2 minute read

dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit

8

Projekti i ABC Tirana Club

Advertisement

1.1 Fokusi te kriptomonedhat si orientim tek propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit

Në sallën e konferencave të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, më datë 21 Nëntor 2022, u zhvillua Forumi i diskutimit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”. ABC Tirana Club kishte ftuar studentë e pedagogë, ekspertë të fushës, përfaqësues të OJF-ve dhe medias. Përmbledhtazi po prezantojmë në vijim disa nga opinionet dhe vlerësimet e shprehura gjatë debatit.

Msc. Johan MUKA, drejtues i ABC Tirana Club dhe i grupit të punës në projekt, përmendi në fjalën hapëse synimet dhe objektivat e programit “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”.

“ABC Tirana Club është duke realizuar Edicionin e Pestë të këtij programi, i cili ka startuar në vitin 2019, përmes një bashkëpunimi shumë të frutshëm dhe profesional me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Synimi ka qenë dhe mbetet që përmes “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut” të nxitet interesi i

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 9

qytetarëve, sidomos i të rinjve, mbi aspekte ekonomike dhe financiare. Të nxiten më shumë institucionet publike, sidomos Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si dhe agjencitë varëse të saj që, edukimi ekonomik dhe financiar të jetë më shumë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor.

Nga viti 2019, kur filloi zbatimi i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, janë realizuar katër edicione. Edicioni i Parë - “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”, viti 2019. Edicioni i Dytë - “DeCash-izim vs informalitet”, viti 2020. Edicioni i Tretë - “Apliko pagesën elektronike”, viti 2021. Edicioni i Katërt - “Kursim apo investim - kur është koha?”, që u realizua në maj vitit 2022.

Ju falënderoj shumë që jeni prezent në këtë forum diskutimi, që zhvillohet në kuadër të Edicionit të Pestë, të cilin ia kemi dedikuar kriptomonedhave. Paraja virtuale nuk është më ‘e nesërmja’, ajo është ‘e sotmja’ në zhvillimet ekonomike dhe financiare në rang global dhe atë kombëtar. Është një pjesë dinamike që ndikon në tregjet financiare.

Përfaqësues të qeverive, të sistemit bankar, ekspertë dhe studiues të ndryshëm e kanë në agjendën e tyre të hulumtimit dhe rregullimit, qarkullimin e parasë virtuale. Sot kriptomonedha është pjesë e agjendave të debatit - fuqia reale e saj, roli, ndikimi, efektet në tregjet botërore dhe ato kombëtare etj.

ABC Tirana Club e përfshiu paranë virtuale në një edicion të veçantë bazuar në të paktën dy arsye kryesore: -së pari, kjo temë u propozua natyrshëm në edicionin e katërt, në maj të këtij viti, 2022, ku një pjesë e diskutimit mes pedagogëve, studentëve dhe ekspertëve u fokusua te kriptomonedhat. Në filozofinë e angazhimit të ABC Tirana Club është orientimi tek propozimet dhe sugjerimet që vijnë nga grupet e interesit, me qëllimin për të zbatuar projekte konkrete që janë pjesë e diskutimit në publik;

This article is from: