4 minute read

riskor dhe evazor

26

Projekti i ABC Tirana Club

Advertisement

Sipas mendimit tuaj, a janë të gatshme institucionet publike dhe jopublike në vendin tonë për trajtimin e veprimtarive te lidhura me kriptomonedhat?

Ato institucione që kanë lidhje direkte, sic janë bankat dhe bizneset, apo indirekte, siç mund të jenë akademitë, mendoj se janë të gatshme dhe kanë filluar të interesohen në shfrytëzimin e potencialit që kanë sistemet blockchain. Mendoj se ato publike nuk e kanë ende në fokus këtë zhvillim, madje ato mendoj se janë disa hapa pas në informatizimin e duhur dhe digjitalizimin e thjeshtë të proceseve të veta, siç edhe e ka treguar për fat të keq viti i fundit, ku vendi ynë është gjetur përballë entiteteve kërcënuese që kanë arritur të thyejnë sistemet dhe infrastrukturat publike. Mendoj që për ta është tepër e parakohshme të përfshijnë këto teknologji të avancuara në realizimin e qëllimeve që kanë.

Si do të ishte efektiv, sipas jush, një proces i edukimit të publikut shqiptar për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat? Çfarë duhet të bëjnë institucionet publike? Po ato private?

Në vendet e zhvilluara janë jo vetëm qeveritë e organizatat, por shoqëria vetë që përgjithësisht ndërgjegjësohet për përqafimin e zgjidhjeve të reja e lehtësuese teknologjike. Në kontekstin shqiptar, mendoj se avancimi i edukimit në lidhje me kriptomonedhat duhet të ecë paralelisht dhe me edukimin financiar në përgjithësi. ABC Tirana Club, përgjatë edicioneve të ndryshme të organizuara në lidhje me të rinjtë, ka nxjerrë disa fakte interesante përsa i përket financave, blerjeve online dhe përdorimit të teknologjive të reja. Gjithsesi, sistemi arsimor, arsimi i mesëm, por edhe pavarësia që gëzojnë institucionet e arsimit të lartë (iAL) duhet të jenë pararojë në edukimin e të rinjve. Në fakt, ka disa iniciativa pozitive në këtë drejtim, ku disa lëndë, ato të tregjeve financiare, apo të cështjeve të avancuara të sigurisë së informacionit, informojnë studentët e masterave përkatës rreth teknologjive blockchain dhe kriptomonedhave. A mjafton? Sigurisht që duhet më tepër, madje Fakulteti i Ekonomisë në UT, mendoj se duhet të konsiderojë përfshirjen edhe më të qëndrueshme në këtë drejtim, pasi zotëron të gjitha kapacitetet akademike dhe hulumtuese

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 27

për të qenë promotor dhe gjenerator idesh dhe burimesh njerëzore në fushën e teknologjive financiare, siç rezulton i suksesshëm në drejtimet e tjera.

Çfarë opinioni keni për trajtimin që i bëhet në median shqiptare veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat?

Media është një nga aktorët që mendoj se ka krijuar një edukim më substancial në lidhje me kriptomonedhat. Ka mjaft emisione, artikuj, trajtesa, debate, të cilat ndihmojnë në edukimin e shoqërisë në lidhje me kriptomonedhat. Mendoj se të gjithë këta aktorë: bizneset, media, akademitë, qeveria të gjejnë materialin e duhur përbashkues, ngjitës, që në të ardhmen të shohim më shumë iniciativa dhe zgjidhje teknologjike bazuar në blockchain.

Msc. Igli Tola3: Kriptomonedhat janë më atraktive për investitorët riskor dhe evazor

Si e karakterizoni ju gjendjen e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë aktualisht?

Jo më larg se para një dekade prania e kriptomonedhave në botë filloi të merrte jetë. E nënvlerësuar nga faktorët e mëdhenj financiarë, bota e kriptomonedhave filloi të rritej hap pas hapi. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit me shtimin e pranisë së lajmeve, të cilat lidhen me kriptomonedhat në botë më shumë qytetarë kanë patur kuriozitetin që të informohen më tepër mbi tregun e kriptomonedhave. Sot mes

3 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndët “Tregje dhe institucione Financiare” dhe “Taksim Biznesi”.

28

Projekti i ABC Tirana Club

bisedash, sidomos të të rinjve, të cilët janë edhe më të informuar rreth kësaj monedhe, nuk mungojnë shakatë dhe as investitorët e këtyre monedhave. Shumë prej tyre ndonëse në vlerë të vogël, kanë provuar tashmë që të zotërojnë dhe investojnë në këto lloj valutash me besimin që do jetë diçka e cila do t’ju sjellë benefite financiare.

Cilët janë sipas jush elementet që i favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Ndër elementet kryesorë nxitës mund të themi është edhe pasja e një baze ligjore paraprake që në vitin 2019. Ndërkohë, që Këshilli i Ministrave ka miratuar pas një viti vendimin që i hap rrugë zyrtarisht zbatimit të ligjit për lejimin e monedhave virtuale në Shqipëri. Me vendimin, qeveria ka përcaktuar kushtet për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për ato kompani që do të licensohen në fushën e kriptomonedhave, që do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit. Njëkohësisht, të qenit një ekonomi me nivel të lartë informaliteti, përpjekjet për pastrim parash e bëjnë më atraktiv këtë formë investimi për këto lloj investitorësh riskor, por edhe evazor.

Cilët janë sipas jush elementet që i pengojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Ndër faktorët kyç që mund të listonim karshi frenuesve të përkrahjes së kriptove në Shqipëri do të mund të listonim mungesën e informacionit në masë, por edhe shkalla e lartë e dyshimit dhe mosbesimit të qytetarëve tanë në sistemet financiare në tërësi (kjo edhe si rezultat i ndodhive me firmat piramidale në vitet 1997). Gjithashtu, edhe mosplotësimi i bazës ligjore me të gjitha aktet nënligjore, rregulloret që definojnë dhe rregullojnë këtë sektor përfundimisht pengon ardhjen e investorëve seriozë në këtë industri të re.

Si vlerësoni kuadrin ligjor në fuqi në vendin tonë mbi veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat?

Shqipëria ka miratuar ligjin 66-2020, në 21 maj të vitit 2020 në të cilën ka bërë dhe një rregullim ligjor me mënyrën e transaksionit me mënyrën e krijimit të bursave dhe personave që do merren me krijimin

This article is from: