FORMIMI GRADUAL I FEMIJEVE NEPERMJET GJIMNASTIKES

Page 1

MAJLINDA LEKA (GONXHE)

2019

FORMIMI GRADUAL I PERSONALITETIT TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE NËPËRMJET EDUKIMIT FIZIK NË FAMILJE E MË GJERË, NËPËRMJET SPORTIT TË GJIMNASTIKËS Familja është baza e shoqërisë. Ajo në shekuj ka qenë dhe është përgjegjëse për mirërritjen e shëndetshme, arsimimin dhe edukimin shëndetësor dhe edukimin fizik të fëmijëve. Konventa ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve, përcakton qartë detyrat e mëdha për arsimim dhe zhvillim të fëmijëve. Edukimi lëvizor nëpërmjet lojërave në natyrë e në shtëpi me mjete të thjeshta, është kryesor kur fëmijët janë të vegjël. Në grup- moshat 3-4 vjeç rëndësi i vihet ecjeve, zvarritjeve, qëndrimit, hedhje-pritjeve, kacavarjeve. Në grup-moshën 5-6 vjeç zënë vend shëtitjet, biçikleta, noti, patinat, lojëra në ujë, lojëra lëvizore, gjimnastika. Në grup- moshën 7-14 vjeç, përfshihen lojërat lëvizore, ushtrimet e lira me dhe pa mjete, kërcime,vrapime, hedhje, argëtim, ushtrime për forcim muskujsh, lojëra pranë qendrave sportive dhe fillon përcaktohet hobi dhe talenti. Për grup-moshën 15-18 rekomandohet sport dhe stërvitje sportive, gara dhe ndeshje, stërvitje sistematike pranë klubeve sportive, tashmë ata kanë përcaktuar sportin që ju përshtatet dhe vendosin synime për të arritur rezultatet. GJIMNASTIKA

Page 1


MAJLINDA LEKA (GONXHE)

2019

Edukimi sportiv i fëmijës nuk mund të arrihet pa kujdesin e prindërve. Ky kujdes varet nga niveli i përgjithshëm kulturor dhe arsimor i prindërve, qasja që ata kanë pasur me sportin, niveli ekonomik etj. Pra që fëmijët të zhvillohen shëndetshëm, duhet që prindërit tyre të jenë dashamirës të sportit dhe ti regjistrojnë ata në lojëra dhe veprimtari sportive. Rritja fizike e tyre vërtet është një proces biologjik i lindur që sjell ndryshime graduale në sasi dhe cilësi të treguesve antropometrikë dhe morfologjikë të tyre, por kapaciteti lëvizor dhe aktiviteti i vazhdueshëm nxit dhe e stimulon atë, sigurisht kur shoqërohet edhe me një ushqim cilësor sidomos në moshën e adoleshencës. Zhvillimi fizik vjen si rezultat i ndryshimit progresiv të formës (pesha e organeve) dhe funksioneve të sistemeve të organizmit (sistemi nervor, ai i frymëmarrjes, i qarkullimit të gjakut etj. të gjitha veprimtaritë dhe lojërat sportive pa përjashtim, kanë vlera të mëdha edukuese, por kur flasim për fillimin e argëtimit dhe zhvillimin fizik që të vegjël, mendja na shkon tek gjimnastika. Formimi gradual i shkathtësive dhe shprehive lëvizore është synimi i parë që ka edhe Edukimi fizik në shkollë. Gjimnastika është sporti që dukshëm i formon këto shkathtësi dhe shprehi, të cilat më prapa ndihmojnë në edukimin e aftësive fizike (motorike) bazë si: shkathtësi, shpejtësi, qëndrueshmëri dhe përkulshmëri. Këto pastaj janë baza e kryerjes me sukses të çdo sporti gjatë jetës shkollore dhe pas saj. Nisja e gjimnastikës që herët do të ndihmojë për ta vendosur fëmijën në një rrugë aktive e fizikisht të shëndetshme, në jetë. Duke ditur se ndryshimet e dukshme morfologjike dhe funksionale të organizmit, ndodhin në periudhën e pas lindjes e deri në atë të pjekurisë, studimet sugjerojnë se një faktor kyç duke filluar nga 6 vjeç deri në adoleshencë sidomos vajzat, është që të vazhdojnë angazhimin me sportin e bukur të gjimnastikës. Aftësitë fizike që një gjimnaste përfiton nga sporti i gjimnastikës janë: forca, fuqia, fleksibiliteti, gatishmëria, zhdërvjelltësia, qëndrueshmëria dhe koordinimin lëvizor. Gjimnastika është një sport garues individual, për këtë arsye sportistit (gjimnastit), i duhet të zhvillojë rezistencën mendore, vullnetin. Rezistenca mendore kalitet kur ai ushtrohet për një kohë të gjatë për të arritur ushtrimet, elementet, qëllimin e tij, ose sa herë përballet me dështimet dhe mosarritjet, apo rezultatet jo të mira. Cilësitë voletive që edukon gjimnastika, ndihmojnë në kapërcimin e problemeve nesër në jetë, sepse për fat të keq, në jetë gjithmonë do të ketë “probleme”, prandaj ne duhet të edukojmë tek fëmijët tanë, që në vogëli e pastaj në shkollë, cilësitë e vullnetit, apo forcën mendore për ti përballuar ato. Ne duhet të ndërgjegjësohemi dhe ti mësojmë ata jo çfarë probleme i presin sepse ato ekzistojnë dhe ne shpesh nuk mund ti shmangim ato, por detyra jonë është ti rrisim efekshmërinë e të menduarit për të gjetur rrugët për përballimin dhe zgjidhjen e tyre, në mënyrën më të mirë të mundshme, për të pësuar sa më pak dëmtime dhe duke humbur sa më pak energji. Ja disa pë rfitime shkurt që na jep gjimnastika sidomos tek vajzat: 1. Gjimnastika ndihmon fëmijët për të qenë socialë dhe në një mjedis të sigurt. Ekipet e gjimnastikës kanë tendencë të kenë pak pjesmarrës, zakonisht midis 6-9 vajzave të të njëjtës moshë për instruktor. Madhësia e vogël e klasës së vajzave të së njëjtës moshë do ta ndihmojë të rrisë miqësitë në një mjedis të sigurt dhe nën kujdesin e të rriturve siç është trajneri. Studimet kanë treguar se ka një rënie të vazhdueshme të niveleve të aktivitetit fizik tek vajzat duke filluar nga 6 vjeç deri në adoleshencën e rritur. Një faktor kyç tek vajzat që të vazhdojnë GJIMNASTIKA

Page 2


MAJLINDA LEKA (GONXHE)

2019

të merren në aktivitete fizike është, shoqëria e një shoqe për të marrë pjesë së bashku në aktivitet sportiv, bile deri në shkollë të mesme ato duan shoqërinë për të ndjekur sporte bashkë.. Miqtë e tyre më të mirë nesër në jetë, mund të jenë miqtë që fëmijët bëjnë gjatë ushtrimit të sportit të gjimnastikës, sepse gjimnastika zhvillon socializmin tek fëmijët. 2. Gjimnastika jep mundësi më të gjera për të qenë cilësor në sport. Lartësia e trupit të fëmijës shpesh nuk i favorizon për sporte si b/boll; v.boll; atletikë,por në gjimnastikë nuk ka rëndësi lartësia e trupit. Gjimnastë cilësorë ka në lartësi të ndryshme të trupit. Pra gjimnastika nuk përjashton asnjë. Gjithkush mund ta praktikojë atë dhe të arrijë madje edhe rezultate të larta. 3. Gjimnastika të jep vetëvlerësim dhe kurajo, aq të domosdoshme për adoleshentët. Në një studim të bërë doli se gjimnastët kishin vetëbesim më të lartë në krahasim me pjesmarrësit e sporteve të tjera. Kjo mund të jetë sepse rriten në një mjedis të sigurt me vajza të tjera ambicioze, të sigurta dhe inkurajuese. 4. Gjimnastika do tu kalisë durimin, i cili rritet nga përsëritjet e shumta të një ushtrimi, me qëllim kryerjen e tij. Gjimnastika është kryesisht një sport individual kështu që çdo gjimnast duhet të zhvillojë rezistencën e tij mendore. Fuqia e përsëritjes është një mësim i rëndësishëm në fusha të ndryshme të jetës dhe se ndihmon të zotërosh aftësitë dhe ti zhvillosh ato. 5. Gjimnastika mund të kryhet edhe në hapësira të kufizuara. Ajo mund të fillojë që në moshë të vogël, ku fëmijët mund të mësojnë aftësi që përmirësojnë koordinimin dhe balancimin. Dhe këto aftësi mund të praktikohen më së shumti edhe kur janë në shtëpi. Elementët gjimnastikorë të cilët përfshihen në ushtrimet me trup të lirë, mund të kryhen cilësisht edhe në kushte shtëpie. Kjo favorizon prindërit për më pak shpenzime dhe humbje kohe, por edhe fëmijët, të cilët mund të ushtrohen në çdo orë në shtëpi. 6. Nisja e gjimnastikës herët do të ndihmojë për të ecur në një rrugë të shëndetshme, fizikisht aktive në jetë dhe që ndihmon të rriten fizikisht dhe mentalisht të shëndetshëm dhe të kenë shanse më të madha suksesi nesër në jetë. Duke qenë se edhe vetë kam praktikuar sportin e bukur të gjimnastikës, mendoj se gjimnastika është një mënyrë për të ndihmuar rritjen fizikisht dhe mentalisht të shëndetshme sidomos të vajzave. Fakti që është kryesisht një sport femëror, bën që palestra të jetë një vend ideal për vajzat që të fillojnë të mësojnë me vetëbesim të ushtrohen. Është e rëndësishme të edukojmë te vajzat se gjimnastika të bën trup të bukur e të fortë, por mos harrojmë tu themi se gjimnastika ndihmon edhe në arritjet shkollore. Sipas Dr. Robyn Silverman në "Pse Gjimnastika është e Madhe për fëmijët" në SHBA : " ekziston një korrelacion i fortë midis fëmijëve fizikisht të aftë dhe arritjeve akademike. Kjo do të thotë që sa herë që dërgoni fëmijën tuaj në palestër për gjimnastikë, ata po marrin një mundësi për t'u angazhuar në stërvitje fizike që inkurajon funksionimin e shëndoshë të trurit. Qelizat nervore shumëfishohen dhe lidhjet në tru forcohen. Nuk është për t'u habitur që fëmijët që janë duke u angazhuar në një aktivitet të qëndrueshëm fizik si gjimnastika, kanë më shumë gjasa të marrin nota më të mira se bashkëmoshatarët e tyre joaktivë. " Gjithashtu sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë " vajzat që marrin pjesë në sport ka më shumë shanse për të arritur sukses akademik sesa ato që nuk luajnë sport” 7. Gjimnastika rrit fleksibilitetin, sipas Klinikës Mayo, GJIMNASTIKA

Page 3


MAJLINDA LEKA (GONXHE)

2019

"Një fleksibilitet i mirë mund të përmirësojë performancën j në aktivitete fizike dhe uln rrezikun e dëmtimeve duke ndihmuar nyjet të lëvizin lirshëm dhe me amplitudë dhe duke mundësuar efikasitet të muskujve” Pra, fleksibiliteti i mirë do të ulë rrezikun e dëmtimeve nga gjimnastika ose ndonjë aktivitet tjetër fizik që fëmijët bëjnë. 8. Gjimnastika do të ndihmojë për të forcuar eshtrat e fëmijëve. Kockat e fëmijëve bëhen më të forta nga shtimi i pllakëzave të kalciumit në to, kur marrin pjesë në aktivitete që përdorin peshën e trupit. Në gjimnastikë, fëmijët punojnë kundër gravitetit duke ushtruar peshë dhe kjo mund të jetë gjëja më e rëndësishme që mund të bëjnë për të rritur shëndetin e kockave. Duke ju referuar studimeve të bëra në adoleshentë është konstatuar se shëndeti i kockave lidhet me nivelin e aktivitetit fizik të adoleshentëve që të vegjël, jo sasinë e qumështit ose kalciumit që kanë konsumuar. 9. Gjimnastika do ti mbajë fëmijët FIT dhe do ti ndihmojë ata të zhvillonë zakone të mira të qëndrimit aktiv. Vetëm lëvizja e zgjidh problemin e obezitetit në fëmijë, i cili sot për shkak të pasivitetit po kthehet në një sëmundje të kohës. Fëmijët dhe adoleshentët ndërmjet moshës 6 dhe 17 vjeç duhet të marrin 60 minuta ose më shumë aktivitet fizik në ditë, ku duhet të përfshijnë aktivitetet e forcimit të muskujve dhe kockave të paktën tre ditë në javë. Gjimnastika është një nga sportet më të larmishme në aspektin e llojeve të ushtrimeve dhe muskujve që zhvillohet. Gjimnastika punon për të rritur forcën, fleksibilitetin, shpejtësinë, balancën dhe koordinimin. Për shembull, trau i ekuilibrit është një vegël që rrit qëndrueshmërinë dhe përmirëson fleksibilitetin dhe balancën tek gjimnasti. Gjimnastët mësojnë jo vetëm balancën mbi këmbë, por edhe mbi duar. Vertikalja mbi duar është aftësia ekuilibruese më e arritur, që tregon se mund të kontrollosh peshën e trupit mënyrë që të jetë në ekuilibër. Gjimnastika krijon një bazë të mirë për të ecur edhe në sporte të tjera. Gjimnastet janë të shkathëta dhe të forta, me koordinim, balancë dhe fleksibilitet. Këto janë tipare të rëndësishme në gjimnastikë por të rëndësishme edhe në sporte të tjera. Për shembull, të mësuarit se si të konkurroni për arritje, do të ishte e rëndësishme jo vetëm në palestra, por edhe për në futboll, basketboll, volejboll, atletikë etj.. Duke pasur fleksibilitet dhe forcë (sidomos forca themelore)krijohen aftësi bazë për joga, pilates etj. 10. Të mësosh se si të biesh në mënyrë të sigurt. Një nga gjërat e para në çdo klasë fillestare të gjimnastikës është të mësosh se si të biesh në mënyrë të sigurt, duke krijuar instinkte që do ti mbrojnë fëmijët nga lëndimet e panevojshme më vonë në jetë. 11. Gjimnastika do të ndihmojë zhvillimin koordinimin sy- dorë dhe sy- këmbë. Fëmijët nuk lindin me këtë aftësi të zhvilluar. Gjimnastika është një mënyrë e shkëlqyer për fëmijët që të mësojnë se si të lidhin veprimet që mendojnë, me trupin. Zvarritjet, kërcimet, kacavjerjet, rrokullisjet, të gjitha këto ushtrime i ndihmojnë fëmijët të mësojnë se si të lëvizin trupin e tyre. Gjimnastika zhvillon vetëdijen trupore, kontrollin dhe koordinimin, e cila mund të jetë e dobishme për aktivitete të tjera fizike, sportive dhe në jetën e përditshme. 12. Gjimnastika do të ndihmojë tu mësojë fëmijëve të ndjekin udhëzimet e trajnerit për tu përmirësuar dhe të jenë të disiplinuar në zbatim të detyrave, orarit, pastërtisë dhe kujdesit për veten, duke i formuar ata si qytetarë të rregullt. Kostumet e bukura shumëngjyrëshe gjimnastikore, ndriçojnë në palestrat ku ato stërviten dhe garojnë. GJIMNASTIKA

Page 4


MAJLINDA LEKA (GONXHE)

2019

Pra gjithçka që kërkoj nga prindërit është që të regjistrojnë fëmijët në klasa gjimnastike që në vogëli! Me ta filluar këtë sport, ata do ta dashurojnë atë, për vetë shumëllojshmërinë e ushtrimeve e të stërvitjes. Gjithçka që ju kërkoj nxënësve është që të ndjekin edhe sportin e bukur e kompetitiv të gjimnastikës! Mbi të gjitha, gjithçka që ju kërkoj vajzave është që të angazhohen gjithë jetën e tyre me sport dhe aktivitet, sidomos me gjimnastikë, danc dhe aerobi, me qëllim që të jenë të forta, të zgjuara, të bukura e të shëndetshme!

GJIMNASTIKA

Page 5


MAJLINDA LEKA (GONXHE)

GJIMNASTIKA

2019

Page 6


MAJLINDA LEKA (GONXHE)

GJIMNASTIKA

2019

Page 7


MAJLINDA LEKA (GONXHE)

GJIMNASTIKA

2019

Page 8


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.