Gazeta kallarati nr 69

Page 8

Gazeta KALLARATI

faqe

8

M aj – Q e r s ho r 2013

Të ndryshme

Njeriu i pushkës, i punës dhe i këngës Vijon nga faqja 7 trimëri të gjitha operacionet armike nazi-fashiste. Pas operacionit armik të dimrit 1943 -1944 vëllezërit Qejvanaj nuk mundën të takoheshin më me njëri tjetrin. Më 20 shtator 1944, Hasani, nënkomandant kompanie në radhët e Brigadës së pestë Sulmuese, ra trimërisht në luftë për çlirimin e atdheut në Lusen të Kukësit. Vargjet e këngës labe e kanë përjetsuar : “ . .. Hasan Laze Kallarati Qan Brigada, qan dhe fshati, Stërralli që lëshon çika, Nuk e njohe ç’ishte frika, Mbi armiqtë kur sulmoje , Shqiponjë mbi ta qëndroje . “ Avdullai e priti me burrëri e krenari lajmin e rënies në betejë të vëllait duke vazhduar të luftonte me trimëri deri në çlirimin e plotë të atdheut. Pas çlirimit, Avdullai nuk e braktisi fshatin e lindjes, Kallaratin. Bagëtia i ishte dëmtuar gjatë luftës, sidomos në kohën e luftës italo-greke në vjeshtën e 1940-ës ku fshati i Kallaratit u kthye në një arenë lufte midis ushtrisë italiane dhe asaj greke. Çdo ditë italianët hidhnin qindra predha artilerie dhe bomba aviacioni, që shkatërronin shtëpitë, duke dëmtuar krejtësisht prodhimet bujqësore e blegtorale. Afër shtëpive të vëllezërve Qejvanaj ishte vendosur vija e frontit që grekët e konsideronin si kufi të të ashtuquajturit Vorio Epir. Masakrat e barbarizmat greke të vitit 1914, ku në prehrin e malit të Bogonicës edhe sot duket fshati i vjetër Kallarat, i djegur plotësisht , u përsëritën në palcën e dimrit 1940-1941, ku ushtria greke dogji e shkatërroi shtëpi duke prerë edhe pemët frutore. Megjithëse kishte mbetur i vetëm, Avdullai në vitet e para të çlirimit u angazhua në aksionet kombëtare, në punën e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. Ai shkoi vullnetar për të punuar në minierën e Selenicës, duke u dalluar për përkushtim e dashuri për atdheun. Ishte energjik në çdo punë duke punuar e tejkaluar normat ditore. Kryente punët më të vështira fizike, duke u bërë shembull për të rinjtë.

Kishte vlera të larta njerëzore, zemra e tij jepte shumë ngrohtësi jete, urtësia e tij gjykonte e këshillonte me dashamirësi. Ishte i thjeshtë e një mik i sinqertë që ta shumëfishonte gëzimin kur bisedoje apo diskutoje hallet e jetës. Veterani Avdulla Laze Qejvanaj tregoi vlerat e tij atdhetare duke përkrahur ndryshimet e proceset demokratike me qëndrimet e qeta e të matura. Ishte i drejtë, i qetë në arsyetimet e tij. Ai jetoi 84 vite në fshatin e lindjes, Kallarat, duke e përballuar jetën me punë të ndershme Ishte njeri i punës dhe i këngës, komunikonte me çdo moshë duke treguar dashamirësi e respekt për çdo njeri të thjeshtë. Kishte dashuri për vendlindjen, nuk pranonte të largohej nga Kallarati për të jetuar pranë fëmijëve në Vlorë apo Tiranë. Kur kishte filluar vitin e 85 të jetës, sëmundja e shpejtë e hodhi në shtratin e kurimit mjekësor në spitalin rajonal Vlorë . Në buzëmbrëmjen e 13 majit, në lagjen “Ujët e Ftohtë “ të Vlorës, në banesën e fëmijës së tij kërkoi ta ngrinin nga shtrati e ta nxirrnin në ballkonin e shtëpisë për të parë për herë të fundit gjirin e bukur të Vlorës, Sazanin e Karaburunin që ai aq bukur u këndonte këngën për historinë e lavdishme të Vlorës e Heroin Ismail Qemali. Disa minuta me shikim nga deti, sytë e tij kishin lagur fytyrën e munduar nga sëmundja. Goja nuk i fliste më, por shpirti i tij fliste shumë. Duke u gdhirë 14 maji mbylli sytë i përlotur për largimin nga jeta. Punoi mbi 40 vjet me kazmë e lopatë, duke përfituar një pension minimal. Për pjesëmarrje në Luftën Antifashistë Nacionalçlirimtare, Dulla Lazja ishte dekoruar nga Kuvendi Popullor me: “Medaljen e Çlirimit”. “Medaljen e Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit “ Kujtimi i Avdulla Lazes është i paharruar në zemrat e fëmijëve, nipërve e mbesave, të cilët e kujtojnë gjithmonë me dashuri e krenari, duke ecur në gjurmët e tij në shërbim të atdheut. Marrë nga Gazeta “Tribuna Shqiptare” e datës 12 Maj 2013 dhe botohet këtu me ndonjë redaktim e shkurtim të vogël (Shënim i Re

NEKROLOGJI Më 20 maj 2013, në Vlorë, u nda nga jeta Farie Veledin Alikaj (Hysaj). E ndjera kish lindur më 1938 në familjen atdhedashëse Hysaj të Kallaratit. Prindërit e saj, Velo dhe Zifli Hysaj dalloheshin për atdhetarizëm dhe sjellje e marrëdhënie shembullore shoqërore në fshat. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare morën pjesë aktive në të, duke kontribuar për çlirimin e vendit. Me frymën e atdhedashurisë e të sjelljes shembullore u rrit edhe Faria me motrat e vëllezërit e saj. Kjo ishte martuar me bolenasin Xhevdet Alikaj nga një familje atdhetare e spikatur. Faria me Xhevdetin lindën e rritën dy djem e tre vajza shembullorë dhe me vlera për familjen dhe shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit me nderime, duke lënë pas fëmijët dhe emrin e kujtimin e mirë të saj. Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin ngushëllime të thella familjarëve të saj.

KUJTESË I kujtojmë bashkëfshatarët tanë kudo që janë dhe lexuesit e gazetës sonë se, me nisjen e vitit të ri 2013, duhet derdhur lekët e kuotës vjetore të anëtarësisë së Shoqatës K/A “Kallarati” dhe të pajtimit të gazetës . Sipas vendimit të mbledhjes së fundit të përgjithshme të Shoqatës, kuota është 1000 lekë të reja. Kjo shumë ka brenda edhe pajtimin vjetor të gazetës. Për pensionistët pa ndonjë aktivitet fitimprurës ekonomiko-tregtar, kjo shumë është 500 lekë të reja (për kuotë e gazetë). Jeni të lutur të na mirëkuptoni e të respektoni këtë kërkesë, pa të cilën nuk mund të funksionojë shoqata dhe nuk mund të dalë gazeta. Nga informacioni i sjellë për gazetën nga z. Sefer Jonuzaj, që kryen detyrën e financierit të Shoqatës, rezulton se Kujtesës së më sipërme deri tani i janë përgjigjur bashkëfshatarët e mëposhtëm dhe gjendja e të ardhurve dhe e shpenzimeve për vitin 2013 paraqitet si vijon: Nga 1000 lekë kanë derdhur: Mitat Jonuzaj, Luto Demiraj, Dilaver Mataj, Gëzim Mataj, Sefer Jonuzaj, Rami Memushaj, Qemal Jonuzaj, Birçe Ribaj, Nedim Gjonaj, Idajet Toçaj, Sabo Toçaj, Edison Xhaferaj, Besnik Gjonbrataj, Bashkim Gjonbrataj, Bastri Gjonbrataj, Xhemal Strataj, Enver Strataj, Ksenofon Xhaferaj, Bako Xhaferaj, Dalan Memushaj, Luan Jonuzaj, Fredi Breshanaj, Spiro Xhaferaj. Nga 500 lekë kanë derdhur: Çize Ribaj, Enver Golloshaj, Nako Jovanaj, Seit Jonuzaj, Ramadan Lalaj, Hurma Demiraj, Besim Jonuzaj, Xhelo Dautaj, Gafur Shametaj, Sulltana Gjonbrataj. Nga 300 lekë kanë derdhur: Bejo Xhaferaj, Blerim Xhaferaj, Hetem Ribaj, Hamit Muharremaj, Astrit Mataj, Kamber Hysaj, Ladi Kondaj, Zeqo Hoxhaj, Budin Demiraj, Xhezo Shakaj, Lefter Qejvanaj, Ilir Memushaj, Hekuran Ribaj, Çize Xhaferaj, Kalo Memushaj. Vasilika Memushaj 200 lekë pajtim gazete. Nga shitja e gazetës janë derdhur 700 lekë. Gjendja e mbetur nga viti i kaluar= 2000 lekë. Shuma e përgjithshme e lekëve të arkëtuara është 35.100 lekë. Shpenzimet për botimin e gazetes, për telefon etj. janë 22.500 lekë. Gjendja e mbetur është = 12.600 lekë.

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës

dhe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.