Si një yll shum’ i çkëlqyer Që natën ndrin me ëmbëlsi Dhe çon dritë të pëlqyer Kudo që është errësi;
ASDRENI
GJUHA SHQIPE - NAIM FRASHËRI 8. Gjinia e emrit Nxënësi duhet të dallojë nëse një emër është në gjininë mashkullore apo femërore. (Fq. 27, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Në një grup emrash të dhënë të dallohen cilët janë në gjininë femërore dhe cilët janë në gjininë mashkullore. 9. Numri i emrit Vendos në shumës emrat. (Fq. 32, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Me –e nga pas. (Gabim – gabime, stadium – stadiume) Me –a nga pas. (Arkë – arka, pulë – pula, egërsirë – egërsira) Me –ë nga pas. (Rosak – rosakë, kapak – kapakë) Me –nj nga pas. (Bari – barinj, kushëri – kushërinj) Me –enj nga pas. (Lumë – lumenj, përrua – përrenj) Me –inj nga pas. (Gjarpër – gjarpërinj, shkëmb – shkëmbinj) Me – ër nga pas. (Mbret – mbretër, princ – princër) Me –ra nga pas. (Bar – barëra, fshat-fshatra) Kontrolli Me çfarë mbaron në shumës fjala kapak? (alternativa –ë, -inj, -enj, -qe)? Gjej formën e njëjësit (shumësit) kur jepet shumësi (njëjësi) të emrit. 10. Emra që nuk ndryshojnë në shumës (mike, shami, anije, pako, bakllava, shaka, orë) (Fq. 37, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Cili nga këta emra nuk e ndryshon formën në shumës? Çfarë kanë të përbashkët emrat që nuk ndryshojnë në shumës anije, dele, mace, rrufe, lule? (Mbarojnë me –e) 116
11. Trajta e emrit Gjetja e trajtës në të cilën shFq.t një emër. (Fq. 38, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Cili nga këta emra është në të shquarën (pashquarën)? 12. Togfjalëshi emëror Dollap arre, vajzë fshati, tryezë buke, mish qingji, një lugë sheqer, ekskursion me shokët, gjellë pa kripë, lodra për fëmijët, djali i tezes, dëshira për të kënduar, pastiçier i zoti, dy djem, kjo dëshirë, shtëpia majtas (Fq. 42,45 Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Togfjalëshi mish qingji është: a) emër + emër, b) emër + mbiemër, c) emër + përemër? Cili togfjalësh i ngjan tokfjalëshit “ekskursion me shokët”? (koncert me Majkëllin) 13. Togfjalëshi Lidhja me përshtatje. Nëse themi “shtëpia e bukur” duhet të themi “shtëpisë së bukur”. Nxënësi nuk flet teorikisht për lidhjen me përshtatje në togfjalëshin emëror, as emërton me fjalët togfjalësh emëror, por kupton që fjala e dytë i përshtatet së parës nëse kjo ndryshon formën e saj. (Fq. 46, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Një shtëpi e bukur qëndronte në majë të kodrës. Gimi iu afrua shtëpisë .... (plotëso) a. e bukur b. të bukur c. së bukur 14. Të gjejnë fjalën kryesore në një togfjalësh emëror (Fq. 49, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Fjala kryesore, ose fjala bërthamë, është ajo kuptimin e së cilës plotësojnë fjalët e tjera.
Shkolla shqipe