Page 1

FOKUS UST

9

Botim periodik informativ

UNIVERSITETI I SPORTEVE TE TIRANES

2017


BORDI EDITORIAL Prof.Dr. Agron Cuka – Kryetar i bordit Msc. Mirlinda Galushi Msc.Safiola Çarçani Msc. Erlin Samimi Dr. Mirjeta Cenaj Dr. Rigerta Selenica Dr. Najada Quka Msc. Meriljan Kurtaj Dr. Entela Kushta Dr. Aledia Kondaj Msc. Rovena Elmazi Dr. Enkeleda Lleshi

EDITORIALI Prof. Dr. Agron CUKA – Rektor i Universitetit të Sportit të Tiranës I- UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS • STUDIMI “AKTIVITETI FIZIK DHE OBEZITETI TEK FËMIJËT SHQIPTAR(6-15 VJEÇ) QË JETOJNË NË BALLKAN 2013 – 2015” • ZGJEDHJET 2016 NË UST • LOJRAT SPORTIVE BALLKANIKE • “PANAIRI “DITËT E ORIENTIMIT TË KARRIERËS SË MATURANTIT” • UNIVERSIADA TIRANA 2016 • PRITJA E DELEGACIONIT AMERIKAN • KURSI I ARTEVE MARCIALEVE • MISIONI I PORTALIT TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS (ALUMNI): II – FAKULTETI I SHKENCAVE TË LËVIZJES • FJALA përshëndetëse e Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes Prof.Dr. Bardhyl Misja • ZHVILLIMI I KURSEVE • MARRJA E TITUJVE AKADEMIKË GJATË VITIT 2016 NË FSHL • ZYRA E KËSHILLIMIT, INFORMIMIT E ORIENTIMIT TË STUDENTEVE NË FSHL III- FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT • Fjala përshëndetëse e Dekanit të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, Prof.Asc.Dr. Ferdinand Mara • MËSIMDHËNIE BASHKOHORE NË FVFR • SPORTET UJORE, STUDENTËT NË PRAKTIKË NË JALË DHE GJIPE • KURSI I K AMPINGUT MALOR (THETH) • KURSI I SKIVE NE FVFR • UNIVERSITETI I SPORTEVE, JO MË NJË “SHKOLLË DJEMSH” • KËSHILLIMI I KARRIERËS • MASTER I RI NË FAKULTETIN E VEPRIMTARISE FIZIKE DHE REKREACIONI • KUALIFIKIMI I STAFIT AKADEMIK IV- INSTITUTI I KËRKIMIT SHKENCOR TË SPORTIT • Fjala përshëndetëse e Drejtor i IKSHS-së Prof.Asc.Dr. Arben Kaçurri • KRIJIMI I INSTITUTIT TË KËRKIMIT SHKENCOR TË SPORTIT • AKTIVITETE SHKENCORE • KUALIFIKIMI I STAFIT KËRKIMOR SHKENCOR • PJESËMARRJA NË KONFERENCA • LIBRA TË RINJ • FESTA E FUNDVITIT PËR FËMIJËT E PUNONJËSVE

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS RR. “MUHAMET GJOLLESHA”- TIRANË, SHQIPËRI TEL/FAX: + 355 4 222 66 52 WEBSITE: WWW.UST.EDU.AL

2

PËRMBATJA 3 5 6 8 9 10 11 11 12 13 14 16 16 17 17 18 19 19 20 20 21 22 23 24 25 26 27 34 35


EDITORIALI Prof. Dr. Agron CUKA – Rektor i Universitetit të Sportit të Tiranës

Është një kënaqësi e veçantë për mua të bëj hapjen e këtij edicioni të revistës së UST për vitin 2017. Fillimisht dua të shpreh konsideratën time për të gjithë stafin akademik e jo akademik, për mbështetjen dhe bashkëpunimin që shprehin çdo ditë për çuarjen përpara të punëve në Universitetin tonë, si dhe t’ju uroj të gjithë atyre dhe studentëve suksese e rezultate sa më të larta. Universiteti ynë me një histori të gjatë e të suksesshme, me fillimet e tij si Teknikum dyvjeçar, më pas Institut i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, Akademi e Edukimit Fizik dhe Sporteve e nga viti 2010 Universitet i Sportit, ka shërbyer gjithmonë për përgatitjen e specialistëve të edukimit fizik e sportit dhe e ka plotësuar më së miri misionin e tij. Aktualisht kemi dy fakultete: Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, si dhe një Institut të Kërkimit Shkencor të Sportit, 83 pedagogë, 49 punonjës dhe 1200 studentë. Është e qartë se UST është rritur e zhvilluar mjaft, në infrastrukturën e tij, janë shtuar sallat e mësimit, laboratorët, terrenet e palestrat, biblioteka, internet në të gjitha ambientet etj.

3


Viti i kaluar, ishte një vit mjaft i ngarkuar në tërësi duke qenë se filloi zbatimi i Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë dhe zbatimi i tij në periudha të caktuara kohore, vështirësohej për shkak të mosfunksionimit të të gjitha organizmave të Universitetit. Një situatë veçanërisht e ngarkuar emocionalisht u krijua gjatë procesit zgjedhor, por procesi zgjedhor ishte i suksesshëm dhe stafi akademik e studentët nëpërmjet votës shprehën qartë vullnetin e tyre për organet dhe autoritetet drejtuese të Universitetit. Disa problematika institucionale paszgjedhore nuk ndikuan në mbylljen me sukses të vitit shkollor 2015-2016, duke qenë se e gjithë trupa pedagogjike ishte e angazhuar dhe nuk e uli asnjëherë ritmin e punës. Serioziteti dhe angazhimi në punë u vu re gjithashtu, gjatë zhvillimit të konkursit të pranimit, i cili u parapri nga një veprimtari promovuese me nxënësit e shkollave të mesme, të interesuar për të hyrë në UST, që u zhvillua në “City Park”. Në këtë veprimtari të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, u aktivizuan një numër i konsiderueshëm i stafit pedagogjik të drejtuar nga dekanët dhe të mbështetur nga Kancelarja dhe stafi i saj, duke përgatitur fletëpalosjet me informacionet e domosdoshme, si dhe duke punuar me orë të zgjatura për të dhënë spjegimet e duhura. Kjo bëri që tek ne të vijnë mbi 800 konkurrues dhe shpreh bindjen se rritja e mesatares dhe serioziteti i zhvillimit të konkursit, ka rritur cilësinë e studentëve të pranuar këtë vit akademik. Ndërtimi i kurrikulave të nivelit Evropian, mbështetur nga partnerët tanë në Romë, Danimarkë, Vjenë etj., ka bërë të mundur që diplomat tona të jenë të barazvlefshme me çdo vend të Evropës dhe të rritet autoriteti i shkollës sonë. Gjithashtu po përpiqemi në vazhdimësi të rrisim bashkëpunimin me institucione të tjera homologe për të bërë të mundur rritjen e cilësisë së diplomës që marrin studentët tanë. UST ka hyrë në rrugën e një reformimi të plotë, si rezultat i nevojës për ndryshim që vjen si nga: ligji per arsimin e lartë, stafi akademik, por dhe nga studentët. Organizimi strukturor dhe veprimtaria e UST bazohet në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL në Republikën e Shqipërisë”, prandaj dhe veprimtaria jonë në vitet e ardhshme do të mbështetet tek ky Ligj dhe do të kërkojë me rigorozitet nga të gjithë zbatimin e tij, duke mos lënë shteg për gabime e abuzime. E njëjta vëmendje dhe përkushtim do të tregohet në zbatimin me përpikëri të Statutit dhe Rregullores së Brendshme të UST, por duke respektuar gjithmonë Lirinë Akademike. Shpreh besimin tim, që Universiteti i Sporteve në të ardhmen do të ketë zhvillime cilësore, që do të mundësojnë një përgatitje dhe formim të lartë shkencor profesional të studentëve, në përgjigje të kërkesave të tregut të punës, si dhe do të garantojë rritjen e nivelit mësimor e shkencor të të gjithë personelit akademik, duke iu përgjigjur mësë miri kërkesave të larta që shtron koha sot.

4


I- UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS STUDIMI “AKTIVITETI FIZIK DHE OBEZITETI TEK FËMIJËT SHQIPTAR (6-15 VJEÇ) QË JETOJNË NË BALLKAN 2013 – 2015”. Salla e Konferencave të Universitetit të Sporteve të Tiranës mirëpriti në muajin Shkurt 2016, Raportin e Projektit BASIC “Balkan Survey of Inactivity of Children” ku u prezantuan rezultatet e studimit me temë – Aktiviteti Fizik dhe Obeziteti tek fëmijët shqiptarë (6-15 vjeç) që jetojnë në Ballkan 2013 – 2015. Autorët e këtij studimi janë: Juel JARANI (UST), Agron KASA (UST), Andi SPAHI (UST), Keida USHTELENCA (UST), Jakob TARP (Universiteti i Danimarkës Jugore), Anders GROENTVED (Universiteti i Danimarkës Jugore), Florian MUCA (Shkolla Ndërkombëtare e Tiranës), Dean QEFALIA (Organizata BRSHC), Leonard SHAKA. Ky raport për herë të parë i zhvilluar në Rajon, si dhe në Shqipëri, përfshin krijimin e hartës së pjesëmarrjes në Aktivitet Fizik, përhapjes së Obezitetit dhe Mbipeshës, si dhe pjesëmarrjen në Sport tek fëmijët e moshave shkollore fillore dhe të mesme të ulët (6-15 vjeç). Në kuadër të këtij projekti është ndërtuar dhe një program kompjuterik (web based) ku prindërit, mësuesit si dhe individët mund të evidentojnë gjendjen e fëmijëve të tyre duke u mjaftuar vetëm me të dhënat e moshës së fëmijës, si dhe parametrave (peshë, gjatësi, BMI dhe perimetri i belit). Tashmë fëmijëve u mundësohet krijimi i profilit të gjendjes së tyre aktuale në lidhje me fëmijët Shqiptarë në tërësi. Janë krijuar dhe të dhënat krahasuese qytet- fshat, djalë - vajzë, ndërmjet shteteve, vendndodhjes gjeografike, arsimit fillor - të mesëm të ulët, ndërmjet grupmoshave (ndarja 0.5 vjeç) nga 6-15 vjeç. Risi e këtij projekti është dhe krijimi i referencave të fëmijëve Shqiptare të mbipeshës dhe obezitetit duke plotësuar tashmë dhe hartën bosh që ekziston prej vitesh në krahasim me vendet Europiane që kanë raporte të vazhdueshme vjetore.

5


ZGJEDHJET 2016, NË UST Me anë të Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110 datë 15.03.2016, në 20 Prill 2016 u zhvilluan në Universitetin e Sporteve të Tiranës Zgjedhjet për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në Universitetin e Sporteve të Tiranës, rezultatet e të cilit ishin :

Autoritetet Drejtuese: • Prof. Dr. Agron CUKA – Rektor • Prof. Dr. Bardhyl MISJA – Dekan i Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes • Prof. Dr. Fatos GJATA – Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Sociale dhe Edukimit • Prof. Dr. Dhimitraq STRATOBËRDHA – Përgjegjës i Departamentit të Mjekësisë Sportive • Prof. Asc. Dr. Kujtim KAPEDANI – Përgjegjës i Departamentit të Sporteve • Prof. Asc. Dr. Ferdinand MARA – Dekan i Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit • Prof. Asc. Dr. Robert CITOZI – Përgjegjës i Departamentit të Veprimtarisë Fizike, Rekreative dhe Turizmit • Prof. Asc. Dr. Spartak BOZO – Përgjegjës i Departamentit të Manaxhimit dhe Organizimit • Prof. Asc. Dr. Kujtim HAXHOLLI – Përgjegjës i Departamentit të Lëvizjes dhe Shëndetit • Prof. Asc. Dr. Arben KACURRI – Drejtor i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit

Organet Drejtuese Për Senatin Akademik të Universitetit të Sporteve të Tiranës u zgjodhën këta anëtarë: • Prof. Dr. Agron Cuka • Prof. Dr. Bardhyl Misja • Prof. Dr. Fatos Gjata • Prof. Dr. Mehmet Spahiu • Prof. As. Dr. Bujar Kasmi • Prof. As. Dr. Kujtim Haxholli • Prof. As. Dr. Robert Citozi • Prof. Dr. Lumturi Markolaj • Prof. Dr. Albert Karriqi • Elidon Beqo (student) • Nead Bojka (student) Pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Autoritetet Drejtuese Rektor dhe Dekan emëruan dhe bashkëpunëtorët e tyre si më poshtë: • Prof. Dr. Ylli ZHURDA – Zv/Rektor për Anën Mësimore • Prof. Asc. Dr. Juel JARANI – Zv/Rektor për Anën Shkencore • Msc. Blerina MEMA – Zv/Dekan i Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes • Prof. Asc. Dr. Ferdinand CANAJ Zv/Dekan i Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit

6


7


LOJRAT SPORTIVE BALLKANIKE

Universiteti i Trakya-s organizoi në datat 8-10 Maj 2016, në qytetin e Edirnesë të Turqisë Lojrat Sportive Ballkanike ku morën pjesë shumë universitete nga Rajoni i Ballkanit, të cilët garuan në sportet e Basketbollit, Notit, Karatesë dhe Ping-pong-ut. Delegacioni i Universitetit të Sporteve të Tiranës u përfaqësua nga Ekipi i Baskebollit të Meshkujve dhe përbëhej nga: Doc. Aida SHEHU – Kryetare e delegacionit Dr. Andi SPAHI – Trajner i ekipit të Basketbollit Msc. Ervin MAZNIKU – Mjek i delegacionit Msc. Erlin SAMIMI – Menaxher Lojtarët: Bruno HOXHA – Student Master Shkencor / FVFR Mired JANI – Student Master Profesional / FSHL Juljan SHAHINI – Student Bachelor / FSHL Arlind MERKAJ – Student Bachelor / FSHL Laert TROJA – Student Master Profesional / FSHL Klajsti ISMAILATI – Student Bachelor / FVFR Hajdi BELIU – Student Bachelor / FSHL Mexhit BARDHI – Student Bachelor / FSHL Mikel AMBO – Student Bachelor / FVFR David TUFA – Student Master Profesional /FVFR Ekipi i Basketbollit të Universitetit të Sporteve të Tiranës pati një përfaqësim të suksesshëm dhe arriti të evidentohej duke u shpallur KAMPION e duke rrëmbyer trofeun e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm ballkanik duke fituar në finale kundër ekipit grek të Universitetit Aristotle të Selanikut me rezultatin 40-36.

8


PANAIRI “DITËT E ORIENTIMIT TË KARRIERËS SË MATURANTIT”. Universiteti i Sporteve të Tiranës përgatiti me kujdes për këtë panair një stendë, e cila përmbante një informacion të plotë e të detajuar rreth të gjitha programeve të studimit që ofron institucioni ynë i arsimit të lartë. Ishte stafi akademik e ai administrativ që ftonin maturantët të zgjidhnin në të ardhmen e tyre Universitetin e Sporteve të Tiranës duke i sqaruar qartë që nga konkurset e pranimit për të hyrë në fakultetin e zgjedhur e deri në diplomën që merrnin në përfundim të studimeve, pa harruar as mundësitë e përfitimit të bursave, kualifikimeve apo angazhimin e tyre në aktivitete sportive kombëtare e ndërkombëtare.

9


UNIVERSIADA TIRANA 2016 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën Sportive Studentore Shqiptare, nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Bashkisë Tiranë, si dhe me mbështetjen e Universitetit të Sporteve të Tiranës organizoi aktivitetin sportiv mbarëkombëtar “Universiada Tirana 2016”, në datat 11-12 Nëntor 2016, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” dhe Palestrën e Lojrave të UST-së. Kjo veprimtari sportive, ku morën pjesë më shumë se 25 universitete nga të gjitha trevat shqiptare, synonte promovimin e zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive ndërmjet universiteteve në nivel mbarëkombëtar dhe nxitjen e inkurajimin e studentëve për t’u angazhuar në aktivitete të tilla fizike e sportive. Universiteti i Sporteve të Tiranës u përfaqësua denjësisht në këtë aktivitet sportiv, ku ekipet e volejbollit të femrave dhe meshkujve u shpallën kampionë duke sjellë dy trofe të rëndësishëm në institucionin tonë. Përbërja e ekipeve : Volejboll Meshkuj: Volejboll femra: Trajner: Aida SHEHU Zv/Trajner : Enkeleda LLESHI Junida POGONI Lojtarët: Romina MATOSHI Adela HOXHA Bleona MECORAPAJ Stela AGOLLI Livija SHEHAJ Dhimitra KOLE Herta JAHJA Erisa SHERA Melisa MUCA Oksana FUSHA

10

Trajner: Enkeleda LLESHI Zv/Trajner: Aida SHEHU Junida POGONI Lojtarët: Elvis MUCA Osman QEPA Rejdi KOCI Bledi METANI Aldi GEGOLLI Adri ARAPI Kevin GEGA Denis BAJRAMI Gracian SHEHU


PRITJA E DELEGACIONIT AMERIKAN Një delegacioni i ekipit të futbollit Tormenta FC të Georges, SHBA i kryesuar nga presidenti Z.Darin Van Tassell vizitoi në muajin Nëntor, Universitetin e Sporteve të Tiranës. Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e marrëdhënieve dypaleshe dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit në fushën e sportit, kryesisht të atë futbollit. Pranë ekipit të futbollit Tormenta FC ndodhet dhe Akademia e futbollit “Strom”, e cila në kuadër të këtij bashkëpunimi do të jetë një mundësi shumë e mirë për trajnimin jo vetëm të studentëve të universitetit tonë, por dhe për stafin akademik dhe atë administrativ.

KURSI I ARTEVE MARCIALEVE Universiteti i Sporteve të Tiranës, nën kujdesin e veçantë të Rektorit Prof.Dr. Agron CUKA në bashkëpunim me Ambasadën Kineze të akredituar në Tiranë organizoi gjatë muajt Dhjetor 2016, Kursin 1 mujor për Artet Marciale. Kursi u mbajt nga Z.Hou Guowang, mjeshtër i arteve marciale, si dhe lektor në universitetin e arteve marciale gjithashtu dhe themeluesi e presidenti i parë i shoqatës studentore të arteve marciale të Universitetit të Sporteve të Guangzhou, Kinë. Interesimi i studentëve ishte i madh dhe në përfundim të tij të gjithë pjesmarrësit morën çertifikatë. Departamenti i Sportit pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes me përgjegjësin e Departamentit Prof. Asc.Dr.Kujtim Kapedani, si dhe lektorin Msc. Arben Bozaxhiu ndoqën të gjithë mbarëvatjen dhe zhvillimin e këtij kursi.

11


MISIONI I PORTALIT TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS (ALUMNI) : • Për t`u dhënë mundësi studentëve dhe ish-studentëve për të zhvilluar me sukses, vlerësuar dhe filluar planifikimin e karrierës dhe zhvillim profesional brenda një mjedisi pune që ndryshon vazhdimisht. Përveç kësaj, Portali (ALUMNI) përqafon diversitetin në të gjitha format dhe përpiqet që të jetë një komunitet gjithëpërfshirës që nxit një mjedis të hapur, të shkolluar dhe produktiv. • Ne jemi të angazhuar për të ndihmuar studentët dhe të diplomuarit tanë për të përcaktuar dhe për të arritur qëllimet e tyre të karrierës afatshkurtër dhe afatgjatë. Kjo është arritur në shumë mënyra, duke përfshirë mësimin e karrierës individuale, programet dhe vendet e punës, letrat e këshillës, kërkimin e punës dhe qasjen në bibliotekën e burimeve • Qëllimi i Portalit (ALUMNI) është të ndihmojë studentët në përgatitje për jetën pas diplomimit, qoftë kjo duke filluar një karrierë produktive, duke shkuar në një tjetër shkollë, apo opsione të tjera të rëndësishme. Çfarë do të bëni pas diplomimit tuaj duhet të jetë një vendim i mirëplanifikuar, me fillimin e kërkimeve qysh në vitin e parë. • Ne ju inkurajojmë të zbuloni të gjitha mundësitë e karrierës në dispozicionin tuaj, të tilla si Trajnime, Ditë të Karrierës dhe Praktika. Zhvillimi i karrierës suaj ka filluar shumë kohë para se vinit në Universitetin e Sporteve – Tiranë dhe me siguri do të vazhdojë gjatë gjithë jetës suaj të punës. Portali ALUMNI do t’ju udhëheqë përmes këtij procesi. • Ne kemi për qëllim që të mbajmë aktivë ish-studentët dhe të inkurajojmë studentët aktualë të qëndrojnë të përfshirë dhe aktivë edhe pas diplomimit. Ne besojmë se ish-studentët krijojnë reputacionin e Universitetit, që lidhet edhe me suksesin e tyre në botën e vërtetë. Nëse një shkollë bëhet e njohur për nxjerrjen e studentëve të diplomuar, të cilët janë inteligjentë, inovativë dhe efektivë në fushat e tyre, atëherë reputacioni i saj do të rritet. Të sapodiplomuarit do të kenë perspektivë më të mirë dhe procesi do të vazhdojë.

12


II – FAKULTETI I SHKENCAVE TË LËVIZJES Fjala përshëndetëse e Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes Prof.Dr. Bardhyl Misja Përshëndetje lexues të Revistës Fokus Shpresojmë që në Numrin e radhës së kësaj reviste ju të gjeni informacionin e duhur mbi jetën akademike të stafit pedagogjik dhe aktivitetet praktike të studentëve tanë. Ndonëse në një vit të zgjatur elektoral, pedagogët e këtij Fakulteti nuk e kanë ndërprerë për asnjë çast intensitetin e punës së tyre drejt kualifikimit të vazhdueshëm profesional, shoqëruar kjo me fitimin e shumë Gradave Shkencore e Titujve Akademikë. Jeta shkencore e Fakultetit tashmë i kalon kufijtë e vendit, pasqyrimi i kësaj është një numër i madh pjesëmarrjesh e referimesh në Konferenca të ndryshme Shkencore.

13


ZHVILLIMI I KURSEVE

Zhvillimi i kursit të NOTIT nga Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes - Kursi II (bachelor full-time) nga data 4-9 korrik 2015 tek pishinat në kompleksin “Stela”.( foto 1) Opinione të studentëve: eksperiencë mësimore shumë e këndshme dhe e dobishme. E njihnim notin vetëm për kënaqësi, aty mësuam vlerat e vërteta lëvizore, jo vetëm për ne si individë, por si një eksperiencë për t`u trashëguar në proceset mësimore si mësues të ardhshëm. Procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies ishte i qartë dhe i kuptueshëm ku edhe ne si studentë përfituam shprehi të nevojshme. Nga ne studentët e kursit të dytë 2015-2016, u rekomandojmë të gjithë studentëve në vazhdimësi të kenë vullnet dhe dëshirë për ta shfrytëzuar si një mundësi që do t`u jetë e vlefshme në profesionin e tyre si mësues të edukimit fizik. Zhvillimi i kursit të TURIZMIT nga Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes - Kursi II (bachelor full-time) nga data 10-15 tetor 2016. (foto 2) Opinione të studentëve: njohja e vlerave të çmuara të vendit tonë, u prezantuam me infrastukturën e disa prej kalave, të cilat lidheshin me njëra-tjetrën nëpërmjet sinjaleve në kohët e hershme. U njohëm dhe mësuam traditat dhe mikpritjen e secilit prej qyteteve që vizituam. Gjithashtu ruajtëm në kujtesën tonë pamje të mrekullueshme.

14


Zhvillimi i kursit të SKIVE nga Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes - Kursi II (bachelor full-time) nga data 2-8 shkurt 2016. (foto 4) Opinione të studentëve: pavarësisht kushteve klimaterike, të cilat ndikuan në mënyrë të tërthortë në zhvillimin e plotë të kursit të skive, mësimin e zhvilluam me ndihmën e pedagogëve, të cilët na shpjeguan teorikisht me video projektor dhe demostruan praktikën e skijimit. Arritëm të merrnim baza teorike të këtij kursi. Zhvilluam vizita në pistën e skijimit dhe në disa qendra kulturore në vend. Atmosfera bëhej shumë e këndshme në mbrëmje ku të gjithë studentët bashkë me pedagogët zhvillonim biseda në lidhje me tema sociale për shoqërinë e sotme dhe arritëm të forconim marrëdhëniet jo vetëm me studentë të grupeve të ndryshme, por edhe me pedagogët, që me të vërtetë i falenderojmë. Zhvillimi i konkursit për pranimin në FSHL për programin e studimit të ciklit të parë “bachelor” nga data 23-27.08.2016. Numri i studentëve të regjistruar ishte 558 ku prej të cilëve 2 ishin nga trojet. Sipas kritereve të paracaktuara për pranimin në këtë program studimi pranë FSHL, fitues dolën 150 studentë, prej të cilëve 1 ishte nga trojet. (foto 5) Në FSHL u realizua hapja e ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional” 2016-2017. Ku nga 218 studentë të regjistruar, ku nga program i dytë studimor ishin 22 studentë, nga cikli i studimeve “bachelor” full-time ishin 111 studentë, nga cikli i studimeve “bachelor” parttime ishin 79 studentë, nga cikli i studimeve “bachelor” part-time FVFR ishin 2 studentë dhe 4 studentë ishin nga trojet. Sipas kritereve të paracaktuara për pranimin në këtë program studimi pranë FSHL, fitues dolën 159 studentë.

15


MARRJA E TITUJVE AKADEMIKË GJATË VITIT 2016, NË FSHL • Bardhyl Misja, marrë titullin “Profesor” datë 10.02.2016 • Agron Cuka, marrë titullin “Profesor” datë 10.02.2016 • Sead Bushati, marrë titullin “Doktor” datë 11.03.2016 • Abdyl Kuriu, marrë titullin “Doktor” datë 15.04.2016 • Altin Mërtiri, marrë titullin “Doktor” datë 15.04.2016 • Aida Shehu, marrë titullin “Doktor” datë 15.04.2016 • Edison Ikonomi, marrë titullin “Doktor” datë 23.05.2016 • Elton Bano, marrë titullin “Doktor” datë 25.11.2016

ZYRA E KËSHILLIMIT, INFORMIMIT E ORIENTIMIT TË STUDENTËVE NË FSHL Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes mbështetur në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në “Republikën e Shqipërisë” ka ngritur ne datë 15/11/2016 Zyrën e Këshillimit, Informimit e Orientimit të studenteve nga regjistrimi dhe pranimi e deri në diplomim dhe punësim. Kjo zyrë kryesohet nga Zv/Dekan Msc.Blerina Mema dhe lektorët Dr.Aida Shehu, Msc.Ervin Mazniku, Msc. Rigerta Selenica. Kjo zyrë është e hapur për studentët të Hënë - të Enjte, ora 1100 – 1300, tek salla meeting room. Informacioni përmbledh orientim mbi programet e studimit që ofron “FSHL” mbi karrierën ose orientimin profesional, si dhe këshillim individual ose në grup. Kjo zyrё bashkёpunon ngushtё me portalin Alumni të UST-së për t`u dhënë mundësi studentëve për të zhvilluar, vlerësuar, planifikuar dhe profesionalisht karrierën brenda një mjedisi pune që ndryshon vazhdimisht. Veprimtaritë dhe detyrat kryesore të zyrës së Këshillimit, Informimit e Orientimit të studenteve të FSHL:

• Informimi i studentëve dhe sigurimi i transparencës së plotë për çështjet e aspektet akademike, mësimore dhe shkencore, si dhe me të drejtat e detyrat e tyre. • Orientimi i studentëve në shkollimin dhe gjatë shkollimit për zgjedhjen e fushave formuese specifike dhe mundësive të formimit që ofron universiteti. • Orientimi dhe njohja e studentëve me tregun e punës në përgjithësi dhe mundësitë e veçanta e të momentit për punësimin duke ndërmjetësuar këtë proces. • Të mbajë kontakte individuale me studentët edhe pas diplomimit e punësimit të tyre duke marrë në mënyrë të vazhduar feedbackun e tyre. • Rregullon dhe siguron përfshirjen e studentëve në vendimmarrje, në proceset e aktivitetet kryesore që lidhen me mësimdhënien dhe aktivitetet e tjera kërkimore e zhvilluese, si dhe shërbimet që u ofrohen.

16


III- FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT Fjala përshëndetëse e Dekanit të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, Prof.Asc.Dr. Ferdinand Mara Përshëndetje lexues të Revistës Fokus Si staf akademik në Universitetin e Sporteve të Tiranës, që nga viti 1989 ju prezantoj Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, i cili ka në organikën e tij tre departamente me 29 pedagogë, gjithsej, nga të cilët kemi 1 Prof. Dr. 5 Prof. As. Dr., 7 Dr. dhe 16 Msc. Studentët e FVFR-së pajisen me tri diploma në ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve. FVFR- ja është një Fakultet i ri dhe është krijuar në vitin 2010. Tashme jemi në negociata me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për ta miratuar si profesion të rregulluar me ligj diplomën e lëshuar nga ky fakultet. Diplomë e cila krijon mundësinë e garantimit të punësimit të studentëve që diplomohen.

MËSIMDHËNIE BASHKOHORE NË FVFR Mësimdhënia më e mirë është ajo, gjatë së cilës përmbushen objektivat, aktivizohet studentët, nxitet ndërveprimi, përdorën pyetje të niveleve më të larta, ku studenti është në qendër të mësimdhënies, zhvillohen aftësitë dhe të menduarit kritik e krijues. Pra mësimdhënia është një proces, i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga pedagogu sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të studentit, ku përvetësohen njohuri, përdoren metoda bashkëkohore, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë për të rritur nivelin e përvetësimit.

17


SPORTET UJORE, STUDENTËT NË PRAKTIKË NË JALË DHE GJIPE Për të tretin vit resht në institucioni tonë u zhvillua programi i Sporteve ujore në gjiret e bukura të Jalës dhe Gjipesë. Me një eksperiencë të fituar nga suksesi i viteve të mëparshme këtë vit përgatitjet për të realizuar një program me të gjithë komponentët thelbësorë që nevojiten për turizmin bregdetar u përmbushën më lehtë dhe më shpejt. Programi përmbante testime mbi nivelin e të notuarit dhe ushtrimet e të mësuarit të notit, të cilat u realizuan me profesionalizëm nga pedagogët e FVFR. Nën drejtimin e mjeshtrit të zhytjeve Apne (Snorkeling), Armand Hallvaxhiu studentët patën mundësi në Jalë të mësonin metodikat e zhytjeve pa oksigjen, rregullat e zhytjes, veshjet dhe pajisjet e nevojshme për këtë lloj veprimtarie. Grupet e studentëve me të mbërritur në Jalë, nën udhëheqjen e pedagogëve fillojnë të ndërtojnë çadrat e tyre, të cilat do të jenë dhe strehëza e tyre për gjithë ditët e qëndrimit pranë Rivierës shqiptare. Disa grupe studentësh marshuan për 4 orë me radhë kaluan në terren malor në temperatura të larta ku mësuan rregullat e marshimit dhe panë gjendjen e tyre fizike në marshim malor dhe në temperatura të larta. Disa grupe të tjera u nisën me kajak nga Jala për në Gjipe duke mësuar teknikat e vozitjes me kajak dhe nën brohoritje të forta u bashkuan me grupin e marshimit. Të emocionuar studentët shfaqën interes, kureshtje dhe një dëshirë të madhe për të përjetuar një eksperiencë të re dhe të paharrueshme që ua mundëson fakulteti ynë. Më pas nën drejtimin e mjeshtrave, studentët filluan mësimin e kacavjerrjeve shkëmbore ku si gjithmonë tregojnë vlera të larta fizike. U zhilluan kampionate të kajakut, beachvolley dhe ai i zhytjeve të cilat dhuruan emocione të mëdha tek studentët dhe pedagogët. Gjatë netëve të bukura ne Jalë nuk munguan shfaqet e organizuara nga studentët me animime të jashtëzakonshme, të cilat shpesh herë vijuan edhe me tinguj të bukur muzike ku të gjithë bashkë këndonin e kërcenin. Gjithë kjo eksperiencë e bukur dhe emocionuese i dedikohet gjithë studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve që mundësuan sërisht realizimin e këtij programi, i cili vit pas viti përcjell emocione dhe mbresa të paharrueshme.

18


KURSI I KAMPINGUT MALOR (THETH) Kampingu malor është një prej programeve (outdor) më të rëndësishme të Fakultetit tonë, i cili zhvillohet në Theth atëherë kur natyra me gjelbërim marramendës e ku e gjelbra e gjetheve nuk i ngjan asnjë vendi tjetër, prej ajrit të shëndetshëm e të pastër të maleve. Atëherë kur Lumi i Shalës ekzaltohet prej dëborës së shkrirë që vrapon nga shpatet e maleve e mbush kanionet e thella me forma të papërsëritshme. Thethi është një ndër vendet më të veçanta në Alpet e Shqipërisë, i vendosur në pjesën veriore të komunës Shalë, të rrethit të Shkodrës, pozicionohet 700-950 metra mbi nivelin e detit dhe është zonë e banueshme vazhdimisht. Në vitin 1976, Thethi u shpall Park Kombëtar me 2630 ha. Studentët e FVFR ishin vizitorët e radhës, që gjallëruan lëndinat dhe shtigjet e bukura të Thethit dhe i mbushën ato me jetë. Të gjithë malësorët janë mikpritës e ta falin shtëpinë, nën shprehjen e famshme “Shtëpia, para se me qenë e shqiptarit, asht e Zotit dhe e Mikut” dhe kjo u duk qartazi gjatë vizitës që studentët bënë në fshat. Gjatë qëndrimit të tyre në Theth, ata bëjnë marshime në destinacione të ndryshme, kacavjerrje në kuadër të realizimit të programit, por gjatë orëve të lira nuk mungojnë lojrat e ndryshme rekreative si volejboll, badmington, ping-pong, futboll etj. Studentët në përfundim të këtij kursi morën me vete mbresa të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.

KURSI I SKIVE NË FVFR Edhe këtë fillimviti, Voskopoja priti sërisht studentët tanë, të cilët për vite me radhë mbushin plot entuziazëm këtë vend të mrekullueshëm të mbuluar nga petku i bardhë i dëborës. Studentët kryen aktivitete të ndryshme rekreative, mësuan të bëjnë ski dhe sollën shfaqje të bukura me kërcime popullore dhe ato moderne.

19


UNIVERSITETI I SPORTEVE, JO MË NJË “SHKOLLË DJEMSH”.

Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit shpalli 150 fitues nga afër 283 kandidatë. Risia e këtij viti vjen me numrin më të rritur të vajzave që do të ndjekin fakultetin. Universiteti i Sporteve nuk mund të cilësohet më si një “shkollë djemsh”. Çdo vit e më shumë rritet numri i vajzave që pranohen në këtë shkollë, edhe pse akoma kurba e pranimeve anon në një numër më të madh djemsh. Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit për këtë vit akademik 2016-2017 ka shënuar një rritje të numrit të vajzave të pranuara në këtë fakultet. Sipas të dhënave statistikore për vitin akademik 2016-2017 u regjistruan gjithsej 283 kandidatë për studentët, nga këta 209 djem dhe 74 vajza. Kuotat e pranimit lejonin futjen në shkollë të vetëm 150 kandidatëve, nga të cilët u pranuar 49 vajza dhe 101 djem duke prishur pak shifrat e viteve të mëparshme ku dominonin në shkallë të lartë numri i djemve që kandidonin dhe më tej pranoheshin në këtë shkollë. Fakti që çdo vit e më shumë vajzat po kërkojnë të jenë studente të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit vjen dhe nga ndryshimi i kritereve të pranimit, një masë kjo që i dha frytet e para që vitin e shkuar akademik. Në vitin akademik 2015-2016 fakulteti mori vendim për të ulur nivelin e normave duke caktuar norma të veçanta për djemtë dhe për vajzat, gjë që solli një rritje të pranimeve në mesin e gjinisë femërore. Ashtu si këtë vit dhe një vit më parë vajzat patën kuotat e tyre të pranimet më të mëdha në raport me numrin e kandidateve femra që ishin regjistruar. Për vitin akademik 2015-2016 u regjistruan gjithsej 407 kandidatë për studentë, nga këto 330 djem dhe 77 vajza dhe në kuotat e pranimit raporti ishte gati 50 përqind me 50 përqind, pasi nga 100 studentë të pranuar 57 ishin vajza. KËSHILLIMI I KARRIERËS Ngrihet zyra e karrierës në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, e cila ka prioritet të saj nxjerrjen e studentëve të kualifikuar në tregun e punës, mbështetjen dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi. Zyra e karrierës do të vazhdoje punën e saj me një grup të specializuar pune i përbërë nga: Kryetar Prof. Asc. Dr Ferdinand Canaj Anëtar Dr. Entela Kushta Anëtar Doc. Anduela Lile Anëtar MSc. Lumtor Shkreli Zyra e Karrierës kryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësisht me ofrimin e mundësive që studentët, gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të njohjes për t`u integruar lehtësisht në tregun e punës, por edhe ndjekjen e tyre pas studimeve. Ndër funksionet mund të përmendim: • Ndjek dhe organizon çështjet e karrierës së studentëve; • Ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; • Mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave; • Përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kurrikulave dhe ia paraqet për miratim strukturave përkatëse; • Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës; • Mban marrëdhënie të vazhdueshme me shoqatat apo organizime të tjera të ALUMNI dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre. Cili i punëson të diplomuarit e FVFR? Studentët dhe të diplomuarit në FVFR janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. Një nga pikat tona të forta është mundësia e gjerë e praktikimit, e cila jep përparësi në tregun e punës. Kjo është një listë e shkurtër e atyre që u besojnë studentëve tanë: Kompani private Qendrat e Fitnesit, Hotele të mëdha, Agjenci turistike, Qendra sportive multifunksionale etj. Administratë Publike Bashkitë, Federatat, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Federata Shqiptare e Sportit etj.

20


MASTER I RI NË FAKULTETIN E VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONI Fakulteti merr inisiativen për të hapur për herë të parë një progam të ri studimi në ciklin e dytë të studimit në Menaxhim Sporti dhe Turizmi. Programi i Masterit Profesional në Menaxhim Sporti dhe Turizmi është propozuar dhe zhvilluar kryesisht nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, nën mbikëqyrjen e të gjithë anëtarëve të SPEED. Konsorciumi SPEED miratoi propozimin përfundimtar, më17 maj 2015, gjatë takimit të Elbasanit. Programi u miratua nga Senati, më 25.10.2016 dhe do të fillojë procesin e rregullt mësimor në Universitetin e Sporteve të Tiranës gjatë vitit akademik 2016-2017, me kontributin e Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit dhe specifikisht nga departamenti i “Organizim dhe Menaxhim”-it. Masteri në Menaxhim Sporti dhe Turizmi do të zhvillohet si pjesë e programeve të ofruara nga Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Ky Fakultet synon të përgatisë studentë dhe specialistë në të gjitha ciklet e studimit në fushat e aktivitetit fizik dhe shëndetit, rekreacionit, si edhe menaxhimit të sportit dhe turizmit. Menaxhimi i Sportit dhe Turizmit është një program akademik i orientuar nga tregu i punës, që ofron përgatitje profesionale në zbatimin e parimeve të biznesit në fushën e industrisë së sportit dhe turizmit. Programi në Menaxhim Sporti dhe Turizmi, ndër të tjera, do të përqendrohet në aspektin ekonomik dhe financiar të sportit, marketingun e sportit, etikën e sportit, infrastrukturën e sportit dhe organizimin e menaxhimin e ngjarjeve sportive. Të diplomuarit në Masterin e Menaxhimit të Sportit dhe Turizmit kualifikohen si menaxherë të nivelit të lartë në organizata sportive të çfarëdo lloji, si edhe në shoqëri të turizmit sportiv.

21


KUALIFIKIMI I STAFIT AKADEMIK Fakulteti FVFR tashmë, mund të konsiderohet si një institucion i konsoliduar arsimor, me një filozofi të qartë analitike në mësimdhënie dhe impakt të jashtëzakonshëm social dhe politik në shoqërisë shqiptare. Dinamikat aktuale të zhvillimit kërkojnë një theksim të përpjekjeve të secilit prej pedagogëve për të rritur më tej shkallën e kualifikimit akademik dhe shkencor, e cila është domosdoshmëri për një trupë akademike cilësore dhe me kualifikimin e nevojshëm për të arritur objektivat shkencorë e mësimorë. Ky vit mund të konsiderohet një sukses për fakultetin tonë, pasi ai ka në gjirin e vet, tashmë, edhe dy Profesorë të associuar dhe pesë Doktorë shkencash.

Prof.Asc.Dr Ferdinand Canaj Prof.Asc.Dr Ferdinand Mara Dr Entela Kushta 6 Prill 2016 “Vizioni i dhunës në prozën e Xhon Kerol Ousit”

Dr Aledia Kondaj 22 Janar 2016 “Estetika e folklorit koreografik dhe koreografisë së kultivuar”

Dr Florian Mema 26 Nëntor 2016 “Përmirësimi i parametrave morfo-funksional tek futbollistët e rinj”.

Dr Saimir Shatku 14.09.2016 “Trajtimi i Kontratës Sportive në kuadër të lëvizjes së lirë, sipas së drejtës Evropiane”.

Dr Andi Spahi 2 Shkurt 2016 “Roli i një programi stërvitor me bazë fitnes-atletikor në përmirësimin e cilësive fizike tek basketbollistët e rinj gjatë një periudhe 6-mujore”.

22


IV- INSTITUTI I KËRKIMIT SHKENCOR TË SPORTIT Fjala përshëndetëse e Drejtorit të IKSHS-së Prof.Asc.Dr. Arben Kaçurri

Institutit i Kërkimit Shkencor të Sportit krijojon, zhvillon dhe mbron, si dhe transmeton dije, kryesisht me anë të punës kërkimore shkencore, por dhe nëpërmjet mësimdhënies, mbështetur në standarde kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit shkencor, me qëllim: studimin, vlerësimin, si dhe adresimin e zgjidhjen e nevojave të zhvillimeve praktike e teorike në Sistemin Sportiv Shqiptar, e gjithashtu, kontribuon në formimin e specialistëve të lartë dhe përgatitjen e shkencëtarëve të rinj në fushën e Shkencave Sportive, Edukimit Fizik dhe Aktivitetit Fizik e Shëndetit. IKSHS bën çdo përpjekje që të jetë konformë kërkesave në drejtim të cilësisë së kërkimit shkencor, i cili është lidhur tashmë shumë ngushtë me depërtimin shumë të shpejtë të teknologjive dhe inovacioneve, si dhe me përmirësimin e menaxhimit e të përdorimit me efikasitet të burimeve të disponueshme. Strategjia e re e zhvillimeve në IKSHS është fokusuar në përsosjen e procesit të kërkimit shkencor nëpërmjet rritjes si nga ana sasiore dhe cilësore të standardit të projekteve kërkimore – studimore, protokolleve dhe teknologjisë që do të aplikohet, përmirësimin e laboratorëve, përshirjen e studentëve në projektet kërkimore, si dhe integrimin e rezultateve të kërkimit në mësimdhënie.. Me qëllim arritjen e një aktiviteti produktiv dhe të suksesshëm, IKSHS përpiqet t’i përgjigjet në kohë reale zhvillimeve të tregut të sportit, edukimit fizik dhe aktivitetit fizik e shëndetit në Shqipëri, si dhe të jetë fleksibël për t’u adaptuar në ndryshimet që ndodhin në ambjentin aktual dhe në dinamikën e zhvillimeve të kohës.

23


KRIJIMI I INSTITUTIT TË KËRKIMIT SHKENCOR TË SPORTIT Institutit i Kërkimit Shkencor të Sportit është krijuar si “Sektor Kërkimor Shkencor” në vitin 1962, si pjesë përbërëse e Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, ku dhe mbulonte organizimin e veprimtarisë shkencore. Nga viti 1974 e deri më 1986 Sektori Kërkimor Shkencor i Sportit ishte në varësi dyfishe, nga Bashkimi i Fizkulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë (BFSSH /KOKSH) dhe ILKF “Vojo Kushi”. Nga viti 1987 e deri më 1992 vetëm si pjesë e BFSSH. Në vitin 1992 BFSHS u riorganizua si Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, dhe SKSH me kërkimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, po në 1992, kalon në varësi të këtij dikasteri. Në vitin 1995 kemi një riorganizim të SKSH-së në “Qendrën Kërkimore Shkencore të Sportit”, dhe përsëri në varësi të MKRS. Në vitin 2009, QKSHS, rikthehet si pjesë përbërëse e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sportit “Vojo Kushi”, dhe në 2010 e në vazhdim, me krijimin e Universitetit të Sporteve të Tiranës mbi bazën e AEFS-së, riorganizohet si Institut i Kërkimit Shkencor të Sportit, një nga tri njësitë kryesore përbërëse të UST-së..

Misioni i IKSHS-së:

“Të promovojë progres koherent dhe harmonik për shoqërinë, si dhe të jetë i vlefshëm në ofrimin e kërkimeve dhe studimeve ekskluzive të nivelit ndërkombëtar në fushën e shkencave sportive”. Këtë mision me dimension vlerash kombëtare, europiane e më gjërë, IKSHS-së do ta zhvillojë në këto drejtime: a. Kërkimin në fushën e lëvizjes njerëzore të aplikuar; b. Kërkimin në fushën e veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit; c. Kërkimin dhe studimin e tregut të punës dhe të transferimit të teknologjisë; d. Koordinimin e projekteve të kërkimeve dhe studimeve shkencore ndërmjet fakulteteve dhe departamenteve të UST-së; e. Krijimin e projekteve kombëtare e ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerë brenda e jashtë vendit; f. Përfshirjen dhe integrimin në mësimdhënie të arritjeve nga projektet kërkimore e studimore; g. Përshirjen e studentëve dhe specialistëve të rinj në projektet kërkimore e studimore; h. Ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në fushën e edukimit fizik, sportit, veprimtarisë fizike shëndetit dhe rekreacionit; i. Botimin e Revistës shkencore.

Vizioni i IKSHS-së:

“Të plotësojë standardet institucionale Europiane të organizimit e zhvillimit të kërkimit shkencorë, si dhe të jetë një nga institutet kërkimore lider të rajonit në fushën e sportit, edukimit fizik, aktivitetit fizik dhe shëndetit e rekreacionit”. Vlerat – IKSHS- do të arrijë qëllimet e saj në përputhje me vlerat si: Respekti për dijen: “Respekt për dijen ekskluzive, duke siguruar unitetin në mes të shkencës dhe edukimit, si dhe të zhvillimit progresiv në vijimësi”. Nxitjen e inisiativës: “Nëpërmjet promovimt të ideve të reja, inisiativave, inovacionit, profesionalizmit dhe lidershipit”. Studimeve të hapura: “Mundësia e përfshirjes dhe sigurimi i cilësisë për shërbimet

24


akademike për kërkuesit dhe studentët Shqiptarë dhe të huaj, specialistëve në shërbim, si dhe të institucioneve publike e të biznesit privat”. Bashkëpunimi: “Promovimi e zhvillimi i një dialogu aktiv me partnerët kombëtarë dhe ata të huaj”. Aktivitet shoqëror: “Punë në grup e bazuar në respektin e ndërsjelltë, tolerancën, kopetencën dhe besimin”. Vlerësim i stilit të një jete të shëndetshme: “Promovimi, zhvillimi dhe dëshmia e respektit të një stili jete të shëndetshme dhe të ideve Olimpike”. Qytetaria: “Promovimi i qytetarisë dhe i identitetit kombëtar”.

AKTIVITETE SHKENCORE Sesion Shkencor i zhvilluar nga IKSHS më datë 09.02.2016. Temat e prezantuara janë: 1. “Forca shtytëse e kaviljes, raporti ndërmjet subjekteve sedentare dhe atyre që merren me AF dhe sport” nga Prof.Dr. Lumturi Markolaj; Msc. Genti Pano 2. “Rezultati në garën e 1500 m dhe pikasja e rezervave për arritje më cilësore në të ardhmen” nga Prof.Dr. Albert Karriqi; Trajner-Roland Stermasi; Sportiste-Luiza Gega. 3. “Profili biomekanik i elitës së peshëngritjes Shqiptare” nga Prof.Dr.Perparim Ferunaj.

Sesion Shkencor i zhvilluar nga IKSHS më datë 28.12.2016. Temat e prezantuara janë: 1. “Analiza e statistikave të Aktiviteve Ndërkombëtare në Basketboll Femra U18” nga Msc. Migena Plasa 2. “Matja dhe analiza e distancave të përshkruara nga futbollistët e moshave 14-18 vjeç në një ndeshje futbolli” nga Msc. Arben Bici, Msc. Astrit Hafizi 3. “Pjesëmarrja në sportin e futbollit të fëmijëve meshkuj të moshave 6-12 vjeç” nga Msc. Arben Bici, Msc. Astrit Hafizi. 4. “Vlerësimi i posturës dhe balancës tek subjektet ß-Tal 18-30 vjeç” nga Dr.Genti Pano.

25


KUALIFIKIMI I STAFIT KËRKIMOR SHKENCOR Në kuadrin e kualifikimit të stafit të IKSHS janë realizuar me sukses dy mbrojtje të gradës shkencore Doktor. Fusha e programit të Doktoraturës: Fiziologjia e ushtrimit të aplikuar në sport. 1. “Vlerësimi i performancës së kërcimit vertikal nëpërmjet testeve SJ, CMJ, DJ. Forca,

fuqia e ekstremiteteve të poshtme dhe efektet e trajnimit tek volejbollistët e rinj. Aplikimi i ushtrimeve pliometrike gjatë stërvitshmërisë tek volejbollistët”. Studenti i Doktoraturës: Msc Enkeleida LLESHI Udhëheqës Shkencor: Prof.As.Dr.Dhimitraq PRIFTI Data e mbrojtjes së Disertacionit 18.02.2016 2. “Ndikimi i aktivitetit fizik në dëndësinë kockore tek subjektet talastemike” Studenti i Doktoraturës: Msc Genti PANO Udhëheqës Shkencor: Prof.Dr.Robert CINA Data e mbrojtjes së Disertacionit 13.10.2016

26


PJESËMARRJA NË KONFERENCA • Në datë 27 Shkurt 2016, u organizua në Vienë-Austri, Konferenca e 10-të Europiane

mbi Edukimin dhe Psikologjinë e Aplikuar, gjatë së cilës u prezantua si referim virtual temat e mëposhtme: 1. Msc. Rigerta Selenica, Msc. Mirjeta Cenaj, Msc. Najada Quka-“Ndikimi i parametrave

të forcës dhe fuqisë në shpejtësinë e vrapimi”. 2. Msc. Najada Quka, Prof.Asc.Dr. Arben Kaçurri,- “Një studim krosseksional mbi

devijimet posturale tek fëmijët Shqiptarë të moshës 10-13 vjeç”.

• Në datat 4-5 Mars 2016 u organizua në Sofie-Bullgari Konferenca Ndërkombëtare në

Shkencat Sociale, në të cilën mori pjesë Msc. Rovena Elmazi, Msc. Ledina Koçi me temë: “Aktiviteti fizik tek të Rinjtë dhe rëndësia e përfshirjes së prindërve për të rritur performancën e tyre”. • Në datën 9 Mars 2016, Rektori Prof.Dr. Agron CUKA dhe Dekani Prof.Dr. Bardhyl MISJA

morën pjesë në Konferencën mbi të Ardhmen e Arsimit të Lartë, e cila u organizua nga Ministria e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës së Hollandës në kryeqyetit e tyre Amsterdam. Qëllimi kryesor i Konferencës ishte evidentimi dhe përhapja e praktikave më të mira, si dhe vendosja e bashkëpunimit me palët e interesuara në integrimin e botës së biznesit, inovacionit dhe arsimit. Gjithashtu u diskutua dhe mbi sfidat dhe shanset e arsimit të lartë europian.

27


• Në datat 31 Mars – 2 Prill, u organizua në Podgoricë-Mali i Zi, Konferenca Ndërkombëtare e Procesit të Transformimit në Performancën e Sportit, ku u referua tema: Msc. Keida Ushtelenca, Dr. Juel Jarani (PhD)– “Monitorimi i koordinimit bruto motor në fëmijët gjatë 1 viti, provat e bazuara në diferencat gjinore”.

• Në datë 27 Maj 2016 u organizua në Vienë-Austri, Konferenca e 11-të Europiane mbi

Edukimin dhe Psikologjinë e Aplikuar, gjatë së cilës u prezantuan si referim virtual tema e mëposhtme: 1. Msc.Rigerta Selenica, Msc. Najada Quka – “Ndikimi i metodave stërvitore të forcës në

performancën e shpejtësisë së vrapimit” 2. Msc.Najada Quka, Msc. Rigerta Selenica, Anisa Nurja - “Ndikimi i ushtrimeve fizike në

korrigjimin e posturës tek fëmijët Shqiptarë të moshës 10-11 vjeç” • Në datën 12 Prill 2016, u organizua në Kolasin-Mal të Zi, Konferenca Ndërkombëtare

Mjekësore Sportive, ku u referua tema e mëposhtme: Prof. Dr. Dhimitraq Stratorbërdha, Dr. Juel Jarani (PhD)– “Aktiviteti fizik, statistika të obezitetit të fëmijëve Shqiptarë 6-15 që jetojnë në rajonin e Ballkanit”.

28


• Në datat 03-05 Qershor 2016, u organizua në Shkup-Maqedoni, Konferenca e dytë

Shkencore Ndërkombëtare – Kërkimi Shkencor në Edukimin Fizik, Sportin dhe Shëndetin, në të cilën u referua tema: Msc. Keida Ushtelenca, Dr. Juel Jarani (PhD)- “Roli i peshës, gjatësisë dhe BMI në performancën e aftësive koordinuese të fëmijëve”.

• Në datën 06 Shtator 2016, u organizua në Indi, Konferenca “Mjekësia dhe Bioteknologjia e

Përkthimit, gjatë së cilës u prezantua tema, si më poshtë: Dr. Anesti Qeleshi– “Përmirësimi i Shëndetit me aktivitet ekstra kurrikulare në fëmijët 6-10 vjeç në Tiranë”. • Në datat 15-18 Shtator 2016 pranë Universitetit të Banja Lukës në Bosnje Hercegovinë u

organizua Kongresi Europian i Federatës Ndërkombtare të Edukimit Fizik. Universiteti ynë u përfaqësua me anë të delegacionit të mëposhtëm: 1. Prof.Asc.Dr. Juel Jarani – “Aktiviteti Fizik dhe Obeziteti tek fëmijët shqiptarë (6-15 vjeç) që jetojnë në Ballkan”. 2. Msc. Anduela Lile – “Analizimi i Sistemeve të Informacionit – Rast Studimor i Monitorimit të Aktivitetit Fizik”. 3. Msc.Keida Ushtelenca – “Parametrat e obezitetit dhe aftësitë koordinuese tek fëmijët që jetojnë në Tiranë”.

29


• Në datën 01-04 Nëntor 2016, një delegacion nga UST mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar

të Shkencave Sportive në Antalia, Turqi. Gjatë Kongresit u prezantua temat si më poshtë: 1. Dr. Aida Shehu – “Vlerësimi i parametrave pulmonare tek fëmijët 10-15 vjeç dhe

shkatërrimi i zgjedhjes në sport”. 2. Dr. Abdyl Kuriu – “Komponentet fizike në përgatitjen e lojtarëve të futbollit - monitorim

një-vjeçar”. 3. Dr. Anesti Qeleshi – “Komponentet fizike në përgatitje. Studim monitorues në skuadrat

e futbollit të të rinjve”. 4. Dr. Florian Mema – “Parametrat funksionalë të futbollistëve të rinj 8-12 vjeçarë gjatë

kohës së pushimit, tri herë në javë”. 5. Dr. Andi Spahi – “Roli i një programi trajnimi të bazuar në palestër dhe atletikë, për

të përmirësuar atributet fizike të lojtarëve të rinj të basketbollit, gjatë një periudhe 6-mujore”. 6. Dr. Saimir Shatku – “Dokumentet ligjore ndërkombëtare në lidhje me kontratën sportive”. 7. Msc. Blerina Mema – “Një studim bazuar në pjesëmarrjen e fëmijëve në orën e edukimit

fizik në Shqipëri”. 8. Msc. Mirjeta Cenaj – “Studim i detyrave më të rëndësishme për mësimin e fjalorit specifik

sportiv në klasën ESP”.

30


• Në datën 15-16 Nëntor 2016, delegacioni i përbërë nga Dekani Prof.Dr. Bardhyl Misja dhe Prof.Dr. Robert Çina morën pjesë në Konferencën e katërt Medica Medicine + Sportet në Dusseldorf, Gjermani, ku u prezantua tema: “Vlerësime paraprake mbi ndikimin e një dispozitivi holografik mbi ekuilibrin”. • Në datën 15 Nëntor 2016 Msc. Meriljan Kurtaj. Msc. Anduela Lile – mori pjesë në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare mbi Zhvillimin Shkencor Euroaziatik organizuar në Vienë-Austri me temë: “Studim rasti për sistemin informatik të menaxhimit të taksave”. • Në datat 17-18 Nëntor 2016, u organizua në Pitest-Rumani, Konferenca e 9-të Ndërkombëtare e Edukimit Fizik dhe Shëndetit. Gjatë konferencës u prezantuan temat si më poshtë: 1. Prof.Asc.Dr. Kujtim Kapedani –“Fleksibiliteti optimal rrit performancën teknike tek gjimnastët”. 2. Dr. Anesti Qeleshi, Msc. Arben Bozaxhiu –“Pjesëmarrja e nxënësve në aktivitetin fizik në Shqipëri”. • Në datat 25-26 Nëntor 2016, Dr. Anesti Qeleshi– Lektor FVFR mori pjesë në Konferencën I Ndërkombëtare të Shkencave Profesionale organizuar në qytetin e Durrësit, ku referoi temën: “Përmirësimi i Shëndetit me aktivitet ekstra kurrikulare në fëmijët 6-10 vjeç në Tiranë”. • Në vijim të kualifikimeve të stafit joakademik, Msc. Mirlinda GALUSHI – Kancelar i Universitetit të Sporteve të Tiranës, mori pjesë në Workshop-in “Strengthening Budget Execution”, i cili u zhvillua nga data 07-09 Dhjetor 2016 në Lubjanë, Slloveni. Pjesëmarrja në këtë aktivitet akademik ishte i rëndësishëm për kualifikimin e mëtejshëm në kuadër të mirëfunksionimit të buxhetit, ku u paraqit dhe rasti i Shqipërisë, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit të

mëtejshëm.

31


• Në Konferencën Ndërkombëtare “Rinia Sporti”, të zhvilluar në Ljubjanë të Sllovenisë, një

bienale në edicionin e saj të 8-të, mori pjesë Drejtori i IKSHS-së, Prof.As.Dr. Arben Kaçurri. Në konferencë u trajtuan temat qendrore si: 1.Rinia, Sporti dhe Shoqëria; 2. Ndyshueshmëria në Praktikë si një Ndërmjetës në mes të Zhvillimit Motor e Konjektiv: Promocioni për Sportin për të Rinjtë; 3.Identifikimi Kulturor i të Rinjve nëpërmjet Sportit; 4.Sfidat Aktuale të Fushës së Edukimit Fizik; 5.Performanca dhe Analiza e Lojës; 6.Trainimi dhe Testimi. Përveç pjesëmarrjes aktive në panel, si dhe në seksionet e konferencës, z. Kaçurri realizoi dhe kontakte me qëllim zhvillimin e projekteve të përbashkëta me kolegët dhe homolegët e tij europianë ku mund të veçohen: a. me Drejtorin e Institutit të Shkencës Sportive të Universitetit të Ljubjanës, Prof. Mojca Doupona Topič, për studimin dhe krahasimin e rezultateve të “Parametrave Fizikë e Lëvizorë të Popullatës” së dy vendeve;

b. me Drejtuesin e Departamentit të Identifikimit dhe Zhvillimit të Talenteve të Sportit, Prof. Johan Pion, të Fakultetit të Shkencës në Sport të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Arnhem, Hollandë, për mundësinë e aplikimit në Shqipëri të sistemit dhe metodologjisë së re të bazuar në teknologjitë e fundit, për “Identifikimit e Talenteve në Sport”, sistem i cili aplikohet aktualisht në Hollandë, por që nëpërmjet një projekti të përbashkët Europian, me adaptimet e nevojshme, të bëhet i mundur implementimi i tij edhe për Sistemin Sportiv Shqiptar nga IKSHS.

32


• Përfaqësues nga Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit të UST-së morën pjesë në

Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar, i cili u zhvillua në datat 08-10 Dhjetor 2016, në Arad të Rumanisë. Delegacioni referoi temat e mëposhtme: 1. Prof.Asc.Dr. Ferdinand Mara, Msc. Roland Tarja, Msc. Jorida Çobaj - “Impakti 6-mujor i

gjimnastikës aerobike në përmirësimin e VO2 max dhe kontrollit të peshës në grupet e UST-së”. 2. Prof.Asc.Dr. Ferdinand Canaj, Prof.Asc.Dr. Ferdinand Mara– “Zakonet e të ushqyerit të

shëndetshëm, obeziteti, alkooli, duhanprirja tek studentët e FVFR-së”. 3. Prof.Asc.Dr. Robert Çitozi, Prof.Asc.Dr. Spartak Bozo, Msc.Elton Spahiu - “Kontributi i

Aktivitetit Fizik në Obeziteti dhe Menaxhimin e Peshës: Koha për ndryshim”. 4. Prof.Asc.Dr. Spartak Bozo, Prof.Asc.Dr. Ferdinand Mara, Prof.ASc.Dr.Kujtim Haxholli –

“Zakonet e të Ushqyerit tek adoleshentët në Shqipëri”. 5. Msc. Elton Spahiu, Prof.Asc.Dr.Robert Çitozi, Prof.Asc.Dr. Spartak Bozo – “Impakti i

Aktivitetit Fizik në Shëndetin Mendor tek Nxënësit 11-14 vjeç”. 6. Msc. Lumtor Shkreli– “Shkenca e Menaxhimit lidhur me Procesin e të mësuarit të Sportit”.

• Në kuadër të krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit, një delegacion nga Universiteti

i Sporteve të Tiranës zhvilloi në datat 12-13 Dhjetor 2016, një takimin me përfaqësues të Akademisë “Edi-Ermes” në Milano, Itali. Qëllimi i takimi është vendosja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, fizioterapisë dhe Shkencave Sportive, duke qenë që kjo akademi ofron formim të nivelit të lartë në fushat e mësipërme. Gjithashtu dhe literatura e pasur që ajo publikon shërben në procesin mësimor-shkencor të univesitetit tonë. Delegacioni i UST-së përbëhej nga: Prof.Dr. Agron CUKA – Rektor i UST-së, Prof.Dr. Ylli ZHURDA– Zv/ Rektor për Anën Mësimore, si dhe Doc. Altin ERINDI – Lektor i Departamentit të Mjekësisë Sportive pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes.

33


LIBRA TË RINJ AKTIVITETI FIZIK DHE SHËNDETI 6

Tekst mësimor për nxënësit e klasës së gjashtë të ciklit të ulët në arsimin 9- vjeçar, me bashkëautorë lektorë të UST. I hartuar për herë të parë në bazë të programit të Edukimit Fizik të miratuar nga Ministria Arsimit dhe Sportit. Autorët: Prof.Dr.Lumturi MARKOLA, Dr.Alketa CAUSHI, MSc. Blerina MARKOLA

TESTIMI NË SPORT

Tekst i ri universitar, i cili në bazë të përvojës sonë dhe asaj ndërkombëtare jep metodat dhe format e kontrollit, për testimet dhe vlerësimet fiziko - funksionale të subjekteve që ushtrohen me aktivitet fizik e sporte dhe një ndihmesë të konsiderueshme në zhvillimin dhe kontrollin individual të nxënësve. Autorët: Prof.Dr.Lumturi MARKOLA, Dr.Enkeleida LLESHI, MSc.Keida USHTELENCA

EDUKIMI LËVIZOR “Bazat e veprimtarisë lëvizore për moshat 3-16 vjeç”.

Është një tekst i ri, origjinal, i hartuar për të gjithë studentët që ndjekin Universitetin, Institute dhe Fakultetet e Sportit, por edhe për studentët e Fakultetit Pedagogjik, me qëllim që t`u japë atyre bazat teorike e shkencore të edukimit motor lëvizor shumë të domosdoshme për lëndët e Edukimit Fizik në shkolla, veçanërisht në ato të ciklit të ulët. Autorët: Prof.Dr.Lumturi MARKOLA, Prof.Dr.Bardhyl MISJA, MSc.Blerina MARKOLA, MSc.Najada SHORE

AKTIVITETI FIZIK dhe SHËNDETI 1

Tekst mësimor për nxënësit e klasës së parë të ciklit të ulët në arsimin 9vjeçar. I hartuar për herë të pare në bazë të programit të Edukimit Fizik të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Autorët: Prof.Dr.Lumturi MARKOLA, MSc.Rigerta SELENICA (Meta). MSc. Najada QUKA (Shore)

34


FESTA E FUNDVITIT PËR FËMIJËT E PUNONJËSVE

Është tashmë një traditë që në Universitetin e Sporteve të Tiranës në prag të festave të fundvitit të organizohet një aktivitet argëtues për të gjithë fëmijët e punonjësve. Ishte pikërisht kontributi i dhënë nga një pjesë e stafit akademik dhe joakademik, me anë të të cilave u mundësua blerja e dhuratave për fëmijët. Një falenderim i veçantë shkon dhe për animatorët e shoqërisë “FESTA IME”, të cilët organizuan vërtet një festë të bukur, të mbushur me lojra argëtuese e gëzim.

FESTA E FUNDVITIT PËR STAFIN E UST-së

Për të mbyllur punën intensive të kryer gjatë gjithë vitit 2016, Rektorati i Universitetit të Sporteve të Tiranës organizoi për stafin akademik dhe atë administrativ një drekë festive për të përcjellë gjithashtu urimet për Vitin e Ri 2017

35


UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS RR. “MUHAMET GJOLLESHA”- TIRANË, SHQIPËRI TEL/FAX: + 355 4 222 66 52 WEBSITE: WWW.UST.EDU.AL

Fokus9 shqip  
Fokus9 shqip  
Advertisement