Page 1

dukimi E drejt së ardhmes

Botim i Institutit “Edukimi drejt së ardhmes”

Viti VII i botimit. Nr. 4 (38) 2011 E përmuajshme, Arsimore, Edukative, Pedagogjike, Kulturore Çmimi: 200 lekë

Quovadis?!

Shkolla moderne Bexhet Arbana

Dhuna e fjalës Xhafer Martini

Lidhje derivacioni të dialekteve të Shqipes me dialektet e Greqishtes së Lashtë Stavri Trako


dukimi E drejt së ardhmes

Botim i Institutit “Edukimi drejt së ardhmes”

Viti VII i botimit. Nr. 4 (38) 2011 E përmuajshme, Arsimore, Edukative, Pedagogjike, Kulturore Çmimi: 200 lekë

Quovadis?! Shkolla moderne

Bexhet Arbana

Dhuna e fjalës

analizë Quovadis?! Nga Bexhet Arbana opinion Ka ardhur koha e albanologjisë Nga Ndriçim Kulla

Xhafer Martini

ese dhuna e fjalës Nga Xhafer Martini

Stavri Trako

dukimi E drejt së ardhmes

lajme Matura Shtetërore 71 % e mësuesve ngelës kuriozitete Bukuritë natyrore drejt zhdukjes psikologji T’u mësosh fëmijëve respektin Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave

Tel: (04) 22 33 283

Adresa:

bexharb@yahoo.com arsimisotneser@gmail.com Revista shpërndahet edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni

2

Fq. 36

Fq. 38, 39

Fq. 40

Fq. 41, 42

super reforma SHKOLLA MODERNE Nga Bexhet Arbana

Design: “m&b”

Rr. “Naim Frashëri”, Nr. 8, Tel: +355 4 2270 173 Tel&Fax: +355 4 2233 001

Fq. 30

botime Abdurahim Ashiku në “RRËFIMET E KOMSHIUT” Nga Miranda Goleci

Bordi konsultativ: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. As. Dr. Jetmir Aliçkaj Hajro Limaj, Publicist, Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurimit Kombëtar Stavri Trako, pedagog, publicist Abdurahim Ashiku, publicist

Fq. 25

kritikë letrare “ETNOS NË EPOS” Nga Rovena Vata

Botim i Institutit “Eda”

Kryeredaktore: Miranda Goleci

Fq. 18

gjuhësi Lidhje derivacioni (brumi të përbashkët) të dy dialekteve te Shqipes me dialektet e Greqishtes së Lashtë Nga Stavri Trako Fq. 20

Lidhje derivacioni të dialekteve të Shqipes me dialektet e Greqishtes së Lashtë

Drejtor ekzekutiv: Bexhet Arbana

Fq. 3

Fq. 44

dukimi E drejt së ardhmes Njofton të gjithë bashkëpunëtorët dhe lexuesit që dëshirojnë të jenë pjesë e revistës, të kontaktojnë në adresat elektronike: bexharb@yahoo.com arsimisotneser@gmail.com Të interesuarit për abonime mund të kontaktojnë në adresën elektronike: bexharb@yahoo.com

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

Redaksia


! ? s i d a

v o u Q et

analizë

Nga

h x e B

a n a Ar b

T

ermi “vërtetësi profesionale” po shndërrohet në një arenë polemikash ndërmjet specialistëve të arsimit, për vetë natyrën, përmbajtjen e karakterin e studimeve bashkëkohore psiko-pedagogjike. Debatet në mes pikëpamjeve pedagogjike të natyrës “realiste” dhe asaj imagjinare-imituese, në mes krijimtarisë që përshkuan realitetin skolastik me vërtetësi dhe arratisjes nga realiteti, në mes të krijimtarisë së afërt me të “folurit hapur” dhe asaj me një simbolikë të fshehtë, qëndrime këto që kanë të bëjnë, pikërisht, me problemin se ç’përfaqëson “realizmi profesional” dhe ç’vend zë ai në krijimtarinë e gjithsecilit. Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi vetëm duke pranuar se, “vërtetësia profesionale”, është përpjekja për të riprodhuar me besnikëri dukuritë e realitetit në gjithë përmasën e sistemit edukativ. Pedagogjia, si rregull, vlerëson materialet që përdor, duke u nisur nga vetitë e tyre të brendshme, është pikërisht ky konstatim që tregon se, këtu, kemi të bëjmë me një realizëm interaktiv, mjaft domethënës. Për specialistët e arsimit problem kyç mbetet rivlerësimi psiko-pedagogjik i botës edukative në kuptimin e një strukture komplekse, në ndryshim të vazhdueshëm, me vetëdije dhe përjetime personale, dhe jo si strukturë e ngurtë, jo funksionale. Bota fëminore-studentore mbetet në këndvështrimin e specialistit, kurdoherë, një substrakt koherent studimi, duke zbuluar para tij një kompleks edukativ, mjaft të ndërlikuar që sheh progresin

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

3


social në një garë të ethshme për mbijetesë, në një fushë beteje të ashpër, së cilës nuk i dihet fati dhe jo si një substrakt metafizik ku individi zë një vend të sigurt, të përcaktuar në jetë. Parë në këtë vështrim, specialistët e mirëfilltë të arsimit nuk mund të gjejnë asnjë arsye, qoftë objektive apo dhe subjektive, që të mposhten në mbrojtje të së vërtetës, për t’i thënë të keqes ndal, duke marrë mbi vete obligime të vështira, me risk të madh, në një ambient politik, mbytës, ku forcat që punojnë për progresin janë në konflikt të hapur me forcat që kërkojnë, frenimin e tij, pra, rrënimin e arsimit. Refleksionet e ndryshme politiko-edukative, shpesh dhe kontraverse mes specialistëve, si dukuri profesionale, lidhen me tepër me idenë e qëndrimit pro apo kundër, ndaj dukurive të ndryshme të realitetit skolastik. Pedagogjia, si disiplinë shoqërore, ka prevaluar deri në atë shkallë sa arrin të krijojë imazhin e zhvillimeve të jetës skolastike në nivele të reja të natyrës edukative. Ajo mund të përshkojë çdo imazh me hollësitë më të imta, të rrëmojë në të vërtetat e mendimit, deri në lëvizjet më të holla të ndërgjegjes njerëzore. Realiteti objektiv në pedagogji mbështetet në

4

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

kërkimin e së vërtetës dhe komunikimin e saj publik, parë në këtë vështrim, mund të pohojmë se ekzistojnë shumë lloj të vërtetash. Besnikëria ndaj asaj që është e prekshme, e qartë, në jetën skolastike, është një e vërtetë, por, ama, kjo është një e vërtetë fillestare. Ka të vërteta që zgjerojnë horizontin e dijeve tona, si ato që na tregojnë se si zhvillohet, në të vërtetë, pedagogjia evolutive (metodika & didaktika), pedagogjia politike, kritika pedagogjike, madje, dhe vetë pedagogjia artistike (publicistika, reportazhi, tregimi, poezia, skica etj.) duke asgjësuar, kështu, tek shumë prej specialistëve iluzionet e kufizuara që ata kanë rreth kulturës pedagogjike, vetëm për profile të ngushta disiplinore me të cilat janë mësuar të punojnë. Ka të vërteta që na tregojnë “pleksjen” që i lidh specialistët së bashku në shtjellimin e pedagogjisë evolutive, por dhe të çarat në këtë proces shtjellimi si dhe konfliktet e pritshme dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre, që në fakt, përbën dhe lëvizjen drejt progresit edukativ. Strukturat pedagogjike janë kompozicione profesionale, që çdo sistem arsimor i ruan e i mbron besnikërisht, i krijon dhe i shtrin më tej, sepse ato shërbejnë si mjete për të kryer jo vetëm lidhjen mes etapave të ndryshme të zhvillimit arsimor por, edhe të lidhjes së specialistëve me jetën shoqërore. Këto kompozime, shpesh, përmbajnë në vetvete abstragime konvencionale të tilla, të cilat në një etapë të mëvonshme zhvillimi do të dukeshin të vjetëruara, të tejkaluara në kohë. Është e qartë se një grumbull i caktuar krijimesh intelekto-profesionale s’mund të ketë monopolin reformativ, transformues, dhe se për të kuptuar natyrën reformative në krijimtarinë pedagogjike do të na duhet të rikthehemi, patjetër, në parimet bazë. Pavarësisht nga niveli i arritjeve intelektuale, dobia e shkrimeve profesionale nuk qëndron vetëm në shtrirjen e mjeshtërisë krijuese, me anë të së cilës krijohet iluzioni, por në rifreskimin e krijimit me një brendi realiste, shkencore të kompletuar. Sidoqoftë, si provë të realizimit të një strukture pedagogjike perfekte shërben


aftësia e saj për t’i shërbyer arritjes së qëllimit. Për një specialist që kërkon të nxjerrë në dritë të vërteta rreth simbolikës konvencionale të pedagogjisë doktrinare bëhet e nevojshme që të kërkojë të tilla struktura operacionale që t’i shërbejnë sa më mirë qëllimit të tij, që t’ia afrojnë opinionin pedagogjik, të cilit ai i drejtohet, dhe t’ia sigurojë lirinë e nevojshme për të shprehur qartësisht pikëpamjet e veta. Është pikërisht ky qëndrim, që përcakton si zgjedhjen, ashtu dhe përdorimin e strukturave operacionale nga ana e specialistit, dhe jo natyra e “kushtëzuar” e tij, politiko-profesionale. Përmendëm se liria e shprehjes profesionale, si mjet komunikimi në sistem, qëndron në strukturat e saj të gjalla shoqërore. Kjo liri, e ravijëzuar në mendësinë intelektuale, është e efektshme vetëm për aq kohë sa arrin të ruajë një përmbajtje të tillë dhe të përçojë vëzhgimin e pavarur të specialistit me gjithë përjetimet e veta. Po të mos kishte një përmbajtje të tillë, ajo mund të kthehej në bumerang me shtjellime të kota, me efekte bajate ose, fare mirë, në një mjet për t’u larguar nga realiteti, ashtu siç ndodh në të vërtetë. Prandaj, kur duam të qartësojmë idetë që kemi rreth vërtetësisë së krijimeve pedagogjike, duhet të pyesim jo vetëm se, sa ia ka dalë mbanë specialisti të promovojë vlerat e veta profesionale, por edhe si ka mundur të pasqyrojë dukuritë skolastike, antikonformiste. Gjithashtu, duhet të pyesim veten se ç’njerëz kanë marrë përsipër të shkruajnë pedagogji dhe çfarë niveli të formimit profesional mbartin. Dhe mbi të gjitha, duhet të pyesim veten, se me ç’skema, tekno-metodike i

shprehin këto nivele të reja përvoje. Pra, thënë me fjalë të tjera, vërtetësia e shprehjes, provohet nga shkalla e njohjes në të cilën specialistët u shtojnë skemave të trashëguara koncepte të reja, efektive, që ua ofron koha. Kjo provohet nga fakti se sa këto skema konvencionale dhe interpretimet që i përshkojnë ato, i përshtaten një tabloje të plotë të situatës arsimore në vend. Ndaj, ndodh shpesh të konstatojmë që një krijim profesional në dukje i thjeshtë apo me paraqitje paksa të përpunuar, mund dhe të përmbajë një perceptim më të qenësishëm të realitetit, se sa një krijim që në pamje të parë duket i përkryer, por që, në të vërtetë, s’jep asgjë tjetër veç imitimit të pikëpamjeve të gabuara apo keqinterpretuara. Potencën e një krijimi profesional mendoj se duhet ta gjykojmë jo vetëm nga fakti se sa i njohur na tingëllon ai, e as nga fakti se sa është në gjendje për të na prekur vetëdijen e hipnotizuar mendjen, por nga fakti se sa na i hap sytë e veshët për të kuptuar të vërtetat objektive, të patjetërsueshme. Kështu, para “performanca pedagogjike” që i shërben specialistit për të shprehur mendimet e veta profesionale, janë pasqyrim i një skeme që ai ka ndërtuar me kohë, në mendje, duke marrë për lëndë të parë edhe eksperiencën e specialistëve të talentuar, përderisa botimet e tyre ndriçojnë mendjen e specialistit dhe e edukojnë atë, për t’i shërbyer si mjete shprehëse. Niveli realist i një krijimi pedagogjik, ashtu siç paraqitet në formatin e vet, varet nga fakti se sa një specialist arrin të kuptojë domethënien shkencore të pedagogjisë. Prandaj mund të shohim se si autoritete të

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

5


spikatura krijuese, madje nga më të dalluarit, mbështeten gjerësisht në sistemet dhe dijet e thella të trashëguara nga mendimtarët e shquar të shkollës shqipe, por dhe të huaj, duke i shfrytëzuar këto ide për të vendosur rregull në mënyrën se si ta interpretojnë përmbajtjen e krijimtarisë së tyre në drejtimin e duhur psiko-pedagogjik. Prova më e rëndësishme për një botim profesional është vetëm kjo; nëse specialisti e pranon të mirëqenë realitetin objektiv, në arsim dhe problemet që ai mbart, në paraqitjen antikomformiste?! Ky është një problem jo vetëm i specialistit si individ, por dhe i karakterit shoqëror e të sjelljes së elitës intelektuale, pjesë e së cilës ai është. Një specialist intelektual, i thellë në logjikë, mund të ndriçojë mendimin pedagogjik për breza të tërë edukatorësh, të gatshëm të pranojnë idetë e tij. Një sistem arsimor që vendos struktura pedagogjike të lira, të gjera e funksionale, bën

6

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.3 (37) Mars 2011

të mundshëm krijimin e një numri vlerash thellësisht realiste, që në rrethana të tjera (nën diktat) s’do të mund të krijoheshin kurrë. Kur politika sunduese shtrembëron, për qëllimet e veta, strukturat e edukimit publik dhe i jep tonin “gjuhës” që duhet të përdorë pedagogjia, e vërteta hyn me vështirësi në sistem dhe në këtë rast nuk mund të kemi, kurrsesi, realizëm profesional, rrokjen e së vërtetës në ndërtimin e strukturave të tilla funksionale, që të mbërrijnë lehtësisht opinionin pedagogjik. Kështu, pra, çfarë mund të thonë specialistët e rangjeve më të ulëta, e për më tepër, çfarë mund të presë vetë arsimi shqiptar, kur vetë kryetitullari i MASH-it ministri MyqeremTafaj (d.v.), jep modelin më të shëmtuar të intelektualit (specialistit), duke gënjyer paturpësisht, m’u në “mexhlis”, në sy të të gjithë mësuesve sarandiotë, të shkollës “Hasan Tahsini”, kur thekson se, synimi i të gjitha reformave të ndërmarra në qeverisjen “Berisha” është një dhe vetëm një: “Arsimi cilësor për të gjithë, arsimi i standardeve europiane, një arsim europian që i paraprin Shqipërisë europiane”. Dhe më poshtë vazhdon; “Qeveria “Berisha”, ka arritur të vendosë mësuesin në vendin që i takon, me një status dinjitoz në shoqërinë shqiptare. Ministri Tafaj tha se shkolla jonë po përjeton dhe një reformë të thellë në përmbajtje”. - Më trashë se kaq, s’ka si thuhen gjërat! – Së pari, do të doja t’i bëja me dije këtij ministri, mashtrues të pacipë, butaforik i papërmbajtur, se cilësia e arsimit nuk është, kurrsesi, reformë, por është vetëm proces. - Së dyti, arsimi shqiptar jo vetëm nuk funksionon sipas standardeve europiane, por e kam përmendur dhe herë të tjera, nuk u afrohet as atyre afrikane. - Së treti, qeveria Berisha jo vetëm që s’e ka vendosur mësuesin në vendin që i takon, por, përkundrazi, e ka denigruar në atë farë feje, që vështirë se do të mund ta marrë ndonjëherë veten nga e gjithë kjo maskaradë politike e ushtruar dhunshëm ndaj tij, qoftë ajo morale, politike, ekonomike apo qoftë dhe institucionale, siç na kujton ministri sharlatan i arsimit. - Së katërti, sa i përket faktit se arsimi shqiptar po përjeton një reformë të thellë në përmbajtje, kjo nuk është aspak e vërtetë, nëse është përmendur, sot për sot, një gënjeshtër më skandaloze e më


e paturpshme, është pikërisht kjo e fundit, që gjasme po shkohet përpara, në këtë drejtim. Por kjo s’është gjë tjetër veçse një mashtrim i pastër, por dhe në mos qoftë kështu, me këtë qëndrim që po mbahet rreth përmbajtjes së reformës s’mund të presim tjetër, të shohim, veçse rrënimin e arsimit. Strukturat e pedagogjisë doktrinare dhe jo vetëm, po braktisen gjithnjë e më shumë, duke humbur kështu përtëritjen e përvojave dhe të ideve të reja, të cilat nuk mund të ndërtohen ndryshe, veç kur mendimi intelektual i paraprin rimodelimit të pikëpamjeve shkencore, antikonformiste, duke vendosur kontakt permanent edhe me realitetet ndërkombëtare. Megjithatë, duke e riparë çështjen në analizë të përgjithshme, mund të pohoj se asnjëherë më parë konceptet themelore të pedagogjisë s’kanë qenë ngatërruar kaq shumë nga teorizime bajate absurde e kontraverse, sa në ditët e sotme. Fjala “modernizëm” është bërë sot sinonim për prurje profesionale mjaft të dobëta, aspak funksionale, në më të shumtën plagjatura skandaloze, të shoqëruara me një arsyetim gjasme akademik, pseudo-profesional, çuditërisht të kufizuar e skematik që, në fakt, përveç se vështirë për t’u pranuar në përmbajtjen e tyre, por, që efektivisht, përbëjnë dhe prurje të gabuara konceptuale. Parë në këtë vështrim, prurjeve të atilla, të karakterit reformativ, që u mungon imagjinata, liria e mendimit, përjetimi shpirtëror, kultura

e përgjithshme dhe talenti i spikatur, janë të gjitha, pa përjashtim, artikulime false, riciklime të turpshme nga batakçinj profesionistë të arsimit. Fatkeqësisht, sot, në më të shumtën e artikulimeve profesionale nuk ekziston më ndjenja e një komunikimi, të çiltër e të natyrshëm, tipar ky, që karakterizon, në më të shumtën, krijimtarinë e pedagogjistëve modernë. Mendoj se nuk kam bërë pak, nga vetja, për të shpjeguar këtë gjendje kaotike, sa absurde, aq dhe alarmante, sa i përket artikulimeve pedagogjike. - Një nga arsyet që më ka shtyrë të mbaj këtë qëndrim është sepse mendoj që kjo disiplinë, sa e re, aq dhe e vjetër, në kohë, për botën, me sa shihet, nuk arrin të vlerësohet sa duhet nga pjesa dërrmuese e drejtuesve të arsimit, pasi mendojnë se me “arritjet” e deritanishme, mjaft probleme themelore të arsimit kanë marrë rrugën e zgjidhjes, ndërsa të tjerat, të parealizuarat, mund të presin kur t’u vijë koha! – Por, në gjykimin tim, s’ka gjë më të gabuar se sa ky qëndrim i papërgjegjshëm, në zhvillimin e programeve të reja dhe të kërkimeve pedagogjike alternative, të cilat në vetvete paraqesin një dimension pa limit. Pjesës më të madhe të specialistëve të së shkuarës u është dashur të kalojnë peripeci të shumta për të kaptuar këtë hendek, por shkaku s’ka qenë se ata nuk dinin ta mbulonin këtë vakum, porse, për shkak të rrethanave politike e “kufizimeve ideore”, nuk mundën kurrë ta realizonin një aspiratë kaq

Nr.3 (37) Mars 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

7


të madhe. Ajo që si linte ata të përballeshin me pedagogjinë bashkëkohore dhe bënte që shumë prej tyre të gjendeshin në vështirësi, s’ishte dhe aq stili apo metoda e punës, gjuha profesionale, mungesa e talentit apo dhe guximi i ndrydhur, se sa efektet e drejtpërdrejta të një censure politike të egër, tejet të kontrolluar. Megjithatë, nga kjo pikëpamje, edhe specialistët e sotëm, në pjesën dërrmuese, të indoktrinuar gjer në palcë, kanë rënë, prej kohësh në batakun e konformizmit politik, prandaj nuk do menduar se kanë ndryshuar, kushedi se çfarë nga formati i paraardhësve të tyre të diskriminuar e të censuruar në ekstrem. Dhe, në të vërtetë, shumë nga specialistët e arsimit, në rrethe të ngushta, përpos se trajtojnë çështje reformative, padrejtësisht të bllokuara për kohën, por, i dëgjon të flasin me përbuzje dhe për çfarëdo lidhjeje programore me politikën për pikëpamjet pseudo-reformative thellësisht të gabuara, të “diktuara” arbitrarisht nga birbot e “pushtetit politik”, në institucionet arsimore. Për të kuptuar më mirë se ç’ka ndodhur në të vërtetë me arsimin, mjafton të lexojmë artikuj të ndryshëm botuar në revistën “Mësuesi” (Nr. 2,3,4,5, 2011), që ofron aq shumë material pedagogjik dhe që njoftojnë me aq hollësi për aspekte të qëlluara të dinamikës arsimore, saqë kur i lexon, të duket sikur të gjitha kanë dalë nga i njëjti format e që, në thelb, as mund të krahasohen për nga cilësia dhe përmbajtja ideore, me botimet e paraardhësve të tyre të dekadave të mëparshme. Specialistët kritikë të arsimit, që e ndiejnë praninë e këtij prodhimi në masë, diskutojnë shpesh mes tyre nëse këto krijime, të prodhimit në seri, mund të quhen vlera apo jo. Mbetet për t’u diskutuar

8

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

fakti që ky prodhim, vlerë ose jo vlerë, mund të konsiderohet pjesë organike e pedagogjisë bashkëkohore. Prodhimi në masë i shkrimeve të nivelit të ulët tekniko-metodik ka zënë vend, të shumtë në formatin e revistës “Mësuesi”, në stilin dhe performancën “krijuese” të gjithkujt. Duke shtënë në dorë rrugën më të shkurtër, që të shpie te mësuesi e te opinion publik, të interesuar për probleme të caktuara të arsimit, përgjithësisht, artikullshkruesit shfrytëzojnë burime “edukative” me origjinë “sempliste”, të dyshimtë e që mund të gëlltiten lehtësisht nga konsumatori. Në stilin dhe mënyrat interpretuese ata priren për të publikuar një sërë banalitetesh skandaloze që nuk u gjendet shoku në krijimtari. Në çdo rast nuk mungojnë të vënë theksin jo te perceptimet që mishërojnë me vërtetësi realitetin skolastik në format e përmbajtjes edukative, në vlerat pedagogjike, por kapen më tepër tek ato çështje e probleme që lakohen me mijëra herë, por që, dhe nuk e lodhnin trurin. Duke u përpjekur nëpërmjet këtyre shkrimeve paçavure, t’ua hipnotizojnë me krahëmarrje mendjen mësuesve, t’ua topisin reflekset, t’i përgjumin, së fundi, t’ua vënë në dyshim “ekzistencën” botimeve të mirëfillta, të kalibrit të lartë, si mjete të patjetërsueshme të edukimit profesional. Punime thellësisht skematike, me performancë të ulët prezantuese, fare pa interes, të karakterit shabllon, këshillues, rekomandues, për të mos i gjykuar, mandej, edhe si receta tipike, të kopjuara mbase në internet, mbase nga literatura profesionale apo kushedi se ku tjetër, janë pothuajse shumica e shkrimeve me autorësi mësues, inspektorë e drejtues të arsimit të niveleve të ndryshme, krijimet e të cilëve të mbledhura të gjitha së bashku, përpos se përfaqësojnë një amalgamë pikëpamjesh të gatuara mish-mash, por që, në më të shumtën janë dhe mjaft të ngushta, me logjikë të cunguar, shpesh të pakuptimta e sidomos pa vlerë. Por me gjithë këto konstatime, nuk mendoj se do të ish me vend të merresha me to, kur kam në tavolinë shkrime autorësh profesionistë, që mbartin mesazhe, përcjellin direktiva e japin porosi të rrezikshme, të deformuar e të gabuar në adresë të mësuesve dhe opinionit pedagogjik. Punime me performancë mjaft të ulët profesionale janë dhe shkrimet e


mëposhtme: “Elemente të kujdesit ndaj nxënësit në kurrikulën e re të gjimnazit” botuar nga Lindita Cifci (IKAP). Shkrimi me titull “Motivimi i nxënësve dhe përgatitja për provime” shkruar nga Nazmi Xhomara (IZHA). Dopio shkrimet: “Synimet që mund të ndihmojnë mësuesit të përmirësohen në punën e tyre” dhe “Një drejtues i mirë” përcjellë në revistë nga Mimoza Berisha (Thaci)-QKP. Por ajo që më bën përshtypje dhe do të doja ta veçoja si ekzagjerim të papërgjegjshmërisë profesionale, të pajustifikueshme për nga përmbajtja ideore, boshllëku intelektual, niveli e talenti, janë pikërisht dy shkrimet e fundit të z.M.Berisha. Për një specialist si M.Berisha me pretendime të hapura karrieriste është krejtësisht e pafalshme që në krijimtarinë e saj profesionale, të hidhet hera-herës, nga një degë në tjetrën, nga një degë e njomë e lulëzuar në një tjetër të tharë, të kalbur. -Kështu nuk bën, sepse një ditë, mund të thyesh qafën e nuk rikuperohesh dot më!! - Nëse më mirëkupton në këtë komunikim të drejtpërdrejtë, atëherë, do t’i drejtohesha, kësaj zonje të nderuar me fjalët: “Mjaft”!! “Boll me kaq”!! Krijimtaria profesionale nuk është tallje me vlerat pedagogjike, nuk është as nëpërkëmbje e mendimit intelektual, nuk është as kopjim, as fotokopjim, as plagjiaturë. Nëse kohë më parë kam shkruar pozitivisht për të (por dhe për të tjerë), kjo nuk do të thotë absolutisht që “prurjet” e tyre kanë qenë veçanërisht të përkryera, mbresëlënëse. Përkundrazi, duke shkruar pozitivisht kam dashur të inkurajoj këdo, që merret me krijimtari pedagogjike, të shkruajnë vërtetësisht, me kulturë profesionale, sepse ç’është e vërteta, është e pamundur të mos konstatosh, qofte dhe në një shkrim të vetëm interpretime të gabuara, me të meta jo të pakta të formatit konceptual, të stilit, kulturës, profilit e të talentit personal. Shpesh, duke u gjendur në një pozitë shoqërore të vështirë, kam qenë i detyruar të bëj “një vesh shurdh e një sy qorr”, duke toleruar,

padrejtësisht, në kurriz të cilësisë. - Askujt nuk i lejohet të abuzojë me krijimtarinë e vet, kjo do të ishte vërtet e pafalshme. Nga ana tjetër, edhe kritika profesionale që merr përsipër të realizojë analiza objektive, nuk shkruhet, posaçërisht, për t’i “krehur bishtin” ndokujt e as për të “ledhatuar” sedrën e njërit apo tjetrit, ajo do konsideruar si një “ogur i bardhë”, që mbron, e sigurt, të ardhmen e sistemit të edukimit. Edhe një herë, më duhet të sqaroj, përfundimisht, këtë zonjë, por dhe të tjerë që mendojnë si puna saj, se do të ish shumë më dinjitoze të shkruaje më rrallë, por ama të shkruajë shkëlqyeshëm, në mënyrë që të mbetesh gjatë në memorien kolektive, se sa të shkruaje shpesh, shkel e shko, duke vënë në rrezik autoritetin tënd. Ç’është e vërteta nuk ia vlen të sakrifikosh kaq shumë! - Nuk shtyhet jeta me shkrime paçavure, sepse bëhesh, pa dashje, qesharak në sytë e botës!! Këtë pohim sinqeriteti, shpresoj që, specialistja në fjalë, ta mirëkuptojë, është në të drejtën e saj ta mirëpresë ose jo, por dhe në mos dashtë, është puna saj! - Por e vërteta është se, kështu siç është vepruar, nuk mund të vazhdohet më! Pedagogjia nuk është “tallje”, ku secili mund të shkruajë çfarë t’i teket, duke përligjur falsitetin, duke përçudnuar mendimin pedagogjik e duke paragjykuar lexuesin sikur ai të ishte “copë mishi me dy sy”, njësoj sikur të kishte para vetes drejtoreshën e DAR-it të Tiranës. (D.V.) Shkrimet e autorëve të sipërpërmendur dhe jo vetëm pasqyrojnë një pamje, dëshpëruese të artikulimeve të deformuara, që në fakt, nuk përbëjnë argumente që mund të realizohen në jetë. Por përdorimi me mjeshtëri i skemave konvencionale dhe i “ritmeve” shabllone i bëjnë ato të duken bindëse kur i lexon. Por kritika profesionale nuk arsyeton në këtë mënyrë. Të gjitha këto artikulime, pa përjashtim, të çojnë te teknika “tërhiq e mos e këput”, ku bufoneria, loja groteske me mendimin intelektual, përfundimet qesharake nuk janë konkluzione që mund të

Pedagogjia nuk është “tallje”, ku secili mund të shkruajë çfarë t’i teket, duke përligjur falsitetin, duke përçudnuar mendimin pedagogjik e duke paragjykuar lexuesin sikur ai të ishte “copë mishi me dy sy”, njësoj sikur të kishte para vetes drejtoreshën e DAR-it të Tiranës.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

9


konvertohen me qasjen reale që përjetojmë në arsim, por janë, thjeshtë, ekzagjerime të idealizuara të dëshirave mendore. Ato çojnë në ekzagjerime konceptuale, ku artikulimet e regjistruara, përshkruhen për hir të veçorive të tyre simbolike, si model i asaj që zhvillohet në tru. Këtë kalim, nga një interpretim i ekzagjeruar, në një supervizim vegimtar, e konstatojmë pothuajse në të gjitha shkrimet, pa përjashtim, duke ekspozuar në këtë mënyrë hipokrizitë e tyre të fshehura, idetë e tyre të paqarta, idealizimin butaforik të vetvetes si dhe oportunizmin e tyre të mbuluar. Kjo disbalancë më tepër bie në sy, pikërisht, në kontrastin që ekziston mes informacionit realist dhe artikulimeve të tyre të idealizuara. Dhe kështu, duke e ndarë analizën objektive nga prurjet e tyre të dyshimta, mund të klasifikohet vetëm si artificë që kanë lidhje me metodikën sureale. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata hedhin poshtë si të papërshtatshme format e analizës deduktive që përmban në vetvete pedagogjia dinamike (metodika). Parë në këtë këndvështrim, duket sikur krijimtaria e tyre qesharake beson vetëm në një arsim ku mungon arsyeja, talenti dhe rregulli profesional. Kjo është krejtësisht e padrejtë.

10

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

Dobësia e përgjithshme e shkrimeve “skarco” të revistës, parë në kompleksitetin e tyre, qëndron në faktin se argumenti i përdorur dhe idetë e specialistëve nuk përçojnë atë qëllim që kanë shabllonet që ata vetë kanë zgjedhur paraprakisht, duke përjashtuar çdo lidhje të besueshme me realitetin. Krijimtaria abuzive e tyre është përqendruar brenda kufijve të ngushtë të asaj përmbajtjeje profesionale që ata vetë trajtojnë dhe është rrjedhim i logjikshëm i vetë formave të gabuara të zgjedhura prej tyre. Të hedhura me pak ndryshime, në formate të diskutueshme, këto të ashtuquajtura publikime, nuk pajtohen me atë lloj përvoje profesionale që kërkojnë këto forma interpretuese. Këto krijime mbeten vetëm, shprehje vetjake e kufizimeve e të vetmisë së tyre botëkuptimore. Nuk është vështirë të kuptohet se, atyre u mungon gjerësia e përvojës intelektuale, shtjellimi i impresioneve të konstatuara, interpretimi i sfumaturave pedagogjike, të cilat, në një kuptim krejt të ri, të mund të hidheshin, lehtësisht, në skema të përvojës personale, me kërkesën për ndryshim në sistem. Masat e gjera të nxënësve e të mësuesve, që logjika e kërkon të jenë, pjesa qendrore e interpretimeve për të kuptuar çfarëdo lëvizje në kulturën edukative,


Dobësia e përgjithshme e shkrimeve “skarco” të revistës, parë në kompleksitetin e tyre, qëndron në faktin se argumenti i përdorur dhe idetë e specialistëve nuk përçojnë atë qëllim që kanë shabllonet që ata vetë kanë zgjedhur paraprakisht, duke përjashtuar çdo lidhje të besueshme me realitetin. Krijimtaria abuzive e tyre është përqendruar brenda kufijve të ngushtë të asaj përmbajtjeje profesionale që ata vetë trajtojnë dhe është rrjedhim i logjikshëm i vetë formave të gabuara të zgjedhura prej tyre. zënë në këto shkrime një vend të papërfillshëm, paraqiten si masë shabllone, si figura simbolike, si gjetje rastësore, mes pasazheve të rëndomta. Rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë krize është ajo e ngritjes së një sistemi vetë-kontrolli, me anë të të cilit specialistët të mund të vendosnin një farë logjike apo rregulli të brendshëm në krijimtarinë e tyre profesionale. Është mjaft e habitshme që në sistemin e punës së tyre krijuese s’gjen kërkund një pranim të së vërtetës së dhimbshme. Të pranosh të vërtetën do të thotë të pranosh ekzistencën e saj. Produktet e tyre janë po aq të zhveshura nga çdo prani e sinqeritetit, sa ç’mund të jetë dhe inkoherenca e tyre profesionale për t’u shprehur me gënjeshtra, indiferencë e mospërfillje, për gjithçka të shenjtë, prezente, në fushën e arsimit. E vetmja antidotë shpëtimtare ndaj vakuumit profesional të definuar, mbetet pranimi i realitetit, pranimi i ekzistencës së dimensionit pedagogjik kontravers, nevojës për një studim tërësor të këtij dimensioni, të konvergjencave të tij të ndërlikuara. Kjo është, sigurisht, rruga më e vështirë, sepse ajo nënkupton një ndryshim të plotë të mendimit pedagogjik, heqjen dorë nga veçimi i vetëdijshëm prej krijimtarisë së pavërtetë, nga qëndrimi amatoresk karshi proceseve transformuese, që gjer më tani ka qenë veçoria tipike e një sjellje të gabuar, të papërgjegjshme, por që tani, për shkak të mosreflektimit, po luan aktin e vet, të fundit, rrënues. Vetë hartimi, në vijimësi, i shkrimeve profesionale të devijuara nga teoria e praktika pedagogjike, imponon një qëndrim të tillë. Nëse një shumicë intelektualësh, akoma kanë mbetur të hutuar nga ndërhyrjet groteske të pushtetit politik, në proceset transformuese, shprehur kjo në stigmatizimin e koncepteve

pedagogjike- bazë, duke përçmuar principet e standardeve tradicionale, kjo është e pafalshme, është e dënueshme. Duke shkrumbosur, arbitrarisht, këto standarde e duke tjetërsuar strukturat doktrinare, ngjarje këto që do të mbeten në memorien e arsimit si një ekzagjerim ekstrem i dhunës politike të partisë-shtet në arsim, njëlloj kjo si në përfytyrimet e tmerrshme të inkuizicionit ideologjik të dikurshëm, kjo është, gjithashtu, e pafalshme. Shumë prej specialistëve, mbase, do t’u duhet akoma, shumë kohë, të përshkojnë distanca të gjata në rrugën që çon drejt ndreqjes së identitetit të tyre moral e intelektual. Ç’është e vërteta, realizmi objektiv, është “lëndë” e vështirë për t’u përtypur. Prof. dr. Musa Kraja në cilësinë e tij akademike, në shkrimin me titull “Arsimi-jo robotizimit, shabllonizmit” shkruan me dëshpërim e revoltë për çështje thelbësore të arsimit, duke sakrifikuar finesën, kur ajo nënkupton përdorimin e produkteve të zbrazëta që deformojnë mendimin pedagogjik, heqjen dorë nga realiteti për hir të një loje me trillet personale, të një përgjithësimi të përciptë, të praktikimit të një stili të “lëmuar” në paraqitjen e së “vërtetës”. Musa Kraja, është ndër të paktët intelektualë, që shprehet me një kritikë të ashpër, fare hapur, se, në krijimtarinë psikopedagogjike: “Po lulëzon shabllonizmi, edhe pse arsimi zhvillohet në mënyrë demokratike, ka organizma, por mjerisht, edhe specialistë të veçantë, të cilët kanë në kokat e praktikat e tyre mbeturina të qëndrimeve etatiste. Kjo duhet kapërcyer me logjikë e argument”. Duke vazhduar më tej, duke sjellë në vëmendje të lexuesve mjaft prej autorëve të së shkuarës, që nisin me Pjetër Bogdanin, Sami Frashërin, Hasan Tahsininin e gjer tek Aleksandër Xhuvani etj., ai thekson se:

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

11


“Po t’i hedhim një vështrim bibliografive të disa botimeve të fushave shoqërore, vërejmë se ka vetëm literaturë të huaj, sikur në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë asnjë gjë për të referuar. Njohja e traditës kombëtare është e domosdoshme, ndryshe nuk njihet e sotmja. Kjo vjen nga mosnjohja e vetvetes, nga varfëria intelektuale e autorëve që ulen të shkruajnë libra, pa njohur paraardhësit e tyre brenda e jashtë vendit, por ndodh edhe nga mendësia e kopjimit”. Në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetja që shtron prof.Musa Kraja është kjo: Si ka ndodhur që idetë e gjalla të traditës pedagogjike, të jenë topitur kaq shumë, të jenë privuar nga çdo mundësi zhvillimi duke avancuar, paradoksalisht, në rrugë të shtrembër e me “pikatore”?! Ç’i ka bërë vallë absurditeti i tepruar, thesarit të pedagogjisë tradicionale? -Por ndershmëria prezente e prof. M.Krajës, në rivlerësimin e vlerave kombëtare, prirja për të vërtetuar çdo pikëpamje pedagogjike në mënyrë realiste, është një propozim i sinqertë i një intelektuali patriot, për t’iu shmangur kurtheve mendore, nga kushdo që merr përsipër të shkruajë pedagogji. Në qoftë se ky ballafaqim me faktet që ka lënë gjurmë të thella, tek prof. M.Kraja, duke e bërë propozimin e tij të mprehtë, në përpjekjen për të gjetur në trashëgiminë pedagogjike atë linjë që është thellësisht më e vërteta dhe më e drejta, padyshim, që ka lënë vulën e dhimbshme të tjetërsimit dhe të poshtërimit të vlerave pedagogjike, kombëtare. Linja kryesore e shtjelljes së mendimit të tij intelektual është ajo e një kritike të thjeshte, por ama të ashpër, e dëshirës së madhe për ndryshim e përmirësim, e lindur nga dyshimi se mos specialistët e arsimit nuk do të mund t’ia dalin ngadhënjyes mbi falsitetin, apo të mbeten të ngadhënjyer prej tij. Në shkrimin e tij, kur vë në provë vërtetësinë e produkteve profesionale, duke u nisur nga “predikimet e tyre të moralshme”, ai zbulon se ato janë të pamoralshme. Janë aq të pamoralshme dhe një pengesë aq serioze në zhvillimin e arsimit, saqë asnjë reformë e sipërfaqshme

12

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

“Po lulëzon shabllonizmi, edhe pse arsimi zhvillohet në mënyrë demokratike, ka organizma , por mjerisht, edhe specialistë të veçantë, të cilët kanë në kokat e praktikat e tyre mbeturina të qëndrimeve etatiste. Kjo duhet kapërcyer me log jikë e argument”. e as “angazhimi” më bindës nuk e ndreqin dot këtë katrahurë botuese; këtë do të mund ta bënte vetëm një ndërrim i plotë i mënyrës së rikonceptuarit, të normave të bazuara mbi pirgun e artikulimeve realiste dhe i ligjësive pedagogjike. Pikërisht ky shkrim kritik, i veçantë në llojin e tij, zotëron forcën dhe largpamësinë shoqërore, sepse shtjellon realitetin e krijimtarisë profesionale dhe problematikën që ajo mbart brenda hapësirës studimore. E vetmja dobësi e këtij shkrimi është se prof.Kraja nuk shkon më larg, drejt një kritike gjithëpërfshirëse, shumë-dimensionale, nuk arrin të zbulojë përgjegjësitë, qofshin individuale apo dhe kolektive, që kanë ndikuar në deformimin dhe devijimin e vlerave pedagogjike. Në morinë e shkrimeve të larmishme të revistës “Mësuesi” një vend të rëndësishëm zënë dhe rubrikat e ndryshme të pasura me reportazhe,


portrete, kulturë, traditë, intervista, refleksione etj., që pa mëdyshje, përpos se vlerë, përbëjnë dhe arritje për vetë formatin e revistës, që vlen të përshëndetet. Kështu, duke u thelluar, me kureshtje, në brendësi të përmbajtjes së saj, më tërheq, gjithashtu, vëmendjen një intervistë e regjistruar nga prof. Petraq Papajorgji. Nuk kam ndonjë vërejtje të veçantë në lidhje me intervistën e dhënë prej tij, fare korrekte. Por ajo që më bën më shumë përshtypje është prezantimi profesional, i ulët, i intervistuesit (anonim). - Sinqerisht nuk arrij ta kuptoj se si është e mundur të konsiderohet intervistë, një format në të cilin gati gjysmën e tij e zë “civia”, superlative, e profesorit, me të gjitha bëmat në jetë. -Më thoni, ju lutem, në qofsha gabim, kujt i interesojnë këto detaje, në mos vetë të intervistuesit!? - Çfarë i mbetet, atëherë, të bëjë kritikë, pas gjithë kësaj parade suksesesh, marramendëse? - Absolutisht asgjë? - Dihet fare mirë (përfshi këtu dhe të huajt) që, shqiptarët në karakterin e tyre egocentrik, “ngordhin” nga deliri për t’u dukur të mençur e lavdëruar, për t’u mburrur e krekosur, fare kot, pa kurrfarë arsyeje, vetëm e vetëm që të tjerët ta kuptojnë se “ç’koqe kandari” janë! - Nuk gjej fjalë për të shprehur indinjatën time për këtë; “intervistë i thënçin”!! – Më ka lënë fare pa gojë! – Nuk kam ç’them më tepër, veçse do t’i lutesha shumë intervistuesit (anonim), të pranonte, shoqërisht, nga ana ime, një tufë dekoratash, koleksion, të mbetura nga Lufta II Botërore, për t’ia varur profesorit në gjoks, për merita të veçanta!! Po pse, more derdimen, kështu funksionon gazetaria profesionale apo makar qoftë, dhe ajo investigative, sensacionale!? - Boll më me këto intervista qesharake, delirante, aspak funksionale! – Është vetëm kritika pedagogjike dhe vetëm ajo, që rezervon të drejtën ekskluzive të analizës e të vlerësimit të punës së gjithsecilit, pasi, t’i ketë bërë më parë “radioskopinë” e produktit profesional. –Kështu pra, zoti intervistues, lërini të tjerët të punojnë, pastaj, shohim e bëjmë, sa i “vlen lëkura”, njërit apo tjetrit! – Do të doja t’i rikujtoja këtij intervistuesi anonim, një proverb popullor mjaft të bukur, pastaj konkluzionin, po të dojë, le ta nxjerrë vetë, si t’i pëlqejë! Ditën e martesës së djalit të saj, vjehrra nisi t’i

lavdërohej nuses për “potencën” e të birit, duke kënduar me zë të lartë refrenin e këngës: Hidhe vallen shtruar O! Bole madhi nënës O! Dhe, nusja, aty për aty, me nënqeshje, tinëzare ia kthen të vjehrrës! Moj nëno, mos u nxito! Mos e mburr, mos e lëvdo! Sonte natën do t’ia shoh! Le të shpresojmë që, me kaq, intervistuesi amator-diletant, ta ketë mirëkuptuar, më në fund, domethënien e këtij proverbi brilant, tipik shqiptar, për të mos gabuar më, në të ardhmen, me intervista të tilla qesharake, aspak funksionale. Në kërkim të vlerave intelekto-profesionale, në numrat e ndryshëm të revistës, mund të zbulosh, rrallëherë edhe vlera artistike të goditura, që janë zbulime interesante, mjaft tërheqëse, duke i dhënë një fizionomi e bukuri të veçantë profilit të saj. Një surprizë befasuese, mjaft emocionuese e me një bukuri mahnitëse janë dhe një dorë vjershash (në forme poemthi ), nën titullin “Dashuroje nxënësin, mësues” të shkruara me mjaft delikatese e finesë, me butësi e ëmbëlsi të dëlirtë, dhimbje e dashuri njerëzore të pakufishme të mësuesit për nxënësin e tij. Ky poemth (emblemë) i shkruar me mjeshtëri artistike të rrallë, nga pena e një zonje mjaft të nderuar të MASH-it Fatmiroshe Xhemalaj, sjell para mësuesit një buqetë lulesh shumëngjyrëshe, plot aromë e freski, shkruar me një gjuhë të gjallë, plot ndriçim e aftë për të përshkuar çdo mendim e ndjesi, gjendje shpirtërore e kujtim, çdo ndërveprim human mes njerëzve. - Ftoj lexuesit të mos humbasin rastin të lexojnë këto vjersha perla të dashurisë njerëzore, të shkruara nga një mësuese e thjeshte, por me pasuri të larta ndjesore, larg gjuhës së urrejtjes e ligësisë. Por jo më pak tërheqëse e të bukura, do të thoja, janë dhe skicat, portretet e reportazhet e njëpasnjëshme të shkruara, me mjaft kulturë e profesionalizëm në faqet e revistës “Mësuesi” nga pena e shkrimtarit e publicistit të mirënjohur z.Andon Andoni, i cili, falë talentit të tij të konfirmuar, asnjëherë nuk ka kursyer kohën e vet të vyer për të rrëmuar e qëmtuar gjer në skutat më të largëta e kapilarët më të imët të filozofisë së edukimit, duke i shërbyer me dashuri e përkushtim të rrallë arsimit shqiptar në gjithë dimensionin e

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

13


vet shoqëror. Mirënjohje e thellë për shkrimet e mrekullueshme të këtyre autorëve dhe jo vetëm, që me veprën e tyre humane në dobi të arsimit ngjallin besimin se një ditë, në fund të tunelit të errët, do të shfaqet, patjetër, drita e shpresës së madhe. Pavarësisht nga këto arsyetime mbresëlënëse, që ngërthejnë vlera të spikatura, të aftësisë artistikoprofesionale, megjithatë më duhet të ritheksoj se prirja e përgjithshme e shkrimeve profesionale, intervistave, informacioneve, rubrikave kulturore etj,. të prodhuara në seri, përgjithësisht, ndërtohen me logjikën që të anashkalojnë, qëllimshëm, problemet “gangrenë” të arsimit nëpërmjet artikulimeve aspak serioze, në mënyrë që ato të kenë efekt indikativ në sedentimin e “antivlerave”, në ruajtjen e kësaj statuskuoje kështu siç paraqitet, e pacënuar. Këto lloj shkrimesh janë aq të zhveshura nga idetë, saqë specialistët shpesh harrojnë që këto shkrime, krejt të pabaza e të papërfillshme për nga përmbajtja, asnjëherë nuk kanë për të qenë “terren i përshtatshëm” për rrahje idesh. Megjithatë, vlen të përmendet se censura profesionale e munguar, shumë e domosdoshme, e hapur dhe konsekuente ndaj shkrimeve false, të deformuara s’arriti kurrë të ishte efikase. Politika shtetërore është gjithnjë e më e interesuar në ato lloj mendimesh që prodhon pseudo-pedagogjia , si mjet i komunikimit për t’i pasur lehtësisht nën kontroll. Por, sido që të vijë puna, në marrëdhëniet me një publik të paformuar e të manipuluar, pedagogjia nuk shihet më si një mjet për të shkëmbyer idetë rreth problemeve themelore të arsimit. Rrjedhimisht, kjo disiplinë shoqërore është shndërruar në objekt rregullash, perceptimesh të pasakta, duke u lidhur padrejtësisht me të sotmen e deformuar politike. Në përmbajtjen brendore të revistës shablloni i shkrimeve të përsëritura nga repertori i një krijimtarie të deformuar ka zëvendësuar prurjet e botimeve më të mira të pedagogjistëve të afishuar, për të vetmen arsye se ato nuk i parapëlqejnë politikës. Më tepër theksi vihet në shfrytëzimin e ndonjë tekno-metodike

14

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

mjaft të konsumuar, amorfe, me përmbajtje gjoja të re, që përmendëm dhe më lart, që s’janë gjë tjetër veçse një riciklim i turpshëm i modeleve të vjetra, banale, të arnuara, me veshje në dukje të reja. Por edhe vetë prurjet e konfirmuara, tradicionale, synohen të zhvishen nga çdo përmbajtje “moderatore”, me synimin për t’i lënë ato të rrethuara nga paqartësia e një pedagogjie konfuze, të çoroditur, aspak funksionale, duke u hequr të drejtën e një komunikimi interaktiv, të freskët e realist, në dritën e nevojave të kohës. Të tilla konceptime shpien, pa mëdyshje, në rënien dhe vdekjen e pedagogjisë tradicionale, që edhe

me kaq është lënë krejt në harresë. Prandaj çdo specialist që është i interesuar, sinqerisht, për fatin e krijimtarisë së vet profesionale, pavarësisht sa afër e ndien veten, të lidhur me pedagogjinë tradicionale, do të gjendet, një ditë në pozitë të vështirë në lidhje me kontrastin e krijuar në raport me të. Duke përjashtuar këtu sferën e krijimtarisë tekno-metodike, ku kanë qenë më të suksesshëm, specialistet, përgjithësisht, janë zhveshur nga interpretimi i vlerave didaktike të pedagogjisë politike, të asaj artistike e kështu me radhë, duke u kapur më tepër pas strukturave me përmbajtje stereotipe, të kufizuara nga pikëpamja ideore, të ngushta teknikisht, përgjithësisht mediokre, me përmbajtje imagjinare të gabuar, që më së shumti vlejnë për një publik të kufizuar, pa kulture, me etikë të ulët, sesa për shtresën intelektuale.


Specialistët, lipset të heqin, njëherë e mirë dorë nga çfarëdo lloj shablloni, plani këshilluesrekomandues që u drejtohet mësuesve, qofshin këta më mediokrit, duke pranuar që krijimtaria e tyre, pa mision të caktuar, kështu siç paraqitet, s’do të mundë kurrë të merret me problemet kardinale të arsimit, por vetëm me aspekte të ngushta të tij, që në rastin më të mirë nuk do të kishin më shumë se një audiencë të kufizuar. Kështu, në mungesë të talentit e të vakuumit intelektual të definuar, ata, kanë mbetur në nivelin e mjerueshëm të paaftësisë, për të krijuar e nxitur mundësi të cilat vihen në provë në lidhjen që realizojnë me masën e mësuesve dhe nga aftësia e tyre për të prekur zemrën e tyre. Për ta, stili, metoda, pra, mjetet formale të punës, kanë humbur atë vlerë që do të kishin kuptim, vetëm po qe se do ta kryenin një funksion të tillë për të mirën e arsimit. Pra, thënë me fjalë të tjera, specialistët e sotëm kanë mbetur në skaj të zhvillimeve demokratike, atyre jo vetëm u është mohuar vendi i nderit për “funksionin” që duhej të kryenin, por më së shumti janë gjykuar për njerëz sharlatanë, pa principe. Ndërsa krijimtaria e tyre plotësisht e dyshimtë, aspak realiste, mund të konsiderohet pa frikë dhe si sëmundje infektive, ngjitëse në tërë hapësirën arsimore, ndërsa “gjenialiteti” i tyre krijues, pa hezitim, mund të konsiderohet si anormal, deficient i ulët. Për koincidencë të këtij pohimi, gjithsesi, vlen të riktheksohet se vërehen, tek-tuk dhe përpjekje të vakëta, mbase dhe të pashpresa, për të promovuar idetë inovative, por dhe këto të para, gjithnjë, në vartësi të mënyrës se si ata i perceptojnë problemet e sotme të arsimit. Disa ia vënë fajin periudhës destruktive, mjaft kontradiktore të pluralizmit shqiptar e sidomos rendjes pas mendimit të artikuluar sipas porosive partiake. Ndërsa shumë të tjerë ua hidhnin fajin masës naive të mësuesve, veçanërisht atyre të zonave rurale, për mallin “skarco”, që u serviret për t’u përtypur e që pedagogjia politike prodhon enkas për ta.

Por ka, vërtet, në arsim dhe mjaft specialistë intelektualë, të shkëlqyer, që e kuptojnë fare mirë domosdoshmërinë e zgjerimit e të socializmit të demokracisë funksionale në arsim, në mënyrë që të ndalet rritja e spekulimeve institucionale, nëpërmjet të cilave një duzinë e kamufluar batakçinjsh partiakë, veshur me petkun e pushtetit, pa e prishur terezinë, vazhdojnë të nxjerrin përfitime të paligjshme nga varfëria, frika, injoranca e inkopetenca profesionale, mbizotëruese në arsim. Me këtë ekspoze analitike, thellësisht të vërtetë, lehtësisht kuptohet se, pushteti politik mbart mbi vete faje të renda, duke ndërhyrë arbitrarisht, në mënyrë të pa principtë, në subkoshiencën e mësuesit, duke deformuar personalitetin e tij si individualitet shoqëror, i vetëdijshëm për detyrat që i takojnë në përballimin e sfidave të jetës. Kjo ndërhyrje arbitrare merr, për të mirëqenë, pikërisht, modelet irracionale, të cunguara, të deformuara, të kopjuara nga doktrina ideopolitike, fashisto-komuniste, thellësisht të gabuara e të papranueshme, për pedagogjinë moderne, demokratike. Është pikërisht kjo ndërhyrje me rrymat e fshehta të një pedagogjie “grip”, me format e saj të sjelljes, orientaliste-ortodokse, të veshura me dekor politik, atavist, që po gërryejnë e infektojnë çdo ditë që shkon mbarë sistemin arsimor, performancën demokratike të tij, deri në shkatërrim përfundimtar. Vetëm në fillim të këtij mileniumi të ri, këto prurje, gjasme inovative, po lulëzojnë si kërpudhat pas shiut, në formën e “produktit për konsum”, që më pas, pse jo, mund të shpien dhe në asgjësimin e vlerave edukative. Brenda kësaj lëvizje, të paprinciptë, konstatojmë se bëhen përpjekje për të ndërtuar njëfarëlloj elite intelektuale, gjoja e përzgjedhur, brenda sistemit, që do të ishte mbrojtja politike e arsimit, tamam si në kohën e socializmit, që për t’u siguruar specialistëve partiakë “pavarësi” duhej të përveshnin mëngët në luftën e tyre të paprinciptë, ndaj kolegëve me bindje

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

15


të kundërta. Për specialistët e mirëfilltë, standardet demokratike të sjelljes janë simbol i sfidës ndaj autoritetit partiak, në kërkim të diturisë, të vërtetësisë, besimit se mësuesit shqiptarë, një ditë do të mund të zbulojnë ato vlera të ndaluara të cilat mbahen padrejtësisht të mbyllura me kyç si herezi. Për specialistët e sotëm pedagogjia është shndërruar në simbol të përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur të “pamundurën”, në kalimin nga falsiteti në realizëm. Duke ndërtuar botën e tyre “enigmatike”, specialistët po e shohin çdo ditë që shkon se duhet të anashkalojnë çdo arsye, logjikë e rregull, sepse ato janë të huaja për atë pjesë të botës së jashtme, e ndërtuar në vektorë të kundërt, të përpjekjeve të tyre për të zbuluar të vërtetën. Sepse e dinë fare mirë se brenda caqeve të një përvoje të kushtëzuar nga pesimizmi, mosbesimi e iluzioni, lulëzon pa fre, mashtrimi institucional. Megjithatë, pavarësisht këtij kalvari të gjatë hallesh e problemesh të mëdha, në kërkim të “mollës së ndaluar”, duke kaluar me kujdes, “kufirin e pamundësisë”, shumë syresh, mbase dhe në rrethana të disfavorshme, bëjnë përpjekje maksimale për t’u prezantuar denjësisht në garën intelektuale me produktet e tyre më të mira. Në brendësi të faqeve të revistës gjenden dhe shkrime të arrira profesionale, të nivelit të lartë, shkrime anti-konformiste, mjaft interesante, me përmbajtje thellësisht didaktike, prezantime të shkëlqyera

Për specialistët e mirëfilltë, standardet demokratike të sjelljes janë simbol i sfidës ndaj autoritetit partiak, në kërkim të diturisë, të vërtetësisë, besimit se mësuesit shqiptarë, një ditë do të mund të zbulojnë ato vlera të ndaluara të cilat mbahen padrejtësisht të mbyllura me kyç si herezi. Për specialistët e sotëm pedagogjia është shndërruar në simbol të përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur të “pamundurën”, në kalimin nga falsiteti në realizëm.

16

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

të interpretimeve intelektuale, mjaft të goditura nga pikëpamja e administrimit të problematikës profesionale. Të tilla janë shkrimet analitike me vlera studimore të patjetërsueshme si; shkrimi i karakterit kritik “Refleksione rreth përgatitjes së planeve mësimore” shkruar nga Antoneta Ramaj – specialiste (IKAP); “Të mësuarit gjatë gjithë jetës—një kontribut i universiteteve tona”, përcjellë në revistë nga prof.dr.Abdulla Ballhysa; apo dhe shkrimi tjetër, i shkëlqyer për nga përmbajtja edukative-formuese, me titull “Gjuha amtare, dhe detyre për gjithsecilin” shkruar nga Joana Kosho (pedagoge gazetarie); Një zbulim mjaft interesant rreth konvergimeve të politikë-bërjes edukative ështe dhe shkrimi cilësor “Globalizimi në arsimin e lartë”, shkruar nga Dhimitër Bako (MASH); Dopjo shkrimet me performancë të spikatur intelekto-profesionale si: “Në kërkim të shkollave të mira” dhe “Dialogu profesional si kulturë e re e inspektimit”, shkruar me mjeshtëri, nga Vjollca Spaho; apo dhe shkrimi dubleks me përmbajtje “replikuese”, speciale, titulluar “Matematika, mësuesit dhe nxënësit” shkruar nga prof.as.Sotir Rrapo dhe Hysen Binjaku përbëjnë pasuri studimore. E veçanta e krijimtarisë së tyre profesionale qëndron në faktin se autorët e këtyre shkrimeve i kanë shtuar krijimtarisë së tyre një ndjenjë realiste që kalon përtej një realizmi të përciptë dhe që fuqizohet nga një argumentim monumental. Secili prej tyre, sipas mënyrës së vet, ripohon të vërtetën se realiteti mund të futet në krijimtarinë pedagogjike vetëm nëpërmjet një procesi të thellë mendimi dhe një analize të përpiktë, sipas kërkesave të realitetit, ashtu dhe të shfrytëzimit të materialeve didaktike, të renditura saktë, si gjatë trajtimit të elementeve konvencionale, ashtu dhe të shtjellimit të temës në proces. Në serinë e shkrimeve që ata kanë ofruar për shtypin e specializuar, pasqyrohet jo vetëm replika e brendshme e ideve inovative, por edhe tërësia e veprimtarisë së tyre profesionale, jeta skolastike, sjelljet administrative dhe qëndrimet politikë-bërëse. Bashkë me virtytin dhe shpresën, aty gjejmë të mishëruar dhe ndjenjën e fshehur të mosbesimit, dyshimit të nënkuptuar, realizmit të gjymtuar që, të marra së bashku, përbëjnë refleksione të veçanta, paksa dramatike, të arsimit. Problemet që ata ngrenë në revistë nëpërmjet trajtimeve të karakterit profesional e shoqëror shtrohen dhe si zgjidhje. Dhe nëse “zgjidhja”


Në përfundim të këtyre analizave dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për shkrimet speciale të sipërpërmendura, por për të gjitha shkrimet e trajtuara në tërësi, mund të pohoj, pa u rezervuar, se ne konstatimet e mia deduktive vërej, çuditërisht se shumë prej specialistëve, në dukje naivë të manipuluar, as që u shkon nëpër mend të zbulojnë hapësira të reja për të dalë nga qorrsokaku, ku kanë rënë, duke vazhduar të ripërsërisin vetveten, derisa ta rrënojnë plotësisht krijimtarinë e tyre dhe kështu, mjaft e gjymtuar.

nuk do të ishte vetë demokratizimi i sistemit, prurjet intelektuale origjinale, reforma programore, liberalizimi profesional apo çfarëdo qëndrimi logjik i pavarur, i ndërmarrë nga specialistët, atëherë ajo do të nënkuptonte rehabilitimin e ortodoksisë komuniste. Duke vënë në bazë të arsyetimeve të tyre idenë se ka ardhur koha për ndryshim, përsëri ata s’gjejnë dot bazë reale që të justifikojnë këto ide progresive, prandaj i konceptojnë artikulimet e tyre më tepër si teorizime moralizuese, të para në këndvështrimin e perceptimeve “idealiste”, ashtu siç e mendojnë ata. Për shkak të konfliktit të përhershëm në mes të vërtetave të nënkuptuara dhe të pavërtetave të pohuara, interpretimet e tyre lakonike, në fakt, ngjajnë më tepër me vetëvrasje etike, duke nënvizuar një leksion që s’e provojnë dot. Krijimtaria e tyre është një dokument i vetmisë, të cilën përjeton njeriu në kushtet e një demokracie jo funksionale. Në përfundim të këtyre analizave dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për shkrimet speciale të sipërpërmendura, por për të gjitha shkrimet e trajtuara në tërësi, mund të pohoj, pa u rezervuar, se ne konstatimet e mia deduktive vërej, çuditërisht se shumë prej specialistëve, në dukje naivë të manipuluar, as që u shkon nëpër mend të zbulojnë hapësira të reja për të dalë nga qorrsokaku, ku kanë rënë, duke vazhduar të ripërsërisin vetveten, derisa ta rrënojnë plotësisht krijimtarinë e tyre dhe kështu, mjaft e gjymtuar. Produktet e tyre mund të konsiderohen, pa frikë, si ilustrime të

përkryera të ideve të deformuara e të devijuara. Specialistët inkoshientë të institucioneve qendrore vazhdojnë akoma të ripërtërijnë konvencionet e tyre të gabuara me një metodë e stil të rafinuar, dalë kohe, duke mos sjellë asgjë të re, gjatë kalimit nga një krijim i radhës tek tjetri. Në përgjithësi këto manovra që, lehtësisht, mund të përkthehen si dredharako-qesharake, u japin specialistëve një stil aq të veçantë të shkruari e një metodë argumentimi të tillë që sado në dukje artificiale, mund të përdoren fare mirë si struktura për mendimet e tyre, “të molepsura”, komformistopartiake. Nga ana tjetër, specialistët, nën trysni politike, detyrohen të kërkojnë struktura të tilla pedagogjike, me anë të të cilave, nga njëra anë të mund të kënaqin kërkesat në rritje të masës së mësuesve me prurjet e tyre, gjasme profesionale, dhe nga ana tjetër të kërkojnë struktura edukative, gjoja të “reja”, që të jenë në koherencë të plotë me porositë partiake, duke prodhuar artifice me përmbajtje sa komike, aq dhe qesharake; sa konfuze, aq dhe anakronike. Por, me gjithë aftësinë e treguar për t’i konsoliduar këto sjellje të përçudnuara, në kulturën e tyre të mangët kemi një disbalancë thelbësore në veprimtarinë e tyre të mistershme. Në vetvete, krijimtaria realiste s’ka lidhje as me ngritjen e strukturave me përmbajtje të tjetërsuar, abstrakte, por as dhe me rimodelimin e pikëpamjeve të gabuara, amorfe, por ka lidhje vetëm me idetë e reja dhe domethënien e tyre shkencore. Përgjithësisht, produktet profesionale të “shtrira” në faqet e revistës, veç të tjerash, s’kanë kurrfarë lidhje me karakterin shkencor të krijimit, meqenëse janë thjesht menura, me anën e të cilave këto krijime mund të përsëriten e kombinohen, sa të duash, ku kaosi intelektual dhe frika e dështimit lënë gjurmë të thella, saqë e bëjnë të pamundur zhvillimin e substrakteve ideale. Madje, në më të shumtën e shkrimeve të deritanishme të specialisteve, këto lloj sfumaturash profesionale mund të themi se janë e kundërta e sfondit shkencor, ku çdo detaj kryen një funksion të qartë formimi dhe informimi për opinionin pedagogjik. Përmbajtja e deformuar e kësaj pseudo-krijimtarie ngjan njëlloj si me atë të “tatuazhit që duket nën lëkurë”.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

17


Ka ardhur koha

e albanologjisë S

18

albanologji

a

Ng

çim i r Nd

lla u K

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

hqipëria e vogël, aq e ngucur në kufij, po aq vërshonjëse në vitalitetin njerëzor, gjithnjë e më shumë efikase sa më shumë e injoruar, aq xheloze në ruajtjen e identitetit të saj etnik, por njëherësh aq edhe universaliste, kaq fatkeqe, por gjithmonë e ruajtur nga zoti në vijim të misionit të saj sekret në Europë. Një lapidar vlerësues të tillë ka marrë përgjithësisht historia kulturore, politike dhe qytetëruese e Shqipërisë nga puna 50vjeçare kërkimore dhe shkencore e albanologut të madh italian prof. at Giuseppe Valentini. Me një përkushtim të madh e të hapur, studiues të pasionuar dhe të talentuar si Valentini, Shuflaj, Jereçeku, Nopca, Hani, Hekard, Faverial, Kordinjano, Baldaci, Falmerajeri, Malte-Bruni, Çabej, Benlou, etj. …etj… e kërkuan dhe e gjetën Shqipërinë nëpër arkivat dhe bibliotekat më të vjetra të botës, nëpër vendbanimet e saj të vjetra, në banimet e saj të reja dhe mesjetare, në kujtesën e në jetën e popullit, në manifestimet e lashtësisë së tij fisnike, që siç thotë edhe Ernest Koliqi, e bën të denjë popullin shqiptar me virtytet e tij etnike për me pas një vend të veçantë në gjirin e kombeve më të përparuara europiane. Kjo është në të vërtetë sinteza e së shkuarës sonë të largët, të mesme dhe të afërt, që ne duhet medoemos ta publikojmë. Duke u nisur nga destinacioni që duhej të kishin këto vlerësime të tilla të trajtuara me një objektivitet të konfirmuar shkencor, nga borde akademish, institute dhe qendra me autoritet të veçantë studimor, na përket të gjithëve ne sot të zgjohemi dhe t’u japim vlerën funksionale dhe destinacionin që u përket, siç kanë vepruar edhe fqinjët tanë me historinë dhe kulturën e tyre të trashëguar. Brezi ynë, por jo vetëm kaq, më saktësisht çdo brez i ri që do të vijë, për arsye të orientimit të qartë perëndimor që ne kemi


si popull, për shkak të objektivave politike, kulturore dhe ekonomike që kemi, për shkak të ballafaqimeve integruese evropiane, të cilat sigurisht do të jenë sfida të mëdha, duhet patjetër të zotërojmë mjete të tilla argumentuese, po kaq të përsosura në këtë përballje. Dhe midis tyre është një, që lidhet në mënyrën më të qartë me përparimin e qytetërimit tonë, pra që ka të bëjë me të shkuarën tonë. Një mjet ky, që zotëron në vetvete një masë të madhe eksperience dhe dijesh. Ka ardhur koha shumë e përshtatshme, që albanologjinë ta projektojmë si një shkencë të çmuar, si një instrument ndihmës për politikë dhe diplomaci, si një faktor që mund të shprehim dinjitet kombëtar. Dhe për ta shprehur më qartë këtë, ne duhet t’u themi të tjerëve për atë që kemi në të vërtetë dhe jo për atë që nuk e kemi dhe nuk na përket neve. Përrallat e kafeneve t’i lëmë mbrapa, si gjëra që s’na kanë vlejtur dhe nuk na vlejnë. Ne duhet të investojmë përkundrejt perceptimit të të tjerëve një imazh të qartë të historisë qytetëruese të shqiptarëve, që në shekujt më të hershëm dhe të mos lejojmë që në çdo përballje apo veprim negativ (që sigurisht janë të pranishme në shoqëri), të gëlojnë legjendat intriguese për një popull instiktiv, primitiv dhe pa vetëdije shoqërore dhe kombëtare. Ne duhet të investojmë për fëmijët tanë, qoftë për ata që rriten në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, apo në diasporë, që të mos bëhen burra e gra me komplekse inferioriteti për vendin e tyre dhe, për këtë duhet që albanologjia dhe mundësisht gjithë literatura e saj, si ajo që është botuar, por edhe ajo që ndodhet nëpër arkivat tona apo arkivat e botës, si në Vatikan, Stamboll, Raguzë, Napoli, Dubrovnik, Zagreb, Sofie, Beograd, Athinë etj jo vetëm të bëhet e botueshme, por mundësisht gjithë materia e saj të divulgarizohet. Pra, duhet bërë e mundur që asaj t’i kthehet vlera që ka: si mësuese, edukatore, informuese, por dhe frymëzuese e jetës individuale e shoqërore e gjithsecilit. Në librin “A ka nevojë Amerika për një politikë të jashtme” autori i të cilit është diplomati prestigjioz Henri Kisinger, për Kosovën e pas luftës me status ende të papërcaktuar ka një pjesë ku thuhet afërsisht kështu: “Ne bëmë një luftë tashmë aty në Ballkan dhe nuk mund të mos ua japim pavarësinë shqiptarëve myslimanë të Kosovës”. Në mungesën e informacionit të plotë, ku me sa duket lëvizin shumë gjëra, edhe për patriarkun e diplomacisë amerikane ndihet një përfytyrim jo i plotë i historisë së shqiptarëve, me pasoja paragjykuese. Kur në lidhje me këtë fakt ka një të vërtetë historike të shprehur nga vetë kreu i

Vatikanit Papa Pali i VI, me 26 príll 1968, me rastin e pritjes së një grupi shqiptarësh për 500-vjetorin e Skënderbeut, i cili u drejtohet shqiptarëve në këtë mënyrë: “Bij fort të dashtun Shqiptarë, po ju sjellim nji mirëseardhje të veçantë në këtë ditë qi jeni mbledhun për të kujtue Pesëqindvjetorin e Gjergj Kastriotit Skandërbeg, fatosit të kombit t’uej dhe t’emnit të krishtênë, pranë kësaj Selije Apostolike, të cilën mund t’a kundroni si shtëpín t’uej atnore. Na ju shofim me kënaqsí, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni ketë ditë âsht ai i gjithëmonshmi i fisit t’uej, i cili gjith herë mbí çdo interesë ká vû vlerat e trashigueme të besës, të nderit e të burrnís”. Ndonëse përvijohet një ide e përgjithshme se era globale do t’i shkrijë kufijtë dhe dallimet midis kombeve, kulturave, njëlloj si tregjet dhe monedhat, është pikërisht e kundërta ajo që na mësojnë mendimtarët modernë. Identitetet kulturore në kushtet e globalitetit, nëse janë të forta e të thellërrënjosura, e veçanërisht nëse arrijnë të kultivohen, spikasin dhe kanë shumë më tepër mundësi të dalin në pah, sesa më parë. Shqipëria, qoftë me historinë, kulturën fetare, juridiko-zakonore, me krijuesit dhe heronjtë e saj i ka të gjitha mundësitë ta lulëzojë identitetin e vet të spikatur edhe në këtë epokë të ‘fluiditetit’ të shumë gjërave.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

19


Në numrin e së martës 01.02.2011, gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau”, nën titullin “Një sistem i besës dhe i tradhtisë” boton një analizë për Shqipërinë me autor Norbert Mappes-Niediek. Në fokus janë ngjarjet e 21 janarit, ku në Shqipëri mbizotëron klima armiqësore. Sipas autorit, ashpërsia e grindjes nuk është një problem personal i Ramës dhe i Berishës, madje ajo nuk është as specifika e skenës politike. Kundërshtitë e ashpra mes mikut dhe armikut, imazhi i besës dhe i tradhtisë kanë rrënjë shumë më të thella në shoqërinë shqiptare. Realisht, edhe pse merr shkas nga problematika që klasa jonë politike u ka krijuar edhe vetë institucioneve politike e administrative të Bashkimit Europian me konfliktualitetin e saj ekstrem, autori duket qartë se në këtë analizë historiko-politike ka udhëtuar më shumë me historinë e tymnajave të shekujve kundër shqiptareve (sidomos me gojëdhënat cinike të fqinjëve), sesa me historinë e vërtetë qytetëruese, njerëzore dhe emancipuese të shqiptarëve. Mentaliteti ynë juridik, i shprehur në ligjin e maleve dhe në mjaft rregulla të tjera zakonore, sistemi i besës dhe i tradhtisë kanë qenë norma të cilat kanë zëvendësuar në mënyrë të përpiktë institucionet dhe shtetin, kur ai nuk ka ekzistuar sikur të ishin kushtetuta parlamentesh. Ato i kanë prirë rregullit dhe qetësisë për shekuj me radhë në këtë vend dhe kanë realizuar marrëdhëniet e njerëzve dhe në raport me kohën që kanë funksionuar nga shumë studiues, akademikë, udhëtarë të huaj, poetë, piktorë, konsuj dhe albanologë janë klasifikuar si vlera që i kanë kontribuar qytetërimit shqiptar. E kaluara jonë historike, kulturore dhe qytetëruese duhet të zërë vendin bosh, që e kanë lënë shekujt për arsye social-politike.

20

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

Por për ta pasuruar të ardhmen tonë me këtë taban pjellor kulture, ne lipset të projektojmë gjithë konturin ku duhet të shtrihet prioriteti i punës sonë në drejtim të projektit “Albanologji”, sidomos botimit e studimit të periudhave më të rëndësishme, të pandriçuara qartë, të ndriçuara mirë, por dhe promovimit të tyre. E pikërisht pse besojmë se një rrugë e tillë është e gjatë, e mundimshme e kërkon kuvendimin dhe sheshpeshimin e mendimeve të të gjithëve, mendoj se ka ardhur koha që problemet e albanologjisë, ndriçimit dhe promovimit të vlerave të reja të saj t’i shikojmë në mënyrë më konsensuale, më të vëmendshme dhe të tregohemi më të organizuar mbi përdorimin e këtyre vlerave. Në këtë “mare magnum” që globalizmi dhe përshpejtimi i ritmit të ndryshimeve dhe epokave kanë arritur të formësojnë, është shumë e rëndësishme të mos e humbasim orientimin. Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s’duhet ta lëmë veten “të na marrë rrjedha”. Për këtë qëllim, nëse do të kishim për zemër fatet e kulturës shqiptare dhe fatet e të vërtetave historike, një pjesë e të cilave ende nuk janë thënë, së pari do të duhej të bënim një “lexim edukativ”, informues, tendencë-zhbirues, të epokës globale ku jetojmë. Duhet ta nisim nga qasjet e dijeve të tilla, që të kuptojmë se ç’vlera kanë ndryshuar ose janë tjetërsuar, si p.sh. shteti-nacion, apo koncepti i të drejtave të njeriut dhe të tregut, në rrafshin global të “kuvendimit” të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme. E gjitha kjo do të na japë drejtimin për kah duhet të shkojmë. Në këtë rrugë të re që kemi nisur, patjetër që na duhet të kemi prezent qytetërimin tonë të lashtë deri në kohët antike, vlerat tona kulturore dhe njerëzore me rrezatim universal, shembujt tanë të epërm, me komandant, shenjtor, perandor dhe udhërrëfyes, e duhet t’i zgjojmë me përkushtim dhe mençuri (nga atje ku ndoshta pamundësitë i kanë vënë të flenë gjumë), që të mund të na shërbejnë edhe ne si frymëzues. Jo vetëm në kuptimin metaforik apo retorik, por në kuptimin e thellë të rikthimit tek vlerat e tyre. Janë një sërë arsyesh që po na paraqiten e në të ardhmen mund të shtohen dhe mund të na paraqitën të tjerë shembuj për të ilustruar këtë urgjencë dhe për të na formësuar këtë bindje.


Konferenca e 29-të e Albanologjisë

Lidhje derivacioni (brumi të përbashkët)

të dy dialekteve te Shqipes

me dialektet e Greqishtes së Lashtë

H

istoria e studimit të Gjuhës Shqipe i ka fillimet e veta me paraqitjen gjeniale të Franc Boppit, kur konstatoi përkatësinë e saj në familjen e gjuhëve

a Ng

ko a r i T qipe r v Sta hës sh gju

gjuhësi

t Ka

e edra

indoeuropiane. Nga prehistoria e shqipes, - thotë profesor Eqerem Çabej, - një nga çështjet e para është të dihet se ç’vend zë kjo gjuhë në rrethin e idiomave, që janë të afërta me të. Me cilën ose me cilat nga gjuhët motra indoeuropiane Shqipja ka afëri më të mëdha. Objekt i kësaj ligjërate është fqinjësia e lashtë në Ballkan e dialekteve a të folmeve heleno-shqiptare. Vlerësuam të udhës që për këtë arsye t’i kthehemi tezës së August Scheleicherit, që pranon një përkatësi të ngushtë të shqipes me “çiftin e familjes pellazgjike” greqisht dhe italisht. Mbështetjen teorike për këte tezë e gjetëm tek profesori John Lyon që thotë, se: “Hipoteza bazë e gjuhësisë moderne qëndron në rrethanën që mjedisi bazë gjuhësor nuk është shkrimi, por tingulli… Një studim intensiv i historisë së gjuhësisë klasike dhe modern të Europës dha mundësinë për të dalluar qartë se “dialektet” krahinore nuk janë në asnjë mënyrë versione të shtrembëra dhe të paplota të gjuhëve letrare (siç mendohej shpesh), por ato janë zhvilluar pak a shumë në mënyrë të pavarur prej tyre. Ato nuk janë më pak sistematike – rregullsia e strukturës gramatikore, e shprehjes dhe e fjalësit është e njejtë me atë të gjuhëve të larta - dhe në kontekst, në të cilat përdoren si mjet komunikimi, nuk janë më pak të përshtatshme. Në të vërtetë del se ndryshimet midis gjuhëve dhe dialekteve të afërta me to, në pjesën më të madhe, janë të llojit politik dhe kulturor sesa të llojit gjuhësor. Nga pikëpamja rreptësisht gjuhësore, ajo që zakonisht vështrohet si “gjuhë” (Versionet standarde të latinishtes, anglishtes, frëngjishtes) është një dialekt, i cili, falë ndonjë “rasti “ historik, fiton rëndësi politike

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

21


dhe kulturore. Për këtë pohim gjetëm prova “të reja” në veprën “Pellazgjika” të albanologut grek Jakovos Thomopullos, Rektor dhe personalitet i botës akademike athinase në fillim të shekullit të njëzetë, që promovoi tezën e familjes gjuhësore pellazgjike, që, çuditërisht, shekulli i 20-të e konsideroi si të ezauruar. Është një fjalës me 256 fjalë që ka paraqitur Thomopullos në këtë vepër, ku përfshihen:116 emra konkretë dhe abstraktë, 63 folje, 33 ndajfolje dhe mbiemra dhe 24 fjalë të tjera që janë përdorur së lashti në dialektet e lashta helene të Kretës, Qipros, Lakonisë, Maqedonisë dhe Amerias, por që gjallonin dhe gjallojnë ende në të dyja dialektet e Shqipes. Ky personalitet i kulturës ballkanike e ka sjellë këtë fjalës, në një rend krahasues triformash gjuhësore: në atë të dialekteve të greqishtes së lashtë, në format e dy dialekte të shqipes mbarëkombëtare dhe në atë të greqishtes së re. Ideogramat e këtij fjalësi, të pranëvëna me njëra-tjetrën, lejojnë një vështrim krahasues të të tri idiomatave në dukje të pavarura nga njëra-tjetra, që jo për rastësi kanë një përkitje jo vetëm tingëllore, por edhe kuptimore, në temat rrokjesore apo ideogramat përkatëse. Konsruktiviteti dhe qartësia e realizimit të kësaj vepre prej Jakovos Thomopullos duhet të kishte bërë epokë në shekullin e 20-të, po të kish vëmendjen dhe vetëdijen e dijetarëve të gjuhës për derivacionet (brumin e përbashkët) të dialekteve të greqishtes së lashtë me të dy dialektet e shqipes dhe njëherazi përkitësen në greqishten e re. Çdo dijetar i gjuhës, sot, është në gjendje të dallojë qasjen rrokjesore dhe tingëllore të dialekteve të lashta të greqishtes me të dyja dialektet e Shqipes, por jo pa habi edhe përkitjen semantike të këtij fjalësi. I

Çdo dijetar i gjuhës, sot, është në gjendje të dallojë qasjen rrokjesore dhe tingëllore të dialekteve të lashta të greqishtes me të dyja dialektet e Shqipes, por jo pa habi edhe përkitjen semantike të këtij fjalësi. I prijnë këtij mendimi fjalët e Jakovos Thomopullos kur shprehet: Nëse vërtetë Pellazgjishtja apo gjuha e njëjtë me Shqipen e sotme pëngjasojnë, atëherë janë shumë të pritshme të vërtetohen gjurmë të kësaj gjuhe ndoshta edhe në ato gjuhë të shteteve helene, tek të cilat tradicionalisht s’qenë vendosur kurrë Pellazgët, domosdoshmërisht kjo dhe te tekstet e tyre epigrafike pellazge.

22

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

prijnë këtij mendimi fjalët e Jakovos Thomopullos kur shprehet: Nëse vërtetë Pellazgjishtja apo gjuha e njëjtë me Shqipen e sotme pëngjasojnë, atëherë janë shumë të pritshme të vërtetohen gjurmë të kësaj gjuhe ndoshta edhe në ato gjuhë të shteteve helene, tek të cilat tradicionalisht s’qenë vendosur kurrë Pellazgët, domosdoshmërisht kjo dhe te tekstet e tyre epigrafike pellazge. Në Kretë, ku qenë vendosur Pellazgët Homerianë u gjetën të panjohura edhe për ne, mbishkrime Eteokretase të shekullit 5-4 para Krishtit, të shkruajtura Allvaniçe. Po ashtu edhe në Qipro u gjetën të tilla, si në Kretë, shkrime ideografike dhe në planin historik sot pranohen si të stërlashta, po si ato të banorëve Pellazgë ose Pelloponesët, ashtu siç thirrej nga të gjithë Pelaogjia së lashti (Strabon) ose të njëjtë dhe Lakedhimonët (Spartanët) thuheshin Lelegis dhe në fund Makedhonia kishte në veriperëndim kufijtë me Pelagoninë “siç e shohim këtë tek gjuhët të këtyre vendeve. Po ju paraqesim më poshtë një pjesë të fjalësit që na e ka sjellë Thomopullos: Έν ταΐς Κρητικαΐς γλώσσαις του

Ησυχίου εύρίσκομεν τά έξης (nëvijim) 1. ά ναιρoν όνειρον.— Άλβ. (Anërrë-a,andër-a) ονειρον’ 2. αχνημος νηστις’ ( Π συχ), Αλβ.agjnusi ,agnim) νηστις’. 3. Άνταλλαγήν άναπαύσασ θαί.—Άλβ. (ndaloj), ndalohem


σταματώ, αναπαύομαι”. 4. βαλίας κατάσ τικτος .— ‘Λλβ.,(baljas-balës) κατάστικτος 5. δόρκανα ακριβώς. — Άλβ. (derëk ,drëkj.dorka), “ορθώς, ακριβώς”. 6. ένοργείας’ νεοσσείας.— Αλβ.(ngoh, ngrof,e norg ) θερ¬μαίνω”. 7. θάπτα μυία.—Ά λβ.(zekth-I,thapt) ‘οισ τρος, άλογόμυιγα’. 8. ίαρυγμόν χαράν.— Άλβ. (jare). χαρά’. 9. ΐβηνα oίνoν.—Άλβ. (vena) “οίνος 10. Ιέττας —Άλβ (Eth-Edhi) τράγος”. . 11. κήρτεα’ τά κέρδη. — Άλβ. (kjar-të,kirt) ‘τά κέρδη’. 12. κοττάνα’ ή παρθένος—Άλβ. (Koce-ja,goce-ja)κόρη µέχρι 12 ετών, παρθένος”. 13. κυφην κεφαλήν. — Άλβ. (çupej-a,kifi,qipe,çipe) “κόµη, τρίχωµα κεφαλής’, το ήµέτερον τσουφα, τσουφίον. 14. παρθένος .(vajzënia,parthe) ‘παρθένοι’, όµιλος παρθένων”., 15. οθρυν τό όρος. — Άλβ. (kodër –a,othri) “λόφος”. Eν δε τνς Κυπριακαΐς τά έξής( E Qipros) 16. 16. ά βαρισταν καθαιρόµενον καταµηνίοις. — Άλβ ( Barishte )γιόη , χόρτον’, (Ljuladhe άνθη’ και “τά καταµήνια ‘ “.”πρβλ. τά τοϋ Ησυχ λωλευοντα άνθούντα, λώτα ‘άνθη, και το ήµέτερον λουλούδια ‘άνθη’).17. άβλάξ’ λαµπρός —Άλβ.(Vlug –vllugu,vllaks) ‘άκµή’ 18. άδρυα πλοία µονόξυλα. — Άλβ.(dru-ja/adria) ξύλον’ 19. άριζος τάφος. — Άλβ.(Varri, ariz, arënj) “τάφος , πληθ. (Varrezë). 20. βρούχετος- βάτραχος.— Άλβ. (bretkocë-α,bruqet-i) βατραχοσ.;”, 21. δροσους -αχρείους.— Άλβ. (drusi, i drosun ) ‘ό φοβούµενος,δέιλος ‘(I tremburi). . ,42 22. µαστός ποτήριον—Άλβ,(mashtrapa,mast) ‘ποτήριον, 23. ορτός’ βωµός—Άλβ, (otar ,altar,ort ) βωµός’. 24. Πείρηθοΐ νύµφαι. —’ Α λβ.(Perritë,peirith) ‘νύµφαι’ (άρρενες). 25. πρέπον τέρας. — Άλβ.(prevë-a,prepë-a,) τέρας, όφις µυθο¬λογικός”. 26. ρύεινα αρνα.— Αλβ. (rudi ,rudoja,rieinë) ‘άρνίον, πρόβατον’. 27. σάσαΐ’ καθίσαι .—Ά λβ. (sës, sisë,sas) ‘επιπεδώ . 28. σοάνα’ άξίνη, — Άλβ. (sopatë-a) ‘άξινη’. Έν δέ ταίς Λακωνικαΐς τά έξής’( E Spartës) 29. 29. ά-µουχα χαθαρεύοσα. —Άλβ.(e mugët, amuha) “σκοτεινός, ζοφερός”. > 30. ά-µυσοος κήτος (τό α άθροιστικόν).—Άλβ. (mbush ,mush,amiso) “γεµίζω, πληρώ”, (të mbushmit) “ισχυρός” (Μ Ε A 267).43 31. έλφος βούτυρον.—-Άλβ.(gjalpë-I,elf ) ‘βούτυρον’.

32. Επιζα όρνεα (πρβλ. καΐ σπιζΐα), — Άλβ.(shpezë-a,e shpisë) ‘πτηνόν’. 33. κάβειος νέος.—Άλβ. (këdhe-ja,kave) νέα κόρη,(keçan-i) ‘νέος’ (υπηρέτης). . , 34. κάβλη µάνδαλος των θυρών. — Άλβ.(kjapë-a ,klajkëa,kllapë,kavll) “µάνδαλος . 35. κακ-κεΐναΐ’ κατα-κόψαι. — Αλβ. (kij rrushin, kinj) “κόπτω (κλάδους), κλαδεύω” (πρβλ. έλλ. Κίων άλβ. (kiun) ‘ο κεκοµένος κλάδος”, οΐος ήτο έν τη άρχη ό Κίων, αποκοπείς κορµός δένδρου). 36. κάρραξον κράξον. — Άλβ. (garris, gërthas,karrakz) “φωνάζω* (επί όνου), τό ήµέτερον γκαρρίζω. 37. άν-έντονον Ιµάχων.—Άλβ. (me end)”υφαίνω , (endmeja) ‘υφασµα. 38. Βαγαρόν χλιαρόν.—Άλβ.(i,e vakëtë, I vagër-t) ‘χλιαρό;’. 39. βάρα θρέµµατα, — Άλβ. (berrat) βοσκηµατα (αίγες, πρόβατα”, κτλ.), (bari-u)’ό βοσκός’. 40. ά-µέρµερα’ πολλά, (πρβλ. µερθεϊσα στερηθεϊσα) — Άλβ. (mënjmëja,mërmëra,mërmëritja ) ‘ή στέρησις”. 41. Βεικάδες δέρµατα θρεµµάτων νόσω θανόντων. -’Λλβ. (me vdek, me vdekun, vikad) ‘ό θανών’ (µετχ. Τού vdes)’. ‘θνήσκω’, άόρ. Vdiqa)me vikat!!! 42. βόµβυξ’ στάµνος.—Άλβ.(bubuqeja ,bucela,vombikz) ‘βαρέλιον’ (Xp. Λ.49) --» * 43. βούhα αγέλη παίδων. — Άλβ. (fuqi-a,vuh) ‘δύναµις,στρατιά” 44. βώνηµα’ εΐρηµα (γραφ. είργµα), — Άλβ- (vonoj,vonim) “κωλύω, βραδυνω τινα . γωροΰται σαρκοϊ. — Άλβ. (gjerohet –zgjerohet,gorut) ‘πλατύνεται’ 45. δέραι αί σννάγκειαι - Άλβ. (Vjerrë,dherr) ‘κατωφερής’. (Πρβ. καΐ το άνω (dërmë-a). 46. δια-σάτηρ’ διαπαίζειν.— Άλβ.(e shajtura,e sajtur ,sat) το ονειδίζειν, έµπαίζειν’(Hahn Λ.118], όθεν το ελλ. Σάτυρα άπο (shaj ,shajnë) µετοχ. (και άπαρέµφ.) (shajtur). (Σηµείωσον έν τω Λά¬κων, σάτηρ =παίζειν την δίατήρησιν τού τύπου τής Πελα¬σγικής; απαρεµφάτου (e shajtur) 47. Δίζα αίξ -—Άλβ. ( Dhia,dhiz) αίξ ‘ (ύποκ- *δίζε-α dhizë-a). 48. εγ-κυλον έγκατον. — Άλβ. (I kthellë,kthellë, e gqielltë) βαθύς. 49. θραίειν λοιδορεΐν —Άλβ.(me Ther,me thra) κόπτω’ (έλλ. Θερίζω- me korr), σφάζω’, και “πειράζω, λυπώ , (Ro. Λ- 1371). 50. Κασσ-άνδρα’ Άλεξ-άνδρα έν Λακεδαιµόνια. — Αλβ, (Kjas ,qas ,kass)(γεγ.) άλεξω, αποµακρύνω, αποχωρίζω” (Χρ A 182). 51. κέω σκέψει. — Άλβ. (njehu, me njeh ,me numëru,skeps)

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

23


‘λογαρίαζε’ (µέσον) τού njeh αριθµώ, λογαριάζω”. 52. κίρα’ άλώπηξ. — Άλβ.(skilje-skija,kir-a ) άλώπης; . 53. κίρρος. δρος.—- Άλβ. (kërsi ,gërsë-a,kirr) βράχος, κόρυφή, Ορος όξύ’. 54. µαατρόν µωρόν.— Άλβ.(I marrë, mare, i maatr) (Ro αωρός (I marrosur). µεµωραµέν55. µόθων α ζ’ τούς παρατρεφοµενους.—Άλβ.( me majm ,me e ushqy(moth) τρέφω . ( me e majtun, e majmun) τρεφόµενος. 56. όστρεα’ ανθος.—Άλβ. (Ustrë-a Ushtër,oster,filizë) στάχυς, οπωρικόν άωρον’ (Χρ.Λ.296). πραώταΐ συγ¬γενείς, οίκεϊοί.— Αλβ.(prindat,praot) συγ¬γενείς 57. περι-κωνήσαι; περιαγαγεΐν, οπογγίοαι ή περιπισσοσαι. — Άλβ.(kund ,kunt,me kund,me konis) κινώ” ίτο ήµέτ. Κουνω)(përkund) 58. περιάγω”,— Άλβ.(e perig-o) e zbukuroj σπογγίζω 59. πουρδαίν’ µαγειρεϊον.—Άλβ. Purrë (me e purrë –me e bë pirra-pirra zëmrën e pishës), (daje,me nda).( αιτ dajn) “χώρισµα, διαµέρισµα,” 60. πυρά— Άλβ.( pirrë -gaca-thëngjilli i zjarrmt) στάκχη ζεστή’. 61. Ρώκοµαι λνποϋµαι.— Άλβ.(Rekoj –rekohem,rokom), ‘συλλυπούµαι (Χρ. V. 349)-48 62. Σατήοραι οκάφαι βοιρύων. — Άλβ. (satiori ,çamburi,çatijor-i) [βότρυς’, το ήαέτερον τσάµπα, τσάµπονρον. 63. σίκα ύς, —Άλβ.(thi-u.sik-u), χοίρος, αγριόχοιρος. Eν δέ ταις Μακεδονικαΐς τά έξής (E Maqedonisë) 64. άκόντιον ράχις.—Άλβ.(konti,kodrë-a) ‘ράχις, βουνόν’ 65. αλί ζα ή λεΰκη τών(;) δένδρων.— Άλβ . (ljisi,lis-i) ‘δένδρον, 66. άµαλή’ ή απαλή. (Έτ.Μ.). — Άλβ ..(e amëlë,amël) “γλυκύς,πραος, αίµυλος’. 67. Άξος ύλη. — Άλβ .(askë-a, ashkë ). τεµάγιον ξύλου, φλοιός δένδρου”..

68. άσπιλος (ή άσπιτος;) χείµαρρος, — Άλβ. (shpejtë,spitos): ταχύς”, (έλλ σπεύδων. Πρβλ. και άσπειος’ ό Άχιλλεύς Ηπείρω, ήτοι ταχύς, ώκύπους). 69. άσπρις είδος δρυός (θεόφραστ .).—-Άλβ.(askra,ashkra) ‘ ξύλα , καί δρυος’ (ΜΈΑ.79). 70. εστερικαί’ κύνες (αγριοι, σπαράσσοντες. Στεφ. Βυζ.). — Άλβ.Bushterë –a,bushtrë-a, Buçë-a,meçë-a,meçikëa,esterik “σκύλα”, biçrë-a, “τέρας, θηρίον’, Bushtër , ωµός, άγριος” (ΜΕΑ. 56). ( Πρβλ έλλ βρύκω, βρύττω ‘δάκνω, .κατα¬τρώγω, σπαράοσω 71. ΐλαξ ή πρίνος, ώς Ρωµαίοι και Μακεδόνες. — Άλβ. Iljkje –ja ,iljkj-i, “πρίνος” (έν “Ελλ. και Καλαβρ.), Λα. Ilex, ) 72. ίσθλή αίγεία µηλωτή. ‘Αµερίας— Άλβ.(eth- dhi) αιγίδιον, έρίφιον 73. καρπέα όρχησις Μακεδόνικη.—Άλβ. (karcej,kërcej ,karpej) ‘όρχούµαι, χορεύω (πρβλ. κορασσεΐ’ όρχεϊται. (Hσυχ.) 74. κοριναΐος, κυρνος (Φωτ.)’ σκάτιος, νόθος ‘.— Άλβ.( Koria ,me korit) 75/1.κατα ισχύνη , (Koris) καταισχύνω, ατιµάζω ,kurvë ) πόρνη’, (kurvëni-a) πορνεία”. (Πρβλ. Κΰννα’ όνοµα πόρνης, Κιπρις- πόρνη, κορέων, κορέσκων’ έξυβρίζο, κύρΐβος’ ό ασελγής έν τω λοιδορεΐν, ( Hσυχ). 75. ΐλαξ• ή πρίνος, ώς Ρωµαίοι και Μακεδόνες. — Άλβ. Iljkje –ja ,iljkj-i, “πρίνος” (έν “Ελλ. και Καλαβρ.), Λα. Ilex, ) 76. ίσθλή αίγεία µηλωτή. ‘Αµερίας— Άλβ.(eth- dhi) αιγίδιον, έρίφιον 77. καρπέα όρχησις Μακεδόνικη.—Άλβ. (karcej,kërcej ,karpej) ‘όρχούµαι, χορεύω (πρβλ. κορασσεΐ’ όρχεϊται. (Hσυχ.) 78. κοριναΐος, κυρνος (Φωτ.)’ σκάτιος, νόθος ‘.— Άλβ.( Koria ,me korit) <p class=”MsoListParagraph” style=”margin: 0in 0in 0.0001pt; text-align: just. Prishtinë, 27 gusht 2010

...Në Kretë, ku qenë vendosur Pellazgët Homerianë u gjetën të panjohura edhe për ne, mbishkrime Eteokretase të shekullit 5-4 para Krishtit, të shkruajtura Allvaniçe. Po ashtu edhe në Qipro u gjetën të tilla, si në Kretë, shkrime ideografike dhe në planin historik sot pranohen si të stërlashta, si ato të banorëve Pellazgë ose Pelloponesët, ashtu siç thirrej nga të gjithë Pelaogjia së lashti (Strabon) ose të njëjtë dhe Lakedhimonët (Spartanët) thuheshin Lelegis dhe në fund Makedhonia kishte në veriperëndim kufijtë me Pelagoninë siç e shohim këtë tek gjuhët të këtyre vendeve ...

24

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011


DHUNA e Fjalës P a

ese

Ng

i n i t ar M er f a Xh

ër ata që janë religjiozë, njeriun e ka krijuar Perëndia. Por tema e shkrimit tonë nuk është kjo dhe njerëzit le të besojnë si të duan. Për ne ka rëndësi të theksojmë se njeriu i parë nuk ishte si ky i sotmi në asnjë drejtim. Njeriu erdhi duke u përosur gjatë gjithë ekzistencës së tij për të ardhur në këtë shkallë intelegjencie dhe pamjeje trupore që ka sot. Në fillim ai jetonte në kope, pak dallime kishte nga kafshët e tjera të egra. I mungonte edhe gjuha, pra fjala, që Zoti e krijoi për t`ia tjetërsuar jetën. Kur njerëzit filluan të merren vesh me anë të gjuhës, filluan edhe marrëdhëniet e vërteta njerëzore. Gjuha qe ajo që e shkëputi njeriun nga shtazët. Shumë prej këtyre të fundit janë mjaft intelegjente, natyrisht jo në shkallën e njeriut. Shumë prej tyre artikulojnë tinguj, por gjuhë nuk kanë. Ato nuk dinë të thonë asnjë fjalë. Gjuhën Zoti ia dha vetëm njeriut. Është një dhuratë e madhe, e jashtëzakonshme, që solli zhvillimin e njeriut deri në këtë nivel që është sot. Prandaj edhe në Bibël thuhet : “E para ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.” 1)Të gjitha u bënë me anë të Fjalës dhe, po të mos ishte Fjala, asgjë nga ato që u bënë, nuk do të bëhej. Njësia më e vogël e gjuhës është fjala. Fjalët organizohen dhe lidhen me njera-tjetrën në bazë të rregullave të caktuara. Kjo mund të thuhet për çdo gjuhë. Gjuha është mjet komunikimi, me anën e të cilës njerëzit jo vetëm merren vesh me njeri-tjetrin, por edhe organizojnë prodhimin, zhvillojnë jetën, zhvillojnë shkencën, kulturën, shprehin mendimet

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

25


dhe ndjenjat, etj., etj. Megjithatë, përcaktimi i gjuhës si mjet komunikimi është i mangët. Komunikim po, por në çfarë niveli? Me gjuhë ne shprehim mendime, ndjenja, emocione, mbajmë qëndrime dhe nisim veprime, me gjuhë ndryshojmë botën. Me një fjalë : Përpara! komandanti hedh në sulm mijëra ushtarë, me një fjalë është urdhëruar bombardimi i Hiroshimës dhe i Nagasakit, me një fjalë bëhen tmerre dhe fatkeqësi të mdha. Me një fjalë vjen Paqeja. Një fjalë ndryshon botën. Ka shumë rëndësi si e përdorim fjalën, si e vlerësojmë fjalën. Fjala ka dy kuptime. Në rrafshin gjuhësor e letrar, fjala përdoret në kuptim të drejtpërdrejtë dhe në kuptim figurativ. Por kjo është tepër e njohur dhe është tjetër gjë. Ne flasim për Dykuptimësinë e Fjalës si një Dymundësi të saj që varet nga mënyra e përdorimit, nga njeriu që e përdor dhe nga qëllimi që i ka vënë vetes. Si e tillë fjala ka një natyrë tepër komplekse. Nëse parafrazojmë një dijetar, do të thoshim se Fjala është si thika: në duart e një vrasësi thika shkurton jetën, kurse në duart e një kirurgu ajo zgjat jetën. Fjala, në gojë të një njeriu të ditur, të urtë, të kulturuar, shëron çdo plagë, ajo kthehet në një melhem që mjekon çdo shpirt njerëzor, kurse në gojën e një injoranti, sherrmadhi, ajo hapë plagë që nuk shërohen kurrë. Nuk është thënë pa vend që plebejtë helmojnë të gjitha puset ku pijnë, me kuptimin që njerëzit nga lloji më i ulët e përdorin fjalën për të vrarë. Fjala kur është e rëndë, me helm, fyese, vret vetë, por pikërisht kur është e tillë, ajo vret jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht se ngjall hakmarrje, përdorimin e armëve. Pra, vrasja e saj është e dyfishtë.

26

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

Komunikimi ka disa nivele. Edhe kafshët komunikojnë me njera-tjetrën. Ato, kur parandiejnë rrezikun, me anë të disa britameve dhe tingujve, paralajmërojnë njera-tjetrën. Ky është komunikim në aspektin pozitiv. Komunikimi i njerëzve është shumë i ndërlikuar. Shumë herë ky komunikim realizohet në aspektin negativ duke i ngjallur bashkëbiseduesit kërcënime të natyrave të ndryshme, që, më së paku, shkaktojnë lëndime shpirtërore. Këtë e bën fjala, me dynatyrësinë e saj. Fjala është e bukur dhe e madhërishme, fjala të ngre në qiell dhe të frymëzon, fjala të jepë krahë për të fluturuar, fjala të jep poezinë për ta shijuar, fjala ka aftësinë dashurinë për ta portretizuar, fjala krijon, fjala lind, fjala është jetë. Por fjala ka edhe anën tjetër, natyrën tjetër: ajo vret, lëndon, ta përshkon zemrën si helli i zjarrtë, ta ngushton shpirtin dhe ta mpak zemrën, të djeg dhe të përvëlon, të helmon. Disa e përdorin fjalën për atë funksion që e ka krijuar Zoti: për mirësi e dashuri. Disa e përdorin për të të vrarë dhe për të të helmuar. Ky përdorimi i dytë i saj nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe as me lirinë në përgjithësi. Konica ka përcaktuar një aspekt shumë të rëndësishëm të lirisë, kur ka përcaktuar se nuk je i lirë t`u bësh keq të tjerëve. Ai e karakterizon kështu lirinë: “ Liria është e drejta e çdo personi për të besuar si të dojë, për të folur ç`ka në zemër, për të shkruar ç`ka në kokë, për të bërë ç`të dojë, me kusht që askënd të mos lëndojë”. 2) Fjala mund të shprehë kundërshtimin më të ashpër, kundërvënien më të madhe, është e aftë për debate të rëndësishme, por pa e helmuar kundërshtarin, pa e fyer atë. Debatin, kundërshtimin, kundërthënien, kundërvënien nuk i bëjnë të plota dhe të forta fjalët fyese. Përkundrazi, ato i dobësojnë ato. Kur nga fjalori kërkojmë fjalë të fjalorit pasiv, fjalë fyese, për ta ulur dhe denigruar atë me të cilin kemi mendime të kundërta, na mungojnë argumentet, na mungon baza filozofike ku qëndrojmë, na dridhet toka nën këmbë. Prandaj jo vetëm nuk tregohemi të fortë e të meçur, por, përkundrazi, tregohemi të dobët e budallenj. Ai që nuk ka argumente, forcë bindëse, shanë, bërtet dhe i pret fjalën kundërshtarit. Ai që ka argumente, flet i qetë dhe me fjalë të matura. Debatet televizive që bëhen tek ne, për shkak të mënyrës se si ndërtohen, por, ca më shumë, për shkak të njerëzve, që përfshihen në debat, kanë degjeneruar në zënka dhe acarime, që kultivojnë klimëm e urrejtjes, duke e ngritur atë në kulturë. Dhe ne tashmë pa frikë se po e teprojmë mund të themi se tek ne është mbjellë Kultura


e Urrejtjes, me kuptimin se ajo ka hedhur rrënjë dhe ka sipërfaqen e vetë ku shtrihet, sipërfaqe, të cilën, për fat të keq, veç vjen duke e zgjeruar. Me urrejtje flitet në mjaft emisione televizive, me urrejtje flitet në mitingje, me urrejtje shkruhet në shtyp, madje me urrejtje flitet edhe në Kuvendin Popullor. Kjo ka ndodhur nga përdorimi i keq i fjalës. Në një kuptim, fjala është vetë Njeriu. Në gojën e një njeriu të mirë, të kulturuar, të ditur ajo rrjedh si mjalti. Në gojën e një injoranti ajo derdhet si helm i zi. Janë bërë përpjekje për ta karakterizuar fjalën jo vetën në aspektin linguistik, por edhe në aspektin shoqëror, artistik, filozofik, moral. Një nga përcaktimet më të bukura dhe më gjithëpërfshirës është ai i Hans Joachim Lanschi-i që thotë: “Fjala ka peshë. Fjala ka ngjyrë. Fjala ka aromë. Fjala ka temperaturë. Fjala ka tingull. Fjala ka thellësi. Fjala ka naltësi, gjanësi, ngushtësi. Fjala asht pejsazh. Fjala vepron, fjala flet, fjala hesht-fjala asht e gjitha. Fjala merr frymë, fjala frymëzon. Fjala vret nëpërmjet shpirtit që qëndron në të, fjala jep jetë. Fjala asht fillimi i gjithçkaje, thelbi i gjithçkaje.”3) Populli e ngre lart vlerën e fjalës dhe gjithë kujdesin e ka te përdorimi i saj. Në një fjalë të urtë thuhet: “Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen”, kurse në një tjetër: “Plaga e plumbit shërohet, plaga e fjalës nuk shërohet kurrrë.” Populli, më së shumti, në fjalët e tij të urta përcakton atë që është thelbësore për fjalën, karakterin e dyfishtë të saj. Sipas popullit fjala “Është një qyp që nuk rri kurrë thatë, por herë me helm e herë me mjaltë”. Njeriu që është me të vërtetë njeri, çdo ditë kur zgjohet në mëngjes, i drejtohet me një lutje Zotit: “Më jep, të lutem, o Zot, mirësi dhe mençuri që ta përmbajë veten dhe të mos nxjerr asnjë fjalë të keqe nga goja”. “Forca e gjuhës, - thotë Gëte, - nuk është në të lëshuarit, por në të përmbajturit e fjalës”. Poeti D. Agolli ka shkruar një vjershë antologjike për fjalën:

Kujdes me fjalën dhe ti, zotëri. Nga fjala humbën Judë e Pilatë, Strategë e mbretër e mbretëri, Kujdes më fjalën, zonjëz me çantë, Kujdes me fjalën dhe ti, zotëri!”. 4) Shpërdorimi i fjalës ka disa shkallë për të mbërritur tek fjala vrasëse. Shkalla më e parë e keqpërdorimit të saj ka të bëjë me llafazanërinë. Llafazani nuk është i rrezikshëm, por i mërzitshëm. Populli tregon kujdes që në fjalë të jesh i matur për të mos e tepruar, për arsye se teprimi shkakton një ndiesi të keqe tek të tjerët. Populli, me artin e tij të fuqishëm, në të gjitha fushat, e ka sfiduar llafazanërinë. Në mexheliset e burrave secili kishte të drejtë ta merrte fjalën, por koha ishte e kufizuar. Gjithësecili bënte kujdes që të mos e tepronte. Populli thoshte: “Ti e bane shporen tande, të bajë secili shporen e vet”, me kuptimin që fjala ka radhë. Por këtu tërheq vëmendjen një dukuri tjetër: biseda krahasohet me punën, me prashitjen e arës me misër që do të prodhojë bukën. Të shoqëron përfytyrimi se edhe mexhelisi i burrave ishte si një arë me bereqet. Në oda nuk bëheshin biseda të kota sterile, pa bereqet. Po kështu ndodhte edhe në kuvende. Ca më shumë në kuvende. Kjo përvojë e mrekullueshme nuk duhet të shkojë dëm. Llafazanëria ka qenë një ndjenjë shumë e papëlqyeshme për popullin. Njeriu i mençur më shumë dëgjon sesa flet. “Më mirë bli sesa të shesësh”, - thotë populli. Edhe filozofi i lashtë grek, Xenoni, thoshte: “Natyra na ka dhënë dy veshë dhe vetëm një gojë, që

“ Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë, Pikojnë çezma me helm të zi. Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë,

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

27


të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak.” 5) dhe ata që njollosin të pastrit.” 8) Isokrati, “Listi dha Llafazanëria është një sëmundje që shkrimtar dhe orator i Greqisë së nuk kursen as gjenitë: Lashtë, kishte një përbuzje të një koncert para Carit të “ Humbland, burrë shteti madhe për llafazanët. Kur Rusisë, Nikollës. Ai nuk merrte vesh dhe filozof i shquar gjerman, i kishte të bënte me ta, ai i nga muzika dhe nisi të bisedojë me zë të lutet një mikut të tij në Paris, dënonte edhe moralisht, lartë gjatë koncertit. Listi e ndërpreu koncertin. psikiatrit më të madh të kohës, edhe materialisht. Një Kur Cari e pyeti pse ndodhi një gjë e tillë, Listi nxënësi llafazan, për t`i doktor Blances që t`i jepte iu përgjigj hollë: “Kur flet perandori, të mundësinë të studionte nga afër dhënë mësime oratorie, gjithë duhet të heshtin!” një të çmendur. Doktori ia krijoi i kërkoi dyfshin e pareve mundësinë duke thirrur për drekë tok që u merrte nxënësve të tjerë, me Humblandin dhe dy burra, njëri prej të dhe, kur llafazani i kërkoi shpjegime cilëve ishte fatkeqi i dëshirur. Njëri ishte veshur me të për shkakun e këtij qëndrimi, filozofi i tha: “Njëfish zeza, me një kravatë të bardhë dhe kishte një shikim për të të mësuar që të flasësh dhe pjesa tjetër që të të ftohtë e të përhumbur, si dhe flokë të rëna. Ky heshtësh.” 9) përshëndeti me një lëvizje të kokës dhe filloi të hante Fjala nuk përdoret me sensin pozitiv kur njeriu e me qetësi. Gjatë tërë ngrënies nuk e hapi gojën, veç ka humbur qetësinë dhe vetëkontrollin. Në raste të për t`u përtypur dhe për të pirë. Tjetri, përkundrazi, tilla, fjalori i tij përbëhet prej fjalëve që e kanë vendin kishte flokë të shpupuritur, ishte i rrgullt në veshje, vetëm nëpër fjalorë. Kjo u ndodh atyre që nuk kanë hante me brryla të mbështetur në tavolinë dhe nuk marrë një edukatë të shëndoshë për ta përmbajtur pushonte së llafosuri duke treguar hitorira njëra pas veten pikërisht kur acarohen nga dikush. Në këto raste tjetrës. Duke ngrënë frutat, Humbland u përkul pranë duket njeriu vërtet i kulturuar, që di ta zotërojë veten mikut duke i shkelur syrin në drejtim të llafazanit të për të mos rënë në grackën që ta kurdis çasti. “Testi i pakorrigjueshëm, pëshpëriti: qytetërimit të njeriut, - thotë Zhorzh Sand, - është të - Faleminderit, i dashur Blance. Por, megjithatë, i shikosh se si sillet ai në rastin e ndonjë grindjeje.” 10) çmenduri juaj është zbavitës. Njerëzit e mençur dhe të kulturuar, edhe kur fyhen, - Zbavitës?! Nuk do të thoja. Por për cilin të çmendur nuk përgjigjen me fyerje, por me mënyra të tjera të po flisni? stërholluara, duke kaluar situatën e vështirë në të cilën - Për atë që nuk e mbyll gojën për asnjë çast. ndodhen dhe duke e vënë kundërshtatin në një pozitë - Atë, por i dashur Humbland, nuk është një i shumë më të padëshirur. çmendur: është Balzaku! I çmenduri është tjetri, ai “Listi dha një koncert para Carit të Rusisë, Nikollës. që hesht!” 6) Ai nuk merrte vesh nga muzika dhe nisi të bisedojë me Intensiteti i të keqes që vjen prej fjalës, rritet shumë, zë të lartë gjatë koncertit. Listi e ndërpreu koncertin. kur atë e përdor për të shpifur për të tjerët. Gëtja Kur Cari e pyeti pse ndodhi një gjë e tillë, Listi iu nxehej shumë kurë dikush në prezencën e tij fliste përgjigj hollë: “Kur flet perandori, të gjithë duhet të keq për një njeri që nuk merrte pjesë në atë bisedë. heshtin!” 11) Ai i quante intrigantë dhe thashethemexhinj ata që Populli ka një fjalë shumë të bukur: “Mos shti pa nuk ia thonin tjetrit ndër sy të metën që kishte. Ai u e vënë për syri”, me kuptimin mos fol pa u menduar, thoshte gojëlëshuarve: “Këtë baltë hidheni në shtëpitë mos fol pa e ditur se nga vret dhe kë vret fjala jote. tuaja dhe mos e sillni tek unë.” 7) Edhe Pejgamberi a.s Fjalën e rëndë nuk e duron as toka, thotë populli. ka thënë: “Më të këqinj prej robërve të Zotit, janë ata Burri në të kaluarën më mirë pranonte ta vrisje sesa që merren me thashetheme, ata që i ndajnë të afërmit t`i thoshe fjalën e rëndë. Populli e ka dhënë shumë

Njerëzit e mençur dhe të kulturuar, edhe kur fyhen, nuk përgjigjen me fyerje, por me mënyra të tjera të stërholluara, duke kaluar situatën e vështirë në të cilën ndodhen dhe duke e vënë kundërshtatin në një pozitë shumë më të padëshirur. 28

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011


bukur dialektikën e të keqes që vjen duke u rritur dhe që ka filluar me fjalë të pamatura: “Dy burra po grindeshin në rrugë me një fjalor të pahijshëm. Kalon andej një plak i moshuar, që i shikon në mënyrë qortuese, por nuk u flet. Nga pamja dhe vështrimi i plakut dy burrat heshtën. Madje njëri prej tyre iu drejtua plakut të moçëm dhe i tha: - Si e quanin ti këtë “punën” tonë, o plak? Ai u ndal dhe, sikur po recitonte diçka, u tha: - Uca-uca ka guca-gucën, Guca-guca ka hama-hamën, Hama-hama ka bama-bamën, Bama-bama ka pama-pamën, Pama-pama ka gjama-gjamën” *) Si tha këto fjalë, plaku iku në punë të vet. Burrat tashmë u panë sy ndër sy dhe njëri e pyeti tjetrin: - Ku jemi ne me ato që tha plaku? - Te hama – hama! - E lamë ke kaq? - E lamë! - Zgjatën duart dhe i shtrënguan!” 12) Në praktikën tonë të përditshme, në median e shkruar dhe atë vizive, flitet me fjalët më të ulta për kundërshtarët politikë, me sharje nga më banalet, flitet me një fjalor kaq destruktiv dhe luftënxitës, rrebelues, sa helmet e tyre përhapen tek të gjithë dhe jonizojnë atmosferën me urrejtje. Jeta jonë është shumë e mbushur me urrejtje. Një analist, shumë vjet më parë, ka vërejtur gjuhën e urrejtjes, që sot është dhjetëfishuar. Ai qysh në atë kohë shkruante: “Po ndoqët dhe analizuat gjuhën e politikanëve, gjuhën e dokumentarëve televizivë që merren me komunizmin, gjuhën e liderve partiakë, gjuhën e komentatorëve të TVSH, gjuhën e gazetave dhe të gazetarëve, vërtetohet me keqardhje gjallitja e po atij diskursi denigrues e përçmues, diskursi që konflikton e ndjek që fjalët i shndërron në bomba, autobomba, shigjeta homerike, në leva me të cilat thyhen kokat...diskursi që synon atentate, ekzekutime publike verbale, që në ekstrem ka për qëllim restaurimin e diktaturës.” 13) Kjo dhunë e fjalës përhapet nga qendra në bazë, përhapet valë-valë dhe vendi ynë në të gjitha indet e shoqërisë është i helmuar. Një kryeqytet që nuk përhap kulturë, përhap antikulturë. Për këtë duhen fajësuar më shumë liderët partiakë që në fjalimet e tyre të zjarrta kundër njeri-tjetrit po i vënë zjarrin Shqipërisë, siç ia kanë vënë disa herë të tjera. Për këto lloj fjalimesh Cvajgu ka shkruar tek “Zhorzh Fushe”: “Faji i revolucionarëve francezë nuk qëndron, pra, në

etjen për gjak, por në fjalimet e tyre të përgjakura. Ata e bënë atë marrëzi për të entuziazmuar popullin, për t`i provuar vetes se ishin radikalë, ata krijuan zhargonin e tyre gjaksor dhe vazhdimisht flisnin përçart për tradhtarë e gijotinë”. Kështu përhapet dhuna e Fjalës dhe kultivohet Kultura e Dhunës. Kështu bëhet e dhunshme jeta. Dhe kjo kulturë dhune që po përhapet është antikombëtare dhe antidemokratike, pasi, me gjithë ashpërsinë e madhe që tregohet ndaj kundërshtarëve, me demaskime e denoncime, asgjë nuk ndryshon, asgjë nuk përmirësohet, asgjë nuk bëhet transparente, mbasi asnji investigim nuk bëhet për ta vërtetuar qoftë edhe një të qindën e atyre akuzave të ngritura. Kjo tregon që gjuha e urrejtjes nuk përdoret kundër të keqes, nuk përdoret për të zbuluar të vërtetën, por për të krijuar zhurmë dhe tymnajë për ta fshehur atë. Dhe dhuna është bija e urrejtjes. Atje ku ka urrejtje, jo vetëm nuk ka lumturi, por ka absurditet, ngadhnjim antivlerash, pasi mungon një kod moral, estetik, politik, filozofik, shpirtëror, me pak fjalë nuk ka një matës të vlerave. Aty ku sundon urrejtja, ka humbur çdo perspektivë dhe çdo shpresë. “Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën, vetëm drita mund ta bëjë dritën, - ka thënë Martin Luter King. – Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë. ...Urrejtja është po aq e dëmshme edhe për personin që urren... urrejtja gërryen personalitetin dhe gllabëron unitetin e tij njerëzor. Urrejtja shkatërron në një njeri sensin e vlerave dhe objektivitetin: e bën ta përshkruajë të bukurën si të shëmtuar dhe të shëmtuarën si të bukur, të ngatërrojë të vërtetën me të rremen, dhe të rremen me të vërtetën.” 14) Xhafer Martini, studiues ------------------*) uca-uca, ka guca-gucën – ngacmimi me fjalë. Guca-guca ka hama-hamën- bërtitjet dhe ulurimat, përdorimi i fjalëve të këqia. Hama-hama ka bama-bamën - goditjen me duar e me ç`të mundesh. Bama-bama ka pama-pamën - vrasjen me armë. Pama- pama ka gjama – gjamën- gjama për të vdekurin. -----------------1) Ungjilli sipas Gjonit: “Mishërimi i Fjalës” (Dhjata e Re) 2) “Rebublika”, 18 tetor, f. 14. 3) “Fjala”, 16-17 shkurt 2003 4) D. Agolli: “Pelegrini i vonuar”, Tiranë 1993(vjersha Kujdes për Fjalën) 5) “Kureshti nga jeta e njerëzve të shquar”, Tiranë 1998, f. 355 (Përktheu I.Goga) 6) H.G. Uaston: “Të dish të flasësh”, Tiranë 1999,f. 81 7) “Kureshti...”, vep. cit., f. 132 8) Dr. Jusuf El Kardavi: “Hallalli dhe harami në Islam”, Tiranë 2000, f. 288 9) “Kureshti...”, vep. cit., f.164 10) “Sfidat e jetës” (përktheu A. Gjunkshi), Tiranë 1999 ( Mendim i Zhorzh Sand) 11) “ Kureshti...”, f. 90 12) Xh. Martini: “Pajtimi në traditën popullore”, Tiranë 2001, f.48. 13) Migjen Kelmendi: “Carera Patria (Mungesa e atdheut), f. 76. 14) Martin Luter King : “Forca e dashurisë”, Tiranë 2005, f. 71, 72.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

29


STUDIM MONOGRAFIK nga SHABAN SINANI

“ETNOS NË EPOS”

a

N E V RO

kritikë

Ng

.

K DO

A

AT AV

30

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

S

“Etnos në epos” është një studim monografik i përgatitur me finesë dhe mjeshtëri të veçantë nga pena e artë e studiuesit dhe profesorit të talentuar Shaban Sinani. Ky njeri që rrezaton vlera për aftësitë e tij akademike dhe cilësitë e virtytet e larta njerëzore merr përsipër këtë studim për t’i ardhur në ndihmë mbarë botës akademike që ai vetë përfaqëson dhe gjithë audiencës së studiuesve, të vjetër apo të rinj qofshin këta. Tashmë kemi në dorë një botim të shumëpritur, ku autori ka punuar për një periudhë më shumë se 15 vjeçare, duke përfunduar rrugën e nisur nga Eqerem Çabej. Ky studim jo rastësisht fillon më këtë fjali: “Trashëgimia kulturore gojore shqiptare pak nga pak po zë vendin e vet në programet e rendit parësor të UNESCO-s për pasuritë elitare të njerëzimit”. Studiuesi Shaban Sinani këmbëngul që eposi shqiptar të promovohet në programet elitare të trashëgimisë folklorike shqiptare më të hershme, gjithashtu ai njihet dhe me emërtimet: eposi heroik legjendar, cikli i kreshnikëve, cikli verior, cikli i Mujit dhe i Halilit. Mbledhja, botimi dhe studimi i eposit të kreshnikëve nisi në fund të shekullit të 19-të dhe vijon ende. Përveç klerikëve françeskanë (Palaj-Kurti duhen veçuar), meritë themelore për zbulimin dhe studimin e eposit kanë albanologët


M. Parry, A. Lord, M. Lambertz, S. Skëndi, A. Pipa. Rapsoditë e eposit të kreshnikëve janë këngë me pavarësi formale nga njëra-tjetra, por në përmbajtje ato i bashkon e njëjta mendësi, e njëjta epokë, e njëjta hapësirë, të njëjtat figura mitologjike e gjysmëmitologjike. Rapsodia vetë e përmend rrallë fjalën kreshnik. Heronjtë e saj e quajnë veten trima ose agët e Jutbinës. Kreshnikë, heronj që mbrojnë kufijtë e trojeve të të parëve, janë quajtur nga mbledhësit dhe studiuesit. Në këngët epike legjendare ka zëra e jehona, prej shumë epokash parahistorike, prandaj ato vlerësohen si këngë me karakter shumështresor. Në to nuk ka heronj historikë, por heronj kulturorë. Eposi i kreshnikëve është shprehja më e hershme e vetidentifikimit etnik të parashqiptarëve dhe shqiptarëve. Në epos krijuesi dhe bartësi i rapsodisë dallojnë veten prej tjetrit si qenie etnike. Tjetri identifikohet edhe përmes etnonimit të vet: Shkjau, Osmani, Harambashi (bash arapi ose arapi pasha), Harapi i Zi, Jelini (heleni, greku), Ltinka e Bardhë (latini), Tali/Talja (italiani), Jevrenija, Qyste Jahudia (hebreu), Filipe Maxhari (hungari), ndërsa kreshnikët nuk e përmendin shprehimisht bashkësinë që i përkasin. Konflikti sundues në epos është ai me krajlitë dhe antagonistët e agëve të Jutbinës janë kreshnikët e krajlive. Kjo i ka shtyrë studiuesit të mendojnë se “koha e parë” e krijimit të eposit duhet të jetë pikërisht ajo e dyndjeve sllave në jug të Ballkanit në shekujt VI-VIII. Eposi i kreshnikëve ka ngjashmëri me shumicën e epopeve të popujve europianë dhe të botëve më të largëta. Njësoj si në epopenë antike shumere dhe në atë greke, heronjtë qendrorë janë dy. Muji zgjedh fuqinë, sikurse Akili, por heroi tjetër, Halili, shenjon më shumë kultin e bukurisë, jo të dijës si Odiseu. Zanat pajtore të fatit të kreshnikëve janë mite me një pikë të dobët, si Akili në antikitetin grek dhe Samsoni në eposin hebraik. Muji duhet Çmimi 8në 00 lekë / 8 € të ngjashme të kalojë prova rishtarie sikurse Rustemi në

Studiuesi Shaban Sinani këmbëngul që eposi shqiptar të promovohet në programet elitare të trashëgimisë folklorike shqiptare më të hershme, gjithashtu ai njihet dhe me emërtimet: eposi heroik legjendar, cikli i kreshnikëve, cikli verior, cikli i Mujit dhe i Halilit. Mbledhja, botimi dhe studimi i eposit të kreshnikëve nisi në fund të shekullit të 19-të dhe vijon ende. “Shah-Namenë” perse. Si në epopenë greko-bizantine, spanjolle dhe në atë franceze, ku rreziku qendror janë maurët, edhe në eposin e kreshnikëve “nji harap i zi ka dalë prej deti”. Në eposin e kreshnikëve nuk ka hapësirë dhe kohë të përcaktuar historike. Jutbina është një atdhe shpirtëror i rapsodëve. Këto argumente kalojnë në dobi të autorësisë vendëse. Dy tiparet themelore të figurave mitologjike në epos janë karakteri matriarkal dhe ktonik. Ndryshe prej epopeve antike, në ciklin e kreshnikëve nuk ka hyjni qiellore dhe nëntokësore. Sikurse Gilgameshi i shumerëve të moçëm, i cili është njeri në një të tretën dhe hyjni në dy të tretat, edhe kreshnikët e këngëve shqiptare janë pjesërisht njerëz tokësorë dhe pjesërisht rishtarë të një urdhri hyjnor, si marrës të fuqisë së zanave. Shihet se kjo ndërthurje e vetive tokësore me ato qiellore është e përgjithshme, botërore. Fuqia e kreshnikëve buron prej zanave dhe nuk trashëgohet më tej se Omeri ose Omerat prej Mujit: nuk ka brez të tretë kreshnikësh. Kulti i malit, i bjeshkës, i lartësisë (vertikalitetit); përdorimi i kohës për të matur hapsirën dhe anasjelltas (nant ditë/ udhë); numrat simpatikë dhe sistemi njëzetdhjetor indoeuropian

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

31


Gjithnjë e më shumë eposi i shqiptarëve shihet jo si një thesar i mbyllur në vetvete, jo si një produkt i pangjashëm me epope të tjera, por si një trashëgimi që e bashkon me këto trashëgimi lidhja gjenetike mes popujve, karakteri universal i mitologjisë, burimi historik i përbashkët, fqinjësia apo prekja në kohë e hapësirë dhe pa dyshim ligjet e brendshme të vetë epopesë, që përcaktojnë tipologjinë e zhanrit.

32

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

(vegisimal system) i numërimit (trezet, katërzet); tipi i mendimit poetik; janë shprehje e një hershmërie dhe vijueshmërie të gjatë. Eposi i kreshnikëve është përmendorja më e rëndësishme e trashëgimisë gojore iliro-shqiptare që dëshmon mitologjinë e hershme të popullit shqiptar. Nëse gjuha dhe shumë shenja të identitetit shqiptar historikisht kalendarin e tyre e fillojnë nga shekulli i 7-të e këndej, mitologjia në eposin e kreshnikëve i ngjan një palimpsesti, në të cilin shfaqen shtresa universale indoeuropiane, mesdhetare, ilire, shqiptare, europiane, ballkanike, që dëshmojnë jo vetëm rrugën prehistorike dhe historike të popullit shqiptar, por edhe kalendarin e shfaqjes së mendësisë prehistorike-historike të zhvillimit të shkallëshkallshëm të mendimit njerëzor. Mitologjia shqiptare në eposin e kreshnikëve shfaq ngjashmëri arketipale me eposet më të mëdhenj të historisë botërore, si dyshja luftërare (e ngjashme me eposin e shumerëve- Gilgamesh; me eposin helenik: Akili dhe Odiseu); provat e rishtarisë dhe të zgjedhjes apo shugurimit (Herakliti në eposin antik grek, Rustemi në Shah Name); kulti i fuqisë fizike; heroi me pikë të dobët (Akili, Samsoni); burimi totemik i fuqisë (lopa Bermaja tek eposi pers, dhitë e kryehershme e bëjnë eposin shqiptar dëshmitar të një epoke paraindoeuropiane (eposi i hebrenjve nuk është epos i një populli të së njëjtës familje-hebrenjtë janë popull semit). Dy qytetërimet e mëdha të antikitetit fqinj kanë lënë gjurmë të forta mitologjike, duke u bërë dëshmitarë të hershmërisë absolute të eposit: janë afërsisht 40 motive të ngjashme me eposin homerik (M. Lambertz), është vërtetuar ngjashmëria e Zanës me Dianën latine, jo vetëm gjuhësisht, por edhe në atribute. Të gjitha këto e bëjnë eposin shqiptar dhe mitologjinë e tij një përmendore parashqiptare dhe parasllave, duke i dhënë një funksion përjashtimor në gjithë historinë e epeve të popujve paleoballkanas. Kulti i vertikalitetit, shenjtërimi i numrave simpatikë të lidhur me kalendarë parakristianë dhe kristianë (një, dy, tre, shtatë, nëntë, 12, 40 etj), gjithashtu është gjurma e kësaj kohe. në eposin tonë studiuesi ka gjetur edhe tipare europiane të cilat janë: kalorësia, letërkëmbimi, deri diku edhe kryqtaria, fryma e krishterë. Dashuritë e fuqishme dhe dëshirat për martesa endogame (konceptimi i lidhjes së gjakut si totalitet i bashkësisë): “T’tana çikat e jutbinës/ bash si motra qi po m’duken”. Eposin dhe heronjtë e tij nuk i nxë koha dhe historia. Papërcaktueshmëria


emancipues për dijen albanologjike kohore dhe historike e bën atë një Ky studim dhe jo vetëm për epikologjinë. prej eposeve më origjinalë merr përsipër edhe disa Një problem i diskutueshëm, në Ballkan, duke përfshirë prej ligjërimeve më të vjetra të shqipes shpesh i kaluar me eposet e sllavëve të jugut, si: ligjërimi biblik-unigjillor, ligjërimi etnografikindiferencë ose, më saktë, koha e të cilëve është prozodisë popullore dhe ligjërimit etnojuridik-traditës i pa kushtuar rëndësinë vulosur thotë autori së ligjeve të pashkruara. Si një çështje e ndërlikuar del edhe e merituar, është ai i që prej Betejës së e ashtuquajtura “institucioni i besës” të shqiptarët, ku besa Fushë-Kosovës (1389) na del në këto shumësi kuptimesh: besa si paqe, besa si fe, raporteve të brendshme të kreshnikëve, e këndej dhe Digenis besa si besim, besa si bekim, besa si kod etik, besa si veçanërisht ai i raportit akritas të grekëve nyje juridike, besa si shenjë dhe vetëdije fetare. midis kreshnikëve dhe bizantin. Gjithashtu Historikisht fjala “besë” dëshmohet e përdorur me disa heronjve të përafërt e studiuesi Shaban Sinani një vlerë morale-juridike në “Statutet njëherësh të dallueshëm prej shton faktin se mitet e eposit e Shkodrës”, që i përket periudhës tyre, si Gjergj Elez Alia. Nga paraosmane... shqiptar të kreshnikëve janë kërkimet në terren për një kohë të kryesisht ktonikë (mite të tokës) gjatë, cikli i këngëve të Gjergj Elez Alisë ka dhe me burim matriarkatin (kreshnikët mbetur i veçuar. indentifikohen nga nëna dhe jo nga babai), gjë Mendimi se në epikën legjendare shqiptare ka që i bën ata më të hershëm se krishterimi dhe të vetëm një urdhër heronjsh, vetëm urdhri i vëllezërve pakrahasueshëm me mitet e popujve ballkanas të Muji dhe Halili, kur gjithnjë e më e qartë po bëhet mëpasëm. Karakteri ktonik është shprehje e një prej studimeve se një urdhër më vete shenjohet në popullsie autoktonike. Karakteri matriarkal, gjithashtu, heroin Gjergj Elez Alia, lidhet me faktin që shqiptarët e lashtëson eposin shqiptar duke e afruar me antikitetin i kanë provuar të dy rreziqet, nga deti e nga toka. e hershëm. Eposi heroik legjendar shqiptar e shpreh Një çështje e debatuar në këtë studim është edhe një vetëdije të tillë përmes të dhënash të tërthorta, ajo e karakterit të vargut, shpesh indentifikuar me duke e dalluar gjuhën, veshjen, sjelljen, traditën e dhjetërrokshin; edhe kjo më shumë e lidhur me heronjve kulturorë vendës si “të vetën” dhe më së debatet e përgjithshme për lidhjet, ngjashmëritë dhe shumti prej opozicionit me tjetrin. Informacioni më pangjashmëritë metrike midis eposit shqiptar dhe i rëndësishëm vetëdallues që jep rapsodia mund të eposit të sllavëve të jugut. Në bazë të tipologjisë së shprehej në thjeshtligjërim: Unë jam si heroi vendës këngës epike referuar shkallës së mendësisë dhe të sepse nuk jam shkja, nuk jam jelin, nuk jam jevrej, vetëdijes estetike; tipet të mendimit dhe përfytyrimit nuk jam maxhar, nuk jam miskov, nuk jam harap dhe popullor, epika legjendare shqiptare do të rezultonte as harambash, nuk jam jahudi, nuk jam latin dhe as i me këtë klasifikim: 1- Këngë me motive mitologjike, Talit. Shkalla e përdallimit të tjetrit në epos është më e 2- Këngë me motive heroike parahistorike (pa lartë se e vetvetes. Ngjashmëria si pasuri, ballkanizimi shtresime të njehsueshme historike), 3- Këngë i dukurive dhe motiveve të epikës legjendare, prania heroike me shtresime historike. Gjatë këtij studimi e tjetrit si dëshmues hershmërie, janë gjithashtu me përmendet në jo pak raste edhe cikli i Gjergj Elez rol emancipues në mendësi e në metodologji. Alisë i cili përmban opozicionin biblik gjenotipik Gjithnjë e më shumë eposi i shqiptarëve shihet tokë-det, Leviatan-Behemont, i cili në prozën jo si një thesar i mbyllur në vetvete, jo si një popullore shqiptare njihet dhe si motive i luftës së produkt i pangjashëm me epope të tjera, por si dragoit me kulçedrën. Epi i Gjergj Elez Alisë shenjon një trashëgimi që e bashkon me këto trashëgimi një kohë historike të shfaqjes së rrezikut që vjen nga lidhja gjenetike mes popujve, karakteri universal deti. Rreth këtyre dy cikleve bashkohen shumë këngë i mitologjisë, burimi historik i përbashkët ai afërt, të tjera epike, të cilat formojnë mjedisin e “notimit”, fqinjësia apo prekja në kohë e hapësirë dhe pa të dy cikleve/qerthujve në një epikë legjendare të dyshim ligjet e brendshme të vetë epopesë, që vetme (pavarësisht se, bie fjala, heronjtë kulturorë të përcaktojnë tipologjinë e zhanrit. Vështrimi i epikës dy rendeve, Gjergj Elez Alia dhe Muji e Halili, dalin legjendare shqiptare si një palimpsest, ku epokat në epos edhe si rivalë dhe kundërshtarë në duel). dhe kulturat kanë lënë gjurmën e vet, shtresë mbi Ky studim merr përsipër edhe disa prej ligjërimeve shtresë, duke dëshmuar veten dhe të tjerët, ka qenë

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

33


më të vjetra të shqipes si: ligjërimi biblik-unigjillor, ligjërimi etnografik-prozodisë popullore dhe ligjërimit etnojuridik-traditës së ligjeve të pashkruara. Si një çështje e ndërlikuar del edhe e ashtuquajtura “institucioni i besës” te shqiptarët, ku besa na del në këto shumësi kuptimesh: besa si paqe, besa si fe, besa si besim, besa si bekim, besa si kod etik, besa si nyje juridike, besa si shenjë dhe vetëdije fetare. Historikisht fjala “besë” dëshmohet e përdorur me një vlerë morale-juridike në “Statutet e Shkodrës”, që i përket periudhës paraosmane. Është një prej nocioneve që del më herët në kulturën e shkruar shqiptare. Në “Statutet e Shkodrës” në të vërtetë del në formë foljore, “bessare”, “besare”, dhe kjo përbën një nxitje për interesa shkencorë etnografikë e gjuhësorë. Në të gjitha rastet e përdorimit të nocionit të të besuarit, në “Statutet e Shkodrës’, ky nocion ka si kusht benë, betimin. Në fakt, “bessare”, në formën e vet më të hershme të shkruar, i përmban të gjitha këto nocione: be, betim, besë, besim. Janë të mundshme disa rrafshe krahasues për evoluimin historik të fjalës “besë”, e cila, sipas të gjitha gjasave, nuk është një fjalë e parme e shqipes, por një formim i periudhës së saj letrare. Besa theksohet si kodi më i veçantë në botë dhe gjendet në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”; dhe Europës së qytetëruar do t’i duhen edhe 600 vjet për të arritur vlerat e kanunit shqiptar. Një fakt

që Pr. Sinani ka nënvizuar është edhe problemi i gjakmarrjes i cili jepet në Kanun, ku theksohet që është një shprehje e një rregullimi shumë të rreptë të jetës së shoqërisë qysh në të drejtën biblike, pastaj me të mirënjohurin “lex talionis”- “ligji i prerjes”, ose më saktë “ligji syrin për sy”, që ka zënë një vend qendror në të drejtën antike romake, pavarësisht se më vonë kultura njerëzore iu largua kësaj egërsie të kryehershme dhe mbijetojat e saj u ruajtën kryesisht në shoqërinë patriarkale, me veçime natyrore e politike. “Jetën për jetën, syrin për syrin, dhëmbin për dhëmbin, dorën për dorën, këmbën për këmbën, djegien për djegien, plagosjen për plagosjen”, këto janë sloganet e sanksionuara në Librin “Dalja”“Eksodi” të Biblës. Përmbledhtas mund të themi se nismat shkencore për vlerësimin e raporteve histori/epos kanë pasur për qëllim të paraqesin kushtëzimin relative të kësaj përmendoreje të fuqishme të artit të popullit me historinë e tij. Etnokultura dhe historia në këto studime shihen si pasuri kombëtare dhe raportet midis tyre dalin jashtë kuadrit të krahasimit të dijeve dhe disiplinave shkencore rreth tyre. Vëmendje e posaçme me të drejtë i kushtohet pavarësisë relative të traditës letrare gojore nga realiteti historik, që në rastin e eposit është më e madhe. Prehistoria dhe historia në folkloristikë ndahen në pikat ku lidhen e ndahen epika legjendare dhe ajo historike.

Vëmendje e posaçme me të drejtë i kushtohet pavarësisë relative të traditës letrare gojore nga realiteti historik, që në rastin e eposit është më e madhe. Prehistoria dhe historia në folkloristikë ndahen në pikat ku lidhen e ndahen epika legjendare dhe ajo historike.

34

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011


Venecia,

vepra e Kadaresë në fokus

N

ë Venecia u zhvillua “Simpoziumi i studimit mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare në ditët e sotme” dhe u reflektua mbi veprën e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh të letërsisë shqipe. Kjo është hera e tretë që në një qytet si Venecia organizohet një aktivitet kushtuar ekskluzivisht veprës së shkrimtarit, kandidat për Çmimin Nobel. Si edhe herë të tjera Kadare nuk merr pjesë personalisht në këtë aktivitet jo vetëm për angazhimet e tij të shumta, por edhe për faktin se nuk është në stilin e tij të marrë pjesë ne aktivitete ku flitet për të dhe veprën e tij. Ky aktivitet u organizua nga Departamenti i Studimeve Gjuhësore dhe Kulturore të Krahasuara i Universitetit Ca` Foscari, në bashkëpunim me Marco Polo System, Art Kontakt, Associazione Associazione Nazionale Italo-Albanese ANIA, ASCI degli Studi. Kjo nismë lidhet sërish me aktivitetet e zhvilluara në 2006 dhe në 2009, të cila u finalizuan me botimin e dy volumeve të dokumenteve: Të lexosh Kadarenë, në kujdesin e A. Scarsella dhe Kadare-ja Europian në kujdesin e G. Turano. Vepra e Ismail Kadaresë nuk ka ndonjë përfaqësim të denjë në gjuhën italiane. Pak prej korpusit Kadare ka shkuar në këtë gjuhë. Për studiuesit me sa duket situata paraqitet ndryshe, aq sa mund të organizojnë një konferencë shkencore që kanë për qëllim të shprehin disa përfundime nga refleksionet mbi veprën e shkrimtarit shqiptar. Organizatorët thanë se nëpërmjet monitorimit të kulturës shqiptare në ditët e sotme, stafi i bashkëpunëtorëve pasurohet nga punimet e

studiuesve nga universitetet italiane dhe të huaja, me qëllim që të tërhiqet vëmendja mbi pasurinë e kujtesës dhe ideve të lidhura më Shqipërinë dhe shqiptarët në Itali dhe Europë. Në konferencë referuan Alessandro Scarsella “Kadare nga pikëpamja krahasuese”, Lucia Nadin “Rizbulimi i historisë shqiptare”, Ariane Eissen “Vlerësimi i Ismail Kaderesë në Francë në vitet 70`”, Giovanni Belluscio “Frymëzimet djaloshare” i Kadaresë në rrëfimin e parë poetik (1954), Paolo Muner “Një pyetje për Ismail Kadarenë: Për kë ka vdekur Ushtria e Gjeneralit”, Stefano Trovato “Universalizmi shpirtëror dhe nacionalizma në letërsinë Italiane dhe Shqiptare”, Gianpiero Ariola “Hiri dhe gjaku dhe fara e tragjedisë. Gjurmë kadarejane në një film të Fanny Ardant”. Dhe i vetmi nga Shqipëria, Andi Tepelena. Tema e tij ishte “Kadare dhe tema e identitetit në art”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte azhornimi dhe monitorimi i kulturës shqiptare në ditët e sotme, nëpërmjet mënyrave të kërkimit të diferencuar: gjuha, letërsia dhe kinemaja, duke ruajtur të gjallë punën kërkimore të veprës së Kaderesë. Ky aktivitet u realizua falë kontributit të Maria Teresa Giaveri (Universiteti i Torinos), Giovanni Belluscio (Universiteti i Kalabrisë), Andrea Bonifacio (Marco Polo System), Lucia Nadin (Ateneo Veneto), Stefano Trovato (Biblioteka Kombëtare Marciana), Gianpiero Ariola (Carid Ferrara), Mira Hoxha (Universiteti Ca’ Foscari Venecia), Delphine Gachet (Universiteti de Bordeaux), Isabelle Poulin (Universiteti de Bordeaux), Ariane Eissen (Universiteti de Poitiers), Anna Maria Carpi (Universiteti Ca’ Foscari Venecia), Paolo Muner (Studi Marina), Artan Filo (Shoqata Asci), Andi Tepelena (Art Kontakt).

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

35


Abdurahim Ashiku

në “RRËFIMET E KOMSHIUT” Nga Miranda Goleci

A

Abdurahim Ashiku

Abdurahim Ashiku RRËFIMET E KOMSHIUT

bdurahim Ashiku vjen tashmë me librin e tij më të ri, “RRËFIMET E KOMSHIUT” - Tregime të jetuara, në 70 vjetorin e

5

lindjes së tij! Ai gjithë jetën e tij i është përkushtuar të shkruarit dhe ka dhënë një ndihmesë të shquar si gazetar dhe si shkrimtar. Abdurahim Ashiku ka lindur më 11 maj 1941 në fshatin Brezhdan-Zdojan, 5 kilometra larg Peshkopisë, kryeqendrës të trevës së Dibrës. vitin 1966 mbaroi“Njerëz studimet universitare. Ka punuar–si Publicistikë, agronom në Kur Në libri i parë që i dua” krijimin e plantacioneve të njohura frutore të Dibrës, mësues në Shkollën e Mesme Bujqësore “Nazmi Rushiti” të Peshkopisë, gazetar në ATSH, viti 2007, mori udhën e botimit, isha ndër tështypin parat që qendror dhe atë lokal. Dashuri e jetës së tij ka qenë gazetaria. Shkrimi i parë daton pranverën e e lexova. vitit 1957, nxënës në Shkollën e Mesme Bujqësore në Fier... për të vazhduar jetën. Të tërë thuash e lexova është pak,hapi pornjëedritare përjetova, Emigracioni, jeta dhe puna e emigrantit të madhe nëqava, publicistikën e tij, dritare nëpërmjet së cilës morën dritë librat: u gëzova, uqëhidhërova. Të gjitha ndjenjat përziheshin “Njerëz i dua” – 2007 “Rilindësit e kohës sonë” –2008 “Shkolla shqiptare - 2009libra që të bëjnë të futesh gjatë leximit të tij.e EAthinës” të tillë “Po Dibrës! Jo Skavicës!” - 2010 “Rrëfimet e komshiut” – 2011 thellë, vetëm një shkrimtar me një shpirt të madh dhe Librat janë vazhdim i tregimit të jetës në emigracion nën titullin “Njerëz që i dua”. i talentuar si Duro mund ta bëjë. “Rrëfimet e komshiut” - tregime të jetuara, i jepet në dorë lexuesit në 70 vjetorin e lindjes së tij. Në parathënien e librit redaktori shkruante: ISBN 978-99956-04-59-2 “Në mënyrën e të shkruarit të Abdurahim Ashikut vihet re një rilindje e tij. Ashtu si rilindësit 700 lekë, 7 Euro tanë krenoheshin me bukuritë eÇmimi: Shqipërisë, dhe, nëpërmjet saj, u bënin thirrje shqiptarëve të punonin e kontribuonin për vendin e tyre, edhe ai kërkon të bëjë të njëjtën gjë, duke u rritur emigrantëve dashurinë për atdheun dhe gjuhën shqipe”. (B.K. f.5) E kjo rilindje ishte vetëm fillimi. Ai do të vazhdonte më pas me “Rilindësit e kohës sonë” – Publicistikë, në vitin 2008, ku rilindësit e kohës sonë jetojnë, ata janë të gjallë në fletët e këtij libri. Janë ata mësues që sot punojnë në mbarë botën për mësimin e Gjuhës së bukur Shqipe. Në të janë mësuesit emigrantë, përkushtimi i të cilëve ngjan si dy pika loti me atë të Rilindësve të Mëdhenj të Kombit Shqiptar... E ai nuk ndalet, por shkon përpara si një mesazher i diturisë për të gjithë emigrantët me librin e tij të tretë “Shkolla shqiptare e Athinës”, viti 2009. E tanimë nuk është thjesht një ëndërr! Për të, të flasë

Botime

NJERËZ QË I DUA - 5 Tregime të jetuara

  

36

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

e të shkruajë, të mendojë e të veprojë në mënyrë që Shqipja të jetë pjesë e atyre njerëzve që jetojnë jashtë vendit është edhe detyrim, “detyrim ndaj atdheut”, siç shprehet ai. E ndërsa vazhdon beteja e tij që mësimi i Gjuhës Shqipe të jetë një lëndë që fëmijët emigrantë duhet ta kenë në shkolla, dashuria për vendlindjen e zgjon atë në çdo moment kur flitet apo kur janë në diskutim çështje madhore për të. Dhe ai nuk hesht! Ai ngre zërin e tij fuqishëm me anë të librit të katërt të tij: “Nuk kam këmbë dhe as zemër të fortë që të përballoj emocionet në rrugët e jetës dhe të dritës, foletë e ëndrrave të mia në malet e Dibrës, male që


fillojnë në Bjeshkët e Kallkanit dhe, valle pas valleje ndalen në Bjeshkët e Fushë Lugje, bjeshkë të Krej Lurës e të Oroshit... Kërkoj folenë e shpirtit tim nëpër një Dibër me dritë dhe me ujë që flladit fytyrën time, fytyrat e dibranëve. Atje, kur të iki, ma hidhni hirin e trupit tim... Tani jam gjallë, në këmbë, bashkë me Ju për t’i thënë: “Jo Skavicës, Po Dibrës”! Dhe ai vazhdon të punojë, të shkruajë, të mbajë gjallë dashurinë për gjuhën, vendlindjen, Atdheun. Shkruan, hedh çdo ditë në letër rrëfime të njerëzve që i takon, bisedon me ta, nxjerr nga thellësia e shpirtit të tyre historitë, kohën e ikjes në mes të katër rrugëve të kurbetit, të uritur, pa rroba, pa para. Dhe më e keqja se nuk dinin se ku shkonin... Dhe me kapitullin “Kohë ikjeje”, Abdurahim Ashiku nis librin e tij të pestë; “Rrëfimet e komshiut”, rrëfime në të cilat gjithkush që do ta marrë ta lexojë do të gjejë një copë nga jeta e tij, do të gjejë babanë, vëllanë, motrën, kushëririn, histori të mbushura me dhimbje, lot, rrugëtime pa fund, përçmime, lodhje dhe shpresë se një ditë do të kthehen në vendin e tyre... E koha e ikjes ndiqet nga “Koha e qëndresës”, kohë në të cilën sheh se si shqiptarët janë përshtatur në vendin e huaj. Shikon se sa të zgjuar janë dhe se me punën e ndershmërinë e tyre janë bërë miq me të huajt, kanë lënë mbresa të mira te ata. “Shqiptarët janë të mrekullueshëm, - thotë Kosta, pronari grek i Akropolit. Bashkëpunoj me shqiptarët. Janë të mrekullueshëm dhe jam shumë i gëzuar që bashkëpunoj me ata. Bashkëpunoj me ta prej shumë vitesh. Nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë problem. Janë shumë të mirë në punë dhe mbi të gjitha me karakter shumë të mirë. Për mua kjo ka rëndësi. Nuk kam se çfarë të them më shumë. Të gjithë janë shumë të mirë...”

E s’kishte si të mos ishin pjesë e librit edhe nënat shqiptare, këta gra që kanë marrë rrugët e kurbetit, që çohen që me natë, vrapojnë sa në trena në autobusë e taksi, punojnë në punët më të vështira e më të pështira… Dhe kthehen mbrëmjeve pranë familjes të lodhura deri në këputje krahësh. Kthehen jo për t’u shtrirë e pushuar, por për të rinisur punën në një turn tjetër, turnin e përgatitjes së drekës e darkës, larjes së shtëpisë e larjen e hekurosjen e rrobave. E autori bën pyetjen: “Po gruas emigrante, që e ka trefish të këputur shpinën, si duhet t’i thonë?” Por vinë Kohë të reja. Dhe autori rikthehet tek ëndrra dhe detyrimi që ai ka, mësimi i shqipes nga fëmijët shqiptarë në emigracion. Dhe jo më kot e mbyll librin me tregimin “DËSHMITAR NË GJYQIN E SHQIPES”, një gjyq ku Gjuha Shqipe, nëpërmjet deklarimit të pafajësisë së DY MËSUESEVE kishte fituar, ishte bërë e ligjshme. Dhe s’ka se si të mos të të ngrenë peshë fjalët e drejtoreshës së shkollës së Gravas Stela Protonotario e cila thotë: “Duam që nisma jonë të mos qëndrojë këtu, por të shkojë edhe në shkollat e tjera në Athinë dhe në të gjithë Greqinë. Kështu do të rritet kultura dhe bashkëpunimi me vendet e tjera nga vijnë të rriturit dhe fëmijët. Fëmijët duhet të vazhdojnë mësimet, të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e nënës së tyre. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mësohet gjuha e nënës dhe të ndihmojnë veten e tyre edhe në zhvillimin e dijes dhe të kulturës”. Ky libër vjen në 70 vjetorin e tij të lindjes, një libër që lexuesi do ta lexojë me një frymë, libër nga ata që të mbeten në kujtesë përgjithmonë. Faleminderit Duro, që ndave me ne këto histori njerëzore të njerëzve tanë!

“Duam që nisma jonë të mos qëndrojë këtu, por të shkojë edhe në shkollat e tjera në Athinë dhe në të gjithë Greqinë. Kështu do të rritet kultura dhe bashkëpunimi me vendet e tjera nga vijnë të rriturit dhe fëmijët. Fëmijët duhet të vazhdojnë mësimet, të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e nënës së tyre. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mësohet gjuha e nënës dhe të ndihmojnë veten e tyre edhe në zhvillimin e dijes dhe të kulturës”. Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

37


Matura Shtetërore

37 mijë gjimnazistë për të marrë diplomën e shkollës së mesme

R

reth 37 mijë gjimnazistë do t’u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe garës për të qenë studentë në një prej fakulteteve të vendit. Më datë 1 qershor, ditën e parë të këtij muaji, të rinjtë do t’i nënshtrohen testit të gjuhës dhe letërsisë, ndërsa më datë 15 të po këtij muaji do të zhvillohet provimi i matematikës. Numri i pyetjeve në total nuk ka ndryshuar, por sipas drejtorit të arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, ka ndryshuar koha e zhvillimit të testeve. Në dy orë e gjysmë gjimnazistët duhet t’u përgjigjen 25 pyetjeve të testit të letërsisë e matematikës, kohë e njëjtë për zhvillimin e 20 pyetjeve, që do të përmbajë secili nga provimet me zgjedhje. Gjysma e pyetjeve janë me zhvillim,

38

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

Nota për çdo provim, publike pas 10 ditësh. Asnjë maturant nuk ka të drejtë ankimimi ndërsa pjesa tjetër me alternativë, për t’u dhënë mundësi maturantëve të marrin pikë edhe nëpërmjet përgjigjeve me alternativa. Nota për çdo provim do të bëhet publike pas 10 ditësh, ndërkohë që mësohet se pas këtij afati asnjë maturant nuk do të ketë të drejtë për të bërë ankesë për notën me të cilën është vlerësuar. 
 Drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit z. Vejsiu përmend edhe diplomën dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, e cila do të përmbajë elemente të rrepta sigurie, që do të do dalë pas 10 korrikut. Sipas tij, ajo do të jetë unike, pasi nuk mund të prodhohet më shumë se një herë. Dokumenti që certifikon shkollën e mesme merret vetëm nëse gjimnazisti është kalues në katër provimet e maturës. Nëse jo, maturanti nuk do të ketë të drejtë t’i japë provimet e mbetura në vjeshtë, por as të jetë student në një prej fakulteteve të vendit, të paktën për një vit me radhë. Në sezonin e vitit të ardhshëm ai jep vetëm provimet e mbetura dhe nëse i merr ato, pajiset me diplomë, njëherësh fiton të drejtën për të qenë pjesë e garës që do të vendosë përfundimisht “fatin” e së ardhmes së tij.


71 %

e mësuesve ngelës

Nga Esm eralda Keta

N

iveli i mësuesve që japin mësim në shkollat tona lë shumë për të dëshiruar. Këtë e tregojnë rezultatet e kualifikimit të rreth 2400 arsimtarëve nga i gjithë vendi, që iu nënshtruan testimit të rritjes në kategori një vit më parë. Sipas një raporti të përgatitur nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit rezultatet e arritura nga mësuesit e shkollave profesionale kanë qenë skandaloze, pasi 71.43 për qind e mësuesve që kanë marrë pjesë në atestim nuk kanë mundur të fitojnë as pragun minimal të pikëve, pra janë vlerësuar me notën katër. Ndërsa këtë notë e kanë merituar edhe 3.24 % e mësuesve të gjimnazeve të përgjithshme. Po sipas këtij raporti mësueset femra kanë arritur rezultatet më të larta në total, por mësuesit meshkuj kryesojnë sa i takon njohurive të anës shkencore të lëndës.

Mesu esit Duket se midis atyre që japin mësim në shkollat tona të arsimit parauniversitar ka edhe nga ata që nuk e zotërojnë lëndën as në nivelin minimal të njohurive.

Të paktën kështu del nga analizimi i rezultateve që i është konkursit të kualifikimit të mësuesve një vit më parë. Instituti i Zhvillimit të Arsimit, IZHA, ka përgatitur një raport me këto rezultate, ku analizohen arritjet e të gjithë mësuesve. Ajo që bie në sy është niveli tejet i ulët i mësuesve të shkollave profesionale, ku kanë rezultuar kalues vetëm 30 për qind e tyre, nga të cilët: 9.52 për qind janë vlerësuar me mjaftueshëm, 2.38 për qind janë vlerësuar me mirë dhe 16.67 për qind kanë marrë notën shumë mirë, ndërkohë që shkëlqyeshëm nuk ka marrë asnjë mësues. Por, sipas analizës që i është bërë këtyre rezultateve, specialistët mendojnë se ndoshta shkak për këtë nivel të dobët është bërë edhe ndërtimi i testit për këtë kategori që, ndryshe nga mësuesit e tjerë, kanë pasur një test me pyetje vetëm në lidhje me dokumentacionin shkollor, programin mësimor dhe metodikën mësimore. Sipas tyre këto tregues mbase shpjegojnë dhe ndryshimin që ekziston midis mësuesve që vijnë nga degë studimi mësuesie dhe atyre që kanë studiuar për degë të tjera profesionale, jo mësuesie, dhe më tej kanë hyrë në rrugën e mësimdhënies. Ndërkohë sa u përket mësuesve të shkollave të tjera, në gjimnazet e përgjithshme kanë rezultuar mbetës 3.24 për qind e mësuesve, në ciklin e lartë të arsimit 9-vjeçar mbetës janë 1.72% e mësuesve, në ciklin fillor të arsimit 9-vjeçar mbetës janë vetëm 0.62 për qind e mësuesve, ndërsa tek ata të arsimit parashkollor nuk ka rezultuar asnjë mbetës. Kategorinë shkëlqyeshëm e kanë prekur vetëm mësuesit e gjimnazit me 1.94% dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar, cikli i lartë me 0.22%, ndërkohë që edhe në kategorinë shumë mirë ata kanë përqindjen më të lartë. Në total, nga 2359 mësues që morën pjesë në atestimin e zhvilluar një vit më parë, mirë janë vlerësuar 57.74 për qind e mësuesve, mbetës janë 2.76 për qind e tyre, shkëlqyeshëm kanë mundur të marrin vetëm 0.47 për qind e mësuesve të testuar, shumë mirë e kanë merituar 19.97 për qind e mësuesve dhe me dobët janë vlerësuar 19.08 për qind e mësuesve që kanë plotësuar kushtet për rritjen në kategori.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

39


Bukuritë natyrore Nëse ngrohja globale do të vazhdojë, Pengesa e Madhe Koralore do të zhduket brenda vitit 2030. Por nuk është vetëm kjo mrekullia natyrore në rrezik. Disa nga vendet që duhet të vizitohen përpara se të jetë shumë vonë:

Pengesa Koralore Një prej ekosistemeve koralore më origjinale në botë mban në gjirin e vet peshq të madhësivë dhe llojeve nga më të ndryshmet. Por kjo mrekulli ka pësuar dëme të mëdha në vitin 1998 me një humbje prej 50 përqind të koraleve të saj në shumë zona. Shtrati i lumit në Kongo- Pyjet tropikalë atje prodhojnë 40 përqind të oksigjentit të botës dhe

40

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

shërbejnë si një mjet jetësor ushqimi, bimësh mjekësore dhe mineralesh. Sipas OKB-së, nëse nuk merren masa urgjente, dy të tretat e pyjeve do të zhduken brenda vitit 2040. Deti i Vdekur- Eshtë pika më e ulët e Tokës dhe ka dhjetë herë më shumë kripë sesa të gjithë ujërat e tjera detare nëpër botë. Po ashtu ky det ka minerale terapeutikë. Në 40 vitët e fundit Deti i Vdekur është reduktuar në një të tretën e tij dhe niveli është ulur 80 këmbë. Everglades - Kjo tokë e lagësht, gjithsej 2.5 milionë hektarë, që gjendet në Florida, rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të ndotjes prej fermave, mësymjes së kafshëve dhe zhvillimit të pakontrolluar. Madagaskar- Më shumë se 80 përqind e Florës dhe faunës së Madagaskarit nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës, falë miliona viteve izolim në Oqeanin Indian. Por nëse nuk bëhet asgjë për të shpëtuar ishullin e katërt më të madh në botë, atëherë pyjet e tij do të zhduken brenda 35 vjetësh. Maldive- Kombi më i pasur me pengesa koralore dhe peshq është në rrezik zhdukjeje. Kështu përmendim


drejt zhdukjes peshkun Napoleon, apo peshkaqenin Leopard që mund të humbasë njëherë e përgjithmonë. Por shkencëtarët mendojnë se ka shumë shpresë për Maldivet, pasi ngrohja globale do të vazhdojë të shkrijë akujt dhe do të rrisë nivelet e detit. Polet- Fenomenet natyrale më unike dhe sugjestionuese, ajsbergët, aurorat dhe kafshët e rralla si pinguinët, arinjtë polarë dhe balenat gjenden në këto pika të globit. Por Woods Hole Oceanographic Institute njofton se 80 përqind e popullsisë së pinguinit perandor në Antarktidë do të zhduket nëse ngrohja globale do të vazhdojë më këto ritme. Rajasthan-Ranthambore - Zona indiane është një prej vendeve mnë të mira në botë për të parë tigrat. Popullsia botërore e tigrave ka rënë në 3200 lloje e pjesa më e madhe e tyre jeton në Indi. Nëse nuk do të merren masa të menjëhershme felini i madh mund të zhduket brenda pak dhjetëvjeçarëve. Pylli i Tahumanu- Në këtë zonë të Perusë jetojnë papagaj dhe krijesa të tjera në rrezik zhdukje si përshembull armadilët gjigantë, gatopardët apo

xhaguarët. Ky pyll i magjishëm në zonën e quajtur Nëna e Zotit është në rrezik zhdukjeje për shkak të prerjes ilegale të pemëve. Shtrati i lumit Yangtze - Krijesat ekzotike si pandat gjigante, delet e kaltra gjenden në këtë zonë. Por ndërtimi i digës Three Gorges me vlerë 24 miliardë dollarë duket se do të ketë një impakt negativ për ujërat dhe botën e kafshëve atje.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

41


T’u mësosh

fëmijëve

respektin

Nga Laura Bu eno

Në kërkimin tonë për t’u bërë prindër të përsosur, një lëvizje drejt një stili prindërish tejet egocentrik është në rritje. Përpjekjet e çdo prindi janë që përgatisin një brez sa me të mirë që të ketë respekt për veten dhe të tjerët. Çfarë është respekti? Respekt mund të thotë gjëra të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Por në thelb, do të thotë nderim për dikë apo diçka. Është e rëndësishme për fëmijët tanë që të kuptojnë rëndësinë e respektit, në mënyrë që ata mund të komunikojnë në mënyrë efektive me të tjerët gjatë gjithë jetës së tyre. Është e rëndësishme të bëhet dallimi mes respektit dhe bindjes. Një fëmijë mund të të bindet ty thjesht sepse ai ka frikë nga ju. Megjithatë, kur një fëmijë e kupton se rregullat dhe veprimet disiplinore janë në fund të fundit për të mirën e tij, ai do t’ju dëgjojmë juve për shkak se ai ju respekton.

42

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

Po aq e rëndësishme është edhe respekti për veten. Ky virtyt lejon që fëmijët të ndihen mirë me veten e tyre dhe kjo do t’i ndihmojë ata për të arritur qëllimet e tyre. Mënyra më e mirë që fëmija juaj mund të mësojë në lidhje me respektin është që ju, prindërit e tyre, të tregoni respekt për veten tuaj, fëmijën tuaj dhe të tjerët. Fëmijët janë të ndikuar në masë të madhe gjatë gjithë ditës së tyre nga të rriturit - qoftë ky një prind, mësues ose trajner. Mënyra se si ju shfaqeni para fëmijës suaj i ndihmon ata të mësojnë vlerën e respektit dhe si ta përdorin atë për të përfituar prej tij. Sociologët inkurajojnë prindërit të jenë model në sjellje për fëmijët e tyre, duke shmangur sarkazmën dhe kritikat në shtëpi. “Fokusimi në sjellje të jetë i sigurt, për të theksuar atë që ju doni te personi tjetër për të bërë ose jo. Përveç kësaj, inkurajoni fëmijët të shprehin me fjalë ndjenjat e tyre dhe pastaj ju theksoni rëndësinë e respektimit të emocioneve dhe ndjenjave të njëri-tjetrit. Fëmijët mësojnë për respektin edhe në shkollë, por përgjegjësia kryesore është e juaja si prindër, ju keni më shumë ndikim mbi fëmijët tuaj. Është e rëndësishëm t’i trajtoni fëmijët tuaj me respekt, t’i dëgjoni kur ata kanë diçka për të thënë. Le ta dinë se fjalët dhe ndjenjat e tyre janë të rëndësishme për ju. Ndihmojini ata të mësojnë të vlerësojmë dhe të kujdeset për gjërat e tyre, duke respektuar pronën e tyre personale. Respektoni privatësinë e tyre duke trokitur para se të hyni në dhomën e tyre dhe kërkoni që ata të bëjnë të njëjtën gjë. Mbani mend, ju jeni modeli i tyre!


Aktiviteti fizik mund të ndihmojë

nxënësit

në përmirësimin e notave Nga Astrit Lulush i

N

xënësit pjesëmarrës në këtë program mund të lexojnë në të njëjtën shkallë cilësie me atë të nxënësve të viteve më të larta. Edhe notat në lëndën e matematikës tek këta nxënës përmirësohen më shumë se 20 për qind”. Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave. Në një raport të lëshuar këto ditë, ekspertë federalë të shëndetësisë thonë se veprimtaria fizike ndikon në strukturën e trurit tek fëmijët e shkollave. Në shkollën e mesme në Naperville, në perëndim të Çikagos, fëmijët që kanë vështirësi në matematikë dhe lexim, fillimisht shkojnë në palestër. Qëllimi është për të nxitur veprimtarinë në trurin e tyre. Në Universitetin e Illinoit, kërkimet e Dr Charles Hillman tregojnë se pas një 30 minuta ushtrimesh fizike, aftësia e nxënësve për të zgjidhur një problem matematike rritet 10 për qind. Dr Hillman thotë se të dhënat tregojnë se edukata fizike shton vëmendjen e nxënësve në mësime dhe shpejton procesin e marrjes dhe përpunimit të informacionit në tru. Shkencëtarët thonë se ushtrime fizike stimulojnë trupin dhe trurin, së bashku. Truri përgjigjet duke aktivizuar neuro-transmetuesit dhe ato që quhen faktorët e rritjes së trurit. Doktor John Ratey pranë shkollës mjekësore të Harvardit thotë se kjo është mënyra që njeriu merr njohuri, sepse kur qelizat në tru ndryshojnë, ato rriten, dhe ushtrimet fizike e stimulojnë trurin për

Shkencëtarët thonë se ushtrimet fizike stimulojnë trupin dhe trurin, së bashku. Truri përgjigjet duke aktivizuar neuro-transmetuesit dhe ato që quhen faktorët e rritjes së trurit. Doktor John Ratey pranë shkollës mjekësore të Harvardit thotë se kjo është mënyra që njeriu merr njohuri, sepse kur qelizat në tru ndryshojnë, ato rriten, dhe ushtrimet fizike e stimulojnë trurin për ta bërë këtë. ta bërë këtë. Kjo nxënëse në Naperville, më parë merrte nota të dobëta, ndërsa tani është e para e klasës. - Fizkultura ndihmon, - thotë ajo. “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, është pranuar si urtësi, por megjithatë, trupi dhe truri vazhdojnë të mësohen veç e veç. Në këtë shkollë të mesme në Napervillë të shtetit Illinoi, nxënësit dhe mësuesit po zbulojnë se trutë dhe muskujt janë të lidhur më shumë sesa mendohej.

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

43


SHKOLLA MODERNE (Super-reforma)

Sqarim: Para dy vjetësh, saktësisht me 7 Mars 2009 (në ditën e mësuesit) u mbajt konferenca kombëtare e LSI për zhvillimin e reformës arsimore në Shqipëri. Së bashku me një grup specialistësh të mirënjohur të arsimit, hartuam së bashku, draftin e projekt reformës së arsimit për këtë forcë politike, që pa mëdyshje do të thoja se ka qenë, projekt-drafti më i mirë i hartuar ndonjëherë në këtë vend, por që fati nuk e desh që ajo të realizohej ndonjëherë!? Sot po paraqes, të paprekur, përmbledhjen e plotë të referatit tim, mbajtur atë ditë të shënuar. Gjej rastin të theksoj (jashtë çdo komenti politik) se kjo reformë bazike, supermoderne, është më e sukseshmja, më dobiprurësja, sot

Referat Të nderuar kolegë, anëtarë e simpatizantë të partisë! Në këtë konferencë për arsimin, grupi i ekspertëve të LSI-së shpalos përpara anëtarësisë së saj dhe opinionit publik, platformën e saj politike, që pa mëdyshje mund të konsiderohet dhe reforma arsimore më cilësore artikuluar ndonjëherë për arsimin, krahasuar me reformat bajate të kundërshtarëve tanë politikë. Njëherësh, ajo mund të konsiderohet dhe model i përmirësuar i pedagogjisë shqiptare. Parë në këtë vështrim ajo dallon esencialisht jo vetëm për nga përmbajtja, por edhe nga efektet ndryshuese që synon të arrijë. Përpos se platformë e “mençur” e afektive, ajo dallon edhe për nga karakteri i saj largpamës, dinamik, i zhdërvjellët e elastik, duke pranuar, kësisoj dhe sjellje të reja pikëpamjesh pedagogjike. Si e tillë, ajo mbetet një reformë novatore e guximshme, që konturon në format e saj nevojën e hedhjes së një hapi të ri, cilësor, atë të kalimit nga modeli i një shkolle “tradicionale të përmirësuar” në modelin e shkollës moderne “ efektive dhe autonome”. Propozon nevojën për ndërhyrje “kirurgjikale” në shëndoshjen e të gjithë sistemit, në ristrukturimin e ciklit arsimor nga 9+3 vjeçar, në një sistem të ri me 10+2, propozon dyfishimin e buxhetit të arsimit, rritjen e “xhidipisë” gjer në 5%, dyfishimin e pagës së mësuesve, përmirësimin e standardeve mësimore sipas “Kartës së Bolonjës”, performancën për autonomi esenciale të universiteteve, etj. Reforma politike e LSIsë starton me procesin e decentralizimit të sistemit arsimor në vend, që nga kjo pikëpamje përfundon me transferimin e plotë të kompetencave vendimmarrëse dhe burimeve financiare në juridiksion të Pushteti Vendor. Procedurë që realizohet nëpërmjet dizajnimit të një sërë veprimesh administrative, të ndërlikuara operacionale, që përmblidhen në të ashtuquajturin proces të “decentralizimit, dekoncentrimit, devolvimit”. I gjithë ky proces, mjaft kompleks, shoqërohet përmes një pakete ligjore, dispozitash normative, vendimesh qeveritare/ administrative. Deri në këtë pikë, platformat e të gjitha formacioneve politike janë pothuajse të ngjashme, më

44

Edukimi drejt së ardhmes / Nr.4 (38) Maj 2011

për sot, për botën e qytetëruar. Kjo reforme, e aplikuar kryesisht në SH.B.A. dhe në 20 vende të zhvilluar të botës, e shtrirë në të pesë kontinentet, shërben si “busull navigacioni” në drejtimin e anijeve moderne të arsimit. Kjo reformë, e pakrahasueshme me asnjë tjetër, përmbush njëherë e mirë të gjitha pretendimet absurde të partisë –shtet, për gjoja, zhvillimin e reformat e suksesshme, sipas standardeve ndërkombëtare, që s’janë tjetër veçse gënjeshtra. E sjell sot për lexuesin, me besimin e patundur se shume gjëra mund të ndreqen e përmirësohen, në të mirë të arsimit, për këtë mjafton vetëm vullneti politik. Faleminderit për mirëkuptimin. tutje, arsyetimet konvencionale për kompozim dhe implementim të mëtejshëm për çështje thelbësore, të qasjeve arsimore, ndryshojnë. Për LSI-në, i gjithë ky proces procedurash të ndërlikuara, me delegim kompetencash shoqëruar me alokime financiare, duhet të përfundojë me ngritjen e institucionin të “Bordit të Edukimit”, i cili nga kjo pikëpamje përbën dhe një risi institucionale. Ky autoritet, i atashuar pranë Pushtetit Vendor, (sipas eksperiencave perëndimore), nga ana e tij, është subjekt juridik që zgjidhet me votim të fshehtë në komunitetin zonal apo dhe me votim të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e caktuar në përbërje të bordit. Pra, për të qenë më të saktë në këtë definicion, të gjitha burimet financiare të alokuara për arsimin dhe jo vetëm, duhet të kalojnë, ekskluzivisht, për llogari (bankare) të Bordit të Edukimit. Ky akt përjashton dhe çdo devijim, spekulim apo dhe shpërdorim të fondeve të caktuara për edukimin dhe arsimin në veçanti nga Pushtetit Vendor (këshillit komunal). Fusha e veprimtarisë së “Bordit të Edukimit”, në komunitetin zonal, përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh edukative-financiare, në edukimin rinor, mjedisor, shëndetësor, në aktivitetet e moshës së tretë, një sërë aktivitetesh kulturore-artistike, fizkulturore-sportive, organizim ekskursionesh etj. Kësaj logjike i nënshtrohen edhe programe të tjera politike për çështje të përkrahjes dhe shërbimeve sociale, shërbimeve shëndetësore, mirëqenies publike etj,etj. Pra, siç shihet, roli dhe veprimtaria e gjithanshme e “Bordit të Edukimit”, në komunitet, është mjaft e rëndësishme dhe kuptimplote. Veprimtaria financiare e këtyre bordeve mbështetet, kryesisht, në sigurimin e fondeve qendrore, fondeve të tërthorta që përftohen nga të ardhurat e taksave vendore që mbulojnë bizneset ndërzonale, si dhe nga sigurimi i “granteve analoge” që stimulojnë aktivitetet vendore. Pushteti qendror vendos për mjetet që do t’u jepen autoriteteve të decentralizuara (Bordeve të Edukimit) pranë Njësive Vendore. Fondet qendrore (transferta qeveritare) zakonisht u destinohen Bordeve të Edukimit sipas numrit të shkollave, numrit të nxënësve, dendësisë së popullatës vendore dhe rrethanave të tjera të posaçme. Pra, MASH-i


këto fonde i alokon në formën e buxhetit të drejtpërdrejtë, të destinuara Bordeve të Edukimit në komuna të ndryshme të vendit. Kompetencat e vendosjes mbi shpenzimet e buxhetit për arsimin janë, gjithashtu, pjesë e rëndësishme e decentralizimit dhe sendertimit institucional të Bordit të Edukimit. Qeveria, në kuadrin e këtyre shpenzimeve, mund t’i lejojë Bordet e Edukimit të sjellin vendime në pajtim me rrethanat dhe dëshirat e tyre, mbasi ata dhe mund të arrijnë dhe një efikasitet më të suksesshëm, meqenëse njohin më mirë rrethanat lokale, kontributin e biznesit, përfshirjen e komunitetit dhe faktorët e tjerë vendorë.-- Sa i përket pyetjes nëse decentralizimi i dizajnuar rrit diferencat në arsimin komunal, në faktin se mos komunat më të pasura do të mund të investojnë më tepër mjete nga të ardhurat e tyre në rritjen e treguesve arsimore, ndërsa komunat më të varfëra nuk do të munden ta bëjnë një gjë të tillë. Për këtë, i takon shtetit të angazhojë, në mbështetje të treguesve lokalë dhe një fond të ri të “barazimit” për fuqizimin e mbështetjes arsimore për këto komuna. Mundësi tjetër mund të jetë dhe rivlerësimi i fondeve qendrore në bazë të kapacitetit të komunës, për rritjen e të ardhurave. Ekspertizat dhe studimet e shumta ndërkombëtare na dëshmojnë se programet e forta centralizuese bëhen jo efikase dhe të pamjaftueshme, nëse ato nuk bëhen përgjegjësi e autoriteteve lokale, por kuptohet, duke siguruar paraprakisht fonde të mjaftueshme dhe asistencë tekniko-profesionale të nevojshme në trajnimin e kapaciteteve vendore. Të gjitha reformat arsimore të propozuara deri më sot (gjithsej 5) përbëjnë në vetvete një antikap politik, një dilemë konstante, një rebus të veçantë faktorësh me probleme të shumta e të ndërlikuara, realisht të pazgjidhshme. Ato, në asnjë rast nuk kanë qenë në gjendje të formulojnë dhe të interpretojnë rrugën që duhej zgjedhur në realizimin e tyre programor. Kësisoj, ato nuk kanë pasur akses për të mbijetuar. Sepse veç të tjerash, ato janë konceptuar larg formateve pedagogjike, bashkëkohore. Për këtë arsye, sot, më tepër se kurrë, nevojitet realizimi i një reforme sa objektive, aq dhe atraktive, sa moderne, aq dhe e realizueshme. Pikërisht këtë detyrë sa të vështirë, aq dhe të domosdoshme, ka marrë përsipër të realizojë LSI-ja me programin e saj politik, duke shpallur publikisht nevojën e ndërtimit të dy opsioneve të shkollave moderne, demokratike, të depolitizuara e të decentralizuara: Të Shkollës Autonome dhe të Shkollës Efektive. Shkolla Autonome: Pretendimet e zyrtarizuara për gjoja ngritjen e shkollave autonome, në vend, nuk janë aspak të vërteta. Standardet e shkollës autonome kundërshtojnë çdo deklaratë të pohuar për këtë qasje të re. Shkolla, në realitet, përpos se nuk është autonome, e decentralizuar, por në të kundërt ajo vazhdon të mbetet e centralizuar në mënyrë të skajshme, kjo gjë mund të provohet që në emërimet me karakter partiak, në lëvizjet dhe emërimet pa kriter të mësuesve dhe drejtuesve me vendime nga lart, me përcaktimin detyrues të veprimtarive të shkollave nga DAR-et dhe ZA-te e politizuara, në distribuimin e pagave të punonjësve të arsimit, etj. Fizionomia e shkollës autonome ka një përcaktueshmëri krejt tjetër, krejt të qartë, e cila është e lidhur pazgjidhshmërisht me procesin e decentralizimit strukturor të arsimit. Në kohën që përfundon procesi i decentralizimit të arsimit, shkolla ndërpret të gjitha lidhjet e mundshme me pushtetin qendror, duke ndërtuar lidhje të reja institucionale me Pushtetin Vendor (Bordin e Edukimit), komunitetin zonal, biznesin vendor, institucione ndërkombëtare, donatorë të ndryshëm.

Ndërkohë, ekzistenca e përvojës ndërkombëtare e thjeshtëzon problemin e sendërtimit të këtyre tip shkollave, gjer në atë masë, saqë vetëm mungesa e vullnetit politik mund ta frenojë implementimin e modeleve tashmë të gatshme ose përshtatjen e tyre në kushtet e realitetit shqiptar. Gjithsesi, do kuptuar se; përcjellja e autoritetit administratës vendore (Bordeve të Edukimit) përpos një nevoje të domosdoshme, që do të forconte dhe emanciponte pushtetin e bazës, por, njëherësh, do të përbënte dhe një risi në rritjen e përgjegjësive qytetare në mbrojtjen e vlerave komunitare, nxitjen e iniciativave përfshirëse në administrimin përmirësimin, ndryshimin dhe zhvillimin e bazës së arsimit dhe të vetë komunitetit zonal. Por nga kjo pikëpamje, në radhë të parë, do të mundësonte demokratizimin e procesit të drejtimit të autoritetit qendror, duke ruajtur kësisoj jo vetëm të drejtën në kontrollin e rezultateve, por dhe në mundësinë për të rikonceptuar dhe ricentralizuar, sa herë ta lypë nevoja, njësitë e decentralizuara, për të qenë më të shkathëta në sjelljen e vendimeve të admirueshme. Së dyti, aspekti tjetër i dizajnimit ka të bëjë me lirinë e vendosjes që do t’u përcillet vendimmarrësve në nivel lokal (Bordeve të Edukimit), për funksione të ndryshme operacionale si financat, shërbimet, resurset humane, përfshirja dhe udhëheqja etj. Pra, i gjithë ky shtjellim pikëpamjesh kërkon përgjigje për një varg pyetjesh retorike që shtrohen në këtë mënyrë: - Për shembull, nëse do të kenë autoritetet vendore (Bordet e Edukimit) alternativë për alokimin e fondeve, për aktime në programeve të ndryshme të prioritettit në shkollat ndërzonale? - Alternativa për lejimin e shfrytëzimit të taksave rajonale dhe nëse po, a do t’u lejohet atyre të caktojnë nivelin ose ta ndryshojnë atë sipas kërkesë-ofertës të Bordeve të Shkollave? Nëse do t’u japin autoritetet lokale autonomi shkollave dhe çfarë niveli të autonomisë do t’u japin? - A do të rekomandojnë, urdhërojnë, udhëheqin autoritetet lokale planet mësimore-edukative të shkollave në vartësi të tyre? - A do të zgjedhin autoritetet lokale (B.E.) mënyrat e ndryshme për të paguar ofruesit e shërbimeve? (pagat dhe shpërblimet sipas shërbimit). - Madje, deri në çfarë mase autoriteti qendror do të përcaktojë programet dhe shërbimet e institucioneve arsimore lokale? - Më tutje, a do të vazhdojë si më parë të bëhet furnizimi me pajisje dhe mjete mësimore didaktike nga autoritetet qendrore apo do të jenë përgjegjësi e autoriteteve lokale? - A do t’u lejohet autoriteteve lokale të sjellin nivele të ndryshme të pagave? A do të kenë mundësi ato t’i përcaktojnë shpërblimet? - A do t’u lejohet autoriteteve lokale të kontraktojnë personel arsimor në afate të shkurtra, të vendosin për kushtet e kontratës dhe në nivelin e kompensimit? - Po ashtu, a do t’u lejohet autoriteteve lokale (B.E.) që të punësojnë dhe largojnë nga puna drejtues dhe mësues definitivë pa aprovimin nga lart etj, etj. Në përpjekje për të arsyetuar mbi këto dilema, për hapësirat dhe lirinë e vendimmarrjes të pushtetit vendor, të cilat efektivisht nuk ekzistojnë, pasi kompetencat, çuditërisht vazhdojnë të mbeten, si deri dje, funksione kontrolli dhe administrimi të pushtetit qendror, ne, me të drejtë, shqetësohemi seriozisht për mungesën e hapësirës së vendosjes më të zgjeruar, për disa funksione kyçe të Pushtetit Vendor. Kjo mbase për mungesë të përvojës, vizioneve të qarta programore, të përfitimit korruptiv të shtetarëve nëpërmjet tenderave, frikës së humbjes së privilegjeve dhe autoritetit politik, të mundësive të pakta ekonomiko-financiare, kapaciteteve të dyshimta

Nr.4 (38) Maj 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

45


apo aftësive profesionale të diskutueshme që pengojnë seriozisht demokratizimin dhe depolitizimin e sistemit arsimor në Shqipëri. Shkolla Efektive: Një ndër prioritetet politike të LSIsë është dhe ndërtimi i shkollave efektive në vend. Në këtë kuptim ajo konsideron si detyrë kryesore ngritjen e përgjithshme të nivelit kulturor-arsimor të brezit të ri. Politikat e gabuara, që kanë përshkuar dhe brejtur trupin e mekanizmit shtetëror, bëjnë të nevojshme që për një kohë të gjatë detyra më e rëndësishme e LSI-së të jetë arritja e anëve më të mira të kulturës pedagogjike të nivelit intelektual, tekno-profesional e atij etiko-moral në shkollat tona. Zhvillimi i shoqërisë demokratike, në të gjithë komponentët përbërës, ekonomike, sociale e politike, dikton në mënyrë të pashmangshme shfrytëzimin efektiv të resurseve njerëzore, rritjes së aftësive mobilizuese të gjithanshme në edukim, kualifikim, specializim, mjeshtëri dhe performancë. Para politikëbërësve të sotëm qëndron detyra e mbrojtjes dhe riaftësimit dinamik të sistemit të edukimit, në përputhje me kërkesat në rritje të ekonomisë. Në një kuptim më të gjerë duhet pranuar që “efektiviteti” i sistemit të edukimit ndan shkallën e arritjes së qëllimeve të caktuara para vetes, të çdo vendi demokratik. Kriteret e vlerësimit të tij qëndrojnë në vetë faktin se në çfarë mase shkolla plotëson funksionet e saj, të cilat, natyrshëm, varen nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe qëllimet strategjike të çdo vendi demokratik. Thënë ndryshe, kjo kërkon që shteti demokratik të jetë i angazhuar në vazhdimësi t’u kërkojë qytetarëve të vet, edukim esencial me elemente të “sjelljes e të moralit të punës”, në kontekstin e përgatitjes së një profesionisti të aftë, për t’i shërbyer vendit, si qytetar i denjë, duke pranuar çdo kompromis me përfitim të dyanshëm e të pranimit të parimeve demokratike të jetesës me tipare të “edukimit efektiv shoqëror”. Nga kjo pikëpamje, metodat e analizës ekonomike në fushën e arsimit, arsyetojnë deri diku dhe normat e larta të mjeteve financiare, të destinuara, sipas formulës “shpenzime = rezultat”. Në këtë kuptim, mund të nënvizojmë dhe faktin se koncepti i “kapitalit njerëzor” pasqyron dhe proceset reale që zhvillohen në shoqërinë demokratike, për sa kohë pranohet roli i faktorit njeri, në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit. Sigurisht që, konteksti ekonomik, lidhur ngushtësisht me kualifikimin, specializimin dhe motivimin e individit, në thelb përbën dhe këndvështrimin nga ku starton analiza dhe progresi i sistemit të edukimit. Edukimi “efektiv” nuk është diçka që s’dihet se nga ka dalë, nuk është një shpikje e rastësishme e individëve me kulturë të spikatur pedagogjike. Edukimi efektiv është zhvillim i natyrshëm i gjithë atyre proceseve shoqërore që në këtë kuptim diktojnë përpunimin e një sistemi parimesh udhëheqëse, që qëndrojnë në bazë të programit të qeverisë, të strategjisë dhe taktikës së saj në përmirësimin e situatave edukative të agravuara, shoqërisht të papranueshme, për ndërtimin e një shoqërie civile të përparuar. Është evidente që kërkimi i rrugëve dhe mekanizmave të rritjes së efektivitetit në edukim kalon përmes disa drejtimeve të ndërvarura, ndër të cilat do të veçonim: A. Në kuadër të procesit të decentralizimit, racionalizohet sistemi i organizimit në fushën e edukimit (efektivitet i racionuar), sipas sistemit të drejtimit P.P.B. (planifikim-programim-buxhetim). Për këtë arsye, realizimi i drejtimit, të planifikuar, nëpërmjet procesit të përgatitjes së kuadrove pranohet në cilësinë e efektivitetit si një ndër rrugët kryesore dhe më efektive në shfrytëzimin maksimal të resurseve materiale dhe njerëzore. Sistemi (PPB) ka për bazë përcaktimin e shpenzimeve adekuate në realizimin

e programeve dhe shkallën e arritjeve të qëllimeve të planifikuara si dhe përcaktimin e efektivitetit të tyre. B. Përpunohen projekte të modernizimit të sistemit të arsimit me përllogaritjen e kërkesave bashkëkohore të shoqërisë demokratike. Ngritjen e shkollave efektive, të karakterit profesional dhe të profilizuar, që mundësojnë shtimin e nxënësve nga shtresa shoqërore vulnerabël, që mbrojnë ekuilibrat shoqërore, si dhe nevojat e prodhimit të zgjeruar me specialitete me nivele të ndryshme kualifikimi. C. Ngritjen e teknologjisë së re të mësimit të avancuar, e drejtuar në shfrytëzimin aktiv të teknikës informative moderne (Infosoft-IBM), video-magnetofonëve, laboratorëve elektronikë, stacioneve radiofoniketelevizive, satelitore dhe mjeteve të tjera të teknikës së larte (H.TCH). E ashtuquajtura teknologji e efektivitetit të lartë shihet në cilësinë e një instrumenti tepër të rëndësishëm shkencor në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së shkollës. Filozofia e determinimit teknologjik presupozon automatizimin e teknikës në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që shoqërojnë problemet shkencore, ekonomike, socialkulturore dhe politike të shoqërisë demokratike. D. Aktivizimin dhe përpunimin e koncepteve të vlerësimit të punës së shkollës në etapat e adaptimit me situatat e reja të zhvillimit. Në këtë vështrim ndërmerren iniciativa në përpunimin e sistemit të treguesve specifikë për vlerësimin e efektivitetit të sistemit arsimor. Përgatiten mekanizma konkrete për verifikimin e rezultateve cilësore të edukimit, me qëllimin e vetëm për të nxjerrë indeksin e dëshiruar në kuotime të reja të ndryshimit të qëllimeve të të mësuarit dhe kritereve të reja të efektivitetit. Përpunohen, gjithashtu, koncepte të reja të sistemit të përllogaritjes efektive “acoutability” sipas konceptit shkolla vlerësohet si një ndërmarrje dhe në qëllimet e rritjes së efektivitetit të punës së saj nga ajo kërkohet përllogaritja e çdo shume të shpenzuar, në përputhje me detyrat objektivisht të përcaktuara. Përllogaritja e rezultateve cilësore të shkollës, që mbështetet mbi bazën e vlerësimit të efektivitetit të saj, në fakt përbën në vetvete një kompleks standardesh moderne. Motivimi: Formati i shkollave efektive nuk lindi rastësisht, nuk u krijua në vakuum. Ato lindën si pasojë logjike e depresionit të madh psiko-social të pas viteve ‘70 që përfshiu të gjithë gjeneratën e re të asaj kohe në fillim në SH.B.A. dhe më pas në Europën Perëndimore. I ashtuquajturi fenomeni “HIPI” tronditi gjithë shoqërinë demokratike të kohës. Rinia, nën moton “jeta është e limituar” ndaj duhet gëzuar, u dha pas një jete boheme, dëfrimeve pa fre, nën efektin e drogës, alkoolit, seksit, duke devijuar nga etika dhe morali kristian. Shkencëtarët, akademikët, sociologët, pedagogjistët e kohës gjykuan se edukimi në shkolla kishte qenë i pamjaftueshëm (deficient), ndaj në kanceleritë e vendeve të perëndimit u përpiluan programe të avancuara, që çuan në projektimin e shkollave efektive. Duke parë nga afër ndryshimin potencial që sollën ato në ndryshimet psiko-sociale të rinisë me ideale dhe moral të lartë shoqëror, fetar, patriotik, profesional dhe edukativ, më pas siguruan një mbështetje të gjithanshme politike, materiale, financiare dhe shoqërore. Por shtimin më të madh në numër (spektakolar) shkollat efektive e arritën pas shembjes së Murit të Berlinit dhe shuarjes së Luftës së Ftohte, me ish kampin komunist. Në SH.B.A., por edhe në vendet e tjera të NATO-s, një pjesë e madhe e ish bazave ushtarake navale, tokësore dhe ajrore kaluan nën juridiksionin e Arsimit.


Bazat e avionëve strategjikë B.52, me gjithë logjistikën e tyre super-moderne, me përjashtim të armatimit dhe dokumentacionit sekret, u shndërruan në shkolla efektive potenciale. Ofiçinat dhe e gjithë teknika e shërbimeve dhe e prodhimit, teknologjia laboratorike, teknologjia e informacionit u bënë pronë e nxënësve amerikanë. Jo pa humor, pedagogjistët amerikanë i quajnë këto shkolla, “sot e gjithë ditën”, bombardierë të rëndë. Por kjo, jo në kuptimin luftarak, por në kontekstin e angazhimeve programore, ngarkesën e madhe të detyrave, dhe kjo, jo thjesht, dhe vetëm, në përgatitjen e gjithanshme të tyre, por në radhë të parë në orvajtjen për t’i shkëputur ata përfundimisht nga ndikimi i joshjeve të “rrugës”, veseve të ulëta, kotësisë së jetës e kështu me radhë. Qindra mijëra, nxënës kaluan në këto shkolla duke formuar gjeneratën e re të specialistëve dhe teknicienëve të të gjitha fushave të prodhimit e të mendimit progresiv. Shkolla efektive sot është model i shkollave super-moderne, me kohëzgjatje pune nga mëngjesi gjer në mbrëmje. Këto shkolla, përveç investimeve që absorbojnë nga pushteti qendror, ai vendor apo dhe donatorë filantropikë, nëpërmjet implementimit të projekteve të shumta, ato sigurojnë dhe burime financiare të konsiderueshme nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në komunitet, apo zbatimit të porosive të industrialistëve të ndryshëm. Megjithatë, për të sjellë në vëmendje të opinionit, më shumë informacion, vlen të përmendim dhe faktin, se jo të gjitha shkollat, në llojin e tyre, mund të konsiderohen plotësisht efektive. Nga kjo pikëpamje ato ndahen në tre kategori: shkolla me efektivitet të lartë, të mesëm dhe të ulët. Zakonisht shkollat me efektivitet të ulët konsiderohen shkollat e vjetra, me hapësira të ngushta, me mundësira të pakta në ofrimin e shërbimeve, që janë ndërtuar prej kohësh në qendrat urbane të qyteteve të mëdha apo në zonat rurale, pak të populluara. Përgjithësisht, këto shkolla, për të përmbushur këto mungesa, janë pajisur gjerësisht me shërbime elektronike-informatike, laboratorike, ambiente sportive, biblioteka e salla studimi, mensa e ambiente çlodhjeje etj., ndërsa shkollat efektive të nivelit të mesëm (e standardeve të larta me baza prodhuese-eksperimentale), janë të pajisura me gjithçka tjetër, më të shumtë, me përjashtim të ofiçinave, reparteve të përpunim-prodhimit e të riparim-shërbimit. Përgjithësisht shkollat efektive janë dhe shkolla autonome, por shkollat autonome jo gjithmonë janë efektive, këtu bëjnë pjesë dhe shkollat speciale, shkollat private, shkollat e rehabilitimit shoqëror- penal, shkollat publike me mbështetje të popullsisë vulnerabël etj. Përgjithësisht shkollat me efektivitet të lartë janë godina të reja, në përmasa mjaft të mëdha (gjigante), të ndërtuara në zona urbane, në periferi të qyteteve të mëdha e zona industriale, atje ku gjenden hapësira të lira dhe popullsi relativisht e dendur. Veçoria kryesore e “shkollave efektive” është se ato operojnë në bazë të implementimit të projekteve zhvillimore, që do të thotë se, përveç fondeve permanente të garantuara për shpenzimet korente, ato konkurrojnë në “klaster” për sigurimin dhe të fondeve suplementare nga buxheti, për llogari të “Bordit te Edukimit”. Përgjithësisht projektet e “zhvillimit parësor” të shkollës përpilohen në ekip (team) nga drejtuesit e shkollave, të mësuesve të ndryshëm, nën asistencën e specialistëve, teknicienëve të rekomanduar nga instancat vendore dhe komuniteti zonal. - Pikërisht, në periudhën e krizës së madhe financiare (recensionit) në SH.B.A., me kërkesë të presidentit Barak Obama, Senati Amerikan, për kapërcimin e pasojave të

krizës, parashikonte që afro 1/3 e shumës e aprovuar prej 823 miliardë dollarësh të kalonte në favor të buxhetit të arsimit për investime në 10.000 shkolla efektive në mbarë vendin. Lëvizja Socialiste për Integrim pranon ngritjen e shkollave efektive në vend (50 shkolla pilot), që parashikohen dhe në program, jo vetëm si sfidë politike, por edhe si prioritet të politikave të saj konkurruese, kombëtare, social-ekonomike, rinore e progresive. Pavarësisht kostos së lartë të ngritjes së këtyre shkollave, ajo obligohet seriozisht në realizimin e këtij qëllimi madhor, duke vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat shtetërorë, financiarë dhe kapacitetet njerëzorë. Por, si i thonë fjalës, gjithmonë duke “shtrirë këmbët sa kemi jorganin”. Tashmë jo duke propozuar “qiqra në hell”, sipas shprehjes së protagonistëve të pedagogjisë amerikane, për “bombardieret e rëndë”, por rishikimin e mundësive reale, për ngritjen në periferi të qyteteve kryesore të vendit, në zona të lira, në komunat përreth të shkollave efektive të nivelit të tretë, le ta themi, të “bombarduesve të lehtë”. - Është detyrim politik i L.S.I-së të kthejë në realitet këtë ëndërr të bukur të rinisë shqiptare. Dhe këtë objektiv madhor ajo zotohet ta realizojë në kohë sa më të afërt, me ardhjen në pushtet. -Tashmë, dihet që shkollat efektive janë ngritur prej kohësh jo vetëm në shtete të fuqishme të Europës, por edhe shtete të tilla të vogla si Luksenburgu, Andora, Lihtenshtejni, Monako, madje dhe në republikën e vogël të San-Marinos, atëherë, shtrohet pyetja, përse të mos ngrihen ato edhe në Shqipëri!? Por që të ndërtohen këto shkolla duhen projektuar politika kohezive, të realizueshme. - LSI, në asnjë rast, nuk mund të mbetet peng, të bëhet pjesë apo më keq akoma, të jetë vazhduese e reformave të dyshimta, të padefinuara të PD-së, të ngritura ashtu koti, në tym, siç është dhe projekti “Cilësi dhe barazi në arsim”. Në këtë kuptim, reformat nuk mund të jenë, kurrsesi, as nocione të paqartë e as sinonime të së mirës apo të keqes, të cilësisë apo skarcitetit të drejtës apo të shtrembrës, reales apo abstraktes, reformat e mirëfillta në të vërtetë janë produkte të qenësishme, thellësisht të dallueshme, janë sjellje të materializuara plot vërtetësi e kolorit. Reforma arsimore propozuar në projektin e LSI-së, si e tillë, është mjaft konkrete, e kuptueshme, objektivisht e realizueshme, ndaj dhe qysh në titull dallohet për karakterin e saj vizionar, por pse jo dhe pragmatist. Në të kundërt të kësaj, projekti i PD-së duke u vërtitur në një rrethi vicioz, duke u përvijuar, sipas “avazit të Mukes”, me artikulime pikëpamjesh të konsumuara qysh prej 60 vitesh mbi “cilësinë” mësimore apo dhe për të ashtuquajturën “barazi” të sanksionuar në ligjet e shtetit shqiptar, që në prehistori (kujto kushtetutën e vitit 1946), përpos se nuk ka sjellë asgjë të rënë në mendimin pedagogjik, por në të kundërt e ka deformuar e lodhur së tepërmi këtë mendim. Po të shtojmë këtu dhe korrupsionin apo siç parapëlqehet të thirret në oponin, si shpërdorim të fondeve të projektit (75 milionë dollarësh), që s’u gjendet “as nami, e as nishani” ku kanë përfunduar, atëherë kjo e bën akoma më hipotetike, të pamundur, pranimin e projektit të kundërshtarëve tanë. LSI-ja, në përmbajtje të programin të vet politik, shpalos objektiva mjaft të qarta në promovimin e vlerave të reja edukative e progresive në realizimin e qëllimit madhor, kombëtar, të kalimit nga një shkollë tipike “tradicionale e përmirësuar” në një hop të ri, cilësor, të shkollës moderne “efektive dhe autonome”. Bexhet Arbana

Nr.4 (38) aaaaa 2011 / Edukimi drejt së ardhmes

47


Botim i Institutit

Edukimi

drejt së ardhmes

Merr kopjen tende! Abonohu tani! Ji pjese e revistes!

200 lekë

Të interesuarit për abonime mund të kontaktojnë në adresën elektronike: bexharb@yahoo.com

Revista Edukimi, 38  

Revista Edukimi, 38