Koha 549

Page 13

24 e enjte, 10 janar 2013

Mozaik

Mozaik

e enjte, 10 janar 2013

Javore KOHA

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ndau Çmimin Tradicional për krijuesit shqiptarë në Mal të Zi

Laureat Prof. dr. Simë Dobreci Ulqin - Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” i ka ndarë Çmimin Tradicional për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë dhe art prof. dr. Simë Dobrecit. Juria në përbërje Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, Mustafë Canka dhe Ma. Ismet Kallaba, pasi ka analizuar rezultatet e arritura në fusha të ndryshme nga krijuesit dhe studiuesit shqiptarë në Mal të Zi, gjatë periudhës kohore 2010-2012, ka vendosur që Çmimi Tradicional i “Art Club”-it t’i jepet Prof. Dr. Simë Dobrecit, me motivacionin “për kontributin e dhënë si profesor universitar në edukimin e shumë brezave të Fakultetit të Mjekësisë, si autor i teksteve në fushën e dermatologjisë, si mjek - dermatolog i dalluar dhe për veprimtarinë publicistike me karakter kombëtar, me qëllim të ruajtjes së vlerave autoktone dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi”. Duke arsyetuar vendimin e jurisë për ndarjen e Çmimit Tradicional të “Art Club”-it, kryetari i saj prof. dr. Ruzhdi Ushaku, ka thënë se Dobreci “është

pranuar me të drejtë për Profet në vendin e vet”. Ai më tej ka theksuar se ky çmim modest është me peshë të madhe, si mirënjohje ndaj veprës dhe personalitetit të Simë Dobrecit edhe nga popullata e kësaj treve. Kryetari i SHAI “Art Club”, Ali Salaj, ka vënë në pah rëndësinë e këtij çmimi për krijuesit shqiptarë në Mal të Zi, dhe ka kërkuar që edhe institucionet e tjera të ndajnë çmime të ngjashme.

Kryetari i jurisë për ndarjen e Çmimit Tradicional të “Art Club”it, prof. dr. Ruzhdi Ushaku, ka thënë se ky çmim modest është me peshë të madhe, si mirënjohje ndaj veprës dhe personalitetit të prof. dr. Simë Dobrecit edhe nga popullata e kësaj treve.

“Do të ishte e nevojshme që institucionet e ndryshme, duke nisur nga Komuna e Ulqinit, Qendra Kulturore, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi e ndonjë tjetër, të themelojnë ndonjë çmim vjetor për krijuesit shqiptarë dhe në një farë mënyre t’i dilet hakut angazhimit të tyre të vazhdueshëm në zhvillimin dhe afirmimin e artit, kulturës dhe shkencës”, ka thënë ai. Fituesi i Çmimit Tradicional të SHAI “Art Club”, prof. dr. Simë Dobreci, ka thënë se “nuk ka bërë kurrgjë të veçantë”. “Kam bërë atë çfarë mund ta bëjë shumëkush”, ka thënë ai pas marrjes së Çmimit, ku ka folur për rrugën e shkollimit të tij. SHAI “Art Club” është subjekti i vetëm ndër shqiptarët në Mal të Zi, i cili ndan Çmim për krijuesit shqiptarë. Çmimi është themeluar në vitin 1991 dhe deri në vitin 2005 është dhënë për çdo vit, kurse që nga viti 2009 për çdo tri vjet. Çmimi Tradicional i “Art Club”-it është ndarë më 28 dhjetor të vitit të kaluar, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të i.k. themelimit të kësaj shoqate.

Doli nga shtypi numri 38 i revistës “Buzuku”

Material nga fusha të ndryshme Krahas raporteve mbi veprimtaritë e ndodhura në periudhën ndërmjet botimit të dy numrave, siç janë manifestimet kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe shfaqja e premierës së koreodramës “Kalendari”, ndarja e Çmimit “Nderi i Kombit” për Malësinë e Madhe, manifestimi “Ora e Maleve” në Rozhajë, përurimi i librave “Pishtarët e lirisë” të Gjylaver Avdiut, “Kultura shqiptare në tekstet mësimore të shkollës fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi” të Flamur Anamalit, “Në hap me Rugovën” të Adnan Merovcit etj., në rubrikat tradicionale të “Buzuku”-t janë botuar artikuj nga fusha të ndryshme. Kështu në këtë numër është botuar “Kanga e Ulkrinit (Ulqinit)”, marrë nga revista “Albania” e Faik Konicës. Në rubrikën “Dokument” është botuar artikulli i At Justin Rrotës “Ma të parat kopje të fotografueme të Mesharit të Buzukut ndë Shqipëni” dhe artikulli “Teksti i Memorandumit të

Zbukurohen mjediset e kopshtit të fëmijëve

Artistët figurativë qytetit të tyre cekur se kjo është ekspozitë tradicionale e cila organizohet në fund të vitit dhe jo rastësisht mban emrin “Salloni i dhjetorit”. Kjo veprimtari, e filluar vitin e kaluar, është menduar të jetë një ekspozitë përmbyllëse në fund të çdo viti dhe njëkohësisht takim i piktorëve. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 (Kohapress) shkurt.

Shestanasve”, dorëzuar deputetit Mustafa Merlika Kruja në Tiranë, më 10 prill 1942. Studiuesi Gjokë Dabaj vjen me komentin në gjuhën malazeze “Çfarë kanë humbur shestanasit në procesin e sllavizimit”. Rubrika “Tjerët për ne” sjell artikullin “Shqiptarët në veprat e Andrija Kaçiq – Mioshiqit”, kurse rubrika “Diaspora” artikullin “Një diasporë shembullore në Itali”.

Në numrin e saj më të ri (38), i cili doli në fund të dhjetorit, revista “Buzuku” ofron materiale me vlerë dhe shumë interesante për lexuesin e saj.

Në rubrikën “Përkujtim” është botuar “Biseda me Mrikën, bashkëshorten e Gjergj Nrekiqit”, ndërsa në rubrikën “Tradita” artikulli mbi “Daljen masive biblike në maje të Rumisë”. Aktiviteteve të Shoqatës “Buzuku” gjatë vitit 2012 i është kushtuar hapësirë e veçantë në këtë numër të revistës. “Buzuku” është revistë informative, kulturore e shoqërore që botohet nga Shoqata për Kulturë “Don Gjon Buzuku”. (Kohapress)

Përfaqësuesit e Shoqatës malazeze për luftë kundër kancerit i dhuruan një punim artistik kopshtit të fëmijëve të Qendrës Shpirtërore “Nënë Tereza” në Sukruq

Në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore në Ulqin u hap ekspozita e piktorëve vendas

Ulqin - Në organizim të Qendrës Kulturore, të premten më 28 dhjetor 2012, në Galerinë e Arteve në Ulqin u hap ekspozita e piktorëve nga Ulqini, e titulluar “Artistët figurativë qytetit të tyre”. Në këtë ekspozitë kolektive, me punimet e tyre janë paraqitur 12 piktorë vendas. Ekspozitën e shpalli të hapur drejtori i Qendrës Kulturore, dr.Nail Draga, duke

25 Javore KOHA

Tuz – Me rastin e festës së Krishtlindjes, përfaqësuesit e Shoqërisë malazeze për luftë kundër kancerit kanë vizituar kopshtin e fëmijëve të Qendrës Shpirtërore “Nënë Tereza” në Sukruq. Me këtë rast,

ata i kanë dhuruar Pater Fran Dushajt si dhuratë për fëmijët e këtij kopshti një punim artistik, i punuar nga personat me aftësi të kufizuara nga Qendra Kreative “Sunçana radionica”. Ky punim

do të zbukurojë mjediset për pushim të kopshtit të fëmijeve. Shoqata malazeze për luftë kundër kancerit shfrytëzon çdo rast të përshtatshëm që në këtë mënyrë apo mënyra të ngjashme, në kuadër të mundësive të saj, të ndihmojë institucionet që merren me punë shëndetësore, sociale apo pedagogjike – arsimore. “Një gjë të tillë do ta bëjmë shpresojmë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të ndihmojmë të gjithë ata për të cilët ndihma ka kuptim, pavarësisht vlerës së saj, sepse në punën tonë udhëhiqemi nga parimi se çdo ndihmë është e mirëseardhur”, theksohet në deklaratën për shtyp të kësaj shoqate. (Kohapress)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.