Page 1


Sponsor gjeneral: Sky Master Projekt Holding Sh.A

Hajdin Sejdija

Faqosja: Elidor KRUJA Redaktore: Besmira MINO Radhiti në kompjuter: Adanela ALIAJ Fotograf: Bashkim LIKA Përpunoi fotot: Eno ZHUKA Falenderojë studentët e Akademisë së Arteve, dega koreografi për realizimin e fotove: Albana DAPI Edisa EREBARA Majlajdo GALA Oltian PLAKU Xhensila VILZA


P Ë R M B A J T J E KAPITULLI I SI LINDI KËRCIMI MODERN DHE CILAT JANË RAPORTET E TIJ

1. Raporti me muzikën në kërcimin modern 2. Kërcimi modern dhe raportet e dallueshme të tij 3. Lëvizja e trupit në raport me hapësirën

13 13 15

KAPITULLI II LLOJET E KËRCIMIT MODERN

1. Contemporan dance (kërcim bashkëkohor) 2. Jazz dance (kërcim dinamik) 3. Urban dance (kërcim urban) 4. Break dance (kërcim i thyer) 5. Theatre dance (kërcim teatër) 6. Contemporan dance and postmodern dance (kërcim bashkëkohor dhe postmodern)

21 25 27 29 31 35

3


KAPITULLI III OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE METODA E KËRCIMIT MODERN

1. Objektivat e kërcimit modern sipas linjave 38 2. Metodologjia 39 KAPITULLI IV WARM-UP E KLASËS MODERNE

1. Opening stretch, plié, parallell and flat back passé coupé 2. Tendu jeté, contract and flat back 3. Rond de jambe, frappé, fondu and swing drop 4. Grand battement with swing attitude 5. Isolation (head roll, shoulder roll, hips roll and ribs roll)

43 48 52 57 58

KAPITULLI V STRETCH

1. Circular stretch 2. Internal hip rotator stretch 3. Hip rotator stretch 4. Cat stretch 5. Frontal spinal stretch

4

60 61 64 65 67


KAPITULLI VI FLOOR WORK

1. Basic floor position 73 a. Pike 73 b. Lunge 75 c. Plank 77 d. Ramp 79 2. Under arms spiral a. Ramp position with rond de jambe with one leg b. Ramp position with rond de jambe with one fan leg

81 81 83

3. Pike variation a. Pike with one leg slide b. Pike with one leg slide roll and cobra

85 85 86

4. Shoulder stall a. From 2nd to close legs to foot fall b. With one leg to foot fall c. Shoulder stall (stand) rolling down to the fish flop

87 89 89 90

5


5. Simple combination exercise on the floor 91 a. Helicopter 91 b. Arabesque penché to roll 93 6. Shoulders slide Shoulders slide with one leg switch

95 95

KAPITULLI VII LIFTS

6

1. Simple lifts a. Arabesque spiral to the floor b. Romeo and Juliet pose c. Thigh stand to the split

99 99 101 103

2. Advanced lifts a. Titanic pose b. Rrolling split c. Pinwheel d. Penché to cartwheel

105 105 107 109 111


3. Lifts for girls and boys (on double position) a. Double cartwheel b. Cartwheel fan tinsika

115 115 117

KAPITULLI VIII DISKUTIMI PËRPARA PROVIMIT

1. Veshja e kërcimit modern 2. Këpucët e kërcimit modern

121 125

Fjalorth Bibliografi

140 144

7


8 Modern dance (performance)


PARATHËNIE Ky libër është përgatitur me përkujdesje të veçantë në bazë të studimeve dhe të literaturës së gjerë botërore. Mbështetja kryesore studimore ka qenë shkolla Brodoway Center, New York. Përveç shkollës Brodoway Center, një tjetër mbështetje kanë qenë librat e kërcimit dhe të teknikës moderne të Martha Graham-it, José Limòn-it, Eric Franklin-it, Alwin Nikolais-it, Donald Mc Kayle-it, Selma Jeanne Cohen-it etj. Në mungesë të materialeve për ta njohur sa më mirë kërcimin modern, vendosa të shkruaja këtë libër, i cili përmban vlera artistike të kërcimit modern. Në këtë libër, shpalosen gjerësisht aspekte teorike dhe ato praktike. Lëvizjet bazë të kërcimit modern, përveçse janë shpjeguar nga ana praktike, janë edhe të shoqëruara me foto origjinale të krijuara vetë, që rrjedhin nga lëvizjet bazë të kërcimit modern. Termat e kërcimit modern njihen dhe përdoren në të gjithë botën në gjuhën angleze. Për të kuptuar më mirë shtjellimin e tyre do të keni mundësi të shihni fjalorthin që ndodhet në dy faqet e fundit të librit. Lënda e kërcimit modern ka për bazë t’u mësojë studentëve anën teorike dhe atë praktike. Qëllimi kryesor për të cilin vendosa ta botoj këtë libër është që studentët e Akademisë së Arteve ta njohin lëndën e kërcimit modern në linja sa më të gjera dhe të formuara. Me një konsideratë të veçantë dhe me kënaqësinë më të madhe, këtë libër nuk do ta quaj më një libër, por një “thesar”, një thesar profesional

9


modern, i cili vjen në një stil të veçantë dhe me një krijim origjinal dhe tepër modest. Falënderoj në mënyrë të veçantë familjen time, të cilët më kanë mbështetur dhe më kanë nxitur që të isha pjesë e kësaj mrekullie. Me shumë përzemërsi, i kushtoj një falënderim të veçantë profesorit tim, gjithashtu edhe artistit të popullit, Agron Aliaj, i cili me shumë dashuri dhe përkushtim më ka mbështetur gjatë gjithë viteve të eksperiencës sime artistike. Ai ishte edhe nxitësi kryesor, i cili, më shtyu për ta botuar këtë libër. Një falënderim tjetër shkon për studentët e mi, të cilët me pjesëmarrjen e tyre ndihmuan në realizimin e fotove. Gjej rastin të falënderojë atë që bëri të mundur këtë libër, bashkëshortin tim, Hajdin Sejdija, i cili me shumë dashuri dhe përkushtim ka mbështetur dëshirën time për realizimin e këtij libri. Gjithashtu, e falënderojë edhe për mbështetjen e tij në krijimtaritë e mia të mëparshme. Faleminderit o Zot që më dhe fuqinë për tu bërë pjesë e kësaj krijimtarie. “Bëni atë çfarë ndieni brenda jush, ndihuni të lirë, ecni përpara dhe bëhuni artist”. Autorja

10


KAPITULLI I SI LINDI KËRCIMI MODERN DHE CILAT JANË RAPORTET E TIJ Kërcimi, përpara se të jetë art, është jetë. Mbi të gjitha, ai ka vlerë kulturore dhe artistike. Nëpërmjet kërcimit, ne kuptojmë shumë detaje, si p.sh.: lindjen, vdekjen, gëzimin, lumturinë, martesën, dashurinë, luftën etj. Komunikimi në kërcim vjen nëpërmjet lëvizjeve, gjuhës së gjesteve, instinktit mendor dhe atij shpirtëror, të cilin, më saktë, mund ta quajmë gjuha e trupit. Është e vërtetë se kërcimi është një veprimtari fizike, por jo një veprimtari e zakonshme. Ai është një veprimtari që rrjedh nga vetvetja dhe nga dëshira për të shprehur botën e brendshme me lëvizje të ndryshme ekspresive. Në vitin 1900 u kërkua rinovimi i një forme klasike drejt një strukture të re që u quajt kërcim modern. Vlen të përmendet se kërcimi modern ka sjellë shumë risi në formën e tij strukturale nëpërmjet lëvizjeve të veçanta dhe dëshirën për të lëvizur trupin në forma të ndryshme. Me lindjen e kërcimit modern është vënë re frymëzimi i veçantë i të gjithë balerinëve dhe dëshira e përbashkët për të shprehur dhe për të formësuar drejtime të ndryshme lëvizjesh. E gjithë kjo dëshirë ka qenë për të lëvizur nga skemat e pandryshueshme dhe statike të baletit klasik. Siç

11


e thamë më lart, duke qenë se kërcimi modern lindi si një risi në raport me baletin klasik, i cili ishte shumë skematik, kërkoi ta përfaqësonte veten si një kërcim i lirë, që fillimisht praktikohej solo dhe në një mënyrë shumë provokuese. Kërcimi modern çoi menjëherë në ndryshimin e mendimit dhe nuk trajtohej si një revoltë ose rrymë kundër tradicionales. Teoritë e tij u përhapën ndërmjet viteve 1830-1870 edhe në Amerikë, falë bazës teorike të mbështetur nga koreografi francez Fransua Delsarte, Loie Fuller, Isadora Duncan, Ruth St Denis, të pasuara nga Martha Graham dhe Doris Humrey, të cilat u ekspozuan në skenat botërore, duke zhvilluar disa stile të kërcimit të lirë, që ua mësuan studentëve. Më pas mësuam që ai u quajt kërcim modern (modern dance) me skema dhe ide të reja. Megjithatë, vlen të përmendet se teoria e kërcimit modern studion edhe lëvizjet anatomike, me ndërveprimet e partnerëve gjatë ekzekutimit me muzikën. Pra, kjo është një teori shumë e gjerë, të cilën e bën në mënyrë shumë artistike. Kërcimi modern eksploron nuanca të ndryshme, ndërmjet stileve të kërcimit dhe përpiqet të përcaktojë se përse llojet e kërcimeve janë të ndryshme në llojin e tyre. Pra, se çfarë duan të thonë këto ndryshime në brendësinë e tyre, ç’domethënie ka muzika që i shoqëron këto kërcime të ndryshme dhe kultura nga ato vijnë. Kërcimi modern kërkon gjithmonë që trupi të jetë magjistar, të përcjellë bukurinë dhe origjinalitetin e natyrës nëpërmjet formave dhe lëvizjeve të tij. Pra, mund të bëhet një analogji: muzika luhet nëpërmjet instrumentit, ndërsa baleti ka si instrument trupin. Kërcimi modern është një kuptim shpirtëror i lidhjes individuale me harmoninë. Të lëvizësh me ndjesinë e frymëmarrjes gjatë një ekzekutimi sjell një ndjenjë të lirë harmonie.

12


1. Raporti me muzikën në kërcimin modern Kërcimi modern nuk ndjek domosdoshmërish ritmin e muzikës, siç ndodh me baletin klasik. Në disa raste, ne vëmë re që muzika mungon, ndërkohë që balerini kërcen. Kjo nuk do të thotë që ne kërcejmë pa ritëm muzikor. Ne ndjekim ritmin tonë të brendshëm, ndërkohë që muzikën e lëmë përpara ose pas. Në disa raste, koreografia në kërcimin modern mund të kundërveprojë me muzikën, ndërsa ndonjëherë nuk mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Në kërcimin modern muzika nuk na kushtëzon asnjëherë koreografinë që ne kemi menduar. Ne mund të kemi në mënyrë absolute koreografi moderne të shoqëruar nga një muzikë klasike. Duhet përmendur fakti që nuk është gabim n.q.s., ne ekzekutojmë lëvizje moderne në një muzikë klasike, jazz, kontemporane etj. Është e rëndësishme që në performancën tonë të përcjellim emocion dhe përputhje me raportin muzikor.

2. Kërcimi modern dhe karakteret e dallueshme të tij Me termin modern kuptojmë saktësisht faktin kundërshtues me klasiken. Kërcimi modern refuzon përdorimin jonatyral të trupit, gjithashtu edhe gjashtë pozicionet e këmbëve dhe të krahëve, siç janë të fiksuara në atë të klasikes. Përkundrazi, kërcimet moderne karakterizohen nga lëvizje dhe gjeste që shprehin personalitet dhe zënë një pjesë të madhe të natyralitetit. Duhet theksuar se në kërcimin modern nuk duhet të kemi kostume të rënduara, ndërsa skenografia duhet të jetë më tepër njëngjyrëshe ose me pak elemente dhe objekte përreth. Figura e kërcimtarit dhe lëvizjet e tij ngjajnë

13


14 Modern dance (performance)


shpesh me skenën ku debuton. Në disa raste, vëmë re që një koreograf mund të jetë edhe balerin, edhe skenarist, edhe kostumier, edhe drejtor i ndriçimit. Kjo ndodh në kërcimin modern, ndërkohë që mund ta quajmë një gjuhë të kodifikuar, siç mund të ndodhë edhe në rastin e baletit klasik. Edhe lëvizjet e baletit modern kanë një “gramatikë” precize. Teknika e Graham-it nuk është aspak një kërcim “i lirë”. I njëjti diskutim vlen edhe për teknikën e Cunhingham-it, të Horton-it, të Limòn-it etj. Një nga specifikat e veçanta që duhet përmendur është se në kërcimin modern, pjesën më të madhe që ndiejmë gjatë kërcimit, është momenti kur ekzekutojmë një koreografi ose performancë zbathur. Ky moment na jep emocione pafund dhe na bën të ndiejmë shumë fort kontaktin që kemi me trupin dhe kërcimin e lirë. Të jesh i lirë do të thotë të kërcesh pa komplekse dhe të kërcesh kërcimin modern.

3. Lëvizja e trupit në raport me hapësirën Në kërcimin modern trupi lëviz në bazë të rregullave të reja teknike dhe ekspresive. Në të vërtetë, te balerinët klasikë vëmë re që kanë një raport të madh me hapësirën, sepse ata debutojnë përpara publikut. Mirëpo në baletin klasik, pozicioni është i drejtë dhe publikut i tregohet gjithmonë pjesa e përparme ose pak shpatullat, ndërsa në kërcimin modern balerinët zënë gjithë hapësirën teatrale dhe mund t’i tregojnë edhe shpinën publikut. Pozicioni i bustit në raport me këmbët mund të variojë: balerinët mund edhe të shtrihen në dysheme dhe janë të lirë të performojnë çdo lloj ushtrimi pa kufizime. Në baletin modern ndryshe nga ai klasik, shikojmë që vendosja e peshës së trupit është parimi bazë i lëvizjes, ndërsa raporti me tokën është privilegjues. Raport me hapësirën nënkuptojmë kërcim në mënyrë të hapur, me raport lëvizjesh në mes.

15


16 Modern dance (performance)


KAPITULLI II LLOJET E KËRCIMIT MODERN Në llojet e kërcimit modern kuptojmë disa ndarje konceptesh të të kërcyerit. Këto koncepte të ndihmojnë dhe të mësojnë në dallimin e llojeve të kërcimeve, si p.sh.: jazz, kontemporan, kërcim modern etj. Të gjitha këto lloje kërcimesh kanë origjinë të përbashkët, pavarësisht nga niveli i ndarjeve të kategorive të lëvizjeve. Në llojin e kërcimit modern, lëvizjet ndahen në tre kategori: shpejtësi, drejtim dhe forcë. Kemi shpejtësi kundër ngadalësisë, kemi drejtim dhe kundër jo drejt, kemi forcë kundër butësisht, direkt kundër jodirekt, d.m.th., që ndiqet gjithmonë një orbitë e caktuar, por kjo orbitë mund të jetë edhe një kthesë ose një vijë e drejtë. Orbita përcaktohet dhe përshkruhet si lëvizje e trupit sikur të jetë një rrugë gjarpëruese me kthesa ose rrugë e drejtë. Me fort kundër butësisht, kuptojmë se si publiku percepton forcën dhe vrullin e lëvizjes suaj. Lëvizjet e forta japin një perceptim krejt ndryshe, ato janë të lidhura me tokën dhe të japin idenë sikur e shtyjnë atë. Në lëvizjet e forta vihet re që balerini shpërthen, hidhet, kërcen dhe rrit nivelin e kërcimit në mënyrë të dukshme. Kjo veti vihet re më mirë në kërcimin jazz, i cili e përcjell në mënyrë të dukshme këtë imazh të fortësisë. Mirëpo duhet të kuptojmë që balerini klasik meqenëse bën lëvizje

17


18 Modern dance (performance)


19 Jazz dance (performance)


të buta nuk do të thotë se është i fortë ose nuk zotëron forcë, ose në të kundërt një kërcimtar i jazz-it z nuk ka delikatesë ose butësi, nuk do të thotë se s’ka delikatesën dhe linjat që mund të ketë një balerin klasik. Kjo ka të bëjë më tepër me faktin që domosdoshmërisht të përcillet imazhi dhe emocioni në performancë. Në llojet e kërcimit modern kemi këto ndarje: kërcim kontemporan (bashkëkohor), kërcim jazz (jazz dance), kërcim urban (urban dance), kërcim i thyer (break dance), kërcim teatër (theatre dance), kërcim kontemporan dhe postmodern (contemporan dance dhe postmodern dance) etj. Këto lloj kërcimesh kanë veçoritë dhe karakteristikat e tyre të veçanta. Secili prej këtyre kërcimesh transmeton origjinën e tij, ndërkohë dhe zhvillimin e tyre emocional. Por nuk duhet harruar fakti se pavarësisht nga veçoritë ose llojet që i karakterizojnë, origjina e tyre mbetet “kërcimi modern”.

20


1. Contemporan dance Fjala kontemporan do të thotë “bashkë me kohën”. Kërcimi kontemporan i korrespondon shoqërisë dhe kulturës, e cila i korrespondon kohës në vazhdim që është e lokalizuar, duhet të ndryshojë dhe të zhvillohet bashkë me ndryshimet që ndodhin në kohë. Kërcimi kontemporan nuk është vetëm art që mund të mbijetojë brenda kufijve. Me kërcimin kontemporan jemi të lirë të krijojmë në shumë lloje trajtash që nxjerrin mënyrën e tyre të lëvizjeve, duke eksperimentuar në vazhdimësi. Ky lloj kërcimi na jep mundësinë që të ruajmë atë që është e duhur për t’u ruajtur dhe për të nxjerrë në pah atë që është e nevojshme. Baleti bashkëkohor bën gjithmonë eksperimente dhe është gjithnjë në kërkim të një trupi tjetër nga ai i përditshmi dhe nga ai që është idealizuar nga baleti klasik akademik, d.m.th., baleti kontemporan është edhe një trup teknologjik, edhe një trup kompjuterik. Trupi i tij mund të jetë çdo gjë, gjest, lëvizje, linjë trupore, lëvizje e krahëve dhe lëvizje e duarve. Ky lloj kërcimi krijon hapësira gjeometrike në ajër dhe në tokë. Në kërcimin kontemporan vëmë re një emocion të vazhdueshëm dhe dëshirën e trupave që takohen, por njëkohësisht shprehin dashuri dhe gëzim në të jetuarin e lëvizjeve. Baleti bashkëkohor ndjek një revolucion të përbashkët me baletin modern, por me risi të tjera në shprehinë e trupit që ndonjëherë përfshihet edhe në cikël tekstesh, duke kaluar nga baleti klasik, kërcim modern, kërcim bashkëkohor dhe kërcim teatër, të cilat, të gjitha bashkë na transmetojnë tejkalim të gjinive dhe të formave artistike. Kërcimi kontemporan ka lindur në Evropë dhe SHBA pas Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë, ai eksploron dhe ndjek gjithmonë gjurmët e kërcimit modern.

21


22

Contemporan dance (performance)


23

Contemporan dance (performance)


Përveç thyerjes së plotë paralel që mund ta quajmë (thyerje e plotë ose e madhe), më pas për ta kompletuar nxehjen dhe për të pasur muskuj të përgatitur mirë për një performancë më prapa, vijojmë me flat back, që do të thotë (shtrirje e sheshtë e shpinës ose shtrirje e pjesës prapa kurrizore).Të dyja këto lloje ushtrimesh shoqërohen mee demi-plié (gjysmëuljeje) dhe grand- pliéé (ulje e madhe). Ndërkohë, në rastin konkret vëmë re se në flat backk kemi një kontakt të veçantë me duart, të cilat bashkohen dhe formojnë një vijë paralele, pikërisht në vijë të drejtë me trupin dhe kokën. Nëse, shohim fotot më poshtë do të dallojmë ndryshimin e flat backk nga parallell. Në flat back, po ashtu si edhe në pozicionin paralel, duhet të ndiesh patjetër stretchh në pjesën e prapme të këmbëve. Në këto sërë kombinimesh ushtrimesh, kemi edhe termin coupe-passé, é e cila gjithashtu përdoret si ushtrim lidhës i ushtrimeve të tjera. Për të ekzekutuar këtë lloj ushtrimi qëndrojmë në pozicionin VI dhe me trupin drejt. Ndërkohë që e vendosim këmbën e djathtë coupéé (ndarje ose ndërprerje), që do të thotë, se pasi kemi bërë një ndarje te kyçi i këmbës së majtë (këmba mbështetëse), shoqërojmë më lart këmbën e djathtë, duke e çuar në passé, é që do të thotë (shoqëroj ose kaloj). Duhet pasur parasysh se ky ushtrim në klasën moderne, funksionon me kofshë të mbyllura në të dyja rastet edhe në coupé, é edhe në passé, ndërkohë që kur këmba qëndron passé me kofshë të mbyllur, në momentin e tretë e hapin duke krijuar një kënd të rrëzëz së kofshës. Njëkohësisht, ky lloj ushtrimi, shërben për të dyja këmbët. Për ta mbyllur këtë ushtrim ndjekim linjën duke mbyllur kofshën përsëri, ndërkohë që kalojmë në coupé po me kofshë të mbyllur duke përfunduar kështu në pozicionin e VI. Ky lloj ushtrimi bën të lehtë vetëqëndrimin dhe është një lloj ushtrimi i ndërmjetëm, i cili të përgatit për një hap të mëtejshëm. Pra, siç mund ta keni kuptuar, në nxehje shpjeguam dhe tri lëvizjet e para, të cilat shërbejnë kryesisht për një fillim të mbarë të një klase. Tashmë, duke u njohur me këto lëvizje dhe duke mësuar plotësisht kuptimin e tyre, ne mund të krijojmë dhe të koordinojmë një klasë moderne sipas hapave.

45


Plié

1. Plié - pozicioni I

2. Plié - pozicioni II

4. Grand - plié - pozicioni IV

3. Grand - plié - pozicioni I

5. Grand - plié dhe plié - pozicioni V

Parallell

1. Pozicioni VI

46

2. Pozicioni VI

3. Pozicioni VI


Flat back

1. Pozicioni VI (pozicion fillestar)

2. Pozicioni VI (flat-back)

3. Pozicioni VI

4. Grand - plié flat back Pozicioni VI

Coupé passé

1. Pozicioni VI (pozicion fillestar)

4. Pozicioni VI (passé e hapur)

2. Pozicioni VI (coupé e mbyllur)

5. Pozicioni VI (passé e mbyllur)

6. Pozicioni VI (coupé e mbyllur)

3. Pozicioni VI (passé e mbylur)

7. Pozicioni VI (kthehemi në pozicionin fillestar)

47


2. Tendu jeté, contract and flat back Siç e përmendëm edhe më lart, nxehjen e kemi në vazhdimësi, edhe me ushtrime të tjera. Pasi kemi bërë openingg - stretch, plié, parallell, flat - back, coupé passé, é tashmë mund ta vazhdojmë klasën moderne me tendu. Tendu do të thotë “tendosje”, të tendosësh në mënyrë të shtrirë dhe korrekte muskujt, trupin dhe këmbët, së bashku me majat e gishtërinjve. Unë, personalisht në klasën e kërcimit modern, e kam vendosur tendu, ashtu siç është në klasën e kërcimit klasik, pa ndryshuar dhe pa vendosur forma të tjera moderne. Këtë e kam bërë për faktin se ne mund të gjejmë të përmbledhur edhe mënyrën e kërcimit klasik të klasifikuar në klasë moderne. Po ashtu, edhe jetéé që do të thotë “të hedhësh”, e kam krijuar në të njëjtën formë. Pasi kemi ushtruar këto ushtrime, në fund është shumë e domosdoshme që t’i shoqërojmë me contractt që do të thotë “tkurrje”. Tkurrja shërben ndërkohë edhe për relaksimin e muskujve, njëkohësisht edhe për të pasur një frymëmarrje më të mirë dhe më të lehtë në vazhdim. Të tkurresh pasi kemi kryer disa ushtrime do të thotë të kontraktosh muskujt e barkut. Ushtrimet tendu dhe jetéé janë perceptuar si në klasën klasike, por ndryshimi i vetëm është se pozicionet e këmbëve nuk janë të vendosura si në baletin klasik, d.m.th. të kthyera, por janë të vendosura në pozicionet e këmbëve të kërcimit modern dhe herë pas here ato marrin trajta të ndryshme në linjat me stretch. Për ta kuptuar më mirë këtë lloj ushtrimi le të shohim fotot e mëposhtme. Vëmë re se pasi kemi kryer contractt (tkurrje ose kontraktim), është e domosdoshme të vijojmë me lëvizjen ose ushtrimin tjetër që është flat back.

48


Me flat backk kuptojmë lëvizje të thjeshtë ose lëvizje të shtrirë prapa. Kjo lloj lëvizjeje shërben zakonisht për relaksimin e krahëve, si edhe të shpinës. Flat back ka dy pozicione ekzekutimi: 1. Në pozicionin e parë trupi shkon në drejtimin e një gjysmëuljeje (si gjysmë port de bras), s ndërsa krahët prapa në nivel të drejtë me trupin dhe pothuajse të puthitur me këmbët. Kujdes. Krahët nuk e kalojnë nivelin e shpinës, d.m.th., tendencën për lart. 2. Në pozicionin e dytë, nga pozicioni i parë kalojmë jashtë dhe bëjmë një rrotullim të plotë për të arritur pozicionin e dytë, i cili përfundon me të dyja duart lart, me pëllëmbët të kthyera nga brenda vetes, ndërsa pjesa e shpinës gjysmë e thyer nga jashtë. Duhet të kemi parasysh se gjatë ekzekutimit të këtij ushtrimi, gjunjët janë të kthyer në pozicionin e parë, ndërsa në pozicionin e dytë ata ngrihen dhe përfundojnë të shtrirë. Shikoni fotot. Tendu jeté, é flat backk dhe contractt i kam renditur si pjesën e tretë të nxehjes.

49


Tendu

1. Tendu - Pozicioni VI

2. Tendu - Pozicioni VI

3. Tendu - Pozicioni VI (tendu stretch)

4. Tendu - Pozicioni VI

Jeté

50

1. Jeté - Pozicioni VI


Contract

Flat back

1. Pozicioni II - flat back (me duart lart me rrotulllim)

3. Pozicioni II - flat back (me plié)

2. Pozicioni II - flat back (me duart përpara në plié)

4. Pozicioni II - flat back (me duart sipër port de bras)

51


3. Rond de jambe, frappé fondu and swing drop Rond de jambee do të thotë “rreth i këmbës”. Ky ushtrim zë një vend të veçantë në klasën moderne. Gjatë ekzekutimit të rond de jambee pozicionin e këmbëve nuk e kemi të kthyer si në atë klasik, po këtu jemi në pozicionin e VI ose pak më të hapur. Gjatë kohës që jemi duke ekzekutuar ushtrimin, duhet të kemi parasysh që kemi edhe këto variante për të plotësuar këtë lëvizje: en arrieréé dhe en avantt që do të thotë (përpara ose parç) ç dhe (prapa ose mbrapsht) t edhe en l‘airr që do të thotë “në ajër”. En l’airr mund ta përdorim në dy forma: En l’airr në 450 dhe en l’airr në 900. Në klasën time moderne e kam konceptuar rond de jambee që kur e ushtrojmë nga përpara të ushtrohet në tokë, kurse kur e fillojmë ushtrimin nga prapa të përdoret në en l’air në 450. Ndryshimi i rond de jambee në kërcimin modern vihet re kur e ushtrojmë ushtrimin nga prapa, sepse aty do të vëmë re që gjatë rrethit që bën këmba, majat e gishtave të këmbës bëjnë tërheqje për lart gjithashtu dhe thembra. Kjo lloj mënyre shërben për të kultivuar muskujt dhe për t’i edukuar ata, në mënyrë që të ndiejnë njëkohësisht shtrirje të plotë edhe tërheqje. Duke vepruar në këtë mënyrë, nxehja e klasës moderne bëhet edhe më e plotë. Pasi kemi mbaruar rond de jambee me të dyja këmbët, njërën në tokë dhe tjetrën në ajër, mund të kalojmë shumë lehtë në ushtrimin vijues, i cili quhet fondu. Fondu do të thotë “shkrirje”. Në momentin që ne ushtrojmë fondu, e shoqërojmë me një frymëmarrje në 450 në ajër, për ta shoqëruar më pas me plié. é Pasi kemi bërë këtë lloj procedure, në momentin që ngrihemi nga plié, é ndryshe nga klasa klasike, në klasën moderne fondu e shoqërojmë me një ngritje me thembrën lart (stretch), duke vepruar kryq përpara, anash prapa në fondu, të njëjtën gjë e kemi dhe mbrapsht. Por gjithmonë duhet të kemi parasysh që ngritja e fondu nga pliés

52


gjithmonë bëhet me stretch. Pas fondu vijojmë me ushtrimin tjetër që është frappé. Frappéé do të thotë “të godasësh”. Ashtu si edhe ushtrimet e tjera në klasën moderne, edhe frappéé ka një vend të rëndësishëm për të plotësuar ushtrimin e radhës. Frappéé është e vendosur në dy variante: goditje dhe shtrirë dhe goditje dhe stretch. Ushtrimi është i ndërtuar kryq, ashtu si edhe ushtrimet e tjera të përmendura më lart. Kur ekzekutohet mbrapsht e shohim në versionin në ajër në 450 dhe stretch. Ndryshe nga klasa e baletit klasik, klasa moderne ka të drejtën të krijojë ose të formojë tri ushtrime bashkë në një muzikë të vetme. Për të pasur një rond de jambe fondu dhe frappéé plotësisht të formuar, nuk duhet të mungojnë absolutisht lëvizjet me contractt dhe lëvizjet relaksuese më pas, të cilat reagojnë dhe çlirojnë muskujt e mbledhur. Swing drop Swing drop do të thotë “lëkundje ose rëniet dhe lëkundjet e trupit”. Po ashtu edhe ky ushtrim është një nga ushtrimet që vë në funksion relaksimin. Në njëfarë mënyre, pas ushtrimeve të tendosura dhe të shtrira marrim një swing drop, i cili bën të mundur relaksimin e gjithë trupit në mënyrë të menjëhershme. Swing drop ka tri lloj përdorimesh. Atë mund ta përdorim në fillim të një ushtrimi që të relaksohesh dhe të vësh në përdorim frymëmarrjen, forma e dytë është që ta përdorim në mes të një ushtrimi për të krijuar pak pushim, ose në formën e tretë, pasi kemi bërë një ndërprerje nga ushtrimet, bën një relaksim me swing drop. Që t’i keni më të qarta këto ushtrime shikoni fotot. Pasi kemi kryer të gjitha ushtrimet e mëparshme në nxehje, ushtrimin përmbyllës të klasës pa llogaritur stretchh në fund, e përmbyllim me grand battement, swing attitude.

53


Rond de jambe

1. Pozicioni VI (rond de jambe en avant)

4. Pozicioni VI (rond de jambe stretch en l’air 450 anash)

54

2. Pozicioni VI (rond de jambe anash duke u rrotulluar)

3. Pozicioni VI (rond de jambe stretch en l’air 450)

5. Pozicioni VI (rond de jambe stretch en l’air 450 en arrieré)


Fondu

1. Pozicioni VI (fondu stretch)

Frappé

1. Pozicioni VI (frappé)

2. Pozicioni VI (fondu)

2. Pozicioni VI (frappé stretch)

Swing drop

1. Pozicioni II (swing drop)

2. Pozicioni II (swing drop)

55


Grand battement swing attitude

1. Pozicioni VI (swing atittude en avant)

2. Pozicioni VI (swing atittude en arrierĂŠ)

56


4. Grand battement swing attitude Grand battement swing attitudee nënkupton “hedhje e madhe e këmbës me lëkundje përpara dhe prapa në pozën attitude”, duke kaluar gjithmonë nga pozicioni i gjashtë. Ky ushtrim shërben më shumë për fleksibilitetin e muskujve, në mënyrë që ata të relaksohen dhe të fitojnë energji, ndërkohë që këmba hidhet dhe ulet përpara dhe prapa. Ky lloj ushtrimi nis në diagonal, duke hedhur këmbët njëra pas tjetrës, ndërkohë që mund ta kemi edhe në variantin grand battement. Të gjitha këto lloj ushtrimesh që bëjnë pjesë në nxehje, ekzekutohen dhe janë perceptuar të bëhen në mesin e sallës. Ndryshe nga baleti klasik, klasa e kërcimit modern e ushtron nxehjen e saj menjëherë në mes të sallës. Pra, nuk është e nevojshme që të ushtrohemi njëherë në levë (barre), dhe më pas në mes të sallës. Në klasën moderne duhet të kemi parasysh se të gjitha ushtrimet duhet të ekzekutohen zbathur, pa papuçe dhe pa këpucë kërcimi. Pasi të kemi mbaruar nxehjen, në performancat që do të vijnë në vazhdim, mund të veshim këpucë të ndryshme sipas llojeve të ndryshme të kërcimeve në vijim. Për të pasur një klasë sa më të formuar dhe të koordinuar plot plastikë e dinamizëm, duhet të kushtojmë kujdes të veçantë në krijimin e lëvizjeve me njëra–tjetrën, pra, në mënyrën se si i vendosim ato. Gjithashtu, një kujdes të veçantë duhet t’i japim muzikës për sa i përket zgjedhjes së saj dhe dinamikës që do të ketë. Ajo duhet të jetë muzikë instrumentale, brenda trajtave të kufizuara moderne. Pjesën më të rëndësishme në nxehje e zë muzika që shoqëron klasën. Ajo nuk duhet të jetë e vakët dhe e zbehtë, pasi do të ishte një sforcim dhe stërmundim i madh për studentët, të cilët gjatë ekzekutimit kanë lodhje fizike dhe ekzekutimi i lëvizjeve nën shoqërinë e

57


një muzike të papërshtatshme do të ishte tepër e lodhshme për ta. Sipas mendimit tim, këto këshilla duhen marrë parasysh, nëse e bëni këtë do të arrini rezultate shumë të mira dhe do ta keni më të lehtë për të arritur qëllimin tuaj. Ky libër shtjellon me imtësi vetëm lëvizjet bazë të kërcimit modern pa hyrë në thellësi të hulumtimit të gjerë të lëvizjeve të tjera.

5. Isolation (head roll, shoulder roll, hips roll, and ribs roll) Isolation do të thotë “izolim i muskujve ose i lëvizjeve të veçuara”.

Izolimi është një teknikë në bazë të së cilës e gjithë puna fokusohet në një muskul individ, pra, pa grupe të tjera muskujsh të mesëm. Izolimi i veçon muskujt e trupit tonë nga njëri-tjetri dhe merret me to në mënyrë të veçantë, duke përfshirë edhe ndihmën për t’ju dhënë forma të arrira profesionale. Në krahasim me një ushtrim bazë, një ushtrim izolimi thekson një grup të vetëm të muskujve (ose ndonjëherë një pjesë të vetme të një muskuli të vetëm). Ka dy lloj ushtrimesh kryesore: 1. Ushtrimet komplekse që përfshijnë përdorimin e grupeve të muskujve të shumtë. 2. Izolimi, i cili përfshin përdorimin e grupit të muskujve individualë. Izolimi ndan çdo lëvizje të vetme të trupit. Në mënyrë korrekte, izolimi vendoset në fund të një nxehjeje, pra, pasi të keni mbaruar me nxehjet mund të vazhdoni me izolimet e trupit dhe më pas ta mbyllni me stretchh (floor work). Në izolimet e trupit kemi izolimet e kokës, izolimet e shpatullave, rrotullimet e vitheve dhe rrotullimet e belit ose te pjesa e brinjëve. Ndërkohë që bëjmë rrotullimet e secilës prej këtyre pjesëve të trupit, do të vini re që muskujt tuaj të tkurrur do të gjallërohen

58


në mënyrë të veçantë nga njëri-tjetri dhe njëkohësisht do të relaksohen. Për të pasur një izolim të mirëfilltë të trupit tonë, ushtrimet duhen përsëritur për secilën pjesë të trupit. Rrotulloni kokën katër herë nga jashtë, pastaj rrotulloni shpatullat dhe kaloni më pas te pjesa e belit, për të përfunduar së rrotulluari te vithet. Pasi t’i keni kryer këto rrotullime nga katër herë për secilën, do të vazhdoni të kryeni rrotullimet po katër herë, por kësaj radhe nga brenda dhe duke filluar në fillim nga vithet. Vazhdoni të bëni këtë ushtrim pesë herë radhazi dhe më pas relaksohuni me trupin e përkulur poshtë. Pasi të jeni relaksuar do ta ndieni trupin tepër të lirë. Një izolim i mirë jep rezultate të mira.

59


KAPITULLI V STRETCH 1. Circular stretch Pasi kemi mbaruar me opening sretch kalojmë në ushtrimin vijues circular stretch (shtrirje dhe tërheqje në linja rrotulluese rrethore të trupit) ky lloj stretch-i e bën në mënyrë shumë efikase dhe të drejtpërdrejtë tërheqjen dhe njëkohësisht shtrirjen e muskujve të pjesës së prapme të kofshëve. Gjithashtu, ky lloj stretch-i shërben për forcimin e muskujve të shpinës dhe për forcimin e shpatullave dhe krahëve. Kjo lëvizje ushtrohet në gjashtë pika kryesore, të cilat prekin gjithashtu gjashtë pika kyçe të trupit tonë. Në pikën e parë të ushtrimit qëndroni me dy duart anash, pastaj kaloni ngadalë dorën e djathtë poshtë në pozicionin fillestar dhe dorën e majtë kalojeni sipër kokës suaj. Ndërkohë ju keni krijuar linjën e parë, duke u thyer në maksimum dhe duke prekur pikën kryesore të muskujve anësorë, më pas dorën që keni sipër kokës kalojeni nga përpara, ndërsa dorën tjetër kalojeni prapa jush dhe do të shikoni linjën e dytë që është krijuar në diagonal. Në këtë linjë shpina qëndron në një shtrirje të sheshtë dhe të drejtë ndërkohë që dhe krahët janë plotësisht të shtrirë dhe të tërhequr. Pasi kemi kryer pozicionin diagonal kalojmë në pozicionin e tretë, i cili është me shpinë gjysmë të ulur me dy duart anash në linjë të drejtë me njëra-tjetrën. Këtu duhet të keni kujdes, sepse shpina nuk duhet të krijojë linja harkore, gjithashtu edhe

60


kalimi nga ky pozicion në pozicionin po të njëjtë në diagonal nga ana tjetër. Po me të njëjtën shtrirje kryejmë të njëjtën lëvizje në linjë rrotulluese dhe rrethore të trupit derisa arrijmë në pozicionin fillestar. Duhet pasur parasysh se circular stretchh e kemi në dy lloj variantesh: (circular stretchh në tokë dhe circular stretchh të ngritur nga toka) në rastin konkret kemi circular stretchh të ngritur nga toka. Kujdes kur te kryeni këtë lloj stretch-i, shpina juaj duhet të qëndrojë në linjë të drejtë dhe të sheshtë pa krijuar deformime, derisa të përfundoni të gjitha pikat me rrotullim të këtij stretch-i, kështu do të kryeni një circular stretchh të saktë. Shikoni fotot.

2. Internal hip rotator stretch Internal hip rotator stretch h do të thotë “tërheqje e brendshme e vitheve në linja të rrumbullakosura”. Ky lloj stretch-i përdoret pasi keni mbaruar një klasë kërcimi modern ose jazz, kontemporan etj. Me internal hip rotator stretchh kuptojmë tërheqje të brendshme të muskujve, duarve, këmbëve, qafës etj. Zakonisht, ky lloj stretch-i bëhet në tokë, ku përmblidhet edhe në ushtrimet floor work. Internal hip rotator stretchh liron dhe relakson muskujt, të cilët kanë akumuluar lodhje gjatë kohës së ekzekutimit të lëvizjeve. Duart duhet të jenë në funksion me njëra-tjetrën, për ta bërë më të qartë këtë po marrim një shembull: njëra prej duarve vendoset poshtë pjesës së kofshës dhe e dyta sipër pjesës së saj dhe në këtë mënyrë bëjnë rrotullimin e kofshës njëherë nga jashtë dhe njëherë nga brenda, duke ndier shtrirje dhe tërheqje të brendshme të muskujve të kofshës dhe të vitheve. Kujdes. Duart nuk lëvizin të dyja në të njëjtën kohë. Për të kuptuar më mirë shihni fotot.

61


Circular stretch

1. Pozicioni II fillestar (circular stretch përballë)

3. Pozicioni II (circular stretch diagonalë)

5. Pozicioni II (circular stretch diagonalë)

62

6. Pozicioni II (circular stretch thyerje anash)

2. Pozicioni II (circular stretch thyerje anash)

4. Pozicioni II (circular stretch drejt me kuriz të sheshtë)

7. Përfundojmë në pozicionin fillestar


Internal hip rotator stretch

Pozicioni I (internal hip rotator stretch)

Pozicioni II (internal hip rotator stretch)

Hip rotator stretch

Pozicioni I (hip rotator stretch)

Pozicioni II (hip rotator stretch)

63


3. Hip rotator stretch Hip rotator stretch do të thotë “tërheqje e vitheve duke u rrotulluar”. Edhe ky lloj stretch-i është një nga ushtrimet e tokës dhe ushtrohet gjithmonë pasi kemi përfunduar një nxehje. Ndërkohë që jemi duke bërë tërheqje të muskujve ose rotator stretch, duhet pasur parasysh se edhe këtu pa ndihmën e duarve nuk mund të bëjmë një tërheqje të rrotulluar ose tërheqje me rrotullim nga duart. Ndërsa ekzekutojmë rrotullimin me duart në kontakt me kofshët dhe këmbët, njëkohësisht realizojmë edhe tërheqjen edhe rrotullimin nga njëra dorë në tjetrën. Pasi kemi përfunduar këtë procedurë, mund të themi se kemi kryer ushtrimin hip rotator stretch. Në stretch hip rotatorr jemi në një pozicion të shtrirë në tokë, ku pjesa e brendshme e muskujve të barkut është e puthitur me dyshemenë, kurse shpina sheh për lart. Pozicioni në të cilin do të vendoseni është “stili bretkosë”, dy gjunjët e kofshëve qëndrojnë të hapur nga jashtë, ndërsa pjesa e poshtme e këmbës lëviz duke u ngritur nga lart, duke peshuar peshën e saj nga njëra këmbë te tjetra. Ndërkohë që bëjmë këtë lëvizje dora e djathtë shtyn muskujt e kofshës dhe aty do të shohim që kjo lëvizje mundëson, ose ndikon në rrumbullakimin e muskujve të kofshës, ndërkohë liron dhe pjesën e vitheve dhe të rrëzave të kofshëve. Për këtë arsye e kemi quajtur këtë lloj stretch-i “shtrirje ose tërheqje në funksionin e rrumbullakosjes”. Shikoni fotot.

64


vendoset krahu i djathtë i djalit te beli i vajzës, krahu duhet vendosur jashtë belit dhe jo nga brenda. Cartwheel fan tinsikaa në orët e para të mësimit bëhet me ndihmën e duarve nga ana e vajzës dhe më pas ajo nuk duhet t’i vendosi më duart, por duhet të rrotullohet pa to. Në fotot më poshtë keni të ekzekutuar Cartwheel fan tinsikaa me ndihmën e duarve të vajzës (orët e para bazë). Këshillë: Pasi të keni mësuar hap pas hapi lëvizjet bazë të ushtrimeve të tokës, gjithashtu dhe lëvizjet bazë me variacione do të kaloni shumë lehtë te ngritjet. Ngritjet janë ato lëvizje, të cilat ndërthurin të gjitha lëvizjet në vazhdim. E ndjeni veten të kompletuar? Tani jeni gati për të krijuar performanca dhe koreografi të llojeve të ndryshme të kërcimit modern.

118


KAPITULLI VIII DISKUTIMI PËRPARA PROVIMIT Përpara provimit ndihemi gjithmonë të emocionuar, të ngarkuar, ndonjëherë edhe të pasigurt. Kjo ndodh, sepse në të njëjtën kohë duam t’i mendojmë të gjitha gjërat, të cilat duhet të realizojmë. Është mëse normale që përpara një provimi të ndihemi kështu. Për të pasur një siguri më të plotë dhe për të qenë më të kthjellët, duhet të bëjmë një përsëritje të klasës dhe të performancave që kemi për të treguar. Përveç kësaj, duhet të kujdesemi për imazhin ose lukun tonë, si dhe për veshjen e kërcimit modern. Imazhi na ndihmon për të pasur një ndjesi të mirë brenda vetes gjatë kohës që ekzekutojmë; të njëjtin rol luan edhe veshja. Një veshje kërcimi e bukur, e re dhe e lirshme do të na bënte të ndiheshim të kënaqur dhe do të na ngjallte dëshirën për të kërcyer. Për të shmangur emocionet dhe ethet e tepërta të provimit, një bisedë me pedagogun tuaj, do të ishte një ide shumë efikase. Është bukur që për një gjë për të cilën nuk ndiheni të sigurt të diskutoni me pedagogun, pedagogen ose mësuesen tuaj. Ata do t’ju falin siguri, dhe gjithashtu do t’ju shpjegojnë edhe njëherë lëvizjet, për t’i pasur sa më të qarta. Bashkëbisedimi kolektiv është një forcë që bashkon besimin, lë trupin e mendjen të lirë të ecë dhe të kërcejë përpara. Një aspekt tjetër i veçantë përpara provimit është edhe muzika që do të ndjekësh. Muzika, trupi dhe mendja duhet të jenë një. Bashkimi i këtyre tre komponentëve bazë, sjell e transmeton dashuri dhe emocion te spektatorët.

119


Vend të veçantë përpara provimit zë edhe plastika e lëvizjeve dhe mimika e fytyrës. Ju duhet të mendoni që trupi duhet të shoqërohet gjithmonë nga një mimikë e bukur fytyre që t’i përcjellë trupit tuaj lumturi, të cilën ai e shoqëron gjatë ekzekutimit. Këto janë të gjitha pikat kyçe dhe bazë që duhet të zotërojmë përpara një provimi të një klasë moderne. Të inspirohesh do të thotë të fitosh frymëzim të brendshëm, të cilin e depërton jashtë, duke menduar se do të dalësh shumë mirë në provim. Provimi të vë në emocione të vazhdueshme dhe të përgatitë nga ana shpirtërore për të dhënë maksimumin. Për të arritur një provim të denjë, duhet të jeni shumë të qetë dhe duhet të mendoni se ky është provimi “juaj”.

120


1. Veshja e kërcimit modern Të kërcesh bukur është talent, Të ndihesh mirë duke kërcyer është mrekulli, Të kërcesh kërcimin modern është liri, Por të vishesh bukur është dhunti. Veshja është një nga aspektet kryesore që e bën njeriun dhe kërcimtarin ta ndiej veten superior, të pasur dhe të mbushur nga ana shpirtërore. Ashtu siç ndikon edhe në jetën e përditshme, ndikon dhe në jetën profesionale. Magjia e të ndierit mirë është të vishesh bukur, lirshëm dhe me stil. Veshja është ajo që ndikon në trupin dhe në lëkurën tuaj. Për të pasur një zgjedhje më të mirë për veten dhe për t’u ndjerë sa më rehat në orët mësimore, në fotot më poshtë janë disa formate të ndryshme veshjesh të kërcimit modern. Formatet e veshjeve të përzgjedhura përbëhen nga material pambuku, i cili shërben për të mbajtur sa më butë lëkurën tuaj dhe për ta mbrojtur atë nga alergjia që mund të krijohet në trup në kontakt me djersën. Veshja në kërcimin modern si për djemtë, ashtu edhe për vajzat duhet të jetë me materiale elastike të pambukta dhe me formate të ndryshme, si p.sh., për vajzat

121


Mini kanatiere (për vajzat)

Kominoshe për vajza

122

Komplet për vajza ose për djem

Komplet kominoshe për djem


pantallona të gjata të shoqëruara me bluzë me mëngë të shkurtra, ose kominoshe pambuku me rripa te shpatullat, ose të hapura nga prapa. Gjithashtu, mund të veshin pantallona të gjata ose treçerekëshe me minikanatiere të shkurtra. Për djemtë kominoshe në formë streçesh, por gjithashtu material pambuku, mund të veshin edhe komplete të ndryshme me bluza të ngushta me mëngë të shkurtra, të gjata ose kanatiere. Kombinimet në kërcimin modern janë të shumta dhe ka vend për shumë lloj zgjedhjesh. Në fotot e vijuara janë marrë disa lloj shembujsh fotosh për të krijuar një ide të të veshurit mirë dhe të kompletuar. Këto lloj veshjesh shërbejnë për nxehjen dhe për lëvizjet në vijim. Si rregull i përgjithshëm do të ishte mirë që veshja në një klasë moderne të përbëhej nga tri ngjyra, përndryshe ajo nuk do të përputhej me klasën. Disa këshilla dhe rregulla bazë të nevojshme për veshjen tuaj në klasën moderne: tRrobat. Veshja duhet të jetë e tillë, që t’ju lehtësojë të kryeni lëvizje, si p.sh., shtrirje, tendosje, zgjatje gjatë kërcimit etj., çorape të ngrohta (kryesisht të nevojshme për ditët e ftohta gjatë dimrit, për kohën që do të kryeni nxehjen, bluzë të ngushtë (në mënyrë që gjatë kërcimit, bluza të mos përhapet, e nevojshme kjo sidomos për vajzat) dhe jazz shoes, pra, këpucë jazz-i, nëse parapëlqeni sipërfaqe të rrëshqitshme. Zakonisht në klasat e kërcimit modern parapëlqehet kërcimi këmbëzbathur. Gjithsesi, të gjitha mënyrat e përmendura janë të përshtatshme për kërcimin modern. t Flokët. Flokët duhet të jenë të mbledhura bisht. Në këtë mënyrë, ato nuk do t’ju bien në fytyrë gjatë kërcimit dhe nuk do t’ju pengojnë. Pra, kështu ju mund të kërceni më lehtë dhe në mënyrë më të përsosur. Nëse flokët tuaj janë shumë të gjatë,

123


atëherë mund t’i lidhni ato topuz, pra siç bëhet në një klasë baleti klasik, kështu që nuk do t’ju bezdisin fytyrën sa herë që të ktheheni. t Leotard (streçe sintetike). Ndoshta do t’ju pëlqente të vishnit një leotard nën rroba, për të thithur djersën. Disa kërcimtarë e praktikojnë këtë gjatë ekzekutimit në klasën moderne. tKonsultimi me mësuesin. Mundohuni të shkoni në klasën e kërcimit modern me veshje ose rroba sa më të përshtatshme. Natyrisht që është e nevojshme të konsultoheni edhe me mësuesin tuaj për sa i përket veshjes dhe gjithçkaje në lidhje me mënyrën e veshjes në kërcimin modern. Konsultimi dhe këshillat e mësuesit apo pedagogut tuaj do t’ju ndihmojnë të jeni sa më të përshtatshëm për ekzekutimet tuaja, dhe pa diskutim, nuk do t’ju lejojnë të gaboni në zgjedhjet tuaja. Pra, mos ngurroni të konsultoheni. Kujdes a) Kujdesuni gjithmonë për këpucët tuaja. Ato duhet të jenë në përshtatshmëri me këmbët, në mënyrë që të jeni në gjendje të kërceni sa më mirë. b) Sigurohuni që të ndiheni rehat me veshjen tuaj; mos synoni të vishni rroba shumë të ngushta, përndryshe nuk do të ndjeheni rehat dhe të lirshëm dhe kjo do t’ju mundojë për të arritur rezultatet e dëshiruara.

124


2. Këpucët e kërcimit modern Këngëtarët e jazz-it veshin këpucë elastike, të cilat i ndihmojnë ata për të manovruar me shkathtësi në pistën e kërcimit, si dhe për të performuar lëvizje si hedhjet dhe ngritjet në majat e këmbëve. Historia e këpucëve të jazz-it përfshin lloje të ndryshme këpucësh duke nisur nga evoluimi i shfaqjeve të kërcimit në vitin 1910, duke vazhduar me Charleston në vitin 1920, për të arritur kulmin në 1970-ën me epokën e muzikalëve (musicals) të Broadway deri në ditët tona me shfaqjet kontemporane në televizion si “So You Think You Can Dance”. t0SJHKJOB Kërcimtari i parë i akredituar dhe i mirënjohur i jazz-it ishte Joe Frisco. Si një performues shfaqjesh në fillimet e viteve 1900, ai shpeshherë performonte me banda jazz-i dhe vishte këpucë lëkure, të cilat kishin thembër të shkurtër, duke qenë se ai përfshinte në kërcimet e tij ecjet e devesë (camel walks) dhe kthesat në kërcime. Shpeshherë, këpucët e shfaqjeve (vaudeville shoes) përmbanin tiparet e kërcimit komik, si këpucët me majë, të cilat kishin risi apo inovime si këpucë shumë të forta. t1PQVMMBSJUFUJ Kërcimi jazz u përhap më shumë në vitet 1920. Me popullaritetin e kërcimeve jazz, si p.sh., ecja e shpejtë (e dhelprës), Charleston etj., ky stil ishte tashmë vetëm për profesionistët. Duke qenë se shumë prej këtyre kërcimtarëve kishin performuar në

125


përgjithësi në mjedise rastësore, ata jo gjithmonë kishin veshur këpucë tradicionale jazz-i gjatë kërcimeve të tyre. Këpucët më të përpunuara të epokës vaudeville, dolën jashtë përdorimit, kryesisht për shkak të dëmtimeve që kërcimtarët e jazz-it pësuan gjatë performimit me to. • Broadway

Stili i sotëm i kërcimit jazz rrjedh nga puna dhe arritja e madhe e koreografëve të “Broadway”, si: Bob Fosse, shfaqjet e të cilit “Chigago” dhe “Cabaret” janë legjendare. Zakonisht, kërcimtarët i përformojnë këto muzikalë ose me këpucë të sheshta ose me këpucë me thembër, të cilat kanë takë një ose dy centimetër, me majë pak të rrumbullakët dhe me rripa. Rripi, zakonisht lidhet rreth nyjës së këmbës, por mund të bëhen edhe në stilin me lidhëse në formë T-je. Gjatë kësaj kohe, këpucët e jazz-it arritën të bëhen më elastike, duke bërë të mundur lëvizje më të përmirësuara dhe të mira.

Këpucë xhazi

126

Gjysmë pantofla rrëshkitëse

Këpucë moderne me gomë


t Modern Hapat e kërcimit jazz kontemporan kanë qenë të frymëzuara nga Brodway drejt një stili baleti. Pavarësisht stilit, ajo që është tipike është se kërcimtarët e sotëm të jazz-it veshin këpucë lëkure të zeza ose bezhë me takë një centimetër ose më të shkurtra. Këpucët kanë shollë gome, e cila iu jep kërcimtarëve tërheqjen dhe elasticitetin e nevojshëm. Disa këpucë jazz-i z lidhen, ndërsa të tjera mbërthehen me shtesa elastike. t Bashkëshkrirja e stilit Kërcimi jazzz është një shkrirje stilesh që ka ndryshuar ndër vite dhe ky evolucion ka shkaktuar disa herë paqartësi kur ka ardhur moment i përcaktimeve. Kërcimi jazz mund të ngatërrohet me tap dance, duke qenë se muzika që kujdeset për sfondin e tyre është e njëjtë. Kështu që disa herë kërcimtarët e jazz-it z kanë veshur këpucë tapë. Pjesa më e madhe e kërcimtarëve të jazz-it, kanë studiuar balet, duke qenë se teknikat e baletit i ndihmojnë kërcimtarët të performojnë lëvizjet e ashpra të kërcimit jazz, për shkak të kësaj lidhjeje, disa kërcimtarë të jazz-it përgjatë historisë kanë veshur gjithashtu edhe këpucë baleti. Në kërcimin modern, përveç këpucëve të jazz-it, kemi dhe formate të tjera këpucësh, të cilat i kemi të shoqëruara nga fotot e vijuara. Në kërcimet moderne si dhe në ato të hip-hop-it, vëmë re që këpucët kanë një ndryshim struktural nga ato të jazz-it. Edhe këto këpucë përmbajnë formate të njëjta në lidhje me lartësitë. Këto lloj këpucësh janë të ndërtuara si në pjesën e shputës, edhe në atë të thembrës me shollë gome, ndërkohë që pjesën harkore të këmbës e kemi të ndërtuar me material lëkure. Ky

127


lloj ndërtimi i këpucës shërben që shputa e këmbës të ketë shtrirje dhe elasticitet të lëvizjeve. Edhe ky format këpuce duhet të jetë i përbërë me material të butë dhe të mirë lëkure, ndërkohë që mund t’i kemi të shoqëruara me lidhëse ose me ngjitëse. Sigurisht që këto lloj këpucësh mund t’i gjejmë në ngjyra të ndryshme dhe në forma stilesh të ndryshme, në mënyrë që t’i kombinojmë me veshjen tonë. Për të pasur rrotullime me kthesa të buta dhe njëkohësisht për t’u rrotulluar në mënyra të njëpasnjëshme, duke mos pasur ndërlikime, kemi një variant tjetër, i cili nuk është këpucë, por është gjysmë pantofël. Kjo gjysmë pantofël ka veti rrëshqitëse dhe shërben më shumë për lëvizjet rrotulluese dhe kthyese. Kjo gjysmë pantofël ka përbërje punimi prej kamoshi në pjesën e poshtme të shputës dhe nuk ka rripa nëpër këmbë, siç mund të kemi në këpucët e tjera të kërcimit modern. Gishtërinjtë e këmbëve janë të zbuluar dhe vetëm gishti i madh i këmbës përshkohet nga një rrip ndarës, në dallim nga gishtërinjtë e tjerë. Këtë gjysmë pantofël rrëshqitëse mund ta gjeni në lloje të ndryshme ngjyrash.

128


Eksperienca dhe krijimtaria artistike Që në takimin e parë me Riseldën kuptova që kam pranë vetes një vajzë të cilën e ka karakterizuar dhe e karakterizon talenti, vullneti, këmbëngulja dhe dhuntia që ajo ka për kërcimin dhe baletin në përgjithësi. Në botën e saj të brendshme fshihej një zjarr që pa diskutim një ditë do të shpërthente në një mijë ngjyra. Duke studiuar me pasion të gjitha rregullat e ngushta të baletit klasik, me përkushtim ajo vuri bazat profesionale, që më vonë do t’i shërbenin për të gjitha stilet e ndryshme të kërcimeve të fushës së gjerë të koreografisë. Më vëmendjen e saj, për të gjitha bisedat e estetikës së koreografisë dhe me heshtjen e saj, të linte të kuptoje se nuk ke një nxënëse vetëm të talentuar, por edhe një nxënëse me një botë të madhe dhe të pasur shpirtërore. Gjatë punës me Riseldën kam kuptuar se ajo është këmbëngulëse, dhe sidomos e dashuron artin dhe të bindte se një ditë do të shpaloste të gjitha ato virtyte që brumoste në punën e përditshme. Këmbëngulja dhe vullneti i saj ishin cilësitë kryesore që ajo të përdorte fantazinë për të realizuar artin e bukur të baletit dhe të koreografisë në një mijë ngjyra të ylberit. Që e vogël, Riselda kërcente duke i mahnitur të gjithë të afërmit e saj, të cilët u bënë shkas për ta regjistruar në shkollën koreografike të baletit. Mësuesja e parë e saj që e përgatiti për të konkurruar në shkollën koreografike të baletit, ka qenë Nermin Strazimiri. Përveç përkushtimit të saj me Riseldën, ajo e ka ndjekur edhe gjatë viteve në vazhdim. Në mësimdhënien e baletit klasik nga Teuta Bashari, dhe pastaj nën drejtimin tim, përfundoi ciklin e mesëm si balerinë klasike. Gjatë kësaj periudhe,

129


me punën e saj këmbëngulëse u formua si balerinë me një teknikë të mirë dhe me veti emocionale e individuale, që meritoi vëmendje të veçantë. Po me këtë zell Riselda punoi në Ansamblin Kombëtar të Valleve Popullore, ku kompletoi njohuritë folklorike e përvetësoi nuanca të kërcimeve solistike të repertorit të valleve të këtij Ansambli, duke debutuar në të gjitha skenat shqiptare e botërore nën drejtimin e artistit të madh dhe të merituar të vendit Rexhep Çeliku. Kompletimi i kulturës profesionale mbaroi duke kryer Institutin e Arteve në degën e koreografisë. Riselda u diplomua si koreografe në vitin 2007 dhe u cilësua si një krijuese dhe studente e përgatitur me të gjitha cilësitë e duhura që e karakterizonin atë. Gjatë studimit në Akademinë e Arteve, ajo u formua me veti specifike dhe krijuese nga pedagogët e saj, si Prof. Dr. Skënder Selimi, Prof. As. Kozeta Bakiu, Prof. As. Roberta Mone, Arjan Sukniqi, Shpëtim Dajçi, Prof. Faruk Koka, Prof. As. Artan Ibërshimi, Prof. As. Gjergj Prevazi, Prof. As. Dr. Stefan Çapaliku etj. Që në moshën 12-vjeçare, Riselda korri një sukses të madh, duke qenë e vetmja kërcimtare femër e përzgjedhur në recitalin e këngëtarit të madh, Ardit Gjebrea, ku i ftuar special ishte dhe këngëtari i njohur italian Gazzibo. Një nga këngët më të spikatura të këtij recitali ishte kënga me titull “Xhixhileja”, e cila u shoqërua me një kërcim shumë profesional nga Riselda, koreografia e së cilës u përgatit me shumë

130


kujdes dhe dashuri nga unë. Ky ka qenë një nga takimet e para të miat me Riseldën ku kuptova që kisha të bëja me një vajzë, e cila pasqyronte shumë talent dhe dhunti që ia kishte falur vetë natyra. Eksperienca e saj artistike ka qenë shumë e zgjeruar në televizione të ndryshme shqiptare. Që në moshën 18-vjeçare, Riselda, përveçse ka qenë kërcimtare e trupës së parë të baletit të Top Channel, ajo ka qenë edhe asistente e pedagoges Prof. As. Kozeta Bakiu, në edicionet si: Shtojzovallet, t Top Fest 1 dhe Polposition. Në edicionin e Shtojzovalleve, ajo ka pasur fatin të kërcejë me artistin e popullit Besim Zekthi. Në formimin dhe zhvillimin e saj artistik, një rol të rëndësishëm ka pasur dhe drejtori i Shkollës Koreografike të Baletit Arjan Sukniqi, i cili me përkushtim dhe kujdesjeje të veçantë e ka bërë Riseldën pjesëmarrëse të koreografive dhe të baleteve të tij, duke i besuar asaj disa nga rolet kryesore të krijimtarive të tij. Si pedagoge e kërcimit modern në Akademinë e Arteve, libri i shkruar prej saj është rezultat i një pune të madhe, i një frymëzimi dhe këmbënguljeve të vazhdueshme drejt formimit kulturor kontemporan që përmban zell krijues të një hulumtimi shkencor, pas një eksperience të gjithanshme të formimit koreografik në baza të thella profesionale. Pas një formimi të madh dhe një eksperience të gjerë artistike, ajo shpalosi cilësitë e saj si drejtoreshë dhe koreografe e shkollës private kulturore të baletit “HRB”, e cila u hap në vitin 2008 në shtetin e Kosovës, Prishtinë. “HRB”, ishte për të një nga themelet kryesore të krijimtarisë së saj artistike. Kjo shkollë ka mësuar në mënyrë shumë profesionale grupmosha të ndryshme të fëmijëve dhe me shumë profesionalizëm i ka zhvilluar ata të kenë një përvojë të zgjeruar artistike.

131


Riselda Sejdija kontribuoi për një periudhë dyvjeçare në këtë shkollë, duke sjellë risi të koreografive të ndryshme që mbanin gjithmonë stilin modern. Kjo shkollë përmbante njëkohësisht të gjitha llojet e kërcimeve, si p.sh.: kërcim modern, kërcim jazz, kërcim kontemporan, kërcim oriental dhe dansin sportiv. Nxënësit e kësaj shkolle janë trajnuar në të gjitha llojet e kërcimeve dhe i kanë performuar ato në shfaqje dhe evenimente të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Performancat dhe krijimtaritë e ndryshme të Riseldës kanë prekur dhe radiotelevizionin e Kosovës. Të gjitha krijimtaritë e saj u përmblodhën në festën e madhe të njëvjetorit të shkollës së baletit “HRB”, e cila u organizua në Teatrin Kombëtar të Prishtinës më 15.11.2009. Ky njëvjetor u kurorëzua me hapjen e baletit kontemporan për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”. Ky balet ishte premierë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, me një stil tepër të veçantë si nga ana koreografike, ashtu edhe nga ana muzikore. Çdo detaj i vogël, duke filluar nga kostumet dhe deri te skenografia ishte përzgjedhje e Riseldës. Kjo shfaqje madhështore, përveç baletit kontemporan u shoqërua edhe me performanca të tjera moderne, të cilat u pritën me një sukses të jashtëzakonshëm nga publiku dhe u shoqëruan gjatë nga duartrokitje emocionuese gjatë performimit. Baleti kontemporan “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” ishte një nga baletet e para që Riselda vuri në skenë. Ëmbëlsia e kësaj shfaqjeje ishte Brahim Sejdija, i cili e ka uruar shkollën “HRB” me një poezi të recituar prej tij. Ai që bëri të mundur këtë shfaqje, e cila përmbante shumë emocion ishte Hajdin Sejdija, bashkëshorti i Riseldës.

132


Me shumë përkushtim dhe dashuri, ai i kushtoi publikut dhe fëmijëve të kësaj shkolle vetëm dy fjalë: “Më vjen mirë që Kosova pas shumë kohësh vuajtje, arriti të buzëqeshë dhe të rrisë fëmijë artistë dhe profesionistë. Për këtë gjë falënderoj shumë bashkëshorten time Riselda, e cila i është përkushtuar me shumë profesionalizëm këtyre fëmijëve”. Kjo eksperiencë dhe krijimtari e saj zgjati vetëm dy vjet, pasi Riselda u kthye në Tiranë, në vendlindjen e saj për të vazhduar profesionin e saj si pedagoge në Akademinë e Arteve. Riselda njëkohësisht vazhdon edhe studimet për doktoraturë në Institutin QSA në degën Etnofolklor. Agron Aliaj Artist i Popullit

133


Disa pamje nga eksperienca artsitike e Riseldës

Provimi i klasës së baletit nën drejtimin e artsitit të popullit, Agron Aliaj

Pamje nga recitali i Ardit Gjebreas, në vitin 1997 (xhixhileja)

Pjesë solistike nga baleti “Cuca e maleve” me koreografi të Agron Aliaj

134

Koncert me valle popullore në Greqi, nën drejtimin e drejtorit Arjan Sukniqi


Pamje nga seminari në Bullgari, nën drejtimin e Skënder Selimit

Performancë në edicionin “Shtojzavalle”, top-channel, koreografia, Kozeta Bakiu

Performancë moderne “Triumf dashurie”, koreografia Arjan Sukniqi

“Trio” kërcim modern folk, koreografia Arjan Sukniqi

Pjesë solistike nga baleti “Bukuroshja e fjetur” koreografia Agron Aliaj

Pjesë solistike nga “Cuca e maleve”, balet kontemporan, koreografia Arjan Sukniqi

135


Disa pamje nga krijmitaria artsitike e Riseldës

Baleti kontemporan për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” Premierë. Koreografe: Riselda Sejdija

136

Hajdin Sejdija uron 1 vjetorin e shkollës së baletit H.R.B

Brahim Sejdija uron shkollën e baletit H.R.B me një vjershë


Drejtuese dhe koreografe e shkollës “H.R.B”

Riselda Sejdija

137


138

Riselda Sejdija


nga koreografja Riselda Sejdija

Performancë kërcimi nga nxënësit e shkollës “H.R.B” në ditën e pavarësisë së Kosovës. I ftuar Hashim Thaçi në emisionin “Parrotulla”, nga Milaim Zeka. Koreografe Riselda Sejdija

139


FJALORTH Floor work k - trajnime në dysheme Basic floor position - pozicionet bazë në dysheme, ose në tokë Pike - pozicion që krijon majë të ushtrimit Lunge - zgjatim, e zgjatur Ramp- pjerrësi, pozicion i pjerrët Plank - pikë kryesore Under arms spiral - pozicione spirale nën krahë Ramp position with rond de jambe with one legg - pozicion i pjerrët me një këmbë, duke bërë rreth në tokë Ramp position with rond de jambe with one leg fan - pozicion i pjerrët me një këmbë, duke bërë rreth në ajër si “freskore” Pike variation - variantet me ushtrimin majë Pike with one leg slide - rrëshqitje me një këmbë nga pozicioni majë Cobraa - “stili gjarpër” Pike with one leg slide roll and cobraa - rrëshqitje me një këmbë nga pozicioni i majës, rrotullim nga brenda dhe pozicion i “stilit gjarpër cobra” Simple combination exercise on the floor - ushtrimet e thjeshta dhe të kombinuara të dyshemesë ose të tokës Helicopterr - lëvizje që krijon figuracionin e helikopterit Penché - shtrirje e drejtë e këmbës në 1800, duke krijuar figuracionin e dy akrepave të orës 600

140


Arabesque penché to roll - pozë arabesque, penchéé 1800 me rrotullim Switch - ndërrim këmbësh En arrieré - prapa ose mbrapsht En avantt - përpara ose parç Shoulder slide with one leg switch - rrëshqitje e shpatullave me një ndërrim këmbe Shoulder stall - të ngecësh mbi shpatulla From 2nd to close legs to foot fall - mbyllje këmbësh nga të dyja anët me rënie në dysheme With one leg to foot fall - rënie me një këmbë Shoulder stall (stand) rrolling down to the fish flop - ngecje mbi shpatulla, me qëndrim, rrotullohemi për poshtë duke përfunduar në pozicionin “stili peshk” Lifts - ngritje ose tërheqje Simple lifts (partnerial) – ngritjet ose tërheqjet e thjeshta partneriale Arabesque spiral to the floorr - pozë arabesquee në figuracion spiral në dysheme Romeo and Juliett - poza e Romeos dhe e Zhulietës Thigh stand to the splitt - qëndrim mbi kofshë me thyerje kurrizore Advanced lifts - ngritjet ose tërheqjet e avancuara Titanic poze - poza e Titanikut Rrolling splitt - rrotullim me ndarje Pinwheel - figuracioni i një helike dekorative Penché to cartwheel - shtrirje e këmbës në 1800 me rrotullim në figuracionin e rrotës Lifts for girls and boys (couple on double position) – ngritjet vajzë me vajzë, djalë me djalë ose djalë–vajzë, në pozicione ushtrimesh të dyfishta

141


Double - dyfishim, e dyfishtë Double cartwheel - rrotullim i dyfishtë në figuracionin e një rrote Cartwheel fan tinsika - ushtrim përgatitor për një rrotullim në figuracion rrote me këmbët si freskore Tinsikaa - ushtrim përgatitor që fillon me pozicionin e dy duarve lart për të kaluar më pas në rrotullim Warm–up - nxehje Demi-plié - gjysmëuljeje Grand plié - ulje e madhe Battement tendu u - zgjatesh, tërhiqesh, tendosesh Jeté - të hedhësh Passé - kalim Coupé - prerje e këmbës, ndërprerje Port de bras - thyerje e krahëve dhe e trupit Bras - krahë Relevé- të ngrihesh lart Contractt - kontraktim Parallell - pozicion paralel Swing drop - pikat lëkundëse Drop swing - rënie dhe lëkundje Flat back k - kurriz i sheshtë ose shtrirje e sheshtë e shpinës Rond de jambe - rreth i këmbës ose lëvizje rrethore Frappé - të godasësh Fondu u - shkrirje

142


Swing legg - lëkundjet e këmbës Grand battement with swing attitude - hedhje e madhe e këmbës me lëkundje në pozicionin attitude Isolation - izolimet e trupit Head roll - rrotullimet e kokës Shoulder roll - rrotullimet e shpatullave Hips roll - rrotullim i vitheve ose i legenit Ribs roll - rrotullim i belit ose i pjesëve të brinjëve Fish flop - të biesh si peshk “stili peshk” Foot fall - rënie e këmbëve Foot fall with one legg - rënie me një këmbë Attitude - pozë, pozicion Stretch - tërheqje ose shtrirje 0QFOJOHTUSFUDI - shtrirje e hapur Circular stretch - shtrirje në forma rrethore Internal hip rotator stretch - shtrirje e brendshme e vitheve Hip rotator stretch - shtrirje në mënyrë të rrumbullakosur të vitheve Cat stretch - të tërhiqesh ose të shtrihesh si mace Frontal spinal stretch - tërheqje ballore kurrizore Abdominals - muskujt e stomakut 0CMJRVFT - anët e barkut Lower back k - pjesa e poshtme e kurrizit ose e shpinës Core muscules - muskujt e thellë posturalë

143


BIBLIOGRAFI Selma Jeanne Cohen, The modern dance seven statements of belief [Kërcimi modern dhe shtatë deklaratat e besimi të tij] USA, 1965. Renata Celichowska, Erick Hawkins modern dance technique [Erick Hawkins teknika e kërcimit Modern], Canada, 2000. Eric Franklin, Dance imagery for technique and performance [Teknika e kërcimit dhe e performancave], 1996, USA. Agrippina Vaganova, Basic principles of classical ballet [Bazat e kërcimit klasik], San Peterburg, 1980. Antoinette Sibley, Step by step ballet class by Royal Academy of Dancing [Klasa e baletit hap pas hapi nga Royal Academy of Dancing], g United Kingdom, 1993. Shpëtim Dajçi, Metodika e kërcimit klasik. Tiranë, 2003. Shpëtim Dajçi, Metodika e kërcimit duet. Tiranë, 2005. Skënder Selimi, Arti i Koreografit. Tiranë, 2010. Skënder Selimi, Historia e baletit botëror. Tiranë, 2010.

144

Riselda Sejdija - Kercimi Modern Levizjet Baze  

Kercimi Modern Levizjet Baze