Revista Edukimi

Page 1

BOTIM I INSTITUTIT “EDUKIMI DREJT SË ARDHMES” Viti VIII i botimit. Nr. 1 (40) 2012 E përdymuajshme, Arsimore, Edukative, Pedagogjike, Kulturore

0 0 3 EKË L

VË SO KO

Reflektime profesionale nga Bexhet Arbana

Shqipëria ka nevojë për atdhetarë në kohët moderne nga Myslym Pasha

Zjarret e urrejtjes do të djegin nga Mentor Kikia vetë Maqedoninë Në shtëpinë e Markove, mes kujtimeve të Petros dhe pikturave të Safos… nga Sevim Arbana

Të jesh i ndryshëm në Shqipëri Nga Hueyda El- Saied

Një ide për ta shkëputur arsimin nga ndikimi i politikës nga Mentor Kikia

Nga Pëllumb Xhufi

Nga Hamide Berisha Latifi

Nga Diana Çuli

Një shekull nga lindja e problemit çam

Çështje të arsimit në Kosovë

Përkthimi në Shqipëri

R EU 2.5

O


Mirësevini në revistën

EDUKIMI

Mirëseardhje Edukimi, rruga e vërtetë drejt së ardhmes Jetojmë në shekullin XXI. Në kohën e teknologjisë, të internetit, I phone-it…Jetojmë në kohën e lulëzimit të dhjetëra universiteteve. Është kjo koha kur Shqipëria ka përmbysur raportin klasik të popullsisë fshat/ qytet, që për herë të parë shkon në favor të këtij të dytit. E pra, në kohë të tilla kur ne të gjithë përpiqemi ta përmirësojmë jetën tonë, sipas mundësive që na jepen, duket se këto mundësi po shihen gjithmonë e më shumë tek arsimi dhe edukimi. E natyrisht, rrugët janë të ndryshme dhe hapësirat të shumta. Por në këto hapësira zgjedhjesh, gjithmonë e më shumë shtrohet pyetja: a është kjo zgjedhja e duhur? Më mirë një universitet apo një shkollë profesionale? Të zgjedh një profesion që dashuroj, apo një profesion që më siguron të ardhmen? Më mirë një master apo një fakultet i dytë? Më mirë libri, televizioni apo interneti? A mund të jetë një individ i arsimuar edhe një individ i miredukuar? Arsimi jashtë metropolit…Çfarë ofron realiteti për secilin nga ne? Cilat janë problemet me të cilat përballet sot arsimi në Shqipëri? Çfarë kemi arritur, çfarë ka ndryshuar, çfarë ka për të përmirësuar? Janë të gjitha këto e shumë të tjera, pyetjet, të cilave përgjatë viteve revista “Edukimi drejt së ardhmes” është përpjekur t'u japë përgjigje. Përmes specialistëve më të mirë të kësaj fushe, pedagogë, intelektualë, përfaqësues të njohur të jetës publike në vend, kjo revistë synon të shkojë tek të gjithë ata, që e duan arsimin dhe edukimin e që e shohin atë, si rrugën e vërtetë drejt së ardhmes.


Këtë numër Vi t i . 8 • N o . 4 0 • J a n / S h k u r t 1 2

Botim i Institutit “Eda” Drejtor ekzekutiv: Bexhet Arbana Bordi konsultativ: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. As. Dr. Jetmir Aliçkaj Hajro Limaj, Publicist, Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar Stavri Trako, pedagog, publicist Design: “Ergys Temali” Tel: +355 69 23 87547 Adresa: Rr. “Naim Frashëri”, Nr. 8, Tiranë - Shqipëri Tel: +355 4 2270 173 Tel&Fax: +355 4 2233 001 bexharb@yahoo.com arsimisotneser@gmail.com www.edainstitute.com Revista shpërndahet edhe në Kosovë dhe Maqedoni

4

Editorial Një ide për ta shkëputur arsimin nga ndikimi i politikës

8

Reflektime Reflektime profesionale

16

Intervista Shqipëria ka nevojë për atdhetarë në kohët moderne

20

Analizë Një shekull nga lindja e problemit Çam

24

Bota Përse Franca e akuzon tani Turqinë për genocid?

26

Kosova Arsimi mbrojti shqiptarët / shqiptarët mbrojtën arsimin

28

Reportazh Në shtëpinë e Markove...

32

Opinon Përkthimi në Shqipëri

34

Opinion E drejta për të fyer, më e shtrenjtë se e drejta për të mos u fyer

37

Universitet Zgjedhjet në universitete: Studentët nuk kanë besim tek vota e tyre

41

Forum Të jesh i ndryshëm në Shqipëri

45

Kuriozitete Shtatë mrekullitë e botës ujore

46

Opinion Televizioni dhe adoleshentët…

48

Personazh Xhersi Kurti: Ëndrra e çdo sportisti është olimpiada

50

Rajoni Zjarret e urrejtjes do të djegin vetë Maqedoninë Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

3


EDITORIAL Çfarë është “Alternativa Civile” “Alternativa Civile”, është një lëvizje qytetare, e organizuar nga Forumi i Mendimit të Lirë, një organizatë alumni, që mbledh rreth vetes pjesmarrës në Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar, një program i rëndësishëm shkëmbimi i Departamentit të Shtetit të SHBAve. “Alternativa Civile” ka angazhuar dhe po rrit më tej pjesëmarrjen e të gjithë intelektualëve shqiptarë që kanë qenë pjesëmarrës në të gjithë programet e shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, duke perfshirë këtu Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar, Programet

akademike Fulbright dhe Humphrey, Programi i shkëmbimit dhe studimit të të rinjve (YES), Programi i shkëmbimit të pedagogëve te rinj (JFDP), etj. “Alternativa Civile”, si një lëvizje qytetare, gjithëpërfshirëse, veç pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, ka angazhuar edhe inteklektualë të tjerë, që nuk kanë qenë në këto programe dhe nuk janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në veprimtari politike. Qëllimi i punës së “Alternativës Civile” është të prodhojë dhe propozojë nisma konkrete alternative, për zgjidhjen e problemeve që konstaton.

Mentor Kikia

Një ide për ta shkëputur arsimin nga ndikimi i politikës

Nga Mentor Kikia “Alternativa Civile” Të gjithë jemi të vetëdijshëm sot, se investimi më produktiv dhe me pritshmëri të lartë për të ardhmen, është arsimi. Diferenca midis kombeve të pasura dhe atyre të varfëra, dallohet në cilësinë e sistemit të tyre arsimor; shtetet lider nga shtetet e dorës së dytë apo të tretë në botë, nuk dallohen nga numri i popullsisë, por nga kualiteti i sistemit arsimor dhe përqindja e GDP-së që investojnë në kërkimet pranë qendrave universitare. Aq më e theksuar do bëhet kjo në vitet që vijnë, kur rritja e popullsisë, dalja në skenë e konkurentëve të rinj botërorë, do sjellë, për mos thënë që në fusha të caktuara 4

tashmë ka ardhur, ngushticën në lëndë të para, dhe kompetivitetin dhe konkurencën e egër në tregjet botërore. Bota është bërë globale dhe nëse në të shkuarën, një shtet gabonte në ndërtimin e strukturave të tij, por prapë e gjente kohën që të korrigjohej, në ditët e sotme, një gabim strukturor mund të sjellë humbjen e kompetivitetit të v e n d i t , d h e k u r ga b i m e t korrigjohen me vonesë, humbjen e konkurueshmërisë të tij në aspektin global apo lokal. Duke folur me terma konkretë, popullata shqiptare, ende është e re në moshë, çka do të thotë, që shkollat shqiptare kanë material

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

njerëzor të mjaftueshëm për të përpunuar për tregun e punës. Se si do formësohen këta njerëz sot, do jetë ekonomia shqiptare nesër. Shifrat dhe trendi tregojnë, se rreth viteve 20, rritja e popullsisë do jetë ndalur dhe në vitet 30 do kërkojmë emigrantë. Por në këto vite, shkolla shqiptare, a do jetë në gjendje të ketë afruar material cilësor që ekonomia e vendit mos jetë thjesht e bazuar tek fasoni i këpucëve dhe veshmbathjeve, por në industri me cikël global të teknologjive të larta? A do ketë afruar shkolla shqiptare material n j e rëzo r ko m p et i t i v d h e konkurues të paktën me tregun


EDITORIAL rajonal? Në bazë të cilësisë që nxjerr fabrika shkollë, kemi krah pune grexo, krah pune profesional dhe produkt, i cili shkon për studimet e larta dhe qendrat kërkimore shkencore. Kjo e fundit, është një temë e madhe diskutimi dhe jo objekt i propozimit tonë. Sistemi arsimor parauniversitar që ne edhe po marrim në shqyrtim, është sistemi i cili për vitet e ardhshme do edukojë masën e madhe të shqiptarëve, dhe pjesërisht do furnizojë universitetet. Fatkeqësisht, siç ndosh ne gjithë vëndet e varfëra, në 20 vjetët e tranzicionit, shkolla shqiptare është konceptuar nga gjithë krahët politikë, jo si sistemi ku do plazmohej e ardhmja e kombit, por si vend punësimi për militantët partiakë. Të gjithë e dimë, se me rrotacionin e forcave politike, sektori i arsimit pëson një transfuzion me përmasa traumatike për sistemin. Në krye të arsimit në rrethe vendosen njerëzit që bëjnë pjesë në skalionin e parë të militantëve partiakë dhe detyra e parë e tyre është të sistemojë në punë mësuesit që kanë kontribuar në fushatat elektorale. Eshtë e p a ko n c e pt u e s h m e , q ë m e ndërrimin e pushteteve ndërrohen të gjithë drejtorët e shkollave dhe të kopshteve, e madje deri edhe roja i portës së jashtme. Politikën e kuadrit nuk e bëjnë më zyrat e burimeve njerëzore, por dega e partisë në rreth, e cila harton dy palë lista; e para me mesuesit që duhet të shkarkohen, që i përkasin tashmë opozitës dhe e dyta, me mësuesit që duhet të emërohen, që i

përkasin mazhorancës. Diploma dhe dëshmitë kualifikuese zëvendësohen nga rekomandimet partiake. Sipas të dhënave, vetëm në zgjedhjet e 2005-ës, u ndërruan 35% e mësuesve, duke larguar ata të krahut të kundërt dhe sjellë ngjyrat e tyre. Ndërkohë që rasti më i fundit, vetëm në Kamëz, pak ditë para zgjedhjeve vendore u futën në shkolla 65 mësues, për tu shkarkuar sërish dhjetë ditë para se ne të mblidhemi në këtë tryezë. Mendojmë se edhe në sektorin e ndërtimit ka më shumë stabilitet dhe seriozitet në punësimin e muratorëve. Ky lloj rrotacioni trondit nga themelet profesionalizmin në arsim dhe stimulon politizimin e mësuesve, të cilët, për ti shpëtuar shkarkimeve apo transferimeve të tipit internim, detyrohen të atashohen pranë partive politike. Me siguri, kështu ka qenë sa herë ka ndërruar qeveria e Tiranës, dhe kështu do vazhdojë të jetë, nëse nuk e kuptojmë se guri që hedhim me rrotacion mbi kokën e kundërshtarit, në realitet bie mbi kokën e fëmijëve tanë dhe të së ardhmes tonë. Pjesë e kësaj bindjeje të verbër politike, drejtuesit e shkollave dhe arsimit i shndërrojnë armatat e mësuesve, e akoma me keq edhe të nxënësve, në turma mitingjesh që duhet të mbushin sheshet e qytetit të tyre, apo të transportohen me autobuzë si mitingashë të importuar. Ky realitet nuk ka nevojë për dëshmi për ta besuar dhe as nevojë për ekspertizë, për të treguar se çfarë dëmi i sjell cilësisë së arsimit dhe perspektivës së edukimit të të

Të gjithë e dimë, se me rrotacionin e forcave politike, sektori i arsimit pëson një transfuzion me përmasa traumatike për sistemin. Në krye të arsimit në rrethe vendosen njerëzit që bëjnë pjesë në skalionin e parë të militantëve partiakë dhe detyra e parë e tyre është të sistemojë në punë mësuesit që kanë kontribuar në fushatat elektorale. Eshtë e pakonceptueshme, që me ndërrimin e pushteteve ndërrohen të gjithë drejtorët e shkollave dhe të kopshteve, e madje deri edhe roja i portës së jashtme. Politikën e kuadrit nuk e bëjnë më zyrat e burimeve njerëzore, por dega e partisë në rreth, e cila harton dy palë lista; e para me mesuesit që duhet të shkarkohen, që i përkasin tashmë opozitës dhe e dyta, me mësuesit që duhet të emërohen, që i përkasin mazhorancës.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

5


EDITORIAL rinjve. Ky realitet tashmë ka nevojë të kurohet. Dhe në vijim të kauzës sonë “Mos thuaj duhet bërë, por bëj edhe ti dicka”, ne jemi këtu për të propozuar disa masa konkrete, në përpjekje për të zbutur ndikimin e politikës në arsim. Projektligji për arsimin para universitar, i cili është në fazë hartimi, ka bërë përpjekjet më të mira që të sjellë në Shqipëri eksperiencën botërore. Ka në të defekte të cilat mund të korrigjohen sipas optikës sonë, por të cilat nuk janë parë të udhës nga hartuesit e tij, apo ashtu janë gjykuar. Por të vetëdijshëm për forcën tonë, dhe duke dashur të kursejmë kohën e ligjvënësve, do rekomandonim disa ndërhyrje, të cilat nuk janë për efekt kozmetik, por janë themeltare në mbarëvajtjen në praktikë të sistemit të trajtimit të personelit mësimdhënës. Dhe kjo fillon që me sistemin e emërimit. Nëse do marrësh dhe lexosh projekt-ligjin shqiptar dhe ta krahasosh me atë amerikan apo të Europës Perëndimore, vëren se gjithçka është gati e përputhshme. Kuptohet që ka diferencë në financimin e shkollave, ku amerikanët janë më të decentralizuar për shkak të traditës së tyre, ndërsa e kundërta ndodh me europianët, por që të gjitha këto kanë lidhje me mentalitetin e vendeve. Por ajo që mendojmë se edhe çalon në ligjin shqiptar, është pikërisht emërimi i piramidës së stafit mësimdhënës. Ndaj mendojmë se lind nevoja për implementimin e një sistemi, i cili e ul ndjeshëm 6

ndikimin e politikës në punësimin e personelit mësimor. Konkretisht, pika më delikate, të cilën edhe kemi menduar që të rekomandojmë të rishqyrtohet nga propozuesit e ligjit, është pikërisht mënyra e emërimit të Drejtorëve të institucionit arsimor. Në Nenin 66, pika 1, thuhet se: “Drejtori i institucionit arsimor publik, përzgjidhet me konkurim të hapur dhe ka mandat pesëvjeçar të përsëritshëm. Ai emërohet nga drejtori i njësisë arsimore vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve të përzgjedhur nga një komision i përbërë nga përfaqësues të grupeve të interesit. Kriteret për drejtor, procedura e përzgjedhjes dhe të emërimit si dhe përbërja e komisionit, përcaktohen nga ministri me akte nënligjore, pasi merret paraprakish mendimi i KKAP (Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar)”. Për gjithë ata që e dinë si përkthehet ky ligj në terrenin shqiptar, e kanë të qartë, se këtu nuk ka asnjë pengesë ligjore, që meqënëse ministri, anëtarët e KKAP, dhe drejtori i njësisë arsimore vendore përkatëse zgjidhen nga kryeministri dhe ministri, është matematike, që gjithë piramida mësimdhënëse, do jetë ideologjikisht e indoktrinuar, politikisht e seleksionuar dhe praktikisht e partizuar. Aq më tepër, caktimi i një mandati 5 vjeçar, nuk ndihmon në forcimin e administratës dhe profesionalizmin e saj, por në një mish- mash, nëse forca që do vijë në pushtet, do jetë e kundërta e drejtorit të shkollës, ose kalcifikim të personave me

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes


EDITORIAL lidhjet e duhura politike, në poste shtetërore, ku kriteri matës, si gjithmonë në këta 21 vjet, nuk ka qenë rezultati profesional, por lidhjet partiake. Pra, kemi të bëjë sërish me të njëjtën gjë. Pavarësisht se përdoret termi konkurim, sërish ata emërohen. Por nuk do të kemi vetëm një militant, por dy ose më shumë militanë, mes të cilëve do të zgjidhet më mlitanti. Gjithashtu, ka një gabim konceptual, pasi një mandat i përcaktuar, është atribut i posteve që zgjidhen me votim, ose nga njerëz të votuar nga populli. Në këto kushte, propozimi ynë është që veçanërisht dy poste dhe konkretisht ai i Drejtorit të Njësisë Arsimore Vendore dhe Drejtorit të Institucionit Arsimor, të zgjidhen me votim nga komunitetet që kanë lidhje me aktivitetin e tyre shtetëror. Për të qënë më konkretë propozojmë që: 1 - Drejtori i Njësisë Arsimore Vendore ose ai qe e i themi drejtori i arsimit te qytetit apo rrethit, të zgjidhet me votim nga komuniteti i mësuesve të kësaj njësie vendore. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara nga ligji dhe trajnimet e nevojshme që kërkon posti. Kandidaturat, nuk duhet të jenë të propozuara nga parti politike apo sindikata, por të jenë individuale. Mandati i drejtorit, të jetë jo më shumë se katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë dhe jo më shumë se dy mandate në gjithë karierën e tij. 2 - Drejtori i Institucionit Arsimor, drejtori i shkollës të

zgjidhet me votim nga komuniteti i prindërve të këtij institucioni. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara nga ligji dhe trajnimet e nevojshme që kërkon posti. Kandidaturat, nuk duhet të jenë të propozuara nga parti politike apo sindikata, por të jenë individuale. Mandati i drejtorit, të jetë jo më shumë se katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë, dhe jo më shumë se dy mandate në gjithë karierën e tij. Për cilindo njohës të projektligjit për arsimin parauniversitar, e kupton se modifikimi i këtyre dy pikave, do sjellë një çlirim të shkollës nga morsa partiake ku është futur, dhe frymëmarrje të personelit mësimdhënës nga presionet partiake apo militante. Kjo do të bëjë që drejtori i arsimit në qytet, të mos i kërkojë mësuesit në listat që sjell kryetari i partisë në pushtet, por mes CVve që sjellin aplikantët. Si deri më sot, ligjet e natyrës dhe shoqërisë kanë dëshmuar, se vetëm konkurenca e lirë, e bazuar mbi rregulla loje të qarta, sjell progres dhe prosperitet. Edhe ky modifikim ligjor, do sjellë, që ambiciozët për karrierë të mos falen në dyert e partive, por t'i besojnë vetëm shpatullave të tyre, ndërsa mësuesit, ta masin punën me rezultatet që marrin nga nxënësit e tyre. Një drejtues i zgjedhur dhe jo i emëruar ndër radhët e partizanëve politikë, nuk i detyrohet askujt, që të mbyllë shkollën dhe t'i dërgojë mësuesit e nxënësit në miting. Alternativa Civile ka ndërmarrë një tur takimesh me mësuesit në qytete të ndryshme për të konsultuar idenë dhe për të

marrë mendimet e mësuesve. Nga takimet e parë kemi konstatuar një mbështeje të fortë të mësueve, të cilët duke qenë shpesh viktima të trajtimit politik në vendet e punës, kërkojnë të ushtrojnë vetë drejtëpërdrejtë pushtetin e tyre.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

7


REFLEKTIME

Nga Bexhet Arbana

Reflektime profesionale Në një rend shoqëror demokratik formimi shkencor-profesional, është çështje e botëkuptimit individual. Botëkuptimi është gjithë sistemi i pikëpamjeve intelektuale mbi botën në tërësi, mbi shoqërinë, sendet dhe fenomenet e natyrës, mbi pikëpamjet politike, juridike, filozofike, kulturore, estetike e shkencore. Duke qenë sistem i pikëpamjeve intelektuale mbi botën dhe ligjet e zhvillimit të saj, mbi bazën e të cilave projektohen bindjet botëkuptimore, kjo ravijëzon edhe qëndrimet e njerëzve ndaj fenomeneve të ndyshme shoqërore duke shërbyer si udhërrëfyes për veprim. Këndej buron dhe formimi i botëkuptimit demokratik-edukativ i armatës së mësuesve, drejtuesve e specialistëve të arsimit. Demokracia nuk mund të ndërtohet pa përvetësuar indikatorët e domosd o s h ë m s h o q ë ro rë , p o l i t i kë , ekonomikë, shkencorë e edukativë brenda sistemit demokratik ku jetojmë. Bindjet e thella demokratike ndihmojnë specialistët të mbajnë qëndrime oportune ndaj problemeve të përgatitjes profesionale. Ata kërkojnë vazhdimisht mënyra e forma

8

të reja për zotërimin e përdorimin me efikasitet të teknikave dhe metodave, të formave të organizimit, të drejtimit e të zhvillimit të proçesit të edukimit si dhe të kenë iniciativë dhe të jenë krijues në këtë proçes. Këto bindje janë pjesë e botëkuptimit demokratik dhe përbëjnë në vetvete parimet e qëndrimit të individit në ushtrimin e profesionit. Këto bindje ndihmojnë specialistët, që të ndjekin e të analizojnë me vëmendje situatën pedagogjike në vend, të orientohen drejt e të përcaktojnë qëndrimin e tyre profesional. Një aftësi parashikuese e tillë, ndikon në përgatitjen metodike e si rrjedhim pakëson mundësinë e shfaqjes së simptomave të pasigurisë, hutimit, frikës e zhgënjimit. Nga ana tjetër, kjo aftësi parashikuese ravijëzon ndjenjën e përgjegjësisë profesionale në zbatim të detyrimeve edukative. Shkalla e formimit tekno-profesional matet me zbatimin në praktikë të kërkesave që lidhen me plotësimin e detyrave social-edukative në këtë proçes të ndërlikuar progresi. Veç kësaj, në veprimtarinë aktive të specialistëve, ku më shumë e ku më pak shfaqen dhe qëndrime kontraverse ndaj detyrës.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Hasen jo rrallë herë, specialistë që nuk tregojnë interesin e duhur në përvetësimin e njohurive pedagogjike të avancuara, në rritjen e rendimentit të punës kërkimore-shkencore, për shfrytëzimin e gjithanshëm të mjeteve didaktike, në ngritjen e përgjithshme të nivelit kulturor, profesional, etj. Njohuritë e thella dhe idetë e reja, shpesh nuk janë në kohezion organik, prandaj botëkuptimi i specialistëve të arsimit nuk mund të formohet jashtë këtij perceptimi standart. Fuqia e argumentit qëndron jo vetëm në kuptimin e thellë të ideve, por edhe në tronditjet që shkaktojnë idetë e avancuara. E rëndësishme është që nëpërmjet argumentave antikonformiste të mposhten shfaqjet e ndjenjës së mosbesimit e frikës dhe të forcohet ndjenja e integritetit tek vetja. Dihet që përgatitja pedagogjike shpesh identifikohet edhe me përpunimin psikologjik të individit, të ndjenjave, mendimeve, dëshirave, por edhe të vullnetit e karakterit madje deri tek prirjet shpirtërore dhe përjetimet e tij. Kjo përgatitje përfshin të gjitha ato kualitete, të cilat krahas formimit, diturive dhe bindjeve botëkuptimore, përbëjnë botën e


REFLEKTIME

…është pikërisht formimi i vlerave qytetare, ai që ngrihet mbi rastësitë e iluzionet që induktojnë sjelljen dhe vullnetin e gjeneratës së sotme

brendshme të specialistit. Kjo e fundit shfaqet në qëndrimin ndaj punës, në marrëdhëniet reciproke me kolegët për çështje kardinale apo të rëndomta të proçesit të edukimit, në reagimet ndaj sjelljeve politike të tij, etj. Këto cilësi konfidenciale, të cilat janë kritere bazë në përcaktimin e identitetit të individit nuk zhvillohen në mënyrë sporadike, por me këmbëngulje reflektive gjatë gjithë proçesit të formimit profesional, në tërë kompleksitetin e tij. Me këtë rast, në përgatitjen psikologjike nuk mund të merret në konsideratë vetëm performanca individuale, por edhe specifika e punës operacionale, që kryen specialisti gjatë proçesit edukativ si dhe pesha e produktit të realizuar. Në kushtet e studimeve të sotme, nocioni i mjeshtërisë profesionale është bërë aq i gjerë e kompleks, sa nuk mund të kuptohet i shkëputur nga përgatitja e gjithanshme psiko-pedagogjike e shkencore, që nga mësuesit e thjeshtë e deri tek drejtuesit e specialistët cilësorë. Këto janë kritere të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, sa është e pamundur të përcaktohet me saktësi ku fillon kufiri i mjeshtërisë profesionale dhe ku mbaron kufiri i cilësive të tjera të botës intelektuale, estetike e morale.

Synimi kryesor i specialistëve të afishuar gjatë performimit të vlerave të tyre profesionale është që të ilustrojnë specifikisht përgjithësimet e konstatuara. Madje t'i përcjellin në publik sa më të goditura e konkrete të gjitha ligjësitë e shprehura konvencionalisht. Të shërbejnë për të konkretizuar përmbajtjen e një proçesi të një ligjësie, apo të një arsyetimi abstrakt dhe rezultatet e evidentuara të përcillen të përvetësuara natyrshëm. Në disa artikuj të karakterit të ngushtë prefesional, në themel të artikulimeve intelektuale ndeshen jo rrallë herë dhe pikëpamjet e njohura etatiste. Dallimi themelor midis pedagogjisë evolutive (kreative) dhe derivative të disiplinave shkencore (konvencionale) qëndron jo në përmbajtjen edukative te tyre, por në mënyrat dhe format e shprehjes së kësaj përmbajtjeje për një qëllim të caktuar operacional. Sipas këtyre pikëpamjeve, që të dyja këto drejtime të mendimit intelektual kanë po të njëjtin objekt njohjeje. Realiteti edukativ, ndryshe nga mendimi i ngushtë disiplinor (shkencor) që e pasqyron në koncepte abstrakte, pedagogjia (aspekti edukativ) në të kundërt e mishëron atë në dukjet e saj krejtësisht jetësore. Të dyja këto fusha

të artikulimit intelektual, pavarësisht këndvështrimit të tyre dallues nga pikëpamja e përmbajtjes së tyre, janë njëherësh edhe pasqyrim i realitetit objektiv. Kjo ka bërë që në interpretimet e shumta iluzive mbi karakterin dhe përmbajtjen e lëndës profesionale, të hamendësohen boll supozime në lidhje me sqarimin e specifikës së produktit pedagogjik që duhet dhe mund të trajtohet në revistën “Mësuesi”. Në këtë këndvështrim, lipset të konfirmoj se shkrimet e karakterit profesional, në përbërje të revistës, do të mund të klasifikoheshin qartësisht në shkrime me koperturë të orientuar të nivelit mësimor-metodik, observues-informativ, tematik-shkencor si dhe shkrime, ndonëse të pakta të karakterit produktiv-autentik. Krahas shkrimeve profesionale të mirëfillta, në vazhdimësi ndeshen në numra të revistës edhe analiza të orëve mësimore të veçanta të disiplinave shkencore. Efektivisht këto analiza, veç shkrime nuk mund të konsiderohen. Përveçse paraqesin mikrovlera profesionale, të gjysmuara, të ngurta e të kufizuara, gjithashtu nuk mund t'i përshtaten formatit të revistës “Mësuesi”, për vetë natyrën intelektuale dhe përmbajtjen konceptuale të këtij botimi. Thënë

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

9


REFLEKTIME ndryshe, nuk do të ishte me vend botimi edhe më tutje i “orëve mësimore model” në faqet e revistës. Më së shumti, këto mikro-vlera profesionale, tejet të specifikuara, (pa dashur të përmendim autorët e tyre) do të gjenin domethënie vlerësuese, nëse do të qarkullonin përmes udhëzimeve, broshurave, qarkoreve, etj., të trajtuara me seriozitetin e nevojshëm nga institucionet përkatëse, të drejtorive arsimore, zyrave arsimore, Institutit Pedagogjik e madje dhe të MASH-it, në adresë të shkollave, komisioneve lëndore, pse jo dhe mësuesve, sipas profileve te caktuara. Dhe me kaq, mbaron gjithçka! Gjithsesi në faqet e revistës gjejmë të botuara dhe një numër të konsiderueshëm shkrimesh (rreth 90%) të karakterit mësimor-metodik dhe observues-informativ, ndërsa vend të papërfillshëm zënë shkrimet e formatit tematik-shkencor. Për të mos komentuar pastaj mungesën e plotë të punimeve të formatit të lartë produktiv-autentik, veçanërisht të atyre me përmbajtje kritike, të karakterit të pedagogjisë politike, të debatit e analizës dhe të oponencës intelekto-profesionale, reportazheve realiste, etj., të cilave nuk u gjendet as “nami as nishani” që me çfarë shihet kanë avulluar ekskluzivisht nga kujtesa

kolektive. Misteri i kësaj sjelljeje hipotetike, në gjykimin tim, nuk mendoj se qëndron vetëm në faktin që askush nga specialistët e arsimit nuk ka çfarë thotë, por se fatkeqësisht nuk guxojnë të thonë të vërtetën, për çështje kardinale të arsimit, për shkak të përndjekjes politike, ndaj dhe mbizotëron një heshtje fatale varri. Megjithatë, duhet thënë se punime cilësore të pedagogjisë dinamike të spektrit metodik-edukativ e informativ, që i shmangen survejimit politik gjenden me tepri (në numrat QershorDhjetor 2011) në revistën “Mësuesi”. Mund të veçonim shkrimet e suksesshme si “A zhvillohen sot konkurset në matematikë”, nga Arben Porocani (pedagog), shkrimi autentikstudimor “Përkujtimi i Migjenit mësues i Vrakës” shkruar nga Loreta Loli. Shkrimi “Ndryshime në shërbim të rritjes së cilësisë” është një arritje personale, një vlerë studimore edukative, e shkruar nga Novruz Ahmeti (MASH). Shkrimi rekomandues praktik nën titullin “Analizë e faktorëve që ndikojnë në braktisjen e shkollës” nga Besnik Rama (MASH) ndonëse i pambështetur në fakte reale, ruan sërish forcën e argumentit. Ajo çfarë e afirmon më shumë këtë specialist në talentin e tij premtues është reportazhi i shkëlqyer “Bujanoc, Nëntor 2011”, që përpos dallimit të vlerave të veçanta edukative, informuese, fokuson me vërtetësi dritë-hijet e një realiteti krejt tjetër. Me interes është pritur edhe shkrimi metodik-analitik, në kuadër të proçesit mësimor nën titullin “Të edukosh do të thotë të ndezësh një

10 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

flakë e jo të mbushësh një enë”, shkruar nga Anila Bratja (Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës). Një prezantim mjaft dinjitoz mbështetur në një publicistikë profesionale të përzgjedhur fokusuar më tepër në drejtimin alternativ shumëplanësh, është edhe shkrimi me vlera të spikatura funksionale “Metoda e mësimdhënies në arsimin fillor” paraqitur nga Ledia Kashahu (Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës). Interes të veçantë paraqet dhe reportazhi i shkruar nga Petrit M a l u s h i p ë r e ks p e r i e n c ë n e “pazakontë” të formimit profesional të nxënësve në shkollën “Karl Gega”, drejtuar nga një menaxher i talentuar, pasionant i arsimit në Tiranë, si z.Agim Jakupi. Profesional dhe cilësor vjen shkrimi me përmbajtje edukative mjaft domethënëse “Prindi, mes shkollës dhe komunitetit” shkruar nga Adriatike Lami, që vazhdon të ruajë një performancë të ekuilibruar në krijimtarinë e saj pedagogjike. Një surprizë të këndshme, na percjell gjithashtu dhe znj.Mimoza Thaçi (Berisha) në shkrimin e saj impresionues “Tri letra nga Tedi”. Shkruar me ndjesi e kujdes të veçantë, që ndryshe nga më parë, premton për një hop cilësor, kreativ e konstruktiv, por jo më pak domethënës edhe nga pikëpamja artistike e kulturore, shkruar në kohën e kahun e duhur, duke shënuar një rikthim spektakolar në identitet. (Urime!) Ajo që dallon më shumë, që do të doja ta veçoja posaçërisht në morinë e shkrimeve cilësore është padyshim punimi mbreslënës “Marrëdhëniet publike në shkollat tona” prezantuar nga znj.Erida Koleci. Plastika e hollë në artikulimet e znj. Koleci në shkrimin e saj befasues, përçon më së miri idetë pedagogjike në të cilat ngërthehet proçesi edukativ. Gjuha e specialistes është mjaft shprehëse dhe e kujdeseshme. Mendimi i saj punon i sigurt si bisturia e kirurgut. Logjika e saj e kujdesshme shpjegon saktë gjithë ngrehinën në të cilën


REFLEKTIME plazmohen ide dhe dukuri reale duke u përpjekur të intrigojë në këtë shtjellë, edhe ithtarët e verbër, fanatikë të partisë-shtet, që më në fund të arrijnë të kuptojnë sfidat e progresit edukativ, ashtu siç pretendon autorja. Tashmë nuk është i panjohur fakti, madje pranohet publikisht nga elita intelektuale progresive, se periudha e demokracisë e etiketuar si anarki institucionale ka thelluar jo vetëm problemet ekzistuese social-ekonomike. Ajo po evidenton çdo ditë që shkon edhe kundërshtitë sociale duke u shtuar atyre dhe një sërë problemesh, karakteristikë për shoqëritë tranzitore vulnerabël si kjo e jona. Raportet e destabilizuara mes brezave, depresioni shpirtëror i brezit të ri, qorrsokaku në të cilin ai është futur për mungesë vlerash e idealesh të afta për t'i mbajtur aktive në rrafshin shoqëror, ndjenja e pasigurisë, e frikës për të ardhmen e jetës, janë indikacione që spikasin thekshëm në artikulimet e këtij shkrimi fragmentar. Thekson se është pikërisht formimi i vlerave qytetare, ai që ngrihet mbi rastësitë e iluzionet që induktojnë sjelljen dhe vullnetin e gjeneratës së sotme. Besueshmëria e sjelljeve programore, shprehet fuqishëm në

paragrafët e këtij punimi model. Mendimet inovative, të nxitura nga tharmi ndezës i realitetit vijnë prej specialistes Erida Koleci. Temperimi i kujdesshëm i fakteve ushqen objektivizmin e specialistes, i jep krahë fantazisë së saj, nxit të shpërthejnë iluzionet, hallet, brengat e jetës edukative, që megjithatë nuk arrijnë të pasqyrojnë gjithçka, ashtu siç ndodh në të vërtetë me arsimin shqiptar. Në numrat e fundit të revistës janë artikuluar gjerësisht edhe probleme të cilësisë si çështje me rëndësi të veçantë, në përmbajtje të reformës, madje, të irnuara në kopertinën e revistës “Mësuesi” me diçiturën “Cilësi në arsim”. Sigurisht që një trajtim i tillë me përgjegjësi profesionale i kësaj çështjeje thelbësore të proçesit edukativ është mjaft i rëndësishëm, si nga pikëpamja ideore ashtu dhe nga ajo proçeduriale. Kuptohet, nëse nuk do të trajtohej vetëm si qëllim më vete. Nëse do të arsyetohet përsëri edhe më tutje, si proçedurë e reformës apo si konfirmim programor i saj , pra në logjikën diabolike “tërhiq e mos këput”, atëherë ky do të ishte jo vetëm një veprim i gabuar por edhe një nonsens pedagogjik. Dhe ja pse! Koncepti i cilësisë në vetvete, marrë në një kontekst komplementar, presupozon një përballje “seduktive”

për përmiresime inovative, cilësore të vlerave produktive, shoqërore. Koncepti standart cilësor, me gjithë dimensionin progresiv të përmbajtjes, ndryshe nga koncepti reformë, nuk ka as fillim (pikënisje) dhe as mbarim (fund) sikundër arsyetohet. Duke p ë r fs h i rë n j ë ga m ë të g j ë rë inovacionesh produktive, përmirësimesh cilësore të vlerave të caktuara shoqërore gjatë gjithë dinamikës së progresit shkencor. Cilësia e punës, si proçes i ndërlikuar i produktit shoqëror, nuk është një shpikje e re, e panjohur më parë. Eshtë “kompleks vlerash” komportuar qysh nga prehistoria gjeri në ditët e sotme, pra qysh me lindjen e shoqërisë njerëzore. Koncepti standart cilësor në të gjitha fushat e jetës produktive, ashtu si në shkencë, industri-bujqësi, kulturë, letërsi-art, sport, madje duke prekur dhe çështje të tilla specifike si cilësia (niveli) e jetesës, mbetet një proçes integral zhvillimi të përjetshëm. Prandaj dhe ritheksojmë me forcë se e ashtuquajtura reformë arsimore “Cilësi dhe barazim në arsim” përpos se propozim absurd, ajo paraqet dhe një problem të pa imagjinueshëm konceptual, një amalgamë pikëpamjesh shkencërisht të gabuara, të pa pranueshme e të pa justifikueshme nga pikëpamja e kualitetit intelektual e profesional. Sa i përket përmbajtjes

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

11


REFLEKTIME ideore të reformës moderne, ashtu siç kam përmendur dhe më parë, ajo nuk ka kurrfarë lidhjeje, qoftë kjo dhe “transversale”, me të ashtuquajturën “Cilësi dhe barazi në arsim”. Parimisht pranohet se ajo mund të zhvillohet vetëm në linjë periodike sipas skemave të përcaktuara, cikleve lineare rigorozisht të kushtëzuara (4-5 vjet), por që mund të shkojnë më tej në kohë, në vartësi të qëllimeve srategjike të partisë në pushtet. Reformat arsimore, dhe jo vetëm, janë ekskluzivisht të përcaktuara nga rotacionet politike dhe evidentohen në platformat politike të partive që synojnë pushtetin. Apriori mund të pohoj me përgjegjësi se PD-ja në pushtet sot, ashtu sikundër PS-ja dje, nuk kane arritur kurrë më parë të ndërtojnë reforma arsimore të mirëfillta cilësore, progresive e produktive. E ashtuquajtuara reformë “Cilësi dhe barazi në arsim”, s'është gjë tjetër veçse një fiasko politike mjaft qesharake, e pa përtypshme nga pikëpamja intelektuale. Arsimi shqiptar po vuan prej kohësh nga mungesa e programeve të efektshme vizionare, sepse ç'është e vërteta këto të sotmet që fatkeqësisht u varen “kular në qafë” institucioneve edukative, po gllabërojnë arbitrarisht fonde financiare të konsiderueshme. Që në esencën e tyre, jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me programet e mirëfillta shkencore, por që realisht nuk kanë kurrfarë shansi për një hop cilësor ndryshimi. Absolutisht kurrë ndonjëherë më parë nuk kam pretenduar të zbuloj se kush e ka lançuar këtë reformë të supozuar, pse është konceptuar kryekëput gabim, si ka mundur të mbijetojë, sa ka kushtuar, pse vazhdon të mbrohet me fanatizëm. E megjithatë, e vetmja gjë që mund të pohoj me bindje është se kjo flluskë sapuni, që me siguri do jetë pluskuar nga një tufë injorantësh politikë të afirmuar me inkompetencën tyre, i ka sjellë një dëm të pallogaritshëm arsimit shqiptar. Kjo është gjithë përmbajtja hipotetike e

kësaj reforme krejtësisht absurde dhe s'ka vend për të arsyetuar ndryshe. Hapësira ku drejtohen aspiratat tona ndërtohet nga e vër-teta, nga normalja, nga ndershmëria, nga shmangia e banaliteteve politike të padobishme. Ama, po për këtë arsye kjo s'do të thotë aspak që janë specialistë të mirëfilltë pikerisht ata, gjykimet e djallëzuara të të cilëve drejtohen nga e rafinuara, provokatorja, satanikja, iracionalja, inproduktivja. Ata nuk dinë çdo të thotë të kesh besim tek e thjeshta, e nevojshmja, e sinqerta, e parrezikshmja. Të kesh më shumë besim për pak vetmohim, për pak shpresë, për pak ndergjegje, me një fjalë të kesh pak mall të fshehtë zhuritës, që nxit reagimet e drejta. Tek e fundit, a mund të ketë shfaqje më të vajtueshme se ajo e specialistëve partiakë, kur nxitojnë të merren me artikulime imagjinare, inekzistente, të gabuara. Intelektualët e mirëfilltë nuk përbuzin askënd më shumë se diletantin profesional, atë njeriun e shkathët partiak, i cili me anë të dhuntive dredhuese qejfin s'e çon qeder, por që i beson vetes, se është edhe specialist i mirëfilltë. Ja vlen çdo përpjekje, të çmontohen publikisht këto karaktere të rafinuara, që maskohen me djallëzinë më të madhe pas petkut partiak. Ata njerëz janë mësuar të injektohen vetëm me direktiva të frymëzuara nga sëra e defiçentëve të lidershipit politik. Nisur nga këto konstatime induktive, do ta konsideroja papërgjegjshmëri profesionale intervistën ekskluzive dhënë nga z.Bardhyl Musai (këshilltar i Kryeministrit) në gazetën “Panorama” të datës 20 korrik 2011 me titull “Reformat në arsim duhet të kenë kryefjalë cilësinë”. Ndër të tjera po veçojmë si më poshtë: “Arsimi para-universitar po zhvillohet mbi bazën e Strategjisë Kombëtare e pasuar nga një plan veprimi i detajuar, i mbështetur nga projekti “Cilësi dhe barazi në arsim”. Vëmendja e qeverisë për arsimin para-

12 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

universitar është e madhe. Ka dyfishuar pagat e mësuesve krahasuar me 2005-ën, të gjitha shkollat janë pajisur me laboratorë kompjuterash të lidhura me internet, janë rikonstruktuar rreth 1200 shkolla këto 6 vjet, klasat dhe mjediset mësimore janë të pajisura me orendi dhe laboratore. Megjithëse është bërë shumë këto vitet e fundit, si asnjëherë tjetër, ende kemi shumë për të bërë për ta renditur arsimin në krah të vendeve të zhvilluara.” Duke lexuar këto rrjeshta nuk mund të mos të shkojë mendja në fjalën e urtë popullore “Me ç'më dëgjojnë veshët i lumi unë, me ç'më shohin sytë i mjeri unë!”. Gjykoj se nuk do të ishte me vënd ti rikthehesha deklaratave të këshilltarit të Kryeministrit, për të cilat e vërteta në dritën e diellit flet për të kundërtën. Nuk është ky synimi i këtij shkrimi. Megjithatë do të doja ti rikujtoja shkarazi këtij demagogu politik, se reformat në arsim nuk mund dhe nuk duhet të kenë kryefjalë cilësinë, por duhet të kenë në epiqendër të vet luftën kundër korrupsionit galopant që ka përfshirë gjithë sistemin që nga maja e kokës gjeri në bazë, që nga botimet shkollore e gjeri tek tenderat dhe rryshfetet e ofruara nën dorë për emërimet në detyrë, për depolitizimin e arsimit, demokratizimin e jetës së brendshme në sistem, luftën kundër varfërisë tronditëse, shthurjen morale të një brezi krejt pa prespektivë të lënë në harresë, braktisjen masive të shkollës në zonat e thella, decentralizimin e arsimit dhe autonomisë së shkollës, etj. Megjithatë, për shkak dhe të konjukturave politike, z.Musai nuk heziton të shfuqizojë në mënyrë skandaloze tezat e tija reformative, krejt të drejta. Të hedhura vite më parë në tavolinë për reformimin e arsimit me projektin ambicioz “Dosja e Arsimit” që megjithëse me mangësi të konsiderueshme për kohën, përsëri mbetet dokumenti reformativ më dinjitoz publikuar ndonjëherë më parë. Ama, të shkasësh nga e vërteta


REFLEKTIME në të pavërtetë, nga vlera në antivlerë, të shkelësh në mënyrë flagrante me të dyja këmbët mbi një punë voluminoze mjaft serioze, të devijosh nga rruga e drejtë (doktrina e pedagogjisë shkencore), e të përqafosh një platformë politike mjaft hipotetike, të përpiluar gabim, ky është akt i rëndë i pa tolerueshëm për mendimin intelektual serioz. Një profesionist i vërtetë në mbrojtje të tezave intelektuale, nuk tundohet nga joshja. Nuk tërhiqet lehtë nga fushëbeteja. Kurrsesi nuk lëshon pe kur flitet për mbrojtje të bindjeve personale, që përmbushin sfondin e pasionit për një punën të përkryer shkencore. Të përqafosh sot, qoftë dhe për fasadë, teza thellësisht të gabuara, e për më tepër kur nuk i ke këto bindje të tuat duke bërë aludime për vërtetësinë e tyre, atëherë kjo mbart dhe një ngarkesë pexhorative të karakterit sharlatanist. Vetiu lind pyetja se cilin Bardhyl duhet të besojmë atë të “dosjes së arsimit”, të vlerësuar për gjithë atë punë cilësore. Punë të cilën, ai në bashkëpunim me zonjat e nderuara Linda Gjermani dhe Aurora Bushati ia dhuruan arsimit. Apo atë të “cilesisë dhe barazisë në arsim”, në të cilën ai me siguri nuk është përfshirë. Mbetet për t'u parë nëse grupi i punës do të gjejë forca të sqarojë më në fund opinionin publik për këto manovrime të padenja. Jeta ka provuar se specialistët “me taban” në mbrojtje të vlerave profesionale, nuk shkulen dot nga principet me të cilat janë brumosur, nuk mposhten para vështiresive cilatdo qofshin, e aq më tepër nga preçedenti politik. Ata mbeten konseguente të pikëpamjeve të tyre në mbrojtjen e parimeve dhe vlerave universale në rrugën e ndriçimit të mendimit shoqëror. Performanca intelektuale shfaqet qartë tek ata specialistë që dallohen jo vetëm për intelekt relativisht më të lartë, por dhe për natyrën e tyre të guximshme forcen e karakterit, vullnetin e fortë, iniciativën dhe vendosmërinë dalluese. Pikërisht

identifikimi i këtyre cilësive që p ë rca k to j n ë p e r fo r m a n c ë n e specialistëve të mirëfilltë, paraprinë konturimit e tyre me ndjenjën e përgjegjësisë personale në përballimin e sfidave të arsimit. Lidhur me këtë konstatim mendoj se ia vlen “barra qeranë” të bëjmë dhe një saktësim. Dihet se në logjikën e krijimeve pedagogjike të specialistëve të afirmuar, qofshin ato ndër më të arrirat, jo rrallë herë zënë vend dhe mendime abstrakte, arsyetime teorike të çuditshme konvencionale. Kjo s'do të thotë që qëllimi i pedagogjisë është të shpallë apo të mbrojë si të mirëqena këto apo ato sjellje teorike. Në kulturën pedagogjike konceptet teo rike vih en n ë gj u h ën e specialistëve për të pasqyruar prurjet specifike të gjithsecilit, formimin profesional, kulturën, psiqikën, veçoritë e tjera individuale, etj. Në këtë rast, artikulimet teorike sigurisht që do të vlenin në funksion të zbulimit me besnikëri të thelbit shoqëror e shkencor të lëndës pedagogjike të trajtuar vërtetësisht me individualitet të spikatur. Kur në një krijim pedagogjik futen në mënyrë spontane mendime të sforcuara pa vlerë, të ripërsëritura në qindra mënyra e forma të konsumuara, që në të shumtën nuk kanë kurrfarë lidhje me thelbin e problemit të elokuar, ato e dëmtojnë specifikën e lëndës pedagogjike si formë e veçantë e ndërgjegjies shoqërore. Në artikulimet shkencore të revistës, koncepti teorik i abstraguar nuk e kryen dot atë rrol të dorës së parë ndihmës-edukativ që luan pedagogjia afirmative. Në të kundërt, artikulimet shkencore në thelb përbëjnë mjetin kryesor të identifikimit. Mënyrën specifike nëpërmjet së cilës, specialistët e fushës përpiqen të shprehin rezultatet e njohjes shkencore që posedojnë. Qëllimi i vetëm i artikulimeve të tyre shkencore mbetet pasqyrimi me objektivitet të besueshëm i veçorive dalluese, përgjithësuese e reale të dukurive e

proçeseve që përbëjnë objektin e çdo disipline shkencore. Në gjithë kalkulimet që ata shfrytëzojnë për këtë qëllim, nuk përafrohen gjëkund me format e spikatura që përdor pedagogjia relevante në paraqitjen jetësore të proçeseve psiko-edukative në etapa të caktuara të formimit. Megjithatë vlen të përmendet që tensioni i vazhdueshëm për gjoja kompeticion profesional, që s'është tjetër veçse trillim i qëruar, ka sosur në kufijtë e absurditetit. Eshtë i tillë për faktin e thjeshtë se artikulimet e sofistikuara që përcjellin specialistët janë ekskluzivisht të koordinuara në të njëjtën gjatësi vale me detyrimet politike të gjithkujt. Cilësitë e fituara gjatë këtij proçesi të tensionuar nënshtrimi në performimin profesional të specialistit, shfaqen si një kompleks mjaft i ndërlikuar, si një tërësi e traumatizuar etiko-morale e psikologjike. Ndaj dhe theksojmë se obligimet edukative nund t'i plotësojnë me sukses vetëm ata specialistë, tek të cilët është formuar siç duhet bota e brendshme e pavarur intelektuale e shpirterore, ekonomike e politike. Nga ana tjetër, kërkesave të konkurences sot duhet t'i përgjigjen cilësi të veçanta psikologjike si: qëllimet individuale të specialistit, kërkesat shoqërore dhe motivet e veprimtarisë profesinale, karakteri, synimet, aftësia, vullneti , niveli i formimit, pasioni për punën e kryer, m a d j e d e r i d h e te k g j e n d j a shpirtërore-emocionale, e aftësitë shprehëse të gjithsecilit, etj. Ndaj dhe konstatojmë në vazhdimësi e në shtrirje të gjërë një numër të konsiderueshëm shkrimesh të karakterit limonatë, të nivelit të ulët profesional. Të shkruara pa kulturë e vizion, pa stil e talent, mbushur plot të pavërteta, ku kopjimet e gënjeshtrat skandaloze janë shndërruar në praktike pune, ku realitete dramatike të arsimit paraqiten, gjerësisht, ngjyrë rozë, te zbutura, apo në të kundërt nuk thonë absolutisht asgjë. Shkrime të tilla tipike, përshembull, janë “Metoda

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

13


REFLEKTIME ëorld café” paraqitur nga Nazmi Xhumara-IZHA që ka shpenzuar kohën e lirë duke kopjuar të dhëna nga interneti ose kushedi ku tjetër. Shkrimi informativ “Kualifikimi i mësuesve 2011” prezantuar nga Dorina Rapti, mbështetur në të dhëna statistikore për “arritje” të rafinuara, të kamufluara tinëzisht, përbëjnë vetëm një antikap statistikor. Gjithashtu një fyerje ndaj mendimit të lirë intelektual që zbulon çdo ditë në rrafshin informal të dhëna rrënqethëse të goditjes së mbuluar ndaj kundërshtarëve me bindje të kundërta politike. Gjithkush sot e kupton se problemet etiko-morale të punonjësve të arsimit, në realitetin që jetojmë, janë pikë sëpari probleme ekonomike e më pas sociale e politike. Dhe këtë ”simbioze mbijetese” e kanë kuptuar më së miri pa përjashtim të gjithë. Ndaj shpesh ndjehet në krijimtarinë e specialistëve shmangie në denoncimin përmes të dhënave statistikore të “genocidit” që ushtron në tërësi politika ndaj kolegëve të tyre me bindje të ndryshme. Për këtë fakt tronditës, që është dhe strumbullari i destabilizimit të arsimit, z. Dorina Rapti nuk thotë absolutisht asnjë fjalë të vetme. Vendimi i gjithkujt për të sakrifikuar kolegët e tyre të “masakruar” nga politika për hir të një karriere të sigurt, është njësoj e vlefshme me dënimin me vrasje. Në çastet e një krize morale të gjithanëshme, gjejmë protagonistët e d i ka ste r i t të a rs i m i t n ë n j ë “kontrapunkt” çoroditës në raport të zhdrejtë në mesazhet që përcjellin dhe çasteve aspak ideale të realitetit të cilin e fshehin qëllimisht. Sa më tepër e vras mendjen, aq më qartë e shoh se jetën tonë e drejton frika, tmerri për të ardhmen e pasigurt. Frika, pavarësisht mbulesës demokratike, na qëndron varur si shpata e Demokleut. Ky është përfundimi, ku arrin pas një përvoje dramatike çdo individ, të cilit halli i ka rënë mbi kokë, që e shtyp pa mëshirë, që e ndrydh, e pezmaton dhe e

tjetërson. Bëhet fjalë për fatin e njeriut të vetmuar, pa asnjë përkrahje, të kapur në kurthin e një rrethi problemesh që duken gjithnjë e më të pazgjidhshme që nuk ndalojnë. Ato zgjojnë tek ai mendimin për të vlerësuar më parë veten, e pastaj për të gjykuar së prapthi gjithë të tjerët. Dhe këtu nuk bëhet fjalë kurrsesi për kualifikim profesional aq të vyer në performancën e gjithsecilit, por vetëm për hipokrizinë që hiperbolizon natyrën e pavërtetë të këtij “standarti”. Me disa lëvizje të rafinuara shifrash u jepet jetë njëra pas tjetrës disa të dhënave sugjestionuese, duke krijuar njëkohësisht planin e dytë të ironisë, pra të një tabloje administrative sarkastike. Ai mekanizëm që veç të tjerash sfumon pikërisht tendencën e zbrazjes etikomorale që duhet të karakterizojë hallkat e sistemit ku shërbehet. Nënteksti i tij është konstatimi se varfërimi i krijimtarisë profesionale është rrjedhim që imponon karriera për një njeri, të cilit kur i mungon mbështetja s'mund t'i arrijë ato veç nëpërmjet gënjeshtrës, hipokrizisë, nënshtrimit e servilizmit. Figura të tilla misionarësh kapi-tullantë, që i nënshtrohen një atmosfere manipulative, janë njësoj fajtorë si në dinjitetin e tyre ashtu dhe në vështrimin e kolegëve. Shkrimi tjetër (reportazh) “Nëpër udhët e dijes” paraqitur nga Bashkim Minga është një përpjekje e autorit për të paraqitur me ngjyrë rozë realitetet dramatike që përjeton baza e arsimit. Shprehur me një mefshtësi origjinale, mefshtësi pune pa drejtim e qartësi, për të fituar diç më shumë, për t'u përputhur me atë model përshtatje lajkatare që parapëlqehet nga politika, është çka ofron ky reportazh shkruar pa mend në kokë e këmbë në tokë. Cdo gjë e njësuar me realitetin skolastik, konfondohet me imazhin e rremë të disa situatave sa komike po aq edhe dramatike. Që nga grotesku të artificet luajale, lajkat e holla të padukshme, mes pasazheve

14 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

të shkrimit e deri tek përshkrimet e rafinuara plot dritë, janë ndër mjetet kryesore që përdor z. Minga në mesazhet që përcjell. Pas ironisë, talljes me të vërtetën është e lehtë të vëresh vuajtjen që të ngërthen pas këtij leximi të përgjumur. Krijimtaria tragjikomike e specialistëve të kallëpit politik është shndërruar në një mjet të shprehjes së vetes, ku ata gjejnë rastin të shpalosin “vlerat” e tyre të improvizuara. Artikullshkruesi që përmendëm, pretendon se ka vënë në veprim ca pikëpamje që sipas tij janë më të fuqishme nga arsyeja e virtyti. Duket sikur do të mbajë zap çdo vullnet e zë duke kërkuar të përligjë çdo qëndrim të vetin. I tillë është edhe shkrimi që ai prezanton në revistë. Aty kemi një protagonist me emër pak të njohur, për të cilët krijimtaria profesionale shndërrohet në detaje të zbrazëta. Orvajtja e tij për të dalë nga vraga e zakonshme, për të improvizuar të vërtetën, ka dështuar. Eshtë bërë më qesharake dhe më e dhimbshme. Shkrime të tjera stereotipe të mësuesve e drejtuesve mediokër, të vënë në garë për pak famë, të tunduar në synimet karrieriste, nuk hezitojnë që përmes artikulimeve shokuese dhe elokuente, ta paraqesin të zezen të bardhë. Në mënyrë që edhe të tjerët të mund të ngopen me lugë të zbrazët, ashtu siç janë ngopur dhe ata vetë. Megjithatë, pavarësisht kësaj prurjeje të ve ç u a r m e d i o k re v l e n të përmenden dhe një sërë shkrimesh të tjera të profilit metodik-analitik. Duke prekur tema gjoja të rëndësishme, veçse sa gërvishin cipën që mbulon disa nga dukuritë më të shëmtuara të sistemit arsimor. Gjithsesi, të fluturosh në qiell të kthjellët duke parë endrra me sy hapur, vetëm e vetëm se dikush nga maja e kupolës shtetërore të ka mbushur kokën me makllada e doza hipokrizie të tepruara, nuk do të thotë aspak se gjithë të tjerët duhet doemos të mbajnë ison e gjithë atyre që guxojnë të predikojnë dogmën për të vërtetë, duke flirtuar me bindjet e


REFLEKTIME veta. Mësuesit nuk mund të bëhen palë me ideatorët e shkrimeve sugjestive të hiperbolizuara. Gjendja reale e arsimit nuk është aspak premtuese (spektakolare) siç pretendojnë artikullshkruesit “realist”. Qofsha i gabuar, por kur i lexon këta mjeshtra të rrenës, të krijohet përshtypja se në formatin e shkrimeve të tyre ka diçka që nuk shkon. Të krijohet përshtypja se në këtë vend gënjejnë të gjithë pa përjashtim, nga i pari tek i fundit. Këtë e them me bindje pa çka se ndokush mund të më paragjykojë. Kjo është e drejta e gjithkujt për të menduar në këtë mënyrë. Nëse i referohemi përshkrimeve magjepsëse të prognozave statistikore “realiste”, të duket sikur ia kemi kaluar edhe Amerikës. Do të doja edhe një herë të rikujtoja specialistët miopë se prognoza e arsimit flet krejt për të kundërtën rrënqethëse, mbarsur plot dëshpërim, pa kurrfarë prespektive. Punime të tjera, cilësisht vanitoze, të thëna përçart e pa jetë, pa frymëzim e fantazi, kulturë e talent, që s'ngjallin kurrfarë kureshtje janë dhe shkrimet të përmendura në vazhdim. “Të nxënët bazuar në projekte (ne dhe për) komunitetin” paraqitur nga Albina Buci (AFP), si dhe shkrimi me format të ngurtë e të skematizuar, i pa mbështetur në fakte e analizë konkrete. Rrjedhimisht i pa përjetuar në kontekstin e një pedagogjie aktive (dinamike) siç pretendohet në shkrim. “Si të përftohen cilësitë TIK” përzgjedhur nga Irida Sina (IZHA), që në esencë përmban mangësi të theksuara interpretuese. Po të shtojmë këtu se në thelb këto shkrime përbëjnë produkte profesionale të stigmatizura aspak joshëse, kjo e bën akoma më të pa justifikueshme botimin e këtyre shkrimeve plagjaturë. Ajo që i vë përfundimisht kapakun kësaj parodie “arritjesh” të pazakonta, është kopjimi fjalë për fjalë. Kopjime fare ashiqare nga interneti, apo diku gjetkë të mjaft prej materialeve të pasqyruara në revistën

“Mësuesi”. Nga të gjitha qasjet e gjykuara të specialistëve kuptohet qartë se në proçesin dinamik të krijimit, konceptet ideore nuk mund të shprehen nëpërmjet arsyetimeve konfuze, e aq më shumë të pavërteta e të vjedhura. Ata duhet të rrjedhin natyrshëm në përqasje me pikëpamjet intelektuale, lirinë individuale, etj. Pedagogjia në pasqyrimet e veta të pasura të jetës edukative ndikon realisht në veprimtarinë shoqërore. Ajo i jep protagonistëve të edukimit, shembuj të gjallë për një qëndrimi aktiv ndaj realitetit. Kjo i ndihmon të njohin edhe më mirë vendin dhe rolin e tyre në jetë, duke bërë rivlerësimin e anëve të dobëta, botës së tyre të brendshme dhe të përcaktojnë qëndrimin e tyre publik. Doktrina pedagogjike në kuptimin filozofik është e aftë të depërtojë në ligjësitë transformuese të proçesit të edukimit, të identifikojë rrugët në zbulimin e mangësive p ro fe s i o n a l e , të d ef i ç e n s ave intelektuale, të përcaktojë drejtimet e punës në bazë. Përgjithësisht në atë mënyrë siç e kërkon dinamika e zhvillimit, e jo nëpermjet një sistemi nocionesh absurde, të ngurta e abstrakte, aspak funksionale. Kjo është arsyeja që specialistët e fushave të ndryshme, si rregull, i përshkruajnë të improvizuara dukuritë universale. Madje duke i fotokopjuar e skicuar ato, duke ndërtuar stereotipe të ngjashme. Ama kurrsesi duke prodhuar gjë nga vetja. Ndryshe ndodh me artikulimet teoriko-edukative. Specialistët e kualifikuar nuk mjaftohen vetëm me atë shkallë njohjeje të asimiluar nga disiplinat shkencore, me të cilat ata operojnë. Në të kundërt, falë talentit e nje stili të spikatur ata arrijnë ta “hipotekojnë” realitetin ashtu siç ndeshet në jetë, me tiparet e ngjyrimet e pafundme të shprehura në mënyrë konkrete. Me pak fjalë, specialistët e talentuar në proçesin e krijimtarisë së tyre kryejnë një detyrë

disi të veçantë. Detyrën e analizës, perceptimit, konkretizimit të dukurive edukative, dhe me pas në kuadrin e kësaj analize të thellë, nëpërmjet së cilës veçoritë e realitetit gjejnë një shprehje të qartë, ato i sintetizojnë natyrshëm në krijimtarinë e tyre gjithnjë në unitet vlerat edukative. Siç konstatohet në analizat e deritanishme të kryera për shkrime të veçanta të “Revistës Mësuesi”, evidentohet që përmes artikulimeve shkencore nuk mund të arrihet në përgjithësim të jetës shoqëroreedukativë në atë kuptim që përdoret ky term në përshkrimet psikopedagogjike. Veçoritë specifike të njohjes të jetës edukative të shprehura në parimin e përgjithesimit, vetkuptohet që burojnë nga funksioni specifik i pedagogjisë në jetën shoqërore. Në aftësinë e saj të veçantë transformuese. Specifika e natyrës së saj zhbiriluese shprehet ndër të tjera edhe në faktin se duke e pasqyruar realitetin me vërtetësinë e dritës, shpreh njeherësh edhe kualitetin profesional të saj. Pikësynimet e njohjes universale të pedagogjisë evolutive janë zbulimi, evidentimi dhe korigjimi i fenomeneve shoqëroreedukative. Sidomos kur ato nuk janë në unison me standartet demokratike të zhvillimit. Siç shihet, veçoritë dalluese të njohjes së jetes edukative të paraqitura në formë e përmbajtje origjinale krahasimisht me njohjen abstrakte, tekno-shkencore konvencionale, nuk është rastësi. Ato burojnë para së gjithash nga specifika e objektit studimor të realizuar dhe e qëndrimit të specialistëve ndaj këtij objekti si shprehje e funksionit edukativ që kryen pedagogjia në jetën shoqërore.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

15


INTERVISTA

Myslym Pasha

Shqipëria ka nevojë për atdhetarë në kohët moderne Intervistë me profesorin, mbrojtës i kufijve detarë të Shqipërisë

Ai ishte i pari që foli hapur kundër paktit detar me Greqinë, që i falte fqinjëve tanë kilometra të tërë det shqiptar. Emri i P r o fe s o r M y s l y m Pa s h ë s , kolonelit në lirim të Forcave të Armatosura, pa diskutim do të hyjë në histori si njeriu i vetëm që mbrojti kufijtë detarë shqiptarë. Falë tij Gjykata Kushtetuese vendosi që marrëveshja të mos zbatohej. Vitin e kaluar televizoni “Top Channel” e vlerësoi si “Njeriu i Vitit”. Në një intervistë, Profesor Myslym Pasha na rrëfen prapaskenat e paktit me Greqinë,

kërcënimet që hasi gjatë misionit që ndërmorri dhe mesazhin që ka për brezat e rinj: Profesor, ju jeni vlerësuar si “Njeriu i Vitit 2011” nga 'Top Channel”, për denoncimin që i bëtë në media marrëveshjes detare me Greqinë. Çfarë mund të na thoni për çmimin? Vlerësimi ishte një lloj befasie, mbasi shpesh mediumet shqiptare gjenden nën trysninë e politikës së qeverisë dhe të ndikimit të saj në rrjedhën e vendimeve dhe harrojnë ca realitete, të cilat lindin gjegjësisht

16 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

në kundërshti me ecurinë e veprave qeverisëse. Oponencat janë vlera kur ato dalin prej shqetësimesh reale të shoqërisë dhe zhvillimeve të sotme, por ato mund të jenë garnitura “të sheqerosura” që iu bëjnë brohori dhe spektakël të ashtuquajturave “arritje të qeverisë”. Kësilloj, asaj nate kur u kumtua vlerësimi për veprën time, më shumë se sa u gëzova u trishtova, sepse jo më shumë se nja dy javë më parë se të jepej ky çmim nga “Top Channel”, një nga gazetat pranë qeverisë kish thurur shpifje e


INTERVISTA gjithfarë tipizimesh ndaj veprimtarisë sime, duke më quajtur “këngëtar i polifonisë”, kur unë në të vërtetë kam një veprimtari të gjatë dhe të gjerë kryesisht në fushë të hartografisë shqiptare, në ushtri dhe në fushë të mësimdhënies në Universitetin Politeknik të Tiranës, etj. Unë kisha kryer një oponenencë të vështirë. Të vështirë në vendin tim, ku absurdi është në përditshmëri. Kundërshtova Paktin Detar me Greqinë, me argumente teknikë, pa asnjë pluskim politik, pa asnjë ndjellje ke q d a s h j e j e , n a c i o n a l i ste , ksenofobe, veçse diktuar nga një marrëveshje, e cila shpërfillte aq dukshëm interesat tona kombëtare. Në këtë hulli teknikoshkencore-ligjore dhe diplomatike, unë u përfshiva dhe e çova gjer në fund. Për këtë u vlerësova nga një anketë e organizuar nga “Top Channel”, por u tipizova po aq dhe u sulmova aq turpshëm sa askund dhe askurrë nuk mund të ndodhë në ndonjë vend tjetër. Profesor ju jeni personi i parë që kundërshtuat fuqishëm marrëveshjen detare me Greqinë, që i falte fqinjëve tanë kilometra të tërë det shqiptar. Nga e morët spunton për këtë nismë? Siç iu përmenda atypari, ishte një ndërmarrje e vështirë, mbasi Qeveria u gjend në një befasi të vërtetë, po të kujtojmë që ishte nënshkruar një marrëveshje për ndarje të gjeo-hapësirave detare në detin Jon, si një arritje diplomatike dhe sukses për të dy vendet. Kështu konsiderohej, ndaj dhe dy Ministrat i Jashtëm (

Bakojanis dhe Basha) dhe dy Kryeministrat ( Karamanlis dhe Berisha) në një audiencë të epërme shtetërore dhe diplomatike me praninë e tyre rrëfenin një ndryshim të ri, në Ballkanin Perëndimor. Kësisoj, pa u tharë boja e firmave dhe pa u shuar shpërfaqja e buzëqeshjeve, mediumet shqiptare e denoncuan këtë pakt. Nuk ishte e lehtë! Ishte një shkrepëtimë në qiellin e ngazëllimit dyqeverish, apo jo!? Ta prishje këtë dekor ishte e jashtëzakonshme. Këtu u krijua edhe një kundërshti e betuar, një heshtje poshtëruese në mbrojtje të atij pakti, me një mobilizim shtetarësh, ministrash, televizionesh dhe gazetash të njërit krah dhe deri tek Kryeministri i cili e tipizoi oponentin si “sharlatan”. Të mbrosh mbi baza teknike dhe ligjore vendin tënd, dhe të marrësh prej tij një shpërblesë si një munxë, kjo nuk ka ndodhur askund. Edhe sot e kësaj dite, edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë atë Pakt, njerëz të Qeverisë vijojnë që të thonë se: “Ndarja e Detit me Greqinë ka qenë korrekte”. Kuptohet se ata do të mbrojnë veten e tyre, prandaj nuk kanë marrë asnjë veprim ndaj negociatorëve, por përkundër i kanë shpënë në karriera më të epërme. Absurdi pra vijon të rritet. Sa dëshpëruese! Nuk ka në këtë mes, asnjë spunto prej çudie, ardhur nga burime kushedi se ku, veçse një vëzhgim hartografik dhe ligjor i atij deti Iliro-arbëror, të ndarë aq keq. Në pyetjen tuaj ka diçka shumë ngacmuese në atë “spunton”, që ka të bëjë me përshtypjen e parë që më la

Për shtatë orë, edhe gjyqtarë të GJK-së që ishin si të tulatur në fillim dhe ndofta nuk e kishin bërë përzgjedhjen, u habitën me përgjigjet që jepnin përfaqësuesit e qeverisë ndaj rrethanave gjeografike të dy shteteve dhe përvojave të tilla në të Drejtën Ndërkombëtare Detare. Përfaqësuesit e Qeverisë “u mbytën” në detin e tyre. Ata ishin njerëzit tanë, ishin miq të mi, dhe ndiej keqardhje. Ja njëra përgjigje që dhanë, që ka lidhje me atë tragjikomedinë: “ Po, i dhamë më shumë det Greqisë, sepse ajo ka një flotë detare më të madhe!!!”. Gjykata Kushtetuese mori një vendim historik.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

17


INTERVISTA Ngushtesa e Otrantos, një gjeohapësirë historike e dy vendeve Italisë dhe Shqipërisë dhe në mes të saj vinte një vend i tretë Greqia. E pamundur. Këtu ish edhe fillesa. Konkretisht kush ishin pikat që kundërshtuat më fortë? Në kopertinën e një librit tim të botuar me këtë rast “ Deti që nuk falet”, është kali i Trojës në hapësirën detare të përfytyruar, prej barkut të të cilit, dalin njëra pas tjetrës pikat e baraslarguara, të cilat ishin fshehur brenda atij barku. A e dini se ky baraslargim ishte edhe sajesa më e pështirë e përdorur në mënyrë gjeometrike aq tërheqëse për vërtetësinë e veprës së kryer dhe dukej se ishte ashtu e gozhduar dhe e matur, me kompas ( këtë kompas e mori në dorë edhe Kryeministri ). E pra, kjo ishte vellua, tej së cilës ishin përlarë hapësira të tëra detare. Ne kundërshtuam këtë metodë dhe nisur prej Ligjit Të Detit sollëm në opinion “Equitable solution = Zgjidhje e drejtë dhe e barabartë) që diktohej nga rrethanat krejt të ndryshme midis brigjeve detare të Greqisë dhe Shqipërisë. Po gjithçka në anë të Qeverisë ra si në vesh të shurdhër. Ndërkohë që Posedidoni , Perëndia e Detit e kish ngritur sfurkun e tij. Falë jush, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullohet dhe të rikthehet marrëveshja për kufijtë detarë me Greqinë. Si u ndjetë kur e morët vesh një gjë të tillë? N ë kë t ë s h u r d h ë r i t ë turpshme, këmbanat i dëgjoi Gjykata Kushtetuese, e cila në kohën kur mendohej se drejtësia në Shqipëri ishte rrënuar

tërësisht, mblodhi mendjen, mblodhi veten, peshoi faktet teknikë e ligjorë dhe dha një gjykim që tanimë dihet. Ky ishte një rast unik në botë. Shfaqja në gjykim ka qenë tragjikomike. Sepse Qeveria me një radhë juristësh nga Ministritë, Kryeministria dhe Kuvendi paraqiste gati në mënyrë sublime, se nuk mund të prekej Marrëveshja dhe se ajo kishte një lloj shenjtërie dhe drejtësie, që nuk mund të diskutohej. Në këtë gjykim ne nuk ishim të barabartë, sepse kundruall kishim një pjesë të shtetit, i cili ish i mobilizuar të bënte avokati kundër interesave të tij. Për shtatë orë, edhe gjyqtarë të GJK-së që ishin si të tulatur në fillim dhe ndofta nuk e kishin bërë përzgjedhjen, u habitën me përgjigjet që jepnin përfaqësuesit e qeverisë ndaj rrethanave gjeografike të dy shteteve dhe përvojave të tilla në të Drejtën Ndërkombëtare Detare. Përfaqësuesit e Qeverisë “u mbytën” në detin e tyre. Ata ishin njerëzit tanë, ishin miq të mi, dhe ndiej keqardhje. Ja njëra përgjigje që dhanë, që ka lidhje me atë tragjikomedinë: “ Po, i dhamë më shumë det Greqisë, sepse ajo ka një flotë detare më të madhe!!!”. Gjykata Kushtetuese mori një vendim historik. Gjykata ka vendosur që marrëveshja të ridiskutohet, keni ndonjë informacion se në çfarë faze janë bisedimet mes palëve? Ajo marrëveshje nuk ekziston më. Duhet një rifillim, pra një rinegocim. Mesa ka dalë jemi në hapat e krijimit të grupeve të punës së bisedimeve teknike e

18 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

ligjore. Rifillimi nuk është i lehtë. Përfytyroni se kush vallë nga negociatorët që do të jetë në krah të Qeverisë do të kryejë një gjykim teknik dhe ligjor në kundërshtim me atë që tanimë e ka dhënë Qeveria në Paktin e parë. Kush do të pajtohej vallë me këtë sakrilegj? Vëreni sa e vështirë! E vështirë edhe pse Qeveria greke i mëshon të drejtës së saj, se marrëveshja ka qenë e përpiktë dhe ajo nuk ka ndikuar, mbasi ka qenë në përkim me të dy palët. Këtë e kanë pohuar disa përfaqësues të Qeverisë greke. Ata presin ratifikimin në Athinë. Mendoj se bisedimet ende nuk kane filluar. Pala jonë deri para disa ditësh nuk ka formatuar ekipin e saj. Mendoni se mund të ketë një ndarje të drejtë të kufijve detarë mes dy shteteve? Si mund të realizohet kjo? Ndarje të drejtë mund të ketë nëse mbështetesh në kritere të drejta në Ligjin e Detit (UNCLOS -e vitit 1982), në ligje të brendshme të kufijve detarë (që në Shqipëri janë fshirë e nuk dihen arsyet ) dhe kur nuk ka ndikim nga interesat e Qeverive përkatëse të të dy palëve, kur studiohen rrethanat gjeo-historike, kur përzgjidhet metoda më e përshtatshme dhe kur të ketë tejdukshmëri, (që në Paktin famëkeq nuk pati). Në kushte të sotme, me këtë ndjeshmëri që ka krijuar Pakti, nuk mund të jetë kaq e lehtë. Nëse nuk organizohen takime me specialistë, para se të shkohet në bisedime gjërat do të rrjedhin edhe më keq. Nuk besoj se kjo qeveri e ka një prirje dhe angazhim të tillë.


INTERVISTA Keni pasur kërcënime gjatë përpjekjeve tuaja për rrëzimin e marrëveshjes? Nëse po, çfarë ndjesie keni pasur? A jeni trembur ndonjëherë? Kërcënimet ishin të pranishme që në ditët e para. Por ata që merren me investigime të tilla, nuk i çuan deri në fund gjurmimet dhe sinjalet se nga vinin. Ato parashikonin fate tragjike që mund t'i ndodhnin oponentit ashtu sikundër u kishin ndodhur edhe të tjerëve që patën marrë guximin që të kundërshtonin ca gjëra që s'duhej të kundërshtoheshin, po edhe telefonata rutinore “rrugaçërore”, të cilat nuk u gjetën kurrë. Dikujt i ishin prishur interesa të mëdha. Përfytyrimet janë qasje me ngjarje të kësaj natyre që rrëfehen, kur ato vijnë natën në orë të vona me zëra të shtirur e të

ngjirur, kur vijnë në “facebook” me emra e adresa të sajuara, e kështu të errëta , misterioze, ta prishin qetësinë e jetës, të shtojnë stresin. Mendoni se të rinjtë e sotëm e kanë të ushqyer në masën e duhur ndjenjën atdhetare dhe patriotike? Nëse jo, çfarë impakti mendoni se krijon kjo? Bëhen pyetje të kësillojshme, dmth e lidhin këtë me patriotizmin dhe atdhe-dashurinë. Pa dyshim që kjo është e rëndësishme në raste të tilla, por më thelbësore në ato që paraqesim është integriteti shkencor dhe intelektual i secilit, mbasi kjo nuk është thjesht se po mbron me armë në dorë kufirin nga shkelësit dhe ata që do të sulmojnë… dhe që nuk mund të lëshosh asnjë pëllëmbë, e atje do të biesh etj…por këtu je, në

kushte të tjera, në një tryezë diplomatike, strategjike, gjeopolitike, ku beteja kryhet në kondita paqësore, por ama humbjet mund të jenë po aq sa edhe në një luftë, e këtu profesionalizmi i përfaqësuesve të Qeverisë bën që të humbësh shumë nga dinjiteti dhe interesat kombëtare, me një kosto shumë të lartë. Në Shqipëri situatën teknike të rastit që po shqyrtojmë e shoh trishtuese. Asnjë takim, workshop, asnjë rrahje mendimesh nga specialistë të së njëjtës fushë, që tregon se ligjin, shkencën, teknikën e bën vetëm politika. Çfarë mesazhi keni për brezat e rinj? Shqipëria ka nevojë për atdhetarë në kohët moderne. Ky është një mesazh mbrothësie në kushte, kur edhe pse në pamje të parë ekziston një atmosferë lirie, sidomos pas pavarësisë së Kosovës duket sheshit se qarqe antishqiptare kanë sulmuar dhe sulmojnë gjuhën shqipe dhe iliricitetin e saj, historinë e shqiptarëve në Ballkan, figurat e saj kombëtare si Gjergj Kastriotin e Nënë Te r e z ë n d h e n ë K o s o v ë kërcënohet integriteti i saj, dhe fqinji ynë jugor me të gjithë metodat synon shndërrime dhe ndryshime të etnisë (si në CENSUS-in e fundit) që pasuan edhe Paktin Detar, tanimë të rrëzuar. Brezi i ri, nuk mund të rritet dhe kulturohet pa dimensionin atdhetar, që i jep jetë edukimit profesional me integritet intelektual. Aleanca Kuq e Zi i bart sot këto vlera.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

19


ANALIZË

NJË SHEKULL NGA LINDJA E PROBLEMIT ÇAM

Nga Prof. dr. Pëllumb Xhufi Në këta 100 vjet të ekzistencës së shtetit shqiptar, problemi çam ka pësuar aq shumë luhatje e zhvendosje, saqë sot bëhet i nevojshëm një ridefinim i tij. A është çështja çame problem i një komuniteti, apo është ajo një problem kombëtar. E varësisht: a është kjo një çështje politike, apo një çështje e thjeshtë tekniko-juridike. Sot një debat, si ky, për çështjen çame bëhet akoma më shumë i domosdoshëm, pasi çështja çame e bashkë me të çështje të tjera të mprehta të marrëdhënieve me Greqinë fqinjë, duket se nuk janë fare në axhendën politike të shtetit shqiptar. Në fakt, nëse në periudhën midis dy luftrave, çështja çame ishte për politikën shqiptare çështje e një popullsie, së cilës i mohoheshin të drejtat kombëtare e civile, nëse pas Luftës së Dytë Botërore ajo u kthye në çështjen e një popullsie të dëbuar me dhunë nga trojet e veta, sot gjithnjë e më shumë çështja çame rrezikon të shndërrohet për politikën zyrtare të Tiranës çështje e një populli të harruar. Sot vihet re një kurbë zbritëse në ligjërimin politik formal, por edhe në praktikën politike të politikanëve e të institucioneve të shtetit shqiptar

kundrejt këtij problemi. Shumëkush në mjediset qeverisëse mendon se injorimi i këtij problemi dhe i problemeve të tjera të mprehta që qëndrojnë pezull në marrëdhëniet tona me Greqinë, e bën më të lehtë rrugën drejt integrimit evropian të vendit. Mirëpo shëmbulli i Maqedonisë tregon pikërisht të kundërtën. Ndryshe ndodh me klasën tonë politike. Sot duken si personazhe prehistorike figura si Rauf Fico, i cili në kohën kur rrezikohej edhe vetë ekzistenca e shtetit të vogël shqiptar të 1913-tës, pranonte ta ulte veten e t'i binte në gjunjë një ministri të huaj për t'iu lutur: “Shkëlqesë, na e shpëtoni Çamërinë!” Në atë shtet nuk ishte kristalizuar ende shteti shqiptar, por ekzistonte një gjeneratë burrash të kalitur në kudhrën e Rilindjes e të luftrave për pavarësi, që ishin gati të jepnin jetën, pasurinë e të shkelnin edhe mbi nderin personal për interesin kombëtar. Dhe çështja çame konsiderohej një çështje e interesit më të lartë kombëtar. Të tillë e trajtuan atë personalitete të mëdha, si Mithat Frashëri, Fan Noli apo Ahmet Zogu. Falë angazhimit të tyre, në një ballafaqim të ashpër me diplomacinë greke deri në tribunën e lartë të Lidhjes së Kombeve,

20 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

u bë e mundur mbrojtja e çështjes çame, me rezultate konkrete e të rëndësishme. Pas humbjes fatale të Çamërisë, në 1913, një fitore historike ishte shkatërrimi i planeve të Athinës për të shpërngulur popullsinë çame muslimane në kuadrin e Traktatit të Lozanës, 1923. Në atë rast shkëlqeu nervi patriotik e klasi diplomatik i personaliteteve si Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, apo i Benedikt Blinishtit, Konsull i Përgjithshëm në Gjenevë. Falë tyre u shpëtua ajo çka mund të shpëtohej pas aneksimit të dhunshëm të 1913-tës: u evitua shpërngulja e çamëve drejt Turqisë, në kuadrin e m a r rëve s h j e s t u r ko - g re ke p ë r shkëmbimin e popullsive. Në vitët '20'30 nga tribuna e Lidhjes së Kombeve, shteti shqiptar ngriti vazhdimisht problemin e mbrojtjes së të drejtave kombëtare e civile të minoritetit çam në Greqi. Nën trysninë shqiptare, edhe pse Kushtetuta greke nuk e njihte ekzistencën e minoriteteve, Kryeministri Venizellos u detyrua të krijojë një organizëm të veçantë, Komitetin për Minoritetet në varësi të drejtpërdrejtë nga zyra e Kryeministrit, i cili duhej të ndiqte gjendjen e


ANALIZË

Problemi Çam minoriteteve, e në këtë kuadër edhe të minoritetit çam në Greqi. Çështja çame u ndërkombëtarizua falë qëndrimit intrazigjent të qeverisë shqiptare, dhe gjithnjë nën presionin e saj, qeveria greke u detyrua të hapë edhe shkollat e para shqipe në Camëri. Ky raport force ndryshoi në favor të Greqisë, kur pozita ndërkombëtare e mbretit Zog u dobësua (si rezultat i ftohjes së marrëdhënieve me Italinë). Nën presionin e fortë të Athinës e të qarqeve grekomane në Himarë, në vitin 1937, Zogu u detyrua të çedonte për hapjen e shkollave greke në Himarë, Palasë e Dhërmi. Edhe në këtë rast, qeveria shqiptare i kërkoi palës greke si këmbim hapjen e 5 shkollave të tjera shqipe në Çamëri, gjë që edhe u bë. Pas Luftës II Botërore, çështja çame fiton një status të ri më dramatik. Ajo nuk ishte më çështje e një minoriteti të mbetur tej kufirit shqiptaro-grek, që luftonte për të drejtat e tij kombëtare e civile në kuadrin e shtetit grek, por bëhet çështja e një popullsie të tërë të dëbuar me dhunë nga vatrat e veta. Gjatë viteve të Luftës, qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame përthyhet në dy variante të ndryshme, që i përgjigjeshin dy grupimeve në luftë për pushtet: grupimi i djathtë, i përfaqësuar nga Balli Kombëtar, dhe grupimi i majtë i përfaqësuar nga Fronti Nacional Çlirimtar e Partia Komuniste. Grupimi i djathtë, që e deklaronte hapur vizionin e tij për një Shqipëri etnike, e

komprometoi veten në raport me aleatët e mëdhenj, kur miratoi bashkimin e trojeve shqiptare nga ana e pushtuesit nazi-fashist, gjë që në rast të fitimit të luftës nga aleatët, do ta vështirësonte padyshim pozitën e Shqipërisë në tratativat e paqes. Nga ana tjetër, kur u pa qartë se gjermanët do ta humbnin luftën, dhe bashkë me ta edhe bashkëpunëtorët e tyre vendas, Balli Kombëtar i hyri një aventure tjetër të rrezikshme, duke filluar negociatat me homologët e vet, të djathtën greke të Napoleon Zervas, lidhur me krijimin pas luftës të një shteti dualist greko-shqiptar. Një konfederatë, ku Greqia do të kontrollonte funksionet kryesore duke filluar nga ushtria. Të dy zgjidhjet e parashikuara nga Balli Kombëtar ishin jo realiste dhe do të rezultonin, po të realizoheshin, në dëm të Shqipërisë e të vetë çështjes çame. Fronti Nac. Çl. dhe Partia Komuniste u gjendën më afër një zgjidhje realiste e në përputhje me konjukturat botërore. Ata nuk e njohën “Shqipërinë e madhe” të krijuar nën armët e fuqive pushtuese, duke konsideruar atë një krijesë alogjene, që do mund të qëndronte për aq kohë sa do të zgjaste edhe lufta, jo më shumë, dhe kjo ishte evidente. Nga ana tjetër, zgjidhja e problemit çam, që tashmë ishte problemi i rikthimit në trojet e veta të një popullsie të tërë të dëbuar me dhunë nga falangat e Zervës në vitin 1944-5, paraqiste shanse më të mëdha

në kushtet e një fitoreje të së majtës greke. Kjo kishte dhënë prova të një qëndrimi më realist ndaj popullsisë çame, ndërkohë që Zerva dhe e djathta greke e kishin bërë të qartë opsionin e tyre të vetëm, atë të zgjidhjes përfundimtare të problemit çam, nëpërmjet një operacioni të pastër të spastrimit etnik. Gjithsesi, PK nuk kishte një opsion për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë pas luftës, siç e pati psh. në rastin e Kosovës në rast të një konsensusi të Titos. Ishte e qartë që në Greqinë e pasluftës do të luanin një rol vendimtar SHBA dhe në veçanti Britania e Madhe, e cila jo më kot kishte investuar shumë në planin ushtarak, financiar e politik. Dihet mirë që Churchill u kthye në një sponsor të vendosur të planeve të së djathtës greke për aneksimin e të ashtuquajturit “Vorio-Epir”, dhe jo më kot deklarata e qeverisë britanike për Shqipërinë në vitin 1942 e linte të hapur çështjen e kufijve jugorë të Shqipërisë. Sigurisht, kë t o p o z i c i o n e n j h e s h i n n g a komunistët shqiptarë, ashtu siç njiheshin edhe nga nacionalistët. Pra, për komunistët shqiptarë, çështja çame në fund të luftës identifikohej me aspektin më emergjent të saj, atë të rikthimit të rrethanave të paraluftës, pra të rivendosjes së popullsisë çame të dëbuar në vatrat e veta. Kishte shumë më tepër shans që kthimi i çamëve të realizohej në kushtet e fitores së frontit të majtë në Greqi, sesa të frontit të djathtë të Zervës, që ishte pikërisht

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

21


ANALIZË ideatori e zbatuesi i spastrimit etnik të verë-dimrit 1944-1945. Në këtë linjë arsyetimi marrin kuptim edhe përpjekjet e Partisë Komuniste Shqiptare për t'i angazhuar çamët në luftë kundër pushtuesit. Ashtu si Balli Kombëtar që nuk e llogariti fundin e fuqisë gjermane duke e implikuar veten keqazi me të, po ashtu komunistët shqiptarë nuk e llogaritën që forcat e majta në Greqi ishin të destinuara ta humbnin luftën: këtë e kishin vendosur Stalini e Churchill në Jaltë e para Jaltës. Për rrjedhojë edhe komunistët e bazuan zgjidhjen e çështjes çame në një aleancë të pamundur me një forcë vërtet plot kontribut në luftën antifashiste në krah të aleatëve, por që ishte paracaktuar nga po këta aleatë që të zhbëhej e të përjashtohej nga pushteti pas luftës. Në këtë mënyrë, qeveria shqiptare u detyrua ta trajtojë problemin çam në rrugë diplomatike, kur në mars të vitit 1945 u konsumua përfundimisht tragjedia e spastrimit etnik çam. Në 19 mars 1945 u thirrën në takim përfaqësuesit e fuqive aleate në Tiranë, të cilëve iu shpreh protesta për krimet e forcave greke mbi popullsinë civile çame dhe u kërkua ndërhyrja e qeverive përkatëse. Pas një viti, në qershor 1946, Shqipëria i paraqiti Konferencës së MPJ të 4 fuqive fituese në Paris kërkesën për riatdhesimin e popullsisë çame, sigurimin e garantimin e të drejtave të saj civile, kulturore e politike, kthimin e kompensimin e pasurive, rindërtimin e shtëpive dhe dënimin e autorëve të krimeve të kryera ndaj saj. Një protestë me terma të ngjashëm iu paraqit nga Tuk Jakova, pas ndonjë muaji, në vjeshtë 1946, edhe Këshillit të Sigurimit të OKB. Më tej, me përfundimin e luftës civile në Greqi ne favor të forcave konservatore, problemi çam doli nga axhenda e politikës së Tiranës. Lufta e ftohtë e vendosi Shqipërinë në krah të kundërt me ato Fuqi që, mirë apo keq, kishin qenë ideatore e sponsore të shtetit shqiptar në kufijtë e ngushtë të vitit 1913 dhe që tani ishin paladinë të mbrojtjes e respektimit të të drejtave

të njeriut e të minoriteteve. Rreshtimi në frontin lindor krijoi kështu, një vështirësi objektive për trajtimin e problemit, së cilës i shtohej dhe mungesa e çdo lloj marrëdhënie me Greqinë. Pas tentativave të Greqisë për të ridiskutuar kufijtë jugorë të Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit, 1946, kujdes parësor i qeverisë shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë u bë njohja nga kjo e fundit e kufirit shqiptaro-grek, ashtu siç ishte vendosur nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës 1913. Për këtë qëllim, qeveria shqiptare, nëpërmjet Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara, tentoi më kot të ulej në tryezën e bisedimeve me palën greke, e cila e refuzoi një gjë të tillë. Në kushtet e marrëdhënieve të tensionuara me Greqinë, çështja çame u përdor si një atout në betejën politike me Athinën. Kujtojmë deklaratat e ashpra mbi “ndreqjen e padrejtësive historike”, që nënkuptonin ribashkimin e çamërisë me Shqipërinë, me të cilat Hoxha i drejtohej në fund të viteve '60 qeverisë së kolonelëve të Athinës, të cilët kishin rilançuar me forcë propagandën për “Vorio-Epirin”, duke nisur një stinë të re tensionesh me fqinjin e veriut. Megjithë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës e Athinës, në 1970, pala greke evitoi vendosjen e kontakteve politike. Kështuqë, çështja çame, ashtu si dhe problemet e tjera të rëndësishme të mbetura pezull me Greqinë, si ai i Ligjit të Luftës, i njohjes së kufirit, i kthimit të pronave të qytetarëve shqiptarë të bllokuara me ligjin e luftës të vitit 1940, mbetën pa u trajtuar. Megjithatë, përbën një provë kurajoje e dinjiteti fakti që prej vitit 1972 diplomatë shqiptarë të akredituar në Athinë kanë kryer vizita të rregullta në zonën e Çamërisë. Ndaj kësaj treve u kanalizua edhe një pjesë e shkëmbimeve të grupeve artistike e kulturore, që filluan të dërgoheshin në Greqi duke filluar nga ajo kohë. Në mënyrë paradoksale, thelbi i çështjes çame u paraqit, madje në një atmosferë tejet të acaruar, nga udhëheqësi i fundit komunist, presidenti Alia, gjatë takimit që ai pati

22 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

me kryeministrin grek Micotaqis, në Tiranë në 13 janar 1991. Ndonëse gjithnjë në kuadrin e një “karte rezervë”, çështja çame u nxorr papritur nga R. Alia, pasi kryeministri grek paraqiti me arrogancë dy kërkesa themelore: atë të vendosjes së një kleriku grek në krye të KOASH, dhe atë të rikthimit në Shqipëri të minoritarëve grekë që kishin kaluar ilegalisht kufirin. “Po për kthimin e çamëve, ç'do bëjmë?”, e ndërpreu gjithashtu me a r r o ga n c ë A l i a m o n o l o g u n e kryeministrit grek. Dhe vazhdoi: “Kemi 100 e ca kërkesa nga familje çame që duan të kthehen në tokat e tyre, por atyre nuk u jepet vizë”. Në këtë mënyrë të beftë hyri çështja çame në një takim të nivelit më të lartë shqiptaro-grek. Debati për të u kthye në një nga çështjet kryesore, dhe siç duket nga procesverbali, Alia duhet të ketë dalë fitues në atë debat. Në një moment të caktuar, Micotaqis e humbi dhe pohoi se problemi i minoritarëve ishte i ndryshëm nga ai i çamëve, pasi këta u larguan vetë nga Greqia, si bashkëpunëtorë të nazistëve. E pastaj, shtoi ai, ata nuk ishin grekë, ishin të një kombësie tjetër. Këtë moment e kapi si duhet Alia, i cili nga pozitat e një mbrojtësi të të drejtave të njeriut, ia kthen Micotaqit: “Kështu pra, ata që i përkasin një kombësie tjetër ju i përzikeni”. Një tjetër moment kulmor i këtij takimi emblematik, është dhe ai që ndoqi pretendimin tjetër të Micotaqit, atë të njohjes si greke të atyre fshatrave, që sipas tij dëshironin të ishin të tillë, dhe hapjen aty të kishave e të shkollave greke. Alia iu përgjigj prerë edhe kësaj rradhe, se çështja e kombësisë nuk është një çështje e zgjedhjes personale, por çështje e historisë, gjuhës, kulturës. Jo kushdo që i thotë vetes grek është në të vërtetë grek. Pastaj, shtoi Alia, “si mund të më flisni mua për një fshat që na kërkoka të quhet grek, ju që me një fjalë tuajën këtu shuajtët 30 mijë njerëz duke i quajtur si bashkëpuntorë të gjermanëve, bashkë me pleq e fëmijë”. Siç edhe e pohon indirekt Alia, ky rikthim i çështjes çame, madje nëpërmjet drejtuesit të fundit


ANALIZË komunist të Shqipërisë, i detyrohej presionit që tashmë pas ardhjes së pluralizmit, kishte filluar të ushtronte vetë komuniteti çam dhe organizata e tij “Çamëria” mbi institucionet shqiptare. Në atë bisedë Alia i shtroi të dy problemet themelore të çështjes çame, që përfaqësonin edhe dy nivelet e zgjidhjes së saj: problemin e kthimit të pronave dhe atë të rikthimit të tyre në trojet e veta. E konsideroj shumë të rëndësishëm këtë replikim të presidentit Alia me Kryeministrin Micotaqi në vitin 1991, pasi duke qenë ai edhe një përfaqësues i Shqipërisë së vjetër, diktatoriale, dashur pa dashur vendosi një standart të politikës së jashtme shqiptare. Këtej e tutje, drejtuesit demokratë që do vinin në pushtet, nuk do mund ta injoronin çështjen çame. Aq më shumë që qysh në nëntor të vitit 1990 pala greke e kishte bërë të qartë nëpërmjet Ambasadorit të saj në Tiranë, se për Athinën problemi i minoritetit grek në Shqipëri do të ishte parametri bazë në marrëdhëniet me Shqipërinë. Në mos parametri bazë, të paktën parametër kryesor ose i rëndësishëm duhet të ishte edhe problemi çam për palën shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë. Në fakt, në takimin e parë të Komisionit Mixt Shqiptaro-Grek, mbajtur në Sarandë në 9 prill 1993, ku zv.MPJ Cuderu përforcoi kërkesën e bërë dy vite më parë nga Micotaqis, për njohjen e kombësisë greke për ata qytetarë shqiptarë që “ndjeheshin” të tillë, Zv. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Starova, rishtroi problemin e respektimit të të drejtave të “minoritetit çam”. Eshtë e kuptueshme që zonja Cuderu, bijë e një ish ministri grek të angazhuar shumë për çështjen e “Vorio-Epirit”, replikoi me të njëjtat argumenta mbi gjoja implikimin e çamëve me pushtuesit gjatë Luftës II Botërore. Ama ajo lëshoi në një pikë, pasi e la të hapur mundësinë për të shqyrtuar në mënyrë institucionale problemin e pasurive të çamëve. Lindte kështu

mundësia për të futur në rrugën e diskutimeve dhe eventualisht të zgjidhjeve konkrete njërin nga kapitujt e çështjes çame. Për fat të keq ky argument nuk u ngacmua më nga pala shqiptare dhe çështja e pronave u përmend edhe ndonjëherë tjetër, por vetëm kaq. Në 3 maj 1993 Kryeministri Micotaqis erdhi përsëri në Tiranë ku takoi Kryeministrin e parë demokrat, Aleksandër Meksin. Pas debatit të shurdhët me Ramiz Alinë në janar 1991, grekët kishin korrur fitoret e para në marrëdhëniet me fqinjin e dobët, duke filluar nga imponimi i klerikut grek Janullatos si kreu i KOASH. Edhe në këtë takim, ku qe i pranishëm edhe ministri i jashtëm Serreqi, aktiv në bisedime, pala shqiptare e rishtroi me forcë çështjen çame, në tre komponentët e saj: lejimi i qytetarëve shqiptarë nga Camëria të vizitojnë vendin e tyre, kthimi i pronave dhe rikthimi i çamëve në trojet e tyre. Kundërshtimeve të Micotaqis për të diskutuar më tej për këtë problem, Kryeministri Meksi iu përgjigj se pala shqiptare nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Shpërthimi i histerisë antishqiptare nga ana e Athinës zyrtare pas dëbimit të priftit grek Krisostomos Maidonis, propagandist i “Vorio-Epirit”, ndeshi në një reagim po aq të ashpër të qeverisë shqiptare. Në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të shpallur në 14 korrik 1993 nga Kryeministri grek Micotaqis, Kryeministri Meksi, në një deklaratë publike të 18 korrikut shprehej mes të tjerash: “Qeveria shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, muslimanë e ortodoksë, si dhe të arvanitasve që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo i njeh vetes të drejtën të interesohet për shqiptarët dhe minoritetin shqiptar në Greqi… Kërkesës së z. Micotaqis për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne i përgjigjemi me dëshirën për t'i zgjidhur problemet mes dy vendeve në rrugë bilaterale. Nëqoftëse palës greke i mungon ky

vullnet i mirë, ne jemi gati të shkojmë para kësaj gjykate edhe për të kërkuar njohjen e të drejtës së popullsisë çame për t'u kthyer në trojet e veta në Greqi, të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi, i cili nga frika e terrori nuk guxon as të pohojë identitetin e tij etnik, të drejtën e pronësisë të qytetarëve shqiptarë në atë vend dhe gjithë të drejtat e tjera që u takojnë atyre në mënyrë të ligjshme”. Kjo gjuhë ishte akoma më e ashpër se ajo e Ramiz Alisë në vitin 1991. Pala shqiptare do të tërhiqej shpejt nga kjo përplasje ballore. Dhe gjithsecilit prej nesh i mbetet të risjellë në mendje me trishtim serinë e lëshimeve, alias tradhëtive, që politika shqiptare ka kryer në këto vite të fundit. Zhbërja e turpshme e autoqefalisë dhe pushtimi i kreut të KOASH nga një klerik grek, militant i helenizmit. Hapja e shkollave greke në Korçë e Himarë dhe ngritja e monumenteve dhe e varrezavepiramidë në vijën virtuale të “VorioEpirit”. Mbyllja e syve përballë dhunimit të monumenteve e të varrezave shqiptare në jug të vendit. Dhurimi skandaloz i hapësirës detare të Shqipërisë. Rregjistrimi i premtuar i popullsisë me përfshirje të vetëdeklarimit të besimit e të ko m b ë s i s ë . H e s h t j a p ë r b a l l ë pretendimit të qeverisë greke për të regjistruar ajo (!) pronat e minoritetit grek në Shqipëri dhe, për turp të turpeve, heqja dorë nga kërkesat e drejta që shteti shqiptar ka ndaj shtetit grek, duke filluar nga zgjidhja e problemit çam. Për të vazhduar pastaj me heqjen e ligjit të luftës, njohjen e kufijve ndërkombëtarisht të njohur mes Greqisë e Shqipërisë, kthimin e pronave të qytetarëve shqiptarë, të sekuestruara mbi bazën e ligjit absurd të luftës me Shqipërinë, shpërndarjen e sillogjeve “vorio-epirote” etj. Ka ardhur koha, që qeveritë shqiptare të heqin dorë nga zbatimi i agjendave të huaja dhe t'i kthehen zbatimit të agjendave shqiptare, ashtu siç i detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe siç presin prej tyre qytetarët shqiptarë.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

23


BOTA

Nga Hajro LIMAJ

Përse Franca e akuzon tani Turqinë për genocid ? Kohët e fundit konflikti midis Francës dhe Turqisë është kthyer në një nga temat më të rëndësishme të analizës botërore. Shkak i këtij reagimi u bë një projektligj i Kuvendit Kombëtar të Francës. Këshilli i Përgjithshëm i Kuvendit Kombëtar të Francës në fund vitin 2011, me pakicë të cilësuar votash mori një vendim, i cili i kundërvihet në thelb shpirtit të Revolucionit Francez të vitit 1879. Projektligji, i cili ka qenë në rendin e ditës të këtij Kuvendi edhe në vitet 2001, 2006 dhe 2010, parashikon ndalimin e shprehjes së mendimit se ngjarjet e vitit 1915 nuk kanë qenë genocid kundër Armenisë. Ai kaloi vetëm me 40 vota të anëtarëve të Kuvendit. Në rast se pranohet edhe në Senatin e dhomës së lartë të Kuvendit, ligji parashikon dënimin me një vit burg dhe 45 mijë euro për ata që kundërshtojnë pretendimet se është kryer një genocid mbi popullin armen nga shteti turk. Gjithashtu priten pasoja të cilat do të mund të influencojnë marrëdhëniet e Francës me Turqinë në disa drejtime. Është e vështirë të thuhet se sa do ta mbështesin këtë ligj, që në fakt çuditërisht ndalon lirinë e shprehjes dhe mendimin ndryshe. Për më tepër kur nga 577 anëtarë të Kuvendit francez kanë marrë pjesë vetëm 46 prej tyre, nga të cilët vetëm

40 prej tyre kanë votuar kalimin e këtij projekt ligji. Ky raport kaq i ulët mund të jetë një situatë që mund të pranohet nga pikëpamja teknike e punës së një Kuvendi, por është e pa mundur të thuash se ai pasqyron vullnetin e opinionit të gjërë në Francë. Ligji është në kontradiktë veçanërisht me vlerat e Europës, e cila është influencuar në masë të madhe nga Revolucioni Francez, që ishte burimi i frymëzimit në të gjithë botën dhe që ndezi zjarrin e lirisë në shumë vende. Shpirti i revolucionit që u bë shkaku i ndryshimeve rrënjësore me slloganin "Liri, Barazi dhe Vëllazëri", u kotësua nga ana e 40 përfaqësuesve që e pushtuan

24 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Kuvendin Kombëtar të Francës. Franca pretendon se në vitin 1915 turqit kanë bërë një genocid ndaj armenëve, duke vrarë 1.5 milionë persona. Turqia këtë ngjarje nuk e vlerëson si genocid dhe këmbëngul se shifra nuk i kalon të 300 mijë personat. Këtë e mbështet edhe në faktin se Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e ka vlerësuar dhe njohur atë si genocid. Duhet thëne se rreth 20 shtete të ndryshme të botës, në kohëra të ndryshme e kanë diskutuar këtë çështje si genocid. Kështu përmendim shtetet si Uruguaji në vitet 1965, 2004 dhe 2005; Qiproja Greke në vitin 1982; Argjentina në vitin 1985; Rusia në


ATOB

vitet 1995 dhe 2005; Kanadaja në vitet 1996, 2000 dhe 2004; Greqia në vitin 1996; Libani në vitin 1997 dhe 2000; Belgjika në vitin 1998; Italia në vitin 2000; Vatikani në vitin 2000; Franca në vitin 1998; Zvicra në vitin 2003; Sllovakia në vitin 2004; Hollanda në vitin 2004; Polonia në vitin 2005; Gjermania në vitin 2005; Venezuela në vitin 2005; Lituania në 2005 dhe Kili në 2007. Përse atëhere Franca ju rikthye këtij problemi? Fillimi i rënies së shtetit të mirëqënies, sëbashku me rritjen e krizave ekonomike dhe ringjalljes të së djathtës ekstreme në Francë, nga parimet e barazisë është kaluar në parime të tjera. Banorët e ardhur n ga ko l o n i të e v j et ra d h e komunitetet me origjinë refugjatësh që janë vendosur në Francë dhe që jetojnë në këtë vend, përballen me probleme serioze në drejtim të sigurimit të barazisë dhe të drejtësisë. Ata janë lënë jashtë nga politika dhe arsimimi. Tani kësaj iu shtua edhe pengesa e lirisë së shprehjes. Vendimi që mori Kuvendi Kombëtar i Francës ka tre përmasa. E para është e lidhur me një prodhim q ë i d re j to h et o p i n i o n i t të brendshëm. Me manovrat e politikës populiste Sarkozi përpiqet të ruajë kolltukun që ka, duke mbajtur të lidhura votat e armenëve në zgjedhjet presidenciale që po af ro h e n . Pë r m a s a e d y të e rëndësishme e pranimit të këtij ligji, është e lidhur me politikën e jashtme të Francës. Ajo po humbet rëndësinë në shumë vende ku ka patur influencë, duke përfshirë edhe portet e vjetra. Veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, Franca e shikon Turqinë si ko n ku re n te n m ë të m a d h e .

Dyshemeja që rrëshqet poshtë këmbëve të Francës po zhvendoset çdo vit e më shumë. Vendet e rajonit me në krye Tunizinë, Egjiptin dhe Libinë, të gjendur në një periudhë ndërtimi të politikave të reja dhe të planifikimi të së ardhmes së tyre, shikojnë nga Turqia dhe jo nga Franca. Në temat e ndërtimit, "Drejtësi, Liri dhe Vëllazëri" për popujt e këtyre rajoneve burim referimi nuk është Franca, por është Turqia. Franca duke kaluar këtë ligj ndërton polika mbi dhimbjet dhe kujtimet e armenëve dhe punon të zbehi Turqinë në rritje. Ndoshta nga kjo politikë më shumë po fiton Tuqia në zhvillim të shpejtë sesa Franca. Reagimet e politikës Turke ndaj këtij ligji vazhdojnë të jenë shumë të forta. Presidenti Gyl dhe Kryeministri Erdogan shpallën qëndrimin zyrtar ndaj këtij ligji dhe menjëherë vendosën sanksione shume të forta politike, diplomatike dhe ushtarake ndaj Francës. Gjithashtu ata e akuzuan Francën për genocidin që ajo ka kryer gjate pushtimeve të saj në Algjeri dhe në Ruanda. Ndaj këtij reagimi, presidenti Sarkozi i dërgoi një letër Kryeministrit Erdogan, i cili nuk i dha asnjë përgjigje. Edhe kur Sarkozi tentoi të fliste në telefon me presidentin Gyl, ai refuzoi t'i përgjigjej. Ndërsa media turke e ka mbështur qëndrimin e shtetit të saj ndaj sjelljeve politike të Sarkozisë. Dihet se Franca është kundërshtari kryesor i anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian. Shkak për këtë kundërshtim të saj është raporti i ri që do të vendosej në këtë komunitet, nëse do të hynte Turqia. Prandaj Turqia tani ka filluar t'i lexojë mirë dhe të diskutojë në mënyrë

racionale manovrat e Francës kundër saj. Shumë historianë dhe analistë po punojnë të vërtetojnë me dokumenta se është Franca që ka kryer genocid në vitet 1956-1962 në Algjeri. Në këtë periudhë ka kryer vrasje masive, ku llogariten rreth 1,5 milionë persona të vrarë. Ndërsa në vitin 1961, në Paris u vranë 300 egjiptianë gjatë një proteste të organizuar ndaj genocidit që po bëhej ndaj bashkëqytetarëve të tyre. Acarimi i marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve natyrisht që nuk i shërben stabilitetit dhe harmonisë europiane dhe aziatike. Pa mohuar rivlerësimet e historisë në kushte natyrale dhe shkencore, detyrë të cilën e kanë shkencëtarët e historografisë dhe jo politikanët populistë, rikrijimi i konflikteve midis shteteve të mëdha është me pasoja jo vetëm për dy rajonet, por edhe shumë më gjerë se ato.

Franca e shikon Turqinë si konkurenten më të madhe. Turqia tani ka filluar t'i lexojë mirë dhe të diskutojë në mënyrë racionale manovrat e Francës kundër saj

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

25


KOSOVA Nga Hamide Berisha-Latifi (Gazetare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut)

Arsimi mbrojti shqiptarët / shqiptarët mbrojtën arsimin

Sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet nga buxheti i Kosovës Populli shqiptar i mbetur në pjesën e Kosovës pas ndarjes së Shqipërisë, njëqind vjet më parë, ka bërë një sërë luftrash dhe përpjekjesh të papara për të ruajtur gjuhën traditën, kulturën dhe për ruajtjen e qenies dhe të identitetit kombëtar. Në të g j i t h a p ë r p j e k j et d h e b ete j at e dhimbshme, arsimi ka qenë një shënjestër e përhershme e okupuesit serb, dhe një gjakim i përhershëm i popullit shqiptar për shkollën e lirë shqipe. Në ballë të këtyre përpjekjeve për liri dhe të drejta, të shqiptarëve të Kosovës, deri në fund të shekullit që lamë pas, ishte inteligjenca, ku një rol të rëndësishëm kanë pasur mësimdhënësit dhe studentët. Hapja e Universitetit të Prishtinës, arritja më e madhe Duke kaluar nëpër periudha here dramatike e herë në dukje të qeta, historia e arsimit në Kosovë mund të ndahet në tri periudha: periudha e parë fillon me hapjen e shkollave fillore anembanë Kosovës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Asokohe pati një ndihmë shumë të madhe për arsimin e Kosovës nga mësimdhënësit nga Shqipëria, të cilët erdhën në Kosovë dhe për disa vite mbollën farën e dijes dhe të arsimit. Në këtë periudhë arritjen më të madhe e paraqet themelimi i Universitetit të Prishtinës dhe hapja e Bibliotekës Universitare të Kosovës. Arsimi në Kosovë në këtë periudhë zhvillohej në tri gjuhë; shqipe, turke dhe serbe. Në gjithë historinë e arsimit të Kosovës, mund të thuhet pa hezitim se vitet 70-të dhe 80-të të shekullit që lamë pas, ishin vitet më të ndritura të fushës së arsimit dhe edukimit. Në fund të viteve 60-të dhe në fillimin 70-të fillon zhvillimi i hovshëm i shkollave të mesme në Kosovë. Hapen gjimnazet nëpër komunat e Kosovës. Hapet gjimnazi në Deçan, ai në Podujevë (Besianë), në Kaçanik, etj. Në këtë periudhë ishte një zgjim i plotë kombëtar i popullit shqiptar të Kosovës, i cili me nismën nga Kuvendi i Komunës së Kaçanikut, kërkoi hapjen e Fakultetit të Mjekësisë dhe themelimin e Universitetit

të Kosovës. Megjithë masat ndëshkuese që pasuan ndaj iniciatorëve të kësaj nisme asokohe nga politika e kohës, kjo nismë u bë realitet. Institucionet e Kosovës (atë periudhë ende krahinë) edhe pse të kontrolluara nga Partia Komuniste, hartuan një varg masash dhe programesh me të cilat stimuluan dhe nxitën arsimin e gjithëmbarëshëm të të rinjëve, si atyre në zonat urbane po ashtu edhe të atyre në zonat rurale. Ajo që ishte tejet e rëndësishme dhe që ndihmoi zhvillimin e shoqërisë dhe të kombit ishte hartimi i programeve të veçanta stimuluese për shkollimin e vajzave. Asokohe institucionet kosovare përgjegjëse për arsimin aplikuan masat e diskriminimit pozitiv për vajzat, duke mundësuar kështu që çdo vajzë e cila dëshironte të arsimohej, por nuk mund ta bënte këtë për shkak të rrethanave familjare apo ekonomike, mund të vendosej në konvikt dhe të merrte bursë gjatë tërë kohës së studimeve. Ky hap i madh mundësoi që shumë vajza në pamundësi që të kishin bekimin e prindërve për shkollim, të braktisnin shtëpitë dhe të gjenin mbrojtje institucionale dhe siguri për shkollim. Në këtë periudhë më shumë se kurrë stimulohej dija dhe meritokracia. Ishin ndërtuar mekanizma për të stimuluar studentët e suksesshmëm me bursa, të cilat mund ti merrnin për gjithë kohën e studimeve nëse arrinin rezultate të larta. Edhe fusha e shkencës dhe teknologjisë pati një zhvillim intensiv, sidomos duke ndërtuar dhe thelluar bashkëpunimin me fushat përkatëse në Shqipëri. Angazhimi i profesorëve nga Shqipëria për mësimdhënie në Kosovë, pas hapjes së Universitetit, si dhe këmbimi i kuadrove ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ndihmoi Kosovën për zhvillimin e kuadrove të vetë dhe për ngritjen e cilësisë së arsimit universitar, që akoma ishte i brishtë. Nga zhvillimi i hovshëm në stanjacion dhe regres Fatkeqësisht kjo periudhë e lulëzimit të arsimit nuk zgjati shumë sepse politika nuk ndenji duarkryq. Pas demostratave

26 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

studentore të vitit 1981, të cilat u morën si preteks për sulme mbi arsimin dhe inteligjencën e Kosovës, arsimi i Kosovës nisi stanjacionin dhe regresin e vet, duke qenë në shënjestër të vazhdueshme të politikës së atëhershme. Ndjekja e profesorëve eminentë, të cilët kishin dije dhe taban të fortë kombëtar u bë sistematike dhe me kohë institucionet arsimore të Kosovës, sidomos ato më të larta si dhe ato shkencore u zhveshën nga identiteti kombëtar dhe u shndërruan në servise të politikës ditore, duke prodhuar studime dhe punime shkencore që ishin për konsumin e politikës së ditës. Diferencimi që iu bë mësimdhënësve shqiptarë, ishte një prerje e pamëshirshme dhe një eliminim i të gjithë atyre që prezantonin oponencë ndaj regjimit të kohës. Me ardhjen e Millosheviçit në pushtet në Serbi, historia e Kosovës hyri në një fazë të re e me të edhe historia e arsimit. Presioni mbi fushën e arsimit u rëndua aq shumë saqë solli mbylljen e plotë të institucioneve të arsimit të lartë dhe të mesëm. Kurse në institucionet e arsimit të ulët u instaluan masat e segregacionit të plotë në baza etnike dhe një aparteid i paparë ndonjëherë në Europë, ndaj shqiptarëve. Fillimisht fëmijët u ndanë në turne, në baza etnike. Edhe pse numri i nxënësve serb kahasuar me ata shqiptarë ishte shumë më i vogël, nxënësit serb do të shfrytëzonin godinat shkollore në shkollat fillore, në ndërresat e paraditës. Duke mbajtur kështu shkollat e pushtuara, të zbrazta, për tu lënë nxënësve shqiptarë që të organizonin mësimin në orët e pasditës dhe në orët e vona të mbrëmjes. As këto masa nuk i mjaftuan pushtuesit serb për të shkatërruar arsimin shqiptar. Në shkollat fillore u aplikua edhe ndarja fizike e objekteve. Në shkollën e Dardanisë në Prishtinë fëmijët u tmerruan kur në mëngjes gjetën murin e ngritur në mes të shkollës, i cili ndante koridorin e shkollës, që të ndante nga çdo kontakt i mundshëm fëmijët serb nga ata shqiptarë. Përfundimisht kur shkolla shqipe nuk


KOSOVA po dorëzohej dhe nuk po thyhej, edhe përkundër ndaljes së financimit dhe terrorit të përditshëm mbi nxënës dhe mësimdhënës, duke u ngushtuar hapësirën e mësimit, duke i ndarë edhe fizikisht në baza etnike, duke sulmuar dhe rrahur çdo dite, duke detyruar nxënësit që të përbijnë fletat e fletoreve me detyrat e tyre, u bë helmimi i nxënësve në një numër institucionesh shkollore të Kosovës, ku u helmuan me mijëra nxënës shqipatarë, nga të cilët pati edhe fëmijë tre vjeçar nga entet parashkollore. Në një terror të paparë, shqiptarët u zhveshën nga të gjitha institucionet e tyre përfshirë këtu ato të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, politikës, kulturës, dhe mbetën të huaj në vendin e tyre. Në Kosovë u serbizua gjithëçka: shkollat, posta, transporti publik, shëtitoret. Popullata shumicë shqiptare u përjashtua nga jeta institucionale. Sistemi i pavarur i arsimit ruajti qenien shqiptare Në të tilla rrethana në fund të vitit 1990 dhe në fillim të vitit 1991, shqiptarët ngritën sistemin e pavarur të arsimit dhe të shëndetësisë. Ky ishte një reagim i natyrshëm ndaj rrënimit të dhunshëm të sistemit arsimor nga ana e politikës represive serbe. Si rezultat i kësaj, ngrihet një sistem i pavarur arsimor, që realizohej në 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, një universitet me 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e student dhe me 21.000 punëtorë të arsimit. Ishte kohë e një solidariteti të paparë kur populli shqiptarë hapi zemrat dhe shtëpitë dhe ofroi atë që mundi që të ndihmonte sistemin e pavarur arsimor. Ai ishte një formë e rëndësishme e rezistencës dhe një hap drejt Kosovës së pavarur, hap për kapërcimin e epokës së territ që Serbia impononte mbi Kosovën. Segmenti i arsimit krahas atij të shëndetësisë ishte i organizuar mirë në një gjendje okupimi të hekurt, falë popullit të Kosovës, shqiptarëve në diasporë dhe qeverisë ne egzil. Cilësia e arsimit asokohe lë shumë për të dëshiruar, por sëpaku shqiptarët e Kosovës nuk u shtruan dhe nuk u dorëzuan duke rrezikuar edhe jetën që të mbrojnë arsimin. Arritjet që ishin bërë para okupimit të Kosovës në arsim u zhdukën, dhe arsimi si vetë individi shqiptarë po jetonte kohën e vështirë të mbijetesës. Shkollimi i mesëm dhe i lartë nisi të braktisej nga të

rinjtë,vajza dhe djem. Vajzat nga frika e dhunës dhe rreziqet e shumta që shoqëronin arsimin, kurse djemtë nga frika se mund të mobilizoheshin me forcë në ushtrinë serbe, por edhe ngase keqtrajtoheshin kudo që ziheshin në afërsi të objekteve të arsimit të pavarur apo si quhej asokohe arsimi paralel. Sistemi i arsimit të pavarur i Kosovës mbijetoi gjithë dhunën dhe terrorin serb për gati një dekadë në saj të sakrificës së paparë të personelit mësimdhënës të nxënësve dhe të gjithë popullit shqiptarë. Me përfundimin e luftës, në vitin 1999 e këndej, fillon periudha e tretë, e cila karakterizohet me krijimin e infrastrukturës shkollore meqë shumë objekte shkollore ishin djegur dhe shkatërruar nga lufta dhe me reformat që i bëhen arsimit në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri në universitet, të cilat kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë standarteve bashkëkohore evropiane e botërore. Unifikimi i arsimit shqiptar shtytje për zhvillimin e kombit Gjatë kësaj periudhe fillon të zhvillohet edhe sistemi privat i arsimit. Si hap i parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet me krijimin e infrastukturës ligjore dhe profesionale. Kjo do të lehtësonte reformimin rrënjësor të arsimit, si dhe themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mars të vitit 2002. Sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet nga buxheti i Kosovës. Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë. Po ashtu me qëllim të modernizimit të arsimit janë kryer shumë programe të trajnimeve p ro fe s i o n a l e n ga s h u m ë a g j e n c i ndërkombëtare dhe vendore. Me motoda të reja të mësimdhënies janë trajnuar dhe çertifikuar të gjithë mësimdhënësit e Kosovës. Edhe pse Kosova mbetet vendi më i varfur në Europë, ajo i ka kushtuar një kujdes të shtuar arsimit të minoritarëve. Te arsimimi për minoritetet, numri i mësimdhënësve në raport me nxënësit është 1 me 14, ndërsa për shqiptarët e Kosovës është 1 me 21. Shikuar nga aspekti financiar, për nxënësit nga radhët e minoriteteve ndahen 25 % më shumë mjete. Në sistemin aktual të arsimit mësimi zhvillohet në 5 gjuhë; shqipe,

Unifikimi i arsimit shqiptar është një proçes që do të rrjedhë natyrshëm nga të dyja shtetet shqiptare të Ballkanit. Angazhimi i ekspertëve të arsimit do të pasurojë përmbajtjen e tij. Hartimi i abetares së unifikuar shqipe është vetëm një hap në këtë rrugëtim.

turke, kroate, serbe dhe rome. Numri mesatar i nxënësve për klasë në shkollat e Kosovës është 35. Edukimi parashkollor paraqet nivelin më pak të zhvilluar të sistemit të arsimit në Kosovë. Mungesa e një rrjeti të mirëfilltë të institucioneve të edukimit parashkollor, si dhe mungesa e një tradite të favorshme bëjnë që ngecjet në këtë sektor të jenë të parashikueshme. Të gjitha studimet krahasuese tregojnë se në aspektin e zhvillimit të edukimit parashkollor, Kosova zë vendin e fundit në Ballkan. Megjithë zhvillimet në arsim në Kosovë, në veçanti në infrastrukturë dhe në aplikimin e metodologjive dhe teknologjisë së re në arsim, përmbajtja e arsimit shqip, mbetet një punë e madhe dhe e vazhdueshme. Kjo sepse arsimi shqip në Kosovë është prerë përshtatur e cunguar varësisht nga pushtuesit që kemi p a s u r, q o f s h i n a t a s e r b ë a p o ndërkombëtarë. Fatmirësisht Kosova së shpejti pritet të ketë pavarësinë e saj të plotë, politike, dhe ky mund të jetë një moment i ri për rishikimin e përmbajtjes së arsimit. Përmbajtje kjo e cila duhet të jetë reflektim i fakteve dhe studimeve shkencore, e jo fontanë dëshirash e kujtdo qoftë.

Unifikimi i arsimit shqiptar është një proçes që do të rrjedhë natyrshëm nga të dyja shtetet shqiptare të Ballkanit. Angazhimi i ekspertëve të arsimit do të pasurojë përmbajtjen e tij. Hartimi i abetares së unifikuar shqipe është vetëm një hap në këtë rrugëtim.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

27


Jeta e vështirë e familjes lënë në harresë, dorëshkrimet dhe veprat e papërfunduara të shkrimtarit dhe pikturat e Safos

Në shtëpinë e Markove... Nga Sevim Arbana

Disa nga veprat e Petro Markos

“Hasta la vista” (1958); “Qyteti i fundit” (1960); “Një emër në katër rrugë”, “Ara në mal”, “Nata e Ustikës” (1989); “Shpella e piratëve”, “Vepra autobiografike”, “Intervistë me vetveten”, “Retë dhe gurët”, Si dhe shumë dorëshkrime e vepra që na la kur ende ishte gjallë.

Në këtë fillim viti, ku ftohtësia e këtij dimri duket se reflekton dhe bëhet shumë më metaforike se asnjëherë tjetër, së bashku me një kolegen time, vizitojmë shtëpinë e Markove. Kur kaloj atë prag, (është e dyta herë që e vizitoj) ndiej që poshtërimi, përbuzja, harresa, mospërfillja, harrimi, zhvlerësimi, injorimi,…janë fatkeqësisht tiparet që po na karakterizojnë gjithnjë e më shumë. Në një apartament tejet të vogël, në Bulevardin “Zogu i Parë”, kati i dytë, jetojnë pesë frymë: Safo Marko, që ka vite që vetëm frymon, Arianita Marko dhe tre macet e saj te dashura: Bebeka, Cicirino Marko dhe Beki. Kush është familja Marko? Cilët janë sot ata që e përfaqësojnë? Petro Marko, babai i Arianitës dhe i Jamarbërit, bashkëshorti i Safo Markos, është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo situate, fatkeqësie, stuhie, që provoi si askush në jetën e tij të mbushur me një krijimtari, që do ta ngrinte në piedestalin e shkrimtarëve të shquar që ka nxjerrë Shqipëria. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi ( është Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar). Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara.

28 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin "Nderi i Kombit". (Wikipedia) Petro Marko i ka dhënë kulturës shqiptare, kryevepra te tilla, qe kane patur, kanë e do të kenë vlera të patjetërsueshme për gjithë brezat e këtij vendi. Petro Marko “vazhdon” ende të shkruajë, pasi një tufë dorëshkrimesh e veprash të pambaruara, gjenden në këtë shtëpi modeste, ku vajza e tij e dashur ka marrë përsipër t'i nxjerrë në dritë, për të ndriçuar akoma më shumë këtë figurë madhështore si dhe mendjet e zemrat mjerane, të një shteti që lë në harresë kolosë të tillë. Ndonëse në të gjallë të tij ishte shumë i bindur që do arrinte të nxirrte në dritë botimet e veprave të tij të dashura, definicionet e medha letrare, për të cilat ish kushtuar. Por kjo nuk iu bë realitet shkrimtarit të madh. Djajt përreth tij, ia nxinë jetën e ia morën frymën duke tjerrë rreth familjes së tij skenarë të përçudnuar, që varrosën jo vetëm Petron , por edhe pjesëtarët e tjerë. Dhe ata skenarë vazhdojnë edhe sot. Ata duken si zëra të nëndheshëm, që shfaqen herë pas here dhe duan ta zhysin këtë familje. Por ajo qetësisht, në mënyrën më martire, vazhdon të mbijetojë. Por ende në këtë apartament, tejet modest ka mbetur nje pjese e madhe e një vepre të shkëlqyer, që mban autorësinë e këtij gjigandi të letërsisë shqiptare. Është vajza e tij, piktorja dhe artistja e talentuar, e cila si në librat biblikë, ka sakrifikuar aq shumë, sa do na duhet të kthehemi e të rikthehemi tek ky personazh, po aq i dashur sa gjithë kjo familje. Arianita na tregon se në blloqet dhe fletoret e Petros ka dhjetra vepra të tjera të panjohura... Petro Marko është shkrimtari që shumë pak tregime ka botuar në letersinë shqipe deri sot, ndërsa ka me dhjetra të tillë në shtëpi….

Personazhet e dashura të librave si Çufoja, Bubi kaçurrel, etj., kane doren e piktores se dashur, e cila punoi ne Shtepine botuese 'Naim Frasheri' si piktore ne redaksine e librave per femije.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

29


REPORTAZH Jeta e pabujshme e Arianita Markos Duke shfletuar për Markot, lexoj me një frymë, një “këngë”, “poemë”, dedikim apo çfarëdo mund ta quash, të gazetarit dhe poetit nga bregdeti, Aleksander Çipa. Për Arianitën ai shkruan: Vepra e Petro Markos, në ardhje, si "kardinale të vetme" ka vajzën e shkrimtarit, Arianitën. Ajo është realisht një shkrimtare. Talenti i saj i pohuar është piktura. Por jeta e saj e pabujshme dhe e paekspozuar publikisht ka marrë formën e një shërbimi për Petron e ikur dhe për Safon e mbetur. Në rastin e saj do të vlente konstatimi anatomik dhe përmbajtja genetike e cilësishme. Per veten e saj shprehet se :"Do të ketë kohë më vonë. Unë jam piktore, por tani jam e zënë me shërbimin ndaj shtëpisë, Safos, Madus dhe po merrem me zbardhjen e librave të Petros". Dhe Arianita s'ka asnjë pretendim. Ajo është mes dilemës së tmerrshme të mbijetesës, të detyrës, të misionit, të asaj dhe ëndrrës që tashmë ka dekada që fle tek ajo; T'u tregoje botërisht, atyre , “të verbërve”, ëe shohin kalvarin e madh të vlerave e vuajtjeve të familjes së saj të nderuar, t'i bëjë të dëgjojnë veshët e shurdhër të një shteti që s'denjon të shohe e të dëgjojë, se si në dekada të tëra, kjo familje u kryqëzua dhe vazhdon të kryqëzohet, nga ata që ky pushtet i quan djajt e kuq, dhe sot ai vetë ka harruar rënkimet dhe zërat e nëndheshëm të atyre që vuajtën, të atyre që ua dhanë pushtetin këtyre që paturpësisht sot na drejtojnë. Arianita është në dilemën e ngasjes, për të nxjerrë nga kjo shtëpi modeste vepra që kushtojne miliona ose që s'kanë çmim, por ajo do të jetojë, do të mbajë piktoren e madhe që kaq shumë dha, me ilaçe e shërbime, ajo do që veprat e pambaruara të të jatit,të shohin dritën e botimit. Ajo do që poezite e Jamarbërit , të zënë vendin që u takon, ajo do që vuajtjet që hoqi kjo familje, të kenë një shpërblim. Po kur?

Do të ishte pakuptim, do të ishte guxim, që sot, në këtë përjetim të trishtë, për vlerat dhe harresën që na karakterizon, unë të ndalesha e te shkruaja për Petro Markon. Vepra e tij ka një deçiturë: No Comment! Rikthemi tek shtepia modeste, tek njerëzit që frymojnë në të, tek pjesëtarët e tjerë të shtëpisë së Markove dhe shohim, sepse s'e dallojmë: mbledhur grusht, në një krevat të madh, një grua të vjetër, e shoqëruar nga një grua që i shërben, ose më mirë që i rri në kokë. Arianita është aty 24 në 24 orë dhe… Beki, macja e dashur, që tregon se sa e madhe është kjo shtëpi. Në dhomat e tjera, me pikturat e Safos, dorëshkrimet e Petros, bashkëjetojnë dhe dy macet e tjera të Arianitës, Bebeka dhe Cicirino Marko. Duket që Arianita, me shpejt se shumë nga ne, atëherë kur njerëzit i bënë gjëmën gjithë familjes, ka kuptuar Shpenhauerin, kur thotë: “Sa më shumë njoh njerezit, aq më shumë dashuroj kafshët”! Kush është Safo Marko dhe Jamarbër Marko? Safo Marko është një nga piktoret e njohura shqiptare, krijimtaria e së cilës i ka dhënë asaj një vend të rëndësishëm në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në historinë e artit shqiptar. Safo, përveç pikturave, që përbëjnë një nga fondet më të shkëlqyera të artit e piktures shqiptare, ka edhe një krijimtari të pasur ilustrative, në veprat e letërsisë për fëmijë. Personazhet e dashura të librave për fëmijë si Çufoja, Bubi kacurrel, etj., kanë dorën e piktores së talentuar, e cila punoi në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Pas viteve të burgut që kaloi shkrimtari Petro Marko, në familjen e tyre hijet e dyshimit nuk reshtën kurrë. Arrestimi i Jamarbrit në gusht të vitit 1975 ishte një goditje fatale për familjen Marko. Në “Intervistë me vetveten”, Petro Marko e kujton i tronditur arrestimin e të birit: “Më 7 gusht 1975, në orën 12 të natës, djali u arrestua në shtëpi... Arrestimi i djalit ka qenë gjëja më e rëndë e jetës sime. U gdhimë, unë, Safoja dhe vajza duke diskutuar se çfarë do të na priste...”. Petro kujton se të gjithë ishin të rrezik. Mbi të gjitha nuk e dinin ç'do të ndodhte me djalin. “Safoja i drejtoi një letër Hysni Kapos. Unë shkova në ministrinë e Brendshme, por nuk më pritën megjithëse aty kisha shumë miq që nga koha e rinisë sime”. Shkrimtari kujton se pas pesë muajsh në hetuesi, më 31 dhjetor 1975 u dha vendimi i gjyqit: gjashtë vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Ishim të gjithë jashtëzakonisht të tronditur, por për mua ishte më e rënda, se pashë tim bir prapa hekurave, njëlloj si veten time…”. Jamarbri u lirua nga burgu në vitin 1978, por presioni në familje nuk do të largohej më. Safo Marko, kaloi gjithë këto ferre dhe mbijetoi, duke u mbyllur në talentin e saj dhe duke u përpjekur të mbronte aq sa mundte, familjen. Në vitin 2011, pas një apeli që shumë artistë i bëjnë shtetit, për

30 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes


REPORTAZH harresën, përbuzjen, neglizhencën ndaj këtyre figurave të mëdha, që ende vazhdonin të luftonin me vdekjen, tjetërsuar në harresë, mjerim e varfëri, papritmas në organet tona të përditshme, hapet debati i shëmtuar i spiunëve. Ndër to lakohen emra të dashur, që jo vetëm për mua, (që kam punuar me ta), po për shumë shqiptarë të tjerë është e kuptueshme dhe pa koment pse u përfshinë në atë skenar makabër, që diktatura e përdori “suksesshëm” për gati 50 vjet. Sot, duke lexuar per familjen Marko, debati shtrihet gjerësisht edhe në forumet sociale e më tërheqin vemendjen komentet brilante të njerëzve të thjeshtë. Unë kam veçuar komentin e një prej tyre, qe diktatura e degdisi, Edlira Dedja pianiste, profesoreshë e pianos në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë, Deputete e Legjislativit në Neuchâtel dhe përfaqësuese e shtetit të Neuchâtelit në Komisionin e Kulturës dhe Teatrit regjional për periudhën legjislative 2008 - 2012. (Akuza për Safo Markon si spiune e sigurimit). Vini re! Nuk është e lehtë të flasësh për moralin në këtë temë.Të bëje desidentin në atë kohe ishte njëlloj si të pranoje me vetëdije të digjeshe si Xhordano Bruno. Por dhe inkuizicioni ishte më i lehtë në ligjet e tij, pasi digjte në furrë të druve vetëm mëkatarin, ndërsa diktatori shqiptar, krijonte nje reaksion zinxhir prej viktimash të pa fajshme. Zot i madh! Ligësia e tij dhe e këlyshëve komunistë nuk mbaronte kurrë. Kur isha në moshë të re, e kisha vënë disa herë veten në pozicionin e përzgjedhjes ndërmjet spiunit dhe moralit e sinqerisht shpesh herë kërkoja të vetvritesha, të digjesha me benzinë në mënyrë demonstrative, për t'ju kundërvënë sistemit, por nuk kalonte minuti dhe pranë teje kalonte një tjetër i "PIS" dhe të bënte me i thirrë mendjes për një tjetër dilemë: "A ja vlen të sakrifikosh për njerëz të tillë? Ishte një jetë e tmerrshme , ku nuk kuptohej lehtë se kush ishte i ligu dhe kush i miri, pasi të gjithë fshiheshin pas një maske hipokrite. Kur u martova dhe krijova familje, me shkoi mendja tek dilema e rinisë, u dridha dhe sinqerisht thashë: "Faleminderit o Zot, që i le ato të merreshin me mua. Me këto mend, mund edhe të isha fëlliqë". Më kujtohet Safo, kur vinte në plazh, me telajot në kurriz, e veshur me shije piktori, ku rrobat i rrinin shtrembër, një veshje mes të çmendurit dhe bojaxhiut. Rrinte e vetme, e shkreta. Ç'do të ketë hequr?! Prandaj ju them, se liria që kemi fituar është pasuria më e madhe dhe ishte kjo që më bën të gjej ngushëllim, për persekutimin, për humbjen e pronës e të tjera fenomene negative, që na dhuron "bashkësia e të ligjve" për çdo ditë. Ju të rinjtë nuk mund ta imagjinoni, prandaj merreni më me qetësi. Injorantin e kam frikë, budallain e mëshiroj, të diturin (civilin) e dua pa masë.

Nëpërmjet kësaj reviste, nëpërmjet këtij shkrimi apel për shtetin, le të shpresojmë, që ka ende njerëz fisnikë, që mund të ndihmojne sado pak familjen e nderuar të Markove. Çdo qindarkë, kontribut për këtë familje, do të ishte një gjest i lartë në nderim të martirëve të vendit, të artistëve që u flijuan pa ditur dhe s'u vlerësuan asnjëherë.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

31


OPINION

Nga Diana Çuli

Mbi përkthimin Në vitin 2008 Jose Manuel Barroso ndërmori një nismë në Bashkimin Europian që lidhej ngushtësisht me përkthimin. Qëllimi i kësaj nisme është të nxisë dhe të mbështesë përkthimin në përgjithësi dhe atë letrar në veçanti, të ndihmojë përkthyesit dhe ta shpjerë të gjithë procesin drejt një ndryshimi rrënjësor. Nisma i drejtohet kryesisht politikëbërësve ndërkombëtarë e kombëtarë, që ta kenë parasysh në hartimin e legjislacioneve dhe strategjive kulturore. Pse e përmenda këtë nismë europiane? Sepse Europa e sheh përkthimin si një urë nga më të rëndësishmet për integrimin kulturor europian, e cila mundëson në mënyrë të ndërsjelltë njohjen e kulturave të popujve të kontinentit të vjetër. Në këtë mënyrë synimi europian për një Europë të bashkuar, ku do të ketë unitet, po dhe diversitet kulturor, realizohet më shpejt, më mirë dhe më natyrshëm nëpërmjet përkthimit. Për këtë arsye në dhjetor 2011 u organizua në Bruksel edhe Kongresi i Perkthyesve, i cili hartoi Planin Europian të Veprimit. Ky plan përmban shumë çështje brenda tij, por më kryesoret lidhen me politikat kulturore të vendeve të Europës që i përkasin përkthimit letrar dhe jo vetëm letrar, me statusin social dhe ekonomik të përkthyesve, me vizibilitetitn, me formimin dhe trainimin e përkthyesve letrarë, me copy-right-in dhe të drejtat e tjera të autorëve e të botuesve, me marrëdhëniet me publikun, etj. Në

platformën e Kongresit u theksua se përkthimi letrar i kapërcen kufinjtë nacionalë dhe se paraqet një sfidë për të ndërtuar një hapësirë të vërtetë kulturore në nivel europian, në të cilën përkthyesi, si ndërtues urash kulturore ka rol të dorës se parë. Europianët, pra e shohin si shumë të rëndësishem ndërtimin e dialogut mes gjithë aktorëve në “zinxhirin” e përkthimit letrar. Organizatat e përkthyesve, bota e botimeve dhe ajo e politikave kulturore, organizimi i kurseve të formimit, legjislacioni i favorshëm, strategjitë kulturore kombëtare - po të bashkërendisin programet e tyre, po t'i hartojnë së bashku këto programe, patjetër që do t'i hapin rrugën një politike të re kombëtare e ndërkombëtare për përkthimin. Por, si është situata në vendin tonë, pasi i hodhëm një sy të shpejtë këtyre sfidave e nismave europiane? Mund të themi se është mjaft konfuze, në shumë drejtime. Në Shqipëri nuk është e vërtetë se nuk ka përkthyes te mirë dhe se ka patur vetëm një herë e një kohë. Këto shprehje shablone i shqiptojnë njerëz që kanë mbetur te leximi i Tolstoit apo Dikensit, që u ka mbetur ora tek leximet e viteve tetëdhjetë maksimumi dhe nuk e kanë idenë se çfarë shkallë zhvillimi ka arritur sot përkthimi i përkthyesve shqiptarë. Në botën e përkthimit ka emra që sjellin sot me mjeshtëri të rrallë vepra të mëdha e të vështira dhe mes tyre mund të përmendim Mira Meksin, Aurel

32 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Plasarin, Virgjil Muçin, Pirro Mishën, Bashkim Shehun, Ines Ikonomin, Mimoza Hysin, Amik Kasaruhon, Xhimi Lazrin e të tjerë: Ata po e pasurojnë gjuhën shqipe në të gjitha drejtimet: në leksik, në fjalëformim, në ndërtime të sakta sintaksore, i japin një frymë të re e moderne strukturës gjuhësore të shqipes, por kanë fatin e keq të mos përmenden, sepse mbyten nga zëri mohues i të palexuarve dhe megallomanëve që hiqen se dinë gjithçka se mund ta kuptojnë përkthimin dhe pa lexuar asnjë libër në këta njëzet vjet. Nga ana tjetër, përkthyesit në Shqipëri paguhen në mënyrë të turpshme: rreth 500 lekë faqja. Edhe kur bëhet fjalë për mrekullira. Shtëpitë botuese kanë unifikuar këtë pagesë mjerane, dhe shteti ynë e pranon sepse as i bëhet vonë për gjendjen e njerëzve të kulturës.

Europa e sheh përkthimin si një urë nga më të rëndësishmet për integrimin kulturor europian, e cila mundëson në mënyrë të ndërsjelltë njohjen e kulturave të popujve të kontinentit të vjetër. Në këtë mënyrë synimi europian për një Europë të bashkuar, ku do të ketë unitet, po dhe diversitet kulturor, realizohet më shpejt, më mirë dhe më natyrshëm nëpërmjet përkthimit.


OPINION

Përkthyesit në Shqipëri paguhen në mënyrë të turpshme: rreth 500 lekë faqja. Edhe kur bëhet fjalë për mrekullira. Shtëpitë botuese kanë unifikuar këtë pagesë mjerane, dhe shteti ynë e pranon sepse as i bëhet vonë për gjendjen e njerëzve të kulturës.

Përkthyesit në Shqipëri nuk kanë asnjë të drejtë mbi librat e përkthyer. Pasi marrin pagesën e turpshme nga botuesit, ata harrohen përfundimisht. Sa herë që libri ribotohet, përkthyesi nuk merr më asnjë qindarkë. Sepse legjislacioni ynë është krejt i papërpunuar në këtë drejtim. Nga ana tjetër, jo të gjitha shtëpitë botuese, por disa prej tyre, më të papërgjegjshme, e kanë dëmtuar idenë e përkthimit duke ua dhënë librat për të përkthyer njerëzve që janë krejt pa lidhje me punën e vërtetë të përkthimit, që është mjeshtëri më vete. Per arsyen e thjeshtë se “përkthyesi” i papërgatitur mund të paguhej dhe me 100 apo 200 lekë faqen. Kjo dukuri ndodhi veçanërisht në vitet e para të tranzicionit dhe pikërisht për shkak të saj u krijua dhe përshtypja e gabuar mbi përkthimin në përgjithësi, që, për fat të keq vazhdon dhe sot. Sepse njerëzit japin verdikte dhe pa e njohur çështjen për të cilën flasin me kompetenca. Ndërkohë që ne flasim me të madhe

për integrimin në Europë, nuk përpunojmë strategji jo vetëm për të përmirësuar legjislacionin mbi të drejtat e përkthyesve, as hartojmë strategji që te lidhen me edukimin e letërsisë më te mirë të përkthyer në shkolla. Nga shkolla fillore dhe e mesme varet në një shkallë të lartë formimi i njeriut. Ai atje ngulit përgjithmonë shijet letrare dhe krijon kulturën e njohjes e të vlerësimit. Ne kemi pak ose aspak ndjeshmëri në këtë drejtim dhe tekstet që jepen orë letrare janë krejtësisht të pamenduara në mënyrë shkencore. Më shumë ato përzgjidhen sipas parapëlqimeve për një ose një tjetër shtëpi botuese. Nuk ka asnjë strategji të arsimit tonë apo të botuesve tanë për njohjen përshembull të letërsisë ballkanike. Njohja e shkrimtarëve bashkëkohorë të Ballkanit do të na ndihmonte ta shikonim Ballkanin jo vetëm si një mozaik kulturash qartësisht të ndara, por si një hapësirë shkëmbimesh kulturore ku përkthimi letrar merr kuptimin e tij të vërtetë: cilido libër i përkthyer do te ishte realizimi konkret i kësaj hapësire të vërtetë ballkanike europiane. Mendoj se ka ardhur koha që ne të ngrejmë pyetje të tilla: A duhet që formimi i përkthyesve letrarë të k u r o r ë zo h e t m e n j ë d i p l o m ë akademike? Çfarë iniciativash duhet të ndërmarrim që të ndihmojmë gjuhët që nuk përfshihen në programet akademike? Si mund të ndërtojmë një sistem shkëmbimesh, recipork dhe ndërkufitar përsa i përket përkthimit? A ka, apo a mund të krijojmë praktika

pozitive për programet universitare? Programet postuniversitare? Porgrame plotësuese? Bashkëpunime ndërshtetesh? Si mund të arrijmë transferimin e dijes dhe të programeve aftagjata që ta zhvillojmë sa më shumë përkthimin letrar? Po të fillonim të diskutonim çështje të tilla në ambjentet tona akdemike, botuese, qeverisëse, arsimdhënëse e arsim dashëse, do fillonim edhe një proces real drejt politikave europiane të integrimit. Përderisa pyetje të këtij lloji na shqetësojnë, ndoshta dhe do të mundemi të sensibilizojmë elitat tona kulturore e politikëbërëse në këtë drejtim. Nëse jo, proceset tona kulturuese dhe integruese do të jenë shumë të ngadalta.

Në botën e përkthimit ka emra që sjellin sot me mjeshtëri të rrallë vepra të mëdha e të vështira dhe mes tyre mund të përmendim Mira Meksin, Aurel Plasarin, Virgjil Muçin, Pirro Mishën, Bashkim Shehun, Ines Ikonomin, Mimoza Hysin, Amik Kasaruhon, Xhimi Lazrin e të tjerë

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

33


OPINION

E DREJTA PËR TË FYER, MË E SHTRENJTË SE E DREJTA PËR TË MOS U FYER Nga Reald Keta “Idiot! Hajdut! Krimel! I çmendur! Gënjeshtar! Mashtrues! Ndyrësirë! Fëlliqësirë! I shitur! Kafshë! ...” Kjo mund të ishte një dhjetëshe disi e moderuar që të përfaqësonte arsenalin gjaknxehtë në artin e debatit. Eufemistikë kjo, për atë çfarë e quajmë rëndom fyerje. Arti i debatimit i shkel syrin fort herë fushës së betejës, ku armatimi janë argumentat e të tërë

kalibrave; silogjikë, induktivë, deduktivë, ad hominem, ad populum, ad misericordiam, etj. Dhe në qoftë se lufta është pasvijim dhe pjesë integrale e politikbërjes, duke përdorur këtu mendimin e Klaushvicit, politikbërja është punishtja më e begatshme dhe atje ku debatimi feks me krejt shumëllojshmërinë e ngjyrave dhe lajle-lujleve të saj. E për të qenë të

34 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

qartë këtu, më duhet të them, që me politikbërje kuptoj tërë veprimtarinë njerëzore duke lënë mënjanë vetëm f r y m ë m a r r j e n . Të r ë ç k a ë s h t ë ekonomizim i pamundësive që na rëndojnë, me qëllim senderzimin e jetesës. Cilido veprim i yni rreket të zgjidhë pamundësitë, shtrëngesat, kufijëzimet, të çdo lloji që kemi përgjatë të qenurit mbi dhe. Kjo fillon që nga


OPINION përkujdesja që i bëjmë luleve në kopshtin tonë e gjeri në momentin kur votojmë si pjesë elektorati. Andaj besohet se jemi të dënuar të jemi të lirë, sepse jemi dënuar të bëjmë politikë (të ekonomizojmë pamundësitë). Ama një dënim tjetër i dëshiruar i yni është ai që të jetojmë në bindje të normave. Prej të cilave më kokëfortat dhe më detyrueset janë dispozitat ligjore, me në krye kushtetutën. Ajo që kushteton shoqërinë, që përcakton vendodhjen në hapësirë dhe në lidhje me njëritjetrin të katër kolonave që e mbajnë dinamikën shoqërore në këmbë, pra po flas për katër pushtetet. Katër pushtete që ndodh të respektohen, të grinden, të dashurohen, të urrehen, të idhnohen e mos flasin, të dialogojnë, etj. Pra kanë një marrëdhënie me një natyrë gati njerëzore. Përsa e çmoj, më frikësojnë historitë institucionale të dashurisë, dhe admiroj dialogimin e tyre të vazhdueshëm. Le të kthehemi atje ku e nisëm, tek fyerja. Si qëndron fyerja përballë ligjit, dhe si duhet të qëndrojë përkundrejt së drejtës? Në shtator të vitit 1988 shkrimtari indian Salman Rushdi, publikoi romanin e tij të katërt të quajtur “Vargjet satanike”. Një roman ky, i cili luan me ironi në disa tema tabu të religjionit mysliman duke e qesëndisur dhe vetë atë. Me të dalë ai fiton dafinat dhe lëvdatat e kritikës dhe medias mbarë botërore si për vlerat letrare dhe ato jashtë letrares. Ama dafinat nuk i bënin fresk vetëm lavdisë, por i bënin hije një zemërate të botës islamike. Zëri më i mirë artikuluar dhe më i egri do vinte nga Irani. Pas vetëm katër muajsh nga dalja e romanit, ditën e Shën Valentinit me 14 shkurt 1989, Ajetullah Komeini, prirësi shpirtëror i tërë besimtarëve myslimanë Shi'ia asokohe, lëshon në radio këtë thirrje: “Në emër të Zotit të plotfuqishmit. Ne i përkasim Zotit dhe tek Ai do kthehemi. Dua ti bëj me dije tërë muslimanëve të devotshëm në botë se autori i librit me titull “Vargjet satanike”... ashtu edhe tërë botuesit të cilët ishin të vetëdijshëm për përmbajtjen, janë të dënuar me vdekje.

I bëj thirrje tërë muslimanëve të guximshëm t'i ekzekutojnë menjëherë, kudo që ti gjejnë, që askush të mos guxojë më të fyej shenjtëritë e Islamit. Kushdo që do humbi jetë në këtë detyrë do çmohet si dëshmor, në dashtë Zoti. Për më tepër, nëse ndokush ka mundësi përballjeje me autorin e librit, por nuk ka mundësinë për ta vrarë dora vetë, ai duhet t'ia mundësojë vrasjen të tjerëve që ai të paguajë për veprimet e marra. Mëshira e Zotit qoftë me ju! Rahulla Musaui al-Komeini.” Thirrja nuk vete dëm dhe gjen përgjigjie shpejt. Përkthyesi i librit në gjuhën japoneze rrihet për vdekje, përkthyesi në gjuhën e italiane plagoset rëndë, dhe ai në gjuhën turke ia hedh një atentati ku gjejnë vdekje 27 vetë të tjerë. Ndërsa botuesi norvegjez për pak i shpëton një atentati në Oslo. Frika vërshon në ambjentet intelektuale dhe botuese. Kërcëllimat e dhembëve nuk qenë sa për sy e faqe, por u ndoqën nga kafshime të njëmenda dhe që tregonin një uri për hakmarrje të pangopur. Gjithsesi, frika kthehet shumë shpejt në guxim dhe këmbëngulje. Basti i vendosur në lojë ishte shumë i madh. Po bëhej fjalë për artikullin e 19-të të “Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut”, “liria e shprehjes”. Vallë shenjtëria e këtij artikulli po epej përballë përdhunës, apo siç ndodh rëndom shenjtëria ishte përdhunur nga vetë priftërinjtë, e drejta e shprehjes ishte keqpërdorur nga vetë paladinët e saj? Pjesa dërrmuese e asaj që në l i te rat u rë n s o c i o l o g j i ke q u h et qytetërimi perëndimor u rradhit në mbrojtje të autorit indian. Me të madhe u pohua se po kërkohej të çedohej një e drejtë që nuk vihet në diskutim. Një e drejtë, që ka kërkuar shumë mund e gjak për tu ngritur në altar. Megjithë kontraditën e thekur ku nuk munguan argumentimet që tensiononin dy qytetërime përkundër, situata u kapërdi me një shije të hidhur të mbetur që vazhdoi gjeri në situatën e ngjashme të rradhës. Në mëngjesin e 30 shtatorit 2006, në faqet e gazetës daneze “JyllandsPosten”, e dyta në Danimarkë për nga

tirazhi, gjenden të shfaqura 12 karikatura të profetit të religjionit islam, profetit Muhamed. Në një epokë kaq mediatike, e kotë të thuhet që publikimi u bë i ditur me lehtësinë më të madhe në çdo kënd të globit brenda një harku të shkurtër kohe. Tanimë inati i besimtarëve islamë ishte i dyfishtë. Jo vetëm që ishte pasqyruar një imazh i profetit Muhamed, katërcipërisht i ndaluar në besimin islam, por dhe ishte i qesëndisur. Komeini kishte vdekur prej do kohësh, dhe pasardhësi i tij nuk do të ndiqte traditën për të lëshur një tjetër urdhër ndaj botuesve. Gjë që nuk kishte qenë e nevojës këtë rradhë. Bashkësia islame mbarëbotërore ishte e përndezur. Një efekt zinxhir sjell protesta kudo nëpër botë, për të mos folur për në Danimarkë. Kryeministri i vendit Anders Fogh Rasmussen me të drejtë e përshkruan situatën si momenti më i rëndë ndërkombëtar për Danimarkën, që pas Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të kërcënimeve me jetë, botuesi i gazetës vendoset në mbrojtje të policisë, gjendje në të cilën ndodhet ende sot. E tërë kjo përndezje e gëzonte njëfarë pritshmërie, sado fatthënës i dobët të ishe. Habia vjen prej qendrimit kësaj rradhe të botës intelektuale prëndimore. Jo vetëm që zërat në mbrojtje ishin të shurdhët, po qenë të shumtë ata që e damkuan veprimin e së përditshmes daneze si turpërim i “lirisë së shprehjes”. Çfarë morali apo lënde të parë doktrinore kopsitin këto dy kazuse duke i parë veçmas, e më pas përkundruall. Nëse do thirreshin për ndihmë verdikte nga gjykata të ndryshme të larta apo kushtetuese si gjurmë të hedhura në shtigje të ngjashme, do vërenim se sado të shtriqeshim do ishim përballë verdiktesh që nuk vihen dot në një emërues të përbashkët. Gjykatat marrëdhënien ndërmiet fyerjes dhe “lirisë së shprehjes” e kanë parë gjithmonë brenda kornizës së rastit të dhënë, duke përdorur më shumë specifikën e fakteve deri në imtësi si determinuese për të parë prevalencën, pa hyrë në rrugëtime teorike. Nuk rreken të artikulohen mbi ontologjinë e fyerjes dhe lirisë së shprehjes apriori, e


OPINION qendrojnë pa u investuar se çfarë e bën njërën dhe çfarë e bën tjetrën. Prore, paradoksalisht kanë vendosur nëse rasti në fjalë do ishte manifestim i lirisë së shprehjes ose jo. Ajo çka mendoj është se është një marramendje se kërkosh “thanën për vënë kufirin” ndërmjet këtyre dy institucioneve, një punë pa fajde dhe që nuk e shoh të arritshme. Ciceroni do këshillonte se kur nuk ke argumenta, fyej kundërshtarin. Duke lënë të kuptosh, atë çka në të përgjithshme pranohet, se fyerja nuk është argument dhe mbi këtë cilësor vihet llogorja me lirinë e shprehjes. Gjë të cilën e shoh si të pavërtetë, sepse fyerja është pashmangshmërisht argument. Mund të jetë i paplotë, i pa arsyeshëm për dikë, i pa mbështetur në fakte të kërkuara, me cene për nga objektiviteti, krejt subjektiv, por mbetet ngahera një argument. Edhe kur një opozitar e thërret “idiot” një pushtetar, argumenti më primordial, pa hyrë në vlerësime të mëtejshme, do të ishte se do ta rrëzoj nga pushtetmbajtja. Strumbullari i këtij punimi është pyetja: “fyerja është një e drejtë apo jo”? Pa e ruajtur suspancën e jap gjegjien pa menduar dy herë. Fyerja është një e drejtë po aq e shenjtë sa dhe liria e shprehjes. Kjo e thënë në të dëgjuar ngjan një anarkizëm kokë e këmbë. Një bombë që i vihet shoqërisë dhe tërë organizimit shtetëror. Në optikën time, një i menduar i tillë do ishte fort i cekët dhe buzëqumësht. Le ti nënshtrohemi të menduarit të kundërt, që fyerja nuk është një e drejtë dhe është e sanksionueshme. Çfarë do kishim në sofër? E kursejmë merakun ontologjik dhe shumë aktual, se mund të luhej shumë pisët duke futur në kallëpin e fyerjes shumëçka që nuk është fyerje. Dua të merrem me krejt tjetër send. Do kishim dy efekte negative në mënyrë automatike të ndërvarura me shoqshoqin, që do mbillnin murtajën. E para dhe më e frikshme do të jetë autoçensura. Duke u matur brenda vetes se çfarë po nxjerrim nga dhëmbët, se çfarë gërmash po hedhim në letër, se çfarë vijëzimesh po hedhim në telajo, do niste pa një e pa dy tredhja e

mendimeve. Mendimeve do iu griseshin përsëpari kindet, më pas gjymtyrët, e duke vazhduar do dyshohej a po përcillej vetë mendimi. E pas kësaj ç'do kishim? Duke mos patur mundësinë të themi atë që mendojmë, do i jipnim udhën tërë malinjiteteve. Nuk do mund të vinim në dukje atë çka na bren në atë që na rrethon. Askush nuk mund bëhej kallauz apo kasnec i së mbrapshtës. Nuk do mundej askush të pohonte se pushteti është i krimbur. Dhe me pushtet këtu kuptoj çdo trajtë të tij. E bën ky realititet i hamendësuar të arsyeshme të kundërtën? E legjitimon vendosjen e një sistemi në dukje inkuizitor, ku barra e provës bie mbi të “akuzuarin”? Fyerja e legjitimon veten. Askush nuk mundohet të shohi se fyerja është një moment përgjegjësie. Kur fyen, merr përgjegjësinë për atë çka pohon në sytë e të tretëve. Pra ti nuk mbetesh neutral në atë çka thua. Atuomatikisht bëhesh bashkëpërgjegjës me të fyerin për barrën e provës së vetë fyerjes. Dy ngjarjet e sipërpërmendura, janë prova e kësaj. Janë dy raste në një nivel shumë makro me ndërhyrje të forta gjeopolitike dhe sociologjike, por që thonë shumë. Çdo gjykatë që do investohej, çdo verdikt i dhënë, çdo

arsyetim i bërë, do të ishte pa mëdysh i kontestuar. I kontestuar sepse e drejta nuk përdor ngahera normën për t'u njëmendësuar. Ajo ka dhe shumë mekanizma të tjerë në funksionin e saj. Një prej tyre janë qëndrimet publike, për të vendosur për çështje delikate. Duhej të ishte publiku ai që në ato dy raste të mbante qëndrim për natyrën e veprimeve dhe të vërtetën e tyre, dhe askush nuk duhej të merakosej nëse ishte fyerje apo liri shprehjeje, apo nëse duhej prerë ndonjë kokë. Nuk mund të investohet asesi norma në operacione kirugjikale kaq delikate. Norma është një mekanizëm i rëndë, dhe atje ku hyn kërkon hapësira të mëdha frymëmarrjeje. Nëse norma hyn në galeritë e ngushta të moralit dhe etikës, bën më shumë dëme sesa zgjidhë gjësend. Lëmet e së drejtës civile apo penale janë të huaj për nga natyra që të artikulohen për çështje kaq jo pozitiviste. E thëna kantiane se nëse morali vishet me petkun normativist është thjesht ligj, dhe nëse morali bëhet ligj, është hapi i parë drejt diktaturës. Fryma e demokracisë, vlerë antropologjike tanimë, ka provuar që përsosja formaliste e normës është gjysmake, pa korpusin e vlerave ku duhet të prehet vetë norma.


UNIVERSITET

Ata shprehen se vota e tyre është e parëndësishme, pasi në shumicën e rasteve ka vetëm një kandidat

Zgjedhjet në universitete: Studentët nuk kanë besim tek vota e tyre Në prag të zgjedhjeve në Universitete, Këshilli Kombëtar Studentor publikoi anketën e realizuar në nivel kombëtar me 1000 studentë të universiteteve publike të vendit lidhur me zgjedhjet e 20 shkurtit. Në këtë anketë, studentët janë shprehur se ata nuk i njohin programet e kandidatëve garues, dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë takuar fare ata. Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Studentor, Esiona Konomi, u shpreh në një njoftim për shtyp se studentët nuk do ta votojnë një kandidat të caktuar për programin e tyre. Sipas sondazhit të kryer, studentët nuk do të votojnë programet pasi ato i njohin vetëm 7% e tyre. Njëkohësisht, shumica e të intervistuarve mendon se vota e tyre është e parëndësishme, pasi në disa raste ka vetëm një kandidat dhe procesit i dihet që në fillim fituesi. Por studentët nuk njohin as funksionet e organeve kolegjiale si këshilli i fakultetit dhe senati i universitetit. Vetëm 28 % e studentëve besojnë se vota e tyre bën diferencën, ndërsa 37% janë shprehur se vota e tyre nuk ka asnjë rëndësi pasi ka vetëm një kandidat për shumicën e posteve drejtuese. Gjatë anketës studentët janë shprehur se nuk e dinë që do të votojnë për senatin e universitetit dhe këshillin e fakultetit. 63 % e të pyeturve nuk i njohin farë funksionin e këtyre organeve vendimarrëse. Megjithëkëtë, KKS raporton se studentët besojnë tek një proces i rregullt dhe i pacenueshëm dhe deri tani nuk kanë pasur presione të shkëmbimit të votës përmes notës si formë pushteti. Vetëm 5% e të pyeturve dyshojnë se do të ketë ndërhyrje në procesin e numërimit të votave. Sipas Këshillit Kombëtar Studentor, studentët janë shprehur në sondazh se gjatë takimeve me disa prej kandidatëve u kanë kërkuar atyre informatizimin e të dhënave dhe dixhitalizimin e sekretarive mësimore. Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

37


UNIVERSITET


UNIVERSITET

Anketa e plotë shoqëruar me rezultatet përkatëse A i njihni kandidatët për dekan/rektor në fakultetin/universitetin tuaj?

Të gjithë

13 %

Vetëm emrat

74 %

Kam ndjekur dhe programet e tyre

7%

Di shumë pak

6%

Kur të votoni, do të zgjidhni një kandidaturë: Prej eksperiencës së tij të mëparshme në këtë fushë

31 %

Prej daljeve të tij mediatike

25 %

Prej programit

24 %

“Studentët nuk do të votojnë programet pasi ato i njohin vetëm 7% e studentëve të anketuar. Vetëm 24 % e të pyeturve do të përzgjedhin një kandidat prej programit. Shumica prej tyre do ta bëjnë zgjedhjen bazuar në daljet mediatike të kandidatit. Gjatë intervistave studentët janë shprehur se kandidatët thuajse nuk kanë programe, ose në rastin më të keq, janë kopje e programeve të katër viteve më parë”

Apo prej njohjeve personale me të dhe me grupin e tij të fushatës 20 %

Besoni se procesi do të jetë: Pastër dhe i rregullt

73 %

I mirë

13 %

Dyshues

9%

Do ketë ndërhyrje

5%

A jeni takuar me kandidatët: Po

9%

Vetëm me disa

11%

Nuk na ka takuar asnjëri

4%

I njoh përmes grupeve lobuese

76 %

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

39


UNIVERSITET

Çfarë u keni kërkuar kandidatëve: Informatizimin e sekretarive

17 %

Heqjen e provimit të gjuhës angleze

58 %

Uljen e numrit të krediteve

2%

Favorizime në provime

23 %

A i njihni organet kolegjiale për këshill fakulteti/senat universiteti? Nuk njoh asnjë prej tyre

63 %

E njoh pjesërisht

24 %

Njoh mire funksionet e tyre

13 %

A besoni se vota juaj është e rëndësishme? Vota ime është e rëndësishme

28 %

Vota ime nuk ka vlerë

35 %

Ka vetëm një kandidat, ndaj nuk ka rëndësi

37%

Gjatë fushatës në fakultetin universitetin tuaj, ju është ofruar nota si favor në shkëmbim të votës? Po

5%

Jo

58 %

Kam dëgjuar

37 %

A ju kanë bërë presione të formave të tjera në kërkim të votës? Po

23 %

Jo

64 %

Nuk kam dëgjuar

10 %

Vetëm në pak raste

3%

Çfarë presioni ju kanë bërë? Për notën

56 %

Për përjashtim nga strukturat

21 %

Për anëtarë të familjes

5%

Oferta monetare

18 %

40 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Sipas një ankete të zhvilluar në nivel kombëtar 63% e studentëve nuk njohin këshillin e fakultetit dhe senatin e universitetit.


FORUM

Të jesh i ndryshëm në Shqipëri

Nga Hueyda El -Saied


FORUM

Gjatë periudhës së monizmit për ne çdo gjë ishte e përcaktuar sapo shihnim rrezen e parë të diellit, e kush provonte të dilte jashtë kornizave e dinte se çfarë e priste. Kështu që ritet dhe rregullat e caktuara interpretoheshin shkronjë pas shkronje. Sot në Shqipëri dhe pse ligji i xhunglës mbizotëron ashtu si në vendet e zhvilluara, ne e dimë mirë që sfida e vërtetë është të jesh ndër më të mirët, i veçantë, pra ndryshe me pak fjalë të të kopjojnë dhe jo të kopjosh ti të tjerët. Por çdo të thotë të jesh i veçantë në shekullin e XXI kur jeton në Shqipëri ? Nga eksperienca personale mund të them se ngjyra e lëkures sime, tiparet fizike dhe historia e jetës sime përballë “turmës standard” më kanë bërë të ndihem ndryshe nga të tjerët. Çuditërisht ky fakt herë pas here nuk shmangte as frikën apo habinë kur ndodhesha para një njeriu të veçantë, qoftë ky nga fiziku, mentaliteti, shprehja e ndjenjave të tij për dikë apo thjesht zgjedhjet e tij.

Në fillim e kam gjykuar këtë njeri, por më pas kam mësuar prej këtyre takimeve dhe ndryshimeve e në fund kam thënë: “Imagjinoje sa e mërzitshme do të ishte bota sikur të gjithë të ishim njësoj, nëse mendonim njësoj, pëlqenim të njëjtët persona, veshje, të silleshim njësoj.” Megjithatë jam koshiente se dëshirat, zgjedhjet dhe mënyra se si ne i shprehim ato, përveçse na bejnë “të veçantë” ndonjëherë mund dhe të lëndojnë të tjerët, të afërmit tanë, të cilët sot i kanë kaluar të pesëdhjetat, e që në periudhën e Socialismit ishin të rinj e që sot janë bërë prindër. Ky brez pesëdhjetëvjeçarësh ndodhet para lirisë sonë për të zgjedhur, liri të cilën ata nuk e kanë pasur në rininë e tyre në këto kushte është normale, që ata të frikësohen kur përballen me të. Ata janë mësuar, kanë parë e dëgjuar madje mund të na japin dhe dëshmi se sa e rëndësishme është të bësh pjesë në një grup, të respektosh rregullat e tij, të

Ida Vodica Le t'i kthehemi edhe një herë shprehjes “Ata qeshin me mua se unë jam ndryshe…ndërsa unë qesh me ata, pasi janë të gjithë njëlloj”. Është e padiskutuar që në rrethe shumë të mëdha dhe të “konsoliduara” tashmë me një mentalitet dhe një menyrë sjelljeje të caktuar, një lloj i ri të shihet vrëngër. Është thjesht në natyrën njerëzore kjo?…Duhet patjetër që ky lloj i ri, edhe pse mund të jetë shumë më i modës, të përshtatet me llojin e madh e të vjetër për t'u bërë pjese e tij…ose perndryshe…Jashtë. Sa keq…shumica fiton, edhe pse mua me vjen pështirë nga kjo. Nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë çudi të madhe, se jetojmë në shekullin e XXI, për sa kohë që janë akoma në jetë (e me jetë qofshin, se nuk urojme të keqen e askujt) njerëz 50- vjeçarë, me mentalitet tejet të vjetëruar dhe me xhelozi të paparë. Nuk mund të bejmë asgjë ne me këtë kategori…as që e marr mundimin. Nuk rrihet më hekuri i ftohur e i ndryshkur. Ajo që mund të bëjmë ne është të merremi disi me brezin tonë, me bashkëmoshatarët, të cilët në çdo ambient qofshin, të mos i lejojmë të ndikohen nga brezi gjysëmëshekullor, por të ruajnë për ta respektin që i takon dhe kaq. Pasi është për të ardhur keq, kur sheh se ka shumë të rinj, të cilët për shumë arsye “bashkëjetojnë” apo punojnë me gjysmë shekullorët, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm injektojnë pa pushim ide të kalbura prej kohësh…dhe në këtë mënyre brumosen dhe ata. Hueyda kaq për momentin…lexoje dhe më thuaj…

42 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

jesh brenda normave pasi për ta kjo ishte mënyra e vetme për të qënë i fortë, të mos gjykohesh, të respektohesh dhe të mos dënohesh. Në të njëjtën kohë jemi në shekullin e XXI dhe duhet t'i përshtatemi kohës dhe epokës ku jetojmë. Sigurisht jo gjithçka “e shkuar” ka qenë e keqe, por ne nuk mund të vazhdojmë të ndjekim modelë të kohës së monizmit. Para disa kohësh lexova diku një shprehje të një filozofi ku thuhej: “Ndërsa fillon të mendosh si të gjithë të tjerët, pusho pak dhe reflekto.” Nuk po vazhdoj më të shkruaj, pasi dua që pjesën e dytë të këtij shkrimi ta ndërtojmë së bashku. Le t'i tregojmë njeri-tjetrit momentet kur e kemi ndjerë veten të ndryshëm, fizikisht, në mendimin tonë, në veprimet dhe në zgjedhjet e tona. Mendimet tuaja do t'i mbledh me qëllim që ata që do ta lexojnë këtë shkrim të thonë: “Ky është artikulli më i bukur që kam lexuar mbi ndryshimin.”

Ilir Iljazi Unë do ta përshkruaj me pak fjalë. Në një vend maskilist si Shqipëria është e vështirë të jesh ndryshe në veprime dhe në mendim. Edhe ne që jetojme jashtë Shqipërisë mundohemi të çojmë në Shqipëri pak kulturë evropiane pasi e bëjmë këtë hasemi fort me paragjykimet shqiptare dhe thashethemet, që nuk mungojnë asnjëherë. Kjo ndodh se jemi vend i vogël dhe i dalë nga një izolim i paparë në gjithë botën. Për mendimin tim duhen të kalojnë akoma dhe dy breza të tjerë që shqiptarët të jenë si gjithë europa.Të përshëndes Hueyda për këtë nismë që ke marrë duke dhënë kontributin tënd duke na sensibilizuar sadopak të gjithëve.

Ilir Iljazi Doja të shtoja dhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Jemi po ne që flasim për mentalitetin në Shqipëri që është i gabuar dhe themi që duhet të bëjmë diçka për ta ndyshuar, por jemi prape ne që bëhemi pjesë e këtij mentaliteti nganjëhere duke e mos kuptuar. Pra ndyshimin duhet ta fillojmë tek vetja pastaj tek të tjerët (është shumë e rëndësishme kjo).

Diskutimet


FORUM

Redon

Vik Besoj se origjinaliteti është gjithmonë një faktor që konsiderohet shumë pozitiv. Si në Shqipëri, por edhe në shumë vende të ndryshme të botës “të jesh i ndryshëm” në një farë mënyre ose në tjetrën arrin të kesh reflektorët drejtuar, shpesh herë në formën e paragjykimeve (kur vështrohesh si diçka që sfidon një realitet të konsoliduar, kundrejt një mazhorance sociale që jetojnë ose mendojne në të njëjtën mënyrë, duke “kërcënuar” një ekuilibër të ndërtuar në kohë) dhe herë të tjera në formën e kuriozitetit, sjelles ose krijues i një këndvështrimi, botëkuptimi, që arrin të kompletoje një nevojshmëri të panjohur më parë, por edhe të shumëkërkuar. Shqipëria momentalisht besoj se është e ndarë në këto dy aspekte: i pari ai tradicional, solid, i krijuar mbi bazat e një mentaliteti konservativ të së kaluares dhe “Shqipëria moderne” që është futur në ingranazhet e një globalizimi që karakterizohet edhe nga kërkimi dhe kureshtja drejt “së ndryshmes”. Për aspektin e fundit shembujt janë të shumtë dhe në çdo fushë, televizion, modë, art…etj. Mjafton të përmendim efektin “Big Brother” (për sa mund të bëhet shkak debatesh për mënyrën si është strukturuar në vetvete dhe nga variacionet e opinioneve rreth tij) që ka arritur të futet gati në çdo familje shqiptare.

Juljana Të jesh ndryshe! Ndryshimi është gjëja më e natyrshme që ka ndodhur në historinë e njerëzimit. Është ndryshimi që solli përsosjen e jetës njerëzore. Të jesh ndryshe dhe e veçantë, të bën të jesh moderne. Ndryshimet nuk janë të lehta, por kërkojne kohë, ndryshimet janë të pranueshme, sado të çuditshme të duken ato.

Klodi Mendoj se ndryshimi nuk vjen duke kaluar nga një fazë qytetërimi në një tjetër si një bashkësi e tërë. Kështu nuk do të bënim asgjë më tepër se sa të imitonim brezin paraardhës në metodat e tyre imponuese. Nëse ata mendonin se kornizat e tyre ishin më të përshtatshmet për t'iu bashkangjitur shumicës dhe evituar paragjykimet, brezi i sotëm mendon, se për t'iu përshtatur shoqërisë apo “kohës “, duhet të implementojmë “mënyrat europiane” apo zakone të reja. Të mos harrojmë se kohën e bëjnë njerezit, dhe nuk ka asnjë përkufizim të caktuar. Ndryshimi që mendoj unë se duhët të kërkojmë në shoqëri, është zgjedhja e lirë individuale dhe toleranca për zgjedhjet e të tjerëve që na rrethojnë. Çdokush do ishte mirë të arrinte të pranonte vetveten, pavarësisht nëse kjo e bënte një person të respektuar në sy të shoqërise ose jo. Dhe do ishte mirë, që gjithkush të pranonte veçantinë e çdo individi tjetër, që të mos përfundojmë në pretendime, se duhet të na imitojnë ose të imitojmë të tjerët. Kushdo që e ka dëshirën të arrijë një liri të tillë, nuk e ndjen më nevojën që të jetë i pranuar nga të tjerët dhe gjithashtu nuk e ndjen më peshën e paragjykimeve. Jam e vetëdijshme, se jemi qenie të krijuara për të jetuar në bashkësi dhe kjo që sapo sugjerova më sipër, mund të të drejtojë në vetmi, por nga ana tjetër jam e bindur se diku nëpër botë, ekzistojnë njerëz të krijuar sipas të njëjtëve parametra si secili prej nesh dhe çdokush e ka aftësinë që të diferencojë se cili nga bashkëudhëtarët tanë ka të njëjtat karakteristika dhe si rrjedhojë të krijojë bashkësine e vet ku të ndihet i plotësuar, i paparagjykuar dhe jo në vetmi.

NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI! Një i famshëm ka pyetur: “Çfarë ka dashuria të bëjë me këtë?” Por nuk e ka dhënë përgjigjen. Shumë do të pyesnin: “Çfarë ka të bëjë dashuria për ta ndryshuar jetën tënde? Çfarë ka dashuria të bëjë me suksesin?” Përgjigjja është: GJITHÇKA! Dashuria ka të bëjë me të çdo gjë, sepse dashuria është ndjenja më e fuqishme në botë. Dashuria ka fuqinë për të shëruar, krijuar dhe për të përtërirë, për të reformuar, për të ndryshuar dhe transformuar. Dashuria shpreson në të gjitha gjërat, i duron të gjitha dhe beson në të gjitha gjërat. Dashuria i pushton të gjitha… dhe dashuria kurrë nuk humb. Duka Ellington ka thënë se dashuri nuk do të thotë se unë vetëm jam me ty, por se gjithashtu jam për ty sa të jetë jeta! Dhe Martin Luter Kingu Jr. ka thënë: “Urrejtja dhe mëria kurrë nuk mund ta shërojnë sëmundjen e frikës. Vetëm dashuria mund ta bëjë këtë. Urrejtja e paralizon jetën, dashuria e liron atë. Urrejtja e bën lëmsh jetën, dashuria e bën harmonike atë. Urrejtja e nxin jetën, dashuria e ndriçon atë. Kam vendosur që të qëndroj me dashuri, sepse urrejtja është një barrë e rëndë për ta duruar.” Pra, siç po e shihni, dashuria, si çdo gjë që e ndryshon jetën tuaj, është një vendim. Dashuria është një zgjedhje që krijon mundësi. Urrejtja është një zgjedhje po ashtu, por që i largon mundësitë.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

43


FORUM

Lustraxhiu kreativ Për të qenë të suksesshëm, ju duhet të gjeni mënyra kreative për t'i tejkaluar disa nga pengesat me të cilat do të ndesheni. Duhet të keni imagjinatë. Les Broën tregon për një funksionar që ishte duke shkuar në një mbledhje. Sapo doli nga zyra, iu ofrua një lustraxhi dhe i tha: “Hej, ke këpucë të përlyera. Doni t'ua jap një lustër”? Biznesmeni tha: “Jo, nuk kam kohë” . Dhe pas çdo parcele që shkonte, i ofrohej dikush dhe ky i përgjigjej njësoj: “Jo, nuk kam kohë për t'i lustruar këpucët.” Mirëpo, në parcelën shtatë ai kaloi pranë një lustraxhiu i cili po numëronte: “ 97, 98, 99, 100”. Pastaj ai tha: “Zotëri, dukesh njeri me shumë punë, kërkoj falje që po të pengoj. Por, sot është ditëlindja ime dhe kam bërë një premtim se do t'ia lustroj këpucët falas çdo të njëqindtit kalimtar që kalon kah tezga ime, dhe ju jeni ai person! Ju lutem, më lejoni t'jua lustroj këpucët dhe ta përmbush premtimin tim”. Biznesmeni u ul dhe lustraxhiu iu përvesh punës dhe punoi pa përtesë. Ai e mori leckën dhe punoi aq shumë saqë i ra djersa nën vetull. Pas lustrës, këpucët dukeshin sikur të ishin blerë atë ditë. Biznesmeni pyeti: “Sa kushton një lustrim këpucësh”? Lustraxhiu u përgjigj: “Pesë dollarë, zotëri”. Biznesmeni i dha atij dhjetë dhe i tha: “Urime për ditëlindjen” ! Lustraxhiu ndenji për disa minuta dhe pastaj ia filloi: “97, 98, 99…” Të nderuar lexues, ky tregim na mëson sesi duhet të jemi kreativë dhe ta përdorim zgjuarsinë tonë, sepse shumë herë kjo do të jetë e tërë ajo që kemi. Bëhuni kreativë! Jeta nuk premton asgjë përveç asaj, që do të jetë me plot sfida. Megjithatë, kam besim se bëhet pafundësisht e këndshme dhe e lehtë nëse ditën e kaloni me një qëndrim pozitiv. Gjersa e ndiqni ëndrrën tuaj, ju duhet të jeni kreativë, ju duhet të besoni se do të arrini dhe duhet të keni bindjen se ajo që synoni “është e mundshme” dhe të thoni: “Po, mundem, mundem” . Ju keni nevojë për një qëndrim “po mundem”, një qëndrim që sjell ndryshime.

Dora e mjeshtrit Njëherë ishte një ankand që konsiderohej si ankand për gjëra të pavlefshme. Shpallësi i ankandit u ndal tek violina shumë e vjetër dhe e përdorur, me pamje të çuditshme. Ai mori violinën dhe preku telat e saj që lëshuan zëra të çjerrë. E shikoi violinën e vjetër e të pluhurosur, u vrenjt dhe pa kurrfarë entuziazmi dha një çmim: 10 dollarë. Por nuk kishte të interesuar. Pastaj, ai e uli çmimin në 5 dollarë. Prapë nuk kishte përgjigje. Ai vazhdoi ta ulte çmimin gjersa ra në 50 centë. Thoshte: “50 centë, vetëm 50 centë, e di se nuk vlen shumë, por mund ta blini për 50 centë” . Në atë moment, një plak me flokë të hirtë dhe me mjekër të gjatë doli para dhe pyeti nëse mund ta mbante violinën. Plaku nxori shaminë dhe fshiu pluhurin nga violina. Me shumë kujdes akordoi telat dhe e vuri violinën e vjetër nën mjekrën e tij dhe filloi t'i binte. Dhe nga ajo violinë e vjetër erdhën tingujt më të bukur muzikorë që ishin dëgjuar ndonjëherë. Këngë dhe melodi të bukura dilnin nga ajo violinë e vjetër dhe e katandisur. Shpallësi i ankandit pastaj pyeti se cili ishte çmimi fillestar. Njëri tha: 100 dollarë. Tjetri 200 dollarë dhe zuri të ngrihej e të ngrihej çmimi e më në fund u shit për 1000 dollarë, Një mijë dollarë për një violinë të vjetër e të katandisur, që pak më parë askush nuk donte ta blinte as për 50 centë. Një gjë e vogël mund të bëhet e madhe, kur ajo është në duart e mjeshtrit… Duhet të jemi mjeshtër dhe instrumenti i jetës do të na magjepsë me tingujt që ka!

44 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

Kanibal, t'i tejkalosh pengesat Kanibali ka qenë një gjeneral, burrë shteti i madh afrikan. Ai ka tejkaluar pengesa të mëdha dhe e ka realizuar të pakalueshmen, sepse ka menduar se mundet. Ai e ka kuptuar se pengesat reale në jetë janë ato që ne ia vëmë vetes. Kanibali ka qenë, nga qyteti i Kartagjenës, armiqtë më të këqij të së cilës kanë qenë romakët. Në vitin 220 para Krishtit filloi një luftë midis Romës dhe Kartagjenës. Trupat e Kanibalit ishin më të pakët në numër dhe kishin më pak armë dhe furnizime se sa armata e madhe romake. Kanibalin nuk e pengonte kjo, që të besonte se mund të fitojë dhe nuk e pengonte që të veprojë bazuar mbi këtë besim. Ai bëri një plan të guximshëm për shpartallimin e romakëve. Duke e ditur se nuk do të fitonte në një konfrontim frontal, vendosi që të bënte të pamundurën: Të sulmonte nga prapa, mbi Alpet. Por thuhej se kjo ishte e pamundur, për shkak se Alpet ishin të pakalueshme. Ai krijoi një strategji, sipas së cilës do të përdorte elefantë të mëdhenj për të kaluar mbi Alpe. I mblodhi trupat e tij dhe kaloi mbi Alpe, male që konsideroheshin të pakalueshme dhe me sukses i shpartalloi romakët. Kështu u bë një nga strategët dhe liderët më të mëdhenj ushtarakë të të gjitha kohëve. Ne ende e përsërisim një nga thëniet e tij klasike: “O gjej një rrugë, o hape një”! Prandaj ndiqni ëndrrat tuaja, madje edhe ato për të cilat njerëzit mund të thonë se është e pamundur të realizohen. Nëse nuk ka rrugë, hape një. Nëse nuk ka shteg, hape një dhe bëhu pionier. Çfarëdo që mendoni se mundeni, do të shihni sesi do të bëhet realitet.


KURIOZITETE

KURIOZITETE Shtatë mrekullitë e botës ujore destinacioni më i frekuentuar në Belize, me gati 260 mijë vizitorë çdo vit.

oqeanike dhe vendeve të nxehta. Të tilla ka plot në botë, më i famshmi është Parku Kombëtar “Yellowstone” në SHBA. Ishujt Galapagos Arkipelagu Galapagos, me një popullsi prej 30 mijë banorësh, është provincë e Ekuadorit, një shtet në veri-perëndim të Amerikës së Jugut. Ishujt janë të gjitha pjesë e parkut kombëtar të Ekuadorit. Ata janë të famshëm për numrin e madh të gjallesave.

Ishulli “Palau” Republika e Palaut ndodhet në një ishull me një sipërfaqe prej 177 miljesh katrorë në oqeanin Paqësor, rreth 800 kilometra në lindje të Filipineve dhe 3200 kilometra në jug të Tokios. Duke qenë se ka dalë nga kujdestaria e OKBsë (administruar nga SHBA) në vitin 1994, është një prej kombeve më të reja dhe më të vogla të botës. Ishujt më të populluar janë Angaur, Babeldaob, Koror dhe Peleliu.

Guma e madhe nënujore, Australi Guma e madhe nënujore në Australi është sistemi më i madh i koraleve në botë, i përbërë prej 3 mijë shkëmbinjsh individualë dhe 900 ishuj që shtrihen për 2600 kilometra mbi një zonë prej 344,400 kilometrash katrorë. Guma ndodhet në detin Koral, të ndarë nga gjiri Queensland, në Australi. Ajo dallohet edhe nga hapësira dhe është struktura e vetme në botë që përbëhet nga organizma të gjallë.

Njihet gjithashtu si “Syri i kaltër” i Siberisë. 1637 metra i thellë, me një lartësi 1285 metra mbi nivelin e detit, liqeni Baikal është më i thelli në botë. Ai është edhe liqeni më i madh me ujë të freskët për nga volumi. Mban afërsisht 20 për qind të sipërfaqes së botës me ujë të freskët dhe 90 për qind të ujit të freskët të rrjedhshëm në Rusi. Deti i Kuq

Guma e koraleve në Belize Gumat nënujore “Belize”, janë një seri koralesh që ndodhen në gjirin e Belizës. Këto mrekulli të natyrës të mbrojtura nga UNESCO shtrihen rreth 300 kilometra, duke qenë sistemi i dytë për nga madhësia i koraleve në botë, pas atij në Australi. Ky vend është

Liqeni Baikal

Grykat hidrotermale Një grykë hidrotermale quhet një çarje në sipërfaqen e planetit nga e cila del ujë i nxehtë, i ngrohur nëntokë. Grykat hidrotermale ndodhen shpesh pranë vendeve me aktivitet vullkanik, pllakëzave tektonike të ndara, gjireve

Deti i Kuq është një gji i oqeanit Indian, mes kontinenteve të Afrikës dhe Azisë. Lidhja me oqeanin është në jug, përmes ngushticës Babe el Mandeb dhe Gjirit të Adenit. Në veri ndodhet gadishulli i Sinait dhe Gjiri i Suezit (që të çon në kanalin e Suezit). Deti i Kuq ka një sipërfaqe prej 450,000 kilometrash katrorë dhe është 1,900 kilometra i gjatë.

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

45


OPINION

Nga Teuta Metra

Televizioni dhe adoleshentët… A jemi të varuar ne nga televizioni? Menjëherë jemi të prirur ndoshta për të thënë jo. Por për të parë realisht nëse kjo është e vërtetë, atëherë le të provojmë të qëndrojmë të paktën vetëm një ditë, pa e hapur televizorin, radion, pa parë lajmet e ditës, pa lexuar gazetën, me një fjalë larg asaj që njihet sot si masmedia. Jetojmë në një shoqëri, që çdo ditë e më tepër është e varur nga informacioni që marrim nga radio, televizioni dhe gazetat. Çdokush nga ne e nis ditën me një kafe, ndërsa lexon gazetën, sheh shpejt e shpejt lajmet në teletex para se të dalë nga shtëpia apo dëgjon radion rrugës

për në punë. Në këtë mënyrë për gjithësecilin krijohet një panoramë për ditën. Madje ka nga ata që edhe vendimet i marrin në sajë të informacionit të përftuar nga këto mjete komunikimi. Pa e kuptuar as vetë ne kemi krijuar në këtë mënyrë varësinë tonë, përsa i përket drejtimit që ndjekim, aktivitetit të përditshëm, shëndetit, edukimit, marrëdhënieve personale, udhëtimeve e deri tek dëfrimi. Ne kemi vendosur besimin tonë mbi media e kr yesisht mbi televizionin. I besojmë për gjithçka; për lajmet, kënaqësitë që na jep dhe edukimin. Megjithatë ndikimi që ai ka mbi fëmijët dhe adoleshentët

46 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

është i madh. Televizioni në jetën tonë të përditshme Televizioni është ai që ka edhe ndikimin më të madh. Siç duket pamja ka pushtetin e saj. Kjo shpikje sa e ka revolucionarizuar jetën e njeriut aq edhe ka ndikuar në trurin e tij. Nëse marrim ndikimin që ka televizioni në vendin tonë, përgjigjja do të ishte e thjeshtë, shumë. Mjafton të hedhësh sytë nëpër lokale dhe nuk do të gjesh asnjë që nuk ka një televizor, madje në disa prej tyre dy dhe tre, nëpër kanale të ndryshme, duke e çoroditur më shumë njeriun e shkretë. E pra, kjo tregon se ne nuk bëjmë asnjë hap pa


OPINION televizionin, pa marrë informacion, pak rëndësi si është ai informacion e sa i filtruar vjen tek ne. Nëpërmjet tij, synohet çdo ditë e më shumë që njeriut t'i imponohet pse jo, gjithçka. Shtrohet pyetja, pse debatet politike më të rëndësishme në Amerikë bëhen në televizion? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: nëse njëri prej kandidatëve fiton audiencën vizive më të madhe e ka rrugën më të sigurtë drejt fitores. E njëjta gjë ndodh edhe tek ne. Por këtu duket se televizioni shpesh herë merr edhe rolin e drejtuesit mbi turmën. Dhe ne marrim gjithçka që na servirin ata, qoftë ajo e mirë apo e keqe. Gjithashtu televizioni përveç bindjeve dhe shijeve tona na impon edhe jetën e përditshme. Ne blejmë çfarë reklamohet aty dhe besojmë atë që na thuhet se është e mirë. Pra, nëse do të manipulosh turmën bëje atë nëpërmjet televizionit dhe sukesi do të jetë i garantuar. Adoleshentët kryesisht janë ata që blejnë çfarë shikojnë në televizor. Po kështu është televizioni, që i imponon atyre sjelljen apo veshjen. Por cilat janë anët pozitive dhe negative të këtij ndikimi? Televizioni, sidomos në ditët e sotme ofron për një gamë të gjerë të shoqërisë, përfshirë adoleshentët, programe të ndryshme. Një pjesë e mirë e tyre janë informuese, mbi fenomene të ndryshme. Nëse një adoleshent ka probleme me shkollën nuk është i dhënë pas gjeografisë apo historisë, por ama ndjek programet eksploruese që shfaqen në televizion, ai ose ajo, në m ë ny rë i n d i re k te ka m a r rë informacionin e duhur, shoqëruar kjo edhe me një pamje që ia bën më të lehtë kujtesën. Në këtë anë televizioni shikohet si një mësues virtual. Po kështu nëse bëhet fjalë për një

lloj sporti që televizioni i jep më shumë vëmendje, atëherë adoleshentët janë më të prirur të jepen pas këtij sporti duke qenë edhe më në formë dhe më të pranueshëm në shoqëri. Ndërkohë, krahas të mirave televizioni ka edhe anët e tij negative. Skenat e dhunës dhe seksit që jepen në mes të ditës në televizonet tona dhe shpeshherë pa asnjë lloj paralajmërimi, shkaktojnë një ndikim negativ në trurin e të rinjve. Ata janë të prirur për të qenë më të dhunshëm dhe më vulgarë duke nisur që nga fjalori i tyre. Adoleshentët janë në atë fazë të jetës, që duan të jenë të pranueshëm nga personi që kërkojnë të ndërtojnë raportin në çift ose nga vetë shoqëria. Është televizioni, gazeta apo revista që krijojnë mashkullin dhe femrën ideale, të bukur. Dhe ata përpiqen të imitojnë këtë pamje që ju është servirur duke kaluar kështu shpesh edhe në sëmundje. Shpeshherë televizionet në vendin tonë nuk i përzgjedhin materialet që shfaqin. Madje, në disa prej tyre edhe gjuha e përdor nuk është e duhur për një media. Të vjen keq kur dëgjon që në televizion përdoren fjalë që nuk i njeh gjuha jonë, nuk po flas këtu për fjalë të huaja, ky është një diskutim më vete. Shpesh herë po vihen re fjalë të deformuara të gjuhës shqipe, që shikohen të shkruara në titrat e ndryshme në televizion apo fjala të thëna, që nuk njihen në fjalorin e gjuhës shqipe. Kjo lë shumë për të dëshiruaar, nëse flasim për edukimin që ky mjet duhet të ketë, jo vetëm mbi të rinjtë, por tek të gjithë. Atëherë çfarë mbetet? Besoj se jemi ne ata që vendosim, jemi ne ata që duhet të kërkojmë më shumë, të vlerësojmë faktet në vend që të besojmë televizionin në mënyrë të verbër.

Atëherë çfarë mbetet? Besoj se jemi ne ata që vendosim, jemi ne ata që duhet të kërkojmë më shumë, të vlerësojmë faktet në vend që të besojmë televizionin në mënyrë të verbër

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

47


PERSONAZH

Taekwondo, një art marcial e ka bërë për vete prej 7 vjetësh

XHERSI KURTI: ËNDRRA E ÇDO SPORTISTI ËSHTË OLIMPIADA Xhersi Kurti është një nga shumë nxënësit e shkollës “Asim Vokshi”, por ajo që e bën të veçantë është prirja ndaj ta e k wo n d o - s ë . N j ë s p o r t relativisht i ri në Shqipëri e që përjgithësisht ka gjetur mbështetjen tek moshat e reja.

Ai që ka nisur si një kuriozitet, për Xhersin është kthyer në interes, që shkon përtej prirjes amatore, që mund të ketë çdokush për sportin. Pas 7 vitesh praktikues i taekwondo-së, Xhersi është tashmë pjesëmarrës në shumë aktivitete

48 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

ndërkombëtare, si përfaqësues i Shqipërisë në sportin e taekwondo-së. Aktiviteti i fundit ku do të marrë pjesë është Kampionati Europian Kualifikues për në Olimpiadë, që zhvillohet në Kazan të Rusisë gjatë datave 27-29 janar 2012.


Prej sa kohësh merresh me taekwondo? Unë kam 7 vjet që praktikoj taekwondo-në. Si keni hyrë në këtë sport dhe si u njohët me të? Filloi gjithçka si kuriozitet, por me kalimin e kohës duke parë vlerat që ka ky sport, fillova të merrem më seriozisht me të. Dashuria ndaj këtij sporti u rrit dhe jeta ime mori një drejtim krejt tjetër. Është taekwondo një sport i vështirë? Çdo lloj sporti është i vështirë, por me punë mund të arrihet çdo gjë. Shpesh, mendohet edhe si sport i rëndë e ndoshta edhe i dhunshëm? Është i tillë? Thjesht ideja që është art marcial të lë të kuptosh që është sport i tillë. Megjithatë, personat që e praktikojnë këtë sport fitojnë vetëbesim e vetëkontroll dhe i zgjidhin situatat në mënyrë jo të dhunshme. Cilat janë ndikimet pozitive që ka ky sport tek një individ? Gjëja më e rëndësishme dhe që ia vlen ta themi është forma fizike, shëndeti fizik. Largon stresin e akumuluar dhe të bën të fitosh vetëbesim në vetvete, jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në jetën e përditshme. Luan rol kryesor në vendimet që merr. Ju njëkohësisht jeni edhe në shkollë? Si ndikon ky sport në arsimimin tuaj? Ju pengojnë orët

që taekwondo ju merr? Mendimi im personal është që sporti nuk të pengon në mësime, përkundrazi, unë arrij të gjej kohën e duhur për të mësuar dhe për t'u marrë me sportin e taekwondo-së. Gjithashtu, ky sport më ka bërë që të menaxhoj më mirë kohën time. Keni marrë pjesë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që janë zhvilluar? Po. Pjesëmarrja ime ka qenë e rregullt që nga viti 2006 e në va z h d i m . N ë Ka m p i o n at i n Kombëtar jam kampion që nga viti 2006. Ndërsa në aktivitetet ndërkombëtare ku vendi ynë ka marrë pjesë, kam bërë një prezantim shumë të mirë. Ku mendoni të arrini me këtë sport, është thjesht një pasion apo synoni për më shumë? Ëndrra e çdo sportisti është Olimpiada. Kjo do të thotë të arrij sa më lart. Nuk kam menduar ndonjëherë t'i vë limite vetes, pasi kjo gjë nuk më pëlqen. Çfarë synoni në aktivitetin e fundit ku do të merrni pjesë? Synimi im është që ta përfaqësoj Shqipërinë denjësisht dhe të kualifiohem në Olimpiadë. Kjo falë stërvitjes së bërë nga trajneri im Leo Kapri. Pjesëmarrja e ekipit tonë kombëtar u bë e mundur edhe nga ndihma bujare e Kompanisë “Birra Stela”, e cila bën të mundur prezencën tonë në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm. Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

49


RAJONI

Nga Mentor Kikia

Zjarret e urrejtjes do të djegin vetë Maqedoninë Në kushtet kur ende nuk po gjen dot një zgjidhje për emrin e saj të pranuar nga “gjendja civile” e Brukselit, Maqedonia i ka hyrë rrugës pa krye të nacionalizmit të sëmurë dhe ekstremizmit radikal. Pa k j a v ë m ë p a r ë , g j a t ë ceremonive të karnavaleve në një fshat të Strugës, banorët maqedonas të fshatit kishin vendosur që festën e tyre ta shndërronin në manifestim kundër grekeve kufitarë dhe shqiptarëve bashkëqytetarë. Ata ndërtuan një arkivol, e mbuluan me flamur grek dhe shkruan:

“Fqinji yni ish-turk na la”. Ndërsa lidhur me shqiptarët kishin veshur dordolecë me veshje karakteristike muslimane, kishin vendosur koka të prera në heshta dhe fyen e përdhosën simbole fetare islame. Pasojat dihen! Greqia reagoi me tone të ashpra diplotike, duke kërkuar nga qeveria e Shkupit të ndërhyjë për të frenuar këtë histeri të q a rq eve ekst rem e, d u ke paralajmëruar se në këtë mënyrë nuk shkohet tek zgjidhja e emrit. Ndërsa pak ditë pas kësaj, kishës së fshatit i iu vu flaka, edhe pse

50 Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

gjitha. Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë, ku kërkoi t'i jepej fund kësaj gare, duke dënuar djegien e kishës dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ndërsa nga Shkupi nuk u pa e udhës t'i hidhej ndonjë kovë ujë këtij zjarri. Madje, ditët e fundit po ndizen të tjera zjarre… Mediat njoftojnë për një tjetër valë histerie antishqiptare në Shkup e qytete të tjera, edhe me shumicë shqiptare. Parrulla dhe këngë me motive raciste antishqiptare janë


RAJONI

prodhuar dhe transmerohen në publik. “Kaçakë, leckaxhinj, bisha të zeza dykokëshe/ Po na nxijnë Maqedoninë/ As në tokë, as në qiell, për shqiptarët vend nuk ka/ Dënoi o zot/ rrufeja t'i vrasë/. Këto janë vargjet e një kënge që ka dalë në shitje dhe po transmetohet në mjedise publike në Maqedoni. Eshtë padyshim një këngë që përmban të gjitha elementët e një veprimi antikushtetues, të ndaluar me ligj, dhe që duhet të ndalohet nga policia dhe autorët të ndëshkohen. Ndërkohë në Shkup, sipas njoftimeve të mediave shqiptare një parrullë e madhe bën thirrje për shfarosjen e shqiptarëve. Dhe sërish këtë, autoritetet maqedonase nuk e shikojnë. Në fakt përse ka shpërthyer kjo histeri tek fqinjët tanë? Përse qeveria dhe organet shtetërore e tolerojnë, apo edhe e nxisin? Ku duan të dalin dhe në fund, ku kanë menduar të arrijnë? Maqedonasit bëjnë pjesë tek ato popuj, të cilët për të zezën e tyre dhe të pjesës shqiptare atje, po qeverisen aktualisht nga një prej qeverive më të korruptuara në Europë. Gjithashtu, Maqedonia është zënë në çark

nga Greqia dhe nuk jep asnjë shenjë se mund të bëjë hapa përpara për të zgjidhur ngërcin e emrit e për të hyrë në rrugën e integrimit. Në këto kushte qeverisë dhe organeve shtetërore u është dukur e udhës të lëshojnë nga zinxhirët zagarët e nacionalizmit, të cilët kanë rrëmbyer pishtarët dhe po ndezin ca zjarre të cilat u fashitën me shumë luftë e diplomaci gjatë dekadës së fundit. Dhe, nëse këto zjarre ndizen qeveria e di shumë mirë se nuk janë karnavalet e fshatit dhe karnavalet e qeverisë që do të digjen, por do të jetë vetë Maqedonia. Në pamundësi për të siguruar mirëqeverisjen dhe të zgjidhë çështjen e emrit për t'i hapur rrugë integrimit në NATO e BE, qeveria po preferon të riktheje sportin e nacionalizmës ballkanase, që i ka kushtuar kaq shumë rajonit tonë. Maqedonia po përpiqet të imitojë perandorët e dështuar romakë, të cilët, për t ' u t r e g u a r r o m a kë v e s e perandoria po lulëzonte, e bënë gjysmën e vitit “festa” të përgjakshme gladiatorësh në Colose. Por fundi ishte fundi dhe perandorinë nuk e shpëtuan dot

as gladiatorët dhe as histeritë e tifozëve të etur për gjak skllevërish dhe tigrash. Histeria që ka kapur disa kope langonjsh në Maqedoni, me aprovimin e “perandorëve” që mendojnë se shkaku i keqqeverisjes së tyre janë shqiptarët, duket të jetë një përpëlijte e një palovendi që ende nuk vë dot një emër në stemën e republikës së tij. Dhe fundi i këtij shteti të ndërtuar me parafabrikatë nga SHBA dhe BE pas rrëzimit të perandorisë jugosllave, nuk do të mund të vijë sepse qeveria po lejon (në rasatin më të mirë), shpërthimin e një vale histerie. Por pikërisht kjo valë histerie tregon se Maqedonisë po i vjen fundi dhe për të shpëtuar ka vendosur të kapet pikërisht tek fija më e dobët, duke bërë gabimin më të rëndë në histori, duke marrë pishtarët e luftës fetare, raciale e nacionaliste. E çfarë i duhet më shumë një vendi të përbërë nga dy popuj për t'u shpërbërë?

Marrë nga: www.gazetaidea.com

Nr.1 (40) Jan/Shku 2012 / Edukimi drejt së ardhmes

51



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.