VIJA | 21 | LINE

Page 1

Nr. 21, Qershor 2020

Risia për bizneset e përzgjedhura në #GO2Innovation quhet mentorim Sipërmarrësit e turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër tregojnë përvojën e tyre gjatë mentorimit: Ila Gjinaj Agim Ramaj Ëngjëllushe Pepaj Muhamet Trepçi Hilmi Zeneli Gerald Kuçi Jona Xhepa Altin Dycaj Konsulenca financiare zgjon interesin e rreth 25 sipërmarrësve Kampi veror “Natyralistët” i fton fëmijët shkodranë të jetojnë natyrën Amsterdami, Praga, Barcelona dhe të tjera qytete europiane nuk duan t’i kthehen më turizmit masiv

Mentorimi, një dritare mundësie për sipërmarrësit në epokën e pandemisë

Mentorë dhe pjesëtarë të ekipit të #GO2Innovation (lart, majtas): Pezana Rexha, Shkëlzen Marku, Ivo Krug, Jasmina Lumanaj, (poshtë, majtas) Liridona Ura dhe Eltjana Shkreli

Bashkë me fillimin e Qershorit kanë nisur edhe seancat e mentorimeve për 17 sipërmarrës të turizmit dhe agrobiznesit në Qarkun Shkodër. Bizneset janë përzgjedhur në varësi të performancës së tyre që prej fillimit të angazhimit në #GO2Innovation. Shërbimi i mentorimit po u ofrohet gjithashtu edhe disa sipërmarrësve të tjerë nga Qarku Shkodër, kryesisht studentë të Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër – të rinj në fazën e start up-eve, të cilët dëshirojnë t’i çojnë më tëj idetë e tyre të biznesit, duke e çuar në 23 numrin e të mentoruarve. I ofruar në mesin e krizës më të madhe të sektorit të turizmit, mentorimi po shihet nga sipërmarrësit si një mundësi që i orention ata për gjetjen e mënyrave inteligjente për përshtatjen dhe ringritjen e bizneseve gjatë dhe pas pandemisë. Bizneset që po mentorohen i përkasin një spektri shumë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve të turizmit dhe agrobiznesit, si komplekset e mëdha turistike, hotelet, restorantet dhe bujtinat në zona urbane dhe rurale, aktivitetet në natyrë dhe guidat turistike kulturore, vreshtaria dhe proidhimi i verës, kultivimi i perimeve, bimëve mjekësore aromatike dhe krimbit të mëndafshit, mbarështimi i të imtave, përpunimi i tezgjahut dhe drurit, frutave dhe perimeve etj. Duke punuar kryesisht përmes metodës cilësore të intervistimit në takime të drejtpërdrejta dhe online, si dhe me vëzhgimet në terrenin ku zhvillohen bizneset, mentorët po punojnë për evidentimin e nevojave për ndërhyrje emergjente. Kështu, ndonëse me natyra dhe nivele të ndryshme zhvillimi, mentorimi për shumë sipërmarrës është thelluar në strukturimin e ideve të biznesit për të ndihmuar në krijimin e një kuptimi më të plotë të sipërmarrjes dhe sipërmarrësit. Ndër problematikat e përbashkëta të disa prej sipërmarrësve është prirja për të vazhduar me investime pa i funksionalizuar plotësisht asetet ekzistuese të bizneseve të tyre. Edhe në një kohë normale, por sidomos në një periudhë krize si kjo e pandemisë së koronavirusit, investime të tilla ad-hoc ulin likuiditetin e biznesit në plan afatshkurtër, ndërsa në plan afatgjatë, shtyjnë hyrjen e biznesit në treg, e rrjedhimisht edhe kohën e kthimit të investimit. Një problematikë e ngjashme, e hasur në më pak biznese është mosorientimi i sipërmarrësve në treg, duke bërë që disa prej tyre të luhaten mes dëshirës për të ofruar sa më shumë produkte/ shërbime dhe pamundësisë për t’i ofruar realisht ata, e madje edhe mungesës së efiçencës së ofertës ekzistuese. Për të mos folur për frikën për të ardhmen e biznesit dhe çorientimin e përgjithshëm demoralizues nga kriza e pandemisë, të cilën sipërmarrësit po e vuajnë në mënyrë të shumëfishtë, pasi edhe përgjegjësia e atyre që kanë më shumë të punësuar është edhe më e madhe. Një tjetër problematikë e përbashkët e disa sipërmarrjeve që po mentorohen në #GO2Innovation është prania sporadike në tregun virtual ose mungesa e plotë e qasjes në teknologjinë e informacionit. vijon në faqen 4


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
VIJA | 21 | LINE by GO2 Albania - Issuu