FOKUS 10 (shqip)

Page 1

FOKUS

U ST

10

Botim periodik informativ UNIVERSITETI I SPORTEVE TE TIRANES

2018


PËRMBATJA

EDITORIALI • MSC. MIRLINDA GALUSHI – ADMINISTRATOR I UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANË I- UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS • ORGANET DREJTUESE NË UNIVERSITETIN E SPORTEVE TË TIRANËS • AKREDITIMI INSTITUCIONAL I UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS • FILLIMI I VITIT TE RI AKADEMIK • NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES BILATERALE ME KOMITETIN OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR Prof.Dr. Agron CUKA – Kryetar i bordit • VIZITA NË AKADEMINË NDËRKOMBËTARE OLIMPIKE • MARRËVESHJE BILATERALE NDËRMJET UST DHE SCUOLA DELLO SPORT “CONI” Msc. Mirlinda GALUSHI • VIZITA E PËRFAQËSUESVE TË AGJENSISË TURKE TIKA • SHKËMBIMI I STAFIT DHE STUDENTËVE NË KUADËR TË Msc.Safiola ÇARÇANI MARRËVESHJES ERASMUS + ME UNIVERSITETIN E ROMËS “FORO ITALICO” Msc. Erlin SAMIMI • KONFERENCA E DYTË NDËRKOMBËTARE • PROJEKTI TEAVET - ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË MËSUESIT PËR Dr. Mirjeta CENAJ NJË SISTEM GJITHË PËRFSHIRËS TË EDUKIMIT DHE AFTËSIMIT PROFESIONAL NË SHQIPËRI Dr. Rigerta SELENICA • DITËT E INFORMIMIT PËR MATURANTËT II- FAKULTETI I SHKENCAVE TË LËVIZJES Dr. Najada QUKA • FJALA PËRSHËNDETËSE E ZV/DEKANËS MSC.BLERINA MEMA RRETH FSHL DHE STRUKTURA E TIJ. • MBROJTJA E TITUJVE AKADEMIK PËR VITIN 2017 Msc. Meriljan KURTAJ • LEKSION I HAPUR NGA PROF.DR. DHIMITRAQ SKËNDERI • INFORMIMI PËR ORIENTIM NË KARRIERË Dr. Entela Kushta • ZHVILLIMI I KURSEVE III-FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT Dr. Aledia Kondaj • FJALA PËRSHËNDETËSE E PROF.DR. ROBERT ÇITOZI - PËRGJRGJËS I DEPARTAMENTIT TË VEPRIMTARISË FIZIKE, REKREATIVE DHE Msc. Rovena Elmazi TURIZMIT • KURSI I SPORTEVE UJORE Dr. Enkeleda Lleshi • KURSI I KAMPINGUT MALOR (THETH) • KURSI I SKIVE • WORKSHOP ME STUDENTËT E VITIT TË DYTË BACHELOR ME TEMË “AKTIVITETI FIZIK TEK FEMRAT DHE TË RINJTË” • PRITJA E STUDENTËVE TË RINJ TË FVFR • HAPET MASTER I RI NË FAKULTETIN E VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT • LEKSIONE TË HAPURA • AKTIVITETI TË TJERA IV-INSTITUTI I KËRKIMIT SHKENCOR I SPORTIT • 06 NËNTOR 2017 - FORUM “MEDIA dhe SPORTI” • 23 NËNTOR 2017 - SESION SHKENCOR “AKTIVITETI FIZIK SHËNDETI & SPORTI” • PROJEKTI “STUDIMI I PARAMETRAVE FIZIKO FUNKSIONAL TË SPORTISTËVE TË RINJ TË ELITËS” • PJESMARRJA E STAFIT AKADEMIK NE ISCC 2017 • PJESMARRJA NË AKTIVITETE TË TJERA NDËRKOMBËTARE • FESTA E FUNDVITIT PËR FËMIJËT E STAFIT AKADEMIK DHE ATIJ ADMINISTRATIV • FESTA E FUNDVITIT PËR STAFIN E UST-së

BORDI EDITORIAL

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS RR. “MUHAMET GJOLLESHA”- TIRANË, SHQIPËRI TEL/FAX: + 355 4 222 66 52 WEBSITE: WWW.UST.EDU.AL

2

3 5 5 6 8 10 10 11 11 12 14 16 17 18 18 19 20 22 22 23 25 25 26 27 28 29 29 30 31 32 35 36 37 38 39 42 46 47


EDITORIALI Msc. Mirlinda GALUSHI Administrator i Universitetit të Sporteve të Tiranë

Tashmë, kur për Ne është bërë një traditë shumëvjecare ajo e nxjerrjes së një numri të revistës çdo vit, për mua është një kënaqësi dhe njëkohësisht emocion i veçantë të shkruaj këtë editorial për ju të dashur lexues të revistës “FOKUS UST” 10. Revista e këtij viti fokusohet në veprimtaritë dhe aktivitetet e zhvilluara nga ana e Universitetit të Sporteve të Tiranës për vitin 2017, dhe jemi përpjekur t’i paraqesim ato në mënyrë të sintetizuar e të thjeshtë, për të krijuar një panoramë të plotë si për lexuesin tonë ashtu dhe për publikun e gjerë të interesuar në këtë fushë. Aktiviteti i zhvilluar ka qenë i gjerë dhe nga shfletimi i kësaj reviste do të keni mundësinë të njiheni më në detaje, por do të doja të veçoja disa drejtime të punës tonë që padyshim kanë qenë shumë të rëndësishme dhe përbënin sfidat tona të veçanta, si Akreditimi i Institucionit, realizimi i konferencës ndërkombëtare të dytë shkencore dhe fillimi i programit të studimeve Master në menaxhim sport dhe turizëm. Akreditimi i Universitetit të Sporteve të Tiranës ishtë një proces i ri për ne dhe që ndodhte për herë të parë në Shqipëri dhe si i tillë paraqiste vështirësitë e tij. Realizimi i plotë i tij përbënte një pikë të rëndësishme referimi në historikun shumëvjeçar të aktivitetit të Institucionit tonë. Suksesi i këtij proçesi nuk mund të bëhej i mundur pa angazhimin maksimal gjatë kësaj periudhe të stafit akademik, administrativ dhe ndihmës mësimor. Kjo gjë kërkoi një punë voluminoze dhe sistematike në takimet e realizuara dhe në plotësimin e saktë të dokumentacionit të kërkuar nga ana e ekspertëve të huaj që vlerësonin Universitetin.

3


Këtu gjej rastin të falenderoj të gjithë stafin që u angazhua maksimalisht në këtë drejtim. Përfundimi i vlerësimit që solli Akreditimin tre vjecar të Institucionit tonë, sigurisht që na jep një kënaqësi por njëkohësisht na vendos përpara një objektivi dhe detyre shumë të rëndësishmë për të bërë plotësimet e duhura për të arritur Akreditimin e plotë. Konferenca ndërkombëtare shkencore e realizuar ishte një hap i rëndësishëm në punën e Universitetit tonë, referuar kjo temave të trajtuara dhe pjesmarrjes në të. Kjo ishte konferenca ndërkombëtare e dytë e zhvilluar në Universitet dhe krahas pjesmarrjes nga vendi ynë kishte të ftuar dhe pjesmarrës nga vendet e tjera të rajonit si nga Mali i Zi, Kosova, Rumania,Turqia etj, që paraqitën tema të ndryshme dhe interesante. Realizimi me sukses i kësaj konference është një vlerësim dhe arritje për Institucionin tonë duke na orientuar për bashkëpunime të mëtejshme me aktorë dhe faktorë të rëndësishëm të jetës shkencore. Synimi ynë i vazhdueshëm në këtë drejtim do të vazhdojë të jetë në rritjen e shkëmbimeve në projekte dhe punën shkencore me qëllim, të vënies në funksion të aktivitetit tonë akademik. Hapja e programit të studimit të ciklit të dytë të studimeve Menaxhim në sport dhe turizëm ishte një arritje e suksesshme e Universitetit të Sporteve të Tiranës në drejtim të zgjerimit aktivitetit Akademik. Megjithë angazhimin dhe dëshirën tonë, një gjë e tillë nuk do të bëhej e mundur pa një bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm me partnerët europianë, e cila ka filluar nga vitet 2005 dhe në vazhdim nëpërmjet projekteve Tempus “Sport Science Curricula in Albania & Bologna Process”, “Harmonizing Sport Science Curricula in Balkans in the EU Perspective” dhe Sport Professions: Education, Employment and Development in the Balkan Region – SPEED. Këtu dua të shpreh një falenderim të veçantë për të gjithë partnerët tanë europianë dhe në veçanti kordinatorëve kryesore Prof.Paolo Parisi dhe Prof.Daniela Caporossi për mbështetjen që na kanë dhënë në ndryshimet në kurikulat mësimore sipas Procesit të Bolonjës që në krijimin e Universitetit, në ngritjen e FVFR dhe në vazhdim me Masterin ndërballkanik, Masterin në Menaxhim në sport dhe turizëm, i vetmi në Shqipëri në fushën e tij, që do të ndihmojë klubet, federatat sportive apo resortet turistike me persona të fushës të specializuar, të cilët aktualisht i mungojnë tregut shqiptar. Gjatë vitit 2017 në Universitetin e Sporteve të Tiranës, përveç punës për përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor, paralelisht është punuar në shtimin dhe modernizimin e infrastrukturëës dhe ambienteve ndihmëse. Në këtë periudhë u përfundua rikonstruksioni i plotë i Godinës ekzistuese dhe u vazhdua me punimet për mobilimin, me qëllim vënien në funksionin në vitin akademik në vazhdim, punime të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë mbuluar nga të ardhurat e krijuara nga viti 2013 e në vijim nga vetë Universiteti. Në funksion të përmirësimit të cilësisë së aktivitetit akademik dhe kërkimor shkencor ka patur rritje të vazhdueshme të financimeve për pjesmarrjet në aktivitete brenda dhe jashtë vendit të të gjithë stafit, në kurset e ndryshme mësimore si dhe aktivitete sportive të studentëve. Në mbyllje dua t’ju siguroj se serioziteti dhe përkushtimi i stafit te Universitetit të Sporteve të Tiranës si gjithmonë do te jetë maksimal për të realizuar misionin e tyre të lartë si edukues dhe mësimdhënës. Të dashur lexues, duke ju uruar lexim të mbarë, ju shpreh gjithë mirënjohjen tonë.

4


I - UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS ORGANET DREJTUESE NË UNIVERSITETIN E SPORTEVE TË TIRANËS Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit përbëjnë dy organet më të rëndësishme drejtuese e vendimmarrëse në universitetin tonë. Bashkëpunimi i tyre i ngushtë me Rektoratin e Universitetit të Sporteve të Tiranës mundëson mbarvatjen e gjithë proçesit mësimor si dhe realizmin e gjithë strategjisë dhe objektivave të institucionit. Senati Akademik përbëhët nga: • Prof. Dr. Agron Cuka - Kryetar • Prof. Dr. Bardhyl Misja • Prof. Dr. Fatos Gjata • Prof. Dr. Mehmet Spahiu • Prof. Dr. Albert Karriqi • Prof. Dr. Robert Cina • Prof. As. Dr. Robert Cina • Prof. As. Dr. Ferdinand Mara • Prof. As. Dr. Robert Citozi • Prof. As. Dr. Spartak Bozo• Prof. As. Dr. Ferdinand Canaj • Elidon Beqo (student) • Nead Bojka (student)

• Z. Vladimir Gjonaj - MASR - Kryetar • Z. Dritan Sallaku – MASR • Znj. Elvira Baze – MASR • Z. Bledar Doçi – MASR • Dr. Aida Shehu – UST • Dr. Abdyl Kuriu – UST • Dr. Florian Mema -UST

5


AKREDITIMI INSTITUCIONAL I UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS Akreditimi institucional i Universitetit të Sporteve të Tiranës ishte një proçes mjaft i rëndësishëm, i cili ndihmoi në skanimin e gjithë njësive kryesore ku u evidentuan pikat e forta dhe mundësitë për tu përmirësuar në sferën akademike, atë studentore, në gjithë proçesin e mësimdhënies si dhe të organizimit të universitetit tonë. Universiteti i Sporteve të Tiranës është akredituar në nivel institucional me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.64, datë 21.09.2017, akreditim, i cili është i vlefshëm deri më 30.09.2020.

Ky proces akreditimi është parë në këndvështrimin e nje pune, për të rritur eficensën institucionale të Universitetit të Sporteve të Tiranës si dhe një mundësi për hartimin e një memorie dixhitale funksionale pranë njësive bazë dhe kryesore të UST-së. Tabela e parë paraqet të dhënat mbi numrin e evidencave të siguara për të trë fazat e procesit të akreditimit institucional të UST-së.

Hartimit i raportit të vetëvlerësimit të UST-se

Nr. 241

Gjate fazes se ardhjes se vleresuesve te raportit ne UST

56

Dokumentacion observimi mbi draft raportin

15

Tabela e dytë paraqet nje panoramë të qartë të numrit të evidencave të siguruara për fushat te ndara si me poshtë: Nr.

6

Organizimi dhe menaxhimi UST-së

105

Burimet

77

Kurrikulat

59

Mësimdhënia, mësimnxënia, vlerësimi dhe kërkimi

32

Studentët dhe mbështetja e tyre

39


Tabela e fundit tregon numrin e evidencave të siguruara nga cdo njesi e UST-së për cdo fushë të vlerësimit. Fushat_vlerësuese

Njësia_siguron_evidencat

Nr.

Organizimi dhe menaxhimi UST-së

Rektorati

73

FSHL

19

FVFR

8

IKSHS

1

MASR & etc

4

Rektorati

58

FSHL

12

FVFR

3

IKSHS

1

MASR & etc

3

Rektorati

24

FSHL

18

FVFR

8

MASR & etc

9

Rektorati

26

FSHL

3

FVFR

2

MASR & etc

1

Rektorati

17

FSHL

8

FVFR

12

MASR & etc

2

Burimet

Kurrikulat

Mësimdhënia, mësimnxënia, vlerësimi dhe kërkimi

Studentët dhe mbështetja e tyre

I gjithë proçesi i akreditimit pati mbështëtjen dhe përkushtimin maksimal nga i gjithë stafi akademik e administrativw i universitetit, ku çdo njësi e UST-së ngriti grupet përkatëse të punës dhe roli i koordinatorit institucional u realizua me profesionalizëm nga Zv/Rektori për Anën Shkencore Prof.Asc.Dr. Juel JARANI (PhD).

7


FILLIMI I VITIT TE RI AKADEMIK

Stafi i UST-së

Rektorati i UST-së

8


Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes

Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit

9


NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES BILATERALE ME KOMITETIN OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR Në muaj Mars 2017, organizmi që qeveris lëvizjen olimpike në Shqipëri, KOKSH, i kryesuar nga Presidenti i saj Z.Viron Bezhani dhe universiteti i vetëm i profilizuar në shkencat sportive në vend, UST, i drejtuar nga Rektori Prof.Dr. Agron Cuka formalizuan partneritetin e plotë midis tyre me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, e cila parashikon programe të përbashkëta trajnimi dhe specializimi.

VIZITA NË AKADEMINË NDËRKOMBËTARE OLIMPIKE Në datat 28-30 Prill 2018, në zbatim të marrëveshjes dypalëshe Komiteti Olimpik Kombëtar i mundësoi një delegacioni të përbërë nga stafi akademik dhe ai administrativ të Universitetit të Sporteve të Tiranës në Akademinë Ndërkombëtare Olimpike në Olimpia –Greqi. Ishtë vertët një vizitë sa emocionuese por gjithashtu dhe e mbartur më nje informacion e dije të pasur për evolimin e lojrave olimpike.

10


MARRËVESHJE BILATERALE NDËRMJET UST DHE SCUOLA DELLO SPORT “CONI” Në datën 03.05.2017 në ambjentet e Scuola dello Sport, Romë u nënshkrua marrëveshja bilaterale ndërmjet Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Scuola dello Sport “CONI” në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Delegacioni i UST-së përbëhej nga Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron Cuka, Zv Rektori Prof. Asc. Dr. Juel Jarani Ph.D. ,Dekani i Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes Prof. Dr. Bardhyl Misja si dhe Z. Kliton Muça menaxher projektesh pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Të pranishëm nga Scuola dello Sport ishin President i CONI Giovanni Malagò, Sekretari i Përgjithshëm i CONI Roberto Fabbricini si dhe drejtoresha e Scuola dello Sport “CONI” Rossana Ciuffetti. Marrëveshja bilaterale e nënshkruar parashikon rritjen e cilësisë së mësidhënies, pjesëmarrjes në konferenca dhe seminare të organizuara nga të dyja palët si dhe shkëmbimin e lektorëve në organizimin e sesioneve apo kurseve shkencore. Gjithashtu kjo marrëveshje u konkretizua me abonimin e UST-së në revistat periodike shkencore “SDS” si dhe librat periodike të botuara nga Scuola dello Sport “CONI”. Tashmë këto numra periodikë do të gjenden në biblotekën e Universitetit të Sporteve të Tiranës.

VIZITA E PËRFAQËSUESVE TË AGJENSISË TURKE TIKA Në muajin Korrik 2017 përfaqësues të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) viztituan Universitetin e Sporteve të Tiranës. Gjatë pritjes së realizuar më Rektoratin u vu në dukje rëndësia për të vendosur një urë bashkëpunimi midis kësaj agjencie dhe universitetit tonë si dhe u diskutuan mundësinë e investime turke për të zhvilluar e rikonstruktuar infrastrukturën dhe ambjetet e insitucionit tonë.

11


SHKËMBIMI I STAFIT DHE STUDENTËVE NË KUADËR TË MARRËVESHJES ERASMUS + ME UNIVERSITETIN E ROMËS “FORO ITALICO” Tashmë dihet se Erasmus+ është një nga programet më të njohura të shkëmbimit të stafit akademik, administrativ dhe atij studentor, me një kontribut të madh në formimin dhe pasurimin profesional, si dhe në njohjen dhe përqafimin e kulturave të reja europiane. Një eksperiencë të tillë Univesiteti i Sporteve të Tiranës e nisi me Universitetin e Romës “Foro Italico” ku gjatë periudhës Mars-Qeshor 2017 u realizuan shkembimet e mobiliteteve midis dy institucioneve të arsimit të lartë. Nga Universiteti i Sporteve të Tiranës: - Prof.Asc. Dr. Juel Jarani –Zv/Rektor për Anën Shkencore realizoi mobiltetin e tijnë mësimdhenieve për 5 ditë në auditoret e Universitetit të Romës “Foro Italico”. - Msc. Erlin Samimi – Përgjegjës i Teknologjisë së Informacionit pati një shkëmbim experience në pranë këtij universiteti italian në fushën e teknologjisë së informacionit. - Anisa Nurja – studente e Masterit Shkencor Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes dhe Gjeraldina Gjeta – student e vitit të tretë Bachelor Fakultetit i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit zhvilluan studimet e tyre për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017 pranë Universitetit të Romës “Foro Italico”. Nga Universiteti i Romës “Foro Italico” - Prof.Dr. Emanuele Isidori – realizoi një cikël leksionesh në fushën e pedagogjisë si dhe metodave të kërkimit shkencor më studentët e Masterit Shkencor të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. - Diego Visentini- Specialist pranë Zyrës së Marrëdhënieve më Jashtë, erdhi në Tiranë për një shkëmbim eksperience në fushën e ndërkombtarizimit e veçanërisht në atë të Programeve Erasmus+.

12


Impresionet nga studentja Gjeralindina Gjeta - Unë kam pasur privilegjin të shkoj në programin e shkëmbimit të arsimit të lartë në 2017 në Rome kryeqytetin historik te Italisë. Erasmus është një përvojë e mrekullueshme. Mund të ndryshojë plotësisht jetën tuaj. Të jetosh jashtë vendit, të studiosh diçka ndryshe ose në një mënyrë tjetër, është diçka që kurrë nuk do të harrosh. Kënaqësia e Erasmus nuk fillon ne momentin qe fillon Erasmus-I juaj: ajo fillon më herët, në ditën kur ju njoftoheni për faktin se jeni pranuar në program. “Shkuarja jashtë vendit është një nxitje e madhe për mendjen, shpirtin dhe vetëbesimin tuaj: Keshtu duhet te jeni gati të fitoni më së miri nga përvoja juaj. Kjo eksperiencë më ndihmoj të mësoja, se gjuha dhe kultura nuk janë pengesë për të bërë miq dhe për të ndërtuar kontakte dhe gjithashtu zbulova një anë të re timen. Erasmus + është një eksperiencë që asnjë student nuk duhet ta humbas ne rrugën e tij të dijes. Impresionet nga studentja Anisa Nurja - Eksperienca ime në Romë të Italisë pranë Universitetit “Foro Italico” në kuadër të Programit Erasmus+ ishte sa e vlefshme aq dhe zbavitese. Si periudhë studimi kam qëndruar një semester ku kemi mësuar shumë rreth metodologjisë së mësimdhënies dhe shumë informacione rreth fushës sonë të studimit (atë shkencave sportive). Ia vlen të permendet si diçka tepër pozitive dhe krijimi i kontakteve dhe shoqërisë së re, ku kemi shkëmbyer shumë eksperienca dhe na kanë shërbyer për të ardhur me një frymë tjetër ideologjie. Për këtë eksperiencë kaq të vyer dua të falenderoj shumë Universitetin e Sporteve te Tiranes, në veçanti Rektoratin, Dekanatin e Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes si dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.

13


KONFERENCA E DYTË NDËRKOMBËTARE Universiteti i Sporteve të Tiranës organizoi dhe mirëpriti në datat 3-4 Nëntor 2017 Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Shkencat Sportive “Sporti drejt së ardhmes”. Kjo konference erdhi si domosdoshmeri pas shumë aktivitete kërkimore që tani po marrin një dimension global, e ku duhet të diskutoheshin qasjet pozitive ndaj nxitjes së praktikave më të mira të integritetit të hulumtimit duke bashkëpunuar fuqishëm me partnerët tanë në fushën e shkencave sportive. Ishin rreth 72 pjesëmarrës nga gjithë vendet e ballkanit, duke e bërë konferencën e të vetmit universitet sporti në Shqipëri vërtet ndërkombëtare, në të cilën të gjitha prezantimet u realizuan në gjuhë angleze. E organizuar në 5 seksione, të cilat u moderuan nga lektorët e huaj të ftuar si dhe nga lektorët e Universitetit të Sporteve të Tiranës, fushat kryesore ku u përqëndruan të gjitha punimet shkencore ishin: trajnimi dhe performance, aktiviteti fizik dhe shëndeti, legjislacioni dhe manaxhimi i sportit. Gjithashtu kjo konferencë ishte dhe një mundësi për të diskutuar pikat kryesore të politikave dhe strategjive të kërkimit shkencor dhe një inkurajim për të gjithë studiuesit e rinj të shkencave sportive.Qëllimi i kësaj konference ishte promovimi i kualitetit të edukimit fizik (përfshirë shëndetin, lëvizjen në lidhje me aktivitetin fizik, rekreacionin) gjithashtu dhe sporti vecanërisht në shkollat dhe institucionet e tjera arsimore, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike ditore dhe duke përmirësuar metodat për të jetuar shendetshëm gjatë gjithë jetës. Kjo konferencë siguroi një vitrinë për të gjitha zhvillimet në fushën e aktivitetit fizik dhe sportit duke mësuar dhe ndarë eksperiencat dhe leksionet më të mira më njëri-tjetrin.Aktiviteti Fizik ka një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe për këtë arsye kërkimi shkencor po rritet shpejt e universiteti jonë po jep kontributin e tij, por është e rëndësishme gjithashtu që në këto aktivitete ne kemi partnerë në Ballkan dhe Europë.

14


15


PROJEKTI TEAVET - ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË MËSUESIT PËR NJË SISTEM GJITHËPËRFSHIRËS TË EDUKIMIT DHE AFTËSIMIT PROFESIONAL NË SHQIPËRI Fundi i muajt Nëntor 2017 shënoi dhe fillimin e Projektit TEAVET i cili Ky konsiston ne zhvillimin e ekspertizës akademike përmes ngritjes së qendrave të specializuara në universitetet shqiptare dhe ofrimit të programeve të kualifikimit standard të një kualiteti të lartë në fushën e zhvillimit të kompetencave profesionale të mësuesve në Shqipëri gjatë gjithë jetës. Universiteti i Leon-it (Spanjë) është koordinatori i përgjithshëm i projektit, ku konsorciumi do të përbëhet nga universitete të Bashkimit Europian dhe ato shqiptare si : Universiteti i Turku-t; Universiteti i Danubit Krems; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise; Universiteti i Vlorës, Universiteti i Durresit, Universiteti i Elbasanit; Universiteti i Gjirokastres; Universiteti i Korces; Universiteti i Shkodres dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës. Takimi i parë i këtij projekti u realizua në Leon të Spanjës në datat 28-29 Nëntor 2017 dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës u përfaqësua nga : - Prof.Dr.Juel Jarani – Zv/Rektor për Anën Shkencore - Msc. Blerina Mema – Zv/Dekan Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes - Msc. Safiola Çarçani – Drejtor i Marrëdhënieve më Jashtë, Projekteve dhe Teknologjisë së Informacionit

16


DITËT E INFORMIMIT PËR MATURANTËT Në vijim të veprimtarive të planifikuara nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë për informimin dhe këshillimin e nxënësve maturante në bashkëpunimin me Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale u realizuan në datat 20 Shkurt – 02 Mars 2017 “Ditët e Informimit të Maturantëve” për programet e studimit te ciklit te pare që institucioni jonë ofron.

17


II- FAKULTETI I SHKENCAVE TË LËVIZJES FJALA PËRSHËNDETËSE E ZV/DEKANËS MSC.BLERINA MEMA

E konsideroj një privilegj të përshëndes të gjithë lexuesit e këtij numri të revistës FOKUS, e cila padyshim është shërben si një dritare promovuese dhe informuese mbi veprimtarinë e Univeristetit të Sporteve të Tiranës në përgjithësi dhe Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes në veçanti. Gjithashtu kam kënaqësine të jem pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes i cili kontribon në mënyrë të vazhduar në përgatitjen e specialistëve të edukimit fizik dhe sportit duke përmbushur kështu misionin e tij. Është detyra jonë të përmirësojmë edukimin e brezave si në aspektin profesional ashtu dhe në atë qytetar për t’iu përgjigjur gjithmon nevojave të shoqërise sonë. Gjej rastin këtu të përmend përfshirjen e Fakultetit te Shkencave të Lëvizjes në Projektin “TEAVET”, i cili synon zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve. Projekti do të zhvillojë reforma në profesionin e mësimdhënies duke krijuar, zbatuar dhe monitoruar një sistem trajnimi gjithëpërfshirës gjatë gjithë jetës (Life Long Learning), në të cilën Fakulteti ynë do të jetë një nga ofruesit e këtyre qëndrave të trajnimit. Fakulteti gjithashtu është përfshirë në inisiativën e ndërmarë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për unifikimin e kurikulës në të gjitha Fakultetet e mësuesisë. Duke e mbyllur e duke përfituar nga ky rast i uroj stafit akademik dhe studentëve shumë suksese,

18


RRETH FSHL DHE STRUKTURA E TIJ. Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes është e përbërë nga 3 (tre) Departamente, Departamenti i Sporteve, Departamenti i Mjekësisë Sportive dhe Deprtamenti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit. Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes prej viti 2017 prezantohet me logon e re:

Zhvillimi i Konkursit për pranimin në FSHL në programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” u zhvillua më datë 15-18 Gusht 2017. Numri i studentëve të regjistruar ishte 469 ku prej të cilëve 1 ishte nga trojet. Sipas kritereve të paracaktuar për pranimin në këtë program studimi pranë FSHL u shpallën fitues 151 studentë. Në FSHL u realizua hapja e ciklit të dytë të studimeve Master Profesional dhe Master Shkencor. Në Master Profesional janë regjistruar 185 studentë, ku sipas kritereve të parapërcaktuara për pranimin në këtë program studimi pranë FSHL, fitues dolën 157 studentë. Në Master Shkencor janë regjistruar 11 studentë. Gjithashtu cikli i studimeve në Master Profesional ka pësuar ndryshime ne kurrikulë nga 60 kredite në 120 kredite, nga 1 vit e gjysëm në 2 vite studim, gjithashtu janë shtuar lëndë mjekësore me drejtim “Edukim Shëndetsorë” si dhe janë shtuar orët e Praktikës Pedagogjike nga 150 orë në 250 orë. Objektivat formuese dhe karakteristikat e ciklit të studimeve Master Profesional janë: përgatitja e formimi i mësuesit të Edukimit Fizik e Shëndetsor me njohuri, aftësi dhe të kuptuarit e thellë të EF e shëndetsor; formimin e mësuesit kompetent si një praktikues efektiv e profesionist, analitik, të aftë për planizimin, organizmin e mësimdhënien e veprimtarive kurrikulare e ekstrakurrikulare; formimin e një mësuesi të Edukimit Fizik të aftë për menaxhimin me efikasitet të klasës dhe mbi të gjitha për menaxhimin me profesionalizëm të nxënësve të ndryshëm etjer. Mjaft me vlerë është të përmenden mundësitë për punësim që burojnë si rrjedhojë e përfundimit me sukses të këtij program studimi ku studentët mund të punësohen: si mësues të Edukimit Fizik dhe mësues të Edukimit Shëndetsor në arsimin fillor, të mesëm, të ulët e të lartë; si trajner, instruktor me ekipet sportive të moshave të reja, si punonjës në administratë në institucionet publike apo edhe në shoqatë, klube apo organizata të ndryshme sportive. Pedagogët sipas Titujve dhe Gradave të fituara përgjatë viti 2017: • Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit me 4 grada Doktor të fituara. • Departamenti i Sporteve nuk ka pësuar ndryshime në staf pedagogjik lidhur me tituj dhe gradat, ku aktualisht janë Prof.Dr (3); Prof.As.Dr (5); Dr (7); Master (3). • Departamenti i Mjekësisë Sportive me 1 grade Doktor të fituar.

19


MBROJTJA E TITUJVE AKADEMIK PËR VITIN 2017 Msc. Marsela Shehu mbrojti temës e saj të doktoraturës me datë 26.01.2017 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale/Universiteti i Tiranës – “Aspektet psikologjike dhe pedagogjike të jetës sedentare në moshën e adoleshëncës. Rëndësia e Aktivitetit Fizik në këtë grupmoshë”.

Msc. Mirjeta Cenaj në datë 18.06.2017 në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës mbrojti temën e saj – “Zhvillimi i Kurrikulës së anglishtes për qëllime specifike dhe aspekte të mësimdheniëes/nxënies së fjalorit specifik” duke fituar kështu gradën shkencore “Doktor Shkencash”.

20


Msc. Najada Quka në datë 12.07.2017 mbrojti në ambjentet e Universitetit të Sporteve të Tiranës disertacionit me teme “Devijimet posturale dhe permiresimi i devijimeve posturale tek femijet e grupmoshes 10-13 vjec” për fitimin e gradës shkencor “Doktor Shkencash”.

Msc. Rigerta Selenica përfundoi me sukses në datë 12.07.2017 ciklin e tretë të studimeve “Doktoraturë” me mbrojtje të disertacionit me temë: “Raporti i komponenteve perberes te forces dhe ndikimi i tyre ne shpejtesine e veprimit”.

Msc. Genta Nallbani, më datë 15.12.2017 realizoi mbrojtjen e disertacionit per titullin “Doktor”, me temë “Prevelenca dhe shperndarja e gjenotipeve te HPV ne femrat Shqiptare te grupmoshes 18-24 vjec”, Shendet Publik, Diagnoze Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilance, në Universitetin Zoja e Këshillit të mirë.

21


LEKSION I HAPUR NGA PROF.DR. DHIMITRAQ SKËNDERI “Modelimi i proçesit stërvitor me anë të ushtrimeve koordinative dhe proprioceptive në Akademinë e Futbollit të Klubit Sportiv “Tirana”. Në muajn Maj 2017 Prof.Dr. Dhimitraq Skenderi realizoi një leksion të hapur në lidhje me studimin shkencor të ndikimit të ushtrimeve proprioceptive në Akademine e Futbollit te Klubit Sportiv “Tirana” dhe ndikimi i tyre ne permiresimin e cilesive fizike ne gjithe ekipet e moshave të kësaj akademie. Interesi për të ndjekur këtë leksion të hapur mblodhi në sallën ambjentet e Universitetit të Sporteve të Tiranës përfaqësues nga kete leksion te hapur moren pjese te ftuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nga klubet sportive, staf akademik nga universiteti jonë dhe ish-pedagogë tashmë në pension. Impakti i këtij leksioni të hapur sëbashku me rezultat e rekomandimet e tij në elitën e shkencave sportive ishtë i madh.

INFORMIMI PËR ORIENTIM NË KARRIERË Në kuadër të ditëve të informimit për orintimin në karrierë të nxënësvë të shkollave të cilkit para universitar, pedagogë të Universitetit të Sporteve te Tiranes dhe Fakulteteit të Shkencave të Lëvizjes kanë kryer informimin dhe orientimin e studenteve te rinj drejt universitetit të sporteve, e cila u zhvillua në periudhën Mars 2017. Fokusi kryesor i ditëve të informimit ishte orientimi i maturantëve drejt zgjedhjeve të Fakulteteve për të kryer studimet universitare. Nxënësit u informuan mbi mënyrën e testimit dhe kualifikimit të tyre. Një ndihmesë e madhe për orintimin e nxënësve në zgjedhje të Universitetit të Sporteve të Tiranës është përfshirja në programin e lëndëve më zgjedhje të Edukimit Fizik i cili në përmbajtje ka Zhvillimin e Kondicionit Fizik ku nxënësit mund të marrin dhe përfitojnë përgatitjen e tyre fizike për të arritur rezultatet gjatë testit fizik që kryhet për tu pranuar në UST. Në ditët e Informimit dhe orientimit për karrierë, për vitin 2017, u angazhuan pedagogë të Universitetit të Sporteve dhe konkretisht në ilustrimet me foto janë pedagogë te FSHL në qytete të ndryshme.

22


ZHVILLIMI I KURSEVE Fakulteti i Shkencave te Lëvizjes në Kursin e 2 (dytë) të ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, kryen kursin e Turizmit, Notit dhe Skive. Kursi Notit është realizuar përgjatë muajit Qershor, i cili e trajton dhe e zbaton notin si disiplinë mësimore sportive dhe mjet edukativ lëvizor. Ky kurs synon të zhvillojë tek studentët njohjen e notit si disiplinë mësimore e sportive, gjithashtu në këtë kurs studentët pajisen me shprehi për organizimin e proçesit teknikë e metodikë të sportit të notit. Studentët marrin njohuri teorike dhe praktike. Studentët pajisen me njohuri të cilat mund ti zbatojnë në proçesin mësimor të lëndës Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet sipas karakteristikave të zonave dhe infrastrukturës të vendeve ujore. Gjatë këtij kursi organizohen edhe aktivitete garuese brënda grupeve të kursit.

Opinione të studentëve : Noti më la të njëjtin emocion si kursi i skive dhe i turizmi. Një fakt shumë I rëndësishëm ishte përgjegjshmëria teorike dhe praktike e pedagogëve tanë duke na e bërë kursin sa edukativ aq edhe argëtues. Interesante ishte shpjegimi me cdo detaj i ndihmës së parë njohuri te cilat besoj nuk do të më nevojiten vetëm për periudhën e kursit por për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kursi i Skive, është realizuar në periudhën Janar 2017, në Fshatin e Voskopojës. Ky kurs ka si qëllim të zhvillojë tek studentët shprehitë praktike dhe teorike mbi organizmin dhe zbatimin e skive si disiplinë mësimore e sportive dhe si mjet i edukimit lëvizor. Studentët pajisen me njohuri të cilat mund ti zbatojnë në proçesin mësimor të lëndës Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet sipas karakteristikave të zonave dhe infrastrukturës të vendeve malore. Gjatë këtij kursi organizohen edhe aktivitete garuese brënda grupeve të kursit.

23


Opinione të studentëve : Kursi i skive për ne si studentë ishte një nga eksperiencat më të bukura dhe mbresëlënëse. Skijimi është një sport sa i bukur edhe i rrezikshëm, e megjithatë përkushtimi i pedagogëve na e bëri sa edukativ por aq edhe argëtues duke e harruar rrezikun që ai përmban. Me mbreselenese ishin garat e skijimit pasi nxisnin deshiren per te fituar.Shprehim falenderim për pedagogët tanë. Kursi i Turizmit zhvillohet gjatë periudhës Maj-Qershor. Ky kurs ka si qëllim të përgatis studentët me shprehi teoriko-prektike mbi organizmin dhe zbatimin e turizmit si mjet të Edukimit Fizik në funksion të pjesëmarrjes active me veprimtari fizike në kushtet e forcimit të shëndetit dhe zbavitjes. Brënda kursit të Turizmit gjithashtu me të njëjtin qëllim zhvillohet edhe Alpinizmi. Studentët pajisen me njohuri të cilat mund ti zbatojnë në proçesin mësimor të lëndës Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet sipas karakteristikave të zonave dhe infrastrukturës të vendeve përkatëse duke e adaptuar si orë të “Marshimit në Natyrë”. Gjatë këtij kursi organizohen edhe aktivitete garuese brënda grupeve të kursit.

Opinione të studentëve : Turizmi Malor është një experiencë e bukur, e cila na ndihmoi të kuptojmë konkretisht se si duhet organizuar dhe zbatuar një marshim me të gjitha rregullat e tij. Turzimi gjithashtu na ndihmoi të njohim më shumë trevat dhe kulturat e vendit tonë.

24


III-FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT FJALA PËRSHËNDETËSE E PROF.DR. ROBERT ÇITOZI - PËRGJRGJËS I DEPARTAMENTIT TË VEPRIMTARISË FIZIKE, REKREATIVE DHE TURIZMIT

Përshëndetje lexues të Revistës Fokus! Kam kënaqësinë në emër të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit si dhe në dëtyrën e përgjegjës të Departamentit të Veprimtarive Fizike, Rekreative e Turizmit, të theksoj punën e jashtëzakonshme që bën fakulteti jonë në organizimin dhe drejtimin e programeve mësimore outdoor si Sporte Dimërore-Ski, Sporte Ujore-Not apo Kamping Malor. Të gjithë jemi të bindur që e ardhmja jonë e përbashkët shikon si një nga fushat më prioritare të zhvillimit të ekonomisë turizmin e specifikisht turizmin sportiv e të aventurës. Me mbarimin e studimeve Master Profesional, studentët tanë kanë mundësi të pafundme për të punuar si guida turistike, animatorë turistikë, roje bregdetare, menaxherë të resorteve turistike etj. Jemi të bindur që nga cilësia dhe profesionalizmi i lartë me të cilën përgatiten studentët tanë sidomos në këto programe nga më bashkëkohoret në të gjithë IAL-të shqiptare, tregu i punës do të këtë mundësi të shkëlqyera për të punësuar specialistë të vërtetë të cilët kudo që të shkojnë do jenë krenarë që janë produkt i FVFR-së dhe UST-së. Edhe njëherë ju uroj të gjithë ju lexuesve të Revistës Fokus, lexim të mbarë dhe seicili prej jush të jetë një promotor i UST-së në përgjithësi dhe i FVFR-së në vecanti sepse ai ka shumë nevojë për ju për vetë moshën e re që përfaqëson.

25


KURSI I SPORTEVE UJORE Sportet ujore, studentët në praktikën e Jalës dhe Gjipes Edhe këtë vit në institucionin tonë u zhvillua programi i Sporteve ujore në gjiret e bukura të Jalës dhe Gjipesë. Me një eksperiencë të fituar nga suksesi i viteve të mëparshme këtë vit përgatitjet për të realizuar një program me të gjithë komponentet thelbësor që nevojiten për turizmin bregdetar u përmbushën më lehtë dhe më shpejtë. Programi përmbante testime mbi nivelin e të notuarit dhe ushtrimet e të mesuarit të notit të cilat u realizuan me profesionalizëm nga pedagogët e FVFR.

Mendimet dhe opinionet e studentes Livia Rexha per eksperiencen e saj ne Jale: Gjatë tre viteve akademike, Fakulteti i Veprimtarise Fizike dhe Rekracionit organizon tre outdoore të cilat janë shumë të rëndësishme për secilin nga ne, sepse na ndimon në formimin tonë. Nga këto outdoor-e unë do të vecoja Jalën, sepse ai vend për mua është një parajse natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut. Gjithmonë e kam veçuar si një ndër plazhet më të bukura të bregdetit Jon, mes kodrinave me gjelberim të perhershem të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë që krijojnë gjire të vogla të mahnitshme, e me një det të pastër e me ngjyrë të kristalte. Përpos kësaj kam ngelur e suprizuar nga organizimi i çdo gjëje duke filluar nga kampingu, ushqimet, dhe aktivitetet e ndryshme që organizonim. Nuk mund të lë pa permendur dhe guidën profesioniste që kanë mbaruar po tek fakulteti ynë, dhe na kanë udhëhequr dhe mësuar gjatë aktiviteteve si kayak, zhytje, kacavjerrje shkembore. Çdo gjë ka qënë si një ëndërr, ishte udhetimi im i parë pa prindrit por ama këtë mungeë nuk e kam ndjerë sepse i gjith stafi akademik ishin aty çdo moment, për çdo problem, e çdo nevojë që ne mund të kishim. Ishte një aventure aq e bukur sa nuk doja të mbaronte aq shpejt.

26


KURSI I KAMPINGUT MALOR (THETH) Kampingu malor është një prej programeve (outdor) më të rëndësishme të Fakultetit tonë i cili zhvillohet në Theth. Gjatë qëndrimit të tyre në Theth ata bëjnë marshime e destinacione të ndryshme si dhe kacavjerrje në kuadër të realizimit të programit. Por gjatë orëve të lira nuk mungojnë lojrat e ndryshme rekreative si volejboll, badmington, ping-pong, futboll etj. Studentët në përfundim të këtij kursi morën me vete mbresa të jashtëzakonshme dhe të pa harrueshme.

Ja cilat janë impresionet e studentit Meti Bego për outdorin në Theth. Ishte një nga udhëtimet më fantastike! E para për shkak të asaj aventure mbresëlënëse që më priste dhe që nuk e dija, e kjo ndodh shpesh kur viziton një vend për herë të parë dhe e dyta për shkak të asaj çfarë Thethi na ofroj. Ishte një vend ku shekujt nuk kishin vlerë; lumi dhe alpet të sillnin në mendje një botë të vjetër, e cila të bënte të shkëputeshe nga realiteti dhe më besoni unë kam vizituar shumë vende, por natyrë të tillë nuk kam parë. Por përpos kësaj, ishte organizimi ditor i cili me veprimtaritë e larmishme i dha një vlerë akoma dhe më të madhe këtij udhëtimi në të cilin përfshiheshin: lojërat popullore; hiking; tracking; climbing etj. Dhe së fundi, por jo nga rëndësia doja të theksoja emancipimin e zonës, gjë që e cila më surprizojë.

27


KURSI I SKIVE Edhe këtë fillim viti Voskopoja priti sërisht studentët tanë të cilët për vite me radhë mbushin plot entuziazëm këtë vend të mrekullueshëm të mbuluar nga petku i bardhë i dëborës. Studentët kryen aktivitete të ndryshme rekreative, mësuan të bëjnë ski dhe sollën shfaqje të bukura me kërcime popullore dhe ato moderne.

28


WORKSHOP ME STUDENTËT E VITIT TË DYTË BACHELOR ME TEMË “AKTIVITETI FIZIK TEK FEMRAT DHE TË RINJTË” Në datën 26.05.2017 në Sallën e Konferencave u zhvillua një workshop me studentët e vitit të dytë bachelor pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit e organizuar nga pedagogia Msc. Rovena Elmazi. Studentët referuan përpara stafit akademik dhe një numri të madh studentësh të cilët për rreth një orë i dëgjuan me shumë interes. Me referimet e studimeve të tyre ata dëshmuan punën sistematike dhe dinjitoze që bëhet në këtë universitet.

PRITJA E STUDENTËVE TË RINJ TË FVFR Në diten e parë të fillimit të vitit të ri Akademik 2017-2018 Dekani i Fakultetit të Veprimtarise Fizike dhe Rekreacionit Prof.Asc.Dr Ferdinand Mara,dhe stafi akademik u uroi mirëseardhje studentëve të rinj duke i falënderuar që shkollimin e tyre akademik ia kanë besuar FVFR-së. Ai theksoi se Fakultetit i Veprimtarise Fizike dhe Rekreacionit nuk është vetëm institucioni i parë publik në vend, por është edhe vendi i cilësisë dhe përgatitjeve të duhura profesionale e akademike. “Kjo ditë është e rëndësishme jo vetëm për ju por edhe për të gjithë ne, sepse ju sot po e filloni një etapë shumë të rëndësishme të jetës suaj.

29


HAPET MASTER I RI NË FAKULTETIN E VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT Programi i Masterit Profesional në Menaxhim Sporti dhe Turizmi fillojë procesin e rregullt mësimor në Universitetin e Sporteve të Tiranës për vitin akademik 2017-2018 i cili zhvillohet si pjesë e programeve të ofruara nga Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit nën drejtimin e departamentit të “Organizimit dhe Menaxhimit”. Fjala e Përgjegjësit të Departamentit Prof.Asc.Dr. Spartak Bozo

Menaxhimi në Sport dhe Turizëm është një program akademik i orientuar drejt tregut të punës, i cili ofron përgatitje profesionale në zbatimin e parimeve të biznesit në sport dhe industrinë e turizmit. Studentët do të ndjekin lëndë të organizimit, menaxhimit, marketingut, ekonomisë dhe aplikimeve kompjuterike. Lëndët e Menaxhimit në Sport dhe Turizëm, ndër të tjera, do të fokusohen në aspektin tregtar të sportit në kuadër të marketingut të sportit, etikës së sportit, financës dhe ambjenteve sportive, si edhe organizimit e menaxhimit të garave sportive. Programi është posaçërisht i pajisur t’u sigurojë studentëve dijet bazë të nevojshme për të ecur përpara në ekonominë e sportit. Studentët mund të zënë poste drejtuese në sport dhe menaxhimin e turizmit, si edhe në fusha si buxheti, personeli, strategjitë dhe zhvillimi. Stafi akademik shumë i kualifikuar do të punojnë me përkushtim dhe dinjitet për të përmbushur gjithë objektivat që ky program synon.

30


LEKSIONE TË HAPURA Në fakultetin tonë u zhvillua një leksion i hapur në fushën e menaxhimit të sportit dhe turizmit me temë “Hosting Smart City for Sports Events”. Leksioni u mbajt nga lektori Italian Marco Mazzi, pedagog pranë Universitetit ”La Biccoca” Milano dhe “Il Sole 24 Ore Business School”, një ndër institucionet akademike më të mira në diplomimin e menaxherëve të sportit në Itali, specialist në fushën e marketingut dhe të zhvillimit të biznesit në sport e turizëm, në fushën e menaxhimit të eventeve sportive etj.

Leksion i hapur mbi alpinizmit ne FVFR

31


AKTIVITETI TË TJERA Takim për promovinimin e turizmit në Bruksel Fakulteti jonë bashkëpunim me Agjensinë Kombetare të Turizmit, Bashkinë e Tiranës dhe Bashkinë e Brukselit realizuan një takim pune në Bruksel me qëllim bashkëpunimin dhe zhvillimin e turizmit elitar dhe të aventurës në Shqipëri. Takimi rezultoi i suksesshëm duke mundësuar që eksperienca Belge të bëhet promotor i turizmit në Shqipëri.

Gjatë panairit të zhvilluar për krijimin e atraksioneve të reja mori pjesë edhe Dekani i falultetit tonë Prof.Asc.Dr. Ferdinand Mara si dhe perfaqësues të lartë të fushës.

32


Pritja e studentëve hollandez Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit realizoi në datat 06-07 Prill 2017 programin e shkëmbimit midis studenteve te fakultetit tonë dhe studenteve hollandez te Institutit Qendror te Udheheqesve ne Sport. Ditën e parë u bë një prezantimin i të dy institucionet arsimore ndërsa ditën e dytë u organizuan disa aktivitete rekreative.

Seanca Aerobie dhe Pilatesi Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Agjencin e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, kanë realizuar disa seanca Aerobie dhe Pilatesi me pedagogët Prof. Asc. Dr. Ferdinand Mara dhe Dr. Aledia Kondaj në ambjentet e Liqenit Artificial me studentët e Universiteti të Sporteve dhe individë të ndryshëm që adhurojnë aktivitetin fizik.

33


Dita e Rinisë Në javën e rinisë në datat 04 deri më 08 Dhjetor 2017 nën moton “ÇLIRO MENDJEN” Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bahskëpunim me fakultetin tonë zhvilluan aktivitetin në malin e Dajtit me masivitet dhe pjesëmarrje aktive të studentëve, të cilët ecën dhe ngjitën profesionalisht destinacionin turistik - Mali i Dajtit.

Dita Olimpike Më 12 Maj 2017 në ambjentet e Universitetit tone u organizua Dita Olimpike “Sport për shëndet dhe kënaqësi” në bashkëpunim me gjimnazin Faik Konica, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqipetar si dhe me Federatën Shqiptare e Atletikës.

34


IV-INSTITUTI I KËRKIMIT SHKENCOR I SPORTIT Stafi i IKSHS ne fokus të veprimtarisë së tij ka përcaktuar moton e të qenurit kritik për përmirësimin e cilësisë drejt standardeve ndëkombëare të protokolleve të zbatuara të punës kërkimore shkencore, në përmbajtje, stukturë e teknollogjitë e aplikuara, por edhe në drejtim të lidhjes të punës kërkimore shkencore në mësimdhënie, të transmetimit tek studentët të njohurive, protokolleve, rezultateve, kopencave dhe shprehive kërkimore duke ju referuar ciklit të studimeve. Të dy departamentet e IKSHS, Departamentin e Kërkimit në Veprimtarinë e Shëndetit dhe Rekreacionit, dhe Departamentin e Kërkimit të Lëvizjes së Aplikuar kanë mbuluar një punë sa sasiosre, aq dhe cilësore, duke plotësuar planin vjetor të punës kërkimore shkencore. Megjithatë, ngelet detyrë në vijimësi përmirësimi në rallë të parë e mbi të gjitha i cilësisë së këkimit shkencorë duke e sjellë atë gjithmonë e më shumë në shërbim direkt të Sistemit Sportiv e të Edukimit Fizk në vendin tonë, si dhe në shërbim të pasurimit e konkretizimit të kërkimit shkencor për mësimdhënien në UST. • 20 MARS 2017- SESION promocional për:

“EDUKIMI FIZIK DHE SHËNDETI, SPORTISTËT E RINJ ELITAR” (Zhvillimi aktual dhe perspektiva e së ardhmes së afërt) Organizuar nga IKSHS dhe Drejtoria e Sporteve MASR

Tema : “PËRCEPTIMI MBI RËNDËSINË E AKTIVITETIT FIZIK NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE DHE TË MESME TË TIRANËS”

Grupi Punës; Prof.As.Dr.Artan SHYTI, Dr.Enkeleida LLESHI, Dr.Genti PANO, Msc.Ela TASE, Msc.Junida POGONI

35


06 NËNTOR 2017 FORUM “MEDIA dhe SPORTI” Bashkëpunimi ndërmjet Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar , Instituti Kërkimor Shkencor i Sportit dhe Universitetit i Sporteve të Tiranës. Bashkëpunimi më intensiv midis sportit dhe medias ka qenë në fokus të një forumi të mbajtur në ambientet e Universitetit të Sporteve Tiranës. Nga diskutimet e pjesëmarrësve të pranishëm, u vu theksi edhe tek fakti se organizmat sportivë duhet të bëjnë më shumë për ta bërë edhe Median pjesë dhe bashkëaksionere të punës së tyre SPORT-MEDIA.

36


23 NËNTOR 2017 - SESION SHKENCOR “AKTIVITETI FIZIK SHËNDETI & SPORTI” Temat e prezantuara janë; 1-“VLERËSIMI POSTURAL ME ANË TË PAJISJES ZEBRIS TEK STUDENTËT E UST” Punoi; Dr.Genti PANO 2-“TEMPET E RRITJES SË TRGUESVE ANTROPOMETRIK TEK NXËNIST E MOSHAVE 6-18VJEÇ” Punoi; Prof.Dr.Albert KARRIQI, Prof.Dr.Dhimitraq SKENDERI, Prof.As.Dr.Fatbardha KOVACI 3-“ANALIZË E PËRGJITHSHME STATISTIKORE, EUROPA LEAGUE VOLEJBOLL FEMRA&MESHKUJ 2016-2017.” Punoi; Dr.Enkeleida LLESHI, Dr.Altin MARTIRI , Msc.Roland TARJA 4-“EVIDENTIMI I SPORTIT TË VOLEJBOLLIT DHE MUNDËSITË E ZHVILLIMIT NË PERIUDHAT 2010-2017” Punoi; Dr.Enkeleida LLESHI, Msc.Junida POGONI 5-“ECURIA E EKIPEVE KOMBËTARE NË BASKETBOLL NË VITET E FUNDIT” Punoi; Msc.Migena PLASA, Msc.Ela TASE. 6-“AGRESIONI NE LOJEN E FUTBOLLIT NE MOSHEN 14-18 VJEC” Punoi; Msc.Arben BICI, Msc.Astrit HAFIZI

37


PROJEKTI “STUDIMI I PARAMETRAVE FIZIKO FUNKSIONAL TË SPORTISTËVE TË RINJ TË ELITËS”

(Zhvillimet aktuale dhe perspektiva e të ardhmes së afërt) MASR, IKSHS Në kuader te zbatimit te Projektit “STUDIMI I PARAMETRAVE FIZIKO FUNKSIONAL TE SPORTISTEVE TE RINJ TE ELITES” në bashkepunim me Ministrin e Arsimit e Sportit e Rinisë, sportistët e Elitë Shqiptare janë testuar në ambjentet e UST. Ky projekt do të përfundojë me organizimin e një “Konferece Kombëtare” për spotistët elitar, e cila do të zhvillohet në MASR në vitin 2018. Foto te testeve te zhvilluara ne ambiantet e Universitetit te Sportit te Tiranës në Laboratorin e Biomekanikës si dhe te Fiziologjise Testi ZEBRIS- Laboratori Biomekanikes UST

Testet SJ,CMJ,DJ –Laboratori Biomekanikes UST

Testi VO²- Laboratori Fiziologjise

38


PJESMARRJA E STAFIT AKADEMIK NE ISCC 2017 Prof.Dr. Fatos Gjata referoi temën: “Çështjet aktuale të mësimdhënies profesionale në sistemin tonë të arsimit të lartë”. MSc. Meriljani Kurtaj prezantoi posterin: “Korelacioni ndërmjet mënyrës së transportit dhe aktivitetit fizik tek fëmijët”. Dr. Marsela Shehu referoi temen: i teknologjisë për përmirësim të proçesit mësimor.

Dr. Najada Quka prezantoi posterin: “Postura e gabuar tek fëmijët shqiptar”

Doc.Dr. Anesti Qeleshi referoi temen: “10 miniteste mbi aktivitetet fizike outdor tek fëmijët 6-10 vjeç”

Dr. Rigerta Selenica prezantoi posterin: “Impakti i parametrave të forcës maksimale në përmirësimin e fazave të shpejtësisë”

MSc. Keida Ushtelenca prezantoi posterin: “Niveli i përhapjes së aktiviteteve Outdoor tek fëmijët Shqiptar”

MSc. Blerina Mema prezantoi posterin: “Niveli i pjesëmarrjes në aktivitet Fizik dhe Sport tek fëmijët 6 deri 14 vjeç në Tiranë”.

39


Doc.Dr. Aida Shehu prezantoi posterin : “Një studim krahasues i parametrave antropometrike tek të rejat. (Sportiste vs jo sportiste)”. Doc.Dr. Abdyl Kuriu prezantoi posterin: “Një studim krahasues i ndryshimeve të performancës se shpejtësise tek futbollistet e rinj”. Dr. Edison Ikonomi prezantoi posterin: “Ngarkesa fiziologjike tek fëmijët e moshës 14 vjeçare gjatë orës së edukimit fizik””

Prof.Asc.Dr. Spiro Kuvarati prezantoi posterin: “Trajnimi didaktik dhe metodik në sportin e basketbollit te të rinjtë garanci për të ardhmen” Prof.Dr. Adriatik Meta prezantoi posterin : “Efektet e rritjes se kërcyshmërisë në gjimnastikë me studentët e FSHL”. Dr. Entela Kushta,Rovena Lika referoi temën : “Rëndësia e motivimit në mësimin e anglishtet si gjuhë e dytëqasje teorike”

Msc .Rovena Elmazi,Prof.Asc.Dr. Ferdinand Canaj, Prof.Asc.Dr.Spartak Bozo referoi temen: “Marrëdhënia ndërmjet shërbimit të ofruar dhe kërkesës për antarësime në palëstra në vendin tonë”

Msc.Egreta Peja,Msc Bertina Hoxha referoi temën : “Programet e edukimit anti-doping në Shqipëri, lufta kundër dopingut”

Prof.Asc.Dr.Spartak Bozo, Prof.Asc.Dr.Robert Citozi,Msc Gert Metani referoi temën : “Suplementet ushqimore dhe faktorët e ndikues tek shqiptarët që ushtrohen në palestra”

Prof.Asc.Dr. Ferdinand Canaj, Msc.Kostandin Canaj referoi temen : “Ndikimi i përpjekjes maksimale te përqëndrimi I sportistëve dhe jo sportistëve në moshë të re”

40


Prof.Asc.Dr. Robert Citozi, Prof.Asc.Dr. Ferdinand Mara, Prof.Asc.Dr. Spartak Bozo referoi temën: “Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e një dege studimi – rasti I Faktultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit dhe studimeve për turizmin sportiv”

Dr. Saimir Shatku, Msc Erdi Kuka prezantoi posterin: “Zbatueshmëria e kontratave sportive dhe pasojat ligjore tek sportistët dhe drejtorët teknikë të sportit” Dr.Aida Bendo,Msc Laureta Derheni,Msc Sidita Hoxholli,Msc Roland Tarja,Msc Edison Ikonomi prezantoi posterin: “Një studim pilot mbi obezitetin tek fëmijët e moshës 6-15 vjeç në Shkollën 9-vjecare “Pjetër Budi” në qytetin e Tiranës” Dr. Andi Spahi,Msc Afrim Bilali prezantoi posterin: “Pjesmarrja në basketboll tek fëmijët shqiptar gjatë dhe pas shkollës” Doc. Anduela Lile,Msc Alketa Mucallata prezantoi posterin: “Përmbledhje e literatutës mbi ndikimin e sistemit informative të menaxhimit (MIS) në menaxhimin e arsimit Msc.Rando Kukeli,Dr Andi Spahi “Roli i peshës trupore në fitnesin kardiorespirator tek bodybuilder-at” Dr. Enkeleida Lleshi, Msc.Junida Pogoni prezantoi posterin: “Stërvitja pliometrike e komanduar tek volejbollistët e reja” Msc.Migena Plasa, Msc.Ela Tase prezantoi posterin: “Ecuria e skuadrës kombëtare të basketbollit në vitin e fundit” Prof.Dr.Lumturie Markola, Prof.As.Dr.Arben Kacurri, Dr.Genti Pano referoi temen: “Analiza e treguesve fizike dhe antropometrik të atletëve në spartakiadat 3,4,5 kombëtare të të rinjve krahasuar me standartin e eurofit-it 1997”

Msc.Arben Bici, Msc.Astrit Hafizi referoi temen: “Agresioni në sportin e futbollit ndërmjet moshave 14-18 vjecare gjatë stërvitjes dhe në lojë”

41


PJESMARRJA NË AKTIVITETE TË TJERA NDËRKOMBËTARE Më date 13-16 shtator 2017, u organizua Kongresi European 12 FIEP, në Luxemburg, ku morën pjesë me prezantim me poster të temave: Doc.Dr.Aida Shehu: Një studim krahasues i parametrave antropometrikë midis vajzave nga zonat urbane dhe rurale në Shqipëri. Doc.Dr. Abdyl Kuriu: Ndryshimet e fuqisë shpërthyese gjatë viteve në Shkollen e Mjeshterise Sportive “Loro Borici”.

Në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Nish, Serbi në datat 19-21 Tetor 2017 morën pjesë duke prezantuar poster : Doc.Dr Anesti Qeleshi, përgjegjës i Departamentit tëShkencave Sociale dhe Edukimit, me temë: Testet antropometrike dhe fizike tek 15 vjecaret ne Tiranë. Prof.Asc.Dr. Kujtim Kapedani, përgjegjës i Departamentit të Sporteve ka realizuar përgjatë viti 2017 me temë: “Reagimi dhe BMI tek mundësit e rinj.” Dr. Edison Ikonomi me temë: “Ngarkesa fiziologjike te fëmijët 14 vjeçarë në edukimin fizik”. Gjithashtu gjate kesaj konference u diskutuan edhe mundesite per te vendosur nje bashkepunim reciprok ne fushen akademike dhe ate shkencore.

42


Më datë 16 - 17 Nëntor 2017 u organizua nga Universiteti Politeknik i Tiranës Konferenca Ndërkombëtare në Shkencat e Aplikuara dhe Inxhinierike, në të cilën mori pjesë Dr. Mirjeta Cenaj me temë: “Përdorimi i korpusit gjuhësor për përzgjedhjen, prezantimin dhe praktikimin e leksikut të AQS-ës”. Në muajin Nëntor, date 24-25 Dr. Marsela Shehu mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare shkencore organizuar ne Fakultetin e Shkencave Sociale me temë: “Zhvillimi i të menduarit kritik në moshën studentore”.

Doc.Dr Anesti Qeleshi është prezantuar me postër në konferencë ndërkombëtare në Sofia, Bulgaria, me temë: “Parametrat funksional tek futbollistet e rinj 8-12 vjeç”. Në Dhjetor 2017 Doc. Anduela Lile dhe Msc. Keida Ushtelenca moren pjese ne Konferencen Akademike Multidisiplinare në Pragë, Çeki, duke referuar temat: “Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit- rast studimor Universiteti i Sporteve t ëTiranës” dhe “Aktiviteti fizik dhe pjesemarrja në sport tek fëmijët në Tiranë”.

43


Në muajin Nëntor 2017 Prof.Asc.Dr. Ferdinand Canaj kreu me sukses një kurs kualifikimi me temë “Menaxhimi i Trajningut” i organizuar nga IAAF dhe Federata e Atletikës në Keln të Gjermanisë.

Prof.Asc.Dr Ferdinand Canaj dhe Msc Surven Metolli morën pjesë në konferencën e Antidopingut të zhvilliuar në ambientet e Tirana International Hotel.

Msc.Arben BICI, Msc.Astrit HAFIZI prezantuan ne date 19 Maj 2017 ne workshop Kombëtar “Futbolli në Sfidat e Kohës” pranë Universiteti “ Aleksandër Xhuvani “ Elbasan temen “Matja dhe analiza e distancave të përshkruara nga futbollistët e moshave 14- 18 vjec”, teme e cila u prezantua gjithashtu dhe në konferencën e 6-të shkencore ndërkombëtare në Split-Kroaci në datat 25-27 Gusht 2017

44


Drejtori i IKSHS Prof.Acs.Dr. Arben Kacurri ishte si lektor i ftuar ne: - Konferencen Shkencore Nderkombetare te organizuar ne Serbi -Serbi ne datat 11-12 Dhjetor 2017 ku referoi temën: “Efektet e të kryerit aktivitet fizik tek gjendja antropologjike e fëmijve, të rinjve dhe të rriturve”

- Në programin e Masterit per studentet e Fakultetit te Edukimit Fizik dhe Sporteve te Universitetit te Nis në muajin Dhjetor 2017 ku referoi dy tema: “Klasifikimi i aftësive motore dhe Programet motorike dhe CNS”

45


FESTA E FUNDVITIT PËR FËMIJËT E STAFIT AKADEMIK DHE ATIJ ADMINISTRATIV Ditët e ftohta të fundvitit sjellin në universitetin tonë edhe festën për fëmijët e punonjësve,ku gëzimi dhe hareja e të cilëve përcjellin tek ne një atmosferë vertet festive. Dhuratat simbolike të mundësuara nga Rektorati të ndërthurura dhe me argëtimin fantastik të animatorëve të shoqerisë PARTY KIDS sollën momentë të paharruava për të gjithë femijët e stafit akademik dhe atij administrativ të Universitetit të Sporteve të Tiranës.

46


FESTA E FUNDVITIT PËR STAFIN E UST-së Për të festuar të gjithë arritjet e vitit 2017 e gjithashtu për të vazhduar traditën e nisur, Rektorati i Universitetit të Sporteve të Tiranës, si çdo fundvit organizoi për të gjithë staftin e tij një drekë festive duke përcjellë urimet më të mira për Vitin e Ri 2018.

47


UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS RR. “MUHAMET GJOLLESHA”- TIRANË, SHQIPËRI TEL/FAX: + 355 4 222 66 52 WEBSITE: WWW.UST.EDU.AL


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.