VIDEOART lab

Page 1



VideoArtLab Laboratori multimedial Punëtori me studentë të Shkollës Jopublike “Hasan Riza Pasha” dhe të Grupit “Natyralistët”, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajve Mars - Prill 2021.


Financuar nga LevizAlbania

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

LEVIZ A lbania

Local Democracy in Action

GO2 Albania & Art Kontakt Laboratori multimedial Punëtori me studentë të Shkollës Jopublike “Hasan Riza Pasha” dhe të Grupit “Natyralistët”, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajve Mars - Prill 2021.

Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA & ART KONTAKT


PËRMBAJTJA I. VIDEOARTI - NJË MEDIUM KOMPLEKS MES INTELEKTIT, HAPËSIRËS, KOHËS DHE SHQISAVE NJERËZORE 9 II. RRITJA E MASËS KRITIKE ME QYTETARË TË DENJË PËR SFIDAT E SË ARDHMES 13 III. PUNA ME STUDENTËT 17 IV. 12 VIDEO 25

1. Bakteri ynë 2. Dy komunitete, një urë lidhëse 3. Muzeu i Kujtesës 4. Planeti dhe njeriu 5. Problemi me plastikën 6. Relike n’hije 7. Rragami 8. Shiroka 9. Shkolla Veterinare 10. Syri i Sheganit 11. Velipoja 12. Vila e Zogut

VI. GRUPI I PUNËS 51

5


12 VID

PREMI YOUT Çdo ditë në nga 15-26

GO2Al


DEO

IERË NË TUBE orën 19:00 Prill 2021

lbania



VIDEOARTI - NJË MEDIUM KOMPLEKS MES INTELEKTIT, HAPËSIRËS, KOHËS DHE SHQISAVE NJERËZORE

Eros Dibra Video arti është rreth nesh për më shumë se dyzet vjet, por në botën e mendimit kritik, politik dhe urban, shumë pak e takojmë atë. Edhe në botën e artit, ku copëza videosh janë ekspozuar, diskutuar dhe studiuar, video arti është akuzuar për “idealizëm teknokratik”; “një marrëdhënie ankthi,” sipas Benjamin Buchloch-së, institucionet e distribucionit të artit të avant-gardës, muzetë dhe galeritë dhe një numër i madh klientësh të sistemit të kulturës, blerësve apo publikuesve privat janë provuar të jenë një kurth për artistët që e gjejnë veten të kapur në mes riafirmimit të fuqishëm të vlerave tradicionale dhe teknikave të reja në botën e madhe të artit. Qëndrimi ndaj rritjes së sigurisë së kulturave, konsumi dhe ideologjia janë në harmoni. Vetëm kur krijuesit e videove njohin këtë strategji dhe angazhohen në kritikë të drejtpërdrejtë atëherë bota e video artit bëhet më e dobishme dhe interesante. Çfarë ka tendencën të injorohet në të gjitha këto diskutime në lidhje me “revolucionaren” e mundshme (ose mungesën e saj), medias i është caktuar një vend, siç ishte rasti me fotografinë në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, filmin në fillim të viteve njëzetë dhe sot teknologjitë e ndryshme digjitale. Për të kaluar nga televizioni te videoja e artistit është pra, një përvojë e çuditshme. Shikuesit, të cilët nuk janë mësuar me të tilla video kanë tendencën për ta konsideruar video-artin “të mërzitshëm”, madje edhe kur koha e tij është në të vërtetë më e shkurtër se ajo e standarteve komerciale. 9


10


Në kuadrin e projektit “Arti drejt Publikes” të zhvilluar nga GO2Albania dhe ArtKontakt, Video Arti është propozuar dhe përdorur si një medium reflektimi dhe vëzhgimi nga nxënësit, mbi problematikat e qytetit të Shkodrës, duke e parë këtë gjuhë shprehjeje si një mjet dhe jo qëllim në vetvete. Temat e përdorura si; “Hapësira e Gjelbër”, “Trashëgimia Kulturore” dhe “Hapësira-Godina Publike”, kanë nxitur tek një pjesë e nxënësve një reagim të moderuar kritik dhe artistik, ku disa video arrijnë të shpalosin një ndjeshmëri të admirueshme mbi Qytetin dhe Publiken. Duhet theksuar se mosha e re e nxënësve dhe mungesa e zhvillimit të mëparshëm të këtyre temave në ambjentet e klasave, si në formen e hartimit të eseve apo përdorimit të mediumit të videos si një gjuhë bashkëkohore dhe organike e grupmoshës dhe paisjeve që ato tashma kanë, ka krijuar jo pak sfida gjatë komunikimit dhe takimeve të zhvilluara në formen e laboratoreve dhe punëtorive me to. Duke qënë një brez i mësuar më së miri me teknologjinë, imazhin lëvizës digjital dhe postproduksionin, aspekti teknik dhe efektet kanë arritur të mbizotërojnë mbi subjektin dhe konceptin e problematikave të shtruara, kjo ndikuar jo pak edhe nga media mainstream, me të cilën ato përballen. Video-arti si një medium kompleks mes intelektit, hapësirës, kohës dhe shqisave njerëzore që mbart, gjithsesi ka ndikuar tek ato si një mënyre e re e të shikuarit të qytetit, provincës dhe publikes, duke ngacmuar ndjshmërinë e tyre mbi atë çka i rrethon dhe shqetëson çdo ditë.

11



RRITJA E MASËS KRITIKE ME QYTETARË TË DENJË PËR SFIDAT E SË ARDHMES

Andi Tepelena Projekti “Art drejt Publikes” është në vazhdën e projekteve që Art Kontakt ka realizuar ndër vite, në bashkëpunim me të rinj të qyteteve të Shqipërisë për të ndërgjegjësuar komunitetet lokale për cështje në lidhje me problematikat dhe pritshmëritë e tyre. E kemi bërë këtë duke përdor si mjet komunikimi shprehës videon, jo vetëm si formë shprehje estetike, por duke e kthyer këtë gjini arti në një mjet të mirëfilltë proteste qytetare që nxit vetëdijen qytetare ndaj cështjeve që i prek ata direkt në hapësirën dhe kohën kur ndodhin. Përzgjodhëm Shkodrën për realizimin e projektit “Arti drejt Publikes” pasi është djep i artit dhe kulturës, që ka nxjerrë historikisht talente të reja që i janë përkushtuar të bukurës, estetikës, krijimtarisë në lëme të ndryshme të artit. Nga ana tjetër përdorimi i artit si kritikë sociale rrit përgjegjësinë tek të rinjtë për të prekur nervin qytetar aty ku mungon, për të rritur ndjeshmërinë dhe zgjuar reagimin qytetar ndaj problematikave të lidhura me problemet e mprehta urbane, hapësirat publike të degraduara, situatën e rëndë të trashëgiminë kulturore, mjedisin etj. Joshja ndaj qytetarëve me slogane dhe premtime të përsëritura, por të pambajtura, gjatë fushatave, kanë bërë që situata absurdi të pranohen si pjesë normale e realitetit qytetar. Kjo situatë është e pashëndetshme për një demokraci ndaj duhet të dekurajohet, dhe në këtë aspekt arti duhet të marë rolin e rritjes së vetëdijes qytetare për demokratizimin dhe zgjerimin e hapësirës publike për 13


14


një të ardhme më të mirë. Ne besojmë që edukimi përmes artit të angazhuar në krijimin e një vetëdije të re për interesin publik të materializuar në hapsirën fizike të përbashkët, do të krijojë një brez të ri që do të sjellë ndryshime në të ardhmen. Për këtë arsye, pajisja e të rinjve me njohuri, aftësi ideore dhe teknike të realizimit të videos, nxitja për të marë pjesë në mënyrë aktive në problematikat e komuniteteve lokale, do të sjellë rritjen e masës kritike me qytetarë, të denjë të adresojnë sfidat e së ardhmes në qytetin e tyre. Përmes aktivizmit përmes artit në projektin “Arti drejt Publikes” duam të ngrejmë debate në lidhje me demokracinë lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrje. Në këtë aspekt kemi bindjen që përmes këtij projekti aktivizmi krijues do të japim një kontribut për të të nxitur një reflektim dhe ndërgjegjësim qytetar, do ti japë kuptim ekzistencës njerëzore të komuniteteve në Shkodër dhe qytetet tona, duke komunikuar mesazhe domethenëse për publikun, përtej propagandës politike.

15



III. PUNA ME STUDENTËT

Laboratori Multimedial e nisi punën me studentët e Gjimnazit “Hasan Riza Pasha” dhe grupin “Natyralistët” përmes njohjes me konceptin mbi videot, mënyrën e punimit të tyre përmes telefonave inteligjentë dhe programeve soft. Kwto dy grupe tw rinjsh janw ftuar paraprakisht nga organizatorwt e Laboratorit Multimedial. Gjatë takimit të parë me grupet e studentëve të zhvilluar në ambientet e shkollës dhe zyrat e organizatës GO2, artisti Eros Dibra trajtoi më shumë qasjen mbi konceptin e videove mbi hapësirën publike, objektet e braktisura me identitet të fortë për komunitetin e qytetin, probleme socio-urbane, si subjekte të videoart-eve që studentët do të realizojnë në kuadër të #ArtidrejtPublikes. Ai solli video – punime të mëparshme duke renditur aspekte të videos, si fotografi, audio, sekuenca, subjekte dhe çështje teknike mbi xhirimet, të cilat do të jenë referenca gjatë procesit të punës. Ndwrsa menaxheri i artit, Andi Tepelena nga organizata Art Kontakt – partner i organizatws GO2 nw kwtw projekt, u foli studentwve mbi aktivizmin, duke u ndalur fillimisht nw pwrcaktimin e asaj qw konsiderohet “publike” dhe njwkohwsisht artin, si formë gjithëpërshirjeje dhe ndërgjegjësimi. Pas reflektimit të studentëve mbi tematikat kryesore që mund të përbënin subjektet 17


18


19


e videove artistike, si: hapërsira publike, godina publike të braktisura, trashëgimia kulturore, mjedisi natyror dhe hapësirat e gjelbërta, grupi i punës zhvilloi disa takime online për të konkretizuar idetë mbi çështjet nw shqyrtim. Gjatë takimeve, pjesëmarrësit e Laboratorit Multimedial diskutuan mbi vëzhgimet dhe këndvështrimet e tyre për qytetin, duke u asistuar nga mentorët, të cilët zgjodhën të mos ua ndikojnë studentëve qasjen ndaj zgjedhjes që kanë bërë. Z. Tepelena dhe z. Dibra i inkurajuan grupet e studentëve për mprehjen e të menduarit kritik qytetar mbi mjedisin përreth. Përveç këtyre takimeve online, studentët dhe mentorët kanë komunikuar intensivisht edhe në grupe platformash sociale të krijuara për këtë qëllim, duke marrë udhëzime dhe referenca në lidhje me punimet e videove që duan të realizojnë. Punëtoria VideoArt e projektit #ArtiDrejtPublikes pwrparoi drejt konkretizimit përmes diskutimeve mbi ecurinë e fazave të ndryshme të punës të studentëve të gjimnazit “Hasan Riza Pasha” dhe grupit “Natyralistët” dhe lehtësuesvë. Në një nga këto takime, të zhvilluar në mjediset e Organizatës GO2, studentët prezantuan idetë që do të materializojnë përmes videove, ndërsa lehtësuesit u dhanë udhëzime për teknikat e xhirimit dhe të editimit, varësisht prej veçantive me të cilat do të përballen në terren. Studentët ndoqën me vëmendje sugjerimet për rëndësinë e punës kërkimore që duhet të bëjnë për t’i kuptuar vetë dhe për t’i bërë të kuptueshme për publikun problematikat e zgjedhura prej tyre. Me telefonat si mjet aktivizmi, pjesëmarrësit hulumtuan hapësirat e qytetit për realizimin e videove, duke u bazuar te konsultimet me lehtësuesit për planin e punës, si dhe duke përballuar me zgjuarsi të papriturat që ofron terreni. Përmes takimeve tw tjera online me lehtwsuesit Tepelena dhe Dibra, ata morën komente dhe sugjerime, pasi kanë hedhur në programet përkatëse draftet e para të videove. Objekt i këtyre diskutimeve ishin pa dyshim aspektet teknike, por po aq të rëndësishme janë edhe të përmbajtjes, në lidhje 20


me nevojën për të përfshirë në video këndvështrimet dhe përjetimet e komunitetit. Pasi kanë reflektuar sugjerimet përmes zgjedhjes së sheshxhirimeve dhe planeve, audios dhe efekteve të tjera që mundëson kjo teknikë artistike, videot u futën në postproduction për t’i përgatitur për publikun. Në Laboratorin Multimedial, i cili u zhvillua në kuadër të projektit Arti drejt Publikes u angazhuan 32 studentë të Gjimnazit jo-publik “Hasan Riza Pasha” dhe grupit “Natyralistët”, të cilët përgjatë 5 javëve realizuan 12 video me një kohëzgjatje 1-4 minuta. Duke reflektuar këndvështrimet e tyre dhe të lirë në qasje ndaj koncepteve, pjesëmarrësit trajtuan ndër subjektet kryesore jetën urbane dhe mjedisin. Publiku u njph me punën e studentëve përgjatë maratonës së premierave të videove çdo mbrëmje nga 15-26 Prilli 2021, përmes kanalit të YouTube të organizatës GO2.

21


22


23



IV. 12 VIDEO

1. Bakteri ynë 2. Dy komunitete, një urë lidhëse 3. Muzeu i Kujtesës 4. Planeti dhe njeriu 5. Problemi me plastikën 6. Relike n’hije 7. Rragami 8. Shiroka 9. Shkolla Veterinare 10. Syri i Sheganit 11. Velipoja 12. Vila e Zogut 25


BAKTERI YNË Elmer Dema, Irhad Halili, Juled Haka, Juled Zaganjori

1.12

Nëna Natyrë i ka të gjitha burimet për mbijetesën e njeriut, prandaj edhe dëshira unike e njerëzimit për Natyrën është ndoshta një ndër misteret më të mëdha të jetës. Mirëpo njeriu duhet të kujdeset për Natyrën përpara se ajo të godasë.

26



DYKOMUNITETE, NJË URË LIDHËSE Erda Akshija, Isra Demi, Nergisa Ademi

Kontrasti ndërmjet dy realiteteve të ndryshme, në të cilat jetojnë dy komunitete të ndryshme, pjesë e të njëjtit qytet që prej shekujsh. Nga njëra anë investime dhe deri diku mirëmbajtje, rregull e pastërti, ndërsa në anën tjetër shtëpi të varfëra, të ndërtuara jo mirë nga vetë banorët që mund të thuhet se jetojnë jashtë. Ura e Bunës, ndarëse apo lidhëse?

28

1.34



MUZEU I KUJTESËS Ajla Fiku

Historia u zgjodh të lihet në harresë, aq sa sot nxënësit nuk janë në dijeni të historive të frikshme që fshihen në qelitë e “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës”, ku dikur vuanin njerëz që konsideroheshin armiq të popullit sepse mbajtën e kombit ose të fesë së tyre. Në shkollat tona, mësuesit u shmangen trajtimit të këtyre temave, por ne kemi të drejtë ta dimë historinë tonë, cilado qoftë ajo.

30

2.39



PLANETI DHE NJERIU Isela Sakej, Jona Kopliku

Egoja e njeriut për të përfituar sa më shumë në kurriz të Planetit ka çuar në prishjen e ekosistemeve natyrore dhe në rritjen e nivelit të dioksidit të karbonit. Rritja e popullsisë dhe urbanizimi po gllabërojnë hapësirat e gjelbërta. Por nuk duhet të harrojmë se pas nesh vjen një brez tjetër dhe ndryshimi nuk bëhet me fushata, por nis tek individi.

32

1.20



PROBLEMI ME PLASTIKËN Adi Kraja

3.22

Një nga temat më delikate të ditëve të sotme është ndotja e sistemit ekologjik edhe në Liqenin e Shkodrës. Kjo video është një përpjekje për të ndërgjegjësuar sa më shumë qytetarët që të punojmë të gjithë së bashku për të mirëmbajtur mjediset natyrore përreth nesh.

34



RELIKE N’HIJE Juna Dani, Kejsi Lohja

Deri në vitin 1945, Shkodra ishte qyteti me zhvillimin më të madh industrial në Shqipëri. Edhe më vonë Uzina e Telave, Fabrika e Duhanit, Fabrika e Verës, Fabrika e Sapunit etj, ishin ndërmarrjet më të mëdha të Zonës Industriale të Shkodrës, disa prej të cilave fillojnë që në vitin 1955. Shumë familje shkodrane punonin aty dhe ata dhanë një kontribut në zhvillimin e ekonomisë deri në vitin 1990. Më pas, reformat e thella ekonomie, si kalimi në ekonominë e tregut të lirë, privatizimi etj, sollën ndryshime të mëdha duke çuar në mbylljen e pjesës më të madhe të këtyre ndërmarrjeve. E fundit nga ato që u mbyllën ishte Uzina e Telave. Tashmë të harruara, ato shfrytëzohen për kullotjen e bagëtive.

36

1.02



RRAGAMI Edri Hoti

1.55

Në mesin e bukurive të rralla natyrore që ka Shkodra, fshati Rragam në brigjet e Liqenit të Vau Dejësit është i favorshëm për zhvillimin e aktiviteteve turistike, si sportet ujore, ecjet malore në këmbë dhe me biçikletë etj. Por zona ka nevojë për disa investime në infrastrukturë.

38



SHIROKA Kevin Bekteshi, Redi Tuzi, Vensi Hajdari

Shiroka ka pësuar kohët e fundit një transformim të dukshëm në infrastrukturë, por ky investim i ka zbehur asaj origjinalitetin e mëparshëm, sepse betonizimi ka pasur impakt negativ në biodiversitet, pasi është ndërhyrë në natyrë. Kjo e ka thyer Shirokën në një shëtitore monotone të modernizimit të njëllojshëm të Shqipërisë.

40

1.12



SHKOLLA VETERINARE Kevin Bekteshi, Redi Tuzi, Vensi Hajdari

1.51

Ish-Shkolla Veterinare me një të kaluar të suksesshme, tashmë është e braktisur dhe e lënë në harresë. Nëse ajo nuk mund të kthehet në identitet, së paku mund të shndërrohet në një qendër kulturore në shërbim të banorëve dhe sidomos fëmijëve të zonës.

42



SYRI I SHEGANIT Emsi Hoti

1.59

Syri i Sheganit është një ndër pikat më të bukura turistike të rajonit në Liqenin e Shkodrës, të cilit i mungon infrastruktura rrugore. Një tjetër problematikë është edhe ruajtja e pastër e mjedisit nga ndotjet dhe për këtë duhet të ndërgjegjësohen së pari njerëzi.

44



VELIPOJA Ditmar Bushati

2.26

Të sensibilizohesh ndaj bukurisë natyrore të bregdetit të Velipojës nuk do të thotë vetëm ta respektosh atë, por të kuptosh rëndësinë e funksionit të saj në lidhje me ekzistencën e njerëzimit. Për këtë, njeriu duhet të dijë ta nderojë dhe ta respektojë.

46



VILA E ZOGUT Gresi Bajri, Uendi Zylaj

Vila e Zogut, që ndodhet në Shirokë mund të kthehet në një qendër rinore, ku të rinjtë mund të edukohen dhe argëtohen. Ambienti mund të përdoret për kurse dhe shfaqje artistike, për të pikturuar e për të kënduar, por edhe për të ndërtuar një raport më të drejtë me natyrën, duke u kujdesur për kafshët dhe bimët. Ndërkohë që punonin për videon, autorët mësuan se kjo ndërtesë do të rikonstruktohej.

48

2.26




VI. GRUPI I PUNËS

1. Adi Kraja 2. Ajla Fiku 3. Ditmar Bushati 4. Edri Hoti 5. Elmer Dema 6. Emsi Hoti 7. Erda Akshija 8. Gresi Bajri 9. Irhad Halili 10. Isela Sakej 11. Isra Demi 12. Jona Kopliku 13. Juled Haka 14. Juled Zaganjori 15. Juna Dani 16. Keidi Bilali 17. Kejsi Lohja 18. Kevin Bekteshi 19. Melisa Hasani 20. Nergisa Ademi 21. Redi Tuzi 22. Uendi Zylaj 23. Vensi Hajdari 51


52


53


Financuar nga LevizAlbania

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

LEVIZ A lbania

Local Democracy in Action

GO2 Albania & Art Kontakt Laboratori multimedial Punëtori me studentë të Shkollës Jopublike “Hasan Riza Pasha” dhe të Grupit “Natyralistët”, organizuar në qytetin e Shkodrës përgjatë muajve Mars - Prill 2021.

Ky botim u realizua nga GO2 dhe Art Kontakt në kuadër të projektit “Arti drejt Publikes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. © MMXXI GO2 ALBANIA & ART KONTAKT



laboratori multimedial shkodër mars-prill 2021 #ArtidrejtPublikes #VideoArtLab