3 minute read

paralelisht me edukimin financiar në përgjithësi

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 23

Kapitulli ii

Advertisement

ANALIZA E EKSPERTËVE MBI AKTUALITETIN DHE PERSPEKTIVËN E PARASË VIRTUALE1

2.1 Edukimi në lidhje me kriptomonedhat duhet të ecë paralelisht me edukimin financiar në përgjithësi

2.2 Kriptomonedhat janë më atraktive për investitorët riskor dhe evazor

2.3 Për disa, fjala “kriptomonedhë” shihet akoma si një term ekzotik që do të gjenerojë më shumë klikime

2.4 Kuadri ligjor jofunksional dhe i paplotësuar me aktet nënligjore

1 Ky projekt përfshiu dhe realizimin e disa intervistave me ekspertë dhe njohës të fushës. Drejtuesi i projektit, Msc. Johan MUKA, i drejtoi të njëjtat pyetje Prof.asoc.dr. Edlira MARTIRI; Msc Igli TOLA, Rubin HAXHIYMERI dhe Lorenc RABETA pas të cilave ata kanë shprehur opinione dhe vlerësime të ndryshme mbi të sotmen dhe të ardhmen e tregut të kriptomonedhave.

24

Projekti i ABC Tirana Club

Prof.asoc.dr. Edlira Martiri2: Edukimi në lidhje me kriptomonedhat duhet të ecë paralelisht me edukimin financiar në përgjithësi

Si e karakterizoni ju gjendjen e veprimtarive të lidhura me kriptomonedha në vendin tonë aktualisht?

Në lidhje me zhvillimin e kriptomonedhave në vendin tonë, mendoj se jemi në të njëjtat nivele ose pak më ulët se ç’është dhe inovacioni, digjitalizimi, apo zhvillimi i teknologjive financiare në përgjithësi. Më së shumti, komunitetet e angazhuara në këtë fushë janë si prodhues (miners) apo investitorë në kriptomonedha, kurse zgjidhje teknologjike që përfshijnë sistemet blockchain, ende nuk po shohim të kenë depërtuar e të kenë sukses në treg (përjashto ndonjë startup në fazë ideimi apo produkti minimal – Minimum Viable Product). Mbetemi në pritje të shohim zgjidhje që vërtetë bazohen në sistemet blockchain, që transaksionet i ekzekutojnë në ndonjë nga rrjetet dhe kriptomonedhat ekzistuese (p.sh. Ethereum e lehtëson mjaft këtë).

Cilët janë sipas jush elementet që i favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Faktorët kryesorë që favorizojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat janë të ndryshëm. Një iniciativë pozitive duket se është dhe rregullimi i një pjese të legjislacionit në lidhje me regjistrat e shpërndarë, por përsa kohë ai nuk është ende tërësisht i plotësuar me të gjithë aktet nënligjore, nuk mund ta masim dot saktë. Ka shumë

2 Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në lëndët “Siguria e informacionit”, “Sisteme Shfrytëzimi”, “Çështje të Avancuara të Sigurisë së informacionit” dhe “Programim i Avancuar në Web”.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR KRIPTOMONEDHAT? 25

iniciativa, ka një komunitet iT mjaft të gjallë, i cili e sjell shpeshherë në vëmendje përdorimin e kriptomonedhave dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknike me anë të tyre.

Cilët janë sipas jush elementet që i pengojnë veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat në vendin tonë?

Ka disa elemente që i pengojnë këto veprimtari. Kështu, kemi faktorë ekonomikë, duke qenë vend në zhvillim (prandaj dhe kemi shumë investitorë, rreth 30,000 në Shqipëri, dhe pothuajse asnjë produkt), kemi dhe faktorë që lidhen me të shkuarën tonë (firmat piramidale – gjë që e bën përdoruesin joprofesionist të ndërmarrë risqe përsipër, si dhe atë profesionist të jetë tejet i kujdesshëm dhe i frenuar), apo faktorë të tjerë kulturorë. Një aspekt tjetër, që haset shpesh në komunitetet iT – të cilët janë komunitetet kryesore të zhvillimit të zgjidhjeve bazuar në blockchain – është dhe dinamizmi i burimeve njerëzore në vitet e fundit, shoqëruar kjo dhe nga një valë emigrimi e një përqindjeje të lartë në vende të tjera. Por, padyshim që pengesa kryesore lidhet me edukimin e qytetarëve, programe studimi jo të azhurnuara me teknologjitë e reja, apo jo të orientuara drejt tregut global.

Si vlerësoni kuadrin ligjor në fuqi në vendin tonë mbi veprimtaritë e lidhura me kriptomonedhat?

Në këndvështrimin tim, ky kuadër mund të vazhdojë të plotësohet me të gjitha aktet nënligjore të domosdoshme, por ajo që mbetet ende për t’u saktësuar nga organet kompetente, është dhe politika e thithjes së burimeve të domosdoshme njerëzore, ekspertizës në fushat e iT, ekonomisë, dhe ligjit, agjencive audituese, agjencive të dedikurara në sigurinë e informacionit, pastrimit të parave, auditimit teknik dhe shumë e shumë entitete të tjerë të domosdoshëm, që jo vetëm duhet të funksionojnë në mënyrë mjaft profesionale, por edhe duhet të rakordohen qartësisht me njëra-tjetrën. Jam njohëse e mirë e një ligji të ngjashëm në Maltë, kam qenë për disa kohë në kontakt me kolegë atje në formë vullnetare, pikërisht për të kuptuar më qartë pengesat dhe oportunitetet e mundshme të zhvillimit të sistemeve bazuar në blockchain dhe di të them që është një sipërmarrje mjaft e madhe.

This article is from: