INSTALACTION
Instalac(t)ion Punëtori për instalacion në hapësirë publike, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajit Gusht 2021.
Financuar nga LevizAlbania
Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
LEVIZ A lbania
Local Democracy in Action
INSTALACTION
GO2 Albania & Art Kontakt Instalac(t)ion Punëtori për instalacion në hapësirë publike, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajit Gusht 2021.
Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA
PËRMBAJTJA
Mesazhe nga kultura “periferike” 9 Instala(c)tioni - kombinimi i artit me kritikën shoqërore - një urë tjetër mbi lumin Buna 19 Gjëra të vogla me dashuri të madhe 29 Ecuria e Punëtorisë: nga përfshirja e komunitetit te tabelat në zhargon 37 Përvoja 49 Instalacioni që thërret për vazhdimësi 51 Kontribuova për kauzën e njerëzve mikpritës 55
GUSHT 2021 6
7
MESAZHE NGA KULTURA “PERIFERIKE” Andi Tepelena
Objektivi i Punëtorisë INSTALAC[T]ION në kuadër të projektit multidisiplinor “Arti drejt Publikes” është të inkurajojë angazhimin qytetar në mesin e komuniteve të margjinalizuara për të trajtuar problemet sociale të lidhura me tolerancën, përkatësinë, identitetin, vlerat e demokracisë me të cilat ata përballen. Keto koncepte u trajtuan përmes përdorimit të gjuhes së artit, me konkretisht, grafitit dhe instalacionit, duke kombinuar kështu artin me kritikën shoqërore. 9
10
Projekti konsistoi në një ndërhyrje artistike (“site specific”), e konceptuar posaçërisht për hapësirën ku jeton komuniteti rom dhe reflektoi ndjeshmërinë, shpirtin autentik e të ndjeshëm të pjesëtarëve të këtij komunitetit, i cili jeton me dinjitet, por edhe të natyrës së ndërhyrjes artistike me aftësinë për të përdorur fuqinë e artit për të arritur një ndikim te komunitetet. U frymëzuam nga rrëfimet e tyre të sinqerta që burojnë nga kodet e tyre kulturore të vjetra sa vetë qyteti i Shkodrës. Ne u krijuam një mundësi frymëzuese për të thyer paragjykimet e një komuniteti “ekzotik-primitiv”, dhe për të ndërtuar urë kulturore, duke hequr kufijtë përmes përcjelljes së një mesazhi universal për qytetin dhe banorët e vet. Problemet, sfidat dhe dëshirat ishin temat e të rinjtë e komunitet rom, të cilat do t’i eksploronin përmes mbishkrimeve në objektet instalative dhe grafiteve që sugjeronin gjendjen e pasigurisë jo vetëm fizike në zonën e tyre, duke kontribuar dhe perceptimin e problemeve sociale në mjedisin e tyre dhe në krijimin e një perspektive të ndryshme. Kështu muret, rruga, kangjellat ndarëse u kthyhen në një skenë publike të ekpsresionit artistik. Instalacioni në formën e “artit publik” dhe grafiti si një zhanër i artit të rrugës (“street art”) përfaqësojnë një formë të fuqishme të shprehjes artistike dhe mbartin një potencial të madh për (ri)aktivizimin e këtyre hapësirave, duke i dhënë një jetë të re objekteve dhe zonës së degraduar nga mungesa e vëmendjes institucionale. Nisur nga ky kusht, së bashku me pjesëtarët e komunitetit (ri)imagjinuam hapësirën fizike duke e kthyer një hapësirë të përbashkët krijuese për komunitetin dhe kalimtarët. Të rinjtë e angazhuar nga komuniteti rom transformuan hapësirën e rrugës duke provokuar në sjelljen e kalimtarëve kureshtje dhe emocion të papritur, duke e konvertuar hapësirën fizike në një zonë dinamike krijuese falë këtij takimi katalitik. 11
Jemi të bindur që ky projekt do të kontribuojë në forcimin e një dialogu konstruktiv për të riimagjinuar reealitetin kulturor “periferik” në një skenë të hapur dhe shumëdimensionale, ku qytetarët në përgjithësi, krijojnë dhe angazhohen në dialog me komunitete të veçanta. Ndërveprimi i ndërsjelltë mes objekteve instalativë, grafiteve dhe hapsirës do t’i bëjë njerëzit të ndjehen pjesë e dinamikave krijuese edhe në vazhdimësi. Ata do të ecin afër këtyre imazheve, por nuk do ndihen spektatorë në një kontekst fizik shpirtëror me kuptimplotë dhe emocional. Elementet vizuale të ngjyrës, grafika dhe mesazhi i mbishkrimeve do të shndërrohen në një përvojë jetësore në nivel angazhimi social dhe do të mbajnë vëmendjen e publikut kalimtar, duke krijuar kështu një dialog gjithëpërfshirës dhe jo të devijuar, sepse mesazhi artistik i projektit që ka qëllim jo vetëm përdorjen e teknikave artistike për të krijuar një produkt interesant dhe argëtues, por edhe të nxisë një reflektim mbi gjendjen sociale të komunitetit. Një një formë “art mbishkrimi” projekti fton pjesëmarrjen shoqërore dhe kërkon një përgjigje ndaj mesazhit, përbërjes dhe vendosjes së tij, jo vetëm si një formë shprehëse e jetës, realitetit dhe rutinës së përditshme të pjesëtarvë të komunitetit, por si një rrugë për zgjim dhe reflektim shoqëror. Është një mënyrë e re e shfrytëzimit të imagjinatës artistike për të mbushur ose plotësuar “vrimat” e harruara shtresave kulturore urbane. Muri, rruga, objektet do të kthehen në një platformë e identitetit autentik dhe të shumëfishtë, do të rrisin vlerën kulturore të kësaj hapësire dhe do të bëhen një element i shumëngjyrësh i jetës dhe në këtë zonë “periferike” të qytetit. 12
Hapësira kthehet në një vend për të tërhequr vëmendjen për problemet me të cilat ballafaqohet komunitetit si pasojë e premtimeve të pambajtura ndër vite nga pushteti qendror dhe lokal, por edhe për të motivuar zhvillimin e projekteve eksperimentale ndërdisiplonore, bazuar në bashkëpunimin me komunitetin. Në këtë konteks, kjo hapësirë e trasformuar ka potencialin një hapësirë që përcjell ide të reja, debat dhe tendenca në skenën e artit bashkohor në Shqipëri. Transformimi i hapësirës me mbishkrime dhe ngjyra, bazuar në teknikën “action painting”, mbi sipërfaqen e rrugës, sikur ajo të ishte kanavacë, do të sjellë forma dhe mënyra të reja komunikimi për komunitetin dhe banorët e krahut tjetër të Urës sëVjetër të Bunës, që ai të bashkëjetojë në paqe në një mënyrë aktive sociale dhe krijuese.
13
14
15
16
17
INSTALA(C)TIONI - KOMBINIMI I ARTIT ME KRITIKËN SHOQËRORE - NJË URË TJETËR MBI LUMIN BUNA Pezana Rexha
Pikënisja e Instala[c]tionit ishte konceptimi dhe realizimi në bashkëpunim me komunitetin rom, i një ndërhyrjeje artistike instalative në hapësirën urbane të zonës ku jeton ky komunitet, sepse trashëgimia e tyre kulturore është dhe trashëgimia jonë kulturore e përbashkët. Përmes këtij projekti u tentua të nxitej një debat publik për zgjidhjet e mundshme praktike që kanë të bëjë me sigurinë e jetës të komunitetit rom. Ndërhyrja në hapësirën urbane konsistoi jo vetëm në përmirësimin estetik, por dhe praktik, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, kalimtarëvë, për t’i ardhur në ndihmë dhe kujtesës kolektive, pasi transformimet në qytet, me gjithë rrjedhën e shpejtë të jetës urbane, nuk duhet kurrësesi të prishin atë çfarë koha dhe historia tregon për lindjen dhe zhvillimin kulturor të qytetit. 19
20
Projekti i adresohet një komuniteti me karakteristika autentike etnike, religjoze, gjuhësore, sociale dhe kulturore. Gjithashtu tentuam të nxisim qytetarinë aktive dhe debatin lidhur me gjendjen e këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare, duke treguar pasurinë kulturore të këtij grupin vulnerabël. Duke e realizuar këtë në bashkëpunim të ngushtë me ta, duke nxjerrë problematikat që ata kanë në lidhje me kushtet e jetës, hapësirat e munguara publike për fëmijët, kushtet sociale dhe veçanërisht siguria – e cila sidomos paraqet një problem serioz të përditshëm për ta. Përveç kësaj u përpoqëm të evidentojmë forcën e tyre shpirtërore, ndonëse në pozita sociale të vështira në raport me qytetarët e tjerë të anës tjetër të Urës së Vjetër të Bunës, në pjesën perëndimore të qytetit të Shkodrës. Grupi i punës bashkë me pjesëtarë të këtij komuniteti krijoi dhe instaloi përgjatë një segmenti rrugor të konsiderueshëm, rreth 20 tabela në të cilat u shkruan fraza të shkëputura nga bisedat e çlirta me ta. Këto fraza komunikojnë mesazhe mirëkuptimi dhe solidariteti përmes artit dhe shënjimit të hapësirës urbane. Përdorja e një gjuhe vizuale joformale, bazuar në teknikën “dripping” mbi asfalt, i dha ngjyrë të gjithë zonës përreth, por më e rëndësishme është se u tërhoq vëmendja e banorëve të qytetit, deri atëherë kalimtarë indifirentë. Përmes shënjimit të hapësirës urbane, Punëtoria e Instala[c]tionit kombinoi artin me kritikën shoqërore. Tjetër qëllim i këtij projekti ishte jo vetëm krijimi i urave kulturore dhe civile midis qytetarëve shkodranë të dy zonave që ndahen nga Lumi Buna, por që të shtojë edhe një urë tjetër mbi këtë lumë, ashtu sikurse edhe midis arkitekturës dhe artit, si dy forma shprehesë të ndryshme, por që shpesh konvergojnë në formë dhe funksionalitet. Mbetet të shpresojmë se përmes këtij projekti u arrit të sillej një ndryshim pozitiv në jetën e romëve, dhe kjo u realizua duke ia treguar historinë e tyre pjesës tjetër të qytetit. Reflektimet për çështjen do të çojnë më tej drejt një impakti të rëndësishëm në jetën e 21
22
pjesëtarëve të këtij komuniteti, me përfshirjen edhe të historive të tyre individuale dhe kolektive. Këto ura emocionale kontribuojnë në thellimin e njohjes dhe komunikimit ndërmjet brezave dhe në formësimin e së ardhmes. Meqenëse i gjithë projekti “Arti Drejt Publikes” synon të nxisë dhe inkurajojë nëpërmjet praktikave social-artistike debatin publik dhe pjesëmarrjen e komunitetit në jetën sociale të qytetit, edhe Instala[c]tioni tentoi të ushtronte presion pozitiv të vendimarrësit politikë për sa i përket politikave të planifikimit urban, mjedisor dhe cilësisë së jetës, si dhe mbrojtjes të identitetit dhe trashëgimisë kulturore të këtij pakice kulturore që e pasuron diversitetin kulturor të vendit. Për këtë qëllim, objektiv ishte inkurajimi i angazhimit qytetar në mesin e të rinjve për të trajtuar problemet sociale të lidhura me tolerancën, përkatësinë, identitetin, vlerat e bashkëjetës me të cilat ata përballen çdo ditë. Problemet, sfidat dhe ëndrrat e tyre u bënë tema kryesore të bashkëbisedimeve me ta, e përkthyer me ngjyrat, fjalitë dhe objektet simbolike mbi hapsirën urbane. Ky projekt nuk është bërë kurrë më parë në Shkodër. Projekti evidentoi rëndësinë e pjesëmarrjes në art dhe ripërdorimin e zonave të margjinalizuara për aktivitete sociale dhe kulturore. Është një mënyrë e re e shfrytëzimit të imagjinatës artistike për të mbushur ose plotësuar "vrimat" e harruara nga përbërja urbane. Ky projekt shihet si një mundësi për të kundërshtuar narrativat që promovojnë racizimin dhe ekstremizmin ndaj komuniteteve pakica etniko-kulturore, dhe në vend të kësaj promovimin e vlerave të tolerancës, diversitetit dhe demokratizimit të hapësirës urbane përmes artit. Një tjetër mundësi e ofruar përmes kësaj Punëtorie ishte për të rinjtë e komunitetit rom: ata u pajisën me njohuritë dhe mjetet e domosdoshme për të iniciuar dhe realizuar vetë një ndryshim pozitiv në hapësirën e tyre urbane, përmes çlirimit të energjive krijuese dhe dinamike, si shprehje e talentit të tyre artistik.
23
24
25
26
27
GJËRA TË VOGLA ME DASHURI TË MADHE
“Jo të gjithë mund të bëjnë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Kjo thënie e nobelistes shqiptare Nënë Tereza duket se e përmbledh më së miri punën 6-ditore për INSTALAC(T)ION në një prej nyjeve kryesore të qytetit të Shkodrës, në pjesën perëndimore të Urës së Vjetër të Bunës. Në rolin e mentores së këtij projekti, Pezana Rexha u mbështet nga grupi i punës për t’i zhvendosur takimet në mesin e komunitetit rom, për të përfshirë atë në diskutime dhe vendimmarrje në lidhje me zgjidhjen që do të propozohej. Shqetësimi kryesor i pjesëtarëve të këtij komuniteti ishte siguria në atë 29
30
segment rrugor me frekuentim të lartë nga makinat, sidomos që prej rikonstruksionit të rrugës dhe rivitalizimit të sheshit të Shirokës. Prej këtyre debateve u vendos të ndërhyhet menjëherë me sinjalistikë horizontale dhe vertikale, duke e realizuar këtë me elementë të “Arte Povera”, si instalacion, grafiti dhe street art. Përveçse propozuan thëniet që u aplikuan në tabelat shumëngjyrëshe, pjesëtarët e komunitetit rom dolën vullnetarë për të kontribuuar në realizimin e këtij projekti, duke iu bashkuar grupit të punës në disa prej ditëve të aplikimit, si në lyerjen e kangjellave, të tabelave, si dhe në montimin e tyre. Tashmë secili prej pjesëtarëve të komunitetit rom që banon në këtë pjesë të qytetit të Shkodrës, e ka edhe me shkrim thirrjen e tij drejtuar drejtuesve të automjeteve për të treguar kujdes dhe sidomos respekt për ta.
31
32
33
ECURIA E PUNËTORISË: NGA PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT TE TABELAT NË ZHARGON
“Punëtoria Instalac(t)ion u shtri përgjatë disa ditëve me një ritëm tepër intensiv takimesh, konsultimesh dhe veprimesh konkrete. Grupi i punës së bashku me të rinjtë e regjistruar për të qenë pjesë e Punëtorisë, u mblodhën në zyrat e organizatës GO2 për t’u njohur dhe diskutuar idetë për realizimin e instalacionit në një hapësirë publike në qytetin e Shkodrës. Bashkëbisedimi nisi me evidentimin e problematikave
37
38
të qytetit, si ndotja mjedisit, uzurpimi i hapësirave të përbashkëta nga automjetet dhe bizneset, lëvizja në dukje kaotike e këmbësoreve, biçikletave e automjeteve, frekuentimi i hapësirave përreth qendrës së qytetit, ndarja e dukshme e lagjeve të komunitetit rom, etj. Mentorja e angazhuar në këtë Punëtori, znj. Pezana Rexha, theksoi rëndësinë e ideimit të instalacionit përmes rrahjes së ideve dhe përfshirjes së komunitetit, sepse kështu mund të trajtohen tematika më të prekshme dhe realizimi të ketë impakt më të fortë. Më pas, z. Andi Tepelena prezantoi disa punë të kësaj natyre të realizuara më herët nga ArtKontakt, si dhe disa instalacione nga artistë të njohur në botë, të cilat trajtojnë tematika të ngjashme të komuniteteve. Në vazhdim të diskutimeve, grupi vendosi që të bëjë disa vizita studimore në terren, e për këtë u zgjodh segmenti pranë Urës së Vjetër të Bunës, në të dy krahët e së cilës banon një komunitet i konsiderueshëm rom dhe egjiptian. Ky vendim u pasua menjëherë me vizitën në terrën, me qëllim për të kuptuar kontekstin dhe kristalizuar idenë. Pjesëmarrësit vëzhguan disa nga pikat që ishin diskutuar paraprakisht për ndërhyrje, përfshi edhe fasadat e shtëpive apo ndërtesat e braktisura buzë lumit, që më parë shërbenin si therrtore. Vizita u pasua me një takim me banorët e komunitetit rom, për të dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre, që për fat të keq, ishin nga më baziket, si energjia dhe uji, higjena dhe kushtet e banimit, por edhe punësimi e edukimin, e pse jo edhe njëfarë diskriminimi. Mirëpo gjatë diskutimeve, herë pas here ngrinte krye siguria rrugore. Frekuentimi i shpeshtë i automjeteve që nxitojnë drejt Shirokës dhe Zogajve si destinacionet më të afërta turistike me qytetin, i ekspozon banorët e kësaj zone ndaj shpejtësisë mbi normat e lejuara, duke u rrezikuar jetën. Kësaj pasigurie i ndihmon edhe mungesa e sinjalistikës bazike rrugore horizontale apo vertikale. Duke e konsideruar më emergjenten në kontekstin e mundësive të projektit 39
“Arti Drejt Publikes”, pjesëtarët e komunitetit rom shprehën nevojën për ndërhyrje në këtë drejtim, duke mos e fshehur njëkohësisht edhe zhgënjimin ndaj autoriteteve lokale për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pavarësisht se kërkesat e tyre kishin qenë të vazhdueshme. Të nxitur nga këto biseda, grupi i Punëtorisë u pajtua për ndërhyrjen: Ndërgjegjësimi i kalimtarëve mbi sigurinë e banorëve të kësaj zone dhe këmbësorëve. Disa pjesëtarë të komunitetit rom u treguan të gatshëm të përfshiheshin edhe në fazat e realizimit të instalacionit, ndërsa grupi i punës vijoi diskutimin për vendin ku do të ndërhyhej, si dhe materialet. Instalacioni do të përbëhej nga 20 tabela druri shumëngjyrëshe, të vendosura në lartësi në muret e ndërtesave në të dy anët e rrugës. Për këtë qëllim, përveç pjesëmarrësve në Punëtori, u angazhuan edhe disa pjesëtarë të komunitetit rom të moshave të ndryshme, që nga më të rinjtë. Krahas këtij procesi, ata u treguan aktivë sidomos në lyerjen e kangjellave të rrugës dhe të vetë tabelave. Ata gjithashtu ofruan një prej oborreve të tyre të brendshme si atelie pune për lyerjen. I gjithë grupi i anganzhua në lyerjen e tabelave, për të cilat u zgjodhën ngjyrat bazë, të forta për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, gjithashtu dhe për të gjallëruar sado pak atë fragment hapësire, e cila është e rrethuar nga ndërtesa të degraduara, me tonalitete vjetërsie blloqesh e betoni. Në 20 tabelat e ngjyrosura u vendosën thirrje mbi rritjen e sigurisë në rrugë, të cilat në fakt u ekstraktuan nga bisedat me komunitetit. Qëllimisht disa tabela u lanë me gjuhën-zhargon të përdorur nga komuniteti lokal: “Nisu ma herët, jepi ma ngadalë!”, “Të presim në shtpi”, “S’du me lëviz!”, “Kush ka ardh, dhe ka ik”, “Pa punë, pa kamera!”, “Ku je tu’ shkue mor shok?!”, “Ky asht edhe vend turistik?!” etj. Puna për realizimin e këtij procesi zgjati deri natën vonë, ndërsa dita tjetër u rezervua për vendosjen e tabelave në muret e ndërtesave. Ekspozimi i tabelave në rrugë si dhe montimi i tyre në një 40
lartësi prej rreth 2.5 m nga toka, tërhoqi vëmendjen e të gjithë komunitetit, por edhe të kalimtarëve të shumtë në këtë segment rrugor. Kjo punë vazhdoi për disa orë, sepse muret e vjetra dhe të shtrembëra të ndërtesave të braktisura e vështirësuan punën e grupit të Punëtorise, duke i bërë që të alternoheshin mjete dhe teknika të ndryshme për montimim. Dita e fundit e Punëtorisë – ajo për lyerjen e asfaltit në një gjerësi të konsiderueshme, u la për ditën tjetër. Puna nisi që në orët e para të mëngjesit, ende pa zbardhur dita, për shkak se frekuentimi në zonë nis shumë herët. Këtij aksioni të fundit për kompletimin e instalacionit iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë aktivë, duke e bërë vetë procesin më dinamik dhe tërheqës.
41
42
43
44
45
46
47
PËRVOJA
INSTALACIONI QË THËRRET PËR VAZHDIMËSI Gaspër Bushati
Ku ka më bukur se rigjallërimi i hapësirës publike duke komunikuar përmes artit! Në fund çfarë bëmë? Thjesht adresuam probleme të komunitetit, si lëvizja e mjeteve me shpejtësi përtej normave të lejuara dhe harresa e organeve kompetente ndaj nevojave jetësore që ky komunitet ka. Përmes artit ose më mirë, përmes këtij aksioni me formën e një instalacioni u munduam të shprehnim “revoltën” tonë në përkrahje të nevoja të qenësishme që ka ky komunitet. 51
52
Ky instalacion mund të ketë qëndrueshmërinë apo vazhdueshmërinë e nevojshme në kohë duke ftuar pjesëmarrës të ndryshëm të përditësojnë artin përmes vizatimit në asfalt, si një kornizë/canvas që ndryshon me kohën. Mua më pëlqen ta quaj këtë lloj arti si “oil on asphalt”. Pse jo dhe tabelat në formën e shigjetave mund të shtohen, rikompozohen etj., që ky aksion përmes instalacionit të jetë i gjallë dhe jo thjesht statik. Keqkuptimi i shfrytëzimit apo i mirëmbajtjes së hapsirës publike si hapësirë e të gjithëve na shtyu ta quajmë këtë instalacion edhe si “Toka e kërkujt”-“No man’s land”. Mendoj se duhet të tentojmë të provojmë që të edukojmë përmes artit, meqë edukimi klasik, apo ai përmes dënimit apo ndëshkimit nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme në komunitetin ku ne jetojmë. Ku kishte më bukur se mikpritja dhe angazhimi i banorëve të zonës dhe turistëve kalimtarë, si pjesë aktive e realizimit të këtij instalacioni. Pjesa më e konsiderueshme e kësaj Punëtorie u zhvillua përgjatë “zhegut” të famshëm shkodran, kështu që ne i dhamë një kuptim tjetër kësaj kohe disi monotone për një pjesë të madhe të banorëve :)
53
KONTRIBUOVA PËR KAUZËN E NJERËZVE MIKPRITËS Aresa Erkoçaj
Ekzistojnë problematika të ndryshme për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë diçka ndryshe në qytetin e Shkodrës. Dua ta nis fillimisht nga vetvetja. Në momentin që vendosa të isha pjesë e kësaj Punëtorie Instalacioni pikësëpari mendova se do të ishte një eksperiencë e re për mua, e cila do të më zhvillojë në aspektin personal. 55
56
Në momentin në të cilin instalacioni mbaroi, jo vetëm që kisha arritur të zhvilloj dhe kuptoj aftësitë e mia personale sadopak, por kuptova që kisha sjellë diçka ndryshe në komunitetin tim. Lagjja ku banon komuniteti rom shtrihet pranë një rruge që e kam kaluar dhe e kaloj vazhdimisht për të shkuar buzë liqenit. I kam parë gjithmonë, por nuk e kam pasur kurrë mundësinë t’i njoh nga afër. Aty kuptova sesa njerëz të dashur dhe mikpritës ishin. Duke kujtuar ditët kur filloi ndërtimi i insatalcionit, mbaj mend që isha e lodhur nga monotonia dhe e etur nga dëshira për të bërë diçka ndryshe, ndërsa në momentin që mbaroi isha pak e lodhur duke punuar për ndërtimin e tij, por mbaj mend që u ndjeva e dobishme për komunitetin në të cilin jetoj. Sa herë që kaloj në atë rrugë tani që instalacioni ka mbaruar, ndjej një lloj krenarie brenda vetes për veprën e krijuar. Mund të mos jetë instalacioni më i mirë i mundshëm që ekziston, por thellë brenda vetes ndjehem krenare që kam kontribuuar për një kauzë (problematikë) që më është dukur e drejtë dhe kuptimplotë dhe pse jo, nëse do të kem mundësinë në të ardhmen të jap kontributin tim për të ndërtuar instalacione të tjera, për tematika të ndryshme, do të jem aty.
57
58
59
60
61
Financuar nga LevizAlbania
Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
LEVIZ A lbania
Local Democracy in Action
INSTALACTION
GO2 Albania & Art Kontakt Instalac(t)ion Punëtori për instalacion në hapësirë publike, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajit Gusht 2021.
Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA
INSTALACTION
instalac(t)ion shkodër gusht 2021 #ArtidrejtPublikes #Instalaction