Ligjeratat në shkathtësi të komunikimit

Page 23

Pacientet duhen të përkrahën me qëllim të diskutimit të hapur lidhur me trajtimin e tyre të mëtejmë dhe këtë ta bëjnë edhe me anëtarët e tjerë përkrahës; Pacientët si dhe anëtarët tjerë të interesuar për shëndetin e tyre duhet që të informohen me kohë dhe rregullisht për përparimet apo stagnimet/dështimet e trajtimit; Pacientit duhet ti shpjegohen procedurat diagnostike, terapeutike dhe rehabilituese sikurse edhe efektet anësore apo komplikimet eventuale të trajtimit të tyre.

Teknikat kryesore të komunikimit të suksesshëm përfshijnë: 1. Fokusimi i komunikimit të ndërsjellë në informatat e nevojshme; 2. Përdorni pyetje të hapura më qëllim të zhvillimit të mëtejmë të komunikimit tuaj me individ apo të tjerë; 3. Nëse në interesin tuaj është të fitoni informatë të shpejtë bëni pyetje të mbyllura; 4. Me shikimin tuaj dhe kontaktin me sy përkrahni inicimin dhe vazhdimin e komunikimit tuaj; 5. Shpreheni mirëkuptimin tuaj, respektin si dhe përkrahjen lidhur me atë që keni kuptuar gjatë komunikimit; 6. Provoni që në fund të bëni një përmbledhje duke tentuar që gabimet eventuale apo zbrazëtirat në komunikim ti plotësoni me intervenimet eventuale të palës me të cilën komunikoni.

Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit” Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©

23


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.