Drita e Mendjes është një projekt aristik i nisur dhe punuar nga dy artistët shqiptar, Altin Hoxha dhe Kristian Zara në Mars-Prill 2020. Të nisur nga idea ‘‘artistët për shoqërinë’’, kjo punë artistike mbart në thelbin e saj forcën morale dhe psiqike që arti përcjell tek njeriu në këto kohëra të vështira që sot po kalojmë.
>>>>>>>>>>>>
Ideuar dhe realizuar nga: Altin Hoxha dhe Kristian Zara Pjesëmarrës: 12 përfunduar në 12.04.2020 ©Autor - Hoxha, A. - Zara, K.
Ky liber, është e nevojshme që të përqaset nga audienca në mënyrë të lirë memdore. Larg formateve të njohura letrare dhe kufizimeve të parapërgatitura të pëlqimit vetjak. Shkrimet dhe librat e një artisti (apo disa) kanë të bëjnë me eksperimente hartues dhe konceptual në hapësirën e faqes dhe përgjat gjith rrjedhës së tij në total. Materiali, konteksti, koncepti janë organizimi i çdo elemneti që përcillet nëpërmjet veprës së përfunduar me qëllim ngacmimin, provokokimin, rizgjimin dhe influencimin e mekanizmit perceptues i cili, si pasoj, do të këndvështroj shumfishmërinë e fenomenit dhe ndodhisë që zhvillohet si brenda ashtu dhe jashtë Unit njerëzor.
Kristian Zara, Prill 2020
>>>>>>>>>>>>
Andi Çomani - Artist i Artit Pamor
Pa titull, vaj në beze
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
PA EMËR
Kristian Zara
Drejtë vijës së horizontit njeru ecen me veten mbi shpinë njeriu ecen përgjat vargut të kulturës ndalon, qëndron, vështron njeriu kërkon të tjerët ai vetëm nuk është asgjë ai mund të ndërtojë kulturë mbi kultura por në natyrë veten rigjeneron njeriu pa të tjerët nuk do ishte ky që është njeriu pa shoqërinë nuk do ekzistonte njeriu ecen i hutuar njeriu mbi njeriun dorën lëshon njeiru tek njeriu supin mbështet njeriu për krahë njeriut vazhdon ai bashkë me të tjerët është gjithçka ata mund të lulëzojnë gjithë botën por natyrën, së par, si nënë duhet ta mbajnë njeriu që ecën edhe rrëzohet njeriu që tek njeriu dorën dhuron njeriu prej njeriut rënkon njeriu që njeriun lumturon njeriu është njerëzit njerëzit formojnë njeriun
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
Helidon Haliti - Artist i Artit Pamor
Stay safe, vaj në beze
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
VROJTIM
Lumturi Plaku - Shkrimtare / Poete
Koha vetes i shton kohë, zagjatet, zgjatet si tërkuzë, shkoj një ditë, edhe një, dhe një tjetër; e sa të tjera do kalojnë? Pyetjet radhë, veshur ankth, me refrenin, si në kor, hyjnë në rrjesht e numurojnë; po e nesërmja si do gdhihet, sa të vdekur, sa të shtruar, vall arriti në çdo vend kjo kuçedër që t’lëndon? E në kokën e kujtdo, edhe pse do që ta largoj, hynë fantazma, pyetja e frikshme, mos vallë sot kjo e mallkuar mu afrua, e do hedh kthetrat mbi mua?
Eshtë një flakë si e spërkatur me benxin që përhapet si në garrë prej vrapit t’erës, shtohet, ikën, përvëlon.
Në çdo shtet e qytet, kontinent mbas kontinenti; në radio, televizor, japin lajme që zhuromsin e tmerrojnë. Pa dallim, individë të pa ngopur, pushtetar, qeveritar; shtete i pasur e i varfër, botë e tretë, superfuqi, që nga jugu në veri, pa kufi mbizotëron e dëfren, fitimtar me shpatë në dorë. Nuk pushojnë dhe luftrat falllco, luftra me mullinjtëme erë, me fantazmat e pa vlerë.
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
Shkenca gjendet e befasuar, duar lidhur e pa ditur, s’gjen ilaçin për shpëtim. Prej eksperiencave rrinë mëson, dhe studion, mbi kufomën dhe prej trupit që lëngon, e çdo ditë mjekimet po ndërron. Siguria premton shum e s’bën asgjë, por e ngelur e pa aftë, si një varkë në mes të detit, në errësirë e në furtunë, kapet prej të vetmes gjë, mbylluni brenda, jashtë të mos dalë asnjë! Gjëndja është kudo në ankth, njeriu jeton në burg, jashtë natyra e pa ditur gjelbëron, e trishtuar lulëzon. Flet gënjeshtra gjysëm zëri mos u trëmbni, pak durim, se çdo gjë do kaloj e do mbaroj për të mirë. Zogjtë të trishtuar cicërojnë, pse fëmijët më s’lodrojnë? Pse natyrën kjo heshtje varri e mbuloj? Nëpërmjet forcës që jeten e njerëzve e ktheu sikur të ishin lodra, Corona virusi i dha botës pa dallim, një mësim. Nuk je askush, s’vlen asgjë, prandaj refelkto e mos bëj keq!!! Do mësojmë? Apo vallë, tani që jemi poshtë ankthit e tmerrit të sëmundjes ne ref lektojmë e me pas, prap si më parë do vazhdojmë!!
Lumturi Plaku - Shkrimtare / Poete
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
PËRPARA SE TË ZGJOHESH
Edlira Bylo - Shkrimtare / Publiciste
Unë jam këtu!
Nuk është kjo ëndrra ime. Katapultuar në një kohë tjetër, në kundërshtim me frikën dhe humbjet; kam etje për çastet që padrejtësisht i quajta të mirëqëna.
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
Ku shkoi përditshmëria? Jo ajo që po ndodh ose mendojmë që ka për të ndodhur, apo nëse do të ndodhë; por ajo përditshmëria që njohim së cilës do ti rikthehemi kur të zgjohemi nga kjo ëndërr e keqe. Automjetet, bisedat në stacionin e autobusit, kupa që përplaset në banakun e barit. Dritarja nga e cila dëgjohet gjithmon e njëjta këngë, një lak i përditshëm . . . lart, një kat mësipër, në të njëjtën ndërtesë, punohet mbi dicka të papërfunduar.
Shëtitorja e kalimtarëve, aroma e kafesë aty afër, dyer të vjetra ndërthurur me ndërtesa të reja. Një mëngjes i së shtunës që na kujton ekzistencën; tinguj, emërtime me copa jete, ku qytetet mund të tregohen përmes monumenteve, ngjyrave, imazheve. Historia e shkëlqyeshme dhe tregimet e përditshme, natyrisht! Personazhet e njohur dhe më pak të njohur, zanatet, traditat, por edhe vargjet. Po
njerëzit?!
Sigurisht mund të tregohen përmes tingujve apo përmes letrave; përmes fjalëve me ngjyrime poetike apo sfilatave të përditshëm mondane; edhe përmes plehut. Por edhe me taka 15-centimetërshe n’mes gjëndjeve sipërfaqësore pas “popullaritetit ” [. . .]
Dhe për cfarë?
Ndoshta për një cep diell dhe 15-minuta lavdi!
Por, a mund të tregohet e kaluara përmes kujtimeve? Përmes shijes së ëmbël apo të hidhur të përjetimeve mbas grimcash pluhuri; ku era e kohës ka për t’i fshirë dhe kurrë nuk do jenë si më parë, përveç se në mëndjen tonë që zmadhon largësinë. Sigurisht, të gjitha këto mund të tregohen përmes tingujve, ngjyrave; fjalëve të mëdha e ndjesive mediatike; hiperbolave të dashurive gjoja të “përjetshme” [. . .] dhe fasadave të hipokrizisë. Por jo! Gjithcka është e shkuar, sepse çdo çast është unik. Udhëtime, njerëz, përjetime e fjalë të vogla; duar që ndërthuren, sy që f lasin, rrahjet e zemrave në errësirë dhe mendimet që pareshtur rendin tek objekti i dëshirave; shikime të qeshura e ngacmime; por edhe sigurinë që kur ti do të duash që dikush të jetë për ty, aty ku dhe ti do të jesh gjithmonë për dikë.
Eh! Atëherë! Sa vlerë ka nëse shikon një film apo lajm makthi të përditshëm? E rëndësishme është se jeta nuk ndodhet në asnjë vend, në as një moment tjetër përveç se këtu e tani; gjithçka që koha sjell me erën, me erën prap shkon. Ndjen dhimbje për humbjet njerëzore, kombet që gjunjëzohen, . . . por jeta nuk ndalet, vazhdon! Dhe përpara se të jetosh, mos harro që humbëm sot, ndoshta nuk besuam që mund të fitonim. Por mjafton të zgjohesh në mëngjes me idenë se dita sapo ka filluar, me besimin se sot asgjë nuk ka për ta mposhtur njerëzimin; as ty, as mua, as ne! Ekziston vetëm një dëshirë kontaminuese, më shumë se ky virus dhe kjo kohë e çmendur:
Jetojmë tani! Jetojmë këtu!
Ok? >>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
SYTË E MENDJES
Elona Marika - Piktore
vaj në beze
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
THE SHOW MUST GO ON
Mix, përzierje mendimesh Çrregullim, përshtjellim, ndalim! Një zë mundohet të më përshkoj Një zë gati i fikur, i pafuqishëm Rrahje të parregullta, nyje në fyt Zhurmë në shpirt, zhurmë në mendje Ç’është, perse; çfarë ka vallë? Bosh, heshtje ndër mendime.
Vajtje-ardhje tik-takësh të çuditeshëm. Është koha që kalon apo zemra që rreh? Ndoshta është ora që shënon Çfarë shënon dhe ku ndodhet? Brenda ma r rëzisë si me apo përtej kësaj mendje?
Gentiana Marika - Poete
Oh! Sa qetesi ajo rreze dielli E pa interesuar prek zemren time Dhe përthyhet pastaj në pasqyrëzën e ujit Ref lekton tek sytë e mi. Dhe ja! Një shkëndije ndriçon papritur Jeta ecën përpara Ajo nuk ndalet
Në tik- takun e orës
Në tik- takun e zemrës.
Frymëmarrja nuk ndalon Gjithçka vazhdon të jetojë Regjizori ka arkitektuar skenën Shfaqja duhet të vazhdojë Kurrë mos ndalojë!
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
VDEKJE NË HESHTJE
Pse na bëtë që të vdesim kështu? Pa dhënë dorën, pa përqafuar njeri-tjetrin!
Kaq shumë na urrenit sa vendosët të na bëni kavie dhe të na mbyllni nëpër koteca?!!
Marsela Koçi - Shkrimtare / Gazetare
Sa shumë iu paskemi dhënë bezdi edhe se për ju punojmë gjithë jeten. Sa shu më i nate pa skeni mbajt u r me ne! Aq shumë sa dhe vdekjen e natyrshme v v nuk na falni Sa kemi paguar për ju, dhe s’mjaftoka vallë kjo jetë e gjithë? Edhe jetën në fund kur vendosni ju e merrni siç dëshironi dhe pa mëshirë. Vendosni ju, apo dikush tjetër? Eh! Kjo s’ka shumë rëndësi Por, një gjë unë kam për të thënë Kush lirinë ma cungon quhet e padrejtë, pabarazi!
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
KËNGË
Klodian Pasku
Edhe në hidhërim të thellë këndova këngët, që çelnin si lule nga veremi; megjithëse të zbehta dhe zë mekur e gjenin pak forcë mes belbëzimi. Sa doja që të lindte ai diell, që tashmë i kisha harruar dhe fytyrën. Ai perëndoi dhe më s'u pa, pas vetes la të zymtë mugëtirën. Më la në kafazin tim të vetmuar me lotët e shterur, që çirreshin nga etja për rrëketë, që rrekeshin diku gjetkë e merrnin arratinë larg nga vetja. Ah, këta zëra që treteshin në pusin e natës, ma bënin më të rëndë errësirën. Ja, tingulli i mekur prapë gulçoi në qendi, kur pa të zbehtë mugëtirën.
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
ANDRRA E JETËS
Tik-tak… tik-tak... ora pesë e tridhjetë. Hapa sytë përtueshëm. Kishte qënë një natë jo e lehtë. I vogli nuk donte që nuk donte t’i dorëzohej gjumit. Vetëm tridhjetë ditë më parë zgjodhi të vinte në jetë. Në një moment kur bota mbarë po fillonte një gjumë të trazuar. Një gjumë ku të gjithë shihnin të njëjtën ëndërr të ankthshme, të njëjtin makth. U ngrita nga shtrati dhe menjëherë dora kapi telefonin. Pasi qetësova alarmin që binte me këmbëngulje u futa në faqen më të rëndësishmë të këtyre muajve të fundit. Italia 969, Spanja 565, Amerika 241, Irani 139, Anglia 260. Ta hajë dreqi mendova. Më keq se dje. Ktheva kokën nga im bir. Më në fund kishte vendosur të flinte. Ishte kredhur në një gjumë të thellë. Qeshte. Sa mirë. Po pushon. Ai nuk di gjë. Ai nuk kupton gjë. Do vetëm të pijë e të flejë. Sa mirë. Dalëngadalë u drejtova për nga makina e kafesë në dhomën e ngrënies. Ashtu duke u veshur, rrufita shpejt lëngun që i thoshte trupit tim se tashmë dita kishte filluar. Mora këpucët në dorë pa bërë zhurmë dhe futa edhe njëherë kokën në dhomën e gjumit. Im bir ishte zgjuar tashmë dhe po pinte gji tek nëna e tij. Qesha. Qeshi edhe ajo e më puthi me dorë. Duke lëvizur buzët, por pa zë më uroi ditë të mbarë. E putha edhe unë me dorë. Çdo mëngjes muajin e fundit, lexoja në sytë e saj të njëjtin merak. Kohë të trazuara. Kohë të këqija. Gjithmonë e kisha urryer rutinën. Të zgjohesh, të vishesh, të shkosh në punë, të kthehesh në supermarket, pastaj në shtëpi, një kafe me një mik, një shëtitje buzë lumit, në darkë një libër ose një film dhe të nesërmen prapë nga fillimi. Në fundjavë xhiro më të gjata, kafeja zëvendësohej me një gotë birrë, bisedat më të
Dritan Sejamini - Regjizor
zhurmshme e kështu me rradhë. Pastaj çdo gjë niste nga fillimi, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Po, e urreja këtë rutinë, por tani do jepja gjithcka që ajo të kthehej edhe njëherë. Vura cigaren në buzë dhe u drejtova për nga makina. Rruga për në punë përkonte me tymosjen e dy cigareve. Ngisja mekanikisht dhe e kuptoja që kisha mbërritur kur fikja cigaren e dytë. Edhe këtu të njëjtat rregulla si kudo. Me kolegët nuk përshëndeteshim më, rrinim larg njëri-tjetrit si armiq, ndonjëherë mundohesha të bëja ndonjë shaka, por batutat më dilnin bajate dhe pa kripë. Askush nuk ishte në humor. Të gjithë të ftohtë, akull, të tensionuar, të ngrirë. Na njoftuan që edhe për ne sot ishte dita e fundit e punës. Nuk dihej se kur do rifillonim. Nuk dija nëse duhej të gëzohesha apo të mërzitesha. Të rrija në shtëpi do të thoshte më shumë kohë me tim bir dhe kjo më lumturonte, por pa punë gjithçka bëhej më e vështirë. 969, 565, 241, 139, 260... nuk më hiqeshin nga mendja gjithë kohës. Në fund të ditës nuk arritëm as të përshëndeteshim si duhej me kolegët. Për këtë sikur na erdhi pak turp të gjithëve por rregullat ishin rregulla. Në makinë dëgjoja “All The World Is Green” të Tom Waits. Më pëlqente kjo këngë. Marsi tashmë po shkonte për t’i lënë vendin Prillit. Natyra ka nisur të lulëzojë. Zogjtë cicërijnë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Qielli është i kaltër dhe një fllad i lehtë e i ngrohtë më përkëdhel fytyrën. Mirë bëjnë mendova, mirë bëjnë që cicërijnë. Sigurisht që ky nuk është fundi. Tik-tak… tik-tak...
faqja nuk ishte përditësuar akoma, u ktheva edhe njëherë nga im bir. Qeshte në gjumë. Sigurisht që ky nuk është fundi
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
UNË NUK KAM GUXIM, POR AS FRIKË NUK KAM PREJ TIJ!
Altin Hoxha - Artist i Artit Pamor
Dzyimi, pastel
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
DITAR: REFLEKTIM I KARANTINUAR
Ekuilibri i botës është humanizmi me të cilin njeriu jeton jeten e tij. Njeriu has vështirësi të gjykoj qënien fizike veçmas nga shpirti. Nëqoftë se shpriti është për t’u harxhuar [. . .], le të konsumohet pra për një qëllim të mirë. Ndërkoh që kjo jetë mund të behët Parajsë për të gjithë ne, në harres prej interesit ton vetjak ngritëm mure të infektuara dhe shpirtin e shtyn largë. Prej kohësh, gjatë, jetoj vetëm n’mes të gjithëve dhe të gjithë ecin vetëm përqark meje. Sëbashku në vetmi jetojm mes halleve, orareve, punës dhe detyrave tona. Një rutin ku mbijetesa e vetme i ka dalur për Zot! Pas mbylljes së portës që rrugën na driton përgjat gjithë jetes njeriu përhumbet në dredhinat e luksurinave të vdekjes, të asaj ‘vdekje’ shpirtërore në rradhë të parë. Duke vendosur paqe midis mishit dhe frymës, brenda burgut ku shpirti jeton, njeriu mëson të përballet guximshëm me fundin e tij pavarësisht formës që vjen ndesh me të. Shi i vuajtjes bie Varet lëpirazi kangjellave të shpirtit I lagur ashtu në lot Nën re, në çast, reflekt i krijuar Këtë pranverë lulet u vyshkën herët, apo ndoshta ato po çelin më von Mbase, sepse nuk ka asnjë që njerëzisht aromën t’iua marr erë Ndoshta pranvera nuk vjenë më as për lulet Ndoshta lulet nuk çelin më, edhe kurorës së pemës bekimi i saj i mungon. Ndoshta prej jetës që nuk është e njëjta si më parë. Lulja vetë vesën e vlerëson me anë të peshës së pastër që ajo lë mbi trupin e saj të gjethtë.
Altin Hoxha - Artist i Artit Pamor
As Zoti vetë nuk ka fuqi mbi ne, aq sa ne vetë kemi mbi jetët tona. Ata që qëndrojnë mbi miliona, mbi miliona viktima pa i’u brejtur ndërgjegjia ata njësoj qëndrojnë. Zbrazëtia e heshtjes e shkaktuar nga virusi përcakton mizorinë tonë njerëzore. Bota nuk lind çdo ditë, ëndrrat nuk intubohen, njeriu e mban shpersën gjallë me të njëjtën zemër, t ë p a s hpi r t q ë e v re t . Nesë dija shitet shtrenjtë si mundet të quhet ende dije? A mundet kështu të krijojmë një botë ndryshe nga kjo që kemi deri sot? Karakterin e njeriut e përcaktojn të vërtetat që i thotë vetëvetes. Ai që ka frikë nga e vërteta e tij poshtëron edhe vlerat e vetëvetes. Atë të keqe që shpërndan politika e bashkon biznesi. Ëngjëjt nuk kanë frikë që krimbave krahët t’ua falin edhe se krimbat synojn të bëhen dragoj. Prej hapave të verbër koha e uritur po ngrin, aty gërrmoj, në errësirën që rrugën udhëheq, arsye nuk më jep për tu kthyer tjetërkund, edhe se unë përkas mes qiejve pafund. Copeza tragjedish të thërrmuara në jetë, prej ëndrrash të ndrydhura mbi qiej ndjenjash, të përtypura nga vreri i ngrysur që njerëz vret aty ku edhe vetë ai përket, heshtja kishte veshur buzët e etjes, njerëzimi vuan – belbëzon – sepse e mat jeten sipas hijes së tij dhe jo sipas dritës që vëgon.
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
Jeta na është dhënë për të krijuar përjetësinë tonë, me anë të hapave gjurmuese të shpirtit dhe jo duke gjurmuar perfeksionin njerëzor, por, nën dritën e shpirtit që dëborën e shpirtrave të tjerë pastron, e dua Diellin për ZOT! Është i vetmi që nuk kërkon llogari bankare që mua dhe të tjerë të na ngroh të gjithë njësoj.
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
[lashtësi: Zosimos, tekst alkimik]
Elixir i jetës ndodhet brenda gurit filozofik – ‘’shko në breg të lumit Nil dhe aty do të gjesh një gur që ka një frym (pneuma). Merre atë, ndaje, hidhe në duart e tua dhe veço zemrën e tij: sepse shpirti (psiqika) gjendet në zemrën e tij’’
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
As’gja nuk asht’ ma e dhimshme se distancimi fizik Prap’se prapë mendja dhe zemra jonë asht’ e bashkume Thuj’a telepati Thuj’a energji Ju e rritët dashninë n’mes nesh Dhe kjo dashni botën ka me shpëtue.
Iden Temali - Artiste / Fotografe
Fotografi dixhitale
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
VETËVETJA, INTUITA DHE EGO
Kristian Zara - Artist, Kurator, Kritik
Laps në letër
>>>>>>>>>>>>
>>>>>>>>>>>>
Falenderime
Falenderojmë të gjithë artistët që me vullnetin e tyre morën pjesë në këtë projekt dhe për punën e vyer që ushtrojnë në jetë dhe në botën ku jetojmë sëbashku. Falenderojmë, gjithashtu, Mërgatën shqiptare dhe Lëvizjen Atdhetare Krahët e Shqipes që na ka mbështetur hap mbas hapi në këtë projekt.
Shënim Ky libër ka drejta të kufizuara për sa i përket autorsisë. Nuk duhet të përdoret për asnjë arsye tregtare, vetëm kur autori e lejon këtë. Lejohet printimi i formatit pdf. vetem si dhuratë, postimi në profilet sociale dhe shpërdarja e tij në mënyrë të lirë duke etiketuar gjithmon autorin dhe arsyen e krijimit të këtij projekti artistik. This work and all its contents are subject of copyright-property in respect with the Europian law of authorship. ©Authorship, A. Hoxha and K. Zara [first edition Aprill 2020] >>>>>>>>>>>>
>>
>>>>>>>>>>>>
>>>
> >> >>
>
Elbasan, Albania Prill 2020
> > >>
>> >>>
>>>>>>>>>>>>
Design: Kristian Zara