Ligjeratat në shkathtësi të komunikimit

Page 33

1. Kush kujdeset në familje për Agimin? 2. Si kanë ndërruar gjërat në familje nga koha kur Agimi është lënduar/ ka filluar rehabilitimin Agimi? 3. Cilat probleme i keni me Agimin? 4. Në cilat çështje ju merrni pjesë gjatë trajtimit të Agimit? 5. Si janë reagimet e Agimit ndaj kujdesit tuaj? 6. Si janë reagimet e Agimit ndaj kujdesit të personelit/institucionit shëndetësor? 7. Si i realizon aktivitetet ditore Agimi në shtëpi ? 8. Si janë reagimet e Agimit në çrregullimin që i kanë ndodh tani ? Ilustroni me ndonjë shembull! 9. A mundemi të më tregoni lidhur me sëmundjet/lëndimet e mëparshme të Agimit? 10. A ka qenë më pare i hospitalizuar apo në rehabilitim? Nëse po në cilën kohë për çfarë arsyeje? 11. Si mund të ju ndihmoj familjes tuaj lidhur me gjendjen e Agimit?

Në këtë pjesë duhet participuar të gjithë anëtarët e familjes. Kësisoj mund të vërehen edhe qëndrimet e secilit anëtar të familjes ndaj Agimit apo ne mes të njëri tjetrit. Kësisoj mundeni të identifikoni situatat kur ndonjë është duke qenë i mbi kujdesshëm, disa mund të jenë në gjendje të shokut, disa refuzojnë situatën, disa janë të zemëruar dhe të ngjashme. Të gjitha këto situate duhet ti veni në kontest të përfitimit tuaj dhe të pacientit apo në dobi të përbashkët dhe interes të ndikimit në trajtim të suksesshëm.

Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit” Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©

33


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.