Gazeta Standart 31 maj 2011

Page 1

Harasani thyen sërish bojkotin e PS-së, merr pjesë në Komisionin e Ekonomisë Politikë Faqe 4

Kronikë Faqe 7

CMYK

“Weekend”, kapen shpërndarësit e kokainës për klientët VIP në pabe

Matura Shtetërore, rregullat e hyrjes dhe të zhvillimit të provimit Arsim Faqe 11 GAZETË E PËRDITSHME E MARTË 31 MAJ 2011 NR: 1924, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO

www .standard.al www.standard.al e-mail: info@standard.al Botim i “standard Sh.p.k”

Votat e kontestuara, ku ndahen PD dhe PS

Bakteri vrasës Kush rrezikohet nga infeksioni dhe masat për ta shmangur

Ankimimet për Tiranën, KQZ pranon administrimin e provave Rezultati i kryeqytetit, Gjata: Nuk mund t'i drejtohemi Venecias Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë koncepte tërësisht të ndryshme për sa i përket vlerësimit të votave të kontestuara. PD i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shqyrtuar vetëm votat e kontestuara, me të cilat numëruesit, vëzhguesit dhe komisionerët e të gjitha palëve nuk binin në konsensus; ndërsa Partia Socialiste kërkoi në

2009-n rinumërimin e të gjitha votave, veçanërisht të atyre votave për të cilat kishte konsensus, pavarësisht se nuk kishte vota të kontestuara apo se numri i tyre ishte më i vogël se marzhi i fitores, kështu që nuk do të kishin ndonjë ndikim në rezultat. Baza ligjore, Kodi Zgjedhor... Lexoni në faqet 2-3

10 Si t’i gatuani perimet dhe çfarë duhet bërë për të mbajtur sa më larg sëmundjen

Kryeministri: Paketë e re për Koment Koment rritjen e rrogave dhe pensioneve Kthimi i një faqeje Kush e kontrollon Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike u ka bërë me dije deputetëve të forcës politike që ai drejton se qeveria po përgatit në përputhje me programin e saj paketën e rritjes së rrogave

dhe pensioneve. Sipas Kryeministrit të vendit, rritja e rrogave dhe e pensioneve ka qenë shtylla më kryesore e qeverisjes së kësaj mazhorance, që nga ardhja e...

në Ballkan

veriun?

"Financial Times"

Bekim Bislimi

Lexoni në faqen 5

Lexoni në Faqen 15

Lexoni në Faqen 15

Ali Oseku: Pikturoj për zemrën dhe jo për gjëndrat! Intervistë Fq. 16-17

Kioskë / 23

Mospagimi i kredisë / 7 S kema e trafikut / 8

Vajza e Ornela Mutit tani preferon femrat, pas lidhjes me Algenin bëhet lesbike

Sekuestrohet fabrika Bllokohen 10 makina Rivalët e Skënderbeut e birrës "Norga" luksoze në Shqipëri në Champions

Algen Nikolla, 34-vjeçari lezhjan që mori pjesë në "Big Brother 4", u spikat më shumë nga shtypi sidomos falë historive të tij rozë me femra të njohura. Një prej ish-eve të Algenit, të cilin për hir të së vërtetës shumë prej jush ndoshta nuk e mbajnë shumë mend, pasi doli në javët e para nga BB, ka qenë edhe e bija e aktores së njohur...

Fabrika e birrës "Norga" në qytetin e Vlorës ka ndërprerë linjën e prodhimit pasi mosshlyerja në kohë e një detyrimi financiar ndaj bankës ka bërë që zyrtarë të kësaj të fundit të vendosin për sekuestrimin e fabrikës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin jugor të vendit, ku sipas të dhënave të para mësohet se banka ka bërë bllokimin e punës në fabrikën e birrës "Norga", një nga bizneset më të mëdha në Jugun e Shqipërisë. Nga ana e tyre, përfaqësues të bankës, për shkak të mosshlyerjes së kredisë kanë sekuestruar fabrikën, duke paralizuar linjat kryesore të prodhimit. Nga të dhënat...

Supermakina të kohëve të fundit të blera jashtë shtetit me kredi, të marra me qira apo të përfituara me anë të mashtrimit me siguracionet, dhe të gjitha këto të futura në Shqipëri. Skema më e fundit e trafikut të automjeteve të luksit në vend ka qenë objekt i një operacioni të gjerë të ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë të mundur...

Shorti / 21

Aventura e Skënderbeut në eliminatoret e Ligës së Kampioneve mund të jetë shumë e shkurtër. Skuadra kampione e Shqipërisë mësoi dje emrat e 17 ekipeve që mund t'i bien në short...


2

e martë 31.05.2011

Politikë

Rezultati për Tiranën, Gjata: Nuk mund t'i drejtohemi Venecias "Është organ këshillimor, nuk është krijuar të zgjidhë problemet tona". Juristi, pro numërimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar Suela Topi

Ish-kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata, nuk është dakord që çështja për rezultatin e Bashkisë Tiranë të përfundojë në Komisionin e Venecias. Sipas tij, kërkesa ankimore e dorëzuar tashmë në Kolegj nuk mund të gjejë zgjidhje në organizma ndërkombëtarë, ndërsa shton se Komisionit të Venecias mund t'i drejtohet vetëm Gjykata Kushtetuese për çështje kushtetuese, por jo Kolegji Zgjedhor. Lidhur me vlerësimin e fletëve të votimit në kutinë e gabuar, Gjata e konsideron këtë si një proces më se normal. Gjata shprehet dhe kundër deklaratave të opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve. Sipas tij, kjo gjë mund të bëhet vetëm kur kërkohet pavlefshmëria. ARGUMENTET E JURISTËVE "Është një çështje jo e nivelit që mund të shkojë në Komisionin e Venecias. Për

mendimin tim, është Gjykata Kushtetuese ajo që i drejtohet këtij institucioni për çështje të parimeve kushtetuese, për përplasje të ngjarjeve me parime kushtetuese, për rregullime kushtetuese. Është organ këshillimor, nuk është krijuar të zgjidhë problemet tona. Pra, jo për çdo çështje në gjykatë, gjyqtari duhet t'i drejtohet Komisionit. Është një çështje Kolegji. Për çështjen se a duhet të numërohen fletët në kutinë e gabuar, jam i sigurt që ata do të shohin të habitur e do të thonë që nuk e dinë se si bëhet kjo punë", - shprehet Gjata lidhur me idenë e hedhur nga kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias. "Ekspertë ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime të mbështetura në ligj dhe nëse ata kanë paqartësia, mund t'u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndoshta Komisionit të Venecias, që ka profesionistë të vërtetë. Ne po i bëjmë thirrje këtij Kolegji të ndjekë procedura profesionale, transparente dhe të marrë vendime të pavarura nga politika", - ka deklaruar Kukan pak ditë më parë. Kundër këtij argumenti ka dalë pak ditë më parë dhe juristi Luan Omari. "Edhe në rastin më të mirë, nëse komisioni do të pranojë ta

"Komisioni i Venecias është organ këshillimor, nuk është krijuar të zgjidhë problemet tona. Pra, jo për çdo çështje në gjykatë, gjyqtari duhet t'i drejtohet Komisionit. Është një çështje Kolegji. Për çështjen se a duhet të numërohen fletët në kutinë e gabuar, jam i sigurt që ata do të shohin të habitur e do të thonë që nuk e dinë se si bëhet kjo punë"

shqyrtojë këtë çështje, kjo zgjat disa muaj. Pra, ka një handikap të madh. Ka një procedurë të caktuar", - ka shpjeguar juristi. Sipas tij, çështja duhet të kalojë disa hallka deri në diskutimin e saj, në seancën e posaçme të Komisionit të Venecias, gjë që mund të zgjasë 3-4 muaj. Sipas tij, Komisioni i Venecias edhe mund të mos e pranojë ta marrë në shqyrtim si çështje, sepse sipas tij, "mund të thotë që nuk jam kompetente apo të thotë nuk ka probleme kushtetuese". Lidhur me ripërsëritjen e zgjedhjeve në KZAZ 49, Gjata thotë se kjo çështje duhet parë në aspektin ligjor, pasi përsëritja bëhet vetëm në rastin kur kërkohet pavlefshmëria. "Për çështjet e rinumërimit duhet t'i drejtohen KQZ-së para se të shkojnë në Kolegj, sepse KQZ ka vepruar si KZAZ. Akoma nuk është inspiruar si KQZ. E dyta për sa i takon përsëritjes së zgjedhjeve në një njësi apo diku tjetër, duhet parë ligji. Përsëritja nuk vendoset si negociatë, mblidhen dy palë e gjejnë një rrugë të mesme sepse do ishte kundra ligjit. Duhet të heqim dorë nga zgjidhjet politike në dëm të ligjit. Përsërisja bëhet kur kërkohet pavlefshmëria. Dhe kjo përcaktohet në ligj. Por duhet të shohim ditën e zgjedhjeve për të kërkuar pavlefshmërinë, dhe çfarë ndodhi atë ditë? Asgjë. Dita e zgjedhjeve ka qenë një nga më të mirat", - është shprehur Çlirim Gjata. Presioneve partiake ndaj Kolegjit Zgjedhor Gjata u përgjigjet duke thënë se çështja është më tepër tekniko-ligjore dhe partitë duhet të presin rezultatin e Kolegjit.

Ristani: Opozita, pengesa KQZ-së për të përfunduar procesin

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, akuzon socialistët se po tentojnë të bllokojnë punën e KQZ-së për të përfunduar procesin zgjedhor të 8 majit. Sipas Ristanit, pikërisht në funksion të këtij synimi ishte edhe kërkesa e bërë dje nga PS për pezullimin e katër ankesave të dorëzuara në KQZ. Pjesë e kësaj tentative për të penguar procesin, sipas Ristanit, janë bërë dhe tre anëtarë të komisionit. "Disa anëtarë të KQZ-së kanë treguar prej kohësh daljen nga rruga ligjore dhe marrjen thjesht me politikë që kur braktisën KQZ-në për një kohë të gjatë. Kjo u pa kur u tentua që mos hyhej në zgjedhjet e 8 majit. Në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë situatat që ne falë përkushtimit kemi arritur t'i kalojmë. Të gjithë e mbajnë mend se si u luftua kundër bojës matrikulluese, kundër çdo lloj veprimtarie të KQZ-së dhe në fakt e gjitha kjo, po të shikosh dhe elementët e fundit, është një lojë për ta dëmtuar procesin", - tha Ristani. "Në funksion të këtij

Kosovrasti: Ka ikur koha kur na mbyllej goja

Topi: Në pritje të vendimit të institucioneve

Komisioni i Jashtëm miraton protokollin e Konventës Evropiane "Për ekstradimin"

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shoqëruar dje jo vetëm me argumente ligjore, por edhe me replika e kundërreplika mes përfaqësuesve të subjekteve politike. Komenti i përfaqësuesit socialist, Genci Gjonçaj, se përfaqësuesi i PD-së nuk mund të rrëzojë augmentet e socialistëve, duke i konsideruar ato banale, iu kundërpërgjigj menjëherë ky i fundit. "Përgjithësisht zoti Gjonçaj në përfundim të fjalimeve të tij mundohet të më citojë. Mirë, është e drejta e tij. Tani na ndodhi dhe një gjë tjetër, që në fillim të fjalimeve të mia të më tregojë çfarë duhet të them. Kanë ikur ato kohë zoti Gjonçaj, kur partia jote u mbyllte gojën qytetarëve. Të lutem, mos i hymë këtij diskutimi, por më dëgjoni siç ju dëgjova. Hiqeni nga mendja se mund t'i jepni këshilla një partie që sot është ajo që u solli lirinë shqiptarëve dhe të dilni këtu me teza që i keni zbatuar për 50 vjet në Shqipëri dhe rezultojnë të kaluara", - deklaroi përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Niazi Kosovrasti, gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së kur në shqyrtim ishin 4 ankesa për rezultatin final të Tiranës. Ai ftoi më tej përfaqësuesit ligjorë të partive t'u përmbaheshin argumenteve ligjore dhe jo komenteve politike.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaron se integrimi në Bashkimin Evropian është sfida që Shqipëria ka përpara, ndaj kërkoi zbatimin e ligjeve të vendit për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga komuniteti evropian. Duke folur nga Vlora për situatën paszgjedhore, kreu i vendit theksoi se është në pritje të vendimit të institucioneve ligjore. Deklarata e Topit u dha pas pjesëmarrjes së tij në manovrën ushtarake detare, që zhvillohet në gjirin e Vlorës. Në këtë stërvitje ushtarake detare, me emrin e koduar "Luani i Albionit", janë të përfshirë anije britanike dhe holandeze. Kreu i shtetit u shoqërua nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona McIlwham, ai i Holandës, Kornelis Van den Dol, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Gjatë komunikimit me pjesëtarë të bordit të anijes, kreu i shtetit është njohur me disa prej detajeve të rëndësishme ushtarake dhe të përgatitjes profesionale të tyre. Presidenti shprehu vlerësim dhe mirënjohje për angazhimin e tyre të lartë, duke theksuar bindjen se bashkëpunime të tilla i shërbejnë rritjes profesionale dhe konsolidimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, të cilat tashmë denjësisht qëndrojnë krahë homologeve të tyre në vendet anëtare të NATO-s.

Komisioni për Politikën e Jashtme diskutoi dhe miratoi dje projektligjin "Për ratifikimin e protokollit të tretë shtesë të Konventës Evropiane "Për ekstradimin", si dhe projektligjin "Për të drejtën ndërkombëtare private". Gjatë diskutimit të projektligjit "Për të drejtën ndërkombëtare private", anëtarët në komision që ishin vetëm të mazhorancës, vlerësuan se në themel të këtij projektligji janë normat e konfliktit, të cilat janë norma të së drejtës ndërkombëtare private përmes të cilave shteti rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me elementë të huaj. Qëllimi i këtij projektligji është se më anë të këtyre normave synohet të zgjidhet ky konflikt duke përcaktuar se në cilat raste kjo marrëdhënie duhet të rregullohet nga ligji i brendshëm dhe në cilat raste duhet të zbatohet normat e ligjit të huaj,bazuar në kriteret lidhëse që ekzistojnë ndërmjet marrëdhënies dhe ligjit të shtetit të huaj. Komisioni për Politikën e Jashtme i miratoi të dy projektligjet dhe ra dakord për kalimin e tyre në seancë plenare.


3

e martë 31.05.2011

Politikë

Ankimimet për Tiranën, KQZ pranon administrimin e provave Pranohet kërkesa e PD-së për administrimin e provave për 26 QV. Opozitarët kundër. Sot vendoset fati i ankesave të PD-së, PS-së dhe PBPSH-së Suela Topi

qëllimi, - shtoi ai, - kanë qenë dhe kërkesat e bërë herë pas here nga PSja për pezullim të proceseve të caktuara. Kemi qenë këtu kur është kërkuar që të pezullohej vendimmarrja e KQZ-së lidhur me një vendim të mëparshëm që ishte në shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor. E diskutuam dhe thamë se nuk mund ta pezullonim çështjen dhe ajo që ndodhi ishte se Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e subjektit që kërkonte pezullim. Do të thotë se nëse ne do kishim vendosur pezullimin, do ishim ende shumë larg përfundimit të procesit. Pastaj u kërkua përsëri pezullim për një çështje që vetë subjekti u tërhoq. Përsëri nëse do kishim shkuar ne këtë mendje çështja do kish ngelur e zvarritur. Përsëri kërkohet pezullimi", - tha ai, ndërsa kujtoi bojkotin e KQZ-së apo të komisioneve të niveleve të dyta. "Pra, janë të gjitha veprimtari që unë i

lidh bashkë për të thënë që po tentohet vetëm e vetëm të pengohet puna e KQZ-së, që ne të mos përfundojmë dot procesin", - theksoi kreu i KQZ-së. Ai shtoi se duke qenë se palët kanë bërë një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, do të ishte rrugë më efikase për ta që t'i kishin kërkuar Kolegjit edhe pezullimin e procedurave administrative. "Por fakti që nuk e kërkuan atje, tregon se edhe vetë kanë bindjen se ajo procedurë nuk ecën. Por e kërkojnë këtu, se kanë komoditetin ta bëjnë publike para kamerave dhe t'u tregojnë që kanë të drejtë. Për mua domethënia është vetëm pengimi i KQZ-së për të përmbyllur detyrat e tij ligjore. Nuk gjej argument, aq më tepër që ne kemi për shqyrtim ankimimet kundër 710, 711, ndërsa vendimi që ankohet në kolegj, 709, nuk është objekt shqyrtimi, ndaj jam për shqyrtimin e çështjes", - përfundoi ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon administrimin e provave për të katër kërkesat ankimore të dorëzuara në këtë institucion lidhur me rezultatin final për kryeqytetin. Edhe pse të ndarë në argumente, përfundimisht është vendosur me 4 vota pro dhe 3 kundër, që të administrohen si prova librat e protokollit për 26 QV-të, për të cilat PD ka kërkuar rivlerësim dhe rinumërim të fletëve të kontestuara. I njëjti vendim, por këtë herë me 7 vota, u mor edhe për administrimin e provave të kërkuara nga PS-ja dhe PBPSH-ja. Edhe pse anëtarët e mazhorancës në KQZ i konsideruan si tërësisht të padrejta argumentet e përfaqësuesve ligjorë socialistë, të cilët kundërshtojnë dy vendime të KQZsë përkatësisht vendimi 710 për KZAZ 49 dhe vendimin 711 për tabelën përfundimtare të rezultateve me argumentin se duhet të përjashtohen prej tyre votat e hedhura në kutinë e gabuar që nga KQZ u konsideruan si të vlefshme. "Fletët e votimit ku është shprehur qartë vullneti i qytetarit nuk mund të lihen jetime. Është spekulim ordiner të thuash se kemi shtuar vota në tabelat përmbledhëse. Nëse bëhet zbritja e këtyre votave në fletët e pavlefshme rezultati do të dalë tërësisht sipas parashikimit ligjor", - argumentoi Hysen Osmanaj, duke paralajmëruar votë

kundër kërkesës së PS-së. Ky argument u mbështet edhe nga Vera Shtjefni e Klement Zguri. RRËZOHET KËRKESA E PS-SË PËR PEZULLIM Komisioni Qendror i Zgjedhjeve debatoi dje për rreth 4 orë lidhur me ankesat e tre subjekteve politike për rezultatin final në kryeqytet për zgjedhjet e 8 majit. Mbledhja ka nisur me një kërkesë të socialistëve dhe përfaqësuesit të partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar për të pezulluar shqyrtimin e këtyre ankesave deri në shprehjen e Kolegjit Zgjedhor. PS argumentoi se Kolegji Zgjedhor vendos në 3 qershor lidhur me vendimin 709, i cili lidhet në mënyrë direkte me dy vendimet objekt shqyrtimi në KQZ. Por pikërisht ky argument i tyre u përdor si kundëragument nga përfaqësuesit e PDsë në KQZ. Ata u shprehën se KQZ ka në shqyrtim vendimin 710 dhe 711 dhe jo vendimin 709, i cili është për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor. "Përderisa ankimimet janë të argumentuara dhe të dorëzuara brenda rregullave që Kodi Zgjedhor parashikon, nuk ka pse të mos merren në shqyrtim", - u shprehën përfaqësues të PD-së në KQZ, duke shtuar se KQZ-ja duhet të vijojë me rendin e ditës, pasi ankimimet janë bërë me vullnet të lirë të vetë subjekteve të interesuara. Ky argument u mbështet nga 4 anëtarët e KQZsë, të cilët me votat e tyre rrëzuan kërkesën e PS-së për pezullim të shqyrtimit të katër ankesave. KQZ VENDOS ADMINISTRIMIN E PROVAVE Më tej, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të administrojë provat e pre-

tenduara nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, mbi të cilat ato mbështesin kërkesat e tyre ankimore. Këto prova do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së sotme dhe mbi to komisionerët pritet të marrin vendimin përkatës. Demokratët kërkojnë nga KQZ verifikimin e votave të kontestuara gjatë procesit të numërimit në Tiranë në 26 qendra votimi, ku gjatë numërimit ka pasur vërejtje për fletë të ndryshme votimi, që janë klasifikuar si të kontestuara. "PD vlerëson nevojën që të shqyrtojë, rivlerësojë dhe rinumërojë dhe për pasojë edhe të përfshijë në rezultatin e përgjithshëm të Tiranës të gjitha votat e kontestuara në procesin e numërimit dhe vlerësimit fillestar të votave të hedhura për kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe që si rregull ndodhen në zarfin e fletëve të votimit të kontestuara", - deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Oert Bylykbashi. Janë 403 vota të tilla në 26 kuti votimi. Duke vijuar më tej argumentin, ai theksoi se PS as në vitin 2009 nuk e kuptoi konceptin e kontestimit. Ai theksoi se kërkesa e tyre nuk është për arsye publiciteti, por për t'i dhënë vlerën e duhur votës së qytetarëve. Socialistët nga ana e tyre kundërshtojnë miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit të KZAZsë 49, si dhe vendimin e KQZ-së: "Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë". Ata përdorin si argument përfshirjen në këto tabela të votave të hedhura në kutinë e gabuar, juristët e PS-së i konsiderojnë të pavlefshme. "KQZ mund vetëm të ndryshojë gabimet materiale por nuk mund të ndryshojë tabelat e GNV-ve", - theksoi Eridian Salianji.

Votat e kontestuara, ku ndahen PD dhe PS Kodi jep të drejtë për ankimim kur palët nuk bien dakord për vlefshmërinë. Ankimi i PS-së në 2009-n, dy muaj me vonesë Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë koncepte tërësisht të ndryshme për sa i përket vlerësimit të votave të kontestuara. PD i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shqyrtuar vetëm votat e kontestuara, me të cilat numëruesit, vëzhguesit dhe komisionerët e të gjitha palëve nuk binin në konsensus; ndërsa Partia Socialiste kërkoi në 2009-n rinumërimin e të gjitha votave, veçanërisht të atyre votave për të cilat kishte konsensus, pavarësisht se nuk kishte vota të kontestuara apo se numri i

tyre ishte më i vogël se marzhi i fitores, kështu që nuk do të kishin ndonjë ndikim në rezultat. Baza ligjore, Kodi Zgjedhor i Shqipërisë bazohet në idenë se në shumicën dërrmuese të rasteve të gjitha palët do të bien dakord për vlefshmërinë ose pavlefshmërinë e një vote dhe kështu nuk ka mjet (mënyrë) për të shqyrtuar një vendim të marrë në mënyrë konsensuale. Në fakt, nuk ka mekanizëm ligjor për të shqyrtuar votat, për të cilat të gjitha palët kanë rënë dakord. Kjo u konfirmua nga interpretimi përfundimtar i Kodit Zgjedhor nga Kolegji Zgjedhor, i cili vendosi se nëse nuk ka pasur kontestim gjatë procesit të numërimit, atëherë nuk ekzistonte ndonjë çështje e diskutueshme që të zgjidhej nga gjykata. Sidoqoftë, për një numër të vogël votash në çdo zgjedhje, palët nuk arrijnë të bien në konsensus. Nëse këto vota të kontestuara nuk arritën të shqyrtoheshin, një kontestim i

parëndësishëm do të njolloste sistemin zgjedhor shqiptar, meqë secila palë do të kishte motiv të sfidonte çdo votë në zonat ku ato kishin shumicën e komisionarëve dhe në këtë mënyrë do të merrnin vendimin përfundimtar se cilat vota do të futeshin në tabelën e votave të vlefshme dhe cilat në tabelën e votave të pavlefshme. Kështu, Kodi Zgjedhor Shqiptar është shumë i qartë se çdo palë ka të drejtë t'i kërkojë KQZ-së të shqyrtojë votat, për të cilat palët nuk kanë rënë dakord gjatë numërimit të parë në Vendin e Numërimit të Votave, në mënyrë që të merret vendimi i saktë për vlefshmërinë ose pavlefshmërinë e votave gjatë zgjidhjes se mosmarrëveshjes nga ana e KQZ-së dhe eventualisht edhe nga Kolegji Zgjedhor. Ky argument ligjor e bën tërësisht të drejtë kërkesën e PD-së dorëzuar në KQZ. Por PS konteston këtë gjë, duke mos respektuar as sistemin zgjedhor, të cilin të dyja

palët e miratuan gjerësisht në 2008-n. Partia Demokratike paraqiti një ankesë brenda 3 ditëve në KQZ, periudhë brenda së cilës lejohen ankimimet sipas Kodit Zgjedhor, pas tabelës përfundimtare të

Në fakt, nuk ka mekanizëm ligjor për të shqyrtuar votat, për të cilat të gjitha palët kanë rënë dakord rezultateve nga ana e KZAZ-së (KQZ-ja në rolin e KZAZ-së për Bashkinë e Tiranës). Partia Socialiste në 2009-n kërkoi vetëm rinumërimin e të gjitha votave, pa paraqitur ndonjë dëshmi dhe pa kërkuar të administrojë si dëshmi vota eventualisht

të kontestuara, të cilat mund të gjendeshin brenda kutive të votimit. Pasi Kolegji Zgjedhor e hodhi poshtë kërkesën e Partisë Socialiste si të pabazuar në ligj, komisionerët e saj në KQZ votuan për certifikimin e rezultatit. Vetëm dy muaj me vonë Partia Socialiste kërkoi shqyrtimin e të gjitha votave, shumë kohë pasi kishte skaduar afati i ankimimeve siç parashikohet në ligj. Në 2011-n, Partia Socialiste përsëri nuk ndoqi rrugën e procesit ligjor, duke deklaruar fitoren bazuar në përfundimin e numërimit të kutive për kryetarin e bashkisë, përpara se të paraqitej ndonjë ankesë dhe përpara se KQZja, që vepronte në rolin e KZAZ-së për Bashkinë e Tiranës, të publikonte tabelën përfundimtare të rezultateve. Sërish Partia Socialiste nuk ka kërkuar shqyrtimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara, por i ka kërkuar KQZ-së të shpallë fituesin bazuar në një rezultat paraprak jozyrtar.


4

e martë 31.05.2011

Politikë

Harasani thyen sërish bojkotin e PS-së, merr pjesë në Komisionin e Ekonomisë Deklarata, Harasani: Karrigia ime nuk është e njëjtë me atë të kreut të bashkisë Gëzim Saliu Kur Partia Socialiste vazhdon bojkotin e saj në komisionet dhe në seancat e parlamentare deri në shpalljen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për Tiranën, deputeti i kësaj force, Andis Harasani, sërish ka thyer këtë bojkot, duke marrë pjesë dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua projektligji i privatizimeve. Në lidhje më këtë vendim të tij, i cili ripërsëritet pas atij të pjesëmarrjes së bashku me deputetin tjetër socialist Kastriot Islami në seancën e kaluar parlamentare, Harasani është shprehur se nuk është vënë aspak në dijeni për këtë bojkot nga selia rozë, pasi nuk ka qenë i thirrur në asnjë nga mbledhjet e grupit parlamentar socialist. "Nuk kam qenë i ftuar në mbledhjen e PS-së, kur u mor

ky vendim. Unë do bëj detyrën time si deputet. M'u duk me rëndësi pr/ligji i privatizimeve në Komisionin e Ekonomisë. Karrigia ime nuk është e njëjtë me atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës", tha Harasani. Në lidhje me çështjen e privatizimit, të diskutuar në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist shprehu mendimin e tij duke thënë: "Ne kemi dhënë shumë vepra me koncesion dhe ajo çfarë ka ndodhur, është se kontrata nuk ndiqet. Më shqetësuese është kontrata koncesionare e CEZ-it, që nuk ka përmbushur asnjë pikë të kontratës", deklaroi Harasani. Pjesëmarrja e deputetit socialist në këtë mbledhje tregoi sërish kundërshtinë e tij ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste nga Edi Rama, sidomos në kundërvënien ndaj protestave dhe bojkotit parlamentar. Edhe në një deklarim të mëparshëm,

gjatë pjesëmarrjes së tij në seancën e kaluar të Kuvendit, Harasani u shpreh se pjesëmarrja e tij në Parlament dhe kundërshtimi i bojkotit të ndjekur nga partia e tij vjen si pasojë e rëndësisë së madhe që ka bashkëpunimi mes palëve për ecurinë pozitive të vendit drejt integrimit evropian. "Dua të bëj të qartë se arsyeja pse jemi në sallë, është në përputhje të plotë me atë kërkesë që faktori ndërkombëtar bëri nëpërmjet z. Countryman për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit mes opozitës dhe pozitës", ishte shprehur Harasani. Në të njëjtin kontekst, në seancën e kaluar parlamentare, edhe deputeti tjetër socialist, Kastriot Islami, nënvizoi shkurt disa nga mangësitë kryesore që po e shoqërojnë PS-në e ditëve të sotme. "Leksioni më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve është që e majta e përçarë nuk fiton. Dhe kjo ka

qenë motoja e të gjithë analizave të mia 2-vjeçare, për të cilat mund të jem konsideruar edhe tradhtar, duke më thënë pse flet për LSI-në. Nuk kam folur për

“Karrigia ime nuk është e njëjtë me atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës", - tha Harasani LSI-në, kam folur për të majtën e bashkuar. Në PS nuk është prezent dhe konsiderohet tradhtar ish-kryetari i saj dhe ishkryeministri Fatos Nano, nuk është më ish-kryeministri dhe kryetari i FRESSH, Ilir Meta. Nuk është më ish-presidenti i Re-

publikës dhe nuk konsiderohet si një vlerë, Rexhep Meidani. Po përmend vetëm këto tri figura, për të mos përmendur një numër mjaft të madh qoftë ministrash, qoftë personalitetesh të PS-së në nivel qendror e lokal të qeverisjes dhe të partisë", - ishte prononcuar Islami për mediat. Partia Socialiste vendosi të bojkotonte Parlamentin dhe komisionet parlamentare deri në shprehjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve vendore për Tiranën. Por edhe dje, deputeti socialist, Andis Harasani, theu për herë të dytën herë radhazi, pas pjesëmarrjes së tij së bashku me kolegun Kastriot Islami në seancën e kaluar të Kuvendit, bojkotin e forcës ku ai bën pjesë, duke e arsyetuar pjesëmarrjen e tij me faktin se askush nuk i ka komunikuar ndonjë vendim se duhet të bojkotojë punimet e Kuvendit.

Post 8 maji, Aleatët e PS-së shprehin ankesat ndaj PS-së

Komisioni i Venecias, kur kundërshtohej dhe tashmë thërritet në kauzë Rezultati i Tiranës, Klosi: Mirëpresim përfshirjen e Venecias. Vota e kreut të bashkisë, PS akuza për manipulime Gëzim Saliu Megjithëse zgjedhjet e 8 majit janë ende në pritje të rezultatit final për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, rezultat që do të shpallet nga Kolegji vetëm pas disa ditësh, ato sollën sërish reagimin kundërshtues së PSsë, forcë kjo e cila deklaroi se standardet e zgjedhjeve lokale nuk u plotësuan. Një reagim i tillë është i ngjashëm, përveç faktit se sot kundërshtohet vetëm Bashkia e Tiarës ku kandidon kreu socialist, Edi Rama, me atë të reagimit të PS-së dhe opozitës në tërësi pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2009, zgjedhje në të cilat e majta kërkonte transparencën e votave dhe nga ku nisi një seri

e gjatë protestash e bojkoti parlamentar. Në atë kohë një alternativë e dhënë nga mazhoranca ndaj opozitës për transparencës zgjedhore, ishte edhe ajo e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias, kërkesë kjo që nuk u mor aspak parasysh nga PS-ja. Opozita kërkoi me ngulm hapjen e kutive nëpërmjet ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar, që kurrë nuk plotësoi kriteret e duhura dhe të kërkuara nga mazhoranca në përputhje me ligjin. Tashmë në këto zgjedhje, kur pothuajse të gjitha rezultatet ka një përfundim tërësisht të pranueshëm nga palët dhe mbetet vetëm verdikti i Kolegjit Zgjedhor për garën e Tiranës, Partia Socialiste kërkon që të përfshihet Komisioni i Venecias. "Partia Socialiste i falënderon edhe një herë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë që janë shprehur qartë për prishjen e integritetit të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Ne e mirëpresim edhe propozimin e bërë nga përfaqësues të lartë të politikës evropiane për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekjen për t'i

shpëtuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu me Ristanin dhe për të dhënë opinionin e kualifikuar e të pakorruptueshëm juridik lidhur me të ashtuquajturat vota të hedhura gabim", - tha dje në një bashkëbisedim me gazetarët sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi. Po ashtu, në fjalën e tij, deputeti i PS-së përsëriti akuzat ndaj Kryeministrit Berisha dhe kreut të KQZ-së, Arben Ristani, se kanë kryer masakër elektorale me votat e banorëve të kryeqytetit. Para gazetarëve ai paraqiti disa të dhëna që, sipas tij, socialistët kanë mbledhur sa u përket manipulimeve që janë bërë me numërimin e votave. Ai publikoi një tabelë me qendra votimi në Tiranë ku numri i zgjedhësve nuk përputhej me votat e hedhura në kuti. Partia Socialiste kërkoi dje ndërhyrjen e Komisionit të Venecias në rezultatin e Bashkisë së Tiranës, një kërkesë e cila nuk mund të hidhet poshtë tërësisht, por që sipas disa specialistëve, kjo çështje, në qoftë se të majtët nuk bien dakord me Kolegjin, ësh-

të më e drejtë t'i kalohet Gjykatës Kushtetuese. Përpos këtij diskutimi, mbetet fakti se socialistët kanë vepruar me standarde të dyfishta në lidhje me Komisionin e Venecias, pasi në vitin 2009, kur ndoshta ishte edhe më i drejtë dërgimi i çështjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë komision, kjo nuk u mor parasysh dhe tashmë që kemi të bëjmë thjesht me një bashki dhe jo rezultatin në tërësi, opozita po kërkon ndërhyrjen e këtij komisioni. Ajo që e bën edhe më të vështirë këtë të fundit, është edhe vetë teknikaliteti i çështjes në lidhje me numërimin apo jo të votave të hedhura gabimisht në kutitë e gabuara, pasi për këtë Venecia nuk mund të shprehet tërësisht e bindur, duke marrë parasysh se është vetëm një organ këshillimor. Por tanimë socialistët duket se kanë kthyer vëmendjen për ndryshimin e rezultatit të Tiranës në favor të kryesocialistit Edi Rama vetëm tek komisioni, duke anashkaluar disi faktin se është ende në pritje një vendim, ai i Kolegjit Zgjedhor, i cili do të shprehet në datën 3 qershor.

Tashmë që zgjedhjet e 8 majit shënuan fundin e tyre, përveç garës së Tiranës ku ende pritet rezultati për këtë bashki nga Kolegji Zgjedhor, opozita bën bilancin e tyre, ku disa nga aleatët më të afërt të PS-së nuk ngurrojnë të kritikojnë vetveten. Në deklaratën e tyre për "AS" ata shprehen se mund të ishte bërë diçka më shumë në aspektin e reformimit të KQZ-së. Kështu kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, deklaroi se opozitës i mungoi qartësia në qëndrimin për reformimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të cilin situata aktuale është kosto që opozita po merr për shkak se hoqi dorë nga kërkesa për riformatimin e KQZ-së. "Ishte domosdoshmëri ndryshimi i Kodit Zgjedhor, reformimi i tij, i KQZ-së. Në fund të fundit, opozita do të kishte garanci për administrimin e zgjedhjeve të besueshme nga të dy palëve. Mungesa e reformës na sjell krizë edhe më të madhe", - tha Ndoka. Kushti për një KQZ jopolitike sipas të majtëve mbështetet edhe nga kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo. "Do të ishte mirë dhe shpresoj që të jetë pjesë e reformës, që KQZ të ketë teknicienë të konfirmuar dhe jo të propozuar nga partitë politike, por të gjenden rrugët që të kemi një trup gjykues administrativ që të jetë i paanshëm në këtë proces të rëndësishëm, siç janë zgjedhjet", - u shpreh Milo. Nga ana tjetër kryedemokristiani nuk nguroi të ketë ankesa edhe ndaj komisionerëve socialistë , ku nënvizoi se çdo forcë politike duhet të kishte vëzhgues. "Ne jemi përjashtuar si forcë politike duke shkelur edhe Kodin Zgjedhor, ku çdo parti ka të drejtë të ketë vëzhgues. Ne u përjashtuam që të vëzhgonim zgjedhjet, të kishim numërues edhe në ato zona që janë preferenciale për ne. Kjo solli prishje ekuilibrash edhe brenda opozitës", - thotë Ndoka. Ndërsa për kreun e PDS-së ky shqetësim nuk ka qenë shumë i madh, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara parlamentare. "Nuk është për t'u shqetësuar. Nuk ka një fenomen masiv si në 2009-n. Tani duhet të pranojmë që ka ndryshim thelbësor në qëndrimin e PS-së ndaj aleatëve, në kontrollin dhe mbrojtjen e votës gjatë këtyre zgjedhjeve", - tha Milo.


5

e martë 31.05.2011

Politikë

Berisha: Sistemi zgjedhor ka si shtyllë kryesore të drejtën për të kundërshtuar Për Kryeministrin cilido që të jetë rezultati që del nga rivlerësimi i çdo vote, do të jetë i mirëpritur Kryeministri Berisha në mbledhjen grupit parlamentar ka sqaruar vendimin e PD-së për të kërkuar numërimin e çdo vote të kontestuar për Tiranën dhe arsyen përse u mor ky vendim. Sipas Berishës, ky vendim është jetik dhe ai u ka garantuar se nuk ka pasur asnjë ide të qartë në këto vota të kundërshtuara se cili kandidat mund të përfitojë më shumë. Berisha, duke iu drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të PD-së, por edhe qytetarëve, ka theksuar se sistemi zgjedhor më të rëndësishme në përbërjen e tij ka të drejtën për t'u ankuar dhe të drejtën e kundërshtimit. "Sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të parë dhe të fundit dhe kryesore të sigurisë të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem, në dallim nga sistemi i mëparshëm, që në çdo rast të rezultatit të ngushtë, autorizonte rinumërimin automatik, ky e përjashton këtë. Ky nuk lejon të prekësh asnjë votë me të cilën komisioner a vëzhgues në qendrën e numërimit kanë qenë të gjithë dakord. Mbi ato nuk ka gjykatës, nuk ka KQZ dhe ato nuk preken, sepse aty është unanimitet i plotë. Por sistemi bazohet në të drejtën e çdo komisioneri, çdo vëzhguesi të cilësdo force politike, që vetëm duke ngritur dorën, të vendosë veton për çdo fletë votimi që atij i duket se nuk është ashtu siç thonë të tjerët, për çdo kuti votimi, për çdo mbledhje e zbritje të rezultateve që bëhen, shumim të rezultateve në qendër të votimit. Ky është një rregull që e bën sistemin tonë sistemin më të drejtë, ky është një rregull me të cilin komisionerët, vëzhguesit kanë treguar përgjegjësinë më të lartë. Imagjinoni që në 252 mijë fletë votimi të numëruara në qytetin e Tiranës, nuk janë as 300-400 vota të kontestuara që duhet të rivlerësohen", - u shpreh Kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar. Berisha gjithashtu ka shtuar se në procesin e votimit ka tri produkte: vota të vlefshme janë ato të cilat kanë marrë votën e të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve, vota të pavlefshme janë vetëm ato për të cilat janë votuar si të tilla nga të gjithë komisionerët e vëzhguesit dhe kategoria e tretë janë votat e kundërshtuara, të cilat kanë fituar të drejtën e qytetarisë për t'u rishqyrtuar, për t'u vlerësuar dhe rilexuar në të gjitha instancat e shqyrtimit të ankesave të sistemit zgjedhor nga KZAZ, KQZ e deri tek Gjykata e Apelit. Në qoftë se kjo injorohet, atëherë ai ose ajo komisionere, ai ose ajo vëzhguese në qendrën e numërimit nesër, do druhej, do hezitonte të ushtronte të drejtën e votës, pasi do konstatonte se nuk u përfill nga politike. "Ndaj dhe ne vendosëm, ndonëse zoti Basha është me 81 vota para, ndonëse në Tiranë ne kemi fituar këshillin bashkiak, kemi fituar 7 minibashki, kemi fituar këshillat e minibashkive, vendosëm, për hir të integritetit të këtij sistemi, të respektit të atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, komisionerë apo vëzhgues të PD-së a të PS-së a të forcave të tjera politike që në tryezë tek numëronin, ng-

ritën dorën për të kundërshtuar një dokument, t'u japim një mesazh të qartë atyre se qëndrimi i tyre nuk shpërfillet, qëndrimi i tyre nuk shkelmohet, por ai do ketë vlerësimin e plotë në përputhje me ligjet e vendit. Në të gjitha këto vota, dua t'ju garantoj se qytetarët e Tiranës kishin shprehur qartë vullnetin e tyre se për cilin kishin votuar. Pra nuk kishin të bënin më me kundërshtarin, por kishin të bënin me qëllimin e shprehur qartë nga qytetari i Tiranës për preferencën e tij. Atëherë, ne që u shprehëm për të numëruar çdo votë dhe e realizuam këtë në mënyrën më të vendosur, ne nuk mund kurrë t'u thoshim këtyre qytetarëve se për gabimet e komisionerit që ka vendosur fletën dhe kundrafletën në kuti, vota jote nuk vlen. Morali ynë nuk na çonte deri aty, ndaj dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj", - tha Berisha. Kryeministri, ndër të tjera, është shprehur se opozita ka pasur kohën e mjaftueshme të përcaktuar në ligj për të bërë çdo ankesë të mundshme. "Ju e patë vetë, zoti Rama, i cili kishte 144 orë afat për të paraqitur, në qoftë se donte, 155 ankesa. Por ai dorëzoi vetëm 2 ankesa dhe ato natyrisht i ka me ato vota që ai i quan klandestine - që po të kishte skafe, do të shkonte t'i hidhte në mes të detit, por nuk ka, se kemi bërë moratoriumin - dhe jo me votat e qytetarëve që i ka qeverisur 11 vjet, të hedhura të pastra si kristal, të qarta si rrezja e diellit, të të gjitha kategorive, përfshi dhe nivelet më të larta. Pra, pasi paditi këto vota, nuk bëri asnjë padi tjetër. Pardje ai nxori avokatin e tij të ri, Gramoz Ruçi, i cili tha se ka mospërputhje në tabela etj., etj. Por kush të pengoi ty o zotëri që, në 144 orë, ti mund të kishe paditur të paktën 2000 kuti votimi dhe tabelat e tyre? Por nuk e bëre, por e bëre pasi u mbyllën të gjitha afatet ankimore", - u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar Berisha. Kësaj lloj ankese të zotit Rama Kryeministri i vendit i bëri një paralelizëm me finalen e Ligës sësKampioneve. "Para dy netësh Sër Aleks Ferguson iu drejtua Platinisë se ku i kam ato penalltitë e munguara dhe Platini iu përgjigj se jashtë kohe nuk ka ankesa, ndaj përpiqu radhës tjetër që Mançester Junajtid të rivendosë nderin e humbur, në atë ndeshje të cilën e fitoi Barcelona, e cila i dha Evropës një nga ndeshjet më të bukura në historinë e saj. Mirëpo Sër Aleks merr vesh, ndërsa Gramozi nuk merr vesh gjë. Ai thotë jo, nuk ka afate. Sidoqoftë, ata këtë gjë e kanë betejë të brendshme me komisionerët e vet, sepse tani e tutje shqiptarët duhet të jenë të përgatitur të dëgjojnë akuza nga më të ndryshmet për komisionerët socialistë se si ata i bënë gjëmën kryetarit të tyre, duke qenë njerëz që kanë punuar me korrektesën më të madhe", ka sqaruar Berisha. Gjithashtu, Berisha u tha deputetëve të PD-së se qëndrimin mbi votat e kontestuara duhet që ta shpjegojnë kudo. "Ne kemi vendosur që çdo votë e kontestuar të rivlerësohet ashtu siç thotë ligji shqiptar dhe kjo është absolutisht e domosdoshme për funksionimin e këtij sistemi. Cilido që të jetë rezultati që del nga rivlerësimi i tyre, është i mirëpritur. Ne jemi themeluesit e partisë së votës së lirë, ne duhet të qëndrojmë pas çdo vote", - u është drejtuar Berisha deputetëve të grupit parlamentar të PD-së.

Kryeministri: Paketë e re për rritjen e rrogave dhe pensioneve “Qeveria me politikat e saj humane, sociale, ka ndikuar direkt në xhepat, në kontot bankare, në llogarinë familjare të 800 mijë familjeve shqiptare” Eduart Vlusha Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike u ka bërë me dije deputetëve të forcës politike që ai drejton se qeveria po përgatit në përputhje me programin e saj paketën e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Sipas Kryeministrit të vendit, rritja e rrogave dhe e pensioneve ka qenë shtylla më kryesore e qeverisjes së kësaj mazhorance, që nga ardhja e saj në pushtet në vitin 2005 dhe do të vazhdojë të mbetet drejtim themelor i punës së saj, për sa kohë shqiptarët ta votojnë. Rritja e rrogave dhe pensioneve, vendimet ekonomike, përbëjnë shtyllë kryesore të programit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, përbën njëkohësisht faqen e njerëzishme, fytyrën njerëzore të sistemit që ne ndërtojmë. Gjithashtu, Berisha u ka kujtuar deputetëve se sistemi i rrogave dhe i pensioneve që qeveria e tij gjeti në 2005n, ishte i papërshtatshëm për shqiptarët. "Dua të kujtoj këtu se në vitin 2005, ne gjetëm një sistem rrogash dhe pensionesh, ndër më të papërshtatshmit për qytetarët shqiptarë. Gjetëm pensionet e fshatit në mesataren e tyre me 34 mijë lekë të vjetra, pra rreth 34 dollarë. Gjetëm pensionet minimale të qytetit në 65 dollarë, gjetëm rrogat e ulëta tek rreth 110 dollarë, gjetëm rrogën mesatare me 220 dollarë, gjetëm rrogat, më të lartë 11 deri në 13 herë më të larta se rroga mesatare", - është shprehur Kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Berisha u është shprehur deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar se qeveria që ai drejton, i ka mbajtur të gjitha premtimet. Sipas tij, qeveria që ai drejton, i ka mbajtur këto premtime

me përkushtim, me vendosmëri dhe me sakrificë, madje, sipas Berishës, këto premtime janë tejkaluar. "Ne shpallëm se nëse shqiptarët do të na votonin ne, në mandatin tonë të parë 4-vjeçar, ne do të dyfishonin rrogat e mësuesve, do të dyfishonim rrogat e infermierëve, do të dyfishonim rrogat e mjekëve, do të dyfishonim pensionet në fshat, do të dyfishonim pensionet e ulëta në qytete, pra ne morëm angazhime të paprecedenta në historinë e një vendi për t'u përmbushur gjatë një mandati 4-vjeçar. Në harkun kohor të qeverisjes së mandatit të parë çdo fermer që merrte një pension prej 34 mijë lekësh, firmosi në fund të atij mandati për një pension mbi 72 mijë lekë. Në harkun kohor 4vjeçar të mandatit të parë, çdo arsimtar, çdo mësues që shpërblehej me 220 mijë lekë në muaj, në fund të këtij mandati ka firmosur për dyfishin dhe mbi dyfishin e tij. Çdo infermier që shpërblehej me 150 mijë lekë në muaj, në fund të mandatit ka marrë së paku mbi 320 mijë lekë në muaj, çdo mjek që kishte një pagë simbolike ka firmosur për mbi dyfishimin. Ne ia dolëm që me këtë politikë humane, sociale, e cila ndikonte direkt në xhepat, në kontot bankare, në llogarinë familjare të 800 mijë familjeve shqiptare, ia dolëm që rrogën mesatare në Shqiptari nga 225 mijë lekë që ishte, ta kalonim vitin e kaluar në 520 mijë dhe kjo është një arritje e madhe për vendin. Kjo është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme", - u është shprehur Kryeministri Berisha deputetëve të PD-së. Ndër të tjera, Berisha ka shtuar në këtë mbledhje se Shqipëria, vend i zhvilluar, është për t'u ndërtuar në çdo familje shqiptare, është për t'u ndërtuar në çdo qoshe, skaj, rrugë, rrugicë, qytet, fshat të këtij vendi, ndaj dhe politika jonë ka nënvizuar Kryeministri i vendit është politikë, e cila përfaqëson në radhë

të parë njeriun, qytetarin. Sipas tij, kritika ka pasur për këtë politikë, ku një pjesë ka theksuar Berisha, buronin nga ndrojtja e pasojave të kësaj politike. Gjithashtu, Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur gjatë kësaj mbledhjeje për borxhin, ku shifra që qeveria e tij kishte trashëguar në vitin 2005, kishte qenë 72%, ndërsa sot ka një borxh prej 59% pasi janë ndërtuar mbi 8 mijë km rrugë. "Pasi kemi mbidyfishuar rrogën mesatare të punonjësve në Shqipëri dhe pensionet; pasi kemi ndërtuar qindra e qindra ujësjellës; kemi bërë sot që 98% e qytetarëve shqiptarë te kenë akses në ujin e pijshëm. Pasi kemi ndërtuar dhe rindërtuar më shumë se 1200 shkolla, pra modeli ynë funksionoi. Modeli ynë i qëndroi krizës. Modeli ynë është model suksesi, opozita u përpoq me të gjitha format që të bllokonte rritjen e rrogave dhe pensioneve", - tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Kryeministri Berisha ka nënvizuar edhe përmirësimet në sistemin arsimor, ku sipas tij mbi 91% të atyre që mbarojnë klasat e nënta, ndjekin shkollën e mesme dhe mbi 70% e atyre që mbarojnë shkollat e mesme, ndjekin universitetin, duke e konsideruar këtë si një nga përpjekjet më të suksesshme për një sistem arsimor, që është një nga promotorët më të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. "Të gjitha këto kanë një synim, Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017, ndaj dhe desha t'ju informoja se për këtë muaj, aktiviteti më i rëndësishëm i qeverisë dhe veprimtarisë suaj është rritja e rrogave dhe pensioneve. Natyrisht, do të bëhet kjo duke kontrolluar me lupë të gjitha shpenzimet e tjera. Vitet 2013-2017 do të jenë vitet e uljes së ndjeshme të borxhit publik të Shqipërisë, sepse kështu e kërkojnë rregullat. Në qoftë se në këtë mandat parashikimi ynë ishte të mos lejojmë rritjen e tij, ta frenojmë aty ku është, në mandatin tjetër borxhi merr dishezën, merr rënien e ndjeshme, natyrisht pa prekur rritjen e rrogave dhe pensioneve", - u shpreh Berisha para deputetëve të PD-së.


6

e martë 31.05.2011

Ekonomi

Tregu i sigurimeve, rriten të ardhurat, dyfishohen kontratat në 2011 Sigurimi i automjeteve zë pjesën kryesore, jeta vetëm 12.03% të tregut. Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar rrisin të ardhurat me 8.22%

Biznesi: Qeveria të marrë masa të mos dalë jashtë vendit kapitali shqiptar

Teuta Shamku Tregu i sigurimeve ka pasur një zhvillim të dukshëm gjatë muajve të parë të vitit 2011. Ky treg paraqitet me një rritje të ndjeshme të ardhurave nga primet po ashtu edhe me një dyfishim të kontratave të sigurimit për periudhën janar-prill 2011. Sipas një raporti të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) mbi tregun e sigurimeve për periudhën 4 mujore, rezulton se të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-prill 2011, arritën rreth 2,939 milionë lekë, ose 8.22% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-prill 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 408,433 duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.97% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.03%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 56.66% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 43.34% të totalit të tregut. Sipas raporti të AMF-së, primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,273 milionë lekë, ose rreth 0.35% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Produkti MTPL e brendshme gjatë periudhës janar-prill të vitit 2011 pati një ulje prej 21.54% për primet e shkruara bruto , ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 2.97% krahasuar me janar-prillin e vitit 2010. Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-prill 2011 pati një ulje prej 6.83% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një ulje prej 11.71% krahasuar me periudhën janar - prillin e vitit të kaluar. Produkti Karton Jeshil pati një rritje me rreth 77.45% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar-prillin e vitit 2010 dhe numri i kontratave pati një rritje prej 48.14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-prill të vitit 2011, arritën rreth 1,665 milionë lekë, ose 15.84% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë por dhe me një katërfishim të numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janarprillin e vitit 2010. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-prill 2011 patën rritje me rreth 9.35% kundrejt janarprillit të vitit 2010. RRITET NIVELI SIGURIMIT TË PRONËS Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 777 milionë lekë në total, vendin e parë e zuri sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 45.41% i pasuar nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.53%. Në portofolin 'Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar-prill të vitit 2011 ndihet një rritje prej 15.45% e numrit të kon-

8.04

për qind

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2011 u rritën me rreth 8.04% krahasuar me janar-prillin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 510 milionë lekë, apo 74.66% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

tratave të sigurimit dhe rritje me rreth 11.54% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar-prillin e vitit 2010. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-prill 2011 arritën në rreth 336 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 157.18% në krahasim me janar-prillin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 90.34% të të ardhurave të këtij grupi. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2011 arritën 354 milionë lekë ose rreth 48.54% më shumë se janar-prilli i vitit të kaluar.

TIRANA BANK REZULTATET DHE PERFORMANCA- MARS 2011 Fitimi i interest neto shënon 5.97 milionë € (-3.2% nga viti në vit si rrjedhojë e rritjes së Interesit nga Depozitat, si rezultat i rritjes në Totalin e Depozitave dhe gjithashtu një impakt më të vogël nga ulja e fitimit si pasojë e rritjes së Kredisë me Probleme) Fitimi neto nga komisionet arriti në shifrat e 0.7 milionë € (+23% nga viti në vit) Shpenzimet operative kanë arritur shumën 3.5 milionë € (- 0.7% nga viti në vit) Raporti shpenzime/të ardhura është ulur me 46.2% krahasuar me 47% në 2010, duke reflektuar më së miri administrimin e shpenzimeve operacionale. Fitimi neto pas Taksave është 2.1 milionë € (-13% nga viti në vit, kryesisht si pasojë e rritjes së shpenzimeve të provigjionimit, rreth 33%)

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-prill 2011 patën rritje me rreth 9.35% kundrejt janarprillit të vitit 2010

Shifrat Totali i Aseteve shënon 655 milionë € (+6.4% nga viti në vit) Totali i Kredisë shënon 449 milion € (+2.7% nga viti në vit) Depozitat shënojnë 502 milionë € në fund të tre mujorit të parë të 2011 (+20.2% nga viti në vit) Raporti Kredi/Depozita është 90%, me një rritje prej 14% krahasuar me fundin e Mars 2010, duke treguar kështu aftësin auto financuese të Bankës. Kreditë me Probleme shënojnë 9.7% (shumë më i ulët se 14.7% i Sistemit Bankar Shqiptar) Totali i Provigjioneve shënon 19.9 milionë € (+24% nga viti në vit) Kapitali- Mjaftueshmëria e kapitalit Totali i kapitalit shënon 96.1 milionë €. Totali i kapitalit rregullator ishte 78.3% dhe raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 13.65% pa përfshirë llogaritjet e fitimit të vitit 2010. Nëse kjo do të llogaritej raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit do shënonte 15%. Degët- Personeli Rrjeti i degëve të Bankës shënon 56 degë dhe agjensi, 11 më shumë se ë njëjta periudhë një vit më parë. Numri i punonjësve të Bankës është 484 (-3% nga viti në vit)

Thellimi i krizës ekonomike greke kërkon marrjen e masave dhe nga vendet fqinje. Për këtë qëllim, Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria), kërkon nga qeveria shqiptare që të ndalojë daljen e paligjshme të parave jashtë vendit. "Konfindustria, duke marrë shkak nga njoftimet e fundit të institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë greke për vazhdimin e gjendjes tepër të vështirë ekonomiko-financiare të vendit fqinj për vitin 2011 si dhe duke vlerësuar përballjen e ekonomisë së Shqipërisë me pasojat e saj i kërkon institucioneve shtetërore, që si hap të parë të ndalin sa më shpejt dhe me çdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare", - tha dje në një konferencë për mediat, administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Ai vijoi se kusht i rëndësishëm për sa më sipër është zbatimi me rreptësi i ligjeve në fuqi nga qeveria, Banka e Shqipërisë dhe sidomos Shërbimi Informativ Shtetëror. Gjithashtu duhen ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme për bërjen të mundur të shtimit të të hyrave financiare nga jashtë në ekonominë kombëtare, ku përmendim para së gjithash zbatimin në kohë të shpejtë të faljes fiskale në fuqi për qytetarët shqiptare me banim brenda dhe jashtë vendit përfshi edhe Greqinë. Sipas Buxhukut, Konfindustria mendon se nëse ndërmerren një sërë veprimesh institucionale dhe ligjore, është plotësisht e mundur, që ekonomia shqiptare jo vetëm të mos preket nga kriza në Greqi, por edhe të përfitoje ndjeshëm në afatgjate nga kriza e vendit fqinj në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptare.

Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektligjin për inspektimin Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori dje në shqyrtim projektligjin "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë". Sistemi i inspektimit në Shqipëri rezulton të ketë mangësi në arritjen e qëllimit të parandalimit të risqeve dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave. Ndërkaq, këto mangësi krijojnë një kosto shtesë të padobishme mbi veprimtarinë e bizneseve. Bazuar në këto përfundime qeveria ndërmori një reformë të thellë të inspektimeve për të mundësuar arritjen e njëkohshme të dy qëllimeve bazë: rritjen e efektivitetit të trupave inspektuese në parandalimin e risqeve dhe uljen e barrës administrative dhe kostove mbi veprimtarinë e biznesit, që përbën edhe risinë e kësaj reforme. Anëtarët e Komisionit diskutuan gjatë në lidhje me projektligjin dhe e miratuan atë në parim. Në mbledhjet e ardhshme komisioni do të vijojë me shqyrtimin dhe miratimin nen dhe në tërësi të projektligjit në fjalë.


7

e martë 31.05.2011

Kronikë Mospagesa Banka sekuestron fabrikën e birrës “Norga”

Fabrika e birrës “Norga” në qytetin e Vlorës ka ndërprerë linjën e prodhimit pasi mosshlyerja në kohë e një detyrimi financiar ndaj bankës ka bërë që zyrtarë të kësaj të fundit të vendosin për sekuestrimin e fabrikës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin jugor të vendit, ku sipas të dhënave të para mësohet se banka ka bërë bllokimin e punës në fabrikën e birrës “Norga”, një nga

bizneset më të mëdha në Jugun e Shqipërisë. Nga ana e tyre, përfaqësues të bankës, për shkak të mosshlyerjes së kredisë kanë sekuestruar fabrikën, duke paralizuar linjat kryesore të prodhimit. Nga të dhënat mësohet gjithashtu se kredia e fabrikës së birrës “Norga” është më shumë se 10 milionë euro dhe një pjesë e konsiderueshme e saj nuk është shlyer për një kohë të gjatë.

Drejtuesja e kompanisë ANB Grup është shprehur se ky vendim i bankës është i nxituar, pasi ndaj bankës janë bërë gjithmonë pagesa me vlerë të madhe. Aktualisht, fabrika e birrës qëndron nën mbikëqyrjen e bankës, ndërsa policia private nuk lejon të hyjë e të dalë asnjë person pa miratimin e drejtuesve të bankës, ndërkohë që bllokimi i punës në fabrikë ka lënë pa punë një numër të madh punonjësish.

Operacioni “Weekend”, kapen shpërndarësit e kokainës për klientët VIP në pabe Dy persona janë arrestuar nga policia me 40 doza kokainë, dy automatikë me silenciator dhe një sasi municioni Artan Koçi Kanë përzgjedhur klientelë të veçantë për të shitur pa shumë bujë “mallin” e përgatitur sipas porosive, personazhe VIP që frekuentojnë pabet dhe lokalet e natës në kryeqytet. Dy persona, që të dy anëtarë të një rrjeti të shpërndarjes së narkotikëve të fuqishëm si kokainë, janë arrestuar orët e vona të së dielës në kryeqytet, pas një hetimi dhe operacioni të organizuar për kapjen e tyre nga policia e Tiranës. Një gjë e tillë është bërë publike një ditë më parë, ku sipas të dhënave mësohet se agjentët e antidrogës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Weekend”, ku për disa muaj me radhë duke aplikuar më së miri metodat speciale të hetimit, u arrit të përcaktohet vendndodhja e tyre

Kokaina shpërndahej në zona të ndryshme, kryesisht në lokalet dhe pabet e Tiranës, kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë VIP në Tiranë. Policia tha se operacioni është finalizuar nga agjentët e Seksionit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Policinë e Tiranës në rrugën “Fortuzi”, pranë Ministrisë së Arsimit, ku në pranga janë vënë Robert Sula, 38 vjeç, nga Tirana dhe Florian Ngjela, 33 vjeç, po nga Tirana. Sipas policisë, fillimisht u realizua kapja në flagrancë e Florian Ngjelës, ku pas kontrollit iu gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe 20 doza të tjera lëndë e dyshuar kokainë, ndërkohë që të arrestuarit tjetër, Robert Sula, iu gjetën në banesën e tij dhe dy

Tensioni i lartë, vdes i dënuari Abazi Vdes i burgosuri në burgun e FushëKrujës, pasi dyshohet se vuante nga probleme të tensionit të lartë. Burime zyrtare nga autoritete të burgut bënë të ditur se ka vdekur shtetasi Haki Abazi, 55 vjeç, i dënuar me 7 vite burg për veprën penale të “Mashtrimit”. Nga të dhënat zyrtare mësohet se personi ka vdekur gjatë natës, ndërsa mjekët e burgut nisën menjëherë punën për të verifikuar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve nga burgu i Fushe Krujës, shkaku i vdekjes së 55-vjeçarit ka qenë një atak miokardi, pasi sipas mjekëve të burgut, Haki Abazi vuante nga zemra. Megjithatë, janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së të burgosurit. Referuar burimeve zyrtare nga burgjet, viktima Abazi ishte i dënuar për të disatën herë për veprën penale të “Mashtrimit”. Së fundmi, ai kishte marrë dënimin 7 vite burg nga gjykata, të cilin sapo kishte nisur ta vuante në ambientet e burgut të Fushë-Krujës.

Aksidenti

Berat, kalonin rrugën, përplasen, një i vdekur dhe një i plagosur

armë automatik m. 56, armë automatike e llojit “Scorpion” me silenciator, 94 copë fishekë, 248 fishekë model-54, 4 krehra me fishekë model 56 etj. Zhvillohet në Tiranë operacioni policor “Weekend” ku sekuestrohen 40 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë ndërsa vihen në pranga dy shpërndarësit e saj. Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit lidhur me operacionin në fjalë, mësohet se orët e vona të së dielës, Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Policinë e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, u arrit sekuestrimi i 40 dozave lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe arrestimin e dy - shtetasve, si posedues e shpërndarës së saj. Policia sqaroi se falë një hetimi disa mujor, në ngarkim të shtetasve të sipër cituar, duke aplikuar më së miri metodat speciale të hetimit, u arrit të përcaktohet vendndodhja e tyre si dhe më pas arrestimi në flagrancë, arrestim i cili u realizua në afërsi të rrugës

Sekuestruar 40 gram lëndë narkotike kokainë 1 automatik model 56 me nr. 4130969 4 krehra me 248 copë fishekë 1 armë automatike tip “Scorpion” e kal. 7.65 mm me nr. Z7673, me silenciator 1 krehër me 13 copë fishekë kal. 7.65 94 copë fishekë model 9 2 copë telefona celularë 2 maska 2 palë doreza

Të arrestuar Robert Sula, 38 vjeç, nga Tirana Florian Ngjela, 33 vjeç, nga Tirana

“Fortuzi” në Tiranë. Fillimisht u realizua kapja në flagrancë e shtetasit Florian Ngjela ku pas kontrollit iu gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe 20 doza të tjera lëndë e dyshuar Kokainë. Ndërkohë që, sipas të dhënave, gjatë shtrirjes në kohë të këtij operacioni me posedimin edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit Robert Sula iu gjetën në banesën e tij dhe dy armë automatik m. 56, armë automatike e llojit “Scorpion” me silenciator, 94 copë fishekë, 248 fishekë model-54, 4 krehra me fishekë model 56 etj. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, buirme nga policia pohuan se e lënda narkotike e llojit kokainë, shpërndahej në zona të ndryshme kryesisht në lokalet dhe pabet e Tiranë, kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë VIP. Policia tha se ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim.

Në Durrës

Grabitën tregtarin e floririt, dy në pranga, dy në kërkim Kanë studiuar për disa ditë situatën dhe kanë piketuar një nga tregtarët e floririt dhe më pas kanë mundur të vjedhin një çantë me bizhuteri nga bagazhi i automjetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 të së dielës, ku sipas të dhënave të zëdhënëses së policisë së Durrësit, Ornela Cako, mësohet se katër autorët e ngjarjes pas identifikimit dhe në sajë të masave të mara nga ekspertët e Paran-

Fushë-Krujë

dalimit dhe Hetimit të Krimit, është bërë e mundur kapja e tyre. Policia tha se në pranga janë vënë Ermal Sallaku, 22 vjeç, banues në rrethin Tiranë, Florjand Hida, 23 vjeç, banues në rrethin Tiranë. Po kështu, u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Kujtim Celiku, 33 vjeç, banues në rrethin Tiranë, Elton Ruci, 31 vjeç, banues në rrethin Tiranë. Sipas policisë, autorët në bashkëpunim me

njëri-tjetrin, kanë zbatuar një plan duke mundur të vjedhin një çantë me bizhuteri nga bagazhi i automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa DR 9195 C, pronë e shtetasit M. B., 46 vjeç. Në momentin e ngjarjes, në sajë të ndërhyrjes së një qytetari dhe një efektivi policie të ndodhur në vend, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve. Po kështu, vijoi puna për identifikimin e personave të tjerë të

përfshirë në ngjarje dhe u bë e mundur kapja e një prej bashkautorëve. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore rezultoi të jenë vjedhur në këtë automjet 176 copë unaza floriri me vlerë të përafërt 30 milionë lekë (të vjetra). Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura, ndërsa policia tha se u bë shpallja në kërkim e shtetasve Kujtim Çeliku dhe Elton Ruci e po punohet për kapjen e tyre.

Një 47-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku sipas të dhënave të policisë së këtij qyteti, mësohet se personat, dy prej tyre atë e bir, po kalonin rrugën, teksa një makinë tip “BMW” me targa të Beratit AA 939 C që drejtohej nga Aurel Musabelliu, ka dalë nga rruga, duke përplasur 3 kalimtarët dhe duke përfunduar bashkë me ta në ujërat e lumit Osum. Sipas të dhënave, tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, por 47-vjetari Fredi Merko nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë që djali i tij, Albano, dhe i plagosuri tjetër ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Aurel Musabelliu, dhe po punon më tej për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Në Lushnjë

Grabitet kazinoja, në kërkim autorët Persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e një kazinoje në qytetin e Lushnjës dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin prej andej një sasi parash. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një kazino në qendër të qytetit të Lushnjës, ku sipas të dhënave të zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Fierit, Valbona Meço, mësohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar, të paidentifikuar ende, kanë mundur të hyjnë brenda kazinosë dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të vjedhin një shumë prej 20 mijë lekësh të vjetra. Sipas të dhënave, më pas ata janë larguar, ndërsa punonjësit e kazinosë kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet. Policia nga ana e saj ka bërë të ditur se ka marrë dëshmitë e punonjësve të kazinosë dhe se po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve të saj.


8

e martë 31.05.2011

Kronikë

Zbulohet skema e trafikut, “Credit Car II” sekuestron 10 makina luksoze në Shqipëri Gjatë operacionit të zhvilluar nga data 16 deri më 19 maj të këtij viti, strukturat e policisë kanë verifikuar rreth 1.085 automjete të llojeve të ndryshme

Automjetet e sekuestruara • BMW X5, me targë TR 5255 N, i cili rezulton i vjedhur në Austri me datë 25.08.2005 • Porsche Cayenne, me targë DX 938 DR, i cili rezulton i vjedhur me datë 12.03.2010 në Itali • Mercedes-Benz ML 320, me targë DP 530 MH, i cili rezulton i vjedhur në Itali me datë 12.11.2009 • Mercedes-Benz me targë AA 928 AA, i cili është regjistruar i vjedhur në Itali me datë 18.02.2011 • Mercedes-Benz (C 220 CDI), me targë AA 697 AG, i cili është regjistruar i vjedhur në Itali me datë 15.03.2011 • Audi Q5, me targë IBH, i cili është regjistruar i vjedhur në Greqi me datë 10.05.2010 • Mercedes-Benz, me targë MR 2361 A, i cili është regjistruar i vjedhur në serbi me datë 17.01.2007 • Volkswagen, me targë PG005A, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari • Volkswagen, me targë PG097A, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari • IVECO Magirus, kamion, me targë EX 595 BE, i cili rezulton i vjedhur në Itali me datë 21.07.2010

Artan Koçi Supermakina të kohëve të fundit të blera jashtë shtetit me kredi, të marra me qira apo të përfituara me anë të mashtrimit me siguracionet, dhe të gjitha këto të futura në Shqipëri. Skema më e fundit e trafikut të automjeteve të luksit në vend ka qenë objekt i një operacioni të gjerë të ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë të mundur, pas verifikimeve, sekuestrimin e dhjetë automjeteve të trafikuara. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sipas të cilave operacioni është zhvilluar nga data 16 deri me 19 maj të këtij viti, me nismën dhe drejtimin e qendrës SECI me seli në Bukuresht, Rumani, me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Juglindore, anëtare të kësaj qendre ndërkombëtare, përkatësisht strukturave të policive, prokurorive, doganave, të Interpolit dhe Europolit. Policia tha se në kuadër të këtij operacioni, janë verifikuar rreth 1.085 automjete të llojeve të ndryshme, kryesisht gjatë kontrolleve të ushtruara me grupe kontrolli të lëvizshme brenda qyteteve dhe në akset rrugore, si dhe grupeve të ngritura në hyrje-dalje të qyteteve dhe se vëmendje e veçantë u është kushtuar pikave të kalimit kufitar për të zbuluar dhe formën e mashtrimit. Në bazë të hetimeve dhe verifikimeve të bëra mbi automjetet e sekuestruara, policia sqaron se ndër format e trafikimit të këtyre automjeteve të vjedhura, rezulton ajo përmes mashtrimeve financiare si: automjete të blera me kredi, të marra me qira apo nëpërmjet mashtrimit me siguracionet. Pas bllokimit të këtyre automjeteve, policia deklaroi se për të gjitha këto automjete janë kryer procedurat përkatëse ligjore dhe materialet janë referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore për hetime të mëtejshme. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në operacionin rajonal të koduar “CREDIT CAR II”, i cili kishte si objekt goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e makinave të vjedhura, veçanërisht zbulimit të automjeteve të vjedhura përmes mashtrimeve financiare si: automjete të

Operacioni Ndihmonte klandestinët në kufi, pranga organizatorit

blera me kredi, të marra me qira apo nëpërmjet mashtrimit me siguracionet. Sipas të dhënave të një dite më parë të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se ky operacion është zhvilluar, nga data 16 deri me 19 maj 2011, me nismën dhe drejtimin e qendrës SECI me seli në Bukuresht, Rumani, me pjesëmarrjen e vendeve të Evropës Juglindore anëtare të kësaj qen-

dre ndërkombëtare, përkatësisht strukturave të policive, prokurorive, doganave, të Interpolit dhe Europolit. Sipas të dhënave, për zhvillimin e këtij operacioni u angazhuan një sërë strukturash të Policisë së Shtetit si: Departamenti kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, përkatësisht: Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria kundër

Si trafikohen makinat në Shqipëri? Sipas të dhënave të policisë, bazuar në hetimet e kryera pas operacionit tek pronarët e makinave të sekuestruara në operacione të ndryshme, është zbuluar se njëra nga format që ndiqet për trafikun e makinave të vjedhura, është ajo e deklarimit të makinës si e vjedhur. Sipas të dhënave në këtë drejtim, një shqiptar jashtë shtetit bie dakord me pronarin e një makine luksoze. Ky i fundit pranon t’i japë makinën e tij shqiptarit bashkë me dokumentacionin përkatës dhe më pas e deklaron automjetin e tij si të vjedhur. Akordi përmban një shumë të

Ka mundur t’i shpëtojë rrethimit të policisë tri vite më parë, kur la grupin e klandestinëve që udhëhiqte në pyll dhe u zhduk prej andej në errësirë, por nuk ka mundur dot t’ia dalë mbanë dy ditë më parë në kufi. Lekë Marku, 22 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Sarandë, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi kërkohej për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit”. Lajmi është bërë i ditur dje nga zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, sipas të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 227, më 7 shtator të vitit 2009, e ka deklaruar Markun fajtor dhe e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 6 milionë lekë të reja gjobë. Sipas policisë, më 27 shtator të vitit 2008, rreth orës 23:00, me automjetin e tij tip “Volkswagen” me targa SR

majme parash, që shqiptari i jep të huajit, por që sigurisht në një çmim më të vogël se vlera reale e makinës luksoze. Ndërsa pronari i huaj nuk duhet të bëjë denoncimin derisa shqiptari të ketë kaluar edhe doganën shqiptare. Në këtë mënyrë, makina rezulton e rregullt, pasi ka edhe dokumentacionin përkatës. Ndërsa nga ana tjetër, pronari i huaj bën denoncimin dhe përfiton automatikisht një dëmshpërblim edhe më të madh për dëmin e shkaktuar nga kompania e sigurimit, gjoja vjedhjen e automjetit.

1894 B, Lekë Marku ka transportuar në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek përballë fshatit Vrisera, Gjirokastër, disa shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit 800 euro për person. Mullai sqaroi se specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative mbi aktivitetin e këtij shtetasi si dhe për lëvizjen e asaj mbrëmjeje, janë vënë në ndjekje të tij. Por sipas të dhënave, porsa ka parë që ndiqej nga policia 22vjeçari ka braktisur automjetin e tij, duke lënë edhe 5 shtetasit nga rrethe të ndryshme të vendit në automjet dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit, duke përfituar nga errësira.

Krimit Financiar, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti i Sigurisë Publike, Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar si dhe Drejtoritë e Policisë në Qarqe. Njëkohësisht, policia tha se gjatë realizimit të këtij operacioni u bashkëpunua dhe u koordinuan veprimet me Shërbimet Doganore pranë vendkalimeve kufitare, Prokuroritë, etj. Sipas këtyre të dhënave, koordinimi i veprimeve kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë zhvillimit të këtij operacioni u krye nga grupi i punës i ngritur në Drejtorinë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Në kuadër të këtij operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, mësohet se janë verifikuar rreth 1.085 automjete të llojeve të ndryshme, kryesisht gjatë kontrolleve të ushtruara me grupe kontrolli të lëvizshme brenda qyteteve dhe në akset rrugore, si dhe grupeve të ngritura në hyrje-dalje të qyteteve etj. Ndërkohë që vëmendje e veçantë i është kushtuar pikave të kalimit kufitar për të zbuluar dhe formën e mashtrimit, si dhe patrullimeve përgjatë kufirit jeshil. Automjeti së bashku me personat është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se këta shtetas do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët do t’i ndihmonte shtetasi Lekë Marku kundrejt fitimit 800 euro për person. Policia tha se i riu ishte larguar jashtë shtetit dhe para një muaji ka ardhur në Tiranë, ku banonte në një shtëpi me qira dhe është kapur nga ana e Policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me specialistët dhe agjentët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Materialet shtesë për këtë shtetas i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Përplasen 2 makina, vdes 1 person, plagosen 4 Një 37-vjeçar nga Durrësi gjeti vdekjen në një aksident rrugor në një kryqëzim përgjatë superstradës Lezhë - Laç. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së dielës, ku sipas burimeve zyrtare nga policia e qarkut Lezhë, mësohet se aksidenti ishte si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri tip “Mercedes-Benz”, veturë, me targë TR 3811 R, me drejtues shtetasin Orion Irakli Pina, banues në Durrës dhe tjetri tip “BMW” me targë SH 8967 E, me drejtues Edison Çelajn, vjeç 25, banues në Shkodër. Sipas të dhënave të policisë, nga përplasja e të dyja mjeteve gjeti vdekjen 37-vjeçari Orion Irakli Pina, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër Edison Çelaj dhe dy të tjerë, Xhulio Kasneci, 22 vjeç dhe Gjergj Kasneci, 23 vjeç, që udhëtonin si pasagjerë, janë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Aktualisht, ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe pas ndihmës mjekësore, janë jashtë rrezikut për jetën. Personi i katërt, i cili është plagosur më lehtë, është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në Lushnjë

Grabitën me dhunë një shtetas, kapen tre autorët Policia e Leshnjes ka vënë në pranga tre persona që grabitën me dhunë një shtetas në rrugën Lushnjë - Divjakë. Lajmi është bërë i ditur nga të dhëna të policisë lokale, sipas të cilave, tre personat e arrestuar mesditën e të dielës i vodhën me dhunë një shumë parash prej 47.000 mijë lekësh si dhe një aparat celular shtetasit 44-vjeçar me iniciale S. R. Policia tha se vjedhja ndodhi në rrugën Lushnjë - Divjakë, në afërsi të vendit të quajtur Kthesa e Çermës. Tre autorët e vjedhjes u arrestuan nga policia e Lushnjës rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës pas identifikimit të tyre. Policia tha se të arrestuarit janë Pëllumb Meta, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjës; Adriatik Meta, 31 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme dhe Shaban Sinani, 41 vjeç, banues në fshatin Bishçukas të Lushnjës. Ndërkaq, mësohet se tre të arrestuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale të vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim.

Në Tiranë

Mashtroi me dokumentet e kredisë, pranga 38-vjeçares Mashtrimi me dokumentet e kredisë i ka kushtuar një 38-vjeçareje një vit burg dhe 300 mijë lekë gjobë. Bëhet fjalë për 38vjeçaren Alketa Petrit Naçollari, banuese në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur dje, nga të dhëna të policisë së Tiranës, sipas të cilave, Naçollari është ndaluar nga efektivët e policisë, pasi në adresë të saj ekzistonte një vendim i gjykatës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të formës së prerë, më datën 6 prill të vitit 2010, e ka dënuar atë me 1 vit heqje lirie si dhe gjobë në masën prej 300 000 lekësh, për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit në kredi” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Policia tha se tri ditë më parë urdhri për ndalimin e saj është zbatuar nga specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik Financiar.


9

e martë 31.05.2011

Sociale

Virozat e stinës, si të kujdesemi për fëmijët Këto ditë të paqëndrueshme të motit dhe temperaturave, fëmijët kanë qenë më të predispozuar të kenë probleme me shëndetin e tyre. Por, si duhet që të kujdesemi për shëndetin e tyre? Specialisti Fadil Brazhda, mjek i Shërbimit të Urgjencës së Elbasanit, sqaron për “Standard” kujdesjen që duhet treguar për fëmijët pandemia nga ky lloj virusi. Virusi i influencës ndahet në tre tipa A, B dhe C. Tipi A dhe B janë pak a shumë të njëjta në veprimet e tyre si shkaktarë të epidemive dhe vdekshmërisë, ndërsa tipi C nuk ka agresivitetin e tipit A dhe B dhe shkakton vetëm endemi sporadike. Fëmijët e sëmurë me grip duhet të bëjnë një kontroll të vazhdueshëm tek mjeku i familjes. Rekomandohet që fëmija të kontrollohet të paktën çdo dy ditë, në mënyrë që mjeku të vlerësojë nëse fëmija ka ose jo ndonjë komplikacion bakterial. Në këto raste, mjeku duhet të vlerësojë nëse duhet përdorimi i antibiotikëve apo jo. Një këshillë tjetër e vlefshme është që gjatë kontrolleve mjekësore të fëmijës me grip, është mirë të mos ndërrohet mjeku.

Ornela Domi Fëmijët janë grupimi i pare më i rrezikuar gjatë muajve të verës, për shkak të ndryshimit të temperaturave dhe paqëndrueshmërinë e motit. Mjekët sugjerojnë kujdes të veçantë për grupmoshat e vogla, pasi ato janë më të ekspozuarat ndaj virozave stinore. Doktor Fadil Brazhda, mjek në spitalin e Elbasanit, duke qenë se ka patur dhe eksperiencën e ish-drejtuesit të Shëndetit Publik, i rekomandon prindërve të fëmijëve, të kenë kujdes me temperaturën, që shihet si edhe elementi më rrezikshëm, i cili e lë fëmijën më pasoja të rënda për tërë jetën, kështu që temperatura duhet të kontrollohet dhe t’i jepen shurupet paracetamol dhe supostet përkatëse. Shurupet dhe supostet duhet t’i mbajnë në shtëpi në atë kutinë e ndihmës së parë apo në frigorifer çdo familje me fëmijë, sipas tij, por gjithashtu edhe ambientet publike si çerdhet, kopshtet duhet t’i kenë këto rezerva për çdo situatë. “Së dyti, nuk duhet neglizhuar efekti i menjëhershëm në rastin e temperaturave të larta për t’i bërë një banjo me ujë të vakët fëmijës, pasi sa ta sjellë në Shërbimin e urgjencës prindi, i cili mendon se do gjejë shërim të menjëhershëm, gjendja rrugës do të përkeqësohet. Pasi është vetëm psikologjike fakti i të ardhurit menjëherë kur fëmija shfaq temperaturë, dhe mirë është që ndihmën e parë ia jep prindi, i cili po të jetë i kujdesshëm edhe në dhënien e shurupit paracetamol një herë në katër orë, ose supostet, nëse shurupi nuk i bën efekt, apo kompresat me ujë, atëherë ndoshta gjendja mund të vihet nën kontroll edhe në kushte shtëpiake. Kurse tek mjeku i familjes mund të shkohet pasi është provuar mjekimi me këto ndihma që thamë më sipër”, tha z. Brazhda. Sipas specialistit Brazhda, duhet patur parasysh me dhënien e antibiotikëve, ku shumë prindër abuzojnë rëndë me fëmijët e tyre duke shkuar tek farmacisti, duke anashkaluar mjekun e familjes dhe kështu i japin antibiotikë fëmijës kur ai është në një gjendje virale, pra kur nuk ka arritur gjendja e bronkopneumonisë apo të çrregullimeve të sistemit digjestinal, pra të tretjes si dhe diarretë. Ka madje raste që prindërit shkojnë edhe në spital pasi e kanë

Kroçera “Arion”, anija e katërt turistike që nga fillimi i sezonit

Shurupet dhe supostet duhet t’i mbajnë në shtëpi në atë kutinë e ndihmës së parë apo në frigorifer çdo familje me fëmijë, sipas tij, por gjithashtu edhe ambientet publike si çerdhet, kopshtet duhet t’i kenë këto rezerva për çdo situatë Mbi 260 turistë nga vende të ndryshme të botës kanë mbërritur sot paradite me anije turistike në portin detar të Durrësit. Kroçera “Arion” me 262 turistë kryesisht nga Franca, Zvicra dhe SHBA mbërriti në Durrës nga porti i Kotorrit (Mali i Zi), në kuadër të një turi mesdhetar 10-ditor. “Arion” është anija e katërt turistike që mbërrin në portin detar që nga fillimi i këtij sezoni. Anija “Kristina Katerina” është ankoruar dy herë të

marrë me kokën e tyre antibiotikun në farmaci dhe kjo është më paradoksalja dhe sigurisht mund të kenë marrë atë të gabuarin duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e fëmijës. FËMIJËT, KËSHILLAT E MJEKËVE PËR T’I MBAJTUR LARG VIROZAVE Ndërrimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave janë dy ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë virozat e stinës. Mjekët pediatër shpjegojnë se cilat janë virozat, që “kërcënojnë” më tepër fëmijët gjatë kësaj periudhe dhe si mund të parandalohen dhe trajtohen ato. Sipas mjekëve, virozat që qarkullojnë në ambient janë të shumta. Ndryshimet e kushteve atmosferike krijojnë terren të përshtatshëm, të aktivizohen, të shumohen dhe të bëhen patogjenë për organiztjera në Durrës, ndërsa në fund të muajit prill në portin detar mbërriti edhe anija turistike “Island sky”. Sipas të dhënave të APD, “Arion” me rreth 3 mijë turistë gjithsej pritet të vizitojë portin e Durrësit edhe 11 herë të tjera deri në tetor të këtij viti. Gjatë vitit të kaluar kjo anije ka vizituar bregdetin e Shqipërisë 18 herë radhazi. Kroçera “Arion” është ankoruar në kalatën 4 të portit, pranë hyrjes kryesore, ku që prej disa vitesh nën kujdesin e APD

imin e njeriut. Fakti që fëmijët kanë sistemit imunitar të dobët i bën të jenë të predispozuar të shfaqin probleme. Por virozat që qarkullojnë më tepër në këtë periudhë të vitit janë virozat e gripit (Influenza, Flu) e shkaktuar nga virusi i influencës dhe Cold (e shkaktuar nga Rhinoviruset). Influenca është një sëmundje që shkaktohet nga viruset, që prekin sistemin e frymëmarrjes (traktin respirator) dhe karakterizohet nga temperatura e lartë, dhimbje koke dhe inflamacione të membranave të mukozës së rrugëve respiratore. Virusi i influencës në krahasim me atë të “Common Cold”, është më tepër agresiv si në shfaqjen e shenjave të sëmundjes ashtu dhe në vdekshmëri. Virusi i influencës është izoluar në vitin 1933 dhe para këtij viti ka pasur epidemi të rënda vdekjeprurëse. Njëkohësisht, njihet dhe

MJEKU QË E KA VIZITUAR DITËN E PARË DUHET TA NDJEKË DERI NË SHËRIMIN E PLOTË. 40-50 RASTE TË SHTRUARA Nga virozat gjendja e pacientëve të vegjël kalon në temperatura të larta, çrregullime të sistemit gastronomointensinal, si dhe ftohje ose bronkopneumoni. Në fakt, sipas shkallëve të hierarkisë, fëmijët duhet të vinë me rekomandim nga mjeku i lagjes tek specialisti i pediatrisë, por ka edhe raste kur futen për vizitë direkt ata që janë raste të urgjencës, ku temperatura është shumë e lartë dhe marrin mjekimin nga infermierët e Shërbimit të Urgjencës të shoqëruar dhe me serume. Sipas mjekut, Brazhda shumica e rasteve janë trajtuar me mjekimet e dhëna nga doktorët dhe më pas i kanë vazhduar kurat në shtëpi, kurse gjatë këtyre ditëve ka patur tek 5-6 raste fluks shtrimesh në ditë, kur shikohet që gjendja e fëmijës është e rënduar, ku predominojnë problemet me rrugët e frymëmarrjes si dhe çrregullime të rënda të sistemit digjestiv si diarre, të vjella, si dhe temperaturë e vazhdueshme. Edhe në rastet kur fëmijët nuk kanë patur përmirësime në mjekimin në shtëpi, pas dy tre ditësh kanë ardhur dhe janë shtruar në këtë pavijon për të marrë një mjekim spitalor më profesional. Fatmirësisht, në këtë pavijon nuk ka patur raste të shkallës së rëndë për t‘u çuar në Tiranë ku janë rastet e encefalitit dhe meningjitit, ku temperaturat e larta kanë lënë pasoja të rënda tek fëmija. është krijuar hapësira e përshtatshme për lëvizjen normale të automjeteve dhe kalimtarëve. Turistët të ndarë në grupe udhëtuan me autobusë në drejtim të qyteteve të Tiranës dhe Krujës, ndërsa mjaft të tjerë preferuan të qëndrojnë në Durrës për të vizituar muzeun arkeologjik dhe në amfiteatrin antik të qytetit. Anija turistike do të largohet nga porti i Durrësit nesër në mbrëmje. A. Ajazi


10

e martë 31.05.2011

Sociale

Bakteri vrasës, kush rrezikohet nga infeksioni dhe masat për ta shmangur Esheria-Coli prodhon helm që godet veshkat Shenjat, dhembje të forta barku, por pa temperaturë Blerta Mrishaj Bakteri vrasës Esheria-Coli i cili po përhap panik në disa vende të Europës, deri tani nuk shfaq rrezik për konsumatorët shqiptarë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, përmes një daljeje publike ka konfirmuar se në vend nuk ka asnjë të prekur, ndërsa ka deklaruar se çdo strukturë e shëndetësisë është në gatishmëri të plotë. “Porosi e veçantë e gjithë sistemit është evidentimi dhe mosneglizhimi i çdo shenje që ka lidhje me këtë sindromë”, - është shprehur ministri Vasili, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve, bizneseve dhe turistëve në veçanti që operojnë në këto vende për një vëmendje të shtuar dhe respektim rigoroz të masave higjieno-sanitare. Masat e marra vijnë pas shpërthimit të Sindromës Uremik-hemolitike në Gjermaninë Veriore dhe disa vende të tjera të Evropës. Rastet e para janë konstatuar në javën e dytë të majit. Sipas burimeve kompetente në Gjermani, ECDC dhe OBSH, njoftohet që në Gjermani kanë vdekur 10 persona dhe janë konfirmuar rreth 1200 raste me Sindromë Uremikhemolitike. Shumica e rasteve (87%) janë persona të moshës së re dhe të mesme. Raste janë konstatuar edhe në Suedi, Danimarkë, Holandë dhe Britaninë e Madhe, në persona me histori udhëtimi në Gjermani. Studimet paraprake kanë dëshmuar një bashkëshoqërim midis sëmundjes dhe konsumit të trangujve, domateve dhe sallatës me fletë të papërpunuar. Për këtë “Standard” boton të plota rekomandimet e publikuara nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. ÇFARË ËSHTË ESHERIA-COLI? Është një lloj bakteri që ekziston në disa variante. Ky bakter jeton normalisht në zorrët e njeriut dhe nuk jep asnjë shqetësim. Disa shtama, si shkak i ndryshimit të materialit gjenetik, kanë fituar veti për të shkaktuar infeksion dhe forma të ndryshme diarreje. KU NDRYSHON SHTAMA QË KA GODITUR VERIUN E GJERMANISË NGA TË TJERËT? Esheria-Coli e Gjermanisë shënohet me numrin 104, e shfaqur me precedencë tejet të rrallë edhe në Evropë. Ky lloj është në gjendje të shkaktojë sëmundje pasi prodhon lëndë toksike (Vtec), kjo substancë në trupin e njeriut vepron si helm. Zhvillohet në zorrë dhe përmes mukozës kalon në gjak, prek veshkat duke shkaktuar kështu një ndërlikim shumë të rëndë deri në insuficencë renale, çka kërkon automatikisht kryerjen e dializës. ESHERIA-COLI MUND TË GODASË FËMIJËT? Po. Madje kjo kategori janë më të

rrezikuarit pasi tek fëmijët ka pasojat më të rënda. Tek të rritur sëmundja prek më së shumti organet gastroenterike, tek rastet e rënda duke dhënë ndërlikime në veshka. Bakteri EsheriaColi 104, mbase i përket një shtame të ndryshme, nga llojet e përhapura deri më tani, pasi mendohet se ka aftësi të veçantë për tu bashkuar me mukozën. Asnjë ekspert apo dikaster shëndetësor nuk e priste me këtë fuqi. SI MERRET INFEKSIONI I SHKAKTUAR NGA KY BAKTER? Mund të merret përmes ushqimeve dhe ujit të kontaminuar. Serbatori i bakterit ka në përbërje të saj pjesë tejet të imta, të cilat nuk sëmuren kurrë. Ndërkohë që ky bakter mund të merret edhe nga qumështi dhe mishi i bagëtive. Nëse kafsha është bartëse e këtij bakteri atëherë mund të kontaminojë, produktet dhe të gjithë zonën ku qëndron, përmes feçeve. Ndërsa perimet mund të kontaminohen përmes ujitjes. SI MUND TË PARANDALOHET? Deri tani në vendin tonë nuk ka pasur asnjë rast, ndaj dhe mendojmë se nuk ka vend për alarm. Higjiena është kryefjala e parandalimit të çdo lloj infeksioni që vjen nga ushqimi. Të evitohet në çdo lloj mënyrë konsumi i qumështit jo të pasterizuar, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Po kështu të mos konsumoni mish pak të pjekur, p.sh në hamburger dhe sanduiçe. Mbani larg fëmijët nga vende ku ka feçe lopësh dhe delesh. Mos i lini të lahen në ujëra të ëmbla. Për sa i përket frutave dhe perimeve, lajini ato me shumë kujdes, nuk është e arsyeshme ti hiqni nga dieta ushqimore. Në vendin tonë kastraveci mund ta hahet pa problem, pasi është i vendit dhe jo i importuar. Për këtë edhe në blerjet tuaja do të ishte me vend pyetja se cili është vendi i

prodhimit të produktit që blini. SHENJAT QË SHFAQEN NË RAST TË PREKJES NGA E. COLI? Fillimisht nis me diarre, dhe brenda pak orësh diarreja del me gjak. Duhet të alarmohemi në këto raste, madje akoma më shumë në rast se shfaqen shenja gjaku. Drejtohuni sa më parë një qendre shëndetësore. Shenjat janë të ndryshme, në organizma të ndryshëm. Po kështu personi i prekur mund të mos ketë temperaturë por ka dhimbje barku. Shpesh ky lloj infeksioni ngatërrohet me shenjat e apendicitit. Diarreja e shkaktuar nga EsheriaColi largohet vetë brenda 4-5 ditëve. Në rastet më fatkeqe, bakteri qarkullon nëpër trup duke kaluar në veshka, duke shkaktuar kështu anemi dhe insuficencë renale.

Ky bakter jeton normalisht në zorrët e njeriut dhe nuk jep asnjë shqetësim. Disa shtama, si shkak i ndryshimit të materialit gjenetik, kanë fituar veti për të shkaktuar infeksion dhe forma të ndryshme diarreje

Esheria-Coli Sindromi Sindroma Uremik-hemolitike është një komplikacion i infektimit nga E. Coli enterohemoragjik. (E. Coli: serotip O104 prodhues i shiga toxin 2) Shenjat Paraprihet nga diarre, shpeshherë me gjak, dhembje të forta barku pa temperaturë. Periudha midis shfaqjes së simptomave Gastro-intestinale dhe Sindromit Uremik-hemolitik është rreth një javë. Pasojat Insuficience renale, anemi hemolitike dhe trombocitopeni Transmetimi Direkt apo indirekt nga kafshët tek njeriu, rezervuare janë bagëtitë, dhitë dhe ruminate të tjera. Rruga e transmetimit është fekalo-orale, kontakt me kafshët e infektuara (ose feçet), konsum i ujit apo ushqimeve të kontaminuara. Masat Masa higjieno-sanitare të përgjiths-

hme: larje e duarve, ambiente gatimi dhe konsumi të ushqimeve, të pastra etj Ushqime të lara me ujë të bollshëm, të rrjedhshëm para konsumit. Gatimi në nxehtësi inaktivizon patogjenin Paraqitje tek mjeku në rast kthimi nga udhëtimi në vendet e prekura me simptoma të tilla si diarre me gjak, dhimbje barku me ose pa temperaturë, prekje të veshkave Nivel suspekti i rritur nga çdo mjek i familjes për detektimin dhe referimin në kohë të rasteve si më sipër Gatishmëri e shërbimeve të sëmundjeve infektive, pediatrisë, shërbimeve të terapisë intensive (reanimacionit) dhe urgjencës për trajtimin e çdo rasti me SUH Bashkërendim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit sipas njoftimeve në kuadër të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit

A MUND TË KUROHET? Deri më tani nuk ka një kurë specifike. Ndonëse mjekët e trajtojnë me antibiotik si cdo rast gastroenterit, por nuk është efektive, madje mund të përkeqësojë situatën. HARTA E PËRHAPJES Në Evropë po shtohet paniku nga bakteri Esheria-Coli. Pas Gjermanisë, ku numri i viktimave shkoi në dhjetë, ai rezulton të jetë përhapur edhe në Suedi, Danimarkë, Britani, Holandë e Austri. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve flet për disa të prekur në këto vende, mes të cilëve edhe fëmijë nën 5 vjeç, ndërsa 87 për qind e rasteve të regjistruara janë të rritur, ku 68 për qind e tyre, femra. Një shkencëtar gjerman paralajmëron se përhapja e këtij virusi nuk ka përfunduar, duke parashikuar një përhapje të tij nga njeri tek njeriu. Dyshohet se bakteri është përhapur nga importi i trangullit nga Spanja, e cila ka izoluar dy prodhues të mëdhenj të këtij produkti për të verifikuar burimin. Agjencia austriake për sigurinë e ushqimit ka ftuar konsumatorët që të asgjësojnë perimet e kultivuara në mënyrë organike nga Spanja. Kjo për shkak se perimet e përmendura do të mund të ishin të infektuara me bakterin e rrezikshëm EHEC. Trangujt, domatet dhe patëllxhanët e dyshimtë të prodhuesit spanjoll Frunet kanë arritur në Austri nëpërmjet distributorëve gjermanë, kurse agjencia gazetare sllovene STA njofton se perimet spanjolle deri tani janë larguar nga 33 markete austriake. Pos Austrisë, perimet spanjolle janë hequr nga vitrinat e marketeve edhe në Çeki. Agjencia çeke për bujqësi dhe ushqim ka njoftuar se kastravecë të prodhuesit Frunet janë dërguar edhe në Hungari dhe Luksemburg, por nga atje ende nuk ka njoftime për infektime.


11

e martë 31.05.2011

Sociale

Matura, rregullat e hyrjes dhe të zhvillimit të provimit “Standard” boton të plota rregullat që nevojitet të dinë maturantët përpara hyrjes në provime Për dy ditë nis odiseja dymujore e maturantëve që ka të bëjë me provimet e Maturës dhe me hyrjen në shkollën e lartë, porse për të arritur deri në këtë stad, të gjithë ata që do të testohen nesër në provimin e parë të letërsisë dhe gjuhës shqipe duhet të kenë të qarta rregullat e dhënies së provimeve të maturës. HYRJA NË PROVIM Një orë përpara fillimit të provimeve duhet të paraqiteni në shkollë, në mënyrë që të keni mundësi të hyni në sallë, sipas rregullores së provimit të maturës. Gjatë kësaj një ore do të kontrollohen dokumentet që keni dhe pasi të kryhet identifikimi, do të kryhet hyrja në klasa. “Procesi i identifikimit të çdo nxënësi/kandidati gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Me kërkesën e tij, ai mund të ndihmohet nga drejtori i shkollës, administratorët e provimit dhe administratori i sekretimit”, – bën të ditur rregullorja e Maturës. “Pas fillimit të zhvillimit të provimit, drejtori i shkollës qëndron në shkollë, por NUK lejohet të hyjë në mjediset ku zhvillohet provimi”. Ndërkohë që hyrja në klasë dhe ulja në karrige nuk kryhet në mënyrë rastësore. Administratorët do të ulin të gjithë maturantët një nga një në bazë të listës emërore që ka përpiluar Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Duhet pasur kujdes për mjetin e identifikimit, pasi mospasja e tij ju skualifikon automatikisht. Maturantët duhet të kenë një pasaportë ose një certifikatë personale me fotografi ose letërnjoftimin elektronik. “Lejohet hyrja në provim vetëm e nxënësit/kandidatit të shpallur në listë, – përcakton rregullorja e maturës. – Sistemimi i çdo nxënësi/kandidati në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes së tyre. Ndalohet ndërrimi i vendeve. Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik”. TË DREJTAT Por, përveç pjesës procedurale, Rregullorja e Maturës Shtetërore ka përcaktuar edhe disa të drejta për maturantët. Kështu, nëse dikush vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit nga ana e nxënësve të tjerë, ai ka të drejtë të raportojë për parregullsi tek administratori i provimit ose përfaqësuesi i drejtorisë apo zyrës arsimore rajonale. “Nxënësit maturantë të verbër, pasi u jepet broshura e testit, të veçohen në një mjedis të përshtatshëm. PAP cakton një person për leximin e pyetjeve të testit dhe për plotësimin e përgjigjeve, që jep me gojë nxënësi, në fletën e testit. Në këto raste të mundësohet regjistrimi i përgjigjeve”, – përcakton

“Lejohet hyrja në provim vetëm e nxënësit/kandidatit të shpallur në listë, – përcakton rregullorja e maturës. – Sistemimi i çdo nxënësi/ kandidati në mjediset/sallat e provimit bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes së tyre. Ndalohet ndërrimi i vendeve. Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik”

rregullorja. Ndërkohë, të gjithë ata maturantë që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orësh nga fillimi i tij, por të grumbullohen në një sallë, të përcaktuar që më parë. Nëse testi që i jepet nxënësit, është i dëmtuar ose me faqe të bardha, ai ka të drejtë të kërkojë menjëherë ndërrimin e testit. PËRJASHTIMI Në tërësi, janë 13 raste, kur maturanti mund të humbasë të drejtën për të marrë rezultatin e provimit, shtatë prej të cilave e përjashtojnë dhe 5 të tjera, të cilat i bëjnë nul përgjigjet që ka dhënë gjatë katër provimeve të Maturës Shtetërore. Maturantët do të përjashtohen një vit nga provimi, në rast kopjimi. “Maturanti nuk lejohet të bëjë përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit”, përcaktohet në rregulloren e të Maturës Shtetërore, sipas së cilës, edhe në rast se ai dërgon dikë tjetër për të plotësuar tezat e provimeve, nuk ka të drejtë të japë provimet për një vit. Gjithashtu, nxënësit ndalohen të japin ndihmë, informacion dhe kopje me kandidatët e tjerë e për më tepër është i ndaluar edhe komunikimi i çfarëdollojshëm gjatë provimeve. “Maturanti përjashtohet kur merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve”, - përcaktohet në rregullore. Rregullorja detyron që maturantët të jenë të pajisur me dokument identifiki-

mi dhe të qëndrojnë në vendin që u caktohet gjatë provimit, në të kundërt ata do të përjashtohen menjëherë, por do të kenë të drejtë të japin provimin vitin në vijim. Maturantët duhet të përdorin në provim vetëm stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe vizore, laps, gomë vetëm për provimin e Matematikës, pasi në rast se përdoret një mjet tjetër, atëherë atij nuk do t’i njihen rezultatet. Rezultatet e provimit nuk njihen në rast se maturanti largohet nga mjedisi i provimit pa kryer procesin e sekretimit, si edhe kur shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (bar-kodin) të vendosur në test, sipas rregullores së Maturës Shtetërore. PËRGJIGJET Çelësi i përgjigjeve zyrtare do të jepet menjëherë nga Ministria e Arsimit dhe do të botohet i plotë nga gazeta “standard”. Përfundimi i korrigjimit të testit duhet të kryhet brenda 15 ditëve nga përfundimi i provimit të maturës. Testi i korrigjuar do t’u jepet kandidatëve pas kërkesës së tyre vetëm kundrejt një pagese prej 400 lekësh të reja. Këtë vit, në rast se maturantët vërejnë korrigjim të gabuar të testit nga ana e vlerësuesve, nuk do të kenë të drejtë të apelojnë korrigjimin, për shkak të sistemit të ri. Rregullat për qëndrimin gjatë hartimit të tezave të provimeve, si edhe gjatë korrigjimit të testeve janë të rrepta. Në mjediset e agjencisë nuk do të lejohet të qëndrojë vetëm një person e, për më tepër, nuk do të lejohet mbajtja e mjeteve për komunikim.

Ndërkohë që në rast se një prej materialeve të konsideruara “të rezervuara” bëhet i ditur në publik, të gjithë personat përgjegjës do të ndiqen penalisht. FORMULARI A2 Kur të përfundojnë provimet e maturës dhe studentët të kenë mësuar sasinë e pikëve të grumbulluara, do t’u jepet në dorë formulari për t’u plotësuar. Kjo do të thotë se pas datës 30 qershor, maturantët do të kenë në duart e tyre formularin A2. Formulari A2 shërben vetëm për ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një nga 13 universitetet publike në vend dhe Akademinë e Arteve. Në këtë mënyrë, kush dëshiron të kandidojë për në shkollat private ose universitetet jashtë vendit, nuk ka përse të plotësojë formularin A2. Formulari përmban të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojë dhe së bashku me të publikohet edhe udhëzuesi i formularit që përmban informacion praktik për mënyrën e plotësimit. “Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje konsiderohet i plotë, në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, formularit A2 i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandatarkëtimin”, përcakton Rregullorja e Maturës Shtetërore.


CMYK

F. 12

12

e martë 31.05.2011

OKAZION Apartament me siperfaqe 134 m2 +40 m2 verande, e mobiluar Vendndodhja: Rr. e Durresit, prane ish ambasades Jugosllave, Tirane Çmimi 150.000 euro i diskutueshem Tel: 04 2 222 540 Dyqan me siperfaqe 87 m2 Vendndodhja: Rr. Zenel Baboçi prane ish ambasades Vietnameze Çmimi 117.000 euro Tel: 04 2 222 540

Apartament me siperfaqe 81.6 m2 Vendndodhja: Prane stadiumit Dinamo, Çmimi 1500 euro / m2 Tel: 04 2 222 540

Dyqan (gjysem bodrum) me siperfaqe 34 m2 Vendndodhja: Rr. Zenel Baboçi prane ish ambasades Vietnameze Çmimi 23.000 euro Tel: 04 2 222 540

SARANDË Shiten apartamente luksoze me pamje nga deti Ambiente shërbimesh me mundësi ndarjeje sipas kërkesave të klientit

650-1000 euro / m2

FILLOI SHITJA

APARTAMENTE LUKSOZE

NDËRTUESI “FERAR” SH.P.K.

RRUGA “RAMAZAN SHIJAKU”, TEK ISH “BEFOTROFI”

ÇMIMI: 1250

Ambiente cilësore, arkitekturë moderne, sipas planit EURO/M francez, pranë “Rrugës së Barikadave”, parkime nën tokë * Garsoniere 38 m2 58 m2 68m2 * 1 + 1 sip. 55 m2 * 2 + 1 sip. 94m2 98 m2 100 m2 102 m2 * 3 + 1 sip. 133 m2 144 m2 2 kate dyqane me lartësi 5 metra

INVESTITOR: “FERAR” SH.P.K.

ÇMIM OFERTË 15 GUSHT - 30 SHTATOR KOMPLEKSI I BANIMIT

NXITONI TË PRENOTONI

2

Përfundon në 2010

REZIDENCA 10 E vendosur në kurorën e kodrave të Liqenit të Tiranës, mes gjelbërimit dhe ullishtes ofron apartamente cilësore 1+1, 2+1, 3+1 dhe duplex, me pamje panoramike

info: www.ferar-cs.com

Për prenotime telefoni në numrat: Tel: 04 2222 540 Cel: 069 20 63 310

Kontakt: 04 22 22 540, 069 20 62 960, 069 40 02 105

Tel: 04 260695, 04 255646, Fax: 04 260695 / MARKETING e-mail: kosovaodeta@hotmail.com, info@standard.al


CMYK

F. 13

e martë 31.05.2011

1800

2011

Dikur ka qenë kështu...

2 shekuj më vonë

Porta Juaj për lajmin e fundit www.standard.al

13


14

e martë 31.05.2011

Rajon

Dështon samiti për kursimet në Athinë Samiti i krizës në Athinë duhej të ishte një kthesë për arritjen e një qëndrimi të përbashkët të të gjitha partive greke ndaj masave të reja të kursimeve. Shpresat nuk u përmbushën Jannis Papadimitrio Samiti i krizës në Athinë duhej të ishte një kthesë për arritjen e një qëndrimi të përbashkët të të gjitha partive greke ndaj masave të reja të kursimeve. Shpresat nuk u përmbushën. Trysnia e butë e Presidentit grek, Karolos Papoulias, nuk pati sukses të premten (27.5.2011): pothuajse të gjitha partitë opozitare në Parlamentin grek e refuzuan kursin e kursimeve të qeverisë socialiste të Kryeministrit Jorgos Papandreu. Por kjo nuk ishte e papritur, pasi masat e planifikuara të kursimeve janë të kontestuara edhe në radhët e partisë në pushtet. Papandreu deklaroi se do të përpiqej edhe më tej për arritjen e një konsensusi me partitë opozitare. Në një fjalë një televizion pas takimit të krizës, kryeministri grek u shpreh se për këtë ka shumë pika mbështetjeje. Megjithatë është e nevojshme që partitë të shohin përtej interesave vetjake. Në situatën aktuale janë të nevojshme vendime të guximshme, tha më tej Papandreu. Pas dështimit të samitit të krizës u bë e qartë se drama e borxheve në Greqi perceptohet gjithnjë e më shumë edhe si një problem politik. Për programin aktual të kursimeve do të kishte qenë i dëshirueshëm në radhë të parë miratimi i liderit konservator të opozitës Antonis Samaras. Në fund të fundit, partia e tij mban një pjesë të përgjegjësisë për mjerimin financiar të vendit, pasi borxhi shtetëror grek u dyfishua brenda pesë vjetë e gjysmë qeverisjeje të Kryeministrit të fundit konservator Kostas Karamanlis (20042009).

Papandreu deklaroi se do të përpiqej edhe më tej për arritjen e një konsensusi me partitë opozitare

Kryetari i partisë konservatore "Nea Dimokratia", Antonis Samaras, ka sinjalizuar se do të pranojë shitjen e pasurive shtetërore. Por nuk pranon të tjera masa të qeverisë Papandreu dhe u premton grekëve ulje të taksave në rast të fitores në zgjedhje. Samaras i cilësoi "shantazh" kërcënimet e fundit të ministrit holandez të Financave Jan Kees de Jager, se nuk do të pranonte dhënien e ndihmave të tjera për Greqinë nëse konservatorët grekë nuk do të miratonin paketën e shpëtimit. Samaras deklaroi se partia e tij nuk mund të mbështesë një politikë, e cila po e përçan shoqërinë greke, po i merr

frymën ekonomisë dhe për më tepër nuk arrin të përmbushë objektivat e vëna nga Evropa. Veç kësaj nuk do të pranohet asnjë shantazh, i cili nuk pajtohet me vlerat bazë të demokracisë, deklaroi Samaras. Për kryetarin e konservatorëve grekë ka vetëm një rrugë për daljen nga kriza: negociata të reja me BE-në dhe FMN-në për ndihmat financiare. Me sa duket, Samaras e sheh zellin e tij të tepruar si një hakmarrje të vonuar ndaj populizmit të ish-liderit të opozitës Papandreu, i cili në vitin 2009 kundërshtoi me forcë privatizimin e portit të Pireut dhe kompanisë hekurudhore TRENOSE, pra pikërisht të

atyre firmave shtetërore, të cilat kërkon t'i privatizojë tani. Por me gjithë mirëkuptimin që mund të tregohet për taktikën e tij partiake, Samaras me qëndrimin e tij po rrezikon shumë me humbjen e simpatisë në Athinë, por edhe në Bruksel. Ky qëndrim do të dëmtojë marrëdhëniet e konservatorëve grekë me partitë simotra në Evropë, mendon gazetarja athinase Elli Triantafillu. Që tani politikanë të nivelit të lartë të këtyre partive janë disa prej kritikëve më të ashpër të Greqisë. Populisti i djathtë grek, Jorgos Karaxhaferis, shfrytëzon momentin e përshtatshëm. Ai kërkon konsensus të gjerë për një politikë të vazhdueshme kursimesh dhe kritikon qëndrimin bllokues të partive të tjera. Pas samitit të krizës ai iu referua shembujve nga historia greke dhe e krahasoi situatën aktuale të Greqisë me shkatërrimin që i kanosej Athinës nga persët në shekullin e 5-të para Krishtit. Shkatërrimi mundi të shmangej pasi trupat rivale greke arritën të merreshin vesh përpara betejës vendimtare detare para brigjeve të Salamisit. "Nëse Themistokleu dhe Eurybiades nuk do të ishin marrë vesh atëherë, ata nuk do të kishin hyrë në histori, por për disa karriget e veta janë më të rëndësishme se vendi", - kritikon Karaxhaferis qëndrimin e kolegëve politikanë. Ndërkohë, Athina është përfshirë nga një valë e re protestash sipas shembullit spanjoll. Protestat drejtohen kundër politikës së kursimeve të qeverisë, por edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit në politikë. Mijëra njerëz vërshojnë çdo mbrëmje në sheshin qendror "Syntagma" para Parlamentit dhe demonstrojnë paqësisht, pa flamuj partiakë.

Avokatët do të apelojnë kundër dorëzimit të Mlladiçit në Hagë Gjykata e Hagës ka kohë që e pret: ish-komandanti i ushtrisë serbo-boshnjake Ratko Mlladiç, duhet të përgjigjet para gjykatës për krime lufte. Beogradi dha dritën e gjelbër, avokatët e Mlladiçit duan të apelojnë. Ata ekzistojnë vërtet: njerëzit të cilët thërrasin emrin e Ratko Mlladiçit me altoparlantë dhe e konsiderojnë atë një hero. Disa mijëra prej tyre iu përgjigjën thirrjes së Partisë Radikale Serbe dhe u mblodhën të dielën në mbrëmje (29.5.) para Parlamentit në Beograd. Lidija Vukiçeviç: "Ne kemi ardhur për të protestuar paqësisht kundër arrestimit të turpshëm të heroit serb, gjeneralit Ratko Mlladiç". Ndër oratorët në miting ishte edhe Darko Mlladiç, djali i ish-komandantit të serbëve të Bosnjës: "Kush thotë se Ratko Mlladiç ka qenë një hakmarrës, gënjen.

Ai ishte mbrojtës i popullit të tij dhe i popujve të tjerë. Ai nuk ka luftuar kundër popujve të tjerë apo besimeve të tjera, por për lirinë e popullit të tij". Sipas tij, gjykata e Hagës është një institucion "antiserb" dhe babai i tij nuk e ka vendin atje, pasi është i pafajshëm. Në veshët e viktimave këto fjalë tingëllojnë me siguri si tallje. Zumra Shahomeroviç ka humbur të shoqin në luftë. Ai ishte një nga 8.000 viktimat e masakrës së Srebrenicës, për të cilën Gjykata e Hagës bën përgjegjës Ratko Mlladiçin. Pas shumë vitesh Zumra Shahomeroviç është rikthyer në Srebrenicë. Zumra Sahomerovic: "Për krimet e Mlladiçit nuk ka dënim të përshtatshëm. Edhe nëse dënohet me burgim të përjetshëm, çfarë është kjo! Asnjë jetë e humbur nuk rikthehet më. Ajo që ka ndodhur,

nuk mund të zhbëhet. Megjithatë, është e rëndësishme që ai të dalë para drejtësisë dhe të vuajë dënimin për këtë krim". Por kusht për këtë është që Ratko Mlladiç të dorëzohet vërtet në Hagë. Drejtësia serbe në fund të javës së kaluar dha dritën e gjelbër. Pritet megjithatë që avokatët e 69-vjeçarit ta apelojnë vendimin për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të klientit të tyre. Por vëzhguesit presin që ky apelim të mos ketë ndonjë ndikim tjetër veç ndoshta shtyrjes së dorëzimit në Hagë. Në Beograd masat e sigurisë janë shtuar dukshëm që prej arrestimit të Mlladiçit. Edhe gjatë mitingut të Partisë Radikale ditën e diel (29.5.) ishin të pranishme forca të shumta policore. Megjithatë, pati trazira të rënda me shumë të plagosur. Më shumë se 100 demonstrues, kryesisht të rinj u arrestuan përkohësisht.


15

e martë 31.05.2011

Komente & Opinione Bekim Bislimi

Beogradi kontrollon arsimin, sferën sociale, pensionet, ndërkaq në fushën e së drejtës, kontrollon të ashtuquajturën të drejtë qytetare dhe familjare

"Financial Times"

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit mund të mblidhen pikërisht në vendin, nga ku Gavrillo Principi shkarkoi dy të shtëna që vranë austriakun Franc Ferdinand dhe gruan e tij, Sofia

Kush e kontrollon veriun? avarësisht përpjekjeve ose jo të qeverisë së Kosovës për të integruar pjesën veriore të vendit, kjo ende nuk ka ndodhur, thonë liderët serbë të veriut dhe analistët e çështjeve politike. Marko Jakshiç thotë se në veriun e Kosovës, aktualisht nuk ka askush sovranitet të plotë. Sipas tij, kontrolli mbi këtë anë është i ndarë në mes të Prishtinës, Beogradit, misionit EULEX dhe KFOR-it. "Për momentin, askush nuk ka sovranitet të plotë në veri. Këtë nuk e ka as Prishtina, as Beogradi dhe më duket se nuk e ka as EULEX-i në masë të madhe. Nëse do ta ndanim në përqindje, unë do të thosha se Beogradi ndoshta kontrollon rreth 40 për qind të pushtetit, Prishtina rreth 20 për qind, ndërsa rreth 40 për qind

P

mendoj se i kontrollon KFOR-i e para së gjithash EULEX-i", - thotë Jakshiç për radion "Evropa e Lirë". Agron Bajrami, analist i çështjeve politike dhe publicist, vlerëson se Prishtina nuk ka arritur ta shtrijë aspak pushtetin në veri. Sipas tij, në këtë pjesë të vendit, çdo pore të jetës e kontrollojnë strukturat paralele. "Asnjë segment të jetës përtej lumit Ibër nuk e kontrollon shteti i Kosovës". Këtë rezultat e kemi parë më së miri të shfaqur në një raport, të cilin e ka përpiluar Zyra e Koordinatorit të qeverisë për Veriun. Në 70 faqe, identifikohet se strukturat paralele e kontrollojnë plotësisht veriun dhe jo vetëm në aspektin e sigurisë, të gjyqësisë apo doganave, por edhe në aspektin e krimit të organizuar, në aspektin e arsimit e shëndetësisë. "Madje, edhe trafiku urban dhe të

gjitha segmentet e jetës atje kontrollohen nga strukturat paralele apo edhe strukturat e sponsorizuara nga Serbia", - thekson Bajrami. Por, Jakshiç thotë se policinë dhe gjykatat në veri të Kosovës, në masën më të madhe, i kontrollon misioni evropian EULEX, duke diktuar rregullat e punës së këtyre institucioneve. Sipas tij, Beogradi kontrollon sektorët, nga të cilët varet mbijetesa e serbëve. "Beogradi kontrollon arsimin, sferën sociale, pensionet, ndërkaq në fushën e së drejtës, kontrollon të ashtuquajturën të drejtë qytetare dhe familjare. Të drejtën penale e kontrollon në masë të madhe EULEXi, ndërsa Prishtina e kontrollon mënyrën e punës së Policisë së Kosovës", - thotë Jakshiç. Analisti Bajrami nuk beson se kontrolli i pushtetit në veri të Kosovës është

sipas përqindjeve që i përmend Jakshiç. "Se kush e kontrollon veriun është më pak e rëndësishme. Më e rëndësishme është se nuk e kontrollon ai që duhet ta kontrollojë, ai që e ka sovranitetin edhe legalisht pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare". "Ajo pjesë duhet të jetë pjesë e territorit të Kosovës dhe të funksionojë si e tillë. Në këtë moment, ajo nuk funksionon si pjesë e territorit të Kosovës dhe ky është realiteti i hidhur", - thotë Bajrami. Raporti i sivjetmë i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën ka potencuar se Serbia pjesërisht e kontrollon veriun e Kosovës. Sipas këtij raporti, Serbia investon rreth 200 milionë euro në veri të Kosovës, për të financuar arsimin, shëndetësinë dhe të ashtuquajturat administrata komunale, të cilat nga Prishtina zyrtare njihen si struktura paralele.

Kthimi i një faqeje në Ballkan anë vetëm tre vjet para 100-vjetorit të vrasjes në Sarajevë, që shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Dhe tani, kur qeveria e Serbisë ka arrestuar të akuzuarin për krime lufte, gjeneralin Ratko Mlladiç, vetëm paramendoni se çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian nga kjo. Liderët e BE-së dhe të Ballkanit mund të mblidhen pikërisht në vendin, nga ku Gavrillo Principi shkarkoi dy të shtëna që vranë austriakun Franc Ferdinand dhe gruan e tij, Sofia. Dhe, në këtë moment, ata mund të shpallin përfshirjen e Ballkanit perëndimor në BE dhe të tregojnë se si ky projekt i madh evropian ka shpërblyer "fuqinë e barutit të Evropës", - siç njihej Ballkani në fillim të shekullit 20. Në vend se të shikohet si një grumbull burokratësh gri, të përkulur ndaj vullnetit të udhëheqësve politikë

J

të shteteve anëtare, BE-ja do të duket si një institucion vizionar, ku paqja dhe bashkëpunimi ekonomik do të triumfojnë mbi tensionet etnike dhe moszhvillimin. Por, në botën reale, çështjet ballkanike nuk janë me shumë ngjyra. Një vend i ndritshëm është Kroacia, e cila mund të presë një ftesë për t'iu bashkuar bllokut evropian së shpejti. Për Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit perëndimor, perspektiva e anëtarësimit mbetet e largët. Tri probleme të mëdha kushtetuese që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, vazhdojnë të ndjekin rajonin: Kosova, Bosnja dhe Maqedonia. Dy pasoja të krizës globale financiare e bëjnë zgjidhjen e këtyre problemeve edhe më të vështirë - së pari, kundërshtimet në rritje të vendeve anëtare të BE-së për zgjerimin e vazhdueshëm të Unionit dhe, së dyti, Ballkani i goditur nga kriza - ku investimet e huaja kanë rënë, ndërsa papunësia ka shënuar

nivele të reja. Megjithatë, pavarësisht problemeve politike dhe pamjes së zymtë ekonomike, të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë kontribuar në rilindjen e bashkëpunimit rajonal. BEja nuk i ka detyruar ato në një gjë të tillë. Rajoni po mëson se nganjëherë mund të arrijë më shumë duke punuar së bashku, sesa nën drejtimin e BE-së apo të Shteteve të Bashkuara. Çdokush po pret të shohë nëse Bashkimi Evropian do ta shpërblejë Beogradin për arrestimin e gjeneralit Mlladiç. Presidenti serb, Boris Tadiç, është duke shpresuar se Brukseli do të reduktojë presionin mbi qeverinë e tij, për të bërë lëshime ndaj Kosovës. Ai është i gatshëm të paraqitet tepër bujar në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës. Ndërkohë, qeveria në Prishtinë ka pak motiv për të arritur ndonjë marrëveshje, në kohën kur sapo ka nisur rrugën për anëtarësim në BE. Në

vend të kësaj, ajo beson në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Uashingtoni e ka inkurajuar të nxjerrë koncesione maksimale nga Serbia - me çfarë kupton njohjen e plotë. Në vitet e fundit, problemet e Bosnjës janë thelluar. Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës, nuk funksionon më. Politikani më i rëndësishëm në vend mbetet një i huaj, i cili vazhdon të vendosë fatin e Bosnjës me urdhëresa. Megjithatë, frika që ka shprehur përfaqësuesi i lartë, Pedi Eshaduan, se Bosnja mund të rrëshqasë përsëri në dhunë, është e gabuar. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Zagrebi dhe Beogradi duan të angazhohen në luftë. Por, ata janë shumë të zënë duke i treguar BE-së se sa të përgjegjshëm janë dhe nuk do t'i shpenzojnë kapitalet politike për një luftë të kotë në Bosnjë. Durim, këshillon Karl Bild, ministër i Jashtëm i Suedisë dhe ish-përfaqësues i lartë në Bosnjë. "Me Kroacinë dhe Serbinë drejt BE-së, në mënyrë të pashmangshme edhe Bosnja do të lëvizë në drejtim të njëjtë", - thotë ai. Ironikisht, Maqedonia mund të tregohet më e avancuar ndaj këtyre problemeve. E izoluar me vite falë politikanëve të korruptuar, ndarjes së madhe etnike dhe kontestit rreth emrit me Greqinë, qeveria në Shkup ka folur në heshtje dhe intensivisht me Athinën për të thyer bllokimin - pa ndërmjetësim të BE-së apo SHBA-së. Mikro-menaxhimi, qoftë nga ana e SHBA-së në Kosovë apo e BE-së në Bosnjë, është kundër-produktiv. Në vend të kësaj, nxitjet reale për qeverisje më të mirë do ta shtynin rajonin drejt reformave të realizueshme kushtetuese. Britanisë dhe Irlandës u janë dashur 30 vjet për të arritur marrëveshjen mbi problemet, në të cilat kanë vdekur 3 mijë njerëz. Duke pasur parasysh konfliktet e shumta dhe numrin shumë më të madh të viktimave, arrestimi i gjeneralit Mlladiç do të duhej të ishte momenti për të njohur progresin e rajonit, që ka bërë me dëshirën për t'u bërë pjesë e Evropës. (v.t.)


16

e martë 31.05.2011

Kulturë

Pikturoj për zemrën dhe jo për gjëndrat! Violeta Murati ë katin e parë të Galerisë së Arteve, në sallën e madhe, prej 12 majit ndodhen të ekspozuara punët e fundit të Ali Osekut. Është e para ekspozitë personale që Oseku prezanton në këtë institucion shtetëror. Pas dyerve prej xhami, drita e ekspozitës ndodh rrallë të jetë aq rrezatuese, në një hapësirë fluide që krijon atmosfera e pikturave dimensionale të Osekut. Janë 21 punë, vaj në kanavacë, ku piktori ka lëvizur nuancat e ngjyrave, por jo hapësirën. Ka shumë interpretime mbi "boshllëkun" e Osekut, por piktori e vendos si gjendje. Është liria, fryma, shpirtërorja, me të cilat punët e "hapësirës" ngjizen me njëra-tjetrën. Çfarë ka lëvizur si emocion, si ndijim tek piktori ende ruajnë gjurmë, shenjë jo vetëm tek ideja e ikjes, braktisjes, përmes hapësirës, por dhe në emocionet e përditshme me të cilat piktori përballet dhe e kthejnë në studion e tij. Pas '90-s merr intensitet kjo krijimtari duke mbërritur në peizazhin abstrakt, ku vetë piktori pohon "eksperimentin" e tij si lidhet kjo me natyrën, ku imagjinata mbetet forma më e paprekshme e krijuesit në liri. Këtë javë mbyllet ekspozita e Osekut, duke marrë në intervistën e mëposhtme raportet që ndajnë një piktor nga korniza dhe klishetë që e mbysin intelektin. A është ky piktor përfaqësues i kësaj kohe?

N

Ekspozitën shumë e orientojnë te ideja e boshllëkut ose te ideja e "gjë"-së në "asgjë" brenda pikturës suaj. Nuk jam me këtë ide, ka një lloj hapësirë që të nënkupton ikjen... Jam me idenë që piktori nuk orienton publikun. Shikuesi e gjen vetë, e lexon menjëherë piktorin. Është si puna e librit me 500 faqe, që e lexon dhe thua më pëlqeu ose s'më pëlqeu. Fillesa e pikturës sime është peizazhi. Lexoj poezi, më pëlqen muzika, letërsia, filozofia... të gjitha një artist i zgjedh nga natyra. Natyra nuk është e ngrirë. Ajo lëviz, është e mistershme, ashtu si dhe arti. Në kuptimin poetik të fjalës. Dikush shprehet me fjalë, dikush me ngjyrë, një tjetër me tingull. Jam nga ata artistë, piktorë, që punoj çdo ditë. Për mua kjo është e rëndësishme. Dhe nuk qenka e kollajtë me qenë konsekuent. Artistit i bëjnë të gjitha gjërat përshtypje: e bukura, peizazhi, qielli, atmosfera, era, ujërat... i pëlqen njeriu dhe vepra sido që të jetë bëhet njerëzore. Ç'është mendimi për mua? Mendimi është fillestar, është një shkak për të bërë pikturën. "Kur mbaron vepra, mbaron mendimi", thotë Ana Harend. Lënda kur bëhet substancë, bëhet hyjnore. Kështu është fryma, është shpirtërore. Për mua ka shumë rëndësi të ketë emocion mbi

veprën e artit. Edhe filozofia ka nevojë të bëhet prozë poetike. Unë synoj të kualifikoj veten time deri në ekstrem. Të përmirësoj vlerat e pikturës. Ideja është se e kam artin brenda, si ta nxjerr jashtë! Në këtë sens, punët tuaja kanë ardhur si ngopje e mendimit? Ajo vjen shumë natyrshëm. Artisti kur krijon përditë krijon përvojat e veta. Jam me idenë e produktit, siç thotë Oscar Wilde, rëndësi ka produkti, realizmi është një tmerr. Unë punoj çdo ditë, kjo është e rëndësishme. Piktori ka fatin se ato që ndien, idetë dhe emocionet, i vë në telajo dhe kur i vë në telajo, shijohet. Dikush thotë se me pikturën merr kënaqësi fizike dhe intelektuale. Artisti nuk ka pushim. Vërej se punoj me shumë tension, por nuk mërzitem kur ajo nuk del mirë. Ti përpiqesh vazhdimisht se ç'është ajo ide që ti përpiqesh ta bësh pikturën e mirë dhe të mos dalë e mirë! Kjo është përvojë, ke çfarë zgjedh. Piktura ka nevojë të flejë pak edhe në studio. Ideja është se çfarë është juaja, personale? Natyra është e mistershme, si thotë Niçja, kur e pyesin kush është më e bukur arti apo natyra, arti thotë se artisti përzgjedh! Në mësojmë të bëjmë idetë tona. Kjo krijon eksperiencë; unë mësoj, studioj, pëlqej muzikën, baletin, kam ikur jashtë shtetit etj. E kuptoj kush është arti i bukur dhe kjo është kënaqësia thjesht duke marrë. Për artistin kjo është kënaqësi kur mbaron, vepra është e të tjerëve! Por në pyetjen se ç'është e jotja, them se bukuria qëndron në të kuptuarit çfarë të ka dhënë Perëndia ty, ç'është jotja personale. Kur takoi Gëtja Bethovenin i tha se kishte tri gjëra që i duhen një artisti: përqendrimin, energjinë dhe sinqeritetin. Mençuria quhet pasuri, sepse nuk ka artistë që të mos ketë sensibilitet të mençur. Ç'është intuita? Është inteligjencë. Pra artisti rreket të punojë. Kujtoj tregimet arabe, fantastike, po ju përshkruaj një rast: Kur njëri donte të mësonte shkrimin arab, mori një mjeshtër afër. Ky mjeshtër i tha: Kur rrekesh shumë, lodhesh shumë, ka respekt pena, letra dhe boja. Unë vlerësoj artistët që punojnë. Dashje pa dashje, në gjenin tim, si gjyshi, gjyshja, nëna, babai... këto janë dhurata që më ka dhënë mua. Familja m'i ka dhënë dhuratat. Unë besoj tek familja. Por, ke dhe një gjë personale, që është e pashpjegueshme në krahasim me vëllezërit dhe motrat. Normalisht e pashpjegueshme është tërheqja për artin, ndijimi. Kjo është personale jotja. Çfarë dallon tek personalja, që e shtrydh, e nxjerr pas idesë? Unë dua të jetë e mirë. Kur pyesin ç'është piktura, them se është e mirë dhe e bukur. Nuk kalon në banalitet. U them studentëve: Këto lagështira, këto rrëmujat, këto baltërat, pisllëqet, pluhërat... dua të largohem nga këto, nga kjo më nxjerr një shpirt tjetër që

nganjëherë e bëj mitik, kozmik...! Shkoni te "hapësira", ç'është për ju? Për mua hapësira është të qenit i lirë. Duke ardhur në këtë moment ku jam unë ato lirohen. Tani, në këtë moshë dua të jap dashuri. Kush dashuron ka rëndësi. Ne dashurojmë qiellin, njerëzit, pemët, stinët, ujërat... ne marrim ngjyrat e bukura i vendosim në telajo. Por, ne, na bëjnë përshtypje të gjitha gjëra; nga ana tjetër dua që këto "gjëra" mos të më prishin humorin, nostalgjinë, frymëzimet e mia. Artistët nuk mund të merren me gjëra banale. Unë kështu preferoj. Kjo është "bota e përtejme" sipas jush? Patjetër. Unë dua të prek një gjë tjetër! Heideger ka një gjë të bukur për një poet gjerman kur thotë, se atij i pëlqen era, qielli, dhe uji. Nuk më pëlqen toka. Se bëhet e ngurtë. Përpiqet të qëndroj mes qiellit e tokës. Nganjëherë piktura ime nuk ka horizont, është pa përcaktim, domethënë është fluide. Dhe kjo gjë nuk bëhet me koncept, por vjen natyrshëm brenda meje. Nganjëherë vjen e pashpjegueshme. Si ka ardhur Ali Oseku deri në këtë ekspozitë? Si kam ardhur!? Kam ardhur duke kërkuar, më rri mirë apo jo xhaketa. Kur janë në magazinë të gjitha më duken njësoj, kur vesh ndonjë prej tyre, fillojnë e më ngjajnë mua! Kur ka ndodhur shndërrimi i procesit krijues, si u ndodhët në "hapësirë"? Ne kemi bërë një shkollë realiste. Mbas '90-s fillova të bëja pikturë abstrakte. Por, brenda kësaj abstrakteje u dallonte një lloj peizazhi. Peizazh abstrakt. Tani i lirova detyrat, i hoqa. U largova nga disa gjëra të tepërta, drejt më të thjeshtës. Është si puna e historisë së një romani që ka ujë shumë. U mundova ta shkarkoj mendimin, të jetë sa më i thjeshtë. Kjo është kërkesë, pavarësisht sa realizohet. Realizmin e pres nga të tjerët. Mendoj se një artist koshient e di çfarë bën, por ama pret si e shohin pikturën e tij kolegët dhe publiku. Për këtë jam shumë i vëmendshëm. Nuk kam dëshirë të flas për pikturën time, më tepër jam dëgjues; çfarë mendojnë për pikturën time, si reagojnë përpara saj. Kjo është shumë e rëndësishme, për të prekur me pikturën time. Detyra e një piktori është për ta sjellë fjalën e tij nga studio, e më pas të dëgjojë ç'thonë thonë të tjerët. Mbas rrugëtimit të stilit ekspresionist, abstraksionist, impresionist e shumë fjalë të tjera me të cilat të kanë etiketuar... ...Brenda këtyre bëj rrugëtimin, me ato piktura që sheh. I talentuari mëson nga gjenitë. Unë pëlqej të gjitha llojet e pikturës. E ndjek skulpturën. Ndjej

muzikën, madje nuk arrij ta ndjek aq shumë, por më frymëzon. Pra, janë brenda muzika, poezia dhe mendimi...Ka shumë anë emocionale. Nëse të ngacmon emocionalisht kjo gjë. Jam me idenë, që e thotë shumë bukur Folkner, më '52 kur ka marrë çmimin "Nobel": "Po vij këtu të flas, se do vijnë të tjerë më pas, dhe i porosis që të shkruajnë për zemrën dhe jo për gjëndrat". Pra, artisti zgjedh momentet, nuk është banal është shumë shpirtëror. Kështu është fryma.

mbërritur tek çlirimi? Absolutisht vazhdojnë të jenë brenda. Dua të harroj atë gjë, por kjo mbetet brenda nesh, kështu dhe në subkoshiencën e artistit. Por kjo e kaluar nuk dua që të më prishë punë. Nuk dua të jem hakmarrës. Ai që ka kaluar vuajtje nuk do që të vuajë edhe tjetri. Unë e quaj pikturën si ilaç, që mjekon. Kështu e ka poezia, muzika, teatri, të gjitha llojet e artit. Sigurisht që këto të frymëzojnë, të shkaktojnë emocione të brendshme.

Ç'është kjo lloj "fryme" që ju e përmendni aq shpesh, është fjala për besimin? Jam me idenë se shyqyr që është shpikur një gjë e bukur, kaq madhore sa fryma. Njeriu ka nevojë të besojë në diçka, që është e pakapshme, fluide. Pra, ka një besim, ka ku mbështetet. Jam dakord për fetë me idenë për t'u rifreskuar, relaksuar, medituar...kur ai injoranti i beson shtetit për gjithçka, duke e lidhur me idenë e marksizmit. Besimi krijon ekuilibrin e madh tek njeriu, kështu që edhe piktura ime ka këtë sensin e ekuilibrit. Për mua rëndësi ka qe merrem me artin, të tjerat pastaj le të diskutohen.

Me cilat ngjyra vjen gjendja shpirtërore? Piktori i prek të gjitha ngjyrat sipas emocionit, sipas ideve. Unë ngaherë dal si me të bardhë, të verdhë, jeshile, pikturoj qiellin. Ka pasur periudhë që bëja shiun. Artisti vetë zhvillohet në atë çfarë i bën përshtypje, gjithmonë bëhet shkak diçka dhe krijimi vazhdon.

Gjithnjë ka një përpjekje për të gjetur një shteg që i atribuohet stilit, talentit, dhuntisë... Kjo është çfarë përcjell piktura, kur je përpara saj me të metat dhe të mirat e tua. Është si puna e shëmbëlltyrës së fëmijës, mendimi që vjen mbi të. Ndjesia e fëmijës është transparente, është engjëllore. Si thonë buzëqeshja e fëmijës është e pakrahasueshme. Unë jam familjar. Por, është gruaja që më jep shansin të merrem me pikturë, të lexoj... Abuzoj tek gruaja në këtë sens. Për mua gruaja është shumë e rëndësishme. Gruaja është kjo pafundësia që më krijon mua. Ajo nuk rri me mua kur pikturoj, por e mbështes thellësisht për vlerat që ka ajo. Por, një grua e mençur e merr vesh burrin se kush është. Pra, brenda meje është gjithë jeta ime, si jetoj unë, si ha unë, si rri... Kjo është një pasuri gjenetike, unë thjesht kam kontribuar. Pavarësisht se punët janë "hapësirë", ju herë pas here e bëni ndarjen, disa punë nuk e shmangin si domosdoshmëri "një vijë" si kufi... Unë kam dëshirë të merrem me natyrën, dhe të merrem shumë me modelin. E dua modelin. Kam dëshirë të punoj edhe figurativisht. I lë vetes pozicionin që të jem i vërtetë. A jam i vërtetë në çdo gjë që prek?! Kjo është me rëndësi për mua për të marrë një përgjigje. Edhe më përpara kam punuar portrete, peizazhe etj., të gjitha. Tani kam ardhur tek kjo gjë, hapësirë. E kaluara gjithnjë shfaqet në të sotmen si sindromë, traumë, nostalgji, emocion... sa vazhdojnë të jenë brenda jush këto, si keni

Pas hapësirave të pikturës suaj, pyetja është për ngjyrat... si është jeta brenda tyre? Është brenda. Është e natyrshme. Artist ngulmon të nxjerrë atë që ka brenda. Madje, dikush thotë se mjeshtri nuk mëson nxënësin por i tregon ato që di. Një profesor thoshte që ne jemi si lopa që hamë dhe përtypim. Brenda artistit janë të gjitha këto momente. Prandaj ai fillon sqaron gjithë kohës gjendjet. Artisti është shumë njohës. Po ç'është fantazia? Ato që ke parë hyjnë të gjitha në memorie... një qiell i fuqishëm, një det i fuqishëm! Edhe romani më i mirë ka pjesët e stuhishme. Kjo është jetësore. Pse i keni "zhdukur" njerëzit nga piktura? Është shumë vështirë të ndërhysh tek piktura dy herë. Njeriu nganjëherë është i pranishëm aty brenda. Është njerëzor, nuk është i stisur. Mundohem që ai të jetë i vërtetë. Kjo është e vërteta e Ali Osekut. Mendoj se nuk jam vetë i stisur, po ashtu dhe piktura ime. Kualiteti është gjë tjetër, diskutohet edhe mbas 100 vjetësh. Kjo është e bukura e artit. Çfarë beson tek njeriu, se mbetet, edhe pse nuk e ke prezent, thoni që është i pranishëm? Mund të mendoj se jam më i mirë, jemi më të mirë. Por nuk jemi vetëm ne. Dhe sido që të jetë jeta ia vlen për ta jetuar. Unë besoj, nuk jam dyshues. Kjo është shumë e rëndësishme për njeriun, të besojë. Më përpara kanë besuar tek guri, te sendet... Unë nuk shpall gjëra. Ndërsa tani besoj tek profetët, si Muhamedi që thotë: Unë nuk shpall gjëra, por përsëris profetët e parë. Nuk jam me idenë e sfidave, por e riciklimit të gjërave, ato më frymëzojnë mua. Që nga klasikët e deri tani komunikimi ka qenë përherë. Nëse pëlqej një tregim apo poezi kineze, indiane, japoneze, franceze etj., komunikimi tani është bërë më i shpejtë. Në këtë mjedis është e vështirë të


17

e martë 31.05.2011

Kulturë princat porosisnin punë tek ai: I kam të gjitha si fëmijët. Kam lexuar shumë, kam dëgjuar shumë muzikë dhe autorët e tyre më të mirë më frymëzojnë, por mendoj se i frymëzon të gjithë. Bukuria është si i ndien këto personalitete të librit, muzikës, pikturës etj. Shkalla e perceptimit dhe e ndijimeve për këto personalitete botërore është e rëndësishme. Vetëm artisti nuk mund të burgoset, i del fantazia jashtë bunkerit. Vazhdimisht përpiqem ta pastroj veten, ta iluminoj. Unë patjetër që e njoh jetën se kam bërë edhe burg, por nuk merrem me gjëra të rëndomta. Një artist duhet të punojë për të vërtetat e veta, që të reflektojnë edhe të tjerët. Kam edhe miq, kolegë që i ndjek dhe të gjithë dashje pa dashje hyjnë brenda veprës sime, krijojnë marrëdhënie me qenien time. Gjithë rezultati i kësaj është dhe konsumi i veprës, çfarë ndodh me veprën tënde? Bashkë me kolegët e mi, jemi ca burra të çmendur. Një filozof thotë se kur merresh me mendimin harron paratë. Arti do mbështetur. Mendoj se Shqipëria ka një klimë simpatike, ka natyrë të larmishme. Artistët duhen përkrahur. Këtu janë me talente, që ndihmon dhe natyra jonë, këtu bëhen të gjitha lule, pemët, bimësia është e gjallë... pra kemi klimë fantastike dhe jemi shkollë e Mesdheut. Ne realisht jemi Evropë. Arrij ta marr frymëzimin kudo. Pëlqej piktorët e Evropës, kam shkuar atje, kam qëndruar për të parë çfarë po ndodh. Po ashtu kam shkuar në Amerikë siç ka thënë Cvajgu: Dil e shih një herë nga Amerika dhe India Evropën. Këto daljet janë për të parë dhe për të njohur se çfarë po ndodh. Por, sa herë kam dalë jashtë vendit, asnjëherë nuk kam shkuar me idenë që të rri atje. Unë jam shqiptar, gjeni im është këtu. Më pëlqen çdo gjë këtu. Këtu kam qiellin, ushqimin, natyrën, jetën time, por kjo nuk më ndalon të eksploroj edhe botën. zgjedhësh, pasi informacionet vijnë pa fund. Mendoj se ardhja është në një kohë vlerash. A kam përfaqësuar kohën? Lajmëtarët kanë qenë të kohës, kjo ka qenë mendja. Kjo mbetet tek njeriu, tek i cili besoj. Me intuitë njeriu kërkon përmes asaj që nxjerr si produkt. Ju jeni aktiv këto vite me ekspozita personale dhe grup. Tani në këtë moment kërkimet tuaja me cilën fazë të krijimtarisë suaj përkojnë, çfarë jeni duke kërkuar? Po mësoj ta thelloj veprën. Ky është motivi i një artisti, të thellohet. Të mos jetë i sipërfaqshëm, të mos kënaqet me pak. M'u desh me këtë ekspozitë të punoj pak gjatë, ndërsa tani dua të qëndroj, të mendoj. Të reflektoj. Një shkrimtar thotë lexon 500 libra, nxjerr mijëra shënime dhe nxjerr 120 faqe. Artisti ka karakter. Është detyrë e artistit të thellohet. Çfarë realizon është gjë tjetër. Atëherë çfarë e shtyn një krijues të shkojë në brendi të qenies? E pafundmja, e mistershmja, mistikja, poetikja. Të merret me esencën e qenies. Niçja thotë se kur vjen një moshë e madhe duhet shumë energji të flasësh, të thuash gjëra, fjalë të reja. E rëndësishme është që artisti të merret me artin. Ku e kërkoni pafundësinë...? Te të gjitha ngjyrat, materialet që vë, substancën që krijoj... Çfarë ka qenë e panjohur për ju deri tani? Ka shumë të panjohura. Prandaj

është kaq interesante arti. Artisti ka gjuhën e tij, prandaj është bukur. Nuk ka ndonjë shpjegim për këtë. Si arrini tek thelbi? Kjo më shtyn të shkoj në studio, kjo është e bukura përpjekja e vazhdueshme për të arritur tek thelbi, për të kapur të panjohurën. Ky është artisti, një usta i mirë, që shkon përditë në studio. Nëse ka vlera bëhet artist. Unë shkoj në studio, kam lënë një pikturë varur dhe e di që puna vazhdon mbi të... Dhe tabloja sikur mbyllet vetë, ky është momenti që i afrohesh atij thelbi derisa vjen koha tjetër, më tej, mbi një telajo tjetër... Dhe ti vazhdimisht kërkon! A besoni se imagjinata e njeriut nuk ka fund? Patjetër, çfarë ti sheh shkojnë në memorie. Çfarë e ngacmon më shumë imagjinatën time është fjala e mençur, emocioni, tingulli, poezia... Nëse nuk shpik diçka, varet si e thua. Asnjë i madh nuk mendon se kush vjen pas, por ama imagjinata vazhdon edhe nga artisti në artist, nga një kohë në tjetrën. Në momentin që kjo imagjinatë në rastin e pikturës mbërthehet nga një kornizë, çfarë ndikimi ka në psikozën tuaj, si piktor i hapësirës? Kornizën e kam problem. Sikur ma burgos pikturën. Normalisht piktura do kornizë se bëhet konvencion pastaj. Por, një kornizë nuk duhet t'i prishë punë pikturës. Korniza duhet ta shoqërojë pikturën. Një pikturë, shihet kjo edhe tek piktorët e mëdhenj, hyn në histori

bashkë me kornizën. Kur një piktor merr koncentrat nga natyra, imagjinata, në këtë rast e "censuron" frymëzimin, mendimin? Artisti zgjedh, zgjedh... Bukuria është të jesh i lirë. Intelektualët e vërtetë janë të lirë. Piktori në këtë kuadër duhet të jetë sa më njohës, dhe ti pastaj zgjedh. Pra artisti i mençur zgjedh nga natyra, nga mendimi, frymëzimi, imagjinata. Nganjëherë ideja ikën para realizmit. Prandaj shpesh diskutojmë për rezistencën e vlerave edhe pas 100 vjetësh. Bukuria për mua është se merrem me pikturën dhe nuk hyj në garë me asnjë person. Ajo që pëlqeni, është e bukur, ç'është e bukura nga ky kontekst për ju? E bukura është e mira dhe anasjelltas. Gjërat banale nuk më pëlqejnë në vetvete. Dostojevski thotë se realja është më fantastike se fantastikja. Gjithë pyetja qëndron nëse më pëlqen edhe mua! Kur lexoj nga personalitetet unë mësoj, me çfarë më njohin mua ata, çfarë përzgjedh, çfarë më zgjojnë tek unë. Nuk ka qenë e rastësishme që shpesh piktori dhe poeti ishin bashkë në një. Gjatë gjithë kohës nuk e ndani pikturën nga poezia, muzika dhe libri, ç'është kjo marrëdhënie te ju? Ka aq gjëra të bukura në botë, për të cilat janë mundur personalitete të pafund të cilët unë dua t'i rrok. Këta janë miqtë. Ka një thënie të bukur Bahu, kur

Ka një raport ironik me këto që po thoni se tërhiqeni shumë nga toka, ndërkohë jeni piktor i hapësirës? Shtëpia ku rri, dhomat dy me tre, katër me tre, kjo jetë e mbyllur në kufijtë që quhet Shqipëria, më lind dëshira t'i shoh nga larg, të harroj çdo gjë, mos të mbetem rob i materiales, i këtyre kufizimeve. Kur i ikën kësaj gjendjeje dhe vjen ajo që quhet proces krijues, çfarë ndodh? Ai është art. Harron veten. Ky moment është piku dhe kur mbaron thua: Unë e bëra këtë?! Është gati e pashpjegueshme. Nuk është ideja se artisti i ka gjërat e ndara, të caktuara. Artisti i ka të gjitha qelizat e hapura... ky është perceptimi. Kështu artisti e bën botën, veten e vet duke qenë njëkohësisht pranë filozofisë, muzikës, librit madje këto të mësojnë si t'i vështrosh gjërat. Janë frymëzimi. Kur morëm njoftimin për ekspozitën tuaj, menjëherë u krijua një hartë; brenda këtij viti tre piktorë si Gazmend Leka, Edi Hila dhe ju ekspozoni më vete. Gjithmonë keni ekspozuar bashkë, dhe pse jeni ndarë këtë vit? Për ekspozitën time shkak u bë Orion Shima. Ky më propozoi për një ekspozitë të përbashkët, me të dhe Gazmend Lekën. Unë pranova. Kam ekspozuar edhe me Gazin, po ashtu edhe me Hilën, pothuaj me të gjithë profesorët e Akademisë së Arteve. Normalisht ekspozoj me këta miq. Dhe qëlloi që nuk u realizua ajo ekspozita e

përbashkët, atëherë e nisi Gazi, tani jam unë dhe më vonë do ekspozojë Orioni. Unë bëj ekspozitë me të gjithë, nuk kam asnjë lloj arsye tjetër, por shkak këtë vit ishte Orioni Shima. Sigurisht që ekspozitat bëhen në grup, por janë edhe personale. Këtu janë 20 punë dhe është ndryshe kur sheh një apo dy punë të bashkuar me të tjerë, dhe ndryshe kur ato qëndrojnë të gjitha bashkë në një ekspozitë personale. Kam plot punë të tjera pa shfaqur, këtë radhë i kam zgjedhur të gjitha punët vetë, dhe kurimin po ashtu. Nëse do kem nesër një kurator që më bën gati konceptin e ekspozitës jam dakord. Në studio bëj shoqërizimin e pikturave, sepse pikturat kanë shoqe, për mënyrën se si qëndrojnë bashkë. Keni punë të tjera, të periudhës së fundit, dhe pse përzgjodhët këto për të ekspozuar? Unë punoj çdo ditë në studio dhe patjetër që kam plot piktura të tjera, punë të fundit. Përzgjodha këto për të ekspozuar, sepse qëndrojnë më mirë më njëra-tjetrën. Pa titull? Nuk kam menduar tituj, doja të ishin të lira. Nuk dua të diktoj. Megjithatë, titujt normalisht vendosen. Mua më pëlqen propozimi i tjetrit dhe shumë mirë mund të të takojë ty për ta vendosur një titull. Siç janë edhe titujt e poezive, që e gjen diku tjetër. Kaq poezi në mënyrë si e perceptoni krijimin, keni shkruar poezi vetë? Kam shkruar, po për vete. Artistit kur i jepet mundësia për të bërë një pikturë, i lind dhe poezia, nevojë për ta shprehur me fjalë. Piktori ka nevojë të shprehet. Piktura kërkon paqe, ndërsa poezia kërkon llogore. Një poet nëse ndodhet në një vend ku ka bombardime, nxjerr bllokun dhe shkruan. Kurse piktura do hapësirë, telajo, dritën etj. Detyrat njësoj janë, është art. Besoj se ka shumë rëndësi të të pëlqejnë ato të vërtetat që edhe të të frymëzojnë. Te "Onufri" i sivjetmë, fitoi Gazmend Leka me një pikturë, ajo që konsiderova si fakt është rikthimi të pikturës, telajos. Liria krijuese dhe epoka e teknologjisë, ju duket spekulative, apo si mënyrë shprehje? Natyrisht që sot janë të hapura gjërat. Duke ardhur te teknologjia njerëzit gjejnë vendin e tyre dhe mjetin e tyre për t'u shfaqur. Filmi, video, instalacioni janë mjete për t'u shfaqur. Ashtu si dhe romani ka disa detyra atë psikologjik, historik etj. Bota i ka kaluar gjithë këto gjëra. Ajo që krijon ti, që është absolutisht e jotja, kjo është Bukuria primare. Këtë duhet ta kenë parasysh krijuesit e rinj. Kam parë shumë edhe kinema neoklasikët, neorealistët etj por origjinaliteti krijon intelektualin. Të gjitha janë prezent në këto gjëra. Por të gjithë përfundojnë te natyra. Di për një shkrimtar që ka bërë 400 km për t'u frymëzuar, dimër, verë shkonte te pyjet e Vjenës. Po ju keni ndonjë vend ku shkoni, ku gjeni frymëzimin? Po, e gjej në shkollë, ku jap mësim. Pastaj shkoj në studio, pi një kafe te Piaca, sepse aty afër kam edhe shtëpinë. Pra, rruga ime është Piaca, studio, shtëpi. Kur kthehem në shtëpi kam një gjë për të lexuar, ndonjë poet, shkrimtar, filozof...dhe bukuria është se nuk kemi kohë të marrim gjëra të zakonshme. Njeriu kur pyetet se kush është filozofi më i mirë, shkrimtari më i mirë, kineasti më i mirë, ti duhet të jesh i pranishëm në këto zhvillime.


18

e martë 31.05.2011

Speciale

Gjermania, pa energji bërthamore brenda vitit 2022 shumë radioaktive. Duket se ekspertët e komisionit duan të gjejnë edhe vende të tjera krahas Gorlebenit, i cili prej dekadash është i kontestuar. Protestë kundër energjisë bërthamore - kryetarët e Partisë Ambientaliste Gjermane (Die Grünen) Claudia Roth dhe Cem Özdemir. Opozita vazhdon të jetë skeptike. Kryetari i ekologjistëve gjermanë Cem Özdemir, u shpreh gjatë një demonstrimi kundër energjisë bërthamore, se ka ardhur koha që Kancelarja Merkel të bëjë të qartë pozicionin e saj: "Ajo duhet të vendosë mes nesh dhe lobit të industrisë bërthamore në koalicionin e saj. Të dyja nuk janë të mundura". Kryetari i socialdemokratëve në opozitë Sigmar Gabriel, beson madje se liberalët dhe një pjesë e politikanëve në kampin konservator janë në gjendje të zgjasin kohën e funksionimit të centraleve "pasi të jetë qetësuar situata". Ndërsa shefi i koncernit energjitik RWE në një intervistë me gazetën "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" shprehet se ndihet i lënë mënjanë. Sipas tij, qeveria gjermane i ka përfshirë shumë pak koncernet energjitike në planet për daljen nga energjia bërthamore.

Marcel Fürstenau Komisioni për Etikën pritet të paraqesë zyrtarisht sot në Berlin rekomandimet rreth politikës energjitike në Gjermani. Koalicioni qeverisës konservator-liberal zhvilloi mbrëmë konsultime rreth rekomandimeve. Raporti i Komisionit të Etikës pritet të jetë kapitulli vendimtar në një konfrontim tejet brizant në aspektin politik dhe ekonomik. Fillimisht ishin socialdemokratët (SPD) dhe ekologjistët, të cilët në vitin 2000 arritën një konsensus me operatorët e centraleve bërthamore. Sipas marrëveshjes reaktori i fundit në Gjermani do të shkëputej nga rrjeti brenda vitit 2022. Në vjeshtën e 2010-s, kjo marrëveshje ishte tashmë një letër pa vlerë. Konservatorët dhe liberalët, tashmë në pushtet, ranë dakord me sektorin e energjisë bërthamore për zgjatjen e afatit të funksionimit të centraleve. Sipas këtyre planeve reaktori i fundit do të shuhej jo më parë se viti 2036. Që prej katastrofës bërthamore në Japoni në mars të këtij viti, nuk flitet më për këtë. Komisioni i Etikës, i thirrur nga Kancelarja Merkel, konsideron të mund-

Ne duhet të kemi mundësinë, që të përdorim energjinë bërthamore për kohë të shkurtër në faza ngushtice në furnizim shme daljen nga energjia bërthamore brenda 10 vjetësh. Kryetari i këtij komisioni, Klaus Töpfer, i cili ka drejtuar nga viti 1998 deri 2006 programin e OKB-së për mjedisin, nuk pranoi megjithatë të përcaktonte një afat konkret: Në fund politika duhet të bëjë për vete sa më shumë palë në një vendim, i cili të jetë i vlefshëm përtej zgjedhjeve të ardhshme. Partia Liberale (FDP) partnere në koalicionin qeverisës, e mbështet daljen nga energjia bërthamore, por sipas kryetarit

të saj dhe ministrit të Ekonomisë, Philipp Rösler, duhet të jetë e mundur që dy centrale të mund të rifuten në punë në rast nevoje. Më këtë synohet të garantohet siguria në furnizimin me energji: "Ne duhet të kemi mundësinë, që të përdorim energjinë bërthamore për kohë të shkurtër në faza ngushtice në furnizim". SHKAKTON PROBLEME DALJA NGA ENERGJIA BËRTHAMORE? Komisioni i Etikës, në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga shkenca, ekonomia dhe kishat, është ndërkaq i sigurt se energjia që do të mungojë nga fikja e centraleve bërthamore mund të prodhohet nga burime të tjera. Veç kësaj duhet të shtohet edhe eficienca energjitike. Për këtë arsye komisioni kërkon më shumë para për përmirësimet e ndërtesave, me qëllim që përmes një izolimi më të mirë të mund të kursehet energji. Komisioni propozon më tej, që në të gjithë Gjermaninë të kërkohet një vend për depozitimin përfundimtar të mbetjeve bërthamore,

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E BRENDESHME DEP AR TES PUBLIKE DEPAR ARTTAMENTI I ADMINISTRA ADMINISTRATES

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E BRENDESHME DEP AR TES PUBLIKE DEPAR ARTTAMENTI I ADMINISTRA ADMINISTRATES

SHPALLJE E REZULTATIT TE KONKURIMIT Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i Nëpunësit Civil" si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 "Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës", z. Kastriot DERVISHI është fitues i konkursit për pozicionin DREJTOR NE DREJTORINE E ARKIVIT TE SISTEMIT NE MINISTRINE E BRENDSHME

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E BRENDESHME DEP AR TES PUBLIKE DEPAR ARTTAMENTI I ADMINISTRA ADMINISTRATES

SHPALLJE E REZULTATIT TE KONKURIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TE KONKURIMIT

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i Nëpunësit Civil" si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 "Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës", z . Gerald SHAHU është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST NE SEKTORIN E MARDHENIEVE ME PUBLIKUN NE DREJTORINE E MARDHENIEVE ME PUBLIKUN DHE PERPUNIMIT TE INFORMACIONIT NE MINISTRINE E BRENDSHME

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i Nëpunësit Civil" si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 "Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës", znj . Fatmira BAKIRI është fitues i konkursit për pozicionin SPECIALIST NE SEKTORIN E PERPUNIMIT SHKENCOR DHE LABORATORIK TE MATERIALEVE NE DREJTORINE E ARKIVIMIT TE SISTEMIT NE MINISTRINE E BRENDSHME

Sa të sigurta janë centralet atomike gjermane? Kay-Alexander Scholz Që prej katastrofës atomike të Fukushimës, në Gjermani diskutohet me pasion për rreziqet e energjisë atomike. Palët janë të mendimit se duhet kaluar me etapa tek energjitë e ripërtëritshme. Gjermania ua nënshtroi 17 centralet e saj atomike testit të stresit - një stresi shumë të veçantë, siç deklaroi ministri Federal i Ambientit, Norbert Röttgen në prezantimin e raportit për centralet atomike të Komisionit të Pavarur për Sigurinë e Reaktorëve: "Nuk është fjala që a respektohen kërkesat aktuale, por që kërkesat aktuale të rriten edhe më shumë. A mund t'u përmbahemi ne kërkesave të deritashme dhe çfarë ndodh në fakt sikur ne në Gjermani dhe në Evropë të marrim mësime të tjera në të ardhmen?" Për shembull nga tërmetet ose përmbytjet. Katastrofa atomike e Fukushimës tronditi edhe shoqërinë gjermane. Sepse frika për aksidentet atomike u bë shumë më reale. Qeveria federale gjermane dha pas kësaj një sinjal të qartë ndalimi: shtatë centralet më të vjetra atomike u nxorën përkohësisht nga rrjeti. Ndërkohë u vendos që të ridiskutohet politika atomike në dy nivele: nga njëra anë nga pikëpamja etike-sociale në të ashtuquajturin Komision të Etikës - rezultati është ende i hapurnga ana tjetër u caktua të zhvillohej diskutimi në aspektin teknik-shkencor në Komisionin e Sigurisë së Reaktorëve. Anëtarët e këtij Komisioni e kryen edhe testin e stresit. Drejtuesi i Komisionit të Sigurisë së Reaktorëve, Rudolf Wieland paralajmëroi që ngjarjet e Fukushimës të mos përcillen thjesht në situatën në Gjermani: "Në bazë të njohurive të deritashme ne duhet të konstatojmë se patëm të bëjmë me një ngjarje, e cila duhet të qe marrë parasysh në një vështrim normal defektesh. Krahasimi me centralet gjermane nxorri si përfundim se nuk ka të dhënë që deficite të tilla gjenden edhe te centralet gjermane". "Këtu problemet potenciale për centralet atomike janë marrë në konsideratëedhe nëse nuk mund të jesh i përgatitur automatikisht kundër të gjithave. Në gjashtë javët e shkuara, Komisioni për Sigurinë e Reaktorëve hartoi një dokumentacion të jashtëzakonshëm", - tha ministri i Ambientit, Röttgen. Për secilin central në veçanti në raport përshkruhet sa i sigurt është në rast tërmetesh ekstreme, përmbytjesh të mëdha, rrëzimi të avionëve mbi ta dhe ndërprerjes për një kohë të gjatë të energjisë elektrike. Për këtë u përcaktuan të ashtuquajtur niveleve zhdërvjelltësie. Jo të gjitha centralet atomike u klasifikuan në nivel të lartë për të gjitha kriteret e sigurisë, deklaroi si Rudolf Wieland ashtu edhe ministri i Ambientit, Röttgen. Veçanërisht pak të zhdërvjellëta janë centralet që tashmë janë mbyllur në rastin e rrëzimit të një avioni mbi to. Veç kësaj nuk ka përgjigje për të gjithë skenarët. Koha nuk pati mjaftuar për të gjitha. Por megjithatë, ajo që u fitua ishte një pamje e përgjithshme më e diferencuar. "Te secili central ekziston një kombinim të zhdërvjelltësisë në nivele të ndryshme. Prandaj kjo strukturë nxjerr në pah si stabilitetin, ashtu edhe kufijtë e zhdërvjelltësisë dhe madje edhe një rrezik specifik, por megjithatë ekzistues". Pasoja të menjëhershme konkrete raporti për energjinë atomike nuk ka. Röttgeni nuk shqiptoi as një rekomandim- kjo është punë e landeve federale gjermane. Nga raporti nuk rezulton që Gjermania duhet të largohet me shpejtësi nga energjia atomike.


19

e martë 31.05.2011

Kosovë

Pako marrëveshjesh në qershor Dialogu Prishtinë - Beograd, sipas palëve në bisedime, mund të prodhojë një pako marrëveshjesh diku nga mesi i muajit qershor. Ndonëse dallimet politike mes të dyja vendeve mbeten shumë evidente Edita Tahiri Koordinatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, paralajmëroi se Prishtina dhe Beogradi do të nënshkruajnë shumë shpejt një pako marrëveshjesh në fushat që përfshijnë çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë dhe energjisë. Tahiri u shpreh optimiste se do të arrihen marrëveshje edhe për telekomunikacionin, regjistrat civilë e kadastralë, si dhe diplomat shkollore e universitare. Edhe pala serbe u shpreh optimiste se marrëveshjet e para do të arrihen nga mesi i qershorit. Dialogu Prishtinë - Beograd, sipas palëve në bisedime, mund të prodhojë një pako marrëveshjesh diku nga mesi i muajit qershor. Ndonëse dallimet politike mes të dyja vendeve mbeten shumë evidente, synimet janë që të gjendet mesi i artë, në mënyrë që asnjëra palë të mos e gjejë veten politikisht humbëse në këtë dialog. Koordinatorja e Kosovës në këto bisedime, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, tha për radion "Evropa e Lirë" se ka një përparim të dukshëm në dialogun e filluar, duke përmendur më pas edhe një varg çështjesh për të cilat pritet të arrihen marrëveshje. "Pritet që para pushimeve verore të kemi një pako marrëveshjesh, që përfshijnë çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, përkatësisht njohjen e vulave të Doganave të Kosovës nga Serbia. Pastaj, do të ketë marrëveshje për çështjet e energjisë, e besoj edhe për ato të telekomunikacionit, si dhe për çështjet e regjistrave civilë, kadastralë dhe për njohjen e diplomave shkollore dhe universitare", - tha Tahiri. Edhe pala serbe pret që marrëveshjet e para eventuale Prishtinë - Beograd të arrihen gjatë muajit qershor. Sekretari në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i tha radios "Evropa e Lirë" se nëse nuk ka një marrëveshje gjatë qershorit, atëherë teknikisht është e pamundur të ketë një marrëveshje gjatë verës, për shkak të pushimeve verore. "E kam paralajmëruar që është e mundshme (arritja e marrëveshjes), duke pasur parasysh që qershori është muaji i fundit i punës në pjesën e parë të vitit. Gjatë muajit të 7-të dhe të 8-të, askush

Kosova në krizë buxhetore?!

nuk punon në administratën e Bashkimit Evropian. Do të thotë, para verës, para pushimeve, ne e kemi vetëm një mundësi për marrëveshje, gjatë takimit që do të mbahet nga mesi i qershorit", - tha Ivanoviç. Ndonëse i paralajmërojnë marrëveshjet gjatë qershorit, të dyja palët ngulin këmbë që përmes këtyre marrëveshjeve nuk do të shkelin kushtetutat e vendeve të tyre. Koordinatorja Edita Tahiri tha se për palën kosovare, parimet e arritjes së marrëveshjeve me Beogradin mbeten të njëjtat, që nënkuptojnë se ato duhet të respektojnë rendin kushtetues-juridik të Republikës së Kosovës. "Garantues i marrëveshjeve do të jetë Bashkimi Evropian, që është edhe ndërmjetësues zyrtar i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE-ja do të jetë edhe monitoruese e marrëveshjeve nga të dyja palët, pra nga Kosova dhe Serbia. Marrëveshjet që do të pranohen nga ne, do të jenë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së

Kosovës si dhe në harmoni me parimet euroatlantike", - theksoi Tahiri. Nga pozicioni i vet nuk ka lëvizur as pala nga Beogradi. Duke mos e njohur Kosovën, qeveria e Serbisë, sipas Oliver Ivanoviçit, pret që me marrëveshjet eventuale të mos njihet në asnjë mënyrë subjektiviteti i shtetit të Kosovës. "Ka një parim që ne e përcjellim nga fillimi. Do të thotë, çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët. Ne nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës pa marrë parasysh çmimin. Domethënë, në asnjë mënyrë ne nuk e bëjmë atë. Kurse, zbatimin e bëjnë të dyja palët dhe Bashkimi Evropian", - u shpreh Ivanoviç. Duke iu referuar këtyre bisedimeve, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se marrëveshjet mund të arrihen vetëm nëse ato janë të pranueshme për të dyja palët. Hedhja e ideve dhe opsioneve politike për ndarjen e Kosovës dhe rishikimin e kufijve në Ballkan nga ana e zyrtarëve në Beograd, sipas Bajram Rexhepit, mund ta

Nadie Ahmeti

miratuar tre muaj me vonesë për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Të hyrat buxhetore për këtë vit kapin shifrën 1 miliard e 264 milionë euro, ndërsa 1 miliard e 434 milionë euro janë shpenzime. Shatri konsideron se shpenzimet buxhetore, të cilat tejkalojnë nivelin e buxhetit, janë potencial i rrezikshëm për një deficit të thellë buxhetor. Obligim tjetër buxhetor, sipas tij, paraqet edhe realizimi i disa projekteve kapitale, siç është autostrada "Ibrahim Rugova". "Këto e sjellin vendin në një situatë tepër delikate. Ka rrezik që deri në fund të vitit, vendi të shkojë afër dështimit financiar. Këtë vit ndoshta mund ta përballojmë, sepse kemi trashëguar disa rezerva të parasë së gatshme nga vitet paraprake, por në vitin tjetër, sipas të gjitha analizave dhe vlerësimeve të ekspertëve të pavarur, ka rrezik të ballafaqohemi me një krizë të theksuar buxhetore", - thotë Shatri për radion "Evropa e Lirë".

Ekspertë për çështje ekonomike shprehin shqetësimet se, vitin e ardhshëm, Kosova mund të futet në krizë buxhetore. Ky kolaps, sipas tyre, do të arrijë pas vendimit të qeverisë për rritje të pagave dhe rritjes së numrit të të punësuarve në administratën publike. Ekziston rreziku që vitin e ardhshëm, Kosova të futet në kolaps buxhetor, deri në atë masë sa qeveria të mos jetë në gjendje t'i paguajë as pagat e punëtorëve në administratën publike. Kështu paralajmërojnë njohës të çështjeve ekonomike, sipas të cilëve, premtimet dhe vendimet e pamatura të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fushatës parazgjedhore, do të sjellin pasoja vitin e ardhshëm. Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se edhe vonesa e miratimit të buxhetit do të shkaktojë implikime. Buxheti i Kosovës është

Prishtina dhe Beogradi, deri më tani, kanë diskutuar çështjen e vulave të doganave, regjistrin civil dhe kadastrën, lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, çështjen e diplomave shkollore e universitare, pastaj çështjen e energjisë dhe telekomit, si dhe temat e ndjeshme, si ajo e personave të pagjetur të luftës

Sipas tij, pavarësisht gjendjes së rëndë buxhetore, ekzekutivi i vendit ka rritur pagat prej 30 deri në 50 për qind në disa kategori, që paguhen nga buxheti i Kosovës. Një vendim i tillë ka rënë në kundërshtim me marrëveshjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila nuk lejon rritje pagash mbi 8 për qind. Gjatë javës së kaluar, qeveria ka formuar një ministri të re, ndërsa ka emëruar një numër të madh të zëvendësministrave - vendime këto që, sipas Shatrit, buxhetit do t'i kushtojnë shumë shtrenjtë. Ai tërheq vërejtjen se nëse vazhdohet me rritje të numrit të të punësuarave në administratën publike, ekzekutivi i vendit, vitin e ardhshëm, nuk do të ketë mjete materiale për t'i paguar pagat. "Rreziku është shumë, shumë evident, sepse mundësia për të vazhduar me këtë dinamikë të pagesave, është e pamundur, kur e dimë edhe trendin e të hyrave buxhetore. Kjo ngarkesë është bërë për qëllime të realizimit të politikave të

dëmtojnë rëndë procesin e dialogut. "Mendoj se këta që i ngrenë këto çështje - çfarë është edhe politikë zyrtare e Serbisë, sepse Ivica Daqiçi dhe Presidenti Tadiç janë persona zyrtarë - i ngrenë më tepër për çështje të brendshme, sepse shumë shpejt do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, ndoshta edhe gjatë këtij viti. Këto deklarata i bëjnë për kalkulime të veta, që edhe këto të jenë si një pjesë e bisedimeve. Por, është shumë e qartë edhe nga institucionet tona, por edhe nga ato ndërkombëtare, se as nuk mund të jenë pjesë e bisedimeve dhe as nuk do të jenë në tryezë. Ne nuk jemi të gatshëm për bisedime të tilla", - theskoi Rexhepi. Prishtina dhe Beogradi, deri më tani, kanë diskutuar çështjen e vulave të doganave, regjistrin civil dhe kadastrën, lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, çështjen e diplomave shkollore e universitare, pastaj çështjen e energjisë dhe telekomit, si dhe temat e ndjeshme, si ajo e personave të pagjetur të luftës. Për asnjë nga këto çështje deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

vendit", - thotë Shatri. Shqetësim për shpërthimin e kolapsit buxhetor shpreh edhe Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se në periudhën afatshkurtër, qeveria e vendit po mundohet ta kursejë buxhetin me anulimin e disa projekteve kapitale, porse në periudhën afatgjate, sipas tij, problemet buxhetore janë evidente. "Nëse shikojmë në një periudhë më të gjatë sesa gjashtë muaj, unë llogaris se do të kemi një deficit në raportin mes të hyrave dhe shpenzimeve potenciale. Në qoftë se nuk planifikohet që vërtet të gjenden burime të qëndrueshme dhe të formalizuara, në kuptimin e rritjes së të hyrave, do të ketë edhe kriza, por jo të nivelit të Greqisë, Irlandës apo shteteve të tjera", - thotë Ramosaj. Edhe institucionet financiare ndërkombëtare u kanë tërhequr vërejtjen institucioneve vendore rreth rritjes së shpenzimeve për paga, si dhe rritjes së numrit të të punësuarve.


20

e martë 31.05.2011

Sport

Jogi Lëv bën gati “listën e zezë”, 8 yje jashtë Evropianit Tabloidi gjerman “Bild” zbuloi dje 8 emrat e futbollistëve që nuk hyjnë më në planet e komisarit teknik Hoakim Lëv Përgatiti Altin Vorpsi Kur na ndajnë edhe 374 ditë nga Evropiani që do të mbahet në Poloni e Ukrainë, tekniku i kombëtares gjermane, Hoakim Lëv, duket se i ka idetë e qarta rreth ekipit që do të marrë me vete në Lindje. Për të kthjelluar 51-vjeçarin ka ndihmuar shumë miqësorja që u luajt dy net më parë, midis Gjermanisë dhe Uruguait. Pas këtij takimi komisari teknik i teutonikëve ka bërë publik faktin se disa prej yjeve të kombëtares që drejton, nuk bëjnë më pjesë në projektet e tij. DEKLARATA “Duhet ta dinë të tërë. Lojtarët duhet ta kenë të fiksuar mirë në mendje se ne duam që të fitojmë Kupën e Evropës”. Me

këtë deklaratë 51-vjeçari ka lënë të kuptohet që gati tetë futbollistë nuk do të udhëtojnë me kombëtaren në Evropian. Ditën e djeshme tabloidi gjerman “Bild” arriti që të nxirrte tetë emra lojtarësh që nuk do të jenë më pjesë e kombëtares gjermane. Kështu, duke filluar nga mbrojtja mendohet që Bek (24-vjeçari është mbrojtësi i krahut të djathtë i Hofenhajmit), Marsel Jansen (mëngjarashi luan tek Hamburgu) dhe Serdar Taçi (24-vjeçari luan tek Shtutgarti në qendër) nuk do të luajnë më për Gjermaninë. Ndërkohë, në mesfushë nuk do të shohim më Piotër Trokovskin (27-vjeçari luan tek Sevilja) që më shumë mundësi ka pasur shansin e fundit vjet kur luajti në gjysmëfinalen e Botërorit Afrikë e Jugut midis Gjermanisë dhe Spanjës (iberikët fituan 1-0). Një tjetër mesfushor i talentuar që duket se ka humbur “trenin” e kombëtares është edhe Marko Marin. Mesfushori i Verder Bremenit edhe pse është vetëm 22 vjeç, duket se ka dalë një herë e përgjithmonë nga “zemra” e Lëvit, ndërsa në sulm mendohet se do të jetë Stefan Kisling, lojtari që nuk do të veshë më fanellën e bardhë.

Balak pritet që të mos ftohet më nga Hoakim Lëv. “Bild” bëri me dije dje se komisari teknik i ka shtrirë dorën ishkapitenit të Gjermaninë, duke i dhënë një post titullari në miqësoren e 10 gushtit, kur Gjermania do të përballet me Brazilin

Fernando Alonso e përsërit prej muajsh: “Duhet të besojmë”. Dhe me këtë besim të pilotëve, edhe Ferrari përmirëson cilësitë dhe sidomos rezultatet. Fituesi i vendit të dytë në Çmimin e

PLANET PËR MBROJTJEN Deri më tani në planet e Lëvit nuk janë më as dy qendërmbrojtësit me përvojë: Arne Fridrish (32 vjeç, Volfsburg) dhe Hejko Vesterman (27, Hamburg). Këto dy lojtarë mendohet se do të zëvendësohen nga Mats Humels (22, Dortmund) dhe Zherome Boateng (22, Mançester Siti). OFERTA PËR BALAKUN Sipas tabloidit gjerman, fundi i rrugës duket se i ka ardhur edhe për Mikael Balakun. Mesfushori 34-vjeçar i Leverkusenit pritet që të mos ftohet më nga Hoakim Lëv. “Bild” bëri me dije dje se komisari teknik i ka shtrirë dorën ish-kapitenit të Gjermaninë, duke i dhënë një post titullari në miqësoren e 10 gushtit, kur Gjermania do të përballet me Brazilin. Deri më tani Balaku ende nuk ka kthyer përgjigje. Sipas tabloidit në fjalë, Lëv ka menduar që në këtë takim ish-numri 13 t’i japë lamtumirën kombëtares teutonike.

Madh të Monakos, piloti asturian vijon me të njëjtat ide. “Diferenca në klasifikim sa vjen dhe zgjerohet, por as unë dhe as skuadra ime nuk jemi mësuar të dorëzohemi”, - shkroi dje Alonso në faqen zyrtare të kokëkuqes.

Merkato

Koentrao pret Realin Mbrojtësi i Benfikës, Fabio Koentrao, ka përsëritur dëshirën e tij për të shkuar te Reali i Madridit në verë, teksa ka bërë të qartë se tashmë është në dorën e dy klubeve që të arrijnë në një marrëveshje. Fillimisht, u mendua se destinacioni i portugezit do të ishte Bajerni i Mynihut, por gjigandët nga Bavaria nuk plotësuan kërkesën prej 30 milionë eurosh të Benfikës. 23-vjeçari ka thënë së fundi se lë Lisbonën vetëm për Madridin, duke shtuar se shpreson që të gjendet gjuha e përbashkët mes dy klubeve. “Jam i interesuar të luaj me Realin e Madridit. Gjithsesi, është në dorën e klubeve të arrijnë një marrëveshje financiare për transferimin”, - ka thënë Koentrao, i cituar nga e përditshmja sportive spanjolle “Marca”. “Unë thjesht mund të shpresoj që ëndrra për të luajtur me Realin të realizohet”. Mbrojtësi i majtë theksoi se për të nuk ka rëndësi se në ç’pozicion e vendos trajneri Zhoze Murinjo, gjithmonë nëse operacioni i transferimit përfundon me sukses. “Mund të luaj në çfarëdo pozicioni që më kërkon trajneri. I bëj të gjitha, me përjashtim të portierit. Do të luaj aty ku dëshiron Murinjo”, - tha lojtari i kombëtares portugeze. Koentrao është ende nën kontratë me Benfikën dhe ka një klauzolë minimale lirimi prej 30 milionë eurosh, prandaj nuk është ende e qartë nëse Reali i Madridit do të pranojë të hyjë në bisedime me këtë shumë.

Vendimi

Katari bleu Botërorin 2022 nga gara”, - tha Uarner, duke cituar më pas një e-mail të marrë nga Valke. “Nuk e kam kuptuar kurrë pse konkurron Bin Hamami”, - thuhej në e-mail. “Nuk e di nëse vërtet kishte shanse të zgjidhej apo thjesht ishte një mënyrë për të shprehur mospëlqimin e tij ndaj Blaterit. Ose mendoi që FIFA mund të blihet si Katari që bleu Kupën e Botës”. Sipas “Press Association”, Valke ka konfirmuar se ka dërguar e-mailin në fjalë: “Ishte një email privat. Ai [Uarner] më ndërgoi një e-mail ku më pyeste nëse doja që Bin Hamami të kandidonte dhe më sugjeronte t’i sugjeroja atij [Bin Hamamit] të tërhiqej”. Uarner shkoi më tej duke thënë se Blateri i bëri disa kompjutera dhuratë zyrtarëve si dhe i bëri oferta të paautor-

Alonso: Nuk dorëzohemi

27-vjeçari që aktivizohet tek Leverkuseni nuk do të luajë më në kompeticionet e rëndësishme me Gjermaninë.

Skandali

Zëvendëspresidenti i pezulluar i FIFAs, Xhek Uarner, ka zbuluar se Zherom Valke, Sekretari i Përgjithshëm, ka thënë që Katari “bleu” të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022. Këtë deklaratë Uarner e bëri menjëherë pas vendimit të FIFA-s për ta pezulluar atë nga të gjitha aktivitetet futbollistike, në pritje të një hetimi të plotë për dyshimet mbi përfshirjen e tij në një skandal ryshfeti. “Më 18 maj, kur kuptova që beteja politike mes Blaterit dhe Bin Hamamit po ikte duarsh, i shkrova Sekretarit të Përgjithshëm Valke ku i thashë, mes të tjerash, se zgjedhjet për president mund të shkaktojnë probleme në botën arabe, të cilat ne me zor mund t’i përballojmë, si dhe që doja t’i kërkoja Bin Hamamit të tërhiqej

Formula 1

izuara CONCACAF-it (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve). “Në Kongresin e CONCACAF-it në Majemi, më 3 maj, z. Blater i bëri një dhuratë prej 1 milion dollarësh CONCACAF-it për të plotësuar nevojat. Kjo e zemëroi Presidentin e FIFA-s, Mishel Platini, i cili ishte i pranishëm dhe ai iu afrua Sekretarit të Përgjithshëm Zherom Valke, duke iu ankuar se z. Blater nuk kishte leje nga komiteti i financës për të bërë një dhuratë të tillë. Valke iu përgjigj se do t’i gjente ai paratë për z. Blater”, - shpjegon Uarner, duke vijuar: “FIFA, përmes Blaterit, jepte laptopë dhe projektorë dhuratë për të gjithë pjesëtarët e Karaibeve dhe për këtë nuk kishte pasur asnjë

kundërshti”. Bin Hamam, i cili u tërhoq nga gara për kreun e FIFA-s në fundjavë, u pezullua përkohësisht nga Komiteti i Etikës në FIFA dhe deklaroi se vendimi ndaj tij ishte ndikuar nga sekretari i përgjithshëm, Zherom Valke. “Kam dhënë përshtypjen që komiteti i etikës është një organizëm i pavarur, por në konferencën e shtypit që pamë dje, Sekretari i Përgjithshëm e bëri të qartë që është ai i cili ka ndikim në këtë komitet”, - u tha Bin Hamam gazetarëve. “Gjatë konferencës së djeshme, Valke komentoi vendimin e komitetit të etikës së FIFAs dhe paraqiti prova të reja kundër meje, të cilat nuk ishin pjesë e procesit deri tani dhe të cilat askush nuk ishte në gjendje t’i shikonte”.

Shevçenko: Euro 2012-ta do të jetë arena e fundit Sulmuesi i Dinamos së Kievit, Andrei Shevçenko, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur pas Kampionatit Evropian 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Ish-lojtari i Milanit dhe Çelsit ka deklaruar: “Kam vendosur të lë futbollin pas Euro 2012 dhe kjo është një zgjedhje përfundimtare”. Me tej Sheva vijoi: “Qysh tani e kemi mendjen te kjo garë dhe duam të bëjmë më të mirën tonë para tifozëve tanë. Me pak fat, besoj se Ukraina mund të mposhtë kombëtaret favorite për titullin”.


21

e martë 31.05.2011

Sport Përgatitja

Kuqezinjtë nisën dje ditët anti-Bosnje

Skënderbeu kryqëzon gishtat, “eurorivalët” mund të jenë Rejnxhërsat ose Rozenborgu Ekipi nga Korça, nga koeficienti i dobët që ka, zë vendin e 28-të. Shorti do të hidhet më 20 qershor Altin Vorpsi Aventura e Skënderbeut në eliminatoret e Ligës së Kampioneve mund të jetë shumë e shkurtër. Skuadra kampione e Shqipërisë mësoi dje emrat e 17 ekipeve që mund t’i bien në short. Ky i fundit, nëse nuk do të tregohet “bujar”, mund t’i rezervojë surpriza jo shumë të këndshme korçarëve, të cilët kanë mundësi që të përballen me skuadrën skoceze të Rejnxhërsave apo dhe me norvegjezët e Rozenborgut. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë shanset për të kaluar turin janë minimale. Sigurisht që për shumë lojtarë të luash kundër Rejnxhërsave është prestigj, por për klubin kjo nuk është një zgjedhje e duhur. Kështu, skuadra e Duros, që merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Ligës së Kampioneve, do ta ketë pothuajse të pamundur për të kaluar turin e dytë. Aventura e ko-

rçarëve në arenën evropiane mund të zgjasë vetëm 180 minuta lojë... SHORTI DHE DATAT Në një komunikatë për shtyp, UEFA ka bërë me dije se shorti për të përcaktuar çiftet që do të luajnë në raundin e parë dhe të dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve, do të hidhet në 20 qershor në Nion të Zvicrës. Pak kohë më parë organizmi më i lartë i futbollit në kontinentin e vjetër ka nxjerrë edhe datat kur do të luhen këto takime. Kështu, sipas programit të përcaktuar nga UEFA, është bërë me dije se Skënderbeu do të luajë dy takimet e raundit të dytë eliminator më 7 dhe 14 korrik. KRITERET DHE KOEFIÇENTËT Kriteret e zgjedhjes së eurorivalëve të Skënderbeut janë të qarta. Turi i parë eliminator do të nxjerrë tri skuadra që do t’u bashkohen 31 ekipeve të tjera do të fillojnë aventurën e tyre direkt nga turi i dytë. Pra, pasi të mësohen të kualifikuarat e turit të parë, atëherë do të plotësohet edhe tabloja e ekipeve që do të luajnë në raundin e dytë eliminator. Kështu, do të luajnë 34 skuadra. Në këtë moment, UEFA, me qëllim që të pengojë duelet mes skuadrave të forta, ka llogaritur që tërë

Rivalet e Skënderbeut 1 Rejnxhërs (Sko) 2 Liteks Lovek (Bull) 3 Viktoria Pëlzeò (Rep. Çek) 4 Shturm Grac (Aus) 5 Makabi Haifa (Izr) 6 ApoeL (Qip) 7 Rozenborg (Nor) 8 Sllovan Bratislava (Sllovaki) 9 Malm (Sue) 10 FK Partizani (Ser) 11 Visla e Krakovës (Pol) 12 Dinamo Zagreb (Kro) 13 Bate Borisov (Bjell) 14 Shamrok Rovers (Irl) 15 Helsinki (Fin) 16 Borak Banja Luka (Bosnje-He) 17 FK Ekranas (Lit)

këto skuadra të renditen sipas një koeficienti (që përcaktohet në varësi të paraqitjeve të ekipeve në fjalë në pesë vitet e fundit). Kështu, pas renditjes shorti do të mbahet për të ndarë çiftet e ekipeve që do të luajnë për t’u kualifikuar në raundin e tretë. Kështu, në një vazo do të jenë emrat e 17 skuadrave të para dhe në vazon tjetër do të jenë emrat e 17 ekipeve të dyta. TË 28-T Për fat të keq, emri i ekipit të Skënderbeut figuron në grupin e skuadrave më të dobëta. Ekipi korçar do të jetë në vazon e dytë, pasi renditet i 28-ti. Kështu, rivalja e skuadrës së Agim Zeqos mund të jetë një skuadër prestigjioze si Rejnxhërsat, Rozenborgu, Shturm Graci, Makabi Haifa, Partizani i Beogradit, Vislas i Krakovës, Dinamos e Zagrebit ose Bate Borizovi. Sa i përket fatit të keq, mund të themi se Skënderbeu nuk është e vetmja nga shqiptaret. Themi kështu, pasi në mëshirë të fatit do të jetë edhe një tjetër ekip shqiptar, por që ndryshe nga korçarët, mbrojnë ngjyrat e flamurit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për ekipin kampion të vendit fqinj, Shkëndija 79. Skuadra nga Tetova renditet paksa më mirë se Skënderbeu, pasi ndodhet në vendin e 25-të.

Red Bull X-Fighters

Deklarata

Rekord botëror! 100,000 fansa të pranishëm në spektaklin gjigand në Brazilia

Susiç: 6 pikë ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë

Net Adams, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi manovrat më të mira të shtunën, duke triumfuar në ndalesën e dytë të sezonit të Red Bull X-Fighters 2011 në Brazilia, përpara turmës më të madhe të spektatorëve, të grumbulluar ndonjëherë në historinë e FMX. Austriaku Robi Medison u mund nga Adams në raundin final në kryeqytetin e Brazilit. Norvegjezi Andre Vila u rendit në vend të tretë. Sa i përket atmosferës duhet thënë se 600 kamionë me rërë (7,300 metra kub) u përdorën për të shndërruar “Esplanada dos Ministerios” në zëmër të Brazilia-s, në “fushë-bete-

jën” e sportistëve më të mirë të disiplinës Freestyle motocross. Pas triumfit Adams, i cili tashmë numëron katër fitore në karrierën e tij, tha: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë spektatorë më parë. Kam mbetur pa fjalë.” 27-vjeçari nga Kalifornia arriti të sfidonte Robi Medison, i cili është gjithmonë fqinji i tij në finale. Heroi vendas, Gilmar Flores, nuk mundi të vazhdonte konkurrimin përtej raundit të parë dhe përfundoi garën në vendin e 11-të. Net Adams tashmë kryeson në renditjen e Red Bull X-Fighters pas dy raundeve të para, me 165 pikë. Lideri në fuqi deri në garën e Brazilit, span-

jolli Deni Torres, nuk mundi të merrte pjesë për shkak të disa dëmtimeve. Kanë mbetur edhe gjashtë ndalesa të tjera të këtij kampionati, të cilat do të zhvillohen në: Romë (24 qershor), Madrid (15 korrik), Varshavë (6 gusht) dhe Sidnei (17 shtator). Rezultati final në Brazilia: 1. Net Adams, 2. Robi Medison, 3. Andre Vila, 4. Levi Shervud, 5. Eigo Sato, 6. Havier Vilegas, 7. Adam Xhons, 8. Blejk Uilliams, 9. Bo Bamburg, 10. Zhil Dejong, 11. Gilmar Flores. Renditja e përgjithshme (pas 2 nga 6 ndalesa gjithsej): 1. Net Adams 165 pikë, 2. Andre Vila 145 pikë, 3. Robi Medison 110 pikë

Safet Susiç ka ndërmend të luajë në mbrojtje në Rumani për ndeshjen e radhës të eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2012. Bosnjë-Hercegovina ka 7 pikë pas 4 ndeshjeve eliminatore, ndërsa Rumania ka vetëm 2, ndërsa ka luajtur po 4 ndeshje. Në një konferencë për shtyp Susiç tregoi se ende mendon se rumunët janë rivalët më të rrezikshëm në luftën për vendin e dytë. “Skenari më i mirë për ne do të ishte të fitonim edhe ndaj Rumanisë, edhe ndaj Shqipërisë, por edhe nëse nuk humbasim në Bukuresht, e nxjerrim Rumaninë nga gara për vendin e dytë”.

Trajneri i ekipit kombëtar, Josip Kuzhe, priti dje, duke filluar nga ora 12:00 e mesditës 23 lojtarët e thirrur nga ana e tij për ndeshjen eliminatore të Euro 2012 kundër Bosnjës, në Zenica. Pjesa më e madhe e lojtarëve ishin dje që në mesditë me skuadrën, duke qenë se kanë mbërritur tashmë në Shqipëri nga klubet e tyre. I vetmi lojtar që do të ketë një vonesë, madje prej pesë ditësh do të jetë Ujkani, të cilit i është dhënë leje të mbrojë portën e Novarës në ndeshjen e plejofit për ngjitjen në Serinë A me datë 2 qershor. Ndërkohë, FSHF ka shpallur edhe programin stërvitor të ekipit kombëtar për ndeshjen. Skuadra do të ketë tetë seanca gjithsej, prej të cilave pesë pasditeve dhe tri paradite. Me datë 2 qershor do të ketë edhe një miqësore ndaj kundërshtarit të përhershëm gjatë grumbullimit, klubit të kategorisë së dytë, Olimpik. Pesë prej seancave stërvitore do të zhvillohen në stadiumin “Niko Dovana”, tri të tjerat në stadium “Besa” të Kavajës. Skuadra do të niset drejt Bosnjës vetëm më datë 6 qershor. Takimi, të nesërmen e kësaj date. Nëse merr një rezultat pozitiv, Shqipëria mund të shpresojë ende në vendin e dytë dhe zhvillimin e një sfide plejofi për finalet e Euro 2012.

Merkato

Cana pranon t’i ulet rroga, tifozët e Gallatës protestojnë Lacio dhe Gallatasaraji thuhet se e kanë arritur marrëveshjen për Lorik Canën, 27-vjeçarin shqiptar. Madje, burime të ndryshme e bëjnë të sigurt transferimin: “Lorik Cana është tashmë lojtar i Lacios. Zyrtarizimi pritet të ndodhë orë pas ore”. Janë bërë publike edhe detajet e kësaj marrëveshjeje, që duket se i ka lënë të kënaqura të dyja palët. Cana do të kalojë në kryeqytetin e Italisë, Romë, në formën e huazimit. Lacio do të paguajë fillimisht 2 milionë euro për një vit huazim, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit që kap shifrat 3.5 deri 4 milionë euro. Vetë lojtari do të përfitojë një rrogë prej 1.7 milionë eurosh në sezon, pra rreth 800 mijë euro më pak se shuma që përfiton në Stamboll. Sipas italianes “Gazzetta dello Sport”, vetë Cana ka thënë se është i gatshëm që të vijë në Itali, edhe nëse i ulin rrogën. Gjithsesi, në tërë këtë histori ka edhe disa të veçanta. Kështu, së bashku me Canën, Lacio pritet që të marrë edhe një mbrojtës krahu që vjen nga Bosnje-Hercegovina. Bëhet fjalë për Senad Luliçin. I riu do të lërë ekipin e Jang Bojsave për katër milionë euro dhe këtë verë pritet që të luajë në një ekip me Canën, me futbollistin që më 7 qershor do ta ketë kundër (në Zenica luhet Bosnje-Hercegovinë – Shqipëri). Sa i përket largimit të Canës, duhet thënë se ky lajm nuk është pritur mirë nga tifozët e Gallatasarajit. Këta të fundit e kanë idhull numrin 19 dhe vendosën dje që t’i dërgonin një letër këshillit të administrimit të klubit verdhekuq. “Pasi morëm vesh se Lorik Cana është shumë pranë transferimit tek Lacio, ne, si tifozë, duam që të shprehim tërë pakënaqësinë tonë. Për ne ai është një pikë referimi. Ai është futbollisti ynë ideal, duke qenë se u përshtat menjëherë me stilin dhe mentalitetin e Gallatatsarajit dhe trajnerit Fatih Terim. Ne duam që Cana të qëndrojë me ne”.


CMYK

24

F. 24

e martë 31.05.2011


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.