
2 minute read
përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim
10
Projekti i ABC Tirana Club
Advertisement
-së dyti, sepse paraja virtuale lidhet me ndjeshmërinë që ka sidomos në radhët e të rinjve. Të rinjtë janë padyshim shumë afër teknologjisë së informacionit, përdorimit në shkallë të gjerë të internetit, apo të pajisjeve dhe aplikacioneve nga më të fundit, ndaj dhe ABC Tirana Club nuk mund ti qëndronte indiferente këtij realiteti.
Edhe në target të sondazhit, që është realizuar për këtë projekt janë studentët, nga universitetet publike dhe ato private. Gjetjet e sondazhit secili nga ju i ka në tryezë, por më pas do të kemi dhe një insert audioviziv përmbledhës, që do ti paraprijë dhe diskutimit të sotëm.
“Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!” vjen si bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, e përsëris: një partner i qëndrueshëm dhe mjaft i dobishëm i ABC Tirana Club në këtë program studentor. Edicioni po realizohet edhe falë mbështetjes nga programi B4Students, si një konkretizim i angazhimit që ky program ka në mbështetje të ideve dhe planeve të të rinjve.
Gjej rast që në këtë pjesë hapëse të Forumit të falënderoj Fakultetin e Ekonomisë për vijueshmërinë e bashkëpunimit për të gjitha edicionet e deritanishme të programit tonë “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Po ashtu, jemi shumë falënderues dhe për programin B4Students që po na mbështet në kë edicion të pestë. Kujtojmë me mirënjohje gjithashtu dhe mbështetjen e katër edicioneve të para të këtij programi nga raiffeisen invest
Në këtë pjesë hapëse të Forumit, më lejoni të jap fjalën prof.dr Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, që jo vetëm na ka mbështetur që kur këtë program studentor e kemi pasur thjesht një ide në janar të vitit 2019 – por që na ka sugjeruar dhe propozuar sistematikisht në çdo forum që kemi realizuar – në favor të përmirësimit të fokusit dhe performancës sonë.
Ju falenderoj!”
ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 11
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.dr Dhori Kule, ka qenë pjesëmarrës në të katër forumet e mëparshme që janë realizuar në kuadër të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”. Në fjalën e tij përshëndetëse të forumit të pestë ai u ndal më shumë te besimi i publikut në performancën bankare. “Ky aktivitet i organizuar sot është në kuadër të misionit që ka universiteti dhe arsimi i lartë në përgjithësi. E vlerësoj vijueshmërinë e përfshirjes së ABC Tirana Club, tematikat që ajo zgjedh për të zhvilluar dhe performuar tek publiku, me anë të diskutimeve që përfshijnë studentët, pedagogët dhe ekspertët e fushës. Tematika konkrete, e cila do të trajtohet sot, lidhet me një problematikë mjaft domethënëse në sistemin bankar. Bankat kanë në themel të funksionimit të tyre besimin e publikut, të subjekteve, të depozituesve si pronarë realë të fondeve. Pra, në themel është besimi dhe çdo mesazh që trondit besimin është shqetësues për sistemin bankar. rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundërt stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimmarrjet e tyre.
E dimë se Shqipëria është përballur me disa kriza, njëra prej tyre ishte dhe kriza e vitit 2014, e cila solli një pasojë konkrete në tronditjen