GJUHA SHQIPE - Naim Frashëri

Page 81

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Andon Zako Çajupi [BN - 299]

GJUHA SHQIPE - NAIM FRASHËRI Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë, Shkoj errësira; [BN - 935] Se Shqipëtari E gjuh’ e tija Venë së mbari [BN - 936] Pa dituritë Dhe mbrothësija E mirësitë Dhe njerëzija, Do të burojnë, Nukë mënojnë. [BN - 937] Xbrit, pa xbrit, o e vërtetë! xbrit nga gjur’ i Perëndisë, jakë pakë tatëpjetë, t’u apç dritë njerëzisë. Ta mësojnë shqipëtarët ç’ish Shqipërija njëherë, ç’burra qen’ ata të parët, të dëgjuar’ e të ndjerë. [BN - 954] Me zemërë të gëzuar Dhe me gjithë shpirt uroni Zotërinjt’ e Zotëruar, Gjithë përnjëherë thoni: Rroft’ e qoftë Shqipërija! Dhe kombi e gjuha jonë! Lulëzoftë diturija! Edhe ndihmës paçim Zonë! [BN - 1011] O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,

Tëmerr e frikë përhapni! përpini qiejt e retë! [BN - 1021] Mbretëronte urtësia, paqa, kamja, nderi, shpresa, drejtësi e dashurija, miqësija besa-besa. [BN - 1022] Mëmëdhe, o jetëgjatë! për shpëtimthit tënd njëherë lëftoninë edhe gratë, e s’të lininë të mjerë. [BN - 1023] Në kurt kurrë Shqipërija nukë hyri, e në xgjedhë s’e ka shtënë Perëndija edhe nukë do ta hedhë, po kërkon emrin e vjetrë, dhe nderë që pat njëherë, e s’e kish nonjë vënt tjetrë, Zoti sërish do ta bjerë. [BN - 1024]

Udha e shkronjave 81


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.