Pra, duke diktuar dhe kuptuar se si modelet e trurit, të menduarit rrjedhin dhe formohen ashtu siç edhe një vepër artistike, do të mësojmë se si transformohen gjithashtu këto modele mendore. Për të krijuar realitetin dhe të ardhmen e tij, njeriu duhet më parë t’a krijoj atë brenda vetëvetes. Praktika revolucionare qëndron mbi ndryshimin e mentalitetit dhe vendosjen e të gjithë elementëve të unit nga një formë të zhdërvjellët në atë fiziologjike. Për njeriun e sotshëm është një revolucion në vetëvete fillimisht. Nevoja për të transformuar modelet manipuluese të edukuara deri më sot është fillimi i një jetë ku shoqëria dhe individi rriten paralelisht dhe mendojnë, veprojnë për njëri-tjetrin njëkohësisht.