Gazeta Shekulli 1 Korrik 2011

Page 8

2

08

Shekulli E Premte 1 korrik 2011

letra e ditës Falënderim për ngushëllimet Fatmir Toçi Botues, Deputet Të dashur miq, Ju falënderoj nga zemra për ngushëllimet dhe ndjenjat e solidaritetit dhe të simpatisë së thellë që më keni përcjellë në këto ditë të vështira të ndarjes nga jeta të babait tim, Avni Toçi. Ngrohtësia dhe respekti që treguat Ju, jo vetëm ma lehtësuan dhimbjen, por edhe më bënë të përjetoj një dashuri të mrekullueshme njerëzore, për të cilën ne kemi dhe do të kemi gjithnjë nevojë. Në përpjekje për të gjetur fjalët e mirënjohjes që ndiej për të gjithë ju, më erdhi ndërmend një shprehje që populli ynë e përdor në kësi rastesh dhe që mishëron thelbin e mirësisë njerëzore: Ua shpërblefsha në të mira dhe gëzime!

240 mln që rrisnin pensionet 28% Letër e nënshkruar Klodian Lula Qeveria “SALI” e parajsës dhe e rekordit të rritjes së ekonomisë e mirëqenies “rekord në botë”, nuk ka mundur të mbajë dot premtimin e bërë në dhjetor 2010 e në mars 2011, për rritje 30% e 35% të pensioneve shqiptare. Edhe pse nuk jemi në krizë ekonomike, por në fuqizim të plotë, këto premtime butaforike e demagogjike kanë zbritur në 4% rritje. Qeveria “SALI” e ka të shkundur “thesin” BODE-FULLANI, për shkak të korrupsionit, të bllokimit të investimeve prodhuese e të riaktivizimit të burimeve të tjera strategjike prej mos shfrytëzimit e mos vënies në efiçencë, të pasurive të ekonomisë kombëtare. Shteti ka falimentuar, pushteti “SALI” e ka katandisur vendin në “zhele” financiare, duke bredhur e lypur borxhe në çdo cep të botës. Kjo rritje pensionesh, nuk do të bëhet nga të ardhurat që ka buxheti, por nga borxhet, prej të cilave qeveria “SALI”, për të “qetësuar” zemërimin popullor prej varfërisë maksimale, ka akorduar vetëm 4% financa për rritjen e pensioneve. Sipas llogarisë, për këtë rritje pensionesh në qytet e në fshat, qeveria do të “derdh” afro 40 miliardë

lekë, ose afro 5 miliardë me shumë se viti 2010. Por një llogari tjetër e bërë jashtë “letrave” të qeverisë, por që ka lidhje me punët e pista të njërit prej ish-ministrave të qeverisë e konkretisht me Lulëzim Bashën. (vjedhje zyrtare plotë 240 milion euro). Sipas kursit të këmbimit valutor, ky “mullar” me euro të vjedhura prej LULIT, rezulton 336 miliardë lekë. Nëse këto miliarda, nuk do të ishin bërë llogari bankare të dyshes SALI-LULI, por do të ishin në arkën e shtetit dhe sot do të përdoreshin për rritjen e pensioneve, sipas llogarisë, pensionet nuk do të rriteshin 4%, por me 28%.

Elitat dhe kultura e punës Pishak Zhgaba Peizazhe të Fjalës Largimi i madh pas kolapsit të Shqipërisë totalitare preku detyrimisht të gjitha elitat. Një pjesë e më të mirëve u larguan e u punësuan në vende të huaja, duke pranuar detyra të nënvleftësuara e më të ulëta se kompetencat e tyre. Për Shqipërinë e vogël, largimi i elitave ka qenë më e dëmshme se për vendet e tjera, sepse edhe koha për t’i zëvendësuar është më e gjatë. Talentet nuk krijohen vetvetiu, kanë nevojë edhe për politika ndihmëse e për humus kulturor. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se elitat ikën së bashku me atë kulturë të punës e të përkushtimit brenda të cilës ata vetë ishin përftuar. Edhe kjo kulturë e punës, që shkon përtej fitimit material, sepse lidhet me pasionin, etikën e talentin, nuk riprodhohet dot në seri, edhe pse fabrikat e panumërta të shkollave private punojnë sot me tre turne.

Si përherë, fanar ndriçues në Europë SMS (41271) Në 0692025445 Fjalimet e kryeministrit në grupin parlamentar më kujtojnë idhullin e tij Enver Hoxha. Me një ndryshim. Për krizën ekonomike në BE, Enveri shante sistemin dhe drejtuesit e shteteve, kurse Berisha për këta flet me superlativa pa kuptim. Ne, si përherë, fanar ndriçues në Europë.

Gazeta “Shekulli” eshte nje botim i “Shekulli Media Group” sh.p.k. me nipt K81324034S Adresa: ” Ismail Qemali” Nr 18, Tirane Shqiperi, Tel: +355 (0) 44300157, , info@shekulli.com.al Administratori: Endri Puka, endri.puka@shekulli.com.al Shitje & shperndare: ermir. avdaj@shekulli.com.al, Tel: +355 (0) 696070300 Reklama: reklama.shekulli@abissnet.al, reklamashekulli@hotmail.com, reklama@shekulli.com.al, Tel +355 (0) 42256994, Fax: +355 (0) 44302161 Tel: +355 (0) 692187272, Tel: +355 (0) 696065312, Tel: +355 (0) 696065313

E ardhmja e situatës politike

mendoj se

Europa nga dy "UFO" Vargje nga

Arben Duka

Analistët jetën, na kanë bombarduar, Po ju më të fortën, S’e keni dëgjuar! Dhe për gomarllëqet, Që na sjell ekrani, Mbi të tjerët shquhet, Shoku Arjan Çani! Në UFO - TV, Foli mirë e mirë: “S’na qas Europa? S’është ndonjë mynxyrë! Ke të drejtë, - tha Hoxha Dhe më i pështirë... - Ne këtu jetojmë, njëqind herë më mirë (!) - Ne nuk na pranojnë se zili na kanë, - Atje në Bruksel, Nuk kanë bukë të hanë (!) Këto i thotë Çani, Është a s’është i lënë? - Atje në Paris nuk kanë ku të flenë (!) Këto deklarata, S’janë llafe idioti, Kështu porosinë, E ka bërë i zoti: Të thonë “analistët”, Se s’na u prish gjiza, Të gjithë Europën, E ka kapur kriza! Dhe kjo gjë përkthehet, ndryshe natyrisht, Se Sala Europën, Paska lënë në bisht! Që të dy i thanë, Të zezë, të bardhës, Se do hajë Berisha, Shuplakën e radhës! Të dy shërbëtorët, Folën dhe jo pak, Për ta, mospranimi, s’është ndonjë shuplakë! Për ta s’ka ç’na duhet kjo palo Evropë, Ne jemi në majë, Ajo është në gropë (!)

Mediat e qeverisë përdorin deri në lodhje të njëjtën metodë: u flet për krimet e qeverisë, këta ndërrojnë temë e flasin si robotë për opozitën. Disa thonë që është karagjozllëk të sillesh kështu. Kurse unë mendoj se këto marifete janë të helmëta, e qelbin atmosferën, njëlloj si ato këmbët e lodhura që dalin, të nxehta si kalcone, prej atleteve të vjetra. E kanë bërë blozë. Fakti që opozita nuk ka fuqi retorike t’i spërkasë me insekticid, nuk do të thotë se këto media të qeverisë dhe këta marifetxhinj të paguar prej saj, nuk janë bërë si miza kali nga ato më të bezdisurat. Merita Rustemaj lexuese, shekulli

Asgjë nuk do të ndryshojë në procesin e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor pas suksesit të Kroacisë. Do të vazhdojmë të dëgjojmë porosi retorike se “i tërë rajoni ka të ardhme evropiane”, por realizimi i kësaj ëndrre mbetet për dhjetëvjeçarin e ardhshëm dhe për një gjeneratë tjetër politikanësh të rajonit e jo për këtë që kemi sot. Agustin Palokaj publicist

Redaksia e Gazetes "Shekulli" Adresa: Rr. Ismail Qemali Nr. 18 Tirane, Shqiperi, Tel: +355 (0) 44302981, redaksia@ shekulli.com.al Kryeredaktor: Adrian Thano, kryeredaktori@shekulli.com.al Makroeditor Vizual Erind Mati, emati@shekulli.com.al Makroeditor Thellë, Arber Zaimi, azaimi@shekulli.com.al Makroeditor Radar&Online Arlinda Gjypi, agjypi@shekulli.com.al Makroeditor Jetë, Kristi Pinderi, kpinderi@shekulli.com.al

Ankesa, Sugjerime & PR: Tel: +355 (0) 696065323, kontakt@shekulli.com.al Burime Njerezore: burimetnjerezore@shekulli.com.al

marrja e zgjedhjeve me dhunë do të jetë nënshtrimi përfundimtar i opozitës në vend dhe pas saj do të shuhen një nga një zërat kritikë, për t’ia lënë vendin një autokracie të gjatë që do të fillojë më pas të hajë edhe vetë mbështetësit e saj.

kemi nga

njëra anë, një pushtet që ka arritur një shkallë të jashtëzakonshme arrogance dhe përdhunimi të së drejtës. Nga ana tjetër kemi një opozitë të paaftë për ta përballuar. Kjo situatë do të pjellë lëvizje anarkiste të pavarura nga politika.

sondazh 13.5%

asnjë prej të dyve

55 % bamir topi

31.5 %

sali berisha

Lideri i duhur për PD Pyetjes: “Cilin shihni si liderin

e duhur të PD-së, Sali Berishën apo Bamir Topin”, i janë përgjigjur online 3072 lexues, nga të cilët 55 % janë përgjigjur BAMIR TOPI, 31.5 % janë përgjigjur SALI BERISHA dhe 13.5 % janë përgjigjur ASNJË PREJ TË DYVE Anketat e botuara në këtë kënd, janë hulumtime joshkencore që reflektojnë vetëm opinionin e pjesëmarrësve

Molla duhet ngrënë me apo pa lëkurë? i nderuar lexues!

Fjala e urtë, "një mollë në ditë mban mjekun larg" tregon se ky frutë është i shëndetshëm. Por një studim i ri tregon se një substancë kimike e përqendruar në lëkurën e mollës mund të parandalojë dobësimin e muskujve. Kjo substancë quhet “acid ursolik”. Ky acid ndihmon dy hormone që trupi i përdor për të zhvilluar muskuj. Ndaj ekzistojnë arsye për të besuar se acidi ursolik mund të parandalojë atrofinë e muskujve. Ky lloj kimikati gjendet në lëkurën e dardhës, mollës dhe disa lloj manaferrash. Acidi ursolik gjithashtu gjendet edhe në disa bimë mjekësore në Azi dhe Amerikën e Jugut, që përdoren nga mjekësia popullore për trajtimin e diabetit. Këto përfundime janë botuar në revistën "Cell Metabolizm."


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.