#2 Kjo leter është ndërthurja e këndvështrimit të një artisti i artit pamor me shpjegimin e termave që dëgjohen dhe përdoren nga shoqëria shqiptare. Dituria është pasuri e pa zëvëndësueshme.
Përse Demokraci dhe çfarë lloji na duhet?! Historia ka treguar, deri më sot, se katër ideologji kanë krijuar katër sisteme administrative ndër vite. Këto janë katër kahe bazë të cilat mbartin tetë ose më shumë degë ndërlidhëse. Në psikanalizë, këto katër kahe burojnë nga dualiteti (erreësirës dhe dritës) i qënies njerëzore. Këto, janë elementë që ç’do kush prej nesh i mbart në unin e tij të cilat i zhvillon pa ndërprerje përgjat kohës së gjallë fizike. Në qendër të busullës vepron aksi (bërthama kryesore) i cili mund të quhet epiqendra e unit vetjak ose rruga drejt Vetëdijes Universale. Ndërsa në gjuhën shkencore kjo epiqendër mund të quhet qeliza kryesore e cila ka për detyrë të tërheqë kahet e dualitetit drejt unifikim-
it dhe transformimit të forcave tyrë në një të vetme në mënyrë që të krijojë burimin e vetëm të dashurisë së paanëshme. Duhet të pranoj se njeriu ka prirje për mrekulli por edhe për shkatërrim. Si pasojë është e domosdoshme që njeriu ti krijojë vetes hapësirë për zhvillimin e të parës prirje dhe të zvogëloj sa më shumë hapësirën mbi zhvillinin e prirjes së dytë. Këtu vjen mekanizmi i politk-bërjes si rrugë e vetme (deri sot) për realizimin e ‘‘oazit’’ njerëzor. Politikë = krijimtari+shkencë; do të thotë veprimet dhe metodat që ndiqen nga masa qytetare (njerëzit) për të përqasur një organizim dhe bashkëveprim midis tyre sa më frytdhënës dhe të barabartë për
