
6 minute read
një term ekzotik që do të gjenerojë më shumë klikime
ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 29
e tyre, që janë dhe agjentë të tregtimit. Ky është një hap shumë cilësor dhe avangardë në Europë, mjaftoj t’u përmend që ne ishim të tretët në Europë, që kemi bërë një ligj të tillë për kriptomonedhat, dhe ky ligj për tu vënë në zbatim ka nevojë dhe për aktet nënligjore. Ndonëse me bazë ligjore, aktiviteti i kriptomonedhave nuk është se ka njohur ndonjë rritje me ndikim ekonomik të lartë në vendin tonë. Për më tepër rastet e bizneseve, të cilat pranojnë shkëmbimin e këtyre monedhave në lekë janë shumë të pakta, të paktën ato të cilat veprojnë në mënyrë formale. Ky fakt shërben për të kuptuar që prania ligjore është e mangër dhe e pjeshme, përsa kohë nuk ka arritur të formalizojë sektorin, vendosë rregulla loje dhe insistoj në zhvillimin e sektorit me investime nga privatë vendas apo të huaj.
Advertisement
Sipas mendimit tuaj, a janë të gatshme institucionet publike dhe jopublike në vendin tonë për trajtimin e veprimtarive te lidhura me kriptomonedhat?
instancat publike vijojnë të mos e kuptojnë shkallën e përhapjes së këtyre veprimtarive, duke ua bërë kështu atyre akoma më të vështirë zbatimin e ligjeve. Pavarësisht, se duket se ka një vullnet përmes plotësimit të kuadrit ligjor, mungojnë ekspertiza, burimet për çuarjen më tej të këtyre objektivave. Kësisoj jo vetëm për tani, por edhe në një interval minimalisht afatmesëm trajnimi rigoroz i veprimtarive me kripto do të jetë një mision i vështirë për organet publike. E aq më e largët bëhet edhe momenti kur ne do të mund të diskutonim me kompentencë për lejimin e Kriptove edhe si mjete alternative përkundrejt lekut shqiptar.
Si do të ishte efektiv, sipas jush, një proces i edukimit të publikut shqiptar për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat? Çfarë duhet të bëjnë institucionet publike? Po ato private?
Organet publike duhet të punojnë për aftësimin e stafeve të Agjencia e Mbikqyrjes Financiare, Banka e Shqipërisë etj, për të qenë në nivelin e detyrave që do të duhet të përballojnë jo larg në lidhje me luftimin e problematikave të ardhura nga abuzimet me Kripto. Kjo duke u bërë në rakordim me sektorin privat dhe partnerët
30
Projekti i ABC Tirana Club
ndërkombëtarë njëherazi. Paralelisht, fonde duhet të alokohen edhe në drejtim të sensibilizimit dhe edukimit të masave në lidhje me këtë risi financiare, që do të na përfshijë të gjithëve shpejt; duke nisur së pari me të rinjtë, studentët dhe duke u zgjeruar më pas me kalimin e kohës edhe në grupmoshat e tjera.
Çfarë opinioni keni për trajtimin që i bëhet në median shqiptare veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat?
Media sikundër çdo aktorë tjetër ekonomik në vend mund të themi se ka bërë pak ose aspak në këtë kuadër. Duke u mjaftuar me vetëm publikimin e rasteve të mashtrimeve, laboratorëve të prodhimit të Bitcoin etj. Pa i hyrë në analizë me themel problemit, e aq më pak për të përmbushur sadopak misionin e saj edukues, përpos atij informues.
Rubin Haxhiymeri4: Për disa, fjala “kriptomonedhë” shihet akoma si një term ekzotik që do të gjenerojë më shumë klikime
Si e karakterizoni ju gjendjen e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë aktualisht?
Veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në Shqipëri janë kryesisht të lidhura me aktivitete të retail investing, pra investitorë individualë që kanë dhe ushtrojnë një interes të caktuar në tregun e kriptomonedhave. Aktivitetet mund të zbërthehen më tej në menaxhimin e portofolave individuale (p.sh. shitblerje asetesh kripto, këmbim/konvertim të kriptoaseteve) si edhe farming (gjenerim
4 Kompania Fintech “Product Delivery and Growth Lead Cardo.al”
ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 31
kriptoasetesh nëpërmjet proceseve si p.sh. mining). Përsa i përket pamjes në retail investing, Chainanalysis (kompani amerikane e specializuar në analiza të sektorit blockchain), cituar nga Albanian Post, në prill të vitit 2022, ka evidentuar se mbi 50% e portofolave të lokalizuar në Shqipëri posedojnë Ethereum, 25% Stablecoins, 10% Bitcoin dhe pjesa e mbetur tokena alternative.
Cilët janë sipas jush elementet që i favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?
Mungesa e instrumenteve financiare në treg ku një publik i interesuar mund të përfshihet. [instrumentet e deritanishme të disponueshme për publikun e gjerë janë depozitat (interes i ulët), bonot e thesarit (afati i maturimit), real estate (çmim i lartë barriere për t’u përfshirë) dhe retail equity investment (i limituar në pak platforma digjitale bankare)]. Kripto në këtë skenar ofron alternativa me barrierë të ulët hyrjeje. Natyra spekulative e tregut që mund të sjellë fitime të shpejta, nëse mundësi të caktuara pikasen dhe shfrytëzohen në kohën e duhur. Perceptimi i kriptos si një domein i rregulluar nga teknologjia (algoritmi) dhe jo individët/entitetet shtetërore. Mungesa e edukimit financiar.
Cilët janë sipas jush elementet që i pengojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?
Mungesa e volumit të veprimtarisë në kripto nuk është domosdoshmërisht një indikator negativ. Së pari, sepse tregu është shumë spekulativ dhe kushdo që investon në këtë treg duhet të jetë komod me mundësinë e humbjes së investimit, nga cilido prizëm (retail dhe institutional investing). Së dyti, sepse në botë tani po shikojmë një “Crypto Winter/Dimër i Kriptos” të lidhur ngushtësisht me falimentimin e platformave të shkëmbimit të kriptove dhe si rrjedhojë, rënies së besimit dhe vlerës në shumë kriptoasete. Përsa i perket mungesës së veprimtarisë në vend, nga krahu i investitorëve retail do të përmendja mungesën e edukimit financiar (evidentimi dhe vlerësimi i riskut), si edhe mungesën e kapitalit (përmendim edhe një herë që është një kapital që duhet të jemi komod nëse mund të humbë). Nga krahu tjetër, legjislacioni në fuqi në Shqipëri është
32
Projekti i ABC Tirana Club
i hartuar duke pasur në mendje futjen e operatorëve, të cilët do të shfrytëzonin Shqipërinë si bazën e tyre të operimit dhe me klimën aktuale të tregut, dhe me klimën aktuale e parashikoj të vështirë që të ndodhë.
Si vlerësoni kuadrin ligjor në fuqi në vendin tonë mbi veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat?
Kuadri i veprimtarisë në kriptomonedha në republikën e Shqipërisë rregullohet nëpërmjet ligjit 66/2020 si edhe VKM Nr.708, datë 24/11/2021. Kuadri rregullator është një kuadër i pranueshëm, i cili përcakton llojet e operatorëve, licencat, detyrimet si edhe kushtet që duhen plotësuar prej gjithsecilit. Ky është një kuadër ligjor i hartuar për mundësimin dhe rregullimin e operimit në treg të aktorëve që dëshirojnë që të kenë bazën e tyre operative në Shqipëri, apo edhe aktorëve lokalë që dëshirojnë të shërbejnë në tregun shqiptar [Bursa, exchange dhe brokera]. Por mbeten vende për përmirësim: shembulli konkret do të ishte trajtimi i një ferme kriptomonedhash. Çfarë statusi dhe license duhet të ketë ky subjekt? Është një rast që ka vend për interpretim.
Sipas mendimit tuaj, a janë të gatshme institucionet publike dhe jopublike në vendin tonë për trajtimin e veprimtarive të lidhura me kriptomonedhat?
Mendoj që “Dimri i Kriptos” e bën më të vështirë këtë diskutim pasi besimi në këtë klasë asetesh sot ndodhet në minimumin e vet historik. Kjo situatë ndikon drejpërdrejt në deshirën dhe incentivat për të përvetësuar njohuri si edhe për të trajtuar këto veprimtari në plan afatgjatë nga institucionet, edhe pse mund të ketë një interes të shëndetshëm për të kuptuar dhe për t’u thelluar në implementimet teknike të blockchain. Përsa i perket përqafimit nga institucionet private, ky është një proces tërësisht subjekt i politikave të tyre të brendshme dhe besoj se analiza e detajuar e risqeve të përfshira merr pozicion primar në çdo diskutim dhe vendim. Tregjet financiare janë tregje besimi dhe ajo çka nuk do t’i duhej momentalisht tregut në Shqipëri do të ishte një krizë besimi.