Piro Tase, Gazeta Telegraf, 19 Shkurt,2013

Page 1

19/ E

martë, 19 shkurt 2013

Speciale

Telegraf

TIJ NË VISE TË BANUARA NGA SHQIPTARËT DHE NË VEÇANTI NË QYTETIN E BERATIT

e të huajve, "Qyteti i njëmijë syve"

bën një vit më parë. Evliai kaloi përmes Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Beratit, Vlorës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Ohrit dhe Pogradecit para se të vazhdonte më tej përmes Maqedonisë dhe Bullgarisë e për të mbërritur në oborrin turk, në Edrene. Shënimet e këtij udhëtimi janë përmbledhur në kapitullin VIII. Seyahatname-ja e tij ("Libri i udhëtimeve") përmban një material të bollshëm mbi historinë, kulturën, folklorin dhe gjeografinë e atyre vendeve që Evlia Çelebiu vizitoi. Për Shqipërinë e shekullit XVII e sidomos për jetën e brendshme të saj, këto shënime janë një minierë informacioni dhe me një vlerë të pallogaritshme. Burimet historike për Shqipërinë e kësaj periudhe janë shumë të rralla. Vepra e Evlia Çelebiut na jep një itinerar të detajuar përmes një toke krejtësisht të panjohur duke përfshirë, mes shumë gjërash të tjera, përshkrime shumë tërheqëse dhe befasuese për qendrat e qyteteve, për fortesat, xhamitë, për vendet ku organizoheshin pelegrinazhet fetare dhe për ato vende ku shkonin për t'u zbavitur. Shkrimet e tij bëhen për ne, edhe një burim i pasur informacioni lidhur me përhapjen e islamizmit dhe të urdhrit bektashian në Shqipëri. Përshkrimi që Evliai u bën qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë, zbulojnë ato elementë të kulturës islame që vetëm shumë pak kanë mundur t'i rezistojnë kohës. Të dhënat që lidhen me gjuhën shqipe të regjistruara në thëniet e Çelebiut, përbëjnë, gjithashtu, një kontribut të shquar dhe të pazakontë për historinë e kulturës dhe të gjuhësisë shqiptare. Ndërsa për strukturën e popullsisë shqiptare, Evliai flet pak ose hesht fare, por, kur vjen fjala për origjinën (legjendare) të këtij populli, ai bëhet shpërthyes dhe shumë informativ. "…Mëngjesin e ditës tjetër filluam përgatitjet për të lënë Tepelenën…

M

Kur mbërritëm tek portat e kështjellës, gjetëm atje 200 ushtarë të armatosur të garnizonit, të cilët po prisnin për ne, pasi nuk donin të na linin vetëm dhe të pa shoqëruar gjatë udhëtimit tonë … "Pse jeni armatosur kështuë" i pyeta unë. "Im zot!" u përgjigjën ata. "Dje, juve u ndeshët në rrugë me një bandë rebelësh. Ju vratë disa nga ata të pabesë dhe plagosët shumë të tjerë. Mbrëmë, të afërmit e tyre, të zemëruar, erdhën në qytet dhe donin të hakmerreshin kundër jush, por ishte e pamundur të futeshin brenda këtyre mureve ku jeni strehuar juve. Pastaj bën plan për t'u vjedhur

deri sa arritëm në kufi me Skraparin..." Berati Para se të mbërrijë në Berat, Evlia Çelebiu, gjatë udhëtimit të tij nëpër Shqipërinë e Jugut, ka përshkuar Delvinën, distriktin e Kurveleshit, Vlorën, Gjirokastrën, Tepelenën, Këlcyrën dhe Skraparin… "…Ne vazhduam të ecim dy orë rresht pasi e lamë Skraparin dhe mbërritëm në fshatin Vizhkor ( i pa identifikuar) dhe pas një ore, duke ecur në drejtim të perëndimit, në fshatin Tërpan, ku jeniçeri Hasan Aga ka pronat e tij, dhe ku mes tokave, të bie menjëherë në sy shtëpia e tij me një oborr të zbukuruar

e veçantë, ku shkohet për të bërë lutjet, si dhe një medrese, një shkollë fillore, një teqe, një banje publike e sapondërtuar si dhe një numër i mjaftueshëm dyqanesh. Moti është jashtëzakonisht i kënaqshëm. Prej këtej u kthyem përsëri në Zhitom dhe, pastaj, zbritëm nga ana veriore për të mbërritur, pas një ore, në Drabonik. Ky është një fshat prej gati 150 shtëpish, plot me pjergulla, tamam si Kopshti i Airemit, po që ishte i banuar nga njerëz jo besimtarë. Prej këtej, poshtë në luginë, të shfaqet përpara syve qyteti i Beratit. Filluam, pra, të zbresim nga ky fshat, duke ndjekur anën perëndimore e duke ecur mes vreshtash të mbjella me hardhi dhe, pas një ore, mbërritëm në tokën madhështore të Xhihadit, në qytetin e bukur të vendosur përgjatë një lugine, në Belgradin shqiptar (Berati). Sipas historianëve latinë, fillimisht, ky qytet ka qenë i themeluar nga --- dhe ka kaluar dorë më dorë, deri sa në vitin ------ gjatë kohës së sundimit të Sulltanit Bajazit Khan, kryekomandanti turk Gedik Ahmed Pasha, e pushtoi këtë qytet i cili, deri në atë kohë, ishte në duart e shqiptarëve, grekëve dhe venedikasve. Janë --- fortesa në Perandorinë Otomane që kanë të njëjtin emër: "Belgrad". E para, Belgradi Danubian në lumin Danub; e dyta, Belgradi i Stolnas në Budapest; e treta, Belgradi Transilvanian, i cili ndodhet nën juridiksionin turk; dhe së katërti, ky Belgradi Shqiptar. Sipas regjistrave të Sulejman Khan-it, ky qytet është selia e beut të sanxhakut të Vlorës për vilajetin e Rumelisë. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndaj dhe beu merr nga Sulltani një të ardhur të mirë që arrin deri në 229.000 akçe. Ka 28 ziamete dhe 489 timare. Gjithashtu, ka një allaj-beg dhe një çeribash. Në kohë lufte, sanxhak-beu është i detyruar

Shkrimet e tij bëhen për ne, edhe një burim i pasur informacioni lidhur me përhapjen e islamizmit dhe të urdhrit bektashian në Shqipëri. Përshkrimi që Evliai u bën qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë, zbulojnë ato elementë të kulturës islame që vetëm shumë pak kanë mundur t'i rezistojnë kohës kuajt. Ne qëndruam gjithë natën në gatishmëri për t'u ruajtur juve dhe kuajt. Nuk ju thamë gjë, pasi nuk donim t'ju prishnim gjumin. Ndaj tani, këta të pabesë, nuk do t'u lënë të kaloni të gjallë për tek Pashai i Vlorës. Është vetëm një grykë mes së cilës ju mund të kaloni dhe ata, janë pikërisht atje, duke pritur për juve. Ne do të qëndrojmë gjithë kohën pranë jush dhe do t'u mbrojmë nga sulmi i tyre." ...Me të thënë këto fjalë, të 200 luftëtarët trima u nisën para nesh. Lamë fortesën dhe filluam të zbresim poshtë kodrës, në drejtim të lumit të Gjirokastrës, të cilin e kaluam menjëherë duke lundruar mbi varka, e duke iu shmangur asaj gryke për të cilën bëhej fjalë se na kishin ngritur pusi. Në krahun tjetër të lumit, udhëtimi zgjati tre orë,

brenda dhe jashtë, gjithmonë e hapur për udhëtarët. Prej këtej arritëm në fshatin e Zhitomit. Është një fshat i begatë me vreshta dhe kopshte të mbjella. Ky fshat i përkiste Mustafa Pashës, agait të jeniçerëve. Gjysmë ore larg, matanë një lugine, ndodhet fshati i Lavdanit, (Bardhaj )dhe, ndërsa lamë Bardhajn, në krahun tonë të djathtë, mbërritëm në fshatin Roshnik. Aty pamë shtëpi një deri dy katëshe prej guri dhe me çati të mbuluara me tjegulla dhe të rrethuara nga kopshte dhe vreshta me rrush. Ky fshat i përket Koprulu Mehmet Pashait. Shtëpitë janë të shumta por ndodhet edhe një xhami, e cila duket e mbajtur mirë dhe vazhdon të shërbejë për të kryer ceremonitë fetare të rastit, një shtëpi tjetër,

me statut që të sigurojë për sulltanin 4000 ushtarë të armatosur duke përfshirë në këtë numër ata që kishte në shërbim si dhe ata të grumbulluar nga timaretet. Këta janë ushtarë trima dhe të papërmbajtur. Berati ka një sheihulislam, një nakibuleshraf një kadi me rrogë të nivelit 300 akçe dhe 120 fshatra, nga grumbullimi i të ardhurave vjetore të të cilave, kadiut i takojnë 6 qese, kurse pashait, 30 qese. Në qytet, gjithashtu, janë edhe disa figura të tjera, si: komandanti i jeniçerëve, guvernatori i kështjellës dhe garnizoni i tij ushtarak, vojvoda i qytetit, inspektori i tregut, taksidari, komandanti i fortesës, kryetari i bandës muzikore, kryetari i bashkisë, krye-arkitekti dhe një punonjës i zyrës së taksave. (Vijon nesër)

GËZOJINI TË AFËRMIT TUAJ EAGLE ME NJË RIMBUSHJE NË SHTETIN KU JENI

endoni se sa me vlerë dhe domethënëse do të ishte një rimbushje e celularit nga të afërmit tuaj jashtë Shqipërisë, sado e vogël të ishte ajo. Tashmë të gjithë sh qiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi që të gëzojnë të afërmit e tyre në Shqipëri me rimbushje të numrave celularë Eagle me parapagesë nga më shumë se 450 mijë pika shitjesh në 20 vende të botës, si dhe direkt nga interneti. Gjithashtu, edhe abonentët Eagle që janë në Roaming jashtë vendit do të kenë mundësi të rimbushin celularin.

Eagle Mobile është operatori i parë që ofron këtë shërbim në Shqipëri. Ky kanal rimbushës ndërkombëtar do të jetë i mundur në dy mënyra: Nëpërmjet platformës online www.ezetop.com që mundëson shërbim nga e gjithë bota, si dhe përmes rrjetit të shitjes me pakicë në vende të ndryshme të botës. Rimbushja elektronike top-up nga jashtë shkon direkt në llogarinë celulare të përdoruesit Eagle dhe mund të përdoret menjëherë nga marrësi. Dërguesi mund të informohet me saktësi rreth rimbushjes që do të bëjë.


Telegraf

Speciale

18/

E martë, 19 shkurt 2013

SHËNIMET E KRONIKANIT TË SHQUAR TURK EVLIHA CELEBI KU PËRSHKRUHET UDHËTIMI I

Historia e kombit shqiptar nën këndvështrimin

Piro Tase

Vepra e Evlia Çelebiut na jep një itinerar të detajuar përmes një toke krejtësisht të panjohur duke përfshirë, mes shumë gjërash të tjera, përshkrime shumë tërheqëse dhe befasuese për qendrat e qyteteve, për fortesat, xhamitë, për vendet ku organizoheshin pelegrinazhet fetare dhe për ato vende ku shkonin për t'u zbavitur

DR. Esilda LUKU

L

ibri "Të huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët" është rezul tat i një pune të gjatë dhe in tensive hulumtuese e autorit në fondet e pasura të bib liotekave të mëdha të Neë Yorkut, Ëashington DC., Chicago-s etj., si dhe e dëshmive të mbledhura nga kontaktet personale me studiues dhe diplomatë të njohur, si: albanologu Robert Elsie, akademiku anglez Philip Winn, ish-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Pérez de Cuéllar etj. Në librin voluminoz prej 500 faqesh, autori përpiqet të ndërtojë historinë e popullit shqiptar, nga lashtësia deri në ditët tona, mbështetur në veprat, kronikat, shënimet dhe intervistat e personaliteteve të huaja të të gjitha kohërave, nga SHBA, Europa dhe Azia, që dëshmojnë për historinë, gjeografinë, kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Arsyen e marrjes së kësaj nisme kurajoze dhe të veçantë në llojin e saj, për të paraqitur historinë e kombit shqiptar nën këndvështrimin e të huajve, autori e sintetizon duke përmendur studiuesin Johann Thumann, se "Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qenë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentesh të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekulime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vend përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëve dhe turqve…". Autori përzgjedh qytetin e lashtë të Beratit, më shumë se 2400-vjeçar, për të ndriçuar historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në bazë të vizitave, përshkrimeve, analizave e studimeve të udhëtarëve, poetëve dhe artistëve, misionarëve e politikanëve, arkeologëve, gjeografëve dhe albanologëve të shquar që shkelën në "Tokën e Shqiponjave". Qyteti muze i Beratit nuk është një zgjedhje e rastësishme. I cilësuar si "Qyteti i Bardhë" ose "Qyteti i Një mbi Një dritareve", i përfshirë së fundi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berati ka zgjuar

faleshin në kishë, ose të shkonte vetë si në kishë ashtu edhe në xhami, apo në asnjë nga ato. Nuk e kishte për gjë të hante ushqim të ndaluar me kuran, të pinte verë apo edhe të mos pranonte që të bëhej synet". Në perceptimin e të huajve për popullin shqiptar, autori konstaton si emërues të përbashkët fisnikërinë, trimërinë dhe hijeshinë e racës shqiptare, duke u ndalur veçanërisht te përpjekjet e parreshtura dhe lufta e tyre për liri e pavarësi, si dhe mbrojtja me çdo kusht e identitetit kombëtar. "As vala e madhe e emigrimit, dhe as betejat kundër serbëve, turqve dhe armiqve e pushtuesve të tjerë, nuk kanë mundur t'i pengojnë shqiptarët për të mbajtur gjithmonë të pastra tiparet e rralla të tyre lidhur me racën, gjuhën, traditat e zakonet". (Leo Freundlich) Të pozicionuar në udhëkryqin Lindje - Perëndim, shqiptarët u përpoqën vazhdimisht ta ndryshojnë

ai e quan: "Qyteti i njëmijë syve". Fragmenti është shkëputur nga studimi "Te huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët", Edicioni i dytë nga Piro(Marko) Tase -1670- Udhëtim nëpër Shqipërinë e Jugut "Filluam, pra, të zbresim nga ky fshat, duke ndjekur anën perëndimore, e duke ecur mes vreshtash të mbjella me hardhi dhe, pas një ore mbërritëm në tokën madhështore të Xhihadit, në qytetin e bukur, të vendosur përgjatë një lugine, në Belgradin shqiptar..." EVLIA ÇELEBI Udhëtari turk Evlia Çelebiu, vizitoi Kosovën në Dhjetor të vitit 1660, Shqipërinë e Veriut dhe Malin e Zi, më 1662, si dhe Shqipërinë e Jugut, më 1670. Mundësia për të kryer udhëtimin e parë të kësaj vizite, në këto zona, iu dha kur eprori i tij, Meleq Ahmed Pasha, nga guvernator i Bosnjës (me rezidencë në Banja - Luka) u emërua guvernator i

Të dhënat që lidhen me gjuhën shqipe të regjistruara në thëniet e Çelebiut, përbëjnë, gjithashtu, një kontribut të shquar dhe të pazakontë për historinë e kulturës dhe të gjuhësisë shqiptare. Ndërsa për strukturën e popullsisë shqiptare, Evliai flet pak ose hesht fare, por, kur vjen fjala për origjinën (legjendare) të këtij populli, ai bëhet shpërthyes dhe shumë informativ kureshtjen e të huajve si "një qytet tepër tërheqës dhe shumë i rëndësishëm, me kalanë e tij të famshme, në majë të një kodre, me kopshtet e me pasuritë e veta". (W. M. Leak, 1805) Në studim nuk lihen pa trajtuar as përshkrimet dhe ndjesitë e të huajve për qytetin e Durrësit, të Elbasanit, të Vlorës dhe të Janinës, kjo e fundit gjatë qeverisjes së "Bonopartit Mysliman", Ali Pashë Tepelenës, i cili "duke pasur vajza më shumë se ç'duhej në oborrin e tij, bënte që të dukej pak më i moderuar për syrin e aleatëve evropianë". Autori, nëpërmjet shfrytëzimit dhe sistemimit me saktësi shkencore të të dhënave të larmishme, pasqyron tiparet dhe evoluimin e qytetërimit shqiptar, duke u përqendruar tek organizimi politik, veprimtaria ekonomike, marrëdhëniet shoqërore, zhvillimi kulturor e gjuhësor, besimet fetare, pa harruar vlerën e tolerancës fetare të shqiptarëve. Siç pohon W. Plomer: "Po të mos ishin shqiptarët Kristianë të mirë, askush nuk do t'i quante ata Myslimanë të mirë dhe, në të vërtetë, ata janë të njohur si Njerëz jo të një Besimi: një burrë mund të martohej me një të krishtere, mund të shpinte djemtë në xhami dhe të lejonte vajzat të

"fatin", për të mos mbetur thjesht "një shprehje gjeografike", apo monedhë këmbimi në duart e Fuqive të Mëdha që synonin të kënaqnin interesat e aleatëve ballkanike, por të shërbëjnë si faktor paqeje e stabiliteti në rajon, duke dhënë shëmbullin e fqinjësisë së mirë dhe aspiratën për bashkim mes vetes në familjen e madhe europiane. Autori, me ndërgjegje të lartë intelektuale dhe profesionale, e ka konceptuar dhe renditur dokumentacionin e informacionet e shumta në pesë kapituj, duke filluar me lashtësinë dhe përfunduar me ndryshimet politike në Shqipërinë e viteve '90. Libri, i shkruar me stil të qartë dhe gjuhë të thjeshtë, ka përmbajtje shteruese dhe përbën risi në prezantimin e ngjarjeve, fakteve dhe figurave historike të popullit shqiptar, nën syrin kritik të të huajve. Studimi paraqet interes të veçantë për opinionin shkencor, por edhe për dashamirësit e historisë, duke dhënë një kontribut me vlerë, për nga tematika dhe qasja, në historiografinë shqiptare. Në vazhdim, lexuesi mund të njihet me shënimet e kronikanit të shquar turk Evliha Celebi ku përshkruhet udhëtimi i tij në vise të banuara nga shqiptarët dhe në veçanti në qytetin e Beratit, të cilin

Rumelisë (me rezidencë në Sofje). Evliai kaloi përmes Kosovës, ndaloi në Mitrovicë, Vuçitërnë, Kosovë, Polje, Prishtinë dhe Kaçanik. Shënimet e tij për këtë udhëtim, midis Novi Pazarit dhe Shkupit, janë botuar në vëllimin V të këtij libri. Pas një viti, Meleq Pashai u vendos në Belgrad, për të marrë pjesë aktivisht në organizimin e ushtrisë otomane në Transilvani. Për shkak të mungesës së fondeve, ai dërgoi Evlia Çelebiun në Shqipëri për të mbledhur ca borxhe. Evliai ndaloi në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Podgoricë dhe Ulqin, pastaj vazhdoi rrugën për në Sofje, ku u bashkua përsëri me Meleq Pashën para se të merrnin rrugën për në Stamboll. Shënimet e tij për këtë udhëtim janë përmbledhur në kapitullin VI. Evliai mori pjesë në luftën për pushtimin e Kretës nga Turqia, në vitin 1669. Vitin tjetër, komandanti turk, Ali Pashai, e dërgoi Evlianë me mision në Shqipëri për të rindërtuar kalanë e Zarnata-s duke mobilizuar ushtarë dhe krahë të nevojshme pune dhe kështu të siguronte Manian në Peloponez nga ndonjë sulm i mundshëm i venedikasve, të cilët, pa dyshim, synonin që të rimerrnin atë që hum-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.