VIJA | 24 | LINE

Page 1

Nr. 24, Shtator 2020

Trajnimi për Cilësinë e Shërbimeve në Njësitë Akomoduese dhe Restorante në Qarkun Shkodër Njihuni me ekspertët e turizmit të angazhuar në #GO2Innovation Intervistë me ekspertin e turizmit Elton Noti: Sipërmarrësit duhet të investojnë për trajnimin dhe afësimin profesional të stafit Ekspertët e turizmit: Kamarieri është A-ja dhe Zh-ja e një biznesi Vazhdojnë seancat e konsultimeve mbi teknologjitë e pastra në #GO2Innovation Karvani Ballkanik i Biçikletave Balkaravana 2020: Shkodër, Podgoricë, Banja Luka dhe Beograd

Sipërmarrës të turizmit, investoni te njerëzit që punojnë për ju!

Duke marrë mësimin bazë në trajnimin mbi cilësinë e shërbimeve: Investoni te njerëzit!

Paradoksalisht me mikpritjen legjendare, cilësia e shërbimeve është thembra e Akilit për strukturat turistike në Shqipëri. Si një vend i dalë nga izolimi gjysëmshekullor, Shqipëria mbetet ende e papërvojë në industrinë e turizmit. Dëshmi për këtë mungesë përvoje nuk është vetëm masakra 30-vjeçare e ndërtimeve të shëmtuara, brutale përgjatë vijës bregdetare, liqenore e lumore të vendit, por edhe komentet (review) të vizitorëve të huaj, që sidomos gjatë dekadës së fundit, kanë zgjedhur Shqipërinë për aventurat e tyre turistike. Në përgjithësi komentet e tyre për përvojën shqiptare në faqet më popullore të udhëtimeve turistike, janë pozitive, por pjesa e komenteve me doza kritike ka emërues të përbashkët cilësinë e shërbimit. Nuk po ndalemi në detaje që kanë të bëjnë me sjelljet e sipërmarrësve, të kamarierëve, të recepsionistëve etj., disa prej të cilave – sidomos të guidave turistike - janë shembull e të tjerë që kanë përfunduar si çudi shqiptare në mediat botërore. Mirëpo ndërsa ka struktura turistike që i vlerësojnë me përgjegjshmëri dhe seriozitet këto komente, duke interaktuar dhe duke reflektuar ndaj sugjerimeve, ka edhe nga ato që nuk kanë reaguar dhe as ndryshuar për vite të tëra. Në kushtet e frekuentimit në rritje të vendit tonë si destinacion turistik – me kulm në vitin 2019 – kishte gjithmonë mjaftueshëm klientë, të huaj ose vendas për çdo strukturë turistike, por në kushtet e reja të kufizimeve ekstreme të lëvizjes së lirë në mbarë botën, sipërmarrjet e përgjegjshme e kanë konsideruar rishikimin e cilësisë së shërbimeve që ofrojnë. Të detyruar nga kriza e turizmit këtë vit dhe nga pasiguria e të ardhmes së afërt, edhe disa sipërmarrje turistike në Qarkun Shkodër kanë ndërmarrë disa lëvizje për të përballuar me sa më pak humbje situatën, si dhe për të investuar për një të ardhme të qëndrueshme të lidhur ngushtë, në mos të varur nga turistët vendas. Për këtë qëllim, #GO2Innovation, Qendra e Inovacionit e Organizatës GO2, e krijuar nga projekti EU for Innovation me mbështetjen e Bashkimit Europian përmes Agjensisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar SIDA dhe Bashkëpunimit Gjerman GIZ, organizoi një seri trajnimesh për rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike në strukturat turistike të Qarkut Shkodër. Ky trajnim intensiv i mbajtur në sallë për aspektet teorike dhe i zhvendosur në strukturat turistike për aspektet praktike, evidentoi një seri problematikash me të cilat përballet ky sektor. Sikurse e thotë në intervistën për gazetën VIJA njëri prej dy ekspertëve me përvojë shumëvjeçare në turizëm i angazhuar si trajner nga #GO2Innovation, sipërmarrësit dhe menaxherët duhet të kuptojnë rëndësinë e të investuarit te burimet njerëzore, jo vetëm me pagesën mujore, por me rritjen e tyre profesionale. Mirëpo ky mesazh i zv/rektorit të Universitetit të Durrësit, z. Elton Noti, sikurse edhe leksionet ekselente të ekspertit tjetër me përvojë 30-vjeçare në turizëm – z. Arben Çiço, nuk u mor dot nga sipërmarrësit dhe menaxherët e strukturave turistike. vijon në faqen 5


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.