
3 minute read
pa ekspertizën dhe pa dijet e kërkuara
12
Projekti i ABC Tirana Club
Advertisement
e nivelit të besimit në pronarët realë të tyre, siç janë vetë depozituesit. Një tronditje e besimit të tyre, do të sillte ‘hedhjen në erë’ të krejt sistemit. Në vitin 1997 sistemi qarkullonte 2 miliardë dollarë, sot në sistem janë mbi 10 miliardë dollarë, gjë e cila do të sillte përmasa katastrofike në rast tronditjeje të besimit të depozituesve.
Prandaj, unë kam bindje dhe besim, që analiza e përftuar nga pyetësorët e realizuar nga ju, mësimet e marra nga tekstet teorike dhe aktivitetet praktike të zhvilluara ose jo drejtpërdrejt nga ju, të cilat mund të kenë ndodhur në sistem në ekonomi të ndryshme më të sigurta dhe të qëndrueshme, do të përcjellin mesazhin e duhur, pa cënuar në asnjë moment, sigurinë e sistemeve bankare. Me studimin dhe përfundimet që do të nxirrni do të kontribuoni drejtpërdrejt në shtimin e këtij besimi.
Msc. igli Tola, pedagog, në rolin e moderatorit të forumit, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke filluar nga studentët, të cilët, siç tha ai, janë faktori më i rëndësishëm i këtij fakulteti, pa të cilët ne nuk do ishim këtu sot, si dhe duke vijuar me pedagogët e ftuar, specifikisht nga Departamenti i Financës, Statistikës dhe informatikës së Zbatuar si dhe Kontabilitetit, për t’i dhënë vlerë të shtuar debatit të sotëm.
ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 13
“Do të doja ta nisja këtë bisedë me qasjen ndaj kriptovalutave në tërësi, në mos vlerësimin e tyre si një instrument financiar të shkëputur, por si pjesë e sistemit financiar, bankar, ekonomik, por dhe se si prezenca e tyre ndikon drejtpërdrejt në nivelin e besueshmërisë në sistemin në tërësi. Gjithashtu, duke marrë shkas nga të dhënat e sondazhit që është realizuar për këtë projekt, theksojmë se media është kanali kryesor i marrjes së informacionit lidhur me kriptovalutën, sipas gjetjeve të dala. Media, përpos impaktit pozitiv që ka në ndarjen e informacionit, ka një ndikim tejet të madh lidhur me fake news, por dhe përhapjen e informacionit të sponsorizuar, në tërësi nuk përmbajnë vërtetësi dhe realitet në to dhe si këto informacione të pavërteta. Të gjitha këto informacione të pavërteta ose gjysmë të vërteta, mund të ndikojnë drejpërdrejt në besueshmërinë e konsumatorëve, të cilët kryesisht janë të rinj, por dhe në vendimmarrjen që ata bëjnë në treg, e cila shpeshherë mund të derivojë në atë të gabuar”.

1.3 Investimi në kriptomonedha nuk duhet të realizohet pa ekspertizën dhe pa dijet e kërkuara

Prof.asoc.dr. Edlira Martiri u ndal në ndërhyrjet e saj tek disa koncepte thelbësore lidhur me kriptomonedhat.
“Aktualisht 3 komponentë kryesorë bashkëshoqërojnë informacionin e domosdoshëm për kriptomonedhat. Fillimisht, komponenti kryesor është të qenit një instrument financiar. Më pas, teknologjia
14
Projekti i ABC Tirana Club
është një komponent i rëndësishëm, e cila thekson se çfarë nevojitet për të ndërtuar apo përdorur kriptomonedhat. Ndërsa, komponenti i tretë, i cili duhet patjetër të plotësohet, është pjesa e juridiksionit, ose pjesa e ligjit.
Për këtë arsye investitorët, ose përdoruesit e kriptomonedhave, duhet të kenë informacion mjaft të mirë dhe të gjerë lidhur me këto tri fusha, për të kuptuar jo vetëm se si ato funksionojnë, zhvendosen në tregjet financiare ku qendrojnë, por mbi të gjitha dhe për të kuptuar në të ardhmen se çfarë mund të ndodhë me to.
Nga të paktat vende të botës, Shqipëria ka një ligj, jo për të përdorur kriptomonedhat, por një ligj për të ndërtuar sistemet e decentralizuara. Sa i përket përdorimit të tyre apo investimit në to, sigurisht jemi të lirë, por duhet që të realizohen deklarimet përkatëse. Ligji në fuqi nuk është i plotësuar në tërësi, pasi ka ende aspekte të cilat nuk janë të parashikuara në nevojat që kanë operacionet me kriptomonedha për të qenë sa më transparente me qytetarët e Shqipërisë.
Disa statistika lidhur me kriptomonedhat: qarkullojnë rreth 6000 të tilla dhe ‘ambasador’ i kriptovalutave në përgjithësi, si monedha e parë e krijuar, por dhe me vlerën më të lartë në treg aktualisht është Bitcoin. Aktualisht në Shqipëri janë rreth 30.000 zotërues, ose portofole aktive, pasi një përdorues mund të ketë disa
