Me një mall të pashterruar Të ngjalli e të dha jetë, Për gjuhën duke punuar Si shqipëtar i vërtetë!
ASDRENI
GJUHA SHQIPE - NAIM FRASHËRI 52. Sinonimet dhe antonimet (Fq. 150, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Për një fjalë të dhënë të jepet fjala me kuptim të njëjtë (sinonim) ose me kuptim të kundërt (antonim).
Shembull: Iku me të katra – krahasimi është me katër këmbët e një kafshe.
53. Shkrimi i fjalëve mohuese: askush, kurrkush, asnjeri, asnjëra, askurrkush, kurrkund, kurrgjë, etj. (Fq. 152, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Të dallohet gabimi në të shkruar të këtyre fjalëve, p.sh., as një ra duhet asnjëra.
3. Ku ndryshon përralla nga një tregim. Çfarë duhet t`i bëjmë një tregimi që ta kthejmë në një përrallë?
54. Formimi i fjalëve me parashtesë, prapashtesë dhe fjalët e përbëra (Fq. 153, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Të gjendet parashtesa (ose prapashtesa) në një fjalë të dhënë të prejardhur.
Kontrolli: A kemi fabul nëse historia është e shkurtër dhe jep një mësim për sjelljen, por nuk është me kafshë?A kemi fabul nëse kemi një mësim për sjelljen dhe me kafshë, por është histori i gjatë?
Leximi 1. Si vjen kuptimi i figurshëm nga kuptimi i parë. Kjo mund të duket evazive por kërkesa do të jetë për shprehje që mendohet se janë në përvojën e nxënësit.
2. Ndikimi që ka në ngjarje ndryshimi i një elementi të pjesës letrare.
4. Fabula është një histori e shkurtër që na jep një mësim për sjelljen, zakonisht me anë të kafshëve.
5. Analiza e tekstit kërkon në radhë të parë të kuptuarit e pjesës. Pyetjet rreth përmbajtjes së një pjese, do të zbulojnë vëmendjen, të thelluarin në përmbajtjen e pjesës.
KLASA 3 - VJERSHAT PËRMENDËSH Librat rrinë rradhë rradhë Xhevahir Spahiu Librat rrinë rradhë - rradhë, presin dorën që t’i marrë.
Librat rrinë krah për krah; cili rradhën sonte ka?
Presin dorën t’i shfletojë, presin syrin t’i lexojë.
Sa përralla rrinë aty; eja t’i këndojmë të dy! Sa figura, sa tregime, duan të hyjnë në botën time.
120
Thotë i pari: merrmë mua; siç më do dhe unë të dua.
Flet i dyti poshtë në xham: po unë rradhën kur e kam?
Librat rrinë rradhë - rradhë, presin dorën që t’i marrë …
Shkolla shqipe