla të të vijnë, ty, në muaj, i ke thënë një herë e përgjithmonë, mirupafshim fukarallëkut! Nuk e di se si më erdhi, aty për aty, ndër mend një fjalë e urtë popullore, që ia përmenda menjëherë: “Qejf, or qejf, që bën dervishi, me bakllava e copa mishi”. Kjo mund të jetë dhe mund të mos jetë kështu, kjo varet nga perceptimi që i bën t’i jetës dhe rrethanat që të krijohen. Pashë që i pëlqeu kjo thënie se filloi të rrotullohej i ngrefosur në kolltukun e rehatshëm prej lëkure, i vetëkënaqur nga mirëqenia që e rrethonte. – A mund të të bëj dhe një pyetje të fundit, - e pyeta? – Bëj sa të duash! – Pse nuk pranon të thata kesh, por i torturon njerëzit, të sjellin dhurata kaq të rënda nga fshatrat e largët. – Ta thashë njëherë, nuk më la mendja, të më futen në zyrë “spiunët e çimkave” e të më kapin me “presh në duar”. Mitmarrja është punë e rrezikshme, të kushton shtrenjtë, sidomos e turpshme është këtu në rreth ku të njohin të gjithë si “parja lame”, të del boja e se merr kurrë veten, është njëlloj si ai proverbi që thotë: “Gëlltit një lugë çorbë të prishur dhe e vjell gjithë jetën”. Ndërsa, dhuratat janë, absolutisht, tjetër gjë, janë humane, njerëzit e qytetëruar e vlerësojnë, reciprokisht njëri-tjetrin me dhurata të shumta simbolike dhe jo vetëm, nga dhuratat nuk të vjen asgjë e keqe. Ke dëgjuar të thonë se, “dhuratën e pëlqen dhe mbreti”, - ja, pra, ku jemi. – More, mik, po ti na qenke vërtet filozof, po mirë atëherë, - ia prita unë, po ti vetë i ke shpërblyer ndonjëherë vartësit e tu? – Po pse kush i emëroi ata drejtorë e nëndrejtorë apo, mos vallë, ranë vetë nga qielli! - Po tërë ata mësues, edukatorë, e punonjës shkolle kush i sistemoi në punë apo dhe ata e gjetën shtruar vetiu? - Jo, more, jo, - i ka emëruar pikërisht ky gjoks që shikon përpara. – Të lumtë, - i thashë, për t’i bërë qejfin? - Po partia (PD) ndërhyn në punët e tua!? - Po, patjetër që ndërhyn, së bashku i koordinojmë të gjitha veprimet. - Pale pastaj që, unë, këtu, jam vetë partia. - More, kuptoje njëherë e mirë, unë, këtu jam “njëshi” i padiskutueshëm. – Po, bashkia ndërhyn ndonjëherë në punët e tua? – E kush, aman, pyet këtu për bashkinë! - Unë varem vetëm nga ministri i arsimit (D.V.) për të tjerë as që dua t’ia di? – Të lumtë, more mik, që i paske kuptuar mjaft mirë detyrat e shtëpisë! – Faleminderit për sqarimet, - i thashë! Miku i hodhi një vështrim orës së dorës, pastaj u kujtua të thërriste, ngrihemi të drekosemi, të kujtojmë kohët e arta, se boll u “trashëm” me këto muhabete koti.


RRËFENJA E KATËRT: - Vite më parë punoja me detyrë koordinator në Fondacionin (AEDP)-SOROS. Detyra ime konsistonte në hartimin dhe implementimin e projekteve tepër të rëndësishme në atë kohë, siç ishin demokratizimi i sistemit arsimor, decentralizimi, autonomia e shkollës, ndërtimi i bordeve të shkollave, qeveria e nxënësve, shoqatat e arsimit, përmirësimi i kuadrit ligjor (DN) sipas standardeve ndërkombëtare, përfshirja e komunikimit në problemet e monitorimit të shkollës si dhe rivitalizimin e biznesit lokal në përmirësimin e situatës arsimore në zona të caktuara. Projektet e mia zbatoheshin në Tiranë dhe në 4 rrethe në jug të vendit. Sigurisht që pjesa më e madhe e tyre përbënin, për mua një eksperiencë të pakrahasueshme, një zbulim interesant, hera-herës të pakuptueshme, të vështira, madje dhe të parealizueshme, parë kjo qoftë në vështrimin ligjor, politik, pedagogjik, kulturor e strukturor, por dhe atë njerëzor. Ia nisa kësaj pune të vështirë me një vullnet e pasion të madh, pasi gjeta mbështetje të plotë jo vetëm nga kolegët e mi në fondacion, por sidomos nga drejtorët Piter Klark dhe Vasillaq Zoto. Sigurisht, që në këtë rrëfenjë timen, mbushur me eksperienca pune të pakrahasueshme, nuk kam ndërmend të rrëfehem as për programet apo dhe proceset praktike të punës në terren, e as për arritjet në fusha të caktuara të këtyre projekteve cilësisht shembullore, që nuk besoj që do të vlenin për tregim. Do të doja vetëm të sillja në vëmendjen e artikullshkruesve të sipërpërmendur, në përgjigje të çështjeve që ata ngrenë, disa përjetime personale, sa të çuditshme, aq dhe të pabesueshme, sa tronditëse, aq dhe tërheqëse e të bukura. Në rrethet e jugut, punoja me kolektiva të shumta mësuesish, drejtuesish arsimore dhe vendorësh-lokalë. Gjatë periudhës që fillova të lidhesha me njerëzit, njoha nga afër dhe një drejtoreshë të DAR-it, ishte një qenie mjaft misterioze, e heshtur, me një bukuri mahnitëse, me ca sy të kaltër si vetë thellësitë e Jonit, plot mendim depërtues, me një pamje mjaft sensuale, me një elegancë të pakrahasueshme dhe inteligjencë befasuese. Më dukej sikur vetë perëndia kishte vënë dorë në modelimin e kësaj bukurie magjike, të rrallë në llojin e vet, më dukej sikur kishte derdhur pa kursim, në një bust të vetëm, hyjnor, të gjitha hiret e nuret e kësaj bote mëkatare. Ajo ishte vetë Monaliza e gjallë. Me të drejtë, të gjithë, e thërrisnin me lakmi perla e jugut. Por ashtu siç ndodh në mitologjinë greke me “thembrën e Akilit”, edhe ajo kish një

pikë të dobët vrastare, për të cilën do të doja të flisja pak më vonë. Në atë kohë, një ish drejtor arsimi që punonte në një rreth ngjitur, miku im Xhoxhi Vasili, më tregonte se si Konsulli grek i zonës, ishte dashuruar kaq marrëzisht pas saj, saqë ishte gati të sakrifikonte për të gjithçka të shenjtë në këtë botë. Mund të duket e pabesueshme, por, ja, që kështu ishte e vërteta. Dashuria për këtë diplomat të mjerë ishte kthyer në një makth të vazhdueshëm. Ashtu si në filmin “Indecent Proposal” me aktorët Demi Moor dhe Robert Redford, ngjarje në të cilën aktori i përmendur dhuroi një milionë dollarë për një natë flirti të vetme, po ashtu dhe mjerani ynë do të donte të sakrifikonte gjithçka për një lidhje me të. Dhe kjo drejtoreshë e mrekullueshme, pavarësisht tundimit e presionit të madh, mbase kjo mund të duket dhe e pabesueshme, nuk iu dorëzua kurrë grekut. Me natyrën e saj të papërballueshme, sa të egër dhe të bukur, ajo, në thelb, mbeti një krijesë e çuditshme, misterioze për të gjithë njerëzit që e rrethonin, njëlloj e ngjashme me natyrën e “dhive të egra” të shkëmbinjve të thepisur. Kjo bënte që ndaj saj të konsumohej publikisht dhe një emërtim tjetër krahas atij “perlë e jugut”, atë e quanin dhe “dhia e egër e jugut”. Mund të duket paksa e pabesueshme, por në këtë dimension njerëzor, egocentrik, përplaseshin, me një furi të çuditshme dy ekstreme ndjesore, e mira me të keqen, e bukura me të shëmtuarën, pabesia me premtimin, agresivja me butësinë, njerëzorja me çnjerëzoren. Nuk nguronte të godiste këdo, për hiç gjë. Shpesh në goditjet e saj kolektive, të pamotivuara nuk jepte asnjë sqarim. Dhe ndërkohë ishte po aq bujare dhe e dashur me ata që donte, sa i mbështeste kurdoherë dhe për gjithçka, pavarësisht nëse kishin apo jo të drejtë. Por ama, në thelb, të gjithë e kishin frikë, ishte krejt e paparashikueshme në reagimet e saj. Drejtorinë Arsimore e kishte kthyer në një “parajsë të vogël” ku nuk mungonte asgjë dhe këtë e kishte bërë vetëm për të kënaqur “amorpropin” e saj të çuditshëm, ekstravagant. Inspektoreshat, mjaft të bukura, që përbënin shumicën cilësore të personelit, ishin të zgjedhura, posaçërisht nga dora e saj, nga të gjitha krahinat e jugut të vendit. Dy inspektorët e vetëm burra, që punonin nën urdhrat e saj, ngjasonin më tepër me dy qenie aliene, pa formë, ngjanin me dy “unukur të tredhur”, që zbatonin verbërisht çdo urdhër të saj. Gjithsesi, të gjendeshe, qoftë dhe një çast të vetëm në atë “oaz” të pa krahasueshëm të

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

17


bukurisë femërore, në të cilin nuk mungonte asnjë detaj etik apo estetik, ishte kënaqësi e privilegj i veçantë. Mjaft njerëz, me dhe pa punë, me dhe pa sebep, hynin dhe dilnin, sa për të thënë, nëpër korridoret e DAR, vetëm e vetëm që të shijonin e të “kullosnin” sadopak me sytë e tyre provincialë këtë “oaz” bukurie. Në këto kushte, të pabesueshme, krejt të habitshme, u njoha me “perlën e jugut” apo siç e thërrisnin në inversion të kundërt me “dhinë e egër”. Mua, mbase, dhe për shkak të statusit që gëzoja, me vlerësonte e respektonte më shumë se këdo. E ndjeja veten më të privilegjuar në marrëdhënie me të, por një gjë e tillë, ama, kurrsesi nuk ndodhte me të tjerët. Të gjithë pa përjashtim, me mësues, drejtues, edukatorë dhe jo vetëm, dridheshin para saj si purteka. I shkelte të gjithë me këmbë sikur të ishin lecka. Gjatë dy viteve, drejtimi, kishte bërë batërdinë, kishte shkarkuar, transferuar, pushuar nga puna, qindra punonjës të arsimit Kishte një pushtet absolut, mbi këdo dhe për gjithçka. Këtë fuqi të pabesueshme, për të cilën përflitej, ia kishte dhënë partia-shtet. Emërimi i saj në postin e drejtores së DAR-it, ishte bërë me bekimin personal të Fatos Nanos (kryeministër i kohës). Nga ana ime, duke gëzuar privilegjin e të qenit funksionar në një fondacion të fuqishëm, me autoritet të padiskutueshëm, siç ishte SOROSI që ndërhynte me projekte zhvillimore të rëndësishme jo vetëm në arsim, por dhe në infrastrukturën vendore, ndjehesha i çliruar nga çdo lloj ngarkese apo dhe indikacioni politik në realizimin e objektivave programore. E vetmja gjë që nuk mund ta toleroja kurrsesi ishte tendenca për të ndërhyrë në frenimin apo dhe parandalimin e projekteve që mbuloja në zonat e jugut të vendit. Të gjitha ato institucione, kolektiva e drejtues shkollash që punonin me ne e për ne, pra, nën ombrellën e “Sorosit”, ndjeheshin, pak a shumë më të mbrojtur e të sigurt në punën e tyre, nga goditjet e mundshme të DAR-it, pra, për këta njerëz ne ishim “garanti” në vazhdimin e projekteve transformuese demokratike, konsideroheshim pikë referimi, nga ku mund te interferonim në zgjidhjen e e mjaft çështjeve preokupante të shkollave. Pra, ishim, në një farë mënyre, “mekanizëm balancues” për të influencuar

18

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

në zgjidhjen e mjaft çështjeve të arsimit dhe jo vetëm. Gjithsesi, për vetë natyrën time indiferente, neutro-pacifiste, ishte një pozicion disi i vështirë, e i papërshtatshëm për të bërë ndërmjetësin në konfliktet e shpeshta të drejtoreshës me vartësit e saj, por që njëherësh punonin dhe për projektet tona. – Ndaj dhe kur kërkonin mbështetjen time, në më të shumtën i drejtoja të shkonin vetë tek drejtoresha e arsimit. Megjithëse kisha përshtypjen, se nuk i vinte mirë që mblidhja herë pas here drejtorët e saj, më dukej se kishte një ndjenjë xhelozie e pakënaqësie të fshehur, mbase i dukej se komplotonim kundër saj, nuk di ç’të them! Për sa kohë punova në Jug, kurrë nuk munda të zbuloj enigmën e këtij misteri. Shpesh, kur rrija në kafe me ta, i porosisja vazhdimisht t’i shmangeshin konfliktit e të ulnin kokën. - Është “dhi e egër”, - më thonin, - është e pamundur të zbutet! - Çfarë thatë, nuk është e mundur të zbutet!? Mua nuk më besohet që një qenie kaq e ëmbël, bukuroshe, të jetë e tillë. – Eh, ashtu thua ti, por dëgjo çfarë thonë të tjerët që e kanë pësuar në kurrizin e tyre. - Ti, more vëlla, mbaron punë dhe kris e ikën në Tiranë, ndërsa ne jemi këtu, në shënjestër të saj! Ajo pret vetëm çastin të na i fusë, madje nuk e zë as gjumi natës pa përmbushur qëllimet e saj ogurzeza ndaj nesh. – Po, mirë, - vazhdova të insistoj, - bëhuni ca më të zgjuar; shkojini në zyre, ftojeni për ndonjë “kafe”, çojini ndonjë tufë lule, por, pse jo shprehuni dhe me ca fjalë të mira, të shkretën! Mos kurseni në këto detaje në dukje të vogla, mbase mund t’u duken dhe çikërima, por që janë mjaft domethënëse për të prekur zemrën e një femre të zgjuar, bukuroshe. M More, - u thashë, - akoma s’e kkeni mësuar që fjala e ëmbël n ngre ujin përpjetë, thyen ggurin, zbut hekurin e jo më zzemrën e një gruaje! - Është “dhi e egër”, m’u p përgjigjen shkurt. Një ditë tjetër, pas një p pune të lodhshme, teksa p pinim kafenë në një lokal aty aafër, përballe DAR-it , u them d drejtorëve të shkollave, në m mos gabofsha 15 syresh, që d do të shkoj tek drejtoresha të b bisedoj për çështje pune, pa u thënë qëllimin e vërtetë të


vizitës sime. Pasi hyra në zyrë, pa trokitur (ma kish dhënë këtë të drejtë) dhe përshëndetjes së parë, me besim në vetvete, lëshoj dhe një kompliment, paksa provokativ: - “Drejtoreshë, - iu drejtova, - sot dukeni shumë e bukur”, “Dukeni si llokum”. Pas një pauze të shkurtër që, dukej se po mblidhte mendimet, bën shenjë të afrohem dhe me një qetësi drithëruese, me një zë të pazakontë, më asgjëson me dy fjalë: - Edhe t’i nuk ndryshon nga të tjerët, je njëlloj si ai greku i qelbur që më vërdalliset si zagar, vështro se “nuk je në metro”, dhe në fund, nuk e di pse, më lëshoi dhe një të sharë në italisht: “vafanculo” më tha! Kaq ishte e gjitha! U ngrita nga kolltuku pa thënë asnjë fjalë të vetme dhe, për një moment, as që e kuptova si u gjenda në rrugë. Hipa me vrik në makinë e po matesha të nisesha, kur pashë drejtorët e shkollave, që po më afroheshin. Hapa xhamin dhe duke i përshëndetur, thirra me sa kisha në kokë: - E “hëngrët” që të gjithë sa jeni! Të gjithë do të shkoni për “dhjamë qeni”. I dhashë gaz makinës duke lëshuar pas një re të gjatë tymi, ndërsa nga larg dëgjoja zërat e mbytur të drejtorëve që pyesnin, pse, si, qysh, kur. Nxora përsëri kokën nga dritarja dhe thirra për herë të fundit: “Nuk e di”! Të nesërmen u paraqita fare i rraskapitur tek zyra e shefit dhe parashtrova kërkesën për të punuar në Veri. – Ç’ka ndodhur? - Asgjë me rëndësi, veçse ndjehem paksa i lodhur (gënjeva)! - Të pëlqen Veriu? – Po, më pëlqen, por, mbi të gjitha, më pëlqejnë dhitë e egra të Alpeve. – Mirë, u vendos. Pavarësisht aludimeve hipotetike të këtyre “rrëfenjave episodike”, konfidenciale, një gjë e tillë nuk e zbeh apo dhe përmbys karakterin e tyre realistobjektiv. Gjithë e vërteta, parë në dritën e diellit, flet ashiqare se ndaj specialistë të mirëfilltë, me integritet intelekto-profesional të afishuar, zhvillohet sot një gjenocidit i tipit fashist, fare hapur, në sytë e gjithë botës, në mënyrën më të papërgjegjshme dhe kjo ndodh jo vetëm ndaj atyre me përkatësi politike të kundërt, por dhe ndaj atyre që shfaqin sadopak kundërshti ndaj pikëpamjeve të gabuara politike të partisë shtet. Këto forma presioni e shantazhi që në pamje të parë duken të paimagjinueshme për

një shoqëri demokratike, zhvillohen me kapacitet të plotë e shtrirje të gjerë, në një revansh të egër, primitiv, të djallëzuar antishoqëror, antikombëtar dhe mbi të gjitha antinjerëzor. Interferencat e drejtpërdrejta administrativoshtetërore shprehen në formën e ekzekutimeve psikologjike; këto mund të mos konsiderohen ekzekutime për ekzistencë, sigurisht që këtu nuk flitet për humbje të jetës, por bëhet fjalë për humbjet e mjeteve të jetesës; emrat e “punonjësve fatkeqë” vërtet nuk i gjen në listat nekrologjike, por ama figurojnë në listat e zeza të partisë-shtet, në të gjitha nivelet e administratës shtetërore. Ai që ka hequr në kurriz vuajtjet e varfërisë dhe të degradimit mendor, shpirtëror dhe material, nuk do ta dëshironte kurrë ndëshkimin me dëbim nga puna para çdo lloj ndëshkimi tjetër të dhënë nga Zoti. Liria e individit përkthehet nga mësuesit e thjeshtë një formalizëm, një gjë që nuk ekziston veçse në “letër”, një frazë boshe, një afishe ngushëllimi; sepse askush nuk është i lirë në këtë vend, veçse “sa për formë”. Siç e shihni, me formulën “demokraci” mund të ndërmerren gjithfarë veprimesh të “justifikuara”, të praktikohen gjithfarë spekulimesh dhe të jepet përshtypja e “ndryshimeve progresive” që, në fund të fundit, nuk janë gjë tjetër veçse një “iluzion” i hidhur. Nga ana tjetër, edhe në rastin kur i ashtuquajturi shtet demokratik, të garanton suport financiar, kërkon haraç të rëndë, nënshtrim absolut, bindje verbale të padiskutueshme, heshtje pa kushte, verbëri të plotë ndaj korrupsionit dhe gjithçkaje tjetër të neveritshme, që mban stampë shtetërore. Të vetmit që mund të fitojnë status “admirimi” janë vetëm ata që dinë të luajnë mirë rolin e kopukut, hipokritit, dallkaukut, intrigantit, batakçiut, mashtruesit e sidomos atë të spiunit në zbulimin e armiqve të mundshëm të partisë (PD-së). Shteti fashisto-demokratik u kërkon të “dyshimtëve” premtimin, t’i binden klauzolës; se do të jenë, deri në fund, besnikë të devotshëm të partisë-shtet. Por ç’mësojmë nga kjo? - Mësojmë, pikërisht, çdo të thotë drejtësi PDiste, por, me kohë, do të mësojmë, gjithashtu, se ka ende specialistë, drejtues e mësues shkollash për t’u sakrifikuar si “koka turku”, me qëllim që kolegët e tyre dhe, tok me ta, gjithë administrata e arsimit, të mësojnë të vërtetën shkatërrimtare, fashisto-demokratike të PD-istëve në pushtet. Kjo është e gjitha.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

19


Profesorë me shumicë!

Kërkues sa kemi?

opinion

u lçe S n a m j ule S Nga

20

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

ërshtypja e disa ditëve më parë e një ekipi miks kërkimi nga Europa e zhvilluar, gjatë vizitës në Shqipëri, ishte se në administratën qendrore kishte mjaft profesorë dhe doktorë - pothuaj në çdo zyrë ku ata patën takime - dhe që nuk harronin të prezantoheshim me titujt dhe gradat. Në Tiranë kemi një profesor për çdo pallat - u thamë me gjysmë shakaje kolegëve. Fenomeni i gradimit shkencor në administratë dhe gjetkë është

P


një modë, përgjithësisht e lehtë për t’u fituar, i paguar ekstra dhe një parzmore që justifikon funksionet dhe vendin e punës. Në fakt, me të drejtë një administrator me kualifikim të lartë dhe specifik në fushën ku drejton është i dëshirueshëm në çdo kohë dhe për çdo qeveri. Problemi qëndron te certifikuesi; sa e besueshme, e barabartë, e akredituar është Diploma, sa e barasvlershme do të ishte në raport me një tjetër të fituar në Europë ose SHBA dhe sa universitetet dhe politikëbërësit janë të angazhuar në cilësi. Për periudhën njëzetvjeçare të tranzicionit janë doktoruar disa mijëra persona me rregulla që ndryshoheshin çdo tre-katër vjet, shpesh nën trysni politike, me ritëm të ngjashëm me periudhën paraardhëse, ndonëse kapacitetet dhe infrastruktura universitare ishin të paorientuara, të dobëta dhe të zvenitura. Përshtypja është se, në këtë periudhë tranzicioni, universitetet kanë bërë rolin e pasivit dhe kanë mirëpritur vendimet e politikës, si një oksigjenim i nevojshëm në kornizën e kërkimit shkencor për të përballuar krizat e identitetit dhe të mbijetesës. Në këto kushte ka pasur inflacion të gradave dhe të titujve. Pas kësaj, përfshirja në hapësirën europiane të arsimit tonë të lartë, përmirësimeve ligjore, përfshirja në programe europiane dhe aksionit të qeverisë për mbështetjen e kërkimit nëpërmjet financimit nga BB, ndodhemi vetëm potencialisht, në një fillim të përmirësimit cilësor të kërkimit. Megjithatë, ballafaquar me kërkesat e kohës, aspiratat dhe sfidat, duket se ende nuk kemi arritur nivelin e viteve ‘80 dhe jemi larg të qenit përkrah vendeve të BE-së, por edhe të rajonit. Le të shohim më poshtë se sa të “çalë” jemi.

Në vitin akademik 2009-2010 në universitetet tona u regjistruan për doktoraturë rreth 1000 studentë, ndërkohë që në Slloveni numri i doktorantëve ishte 1100, ndërsa në Kroaci 1300, kur kapacitetet shkencore, infrastruktura e kërkimit dhe përfshirja e ekipeve të tyre kërkimore në ekipe mikse europiane është impresionuese. Raporti i doktorantëve me numrin e studentëve si dhe numrin e popullsisë me arsim të lartë rezulton të jetë pothuaj i njëjtë me atë të BE; cilësia nuk është dhe as nuk pritet të jetë as europiane dhe as konkurruese në tregun rajonal të punës.

Me gjithë pranimin dhe përgatitjet për shkollën e doktoraturës në kuadër të hapësirës europiane të arsimit të lartë, sipas Deklaratës së Bolonjës, para dy vjetësh, doktoraturat në universitetet tona vazhdojnë si më parë: një qind për qind part - time. Për të gjitha shkencat inxhinierike, të natyrës dhe të tjera teknologjike kërkimi, për vetë specifikat, është pothuaj i pamundur kërkimi në distancë. Në vitin akademik 2009-2010 në universitetet tona u regjistruan për doktoraturë rreth 1000 studentë, ndërkohë që në Slloveni numri i doktorantëve ishte 1100, ndërsa në Kroaci 1300, kur kapacitetet shkencore, infrastruktura e kërkimit dhe përfshirja e ekipeve të tyre kërkimore në ekipe mikse europiane është impresionuese. Raporti i doktorantëve me numrin e studentëve si dhe numrin e popullsisë me arsim të lartë rezulton të jetë pothuaj i njëjtë me atë të BE; cilësia nuk është dhe as nuk pritet të jetë as europiane dhe as konkurruese në tregun rajonal të punës. Kërkimi në distancë ose “me korrespondencë” nuk cenon vetëm cilësinë e doktoraturave, por edhe sistemin e edukimit në tërësi. Patentat, inovacionet, shpikjet, madje edhe ato që honorohen me çmim “Nobel”, bazohen në punën në laborator të doktorantëve; ata mbajnë të tensionuar të gjithë kërkimin, japin impulset dhe inputet e dëshiruara.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

21


Përvojat europiane theksojnë se doktoraturat, të unifikuara si shkolla, janë vazhdimësi e cikleve të dyta të studimit, që supozon se studentët vazhdojnë një shkollë më të lartë, pa ndërprerje, ditën dhe të mbështetur financiarisht. Struktura e doktorantëve te ne tregon se mosha mesatare është dallueshëm më e madhe se vendet e rajonit dhe ato europiane. Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga administrata shtetërore që kanë mundësi financiare, njohje dhe influenca, të cilat, të gjitha bashkë, ndikojnë në anshmërinë e përzgjedhjes dhe në cilësinë e kërkimit. Me përjashtim të rasteve të rralla, këta administratorë nuk mund të bëjnë shkencë përveç faktit se pjesa dërrmuese e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me kërkimin; ata punojnë në sektorë ku statusi që gëzojnë nuk kërkon kualifikime ekstra. Në Itali, Greqi, Serbi dhe Maqedoni kjo nuk ndodh; përqindja e doktorantëve, të cilët paralelisht punojnë në administratë, është nga 1 deri në 5, dhe se mosha mesatare përkon me atë të një studenti që ka mbaruar rishtazi shkollën e lartë dhe Master. Deputetë, zv/ministra, drejtorë në ministri dhe rrethe, punonjës të ministrive janë doktorantë dhe kjo pa dyshim nuk ka asgjë të përbashkët me Bolonjën dhe asnjë strategji arsimi kudo në vendet europiane. Kështu, ndonëse një propozim shumë i detajuar për shkollën e doktoraturës ka gjashtë muaj që ka përfunduar nga një grup ekspertësh dhe ndodhet në sirtarët e drejtorit të Arsimit të Lartë, ende nuk ka asnjë sinjal se është duke u marrë dikush me të. Edhe pse në amendimet e fundit të Ligjit (2010) detyrohet kursi teorik në doktoraturë, deri tani asnjë shkollë doktorature nuk ka funksionuar. A thua bëhen me qëllim për të lënë ende hapur kanalin e komunikimit të administratës me kërkimin dhe regjistrimin e tyre në regjistrat e universiteteve publike edhe një herë si shkencëtarë? Apo ndoshta pritet që universitetet privatë të marrin përsipër modifikimin e rregullave që

22

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

pastaj të bëhen pjesë e kërkimit në doktoraturë? Në studimin në fjalë, eksperiencat në Francë, Gjermani, Greqi dhe Irlandë tregojnë qartazi se asnjë universitet privat, cilido qoftë nuk mund të ketë formimin doktoral, edhe sepse qeveritë ia besojnë këtë vetëm arsimit publik, i përgjegjshëm, i kontrolluar dhe i monitoruar rreptësisht. Çështje tjetër e rëndësishme është financimi; çdo temë kërkimi shoqërohet me një faturë financiare, e cila, teorikisht, mbështetet nga kooperimi me biznesin dhe industrinë, fondacionet, fondet/grantet, bashkëfinancimet me universitete europiane nga institucione dhe buxhetet e qeverisë ose të universiteteve. Mirëpo te ne bizneset dhe industritë janë të dobëta dhe me mungesë tradite në këtë fushë dhe nuk besoj se do të kenë mundësi, por edhe nevojë, që edhe për një dhjetëvjeçar tjetër të zgjidhin çështje të tyre të teknologjisë dhe novacionit. Burimet e vetme të financimit në këtë fushe deri tani mbeten qeveria dhe programet e BE-së. Një pjesë e mirë e fondeve të dhëna për kërkim nga qeveria (MASH) gjatë vitit 2009 u ndërprenë arbitrarisht, duke u justifikuar me krijimin e Agjencisë së Kërkimit dhe se fondet i kalojnë kësaj të fundit, e cila nga ana e saj justifikohet se nuk i janë transferuar fonde nga MASH. Praktikat “Hidh e prit” tregojnë se sa të parëndësishme janë financimet për kërkim dhe ky është një moment reflektimi për universitetet ose kërkimi është jashtë fushës së interesit për tematikat dhe shërbimin që ofron, ose qeveria ka nevojë për statistika sidomos të numrit të doktorantëve. Më tej, vetë fondi i caktuar dhe i shpërndarë për kërkim në kuadër të Programit të Zhvillimit dhe Kërkimit ishte shumë modest, vetëm 1.4 milionë euro për tre vitet e ardhshme Kjo është sa gjysma e buxhetit të një Projekti të financuar nga KE ose mjaftueshëm për kërkimin në 50 doktoratura, ose akoma më tej, sa buxheti i një OJF-je në mes të Tiranës. Të tjerët, rreth 95% e tyre, me çfarë parash do të bëjnë kërkim? Pse ka


kaq mospërputhje midis volumit të kërkimit dhe financimit? Në fakt, qeveria ka “nën mëngë” disa pyetje të sikletshme për ata që pretendojnë se bëjnë kërkimin: sa teknologji keni adaptuar; sa patenta kini në dosje; sa nevoja të prodhimit keni plotësuar dhe ç’zgjidhje keni bërë; sa certifikime ndërkombëtare keni për këtë apo atë fushë kërkimi ose sa artikuj keni botuar e të tjera pyetje të “sikletshme” si këto. Anekdota e 20 viteve më parë se “ne bëjmë sikur punojmë, ndërsa qeveria bën sikur paguan”, gjen vend e modifikuar në formën: “Qeveria bën sikur paguan dhe ne sikur bëjmë kërkim” dhe të dyja palët duket se kanë gjetur karar me “ne s’e çajmë kokën dhe qeveria nuk pyet se ç’bëjmë”. Përgjegjësia duket se është në anën e studiuesve sepse, së fundi, qeveria di si ta masë produktin tonë - të shumëpërfolurin botim me impact factor (i.f) - i cili certifikon punën nëpërmjet botimit të artikujve kërkimorë në revista ndërkombëtare të cilësuara si prestigjioze dhe të faktorizuara me impakte. Këtu shumë ekipe ulin kokën edhe pse kanë marrë projekte nga MASH; ato nuk kanë botuar asnjë të tillë përgjatë gjithë punës. Ka fakultete/departamente ku nuk akumulojnë dot as edhe një njësi i.f. për një vit, kur p.sh. në Francë, të mbash vendin e punës si profesor kërkohet më shumë se një i.f. në dy vjet. Me nja 300 profesorë që punojnë në universitetet publike të Tiranës, duhet të kishim rreth 100 botime me më shumë se 1.00 i.f., por nuk kemi më shumë se 10 të tillë në vit. AKTI dhe MASH mund të operojnë më mirë me këto certifikime që nuk bëhen në Shqipëri dhe nga shqiptarët. Në këtë garë me arbitra të huaj të jenë të mirëpritur edhe universitetet private që janë pothuaj inekzistente në median e madhe të kërkimit shkencor. Se sa kërkim bëjmë dhe sa konkurrues jemi, le të citojmë edhe nja dy statistika të Komisionit Europian që lidhen me Rajonin. Në 2009 Komisioni shpalli një konkurs vlerësues nga Europa për vlerësimin e projekteve europiane në kërkim. Nga Shqipëria konkurruan 24 profesorë dhe nuk fitoi asnjë; për Bosnjën rezultati ishte 32 me 1, për Maqedoninë 55 me 2, Mali i Zi 14 me 1

dhe Serbia 161 me 18. Pa komente: numër i vogël aplikantësh dhe zero fitues. Një tjetër shembull; në programin disamiliardësh në vit të KE (FP7-RegPot) rezultatet për Ballkanin Perëndimor ku u aplikuan 65 projekte dhe u fituan 11, fituesit si koordinatorë ishin: Serbia 7 nga 36 të paraqitur, Kroacia 1 nga 5 të paraqitur, Maqedonia 1 nga 4 të paraqitur, Mali i Zi 1 nga 1 të paraqitur dhe Shqipëria asnjë nga asnjë të paraqitur. Shqipëria ishte partnere jo aktive në 6 projekte. Po ashtu, në programin TEMPUS, Shqipëria nuk fitoi asnjë koordinim por 6 partneritete, për Serbinë bilanci ishte 9 koordinime dhe 16 partneritete, Mali i Zi 2 me 9, Maqedonia 1 me 10 dhe Kosova 1 me 0. Në këto konkurrime ne jemi të fundit në Ballkan; në fakt të fundit jemi, sepse të tjerët kanë qenë më para gjatë shekullit të fundit, por shifrat nuk janë optimiste dhe se ka pak gjasa që të renditemi para ndonjë tjetër vendi ballkanik, jo për aq kohë sa profesorë të jenë edhe ata që “vrasin” kohën dhe nuk takojnë dot një koleg të huaj. Edhe një herë te titulli i shkrimit: profesorë ka sa të duash, po kërkues që bëjnë realisht kërkime shkencore kemi pak ose shumë pak, për sa kohë vetë universitetet dhe këshillat e profesorëve nuk do të shkunden nga kjo letargji pritjeje, për sa kohë përgjegjësit e parave nuk të pyesin si, sa dhe ku e “shite” punën që ta pagova dhe për sa kohë kërkuesit-profesorë do të vazhdojnë të bëjnë sikur nuk dëgjojnë. *Autori është profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

23


Të fundit në Europë

EDHE PËR ARSIMIN jatë viteve të fundit, me rritjen e beftë të një sektori privat të arsimit të lartë, ku vërtiten sasi të mëdha parash për xhepat t ë dh j ë fë pushtetit, ht tit e zyrtarëve dhe njerëzve afër është bërë që vëmendja ndaj arsimit parauniversitar të zvogëlohet edhe më shumë se më parë. Kuptohet që fryrja e sektorit privat, kombinuar me shqyerjen e portave të universiteteve publike, është bërë edhe për qëllime politike, pasi studentët kanë të drejtë vote dhe përveç kësaj, futja e tyre në shkolla të larta, pavarësisht nga cilësia e tyre, shërben si një valvul sigurese për të maskuar mungesën e vendeve të reja të punës për një popullsi që vazhdon të mbajë një nivel të lartë të rritjes demografike. Qeveria aktualisht tatëpjetën e arsimit tonë e ka mbuluar duke përdorur në mënyrë pompoze rritje të mëdha në shifrat e studentëve të futur në shkolla, pa e vrarë mendjen që kjo sasi vjen tërësisht në kurriz të cilësisë dhe se shumica e shkollave të larta nxjerrin thjesht injorantë me diploma. Kjo taktikë e bombardimit të publikut me shifra të dyshimta, të pasakta, të pakonfirmueshme, kontradiktore dhe jopërmbajtësore të lë të kuptohet se qeveritarët po e ndjekin me besnikëri parullën e Harry Truman-it. Ky i fundit thoshte që “nëse nuk mund ta bindësh publikun, atëherë ngatërroje” (if you can’t convince them, confuse them). Mirëpo në kuadrin e ngatërresës së gjithë këtyre statistikave jo të besueshme apo jo domethënëse të nxjerra nga burimet tona zyrtare, fatmirësisht ka mbërritur një studim krahasimor ndërkombëtar shumë cilësor që e krahason shkollimin tonë me atë të shumë vendeve të tjera, duke nxjerrë një panoramë më të vërtetë dhe të qartë mbi gjendjen ku jemi zhytur. Bëhet fjalë për një studim me autoritetin

G

N

i

arsimi

Nga

i Adr

r a l l e ur

24

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011


e pakundërshtueshëm ndërkombëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) i titulluar “Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve” (Programme for International Student Assessment PISA), i cili hedh poshtë të gjitha lëvdatat boshe dhe të paqena të qeveritarëve tanë lidhur me arritjet e politikave arsimore, duke na nxjerrë të fundit në Europë dhe më keq se shumë vende të prapambetura të Azisë e Afrikës. Ky studim gjithashtu e shemb keq mitin që vërtitet prej kohësh mes shqiptarëve se ne mbahemi për popull arsimdashës, se ne kemi sistemin arsimor e në mënyrë të veçantë shkollën e mesme të fortë apo se maturantët tanë kinse shkëlqejnë kur shkojnë në universitetet e huaja. Në të tria fushat, fatkeqësisht, Shqipëria gjendet në fund të vendeve europiane e madje shumë mbrapa edhe krahasuar me 31 vendet partnere të OECD-së që janë në zhvillim dhe që janë përfshirë në studim. PISA është një test i standardizuar ndërkombëtar, i zhvilluar prej vendeve anëtare të OECD-së dhe të cilit i nënshtrohen çdo tre vjet nxënësit pesëmbëdhjetëvjeçarë nëpër shkolla të vendeve të ndryshme. Ky sondazh ka nisur fillimisht në vitin 2000 në 43 shtete dhe në ciklin e katërt të vitit 2009 është përfshirë edhe Shqipëria. Nëpër çdo vend përzgjidhet një kampion studentësh prej 4500 deri në 1000 syresh, të cilëve u bëhet i njëjti test me letër e laps, që zgjat rreth dy orë dhe që shtrihet në fushën e të lexuarit, matematikës e shkencës. Ky test nuk synon që nxënësit të riprodhojnë në mënyrë të thatë të dhënat e një fushe, por që të tregojnë se informacionin e marrë ata mund ta aplikojnë në rrethana apo situata të ndryshme.

PISA është një test i standardizuar ndërkombëtar, i zhvilluar prej vendeve anëtare të OECD-së dhe të cilit i nënshtrohen çdo tre vjet nxënësit pesëmbëdhjetëvjeçarë nëpër shkolla të vendeve të ndryshme. Ky sondazh ka nisur fillimisht në vitin 2000 në 43 shtete dhe në ciklin e katërt të vitit 2009 është përfshirë edhe Shqipëria. Konkretisht pjesa e leximit në test s’merret me aftësinë e nxënësve për të lexuar rrjedhshëm, por synon të masë aftësitë e nxënësit për të kuptuar, përdorur, reflektuar, sintetizuar dhe vlerësuar një tekst. Pjesa matematikore kërkon nga nxënësit që të aplikojnë njohuritë e tyre matematikore në kontekste të ndryshme të botës reale, ndërsa pjesa shkencore ka për qëllim që të masë njohurinë individuale shkencore dhe aftësia për të shfrytëzuar atë njohuri për të ngritur pyetje, për të përvetësuar njohuri të reja, për të shpjeguar fenomene apo për të nxjerrë konkluzione të mbështetura në fakte lidhur me çështje shkencore. Fjala pikëlluese është e vakët për të përshkruar gjendjen e arsimit që tregon ky studim. Në fushën e të lexuarit kritik, që ishte edhe fokusi kryesor i PISA 2009, Shqipëria gjendet në renditje në vendin e 60 me 385 pikë, ndërkohë që vendin e parë e mban zona kineze e Shangait me 556 pikë dhe mesatarja e OECD-së është 493. Prapa kemi lënë Katarin, Panamanë, Perunë, Azerbajxhanin dhe Kirgistanin,

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

25


ndërkohë që më mirë se ne janë vende si Tunizia, Jordania, Indonezia e Tajlanda. Padyshim fqinjët tanë, Mali Zi (408) dhe Serbia (442) janë goxha më lartë jo vetëm në lexim, por në të gjitha fushat. E njëjta situatë vihet re në fushat e tjera, ku në rastin e fushës së matematikës, Shqipëria është e fundit në Europë me 377 pikë dhe e 60 në listën me 65 shtete. Ndërkohë që mesatarja e OECD-së në matematikë është 496 pikë dhe vendin e fundit në listë e mban Kirgistani me 330 pikë, pra vetëm 47 pikë më pak se ne. Ky rezultat demistifikon gjithashtu iluzionin se gjasme falë trashëgimisë së sistemit sovjetik, nxënësit shqiptarë pajisen me njohuri të shëndosha të matematikës. Po ashtu, në testin për njohuritë shkencore nxënësit shqiptarë janë sërish tejet të lodhur, duke dalë sërish të 59-t me 391 pikë, që është shumë ulët krahasuar me 501 pikë që ka mesatarja e OECD-së. Duhet pasur parasysh që vendeve të OECD-së ia ul ndjeshëm mesataren fakti që kanë anëtarë si Turqia, Kili dhe Meksika me mesatare goxha më të ulët se vendet e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore. Kështu për shembull, kur bëhet fjalë për mesataren e rezultateve të nxënësve të OECD-së në fushën e matematikës ajo është 501 pikë, mirëpo mesatarja e rezultateve të nxënësve turq është 454, e nxënësve kilianë 447 dhe e nxënësve meksikanë është 416. Këto fakte flasin vetë dhe nxjerrin një portret shumë të zymtë të kapaciteteve intelektuale të brezave që vijnë te ne e që flasin për një regres të mirëfilltë. Po për ta nxjerrë më mirë në pah gravitetin e situatës ia vlen që të zbërthehen rezultatet në kategori e të shihet përqindja e studenteve që i përket secilës kategori. Rezultatet janë të grupuara në 6 nivele, ku niveli i parë përfaqëson nxënësit fillestarë, kurse niveli i gjashtë më të talentuarit. Një tjetër mit që vërtitet te ne është se edhe kur bëhet fjalë se arsimi ynë në përgjithësi nuk është cilësor te ne ka talente të hatashme, sidomos në shkenca ekzakte, që lënë mbresa në nivel ndërkombëtar. Nxënësit mediokër që marrin më pak se niveli i parë, pra më pak se 334.94 pikë nga testi matematikor janë vetëm 5% të nxënësve të OECD-së, kurse nga Shqipëria mbi 26% e nxënësve nuk e arrijnë dot nivelin bazik (334.94-409.54 pikë) ku janë të përqendruar 31% e nxënësve shqiptarë të testuar. Pra, mbi gjysma e nxënësve tanë i njohin pak ose aspak shkencat. Nga ana tjetër, në nivelin e gjashtë Shqipëria del me 0%, pra s’ka talente të spikatura, ndërkohë që mesatarja e OECD-së është 1.1%, dhe në nivelin e 5 të nxënësve mbi mesataren ne dalim me 0.1%, kurse OECD-ja me 7.4%. Situata

26

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

Po qe se vazhdohet me mite të rreme, duke zhytur kokën në rërë si struci, gjërat kanë për të vazhduar në rënie të lirë drejt skutave më të errëta të errësirës, duke u shndërruar në vrimë të zezë të injorancës në Europë. përkeqësohet akoma më shumë kur shqyrtohen rezultatet e matematikës, nxënësit që janë më poshtë se niveli i parë në Shqipëri janë 40.5%, ndërsa ata që futen në kategorinë e nivelit të parë janë 27.2%, pra mbi 2/3-at e gjimnazistëve tanë janë në ose nën nivelin bazik të njohurive matematikore, ndërkohë që në nivelin e gjashtë prapë kemi 0 për qind kur OECD-ja ka mesatarisht 3.1% të nxënësve. Studimi PISA 2009 prej kur është bërë publik më 7 dhjetor, ka mbushur faqet e mediave europiane dhe amerikane me komente, kritika e sugjerime lidhur me rezultatet, duke ngjallur një garë e xhelozi të madhe mes shteteve të ndryshme të analizuara. Ky studim është padyshim shumë i vlefshëm. Prej analizës së të dhënave mund të nxirren shumë konkluzione dhe mësime interesante e të dobishme që kanë të bëjnë me politikat arsimore, mënyrën e organizimit të programeve mësimore, administrimin e shkollave e të tjera, megjithatë në rastin tonë ky studim duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të hequr tutje veladonin e retorikës së zbrazët dhe populiste të qeveritarëve shqiptarë dhe për të parë me kurajë e sinqeritet gjendjen dramatike ku është katandisur arsimi ynë, sepse nuk mund të gjendet kura po nuk u pranua se jemi të sëmurë dhe po nuk u bë diagnoza e saktë. Po qe se vazhdohet me mite të rreme, duke zhytur kokën në rërë si struci, gjërat kanë për të vazhduar në rënie të lirë drejt skutave më të errëta të errësirës, duke u shndërruar në vrimë të zezë të injorancës në Europë.


KRIZAT QË NA NDJEKIN dh e

DREJTËSIA hqipëria përjeton përsëri ditë të vështira. Ngjarjet tronditëse të ditës së premte të rikujtojnë ngjarjet e vitit 1998, ditë të cilën mbështetësit e Partisë Demokratike, pas dhënies së lamtumirës së fundit të ndjerit Azem Hajdari, mësynë dhe pushtuan plotësisht institucionet kryesore te shtetit, pushtuan dhe morën nën kontroll Kryeministrinë dhe Radiotelevizionin shtetëror. Kryeministri i asaj kohe, zoti Fatos Nano, braktisi Kryeministrinë së bashku me Shqipërinë, duke u strehuar në shtetin fqinj, Maqedoni. Nga kjo krizë politike ai më pas u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të qëndronte vetëm kryetar i Partisë Socialiste. Mendonim se ngjarje të tilla nuk do të përsëriteshin më, por nuk mund të ndodhte kështu. Pas 12 vjetësh, më 21 janar të këtij viti mbështetësit e Partisë Socialiste nëpërmjet një demonstrate, të cilën e nxitën më shumë drejtuesit e opozitës duke shfrytëzuar denoncimin e një korrupsioni galopant që kishte organizuar ish-zëvendëskryeministri Ilir Metas, sulmuan policinë e rendit, që ishte vendosur barrikadë përpara murit rrethues të Kryeministrisë, duke e kthyer në fushë beteje murin ndarës të institucionit me forcat e policisë dhe të Gardës së Republikës, nga njëra anë, dhe demonstruesve të irrituar, nga ana tjetër. Shqiptarët luftonin me shqiptarët sikur të mos ishin qytetarë të të njëjtit vend dhe të të njëjtit gjak. Forcat e rendit dhe të Gardës së Republikës rezistuan dhe realizuan detyrat e tyre

S aktualitet

L im o r aj H Nga

aj

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

27


të mbrojtjes së institucionit shumë mirë deri në prag të përfundimit të kësaj demonstrate të padrejtuar dhe të pakontrolluar nga askush. Çuditërisht, kur në zonën e ndaluar nuk kishte më asnjë protestues dhe dallgët e sulmeve po veniteshin, nga forcat ushtarake të Gardës u hap zjarr me fishekë luftarakë, si rezultat i së cilës humbën jetën tre qytetarë. Ky përfundim tragjik tashmë ka vënë përpara përgjegjësisë politike kryetarin e opozitës Edi Rama, organizatorin dhe frymëzuesin e kësaj demonstrate, dhe kryeministrin e Shqipërisë, zotin Sali Berisha, për sqarimin e vrasjes së protestuesve jashtë zonës së ndaluar dhe të rrezikshme të institucionit shtetëror të Kryeministrisë. Megjithatë, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për mos menaxhimin dhe drejtimin e demonstruesve që morën pjesë në këtë demonstratë, ndërsa kryeministri mban përgjegjësi për shkeljen e ligjit dhe të rregullores së përdorimit të armatimit luftarak nga ushtarakët e Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës. Fajtorin ose fajtorët kryesorë për dhënien e urdhrit për hapjen e zjarrit dhe fajtorët zbatues të këtij urdhri, e ka për detyrë ligjore ta zbulojë dhe përcaktojë vetëm Prokuroria e Shtetit, ndërsa dënimin ta bëjnë gjykatat. Atë nuk mund ta përcaktojë as Berisha dhe as Rama. Pushteti që e ka këtë detyrë kushtetuese është vetëm gjyqësori, i cili në bazë të fakteve dhe analizës së tyre duhet të japë verdiktin përkatës. Çdo presion që i bëhet pushtetit gjyqësor, Prokurorisë apo gjykatës, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe principet e funksionimit të një shteti demokratiko-ligjor. Por në këto përplasje të rënda politike midis kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës Rama ka një ndryshim të madh. Edi Rama është kryetari i Partisë Socialiste, që nuk ka pushtet, ndërsa kryeministri Berisha tani nuk është në rolin e kryetarit të Partisë Demokratike, por në detyrën e kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i cili përgjigjet për sigurinë e qytetarëve të vendit që drejton. Pra, zoti Berisha është përgjegjës për të gjithë Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, për jetën dhe sigurinë e tyre, ndërsa kryetari opozitës nuk e ka këtë mision dhe këtë detyrë ligjore. Ai ka për detyrë të bëjë opozitë konstruktive ndaj gabimeve të qeverisjes. Në këtë kuptim, kryeministri edhe për ata që marrin pjesë në protesta dhe demonstrime është përgjegjës përpara vendit politikisht dhe ligjërisht.

28

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

Pushteti që e ka këtë detyrë kushtetuese është vetëm gjyqësori, i cili në bazë të fakteve dhe analizës së tyre duhet të japë verdiktin përkatës. Çdo presion që i bëhet pushtetit gjyqësor, Prokurorisë apo gjykatës, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe principet e funksionimit të një shteti demokratiko-ligjor.

Këto detyrime ai i ka nga funksioni kryeministror që mban. Ai nuk mund ta trajtojë popullin e tij me dy standarde, me dy krahina dhe t’i vërë njerëzit përballë njëri-tjetrit. Këtë konceptim kryeministri ynë duhet ta kishte shumë në vëmendje gjatë deklaratave dhe qëndrimeve publike, të cilat i përdorë për interesat e saj opozita. Hyrja në lojë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja që i bëri prokurores së përgjithshme të Shqipërisë për vazhdimin e hetimeve të ngjarjes tronditëse të 21 janarit japin shpresa që situata e tensionuar politike të fillojë të qetësohet dhe me asistencën teknike amerikane të përshpejtohen hetimet përkatëse. Por kryeprokurorja Rama në konferencën e shtypit të organizuar së bashku me ambasadorin amerikan sqaroi se për urdhërndalimet për drejtuesit kryesorë të Gardës “kemi pasur motive të mjaftueshme dhe dyshime për të thënë se këta persona janë të përfshirë në ngjarjen e 21 janarit” se “gjithçka është për t’u verifikuar më tej dhe vetë pjesa e ekzekutimit të urdhërndalimeve do të na ndihmonte për zbardhjen e kësaj çështjeje”. Por vendosmëria e kryeministrit


Berisha për mos zbatimin e urdhërndalimeve të Prokurorisë ndaj drejtuesve të Gardës ka vendosur përballë njëri-tjetrit pushtetin ekzekutiv me pushtetin gjyqësor. Pra, funksionimi i shtetit demokratik sipas ndarjes së pushteteve është në një ngërç i paprecedent dhe shumë i rrezikshëm. Kapërcimi i kësaj situate kërkon gjakftohtësi dhe maturi nga drejtuesit e të gjitha pushteteve dhe institucioneve të pavarura. Ata duhet të lënë mënjanë interesat personale dhe partiake e të mendojnë për interesat e vendit dhe të popullit të tyre. Krijimi të gjitha kushteve dhe lehtësirave për një hetim profesional, të paanshëm dhe ligjor nga ana e Prokurorisë do të ishte ndihma reale që do t’i jepnin vendit. Dhe ky hetim duhet të jete gjithëpërfshirës dhe shumëplanësh, që nga deklaratat e zëdhënësit të Opozitës së Bashkuar, zotit Ngjela, për rrëzimin ë pushtetit nga demonstruesit e deri tek ushtari që ka hapur zjarr me pasojë vdekjen e tre qytetarëve. Por këto ngjarje dhe fatkeqësi që na vijnë në vazhdimësi nga politikanët tanë, të majtë e të djathtë qofshin ata, shkakun e kanë se ata nuk mendojnë dhe nuk punojnë për rritjen e mirëqenies së popullit tonë dhe forcimin e shtetit ligjor, por për realizimin e interesave karrieriste dhe të pasurimit galopant të tyre. Ata nuk kanë sy dhe vesh të dëgjojnë se si vlerësohet Shqipëria në të katër anët e botës nga kjo krizë që po kalojmë. Mjafton të lexojmë se çfarë shkruan gazeta kryesore e Turqisë “Hyrriyet” e datës 24 dhe të mendojmë pak për këtë popull kaq të varfër: “Shqipëria, vendi më i varfër i Europës, me të ardhura kombëtare 3340 dollarë për frymë, por nga ana tjetër është vendi që ka edhe më shumë korrupsion. Një temë tjetër që e solli popullin e vendit me popullsi 3.5 milionë në pikën e kryengritjes janë shtrenjtimi i jetës dhe vështirësitë e përballimit të saj. Pagesa minimale 17 mijë lekë, rreth 140 euro. Një nëpunës shteti 20-vjeçar, polic apo mësues, në

muaj merr 300-400 euro. Qiraja e një shtëpie me sipërfaqe 60 metra katrorë në Tiranë, në kryeqytet, më e pakta është 200 euro. Kilogrami i mishit është 6 euro, i djathit 2-4 euro. Një bukë 1.5 kg është 80 cent. Ndërsa analiza e mjekut është 10 euro. Kur populli thotë se ‘në shtet nuk mbaron punë pa ryshfet’, sqaron se raporti i korrupsionit është 100 për qind.”

Kapërcimi i kësaj situate krize kërkon gjakftohtësi dhe maturi nga drejtuesit e të gjitha pushteteve dhe institucioneve të pavarura. Ata duhet të lënë mënjanë interesat personale dhe partiake e të mendojnë për interesat e vendit dhe të popullit të tyre...

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

29


ÇFARË NXJERR

SHKOLLA JONË?

Shkolla shqiptare duhet reformuar nga themelet.. ërsnikët e mi duhet të kujtojnë, që “në kohën tonë” klasat e ciklit shkollor parauniversitar nuk kishin më shumë se 30 nxënës. Në tetëvjeçare, nguceshim dy e nga dy në bankat e vendosura njëra pas tjetrës në tre rreshta, mes të cilave krijoheshin korridore, ku lëviznin nxënësit dhe sidomos mësuesit. Bankat kishin syprina të pjerrëta e ndenjëse të lidhura me trupin kabá të tyre. Poshtë syprinës së pjerrët, ato kishin gjithashtu hapësira, ku ne fusnim çantat e mbushura dingas me libra e fletore. Në krye të klasës, përbri dërrasës së zezë e përkundruall derës, vendosej katedra e mësuesit. Në shkollën e mesme ishte pothuaj e njëjta gjë, veçse bankat ishin tavolina të lehta me syprinë të dystë, të vendosura si gjithnjë në tre rreshta. Ndenjëset ishin individuale, d.m.th nuk ishin të lidhura me bankat. Numri i nxënësve për klasë, si gjithnjë, nuk arrinte tridhjetë. Orët e mësimit ishin 45 minutëshe dhe intervalet mes tyre pesëminutëshe, derisa aty nga ora 10.25 e paradites vinte hera e një intervali të gjatë (pushimi i madh e quanim; ndoshta ende e quajnë kështu), në harkun e të cilit ne ishim të lejuar të dilnim plot zhurmë në oborrin e shkollës, në atë oborr ku herët në mëngjes zhvillonim gjimnastikën kolektive, dhe më pas orët e fizkulturës Gjimnazi im kish katër kate. Duke përjashtuar korridoret e gjerë e WC-të për çdo kat, dhomën e mësuesve të fizkulturës në katin e dytë, sallën e mësuesve dhe zyrën e drejtorit në katin e tretë,

V

o

reforme

an N fa a t s u M Nga

30

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011


çfarë mbetej ishin klasa. Një pjesë e këtyre të fundit ishin laboratorike. Ky standard ishte dhe në shkollat tetëvjeçare të qytetit: ndërtesa tre a katërkatëshe, oborre që luanin rolin e terreneve sportive dhe klasa e korridore pa fund, muret e të cilave mbusheshin me slogane komuniste, me tabela emulacioni e me kënde letrare. Prej asaj kohe (më bëhet sikur kanë kaluar njëmijë vjet) ne kemi qar një formim të mirë në lëmin e shkencave të sakta dhe një edukim me rregullin e disiplinën, që vinte më së shumti nga frika prej autoritetit të mësuesit në veçanti, e prej autoritetit në përgjithësi. Nuk di të them ndonjë avantazh tjetër të asaj shkolle. Po sot si janë punët? Le të marrim Tiranën, për ta ilustruar gjendjen e sotme. Për sa u takon ndërtesave të shkollave publike, gjendja është, afërmendsh, më keq. Tirana rritet e rritet, ndërsa shkollat publike janë pothuajse po ato. Fjala vjen, zona që njihet me emrin Komuna e Parisit është krejt e re dhe ka ndoshta 100 mijë banorë. E dini sa çerdhe, kopshte e shkolla publike janë ndërtuar aty? Zero. Zero çerdhe, zero kopshte, zero shkolla. Nderin skolastik të kësaj zone të populluar në stilin e një slum-i e shpëtojnë nja dy shkolla të vogla private. Kjo është arsyeja që klasat në shkollat e sotme kanë në çdo rast më shumë se 40 nxënës. Oborret dhe hapësirat fizike rrotull shkollave në zonat urbane janë ngushtuar nën presionin e ndërtimeve me leje e pa leje. Ndërsa hapësirat e brendshme janë po ato: mure, korridore, klasa, WC, dhe ndonjë zyrë. Asgjë tjetër. Kudo në botën e qytetëruar, shkollat janë vendi ku fëmijët nxënë e edukohen në çdo pikëpamje, ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës, ku argëtohen, mësohen të ndërtojnë marrëdhënie sociale me të tjerët e marrëdhënie paqësore me natyrën, me qytetin, me shtetin, me kombin, me kombet, etj, etj. Ky funksion i shkollës manifestohet qysh në strukturën arkitekturore e vendosjen urbanistike të shkollës. Në një vend normal nuk mund të gjendet një shkollë e rrethuar nga pallate të lartë banimi apo pranë rrugëve me trafik të rënduar, apo pranë zonave urbane të mbushura me lokale,

me disko, bar-e e restorante, etj. Përveç kësaj, klasat e laboratorët zënë në të shumtën e rasteve më pak se 1/3 e hapësirës së brendshme të ndërtesës (shih më poshtë një planimetri të një shkolle të mesme në Ohio të SHBA-ve; një shkollë e tillë nuk është një gjë e rrallë atyre anëve; përkundrazi, është një gjë tepër e zakonshme; shihet se sa vend zënë dhomat e ngjyrosur në rozë, d.m.th klasat). Çfarë mbetet janë tualete, holle e dhoma pritjeje, librarira, qendra të ndihmës së shpejtë, salla ngrënieje, kuzhinë gatimi, salla interneti, zyra administrate, palestra, pishina, terrene sportive, salla multimediale, etj, etj. Është pikërisht ky fakt që i bën shkollat të shkojnë përtej funksionit të thatë pedagogjik, të shndërrohen edhe në qendra socio-kulturore e rekreacionale, ku nxënësit kalojnë në mënyrë aktive e interaktive pjesën më të madhe të ditës.

Shkolla duhet t’u përgjigjet nevojave të kombit Në shtypin britanik dhe në atë ndërkombëtar i është bërë shumë jehonë gjatë kohëve të fundit premtimeve e programeve të qeverisë së re lib-con të përtej la Manshit, lidhur me reformimin e arsimit. Në fakt, bëhet fjalë për një interpretim në rrethanat britanike të sistemit arsimor suedez, në të cilin administrimi i shkollave publike bëhet në mënyrë private e ku përgjegjësitë shtetërore kalojnë në duart e komuniteteve lokale. Me këtë reformë synohet t’u jepen përgjigje disa shqetësimeve e problemeve që kanë lindur në sistemin arsimor britanik, i cili – duhet thënë kjo gjë – është një nga më eficientët në botë.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

31


Sa më sipër, nuk e them për të theksuar e valorizuar sistemin arsimor suedez (ky i fundit është krejt i paaplikueshëm në Shqipëri), por për të evidentuar një fakt: qeveria britanike flet për një reformim pothuaj radikal të sistemit të vet arsimor. Po qeveria shqiptare? Hm, qeveria shqiptare nuk flet për reforma radikale në këtë lëmë. Madje, nuk flet as për reforma. E nëse qëllon që e përmendin në ndonjë rast fjalën “reformë”, këtë e bëjnë sa për të larë gojën, pasi praktikisht, duke përjashtuar një zhveshje ideologjike të kurrikulave në fillim të viteve ‘90, nuk është bërë asnjë reformë tjetër e klasifikueshme si e thellë dhe radikale. Janë mjaftuar me rritjen graduale e me pikatore të fondeve buxhetore për arsimin, me ndonjë përpjekje për të futur internetin në një numër shkollash të qyteteve, me ndonjë përmirësim e përditësim të ngadaltë e të kursyer të kurrikulave që vjetërohen me shpejtësi, me ndonjë ndërhyrje, efekti i së cilës në sistem është krejt anësor (fjala vjen, vënia e një theksi më të madh tek gjuhët e huaja), dhe me çfarë u vjen ndoresh vetë ministrave. Dhe me kaq merr fund shtërzimi qeveritar në favor të arsimit. Dhe çfarë del në fund të ciklit të plotë parauniversitar? Përgjithësisht dalin 18 vjeçarë pa asnjë profesion e kualifikim (u mbetet në dorë thjesht një dokument notash, që s’vlen për asgjë, e që ne vijojmë ta thërrasim me një emër zhvlerësues: dëftesë), që arrijnë të belbëzojnë në ndonjë gjuhë të huaj, por nuk dinë mirë gjuhën shqipe, që rëndom pinë cigare e luajnë në loto sportive, që çfarë nuk do të jepnin për të pasur një BMW X5, me të cilën t’i binin Bllokut kryq e tërthor, që shohin me nderim njerëzit që bëhen të pasur sa hap e mbyll sytë dhe që janë të gatshëm – me t’iu dhënë mundësia më e

32

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

parë – ta braktisin këtë vend. E di, nuk është vetëm shkolla që ndikon në këtë mes. Por shkolla ndikon që ç’ke me të. Dhe shumë. Ka gjithmonë e më shumë njerëz, tanimë, që janë të idesë, se do të ishte më mirë që gjysma e shkollave të mesme të përgjithshme, nga bankat e të cilave dalin – e thashë më fjalë të tjera më sipër – njerëz që kanë marrë njohuri mbi gjithçka, por që në fakt nuk dinë asgjë, të transformoheshin në shkolla teknike e profesionale. Kështu, së pari, mijëra familje, në vend të një “vagabondi” të mundshëm, do të kishin brenda tyre një “usta” të sigurt, e së dyti, bash për këtë shkak, kombi e shoqëria do të ishin më të mbrothët e më të këndellur. Por edhe vetë ata do të ndiheshin më të realizuar e më në paqe me vetveten, ngaqë do të kishin më shumë shanse se vërsnikët e tyre të dalë nga portat e gymnasium-eve klasike për t’u marrë me punë qoftë këtu, qoftë përtej kufijve; afërmendsh, në vend të dëftesës së maturës, e cila i ngjan më shumë një certifikate anagrafike, do të kishin një dokument që certifikonte zotësitë e tyre në një fushë të caktuar. Ecim më tutje. Shkolla shqiptare nuk ka pse të ketë për synim krijimin, përgatitjen e formimin e shkencëtarëve. Të kuptohemi, nuk do ish keq të nxirrnim shkencëtarë, por puna është se kjo ka pak gjasa të ndodhë, sado të mundohemi e përpëlitemi. Nëse qëllon që shkolla jonë nxjerr ndonjë “gjeni”, së pari duhet marrë si përjashtim që përforcon rregullin, e së dyti duhet marrë për atë që është, d.m.th fryt i sakrificave, përkushtimit e trysnisë prindërore e familjare e jo i mundësive, kurrikulave, ambicieve, traditës, trupave pedagogjike e disiplinës në shkollat tona. Shkurt, sistemi ynë arsimor nuk është, e nuk ka arsye të jetë, një sistem që synon prodhimin e excellence-ave. Objektivi strategjik i shkollës shqiptare duhet të lidhet me nevojat e botës e të realitetit të këtushëm. Ç’gjë përbën një nevojë dramatike në Shqipëri? Sipas meje Shqipëria e sotme ka nevojë mbi të gjitha për njerëz mendjehapur, për njerëz të çelur ndaj prurjeve të reja, për njerëz që dinë të bashkëjetojnë në diversitet e që te diversiteti shohin një shans e jo një pengesë për të komunikuar, për njerëz që dinë të pranojnë ideologji, fe, etni, sjellje, parti, qeveri, maniera, kultura, vlera të


ndryshme, për njerëz që dinë t’i pranojnë njerëzit njimend të lirë, e jo që shtangin e shock-ohen prej sjelljes së këtyre të fundit, për njerëz që dinë ta pranojnë e ta ndjekin modernitetin, për njerëz që janë në gjendje të bien dakord të mos bienë dakord, për njerëz që tek të ngjashmit e tyre shohin të barabartin, pavarësisht nga seksi, raca, dispozicioni fizik e mendor, etj, etj. Është e pajustifikueshme që nxënësit shqiptarë marrin njohuri të plota mbi Niels Bohr-in e mbi bashkëshortët Curie, e nuk marrin leksione mbi tolerancën, si një vlerë mbi të cilën është ngritur në të shkuarën, e duhet të ngrihet në të ardhshmen, qytetërimi shqiptar. Dhe mbijetesa e shqiptarëve. Është e pafalshme që në shkollat tona tetëvjeçare e të mesme nuk ekziston ende një lëndë mësimi mbi çështje të feve e të besimit; një edukim fetar i kujdesshëm e i programuar do t’i mbronte fëmijët tanë nga misionarët fanatikë që vijnë vërdallë, jo për të kultivuar besimin në Zot, por për të rekrutuar besimtarë militantë të mbushur me urrejtje për ata që ushtrojnë një besim të ndryshëm nga i tyri. Ka dhe një nevojë të dytë dramatike: formimi civik. A nuk do të ishte më mirë që nga shkollat tona të hiqej gjuha e huaj e dytë apo e tretë, dhe në vend të saj të bëhej edukimi civik i nxënësve (në ciklin nëntëvjeçar bëhet një lëndë që quhet “edukata sociale”, por një dreq e di se ku e kanë gjetur këtë emërtim me semantikë të thatë). A do të na gjente ndonjë e keqe, nëse do të kishim më pak njerëz që dinë shkeleshko një gjuhë të huaj, e

A nuk do të ishte më mirë që nxënësve të shkollave të mesme t’u mësohej në fillim me këmbëngulje gjuha shqipe, e pastaj medomosdo edhe matematika e fizika? A nuk do të ishte më mirë, gjithashtu, që nxënësit e të gjitha moshave të merrnin fillimisht njohuri mbi mass-media-n, e pastaj mbi astronominë? A nuk do të ishte më mirë, më në fund, që pasi t’u flitet nxënësve për luftërat e rreziqet në jetën reale, t’u flitet edhe mbi mbrojtjen e sigurinë në botën online...

do të kishim më shumë qytetarë e shtetas të mirë, të cilëve u është mësuar qysh herët se ç’është ligji, shteti, demokracia, morali, res publica? A nuk do të ishte më mirë që nxënësve të shkollave të mesme t’u mësohej në fillim me këmbëngulje gjuha shqipe, e pastaj medomosdo edhe matematika e fizika? A nuk do të ishte më mirë, gjithashtu, që nxënësit e të gjitha moshave të merrnin fillimisht njohuri mbi mass-media-n, e pastaj mbi astronominë? A nuk do të ishte më mirë, më në fund, që pasi t’u flitet nxënësve për luftërat e rreziqet në jetën reale, t’u flitet edhe mbi mbrojtjen e sigurinë në botën online (në këtë botë rreziqet janë të shumta e të frikshme), në të cilën ata po harxhojnë një kohë më të madhe se sa ajo që harxhojnë në botën offline? Këto janë disa pyetje të ngritura nga një gazetar, e rrjedhimisht, të gjitha këto pyetje mund të vihen në diskutim; madje, edhe të përqeshen. Por një gjë nuk mund të përqeshet: nevoja e shkollës shqiptare për t’u reformuar nga themelet. Marrë nga www.respublica.al

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

33


Konceptimi bashkëkohor

i teksteve të gjuhës shqipe dhe letersisë

ko a r T i r v ta shqipe S ës Nga atedra e gjuh

gjuhësi

K

34

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

Pyetjet që do të shtroj në këtë ligjëratë janë: A flasin shqip tekstet e letërsisë së shkollës së mesme ? Po hartuesit e këtyre teksteve sa e njohin dhe a janë të përkorë në përzgjedhjen e pjesëve letrare për ndërtimin e teksteve cilësore në një kohë kur në stadin e sotëm të përpunimit të gjuhës Shqipe kanë mundësi të pa fundme për hartimin e teksteve të arrira? 1-Gjendja - konstatim anë të paktë maturantët që fitojnë njohuri të qëndrueshme për gjuhën shqipe, për të mos thënë madje që shumë prej tyre nuk arrijnë të shprehin qartë me shkrim mendimin e tyre. Edhe pse ata mund të dinë të dallojnë pjesët e ligjëratës, janë të pasigurt në ndërtimin e mendimit dhe në stilin e duhur të kumtimit të mendimit në shqip. Me keqardhje të gjithë konstatojmë se në përfundim të shkollës së mesme nxënësit e kanë të vështirë të ndihmojnë një të huaj për t’i shpjeguar gjuhën amtare, nga që kanë një leksik të varfër dhe u mungon saktësia në shprehjen e mendimeve, etj. Pra, diçka e rëndësishme nuk shkon në mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollën e mesme.

J


2- Zgjidhja varet nga modelet që propozohen në tekste e letërsisë. a- Përfshirja vetëm e teksteve që plotësojnë kushtin e shqipërimit. Është shqipërimi i shkëlqyer i Onjeginit të Pushkinit, që një nga nxënësit e mi të më pyeste: A ka qenë ndonjëherë Pushkini në Shqipëri? Kjo për mua do të thotë që Pushkini kuptohet në shqip, falë shqipërimit të Lasgush Poradeci. Për këtë arsye shkolla e lartë, detyrimisht, duhet të përgatisë brezin e shqipëruesve. Shekulli i 21 –të duhet të thotë fjalën e tij për

Κρήτη τις γἐαῖ᾿ἔστι μεσῳ ἐνὶ οἰνοπι πόντῳ, · καλὴ καὶ πίειρα, περίρρυτος· ἐν δ᾿ ἄνθρωποι πολλοί, ἀπειρέσιοι, καὶ ἐννήκοντα πόληες. · ἄλλη δ᾿ἄλλων γλῶσσα μεμιγμένη· ἐν μὲν Ἀχαιοί, ἐν δ᾿Ἐτεόκρητες μεγαλήτορες, ἐν δὲ Κύδωνες, Δωριέες τε τριχάϊκες δῖοί τε Πελασγοί. Homeri

Kreta e Geas është brenda një gllenke mushti E mirë dhe e begatë, që perri rrit dhe njerëz Shumë e populluar dhe rrethe e nguc qytete ka Njëra me tjetrën gjuhë të përzierra, nër to e Akeasve Dhe e Eteokritasve më të shumtëve dhe e Kidonëve Dorëve mjekroshë fisnikë të Pellazgëve . Përkthimi im

vlerat , ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës Shqipe. Por, pa siguruar në vazhdimësi specialistë të mirëfilltë te gjuhës Shqipe, njohës të thellë dhe shqipëruesve të zot, gjuha Shqipe do të jetë e kërcënuar nga ky sindrom që po përjeton sot . Kemi vënë re se Shqipja e ka shumë më të lehtë ta sjellë në shqip letërsinë e lashtë të Homerit,Eskilit,Strabonit apo Herodotit drejtpërdrejt nga gjuha e tyre meme,Helenishtja e Pisistratit se sa nga ndonjë gjuhë tjetër e madhe ku përkthyesit e kanë pasur më të lehtë për të na i përciellë në Shqip.

220 meqë po ngul ti këmbë. Në mes të detit është Kreta, një ujdhesë e plleshme, e bukur, është shumë e populluar, ka, të thuâsh, nja nëntëdhjetë qytete. Gjithfarë gjuhësh aty mund të dëgjosh. Ke brenda akej, 225 e kretas vendali, fisnikë burra, kidonas e dorianë të ndarë tri fisesh, dhe pellazgë t’perëndishëm. Përkthimi i Pashko Gjeçit There is a land called Crete in the midst of the wine-blue sea, · a beautiful and fertile land, seagirt; in it are many · people, innumerable, and there are ninety cities. · Language with language is mingled together. There are Akhaians, · there are great-hearted Eteocretans, there are Kydones, · and Dorians in their three clans, and noble Pelasgians.

[Homer, Odyssey 19, lines 172 -177

Tek “Iliada” ata janë të shënuara në Kapitulli i Anijeve në librin 2. Pasi përshkohen qytete të ndryshme të Hellespontine, poema vazhdon:

Ἱππόθοος δ᾽άγε φῦλα Πελασγῶν ἐγχεσιμώρων, τῶν οἳ Λάρισαν ἐριβώλακα ναιετάασκον· τῶν ἦρχ᾽Ἱππόθοός τε Πύλαιός τ᾽, ὄζος Ἂρηος, υἷε δύω Λήθοιο Πελασγοῦ Τευταμίδαο. [Homeri, Iliada 2, linjat 840-843]

Ipothos u dha miqësi (besë) Pellazgëve shtizë-hedhës Atyre që Larisan do të mbushnin e me ta do ushtonte Ata në krye: Ipothos e Pylios ,t’bijtë e Aresit Ngjajnë dy Lythio (Gurë) të Teutamidës Pellazge. Përkthimi im

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

35


c-Pretor në ruajtjen e sintaksËs genetike të shqipes, duke larguar përshtatjet e panevojshme të modeleve formale, sidomos të atyre të huazuara nga gjuhët e mëdha. Tiparet më qënësore të gjuhës shqipe janë: 1-sistemi i fleksionit i pasur (që do të thotë: përthyerjet e fjalës bëhen sipas lakimit, zgjedhimit: në vetë, numër, kohë e mënyrë) njohuri që merren në mënyrë të mjaftueshme në gjithë ciklin 9 vjeçar. 2-Topika (vendndodhja) e lirë e fjalëve në shprehjen e mendimit, kur e flasim dhe e shkruajmë atë, sepse shqipja dallohet për ekonomi komunikimi, lakonizmi, kur, p.sh. përdor saktë vendosjen (sintaksën) në invers të fjalëve për t’i dhënë mendimit shumëkuptimësi. P.sh. Qytetari e do atdheun, Atdheun e do qytetari, E do qytetari atdheun, shembulli i Profesor Çabejt). Ky tipar duhet të jetë objekt studimi dhe zbatimi në mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollën e mesme, sepse për nga shkalla e vështirësisë përkon me moshën pjekurisë mentale të nxënësit dhe e mundshme për t’u përvertësuar prej tyre. Rendi i fjalëve, në shprehjen e qartë dhe të saktë të mendimit, është një prej nyjeve që duhet të zgjidhë nxënësi me ndihmën e mësuesit në këto mote të jetës së tij. Dihet që vendosja e fjalës para ose pas tjetrës ka të bëjë jo vetëm me qëllime stilistike, por më fort është rindërtim sintaktik, për të dhënë një vlerësim të ri kuptimor, me të njëjtin varg tingëllimor. Por në topikën (vendin) e fjalëve në fjali lozin rol motivet, si: stili, retorika, ritmi, theksat e mendimit. E theksoj “mendimit – vargu tingëllimor me të cilin përcillen ide, emocione, si dhe qartësia e shprehjes së tij, do të përftohet përsosja e të menduarit të nxënësve. Mënyrat e shprehjes së mendimit duhet të përbëjnë derekun e formimit gjuhësor të nxënësit në shkollën e mesme. Për këtë arsye teksti duhet të pajiset me njohuri specifike të zbatueshme dhe të thjeshta për t’u kuptuar. d-Raporti i gjinive dhe llojeve letrare ne tekstin e letërsisë Për mendimin tim të tri gjinitë letrare duhet të ndihen të respektuara njëlloj në “Sofrën e Dijeve” të nxënësve gjimnazistë. Nxënësi gjimnazist duhet

36

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

Nxënësi gjimnazist duhet t’i ndjejë dhe t’i kuptojë në të gjitha dimensionet tonet, thekset, ritmet dhe topikën e fjalëve; modelet lakonike të shprehjes së mendimit, që realizohen nga këto tri gjini të edukimit letraro-artistik. t’i ndjejë dhe t’i kuptojë në të gjitha dimensionet tonet, thekset, ritmet dhe topikën e fjalëve; modelet lakonike të shprehjes së mendimit, që realizohen nga këto tri gjini të edukimit letraroartistik. Në këtë udhësi, nxënësit mund dhe duhet të përvetësojnë teknikat dhe modelet e shprehjes së mendimit, elegancën, fisnikërinë, muzikalitetin dhe harmoninë e shprehjes së mendimeve të tyre, por edhe zbutjen e shpirtit të trazuar djaloshar vajzëror, pse jo dhe rebel të tyre. Modelet e topikës së fjalëve u edukonjnë atyre qartësinë e mendimit dhe saktësinë e kumtimit të mendimit. Nxënësi në mënyrë të natyrshme duhet të përdorë, aty ku duhen, thekset dhe tonet dhe kjo e ndihmon që të ekonomizojë shprehjen e mendimit dhe të jetë i qartë për bashkëbiseduesin. Hartuesit e teksteve duhet të bëjnë kujdes në shmangien e perifrazave të huaja, duke i dhënë me modelin sinonimik të shqipes, të shprehur me shkrim: mendimin me vlera cilësore të shqipes. Një tipar i qënësishëm i shqipes është dhe qartësia e mendimit. Dhe për ta mundësuar këtë tipar të mendimit, gjatë redaktimit duhet të përdoren dhe vendosen kopjet model të redaktimit, ku duhen përfshirë shenjat diakrikitike: thekse, tone, ritmet; për të cilat duhet që redaktorët dhe mësuesit e letërsisë,


të perfeksionohen në njohjen dhe përdorimin e tyre nëpërmjet kurseve speciale. Hartuesit e teksteve, por jo vetëm ata, duhet të zotërojnë teknikat stilistike dhe sintaksore të mënyrave të shprehjes lakonike ose të ekonomizimit të mendimit në shqip. Studimi i modeleve dialektore dhe atyre artistike e letrare të shqipes, jo si një renditje formale, do të qe një mundësi potenciale për arritjen e dijeve dhe të aftësive të duhura për këtë qëllim. Është fakt që tekstet e letërsisë, pa tiparin lakonik të të shprehurit në shqip, e “trashin” mendërisht nxënësin, e lodhin dhe shpesh janë të papërtypshëm prej tyre. Dëmin e parë, në formimin gjuhësor te nxënësit, e sjellin përkthimet e paarrira dhe sidomos mospërshtatja si duhet e idiomave të huaja me të afërat që, qartazi, i ka shqipja, e që e varfërojnë mjaft të shprehurit, me ngjyrimet e duhura shqipe, sidomos të mendimit artistik. Kujtojmë shqipërimet e mrekullueshme të Nolit e ndër to: “Të rrosh a të mos rrosh” - ”To be or not to be”, për të kuptuar bukurinë e shqipes. Sot shqipja përvijohet në shkollën e mesme nga përsëritja e njohurive formale gramatikore që i përkasin një cikli më të ulët. Në shkollën e mesme nxënësi duhet të përvetësojë logjikën e sintaksës së gjuhës amtare.

Për zgjidhjen e kësaj kundërshtie ka ardhur koha për hartimin dhe përdorimin e sintaksës genetike të shqipes, që modelin pa shumë vështirësi mund ta gjejmë te dy simotrat e saj të lashta, Helenishja e Pisistratit dhe Latinishtja. Edhe pse për një çast ky diskutim do t’ju duket diakronik, të jeni të bindur se nxënësit do të duhet ta mësojnë më ndryshe nga sot stilistikën dhe sintaksën e shqipes. Shqipja e shkruar e ka më të lehtë të shprehë saktë edhe emocionet, falë shumëllojshmërisë pasthirmore-onomatopeike dhe natyrës së saj tingëllimore natyrore shumë të pasur, që i sigurojnë njëherazi asaj edhe tiparin lakonik të shprehjes së mendimit. Por nuk ka një metodikë shkencore, për ta dalluar këtë gjë: duke u nisur nga redaktorët e teksteve e duke përfunduar tek mësuesit e gjuhës shqipe. Vështirësitë në shkolla, ndihen në analizën dhe në formulimin e sintaksës të fjalive të përbëra. Dihet, se shqipja në këto lloj fjalish e shpreh mendimin me ndihmën e inversit, nga që ka prirjen për të qenë sa më ekonomike. Shqiptarin nuk e habit fakti formal që një fjali e nënrenditur paravendoset, sepse shqipja është e prirur të vendosë të parat vlerat kallëzuesore të mendimit, duke u dhënë theksin logjik atyre dhe pas tyre vlerën kryefjalore, që, formalisht, njihet si fjali kryesore. Pra, edhe në këtë rast, tipar i gjuhës shqipe është ekonomizimi i mendimit. Detyra e parë që duhet të zgjidhin hartuesit e teksteve të letërsisë së shkollave të mesme dhe e akdemikëve që do t’i miratojnë ato është rikonceptimi i njohurive të sintakës dhe stilistikës së shqipes. Kujtoj këtu fjalët e Profesor Çabejt që thotë se është i drejtë “Ankimi i Herman Hirtit (Indogermansche grammati 132) që një gramatikë shkencore e shqipes mungon”. Hartimi i gramatikës sintakso-stilistike të shqipes do ta bënte edhe nxënësin të interesuar për ta parë të zbatuar në lëndën e gjuhës shqipe e të letërsisë, vetëdijen e gjuhës së mëmës.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

37


DRITËRO AGOLLI: Rilindësit e rinj janë emigrantët

u

emigracion

Nga

im h a r u A bd

ik As h

38

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

...Rreziku më i madh është humbja e gjuhës nga fëmijët. Ne duhet që në familje të flasim shqip, se ke kohë të flasësh në gjuhën e huaj. Në familje duhet patjetër të flitet gjuha shqipe. Vetë shqiptarët që janë atje të përpiqen që të hapin shkolla... Tani mund t’i themi në një kuptim tjetër, Rilindësit e Rinj janë Emigrantët. Ata janë njerëz që janë shkolluar këtu në Shqipëri, por që kanë shkuar atje veçanërisht për arsye ekonomike dhe tek-tuk edhe për arsye politike. Ata, nën shembullin e Rilindësve të dikurshëm, kanë zhvilluar një aktivitet të vërtetë në lëmin kulturor, që ju përshkruani me hollësi dhe me ndjenjën e dashurisë, jo vetëm thjesht si sentimentalizëm, por me një ndjenjë përgjegjësie dhe sinqeriteti që këta edhe sot po japin atë ndihmesën në Shqipëri, jo vetëm thjesht në lëmin ekonomik. Me atë punë që bëjnë ata ndihmojnë familjet e tyre, por edhe për të jetuar vetë atje, njëkohësisht ndihmojnë edhe vetë popullin grek. Ata punojnë atje për të rritur edhe ekonominë e grekëve, përndryshe ata nuk do të ishin atje, sepse nuk do


të kishte ndonjë interes ai vend ku janë shqiptarët për t’i mbajtur. Ata derdhin djersën atje dhe ngrenë nivelin ekonomik të vetë Greqisë ku janë. Faktet tregojnë se është rritur niveli ekonomik i Greqisë me ndihmën e shqiptarëve që janë atje. Siç kanë bërë në kohën e revolucionit grek që një pjesë e madhe e shqiptarëve që kanë qenë në Greqi atëherë kur ishin kufijtë “brenda perandorisë” dhe u bënë udhëheqës të Revolucionit grek si Kolokotroni, Xhavella, Boçari, Bubulina, Miauli... Ata u bënë edhe deputetë në parlamentin e parë grek, bile flisnin shqip. Ky libër me titullin “Rilindësit e kohës sonë” ka si qëllim që ata të mbajnë jo vetëm kujtesën e Atdheut, por të përpiqen që mbi këtë kujtesë të jetë veprimtaria e sotshme. Këta e pasurojnë kulturën shqiptare. Duke qenë kjo kulturë e formuar e Shqipërisë sonë, këto gati njëqind vjet pavarësi, gjatë gjithë kësaj kulture që është formuar, tashti ajo pasurohet edhe nga ata që janë përtej kufijve. I shtohet edhe një rrjedhë tjetër këtij lumi të madh, i shtohet edhe një përrua dhe kjo e bën më të madh këtë lumë, sepse lumi krijohet nga burimet. Francezët kanë një proverb: “Pika - pika bëhet lumi”. Këto janë ato ndihmesat e mëdha që unë do të thosha, që përveç përfitimeve të mëdha nga ato drejtimet e tjera që thashë, kemi edhe këtë të pasurimit të kulturës sonë, që ne shpesh e harrojmë, sepse me që ende

Shqipëria nuk ka arritur në atë shkallë sa të bëhet një vend me një nivel të lartë ekonomik që të jetë e pakët fare varfëria, se akoma këtu ka varfëri. Kjo na bën që ta harrojmë ndonjëherë atë anën tjetër të kontributit kulturor. Atje ka edhe disa autorë, përveç jush që jeni baras me po këta gazetarë që jetojnë këtu dhe publicistë. Përveç jush ka edhe të tjerë, ka poetë, ka prozatorë, të cilët prej andej botojnë libra me poezi, botojnë romane, botojnë përmbledhje qoftë edhe të artikujve të tyre, qoftë edhe të shënimeve, të librave historikë. Të gjitha këto, që edhe këtu në librin tuaj përmenden dhe shkruhen me një gjuhë të pastër po edhe me një informacion të gjerë, jo thjesht fjalë pa fakte. Ju mbi këto fakte arsyetoni se gazetaria është arsyetim mbi fakte. Ju këtë e jepni me një profesionalizëm të bashkuar me sinqeritetin, me dashurinë për njerëzit dhe me atdhetarizëm. Këtu është edhe vlera e madhe e këtij libri... ...Rreziku më i madh është humbja e gjuhës nga fëmijët. Ne duhet që në familje të flasim shqip, se ke kohë të flasësh në gjuhën e huaj. Në familje duhet patjetër të flitet gjuha shqipe. Vetë shqiptarët që janë atje të përpiqen që të hapin shkolla. ... Duhet t’i ndihmojë emigrantët, me hapje shkollash, me libra e mjete mësimore, me gjithçka të nevojshme...

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

39


Si e shfrytëzojnë

FËMIJËT INFORMACIONIN VIZUAL

për t’iu përshtatur mjedisit rrethues? w e L e s i n e D hkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të mësuar se si fëmijët e shfrytëzojnë informacionin vizual për t’iu përshtatur mjedisit rrethues. Megjithëse ka pasur teknologji dhe pajisje mjekësore prej vitesh, asnjëherë më parë këto pajisje nuk kanë qenë kaq të vogla sa të analizojnë se si fëmijët e vegjël e shohin mjedisin rreth tyre. Studimet e fundit tregojnë se përdorimi i kësaj teknologjie jep rezultate të rëndësishme në fushën e analizimit të zhvillimit perceptues, njohës dhe social të fëmijës. Studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut, nën drejtimin e Dr. Karen Adolph, kanë zbuluar një metodë të re për të analizuar këtë proces. “Ky projekt studion shqisat pamore, zhvillimin e tyre normal. Janë bërë shumë kërkime lidhur me shikimin në rrethana artificiale. Megjithatë, pas mbi 100 vjet studimesh, ende nuk dinim se ku i drejton njeriu sytë në jetën e përditshme dhe përse?”

S 40

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

...Imagjinoni sikur po e shihni botën përmes syve të një fëmije. Si orientohet ai në mjedisin ku ndodhet? Fin është 8 muajshe. Ajo është përfshirë në eksperiment dhe do të mbajë në kokë një pajisje që ndjek lëvizjet e syrit. Pajisja ka 2 kamera, njëra që ndjek pamjen që ka para syve fëmija, ndërsa tjetra që ndjek lëvizjen e bebes së syrit. Një kompiuter analizon të dyja pamjet që xhirojnë kamerat për të përcaktuar se çfarë po sheh Fin. Pajisja peshon rreth 45 gramë. Xhejson Bebkok është themelues i kompanisë Positive Science me seli në Nju Jork, e cila ka zhvilluar pajisjen gjatë dekadës së fundit. Ai ka punuar për ta shndërruar pajisjen në një trajtë sa më të vogël dhe të lehtë që të përdoret nga foshnjet. “Tani që kamerat dhe ndjesorët janë kaq të vegjël, mund të kapim imazhe që kanë të njëjtën madhësi sa gishti i vogël i dorës. Tani mund të ndërthurim teknologji që deri dje na dukeshin të pamundura”. Metoda e ekipit është të analizojë së pari shikimin e fëmijës, kur është i lirë të lëvizë e të


luajë. Ajo që zbuluan përmes kësaj teknike, e la ekipin të shtangur. Xhon Françak është studiuesi kryesor i projektit. “Kur e filluam projektin menduam se fëmijët do t’i kishin gjithë kohën sytë tek nëna, pasi kjo është ideja e përgjithshme që ekziton në fushën e analizimit të zhvillimit social të fëmijës”. Por në një dhomë të mbushur me lodra dhe me pengesa që duhet të kalojë duke u ngjitur apo duke u zvarritur, fëmija shihte nga nëna vetëm gjysmën e kohës. Edhe nëse i kishin sytë nga nëna, fëmijët shihnin tek fytyra e saj vetëm 15 për qind të kohës. “Nëse fëmijët nuk e ndjekin nënën me sy aq shumë sa mendohej më parë, kjo ndryshon mënyrën si duhet të analizojmë procesin e zhvillimit të fëmijëve duke mësuar nga të tjerët”. Por fëmijët gjithmonë i hedhin një shikim të drejtpërdrejtë objektit që duan të marrin në dorë. Një tjetër zbulim interesant është se megjithëse 75 për qind të kohës fëmijët i hedhin vështrim të drejtëpërdrejtë pengesave që kanë përpara, kur duan t’i kalojnë ato, ky s’është një proces i domosdoshëm, pasi fëmijët mund të analizojnë shumë mirë informacionin nga shikimi periferik. Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë metoda të reja për të realizuar studime bazë, por ata shtojnë se teknologjia ekzistuese mund të gjejë zbatim në një numër fushash.

Nëse fëmijët nuk e ndjekin nënën me sy aq shumë sa mendohej më parë, kjo ndryshon mënyrën si duhet të analizojmë procesin e zhvillimit të fëmijëve duke mësuar nga të tjerët “Në të ardhmen mund të gjejë zbatim në fushën e kurimit të problemeve të zhvillimit tek fëmijët, apo studimet mjekësore”. Këta studiues sapo kanë filluar ta kuptojnë procesin e orientimit të fëmijëve të vegjël në mjedisin rrethues. Ata thonë se studimet e ardhshme mund t’i ndihmojnë mjekët të identifikojnë terapi për fëmijët me autizëm apo probleme në lëvizje.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

41


KAFEINA

në vendin e punës afe, çaj ose ndonjë formë tjetër kafeine mund të bëjë më shumë sesa thjesht të mbajë zgjuar njerëzit që punojnë natën. Një studim i ri tregon se kafeina ndihmon ata që punojnë natën edhe me rritjen e kujtesës, vëmendjes, perceptimit dhe arsyetimit. Shkencëtarët thonë se kafeina është edhe më efektive sesa një sy gjumë apo dremitja për shmangien e gabimeve gjatë punës. Ndonjëherë shumë njerëz e kanë të vështirë të qëndrojnë zgjuar, qoftë edhe gjatë ditës në punë. Dhe akoma më e vështirë është për ata që punojnë natën. Megjithatë, studim i ri nga grupi Cochrane tregon se kafeina jo vetëm që mban punëtorë të tillë zgjuar, por i ndihmon ata të punojnë më mirë e të bëjnë më pak gabime gjatë punës. Shkencëtarët shqyrtuan rezultatet e 13 studimeve të ndryshme, të cilat tregojnë se tek më shumë se 15 për qind e punëtorëve në vendet më të industrializuara, puna me orar jo të rregullt mund të prishë orën biologjike të një personi, duke shkaktuar pagjumësi kronike, lëndime në punë e aksidente me makinë gjatë rrugës për në punë ose kthim nga puna.

K

42

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

Provat treguan se tek punëtorët që shtuan marrjen e kafeinës nëpërmjet pijeve të ndryshme si kafe e çaj, u vu re një përmirësim i kujtesës dhe shtim në vëmendje, perceptimi dhe aftësi arsyetimi. Pjesëmarrësit në studim ishin të moshës 20 - 30 vjeçare. Autorët e studimit thonë se kërkime të tjera janë të nevojshme për të përcaktuar se një rritje në konsumin e kafeinës mund të afektojë edhe punonjësit më të moshuar.


në gjyq N

ë një gjykatë të Madridit, gjigandi ndi i teknologjisë, Google, po lufton n me një urdhër të Spanjës, për të hequr equr disa të dhëna nga mekanizmi mi i kërkimit. Çështja përqëndrohet et tek parimi i një ligji spanjoll, të njohur si e drejta për ër t’u harruar dhe është përplasja më e fundit e kompanisë anisë Google me ligjet evropiane të privacisë. Le të themi se dikush ju ka akuzuar për një krim. Gazeta lokale shkruan për të, por ti mbrohesh në gjyq dhe del se je i pafajshëm. Disa vjet më votë, ajo gazetë mund të ekzistojë ende diku në internet. A ke të drejtë ta shuash atë? Kjo është pyetja që po debaton një gjykatë e Madridit në çështjen mes gjigandit Google dhe agjencisë spanjolle për mbrojtjen e të dhënave. Autoritetet spanjolle kanë depozituar 90 akuza kundër kompanisë “Google”, nga qytetarë të cilët kërkojnë që informacionet shpifëse kundër tyre të hiqen nga kërkimet në “Google”. Në Spanjë, dëshira e tyre është e ruajtur me ligj dhe quhet e drejta për t’u harruar. Paloma Paloma Llaneza është avokate për mbrojtjen e të dhënave, që përfaqëson disa nga paditësit. “Argumenti i përgjithshëm është ai që ne e quajmë “e drejta për t’u harruar”, dhe që bazohet në të drejtën e çdo qytetari, apo individi që të dhënat për të, të përdoren siç duhet. Për ta shpjeguar thjesht – kur kërkon në Google për dikë dhe gjen disa informacione – ne kërkojmë që këto informacione të mos gjenden përmes Google-it.” Kompania Google nuk iu përgjigj kërkesës sonë për një intervistë. Por ajo ka publikuar disa deklarata, ku thotë se nuk është detyra e saj të censurojë Internetin. Google thotë se është përgjegjësia e gazetës për të eliminuar raportimet e gabuara dhe jo e Google-it. Kompania e teknologjisë refuzoi t’i bindet urdhërave spanjolle dhe tani çështja po shqyrtohet në gjykatë. Avokatja Llaneza thotë se është e rëndësishme të respektohet ligji spanjoll, nëse Google kërkon të bëjë biznes në Spanjë. “Ndoshta për Google është e vështirë që ta kuptojë këtë çështje. Ka kultura të ndryshme në mbarë

botën. Por e vërteta është se ne kujdesemi shumë për privacinë dhe mbrojtjen e informacioneve tona. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi Google i ofron shërbimet e veta edhe në Spanjë. Ata përdorin emrin e fushës ku kërkohet në spanjisht dhe ja përshtasin shërbimet e tyre vendit tonë. Pra ata duhet të jenë të përgatitur për t’ju përmbajtur ligjit spanjoll.” Kjo është përplasja më e fundit e kompanisë “Google” me ligjet relativisht strikte të privacisë në Evropë. Kompania është në gjyq, ose në prag të tij në Britani, Gjermani, Francë, Itali dhe Republikën Çeke. Shumë nga ankesat janë rreth projektit të Google Street Vieë – që kap imazhe të pothuajse çdo rruge apo shtëpie – që disa qeveri thonë se dhunon privacinë e pronarëve. Joel Reidenberg ka qënë profesor për ligjin e informacionit në Paris dhe Neë York. Ai thotë se shumë ligje evropiane të privacisë janë krijuar shumë më parë Internetit dhe ka një përplasje mes privacisë dhe vetë natyrës së internetit - rrjedhjen e lirë të informacionit që nuk mbaron tek kufijtë kombëtarë. “Këto probleme do të vazhdojnë të shfaqen, derisa të ndodhin një apo dy gjëra: ose kompanitë e teknologjisë të fillojnë të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e ligjit ekzistues, ose ligji duhet të ndryshojë.” Joel Reidenberg thotë se mendon që numri i ankesave ligjore rreth kompanisë “Google” tregon se qeveritë evropiane nuk ka të ngjarë të sprapsen. “Unë mendoj se këto janë ilustrime që agjencitë rregullatore u thonë kompanive teknologjike, që t’i ndërtojnë modelet e biznesit bazuar tek përdorimi i informacioneve personale, dhe se ato duhet t’I përshtasin teknologjitë e tyre për të ruajtur privacinë.” Avokatja spanjolle Llaneza thotë se disa nga betejat për privacinë janë të pashmangshme për kompanitë teknologjike si “Google”. “Ka avantazhe të jesh kompani ndërkombëtare, por ka edhe disa dizavantazhe. Duhen marrë në konsiderate ligjet e secilit vend.” Vendimi për rastin e kompanisë “Google” në Spanjë pritet të merret brenda disa javësh. VOA

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

43


6

UUSHQIMET US më pak të shëndetshme

shqimet qe pershkruhen si te shendetshem mund te fshehin disa efekte anesore, per mireqenien e trupit. Ja gjashte ushqimet fallso te

U

mireqenies. Zgjedhja e ushqimit, nuk duhet te jete nje veprim qe te merret lehte, per shkak se disa ushqime, mund te fshehin rrezik per mirqenien tone. Supermarketet jane shperndares te medhenj te ushqimit, shpesh te shendetshem por ndonjehere te skaduara dhe pikerisht pas disa etiketave jane “benefitet” qe fshehin disa te meta. Ja disa ushqime te njohur si te dobishem per shendetin tone por qe kane efekte anesore te rendesishme.

Kosi, vetem natyral Ne treg gjejme lloje te ndryshme te kosit, po per te mbushur frogoriferin me kos nuk do te thote te kemi nje mengjes te shendetshem. Kosi ka shije te ndryshme, te cilat tashme jane shtuar ne cokollate, lajthi, vanilje, duke u perzier me drithera

44

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

nuk jane me ushqime dietike, por ato kane te njejtat kalori me nje akullore, apo nje embelsire tradicionale, por me diferencen qe permban me shume fermentim laktik. Ne Leximin e etiketes do te gjeni se perqindja e sheqernave dhe yndyrnave eshte me e larte. Nese doni te hani nje kos te shendetshem zgjidhni ate te bardhe, ose me drithera qe i kane vec e vec.

Biskotat dietike Jane te plota dhe zevendesojne nje vakt, fale permbjatjes se tyre me proteina, per kete duhet treguar kujdes duke ndjekur nje regjim diktuar nga nje specialist diete. Menyra “Beje vete” ne fushen dietike eshte shpesh e rrezikshme, per shkak se rrezikon te


hash, pavaresisht ketyre suplementeve, ushqime te tjera qe prishin perpjekjen ose rrisin kalorite.

Pije te gazuara dhe lengje frutash Permbajne fruta dhe kjo i ben te duken si pje natyrale, por nese lexojme etiketen do te shohim se perqindja e sheqerit eshte i pranishem ne perqindje me te larte se sa ajo me tul frutash. Te pish nje gote leng, nese eshte I embel me ngjyroses, sjell ne organizmin tone nje perqindje te larte te kalorive. Keto lloj pijesh, e bejne organizmim te pine me pak uje sepse sheqeri i pranishem ne to nuk e stimulon etjen. Prandaj me mire te zgjidhni nje leng portokalli apo nje miks frutash.

Dritherat Dy grushta te mire me drithera ne qumesht ose kos, na bejne te ndihemi ne forme. Edhe ketu gjithcka varet nga lloji i drithrave qe zgjidhni, ato te pregatitura me miell, bajame e arra, çokollatë, arrë kokosi, rrush dhe fruta te thata, jane jashtezakonisht kalorik dhe shume shpesh, jane me shurup glukoze dhe sheqeri. Gjithmone zgjidhni ato me perberje gruri, mjell misri ose oriz i fryre, ndoshta organike, gjithmone pa shtimin e perberseve te tjere.

Ushqime te lehta Ne disa ushqime qe etiketon si “light” (të lehtë), shquhet prania e perberesve

Integralet

si karamele, camzakize, pije te gazuara, dhe per

Nuk mjafton qe ne ambalazh te jete dicitura “integrale” qe nje ushqim te jete i shendetshem. Shume produkte te shitura si te shendetshem, permbajne sheqerna dhe yndyrna( psh brioshet). Fibrat jane te mira per zorret tona, pra buka, orizi, makaronat, biskotat kane rrugen e lire, por kujdes me kalorite. Nje pjate me makarona integrale (gruri) permban te njejten perqindje te kalorive me nje pjate makaronash tradicionale.

sportistet, biskotat dhe embelsira te tjera qe te japin iluzionin qe mund te abuzosh. Jo te gjithe e dine perse ushqimet e embla, bejne qe te rrisin ndjenjen e urise per shkak se trupi jone, sinjalizohet nga prania e kalorive, por qe nuk vijne kurre ne organizmin tone, kur trupi vazhdon te kerkoje ushqim.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

45


Ndahen çmimet e letërsisë Autorët nderohen në gjini të ndryshme letrare tudimi i Sabri Hamitit “Poetika Shqipe”, është vepra më e mirë letërsisë shqipe për vitin që lamë pas. Ministria e Kulturës ka nderuar shkrimtarin e njohur kosovar me “Çmimin e Madh të Letërsisë”, në ceremoninë e çmimeve të letërsisë për vitin 2010. Në këtë edicion të çmimeve letrare u vlerësuan edhe nëntë autorë të tjerë. Kryetari i Jurisë Agron Tufa u shpreh se në vitin 2010 ka spikatur gjinia e romanit dhe studimit letrar. “Kam nderin të konstatoj se letërsia shqipe sot, në mungesë të instrumenteve të filtrimit, të organizimit të vlerave dhe risive ka një seriozitet artistik ku nuk mungon novatorizmi, kërkimet, tendencat dhe prirjet e zhvillimeve më të mira bashkëkohore me letërsitë e huaja, ku nuk mungon edhe befasia”, theksoi mes të tjerave Agron Tufa, kryetar i jurisë. Autori fitues Sabri Hamiti u shpreh se të marrësh një kurorë letrare që ta ofrojnë shkrimtarët dhe kolegët bashkëkohës është edhe nder edhe kënaqësi. “E kam provuar dashurinë paskajore me shqipen për ta shpëtuar vetveten për të mos dalë nga vetvetja, duke e kërkuar Shqipërinë e përhershme dhe duke jetuar në Shqipërinë e përkohshme. Letërsia për mua është shpëtim më shumë se mbrojtje më shumë se njohje, faktikisht ekzistencë. Ky libër në të vërtetë është vetëm një titull në trajtën e shquar, pra “Poetika shqipe”, e një nëntitulli për 40 vjet studimeve të mia letrare që kishte trajtën e pashquar. Ndonëse kjo është vepër që e kam shkruar në decenin e fundit, në të vërtetë është vetëm sublimim i kërkimeve të ngahershme”, theksoi mes të tjerave studiuesi i njohur Sabri Hamiti. Çmimet për emra të njohur të letrave shqipe ishin të përzgjedhur nga juria me kryetar studiuesin Agron Tufa dhe anëtarë Bardhyl Londo, Persida Asllani, Virgjil Muçi dhe Balil Gjini. Mes çmimeve përmendim çmimi për romanin më

S

46

EDUKIMI DREJT SË ARDHMES / Nr.3 (37) Mars 2011

të mirë, që shkoi për Ramiz Gjinin, për esenë Visar Zhiti, ndërsa poeti Arjan Leka u vlerësua me çmimin për poezinë më të mirë të vitit. Gjithashtu u shpallën çmime për autorin deputues, prozën e shkurtër e letërsinë për fëmijë, studimin, përkthimin shqip, e atë në gjuhë të huaj. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mes shkrimtarëve, përkthyesve e personaliteteve të kulturës i pranishëm ishte edhe Ministri i MTKRSsë Ferdinand Xhaferaj, që u shpreh se ceremonia e ndarjes së çmimeve të letërsisë përbën një ngjarje dhe një motiv më shumë për të mbledhur sërish, njerëzit e letrave, personalitetet e shquara të kulturës, dhe për të përcjellë emocionet e ndarjes së trofeve të veprave më të mira të vitit. “Çmimet Kombëtare të Letërsisë orientohen drejt një përqasjeje të dyfishtë, nga njëra anë përpiqemi të vlerësojmë traditën kombëtare dhe nga ana tjetër përpiqemi të promovojmë prirjet e reja

Sabri Hamiti, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve


për vitin 2010 Çmimi “Petro Marko” për romanin më të mirë për vitin 2010, me autor Ramiz Gjinin, botuar nga Botimet “m&b”.

që përshkojnë rrjedhën e letërsisë shqipe”, u shpreh ministri Xhaferaj. Edicioni “Çmimet Kombëtare të Letërsisë”, akordon për vlerat më të spikatura në fushën e letërsisë, çmimet: “Gjergj Fishta”, “Faik Konica”, “Fan Noli”, “Mitrush Kuteli”, “Petro Marko”, “Migjeni”, “Lasgush Poradeci”, “Jusuf Vrioni”, “Donat Kurti”dhe “Çmimin e Madh të Letërsisë”. Ky aktivitet përfaqëson një angazhim të përvitshëm, nëpërmjet të cilit vlerësohet krijimtaria letrare, studimore dhe përkthimore që i ofrohet editorisë shqiptare përgjatë një viti kalendarik. Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë kthyer në një traditë nga MTKRS, juria e të cilave vlerëson veprat më të mira të gjinive të ndryshme, risitë dhe dukuritë letrare të tyre, gjatë një viti. Nga ana tjetër çmimet që shpall Ministria e Kulturës janë kontestuar shpesh e megjithatë deri tani mbetet e vetmja skemë vlerësimi, që përfshin të gjitha gjinitë letrare për letërsinë gjatë një viti.

Çmimet në letërsi *Çmimi i Madh i Letërsisë 2010, Sabri Hamiti: “Poetika shqipe” *Çmimi “Petro Marko” 2010, Ramiz Gjini: “Bibollasit” *Çmimin “Mitrush Kuteli” 2010, Ridvan Dibra: “Në kërkim të fëmijërisë së humbur” *Çmimi “Lasgush Poradeci” 2010, Arian Leka: “Ndreqje gabimesh” *Çmimi “Faik Konica” 2010, Anastas Kapurani: “Migjeni, ose parathënie e dyzuar” *Çmimi “Gjergj Fishta” 2010, Visar Zhiti: “Panteoni i nëndheshëm”, *Çmimi “Fan Noli” 2010, Saverina Pasho: “Ishulli i mundshëm” (Michel Houellebecq), përkthim nga frëngjishtja *Çmimi “Jusuf Vrioni” 2010, Joachim Röhm: “Për kontributin e gjithanshëm e të shumëçmuar në përkthimit dhe promovimit e dhjetëra shkrimtarëve dhe veprave të letërsisë shqipe në gjuhët dhe kulturat gjermane” *Çmimi “At Donat Kurti” 2010, Joni Boçari: “Bor-for ose provat e Askanos” *Çmimi “Migjeni” 2010, Manjola Brahaj: “Vajtimi i Kalipsosë”.

Nr.3 (37) Mars 2011 / EDUKIMI DREJT SË ARDHMES

47


Botim i Institutit

EDUKIMI

drejt së ardhmes

48 8

EDUKIMI ED EDUK DUKI UUKKIMI DR DDREJT REJTT SSËË AR AARDHMES RDH DHM HM MEES / Nr.3 Nr.33 ((37) 3 ) Ma 37 M Mars ars 2201 2011 011 01


Revista Edukimi, 37