10 minute read

nuk është ndërmjetës

Next Article
riskor dhe evazor

riskor dhe evazor

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 15

portofole për aryse, personale, financiare, strategjike etj. Përkthyer kjo vlerë, në rreth 1% të popullatës shqiptare është aktive në tregun e kriptomonedhave. Vlera e portofoleve, sipas Scan TV, është rreth 6.2 miliardë dollarë, shifër e cila nuk është e vogël. Shqipëria është e treta në rajon, mbas Serbisë dhe Kosovës. 60% e portofolit në tregun shqiptar, janë në kriptomonedhën Ethereum, ndoshta kjo prej vlerës jo dhe aq të lartë të saj krahasuar me Bitcoin, por dhe prej teknikës së ndërtimit apo qasjes që ka pasur në ekspansionin që ka në të gjitha fushat e dijes.

Advertisement

Sipas gjetjeve të sondazhit të ABC Tirana Club, të intervistuarit duken që janë më shumë të interesuar lidhur me investimin në kriptomonedha, ku nëse do të shkonim në një vend tjetër, fokusi do të qëndronte më shumë tek përdorimi i tyre. Në vende të ndryshme, qytetarët kanë mundësi, që me anë të një aplikacioni, të realizojnë pagesa duke përdorur kriptomonedhat, kundrejt shërbimeve të rëndomta që ata marrin në përditshmërinë e tyre. Unë besoj që ky realitet do të vijë dhe tek ne, paçka se hapat duket se janë të avashtë prej situatës globale, asaj në Ukrainë dhe me një krizë të brendshme të kriptomonedhave. Para pak kohësh, njëri prej këmbyesve kryesorë të kriptomonedhave, FTX, pësoi tronditjen më të madhe. Mund të cilësohet ky si ‘dimri’ i kriptomonedhave, i cili do të kalojë sipas studiuesve, me një përshtatje të situatës në të ardhmen e afërt.

Nuk është aspak e vështirë të investohet në kriptomonedha, por asnjëherë, një gjë e tillë nuk duhet të realizohet pa ekspertizën e kërkuar dhe nivelin e duhur të dijeve dhe njohurive në këtë fushë, pasi marzhi i gabimit është i lartë në këtë treg të paeksploruar ende mirë. Prezenca e ligjit është e rëndësishme, por duhet bërë një pyetje drejtuar vetes, që pse ne duhet të ishim ndër vendet e para që ndërmarrim hapa konkrete me përfshirje në kuadrin ligjor, ndërkohë që nuk kemi teknologjinë, mekanizmat auditues, një sistem finaciar të sigurtë dhe të qëndrueshëm, në raport me rajonin, Evropën apo dhe vetë botën, por dhe institucione ligjore të konsoliduara, të cilat në dijeninë time mungojnë, sa i takon çështjeve që lidhen me kriptomonedhën apo kriptoasetet”.

16

Projekti i ABC Tirana Club

1.4 Veprimet me kriptomonedhat nuk realizohen me bankën si ndërmjetës

Prof.asoc.dr. Brunilda Duraj në fjalën e saj falënderoi ABC Tirana Club dhe Fakultetin e Ekonomisë, që dha mundësinë e realizimit të këtij Forumi diskutimi, në vijim të të gjitha diskutimeve dhe nga institucione të tjera të rëndësishme si FMN lidhur me digital money, inflacionin në situatën aktuale e shumë aspekte të tjera ekonomike. “Kriptomonedha është një nocion, i cili pavarësisht të dhënave të sondazhit, ku publiku njihet më tepër nëpërmjet medias, rishtazi, është bërë pjesë dhe e kurrikulës në Fakultetin e Ekonomisë, duke u ndalur në aspekte teorike, praktike, avantazhe dhe disavantazhe të ndryshme të koncepteve kryesore. Gjej rastin të përmend gjithashtu se në vitin 2020 është miratuar ligji për tregun e kapitalit, i cili përfshin dhe konceptin e kriptomonedhës ose kriptoasetit. Në këtë fokus, në trajtimet e ndryshme gjatë zhvillimit të lëndëve në Fakultet, jemi ndalur tek veprimet, risqet, avantazhet, disavantazhet e kësaj monedhe.

Në sondazh, vura re se kriptovaluta, më së shumti nga të intervistuarit, shihej si një veprimtari spekulative e cila të çonte në fitime të shpejta. Edhe pse publiku më së shumti mendon kështu, detyra jonë është të edukojmë brezat e rinj, duke u ndalur tek risqet që shoqërojnë operacione të tilla me këto monedha.

Përsa i përket lëndëve të tregut financiar, nëpër media apo revistave të ndryshme financiare, jepen qartë të gjitha veprimet që bëhen nëpërmjet kriptovalutave të cilat qarkullojnë, ku duhet theksuar se janë të shumta në lloje. Për këtë fakt, shpeshherë nga padija dhe joshja për fitim të shpejtë, investitorët individualë keqorientohen drejt humbjes. Paçka se kemi të bëjmë me novacione financiare, kur

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 17

flasim për veprimet me kriptomonedhat, në fokus gjithmonë duhet të mbetet stabiliteti i sistemit bankar. Banka është një nga institucionet financiare që i jep besim publikut dhe këto janë investime të tjera të cilat momentalisht po realizohen në paralel.

Në shumë vende të tjera, si p.sh., Britania e Madhe, ka pasur tentativa nga Banka Qendrore, për krijimin e kriptovalutave. Edhe pse vendet e tjera kane ecurinë e tyre lidhur me qasjen ndaj kriptovalutës dhe në Shqipëri është miratuar një ligj i cili është i plotë dhe në përputhje me legjislacionin e vendeve të tjera, të zhvilluara, të cilat janë përfshirë më shumë në tregun e kriptovalutave, përsëri mendoj se jemi pak herët që të mendojmë se bankat tona mund të arrijnë një nivel të tillë, e më vonë të arrihet të realizohen operacione të ndryshme në përditshmëri.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi një qasje sa më të mirë ndaj avantazheve dhe disavantazheve, formave të veprimtarisë, pra të kemi njohuri sa më të plota. Element shumë i rëndësishëm, dallues, lidhur me kriptovalutat i cili duhet përmendur është se, gjatë realizimit të operacioneve apo veprimeve të ndryshme me to, shmanget tërësisht ndërmjetësimi bankar. Kjo duhet theksuar dhe duhet bërë e qartë tek investitori se veprimet me kriptomonedhat nuk realizohen me bankën ndërmjetës, pasi kjo e fundit është jashtë sistemit”.

18

Projekti i ABC Tirana Club

Eksperti i iT-së, Denis Kasaj, përmendi faktin e përballjes me rregullime ligjore të menjëhershme, si pasojë e ekzistencës së personave të cilat duan të gjenerojnë të ardhura të shumta në mënyrë të menjëhershme, por nga ana tjetër dhe si pasojë e vjedhjeve dhe ndërhyrjeve të ndryshme që janë bërë në sisteme. “Për të shmangur këto raste kur biem pre e këtyre manipulimeve apo vjedhjeve, është shumë i nevojshëm informacioni dhe edukimi duke filluar nga të rinjtë dhe më gjerë”.

Prof.dr. Fatmir Mema, zëvendesdekan i Fakultetit të Ekonomisë, shprehu mendime mbi angazhimin në tregun e kriptovalutave. “Unë në këtë panel jam i disavantazhuar nga mosha dhe njohuritë. Por pse e them këtë? Gjëja e parë që kam mësuar dhe më ka mbetur në mendje, është se paratë janë po ato, janë vetëm xhepat e pronarëve që ndryshojnë. Ky investim, në rastin personal më duket shumë riskoz dhe me shumë mundësi korruptive dhe pastrim parash. Nëse unë ia besoj paratë e mia, dikujt që as e njoh, as e kam parë dhe në rast se i humbas, s’di ku t’i kërkoj. rikthehemi tek viti 1997, kur shumë njerëz ëndërruan se do të fitonin shumë nga përfshirja në skemat piramidale, por në një moment ku besimi dukej se kishte prekur majat, të gjithë humbën. Në këtë rast, kam dyshime shumë të mëdha në këtë lloj veprimi. Jam pro veprimeve virtuale dhe online, njëkohësisht, kundër veprimeve me para në dorë, cash, pasi di kujt t’ia kërkoj, di kujt ia kam besuar

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 19

dhe di që kam mbrojtjen e shtetit tim. Por, në rastin tjetër, të aplikimit të kriptovalutave dhe veprimeve me to, nuk e kam mbrojtjen e shtetit tim.

Mund të jem i gabuar, kur mendoj se nuk është e ardhmja, por mendoj se duhet shumë kujdes dhe njohuri, për të pasur një orientim sa më të mirë në treg. Ne të ekonomisë ‘tradicionale’, jemi më të qëndrueshëm në zgjedhje, por theksoj se jam kundër veprimeve me para në dorë, pasi ato rrisin mundësinë për korrupsion, mashtrime, evazion dhe jam pro veprimeve online.

Bursat kanë shumë vite që janë krijuar, por përsëri ka shumë njerëz të cilët edhe sot e kësaj dite humbin në sistemin e tyre plot rregulla dhe filtra, ku është deri diku e pamundur të humbësh. Humbin si pasojë e padijes apo keqinformimit, i cili është shumë i rëndësishëm, jo vetëm në këtë fushë për të cilën po diskutojmë, por në çdo fushë të mundshme”.

Prof.dr. ingrid Shuli, u shpreh se kriptomonedhat janë një çështje shumë e ndjeshme, ndaj dhe falenderoi ABC Tirana Club që e ka bërë pjesë të programit informues dhe ndërgjegjësues. “Më vjen mirë që trajtohet në trajtën e një bashkëbisedimi mes studentëve dhe pedagogëve të fushës. Unë jam në linjë me përgjigjet nga sondazhi, por dhe me opinionin e prof. Brunildës.

Në vitin 2019 kam qenë e ftuar në një kongres të kontabilistëve në Londër, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe në një nga sesionet, trajtohet pikërisht një standard i ri për kriptomonedhat. Pra, po flitet lidhur me çështjen dhe po punohet, por ende në vitin 2022 nuk ka dalë ende një standard.

Pikërisht fakti që po punohet për të patur një standard, dëshmon qartë se kjo është e ardhmja. Kjo nuk do të thotë që nuk janë risqet

20

Projekti i ABC Tirana Club

e mëdha, apo që publiku nuk duhet të jetë i informuar, apo edukuar dhe të dijë të zgjedhë mes 6000 kriptomonedhave të ndryshme që qarkullojnë dhe shtohen dita-ditës”.

Msc. Jorgo Çipa, pedagog, u ndal në gjetjet e sondazhit që u prezantua në forum.

“Vërejmë se pjesa më e madhe e të anketuarëve, janë informuar nga rrjetet sociale. Ne e dimë që rrjetet sociale kanë qëllim kryesor, paraqitjen e së vërtetës, por ndonjëherë këtë të vërtetë e nxjerrin më të bukur se sa është. Për këtë arsye të anketuarit priren të jenë më pozitivë, në vijim të pyetësorit, pikërisht, prej këtij realiteti të bukur që ata shohin në media dhe rrjete sociale, për kriptomonedhat.

Kriptomonedhat janë e ardhmja, duam apo nuk duam ne dhe na paraqiten 2 ekstreme, përballë. Nga njëra anë është sistemi bankar, i cili është aty prej vitesh, i sprovuar, me problemet e veta, por i besueshëm, ndërkohë nga ana tjetër kemi sistemin e kriptomonedhave, i cili aktualisht, priret të jetë jo fort i besueshëm, jo fort i qëndrueshëm, por me kalimin e kohës këto dy ekstreme do të bashkohen nëpërmjet ligjit, audituesve, por dhe përparimit dhe aprovimit të teknologjisë.

Faktikisht është e vertetë që në portofolat e kriptomonedhave janë realizuar sulme dhe ndërhyrje të shumta, por ama ka pasur dhe sulme në sistemin tradicional bankar, të cilat kanë qenë më të pakta në raste. infrastruktura inxhinierike dhe teknike, kriptomonedhat i bën të cënueshme.”

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 21

1.5 Njoftim për median

Qendra studentore ABC Tiranas Club në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students zhvilluan ditën e henë, 21 Nëntor 2022, ora 10:00, Forumin e Diskutimit “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Edicionit të Pestë të programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Club e realizon prej vitit 2019.

Të ftuar ishin studentë dhe pedagogë, ekspertë, përfaqësues të OJF-ve, medias etj.

Gjatë Forumit u fol mbi realitetin e kriptomonedhave në Shqipëri, për legalizimin e kësaj pjese të tregut, për legjislacionin e miratuar si dhe sfidat për të ardhmen. Në aktivitet u prezantua dhe një sondazh me 300 të pyetur mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kriptomonedhat, për gatishmërinë dhe hezitimin e qytetarëve për t’u përfshirë në qarkullimin e parave virtuale.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof.dr. Dhori Kule ka përgëzuar studentët për përfshirjen në një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut, aq më tepër kur fokusohen dhe në tema që kanë ndjeshmëri tek qytetarët. “rëndësi ka që përmes këtyre aktiviteteve të përçohet besim tek sistemi, pasi çdo keqinformim apo spekullim në përhapjen e informacioneve jep efekte negative tek publiku, ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik dhe financiar. Dukuritë e reja në fushën ekonomike kërkojnë përgjegjësi në menaxhim dhe interpretim, në të kundërt stimulohet kaos te njerëzit, te mendimet dhe vendimmarrjet e tyre”.

Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan Muka, tha se organizata është prej më shumë se katër vitesh në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë duke konkretizuar programin “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, me synimin “të nxisë interesin e publikut, sidomos të të rinjve, mbi aspekte ekonomike dhe

22

Projekti i ABC Tirana Club

financiare. Të nxisë më shumë institucionet publike, sidomos Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, si dhe agjencitë në varësi të saj që, edukimi ekonomik dhe financiar të jetë më shumë pjesë e kurrikulave në programet mësimore, që në nivelin e arsimit fillor”.

Nga viti 2019 ABC Tirana Club, ka realizuar disa edicione. Edicioni i Parë ishte “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek”; viti 2019. Edicioni i Dytë mbi “DeCash-izim vs informalitet”, viti 2020. Edicioni i Tretë titullohej “Apliko pagesën elektronike”, viti 2021. Edicioni i Katërt ishte “Kursim apo investim - kur është koha?”, realizuar në maj të vitit 2022.

Aktualisht po zhvillohet Edicioni i Pestë titulluar “Përdorimi i parasë virtuale, a jemi gati?!”, ku veç Forumit të diskutimit me ekspertët dhe zhvillimit të sondazhit, është përfshirë dhe një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi me publikun.

ABC Tirana Club Tiranë, 21.11.2022

www.abctiranaclub.wordpress.com

This article is from: