Revista n'Harmoni Dimer 2021

Page 1

Kryq e Tërthor Kulinaria Tirana 100

Komunitet Kapitali Social

Krijimtari Punimet artizane

Toka Ime Fshati Shqiptar

Qëndrueshmëri My Little Star

n’HARMONI me Fshat e Zanat

Dimër 2021

Fuqia e një komuniteti Elsa Håstad

– Ana njerëzore e Ambasadores

Rranjët mbi Kalldrëm dhe Gurët e vetmuar të Orës së Ligë Një qoshk i përshpirtshëm në Tiranën e trazuar Një ekonomi me njerëzit në fokus KOMUNITET | UDHËTIM | KRIJIMTARI | BASHKËSI


KRIPË DETI JONI Kripë deti jodizuar dhe paketuar në standarte europiane. Vjen në paketime konvencionale dhe për përdorime të ndryshme si për përdorim tavoline, përpunim ushqimor edhe industrial.

Adresa kryesore: Lagja “Partizani”, Rruga “Hamza Isai” Cel. 069 20 92 336 / Email: llanaj.shpk@yahoo.com


Dimër 2021

KOMUNITET | UDHËTIM | KRIJIMTARI | MJEDIS

Blv. “Ismail Qemali”, Vlorë info@fshatezanat.com www.fshatezanat.com Cel: 0692217507

KËMBËNGULJA MBI FORCËN E KOMUNITETIT ËSHTË TEMA QË VËRSHON FAQET E KËTIJ NUMRI.

Kontribuesit e këtij numri: Fjolla Spanca Aleksandra Stambolliu Nermin Aga Brunilda Hoxha Desilda Zefi Lisana Piro Meriliona Xhama Noa Nur Agroturizëm artbyelona Into Albania

Ky numër sjell optimizmin dhe besimin se fuqia e një njeriu të zakonshëm varet potencialisht nga lidhja që kemi me njëri-tjetrin në komunitet, vullneti për t’u bërë bashkë në interesa të përbashkëta. Artikujt në vijim të temës implikojnë faktorë që mbjellin shpresë e që ndikojnë në gjetjen e balancave për drejtësi sociale e prosperim gjithëpërfshirës.

Falenderime të përzemërta protagonistëve të këtij numri Znj. Ambasadore të Suedisë në Tiranë Elsa Håstad Tom Kuka Gjergj Marku Saimir Ismaili Shenoll Berisha Granita Grezda Lila Rudina Avdijaj Caca Eda Seferi Arizona Muhaj Sara Sula Lisina Sula Taulant Pupa Barinjtë e vegjël Artur Xheka

Saimir Ismaili është personazhi unik që me zor Fjolla e çploi nëpër rreshta! Matanë pasurisë shekullore që ka grumbulluar ndër vite, Ismaili na kujton Shqipërinë e mohuar dhe mbamendjen kolektive të zvetënuar. Këtij numri i bashkohet Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad, në një rrëfim të përvojës njerëzore në vendin tonë që duket se po e shijon shumë. Është gazetari mirditas Gjergj Marku që ndan me lexuesit pasionin e vokacionin e tij për të promovuar Verilindjen përmes penës së tij.

Një falenderim të veçantë për gjithë ngjyrat e artistëve që i dhanë tjetër nur faqeve të kësaj reviste: Denis Muça Besnik Ligaci Besnik Grainca Deldit Rrokaj Ann Anxhel Kopertina punuar nga Denis Muça Redaktore: Ina Pjero Shënim: Publikuesi i kësaj reviste nuk mban përgjegjësi lidhur me përmbajtjen e reklamave pavarësisht masave të marra për burim të sigurt. Gjithashtu, ky publikim nuk mban përgjegjësi mbi opinionet, mendimet apo mesazhet e shprehura nga shkruesit dhe kontribuesit në artikujt e këtij botimi.

Në prekjen delikate të penës së Fjolla Spancës vjen Tom Kuka i cili shpalos ëndërrueshëm peshën e pakrahasuar të rrënjëve tona! Me pasion të dallueshëm, Toma flet për letërsinë, atdheun, historinë, traditat e kujtimet! Ndërkaq, Eda Seferi rrëfen ca prej esnafllëkut të një familjeje që ndër breza ka kultivuar dashurinë për artin dhe përsosmërinë e zanatit!

Gjeni në këtë numër edhe historinë e Taulant Pupës, të riut shkolluar në “La Sapienza” në Romë që kthehet në fshat për t’u marr me sipërmarrjen familjare të përpunimit të qumshtit. Është ekonomia me njerëzit në fokus propozimi ynë për sfidat e një ekonomie që dukshëm i mungon e njerëzishmja dhe që bëhet shkas për t’u rimenduar paqja me veten, komunitetin e botën e madhe. Flasim për stilin minimalist e të jetuarit në mënyrë të qëndrueshme, sjellim modele të modës etike e të ngadaltë e promovimin e artistëve dhe artizanëve shqiptar. Në fund është menduar t’ju kredhim në një udhëtim të pazakontë: mes stanesh në male. Jo vetëm natyra mresëlënëse do t’ju lë pa frymë por rrëfimet e legjendat e çobanëve janë aventura vetë. Vithkuqi është destionacioni që propozojmë për të njohur një fshat të pasur me natyrë, histori, traditë dhe kulturë. Marcela Tringaj

3


Dimër 2021

Dhjetor 2020, Janar – Shkurt 2021

Një histori e shkurtër mbi globalizimin – Një qasje lidhur me dobinë e ekonomisë lokale e aftësia për të ndryshuar komunitetin përmes vetë banorëve, të cilët i njohin më mirë nevojat e tyre. ...

vijon në faqen 22

K RYQ E T Ë R T H O R Blogu "Hajdeseflasim" 7 Vish imagjinatën! 7 "GjejZâ" 7 "Made in Prison Albania" 8 Libri “Kulinaria” 8 Aktivistja Leydy Pech 8 Fund mbipeshkimit 9 "Girls in Science" 9 "Samara" 9

TITUJT

KO M U N I T E T Fuqia e një komuniteti 12 Kryengritjet më të bujshme shqiptare 14 • Kryengritja e madhe ilire • Kryengritja arbërore • Krengritja e Kosovës • Krengritja e Zhapokikës • Protestat për përmbysjen e regjimit komunist

• •

Protesta kundër armëve siriane Protestat mbi tarifat studentore

I pushtetshëm e vazhdimisht me fat Një histori e shkurtër mbi globalizimin Arsimimi, një çështje për t’u rimenduar Epoka e sipërmarrësve që fuqizojnë komunitetin Elinor Ostrom: “8 principet e menaxhimit të bashkësisë” Kapitali social dhe rëndësia e tij për një komunitet Fëmijët pas kangjellave të dritares K R I J I M TA R I Arti i filigranit Dhé by Granita Të xixëllosh punën

RUBRIKAT KRYESORE KRYQ E TËRTHOR 7

4

FUQIA E KOMUNITETIT 12

KRIJIMTARI 31

TOKA IME 50

16 18 20 22 24 26 29 31 34 36


Dimër 2021

Zakonisht, konfliktet në shoqëri lindin sepse grupe të caktuara e ndiejnë veten të përjashtuar nga statusi që rrjedh nga kamja, pushteti dhe prestigji. Në këtë vend, të paktën dekadat e fundit, bindshëm besohet se pushteti dhe fuqia që vjen prej politikës është më dominuesja. Me to vijnë gjithë të mirat për të përz­gjedhurit e politikës, fatlumët

Fuqia e një komuniteti Forca që buron nga lidhja që kemi me njëri-tjetrin.

TO K A I M E Fshati shqiptar nën hijen e agroturizmeve 50 Një ekonomi me njerëzit në fokus 51 Të blesh te “të vegjlit” është ideale për ekonominë lokale dhe komunitetin 52 Ferma ime është edhe e jotja! 53 Taulan Pupa 54 Një mësim prej djemve të fshatit 56

Dashnija është çelësi për tek përsosunia 39 Punimet e artizanëve 42 • Rrogoza nga “thurrje handmade” • Zbukurimet nga “Lady Bird shop” • Krijimet nga “stringart” • Endje nga Besiana • Vathët nga motrat Kocollari • Qëndismat nga Aurora dhe Xhuli • Kartolinat nga Anxhela • Qëndismat nga Eranda • Çentrot e torbat nga Kida • Sugjerime “nji mar, nji mrapsh” • Linja “Shqipëria - shtëpia jonë” • Linja e ndriçuesëve • Linja e suvenireve në tezgjah” • Artbojëqielli 9 Dhurata Alternative Shqiptare

BASHKËSI 59

BASHKËSI Elsa Håstad 59 Rranjët mbi Kalldrëm dhe Gurët e Vetmuar të Orës së Ligë 63 Gjergj Marku 66 Sepse zemra ka vetëm atë që ka dhuruar! 70 Një qoshk i përshpirtshëm 71 Lehtësia shpërfillëse e vrasjeve të shumëfishta 75

47

QËNDRUESHMERI 80

që e kanë risk t’u serviret kaposhi një thelë. Por, për qytetarin e devotshëm, atë që ende i mban shpresat “në bërjen” e këtij vendi, i rifillojnë andrallat e pafuqisë për të kërkuar llogari fill pas kryqit të qëndisur në fletën e votimit. Edhe pse kanë bërë zgjedhjen më pak të keqe të mundshme. ... vijon në faqen 16

QËNDRUESHMËRI Stili i jetesës “Minimalism” Babywearing nga Artistike Zadrima My Little Star Bletët, këto heroina të vogla të pavlerësuara Risi produktesh në respekt të natyrës

80 82 83 85 86

UDHËTIM–USHQIM “Foleza” është një ëndërr! 87 Stanet 90 Vithkuqi – Fshati Turistik i Pazbuluar 92 Lakroane – Lakrorët si nga dora e gjyshes 96 Sugjerime për fundjavat në vend • Agro Zerja 98 • Bujtina Xhebro 99 Kantina “Alimani” 4 recetat e Brunildës

100 102

UDHËTIM–USHQIM 87

5


Dimër 2021

6

8

16

31

42

43

52

59

66

75

80

82

83


KRYQ E TËRTHOR

Dimër 2021

“Hajdeseflasim”

është emri i këtij blogu tërësisht të veçantë, i krijuar në mënyrë instiktive, ndonëse me drojë, nga poetja e re Noa Nur. Ky blog nuk është vëtëm një botë ngjyrash prej shpirtit, por një vokacion. Është si një mushkëri, i cili frymon vizionin, vëzhgimin, realitetin e poetes së re për të krijuar një ndërlidhje, së pari shpirtërore e më pas netëork-u mbështetës të vlerës njerëzore dhe artistike. Ndaj, Noa nuk resht kurrë së promovuari shkrimtarë të rinj, të mbështesë artin dhe zejtarinë, e veçanërisht të përkëdhelë shpirtrat e tejndjeshëm.

Nisi në 1 qershor të këtij viti nisma “Vish imagjinatën!”, e cila i dedikohet jetësimit në një veshje të rriturish vizatimit të krijuar nga vogëlushët në një copë letre. Jozefina, vajza që fshihet pas këtyre krijimeve të bukura, vendosi ta kthejë në profesion këtë sipërmarrje, për të cilën punon me pasion dhe e motivuar nga dëshira për të veshur të rriturit me imagjinatën e të vegjëlve të tyre. E ku ka më bukur!

Ditët e aktivizmit mbaruan, por lufta kundër dhunës vazhdon, porse “GjejZâ” mbetet aleat kundër dhunës për çdo ditë. Ky aplikacion synon të jetë një ndihmë për vajzat dhe gratë nën dhunë. Ai është konceptuar në tri shtylla kryesore ku përdorueset identifikojnë dhunën, fuqizohen nëpërmjet programeve me ushtrime dhe thyerje mitesh apo histori suksesi. Menuja e mundësive ofron për vajzat dhe gratë trajnime dhe punësim, përveçse lidhjet e duhura me organizatat apo strehëzat që ofrojnë mbështetje dhe shërbime falas.

7


Dimër 2021

“Made in Prison Albania” është iniciativa që gëzon në ëndërrime e angazhon

grate, të cilat për fat të keq vuajnë dënimin në burgun e grave. Krijimet e tyre artistike dhe artizanale janë nga më të ndryshmet, që nga punimet me rruaza të spillave, vathëve, byzylykëve e varëseve me motive e materiale të gjithfarëllojshme. Këto vajza e gra sjellin dhe një produkt të veçantë, së fundmi: çanta prej bezeje me piktura të bëra me dorë. Profile të fytyrave të grave të ndryshme me një ngjyrim unik të formave dhe ngjyrave, sikur do të përcillet një copëz historie ëndrrash, ndoshta të lëna përgjysmë.

Vjen libri i parë të historisë së kuzhinës

së trevës së Tiranës “KULINARIA” me autore Dhurata Thanasi, në kuadër të 100 vjetorit të kryeqytetit. Pas gati një vit pune intensive, hulumtimi, takimesh me burra e gra, të moshuar, barinj, bukëpjekës, baxhoxhinj, agronomë, bujq, baltëpunues, historianë, etnografë, këngëtarë, enologë, tiranas “denbabaden”, familje dibrane të Tiranës, shefa kuzhine, u mundësua të sillen të dhëna mbi këtë pjesë të historisë së popullit të Tiranës. Ky libër e shikon historinë në një këndvështrim tjetër: si një seri transformimesh të shkaktuara, të mundësuara ose të ndikuara nga ushqimi. Krahas fakteve historike që kanë të bëjnë me mënyrën se si kanë ngrënë tiranasit, burimet dhe të mirat e territorit të saj, në këtë libër kam sjellë dhe tridhjetë e një receta tradicionale dhe autoktone nga e gjithë zona.

Aktivistja Leydy Pech, bletërritësja që luftoi “Monsato-n” dhe fitoi! Ajo drejtoi fushatën kundër përdorimit të farave gjenetikisht të modifikuara nga kompania lider e agroindustrisë “Monsato”. Asaj iu akordua çmimi prestigjioz për mbrojtjen e mjedisit “Goldman Environmental Prize” në Amerikë, pikërisht për ndalimin e shitjes së farave gjenetikisht të modifikuara në shtatë shtete. Leydy është një bletërritëse, e cila bëri bashkë fermerët e vegjël dhe shoqata të tjera për mbrojtjen e mjedisit për të kundërshtuar shitjen e farave nga “Monsato”, me arsyetimin se ato po dëmtonin rëndë kosheret me lëndën gjenetikisht të modifikuar që këto fara mbartnin. 8


Dimër 2021

Liderët e Australisë, Kanadasë, Kilit, Fixhit, Ganës,

Indonezisë, Xhamajkës, Japonisë, Kenias, Meksikës, Namibisë, Norvegjisë, Palaut dhe Portugalisë u zotuan se do t’i japin fund mbipeshkimit, peshkimit të paligjshëm, deri në vitin 2025 dhe se do të rindërtojnë habitatet e shkatërruara nënujore. Këto vende do të marrin masa strikte për ndalimin e ndotjes dhe derdhjen në këto ujëra të mbetjeve plastike. Duken se janë pak vende në një nismë të tillë, porse së bashku këto vende janë përgjegjëse për rreth 40% të sipërfaqes bregdetare në botë dhe është mjaftueshëm si fillim!

“Girls in Science” është libri që Erisa Kreshpa dhe ilustruesja Sonja Hoxha na ftojnë që të njohim vajza e gra që janë fantastike në shkencë. Ky libërth na prezanton me 20 shkencëtare në fusha të ndryshme të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, matematikës etj. Këto gra e vajza punuan fort dhe patën kurajon të ndiqnin ëndrrën e tyre, paçka vështirësive që hasën për kohën që jetuan.

“SAMARA” quhen

çantat prodhuar me lëkurë mollësh duke bërë që plastika të mos mbetet alternativa e vetme për aksesorë mode “crueltyfree” e që zëvendësojnë lëkurën dhe gëzofin e kafshëve në aksesorë luksi. Por për fat të mire, motrat Samara dhe Salima kanë menduar të sjellin një risi në industrinë e “lëkurës vegane”. Ato prodhojnë e krijojnë çanta cilësore dhe luksoze me lëkurë mollësh, të cilat merren nga industria ushqimore e përpunimit të mollëve. “Samara”, kjo kompani prodhon më shumë se 70.000 çanta në vit dhe pse një biznes që nisi me një kapital vetëm 500 dollarë.

9


Dimër 2021

“Çdo komb ka nevojë për një melhem për plagët e tij e në çdo komunitet ka plot punë për t’i bitisur. Ndaj forca më e madhe për t’i kryer me nder këto detyra gjendet veçse në zemrat e gjithësecilit”. –Marianne Williamson

10


Dimër 2021

FUQIA E NJË KOMUNITETI Temat kryesore:

Fuqia e një komuniteti – Forca që buron nga lidhja që kemi me njëri-tjetrin.

Kryengritjet më të bujshme shqiptare

I pushtetshëm e vazhdimisht me fat – Një shkrim për një pjesë të komunitetit, që e ndien veten të shkëputur nga pjesa tjetër për shkak të arsimimit, të të ardhurave e statusit social.

Një histori e shkurtër mbi globalizimin – Një qasje lidhur me dobinë e ekonomisë lokale e aftësia për të ndryshuar komunitetin përmes vetë banorëve, të cilët i njohin më mirë nevojat e tyre.

Arsimimi, një çështje për t’u rimenduar – Çfarë nuk na kanë mësuar në shkollat e biznesit për komunitetin? Një shkrim që kërkon të godasë fasadën e arsimimit, shpesh në interes jo të të diplomuarit e komunitetit të tij. Epoka e Sipërmarrësve që fuqizojnë komunitetin – Sipërmarrjet, në të cilat shërbejnë vetë sipërmarrësit, komuniteti e përtej kësaj bordure.

Elinor Ostrom: “8 Principet e Menaxhimit të Bashkësisë” – Principet e një komunitetit të suksesshëm nga nobelistja Ostrom.

Kapitali social dhe rëndësia e tij për një komunitet – Një shkrim lidhur me mundësinë e përfitimit që të jep bërja bashkë përmes aktiviteteve kulturore, sportive e festave lokale për të shkëmbyer ide e për të qenë së bashku.

Fëmijët pas kangjellave të dritares – Fëmijët që nuk luajnë më përjashta si dikur është një tregues se si realiteti i ri i qyteteve po formon një lloj kulture tjetër të mirëqenies së fëmijëve.

11


Dimër 2021

FUQIA E NJË KOMUNITETI:

Forca që buron nga lidhja që kemi me njëri-tjetrin.

Z

akonisht, konfliktet në shoqëri lindin sepse grupe të caktuara e ndiejnë veten të përjashtuar nga statusi që rrjedh nga kamja, pushteti dhe prestigji. Në këtë vend, të paktën dekadat e fundit, bindshëm besohet se pushteti dhe fuqia që vjen prej politikës është më dominuesja. Me to vijnë gjithë të mirat për të përz­ gjedhurit e politikës, fatlumët që e kanë risk t’u serviret kaposhi një thelë. Por, për qytetarin e devotshëm, atë që ende i mban shpresat “në bërjen” e këtij vendi, i rifillojnë andrallat e pafuqisë për të kërkuar llogari fill pas kryqit të qëndisur në fletën e votimit. Edhe pse kanë bërë zgjedhjen më pak të keqe të mundshme. Afërmendsh, prej pushtetit politik marrin jetë e legjitimohen edhe minipushtetet e tjera, në mënyrë që njeriu i zakonshëm të bindet urtë e butë se gjithçka është për të mirën

12

e tij. Mediat, që keqinformojnë e kontrollojnë çfarë diskutohet, multikompanitë që i kanë zët sipërmarrjet familjare e zhvillimin lokal, firmat tenderuese që vjedhin pa hesap, të afërm e farefis të pushtetarëve që zaptojnë çdo mundësi; janë veçse pak nga tabloja se si fuqia nuk qëndron më te ne. Porse historikisht, legjitimimi i luftës për pushtet nuk ka qenë asnjëherë

Të gjithë ata që kanë pak haber nga historia e dinë se mosbindja është virtyti më i vërtetë i njëriut. Përmes mosbindjes, bota pa progres. Përmes mosbindjes dhe rebelimit. Oscar Wilde


Dimër 2021

i përhershëm dhe kjo në mungesë të pikave të tij të dobëta. Ushqimi i përhershëm me teori, opinione, filozofi e bindje publike për të na formësuar besimin mbi forcën e pushtetit që ne si individë zotërojmë, si qenie e vetme apo si pjesë e një komuniteti, është veçse një opinion “ready-made” i atyre që ushtrojnë pushtet të vazhdueshëm mbi ne, të zakonshmit. Fuqia jonë si njerëz të zakonshëm qëndron në aftësinë e të bërit rezistencë ndaj këtij përcaktimi që na bëhet apo edhe rebelimi për t’u zënë në kurth, apo më keq: të fshihemi nën frikën e të qenit i dobët. Për të rrokur një çështje që na prek interesin personal duhet të arrijmë doemos në pikën e të menduarit se me kë tjetër mund të ndajmë të njëjtin interes e që mund të bëhet forca jonë. Të kuptojmë se përbërësi thelbësor i fuqisë individuale është solidariteti:

Pushteti e sheh veten gjithmonë të drejtë, me ndërgjegje të plotë e në mënyrë të sinqertë, de très bon foi. Pushteti mendon se shpirtgjerësia e tij dhe largpamësia e tij është përtej mirëkuptimit e të pafuqishmit. John Adams aftësia për të mos u privuar nga ndarja e të mirave, qëllimeve, interesave dhe shqetësimeve të përbashkëta. Kjo lloj simbioze në lidhjen mes banorëve të një komuniteti është forma që merr fuqia e një individi, e të gjithë njerëzve së bashku, jo vetëm për të ndërtuar ndjenjën e unitetit, por edhe për të ndarë vizionin se bashkimi gjithmonë bën fuqinë. Politika qëllimisht ka tentuar e ia ka dalë të përçajë me një sërë mekanizmash të sofistikuar, ndjenjën e solidaritetit e

të të zgjidhurit të gjërave bashkarisht nga komuniteti duke përmbushur kështu individualisht interesat personale të njerëzve të zakonshëm. Ndaj vlen më shumë të jemi optimist, apo më mirë akoma, absolutisht optimist se fuqia jonë varet kryekëput nga lidhja që ne kemi me njëri-tjetrin në komunitetin ku banojmë. Nuk është aspak slogan romantik të thuhet se t’i shtosh fuqi komunitetit varet potencialisht nga besimi te fuqia jonë si individë, e cila vlen në vullnetin për t’u bërë bashkë, në fuqinë më të madhe që kemi në dorë, që jo domosdoshmërisht vjen nga politika, siç rëndom besohet.

Ku ka pushtet, ka edhe rezistencë. Michel Foucault 13


Dimër 2021

KRYENGRITJET Kryengritja e Madhe Ilire Rebelimi njihet si “Lufta Batoniane” e që u zhvillua në Iliri mes viteve 6-9 e.s. Popullsia ilire e Dalmacisë dhe Panonisë u rebeluan kundër romakëve. Historiani romak Suetoniusi e përshkroi kryengritjen si konfliktin më të vështirë me të cilin përballej Roma që nga Luftërat Punike të dy shekujve më parë.

Kryengritja Arbërore Në viti 1432 shpertheu një valë e re kryengritjesh të fuqishme në Shqipëri. Për shtypjen e tyre u angazhua vetë sulltan Murati II. Kjo ishte fitorja e parë e rëndësishme e shqiptarëve kundër ushtrive të fuqishme osmane me jehonë të gjerë e që i dha hov qëndresës antiosmane. Kronisti bashkëkohës, Halkokondili, shprehet se i solli lavdi në mbarë vendin edhe organizatorit të saj Gjergj Aranitit.

14


Dimër 2021

MË TË BUJSHME SHQIPTARE Krengritja e Kosovës

Krengritja e Zhapokikës

Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ishte e para lëvizje e armatosur aq e gjerë e popullit shqiptar në fillim të shek. XX edhe pse mbeti në kufijtë e një vilajeti të vetëm e të papërkrahur prej fqinjëve. Megjithëse kryengritja e armatosur u shtyp, qeveria turke u detyrua të bëjë ndonjë lëshim si: në vjeshtën e vitit 1910 hoqi ligjin për bandat apo lejoi hapjen e ndonjë shkolle shqipe.

Në vjeshtën e vitit 1948 shënohet një nga lëvizjet e para të forta antikomuniste në jug të vendit me idealin dhe vendosmërinë kundër pushtetit komunist. Organizatorët u ngritën të zhgënjyer me armë në dorë kundër atij pushteti që ata kishin mbështetur, por që tashmë ishin të pakënaqur nga premtimet dhe propaganda. Prona po tjetërsohej, zakonet u nëpërkëmbën dhe u godit fort besimi.

Protestat për përmbysjen e regjimit komunist Më 8 dhjetor të vitit 1991, studentët e Universitetit të Tiranës organizuan kryengritjen më të madhe duke rrëzuar regjimin famëkeq komunist dhe duke u hapur rrugë zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri dhe pluralizmit politik.

Protesta kundër armëve siriane Prej datës 7-15 nëntor 2013 qytetarë nga i gjithë vendi, duke përfshirë këtu ambientalistë, nxënës e studentë; përmes protestave të tyre arrijnë të ndalojnë ardhjen e armëve kimike nga Siria në Shqipëri me qëllim shkatërrimin dhe asgjësimin e tyre në territorin shqiptar.

Protestat mbi tarifat studentore Protesta mbarëstudentore nisi nga studentët e Universitetit të Tiranës në dhjetor të vitit 2018 për të kundërshtuar tarifat e larta të shkollimit dhe pagesat e provimeve, përmirësimin e kushteve të jetesës në konvikte dhe përfshirjen e studentëve në procesin e vendimmarrjes. Në ditën e dytë të protestës, ministrja e Arsimit deklaroi se vendimi i qeverisë për tarifat më të larta do të anulohej, por studentët vendosën të vazhdonin protestat për kërkesat e tyre të tjera. 15


Dimër 2021

I PUSHTETSHËM E VAZHDIMISHT ME

FAT

Imazhi nga Dildit Rrokaj 16


Dimër 2021

N

e, njerëzit lindim të pafuqishëm të gjithë. Në fillim varësohemi absolutisht nga përkujdesja e familjes sonë, e më pas e shoqërisë dhe qeverisë që na përket. Sigurisht që nuk mund të shmangim rrënjët, racën, gjuhën, gjininë, xhepat e ndonjëherë ndonjë fat të rënë prej qiellit; faktorë këta që na diktojnë rolin tonë në shoqëri e na ndihmojnë të kuptojmë nëse kemi ndopak pushtet në dorë apo jemi të sunduar totalisht. “Korrupsion i moralshëm” e quan studiuesi Tim Dean fenominin se si gjithmonë ata që kanë pushtet, kanë edhe privilegjin të përcaktojnë përmes kodeve morale, rregulloreve deri te ligjet se ç’është e mirë e ç’është e keqe për t’u zbatuar nga masa e gjerë. Historia ka treguar se përgjithësisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, përfituesit e padiskutueshëm janë ata që ushtrojnë pushtetin. Janë po ata që zotërojnë ndikim te pjesa tjetër e shoqërisë. Kështu, për shembull, autori i mësipërm i referohet rasteve kur Papa u lëshonte indulgjencat njerëzve të zakonshëm e kisha përfitonte. I referohet gjithashtu sistemit feudal, i cili i mëshonte virtytit të bindjes për të përfituar mbi punën e bujkrobërve apo si sistemi patriarkal e përcaktonte njerëzimin mbi termin e gjinisë, për të mos folur më pas për kapitalizmin modern, ku u hidhet hi syve punëmarrësve përmes mitit të meritokracisë e që puna e madhe e tyre, në mënyrë të anshme, pasuron e bën që përfitues të jenë po të pasurit. Të qenurit në mënyrë sistematike me këtë fat do të thotë që ajo

pjesë e vogël e shoqërisë zotëron pozitën e të ndarit të interesave të njëjta, preferenca me atë që është e pushtetshme, në rastin më të parë sot: qeverinë. Futja në linjën e pushtetit, me të drejtë e vendos elitën, apo një pjesë të vogël të shoqërisë, në pozitën e të menduarit të vetes të shkëputur nga realiteti i një komuniteti të tërë. Prej këtij fenomeni lind edhe aftësia e të bërit zgjedhje dhe zgjidhje të përfitueshme e padiskutim përjashton pjesën tjetër të mbetur jashtë sistemit. Doemos, prej pushtetit të pabarabartë lindin aftësi, potenciale e shanse jo të njëjta. E nëse flasim për të zakonshmit, në shoqëri më pak egalitare e diskriminuese, padyshim aftësia për të ushtruar pushtet dhe influence, sigurisht që përshkallëzohet edhe për arsye të tjera të qenësishme e të pashmangshme si: arsimi, të ardhurat, statusi shoqëror, mënyra se si informacioni mund të aksesohet e të përvetësohet e për të mos folur më pas për prejardhjen, racën, gjuhën, gjininë dhe të ardhurat. Pabarazia masive që ka kapluar shoqëritë sot është padyshim edhe më e dukshme falë edhe mediumeve apo rrjeteve sociale, paçka se nuk është gjithçka sikur duket. Por, megjithatë, në ajër ndihet gjithmonë e më shumë një frymë e re lëvizjeje për të çliruar veten nga të qenit sistematikisht të sunduar prej pushtetit aq sa është e mundshme me iniciativë personale e hera-herës kolektive. E në gjithë këtë gjueti pushteti, pothuaj nga të gjithë e kundër të gjithëve, disa do të mbeten fatlumët e të paturit më shumë pará, influencë e burime në krahasim me të tjerët. Të tjerët thjesht do ta pranojnë. Fuqia qëndron veçse tek ata që do të tranden e rebelohen. 17


Dimër 2020

NJË HISTORI E SHKURTËR MBI

GLOBALIZIMIN

– Një qasje lidhur me dobinë e ekonomisë lokale e aftësia për të ndryshuar komunitetin përmes vetë banorëve, të cilët i njohin më mirë nevojat e tyre.

Q

ë prej kohës që shenjoi fundin e “Depresionit të Madh”, mbarë bota përjetoi një trend të ri drejt globalizimit. Pavarësisht se nuk ka një përkufizim të njëjtë për këtë fenomen, duket se shumë përkufizime për të janë të përshtatshme njëkohësisht. Zakonisht “globalizimi” perceptohet si tendenca drejt rritjes së intensitetit, shpejtësisë e thellimit të lidhjes së ndërsjelltë në nivel botëror. Koha dhe hapësira u tkurrën për shkak të risive teknologjike dhe kufijtë pothuaj u bënë të padukshëm e të parëndësishëm. Si rrjedhojë, lehtësirat për të bërë ekonomi të hapur dhe ndërlidhëse sollën një transformim socio-ekonomik të paprovuar kurrë më parë. Qoftë për vende të zhvilluara apo më pak të tilla. Megjithatë, rritja ekonomike solli një zhvillim kryekëput të paqëndrueshëm, sidomos për vendet në zhvillim me një ekonomi të brishtë, ku u investuan

18

shpresa të mëdha tek investitorët e huaj dhe ekonomia e jashtme. Për hir të saj, shpenguar u trand dhe rëndësia e ekonomisë lokale, vetë komuniteti dhe potenciali i tij si edhe nevojat e bashkësive të vogla. Pa diskutim, kjo qasje e re e të bërit ekonomi dhe zhvillim ka në prioritet përfitimet e korporatave multinacionale që shpesh kanë fuqi edhe më të madhe se qeveritë në disa raste. Një sistem arsimimi, ku hapur nuk i shërben të gjithëve, është i aftë të kontrollojë njohuritë sipas interesit të pakicës. Padashur të hedh poshtë gjithë arritjet e epokës moderne, të cilën jemi duke e jetuar, të mirat prej Perëndimit të Civilizuar, rendi ekonomik dhe politik anekënd botës është totalisht i paaftë të përmbushë dy nga kriteret bazike të civilizimit njerëzor: nevojën e njerëzve të zakonshëm për të vetërealizuar jetesën në harmoni me

njëri-tjetrin dhe mjedisin e të besojnë si rrjedhojë te fuqia e komunitetit ku bëjnë pjesë. Globalizimi, jo vetëm që është përgjegjës për thellimin e pabarazive mes njerëzve, por gjithashtu edhe për dobësimin e komunitetit. Shumë e shumë studiues propozojnë se ekonomia lokale, aftësia për të ndryshuar komunitetin përmes vetë banorëve, të cilët i njohin më mirë nevojat e tyre, është melhemi për çka shkaktuar deri më tani globalizimi në masë. Në librin e saj, “Demokracia e Tokës”, Vendana Shiva propozon me të drejtë se fenomeni “globalizim” duhet të vihet në provën e qëndrueshmërisë, demokracisë, drejtësisë dhe se gjithë investimet e mëdha të huaja duhet të realizohen duke mos nëpërkëmbur rolin e shtetit në mbrojtje të interesave të njerëzve të zakonshëm. Por sa shpesh ndodh kjo?


Dimër 2020

Padyshim se lokalizim nuk do të thotë aspak ekonomi e mbyllur. Është vetëm praktika e një ekonomie që merr në konsideratë mirëqenien e një komunitetit: mundësinë e përfshirjes në ekonomibërje të banorëve të një komuniteti. Pra, është absolutisht e nevojshme që të rikuptohet rëndësia e kontributit të një komuniteti për të përmbushur, në mos të gjitha, disa nga nevojat e tij. Përgjigjja do të jetë gjithmonë ekonomia lokale, jo vetëm për të lejuar prosperimin e banorëve, por edhe për një ekonomi më të qëndrueshme, në nivel lokal e global. Është saktësisht koha që duhet të reflektohet dhe njëkohësisht t’i gëzohemi faktit që mijëra familje nuk kanë reshtur së bëri rezistencë me sipërmarrjet e tyre të vogla. Është koha që të shpërblehen e të krenohemi me ta, gjithmonë nëse arrijmë ta kuptojmë siç duhet.

Imazhi nga Besnik Ligaci 19


Dimër 2021

ARSIMIMI,

NJË ÇËSHTJE PËR T’U RIMENDUAR

Ë

shtë parë si një zgjedhje, shpesh e padiskutueshme, për të shkolluar fëmijët e tyre, e që në më të shumtën e rasteve shoqërohet me një barrë të madhe sakrificash prindërore për pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare që jetojnë në periferi të qyteteve. Tërësisht e kuptueshme për hir të shpresës që jeta e fëmijëve do të mund të bëhet ndjeshëm më mirë se e tyrja, duke iu dhënë kështu shansin për t’iu qasur meritokracise, për të qenë të denjë e të barabartë në mundësitë e së ardhmes. Këto familje janë po aq të ndërgjegjshme se shkollimi nuk është barriera e vetme që fëmijët e tyre dhe ta duhet ta kalojnë me më shumë mund se bashkudhëtarët e tjerë që për fat gëzojnë integritet të lartë social, që zotërojnë të ardhura të bollshme apo bazën e kanë në qytet. Pozita e të mosqenurit në favore të barabarta bëjnë të zhvillohen aftësi për të shfrytëzar me mend ato pak burime mundësish që kanë në dorë. Amartya Sen, e të ngjashmit e tij, do e quanin hiç më pak se aftësia për t’i krijuar vetes mundësi: nuk ka rëndësi sa pará e integritet zotëron, por se si i përdor aq sa zotëron. Këta të rinj prej fshatrave apo provincave të largëta, ia dalin të

20

integrohen mjaft mirë në Tiranën e madhe të Shqipërisë apo në qytete të tjera edhe pse u duhet më shumë mund . Shumë prej tyre zgjedhin që ato pak burime mundësish, të kthehen në forcë dhe jo pengesë për ta, paçka se më shumë mund u duhet për t’u realizuar karshi një pjese të mirë me mundësinë e “dyerve të hapura kudo”. Kjo më sjell menjëherë ndërmend Aristotelin me thënien: “Lumturia varet tërësisht prej nesh”. Ky hap i madh, shkollimi i të rinjve prej provincave është vlerë e shtuar për veten, familjen dhe vendin, të cilit do t’i shërbejnë në vijim. Por, shumica e gjen veten në kryeqendrën e mundësive pa pasur një tërheqje nga vendi që braktisën dikur për shkollimin. Pak e mendojnë kthimin, e në rastin më të parë janë ata që nuk e “çanë dot ferrën në Tiranë”, për njëmijë e një arsye. Kështu, sipas një raporti të Ministrisë së Bujqësisë, të dhëna nga studime tregojnë se ka një rënie drastike të aftësive apo dijenxënies në sektorin e bujqësisë për shkak të emigrimit, mundësive të pakta që gjeneron ky sektor dhe mungesa e programeve të mirëfillta dhe trajnimin e të rinjve. Padyshim, që pak zgjedhin zanatin apo profesionin e trashëguar nga familja e të investojnë shkollimin aty, ku më


Dimër 2021

pas në një farë mënyre përfiton edhe komuniteti lokal. Në gjendjen aktuale të një vendi që përpëlitet në reforma kurrikulash mësimore dhe zelli i të rinjve për të bërë çmos për t’iu përshtatur tregut të egër të punës, duket qartë se përse këta të fundit e kanë të qartë joshen nga programe shkollimi që i shkon përshtat e i shërben vrullit të ekonomisë globale kryeqytetase. Fenomen ky i përhapur anëkënd globit. Pa pikën e dyshimit, asnjë e keqe nuk na vjen nga kjo, porse duhet menduar se si një ekonomi e brishtë si kjo e vendit tonë do e kishte të nevojshme edhe qasjen ndaj nevojave të komunitetit duke përthithur të rinjtë e shkolluar. Të paktën përthithjen e pak prej tyre që u larguan për shkollim.

Imazhi nga artbyelona

Duhet medoemos pak mund, vullnet politikash të mirëfillta që të arrihet që vetë lokaliteti apo bashkësia të përfitojë nga sakrificat prindërore për shkollimin e fëmijëve si dhe aftësia dhe vullneti i të rinjve për të marrë njohuri të thelluara, për t’u arsimuar e për të fituar zotësi profesionale. Asnjëherë nuk do të jetë vonë për një impakt pozitiv të arsimimit në komunitet, sepse është pikërsisht kjo fuqi e madhe që jep lirinë e të bërit ndryshime të mëdha. 21


Dimër 2021

P

ak vite më parë, një sipërmarrëse e suksesshme hodhi në treg një linjë këpucësh të bardha për nuse. Një strategji e përkryer marketingu bëri që këto këpucë elegante, punuar me mjeshtëri, të bënin bujë e zhurmë mediatike që në ditët e para të reklamimit të tyre. Të gjitha mbanin krenarisht nga një emër të një vajze të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilat të lumtura për dedikimin ndanë e shpërdanë fjalët më të mira e fotot më mbresëlënëse për të promovuar këtë produkt.

Imazhi nga Denis Muça

EPOKA E SIPËRMARRËSVE QË FUQIZOJNË

KOMUNITETIN 22

Pa më të voglin dyshim ato këpucë përrallore nuk do të zilepsnin aq shumë nëse shkrimi me varak në shollë nuk do të mbante emrin e një personazhi të njohur (histori e njohur e markës tashmë) apo t’u dedikohej, fjala bie, atyre që punuan për këto këpucë, si për shembull: atyre grave që ashtu heshturazi me punën e tyre, bënë të mundur që sipërmarrja e këtyre këpucëve të ishte e suksesshme. Por, padyshim, ndërlidhja njerëzore është ai dimension që duhet përqafuar edhe prej të famshmëve, sipërmarrësve të suksesshëm apo influencuesve të rëndësishëm në veprimtarinë e tyre: mesazhi i përcellë te masa. Kësisoj, në rutinën masmediatike të formatimit të personazheve ndjellëse apo influencuese, të këtyre ikonave moderne të adhurimit, te cilat shpalosin një jetë spektakolare, të cilën ke mundësi vetëm ta shohësh, ta klikosh, por që s’mund të jesh pjesë e saj dhe ku e gjithë bota vërtitet rreth


Dimër 2021

“reklamave”, pa shumë mend bie në sy shkëlqimi i rremë i skenarëve ku njëriu i zakonshëm, komuniteti dhe rastet frymëzuese prej po vetë atyre, janë të përjashtuara nga buja. E megjithatë, nuk ka absolutisht asgjë të keqe me suksesin e një sipërmarrjeje ku fokusi është vetvetja: rritja e zhvillimi i saj; as me përfitimet e dhjamura, fresku mediatik, PR-i i duhur e lidhjet që jo çdokujt i mundësojnë sukses. Ana tjetër e medaljes rrëfen për një tjetër qasje e mendësi për të bërë biznes. Janë pikërisht ata sipërmarrës, të cilët e shohin rritjen e veprimtarisë e suksesit të tyre bashkë me kontributin, ndryshimin e vlerën që mund të sjellin në jetën e banorëve të një komuniteti apo bashkësie njerëzish, përtej pritshmërive të së zakonshmes për një sipërmarrje. Por, me të drejtë në ditët e sotme kur flasim për ushtrimin e një profesioni që i shërben komunitetit, vrikthi na shkon mendja te mjekët, mësuesit, policët, artistët, të cilët në përmbushje të sakrificave profesinoale udhëhiqen nga virtyte të larta në mënyrë që masa e gjerë të përfitojë prej shërbimit të tyre. I njëjti përkufizim do të ishte i denjë edhe për një sipërmarrës komunitar, i cili zotëron mendësinë për të organizuar e investuar asetet financiare në interes të sipërmarrjes së tij duke pasur në mendje përfshirjen e komunitetit që ky i fundit të jetë përfitues nga kjo veprimtari. Këta sipërmarrës kanë vizionin e virtytësinë e shpirtit të sipërmarrësit

që përmes veprimtarisë së tij, konsideron nevojat e një komuniteti e sjelljen e një ndryshimi e përfitimi të dyanshëm. Janë pikërisht këta sipërmarrës, të cilët kanë prioritet t’i sjellin zhvillim komunitetit dhe të gjenerojnë të ardhura dhe vende pune, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë banorët e komunitetit janë përfitues gjithashtu. Nismë kjo që tejkalon në vokacion: kënaqësia e kthimit të profesionit në mision. Padyshim, që profesioni si term ndryshon kryekëput nga termi vokacion. Termi, që e ka burimin prej gjuhës latine, fjalës“vocare”, u përdor rishtas prej manastireve për të rekrutuar murgjit e rinj në rigjetjen e lumturisë, kuptimit të jetës dhe shpëtimit përgjatë përmbushjes së dytyrave hyjnore. Zhveshur nga nocioni fetar, sot ky term ka marrë një tjetër kuptim. Qasja me intuitë drejt lumturisë, është sakrifica vetjake për interes kolektiv përmes zhvillimit individual të aftësive dhe talentit në shërbim të një profesioni, i cili jep kënaqësi gjatë ushtrimit të tij. Henry Ford e nisi punën si sipërmarrës i automobilëve së bashku me pesëqind sipërmarrës të tjerë, ku pjesa më e madhe e tyre nuk arriti të gjeneronte asnjë kacidhe. Ajo çfarë e veçoi suksesin e tij nga të tjerët ishte aftësia dhe vizioni për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve të tij. Në një nga shprehjet më të famshme të tij, Ford shprehet kësisoj: “Nëse do të pyesja konsumatorët se ç’do të donin, ata do të përgjigjeshin se do të donin karroca kuajsh më të shpejta”.

Nëse të gjithë konkurrentët e tij nxituan të ndërtonin makina luksoze të shtrenjta, Ford u fokusua në ndërtimin e një automjeti ekonomik të aksesueshëm nga masa. E nuk është aspak e tepruar nëse jepet shembulli i sipërmarrësit Ford sa herë konsumohet tema për nje mundësi më të mirë për mirëqënie kolektive e cila vjen në konsumim të aseteve të një sipërmarrësi të tillë por që është mënyra e vetme për “tempullin e qëndrueshëm të lumturisë vetjake”. Nuk do të thotë aspak që një sipërmarrës komunitar të bëj çudinë e magjinë me shifra e arritje mbresëlënëse: mjafton një aftësia dhe investimi t’i shërbej pak tjerëve për të cilët nuk është menduar mjaftushmërisht më parë. Daniel Isenberg në librin e tij “E panevojshme, E pamundur, Budallëk, Si sipërmarrësit kontradiktorë krijojnë e përvetsojnë vlera të jashtëzakonshme” kërkon të na njoh me atë lloj sipërmarrësi që githnjë vozit kundër rrjedhës dhe merr rreziqe mbi ato vlera e asete ku boterisht tregu i nënvlerëson. Një sipërmarrës komunitar ia del të të jetë i tillë nëse arrin të jetë kurioz, në dyshim të herë pas hershëm të status quo, e krijon vlera për të cilat njerëzit kanë nevojë e që sjellin ndryshim për jetët e tyre. Janë pikërisht këta sipërmarrës që nuk e kanë fokusin aspak te vetja e arritjet e tyre por tek privilegji që ndiejnë për të kontribuar me dicka diku. Zor se dallohen mes turmës së madhe. Ndoshta nga bluza gri prej pambuku apo këpucët me ndonjë birë në majë. 23


Dimër 2021

ELINOR OSTROM:

8 Principet e Menaxhimit të Bashkësisë” – Principet e një komuniteti të suksesshëm nga nobelistja Ostrom

E

linor Ostrom, është një prej dy grave që është nderuar me çmimin “Nobel” për ekonominë. Ajo është një eksperte e politikave ekonomike dhe puna e saj u fokusua më së shumti në rolin e komunitetit për të ndikuar me zgjedhjet e tij në vendimet që merren prej qeverisë për të mirat dhe shërbimet publike drejtuar po komunitetit. Konkretisht, në mënyrë unanime, ekonomistët gjykojnë se burimet natyrore, të cilat përdoren nga komuniteti mund të mbishfrytëzohen prej tyre. Elinor Ostrom rrëzoi këtë përfundim duke provuar se bashkësi të vogla komunitare mund t’i menaxhojnë burimet natyrore si: kullotat, ujërat për peshkim dhe pyjet. Studimet e saj rezultuan se kur burimet natyrore shfrytëzohen bashkarisht nga përdoruesit e komunitetit, rregullimet ligjore janë të nevojshme për të caktuar se si këto burime të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme në term ekonomik dhe ekologjik.

imazhi nga Denis Muça 24


Dimër 2021

Ostrom gjykon se një komunitet duhet, doemos, të ketë të drejtën që të përfillet e përfshihet në vendimmarrjen lidhur me fatin e “pasurive të përbashkëta” përmes një platforme vetëqeverisjeje komunitare për t’iu përqasur kështu përjashtimit të të huajve nga vedimmarrja e shfrytëzimi i resurseve që i takon një komuniteti. Kështu shmanget “tragjedia e së përbashkëtës” për një komunitet. Kështu Elinor Ostrom propozon tetë parime themelore se si burimet natyrore mund të shfrytëzohen më së miri prej menaxhimit të komunitetit.

1. Burimet natyrore duhet të kenë kufi të qartë e të mirëpërcaktuar.

4. Pasuritë e përbashkëta duhen monitoruar.

7. Bashkësia komunitare ka të drejtën e organizimit.

Duhet përcaktuar qartë kush duhet t’i aksesojë këto burime dhe për çfarë. Në mungesë të kufijve, këto burime bëhen të pamenaxhueshme.

Pas bërjes me dije të rregullave që një komunitet duhet të ndjekë për shfrytëzimin e burimeve natyrore, komuniteti duhet të marrë masat se këto rregulla po zbatohen me përgjegjësi.

Është e pamundur të funksionojnë rregullimet ligjore prej komunitetit, nëse bashkësia komunitare nuk ka të drejtën e organizimit dhe mbledhjes.

2. Rregullimi ligjor duhet t’i përshtatet nevojave dhe rrethanave të vendit ku do të përdoren. E pamundur që një rregull të kënaqë të gjithë, porse janë të duhurat ato të cilat diktojnë nevojat e komunitetit dhe të mjedisit.

3. Pjesëmarrja në vendimmarje është themelore. Njerëzit janë më të prirur të ndjekin e zbatojnë rregullat kur dëgjohen para se të merret një vendim, i cili u prek interesat.

5. Saksione për abuzuesit e rregullave duhet të jenë të përshkallëzuara. Gjatë vëzhgimeve studimore, Ostrom kuptoi se ato komunitete që kishin sukses në vetëmenaxhimin e burimeve natyrore, para se të përjashtonin abuzuesit e rregullave nga përdorimi i burimeve natyrore i jepnin rëndësi aplikimit të paralajmërimeve, njoftimeve dhe ndërgjegjësimit.

8. Bashkësitë komunitare funksionojnë më mirë nëse arrijnë të “degëzohen” edhe me komunitete të tjera. Bashkëveprimi, ndarja e informacionit apo njohurive dhe sipërmarrjet për interesa të përbashkëta ndërkomunitare janë një shembull i mirë se si ndërveprimi sjell përfitime të jashtëzakonshme.

6. Zgjidhja e konflikteve duhet të jetë lehtësisht e aksesueshme. Nëse një çështje apo problem kërkon zgjidhje, e rëndësishme është të merren masa për zgjidhje të atëçastshme e në mënyrë informale, pa kosto të larta financiare. 25


Dimër 2021

KAPITALI SOCIAL DHE RËNDËSIA E TIJ PËR NJË KOMUNITET nga Nermin Aga

S

tudimet e fundit kanë treguar se indikatorët makro-ekonomikë nuk janë të mjaftueshëm për të matur mirëqenien e një vendi pa marrë parasysh edhe indikatorë të tjerë socialë si: balanca punë - jetë personale, lidhjet sociale, angazhimi në shoqërinë civile etj. Një nga elementet që ndikon në matjen e pulsit të mirëqenies së një shoqërie është edhe Kapitali Social, lidhjet midis individëve, rrjetet sociale dhe normat e bashkëveprimit të ndërsjellë, si dhe besueshmëria dhe reciprociteti që vijon prej tyre. Shumë studiues kanë prekur dhe ofruar kontributin e tyre në formulimin e konceptit të Kapitalit Social dhe përmendim këtu: Pierre

26

Bourdieu, James Coleman, Robert Putnam. Një kontribut të madh në këtë fushë studimore ka ofruar edhe Francis Fukuyama në vitin 1995 në librin e tij “Besimi”. Në këtë libër ai argumenton se baza për marrëdhëniet shoqërore në një komunitet, është besimi ndërpersonal. Pra, thënë me fjalë të thjeshta: sa besim kanë njerëzit te njëri-tjetri. Ai argumenton se në shoqëri me ekonomi të lulëzuara, njerëzit e kanë më të lehtë të shkëmbejnë, sepse kanë më shumë besim te njëri-tjetri. Besimi i ndërsjellë, rrit bashkëpunimin midis individëve. Konkretisht, Kapitali Social është një normë joformale, e cila promovon bashkëpunimin midis dy ose më

shumë individëve. Këto mund të jenë sjellje reciprociteti midis dy miqve (unë të jap një kafe, ti më jep një kafe), deri në forma më komplekse siç janë organizimet fetare, përmendim këtu Krishterimin apo Myslimanizmin. Shenja e reciprocitetit duhet të aktualizohet në veprime konkrete, pasi potencialisht ne mund të kemi marrëdhënie reciprociteti me shumë persona, ose me të gjithë, por vetëm ato që konkretizohen krijojnë miqtë tanë. Këto marrëdhënie duhet të çojnë në bashkëpunimin midis grupeve, ndaj dhe lidhen me virtyte tradicionale si: ndershmëria, mbajtja e premtimeve, besueshmëria dhe përgjegjshmëria në kryerjen e detyrave, reciprociteti.


Dimër 2021

imazhi nga Denis Muça

Për shembull: nëse një klan në një fshat, respekton dhe mbron të gjithë pjesëtarët e tij, por shfrytëzon të jashtmit, kjo nuk përbën Kapital Social për një shoqëri, pasi nuk është përmbushur elementi i bashkëveprimit midis grupeve. Por, përse ka rëndësi Kapitali Social në një shoqëri? Sipas studimeve (Fukuyama 2001, Kenworthy 1997), Kapitali Social ka rëndësi për një ekonomi moderne funksionale, për një demokraci të qëndrueshme dhe për mirëqenien e një shoqërie. Besimi, optimizmi, kënaqësia me jetën si dhe perceptimet për politikën dhe qeverinë, janë të gjitha dimensione të Kapitalit Social dhe faktorë që e ndikojnë atë. Disa nga

të mirat e tij janë: rritja e PBB-së, mirëfunksionimi i tregut të punës, nivelet e ulëta të krimit si dhe përmirësimi dhe rritja e efektivitetit të institucioneve qeveritare. Për më tepër, Kapitali Social është edhe një faktor që ndikon arsimimin, shëndetin publik, qeverisjen e komunitetit dhe lehtësimin e problemeve ekonomike. Po si matet Kapitali Social në një shoqëri? Një ndër studimet empirike më të famshme, që edhe e popullarizoi konceptin e Kapitalit Social gjerësisht në fushën e shkencave politike, ishte pikërisht studimi i Robert Putnam: “Making Democracy Work: Civic Traditions in Modern Italy”, të cilin mund ta

përkthejmë: “Të vësh Demokracinë në Punë: Traditat Shoqërore në Italinë Moderne”. Në këtë studim, Putnam dhe ekipi i tij, nëpërmjet anketave, intervistave dhe matjeve të politikave të ndryshme të qeverisjes rajonale, vunë re se në Italinë Veriore, ku njerëzit ishin më aktivë në klube sporti, aktivitete letrare, shërbime etj., qeveritë rajonale ishin më eficente dhe më kreative me politikat dhe iniciativat e tyre; ndryshe nga Italia Jugore, ku përfshirja qytetare ishte shumë e ulët dhe qeverisjet lokale ishin joefektive dhe të korruptuara. Një analogji e tillë mund të përdoret edhe për të parë Kapitalin Social në Shqipëri, krahasuar me rajonin dhe Europën, duke krahasuar kështu 27


Dimër 2021

krahina të ndryshme apo dallimet midis vendeve rurale dhe urbane brenda Shqipërisë. Një studim që mund të përdoret për këtë tematikë është “European Values Survey”, EVS, (Anketa e Vlerave Europiane), e cila ka nisur qysh në vitin 1981 në Europë dhe përfshin indikatorë që janë hartuar konkretisht për matjen e Kapitalit Social. Fatmirësisht, edhe Shqipëria ka marrë pjesë në disa valë të këtij studimi përfshirë edhe valën e fundit në vitin 2017. Një shikim në të dhënat e kësaj ankete, na tregon se një nga indikatorët e rëndësishëm të Kapitalit Social, besimi, tregon se shqiptarët kanë shumë pak besim te njërit-tjetri. 97% e shqiptarëve (më shumë se 9 nga 10 persona) mendojnë se duhet pasur kujdes kujt i beson dhe vetëm 3% e tyre mendojnë se mund t’i besohet shumicës së njerëzve. Në krahasim me mesataren europiane, ku 6 nga 10 persona mendojnë se duhet pasur shumë kujdes kujt i beson dhe 4 nga 10 mendojnë se mund t’i besohet shumicës së njerëzve; vendi ynë qëndron në vendin e parë në 28

Europë me besimin më të ulët ose thënë ndryshe, në vendin e fundit përsa i përket besueshmërisë që kanë njerëzit te njëri-tjetri. Nëse shikojmë vendet e Europës individualisht, ajo që vihet re është që sa më i zhvilluar të jetë vendi, aq më i lartë është besimi që kanë njerëzit te njëri-tjetri. Për shembull: në vende si Danimarka, Suedia apo Norvegjia mbi 60% e njerëzve mendojnë se “mund t’i besohet shumicës së njerëzve”. Ky rezultat empirik mbështet literaturën e Kapitalit Social, e cila hamendëson që sa më i lartë të jetë niveli i besueshmërisë në shoqëri, aq më e lartë është mirëqenia e shoqërisë dhe e ekonomisë së atij vendi. Gjithashtu, vetëm 3% e shqiptarëve deklarojnë se i përkasin grupeve të aktiviteteve kulturore, dhe 97% e tyre deklarojnë se nuk i përkasin asnjë grupi me akitivitet kulturor. Edhe mesatarja europiane është e ulët, pasi 11% e personave të intervistuar deklarojnë se i përkasin një grupi kulturor; gjithsesi kjo mesatare mbetet më e lartë se ajo e Shqipërisë.

Gjithashtu, edhe për këtë indikator, shtetet si Danimarka e Norvegjia bien në sy si shtete me mesatare më të larta se mesatarja europiane përsa i përket anëtarësimit në grupe me aktivitet kulturor. Ky ushtrim i thjeshtë mund të kryhet për indikatorë të tjerë pjesëmarrës në aktivitete sociale, anëtarësimin nëpër shoqata, pjesëmarrjen në komunitetin lokal etj. dhe mund të shikojmë kështu një tablo më të gjerë të kapitalit social në Shqipëri. E ndërkohë që studimet e mirëfillta i përkasin studiuesve të politikave sociale dhe qeverisjes lokale, duke parë të dhënat studimore dhe duke pasur ndërmend studimin e Putnam, pyetja që më vjen natyrshëm është: “Cili vjen i pari: angazhimi i komunitetit në aktivitete sociale, grupe letrare, sporte etj., apo qeverisja e mirë lokale dhe efektive?” Në nivel individual, ne mund ta nisim nga vetja: duke u angazhuar në grupe e klube, e duke bërë këtë angazhim do të jemi edhe më të fortë e në pozitë për të kërkuar një qeverisje efektive dhe kreative.


Dimër 2021

imazhi nga Denis Muça

FËMIJËT PAS KANGJELLAVE TË DRITARES

F

ëmijët që nuk luajnë përjashta më si dikur është një tregues sesi realiteti i ri i qyteteve po formon një lloj kulture tjetër të mirëqënies së fëmijëve. “5 minutes crafts” në You Tube, dhjetra aplikacione të shkarkuara në cellular, lojrat kompjuterike dhe sy fiksuar në ekranet për orë të tëra janë veçse një pjesë e “përvojave avetureske” të vegjëlve të epokës moderne. Frika nga të huajt, rrëmbimet apo frika nga makinat dhe ambjentet e papërshtatshme ka bërë që fëmijët t’i harrojnë lojrat e shpenguara përjashta. Në 30 vitet e fundit, distanca që fëmijët mund të luajnë larg shtëpisë është zvogëluar gati 90%. Frika nga rreziqet e mundshme ka rritur ankthin ndjeshëm tek prindërit të cilët edhe pse dëshirojnë që fëmijët

të kenë një fëmijëri më të çlirë e fëminore, sërish zgjedhin të mos i lënë vetë jashtë fëmijët. Madje fëmijët e sotëm e kanë të pamundur të zbulojnë e të luajnë të shpenguar në natyrë, në lagje me orë të tëra jashtë. Moskokëçarja për plagët e lehta të lojës, buka në dorë, lodhja rakapitëse e lojës dhe ndjesia e e papërshkruar lirisë do të mbëtën nocione të së shkuarës. Shpesh harrohet prej ne prindërve se dedikimi i plotë të mirërritjes së vogëlushve e ka sekretin tek ndikimi që ka natyra drejtëpërdrejtë mirëqënies emocionale dhe fizike të tyre. Në lagjet e dikurshme përveç lojrave dhe aventurave fëminore rreth e qark lagjes, fëmiët rriteshin me ndjesinë e të qenit i dobishëm dhe të inkurajuar për të lidhje të forta me lagje a

komunitetin. Do de të blinin pako gjëra te ushqimorja e lagjes jo vetëm për familjen por edhe komshinjtë e moshuar. Do duhej të lyenin me gëlqere pemët, a të pastronin pallatin aneqosh pa mbikqyrjen e të riturve. Të ngarkonin drutë e dimrit për gjithë familjet e pallatit, e me radhë punë të tjera që mun t’i kryenin fëmijët e mëhallës. Por sot gjërat kanë ndryshuar katërcipërisht. Rrallë shumë rrallë, veçse në ndonjë qytezë apo ende në fshatra fëmijët gëzojnë lirënë e të qënit ‘fëmijë të shpenguar’ pa protokolle daljesh me shoqërim apo me arsye të veçantë. Thjeshtë të dalësh e të bësh gjëra fëmijësh. Për aq kohë sa sheshet e pallateve, mëhallave t’u mungojnë brohoritjet e fëmijëve a thua i kemi bërë palë e një jete të mërzitshme të rriturish edhe vogëlushët tanë(?) 29


Dimër 2021

“Teksa jam duke krijuar. Asokohe jam vetvetja”. –Rainer Maria Rilke

30


Dimër 2021

KRIJIMTARI ARTI I FILIGRANIT OSE LAVDIA E NJË TRADITE QË NUK ZBEHET KURRË! Fjolla Spanca

K

ushdo që zbarkon në Kosovë dhe mëton me njoftë pak por më nga afër historinë, traditën, zakonet dhe kulturën e këtij vendi doemos ka me e vizitu Prizrenin – qytetin e kalldrëmeve me kujtime të derdhura ndër stinë! Qytetin me plot xhamia e kisha të bukura fort; qytetin me lum e me shpate magjepsëse, me sofër të bekuar e ujë të kulluar! Prizreni apo djepi i qytetërimeve të puquna në Harmoni është folezë shpirtnore për etnitë e shumta që frymojnë në paqe. Qyshkur, qendër e njohur edhe për begatitë e pafundme të tregtisë e zejtarisë. Sot e asaj dite, brezat akoma e mbajnë nëpër mend se si njerëzit niseshin që pa gdhirë mirë me “tren për Perzeren” se zaten vetëm aty mund të bëje pazare për çdo sebep që trokiste ke portë e konakut! Argjendarët e Prizrenit Mendohet se diku rreth shekullit të 15-të në Kosovë nxë rrënjë puna me argjend. Pastaj, punimet e dorës me argjend të pastër që shoqëroheshin me gurë të ndryshëm natyralë apo fije floriri kulmin e zhvillimit e arritën mes shekujve XVIII-XIX kur argjendi përdorej jo vetëm si stoli trupi por edhe për zbukurimin e ornamenteve

ose objekteve të tjera me vlerë. Të dhënat dëftojnë se Prizreni do ketë qenë kryeqendër anise në këtë zeje të fisme nuk mbeteshin mbrapa as Peja, Gjakova e Prishtina. Familjet që s’pari e fillun artin e përpunimit të argjendit apo siç njihet gjerësisht filigranin, e trashëgonin me hire e kujdes këtë pasuri prej babait tek djali. Biles, sipas një artikulli të botuar nga BIRN Prishtina, në vitet e ’80-ta kur tregtia e filigranit lulëzoi goxha, Prizreni numronte diku rreth 150-200 artizanë. Siç u përmend, Zanati i filigranit trashëgohej ndër breza ndërkaq puna e mjeshtrit dhe përkushtimi i shegertit a çirakut gjerësisht dhanë fryte përmes përsosjes së teknikave, stilit dhe motiveve goxha unike. Nga ana tjetër, meqë gjatë atyre viteve në Kosovë gjendej kollaj argjendi i papërpunuar në minierën e Trepçës dhe atë të Novobërdës, proceset e punës zhvilloheshin normalisht, madje tregti e konsiderueshme thuhet se bëhej sidomos me Kroacinë. Fatkeqësisht lufta i sosi shumë kapituj ëndrrash e shprese. Sikurse ikën njerëzit ashtu u tretën edhe mirësitë e së shkuarës dhe u tëhuajsua vlera e artit të filigranit, anise në qoshe të vockla, sot janë

akoma ca familje që përpiqen ta mbajnë gjallë artin me ojna xhani! Arti i filigranit në një familje prizerenase Shenolli vjen prej nji familjeje me traditë në zanatin e filigranit. Ai tregon se babai i tij, Abdylhadi Berisha ishte i pari që qe marrë me këtë punëdore, pasi kish kryer shkollimin e mesëm për filigran në shkollën e zanateve “Briova” në Prizren. Kjo shkollë sot njihet si “Enti për punësim” ndërsa Shenolli dhe i ati bashkë me dy punëtor të tjerë, vazhdojnë aktivitetin aty. Dikur babai i Shenollit punonte në shtëpi, ndaj për shegertin e vogël ishte e kollajshme “vjedhja e zanatit” Ai i kujton me mall orët e stërgjata që kalonte në punëtori duke e vëzhguar të gjithë procesin e përpunimit të argjendit. “Ndonjëherë babi më ofronte veglat dhe copëza argjendi e unë bëja sikur po punoja me to! Që atëherë e kam dashtë artin në përgjithësi! Sidomos vizatimin e dorës e kisha dobësi meqë më vinte natyrshëm. Biles, përpiqesha t’i jepja forma në argjend çdo gjëje që syri ma rrokte e më dukej si shumë e çmuar. Por atyre viteve kundroja prej 31


Dimër 2021

larg. Babi ishte me fat sepse punën profesionale e realizonte bashkë me Nevruz Dajqin, mjeshtrin e mirënjohur në tërë Prizrenin.” Para se Shenolli të përkushtohej seriozisht në zanatin jo krejt të ri, ai ka studjuar për psikologji – një pasion tjetër ky që i ndihmuar t’i gjejë balancat brenda vetës. I dhënë pas artit, fotografisë, librave e psikologjisë, ai tregon se qetësia shpirtërore është çelësi më i shtrenjtë i harmonisë së përbotme. “Unë lidhjen me psikologjinë e kam gjetur në filigran sepse aty jam i relaksuar, i qetë dhe punoj me dëshirë të pafundme.” Puna e dorës me argjend të pastër 925 për Shenollin lehtësohet prej veglave (apo haleteve siç u thonë në Prizren) si pinca, gërshërët, etj. Ndërsa ai rrëfen se gjithnjë mundohet që të tjerëve t’ju tregoj se njeriu e gjen vetën vetëm brenda një pune të kryer me pasion e dëshirë; kësisoj edhe suksesi e qetësia psikologjike dhe emocionale janë hapat e parë të lumturisë në punë. “Profesion do të thotë të bësh atë që ti di dhe do, e jo atë që të 32

imponohet!” Në fund, Shenolli tregon se aktualisht po punon me aksesorë grash si unaza, qafore, dorëzore, vathë, kollan (gjordan argjendi), varg për monedha floriri apo argjendi, etj. Krahas këtyre, ai mundohet të sjellë më afër klientëve edhe të tjera punime artistike. … ka akoma shumë për të thënë e për të shkruar rreth këtij arti sa të bukur po aq të magjishëm! Por le të jetë kjo një përpjekje modeste për t’i gjurmuar e njohur në vazhdimësi familjet e nderuara që nuk i kanë thyer tahmaja e lakmia! Familja Berisha dhe të gjitha familjet e tjera që punojnë filigranin në Prizren e në shumë qytete të tjera na falin shpresën se e Bukura dhe e Mira kanë për të jetu edhe ca ma gjatë këtyrë anëve! Kushdo që zbarkon në Kosovë dhe mëton me njoftë pak por më nga afër historinë, traditën, zakonet dhe kulturën e këtij vendi doemos ka me e vizitu Prizrenin – qytetin e kalldrëmeve me kujtime të derdhura ndër stinë! Qytetin me plot xhamia e kisha të bukura fort; qytetin me lum e me shpate magjepsëse, me sofër të bekuar e ujë të kulluar!

Prizreni apo djep i qytetërimeve të puquna në Harmoni është folezë shpirtnore për etnitë e shumta që frymojnë në paqe. Qyshkur, qendër e njohur edhe për begatitë e pafundme të tregtisë e zejtarisë. Sot e asaj dite, brezat akoma e mbajnë nëpër mend se si njerëzit niseshin që pa gdhirë mirë, me “tren për Perezren” se zaten vetëm aty mund të bëje pazare për 3do sebep që trokiste ke portë e konakut! Argjendarët e Prizrenit Mendohet se diku rreth shekullit të 15-të në Kosovë niset puna me argjend. Pastaj, punimet e dorës me argjend të pastër që shoqëroheshin me gurë të ndryshëm natyralë apo fije floriri kulmin e zhvillimit e arritën mes shekujve VIII-XIX kur argjendi përdorej jo vetëm si stoli trupi por edhe për zbukurime oranamentesh a objektesh të tjera me vlerë. Të dhënat dëftojnë se Prizreni do ketë qenë kryeqendër anise në këtë zeje të fisme nuk mbeteshin mbrapa as Peja, Gjakova e Prishtina. Familjet që s’pari e fillun artin e përpunimit të argjendit apo siç njihet gjerësisht filigranin, e trashëgonin me hire e kujdes këtë


Dimër 2021

pasuri prej babait tek djali. Sipas një artikulli të botuar nga BIRN Prishtina, në vitet 1980 kur tregtia e filigranit lulëzoi goxha, Prizreni numronte diku rreth 150200 artizanë. Zanati i filigranit trashëgohej ndër breza ndërkaq puna e mjeshtrit dhe përkushtimi i shegertit a çirakut gjerësisht u shpalosën përmes përsosjes së teknikave, stilit dhe motiveve goxha unike. Nga ana tjetër, meqë gjatë atyre viteve në Kosovë gjendej kollaj argjendi i papërpunuar në minierën e Trep3ës dhe atë të Novobërdës, proceset e punës zhvilloheshin normalisht, madje tregti e konsiderueshme thuhet se bëhej sidomos me Kroacinë. Fatkeqësisht lufta i sosi shumë kapituj ëndrrash e shprese. Sikurse ikën njerëzit ashtu u tretën edhe mirësitë e së shkuarës dhe u tëhuajsua vlera e artit të filigranit, anise në qoshe të vockla, janë akoma ca familje që përpiqen ta mbajnë gjallë artin me ojna! Shenolli vjen prej nji familjeje të përkushtuar në punën e filigranit.

Ai tregon se babai i tij, Abdylhadi Berisha ishte i pari që qe marrë me këtë zanat, pasi kish kryer shkollimin e mesëm për filigran në shkollën e zanateve “Briova” në Prizren. Kjo shkollë sot njihet si enti për punësim ndërsa Shenolli dhe i ati bashkë me dy punëtor të tjerë, vazhdojnë aktivitetin aty. Dikur babai i Shenollit punonte në shtëpi, ndaj për shegertin e vogël ishte e kollajshme “vjedhja e zanatit” Ai madje i kujton me mall orët e stërgjata që kalonte në puntori duke e vëzhguar të gjithë procesin e punës. “Ndonjëherë babi më ofronte veglat dhe copëza argjendi e unë bëja sikur po punoja me to! Që atëherë e kam dashtë artin në përgjithësi! Sidomos vizatimin e dorës e kisha dobësi meqë më vinte natyrshëm. Biles, përpiqesha t’i jepja forma në argjend çdo gjëje që syri ma rrokte e më dukej si shumë e çmuar. Por atyre viteve kundroja prej larg. Babi ishte me fat sepse punën profesionale e realizonte bashkë me Nevruz Dajqin, mjeshtrin fort të njohur në Prizren.” Para se Shenolli të përkushtohej seriozisht në zanatin jo krejt të ri, ai ka studjuar për psikologji – një

pasion tjetër ky që i ndihmuar t’i gjejë balancat brenda vetës. I dhënë pas artit, fotografisë, librave e psikologjisë, ai tregon se qetësia shpirtrore është çelësi më i shtrenjtë i harmonisë së përbotme. “Unë lidhjen me psikologjinë e kam gjetur në filigran sepse aty jam i relaksuar, i qetë dhe punoj me dëshirë të pafundme.” Puna e dorës me argjend të pastër 925 për Shenollin lehtësohet prej veglave (apo haleteve siç u thonë në Prizren) si pinca, gërshërët, etj. Ndërsa vet ai përmend se gjithnjë mundohet të tjerëve t’ju tregoj se njeriu e gjen vetën vetëm brenda një punë të kryer me pasion e dëshirë, kësisoj edhe suksesi e qetësia psikologjike e emocionale janë hapat e parë të lumturisë në punë. “Profesion do të thotë të bësh atë që ti di dhe do, e jo atë që të imponohet.” Në fund, Shenolli tregon se aktualisht po punon me aksesorë grash si unaza, qafore, dorëzore, vathë, kollan (gjordan argjendi), varg për monedha floriri apo argjendi, etj. krahas këtyre, ai mundohet të sjellë më afër klientëve edhe të tjera punime artistike. 33


Dimër 2021

DHÉ BY K GRANITA Fjolla Spanca

ujt i bie rruga kah Prishtina, doemos ka me u mahnitë prej punimeve nga argjila. Granita Grezda, Lila, është artistja që prej kohësh frymëzon pareshtur qytetarët vendalinj dhe vizitorët e të gjitha anëve. Arti i dorës së Granitës tashmë i ka kaluar kufijtë e një vendi të vockël duke dëftu me za të naltë se E bukura është andrra që e paqton njerëzimin, kurse Tradita, një nënkresë që përkund me fisnikëri të shkuarën dhe të tashmen.

Granita, si i ka lëshuar rrënjët dashuria për pikturën te ty? Dëshira për artin apo konkretisht për vizatimin ka filluar qysh në klasën e parë. Më saktë, mu atëherë kur mësuesi u befasua me një vizatim që kisha bërë, punim të cilin më pas e vendosi në vitrinën e artit të shkollës. Me kohë, duke u rritur ajo dëshirë, lëshoi rrënjë në mua duke më shtyrë që t’i futesha studimeve në Akademinë e Arteve, në degën e Pikturës. Po udhëtimi yt me “argjilën” si nisi? Me argjilën filloi krejt rastësisht. Sapo kisha lindur vajzën. Qëndroja në shtëpi me të dhe thjesht doja diçka

34

ndryshe që ta “mbysja ose mbushja” kohën. Pra, të provoja diçka të re. Argjila ishte diçka komplet e panjohur për mua. Duke punuar ngadalë, nisa ta dashuroja dhe të mos pushoja së krijuari mbi të. Nga se frymëzohesh më së shumti? Në fillim, sigurisht që frymëzohesha nga interneti dhe bëja “turli” provash. Pastaj, me kalimin e kohës fillova ta kuptoj vetën dhe të krijoja stilin tim duke u frymëzuar nga tradita dhe arkitektura, të cilën e kam dashur po ashtu si profesion. Si i përshtate motivet tradicionale me rrymimet bashkëkohore? Përshtatja e motiveve me rrymën bashkëkohore realizohet natyrshëm. Thjeshtësisht, duke i kombinuar motivet me format gjeometrike dhe duke mos i ngarkuar shumë me ngjyra; çfarë i bën punimet të përshtatshme për secilin ambient. Çfarë i karakterizon pjatat e Granitës? Karakteristikë thelbësore është stili që kam krijuar ndër vite. Pastaj, unë çdo punë e bëj me shumë përkushtim


Dimër 2021

dhe pasion. Mendoj se përkushtimi im reflektohet mbi to. A mund të ndash pak detaje mbi metodën e punës? Së pari, i falim formën pjatës apo dekorit prej argjile. Mbasi të jetë tharë, pastrohet me letër zumparaje (zmerile – grithëse) për t’i rrafshuar ato pjesë që duam të jenë më të limuara. Pastaj, bëhet dizajni me ngjyra dhe në fund, lyhet me glazur apo shkëlqim, i cili e mbron ngjyrën dhe pjatën. Ç’raport ka argjila me tokën dhe natyrën? Argjila, duke qenë material që vjen direkt nga toka, është jo vetëm e pëlqyeshme dhe e fisme, por edhe krejt e padëmshme kur punohet me të. Ndër vite a të duket sikur shoqëria jonë ka filluar ta kërkojë punën e dorës? Shoqëria ka fillu me e çmu punën e dorës, anipse jo mjaftueshëm. Mendoj se duhet më shumë kohë dhe vetëdije për ta kuptuar vlerën dhe peshën e madhe që ka zanati! Si përshtaten punimet e tua me shijet e klientëve? Klientët janë miqtë e zanatit tonë! Madje është kënaqësi kur e kupton se puna jote bëhet ura lidhëse ndërmjet njerëzve. Zakonisht, përpiqem që klientëve t’u jap rekomandime të vyera, p.sh. kur një vendas kërkon dhuratë për ta çuar në një vend të huaj, ide e mirë është një pjatë me motive tradicionale me anë të së cilës shpalosen vlerat e vendit; ndërsa në rastet kur klientët janë prej vendeve joshqipfolëse përpiqem që t’u jap me vete një pjesë kulture, kujtim prej Kosovës. Po ashtu janë edhe dekoret e personalizuara gjatë ndërrimit të moteve, të cilat nuk mungojnë asnjë vit në “Dhé”. 35


Dimër 2021

… TË XIXËLLOSH PUNËN ME MENDJE, ME DUAR DHE ME ZEMËR! R Fjolla Spanca

udina Avdijaj Caca është një prej atyre grave me mirësi të admirueshme. Kur flasim dhe e pyes me kërshëri për dhuntitë që janë gatuar me ojna mbi zemrën e saj, Rudina syqeshur më tregon se përkushtimi dhe njerëzorja e mbjellë me shumë kujdes e finesë në mendjen dhe frymën e saj janë dhuratë e bekuar prej familjes. Thuajse njësoj, sikurse zanati i punës së dorës, kjo zeje e artë që ndër breza ka përcjellë pasuritë e pamatme, fatkeqësisht është pak e çmueshme nga anët tona. Siç mund të kuptohet, Rudina, punën e dorës e ka trashëguar nga nëna, dy gjyshet e saj të dashura, halla dhe tezet, të cilat dikur kanë pas punuar shumë, anipse sot vetëm nëna dhe gjyshja e Rudinës punojnë “çikërrima” për vajzat e shtëpisë.

Gjyshja Hylë, Nana Zylë edhe ti Rudinë! Tri gra me hanë në ballë! Si puqen brezat te ju? Fillimisht, të faleminderit për komplimentin. Meqë po na quan “gra me hanë në ballë”, atëherë po të them se gjyshja dhe nana po shpresojnë që kjo hana ime të ndriçojë ca më 36


Dimër 2021

Mendoj se çdo gjë është e lidhur më fëmijërinë. Unë jam rritur në kohën kur çdo shishe rikthehej në kompani për t’u ripërdorur. Pastaj si e rritur në fshat, kontakti dhe dashuria për natyrën kanë qenë të pashmangshme. Nga prindërit e nanës kam shumë kujtime. Mbaj mend se si ata kujdeseshin deri në imtësi për frutat, të mbjellat e të korrat! Dy fjalë për iniciativën “Child mood”? Iniciativën e mora pasi u bëra pjesë e një tjetër iniciative të ngjashme që organizohej nga Pezana Rexha (arkitekte). Për momentin kemi ndaluar së punuari për shkak të pandemisë, por po shpresoj që sa të kalojë kjo situatë e pakëndshme do të rikthehemi. E kam ëndërr të realizoj diçka të vyer!

shumë, ta lartësojë dritën aq sa t’iu vjedhë edhe shkëlqimin yjeve, sepse dikur puna e tyre nuk është vlerësuar sa duhet, sidomos në kohën e nanës, meqë aso vitesh anipse të gjitha gratë punonin e përpiqeshin, puna nuk kishte shumë vlerë. Ndoshta, prandaj nana asnjëherë nuk ka pasur qejf që unë të bëj punëdore. Kjo histori ka vazhduar derisa ajo e dëftoi se e kisha marrë me seriozitet zanatin e zonjave të shtëpisë … tani po, kam mbështetjen e saj, por edhe kritikën më të madhe. Nana është detajiste dhe do që çdo gjë të jetë e punuar me delikatesë deri në përsosmëri.

Ç’të mirë të ka falur jeta mes Tiranës dhe Prishtinës? Jeta mes Tiranës dhe Prishtinës është pjësa më e rëndësishme e qenies sime! Jeta këtu më fali tre fëmijë dhe më dhuroi një familje të dytë, të cilët më duan, më respektojnë dhe më mbështesin shumë në çdo punë a projekt, sidomos vjehrra ime e dashur. Ndjeshmëria e theksuar ndaj Tokës dhe Natyrës lexohet kollajshëm në punën tënde. Si çelet udha e kësaj Dashurie?

Po projekti “Lulet e Karantinës” si lindi? Unë kam shumë energji kur bëhet fjalë për punë! Gjatë karantinës ama e kisha thuajse të pamundur të punoja, sepse sapo kisha lindur dhe vendosa të qëndroja afër fëmijëve. Ndërkohë, po vrisja mendjen se çfarë mund të bëja … dhe duke u vënë në pozitën e gazetareve që dilnin në TV për të na informuar apo për të na mbajtur në humor të mirë; duke ndjekur gratë që përmes rrjeteve sociale përpiqeshin të dhuronin më të çmuarën e tyre, mendova me vete: “ç’më kushton mua nga një dedikim për secilën?!”. Në fakt, më vjen shumë keq kur kujtoj se kam lënë edhe gra të tjera pa i përmendur, por nuk ishte aq e lehtë të gjeje secilin emër. Me ç’materiale ke punuar përgjatë asaj periudhe? Jo vetëm gjatë karantinës, por gjithmonë unë ricikloj ose ripërdor materiale. Në fakt, pandemia e shpalosi sheshit rëndësinë e riciklimit! Është interesante, sepse qysh para 37


Dimër 2021

karantinës unë e kisha ideuar një projekt që do ta quaja “TERRA” dhe që do të përmbante aksesorë të punuar me tapa (kapak) të shisheve të ujit. Sigurisht, situata ma pamundësoi realizimin… sakaq u detyrova të vazhdoja vetëm me “Lulet e Karantinës”. Cili mund të ketë qenë një nga mësimet më të vyera të karantinës? Karantina na e ka mësuar me kosto jo pak të larta rëndësinë e njëri – tjetrit dhe rëndësinë e Tokës, ambientit e të hapësirës ku jetojmë. Unë sikur e ndjeva furtunën, mbase ndjeshmëria më nxiti për ta ideuar projektin me në qendër mbrojtjen e natyrës. 38

Gjithashtu kisha planifikuar të mos punoja, t’i përkushtohesha fëmijëve dhe vetëm të bëja aksesorë për qejf. E gjithë kjo, pa e ditur se pikërisht këto ide a plane do të bëheshin shpejt; ishin mësimi më i vyer i jetës, jo vetëm për mua, por për shumicën.

kryesisht në Kosovë. Ndërsa për riciklim tashmë familjarët dhe miqtë e mi e dinë që unë mbledh materiale të ndryshme, ndaj tregojnë fort kujdes duke i mbledhur e duke m’i dhuruar. Ndaj u jam shumë mirënjohëse të gjithëve!

Cilat janë teknikat dhe materialet me të cilat punon vazhdimisht? Sa e vështirë është për t’i gjetur ato?! Sot asgjë nuk është e vështirë, mendoj unë. Përditë e më shumë ne po digjitalizohemi, andaj të paktën ta shfrytëzojmë këtë proces në të mire. Domethënë, kur punoj me rruaza dhe tel, aksesorët e nevojshëm i porosit përmes internetit jashtë Tiranës,

____ P.S. Biseda me Rudinën nuk do mbaronte as këtu e as aty. Ne mund të flisnim akoma e të tregonim shumë histori, por në të tilla kohë artizanët kanë nevojë për ndihmën tonë. Andaj, ju mund ta gjeni Rudinën në të gjitha platformat elektronike, mund t’i shkruani e të porositni aksesorët e punuar nga zemra e dëlirë e një nëne që fal mirësi të pasosur.


Dimër 2021

DASHNIJA ËSHTË ÇELËSI PËR TEK PËRSOSUNIA Fjolla Spanca

K

ur kalon portën e madhe prej druni tek Kalaja e Toptanëve mu në zemër të Tiranës, të duket sikur po futesh në një botë imcake që matanë rrëmujës, dalldisjes urbane e pluhurit të harresës – mu kjo kala ka mbijetu si për t’i tregu shoqërisë se kryeqyteti i shqiptarëve ndën mote është mbrujtur me traditë e kulturë të sojshme, anise sot pak fare kujtime kanë mbetur. Fill të sëmbon një ndjenjë mes fajit e mallit teksa përpiqesh me e njoftë më në xhan të shkuarën dhe të tashmen! Madje, derisa eci tanë kërshëri e habi, si pa dashje gjej vetën para studiosë së porcelanit, SEFERI.

shquar arti! Unë, nuk durohem pa e grish një fije urtninë dhe dituninë e tyre. Ndaj, i pyes: Eda, ku i ka rrënjët pasioni yt për të bukurën dhe artin? Fëmijëria eshte fillesa. Ambienti dhe njerëzit që janë pjesë e jetës, rrethi shoqëror i prindërve. Të gjitha këto elementë kurojnë estetikën, të bukurën në mënyrë naturale e pa sforco.

Si fillon udhëtimi i familjes Seferi në botën e artit, në zbukurimin e porcelanit dhe jo vetëm? Im atë eshte kryefjala (qesh). Në vitin 1968 ishte në kërkim të një pasioni, ideje për të aplikuar fotografinë në porcelan dhe në tekstil. Formimi i tij e ka pikënisjen në liceun artistik «Jordan Misja». Rreth moshës 25-vjeçare u formua si fotograf dhe pati eksperiencën e parë te punës në Kinostudion «Shqipëria

Çel – mshel sytë, mua më duket gati si ëndërr! Një botë çuditërisht e vërtetë dhe e dashurueshme deri në placë! Biles, akoma pa e marrë vetën mirë, një djalë i vockël por tepër i sjellshëm më përshëndet me përunjësi të admirueshme – mirësi kjo e papërfillshme për jetën kaotike të Tiranës. Mbas tij, buzëqeshje djellore më falin edhe të zotët e asaj shtëpizë nur-shumë! Janë Eda dhe Gerti. Dy njerëz të rrallë e dashuronjës të 39


Dimër 2021

e re» në fabrikën e porcelanit, në shtypshkronjën «Mihal Duri» dhe më pas në Dekorin e Tiranës. Gjithë kjo përvojë e ndihmoi për të realizuar ëndrrën e tij «Foto Porcelani» Kujtoj me nostalgji që në repartin e Foto Porcelan-it ishte një qoshk i paqtë ku babi herë pas here dekoronte me pasion pjata me ngjyra të ngrohta e realiste. Ndër vite ky pasion mbështetej nga njohuritë e mamit e cila punonte në Bibliotekën Kombëtare dhe sillte në shtëpi albume e katalogë. Informacione te cilat ishim me fat ti shikonim në ato vite. A kuptohen kollajshëm brezat brenda familjes tuaj? Brezat… kemi shumë debate, konstruktive sigurisht. Më parë, debate kisha unë dhe motra ime Ada kundrejt tim ati. Tanimë unë kam kaluar në anën e tij dhe këshillojmë Martinin, tim bir. Ish student i liceut artistik 40

«Jordan Misja» dhe tani student në universitet për art design. Ai është sot artisti kryesor i studios tonë. Cilat janë pikëtakimet mes jush dhe artistëve të rinj që po dalin nga sofra juaj? Duhet të jem e sinqertë, unë nuk jam artiste e mirëfilltë. Jam diplomuar për gjuhë e letërsi shqipe, pasion që fle diku tek unë. Prandaj dhe ne kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojmë me shumë artistë të ndryshëm. Ka ndodhur shpesh që artistët kanë ardhur për të hedhur punët e tyre në porcelan dhe krejt natyrshëm kemi gjetur pikëtakimet tona. Sigurisht duke i mbetur besnik kulturës, traditës dhe vlerave që ne përcjellim ne sofrën tonë. Prekja jote mbi porcelain shkon përtej çdo fjale. Pra, ju sikur derdhni shpirt tek 4do punim … nga ku burojnë frymëzimi, vullneti e përkushtimi?

Shumë faktorë frymëzimi u përmendën pak më lartë (familja, studimet, ambienti), por unë personalisht frymëzohem nga bukuritë e natyrës, traditat dhe zakonet e vendit tonë. Shqipëria po fiton emër nëpër botë dhe çdo vit ne presim vizitorë kureshtarë, kam dëshirë t’i tregoj gjithsecilit prej tyre ata anë që nuk njihen nga Shqipëria jonë e bukur. Vjen një moment kur i bën bashkë të gjitha: frymëzimin, vullnetin, përkushtimin dhe pasionin që të gjithë ata që vijnë tek studio jonë të largohen me nje copëz vlere dhe tradite. Ndaj dhe ne punojmë me gjithë shpirt çdo objekt porcelani që sjellim tek publiku ynë. Si realizohet pjesa ma e madhe e punës tuaj? Sa kohë do? Teknikat? Çdo punë e jona kalon në disa etapa; konceptimi, përpunimi, aplikimi në porcelan, pjekja, korigjimi dhe


Dimër 2021

ekspozimi. Ne përdorim teknika të ndryshme të cilat shpeshherë dhe ndërthuren në funksion të punës finale. Një nga teknikat tona është punimi krejtësisht me dorë, i cili është proçesi më i gjatë i punimit në porcelan. Ai merr rreth dhjetë ditë kohë, është një proçes i tërë që kërkon durim dhe impenjim. Me ç’materiale po punoni? Ne punojmë me porcelan dhe glazura cilësore, të cilat janë kusht i domosdoshëm që produkti të jetë afatgjatë dhe i pa-tjetërsuar. Punimet tona pas aplikimit kalojnë në temperatura 800 deri në 1000°, që e bëjnë produktin tonë funksional dhe jo vetëm dekorativ.

Si afrohet tradita me motivet bashkëkohore, besa edhe detajet tepër mistike në art? Ndërthurja e brezave tek studio jonë, pak nga pak po ndihet edhe në punime. Martini u frymëzua nga tradicionalja dhe solli një formë tjetër, më moderne në punimet tona. Kjo ndërthurje bën që dhe brezat e rinj që nuk i kanë njohur vlerat dhe detajet e traditës Shqiptare ti përqasin më thjeshtë. Pa të vënë në siklet, cilën pjesë të punës e shijon ma fort? Shijoj më tepër atë momentin kur gjendem tek Studio dhe ndalojnë njerëz nga rruga dhe pyesin për punët tona. Kur shoh që ata marrin po aq kënaqësi sa dhe ne, më duket sikur misioni im është përmbushur.

Ke një andërr për studion? Si do doje të vazhdonte kjo traditë? Pa ëndrrat, çfarë do ishim… !? Përse jo një publik më i gjerë, në qytete te tjera, ndoshta dhe në Kosovë. Projekt tjetër do të ishte kthimi i studios në punëtori (ëorkshop) për të vegjël dhe të mëdhenj që të dekorojnë sipas dëshirës pjatën apo filxhanin nën kujdesin e një artisti të specializuar. Siç e shikon dhe vetë idetë nuk mungojnë por t’ja lemë kohës më mirë… Nëse ka një “formulë” të magjishme për punën me porcelanin, cila do ishte ajo? Pa dalë nga tema, kur gatuaj me nxitim dhe vakti nuk është fort i shijshëm, im shoq Gerti, çelësi i suksesit tonë si Studio më thotë që sot ishte një gatim pa dashuri. E pra dashni sa me shumë në çdo gjë që bëjmë e që na kap dora. 41


Dimër 2021

PUNIMET E ARTIZANËVE JANË DHURATAT QË NUK DALIN KURRË NGA MODA Rrogoza nga “Thurrje Handmade” Rrogozi është shkëputur nga koleksion i “Lin” i markës shqiptare “Thurje Handmade”. Bashkëpunimi midis dizenjuesve të rinj shqiptarë dhe dy artizanëve të punimit me grep në qytetin e Korçës, sjell këtë produkt që përqafon një teknikë shumë të njohur të punimit me dorë, punimin me grep, por me risinë e estetikës minimaliste dhe përdorimit të materialeve natyrore. I përbërë prej litari dhe spangoje 100% lin, veçantia e këtij rrogozi qëndron te përdorimi i një materiali monokromatik që nxjerr në pah bukurinë e teknikës së punimit me grep në trajta nga më të ndryshmet. @thurrjehandmade 42

Zbukurimet për festat e fundvitit nga “Lady Bird Shop” Produktet janë punime në gjergjef, zbukurime apo ornamente për festat e fundvitit. Punimet realizohen në cope lino. Zbukurimet e festave të fundivitit janë qëndisje me dorë të realizuara me teknikë qëndisje e mbyllje të produktit, nga të dyja anët: pjesa ballore e dizenjos kryesore dhe prapa gjéndet personalizimi sipas dëshirës. @ladybirdshop_tirana

Krijimet në gozhdë nga “Stringart” Suela dhe Vladimir sjellin pasionin për pikturen në krijimet e tyre në artin me gozhdë i cili realizohet me thumba dhe fije peri në dërrasë. Mbasi bëhet skica me figurën apo objektin që ne duam ta realizojmë ,fleta vendoset mbi dërrasë, Vladimiri bën pjesën e thumbave duke e përfunduar Suela me pjesën e perit. Punimet handmade realizohen me dashuri edhe plot pasion. Bukuria e këtyre punimeve është tek fakti që personalizohen në çdo detaj edhe rezistojnë në kohë. @punimedorenoemi


Dimër 2021

Endje nga Besiana Frymëzuar nga imazhi i vjetër i figurës femërore me shtiza dhe me grep, Besiana sjell një format moderne të punuarit me grep dhe me shtiza. Akoma më shumë të punuarit macramé, një metodë pune vetëm me dorë dhe matriale pambuku me lesh dele Merino, me fije të hollë dhe shumë të trashë. Kështu lindi kjo sipërmarrje e vogël, në një periudhë të vështirë si pandemia e këtij viti, për të zbuluar dhuntinë e kësaj artisteje të re. @endje.by.b

Vathët “Dance me to the end of love” nga motrat Kocollari Ky model vjen i frymëzuar nga forma e fustanellës në vallëzim e sipër sepse teksa vajzat punojnë dëgjojnë këngë e valle të tabanit popullor. Të gdhendura me daltë dhe shënjuese në bakër pikë pas pike. Më pas “kemi luajtur” me flakë. Nga reaksioni i djegies së bakrit në oksigjen janë përftuar këto ngjyra të papërsëritshme. Është lëmuar e rilëmuar dhe pas shumë diskutimesh lidhur me gurin, vendoset për perlën e gjatë. Ashtu krijon idenë e një trupi me të bardha veshur që sillet rrotull me fustanellën. @anartkococollari

Qëndismat nga Aurora dhe Xhuli Qëndisma e vajzave nisi si një dëshirë për të punuar bashkë , në këtë mënyrë vijojmë traditën e gjysheve dhe nënave tona duke i shtuar flladin rinor të krijimtarisë së tyre. ‘‘-Në këtë mënyrë arrijmë të mbulojmë një pjesë të shpenzimeve tona të studimit’’. Punimet realizohen në gjergjef në trajtë kornize duke përdorur materialet më cilësore si copat,fijet e perit,gjergjefet si dhe zbukurimet e shtuara nga Aurora dhe Xhuli. @hand.made.by.friends 43


Dimër 2021

Kartolinat e personalizuara nga Anxhela Kartolinat e krijuara me porosi dhe sipas kërkesës së klientëve vijnë në gjthfarëlloj formash, lule, fjongo, gjethe, motive në formë rrethore ose drejtkëndore. Çdo kartolinë është unike në llojin e saj, duke qënë se mund të përdoren një shumëllojshmëri ngjyrash, motivesh dhe idesh. Për një punim të tillë mund të përdoren edhe material të tjera përveç letrës. Çdo imagjinatë mund të transformohet në një kartolinë. Paketimi i tyre vjen prej materialeve të riciklueshme në ndihmë të mjedisit. @handmade_by_angel_ 44

Qëndismat në kanavacë nga Eranda Eranda na propozon fijet shumëngjyrëshe molinoje në kanavacë. Zakonisht janë dritaret me lule që ajo përzgjedh të punoj me imazhin e ngulitur në mendje të kujtimeve të fëmijërisë me gjyshet. Mënyra e qëndisjes është totalisht autodidakte, me shumë e frymezuar nga qëndismat e hershme, nga pajat e nuseve dhe ato që realizohen për rrethin familjar duke u përshtatur e shprehur në forma të reja dhe kërkesën e klientëve. @torba_crafts

Çentrot e torbat e pazarit nga Kida Nga pasioni i Kidës për thurrjen vijnë krijimet e saj si çantat e pazarit te thurura me grep. Ato sa ekonomike aq dhe praktike në perdorim. Po per shtrimin e tryezes keni menduar? Çentrot e pjatave te thurura me grep me material pambuk janë një zgjedhje e duhur në çdo kohë. Ju duhet te zgjidhni vetem ngjyren e pershtatshme me ambjentin! @kidacjapi


Dimër 2021

SUGJERIMET NGA “NJI MAR, NJI MRAPSH”

Linja e suvenireve “Shqipëria - shtëpia jonë” Linja e suvenireve “Shqipëria shtëpia jonë” është nje cikël krijimesh artizanale që gërshetojnë një sërë teknikash e materialesh, mbështetur në traditën më të mirë shqiptare, frymëzuar nga ndërtesat karakteristike të vendit tonë. Punuar nga artizanët e “Motiv by Nji Mar Nji Mrapsht”, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, detajet e realizuara me pëlhurë të endur në tezgjah, qeramikë, shajak, metal e dru sjellin një pjesëz të asaj që karakterizon shqiptarët ndër shekuj, mikpritjen për këdo që troket në derë! Kjo linjë suveniresh është konceptuar si një shkrirje e disa elementëve të trashëgimisë tonë kulturore. Në një gjergjef prej druri, të veshur me shajak e copë të endur në tezgjah kompozohen modele qeramike të ndërtesave karakteristike të stilizuara. Kompozimi pasurohet me detaje prej druri ose metali, për të theksuar karakterin e secilit vend që paraqitet nëpermjet këtij punimi.

Linja e ndriçuesëve Linja e ndriçuesëve është një cikël krijimesh artizanale që gërshetojnë një sërë teknikash e materialesh, mbështetur në traditën më të mirë shqiptare, frymëzuar nga veshjet karakteristike të vendit tonë. Punuar nga artizanët e “Motiv by Nji Mar Nji Mrapsht”, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, detajet e realizuara me dru, shajak e bojra vaji sjellin një pjesëz të veshjeve karakteristike e personazheve shqiptare që kanë krijuar identitetin tonë kombëtar ndër shekuj. Kjo linjë suveniresh është konceptuar si një shkrirje e disa elementëve të trashëgimisë tonë kulturore me praktikat më të qëndrueshme aktualisht, që lidhen me krijimin ciklik e riciklimin. Një mbajtëse druri e ricikluar apo e realizuar me dru të ricikluar vishet me elementë të kostumeve tradicionale nëpërmjet pikturës. Qeleshja tradicionale prej shajaku vendoset në këtë kompozim mbi një llampë LED me efiçiencë të lartë energjitike. Punimet janë funksionale e janë të përshtatshëm për t’u vendosur në ambiente të ndryshme.

Linja e suvenireve “Veshur” në tezgjah”

Linja “Veshur” në tezgjah është nje cikël krijimesh artizanale që gërshetojnë një sërë teknikash e materialesh, mbështetur në traditën më të mirë shqiptare, frymëzuar nga endja e pëlhurës në tezgjah. Punuar nga artizanët e “Motiv by Nji Mar Nji Mrapsht”, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, detajet e realizuara me pëlhurë të endur në tezgjah, lëkurë, karton e letër sjellin një pjesëz të traditës në përditshmërinë tonë. Kjo linjë suveniresh është konceptuar si një shkrirje e disa elementëve të trashëgimisë tone kulturore me praktikat më të qëndrueshme aktualisht, që lidhen me riciklimin. Një bllok shënimesh, një album fotografik, apo një kornizë vishen me pëlhurë të endur në tezgjah. Këto punime pasurohen me elementë prej lëkure. Letra dhe kartoni i përdorur për këto punime janë të ricikluar, duke i shtuar vlera ambientaliste kësaj linjeje. 45


Dimër 2021

ARTBOJËQIELLI Nga Noa Nur

“ArtBojëqielli” është një botë e vogël. Një nënë, një vajzë. Dy zemra të ngjashme që në ngrohtësinë e shtëpisë gjejnë prehje dhe krijimtari. Bashkëpunojnë në sinkron, në ide e në ngjyra duke përmirësuar veten teknikisht çdo ditë. Prezantojnë teknikën me pika (dotlism). Një frymëzimi i nisur në kushte shtëpiake, e thurur në lidhjen e vetme që krijohet midis nënës dhe bijës. 46

Çfarë është Dotilismi? Emri mund të duket i ri, por vetë

teknika ka mundësi të jetë më e lashtë. Është zhvilluar fillimisht në botën lindore, por tashmë ka vite që po bëhet e njohur anembanë. Është arti i renditjes së pikave duke krijuar motive të larmishme dhe shumëngjyrëshe. Pika që krijojnë imazhe ose motive abstrakte. Përdoret shumë në aksesorë, në dizajne ambientesh, zbukurime shtëpie etj.

Dyqani Artbojëqielli

Mund të gjeni praktikisht çdo gjë! Tablot të punuara në formë Mandala, pasqyra, bizhu, vazo, aksesorë, pjata dekorative, të gjitha të prekura nga ngjyra dhe pika të kulluara me durim dhe mjeshtëri, sepse nuk është aq e lehtë sa duket! Nisur, ky biznes familjar tani duhet vazhduar! Thonë se për të nisur një biznes duhet diçka më shumë se një ëndërr: një buxhet, një studim i tregut, vendosja e çmimeve, detajet ligjore dhe financiare si dhe përgatitja shpirtërore për të gjitha sfidat që priten, si psh. frika që punimet nuk do të mirëpriten. Kjo frikë shtohet kur është dëshira për të bërë diçka ndryshe. Artizanët pësojnë trendin e momentit si një peshë për t’u mbajtur, ndërsa shtypin prirjen e tyre artistike për të kënaqur shijen e sfilitur e trendeve. Këto sfida nuk i stepin dy artizanet e përkushtuara. Pikë-pikë, “ArtBojëqielli” dëshiron të vazhdojë të krijojë, të përmirësohet, të ngjyrosë sado pak shtëpitë e Shqipërisë, pse jo edhe matanë kufijve.


Dimër 2021

9

DHURATA ALTERNATIVE SHQIPTARE Nga Lisana Piro

S

a më shumë kalojnë vitet, aq më shumë më rritet dëshira për të zgjedhur dhuratën perfekte për secilin nga njerëzit e mi të dashur gjatë festave të fundvitit. Edhe pse për mua kërkimi i dhuratave është një proces që më mbush me gëzim, për shumë njerëz të tjerë është tejet stresues. Në gjithë botën njerëzit tmerrohen thjesht nga ideja e përzgjedhjes së dhuratës, paketimit, prezantimit dhe surprizimit të njerëzve të dashur me to. Në Shqipëri është ndoshta një fije akoma më e sikletshme të bësh dhuratat e duhura, pa shpenzuar shuma marramendëse dhe pa përfunduar në zgjidhje klishe që gjithkush do ta kuptonte se ku e kemi blerë. Prandaj, ky artikull do t’ju prezantojë me disa ide dhuratash alternative, që nuk gjenden në çdo dyqan, nuk janë objekte të destinuara për t’u harruar në cepa me pluhur dhe mund të përshtaten sipas shijeve dhe nevojave të gjithkujt. 1. Kupon anëtarësimi për qendër estetike, palestër, SPA ose qendër mirëqenieje

Ju mund të blini një kupon me vlerë të caktuar për një masazh ose trajtim dhuratë, por edhe një abonim njëmujor ( apo sa të keni mundësi ju). Çdo njeri dëshiron të kujdeset për veten dhe të shijojë pak relaks, por shumë pak ia bëjnë këtë dhuratë vetes. Prandaj, kjo zgjedhje është sa funksionale aq edhe e përshtatshme për të gjithë, nga momenti që shumica e SPA-ve, palestrave dhe qendrave të estetikës e mirëqenies ofrojnë opsionin e kuponave dhuratë. 2. Libra Ekziston një libër perfekt për çdo njeri, madje edhe për ata që nuk lexojnë libra. Sot ka libra me figura, me vizatime, me fotografi, me lojëra, për ngjyrosje etj. Sado pak ta njihni një person, është e mundur ta zgjidhni një libër të përshtatshëm për të, nisur nga gjinia, mosha, profesioni, interesat etj. Zakonisht, njerëzit zgjedhin botimet më të reja, por kështu rrezikoni që personi ta ketë blerë tashmë librin vetë. Sugjerim i mirë janë botimet e vjetra, aq më tepër ato origjinale, ribotimet speciale, triologjitë e seritë me shumë volume. Ndiqni gjithmonë

parimin për të gjetur diçka, të cilën marrësi do ta pëlqente shumë, por jo domosdoshmërisht do ta blinte per vete. Për fëmijët dhe adoleshentët, sot ka vëllime të vogla me seri, libra me figura 3D, libra me tematika të ndryshme argëtimi, me ngjyrosje, me lojëra, me ngjitëse etj. 3. Kupon për një dalje në barin/ restorantin më të ri të qytetit Ka website që ofrojnë kupona me ulje për vende të sapohapura në qytet, duke e bërë më të thjeshtë dhe të aksesueshëm testimin e tyre nga konsumatorët. Në Tiranë hapen çdo ditë vende të reja, që variojnë në tematikë, stil dhe çmime, prandaj një personi që ka qejf të vizitojë gjithçka të re në qytet do t’i përshtatej tepër kjo dhuratë. Për ta bërë më kuptimplotë gjestin, zgjidhni të dilni apo drekoni në vendin e zgjedhur, për të kaluar kohë cilësore së bashku pas ritmeve të çmendura të pushimeve të fundvitit. Gjithashtu, sipas dëshirës, mund ta kombinoni daljen me një shfaqje, koncert, ekspozitë apo eveniment që të krijoni një eksperiencë të plotë e të paharrueshme. 47


Dimër 2021

4. Prenotim i një nate (apo më shumë) në hotel Ky opsion ju jep mundësinë të prenotoni hotele në kryeqytet, në qytete të tjera të Shqipërisë apo edhe nëpër botë nëpërmjet aplikacioneve dhe faqeve të njohura të internetit. Zgjidhni një destinacion që është relativisht i afërt dhe shijohet brenda një fundjave, ose pse jo dhe një destinacion të largët për ta ledhatuar marrësin e dhuratës nëse keni mundësi. Gjithashtu nëse miku apo i afërmi juaj e ka prenotuar tashmë një udhëtim për të ardhmen, ju mund t’i dhuroni diçka ekstra gjatë qëndrimit në hotel, si një masazh, një shishe me pije speciale, një guide ditore, ekskursion apo çdo opsion që mund ta zgjidhni nëpërmjet një telefonate/ emaili dhe ta parapaguani me kartë krediti. 5. Një kurs apo trajnim Dija është një nga dhuratat më të çmuara që mund t’ia dhuroni dikujt. Sipas buxhetit dhe interesit të palës tjetër, mund të bëni zgjedhje nga më të larmishmet, duke filluar nga një trajnim disa orësh apo disa ditësh me një specialist, deri në një kurs gjuhe, kurs kercimi, arte marciale, 48

kurse artistike apo trajnime online nga më të ndryshmet. Mjafton ta parapaguani, të regjistroni mikun tuaj dhe t’i dhuroni detajet në një zarf të bukur ose t’i dërgoni një certificatë digjitale. 7. Një shportë me të preferuarat e tyre Kjo është dhurata më elastike që mund të bëni, pasi varion kaq shumë në kosto, përmbajtje dhe tematikë. Nëse e njihni mjaftueshëm personin për të cilin do e krijoni këtë shportë speciale, atëherë është e thjeshtë të zgjidhni gjithë gjërat e tij të preferuara dhe t’i paketoni bukur në një shportë të madhe. Në rastet kur personit nuk ia dini shijet, mund të improvizoni me një temë të caktuar, për shembull: “shportë luksoze”, “shportë e embël” ose “shije nga bota” dhe të zgjidhni gjëra sa më cilësore. Rruga më e sigurt dhe më e përshtatshme, që me siguri do t’i kënaqë të gjithë, është një shportë me produkte tipike shqiptare. Preferoni ta mbushni shportën me produkte nga shitës ambulantë, dyqane familjare, prodhues cilësorë dhe fermerë të vegjël, për të ndihmuar sa më shumë familje me kontributin tuaj.

8. Produkte të personalizuara Është një rregull i pashkruar që thotë se çfarëdo që të dhurosh, nga momenti që e personalizon, ajo kthehet në dhuratën më speciale. Po ta mendosh, qoftë dhe një stilolaps është i pakrahasueshëm nëse ka inicialet e tua apo emrin tënd të gdhendur sipër. Sot ka pafund dyqane dhe website që ofrojnë personalizime në gjithcka që mund të imagjinoni (artikuj kancelarie, veshje, zbukurime festash, aksesorë të vegjël, çanta, objekte, libra, kuti etj). 9. Produkte artizanale Si sugjerim i fundit, por me tepër vlerë, vjen çdo produkt artizanal. E veçanta e këtyre objekteve, pavarësisht kostos së tyre, është se krijohen një nga një me dorë dhe mbajnë me vete perkujdesjen, mundin dhe dashurinë e artizanit që e ka krijuar. Ka një mori shërbimesh dhe objektesh që realizohen me dorë, nga më të nevojshmet në përditshmëri deri në objekte dekoruese. Zgjidhni diçka që do t’i pelqejë mikut tuaj dhe do t’i rezistojë sa më gjatë kohës, duke e bërë të përjetshëm artin e dashurinë që ka të shkrirë mbi vete dhurata.


Dimër 2021

Sot “Ferma Jonë”, veç prodhimeve të fermës qe ndodhet ne fshatin Baldushk, ka edhe një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh nga veriu në jug, duke siguruar çdo ditë për konsumatorët prodhimet më të mira shqiptare Idetë inovative dhe përdorimi i teknologjisë janë ato që kanë ndihmuar këtë brand të rritet nga dita në ditë. Ndër të parët që ofruan sherbimin ushqimor online, të parët që kanë përdorur një kod ngjyrash në dyqan, apo në website e tyre www.fermajone.al për të qënë transparentë me konsumatorin dhe shumë shpejt me filozofinë “0 shpërdorim”, do të hapin pikën e dytë “përpunim & shitje”.

49


TOKA IME imazhi nga Besnik Grainca

FSHATI SHQIPTAR NËN HIJEN E AGROTURIZMEVE

P

ërveçse Dhërmiut, ne të qytetit kemi mësuar së fundmi edhe ca emra fshatrash shqiptar, nisur rishtaz prej “njerëzve shumë të rëndësishëm” tek bëjnë “deklarimin e vendndodhjes” në agroturizmin e fshatrave shqiptarë. Për fat të mirë, dukuria në rritje e të vizituarit të fshatit në dekadën e fundit i ka dhënë efektet e saj duke ndihmuar të promovohen sipërmarrjet e vogla në fshat. Përmes fotove të klientëve, përcillet magjia e qëndrimit, begatisë, bereqetit të fshatit aty ku shpirti të bie rehat me të gjitha. Këto sipërmarrje janë kullat e fildishta të fshatrave të harruar. Është fija e këputur e realitetit të asaj se çfarë fshati shërben me bollëk për miqtë dhe çfarë i mbetet për vete në fund të ditës. Po! Mirëqenia e fshatarëve është larg nga ajo e mysafirëve që fshati pret, shërben e përcjell. Në dukje, nga njëra anë, ndërtesat mikpritëse rurale, ashtu të gurta, të forta e hijerënda janë pikërisht si fasadat e fshatit të rremë të Krimesë, Potemkinit: në mënyrë që të fshihej varfëria e skajshme e popullsisë, u

50

ndërtuan atypari fasada vilash të rreme të fshatit me kasolle, banorët u veshën me rroba të mira e kjo vetëm sa për t’i dëftuar Perandoreshës Katerina II, se populli i saj jetonte si do Zoti. Të privilegjuarit e pushtetit, influences apo të zakonshmit; tek mikpriten, gostiten e bujten shpesh nga “të zotët e shtëpisë”; e perceptojnë fshatin me emrin e këtyre bujtinave apo agroturizmit. E marrin të mirëqenë begatinë e tokës, sofrës dhe të fshatit nga ajo çka u serviret. Fshati është mes atyre mureve i plotë dhe i fisëm, por jashtë venitet si fryma e varfanjakut mbetur në dëborë. Rrallë, dikush prej tyre e merr guximin t’i futet zemrës së fshatit a të hyjë nën lëkurën e tij, te banorët. Fshati mbetet shpesh vendndodhja e një bujtine, një sipërmarrjeje apo agroturizmit dhe jo destinacioni. Por, nga ana tjetër janë pikërisht këto sipërmarrje të ngritura, të menaxhuara dhe të mbajtura me aq mund e sakrifica, të cilat mbeten shpresa më e vërtetë e banorëve të rrethinave përqark tij, të cilët nuk e kanë gjetur veten ndryshe a në mënyrë tjetër. Janë pikërisht ata të parët, të cilëve

u trokitet në derë për ndonjë punë, për të shitur të vjelat e kopshtit apo shërbime të tjera të mundshme. Këta sipërmarrës mbeten të rëndësishëm, atje, diku larg në fshat, në rolin e tjerrësit të lidhjeve “marr e jap” mes banorëve të komunitetit. Janë pikërisht këta sipërmarrës komunitarë që pak nga pak, me mendjet e ngjashme, po arrijnë të forcojnë besimin në bashkëveprimin mes njëri-tjetrit; dhe pse të dy palët, ende pa e ditur, janë duke ndërtuar një lloj ekonomie të ngadaltë, të ndershme e fitimprurëse, e cila përfshin komunitetin në shërbim të vetvetes. “Është pranverë e vitit 2021. Një fushatë elektektorale e qetë e sipas protokollit të pandemisë. Burrat e veshur me xhaketa të grira e këpucë lustër të mësuar “t’i ketë restoranti”, ngrysen kur kamarieri u drejton faturën e drekës së majme. Pastaj u hipin makinave të larta e të fuqishme duke lënë pas hithësinë e gogësimave të pasdrekës, batutat bajate dhe një re pluhuri në rrugën me çakull e gurë. Veshlodhur nga të njëjtat lutje “rrugë e ujë” çajnë rrugën drejt kryeqytetit të qetësisë së tyre shpirtnore.


Dimër 2021

NJË EKONOMI ME NJERËZIT NË FOKUS

– Ekonomia komunitare ku të jesh “i vogël” është e bukur

G

jatë studimeve pasuniversitare më bie në dorë libri i Schumacher “Small is beautiful. A study of Economics as if people mattered” (“Me qenë i vogël është tejet bukur. Një studim mbi ekonomiksin sikur njerëzit të kishin rëndësinë e duhur”). Një libër me një titull të fuqishëm në sfondin e stilit minimalist bojë të bardhë dhe imazhin e vogël të një lëndeje. Lexova me një frymë një libër që do të ndryshonte katërcipërisht qëndrimin, filozofinë e të menduarit mbi ekonominë e shekullit XX dhe rëndësinë e ekonomisë lokale, ndërkohë që studioja për rëndësinë e globalizmit, kapitalizmit modern dhe ekonomitë e shekullit në të cilin po jetojmë. Edhe pse libri është shkruar në vitin 1973, jehona që ky libër pati e vazhdon të ketë edhe sot, është për shkak të qasjes idealiste kundrejt intoksikimit të ekonomisë globale nga diktimi i rregullave prej multikompanive të mëdha, sfidën e shekullit që e përshkruan thjesht: “gjigandizëm”. Si kurrë më parë, shekulli XX i tregoi botës se nuk nuk ishte parë kurrë një rritje ekonomike kaq e vrullshme dhe një zhvillim teknologjik përtej

të imagjinueshmes. Pa dyshim se jeta, shëndeti, arsimimi i miliona e miliona njerëzve është përmirësuar në mënyrë të dukshme. Por, pavarësisht këtyre arritjeve, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se civilizimi modern, përmes rendit social, ekonomik dhe atij politik, ka dështuar së marri në konsideratë nevojat më bazike të qënies njerëzore për të jetuar në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën që na rrethon. Për Scumacher, kjo epokë solli çhumanizimin e njeriut, i cili e gjen veten në kurthin e një sistemi ekonomik që nuk bën tjetër, veçse në mënyrë konstante kontrollon jetët e njerëzve të zakonshëm, një nga temat që rrok ky libër, ku njerëzit të mos sillen më si të tillë, por si makineri, si vegla, të cilët duhen zhveshur nga kënaqësia e punës, sepse kështu u shërbejnë më mirë kompanive moderne. Një ekonomi kjo së cilës i mungon e njerëzishmja e ku merren vendime jo në bazë të nevojave të njerëzve të zakonshëm, por në interes të elitave. Pabarazia, puna skllavëruese e milionave, varfëria, diskriminimi gjinor, të drejtat e njeriut dhe problemet mjedisore që nga nga ngrohja globale te rreziku

i specieve në zhdukje, humbja e biodiversitetit, aktiviteteve tregtare të multikompanive te popujt indigjenë dhe komunitete më pak të zhvilluara; janë panorama e një ekonomie që nuk ka në qendër më njeriun, por konsumimin e shfrenuar kapitalist. Ideja e “të qenit i vogël” sjell në vëmendje rëndësinë e bashkëveprimit të banorëve të një komuniteti me njëri-tjetrin: një kafene poshtë pallatit e kekë të përgatitur vetë apo të fermerit që shet direkt te klienti. Aftësia e ndërlidhjes njerëzore gati po humbet në këtë epokë moderne të një sistemi ekonomik që drejton njeriun drejt kurthit të një lumturie që varësohet veçse nga pasuria materiale. Shumacher pati vizionin për të parashikuar se shekulli që po jetojmë, sipas këtë modeli, pati koston e tij dhe aspak të lehtë për cilindo. Përjetimi i stresit, depresionit, ankthit e çekuilibrave të shëndetit mendor nuk kursen pothuaj asnjë. Libri është një thirrje e fortë idealizmi ku “të qenit i vogël” është e ardhmja jonë e paqtë me veten, komunitetin dhe botën. E ndaj ky libër, pa frikë do të jetë një frymëzim për këdo që ka mend e zemër të ndryshoj mbase jo botën, por vendin a qtetin e tij. Lum kujt i bie në dorë por kush kërkon gjen! 51


Dimër 2021

TË BLESH TE “TË VEGJLIT” ËSHTË IDEALE PËR EKONOMINË LOKALE DHE KOMUNITETIN

T

ë blesh produkte direkt nga fermerët e vegjël, prodhuesit lokalë apo te dyqani te cepi i pallatit, sjell me vete një ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik për qytetin, qytezën e fshatin. Fati i shumë bizneseve familjare, bujqve, fermerëve apo zejtarëve, varet pikërisht nga përzgjedhja që bëjnë konsumatorët. Më poshtë janë disa argumente nga impakti ekonomik e social i të blerit dhe të konsumuarit prodhime vendore. Lekët qëndrojnë në komunitet. Ngandonjëherë, gjestet e vogla të shumë individëve bëjnë ndryshime marramendëse. Kështu, nëse vendosni të shpenzoni në interes të prodhuesve dhe fermerëve të vegjël lokalë, në vend të supermarketeve apo multikompanive milionere, atëherë ju i keni dhënë një dorë jo

52

vetëm ekonomisë lokale, por edhe komunitetit tuaj e individëve të saj. Krijimi i vendeve të reja të punës. Fermat apo punishtet e vogla janë burim i shkëlqyer për krijimin e vendeve të reja të punës në zonat rurale e jo vetëm. Nëse konsumoni prodhime nga bizneset familjare, bujqit apo fermerët e rrethinës ose nga cilido prodhues i vogël, ju i keni dhënë mundësi të reja komunitetit ku jetoni. Ndihmoni në mosbraktisjen e komunitetit. Statistikat janë të frikshme kur bëhet fjalë për numrin e të larguarve nga zonat rurale, qytezat apo vetë kryeqytetet për një të ardhme më të mirë gjetkë . Nëse ju konsumoni e shpenzoni për shërbime

dhe produkte nga bizneset familjare, punishtet e vogla apo fermerët lokalë, atëherë ju keni investuar në të ardhmen e një komuniteti të tërë. Njerëz që investojnë në komunitet dhe ndërtojnë jetën aty, kanë një arsye të fortë për të mos e braktisur atë. Ruani veçoritë e komunitetit. Duket si pak i rëndësishëm në dukje ky argument, por jo. Çdo fshat, krahinë, qytezë apo qytet ka veçorinë e tij/e saj, ndaj banorët vendas në përpjekjet e sipërmarrjeve të tyre do të bëjnë atë çka dinë më mirë të bëjnë dhe që në shumicën e rasteve buron nga njohuritë përftuara në komunitet. Kështu, nëse Korça bën kërnackat më të mira në Shqipëri, kjo veçori e këtij qyteti është falë traditës së kultivuar prej komunitetit të saj.


Dimër 2021

FERMA IME ËSHTË EDHE E JOTJA!

H

istoria e fermerit Artur, i cili jep me qira copa parcele për klientë, të cilët dëshirojnë të mbjellin perimet e tyre me ndihmën dhe punën e tij. Së fundmi, në vend e sidomos në kryeqytet vihet re rritja e kërkesës për të konsumuar produkte të freskëta që vijnë direkt nga fermat lokale. Duket një ndërgjegjësim nga ana e konsumatorit për të konsumuar shëndetshëm dhe sipas prodhimeve të ndryshme të diktuara nga stina, tradita dhe klima e larmishme e trevave shqiptare. Në mënyrë indirekte, këta konsumatorë të zgjuar, me blerjet e tyre mbështesin zhvillimin e ekonomisë lokale dhe rritjen e kapaciteteve të fermave të vogla. Zinxhirit klient-prodhues duhet t’i njihen meritat e promovimit të prodhimeve vendore, derisa institucionet përkatëse të luajnë rolin e tyre. Për ironi, vendi po tkurret gjithnjë e më shumë, pavarësisht potenicaleve të mrekullueshme njerëzore e natyrore që zotëron. Prej më shumë se tre dekadash gëlon pa pushim braktisja e qytetit, fshatit dhe tokës, cilatdo qofshin arsyet. Për fat të mirë, të tjerë guxojnë, jo vetëm për të riparuar boshllëkun që mbetet pas në komunitet, por edhe të hedhin hapa progresi për ekonominë lokale. Konkretisht, ferma të vogla e familjare janë duke iu shtuar tregut dita-ditës, duke sjellë llojshmërinë

e prodhimeve sezonale dhe duke përdorur teknikat e prodhimit tradicional. I tillë është edhe rasti i Artur Xhekës dhe fermës së tij familjare në Guzaj të Shijakut, i cili vjen me një ide tejet inovatore. Ishte viti 2016 kur Arturi vendosi të bëjë zanatin e fermerit bashkë me bashkëshorten. Ferma e tij përfshin minimalisht pesë punonjës nga zona dhe në sezon prodhimi, dymbëdhjetë punonjës. Ai është furnizues i dyqaneve kryeqytetase me prodhime natyrale e lokale. Deri këtu gjithçka tingëllon e zakonshme për një fermë me kapacitetet dhe asetet që zotëron Arturi. Atë çka e bën të veçantë sipërmarrjen e tij është thirrja që u bën klientëve të zakonshëm për t’u bërë pjesë e prodhimit në fermë. Me një pagesë duke fillar prej 15.000 lekë në muaj, kushdo mund të ketë parcelën e tij prej 500 m2, ku sipas sezonit, mund të shijojë përgjatë gjithë vitit, përafërsisht 2.000 kg produkte. Minimalisht, klientëve do t’u duhet të vizitojnë fermën një herë në javë për t’u përkujdesur për të. Në këtë mënyrë, sipërmarrja e re në fermën e Turit përcjell kulturën e të ndarit në komunitet të njohurive, kapaciteteve, resurseve dhe mbi të gjitha influencon një mënyrë ndryshe të të menduarit e vepruarit, bashkërisht e në komunitet.

Ideaja e të fokusuarit te potencialet dhe asetet që ferma mundëson, Arturi kërkon bashkëpunim, jo vetëm për benefite të përbashkëta. Largpamësia e tij dikton dëshirën për të krijuar një kulturë të re bashkëveprimi të mundësive e pasionit për të bërë gjëra të bukura. Ndërveprime të tilla, jo vetëm gjenerojnë besim duke lidhur njerëzit më shumë me njëri-tjetrin, por krijojnë mundësi për të qënë më afër me natyrën, tokën e prodhimin. “Terapia e Hortikulturës”, që Arturi propozon, është padyshim më e mirë se përditshmëria nëpër kafene e hulumtimi në rrjete sociale për orë të tëra. Fishta, në vargjet e tij plot humor shkruan: “më shpejt mblidhet një thes me pleshta se sa dy shqiptarë bashkë”, duke na thumbuar kështu për karakterin shpesh mosbesues e të vrazhdë që kemi me njëri-tjetrin. Pa dyshim, realizimi i kësaj ideje do të dojë kohë, mund, përpjekje pas përpjekjesh dhe sigurisht këmbënguljen dhe pasionin e Arturit për të besuar në gjera të bukura e të bëra nga mendje që mendojnë njësoj. Edhe pse ideja është në fazat e para të realizimit të projektit, medoemos duhet quajtur fillimi i një historie suksesi për vizionin, frymëzimin dhe guximin për progres e zhvillim. 53


Dimër 2021

TAULANT PUPA

Djaloshi që i sheh hajrin diplomës së “La Sapienza-s” dhe punës familjare në fshatin e tij

R

oma, qyteti i përjetshëm do ta linte pa mend Taulantin që ditët e para. Për djaloshin e ndrojtur nga Nizhaveci i Pogradecit, çdo ditë do t’i kthehej në aventurë zbulimi e një bote krejt të re dhe të parrokur më parë. Çudi do të ishin për të dyert që hapeshin vetë në qendra tregtare, ashtu siç u kthye edhe mësimi në rrugëtimin e tij drejt dijes, vizionit dhe mendësisë. Mundësia për të hapur dyert e jetës kësisoj ishte një sfidë që ia vlente, duke mos harruar asnjë çast prej nga vinte e nga sakrifica e kujt. Kështu Roma do të ishte vendi ku do të shkollohej e s’kish gjë në botë që ia printe hovin e gëzimit. Shkolla e mesme në ‘Institutin Shtetëror 54

Tekniko-Agrar’ do t’i jepte titullin ‘Specialist Agrar’. Shkollim ky, që jo pa qëllim ishte kryer në këtë degë. Më pas studimet do të vijojnë për ‘Ekonomi-Financë’ dhe dy vite master-specializim në ‘Menaxhim, Inovacion dhe Administrim Biznes’ në prestigjozen “La Sapienza” në Romë. Gjithë mundësia për të rrokur ëndrrën e madhe për t’u arsimuar në një nga shkollat më të mira botërore e për t’u formësuar në një nga vendet më të admiruara, vjen si pasojë e nxitjes së familjes dhe doemos shpresës së tyre. Ishte viti 2014 ku Taulanti vendos të refuzojë të punësohet pranë bankës “UniCredit” dhe të kthehet në shtëpinë e tij në fshat. E nëse e pyet

përse kthehet, të gjegjet menjëherë se ishin rrënjë: kthimit të borxhit familjes dhe punës në punishten e qumështit që bënë të mundur shkollimin e tij në Europë. Ju përvesh menjëherë punës që në ditët e para. E para gjë që bëri Taulanti në punishten familjare, ishte zëvendësimi tërësisht i proçesit prodhues nga në mënyrë artizanale në automatike. Investimi në makineri moderne nuk e cënoi “prekejen artizanale” të përpunimit të qumshtit. Ajo veçse lehtësoi punën e bërë më së shumti me krahë dhe shkurtoi proçeset e punës. Prodhimi përfundimtar ishte si më parë: artizanal dhe natyral. Guximi i Taulantit për risi teknologjike u vu


Dimër 2021

në dyshim nga pjetsarët e familjes, të cilët që prej vitit 1992 operonin me të njëjtin ritëm dhe mënyrë prodhimi. Ata patën hezitimin se mos prishej cilësia e prodhimit artizanal por që për fat të mirë rezultoi e kundërta. Kapaciteti prodhues u rrit dhe tregu u bë më kërkues. Rutina e ditës të Tualantit krahasuar me atë të Romës nuk e ndryshonte veçse mëngjesi i vonë në barin e zakonshëm ku konsumohej me shqiptarë të tjerë, për dy orë kafja gjysmë filxhani “cornetto”. Tashme ora e zgjimit për Tualantin është çdo ditë në 04:30. I duhet të mbërrij herët në punishten e qumëshit për të marë një prej autobotëve për të mbledhur qumështin tek fermerët e vegjël rreth e qark fshatit të tij Nizhavec, në një rreze prej 20 kilometrash. Më pas vijon me këqyrjen e gjithë proçesit të përpunimit të qumështit bashkërendimin e punës së 26 punonjësve, kontrollin e cilësisë në laboratorin e fabrikës, dorëzimin e prodhimit përfundimtar tek shpërndarësit, menaxhimin e

marrëdhënieve institucionale dhe mes bashkëputorëve tregtarë. Padyshim Taulanti dhe familja e tij hasen për çdo ditë me vështirësitë e të qenurit në biznes prodhues. Kush ka një të tillë e kupton mjaft mirë e ndaj nuk e gacmoj shumë. Familja e tij, ai vetë nuk ka bërë asnjëherë asnjë përçapje për ndihmë financiare nga skema të ndryshme kombëtare. Pranon se prej kërkesave të subjekteve kontrolluese shtetërore është përmirësuar porse dëshiron që siç është kontrolli i reptë nën kërcënimin e gjobave mbi gjithë veprimtarinë e tij, të ishte dhe mbështetja teknike e institucionale për përmirësim. Megjithatës Taulanti, djaloshi që la Romën e ëndrave për fshatin, familjen e punën familjare pranon se tashmë është mësuar me sfidat e punës së nderit, së sakrificës e djersës së ballit. Megjithatë të aftët dhe të sprovuarit arrijnë mirë të gjejnë veten në mospërbishtjen e zotimit për t’ia dalë jo vetëm t’i shërbejnë vetes; familjes

por edhe komunitetit me sipërmarrjet e tyre. Ndaj puna e Taulantit dhe të ngjashmëve të tij, është një inkurajim sesi mund të arrihet, ndoshta me shumë mund se zakonisht, t’i gëzohesh fryteve të sakrificës së atyre ëndrrave lidhur pazgjidhmërisht ngushtë me fatin e vendit. Kjo duke mos iu dorëzuar në asnjë moment pendimit të kthimit në Shqipëri. E sidoqoftë për të gjithë ata skeptikë të pandreqshëm që lëkunden në besimin se ribërja, ripërtëritja, rindërtimi, refromimi këtij vendi nuk është i pamundshëm më në këtë vend, Taulanti na jep një mësim të mirë të gjithëve. Ai qartazi dëshmon e rebelon përmes shpresës së vërtetë paçka se vendi dergjet në lëngatën e njerëzve të larguar dhe atyre që zotohen foltoresh me mjeshtëri premtimesh. Ajo shpresë ngadhënjen përmes njerëzve të zakonshëm të punës së nderit e djersës, të atyre që mes rropatjes së vëshirësisë së ditës nuk rreshtin së ëndërruari Shqipërinë një vend më të mirë. E Taulanti na e dëshmon këtë më së miri! 55


Dimër 2021

NJË MËSIM PREJ DJEMVE TË FSHATIT

A

q sa na lejonin bagëtia e qentë e tufës të mos i dilnin nga duart bariut të ri, në biseda fare të shkurtra, më rrëfejnë se e bëjnë me shumë qejf këtë punë. Dyshova përnjëmend se nuk më thanë të vërtetën duke menduar se nuk ka ndonjë gjë aq interesante e rendura pas një tufë delesh për tetë orë të tëra. Ngulmoj e ripyes për së dyti djaloshin me quka, të fundin që takova, se pse e bën me qejf e marr përgjigjen që më lë si në faj: “Me qejf se me larat e mia (delet) mund të shkoj në shkollë. Me këto e bleva edhe celularin. Dhe traktorin babai nga këto të bekuara e bleu bre. Pse si kujtove ti?!”, – më përgjigjet si ndonjë i madh djali tek krodhi në çantën e bariut celularin. Katër prej djelmoshave që kishin celularë ‘me taç’ ngulmojnë mos t’i 56

fotografoj: “Aman mos na bëj foto se do na bëjnë ‘meme’”, - më thonë. Më trazoi mendimi se dikush në rehatinë e vrasjes së kohës në celular, do t’i dukej qesharake fotoja e djaloshit me tufën e deleve. Më teper, më sëmboi në shpirt mendimi i djaloshit sesi e parashikonte veten tek opinion i dikujt, fare larg fshatit të tij. Realitetit të tij.Aty në fshatrat e këtyre djemve, i madh e i vogël punon. Aq sa mundësi ofron vendi. Kohë dimri dhe rreth e qark sheh gazhdare mbushur me misra plot, tokë të punuar e dukshëm sapo korrur të mbjellat, pemëtore pafund ku vërehet dikush tek tuk ndërsa kryen ca punë të fundit tek pemët. Në një lëndinë një nënë e moshuar shkoqit misrat me dorë. Një karrocë përshkon rrugën e fshatit tejmbushur me kashtë. Në dalje të fshatit të fundit një mur të lartë patatet e qepësh stivosur gati për

t’u transportuar gjetkë. Rrallë, shtëpi të vjetra të banuara.
 Shkon mendja sërish tek të rinjtë që takova. Pyetjet e mia të papërvoja dhe këmbëngulja ime për foto me arsyen e vetme të dy rreshtave frymëzuar prej tyre, më lanë pas me një barrë mendimesh karshi përgjigjeve të tyre të shkurtra, të mençura ashtu si shfaqja e zotësisë së tyre për t’u bërë njësh me nevojat e familjes dhe mundësive të pakta që ofron fshati. Nga pasqyra e makinës vërej që më largohen shikimit, duke kuptuar ndryjtjen e tyre me vend karshi rezistencës së shoqërisë për të pranuar punën e nderit, mundit e sakrificës e dinjitetit, ardhur prej të vegjëlve. Të vegjëlve por jo vetëm nga mosha. Marcela Tringaj


Dimër 2021

Për të gjithë ata që kërkojnë produktet artizanale shqiptare dhe kosovare tashmë ka një portal që i bashkon. Me thjeshtësinë e një klikimi mund të vërehen punimet artizanale, mund të Për të gjithë ata që kërkojnë produktet artizanale shqiptare dhe kosovare tashmë ka një portal që i bashkon. Me me historitë e artizaneve pasartizanale një produkti, rrugëtimin e tyre, teknikat që e më Për njiheni të gjithë ataklikimi që kërkojnë produktet shqiptare dhe kosovare tashmë kapërdorin njëpas portal thjeshtësinë e një mund të vërehen punimet artizanale, mund të njiheni me historitë e artizaneve një pas të perfeksioni blerjen tuaj. që i bashkon. thjeshtësinë e një klikimi mund të vërehen punimet produkti, rrugëtiminMe e tyre, teknikat që përdorin e më pas të perfeksioni blerjen tuaj. artizanale, mund të njiheni me historitë e artizaneve pas një produkti, rrugëtimin e tyre, teknikat që përdorin e më

Albartizan.al është njëe përbashkët vitrinëpas e përbashkët ku dhe artizanët nuk janë konkurrencë Albartizan.al është një vitrinë ku dheproduktet artizanëttuaj. nuk janë në konkurrencë midisnë tyre por tëproduktet perfeksioni blerjen midis tyre por përkundrazi kompletojnë njëri tjetrin. përkundrazi kompletojnë njëri tjetrin. Albartizan.al është një vitrinë e përbashkët ku produktet dhe artizanët nuk janë në konkurrencë Albartizan.al është platforma eplatforma parë e tillë në treg, inovative dhe e re,inovative por e vetëdijshme përpor tregun shqiptar dhe për Albartizan.al është epërkundrazi parë e tillë në treg, e re, e vetëdijshme midis tyre por kompletojnë njëridhe tjetrin. mënyrat e pagesës janë ato që më mirë i pershtaten klientit. tregun shqiptar dhe mënyrat e pagesës janë ato që më mirë i pershtaten klientit. Zgjidhni artizanin e zemrës, zgjidhni produktin qëinovative dëshironidhe dheeere, merrni lehtë në shtëpi dhe Albartizan.al platforma e parë eqë tillë në treg, por eatë vetëdijshme për Zgjidhni artizaninështë e zemrës, zgjidhni produktin dëshironi dhe e merrni atë lehtë në shtëpi dhe e paguani në dorëzim! e paguani dorëzim! tregun shqiptar dhe mënyrat e pagesës janënëato që më mirë i pershtaten klientit.

Zgjidhni artizanin e zemrës, zgjidhni produktin që dëshironi dhe e merrni atë lehtë në shtëpi dhe e paguani në dorëzim!

Web: www.albartizan.al Email: info@albartizan.al Web: www.albartizan.al https://www.facebook.com/albartizan.al/ Email: @albartizan.al info@albartizan.al

Fb: https://www.facebook.com/albartizan.al/ Web: www.albartizan.al Ig: @albartizan.al Email: info@albartizan.al

Fb: https://www.facebook.com/albartizan.al/ Ig: @albartizan.al

57


Dimër 2021

“Njerëzit më të lumtur në botë? Ata që japin më shumë nga ç’marrin”. –H. Jackson Broën Jr.

58


Dimër 2021

BASHKËSI ELSA HÅSTAD

- AMBASADORJA QË SJELL NJË TJETËR DIELL TIRANËS Bisedoi Marcela Tringaj

Profil Elsa Håstad është vajza e gazetares Disa Håstad dhe dramaturgut britanik Arnold Wesker. Ajo ka punuar me të drejtat e njeriut që nga viti 1997, kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik, por edhe në Vietnam në vitin 2008. Elsa Håstad shërbeu në agjencinë e zhvillimit të KB UNDP në Bjellorusi në vitet 1997-1999. Në vitin 1999 Elsa Håstad është punësuar nga Sida. Ajo ka punuar gjithashtu me Çeçeninë, Kaukazin e Veriut dhe Azinë Qendrore, kryesisht në Taxhikistanin dhe Kirgistanin. Midis viteve 2008 dhe 2011, Elsa Håstad u spostua nga Sida për të shërbyer në Ambasadën Suedeze në Vietnam, Hanoi, ku punoi me të drejtat e njeriut. Që nga viti 2011 ajo ka qenë Drejtore e Departamentit në Zyrën Ndërkombätre të Zhvillimit - Sida. Në gusht 2006, Elsa Håstad u shpërblye nga Rusia me “Medalje Merite” me motivacionin “Bashkëpunim të gjatë me Rusinë”. Që prej shtatorit të vitit 2019 ajo është Ambasadore e Suedisë vendosur në Tiranë.

N

uk do kisha mundësi të njihesha me Ambasadoren e re të Suedisë në Tiranë nëse s’do të bëhej fjalë për eventin “Eat Smart”, pjesë e nismës “Food for Tomorrow”. Një event ky, i cili u zhvillua në rezidencën e Ambasadores e që kërkon të sjellë në vëmendje mënyrën e qëndrueshme të të ushqyerit në respekt të një shëndeti të mirë e në respekt të natyrës. Ambasadorja ishte aq e çlirët, aq njerëzore dhe e dashur në bisedë me këdo dhe në bisedën tonë nuk ngurroi të më pyeste me detaje e kureshtje për nismën time. Aq u ngazëlleva! 59


Dimër 2021

me mënyrën e saj të çlirët, të paqtë e të gëzueshme. E pazakontë kjo sjellje për një vend, ku privilegji i pushtetit vjen ashpër te njeriu i zakonshëm. Pyetjet as që i përgatita. Instikti se nuk do më duheshin para spontanitetit të Saj, nuk më zhgënjeu aspak. Mësova aty për një angazhim tejet dinamik të Ambasadores për çështje që thërrasin e janë shumë shqetësuese anekënd globit, si: ndotja nga hedhurina të plastikës, moda e shpejtë, efektet e industrisë globale, potenciali i njeriut të zakonshëm e plot të tjera si këto. I shkruaj menjëherë një email për një ftesë për intervistë, me guximin e sprovuar nga refuzimet, si një nismë e re në tregun mediatik shqiptar. Përgjigjia ishe e menjëhershme, brenda dy orëve, por email-i kishte përfunduar si “spam”. 60

Unë as që prisja të begenisesha. Pas dhjetë ditësh marr një telefonatë nga ndihmësja e Ambasadores për të më kërkuar një takim sipas kërkesës sime për intervistë. Habisë sime prej asaj telefonate iu shtua një ndjenjë sikleti që s’po dija se ç’mëkojcë të përdorja për ta kaluar situatën. Më lanë një takim pa asnjë protokoll të veçantë në rezidencën e saj. Kështu iu futa punës të gatitesha se si do mund t’i qasesha lirshëm dikujt me aq pushtet, ashtu siç dinte të priste Ajo,

Ditën e takimit, Ambasadorja më priti vetë te porta edhe pse ndihmësja e shtëpisë ishte aty. Përshëndetemi dhe i zgjas një shportëzë me prodhime të tokës shqiptare, si zakon i vendit ku ishim e se mbi të gjitha nuk dija të bëja më mirë ndaj një vizite në shtëpi. Mbi dhjetë minuta folëm për to. Prodhimet i mori në dorë një e nga një e më pyeste me kureshtje. Më pas u rehatuam në dhomën e ndenjjes dhe për më shumë se njëzet minuta folëm çuditërisht… rreth meje. Më pyeste pafund e


Dimër 2021

plot gjallëri për nismën “Fshat e Zanat”, punën time të vërtetë, biseda spontane mbi përvojat tona si nëna e të tjera si këto. Më pas fillon të më rrëfejë për vendin tonë, për përvojën e saj me zbulimin e viseve të harruara shqiptare, ndërlidhja me njerëzit e zakonshëm që kuvendon shtruar sa herë i jepet rasti. Rehatinë me këtë vend e gjeti që sapo shkeli këtë tokë. Ajo çka i bën bën përshtypje menjëherë pas ardhjes në Shqipëri veç natyrës së bekuar, janë pikërisht njerëzit, aq të hapur, babaxhanë, që presin me zemër këdo dhe kurdo. Njerëz që janë punëtorë dhe që arrijnë t’ia dalin me aq burime që kanë në dispozicion. Shpesh janë kritikë të vetes dhe kërkojnë të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht, deri edhe të pamundurën.

Më përgëzon që zotërojmë një vend me një klimë të mrekullueshme, me një pozicion gjeografik kaq strategik dhe që gëzojmë si rrallë vend tjetër harmoninë fetare. Vazhdon të më sjell ndërmendt se industria jonë nuk është e rëndë dhe në dëm të mjedisit, por një ekonomi me hapa të ngadalta edhe pse jo në përputhje me burimet natyrore që na i ka falur natyra. Më përgëzon e më përgëzon për potencialin që kemi ne, njerëzit e zakonshëm e që po ia dalim aq mirë si një vend me problematikë të gjatë tranzicioni e zhvillimi. Megjithatë, Ambasadorja vë re se ne si popull i marrim të mirëqena këto të mira e nuk reshtim së kritikuari veten dhe vendin. E kur e pyes se cila është ajo veti suedeze që do uroje ta përvetësonim edhe ne si popull,

përgjigjja ishte pikërisht kështu: “besimi te njëri-tjetri dhe politika, i cili domosdoshmërisht duhet fituar dhe jo imponuar”, megjithëse pranon se për qytetarët e saj nuk është rastësore kjo. Ajo rrëfen që frymën e një komunteti, që ka ende lidhje të forta afeksioni dhe dashurie, si kjo në Shqipëri, do të donte ta gjente edhe në vendin e saj. I bën përshtypje gadishmëria dhe se si i gjendemi ne shqiptarët njëri-tjetrit, solidariteti në ditë të vështira dhe hareja e gëzimi në ditë të mira. Më sjell ndërmend se sa të aftë dhe fleksibël jemi për t’u organizuar e përgatitur lehtë dhe me njoftime të shkurtra. Ajo vazhdon e flet për të mirat dhe unë vazhdoj e gacmoj për të kuptuar se çfarë vë re tjetër që mund të përmirësojmë. Qesh 61


Dimër 2021

me dashamirësi e thotë: “E sheh, sa kritikë që jeni ndaj vetes?! Lejojini vetes pak më shumë hapësirë t’i gëzoni këto të mira që keni!” Ambasadorja më tregon se përveç detyrës së saj, kur koha premton, Ajo kërkon të zbulojë Shqipërinë. Zgjedh zona, vise e shtigje të largëta, të thella. Takon njerëz të zakonshëm e flet gjerë e gjatë. Me çiltërsinë që e karakterizon, ajo fotografon veten me ta, në bujtinat apo agroturizmet e tyre. Sugjeron se një turizëm i qëndrueshëm është e ardhmja jonë. Është një amalgramë e mrekullueshme e ndërthurjes së një natyre mbresëlënëse, shpesh e paprekur, me kapacitetin e potencialin njerëzor për t’u marrë shembull. Pa harruar se duhet 62

pashmangshmërisht të përcjellim traditën, kulturën dhe historinë që na karakterizon. Duhet edhe pak edukim: si mjedisi pas çdo vizite të mbetet sërish natyrë, pa hedhurina e mbetje njerëzore. Na rrëfen për gatimet tradicionale që i lënë përshtypje dhe dëshirës për të sjellë në vëmendje këta njerëz me potencialin e tyre të madh. Dikton shqiptarë të shumtë që vijnë e investojnë në vendlindje, pas përvojave në emigrim. Tregon se si idetë e tyre inovatore përshtaten me përvojën shqiptare e se si sjellin një vlerë të shtuar në komunitet. Me gjithë rrëfimet e Saj, duket ashiqare që aq shumë e shijon diellin e këtij vendi, po aq sa njerëzit dhe rrënjët e tyre, e pikërisht me atë buzëqeshjen që

e karakterizon e përfundon bisedën duke më thënë se duhet doemos ta duam veten dhe këtë vend pak më shumë: ashtu si duam e presim miqtë! Ishte pasdite vonë, mbase një javë pas takimit marr një mesazh nga Ambasadorja duke më treguar sesa shumë i kish shijuar makaronat e dorës nga “Arka e Shijes Shqiptare” që i kisha shpënë ditën e intervistës. Më bëri sërisht të reflektoj mbi bukurinë e së njerëzishmes, thjeshtësisë dhe vërtesisë së një marrdhënieje njerëzore, pa peshën e statusit e titujve. Elsa Håstad, Ambasadorja e Suedisë në Tiranë më tregoi me botën e saj se janë pikërisht këto veti, në dukje të parëndësishme që e bëjnë një njëri të bukur, njësoj porsi zjarri e forca që kthejnë një copëz qymyri në diamant.


Dimër 2021

RRANJËT MBI KALLDRËM DHE GURËT E VETMUAR TË ORËS SË LIGË ose pak muhabet me Tom Kukën Fjolla Spanca

S

ot, fjalët nuk mjaftojnë për t’i përshkruar ndjesitë që të tre librat e Tom Kukës përcjellin tek lexuesi. Zaten që kur panë dritën e botimit, të tre sosh shqipes dhe shqiptarëve i falën shpluhurosje, udhë të reja për kah Dashnia edhe një grusht mall për kthimin tek Vetja.

të cilën ndoshta unë nuk e kam jetu por thjeshtë e kam dëgju, madje të pamundur do ta kenë edhe fëmijët e mi largimin nga historia ime edhe nipërit, e kështu me radhë.

Tom, emri yt m’i kujton qoshet ma shpirtnore të shqipes dhe shqiptarëve. I ke bojatisun kohnat, tek të tre librat krejt mahnitshëm. Ku e ka fillin nyja e zemrës? Për të arritur që të shkruaja këto libra dhe besoj se edhe librat që do vijnë pas, më është dashur një periudhë shumë e gjatë kohe, për tu shkëput nga idetë e gabuara që kur ne lindim, lindim pa rrënjë dhe në një kohë të re. Në fakt më është dashtë kohë, më është dashtë punë, më është dashtë me lexu dhe me e kuptu në radhë të parë vetën, që askush nga ne nuk është pa rrënjë. Momentin që ti kupton rrënjët e tua – në këtë moment ti ke kuptuar se ku të rreh zemra dhe pastaj puna bëhet më e lehtë sepse sot duket sikur ato kohë që unë përshkruaj janë të mahnitshme por në fakt janë kohët që kanë jetu njerëzit tanë, të mëparshmit dhe në një farë mënyrë që ti ke jetu nëpërmjet mishërimit tek ta. Ti i shpalos rrënjët e këtij populli fatpak me një delikatesë të fisme. Ç’simbolizojnë trevat tona tek ty? Ç’të mbanë kaq fort lidhur me to? Rrënjët kanë shumë rëndësi. Nuk ka rëndësi cili është fati i një populli. Në përgjithësi popujtë kanë fate tragjike sepse ata të cilët kanë lëshu rrënjë në Tokën e tyre kur i largojnë jua shkulin rrënjët dhe nuk ka gjë më të dhimbshme. Po të futemi në botën e bimësisë e kuptojmë shumë mirë që një bimë e shkëputun nga rrënjët, vdes. Edhe sikur ta qosh bimën në një Tokë tjetër ka gjasë që farat që do bëj të jenë më të këqija se ato që do bënte në Tokën e vet. Prandaj në këto raste unë dua a s’dua nuk mund të shpëtoj dot. Nuk i shpëtoj dot origjinës time. Nuk i shpëtoj dot kombit tim. Nuk i shpëtoj dot krahinës time sepse edhe sikur të dua unë të iki, janë ata që më tërheqin fort nga pas dhe e kam të pamundur me u largu nga historia e së shkruarës, 63


Dimër 2021

Tek e fundit kjo Tokë, ky vend, ky komb është aq i lashtë sepse është mbajtë nga rrënjët! Historitë që derdhën nëpër faqe librash janë diçka mes ëndrrës dhe përrallës. Tom, ku me e dallue fijen mes tyne? Unë mendoj që nuk duhet me e dallu! Unë mendoj që ëndrra, përalla, rrëfimi duhet të mbetën njësh. Kur e kam shkrujtë nuk kam dashtë që ta dalloj sepse mendoj që njerëzit jetojnë dy realitete: një është realiteti i tyre i përditshëm, tjetri është një realitet historik që ata e kanë gjithsecili, duke e tërheqë me vete a duke e pasë si një torbe, sikur me e pasë një trajsë që e kanë vënë në shpinë. Prandaj, ëndrra, përralla, rrëfimi, magjia që krijohet nëpërmjet tyre sipas meje është vetëm një, - jeta jonë nuk është thjeshtë një jetë e përditshme, konkrete por është edhe një jetë që i përket ëndrrës, përrallës. Madje i përket edhe besimit dhe i përket edhe të Mbinatyrshmes. Prandaj pse duhet ta shuajmë vetën?! Historitë mrena librave të Tomës janë histori të gdhenduna në fate njerëzish. Kalojnë prej t’shkuarës kah e sotmja, me synin Përtej … si puqet njerëzimi aq kollaj? Historia jonë që ndodhet brenda të gjithë librave duhet parë me kujdesin e atyre që e kanë bërë. Pra nëse do të kuptosh një histori duhet të kuptosh patjetër njerëzit dhe nëse kupton njerëzit pastaj kupton edhe pasojat. Sot p.sh. që Shqipëria a shqiptaria ndodhet në këto lloj zhvillimesh, që ta kuptojnë 100 % duhet të shkojmë patjetër shumë kohë më mbrapa për ta kuptu se si na e kanë trajtu prindërit këtë Shqipëri; si e kanë trajtu gjyshërit; si po e trajtojmë ne?! - dhe duke i njohur ata, duke i njohur njerëzit ne kuptojmë shumë mirë se cilat janë gabimet dhe përse fatet tragjike përsëriten! Është shumë e vështirë që historia të kuptohet pa njerëzit sepse unë nuk mendoj që historia është vetëm data dhe ngjarje, mendoj se historia është karakter, është fat, është deri diku edhe fiction! Prandaj nganjëherë thuhet që shkrimtarët e shpjegojnë më mirë historinë se historianët! Kush i rrok librat e Tomës takon dimensione të harrueme të kulturës, të traditave e zakoneve. Ndoshta ti po i çplon ca ndjesina të mohueme? Shqiptarët veçanërisht por edhe ballkanasit, megjithatë mua më interesojnë shqiptarët, janë një popull që kanë rrënjë të thella në paganizëm dhe është shumë e vështirë që ta shpjegosh mënyrën se si shqiptarët kanë doket e zakonet e tyre apo se si e përjetojnë shumë shpesh edhe besimin e tyre fetar! Shqiptarët i kanë ndryshu besimet monoteiste 64

në bazë të traditave dhe zakoneve të tyre. Prandaj ndryshe i kanë përjetuar besimet duke mos i lënë mënjëanë edhe zakonet e traditat. Këto dimensionet (që ne ndonjëherë i konsiderojmë të harruara) të kulturës, traditave e dokeve tona në një farë mënyrë krijojnë identitetin tonë. Do më thënë, përse dallohet një shqiptar, fjala vjen nga një grek, nga një turk, nga një serb apo nga një francez e italian?! Natyrisht se dallohet prej traditës së tij dhe tradita shqiptare është traditë e cila vjen nga lashtësitë, vjen nga mitet që kanë kaluar këtë Tokë përpara së këtu të mbërrinin besimet monoteiste. Janë aq të forta këto mite saqë shpesh ne i gjejmë në përditshmërinë tonë, i gjejmë tek mënyra se si na gatuan gjyshja sillën apo tek mënyra se si kremtojmë festën e verës. Pra, janë të gjitha këto gjëra që


Dimër 2021

përbëjnë identitetin tonë por nuk përbëjnë të keqën tonë, përkundrazi. Duket sheshit dashnija e madhe që Toma ka për sofrën, qilarin, për Tokën e begatitë e saj. Si janë mbrumun erëzat e kësaj kopshtnaje tek ty? Të thash qysh në fillim, për të shkruajtë librat duhet të shkëputesha e të fitoja lirinë nga ideja marroke që çdo njëri e fillon historinë nga e para meqë shpesh herë për ta filluar nga e para ka shumë njerëz që duan të harrojnë Tokën, të harrojnë atdheun dhe duan të bëhen nganjëherë njësh me atë shprehjën e famshme “më katolik se Papa” … duhet të keni parasysh një gjë; nëse ti e kupton origjinën tënde, ti mbi të gjitha je i sinqertë me vetën tënde dhe ke kuptu sa madhështor je! Pastaj madhështia e çdo personi sipas meje vjen pikërisht tek sofra, tek qilari, tek zakonet e vogla, tek rrëfimet e vogla, tek buzëqeshjet e vogla, te shenjat apo tek gjestikulacionet që gjithsekush ja kupton tjetrit kur është nën një çati. Pra, dikur ka pasë një shprehje, që atdheu fillon nga shtëpia jote. Po e pe pikërisht atje atdheun dhe po e dëftove pikërisht atje edhe ndjesinë kombëtare ke për të parë që në fund fare, gjithsecili nga ne ka për të qenë një njeri i madh!

Na s’duhet me harru asnjëherë sepse e vetmja mënyrë për me dashtë është mos me harru, madje edhe armikun mund ta duash më tepër në momentin që nuk ke harruar se cfarë të keqe të ka bërë. Kështu duhet të kalosh malin. Dhe kështu duhet të kalosh edhe mbi vetvetën. Ndërsa duke mos harruar plotëson amanetin sepse porosia që të ka lënë ai që ka qenë përpara teje mund të jetë shumë e ngjajshme me porosinë që do lësh ti mbasi të ikësh! Kështu ti duke futur dashurinë në mes mund t’ja dalësh mbanë që të përqafosh të mirën! Por kam frikë se ne i përkasim brezave që nuk kemi për ta përqafu kurrë.

Mos me pasë qenë Toma, kishe me u ba Toma! Kështu flet lapsi yt … çfarë i mungon kohës dhe botës sonë? Me thënë drejtën e kam të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetjes sepse e mbanë në pjesën e parë një vlerë të pamerituar për mua, por gjithsesi … them që kohës tonë dhe botës tonë i mungon njeriu! Dhe jo njeriu si qenie fizike, as njeriu si qenie morale por njeriu origjinal, njeriu që i shfaqet botës me të gjitha të mirat dhe të këqijat e veta. Njeriu i ndershëm, ai që nuk e fsheh vetën pas gishtit; jo ai apo atij që i pëlqen më tepër ta gënjejnë. Nëse këto libra ndihmojnë për të rizbuluar njeriun, duhet të jem thjesht i lumtur. Sa e zorshme është balancimi dhe Harmonia mes shkronjave, Tokës, Harresës, Kujtimeve, Mallit dhe Amanetit për me e rrokun të Mirën? Nuk është i zorshëm ky lloj ekuilibri. Është gati – gati i pamundur sepse në radhë të parë kur ti do të shkruash për një temë të caktuar duhet të mundohesh që mos të urresh ti në radhë të parë dhe pastaj duhet të mundohesh të bësh një gjë akoma më të vështirë, evqë është më e vështirë sesa urrejtja! Praa, me dashtë!!! Dhe të duash një armik - është e pamundur, prandaj shpesh herë ne kur lexojme tekste që i përkasin historisë dallojmë patetizma, dallojmë moralizma por nuk dallojmë asnjëherë dashni. Dhe kjo Tokë, kam përshtypjen se ka më tepër nevojë për Dashni, jo për harresë! 65


Dimër 2021

GJERGJ MARKU

– Gazetari dhe kulturologu që promovon pozitivitetet e Verilindjes

N

ëse do të rrëmonit në shkrimet e Gjergj Markut do të duhet të merrni pak kohë e të rehatoheni për t’u kredhur në një botë tjetër. Atë të cilën e jetojmë çdo ditë e shpërfillje, e kemi para sysh por nuk e vërejmë dhe as e ndjejmë. Ja këtë bën Gjergji, shtegton fshat më fshat, mal më mal, në kulla apo bujtina e pallate, për të hasur këto personazhe dhe për t’u ulur miqësisht me ta, për t’i zbërthyer në bisedat e tyre dhe për t’ia përcjellë publikut sa më mire. Gjen në shkrimet e tij Mirditën e historisë, e kulturës, e zakoneve, të dokeve, të sofrës, e gjithë jetës që

gëlon në atë trevë e është trashëguar me zell e dashuri nga të parët. E nëse i zbulon njëherë këto rreshta do ndjesh nevojën për t’u kthyer e rikthyer këtyre shkrimeve. Rrënjëve në fakt… 66

Gjergj, ka në profilin tuaj të rrjeteve sociale një gamë të gjerë artikujsh, që thërrasin rrënjët, që i gëzohen degëve dhe çelin lulet e shpresës së një vendi të tërë e jo një krahine fshehur malit. Pse vendose të hapësh këto shtigje në qytezën tuaj? Kur hyra për herë të parë në rrjetet sociale, ishte koha, që thënë figurativisht, gazetaria në print gati po “jepte shpirt”, ndaj dhe për mua gazetarin tradicional të tri dekadave, nuk po përjetohej mirë. Ama duhej përshtatje. Në print, sidomos te gazeta “Shekulli”, ku kam punuar për 10 vjet për Verilindjen e Shqipërisë, kam bërë pothuaj të njëjtën gjë, në pikasjen e pozitiviteteve dhe atyre që ishin një model për t’u ndjekur në fushat përkatëse, natyrisht pa harruar dhe kritikën e fortë me argument si dhe investigimin në një zonë tejet të vështirë.

po bëhej viral; njerëz që kishin hyrë në këtë fushë delikate duke bërë turli lloj malukatërish. Thashë me vete, do të jem vetëm me emrin tim, sepse kështu do duhej dhe do të ishte një shërbim i mirë për një gazetar me vite përvoje mbi supe.

Kur vjen në rrjet si individ, dhe aq më tepër që tashmë po drejtoja dhe kulturën në Mirditë, m’u desh të vishja një “kostum tjetër” gazetaresk. Kësisoj, i dhashë shumë rëndësi promovimit të krahinës sime, Mirditës, kryesisht, por pa lejuar të më “rrudhej kostumi gjeografik” i të shkruarit. Është koha kur nga duart nxjerr dhe librin me shënime publicistike “Kryq e tërthor në Shqipëri të Epërme”.

Ajo që e jetëzoi këtë dimension, është bashkëpunimi dhe më të tjerë.

Më pastaj, krahas të marrurit me median vizive lokale apo kombëtare, nuk lashë pas dore gazetarinë virtuale, pra rrjetet sociale. Jam ndër të parët në Mirditë që e nisa si mision, dhe jo thjesht si englendisje. Preferova të jem me emër, pasi “anonimati” i pështirë

Pas një lloj epidemie të marrurit me njëri-tjetrin, pashë se dhe një profil dinjitoz në rrjetin social mund të ndiqet nga një publik i gjerë. Pak a shumë në botimet e çdo dite, (e pamundur prej 12 vjetësh) të mos kemi patur nga 4 a 5 publikime, jo vetëm statuse të shkurtra, por dhe trajtesa më të gjata, duke i dhënë kështu pak a shumë përmasën e një media online për Mirditën, edhe pse ishte thjesht me emrin tim. Një media e ndërtuar me rubrika, sipas një planifikimi ditor e javor, dhe jo thjesht mbushje me çfarë të të vijë në mendje më parë.

Bashkëpunëtorë të shumtë e panë këtë profil si një dritare ku mund


Dimër 2021

të publikohen dhe studimet apo trajtesat e tyre hulumtuese. Ndaj, shpesh e më shpesh, ka qenë rubrika “Këndi i studiuesit”. Duke qenë botues për disa vjet, risolla rubrikat e gazetës së hershme, për të krijuar një raport të drejtë publikimesh, ndërkohë që personalisht më duhej të lëvroja pothuaj të gjitha zhanret publicistike, ndaj është e pamundur të mos gjesh në rubrika që nga kronikat, aktualiteti, editorialet, esse-të, reportazhet, dossier-ët, profilet, personazh, udhëpërshkrime apo dokumetarë etj. etj. Kjo nuk është e lehtë natyrisht, pasi duhej punë sistematike dhe e kujdesshme. Ka rrëfime, ndjesi, përjetime, përditshmëri nga të pabujët e rrethinave përreth qytezës e më thellë, që rroken për çdo ditë prej teje. A thua se ke mësuar më tepër të dëgjosh a shkruash më mirë prej tyre? Rrëfimet e njerëzve i pëlqej pa masë, sidomos ato të njerëzve të thjeshtë e të pabujë. Ata janë një galeri e pazakontë personazhesh, që të japin mirësi pafund, por edhe udhëheqin me modelin e tyre. Më është dashur të shtegtoj fshat më fshat, mal më mal, në kulla apo bujtina e pallate, për të hasur këto personazhe dhe për t’u ulur miqësisht me ta, për t’i zbërthyer në bisedat e tyre dhe për t’ia përcjellë publikut sa më mirë. Këto rrëfime janë ndër më të shikuarat, qoftë kur i bëj si reportazhe me foto, por dhe me video. Madje këtë të fundit, ka kohë që po e aplikoj si një formë interesante dhe shumë tërheqëse,

edhe pse i punoj me një aparat të thjeshtë fotografik dhe me montazh po aq të thjeshtë. Janë tipologji njerëzore që nuk të shlyhen kurrë nga kujtesa dhe duket sikur jeton me to. Jo pak prej tyre, janë memorizuar në këtë profil timin, anipse nuk jetojnë më, ata sërish janë të gjallë në mes nesh, dhe duket se vazhdojnë të udhëheqin me rrëfimet e tyre, modelin e tyre të thjeshtë e plot mirësi. Në njëfarë mënyre, u është bërë mirë dhe familjeve, pasi i kanë si një arkiv të gjallë këtu te postimet e mia, aq më tepër që së fundi, po merrem dhe me kanalin tim në YouTube. Nuk di se cilin personazh të marr më parë, por bjeshkët më kanë sjellë asi personazhesh mitikë, që ia dalin jetës stoikisht dhe na ftojnë ne që të shkojmë atje dhe të mos i braktisim bukuritë e maleve tona, duke na kthyer te mënyra e jetesës së të parëve

tanë, mënyra se si i shfrytëzonin malet për të mbajtur familjen e trashëguar gjininë. Ndihem mirë që shumë e shumë personazhe nga profili im janë marrë dhe nga televizionet kombëtare e janë bërë emisione speciale për ta. Jo pak herë, më bie telefoni për këtë apo atë personazh që e kanë parë në profilin tim. Kështu që nga TOP-Channel, Klan, Vizion Plus, Neës 24, A1 Report apo gazeta e media të tjera, pa harruar dhe portalet e shumta. Unë jam tip bujar edhe në gazetari, kështu jo pak herë i shoqëroj gazetarët e Tiranës për te personazhet duke i orientuar që të dalin në plotësinë e tyre si profil. Biseda të paharrueshme mbeten me çobanët e Munellës, ata të Nënshejtit apo të tjerë, por sidomos me të moshuarit kam krijuar një alkimi perfekte, sa nuk ndahem dot prej 67


Dimër 2021

tyre. Mund të them se me Terezën 95-vjeçare, kemi shtegtuar e punuar në mal të thellë për rreth 8 orë, pa u ndaluar një minutë. Imagjinojeni çfarë personazhi mitik, kur në fund të thotë: “jo vetëm nuk u lodha, por tani që e pashë atë vend dhe i thashë uratët që kam thënë këtu e 90 vjet në taban të kishës së vjetër, jam e qetë, qoftë dhe sonte të ik nga kjo jetë!” Pra, jo vetëm si gazetar, por edhe si njeri kam marrë një kënaqësi të pafund, duke i përmbushur një personazhi të tillë një brengë apo amanet që e mban përbrenda prej vitesh. E kështu dhe të tjerë, që i kam aq shumë të vleftë, janë fytyra më e bukur e Mirditës sime të dashur. Bash ajo çka kanë për të rrëfyer trevat mirditase në histori, kulturë, kulinari e traditë do të perceptohen lehtë si pjesë e lidhjes shpirtnore që personazhet e tu e ti vetë keni me to. Një lexues i kujdesshëm e vëren menjëherë. Ç’i mungon lexuesit të gjerë t’i rrok me vëmendje ato? Siç dhe e thashë, kur e merr përsipër të informosh për krahinën tëndë si profesionist, aq më tepër në rrjetet sociale, një fushë ku hyn kushdo tashmë, i miri apo i mbrapshti, racionali dhe dinjitari por edhe manipuluesi apo njeriu me vese të forta, njeriu me etikë por edhe ai që shpif e intimidon etj. etj., nuk është gjë e lehtë, dhe aq më tepër të rrish në korrent të ngjarjeve dhe informacioneve çdo ditë. Duket sikur nuk bën punë tjetër, thjesht rri në Facebook!... Por, nuk është kështu, për mua ka qenë një punë e mundimshme, pasi nuk dua kurrë të lejoj atakime, që mbase sjellin problematika të forta në 68

mes individëve. Ka raste kur mund të përleshën në “fushën tënde”, por ama kur ti poston dicka, duhet të marrësh parasysh se janë në “besën” tënde dhe nuk ta ka kush me borxh t’i përmendet emri, qoftë për mirë apo për keq, kur nuk e ke tagrin e një media të ligjëruar shtetërisht. Për fat të keq, bota e rrjetit është e mbushur me gërgasës, ndaj këtyre duhet t’u rrish “gardian”! Më është dashur ta bej këtë punë pothuaj çdo ditë. Por deri sot, për fat, falë një kujdesi permanent, kurrë nuk kam lejuar që dy njerëz të ngatërrohen në profilin tim, të kemi parasysh se ne si popull jemi gjaknxehtë.

të mirëfilltë që merren me trajtesa në rrjet, pasi mjafton një sharje apo koment idiot dhe bën që i mençuri të tërhiqet. Ky është një dëm i madh publik, pasi kur tërhiqet i mençuri, vendin e zë mediokriteti dhe grafomanët e pashkollë. Personalisht, kam qëndruar fort, dhe jam mbështetur te studiuesit e mirëfilltë dhe personalitete publike me brumë, që Mirdita nuk i ka të paktë, ashtu si dhe njerëz të thjeshtë fare, që kanë përvojat e tyre fantastike në fushat përkatëse, njerëz që nuk mëtojnë të bëjnë gjithologun. Është një rubrikë që e kam fort për zemër “Gjenerata e re”.

Jam munduar të ndërtoj një profil me personazhe dhe modele pozitive dhe kjo ka funksionuar shumë mirë. Në përqindjen më të madhe janë të pakontestuara, pasi unë mundohem ta testoj publikun dhe eksperienca këtu, natyrisht, bën të vetën. Mirëpo, rrjeti ka dhe një problem, pasi bëhen turli lloj-lloj sharlatanësh në emër të historisë, kulturës etj. etj.; përzien histori të tëra dhe e deformojnë atë. Ka një epje të vazhdueshme: kushdo merr penën në dorë dhe bën një status, flet me kompetencë për historinë apo kulturën etj. etj., ndërkohë që nuk ka lexuar qoftë dhe një libër, por ka bërë vetëm ca rreshta në fb. Këta janë të rrezikshëm, pasi nuk ta përtojnë, dhe nëse ti flet më fakte apo arkiva, aq më keq do e kesh.

E pamundur mos ta lëvroj pothuaj ditë për ditë, pasi kam besim se Mirdita, por dhe Shqipëria, do fillojë të bëhet më e bukur dhe e begatë pikërisht nga kjo gjeneratë. I kërkoj ata ku janë e ku s’janë, si të thuash, me “shkop e trastë”, si brenda apo jashtë vendit. Bëmë një takim në kuadër të “Unionit

Kësisoj, po ta vini re, ka fare pak studiues


Dimër 2021

këtë “botë të çuditëshme” në këtë skaj Europe, siç shkruajnë të huajt. Personalisht jam mbështetur fort në këtë thelb, dhe për ta përcjellë trashëgiminë e “Tokës së Katedraleve”, me gjithë arealin e saj të pasur të trashëgimisë për publikun si asset i jashtëzakonshëm kombëtar.

Mirdita në Tiranë”, vetëm me të rinj ekselentë. Më thoshin: “vështirë se do i mbledhësh me gishtat e dorës”, mirëpo e di ç’ndodhi? Iu referova postimeve të mia për këtë target, sipas një database në rrjet, pikërisht nga publikimet që kisha bërë dhe u mblodhën plot 120 të rinj; kishte aty student, por edhe në profesione të ndryshme që kanë vënë emër në Mirditë, apo vende të ndryshme, kryesisht në Tiranë e qytete të tjera.

kjo epje juaj e fortë dhe cilat janë projeksionet për të ardhmen? Po, është e vërtetë. Ka vite që jam tepër i lidh me kulturën dhe turizmin, jo thjeshtë si një zyrtar démodé, pasi prej vitesh e kam drejtuar këtë sektor në Mirditë, por duke u munduar t’i paraqes publikut anën më të mirë të Mirditës. Dhe në këtë sens, vendlindja ime ka çfarë të tregojë e të japë për trashëgiminë historike dhe kulturore kombëtare.

Pa përmendur pastaj ata që janë jashtë. Qindra të rinj të tjerë do mund të mblidheshin nga ky netëork në rrjet me të rinj që mësojnë, studiojnë apo punojnë jashtë vendit në kompani me emër në tregun europian apo gjetkë. Dhe këta janë nga fusha të ndryshme, me një emërues të përbashkët: Mirditën e duan fort dhe ëndërrojnë që ajo të jetë më e bukura dhe më e zhvilluara krahinë Shqipniet!...

Është e vetmja krahinë në Shqipëri, që nuk u pushtua nga Perandoria Osmane, do duheshin libra të tërë për ta spjeguar, por që mbështetet në disa shtylla kryesore, që lidhet me vetqeverisjen, besimin homogjen të ruajtur me fanatizëm, kanunin e Maleve, kuvendet e famshm, Kishën dhe Princin e vet unik. Herë me luftë e herë me diplomaci Mirdita ia ka dalë të ruajë emrin, besimin, doket dhe zakonet më të mira, cka ka bërë që hulumtues, udhëpërshkrues, kulturologë, etnografë apo antropologë e konsuj etj etj t’i qasen prej afto dy shekuj për ta studiuar

(Shiheni shumë aktiv në promovimin e kulturës dhe turizmit për krahinën tuaj, si spjegohet

Në sa e sa evente lokale apo kombëtare, kemi marrë pjesë me grupet kultrore, si Ansamblin Mirdita që e drejtoj, dhe që këto vite falë punën e përkushtimit arritëm ta bëjmë Mjeshtër i Madh, gjithashtu t’i japim udhë turizmit, duke e integruar asset-in historik me atë kulturor, atraksionet natyrore, monumentet, kullat etj dhe duke u hap udhë bujtinave, ekohoteleve, agroturizmit etj. Dua të theksoj një fakt, edhe në këtë situatë pandemie nuk kemi ndejt duarkryq, por mbështetur mbi protokollet ekzigjente, kemi dhënë shembullin sesi mund ta përballojmë këtë flamë të keqe globale edhe përmes mbushjes shpirterore. Sa e sa koncerte online, angazhime artistesh, ndërkohë personalisht u kam kushtuar rëndësi reportazheve nëpër zona dhe me profile njerëzish interesant dhe shpresëdhënës, cka ka ndikuar në tonusin pozitiv të gjendjes shpirtërore, qoftë të banorëve këtu, por dhe sidomos emigrantëve. E ardhmja, natyrisht do të rezervojë veprimtari të shumta kulturore, pjesëmarrje ne evente kombetare, rritje të potencialit turistik dhe të qenit avangardë me anën promocionale, duke shfrytëzuar eksperiencën dhe natyrisht shkëmbimin me më të mirët si brenda apo jashtë vendit. 69


Dimër 2021

SEPSE ZEMRA KA VETËM ATË QË KA DHURUAR!

N

ë kohë jo të zakonshme, zemra vigjilente e qytetarëve mund të bëjë ndryshime të jashtëzakonshme, përmes veprimeve të vockla, që në realitet kanë peshë tepër të madhe për komunitetin. Pra, ne të gjithë bashkë, mund t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit duke e zgjuar kështu shpresën e pritjes së ditëve më të lehta! Tej të gjitha dyshimeve e frikës që pandemia e rrënjosi nëpër muaj, vërtetë nuk ka mbetur shumë për t’u bërë, e megjithatë prapë nuk janë mbyllur portat e mirësisë! Le të themi se: 1. Nëse po punoni nga shtëpia, vaktet e ushqimit përpiquni t’i kërkoni nëpër restorantet brenda zonës suaj, të cilat janë burimi i vetëm i të ardhurave për familjet që gatuajnë me pasion, kujdes e përkushtim të shtuar! 2. Nëse keni një punë të mirë dhe nuk po rrezikoni të mbeteni pa dy lekë në xhep, bëjini dhurata të dashurve tuaj! Pra, rrokni produktet e gatitura me dorë, librat e shkrimtarëve vendas, buqetat e luleshitësve nëpër cepat e qytetit, fustanet apo bluzat e qëndisura me pasion nga rrobaqepëset e lagjes ose sapunat bio te farmacia poshtë pallatit! 70

3. Mbështetni sipërmarrësit e rinj duke i promovuar ata te miqtë apo kolegët tuaj! 4. Çmojeni dhe promovojeni punën e fermerit, bujkut, agronomit, mësuesit a doktorit! 5. Nëse biznesi juaj po ecën pa pengesa, jeni fatlum! Falni pakëz me tepër nga të ardhurat për punëtorët, ose një pako me ushqime për familjarët a fqinjët rrotull! 6. Nëse keni një zanat dhe frymëzimi nuk ju është sosur, ndihmojini bizneset e vogla me konsulencë falas!

7. Nëse nuk keni asnjë nga mundësitë e lartpërmendura, mos u trishtoni! Jini mirënjohës për shëndetin që gëzoni dhe mirënjohës ndaj miqve që nuk ju braktisin; ju telefonojnë dhe ju pyesin vazhdimisht në keni nevojë për ndihmë! Janë kohë jo të zakonshme! Duhet durim dhe zemër e bardhë! Njerëzit e mirë kanë vetëm atë që kanë dhuruar! Prandaj, ndryshimet e jashtëzakonshme vijnë nga mendja e njeriut që fal, pa u hakërruar! Fal dhe falet, për t’iu gëzuar shëndetit dhe jetës!


Dimër 2021

Fjolla Spanca

N

Një qoshk i përshpirtshëm në Tiranën e trazuar

KUJTIME. HISTORI. KOLEKSION. KULTURË. TRADITË.

ë një cep afër Pazarit të Ri, në një nga lagjet e vjetra të Tiranës, përditë besimtarët dhe turistët e huaj hyjnë e dalin prej Xhamisë së Kokonozit. Kushdo që ka kaluar andejpari, syri ia ka zënë një trung shege, limonin jeshil dhe deri vonë imamin e hatibin Saimir Ismaili. z. Ismaili që prej vitit 2004 ka pritur e përcjellë miq prej të katër anëve, mu në atë shtëpizë të vockël, mbuluar prej dritës së diellit qysh në ag. Hoxhë Saimiri anash shërbesave të fisme që i dha kësaj xhamie për 16 vjet, mes qytetarësh njihet edhe për përkushtimin e tij në dokumentimin e kulturës Islame brenda trojeve shqipfolëse. Si pak prijës fetarë, ai me zell ka lundruar nëpër vitet e historisë për të gjetur dokumente, libra, manuskripte e gjëra të tjera me vlerë tejet të madhe, që flasin për të shkuarën e shquar, thuajse krejt të panjohur, të një populli, që sot është zhytur në harresë. Në harmoni me kujtimet, përpjekjet, lodhjen, sfidat e durimin, Saimiri rrëfen me një dashuri të paepun mbi kujtesën kolektive, rëndesën e së shkuarës dhe vlerën kolosale të këtyre thesareve që ruhen prej shpirtit të tij! Z. Saimir kur nisët koleksionimin? Koleksionimin e kam nis kaherë me nijetin personal për me mbledhë

materiale me vlerë. Çdo gjë ka fillu në një ditë Ramazani. Kam qenë te dyqani i një prej tregtarëve të antikuareve, zotit Fadil Abazi, kur erdhi një arkë me libra fetarë. Fill, shpreha dëshirën për t’i blerë. Dhe mu aty, në atë ditë të bekueme, lindi ideja që të themeloja një qendër për dokumentimin e kulturës Islame, në

trojet shqipfolëse. Qysh atëherë mori jetë kjo ide, e vazhdon sot e asaj dite. Sa vjet kaluan që prej asaj dite? Shumë vjet. Mbase, më tepër se dhjetë. Ka qenë pasioni im i hershëm për me mbledhë gjëra të vjetra. Nuk e di se prej ku më ka buru kjo dashni. I kam dashtë gjërat ku ishte mëshiruar 71


Dimër 2021

shpirti i të tjerëve, sepse gjërat antike kanë një lloj shpirti brenda, që s’di ta shpjegoj më tepër. Kaherë mbledhja gjëra pa rëndësi për të tjerët, por me peshë për të ardhmen. Çfarë keni grumbulluar nëpër vite? Më së shumti, libra. Po, librat janë asetet kryesore. Libra ma të vjetër se 5 shekuj. Por kemi dhe plot objekte të tjera, p.sh. tasa Kur’ani, tespihe të vjetra, dokumente të hershme pronësore dhe historike shqip e osmanisht. Kemi vula të vjetra, shpata të moçme, qëndisje të grave shqiptare me tematika fetare, etj. Kohët e fundit përbën interes mbledhja e “silsile-ve”. Interesantë janë dy zinxhirë unikal të lëvruar në Shqipëri e që datojnë prej 1800-tës. Të veçanta janë edhe dokumentet otomane shumë të hershme (fermanë), të cilët flasin për historinë e bashkëjetesës fetare në Shqipëri. Kemi unaza të vjetra, myhyre e astrolap. Më lejo të them, se kemi dhe disa hara fort unikale, të punueme me dorë nga ushtria ose dikush tjetër. Bëhet fjalë për hartën e Karadakut, që i thonë Karatag, pra Malit të Zi; me të gjitha legjendat, shenjat e plota, fshatrat, lumenjtë, rrugët … shumë, shumë unike. Kjo hartë, ka qenë pronë e Rauf Ficosë, politikanit dhe atdhetarit të famshëm shqiptar, që na e ka dhuru i biri, Bardhyl Fico. Mes gjithë kësaj begatie, çfarë ke më për zemër? Ah! Nuk është kaq e thjeshtë! Për mua, koleksioni i dhuruar nga Rauf dhe Bardhyl Fico është gati më i çmueshmi. Kemi dokumente dhe ditarë me vlerë historike, meqë Raufi ka qenë ambasador në shumë kryeqendra botërore. Disa libra kanë të bëjnë me të atin e Raufit, Remzi Fico, i cili ka qenë kadi (gjykatës) i Portës së Lartë. Remziu më vonë u emërua kryekadi i gjithë Jemenit. Nga ky koleksion spikasim 72

dorëshkrimin apo një libër të madh e të trashë që daton qysh në 1650-tën. Libri titullohet “Humajunama” që do të thotë “Libri i Mbretërve”. Po ashtu, dua të përmend një Kur’an, manuscript, i shkruar me dorë, i cili është jashtëzakonisht i bukur, më plot ornamente, i rrallë për nga lloji dhe që i është dhuruar Remzi Ficosë nga i urti Jahja, një nga ish-krerët e tribuve të Jemenit. E rrallë është edhe harta e lartpërmendur e Malit të Zi. Kemi dhe disa dokumente të rëndësishme otomane të lëshuara prej autoriteteve të kohës, nga Porta e Lartë. Në koleksion kemi edhe librat e njërit prej hoxhallarëve të shekullit të kaluar me origjinë nga fshatrat e malësisë së Tiranës. Quhej Beshir Lila. Ne kemi arrijtë me ble prej të birit të tij, pothuajse pjesën më të madhe të bibliotekës së hoxhë Beshirit. Dikund, në një prej librave dallohet me shkrim dore, që ai i mallkon bijtë e vet nëse nuk përfitojnë prej këtyre librave, apo nuk ua japin atyre që nxjerrin dobi prej librave. Pjesë tjetër e rëndësishme është fondi i vëllëzërve Kolgjini, të cilët migrojnë nga Mirdita në fshatrat e Librazhdit. Njëri syresh prej tyre ka kryer studimet e larta në Stamboll dhe një pjesë të mirë të librave të tij, na e ka dhuruar i vëllai që jeton ende, Ali Kolgjini, i cili është në moshë të thyer, por këto libra i ka ruajtur dhe

bartur kudo që ka jetuar. Fatbardhësisht, jemi nderuar edhe me biblotekën e Ferid Vokopolës. Shumë shkrime, poezi, këngë, libra, fotografi e madje edhe çallma e tij është në qendrën tonë. Një nga veprat e rralla që posedon qendra jonë është edhe dorëshkrimi origjinal i Naim Frashërit, poema “Ëndërrime” (Tekhajulat). Është

dorëshkrim shumë i rallë, të cilin e ka posedu dhe përkthy i ndjeri Vehxhi Buharaja. Së fundmi një libër i rëndësishëm na është dhuruar nga pinjolli i familjes së Seit Bylykut, libër ky i trashëguar për breza të tërë në familjen e tij. Më saktë, ky libër është trashëguar prej babait të Seitit, Ibrahim Bylyku. Më lejo të përmend se kemi edhe gurë, prej atyre që vendoseshin në pragun e shtëpisë, në të cilët janë skalitur datat e ndërtimit të shtëpive dhe fjala “Mashallah”. Në qendër posedojmë gjithashtu edhe shumë dokumente të tjera …


Dimër 2021

Ju keni edhe dokumente të tjera akoma të paklasifikuara? Unë punoj i vetëm në gjithë këtë, le të themi qendër, projekt a fundja përpjekje. Ani se nuk është aspak e lehtë, mundohem që t’i dedikohem përditë letrave, librave e objekteve të tjera, për të cilat druhem fort! Mendoj se u ka ardhë vakti për trajtim edhe më serioz, urgjentisht madje! Janë të pafundme letrat që po presin për t’u klasifiku! Dokumente të vyera e të rralla… Në cilat gjuhë janë shkruar kryesisht këto dokumente? Pjesa më e madhe e dokumenteve është shkruar në osmanisht, por kemi plot edhe në gjuhën shqipe. Madje, kemi ca koleksione të shkruara në shqip, por me germa osmane. A është e vështirë për të dëshifruar të tilla shkresa? Goxha e vështirë, por jo e pamundur. Ani se vet i kam dëshifruar, tek-tuk me ndonjë dorë ndihme prej miqsh. Ku e mbanit gjithë këtë pasuri para se të merrnit me qira këtë ambient tepër modest, e në mos të papërshtatshëm për natyrën e qendrës dhe sigurinë e saj e tuajën? Dikur i mbaja në shtëpi. Të gjitha. Por, dita – ditës gjërat u shtuan shumë si numër. Ishte pak e vështirë t’i lija rrotull, sepse bashkë me to u shtua edhe familja. Nuk para është e pëlqyeshme me i lënë librat e vjetra aty ku kalojnë gjithë ditën fëmijët. Megjithëse, përtej çdo vështirësie, dëshira ime më e madhe ishte që këto libra të bëheshin të aksesueshëm për të tjerët, dhe të mos mbeteshin veç si “pasuri personale”. Doja që të rinjtë, ata njerëz që e dinë dhe e njohin vlerën e së shkuarës të kishin mundësi për të gjurmuar nëpër histori e ta freskonin kujtesën. Nisur nga çfarë na thatë ju për

vlerën e këtyre materialeve, shumë e rëndësishme duhet të jetë edhe mirëmbajtja e tyre. A është e vështirë për ju kjo pjesë? Mirëmbajtja është problem më vete, sepse kërkon mund, shumë financë dhe vend të posaçëm, me kushte të volitshme, ku këto libra e materiale të qëndrojnë. Kjo është pjesa më e vështirë, të cilën ne nuk e mbulojmë dot me mundësitë e kushtëzuara

financiare. Letrat me kalimin e viteve akumulojnë aromë të rëndë dhe kanë brejtës (insekte letre), të cilët e dëmtojnë librin, ndaj dhe mirëmbajtja është e domosdoshme. Lusim Zotin, që t’u krijojmë një vend të veçantë këtyre pasurive që kemi, t’i rehabilitojmë ato e t’i sjellim në kushtet optimale. Kaq i detyrohemi atdheut, shoqërisë, kujtesës së këtij populli e madje vetës dhe brezave që do të vijnë! Cilat janë sfidat në procesin e koleksionimit sot? Financat janë sfida më e madhe, penalitet i padiskutueshëm. Ajo çfarë na ka thyer më së shumti dhe na ka 73


Dimër 2021

preokupuar është edhe fakti që këto libra me tematikë fetare, sidomos manuskriptet, janë objekte lakmie për tregtarët, të cilët kanë shumë interes dhe i blejnë ato me të parë, përnjëherë, duke u nis nga financat e bollshme. Kjo na shtyn të mendojmë se ndoshta këtu mund të jetë një vullnet jo i mirë për largimin e këtyre materialeve nga vendi ynë, thënë ndryshe një përpjekje për të fshehur a lënë në harresë, memorien kolektive. Në Shqipërinë postkomuniste, brezat ballafaqohen me mungesë të kulturës fetare, ndaj rrjedhimisht edhe respekti kundrejt këtyre pasurive është i mangët. Kështu që, sot gjendemi para dy realitetesh: atij që librat e çmueshëm i hedh në koshin e plehrave meqë nuk ua di vlerën dhe pala tjetër, e cila e joshur nga ofertat e tregtarëve që vijnë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë i rrit çmimet e librave në maksimum, duke na e pamundësuar ne të vegjëlve posedimin e tyre. Shto këtu gjendjen ekonomike, që e bën edhe më të theksuar dëshirën a nevojën për t’i shitur sa më shtrenjtë ato pak kujtime të së kaluarës, që rrokin nëpër rreshta a melodi jetë njerëzish dhe vepra të panjohura e të pamatshme për nga aspekti i rëndësisë. A mos do të thuash që shqiptarët nuk e dinë vlerën e koleksionimit? Fare. Sidomos kur vjen fjala te koleksionet fetare. Janë të shpërfillura. Nuk u jepet rëndësi. Fatkeqësisht, shprehim keqardhje të madhe, për gjithë ato bibloteka të rëndësishme sidomos të periudhës së hershme otomane që posedohen prej tregtarëve, të cilët i kanë nxjerrë në shitje, porse është e pamundur të blihen, për shkak të të ardhurave tona. Duke mos pasur përkrahje ekonomike të mjaftueshme, shpesh herë na ikin doresh materiale teper të vyeshme. 74

E them sërish, ndoshta trauma e komunizmit ka bërë që njerëzit të jenë mosbesues në gjërat me vlerë. Mbase edhe kushtet ekonomike. Madje – madje, edhe një soj moskorrektësie nga ana e atyre që janë marrë me mbledhjen e librave, kryesisht pas rënies së komunizimit. Këtyre të fundit, u janë besuar librat e bibliotekat nga shumë familje fetare për t’u dhuruar nëpër institucione fetare, por të gjitha kanë përfunduar në destinacione të tjera. A të habisin gjetjet ndonjëherë? Të duket e pabesueshme kur ke në dorë dokumente që të tjerët nuk i çmojnë?

Sa e sa herë jam habit e kam qajtë, kur më kanë rënë në dorë gjëra shumë të rralla, që s’më kishte shku mendja kurrë që do arrija t’i kisha. Ndoshta edhe kam qajtë nga dashnija e madhe. Nuk ka burrni në atë pikë! Një fshehtësi: kujt i je borxhli për këto vite pune? Kush ka qenë mbështetës, përkrahës kryesor? Zotit i jemi borxhli për gjithçka. Së dyti, borxhli jam ndaj zonjës sime, Loela Xhafa, e cila në momentet më të vështira më ka mbështetur financiarisht, por edhe në anën psikologjike. Kur kemi ndjerë pezmatim për të vazhdu më tej, ndërhyrjet e saj kanë qenë shumë vendimtare.


Dimër 2021

LEHTËSIA SHPËRFILLËSE E VRASJEVE TË SHUMËFISHTA Fjolla Spanca

T

ë shkruash mbi vrasjen duke i transformuar imazhet nëpërmjet justifikimeve të bujshme se “vrasësit u cytën nga morali i keq i të vdekurve”, është gati njësoj si me e pasë planifikuar krimin bashkë me dorasin. Raportimet për mbytjen e grave me një diskurs shpërfillës e të ftohtë shpalosin indiferencën e idhët të një shoqërie që e ka humbur dhembshurinë dhe dinjitetin. Ky soj raportimi nxjerrë në pah edhe vlerën

e imët të një zanati që peshën po ia humbin disa gazetarë a redaktorë të nxitueshëm e të paditur.

që rrëmbente furishëm djem e vajza t’reja, gra, burra, pleq e fëmijë akoma të palindun.

Gazetarët, si dritë në fund të tunelit Vitet e brishta 97-98-99 i ruaj në arkivin e kujtimeve si stinë zhurmuese plot me frikë, trishtim e dhembje. Ani se fare e njomë në moshë, isha rritur mjaftueshëm për t’i rrokur imazhet e një lufte që as fillonte e as mbaronte! Një soj vdekje e ngadaltë

Të rrethuar nga tanket e terrori serb, për ne aso kohe, ishte fort e rëndësishme që lajmet për masakrat e vazhdueshme të dilnin sa ma parë si thirrje e paepun Lirie e Çlirimi. Të pafuqishëm e të pamjaftueshëm, konsideronim se media mund të kthehej në “shtegdalje” për fatin 75


Dimër 2021

tonë të idhët. Natyrisht, mundësitë e manipulimit të lajmeve dhe pamjeve nga ana e agresorit ishin të panumrueshme, fakt ky që na shqetësonte! Justifikimet për vrasjet masive të burrave mund të ishin nga më të larmishmet, sikurse “pretendimet” për ngacmim nga ana e grave, të cilat “duhej të dhunoheshin” nga paramilitarët e çetnikët. Në të tilla situata, më shumë se kurrë, njeriu e dëfton prej afër madhështinë e punës së kryer me përsosuni; punës së qëndisur me zemër e profesionalizëm! Në vatrat e luftës, aty ku fryma lehtësisht mund të kthehet në numër të papërfillshëm, sidomos gazetarët janë heronj! Gazetarët, ata që misionin fisnik të zanatit e kanë vendosur si amanet përgjatë shtegtimit e rritjes profesionale, bëhen shpëtimtarë. Gazetarët, që pa kompromis e kërkojnë të vërtetën,

76

falin shpresë përmes fjalës e pamjes, që nuk paragjykojnë e as nxitojnë të mbulojnë krimin për kusuret e grupeve të caktuara të interest; janë hiç më pak se sa Triumfues në secilën shoqëri shpirtërisht e mendërisht të shëndetshme! Heroizimi i Vrasësit Disa ditë para, kryeqyteti u shkund sërish prej piskamës së një gruaje që dha shpirt në sytë e së bijës, krejt të vockël. Për ironi, e gjithë ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi policia u largua nga shtëpia ku e ndjera J.H. jetonte prej vitesh, strehë të cilën po gatitej për ta braktisur. “I idhnuari dhe i shqetësuari” kunati A.T., me indinjatën e një të pamunduri për ta kontrolluar mllefin, pasi fik kamerat që mbulonin shtëpinë, zbaraz plumbat e armës mbi trupin e gruas që nuk ishte aq e fuqishme sa “të fluturonte” prej oborrit të një familjeje, që sipas dëshmitarëve,

nuk ia kishte kursyer kërcënimet ndonjëherë! Lajmi për vrasjen e J.H mori dhenë shpejt asaj darke, sikurse gara për ta publikuar fotografinë e viktimës dhe domosdo hamendësimi mbi shqetësimet që mund ta kishin shtyrë vrasësin për ta kryer krimin. Pamjet e shtëpisë ku mbeti e pafrymë viktima, u shoqëruan me pyetjet bajate të gazetarëve drejtuar komshinjve rreth mënyrës së si sillej J.H dhe në kishte dhënë publikisht “shenja shqetësuese” vrasësi i arratisur. Për më tepër, një grusht portalesh qesharake, aq të nxituara e joprofesionale; portale e gazetarë nga ata që kopjojnë lajmet dhe i shpërndajnë ato me shpejtësinë e erës, veç sa për të vjedhur ca klikime; portale e gazetarë që lajmin as e kontrollojnë e as e filtrojnë; gazetarë që në vend të lajmit nxjerrin


Dimër 2021

shkarravitje; gazetarë që harrojnë se vrasja apo mbytja e një njeriu është po aq e rëndë sa përdhunimet në fushëlufte a diku në rrugicat që bien erë kërmë; u ngutën të thoshin “dy fjalë të mëdha” … këta qytetarë pa qytetari, turravrap u hodhën në sulm në datën 15 shtator 2020 rreth orës 19:10-19:50 të kallëzonin se “dyshohej që vrasja e J.H ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohej se kunatit nuk i kishin pëlqyer disa sjellje të nuses (për saktësim, ishnuses) së vëllait të tij.”

Kështu, lehtë – lehtë prej ca gazetarëve, vrasja pasqyrohej si një “domosdoshmëri” për të vënë në vend drejtësinë e munguar nga “policia e moralit dhe nderit” … lehtë – lehtë vrasësi lartësohet dhe pastrohet prej secilës grimcë të përgjegjësisë kundrejt së vetmës vepër që nuk zhbëhet kurrë: “Vrasjes! Pushkatimit! Çnjerëzimit!”. Zvetënimi i figurës së gruas Në një “epokë vetëkomunikimi” përqasja ndaj problemeve, 77


Dimër 2021

besueshmëria e lajmeve si dhe kostot etike të publikimeve janë kthyer në dilema të mëdha. Sa shtohen portalet e televizionet, po aq bie cilësia dhe serioziteti i punës. Kultura jonë me gjithë vrazhdësinë dhe mangësitë vazhdon të shpërfaqet në shkrime, sidomos nëpërmjet “tjerrjës së lajmeve”, të cilat duken si spektakël, i shëmtuar, që përthith vëmendjen e një targeti të caktuar, duke mos u brengosur aspak për çfarë u shkaktohet atyre mbi të cilët raportojnë. Gazetarët e ditëve tona harrojnë ta çojnë misionin fisnik të gazetarisë deri në fund. Ata neglizhojnë forcën që mund të kishte fjala e tyre në proceset e llogaridhënies së institucioneve dhe për më tepër neglizhojnë në plotni “Fuqinë e Gjuhës” për ta ndryshuar opinionin e shoqërisë. Mediat dhe gazetarët, pa etikë, shpeshherë e afrojnë ngjarjen te publiku me zero ndjeshmëri e maturi. Kështu, dy – tre paragrafët që ata i “shesin” për artikull, rëndom janë tendencioz, mbajnë anën e njerës palë, zhbirilojnë jetën private të viktimës duke “shpikur” lloj – lloj hipotezash për të kallëzuar me një “lehtësi të lakmueshme” se viktimat nuk ishin (zakonisht) gra të urta ose qenë bashkëshorte ‘me moral jo të mirë’ e të padëgjueshme. Me a pa vetëdije, kur bëhet fjalë për gratë e vrara, gazetarët “bashkëpunojnë” me krimin duke mos reaguar denjësisht përgjatë ndërtimit e transmetimit të lajmit, sidomos kur gjuha e përdorur e humb efektin e evidencës. Në gazetarinë e vendit tonë, sot, mungojnë balancat dhe ekuilibri, mungon përgatitja dhe vigjilenca humane. Pak e dallojnë 78

vërtetësinë nga spekulimi, gjersa normat redaktoriale nuk aplikohen e për rrjedhojë agresori a vrasësi mbrohet deri në pikën sa vritet për së dyti herë viktima. Çfarë mungon në gazetarinë e epokës sonë? Që gazetaria po kalon nëpër kriza të thella, për këtë nuk ka më dyshime, madje dëgjohen zëra teksa pohojnë se numri i lexuesve ka rënë, aq sa krijohet përshtypja sikur po humbet forca e dikurshme e pushtetit të katërt. Megjithëkëtë, paralelisht, shumë profesionistë e ekspertë të fushës, janë vënë në kërkim të alternativave, të cilat përtej ndjesisë së presionit për të thënë diçka, përqëndrohen te “rivitalizimi” i gazetarisë. Sheshit dallohet se komunikimi me gjuhën e stereotipeve, papërgjegjshmëria e gazetarëve dhe politikat e ulëta redaktoriale, kanë sjellë mungesë debati e madje gazetarinë e kanë kthyer në një “nxitëse të krimit”. Siç thotë Veronique Mistiaen, tejngopja me lajmet negative, të cilat e vjedhin kollaj vëmendjen, ka bërë që qytetarët të mbeten të mpirë, të shkëputur, të dëshpëruar dhe të zemëruar. Prandaj, sa më parë duhen aplikuar të tjera modele gazetarie përmes së cilave do të mundësohej rilidhja me audiencën dhe përfshirja e saj në çështjet jetike. Mistiaen shkruan se ne kemi nevojë për një gazetari që do t’i shërbente më mirë shoqërisë dhe demokracisë. Nga ana tjetër edhe Katharine Viner nga “The Guardian”, vë theksin te përdorimi i platformave mediatike si “ushqyese” të imagjinatës me ide shpresëdhënëse e alternativa të freskëta. Sipas Viner, nuk mund të kritikohet status quo-ja

pa i eksploruar idetë e reja që do ta zhvendosnin atë. Prandaj, gazetaria, mbi të gjitha, duhet të ndërtojë shpresë! Në kontekstin shqiptar a kanë mediat potencial për ndërtimin e shpresës? Raportimet për vrasjen e fundit në Tiranë nuk lanë shumë për të ëndërruar. Dhjetë ditë para, mënyra se si u transmetua fatkeqësia e një nëne a gruaje që nuk jeton më mes nesh, më solli shumë vegime prej luftës që ka lënë njolla të pashlyera në mendjen time. Fundja, vrasësit nuk kanë komb e ngjyrë, ndërkohë që një gazetari e mirë mund ta kthejë në mësim të vyer dhe përvojë që nuk duhet përsëritur më. Mbase, sikur gazetarët të rizgjoheshin nga kllapia e kahmotshme që i ka këputur fijet e së mirës dhe dinjitetit, atëherë mund të ndiznim llambat e pritjes së një kohe, më të lehtë e më të begatë! Mbase, nëse gazetarët do të shpalosnin raporte e shkrime të ndërtuara në bazë të hulumtimeve serioze, përmes së cilave përshkruajnë paanshëm të gjitha cepat e ngjarjeve; ose nëse ata do të thelloheshin te mundësitë që çojnë në zgjidhjen e konflikteve, ndërtimin e urave ndërmjet aktorëve të ndryshëm, fuqizimin e të mohuarve dhe depolarizimin e shoqërisë; mbase atëherë gratë që kanë ikur prej këtij vendi do të gjenin paqen e mohuar, kurse gazetarisë do t’i kthehej vlera e munguar dhe shoqëria do t’i gëzohej Lirisë së Shpresës. Dëgjo! Beso! Mbështet! #GADC #botaportokalli


Dimër 2021

“Pranimi i forcave e natyrës, ose të paktën, mos sfidimi i tyre mbetet rregulli i parë për një jetese në mënyrë të qëndrueshme”. –Paul Hawken

79


QËNDRUESHMERI

STILI I JETESËS

“ M I N I M A L I S M”

Aleksandra Stambolliu

“M

inimalismi” lindi si formë arti pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1960 - 1970 dhe filloi të përhapej në arktitekturë, në stilin e jetesës, në literaturë, muzikë, filma, programe kompjuterike dhe dizajne. Pas luftës filluan të krijoheshin objekte të thjeshta dhe funksionale, me qëllim që të gjithë t’i përballonin. Si rezultat doli nga moda dekori i rëndë, filluan dizajne më të thjeshta dhe jetesa u fokusua në thjeshtësinë për të arritur lumturinë. Në ditët e sotme po vihet re përhapja e jetesës minimaliste, e cila ka si fokus adoptimin e një stili jetese me më pak sende. Më pak sende do të thotë më pak mbingarkesë, më pak sende

të padobishme, lehtësi për të gjetur gjërat, më pak hapësirë të rrëmujshme dhe më tepër vend për t’u çlodhur. Të gjitha këto kanë efekt pozitiv në shëndet dhe krijohen hapësira më të qeta dhe funksionale.

shpenzimet e panevojshme. Filozofia e këtij stili jetese është: redukto gjërat e tepërta dhe fokusohu te përvoja, jo te pasuria.

Përpara se të bëni blerje është e rëndësishme të kuptoni se çfarë vlere do t’i japin jetës suaj këto objekte dhe a keni vërtet nevojë për to. Duke ngadalësuar konsumin, zvogëloni ndikimin në mjedis. 50% e ndotjes vjen nga aktivitetet industriale dhe prodhuese. Nëse ulni kërkesën për produkte të reja, mjedisit do t’i krijohet mundësia që të pushojë.

Krijon më shumë ndërkohë që konsumon më pak. Më tepër lumturi, më pak stres. Më pak shqetësime financiare. Fokus te vetja dhe shëndeti. Më tepër kohë dhe liri. Mbron mjedisin.

Minimalismi, ose jetesa me pak gjëra, redukton detyrimet financiare dhe

Përfitimet:

“Minimalismi” mbështetet në rregullin 90/90: gjatë 90 ditëve të fundit ruani ato që keni përdorur, ndërsa pjesën tjetër e eleminoni. Ky rregull krijon lirshmëri, lehtëson


Dimër 2021

gjetjen e një shtëpie më të vogël dhe ul kostot për ngrohjen/ftohjen. Një nga arsyet pse kostot janë kaq të larta në ditët e sotme është sepse kemi fatura shtesë që brezat e tjerë nuk i kishin si: internet, netflix, amazon etj. Përfitimet në shëndetin mendor “Minimalismi” ndihmon në reduktimin e sëmundjeve mendore, pasi keni më pak gjëra që ju shpërqendrojnë. PAQE DHE QARTËSI Largimi i rrëmujës në shtëpi/zyrë, ka të njëjtin efekt në mendje. Ambienti bëhet më paqësor dhe mendimet bëhen më të qarta.

FOKUS TE VETJA

me veten në një nivel më të thellë.

Kur nuk keni shumë gjëra që ju tërheqin vëmendjen, fokusoheni më tepër te vetja dhe kuptoni se çfarë doni dhe se kush jeni. Kjo ju ndihmon, sepse jep energjinë e nevojshme për të vazhduar përpara.

MË SHUMË HAPËSIRË

PËRQENDRIM NË ATË QË ËSHTË E RËNDËSISHME Kur keni më pak sende, keni më pak shpërqendrime. Krijohet mundësia që të gjeni një vend ku mund të përqendroheni, mund të mësoni ose të shkruani. Koha, hapësira dhe përqendrimi në atë që është e rëndësishme, ju drejton drejt një rruge më të qetë dhe ju ndihmon të rilidheni

Boshatisja e shtëpisë nga rrëmuja e panevojshme krijon hapësirë, qetësi, lirshmëri dhe më tepër kohë që të kujdeseni për veten, sesa për gjërat. Do keni më pak stres dhe do të ndiheni më mirë. VETËKONTROLL Kalimi nga jetesa e rrëmujshme dhe materialiste drejt thjeshtësisë është një vendim i vështirë, por sjell paqe dhe kontroll ndaj vetes dhe mendimeve. Kjo është shumë e rëndësishme nëse vuani nga sëmundjet mendore, sepse ato shkaktohen nga ndjenja e humbjes së kontrollit. 81


Dimër 2021

BABYWEARING NGA ARTISTIKE ZADRIMA ENDUR ME DASHURI

L

idhja e fëmijëve “babywearing” është një art, një gëzim dhe një pasion. Mbajtja e foshnjës tuaj afër ndërsa ecni dhe kaloni ditën tuaj ndihmon në krijimin e lidhjes midis prindit dhe fëmijës, ashtu si dhe një numer përfitimesh shëndetësore. Studimet kanë treguar që mbajtja e foshnjave është e mirë për rritjen e niveleve të oksitocinës (hormoni i lumturisë), për të ndihmuar në depresionin dhe ankthin pas lindjes dhe për të ushqyer një fëmijë të qetë, të pavarur dhe të zhvilluar emocionalisht. Gjithashtu është zbuluar se mbajtja e fëmijës në krahë zhvillon të folurit dhe belbëzimin e foshnjës, lehtëson dhimbjet e barkut dhe reflukset, dhe siguron një hapësirë ​​qetësuese dhe të 82

sigurt kur foshnja është i shqetësuar. Gjithashtu mund t’i jepni gji kur keni foshnjen të lidhur. Mbajtja e foshnjave, kur bëhet si duhet, është e sigurt, e rehatshme dhe argëtuese dhe mund të bëhet që nga lindja, deri në moshën 3-4 vjeç, ose deri atehere që ju ose foshnja vendosni që nuk e doni më. Ju lejon të keni një nivel lirie të pamundshëm me një karrocë fëmijësh, si dhe t’i jepni bebes tuaj një shans për të bashkëvepruar me botën përreth tyre, ndërsa ndjeni komoditetin e trupit tuaj pranë tyre. Artistike Zadrima ka krijuar një gamë prej tre produkteve për veshjen e foshnjave: wrap, ring sling dhe Meh Dai. Secila prej tyre ka një madhësi standarde ose mund të bëhet me porosi për kërkesat tuaja specifike të

madhësisë dhe ngjyrave. Ne gjithashtu mund të shtojmë qëndisje ose të përfshijmë fije të tilla si mëndafshi, leshi, pambuku dhe akriliku në përzierje. Të gjithë pelhurat e lidhesave janë të endura me dorë në tezgjah dhe të qepura ne respektim te standardet te BE-së. Gratë e përfshira në qepjen e produkteve vijnë nga prejardhje të varfër dhe të disavantazhuar dhe u paguhet një çmim i drejtë për punën e tyre, duke i fuqizuar financiarisht nga situata e tyre e vështirë dhe duke u siguruar atyre aftësi të vlefshme. Blerja e çdo produkti Artistike Zadrima ndihmon për të mbështetur këto gra, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre. Handwoven with love. Endur me dashuri.


Dimër 2021

MY LITTLE STAR

“M

y Little Star” është një markë veshjesh dhe aksesorësh për beba e fëmijë të realizuara të gjitha me dorë, në mënyrë artizanale. Ajo çka i bënë të veçanta produktet e kësaj marke është materiali me të cilat ato punohen: pambuk organik i importuar nga Japonia dhe Korea e Jugut, të cilat janë prodhueset më të mëdha të pambukut organik. Arizona është një prej vajzave që fshihet pas “My Little Star”. Ajo, së bashku me Letitian, përkujdesen që krijimet e tyre të jenë jo vetëm cilësore, por me një dizajn të këndshëm minimalist, me ngjyra kremi e me materiale që krijonë rehati te bebet dhe fëmijët. Këto veshje nuk janë seri dhe janë shpesh të dedikuara sipas kërkesës së nënave të reja. Transferuar nga Italia, vendi ku u rrit,

Arizona prej gjashtë vjetësh jeton në Bruksel, ku ka përfunduar studimet pasuniversitare dhe ka ngritur strehëzën e saj të dashurisë, e bekuar me një vajzë që sot është një vjeçe. Për të, “My Little Star”, nuk është puna e saj e mirëfilltë. Ajo punon në një e-kompani si koordinatore dhe ajo çka e bën të angazhohet me veshjet e fëmijëve s’është veçse pasioni për të bukurën, artin, cilësinë dhe shpirti i sipërmarrjes që e karakterizon. Për Arizonën dhe Letitian kjo iniciativë nuk lindi krejt rastësisht. Ajo që i bashkon është ndjeshmëria kundrejt modës së ngadaltë, e cila vjen në respekt të standardit të qëndrueshmërisë, i cili konsiton në përzgjedhjen e copave cilësore që zgjatin në kohë dhe atyre stileve mode në qepje që zor u del boja; standardit etik, i cili lidhet me të drejtat e njerëzve të punësuar që

krijojnë veshjet duke implementuar standarde të larta të të drejtave të punonjësve si dhe standardi ekologjik, i cili ka të bëjë pikërisht me zgjedhjen e materialeve natyrale siç është pambuku organik me të cilin prodhohen veshjet “My Little Star”. Disa prej produkteve janë të pangjyrosura. Pambuku organik është përdorur në formën e tij origjinale e më të pastër dhe kjo vlen edhe për arushin “By your side Teddy” ose për batanijet “Moon Blanket”, sepse janë objekte me të cilat foshnja bie direkt në kontakt, eksploron me gojë ose mbështillet për të fjetur natën. Kurse për çfarë tepron nga copat e tjera, vendoset të bëhen maska për fëmijë ose të rritur, për të mos shpërdoruar copën, për mos të ndotur ambientin e për të respektuar punën dhe historinë mbrapa çdo cope. 83


Dimër 2021

Kështu, vajzat ëndërrimtare krijojnë këto veshje me shumë dashuri dhe me parime të qarta për drejt sipërmarrjes së veshjeve për fëmijë. Kërkon padyshim sakrifica projekti i tyre i vogël, siç e quan Arizona, ama edhe kënaqësitë janë të shumta. Përditë ajo sheh veten tek rritet bashkë me të. Krijon njohje të frytshme profesionale e personale duke e lejuar veten të frymëzojë e të frymëzohet prej të tjerëve, të ndajë pa drojë e frikë projektet inovatore e krijuese të së ardhmes. Çdo krijim nga “My Little Star” është unik dhe ideal për dhurata apo për t’u ruajtur e ripërdorur nga fëmijët pasardhës e pse jo, të kalojnë dorë më dorë në breza. Arizona me shumë fanatizëm kërkon që ideja e një mode të ngadaltë dhe të qëndrueshme të udhëheqë edhe sipërmarrës të tjerë në industrinë e modës, duke qenë 84

edhe vetë një angazhuese e zellshme me përditshmërinë e saj përmes një jetese të thjeshtë plot harmoni dhe thjeshtësi si konsumatore e kundër shpërdorimit. Tek flet me aq pasion për Shqipërinë, për mallin e rrënjëve e të të afërmve, Arizona dëshiron me zemër të sjellë copëza të krijimit të saj këtu, ndaj ky projekt po e ndihmon më së miri të krijojë lidhjet e këputura me vendin, ku ka lënë pas kujtimet e fëmijërisë, gazin e hareshëm dhe kalaqafat me moshatarët. Ajo do të kthehet këtu sërish fëminore, ngarkuar me ëndrra të arrira e me dëshirën për të bërë diçka e për të sjellë gëzim te vogëlushët në nevojë. Ëndrra e saj sapo ka filluar dhe një mijë yje vezulluese do t’ia ndriçojnë udhën për në shtëpi. Mirë se të vish Arizona, bashkë me ëndrrrat e tua!


Dimër 2021

BLETËT,

KËTO HEROINA TË VOGLA TË PAVLERËSUARA

K

ur i kujtojmë bletët, gjëja e parë që na vjen ndërmend është mjalti derdhur mbi bukën e thekur. Për të tjerë helmi i thumbit apo zukatja e bezdisshme e tyre. Por për shumë nga ne, rëndësia dhe dobia e bletëve njihet fare pak. E vërteta është se bletët janë një aset i çmuar për ekositemin tonë, për vetë ekzistencën e të mbjellave e për rrjedhojë, nuk është pak ta thuash, edhe për jetën në tokë. Nëse bletët nuk do të ekzistonin, as njerëzimi nuk do të mundte… Edhe pse janë një specie drejt zhdukjes, bletët janë polenizueset më të nevojshme dhe më të rëndësishme: ato polenizojnë 70 prej 100 kulturave bujqësore që ushqejnë gati 90% të popullsisë në botë. Në gjuhë shifrash ekonomie përkthehet në 30 bilion dollarë prodhim bujqësore në vit. Këto statistika janë veçse pak nga e gjithë historia e rëndësisë së bletëve. Pa bletët tona ne rrezikojmë

humbjen e bimëve që polenizohen prej tyre, ashtu siç do të humbnim gjithë kafshët që ushqehen me këto bimë e si pasojë do të kemi një prishje të zinxhirit ushqimor. Me fjalë të thjeshta, marketet do të kishin më shumë se gjysmën e frutave dhe perimeve në raftet e tyre e shumë produkte si mollët, qershitë, avokadot, boronicat, kastravecët, brokolit e shumë prodhime të tjera nuk do të ekzistonin më. Ngrohja globale, përdorimi i pesticideve, shtimi i parazitëve apo sëmundjeve, humbja e lëndinave apo habitateve me lule të egra janë disa nga faktorët që këto heroina të vockla t’i rrezikohen zhdukjes. Por, me zhdukjen e tyre edhe toka do të pësonte një ndryshim rrënjësor: varfëria dhe uria do të shtohej me ritme të shpejta. Aktiviteti njerëzor është përgjegjësi më i madh për atë çka po u ndodh bletëve dekadat e fundit. Ironia qëndron në faktin se duke ndihmuar

në fenomenin për zhdukjen e bletëve, ne njerëzit, jemi duke i bërë keq vetes, ekzistencës sonë. Por edhe një gjest i vogël, si për shembull një enëzë me ujë për to në parvaz të dritares, përpos mbjelljes së luleve në vazo po aty apo në kopsht, ndihmon bletët të sigurojnë ushqimin e tyre dhe të kryejnë porcesin e polenizimit; ashtu sikur përdorimi i sa më pak pesticideve në kopshtajen tonë. Duken si iniciativa të padobishme, por janë disa nga masat efektive për të shpëtuar bletët. Dhe jo vetëm ato: Planetin dhe veten tonë!

85


Dimër 2021

RISI PRODUKTESH NË RESPEKT TË NATYRËS Produkte në të mirën tonë e të mjedisit në të njëjtën kohë

N

ga ferma “Oleaves E-Farm” na vjen propozimi për këtë krem duarsh, me bazë vaj ulliri, shtuar me produkte të tjera krejtësisht natyrale si: dyllë blete e vaj kalendula, vaj basani, vaj livandoje dhe gjalpë shea (gështenje). Vaji i ullirit prodhohet në fermën e familjes.

Ky produkt aq miqësor me mjedisin dhe natyrën prodhohet për herë të parë në Shqipëri nga “Rinora Handmade”. Sfungjeri bimor prodhohet nga bima e Luffës dhe kultivohet në Berat. Me një jetëgjatësi mesatarisht prej 3 muajsh, ky produkt antibakterial është një alternativë natyrale dhe ekologjike ndaj sfungjerëve sintetik.

Nga “El’s Craft House” na vjen një propozim i veçantë: Një set enësh kuzhine funksional i lyer me dyll. Është punuar në mënyrë artizanale prej pemës së selvisë, si një alternativë 86

për të zëvendësuar plastikën në kuzhinë.

Nën emrin “Sukin”, vijnë produktet me përbërës natyralë dhe josintetikë të produkteve të lëkurës dhe kujdesit të flokëve. Këto produkte nuk përmbajnë aditivë artificialë dhe përbërës të ashpër që mund të shkaktojnë dëm për veten, kafshët dhe mjedisin ku jetojmë. Produktet “Sukin” vijnë, 100%, nga bimë të plantacioneve në Australi të favorizuara edhe nga klima.


Dimër 2021

UDHËTIM–USHQIM

“FOLEZA” është një ëndërr!

N

jë udhëtim dhe një eksperiencë, të cilën ne e gëzojmë çdo ditë. Eshtë një punë e përditshme, një akt dashurie dhe krenarie, në të cilën mblidhen çaste të vogla mirënjohjeje për këdo që shkel në këtë shtëpinë. “Foleza” është një pikëtakimi, në të cilën ju pret përherë, pa orar fiks, do t’ju pres si miq e si vëllezër, për të ndarë së bashku gjërat që na bashkojnë. Ja me kaq pasion do të na rrëfejë më shumë për të Jesuida, bashkëkrijuesja e kësaj sipërmarrjeje familjare. Çfarë është “Foleza”? Kush e ka krijuar? “Foleza” është një hapësirë ku brenda saj gjendet dashuria për historinë, artin, kulturën dhe traditën. Aty shpalosen grimca të kuzhinës vlonjate ku vijnë të shërbyera ngrohtë, në zemër të qendrës historike. Një sipërmarrje, e cila ka rrjedhur nga dëshira e mirë e një familjeje vlonjate. “Foleza” nisi në vitin 2018 për t’i shtuar Vlorës një copëz të munguar, e cila pasqyron traditën tonë brenda qytetit dhe zonës historike të restauruar. Nga e ka zanafillën ky aktivitet? Si lindi ideja? Pasionet më të mëdha lindin spontanisht, qofshin këto në fushën e shërbimit. “Foleza” lindi në mënyrë organike, në një moment kur Vlora kishte nevojë për një folezë ku të pihej një çaj i ngrohtë, apo të konsumohej një gotë verë me shoqërinë. Një moment që erdhi thjesht, pasi qytetit i mungonte një ambient, ku shërbimi i mirë dhe ushqimet e shijshme do të zinin darkat e vizitorëve. 87


Dimër 2021

Dashur, padashur, “Foleza” u bë destinacioni i ngrohtë, i cili transformoi zonën në një vendndalim për shumë turistë apo banorë. Duke parë pasionin për të bukurën dhe dashurinë për ushqimin, vendosëm të ëmbëlsonim me gliko këdo që vinte në atë vend që më parë ishte shtëpia jonë e ngrohtë. Pra, tashmë ajo nuk është më vetëm vendi yne, por është shtëpia

e të gjithë atyre që duan të bëjnë “gëzuar”, të ngrenë një dolli për jetën dhe të festojnë me glikotë e prodhuara me kaq dashuri nga gratë punëtore të zonës. Shërbimet kryesore dhe ato shtesë “Foleza” ofron ngrohtësi dhe ushqime të mira për çdo vizitor, në çdo moment!

“Foleza” tashmë ofron mundësinë e qëndrimit në dhomat e saj private, të cilat janë ndërtuar me kaq thjeshtësi, për të dhënë një shërbim ndryshe. Arredimi i tyre në stilin tradicional, na shkëput nga shumë qytete ku jemi mësuar të shijojmë tradicionalen. Vlora tashmë e ofron dhe ne jemi pjesë e një revolucioni, ku përfshihet një ushqim i mirë, akomodim i mirë dhe një mikpritje si ajo e shqiptarëve ndër vite. Te “Foleza” pimë e kuvendojmë. Një hapësirë e ngrohtë, e cila ofron mundësinë për t’u relaksuar, mbledhur e diskutuar me miqtë dhe shokët, pa harruar këtu kafeterinë, barin e vinotekën si dhe kuzhinën e vogël shoqëruese. Filozofia që kërkojmë të përçojmë te klienti Ne kërkojmë të sjellim ngrohtësi, një ndjesi si në shtëpi. “Foleza” më përpara ka qënë shtëpia jonë, sofra ku ne ushqeheshim, dhe tashmë është kthyer në një destinacion për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë jetën, të shijojnë qytetin, glikotë, kafenë e mirë, gatimet dhe verën e ngrohtë. Po edukojmë vizitorët tanë duke sjellë një mënyre të re të “pirjes së kafesë”. Ashtu si i referohemi ne shqiptarët: një hapësirë gjithmonë e hapur për të pritur njerëz me eksperienca të ndryshme, të cilët vijnë për t’i ndarë me ne ose njeritjetrin brenda hapësirës së “Folezës” sonë; një hapësirë që të nxit të flasësh për vlera dhe traditë, për t’i kultivuar ato dhe për të qenë krenarë duke ia prezantuar vizitorëve dhe turistëve nga i gjithë vendi dhe bota.

88


Dimër 2021

Cilat janë ato prodhime vendore që ofrohen te “Foleza”? “Foleza” është nga ato destinacione që ofron shërbime ndryshe. Menuja jonë u jep mundësinë të gjithë vizitorëve të ushqehen shëndetshëm dhe njëkohësisht të provojnë ushqime tradicionale të gatuara me shumë dashuri. Te ne çdo ditë punohet për diçka të re, e cila merr kohën dhe vëmendjen e duhur. “Foleza” njihet tashmë për glikotë tradicionale, një element shumë i rëndesishëm i traditës dhe mikpritjes shqiptare. Te “Foleza”, ose “shtëpiza e glikosë”, shërbejmë mbi 15 lloje glikosh, të cilat janë të prodhuara sipas sezonit të tyre, si: glikoja e boçes së pishes, goji berry, fiku i detit e shumë të tjera të prodhuara të gjitha me shumë

përkujdesje dhe dashuri nga zonjat nikoqire vlonjate. Për ne, glikoja është një shenjë përkujdesjeje ndaj mikut që nuk mungon në asnjë shtëpi vlonjate. Magjia e “Folesë” vazhdon me prodhimin e likerëve të shijshëm të arrës, portokallit, qershisë etj. Së shpejti, do të prezantojme disa elemente të reja që lidhen me kuzhinën vlonjate dhe shqiptare, të cilat do kenë mundësi për t’u shijuar nga të gjithë. Plani për të ardhmen dhe synimet tona “Foleza” është një sipërmarrje që ka lindur nga pasioni për gatimet e shijshme, për shërbimin e ngrohtë dhe plot dashuri. Ne synojmë të krijojmë një model biznesi, jo vetëm

të qëndrueshëm dhe familjar, por një model biznesi, i cili frymëzon këdo që vjen. Vëmendja jonë mbetet te secili klient që shkel te “Foleza” jonë. Ne dëshirojmë fort ta trajtojmë si në shtëpi dhe ushqimi të shërbehet me përkushtim e respekt. Pandemia nuk na ndalon dot ta zhvillojmë këtë mekanizëm të pagabueshëm të vlerave dhe shërbimit. Ne synojmë shumë më shumë se kaq, sepse “Foleza” është një komunitet i gjerë, ku do të aplikohet plani i bashkëpunimeve me sipërmarrës të vegjël e të mëdhenj. Ne do të jemi vendi ku profesionistë të rinj e të vjetër do të mblidhen së bashku, prodhuesit lokal, deri te biznese më të mëdha, do të punojmë së bashku për të sjellë nje eksperiencë unike në fushën e shërbimit. 89


STANET

– Pushime aventurash në një natyrë mbresëlënëse

A

lpet shqiptare që duket sikur prekin krenarisht qiellin, janë një mrekulli e rrallë natyrore, që mahnisin këdo që i shikon, sidomos me sy të lirë. Në qiellin e tyre shtrihen kurora të maleve me bjeshkë të ëmbla të mbuluara nga ahe, pisha, pyje të ndryshme, livadhe, kullota, kafshë të egra e shpendë. Në këto male e livadhe janë të ngritura stane verore, pjesa më e madhe e të cilave shtegtojnë në dimër dhe rikthehen në verë. Këto stane janë të ngritura me mure guri të thatë dhe dërrasë, të cilat janë vendbanimet e barinjve. Në to barinjtë mbarështojnë bagëti si lopë, dhi dhe dele, të cilët me qumështin e tyre furnizojnë baxhot duke prodhuar nënprodukte si kosi, gjalpi, djathi 90

i bardhë dhe kackavall etj. Kullotat e këtyre maleve janë te mbushura me bime medicinale e fruta, dhe, padiskutim që ofrojnë një cilësi produkti të pakrahasueshëm dhe tej konkurues. Jeta në këto stane duket e mrekullueshme, larg zhurmës, mes

ajrit të pastër kurativ, mes historisë e kulturës së këtyre anëve. Aty do të gjeni jo vetëm produkte tipike, por edhe plot legjenda, histori të treguara nga çobanët. Në këto zona do të gjeni gjurmë historike të rrënojave arkeologjike të periudhave të hershme, shpella, kala, ujëvara, liqene, lumenj, kaione, etj.


Dimër 2021

muzikë për shpirtin. Ju mbetet juve për të zbuluar këtë experiencë që bën bashkë natyrën, ushqimin dhe traditën e këtyre viseve të egra por plot jetë e magji, të cilat vlejnë për t’u eksploruar. Nëse përzgjidhni të udhëtoni nëpër stanet e viseve shqiptare, do përjetoni aventurën, thjeshtësinë, shijen e vërtetë dhe “do te harroni luksin”. Do të kaloni natën mes maleve, nën tingujt e gjinkallave, nën tingujt e legjendave dhe mbi të gjitha do njiheni me historinë, traditat e fermerëve të zonës të

cilët të bëjnë të udhëtosh në kohë. Turistët që do të vizitojnë këto stane, do të gjejnë mikpritjen, do të mund të konsumojnë produkte 100% organike dhe të traditës shqiptare, do të flenë mbi lëkura, ecin mbi kuaj, dhe do të shijojnë netët e gjata nën tingujt e sharkive dhe rapsodive,

Ju do të gjeni listën e plotë të staneve shqiptare vetëm përmes portalit “Agroturizëm” (www.agrotourism. gov.al) e që ofron një gamë të gjerë mundësish për të vizituar viset e sipërmarrjet në agroturizëm. Është platforma më e mirë që ju rrëfen udhë të reja për të zbuluar histori dhe aventura duke zbuluar tokën shqiptare. 91


Dimër 2021

VITHKUQI

– Fshati Turistik i Pazbuluar me Histori, Traditë dhe Resurse Natyrore

Imazhi me dron është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Fotot e tjera janë nga Joni Margjeka 92


Dimër 2021

V

ështirë se gjen një fshat si Vithkuqi të pasur me natyrë, traditë, kulturë dhe resurse turistike.

Për bukuritë dhe historinë që ka kjo zonë e Korçës, bën që ajo të renditet ndër fshatrat parësor për potencial turistik, duke qendruar përkrah me Voskopojën dhe Dardhën për nga resurset që trashëgon. I pozicionuar vetëm 20 km larg Korçës në jug-perëndim të saj, është i pasur me një relievi malor dhe me një klimë alpine të përshtatshme për një turizëm gjithëvjetor. Historiku dhe zhvillimi i tij Gjatë shek. XVII-XVIII, Vithkuqi arriti një zhvillim të lartë ekonomik dhe kulturor, që e rëndiste atë krahas qendrave të tjera të dëgjuara si Voskopoja, Nikolica, Shipcka, etj. Dëshmi të këtij zhvillimi janë monumentet që ruhen deri në ditët tona, si edhe të dhënat që dalin nga mbishkrimet dhe kodiket e kishave.

Qyteti ishte i shpërndarë në një terren të thyer e të larmishëm dhe numëronte një numër të madh lagjesh, ndër të cilat përmendim lagjen Grekas,Tataç, Kovaças, etj. Vithkuqi mbahet mend edhe për numrin e madh të kishave, rreth 14 kisha dhe manastire të periudhës postbizantine, ndër të cilat më të rëndësishme janë, Kisha e Shën Mëhillit dhe Manastiri i Apostujve Pjetër e Pavel, që ruhen deri në ditët tona. Për shkak të zhvillimit ekonomik si Vithkuqi edhe Voskopoja shpesh kanë vuajtur prej sulmeve të herëpashershëm plackitëse dhe shkatërruese. Kishat e Vithkuqit Vithkuqi zë një vend të veçantë në Shqipëri përsa i përket kishave, jo thjesht për nga numri i tyre, por arkitektura e ndërtimit dhe zbukurimet. Mëpërpara kjo zone ka pasur 24 kisha, ndërsa tani ka vetëm 14 të tilla, gjashtë prej të cilave janë 93


Dimër 2021

monumente kulture të kategorisë së parë. Ku përmendim Manastirin e Shën Pjetrit, Kishën Shën Marias, Kishën e Shën Mëhillit apo edhe Kishën e Shën Gjergjit. Kishat e Vithkuqit të tipit bazilikë janë të pasura me afreske dhe ikonastase të punuar nga mjeshtrat e pikturës ku përmendim vëllezërit Zografi. Ekzistenca e tyre vërteton edhe njëherë rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj zone. Një tjetër objekt kulti me interes e kësaj zone është edhe “Varri i pagëzimit”, sipas gojëdhënës, në këtë varr janë varrosur gjithë pjesëtarët familje vithkuqare. Një prift grek, është bërë shkaktari i një tragjedie në fshat pasi nuk pranoi të pagëzonte në gjuhën shqipe një fëmijë të sapolindur me argumentin se riti i shenjtë mund të bëhej vetëm në gjuhën greke. Foshnja vdiq në derën e kishës nga të ftohtit dhe më pas u shua e gjithë familja e tij nga pikëllimi. Shkatërrimin përfundimtar Vithkuqi 94

e pësoi në fillim të shek. XIX . Studiuesi Theofan Popa më 1954 ka zbuluar në murin jugor të hajatit të kishës së Shën Mëhillit një shënim të gjatë të lënë nga Dhaskal Kostandin Cepi, ku përshkruhet Vithkuqi i djegur dhe i shkretuar më 18 korrik 1828. Që nga ajo kohë Vithkuqi e humbi rëndësinë e dikurshme dhe u kthye në një fshat të zakonshëm, thekson profesori Piro Thomo në botimin e tij Kishat Postbizantine në Shqipërinë e Jugut. Vendi ku lindi autori i abetares së parë shqipe, Naum Veqilharxhi, sot nuk frekuentohet nga shumë turistë, për shkak të mungesës së ambienteve akomoduese, por mbetet një nga fshatrat më mbresëlënëse me një panoramë përrallore. Përveç kishave në të mund të shijosh gatimet tradicionale korçare, por edhe të eksploroni shtigjet e virgjëra të Vithkuqit, pse jo të takoni edhe vendasit të cilët do ju informojnë më shumë mbi historitë e fshatit.

"Ky material u përgatit nga IntoAlbania, e cila është një platformë marketingu mbi destinacionet e turizmit shqiptar. Misioni ynë është të promovojmë Shqipërinë në botë, të ruajmë trashëgiminë e vendit përmes promovimit, të reflektojmë më së miri identitetin aktual të tij, si dhe të ndihmojmë ekonominë lokale përmes mundësive të reja të biznesit elektronik."


Dimër 2021

95


Dimër 2021

LAKROANE

– Lakrorët si nga dora e gjyshes

96


Dimër 2021

L

akrorane është vendi ku gatuhen lakrorë. Frymëzuar nga recetat e gjyshes dhe historisë disavjeçare, ky vend i vogël, i lokalizuar mbrapa shkollës “Vasil Shanto”, shërben lakrorë dhe gatime tradicionale të trashëguara me recetë nga gjyshja. Shpeshherë pyesim veten: Ku mund të ha në një vend që shërben ushqim tradicional, por ama si ai nga duart e gjyshes? Dhe përgjigjja është: “Lakror’Ane”, vendi i duhur në Tiranë. “Lakror’Ane”, jo më kot është quajtur i tillë. Në zonën e Gjirokastrës, “ane” është quajtur gjyshja, personi, i cili jo vetëm na fal dashuri, por dhe nga i cili nuk ndahesh dot për shkak të gatimeve të shijshme që gjithmonë i shërben me merak në tryezë. Vetëm e vetëm që të ngopen nipërit e mbesat. Pse duhet të vizitoni “Lakror’Ane”? Sigurisht për lakrorë, bre lalkë! Me varietete të ndryshme lakrorësh si: me spinaq, me qepë dhe domate, me mish, me fasule, me kungull etj., ju premtojmë që “do të lëpini gishtat” në fund! “Meraku i Anesë”, glikotë Një epitet shumë i goditur

në menu, i cili i referohet glikove. Pas lakrorit, mund të ëmbëlsoheni me gliko ose me ëmbëlsirën e ditës, që mund të jetë: kadaif, pengjire, paçavure etj. Glikotë me shije të ndryshme si: portokall, fik i butë e fik i egër, me lajthi etj., mund t’i blini dhe t’i konsumoni ne shtëpi. Përveç ushqimit, sigurisht dhe pijet e servirura nuk mbeten pas Rakia e kumbullës, e marrë nga kantina e familjes, nuk duhet të mungojë kur të porositni lakrorin. Fundja, si do t’ju këndojë shpirti pas lakrorit? Një vend i vogël dhe i ngrohtë që të rikthen kujtimet Gatimet janë të servirura në një ambient të rehatshëm, i cili është kuruar me detaje që janë sjellë posaçërisht nga fshati. Madje, edhe pjatat e lugët janë servise të ruajtura e të trashëguara. Nëse të ka marrë malli për muzikë të vjetër shqiptare, për serenata korçare dhe jeni nostalgjikë, atëhere ju premtojmë që do ta shijoni ushqimin vetëm me muzikë shqiptare. 97


Dimër 2021

SUGJERIME PËR FUNDJAVAT NË VEND Agro Zerja

Q

arku i Dibrës, në kufi me Maqedoninë, shpesh neglizhohet nga turistët dhe vizitorët. Edhe pse i zhytur në veriperëndim të vendit, larg nga pikat kryesore turistike të Shqipërisë dhe deri tani, i vështirë për t’u arritur me rrugë, zona ka shumë për t’i ofruar vizitorit aventurier. Traditat e pasura bujqësore janë ende të gjalla në fshatrat përreth dhe një shembull i shkëlqyer është Agroturizëm Zerja, i pozicionuar pikërisht jashtë qytetit të vogël të Peshkopisë, i cili shërben si pikë referimi për gjithë zonën.

Transporti Gjendet lehtë me makinë, ngjitur me rrugën kombëtare SH6, rreth 3 km/7 minuta nga qendra e Peshkopisë në drejtim të jugut. Ka transport publik ndërqytetas për në Peshkopi nga qytetet e tjera të mëdha. Nga Peshkopia mund të shkohet me taksi tek Agroturizëm Zerja. Akomodimi 8 dhoma, dhoma dyshe/ treshe/ familjare; nga 25€/nata; është i mundur edhe kampimi në pemishte. Çfarë mund të bësh Ecje në natyrë, me shtigje të përshtatshme për të gjitha nivelet e stërvitjes. Hartat dhe informacione të tjera janë të disponueshme në hotel për planifikimin e udhëtimeve. Fabioni mund të organizojë një guidë lokale. Llixhat termale të Peshkopisë. Merr me vete Kumbulla të thara, një kavanoz me komposto qershie ose kumbullash, erëza të thara, një shishe me raki kumbulle/rrushi/ molle, një çantë me jufka dhe produkte të tjera që mund të gjeni në dyqanin në katin përdhes. 98


Dimër 2021

Bujtina Xhebro

K

ur të mbërrini në Bujtinën Xhebro, një bujtinë e ndërtuar në shpatin e malit të Këndrevicës, keni të garantuar një aventurë të vërtetë. Në fund të një udhëtimi të gjatë, i cili nis nga qyteti i Tepelenës, ndodhet bujtina, largësia e së cilës kuptohet vetëm kur mbërrini aty. Rruga e përshkuar është gjithë kthesa, 8 kilometra rrugë me zhavorr (aktualisht në ndërtim e sipër). Ajo kalon nëpër fshatrat Bençë, Lekdush, Progonat dhe Gusmar. Rruga për në bujtinë, përshkruan një nga peizazhet më spektakolare të Shqipërisë së Jugut, e karakterizuar nga një seri kanionesh të thella, dramatike dhe shkëmbinj të thepisur.

Transporti Me makinë udhëtim zgjat rreth 2 orë nga Tepelena, për shkak të rrugës pjesërisht të paasfaltuar (aktualisht në ndërtim e sipër). Gjashtë kilometrat e fundit nga sheshi i fshatit Nivicë deri në bujtinë kalojnë nëpër një rrugë të vështirë dhe megjithëse udhëtimi me makinë të zakonshme është i mundur, ai nuk këshillohet. Familja vë në dispozicion transportin me makinë 4WD nga qendra e Nivicës, për vizitorët që nuk kanë makinë për rrugë malore. Çdo ditë nga Tepelena niset në orën 700 të mëngjesit një fugon publik dhe kthehet nga Nivica në orën 1200. Akomodimi Dhoma të rehatshme dhe të ngrohta mbi restorantin, me orendi prej druri dhe ngrohje qendrore për muajt më të ftohtë. Bujtina ka 6 dhoma me kapacitete 3-5 mysafirë secila. Çmimi është 2000 lekë për dhomë teke dhe 4000 lekë për dhomë me 2+ mysafirë. Mëngjesi i përfshirë. Çfarë mund të bësh Ecje në këmbë, tur në punishte (vëzhgimi i procesit të prodhimit të djathit) Merr me vete Djathë të bardhë të freskët. 99


Dimër 2021

KANTINA “ALIMANI”

N

jë ndërthurje e këndshme e traditës dhe risisë

Kantina “Alimani” ndodhet në Tiranë në rrugën “Tomi Kristo”. Ajo u ndërtua në vitin 2016 nga dy djemtë e familjes, Rezart dhe Erjon, me mbështetjen e vazhdueshme të babait të tyre, Ramazanit. Ramazan dhe Rezart Alimani kthehen në Shqipëri pas një eksperience shumëvjeçare në Itali në një ndër kantinat më prestigjioze në Romë, “Poggio Le Volpi”. Ramazani nisi rrugëtimin e tij pranë kësaj kantine në vitin 2000 duke u marrë kryesisht me punë të ndryshme në vreshta, si: krasitje, spërkatje, punim e vjelje. Pesë vite më vonë me ta u bashkua edhe Rezarti, menjeherë pasi kreu

100

shkollën e mesme në Zerqan, Dibër, ku lidhja e ngushtë që kishte me të gjyshin, Kasem Kalecin, agronom, i ushqeu dashuri të madhe për natyrën, vreshtat dhe punën. Sapo shkoi në Romë, në vitin 2006, Rezarti u përfshi menjëherë në punët dhe proceset e brendshme të kantinës. Dashuria për punën dhe pasioni për verën përkthehen me suksesin e kësaj kantine, të re në emër, por të pasur në eksperiencë. Filozofia jonë Ne në kantinën “Alimani” besojmë që verërat e mira duhet të jenë një e drejtë e patjetërsueshme. Në këtë kantinë mendohet se verërat me cilësi të lartë duhet të jenë më pranë konsumatorit dhe me një çmim të favorshëm. Ne besojmë në filozofinë


Dimër 2021

“Pak dhe saktë”. Puna e prodhuesit të verës është të bëjë të mundur që cilësia më e mirë e frutave të dalë në pah. Ne nuk kemi vreshta në pronësinë tonë dhe kjo na ka lejuar të shpenzojmë kapitalin tonë aty ku ka më shumë rëndësi, në rrush, fuçi dhe teknologji e jo në hipoteka. Duke vendosur kontrata afatshkurtra dhe afatgjata me kultivuesit tanë, ne kemi përfitimet e qëndrueshmërisë dhe të fleksibilitetit. Ne jemi të kujdesshëm në lidhje me përzgjedhjen e vreshtit dhe sigurohemi që ato të menaxhohen nga njerëz të pasionuar për cilësinë ashtu siç jemi dhe ne. Ne punojmë me vreshta që janë certifikuar

dhe janë menaxhuar në mënyrë organike, biodinamike dhe në mënyrë të qëndrueshme. Shumica e vreshtave tona janë të thata, dhe ne përgjithësisht preferojmë vreshtat e vjetra, të pozicionuara në zona të larta, vreshta me klimë të moderuar, duke lejuar kështu një maturim më të ngadaltë të rrushit intensivisht aromatik.

ekuilibri dhe kompleksiteti janë ato që pëlqejnë shumë të apasionuarit e verës.

Proçesi i prodhimit të verës Fruti është zgjedhur në intensitetin e pikut dhe pastaj trajtohet butësisht gjatë gjithë procesit të prodhimit të verës. Kjo nënkupton vjeljen me dorë. Ne preferojmë të përdorim fuçi lisi frutor, kjo për maturimin e verës rezervë të kantinës. Qëllimi ynë është të bëjmë verë me karakter dhe shpirt. Besojmë se hijeshia, 101


Dimër 2021

4 RECETAT E BRUNILDËS Brunilda Haxhiu na sugjeron tri receta të shpejta dhe me përbërës të thjeshtë. Në profilin e saj në Instagram do të frymëzoheni pafund nga recetat e saj, në dukje të sofistikuara, por mjaft të thjeshta për t’u përgatitur dhe të shëndetshme gjithashtu. @brunildas_food_and_lifestyle

Sallatë dimërore Rukola Miks me gjethe të vogla sallate Gjethe spinaqi Lakër e kuqe Qiqra në kuti (ato të gatshmet) 3 lugë vaj ulliri Lëngu i një limoni Kripë Pluhur speci të kuq (paprika e ëmbël) Presim imët lakrën e kuqe, e marinojmë me lëngun e limonit, pak kripë dhe dy lugë vaj ulliri. I lëmë mënjanë. Ndërkohë, në një tigan vendosim qiqrat me një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe pluhurin e specit. Tiganisim për rreth 5 minuta dhe i heqim mënjanë të ftohen. Servirim sallatën duke shtruar një shtresë rukola dhe miksin e gjetheve të sallatës me spinaqin, lakrën e kuqe dhe qiqrat. I spërkatim me pak vaj ulliri dhe lëng limoni. 102

Makarona furre të mbushura me patëllxhanë dhe mocarela Për dy persona : 200 gr makarona pacheri 350 gr patëllxhanë 100 gr mocarelë 4 lugë gjizë e ëmbël ( ricotta) 1 qepë mesatare 1 karotë 1 degë selinoje 5 lugë salcë domateje Pak majdanoz i grirë imët Rigon 3-4 lugë vaj ulliri Gjysmë gote verë e bardhë Grijmë imët karotën, selinonë, qepën dhe i vendosim në një tigan me vajin. Kaurdisim për 2-3 minuta dhe shtojmë patëllxhanët e prerë në kubikë të vegjël. I lëmë në zjarr sa të skuqen mirë. Shuajmë me verë dhe presim sa të sfumohet mirë vera. Shtojmë salcën e domates, rigonin, majdanozin, i kriposim dhe i ziejmë në zjarr të ulët për 15 minuta. Ndërkohë, ziejmë makaronat për rreth 7 minuta, i kullojmë dhe i lëmë të ftohen. Më pas i mbushim me patëllxhanë, të cilëve u kemi shtuar gjizën dhe një pjesë të mocarelës së prerë imët. I radhisim te forma ku do piqen makaronat, shtojmë sipër pak harxh nga patëllxhanët dhe pak mocarela. Pjekim për rreth 15 minuta.


Dimër 2021

Rosto derri me rrush frëngu (ribes) dhe shurup uthulle balsamike 800 gr mish derri (në një copë të vetme, prerje për rosto) 1 qepë 1 karotë 50 gr rrush frëngu 2 thelpinj hudhër Gjysmë gote verë e bardhë 1 lt lëng perimesh Vaj ulliri 1 lugë shurup uthulle balsamike 1 lugë miell Lidhim mishin me spango kuzhine dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri. E shuajmë me verë dhe presim sa të sfumohet mirë vera. Shtojmë karotën, qepën dhe rrushin e frëngut, gjithashtu edhe pak lëng perimesh të valë. I lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 1 orë e 20 minuta, duke u kujdesur të njomim roston herë pas here me lëng. Heqim roston mënjanë dhe e lëmë të pushojë për rreth 10 minuta para se ta presim në feta. Ndërkohë, kullojmë lëngun e zierjes së rostos, e vendosim në një tigan të thellë dhe shtojmë një lugë me miell të holluar me pak ujë dhe shurupin e uthullës balsamike. Sapo të trashet lëngu, e heqim nga zjarri dhe e shtojmë siper fetave te rostos.

Pavlova me kate: Përbërësit : 4 të bardha veze (rreth 160 gr) 250 gr sheqer i imët 2 lugë niseshte Gjysmë luge kafeje me pluhur fryrës 2 lugë uthull e bardhë ose lëng limoni Për mbushjen: 400 gr pana për ëmbëlsira 100 gr reçel mjedrash 3 lugë sheqer pluhur Frutat që preferojmë për zbukurim Rrahim me rrahës elektrik ose robot të bardhat e vezëve derisa të përftojmë një shkumë shumë të fryrë dhe më pas shtojmë sheqerin në tri seanca (shtojmë një pjesë e vazhdojmë rrahjen për 2-3 min, e kështu me radhë dhe dy herët e tjera). Shtojmë niseshtenë me pluhurin fryrës dhe rrahim sërish një moment, në fund shtojmë uthullën duke rrahur përsëri për pak sekonda. Ndërkohë, në një letër kuzhine vizatojmë aq rrathë sa shtresat që kemi menduar të bëjmë, gjithmonë duke filluar nga më i madhi deri te më i vogli. Mbushim rrathët me marengën që kemi përgatitur duke formuar një gropë të vogël në mes që do të na duhet për mbushjen. E pjekim në furrë të parangrohur në 120 gradë, për rreth 35-40 minuta. Pasi ka kaluar koha e pjekjes, fikim furrën dhe me ndihmën e një luge të drunjtë, lëmë paksa të hapur derën e furrës dhe lëmë aty disqet e pavlovës derisa të ftohen plotësisht. Për ndërtimin e pavlovës si në foto, alternojmë një shtresë marengë dhe një shtresë pana të rrahur paraprakisht me sheqerin pluhur dhe përzier me reçel mjedre . 103


STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE VIZIONI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJËVIZIONI ÇËSHTJE SUKSESI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJË ÇËSHTJE SUKSESI www.studioligjorevlore.com

Blv. “Ismail www.studioligjorevlore.com Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” Vlorë Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Vlorë www.studioligjorevlore.com Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com

Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” www.studioligjorevlore.com Vlorë Cel.“Ismail 069 22Qemali”, 17 507 / Email: Blv. Pranëtringajm@yahoo.com Teatrit “Petro Marko”

Çmimi: 500 Lekë Çmimi: 500 Lekë

ÇMIMI: 500 Lekë

Vlorë Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Çmimi: 500 Lekë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.