Koha javore 6431

Page 1

Histori

KOH Javore A

Podgoricë e enjte, 11 dhjetor 2014 Viti XIII / Numër 643 Çmimi 0,50

Qeleshja si simbol mbretëror

www.kohajavore.co.me

Likuidimi i udhëheqësve fetarë në Ulqin


2

Përmbajtje

e enjte, 11 dhjetor 2014

Javore KOHA

Histori

HA Oore KJav

Podgoricë e enjte, 11 nëntor 2014 Viti XIII / Numër 643 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Likuidimi i udhëheqësve fetarë në Ulqin

Qeleshja si simbol mbretëror

U mbajt seanca e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gucisë fq 5

F. Shkreli:

Të drejtat e njeriut, 365 ditë në vit fq 6

Përmbajtje

3

Javore KOHA

Çmimi i Parë për nxënësen Albulena Ujkashi fq 18

Shfaqet tragjikomedia “Kolonel Zogu” fq 19

Ngjarje javore

Opinion

Vështrim Opinion Politikë I n t e r v i s t ë P a n o r a m ë Te k n o l o g j i

VIP Automobilizëm Shëndeti

Kulturë Sport horoskopi fjalëkryqi Mozaik

S. Osmani:

Mungesë optimizmi në ekonominë e Malit të Zi

e enjte, 11 dhjetor 2014

Liridona Uka përfaqëson Kosovën

Histori Opinione & Vështrime

Te k n o l o g j i

Shkenc

Vështrim Opinion Politikë I n t e r v i s t ë P a n o r a m ë Te k n o l o g j i

fq 8

Themelues: Kuvendi i Republikës së Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: SHAGBG „Pobjeda” Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 078/110-578 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.co.me Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Në Malësi mungesa e Bibliotekës dhe Teatrit fq 10

Simboli i turizmit të Ulqinit fq 16

fq 20

In memoriam: Sari Resulbegu fq 28

Së bashku mund të realizohet çdo projekt fq 30

VIP Automobilizëm Shëndeti

Ngjarje javore

Kulturë Opinione & Vështrime

Në hap me KOHËN


4

Ngjarje javore

e enjte, 11 dhjetor 2014

Ngjarje javore

e enjte, 11 dhjetor 2014

5

Javore KOHA

Javore KOHA

U mbajt seanca e pestë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gucisë

U zgjodh Komisioni për hartimin e Rregullores së punës Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi reagon ndaj fushatës së Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave

Akt diskriminues ndaj shqiptarëve Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka reaguar ndaj Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, duke e akuzuar këtë të fundit për diskriminimin e shqiptarëve. Shkak për reagimin e KKSH-së janë bërë bilboardet që janë vendosur në Malësi, në kuadër të fushatës mediatike të kësaj ministrie për Ligjin mbi ndalimin e diskriminimit, me moton “Respektoj, mbështes, mbroj, përfaqësoj njeriun”. Sloganet në bilboarde janë vendosur vetëm në gjuhën malazeze. Sipas KKSH-së, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, e cila ka për mision të mbrojë qytetarët nga diskriminimi, me vendosjen e bilboardeve

promovuese, me përmbajtje vetëm në gjuhën zyrtare, ka bërë akt diskriminues. “Nëse mesazhet në bilboardet promovuese u dedikohen qytetarëve të Komunës Urbane të Tuzit, e që me sa duket po, atëherë është dashur që së paku njëri nga bilboardet të jetë në gjuhën shqipe, kur dihet se shqiptarët janë shumicë në këtë mjedis”, thuhet në reagim. KKSH thekson se si institucion gjithëpërfshirës i shqiptarëve në Malin e Zi, është shumë i shqetësuar për këtë akt, “aq më tepër kur është në dijeni të faktit se në përbërje të Ministrisë përkatëse ka përfaqësues të pakicave nacionale, ndërmjet të tjerëve edhe të

nacionalitetit shqiptar”. Sipas KKSH-së, ky nuk është rasti i parë i diskriminimit të pakicave, sidomos i shqiptarëve, pasi që kjo ka ndodhur edhe në manifestimin e sivjetshëm “Multikulturalizmi është realiteti ynë”, të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi nga Qendra për Ruajtjen e Kulturës së Pakicave, institucion i cili mbikqyret nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. KKSH ka kërkuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave që këto lëshime të korrigjohen dhe të mos përsëriten në të ardhmen, sepse në të kundërtën ai do të jetë i detyruar të reagojë në çdo rast të përsëritur. (Kohapress)

Guci - Në seancën e pestë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të premten në sallën e Qendrës për Kulturë, këshilltarët me shumicë votash pro të koalicionit të partive në pushtet (Të bashkuar për Gucinë, UDSH dhe Aleanca Shqiptare), por edhe me deklarimin pro të të gjitha partive që participojnë në Kuvend, pas shumë diskutimesh dhe debatesh që u zhvilluan kryesisht nga këshilltarët e partive në opozitë (Koalicioni për Gucinë ”Dr. Rusmin Llalliçiq” dhe LD në MZ), miratuan disa propozim vendime të rëndësishme. Edhe përkundër kushteve jonormale për punë, në sallën e pangrohur të Qendrës për Kulturë, ku temperatura ishte 6 gradë C, me votën e këshilltarëve të shumicës u vendos për mbajtjen e seancës. Këshilltari i LD në MZ, Bujar Hasangjekaj, në paraqitjen e tij proceduriale, i njoftoi të pranishmit se klubi i këshilltarëve të kësaj partie dhe ai si pjesëtar i kolegiumit, ka marrë si obligim që ta përkthejë materialin e Kuvendit për këtë seancë me qëllim që Kuvendi ta kryejë punën si duhet dhe që të gjithë këshilltarët të jenë të barabartë sa i për-

ket shfrytëzimit të materialit në gjuhën e tyre amtare. Megjithatë, ai ka kërkuar që nga seanca e radhës, materiali i Kuvendit të jetë në gjuhën shqipe. “Ne nuk kërkojmë asgjë që nuk na takon me ligj. Këtë të drejtë e kemi të garantuar me Kushtetutën e Malit të Zi, me ligjet relevante, me Rregulloren e punës dhe Statutin e kësaj komune”, ka thënë ai. Në fillimin të punës së seancës, sipas rendit të ditës i cili u miratua njëzëri nga këshilltarët, u bë verifikimi i mandateve të dy këshilltarëve të rinj, Elldin Mulliq dhe Muradija Seferagiq, të cilët kanë zëvendësuar këshilltarët Elldin Qosoviq dhe Anella Çekiq, të cilët për shkak të emërimit dhe zgjedhjes në funksione të reja, kanë dhënë dorëheqje si këshilltarë. Në vazhdimin e punës së seancës, këshilltarët miratuan propozim vendimin mbi zgjedhjen e Komisionit për hartimin e Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Gucisë prej pesë anëtarësh, si dhe vendimin mbi themelimin e Komisionit për caktimin e kufijve territorialë të komunave Plavë dhe Guci, i përbërë prej 8 anëtarësh, komision ky i propozuar nga kryetarja e

Komunës së Gucisë, Anella Çekiq. Këto komisione u miratuan me shumicë votash të këshilltarëve të pranishëm, kryesisht të atyre të partive në pushtet. Në seancën e pestë të rregullt të KK të Gucisë, këshilltarët njëzëri miratuan edhe propozim vendimet mbi formimin e trupave punues të Kuvendit, mbi formimin e shërbimit të KK të Gucisë dhe mbi financimin e partive politike. Propozim vendimet mbi fitimet dhe të ardhurat tjera materiale të funksionerëve lokalë dhe mbi kompensimet e këshilltarëve të KK të Gucisë, për këshilltarët e Koalicionit për Gucinë “Dr Rusmin Llalliçiq” (PG, PL dhe PSP) në opozitë, ishin të papranueshme dhe ngjallën revoltë dhe pakënaqësi, me ç’rast dy këshilltarët e koalicionit në fjalë Mr. Huso Brdakiq dhe Dr. Said Çekiq me fakte dhe argumente të bazuara në dispozita ligjore u përpoqën t’i hudhin poshtë të dhënat e parashtruara në materialin e Kuvendit. Mirëpo, edhe përkundër dëshmive të tyre, ato u miratuan me shumicë votash të partive në pushtet. Seanca e radhës e KK të Gucisë pritet të mbahet deri ne fund të këtij muaji. Sh. Hasangjekaj


6

e enjte, 11 dhjetor 2014

Vështrime & Opinione

Vështrime & Opinione

e enjte, 11 dhjetor 2014

7

Javore KOHA

Javore KOHA

OKB shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut

Të drejtat e njeriut, 365 ditë në vit Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

Sllogani që Kombet e Bashkuara kanë vendosur të përdorin këtë vit për të shënuar dhe për të promovuar ditën kushtuar zbatimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës është, “Të Drejtat e Njeriut 365”. Me idenë, sipas OKB-ës, për të promovuar zbatimin e të drejtave të njeriut çdo ditë të vitit dhe jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me 10 dhjetor, duke nënvijuar kështu “Parimin kryesor të Deklaratës Universale, se secili prej nesh, kudo dhe kurdoherë ka të drejtë të gëzojë të gjitha të drejtat e njeriut dhe se ato të drejta janë për secilin indidvid të barabarta dhe pa dallim, të drejta këto të cilat nga bashkojnë si një komunitet global, me të njëjtat ideale dhe vlera.” OKB-ja pranon se viti 2014 do të mbahet mend si viti i sfidave të mëdha në fushën e zbatimit të drejtave të njeriut anë e mbanë botës, duke thënë se madje edhe në vendet ku më heret ishte shënuar përparim në zbatimin e këtyre të drejtave, tani vihet re një zmbrapsje, ndonëse thotë se ka patur edhe përparime të vazhdueshme në realizimin e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 10-dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, është një rast për të shpallur rishtas angazhimin e të gjitha shteteve anëtare ndaj zbatimit të parimeve dhe standardeve që janë zhvilluar dhe promovuar gjatë pothuaj më shumë se 6-dekada, ç’prej miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, më 10 dhjetor, 1948. Në mesazhin e tij me këtë rast, Sekretari

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënon çdo vit më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, ditë kjo e cila kujton datën kur Asamblea e Përgjithshme e OKB-ës ka miratuar në vitin 1948 Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, duke shpallur se parimet e kësaj deklarate janë “standarde të përbashkëta për tu realizuar nga të gjithë popujt dhe nga të gjitha kombet.” Kjo deklaratë në tërësi, ndoshta si asnjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare, potencon se të gjithë njerëzit pa dallim, kanë lindur të lirë, me të drejta dhe liri të barabarta

i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se kjo është dita që të gjithë të ngrejmë zërin së abshku duke “Denoncuar autoritetet që mohojnë të drejtat e cilitdo person ose grup”, kudo dhe kurdoherë. Udhëheqsi i OKB-ës shtoi në mesazhin e tij se, “Ne deklarojmë se të drejtat e Njeriut janë për të gjithë ne, dhe për gjithmonë, kushdo qofshim dhe nga do qofshim”, pa marrë parasyshë ndryshimet dhe dallimet midis nesh. “Kjo”, shtoi Ban Ki Moon, “është një çështje tepër me rëndësi për zbatimin e drejtësisë ndaj çdo individi si dhe ndaj stabilitetit shoqëror dhe përparimit global.” Shtetet ku njerëzit gëzojnë të drejtat e barabarta, shtoi udhëheqsi i OKB-ës, janë vende ku zhvillohet ekonomia dhe ku shoqëria jeton dhe vepron në paqë. “Shkelja e të drejtave të njeriut është diçka më shumë se një tragjedi personale për

një person ose një grup. Dhunimi i të drejtave të njeriut është një alarm që mund të paralajmërojë paraqitjen e një krize më të madhe shoqërore”, nënvijoi në mesazhin e tij, Ban Ki Moon. Më në fund, ai thanë mesazhin e tij vjetor, se çdo person mund të bëj diçka në luftën kundër padrejtësive, mos tolerancës dhe ekstremizmit kudo në botë dhe iu drejtua shteteve anëtare të OKB-së që të “respektojnë dhe të zbatojnë të drejtat e njeriut për të gjithë dhe për çdo ditë të vitit”. Njëherazi, u bëri thirrje të gjithë popujve që të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për zbatimin e këtyre të drejtave, për të gjithë dhe për 365 ditët e vitit. Në vetë-vete -- Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe parimet që kanë udhëhequr këtë organizatë gjatë më shumë se një gjysëm shekulli, ç’prej miratimit të saj më 10

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhjetor, 1948 -- diskrediton tiranitë e sotëme dhe ato të shekullit të kaluar si komunizmin dhe fashizmin si dhe diskriminimet, krimet dhe shkeljen e këtyre të drejtave për personat që vetëm e vetëm se nuk pajtoheshin me këto ideologji. Nuk jam i sigurt nëse bota shqiptare e shënon këtë ditë ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Por nëqoftse autoritetet dhe shoqëria civile e zbatojnë thirrjen e OKB-së për të kujtuar, jo vetëm këtë ditë por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut “për të gjithë dhe përgjithmonë” – atëherë, kjo ditë duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektivë historike. Fryma e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duhet të shërbejë sot në këtë Ditë Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, si një rast i përshtatshëm për

promovimin e këtyre të drejtave sot, por edhe për të kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhunën serioze ndaj këtyre të drejtave bazë të njeriut për mijëra viktima të regjimit komunist, me qëllim që të pakën viktimat e atij sistemi që janë ende gjallë, më në fund, ta ndjejnë veten se janë pjesë e pandarë e shqoërisë dhe se gëzojnë të drejta të barabarta, dinjitet dhe liri të plotë për veten dhe për familjet e tyre në krahasim me të tjerët. Trajtimi dhe ndriçimi i këtyre krimeve ndaj kyëtre viktimave dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë një periudhe prej gjysëm shekulli -- madje edhe 25 vjetë pas shëmbjes së Murit të Berlinit -- do të çonte drejtë një shoqërie më të hapur dhe më normale, në pajtim me vetveten. Mos trajtimi i kësaj historie të dhëmshme gjysëm shekullore për shoqërinë shqiptare, nga pikëpamja e zbatimit ose jo e të drejtave të njeriut

pa dallim dhe duke mos u bazuar në vlerat universale të të drejtave universale të njeriut dhe sipas OKB_së, të të gjitha kohërave, e mbanë shoqërinë në një ngërç konfliktesh politike dhe ekonomike, që fatkeqsisht mund të çojnë edhe në konfrontime të panevojshme shoqërore. Është e nevojshme që trajtimi i krimeve të regjimit komunist nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave bazë të njeriut, të konsiderohet brënda përmbajtjes dhe kontekstit të këtyre të drejtave universale. Një gjë e tillë do t’i shërbente jo vetëm të vërtetes historike, por edhe lartësimit të nderit dhe interesit kombëtar të të gjitha kohërave. Le të jetë ky një angazhim nga të gjithë pa dallim -- në këtë ditë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut -- për tu zbatuar jo vetëm sot, por sipas OKB-së, për çdo ditë të 365 ditëve të vitit, për të gjithë dhe pa dallim.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

e enjte, 11 dhjetor 2014

Opinione & Vështrime

Opinione & Vështrime

e enjte, 11 dhjetor 2014

Mali i Zi pas krizës dhe rruga e rimëkëmbjes ekonomike

Mungesë optimizmi në ekonominë e Malit të Zi

Mr. Sead Osmani

Mungesa e optimizmit e përshkruan më së miri situatën aktuale në ekonominë e Malit të Zi. Optimizmi i individëve dhe i kompanive, i cili u paraqit pasi shteti rifitoi pavarësinë në maj të vitit 2006, filloi të zhdukej në vitin 2009, kur edhe kriza globale financiare goditi vendin. Kam dëshirë që shkurtimisht t’i paraqes ngjarjet që ndikuan në rënien e mprehtë ekonomike, duke nënvizuar leksionet që duhen të mësohen nga kriza. Rritja ekonomike, e cila i parapriu krizës, nuk arriti të sjellë përmirësim cilësor të sektorit të mallrave, që të tregonte epërsi ndaj konkurrencës regjionale dhe ndërkombëtare. Investimet e huaja u përqendruan në konsum, duke mos kanalizuar burime të mjaftueshme në prodhim. Kësaj gjithashtu ju përshtat edhe një kornizë relativisht e pazhvilluar ligjore

Besoj se rruga më e drejtë për të dalë nga kriza është një model i zhvillimit i bazuar në tregjet e liberalizuara, që do të sigurojë një mjedis biznesi tërheqës për investitorët e huaj dhe vendas. Modeli liberal ekonomik i bazuar në lirinë ekonomike është ende dominues, por ideja e modelit kundërshtar, e mbështetur nga opozita në Parlament dhe një pjesë e burokracicë, përbën bazë për shqetësim

për aktivitetet e biznesit. Struktura e pafavorshme e punësimit pasqyrohej në faktin se një e treta e forcës punëtore gjendej në administratën shtetërore (duke përfshirë

shëndetësinë dhe arsimin), duke përbërë kështu rreth 60% të shpenzimeve për pagat e administratës. Në anën tjeter Mali i Zi, si një ekonomi me institucione jo të zhvilluara

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mjaftueshëm, u godit ndjeshëm nga kriza globale. Sektori bankar, edhe pse me një sasi të konsiderueshme të fondeve, mbeti i fokusuar në mbledhjen e borxheve

ekzistuese, e jo në dhënien e kredive të reja. Normat e larta të interesit (mbi 15 për qind) e mbajtën prapa aktivitetin ekonomik. Rënia e aktivitetit ekonomik në masë të konsiderueshme zvogëloi bazën tatimore, kështu dhe fondet për shpenzimet publike. Balancimi i buxhetit u bë një problem serioz. Borxhet e sektorit publik dhe të atij privat krijuan një barrë të vërtetë për ekonominë. Si rezultat i këtyre problemeve kemi rritjen e papunësisë, rënien e eksportit, si dhe ndaljen e investimeve të huaja. Cila është rruga për të dalë nga kriza?! A do të percaktohemi vetëm në forcat e brendshme, duke rritur kreditë buxhetore dhe taksat e shtetit, apo duhet të ndjekim një rrugë të zhvillimit në bazë të lirive ekonomike dhe ndikimit të fortë të investimeve të huaja? Kjo është një sfidë e cila do të përcaktojë kursin e zhvillimit të ardhshëm ekono-

9

Javore KOHA

Javore KOHA

mik. Besoj se rruga më e drejtë është një model i zhvillimit i bazuar në tregjet e liberalizuara, që do të sigurojë një mjedis biznesi tërheqës për investitorët e huaj dhe vendas. Modeli liberal ekonomik i bazuar në lirinë ekonomike është ende dominues, por ideja e modelit kundërshtar, e mbështetur nga opozita në Parlament dhe një pjesë e burokracicë, përbën bazë për shqetësim. Rezultati përfundimtar do të testohet përmes realizimit të disa projekteve të mëdha që kanë filluar tashmë, duke përfshirë projektet e infrastrukturës, si ndërtimi i autostradës, investimet në sektorin e turizmit dhe energjitikës, si dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. (Autori është doktorant i ekonomisë dhe anëtar i Komisionit të letrave me vlerë i Malit të Zi)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

Kulturë

e enjte, 11 dhjetor 2014

Kulturë

e enjte, 11 dhjetor 2014

11

Javore KOHA

Javore KOHA

Në Malësi mungesa e Bibliotekës dhe Teatrit

Zbrazëti kulturore për të gjithë Institucionet kulturore e shkencore zënë rëndësi të veçantë në shoqëritë njerëzore e sidomos tek ato që synojnë t’a ngrisin nivelin e qytetërimit. Në radhë të parë biblioteka dhe teatri identifikojnë një vend se sa ai mund të jenë i ngritur kulturalisht

Në Malësi si territor me shumicë më të madhe të numrit të shqiptarëve pas Ulqinit për fat të keq nuk ekzistojnë këto dy institucione të rëndësishme kulturore, me përjashtim të bibliotekave të vogla shkollore. Munga e objekteve në fjalë ndjehet shumë, nga njerëzit e thjeshte, nxënësit, profesorët e deri tek shkrimtarët e personat e fushave të ndyshme. Mendoj se çdokush do t’a shtronte pyetjen se si është e mundur që sot, në shekullin XXI, një territor me rreth pesëmbëdhjetë mijë banorë, të mos ketë bibliotekë as teatër, por as shumë institucione tjera të kulturës, të domosdoshme për një mjedis siç është Malësia. Aq sa ndikon ushqimi dhe frymëmarrja në jetën dhe zhvillimin e njeriut, aq ndikon edhe mungesa e këtyre dy institucioneve në zhvillimin kulturor, shkencor e intelektual të të rinjve. Kështu pohon shkrimtari, ish-gazetari dhe publicisti nga Malësia Fran Camaj i pyetur nga Koha Javore se si e komenton faktin që në Malësi mungojnë këto dy institucione të rëndësishme kulturore. “Nuk mund të ketë përparim kulturor, shkencor e intelektual të të rinjve pa libra e shfaqje teatrale!? Në vend të shikojnë një shfaqje ose të ulen në sallën e bibliotekës për të shfletuar ndonjë libër, atyre u mbetet ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë nëpër kafene, të vetmet që i kemi me bollëk”, tha Camaj. Ai më tej shtoi se nuk mund të bëhet fjalë për një shoqëri me kulturë të zhvilluar pa ekzistencën e biblitekës, teatrit e institucioneve të tjera të kulturës. “Fatkeqësisht problemet e kulturës në shoqërinë tonë janë dytësore. Shikoni vetëm lajmet nga kultura në ditarët televiziv, në radio e në gazeta, gjithmonë jepen në fund, madje edhe pas atyre nga sporti. Dhe

treguesi më i saktë i zhvillimit të përgjithshëm i një shoqërie është niveli i zhvillimit kulturor i saj. Sa i përket teatrit as që i bie ndërmend ndokujt se duhet t’a kemi një institucion të tillë të kulturës. Shtrohet pyetja Pse? Përgjigja nuk është e vështirë. Sepse me problemet e kulturës tek ne nuk merret askush, por edhe nëse ka të tillë, janë persona që rrallë ndonjëherë, të mos them askurrë nuk e kanë kaluar derën e një teatri për të shikuar një shfaqje çfarëdo qoftë”, përfundoi Camaj. Nga ana tjetër regjizori profesionist nga Malësia Idriz Gjokaj thekson se është me rëndësi jetike që komunitete të vogla të kenë insti-

tucione kulturore pasi prezenca e tyre do tërhiqte frekuentues dhe shoqëria në një farë mënyre do të kishte një mundësi më shumë që kohën t’a kaloj ndër vende të tilla. “Mungesën e teatrit në gjuhen shqipe në Tuz e kanë vënë re njerëz që gjatë gjithë jetes së tyre merren me teatër dhe me të gjitha veprimtaritë të cilat kanë të bëjnë me çështjet kulturore në Podgoricë dhe Mal të Zi. Por, nëse nuk kemi një bibliotekë të mirfillët të qytetit është shumë e zorshme të kemi një teatër, sepse pikërisht biblioteka është ajo e cila e avancon teatrin dhe e ushqen atë duke i sygjeruar vepra (dramaturgji) të ndryshme”, thek-

soi Gjokaj. Ndërkaq në Malësi një brez i tërë ka punuar (në mënyrë amatore) për ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësim shoqëror për teatrin. Shoqëria dhe komuniteti i kanë ndihmuar këta, por koha dëshmoi se ato ndihma nuk kanë qenë të mjaftueshme. ” Xhorxhio Strekler regjisor i brëndshëm i teatrit nacional të Milanos thotë: “Më thuaj çfarë teatri ke se të them në çfarë shoqërie jeton”. “Ëdhe formimi i nxënësëve, studentëve fillon që në moshë të mitur dhe po nuk ju dhamë formimin e duhur padyshim që do të jenë të destinuar për zgjedhje të gabuara në jetë e kështu gjenerata të tëra do ecin me

“hapa të gabuara”. Unë shfrytëzoj rastin për apel dhe ndërgjegjësim të shoqërisë që të gjithë së bashku të bëjmë diçka me të cilën brezat e ardhshëm do të krenohen me ne, dhe këto janë: teatri dhe një bibliotekë shumë e pasur e qytetit”, përfundon Gjokaj. Nga ana tjetër edhe institucionet edukativo-arsimore, profesorë dhe nxënës e ndjejnë dukshëm mungesën e këtyre dy institucioneve duke e përmbushur këtë zbazëti vetëm nëpër biblioteka të vogla shkollore apo duke ndjekur drama e komedi vetëm përmes televizionit e rrallë herë në teatre shqiptare në shtetin amë. “Ne si popull autokton këtu kemi shumë probleme me literaturë, atë duhet t’a kërkojmë në Tiranë e Shkodër pra biblioteka na mungon shumë si trupit pedagogjik e nxënësve ashtu edhe banorëve të rëndomtë duke qenë se nuk kanë ku të lexojnë ose t’a kalojnë kohën e lirë. Sa i takon teatrit kemi organizata dhe SHKA që mundohen të bëjnë teatër por ato nuk plotësojnë kriteret e një teatri të mirfillët dhe do të thoja që kopetentët nuk shfaqin interesimin e duhur në këtë drejtim”, u shpreh profesor Mark Junçaj. Në këtë kuadër Nikollë Camaj profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe thotë se “nëse një populli apo vendi don të ja humbasësh ardhmërinë dhe identitetin atëherë lëre pa insitucione të kulturës. “Mosekzistenca e tyre paraqet problem të madh në fushën kulturore. Kur flas për teatër mungesa e tij ndjehet shumë pasi shumë të rinj tregojnë talent në këtë fushë por nuk kanë ku ta shprehin atë. Edhe biblioteka luan rol të rëndësishëm duke qenë se s’kemi salla dhe vende adekuate për të lexuar. Gjithmonë këto dy institucione krijojnë pëngesa dhe nuk kënaqin komunitetin në masën e duhur”, tha Camaj. Ndërkohë edhe

nxënësit ndjejnë mungesë të theksuar në këtë drejtim duke mos qenë të kënaqur me gjendjen reale. “Kemi mungesë të librave por edhe barriera në drejtimin e inspirimit për të lexuar e krijuar në fusha kulturore sidomos teatri na mungon shumë pasi aty do të mund të shfaqnim orë letrare, drama e komedi të ndyshme”, thotë nxënësi Ardit Dreshaj. Nevoja për libër në Malësi është shumë e madhe ku mungojnë shumë libra të rinj e bashkëkohorë por edhe dëshira për teatër është shumë e madhe sidomos për ne të rinjët që tentojmë të jemi kreativ si në shkencë ashtu edhe në artin skenik, kështu thekson nxënësja Amina Nikaj. “Na mungojnë shumë këto institucione pasi s’kemi libra të mjaftueshëm e as dëshirën për teatër nuk kemi ku t’a përmbushim”, thotë nxënësja Shqipe Dedvukaj. Libri është burimi i vetëm i njohurive, janë ata që na lidhin ke të kalurën e me historinë tonë të lavdishme, por edhe me multikultura botërore, thekson Marie Dushaj, nxënëse. Sikur këta të rinj ka shumë në Malësi të cilët janë të “etur” për insitucionet e kulturës por që për fat të keq ato në këtë mjedis vazhdojnë të mbetën të panjohura. Kujtojmë se në gjysmën e parë të shekullit të kaluar në Tuz ekzistonte një bibliotekë me fond të konsiderueshëm të librave, por ata që vendosnin për çdo gjë e mbyllën atë, për të hapur në objektin e saj një kafene. Para disa vjetësh sërish është hapur në Tuz një paralele e Bibliotekës “Radosav Lumoviq”, që pak kush di se ku ndodhet dhe a funksionon ende. Është dëshmuar se ajo që i bënë komunitet dhe njerëzimin në tërësi të ecin para dhe të avancohen ne shkencë është padyshim dituria e ato mund të vijnë vetëm nga institucione të mirfillët.u ta kulturore.


12

Kulturë

e enjte, 11 dhjetor 2014

Kulturë

e enjte, 11 dhjetor 2014

13

Javore KOHA

Javore KOHA

Kujtime me rastin e 100-vjetorit të lindjes dhe 20-vjetorit të vdekjes së profesor Anton Çettës (3)

Vizionar që rrezatonte mirësi dhe paqe Dr. Bahri Brisku

(vijon nga numri i kaluar) Profesor Çetta në të gjitha situatat e bisedave, krijonte një atmosferë tejet të hareshme duke kuvenduar qartas me zë të shtruar. “Bahri, mos i grah shpejt veturës se e keqja gjithmonë e mëson shtegun për t’u gjetur aty ku nuk duhet. Vënia mendjen se rruga është e lagësht dhe e rrëshqitshme”, më këshillonte miqësisht profesori. Ishte i prerë për atë që fliste. Është e saktë që Çetta kishte vënë në shërbim të popullit tërë potencialin e njohurive të tij shkencore, edukative dhe artistike. Profesori, bisedat e veta i shoqëronte vazhdimisht me mesele dhe thënie popullore. Gjatë bisedave të fushës

Gojtarinë e kishte shumë të zhvilluar. Dëgjuesve vazhdimisht u linte përshtypje të ngrohta. Shquhej për individualizëm krijues origjinal në fushën e studimeve të tij. Ishte i gatshëm dhe i përgatitur që të përballet me sfidat e kohës. Profesori dispononte një begati të madhe të imagjinatës kreative dhe guxim të rrallë intelektual

Antoni shërbeu dhe ishte korife i tharmit të të mirave qytetëruese në vendin tonë. Kështu veprimtaria gjithëpërfshirëse e Profesorit e ngriti atë në piedestalin e mburrjes dhe krenarisë kombëtare. Të gjithë jetën shërbeu me devotshmëri si vizionar, person që rrezatonte mirësi dhe paqe. Dimensionet e veprimtarisë së tij kombëtare janë të përmasave të mëdha politike, atyre që ishin të prirur që të kritikojnë ekzistencën e pabesisë, në diskutime iu përgjigjej: “O burra, iku ajo kohë kur disa shqiptarë pinin kafe me shefat e sigurimit! Asnjëherë mos e gjykoni personin nga paraqitja dhe rrëfimi i tij personal se një kategori personash janë të prirë për vetëlavdërime. Të tillët nuk kanë zotësi të kamuflohen. Pastaj ka persona të cilët tërë jetën e kanë bërë punën e qenit, i cili leh aty ku e ushqejnë! Ju duhet që ta mbani në mend që perëndesha e trimërisë është guximi, e cila popullit tonë asnjëherë nuk i ka munguar. Ky popull ka qenë i vetëdijshëm që rrufeja gjuan lisat e lartë, por shqiptari asnjëherë nuk i ka ikur luftës për lirinë kombëtare”, thoshte i madhi Anton Çetta. Ky personalitet i veçantë, mbante në mend qindra sentenca dhe fjalë të urta, me të cilat vazhdimisht i lidhte bisedat e tij. Nuk është kursyer në këshillime rreth krijimit te gjeneratat të shprehive kualitative të punës. Në këtë fushë të vyeshme të veprimit, Antoni shërbeu dhe ishte korife i tharmit të të mirave qytetëruese në vendin tonë. Kështu veprimtaria gjithëpërfshirëse e Profesorit e ngriti atë në piedestalin e mburrjes dhe krenarisë kombëtare. Të gjithë jetën shërbeu me devotshmëri si vizionar, person që rrezatonte mirësi dhe paqe. Dimensionet e veprimtarisë së tij kombëtare janë të përmasave të mëdha. “Nesër do të shkojmë me peshkuar në Llukavc të Gjakovës. Dëgjova që lumi Llukavc paska shumë peshq saqë rinia

i zëka me dorë peshqit, pa grepa”, më tha Profesori. Kur të nesërmen mbërritëm atje herët në mëngjes, takuam disa peshkatarë që ia kishin nisur peshkimit. Lumi kalonte nepër disa kullosa piktoreske. Në dredhirat e kthesave të tij ishin sajuar sipërfaqe të gjera dhe të thella të ujit që ishin mjaft të përshtatshme për peshkim. Unë po se po, por edhe Antoni e kishte për herë të parë që vinte për peshkim këtu. Megjithëse kanë kaluar shumë vite, mua ende më kujtohen shumë detaje nga ai takim. Profesori ndjehej shumë i entuziazmuar që kryesore aty menjëherë filluan të na kapen për grepa peshqit. Dy shokë që ia kishin arritur përpara neve, i kishin krijuar vistrat me peshq. Njëri prej tyre na tha: “Qe, merreni burra këtë kutinë time me skrraja. Këtu peshqit joshen vetëm me këto”. Pas përdorimit të tyre, rënia e peshqve në grepa na u shpeshtua. Atë ditë rreth njëzet metra larg nesh, një grup djelmoshash zhyteshin nën ujë dhe nxirrnin peshq me duar. Peshqit e tyre ishin më të mëdhenj se këta që greposhim ne. Ishte hera e parë që po shihnim këtë mënyrë të peshkimit. Secili prej tyre, sa e kapte peshkun, e hidhte në breg. Kur njëri doli nga uji për të mbledhur peshqit që kishte zënë, Antoni me një kurreshtje të veçantë e pyeti: “Të lutem, a ke mundësi të më tregosh mënyrën se si arrini ju me e kapur peshkun me duar?” “Në bregun e anës tjetër të lumit, uji

është i thellë. Atje janë formuar disa lloje shpellash. Në ato shpella zakonisht zënë vend peshqit. Në ato strehime, ne i fusim duart dhe i kapim peshqit!”, iu përgjigj djaloshi. Profesor Anton Çetta ishte një personalitet i gjithanshëm. Atij i interesonte që të krijojë njohuri të reja për çdo aspekt të jetës. Dëgjonte me kujdes bisedat e të tjerëve. Vetë asnjëherë nuk e zgjatte diskutimin. Gojtarinë e kishte shumë të zhvilluar. Dëgjuesve vazhdimisht u linte përshtypje të ngrohta. Shquhej për individualizëm krijues origjinal në fushën e studimeve të tij. Ishte i gatshëm dhe i përgatitur që të përballet me sfidat e

kohës. Profesori dispononte një begati të madhe të imagjinatës kreative dhe guxim të rrallë intelektual. Në kohën e ish regjimit diktatorial, kur veproi dhe krijoi Anton Çetta, nuk ishte e lehtë që të veprosh për çështjen kombëtare. Andaj, veprimtaria gjithëpërfshirëse e tij është dëshmi dhe karakteristikë e personave të dalluar. I ndjeri Anton, shpeshherë gjatë peshkimit e përsëriste: “Unë këtu akumuloj energji krijuese”. Vazhdimisht më fliste për planet krijuese të tij. Asnjëherë nuk rezervohej nga unë në biseda të cilat ndonjëherë ishin mjaft ”delikate”. Kishte raste me të

cilat e vërtetonte besnikërinë tonë reciproke duke më thënë: “Ta dish mirë që unë disa çështje që i flas me ty, nuk jam aq i lirë që t’i bisedoj edhe me ndonjë tjetër!” Duke u kthyer nga peshkimi, zhvillonim diskutime të ndryshme. Kur nga Llukavci u kthyem në Prishtinë, kishte nisur të biente terri. Të nesërmen ishte e hënë – ditë pune. Nuk u morëm me caktimin e ditës së peshkimit sikur herave të tjera. Unë në atë kohë punoja si gazetar në gazetën ”Rilindja”. Ishte surprizë e veçantë për mua kur Antoni më njoftonte për shkuarjen në peshkim. (vijon)


14

Histori

e enjte, 11 dhjetor 2014

Histori

e enjte, 11 dhjetor 2014

15

Javore KOHA

Javore KOHA

Me rastin e 70-vjetorit të krimeve të komunistëve në Ulqin (1)

Likuidimi i udhëheqësve fetarë në Ulqin (1944-1946) Dr. Nail Draga

Trajtimi i ngjarjeve dhe personaliteteve që ka të bëjë me qytetin e Ulqinit dhe rrethinën e tij, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, paraqet një inspirim të veçantë për çdo individ dhe studiues. E dhëna se nga viti 1941-1944 tokat shqiptare iu bashkangjiten shtetit amë Shqipërisë dhe këtu u vendos administrata dhe pushteti shqiptar me tërë mekanizmin qeverisës, paraqiste një sfidë për popullsinë vendore. Por, kjo periudhë kohore e cila njihet si “koha e Shqipnisë”, ndonëse e shkurtër është e mbushur me momente dhe ngjarje interesante, të cilat deri më tash janë hulumtuar shumë pak. Andaj me këtë rast do të trajtojmë në mënyrë të veçantë rolin e dy figurave fetare si dhe likuidimin e tyre nga komunistët, me vendosjen e pushtetit të tyre nga muaji nëntor i vitit 1944.

1. Hafiz Hasan Llunji

Hasan Llunji, i biri i Alushit, myfti dhe myderriz i qytetit, u lind në Ulqin. Përmenden dy data të lindjes së tij, vitet 1897 dhe 1900. U rrit dhe u formua në një familje arsimdashëse dhe përparimtare. Në moshën 13-vjeçare kryen hafizllëkun - merr thirrjen hafiz, ndërsa diploma e tij, e lëshuar në vitin 1916/17, dëshmon se ai kreu shkollën dyvjeçare kroate-shqipe të Ulqinit. Më tej dëshironte të vazhdonte shkollimin në mederesenë e Sarajevës. Nga të parët e tij trashëgoi një bib-

Sipas shënimeve dhe dëshmive të njerëzve që e kanë njohur dom Nikollë Tushën dhe hafiz Hasan Llunjin, këto personalitete të ndritura fetare dhe patriotike, që vepronin në Ulqin, për herë të parë ishin njohur në vitin 1927 në fshatin Salç. Të dy kishin një bashkëpunim të admirueshëm që u bënë shëmbull edhe për qytetarët e zakonshëm. Të dy së bashku përveçse ishin në shërbim fetar, me disa patriotë të Ulqinit vazhduan aktivitetin kombëtar. liotekë të pasur me literaturë sa fetare dhe artistike, me alfabet arabo-osman. Pasi kreu kualifikimet shkollore, bëri njohuri solide nga lëmia e së drejtës trashëgimore të sheriatit. Në këtë lëmë u diplomua dhe u specializua në Shkodër te Sabri Begu, atëbotë kryemyfti i Shkodrës. Gjatë shërbimit në vise të ndryshme si mësues i fesë, ofiqar, myderriz dhe myfti, ka qenë pajtues në disa revista që botoheshin në Sarajevë, në Shkup e sidomos çmonte lart revistën “Zani i Naltë” që botohej në Shkodër. Nga ajo revistë informohej për të arriturat e ndryshme në fushëveprimin e tij, sidomos për veprimtarinë e shumë emrave të dëgjuar të kulturës dhe të kaluarës sonë kombëtare. Gjatë veprimtarisë dhe shërbimit, hafiz Hasan Llunji ka shërbyer në disa vende nga viti 1918-1944. Ka shërbyer në Ulqin, Krajë, Anë të Malit, në rrethinat e Tivarit dhe të Tuzit. Ai nuk ka mundur të qëndrojë imun ndaj disa dukurive antikombëtare që organizonte pushteti i kohës në Mbretërinë SKS. Kështu në pranverë të viteve 30-të, në Ulqin flitej se do te vinin disa anije turke për të marrë familjet ulqinake të cilat nga skamja ekonomike dhe shtypja nacionale bëheshin gati për ta lëshuar Ulqinin e për të emigruar në Turqi. Ndaj një veprimi të tillë të strukturave të pushtetit, që si qellim kishin shpërngul-

jen e shqiptarëve nga ky qytet, me plot guxim reagoi hafiz Hasan Llunji, duke i bindur bashkëqytetarët e tij për te mos e lëshuar Ulqinin. Për shkak të një qëndrimi të tillë, ai ishte në shënjestër të pushtetit dhe u detyrua për një kohë ta lëshojë Ulqinin dhe u vendos në qytetin e Shkodrës, por po ashtu ka qëndruar edhe në Durrës, ku pati takime edhe me Mujo Ulqinakun.

Njohja me dom Nikollë Tushën

Sipas shënimeve dhe dëshmive të njerëzve që e kanë njohur dom Nikollën dhe hafiz Hasanin, këto personalitete të ndritura fetare dhe patriotike, që vepro-

nin në Ulqin, për herë të parë ishin njohur në vitin 1927 në fshatin Salç. Në atë kohë, sipas dokumenteve, Hasani kishte qenë mësues i fesë së fëmijëve shqiptarë në shkollën serbe të kohës. Por, në këtë kohë në Salç kishte ardhur për të shërbyer edhe dom Nikollë Tusha. Që të dy kishin një bashkëpunim të admirueshëm që u bënë shëmbull edhe për qytetarët e zakonshëm. Të dy së bashku përveçse ishin në shërbim fetar, me disa patriotë të Ulqinit vazhduan aktivitetin kombëtar. Me vendosjen e pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Ulqin në prill 1941, këta udhëheqës fetarë së bashku me disa atdhetarë të tjerë iu bashkuan Mustafë Alibegut, figurë e njohur atdhetare nga Ulqini i cili në popull njihej me emrin Cafo Begu. Familja Alibegu, me tradita detare dhe tregtare, ishte me orientime të qarta kombëtare. Kjo familje ka dhënë kontribut të madh, sa në fushën kombëtare aq edhe në atë arsimore, në Ulqin dhe më gjerë. Ai së pari ishte detar, pastaj tregtar dhe anëtar i disa partive, me kohë edhe kryetar i komunës së Ulqinit. Në kohën e Karagjorgjeviqëve ishte kryetar shumëvjeçar i komunës së Ulqinit, senator në oborrin mbretëror dhe deputet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Cafo Begu ishte sërish kryetar komune në Ulqin, pastaj deputet e më vonë përfaqësues i

shqiptarëve të Malit të Zi në Parlamentin shqiptar. Ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, të udhëhequr nga Mehdi Frashëri, Fuad Dibra, Lef Nosi, me kryetar Rexhep Mitrovicën. Në këtë staf, ai do ta lidhë aktivitetin në Ulqin, gjithnjë i ndihmuar nga shokët e tij dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë: dom Nikollë Tusha, hafiz Hasan Llunji e shumë të tjerë.

Tokat shqiptare i bashkohen shtetit amë Shqipërisë (1941-1944)

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore solli ndryshime edhe në hartën politike të Ballkanit. Kështu pushtuesit e rinj italianë u angazhuan për të përmirësuar gabimin e mëparshëm, duke ia bashkangjitur tokat etnike shqiptare nën Mal të Zi shtetit shqiptar të kohës nga muaji prill i vitit 1941. Një veprim i tillë ishte një surprizë e këndshme jo vetëm për dom Nikollën dhe hafiz Hasanin dhe Cafo Begun, por për të gjithë popullin shqiptar. Në rrethana të reja politike dhe shoqërore, nga viti 1941-1944 Ulqini ishte nënprefekturë e Shkodrës. Nënprefekt ishte Luigj Lufi, me origjinë nga Mirdita, i cili kishte të kryer fakultetin e historisë, ku përveç gjuhës amtare dinte edhe tri gjuhë të huaja. Truproje e tij ka qenë Rrok Shkreli. Zyrat e nënprefekturës kanë qenë afër Ranës, në shtepinë e Bidin Selitës, ku është sot pushimorja e pensionistëve. Gjatë kësaj kohe në Ulqin për të parën herë vendoset administrata në gjuhën shqipe, hapet shkolla shqipe “Skënderbe”, me arsmitarë vendas, por shumica ishin nga Shkodra, ndërsa drejtori i saj ishte shkodrani Jahja Domnori. Në qytet ka funksionuar edhe gjykata, xhandarmëria, ushtria, ku të gjithë ishin

shqiptarë. Komandanti i qytetit të Ulqinit ishte Gjon Zefi Ivanaj. Në rrethana të reja, në një shtet të ri, këtyre dy figurave të nderuara fetare në pranverën e vitit 1941 iu bashkohen edhe qytetarët vendas, si Selë Lamoja, Cuf Brahushi, Hodo Alibegu, Rifat Alibegu, Riza Sula, Tahir Nikeziqi e shumë të tjerë. Nuk ka dilemë se ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar më 14 qershor 1941 paraqet ditën dhe datën më të shenjtë për popullin shqiptar në krahinën e Ulqinit. Atë ditë u mblodhën para kishës së Shën Zefit (Mal të Bardhë) rreth 5000 qytetarë, pa dallim feje e krahine. Ja si e përshkruan këtë moment historik Rrok Shkreli: ”Atë ditë ishte mbledhur popull i madh nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Shestani.... Erdhën edhe krerët e iu bashkuan popullit, dom Nikollë Tusha, Cafo Begu, dom Ivo Bellashi, hoxhë Llunja, Lush Paloka, Dedë Gjo Nikë Delija, Selë Lamoja me të birin Elezin, Rexhep Dollari e shumë ulqinakë me ta. Së pari ka mbajtur një fjalim të fuqishëm atdhetari dom Nikolla, pastaj ka folur Cafo Begu e në fund dom Ivo Bellashi në kroatisht pasi ishte kroat... Pas kësaj kemi kërkuar një shkallë për të hypur në kompanjel të kishës, shkallën e ka sjellur Kolë Lucë Ndoja që asokohe iu binte kambanave të kishës. Flamurin e kishte dom Nikollë Tusha, i cili ia dorëzoi Cafo Beg Ulqinit e ky ia dha Dedë Gjo Nikë Delisë; shkallët i solli dhe i mbështeti fort për mur të kishës Kolë Lucë Ndoja, kurse Dedë Gjoni ma afroi mua shtizën e Flamurit, të cilin e valëvita disa herë në ajër e kjo ndezi zemrat e të pranishmëve, pastaj e vendosa dhe e shtërngova mirë në kompanjol. (vijon)


16

Kulturë

e enjte, 11 dhjetor 2014

Kulturë

e enjte, 11 dhjetor 2014

17

Javore KOHA

Javore KOHA

Them me plot përgjegjësi se Ranës i është marrë shpirti, por jo vetëm Ranës. Tërë objektet “reprezentativë”, me të cilët ky qytet është krenuar dhe, të cilët e kanë bërë Ulqinin qytetin e dytë në Mal te Zi, i ka zhdukur dora e njeriut. Duke filluar nga hoteli “Republika” e deri tek ai i fundit, hoteli “Galeb”.

Hoteli „Republika“

Simboli i turizmit të Ulqinit

Hoteli “Republika“ ka qenë një ndër simbolet e qytetit të Ulqinit dhe pa dyshim një ndër objektet me të cilat është krenuar çdo qytetar. Ne që kemi lindur në shkumbën e detit, në këtë hotel kemi bërë hapat e parë në “turizëm”. Dhe mu për këtë them se hoteli “Republika”, i cili tashmë gjendet vetëm në foto të rralla dhe në kujtesën e disa njerëzve të moshuar, ka qenë simboli i turizmit tonë Ismet Karamanaga

Një ndër hotelet me të cilët kemi qenë krenarë ne ulqinakët, ka qenë hoteli „Republika“. Ky hotel ka qenë një ndërtesë e bukur, me obor, tarracë dhe me parking përpara. Hoteli ka pasur një hije të posaçme dhe është ngritur në mes të Ranës (për ata që nuk u kujtohet, në vendin ku sot është restoranti “Aragosta“). Hoteli “Republika“ ka qenë një ndër simbolet e qytetit të Ulqinit dhe pa dyshim një ndër objektet me të cilat është krenuar çdo qytetar. Ne që kemi

lindur në shkumbën e detit, në këtë hotel kemi bërë hapat e parë në “turizëm”. Askush nga ne, më vonë, nuk ka mundur ta paramendojë se të gjithë pa dallim, do ta lidhim fatin dhe ardhmërinë tonë për dhe në turizëm. Dhe mu për këtë them se hoteli “Republika”, i cili tashmë gjendet vetëm në foto të rralla dhe në kujtesën e disa njerëzve të moshuar, ka qenë simboli i turizmit tonë. Hoteli “Republika” është ndërtuar në vitin 1942, në vendin ku më parë ka

qenë një ndërtesë ku gjatë vitit 1941 italianët kanë mbajtur dhe strehuar kuajt. Më vonë e shndërrojnë në kafene dhe pastaj është ndërtuar kati i dytë, duke fituar një formë tjetër, dhe ka shërbyer si vendbanim për qëndrimin e mysafirëve. Shumë më vonë, pas tërmetit katastrofal të vitit 1979 rrëzohet dhe, pavarësisht planeve të rinovimit, nuk u ndërtua kurrë më. Në vendin ku dikur ishte ky hotel, nuk ka më asgjë. Aty sot është një hapësirë e “padefinuar”, e zbraztë!

Dhe kështu në Ranën tonë, nuk ka mbetur më asgjë. Më duket se hoteli “Republika” ka qenë simboli i fundit i vërtetë i Ranës. Them me plot përgjegjësi se Ranës i është marrë shpirti, por jo vetëm Ranës. Tërë objektet “reprezentativë”, me të cilët ky qytet është krenuar dhe, të cilët e kanë bërë Ulqinin qytetin e dytë në Mal te Zi, i ka zhdukur dora e njeriut. Duke filluar nga hoteli “Republika” e deri tek ai i fundit, hoteli “Galeb”. Sot në qytetin tonë nuk ka më ho-

tele. Numri i madh i shtëpive private dhe apartamenteve për akomodimin privat, sjellin një turizëm kuantitativ. Pa hotele nuk ka turizëm të lartë dhe kualitativ. Dikur populli ka menduar dhe ka qenë i bindur se me të vërtetë Ulqini është “flori”. Sot askush nuk i kthehet më kësaj fjale, as këtij mendimi. Përkundrazi, duke parë se në çfarë gjendjeje të mjerueshme gjendet qyteti i Ulqinit dhe turizmi i tij, shpreh një dëshpërim të pafund.


18

Mozaik

e enjte, 11 dhjetor 2014

Mozaik

e enjte, 11 dhjetor 2014

19

Javore KOHA

Javore KOHA

Në konkursin e punimeve figurative të Drejtorisë për Iniciativë Antikorrupsion me temë “Stop korrupsionit”

Çmimi i Parë për nxënësen Albulena Ujkashi Çmimet për punimet më të mira janë ndarë të shtunën në hotelin “Podgorica” në Podgoricë, me ç’rast është hapur edhe ekspozita me punimet e konkursit. Për vendin e parë, Albulena ka fituar një lap top, të cilin ia ka dorëzuar asaj drejtoresha e Drejtorisë për Iniciativë Antikorrupsion, dr. Vesna Ratkoviq Nxënësja e Shkollës fillore “Marshall Tito” në Ulqin, Albulena Ujkashi, ka fituar Çmimin e Parë në konkursin e punimeve figurative të Drejtorisë për Iniciativë Antikorrupsion, me temë “Stop korrupsionit”. Në konkursin e organizuar në kuadër të fushatës së kësaj Drejtorie me moton “Asnjë cent për mito”, kanë marrë pjesë 158 nxënës nga 34 shkolla fillore në Mal të Zi. Çmimet për punimet më të mira janë ndarë të shtunën në hotelin “Podgorica” në Podgoricë, me ç’rast është hapur edhe ekspozita me punimet e konkursit. Për vendin e parë, Albulena ka fituar një lap top, të cilin ia ka dorëzuar asaj drejtoresha e Drejtorisë për Iniciativë Antikorrupsion, dr. Vesna Ratkoviq. Çmimin e dytë e ka fituar nxënësja Marijana Kraljeviq nga Shkolla fillore “Oktoih” në Podgoricë, kurse Çmimin e tretë Ivan

Çoleviq, nxënës i Shkollës fillore “Pavle Rovinski” nga Podgorica, të cilët janë shpërblyer me tabletë. Punimi i Albulenës paraqet dy duar të lidhura me pranga, të cilat janë duke i dhënë para njëra-tjetrës. Pas tyre janë të lidhur me zinxhirë njerëz me maska, dyfytyrësh, të cilët simbolizojnë korrupsionin si fenomen që ka infektuar shoqërinë sot. Vetë Albulena shprehet shumë e kënaqur me çmimin e fituar. Ajo falënderon për këtë shkollën e saj, mësimdhënësen e artit figurativ Mersiha Resulbegoviq – Mavriq, si dhe mësimdhënëset e punëtorisë figurative Vahida Hasanaga – Nimanbegu dhe Renata Mashanoviq – Rijavec. Ndërkaq mësimdhënësja e artit figurativ, piktorja Mersiha Resulbegoviq – Mavriq, thotë se Albulena e ka merituar këtë çmim.

“Si arsimtare e artit figurativ jam shumë krenare që kam mundësi të punoj me këtë nxënëse. Duke qenë se ajo tani i është përkushtuar artit, sigurisht që kjo nuk do të jetë hera e fundit që Albulena fiton çmim. Për Albulenën është e tepërt të flitet më shumë, sepse punimet e saj flasin më së miri”, thekson ajo. Punimet më të mira të konkursit janë përzgjedhur për t’u prezantuar edhe në kalendarin e vitit 2015 të Drejtorisë për Iniciativë Antikorrupsion, ku punimi i Albulenës do të gjendet në fillim të tij, në faqen e muajit janar. Albulena Ujkashi është nxënëse e klasës së nëntë në Shkollën fillore “Marshall Tito” në Ulqin dhe ndjek punëtorinë figurative. Si talente e re, ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse të tjera, ku është shpërblyer me çmime, por ky është çmimi më i madh që ka fituar deri tani. i.k.

Në QIK “Malësia“ në Tuz

Shfaqet tragjikomedia “Kolonel Zogu” Komedia tragjike “Kolonel Zogu” e autorit bullgar Kristo Boiçev dhe regjizorit Erson Zymberi është shfaqur gjatë fundjavës në qëndrën për kulturë në Tuz nga aktorë të teatrit të Gjakovës. Komedia është laujtuar nga aktorët Bujar Ahmeti, Edmond Havizademi, Myrvete Kurtishi, Ylber Bardhi, Valon Pallaska, Ylber Mehmeti dhe Altina Kurasi kurse skenografia është ndërtuar nga Petrit Bakalli. Komedia në fjalë është pritur shumë mirë nga audienca e sallës për kulturë në Tuz edhe pse në një numër të vogël artdashësish. Tragjikomedia në fjalë trajton fatin e popujve

Komedia në fjalë trajton fatin e popujve të ballkanit në kohën aktuale, ku një grup njerëzish të lënë në mëshirë të fatit papritur u ngjallet dëshira të intergohen në strukturat europiane e më gjërë

të ballkanit në kohën aktuale, ku një grup njerëzish të lënë në mëshirë të fatit papritur u ngjallet dëshira të intergohen në strukturat europiane e më gjërë. Me anë të situatave komike aq sa edhe dramatike paraqitet psikologjia , mentaliteti dhe politika e popujve ballkanikë. Humori dhe batutat u interpretuan në një nivel të lartë artistik nga aktorët e humorit nga teatri i Gjakovës. Dramaturgu bullgar Kristo Boytchev tekstin e tij e ka vendosur në një ish manastir, i cili tani përdoret si një repart psikiatrik, thellë në malet e Ballkanit gjatë luftës në Bosnjë. Një mjek i ri dërgohet për t’i

shëruar gjashtë pacientët: një aktor, një hajdut, një ish-truproje, një doganiere, një njeri shumë i vogël që ka frikë të shkel dhe koloneli. Ata janë të dëmtuar nga lufta, të harruar, të bllokuar pa ushqim apo mjekim, dhe askush nuk e ka dëgjuar kolonelin të flas për tre vjet. Kur aeroplanët paqeruajtës të OKB gabimisht e hedhin një kuti humanitare, në oborrin e tyre, koloneli ngjallet për t’u bërë udhëheqësi i tyre, dhe ata e shpallin veten si një entitet i pavarur evropian. Ky tekst të len përshtypjen se është shkruar enkas për çdo vend të Ballkanit. t.u


20

e enjte, 11 dhjetor 2014

Panoramë

Panoramë

e enjte, 11 dhjetor 2014

Liridona Uka përfaqëson Kosovën në “Miss First Beauty World 2014” Liridona Uka është përfaqësuesja e Kosovës që merr pjesë në konkursin e bukurisë “Miss First Beauty World 2014”, që do të mbahet në Seul të Koresë Jugore. Ajo është 23 vjeçare dhe ka lindur në Zvicër, por me origjinë është nga Gjakova. Gjatë këtyre ditëve, Liridona gjatë paraqitjes në Fashion program ka arritur të marrë një titull nga stilisti Hoseong Kim. Ajo ka fituar 750 dollarë kozmetikë nga organizatorët e garës. Sipas Shpejtim Zejnelit, drejtor nacional i Kosovës, Kosova ka shumë shansa që të fitojë natën finale. Në vitin 2009, Liridona kishte fituar “Top Model Dukagjini”, ndërsa aktualisht është modele e agjencisë “Bora Balaj Fashion”.

Njërin prej çmimeve më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë, sivjet e ka rrëmbyer artisti shqiptar Anri Sala. Ky çmim i cili bart në vete një shumë prej 50 mijë eurove, ndahet një herë në dy vite, ndërsa është themeluar në vitin 2000, duke synuar që të shpërblejë artistët, puna e të cilëve influencon zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë. Sipas jurisë, Sala ka një punë poetike dhe në të njëjtën kohë një punë konceptuale me shumë mesazh. Vepra e cila i dha Salës këtë çmim, quhet “Le Çlash” dhe “Tlatelolço Çlash”, ndërsa, në anën tjetër ka kombinuar dy filma me një punë tjetër, “Doldrums” – bateri që luhen automatikisht si përgjigje ndaj një zëri me frekuencë të vogël si kolonë zanore. Prestigjiozja e famshme londineze “The Guardian”, tregon se dy filmat që luhen automatikisht në instalacion gjenden në Meksiko City, ndërsa pjesa tjetër gjendet në një qendër kulturore të braktisur në Francë. Sala nuk ka qenë i pranishëm për ta marrë çmimin, por përmes një videomesazhi e ka krahasuar veprën e tij me rastin e marrjes së çmimit, duke thënë: “Është kënaqësi që kam marrë çmimin por s`mund të jem aty ta marr. Kjo i ngjan edhe punës sime, ku fotografia është në një vend ndërsa zëri diku tjetër”.

Moderatorja e njohur prej më shumë se 13 vitesh në ekran, Anjeza Maja, ka konfirmuar largimin e saj nga televizioni ku punonte që nga sezoni i kaluar, “Agon Channel”. Anjeza ishte pjesë e stafit të ri që në hapjen e këtij televizioni, ku moderonte programin “Hit Play”. Bëri përshtypje largimi i moderatores në mes të sezonit, një ditë pas festës që stafi i këtij televizioni organizoi në Milano (Itali), ndaj në rrjetet sociale pati shumë komente. E pyetur për arsyen e largimit, Anjeza thotë: “Thjesht, jam larguar për pak pushim e shkëputje nga televizioni. Këtë muaj do ta bëj pushim. Nga janari kam dy projekte biznesi, që nuk kanë lidhje me televizionin. Kaq mund të them për momentin”. Vitin e kaluar, pas një periudhe largimi nga ekrani, Anjeza u rishfaq me një trup superelegant dhe të tonifikuar. Në studion e zhurmshme ku luante një DJ, me praninë e shumë të rinjve që kërcenin dhe bënin tifo, të ftuarit VIP të Anjezës nuk hezitonin të flisnin për hobe të ndryshme dhe frekuentimin e jetës së natës.

Izet Curi është një personazh mjaft i veçantë, i njohur si dizenjator dhe stilist i njohur, i lindur në Drubnjok të Kosovës dhe i rritur në Shkup, e ndërsa veprimtarinë e tij e zhvilloi në Paris. Kreatori dhe stilisti 66 vjeçar thotë se para se të shkojë në Francë, me këtë profesion ka filluar në vitin 1964 te mjeshtri Cale – Jakimovski Strahil në Shkup dhe pas tij te disa mjeshtër të tjerë po ashtu të Shkupit, ndërsa mjeshtri i tij i fundit ishte Branko Angelkovski. Curi tregon se për profesionin që sot e ushtron ndjehet krenar që nuk e zgjodhi ai, por nëna e tij. “Këtë profesion e zgjodhi nëna ime, sepse menjëherë pas tërmetit në Shkup kemi humbur babain dhe ajo pa burrë dhe me tetë fëmijë ishte e detyruar që për secilin pos shkollës të na angazhojë të mësojmë një profesion të shpejtë”, tha Curi. Ai shprehet se është njeri me fat sepse ka pasur një mjeshtër shumë të madh, i cili ia ka mundësuar ta mësojë dhe ta dojë profesionin dhe prej atëherë vazhdon edhe aventura e tij në qepje.

Anjeza Maja largohet përfundimisht nga “Agon Channel”

21

Javore KOHA

Javore KOHA

Anri Sala fiton çmim prestigjioz të artit bashkëkohor

Izet Curi, stilisti shqiptar me famë botërore


22

e enjte, 11 dhjetor 2014

Te k n o l o g j i

Fotografia e javës

Javore KOHA

Toshiba e ka lansuar tabletin e saj me diagonalen e ekranit që arrin në 24 inç, model të cilin kompania ia ka kushtuar përdoruesve të biznesit. Në fakt, bëhet fjalë për modelin e tabletit Toshiba TT301 që vjen me 24” Full HD me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve. Tableti i ri është fuqizuar nga procesori me 1GHz dual core, 1GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme, ndërsa vjen me Android 4.2.1 Jelly Bean. Toshiba TT301 sjell edhe lidhjet për WiFi, Bluetooth, dhe HDMI, ndërsa mund të përdoret edhe me Windows PC, si dhe për ta projektuar ekranin e telefonit tuaj. Tableti gjigant në Android do të debutojë në Japoni fillimisht, por ende nuk dihet se kur do të arrijë në Evropë, dhe sa do të kushtojë.

Fillimisht ishin publikuar disa detaje për HTC Desire 620 të cilat sugjeronin se pas tij do të vinte modeli tjetër i përditësuar, dhe pasardhësi i HTC Desire 610, modeli HTC Desire 620. Tani ky i fundit është prezantuar edhe zyrtarisht. HTC Desire 620 sjell ekranin me diagonalen prej 5-inç në 720 x 1280 piksel, procesorin 1.2GHzquad-core Snapdragon 410, 1GB RAM, kamerën kryesore me 8MP, atë frontale me 5MP, baterinë me 2100 mAh, rrjetin 4G, 8GB memorie të brendshme me opsionin për zgjerim, përmes kartelës microSD. Për më shumë, Desire 620 përfshin edhe Android 4.4 KitKat, edhe pse thuhet se përditësimi i tij në Lollipop nuk do të vonojë shumë. Me këto karakteristika, Desire 620 nuk duket edhe aq i padëshirueshëm, dhe cilësohet si model që duhej të ishte paraardhësi i tij, Desire 610.

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

vedad dresheviq: Natyrë

Toshiba me tablet gjigant, ekran me 24 inç

HTC prezanton Desire 620, modelin e “dëshirueshëm”

e enjte, 11 dhjetor 2014

23

Javore KOHA

„Qesh pak, shiko këtu”


24

Mozaik

e enjte, 11 dhjetor 2014

Mozaik

e enjte, 11 dhjetor 2014

25

Javore KOHA

Javore KOHA

Portret: Gjekë Pjetër Hiri - Rudaj (1894-1968) (1)

Bamirësi i madh i Ulqinit

Kur dëgjojmë emrin e tij s’mendojmë gjë tjetër, veçse për një humanist të pashoq, për një bamirës të veçantë, dora e të cilit ka qenë e shtrirë në shumë drejtime dhe në të gjitha kahjet, për të qenë afër atyre që vërtet kanë nevojë. edhe nga një pendë qe, me të cilët punuan tokën, ndërsa produktet bujqësore i ndanin përgjysmë. Pjesë e ekonominë shtëpiake të kësaj familjeje, përveç bujqësisë ishte edhe blegtoria. Kishin shumë bagëti të imëta dhe të trasha. Tufa të mëdha delesh, qengjash, lopësh, viçash, qeshë, dhish e kuajsh. Zhvillimi i blegtorisë mbështetej në shtegtimet blegtorale, dimrit në fushat e Shtojit dhe verës në kullotat e bjeshkëve të Kelmendit. Këtë përvojë e kanë përdorur deri vonë, kur definitivisht është mbyllur rruga e karvaneve siç është quajtur atëherë, respektivisht kalimi i kufirit me Shqipërinë. Prodhimet blegtorale të Kelmendit, si: djathi, gjiza, gjalpi e tjerë, ishin të përmendura dhe nga ato familja siguronte mjaft të ardhura.

Për Koha Javore:

Gjekë Gjonaj

Në fillimshekullin e kaluar, shumica e popullatës së Komunës së Ulqinit, dhe jo vetëm, ka jetuar në një varfëri mjaft të theksuar ekonomike, për shkak të rrethanave të njohura të kohës. Njerëzit e asaj kohe, për dallim nga sot në kohën moderne, kur vlerat janë në nivele të ulëta dhe të pamjaftueshme, kanë qenë më solidarë, më fisnikë, më bujarë, më mirëbërës. Ata me veprime konkrete, të sinqerta, të prirur nga shpirtmirësia dhe shpirtmadhësia e tyre dhe ndjenja e vlerave njerëzore janë angazhuar që të zbusin hallet dhe nevojat materiale të njëri-tjetrit. I këtillë ka qenë edhe Gjekë Pjetër Hiri - Rudaj.

Prejardhja e familjes

Ai u lind në Shtoj të Ulqinit në vitin 1894, në një familje malësore, e njohur sidomos për fisnikëri, mikpritje, bamirësi, shpirtmadhësi, bujari dhe atdhedashuri. Origjinën e kishte nga fshati Selcë në zemër të Kelmendit, prej nga të parët e fisit të tij Ruda Pretashi dhe Gilë Pretashi, para më se 300 vitesh zbritën në vërri, në Shtoj. U rrit dhe u edukua në një familje patriarkale aristokrate nga babai Pjetri dhe nëna Tringa (bijë e fisit Frangaj nga Rapsha e Hotit të Malësisë së Madhe) me vlera dhe norma të rëndësishme të kulturës tradicionale të Malësisë, me dashuri, mirësjellje e respekt midis pjesëtarëve të familjes dhe me respektin (nderimin) ndaj mysafirit dhe mikut të shtëpisë.

Humanist i pashoq

Sekreti i kësaj familjeje, sikur i të gjitha familjeve kelmendase, përveç edukimit fetar ishte kodi moral i saj, i pëcjellur ndër shekuj nga brezi në brez, e që janë: mikpritja, besa, nderi dhe burrëria. Këto virtyte shqiptare për familjen Rudaj ishin të shtrenjta dhe të shenjta.

Ekonomia shtëpiake

Familja Rudaj ishte e madhe. Numëronte deri në 53 anëtarë. Konsideroheshin ndër familjet e pasura në komunën e Ulqinit. Kishin pronë të madhe në Shtoj, rreth 100 hektarë tokë bujqësore, të cilën kjo familje e kishte blerë nga disa familje ulqinake. Dëshmi për këtë është një kopje e kontratë blerjes në gjuhën turke, që daton

nga viti 1857, në të cilën thuhet se “Gjelo Rudi dhe Mark Gila atë vit kanë blerë për 550 grosh, nga Hyseini dhe Beqiri, djemtë e Tul Beqirit, dhe vajza e tij Emina, me njohuri të administratës së Sheriatit, në prani të vëllait të Eminës, tokë në fshatin Shtoj, kufi me Avdullah Katanën deri te kneta dhe me rrugë të madhe… dhe bëhen blerës dhe pronarë të ligjshëm. Këtë kontratë blerjeje e ka nënshkruar dhe vulosur në prani të dëshmitarëve Hys Nurja, Brahim Ali Dabi, Halil Bali, Nel Haxhi Gjeka, kadia i atëhershëm Shaqir Isufi, me 1857”. Rudajt tokën bujqësore e punonin me pesë çifçinj ulqinakë: Beciq, Kaleziq, Duraku dhe dy të tjerë. Secili prej tyre, përveç ushqimit dhe fjetjes falas kishin

I lindur dhe i rritur në gjirin e një familjeje të njohur për të gjitha ato veti të përmendura, Gjeka si i ri trashëgoi shumëçka. Kur dëgjojmë emrin e tij s’mendojmë gjë tjetër, veçse për një humanist të pashoq, për një bamirës të veçantë, dora e të cilit ka qenë e shtrirë në shumë drejtime dhe në të gjitha kahjet, për të qenë afër atyre që vërtet kanë nevojë. Nga cilësitë më të rëndësishme të këtij malësori ka qenë që t’u bëjë njerëzve sa më shumë mirë që mundet, qoftë kjo mirësi monetare, si ushqimi, shlyerja e borxheve etj., ose mirësi morale, sikurse pajtimi midis dy të grindurve, ndërmjetësimi, ndërhyrja në dobi të njerëzve etj. Moto e tij ishte të jesh human, të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve.

Shpirti i fukarasë

Të gjithë ata që e kanë njohur Gjekë Pjetër Hirin kanë një vlerësim unik dhe të vetëm se ai ka qenë dhe mbeti njeri

Sekreti i kësaj familjeje, sikur i të gjitha familjeve kelmendase, përveç edukimit fetar ishte kodi moral i saj, i pëcjellur ndër shekuj nga brezi në brez, e që janë: mikpritja, besa, nderi dhe burrëria. Këto virtyte shqiptare për familjen Rudaj ishin të shtrenjta dhe të shenjta human, shembull model i bamirësisë. Shumë qytetarë të moshuar të Komunës së Ulqinit, me të cilët biseduam, më treguan disa episode bamirësie të këtij njeriu të vogël me trup, por me shpirt të madh, e zemër të hapur. Zemra e këtij kalorësi të humanizmit ishte e madhe, në të cilën kishin vend të gjithë njerëzit, pa dallim kombi, race e besimi. Rrok Hoti, 82 vjeç, nga Shtoji, kur e pyeta se kush ka qenë Gjekë Hiri dhe si e ka njohur ai atë, m’u përgjigj: “Burrë i nershëm, prej nji familje bujare. I ka nimua gjithkuj ç’i ka pas nevojë. Shqiptarve, shkijeve, katolikve, muslimanve, ortodoksve, pleqve e t’rive, grave e fmive, pa dallim. E ka nie vetin keq, kur s’ka perri m’u nimua të tjerëve. Por ka kënë i lumtun e shumë i gëzuem kur e ka kënaq tjetrin, kjoftë edhe me gjanë ma të vogël. Ma shpirt mirë e ma dorëdhanë vshtirë s’e ka le ndonji tjetër nanë. Ka kënë shpirti i fukarasë, e nera e mahalls. Shtylla e konakut dhe faqja e bardhë e bajrakut. I dashtun me gjithkan. Gojamël. Fjalëpak, e punëmath. Njeri me autoritet. Kudo ka shkua, mas ti kanë vrapua. Si në katun, ashtu edhe ën shehër, e ën pazar, qytetar e katunar. E kanë prit e përcjellë me dashni si ma të mirin e kohës. Kur ai ka

dalë në Ulqin në kalin e tij të shalës, ulqinakët e kanë prit tue rrah shplakë për shplakë, në shëjë respekti që kanë pas për ta. Kur asht ulë Gjeka ën mejhanë, atë ditë s’ka lëjua njeri me e shti dorën ën xhep. U ka pagua te tanve ç’i kanë kënë aty. Kavaler si Gjekë Hiri! S’ka muj me ia kalua kush. Shpia e tij ka kënë e hapun 24 sahat për çdo njeri në nevojë. Për të njoftun e të panjoftun. Çdo ditë në shpinë e tij asht shtrua sofra 2-5 herë në ditë vetëm për miq e dashamirë. Sa buka asht hagër në shpinë e tij? Vetëm i Madhi Zot ën qiell e di! Thuhet se ai u ka falë ulqinakëve në nevojë për festën e Kurban Bajramit 17 deri në 30 desh në vjet. Nuk kam nije se ka kthye njeri në nevojë duerthatë. Secilit ia ka njomë dorën. Ia ka kënaq shpirtin. Vaso Jançiqit në Ulqin i ka falë nji kal drith, nji qerre dru dhe lopën me viç. Me nji fjalë, ai u ka dhanë shpresë njerzve me jetua ma mirë. Të rrallë kanë kënë burrat si ai në këto vëset tona. Në tri fe, siç thomi ne, s’ka mujt me kënë ma humanist se Gjekë Hiri.” Edhe Lekë Kola Lugjuraj, tashmë i ndjerë, vite më parë më ka treguar një episod nga veprimtaria humanitare e Gjekë Hirit. “Në kohën kur merresha me tregti, kisha blerë derra në Sërbi, të cilët i çova me i shit në Hercegovinë. Atje më zuni nata, pa i shitë tetanë derrat. M’u deshti me fjet atje. Trokata në disa dyer, por të zotët e shpisë kur u thoja se me veti kam derra nuk më pranuan. Njani prej tyne më dveti: “Si e ke emrin?” “Lekë”, i thashë. “Prej nga je?”, më tha. “Prej rrethit të Ulqinit – Shtojit”, ia ktheva. “A e njeh Gjekë Pjetër Hirin?” “Po si jo. Atë e kam kojshi të parë”, iu përgjegja. “Atëherë, pra, ti sonte do të flesh këtu”, më tha gëzueshëm. Edhe vetë u gëzova. Falë bujarisë së Gjekë Hirit më mori për krahit dhe më shtini mrënë. Biseduem gjatë si të ishim miq të kahershëm. Kur shtroi darkën m’u drejtua me këto fjalë: “Ha biri im e mos u tyrpno! Ti këtu sonte e han bukën tande. Eeee, si më ka prit e përcijellë mua Gjekë Hiri në shpinë e tij në Shtoj!? Si askush tjetër në këto vjetët e mia. Mikpritjen dhe bujarinë e tij nuk do ta harroj sa të kam ymër me jetua.“ (vijon)


26

Fejton

e enjte, 11 dhjetor 2014

Fejton

e enjte, 11 dhjetor 2014

27

Javore KOHA

Javore KOHA

Plisi - Miti i origjinës së pëllazgëvë hyjnorë (2)

Qeleshja si simbol mbretëror Qeleshja si simbol fetar dhe mbretëror është hyjnizuar në shumë objekte prej guri të etruskëve në Marzabotto, Bologna, Pisa, Settimello (Firenze), Populonia, Volterra, Orvieto etj. dhe fiset e tjera pellazgo-ilire. Qeleshe/ guri janë gjendur edhe në Delfi

Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Për hir të këtyre cilësive, kjo familje (delja, dashi, dhia ) zë vend të rëndësishëm në simbolet dhe mitet e besimit Pellazg dhe janë trajtuar krahas kaut, si kafshë të shenjta. Sipas studiuesit të traditës shqipetare, Mark Tirta (1935), dhia paraqitet me cilësitë e hyjnisë së pyllit (...) Gjahtarët para se të dilnin për gjah në vendet ku kishte dhi të egra, laheshin dhe kryenin një sërë ritesh. (5) Dashi është përdorur në lashtësi për flijime kushtuar Perëndive.(fig.b poshtë), huazuar në mitin kristian,

ku Abrami flijon një dash në vënd të birit të tij Isakut. Që në mijëvjeçarin e VII-te, gjatë periudhës së bakrit e bronxit, figurinat e dashit të zbukuruara me figurat gjeometrike (V, zig-zaku,vijat paralele), përdoreshin si objekte kulti të Perëndeshës me kokë zogu (Perëndeshës Shqiponjë –shën im), në hapsirën Euro-Aziatike. Në kulturën ilire Vinka, figurina të Perëndeshës para-historike kanë brirë të dhisë (4500 pK). (7) Në pjesën më të madhe të qytetrimeve të lashta delja ishte një kaf-

shë simbolike që mishironte forcat e natyrës dhe lidhej me Perëndinë Hermes (Thot tek egjiptianët e lashtë) i cili mbahet edhe si shpikësi i shkrimit. Herodoti (484-425 pK) tregon se barbarët , për shkrimin e librave, kanë përdorur lëkurë delesh dhe dhish.(8) Në përkthimin e Strabonit (libri VII kapitull 5) për gadishullin e Ballkanit, nuk figuron emri i Dalmacisë, por emri Ardi (...) Në gjuhën baske, (që është gjuhë e trashëguar nga fiset pellazge -shën im), “ardia”quhet delja. (9) Ndër fiset e njohur të Ilireve kanë qenë

edhe Ardianët, emërtim i cili mund të ketë patur lidhje më kafshën hyjnore. Përdorimi i leshit të deles dhe ngjyra e bardhë e saj (e ndriçimit hyjnor), dëshmonin rolin SIMBOLIK , fetar dhe administrativ, të vetë Qeleshes. Kjo vërehet tek fakti se në pikturat e enëve të qeramikës dhe skulptura e lashta, Perënditë dhe gjysëm-Perënditë e Olimpit, që ishin Mbretër-Kryepriftërinj, kanë mbi krye Qeleshen e rumbullakët apo në formë konike, por jo njerëzit e thjeshtë (fig a,b,c). Figura e Qeleshes, në objektet arkeologjike të periudhës romake, për-

faqësonte fëmijët e Zeusit- binjakët Dioskurë, si simbol i origjinës së tyre mbretërore dhe hyjnore. E thënë më qartë : Qeleshja i shprehte popullit të thjeshtë, te drejtën hyjnore të Mbretit apo Faraonit, për të gjykuar, drejtuar dhe mbajtur rrëgullin tek nënshtetasit e tij. Sipas studiuesit të besimeve të lashta M.Eliade “Rregulli shoqëror përfaqësonte një anë të rregullit kozmik. Që në krijim e Botës, të qënit mbret ka qenë një akt hyjnor. Krijuesi ishte Mbreti i parë (...)Ai ia kalon këtë detyrë birit dhe pasardhësit të tij, Faraonit të parë. Ky akt e

shenjtëroi mbretërimin, si një institucion hyjnor” (11) Qeleshja si simbol fetar dhe mbretëror është hyjnizuar në shumë objekte prej guri të etruskëve: në Marzabotto, Bologna, Pisa, Settimello (Firenze), Populonia, Volterra, Orvieto etj. dhe fiset e tjera pellazgo-ilire. Qeleshe/guri janë gjendur edhe në Delfi, që sipas studiuesve, përfaqsonin Perëndinë Apollon dhe në Tebë, Perëndinë Amon. Objekte të tilla arkeologjike njihen edhe në qytetrimin babilonez dhe hitit. Ndër objektet arkeologjike hasen edhe Qeleshe-guri me simbolin e pellazgëve, shigjetën dy krahëshe (fig.c). Sipas studiuesit Petro Zhei (“Shqipja dhe sanskritishtja”) ,simboli i shigjetës me dy krahë (fig.c), tregon NDARJEN e kryer nga ZOTI, që solli krijimin e Botës materiale. Siç do të vërejmë më poshtë, jo vetëm elementet e përbashkëta të gjuhës, riteve, simboleve apo miteve, por edhe veshja në objektet arkeologjike, dëshmon përkatësinë etnike, përhapjen apo ndikimin e fiseve të caktuara në hapsira të ndryshme gjeografike. Mbretërit, që ishin në krye të ushtrisë apo fiseve, kanë sulmuar apo kanë marrë arratinë, të zbuar nga rivalët, drejt vëndeve më të përshtatshme. Kjo çvendosje ka qenë e PËRHERSHME. Siç pohon Nikola Lahovari : “Dihet tashmë së ka patur një epokë, nga mijëvjeçari III dhe IV, ku qytetrimet e të njejtit trung shtriheshin nga India deri buzë Adriatikut. Duke kaluar nëpër Iran , Mesopotami dhe Egjipt, në atë kohë, njerëzit që i përkisnin një tërësije, tipeve të njejtë fizikë dhe që flisnin gjuhë të së njejtës familje, banonin në luginën e Indusit, Persi dhe Kaukaz, Mesopotami si dhe brigjet e Detit të Zi dhe Egjeut, Afrikës së Veriut, Greqisë, Italisë,Francës, Iberisë dhe Anglisë. (13)


28

Mozaik

e enjte, 11 dhjetor 2014

Mozaik

e enjte, 11 dhjetor 2014

In memoriam

OJQ “Green Home” nga Podgorica

Sari (Zejnel) Resulbegu (1946-2014)

Më 1 dhjetor të këtij viti ndërroi jetë Sari Resulbegu. I lindur në Ulqin, shkollën fillore e përfundoi në Ulqin, shkollën e mesme ekonomike në Sarajevë. Pas një kohe vazhdoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd. I takon një familjeje intelektuale: babai Zejnel-begu ka kryer shkollimin në Vjenë, vëllai dr. Shuajb Resulbegu (1943-1993) ka qenë gjinekologu i parë në Ulqin me orar pune të plotë, kurse vëllai tjetër Fatmir Resulbegu - Faqo është ndër stomatologët e dalluar në Ulqin.

29

Javore KOHA

Javore KOHA

Disa vite ka ushtruar detyrën e sekretarit në Shkollën fillore “Marshall Tito”, në kohën kur ishte drejtor i ndjeri Dino Çobaj. Një kohë të gjatë ka punuar në Shërbimin shëndetësor social të Ulqinit. Së bashku me drejtoreshën Vera Gorana dhe financierin Tahir Mollabeqiri, kanë dhënë një kontribut të veçantë në rindërtimin e objekteve shëndetësore pas tërmetit katastrofal të vitit 1979. Ka udhëhequr Qendrën e Kulturës në Ulqin për 12 vjet në kohën kur fillon demokratizimi dhe ardhja masovike e turistëve nga Kosova në Ulqin.

Sari Resulbegu përmes kulturës dhe lidhjeve të mira ka qenë urëlidhës ndërmjet përfaqësuesve të kulturës dhe aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria. Është nismëtar dhe ka qenë udhëheqës i Festivalit “Skena verore” në Ulqin. Në fushën e botimeve, ai është autor i dy librave: ”Nga Olciniumi deri në Ulqin” dhe “Resulbegët dhe ngjarjet historike të Ulqinit”. Ndarja nga jeta e Sari Resulbegut është humbje e madhe për familjen e tij, por edhe për kulturën shqiptare. Prim. Dr. Gani Karamanaga

Dhuroi pesëdhjetë bimë halore për shkollën “Mahmut Lekiq” Nxënësit e shkollës ishin ata të cilët mbodhën bimët në fjalë në mënyrë që siç tha drejtori të ngritet vetiniciativa dhe vetëdisimi i tyre për mirëmbajtje e oborrit me synim që ky ambient çdo vit të jetë më i gjelbëruar dhe më ekologjik

Organizata joqeveritare “Green Home” nga Podgorica në bashkëpunim me shkollën fillore “Mahmut Lekiq” kanë ndërrmarë një aktivitet të përbashkët për mbjedhjen e rreth pesëdhjetë bimëve halore në oborrin e shkollës. Fjala është për një aktivitet i cili ka qenë i planifikuar qe nga fillimi i vitit shkollor, pohoi drejtori Nikollë Dukaj. “Kam kënaqesi te veçantë të shprehem mbi realizimin e kërkesës që nga fillimi i vitit shkollor 2014/15, mbi sigurimin e nji

numri të konsiderueshëm të bimëve dekorative në oborrin e shkollës. Me këtë aksion është shtuar numri i bimëve që oborri i shkollës përveçëse estetikisht do të jenë më i pasur edhe ekologjikisht. Vitin e kaluar kemi filluar ndryshimin e oborrit që nga hyrja kryesore në shkollë me rreth 20 bimë dekoruese, duke vazhduar me mbjedhjen e rreth 30 ullinjve dhe kështu aksioni i sotëm ishte vetëm vazhdim i asaj që kemi planifikuar për të ardhmen” theksoi Du-

kaj. Nxënësit e shkollës ishin ata të cilët mbodhën bimët në fjalë në mënyrë që siç tha drejtori të ngritet vetiniciativa dhe vetëdisimi i tyre për mirëmbajtje e oborrit me synim që ky ambient çdo vit të jetë më i gjelbëruar dhe më ekologjik. “Nxënësit gjatë këtij aksioni vërtetë dëshmuan interesim dhe kujdes të veçantë ndaj çështjes ekologjike dhe gjelbrimit të oborrit të shkollës. Me kët rast e ndjej vetën krenar për interesimin dhe kujdesin e nxënësve të shkollës të cilët i falenderoj. Me këtë dhe projekte tjera të nevojshme për shkollën, mendoj se do të ngritet me të madhe interesimi i gjithë atyre që hyjnë, qoft edhe një here në oborrin e saj duke shprehur gatishmërinë tonë të plotë në ruajtjen dhe bashkëpunimin e plotë me të gjithë dashamirët e shkollës. Oborri i shkollës tregon me të madhe nivelin dhe kulturën e gjithë neve që i takojmë këtij institucioni dy gjuhësh me afro 1100 nxënës”, përfundoi Dukaj. Nxënësit të shoqëruar nga përfaqësues të organizatës në fjalë për disa orë kanë bërë zbukurimin e oborrit të shkollës duke u njohur në detaje për rëndësinë e vëndosjes së bimëve në fjalë dhe me t.u fushën ekologjike në tërësi.


30

Mozaik

e enjte, 11 dhjetor 2014

Sport

e enjte, 11 dhjetor 2014

Të hënën në Ulqin u hap Këndi i lojërave për fëmijë

Së bashku mund të realizohet çdo projekt

31

Javore KOHA

Javore KOHA

Futbollisti Taulant Xhaka dhe tre peshëngritës shqiptarë

Kandidatë për sportistin më të mirë të Ballkanit

Këndi i lojërave për fëmijë është realizuar me nismën e Shoqatës “Prindërit” dhe me mbështetjen e Bankës Komerciale Malazeze, Komunës së Ulqinit dhe një numri të subjekteve ekonomike në këtë qytet, në kuadër të aksionit “T’u kthejmë fëmijëve këndet e lojërave”. Ulqin – Në mjediset e Qendrës së Kulturës, të hënën është hapur këndi i parë publik i lojërave për fëmijë në Ulqin. Këndi i lojërave është realizuar me nismën e Shoqatës “Prindërit” dhe me mbështetjen e Bankës Komerciale Malazeze, Komunës së Ulqinit dhe një numri të subjekteve ekonomike në këtë qytet, në kuadër të aksionit “T’u kthejmë fëmijëve këndet e lojërave”. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka thënë në ceremoninë e hapjes se ky projekt është shembull se me angazhimin e të gjithëve mund të bëjmë më shumë. “Ky kënd lojrash është një vend ideal për disa orë çlodhëse për ju fëmijët dhe prindërit tuaj. Ne si pushtet lokal do të angazhohemi që kënde të tilla dhe hapësira të gjelbra të kemi edhe në pjesë tjera të

qytetit”, është shprehur ai. Gjeka ka thënë se “nëse i kemi bërë fëmijët të lumtur, kemi kontribuar për të bërë një shoqëri më të mirë”. Drejtori i filialit të Bankës Komerciale Malazeze në Ulqin, Skender Karamanaga, ka thënë se shpreson që këndi i lojërave të jetë simbol i ri i qytetit të Ulqinit. Ai ka bërë thirrje që të gjithë së bashku të kontribuojnë në ruajtjen e pajisjeve të këndit të lojërave, duke premtuar se kjo bankë si donatori kryesor për ndërtimin e këndit të lojërave, ashtu si deri tani, “do të jetë mbështetëse dhe iniciatore e projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve dhe klientëve” të saj. Milena Lekoviq dhe Ivana Karagjinoviq nga Shoqata “Prindërit” kanë thënë se me këtë projekt “banorët e Ulqinit kanë treguar se së bashku

mund të realizohet çdo qëllim dhe se sa e rëndësishme është që komuniteti dhe anëtarët e tij të bashkëpunojnë për të ardhmen e tyre, për banorët e vegjël të Komunës së Ulqinit”. Ato kanë falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti, posaçërisht koordinatoren Dejana Ponosh, e cila sipas tyre e ka thjeshtëzuar realizimin e tij. Me këtë rast, fëmijët e Çerdhes “Solidariteti”, nxënësit e Shkollës fillore “Marshall Tito” dhe ata të Shkollës së Vallëzimit “Porta di Danza” kanë shfaqur program të shkurtët me disa pika koreografike. Ky është këndi i parë publik i lojërave për fëmijë në Ulqin, ndërsa është paralajmëruar se kënde të tilla do të ndërtohen në të ardhmen edhe në pjesë të tjera të qytetit. i.k.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, si dhe tre peshëngritësit, Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj, janë nominuar në dhjetëshen e sportistëve më të mirë të Ballkanit për vitin 2014. Në këtë listë konkurrojnë disa sportistë cilësorë, si futbollistët boshnjakë Edin Xheko e Miralem Pjaniq, futbollistët kroatë Lluka Modriq e Ivan Rakitiq, futbollisti maqedonas Goran Pandev dhe lojtari malazez i Mançester City, Stevan Jovetiq Katër shqiptarë janë kandidatë për çmimin e sportistit më të mirë të Ballkanit. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka si dhe tre peshëngritësit, Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj, të cilët janë nominuar në dhjetëshen e sportistëve më të mirë të Ballkanit për vitin 2014, të organizuar nga Agjencia bullgare e lajmeve. Peshëngritësi Daniel Godelli gjatë vitit 2014 arriti të jetë kampion botëror në

peshën 77 kg, si dhe ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian në peshën 77 kg. Peshëngritësja Romela Begaj ka arritur gjatë këtij viti të shpallet kampione bote në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg. Ndërsa peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion Evrope në peshën 77 kg. Futbollisti Taulant Xhaka është në këtë listë pasi është shpallur kampion i Zvicrës me skuadrën e Baselit,

si dhe ka luajtur si titullar për ekipin kombëtar shqiptar në disa ndeshje, por sidomos në fitoren 1-0 kundër Portugalisë në kualifikimin për Kampionatin Evropian. Në këtë listë konkurrojnë disa sportistë cilësorë, si futbollistët boshnjakë Edin Xheko e Miralem Pjaniq, futbollistët kroatë Lluka Modriq e Ivan Rakitiq, futbollisti maqedonas Goran Pandev dhe lojtari malazez i Mançester City, Stevan Jovetiq.


Histori

KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 11 nëntor 2014 Viti XIII / Numër 643 Çmimi 0,50

www.kohajavore.co.me

Likuidimi i udhëheqësve fetarë në Ulqin

Qeleshja si simbol mbretëror s Fotografia e javë

K onkurs


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.