Na vdiqe, Drit, na le o Vlla, T’met’ nat ç’t’man, i lum’ aj dheu! Punt’ ç’i nise, s’t’shkuen vra m’vra, N’bot t’njifen, t’i njef Atdheu. Shtjefën Gjeçovi [BN - 254]
GJUHA SHQIPE - NAIM FRASHËRI GJUHA SHQIPE Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël! Sa e gjerë! Sa e lehtë! Sa e lirë! Sa e bukur! Sa e vlerë! [BN - 696] Pa shihni ç’gjuh’ e mirë! Sa shije ka e hije, Ç’e bukur edh’e lirë, Si gjuhë Perëndije! [BN - 697] Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë, Që bie qytetërinë, Gasthin’ e vëllazërisë, Njerëzin’ e miqësinë. [BN - 698]
Shqipëtarët janë trima. na shpëtoftë Perëndija, bijenë si vetëtima! Janë burra kordhëtarë, edhe trima të vërtetë, luftëtarë e të parë, janë trimërija vetë; t’atillë trima s’ke parë, janë gjithë të mësuar, njeri s’e munt shqiptarë, ta dish ne sa kemi vuar! Pale ajy mbreti vetë! [BN - 721]
Gjithë ç’jemi Shqipëtarë, Jemi një fis e një farë, Kemi të tërë një shpresë, Një gjak, një gjuhë, një besë. [BN - 715] S’jemi grekër, as bullgarë as gjë tjatër nuk jemi jemi vetëm shqipëtarë ne kët’ emër nder e kemi. Ky emr’ ësht shum’i mirë Se më s’jemi të gënjyer, Nukë jemi n’errësirë, E njohëmë gjën’ e vyer. Perëndija na e lëntë Përjetë ta trashëgojmë Edhe kurrë mos e dhëntë T’a humbim a ta harrojmë! Të lëmë mëmën tënë E të marrim një shtrigë, Zoti mos e pastë thënë! Pun’ e keq’ e shum’ e ligë. [BN - 720]
68
Shkolla shqipe