FOKUS 10 (shqip)

Page 26

KURSI I SPORTEVE UJORE Sportet ujore, studentët në praktikën e Jalës dhe Gjipes Edhe këtë vit në institucionin tonë u zhvillua programi i Sporteve ujore në gjiret e bukura të Jalës dhe Gjipesë. Me një eksperiencë të fituar nga suksesi i viteve të mëparshme këtë vit përgatitjet për të realizuar një program me të gjithë komponentet thelbësor që nevojiten për turizmin bregdetar u përmbushën më lehtë dhe më shpejtë. Programi përmbante testime mbi nivelin e të notuarit dhe ushtrimet e të mesuarit të notit të cilat u realizuan me profesionalizëm nga pedagogët e FVFR.

Mendimet dhe opinionet e studentes Livia Rexha per eksperiencen e saj ne Jale: Gjatë tre viteve akademike, Fakulteti i Veprimtarise Fizike dhe Rekracionit organizon tre outdoore të cilat janë shumë të rëndësishme për secilin nga ne, sepse na ndimon në formimin tonë. Nga këto outdoor-e unë do të vecoja Jalën, sepse ai vend për mua është një parajse natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut. Gjithmonë e kam veçuar si një ndër plazhet më të bukura të bregdetit Jon, mes kodrinave me gjelberim të perhershem të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë që krijojnë gjire të vogla të mahnitshme, e me një det të pastër e me ngjyrë të kristalte. Përpos kësaj kam ngelur e suprizuar nga organizimi i çdo gjëje duke filluar nga kampingu, ushqimet, dhe aktivitetet e ndryshme që organizonim. Nuk mund të lë pa permendur dhe guidën profesioniste që kanë mbaruar po tek fakulteti ynë, dhe na kanë udhëhequr dhe mësuar gjatë aktiviteteve si kayak, zhytje, kacavjerrje shkembore. Çdo gjë ka qënë si një ëndërr, ishte udhetimi im i parë pa prindrit por ama këtë mungeë nuk e kam ndjerë sepse i gjith stafi akademik ishin aty çdo moment, për çdo problem, e çdo nevojë që ne mund të kishim. Ishte një aventure aq e bukur sa nuk doja të mbaronte aq shpejt.

26


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.