Kryq e Tërthor Arka e shijes
Ekonomia Lokale Bereqeti i stinëve
Grua Si Ty Muzeu i Gruas
Toka Ime Xha Rustemi
Qëndrueshmëri Sfida e mbetjeve
n’HARMONI Verë 2021
me Fshat e Zanat 4
NJË PLANET I MBËSHTJELLË ME PLASTIKË Në brendësi bisedat me: Mirela Kumbaro, Elsa Ballauri, Anita Likmeta, Petrit Çarkaxhiu, Bessa Myftiu, Mirela Andoni, Liri Kuçi, Marjana Koçeku, Natasha Paja, Elsa Paja, Fatma Paja, Klara Profka, Elona Hoxha, Noa Nur, Klarida Bregaj, Klea Pashaj, Ermira Maculla
KRIPË DETI JONI Kripë deti jodizuar dhe paketuar në standarte europiane. Vjen në paketime konvencionale dhe për përdorime të ndryshme si për përdorim tavoline, përpunim ushqimor edhe industrial.
Adresa kryesore: Lagja “Partizani”, Rruga “Hamza Isai” Cel. 069 20 92 336 / Email: llanaj.shpk@yahoo.com
Verë 2021
KOMUNITET | UDHËTIM | KRIJIMTARI | MJEDIS Falenderime zemre kontribuesve të këtij numri: Fjolla Spanca, Mimi Kotorri, Arlinda Çausholli, Joni Margjeka, Brikena Kapaj, Aleksandra Stambolliu, Erida Kabashi, Rea Godo, Artenisa Hoxha
Blv. “Ismail Qemali”, Vlorë info@fshatezanat.com www.fshatezanat.com Cel: 0692217507
Si edhe: Into Albania, Fustanella Farm, Ema’s Light, Agrotime Falenderime zemre për gjithë ngjyrat e shpirtit e frymëzimin personazheve të këtij numri: Mirela Kumbaro, Elsa Ballauri, Anita Likmeta, Petrit Çarkaxhiu, Bessa Myftiu, Mirela Andoni, Liri Kuçi, Marjana Koçeku, Natasha Paja, Elsa Paja, Fatma Paja, Klara Profka, Noa Nur, Klarida Bregaj, Klea Pashaj, Ermira Maculla Si dhe në nderim të kujtimit të Elona Hoxhës, e cila humbi jetën pak ditë pasi u zhvillua intervista me të. Si edhe: Pezull, Art by Briss, Ana Bebe Store, Cooco Shop, Oliveëood Handcraft Eda, Shqipful, Vintagelux Kopertina nga: Esmeralda Qerkepja Redaktore: Dorina Muhaj Ky botim u bë i mundur nga mbështetja financiare të European Endowment for Democracy, pa të cilin ky botim as që do e shihte sërish dritën e diellit.
KËMBËNGULJA E REFLEKTIMIT MBI NDOTJEN MJEDISOR NGA PLASTIKA VËRSHON FAQET E KËTIJ NUMRI. Ky numër sjell logjikën sesi duhet ndërgjegjësuar mbi ndotjen e mjedisit me plastikë e se marrja e masave të menjëhershme është zgjidhja për të shpëtuar botën për gjeneratat që do të vijmë. Statistikat dhe shifrat mbeten të frikshme po aqsa edhe zakonet tona të këqija të konsumizmit masiv e të panevojshëm. Kërkohet një ndryshim sa në aktivizim edhe në mendësi sa nuk është akoma vonë. Kësaj radhe sjellim më afër lexuesve rrëfimin ndryshe së politikanes Mirela Kumbaro. Likmeta vjen në një udhërrëfim të suksesit të saj përmes punës së palodhur e pasionit për fjalën e lirë. Ndërkaq Elsa Ballauri vjen përmes rrëfimit të historisë së grave shqiptare nëpërmjet objekteve të ‘Muzeut të Gruas’, muze krijuar prej vet Asaj. Bessa Myftiu ‘udhëton’ drejt Tiranës përmes penës dhe letrës, e kësaj rradhe përmes një interviste tejet të këndshme. Po ashtu Petrit Çarkaxhiu na sjell ca rrjeshta të mirë në këtë numër që tingëllojnë muzikë e pasion. Liri Kuçi dhe Marjana Koçeku janë dy aktiviste për t’u marr shembull e që frymëzojnë të dyja në mënyrën e tyre, të cilat kësaj rradhe na flasin për sfidat e gruas dhe e një shoqërie të tërë. Në këtë numër është edhe intervista me Elona Hoxhën e cila u zhvillua disa javë përpara shtypjes së revistës, e marrjes së lajmit tragjik se Elona kishte humbur jetën në një aksident. Ndaj me botimin e këtij shkrimi, duam të nderojmë kujtimin e kësaj vajze të qeshur, që dhuroi copëza arti. Më pas ju dëftojmë për zellin e motrave Paja, të cilat sjellin artin e tyre në mënyrë mjaft origjinale. Po ashtu do të lexoni me një frymë edhe për Klara Profkën, e cila na rrëfen se arti i cili nuk ka lidhje me profesionin e saj aktual, i jep një gëzim të madh shpirtëror. Propozojmë edhe këtë numër krijimtartë e gjashtë artizanëve e krijuesve të rinj. E ndërsa frymëzoheni nga e reja Klara Bregaj dashuron fshatin dhe tokën po ashtu do të lexoni po njësoj edhe artikullin mbi emigracionin në Kosovë, këtë çështje mjaft delikate. Do t’ju njohim me Klea Pashaj dhe Ermira Macullën dhe armatën krijuar prej tyre për përkujdesje organike për lëkurën. Më pas ndajmë disa çështje mbi ndotjen globale, rëndësinë e gjelbërimitr në qytet si edhe dobinë e bletëve.
Shënim i rëndësishëm: Kontribuesi financiar të këtij numri nuk mban përgjegjësi mbi opinionet, mendimet apo mesazhet e shprehura nga shkruesit dhe kontribuesit në artikujt e këtij botimi. Asnjë prej artikujve, reklamave, shkrimeve në këtë revistë nuk është sponsorizuar. Kjo reviste nuk ka qëllim komercial dhe përfitimi financiar. Nëse jeni prodhues e fermer i vogël vendor, artizan a zanatçi apo një kontribues tjetër i ekonomisë lokale, zhvillimit të qëndrueshëm dhe dëshironi të jeni pjesë e numrit të ardhshëm të revistës, lutemi mos hezitoni të na shkruani për na fryar me historinë tuaj.
Është menduar t’ju kredhim në një udhëtim në Krujë, në një atmosferë mesjetare përmes aventurave moderne. Joni Margjeka na fton në një udhëtim në fshatin e bukur Ogdunan ndërsa Ermira Çausholli në fshatin Kulmë. Më pas flasim për libra me Rea Godon dhe pasionit të shkrimtares Noa Nur. Ndërsa krijuesja e një prej faqeve më të mira të ushqimit “Papare”, Mirela Andoni bjen në një bisedë të ngrohtë lidhur me pasionin e saj mbi gatimin. Shkruajmë për ajvarin e famshme të Kosovës, e më pas për Djathin e Sharrit duke përfunduar kështu me recetat e larmishme nga Erida’s Kitchen. Kryeredaktore Marcela Tringaj
3
Verë 2021
TITUJT
K RYQ E T Ë R T H O R Arka e shijes në Shqipëri 7 Rikthehet Festivali i Këngës Arbëreshe 7 Një varëse në kujtim të shkenctares 7 Vepra e saj”—100 gratë pioniere të Kosovës 8 “Urdhri i Yllit të Italisë” për Altin Prengën 8 Banorët nuk dorëzohen për Zall-Gjoçajn 8 6 shkolla bujqësore me projekte të reja 9 Izraeli—Vendi i parë që ndalon shitjen e gëzofit 9 Detoksifikimi i insekteve pjalmuese 10 Katër të rinj me një mision të fisëm 10 Motrat Kortoçi në një bashkëpunim të dashur të frymëzuar nga motrat Qiriazi 11 Në zbulim të 1.000 varieteteve të mollëve 11
V E P T R I M TA R E Mirela Kumbaro Kontributi tej profesionit Kanga e Jericho-së Të gjithë sytë tek Anita Likmeta... Bessa Myftiu Edlira Ruzi
N J Ë P L A N E T I M B E S H TJ E L L E ME PLASTIKË E vërteta mbi mbetjet urbane Koha për të pastruar hapësirën nga mbetjet njerëzore
G R UA S I T Y 49 Muzeu i Gruas ! Elsa Ballauri 50 Liri Kuçi, veprimtarja e spikatur e kësaj sfide të vështirë 56 Marjana Koçeku, aktivistja me shumë
12 15
Mbetjet urbane 16 Sfidë e madhe për vendin 16 Mbytur në plastikë 18 Një pjatë plot me plastikë 19 Dështimi i njësive vendore 20 Zakone të këqija 21 Riciklimi–Historiku i ripërdorimit 22 Tre “R-të” e rëndësishme: Reduktim–Ripërdorim–Riciklim 23 Fëmijë, plastika është e neveritshme! 25 “Luftëtarët” e plastikës 28
RUBRIKAT KRYESORE KRYQ E TËRTHOR 9
4
TEMA KRYESORE 15
VEPRIMTARË 30
GRUA SI TY 50
TOKA IME 68
30 34 36 41 47
Verë 2021
ëndrra për Shqipërinë Heshtja, Shpërfillja dhe Frika Me u ba prehje për njana–tjetrën! Kur nanat i msojnë djemtë ... Për mendjet që (s’)çelen! Pak shpresë për ditë ma t’lehta
60 64 64 64 66 67
TO K A I M E Ku ishim dhe ku shkuam 68 Kur ikin të gjithë, për t’u kthyer 69 Me jetu, duke prit 69 Pse ikën gratë? 70 Kur humb shpresa për ditë më të mira 70 Shtegtimi i kapitalit njerëzor 71 Guri i rand’ në vend të vet 71 Bujqësia mbetet “zemra” e ekonomisë shqiptare 72 Bereqeti i stinëve 73 Kripa nartiote: E para dhe e vetmja në vend 74 Kantina Çeçi 74 Xha Rustemi 75 Klarida Bregaj 76
KRIJIMTARI 80
K R I J I M TA R I Natasha Paja, Elsa Paja dhe Fatma Paja 80 12 pyetje për një artiste Elona Hoxha 84 Klara Profka dhe pasioni i saj për artin 87 GJASHTË ARTIZANËT E VERËS 91 Pezull 94 QËNDRUESHMERI Kush është Klea Pashaj CREMERI ose prekja e përkryer e natyrës Përfitimet nga produktet natyrale të kujdesit kozmetik Dobia e bletëve-Sa pak i njohim!? Rëndësia e gjelbërimit në qytet UDHËTIM Berati - Atmosferë mesjetare dhe Aventura Moderne Kisha e Shën Triadhës Ura e Goricës Kalaja e Beratit Muzeu Onufri Muzeu Etnografik
QËNDRUESHMERI 98
UDHËTIM 106
98 101 103 104 105
106 108 109 110 111 112
Një udhëtim në fshatin ogdunan 113 Bujtina e Bardhë me Parmakë të Kuq 117 Fundjava në vend 118 Përshtypje udhëtimi në vend 120 Ca ide argëtuese 122 USHQIM Një grua diellore si Mirela Andoni 124 Djathi i Bjeshkëve të Sharrit ose receta unike prej sofrës së Kosovës 127 Ajvari i Kosovës 127 Papaya ose të dhurosh dashuri 128 Agral 128 Poleni i mrekullueshëm 128 Burime të rëndësishme të proteinave dhe hekurit 129 Reklamimi masiv i ushqimeve të pashëndetshme 129 Recetat e Erida’s Kitchen 130 LIBRA Hajde flasim për Noan Sugjerime titujsh nga Rea Godo Sugjerime titujsh nga N'Harmoni
USHQIM 124
134 138 140
LIBRA 134
5
Verë 2021
6
30
34
36
41
51
56
60
76
80
84
124
134
Verë 2021
KRYQ E TËRTHOR Arka e shijes në Shqipëri Arka e shijes në Shqipëri (The Ark of Taste in Albania) është një libër mbi produktet autoktone shqiptare, i botuar në shqip dhe anglisht, që mund të gjendet në të gjitha libraritë. Libri na prezanton me 57 produkte nga i gjithë vendi. Ai dëshmon për pasurinë që zotërojmë për sa i përket trashëgimisë ushqimore, që nga varietetet e rrushit, ullinjtë e bregut të ashpër mesdhetar e deri te qumështi i Alpeve. Një pasuri e vyer, e cila i mbijetoi edhe regjimit më të egër komunist që një popull ka përjetuar ndonjëherë. Janë pikërisht këto produkte që po rishfaqen dalëngadalë si një nga karakteristikat kryesore të mikpritjes legjendare të popullit tonë. Ky rijetëzim i kuzhinës shqiptare po arrihet edhe falë përkushtimit të një brezi të ri kuzhinierësh me përvojë tëfituar me mund e sakrifica jashtë vendit. Libri është fryt i hulumtimeve të shumta që autorja, Dhurata Thanasi, ka kryer në të gjithë trevat shqiptare, për të gjurmuar prodhimet autoktone shqiptare.
Rikthehet Festivali i Këngës Arbëreshe Arbëreshët e komunës San-Demetrio-Korone nuk do të heqin kurrë dorë. Nga çfarë? Nga tradita e Festivalit të Këngës Arbëreshe. “Një histori nuk ndërpritet, identiteti i njerëzve tanë nuk ndërpritet. Ndaj, më 21 gusht do të kthehemi në San-Demetrio Korone që të këndojmë e të kërcejmë arbërisht”,—shkruajnë organizatorët e festivalit. Festivali i parë u mbajt në gusht të1980-s, për t’u kthyer më pas në një nga organizimet më të rëndësishme dedikuar këngës arbëreshe. Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, arti po rikthehet pranë publikut për të mbushur boshllëkun e krijuar. Po, festivali do të zhvillohet më 21 gusht, ora 20.30, në San Demetrio Corone!
Vepra e saj”—100 gratë pioniere të Kosovës “Vepra e saj”, shkruar nga Alketa Xhafa Mripa, përmbledh historitë personale të 100 grave pioniere nga Kosova, që me mund të madh e vullnet të palëkundur çuan përpara ëndrrat e veta, ëndrrat e grave dhe të vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në shoqërinë kosovare. Ato vijnë me kontributin e tyre në fusha të ndryshme, që nga arti, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti e deri te forma të llojllojshme të aktivizmit shoqëror. Libri ka në fokus edhe fëmijët, pasurimin e diturisë së tyre, me qëllim që t’i njohin e të frymëzohen nga arritjet e këtyre grave të zonja, të cilat me mund të madh prekën majat e profesioneve të reja e të vjetra. Ndonëse mijëra gra meritojnë të jenë pjesë e librit, Alketën e lehtëson fakti se zëri i tyre do të ketë hapësirë në vëllimet e mëpasshme.
7
Verë 2021
“Urdhri i Yllit të Italisë” për Altin Prengën Hasan Në shtëpinë e ambasadorit italian z. Bucci, Altini i Mrizit, siç njihet nga të gjithë, u vlerësua nga presidenti italian me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, duke u emëruar “Kalorës Nderi”. Ky titull i rëndësishëm është ndër vlerësimet më të larta që u akordohet personaliteteve që nuk janë shtetas italianë. Dikur i përhumbur në ëndrra, ‘djaloshi hutaq’, siç e quanin bashkëmoshatarët, e la shkollën kur ishte vetëm15 vjeç dhe emigroi në Itali për punë. Koha kaloi e një ditë Altini u rikthye në fshatin e lindjes, në Fishtë, mbërthyer ëndërrueshëm nga plane të thurura prej vitesh, me kokën plot dije, me vizionin e mendësinë e një përvoje të gjatë në fushën e gastronomisë dhe shpirtin e etur për ndryshim. Mes shumë sfidash e përpjekjesh, arriti të bëhet pionier i trasformimit, pasi për të njerëzit dhe fshati janë një aset i çmuar. Dhe, në një kohë të shkurtër, jo pak njerëz kuptuan rëndësinë e ekonomisë lokale dhe i kthyen sytë nga fshati me më shumë dashamirësi.
Banorët nuk dorëzohen për Zall-Gjoçajn Prej më shumë se tri vitesh, banorët e Zall-Gjoçajt vazhdojnë përpjekjet për të mbrojtur parkun natyror të zonës nga ndërtimi i hidrocentralit. Janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund luftës, pavarësisht nga sfidat e pengesat e krijuara, si nga pandemia, edhe nga institucionet qendrore e vendore. Ata ndjekin gjithë sy e veshë tri proceset e hapura gjyqësore në institucionet e drejtësisë. Ndërkohë mësohet se qeveria ka nxjerrë një vendim për ndryshimin e kufijve të parqeve kombëtare, me qëllim që ta nxjerrë jashtë kufirit të parkut lumin ku do të ndërtohet hidrocentrali. Protesta e fundit e banorëve ishte në fundprill, dhe përfaqësuesit e 10.500 banorëve nga 11 fshatra shprehen se lumi është jeta e tyre. Në fillim të muajit prill, ata iu bashkuan banorëve të Thirrës kundër një tjetër hidrocentrali dhe thonë se do të mbështetin çdo kauzë të ngjashme. Banorët nuk dorëzohen në betejën kundër hidrocentralit që duan të ndërtojnë në Zall-Gjoçaj.
8
Verë 2021
6 shkolla bujqësore me projekte të reja Programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” (SRD), financuar nga Republika Federale e Gjermanisë dhe i vënë në zbatim nga Giz Albania, ka mbështetur 6 projekte pilot që po zbatohen në 6 shkolla bujqësore, përkatësisht në Korcë, Shkodër, Çlirim, Golem, Cërrik dhe Pogradec. Qëlllimi kryesor i programit është ndërthurja e teorisë me praktikën, si dhe promovimi i shkollave, duke krijuar një lidhje të natyrshme mes tyre dhe bizneseve bujqësore të zonës.
Në shkollën e Golemit është rehabilituar sistemi i ujitjes dhe kullimit për serrën e shkollës, si dhe janë mundësuar praktikat profesionale të nxënësve në bizneset lokale. Ndërsa në tri shkolla të tjera, atë të Cërrikut, të Pogradecit dhe të Korcës, po ndërtohen serra didaktike, ndaj shumë shpejt shkollat do të prodhojnë produktet e tyre. Pastaj, produktet me brandin e secilës shkollë do të promovohen te bizneset e zonës që janë përqendruar te turizmi dhe agroturizmi. Gjithashtu, projekti në fjalë ka mbështetur trajnimet në të gjitha hallkat e prodhimit të qumështit.
Izraeli—Vendi i parë që ndalon shitjen e gëzofit Aktivistët për të drejtat e kafshëve gëzuan për një fitore të madhe këtë javë, pasi Izraeli u bë vendi i parë në botë që ndalon shitjen e gëzofit. Hapi historik vjen ndërsa vendet e tjera po rishikojnë marrëdhëniet e tyre me këtë material të diskutueshëm që po përdoret gjithnjë e më pak në industrinë e modës, e veçanërisht prej ndjekësve fanatikë të saj. Kësisoj, tregtia e gëzofit të kafshëve, duke përfshirë importin dhe eksportin e tyre, do të ndalohet, përveçse për nevoja kërkimore a studimore ose për të respektuar e nderuar traditat fetare. OJQ-të për të drejtat e kafshëve e përshëndetën vendimin si “një moment historik që do të shpëtojë kafshë të panumërta nga ferri i industrisë së gëzofit”. Në një deklaratë, një përfaqësues i këtyre organizatave u shpreh se kanë luftuar për vite me radhë për të ndaluar shitjen e gëzofëve që përdoren në industrinë e modës.
9
Verë 2021
Detoksifikimi i insekteve pjalmuese
Në SHBA, çdo vit, rreth 40% e koshereve me bletë zhduken, ndërsa 50% e insekteve të tjera pjalmuese janë drejt zhdukjes. Xhejms Uebi kuptoi se një nga shkaqet është përdorimi i pesticideve. Gjatë kërkimeve arriti të zhvillonte një teknologji që detoksifikon deri në masën 80% bletët e ekspozuara ndaj pesticideve. Xhejmsi së bashku me Abraham MekKolejin dhe Nejt Ridin themeluan Beemmunity (@ beemmunity), një kompani që prodhon "ilaçin detoksifikues", një trajtim natyral e pa kimikate që mund të detoksifikojë bletët dhe insektet e tjera nga të gjitha pesticidet. Ky lloj medikamenti do të ketë një ndikim pozitiv në procesin e pjalmimit të të mbjellave dhe në të ardhmen e Tokës. Gjithashtu, Xhejmsi dhe ekipi i tij synojnë të krijojnë një lëvizje që të përfshijë komunitetin në mbrojtjen e insekteve pjalmuese të zonës së tyre.
Katër të rinj me një mision të fisëm
Raporti i Amnesty International ka dalë në përfundimin se vendi ynë nuk zbaton plotësisht të drejtat e përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF), të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 1992. Ky dështim institucional mund t’i vendosë jetimët në një situatë të vështirë, atë të përjashtimit social kur të përballen me sfidat e jetës si të rritur. Një faktor tjetër që ndikon në veçimin e jetimëve është qëndrimi i shoqërisë ndaj tyre. E në Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve, katër gjimnazistë nga Tirana na tregojnë se drama e jetës së tyre nuk mund të fshihet si me magji, porse mund t’u jepet mundësia të besojnë se bota atje jashtë nuk është aq pa grimca ngjyrash e xixëllonja shprese. Matea Paparisto, Deana Turtulli, Amaris Vreshta dhe Kristia Nela janë angazhuar që në fillim të këtij muaji duke ofruar kurse për 44 fëmijë të moshës 6-14 vjeç në shtëpinë e fëmijës “Zyber Halluli”, në Tiranë. Dy herë në javë, këta të rinj bëjnë kurse për gatim, pikturë, balet dhe futboll. Me shembullin e tyre tregojnë se me pak vullnet, dëshirë e angazhim mbase nuk do t’i bëjnë këta fëmijë më të lumturit e botës, por të paktën do t’ua zbukurojnë ditën. Gjatë seancave, fëmijët i suprizuan të rinjtë me talentin dhe aftësitë e tyre. Do të ishte mjaft frytdhënëse nëse kjo nismë do të promovohej dhe do të mbështetej më tej nga organizata jofitimprurëse, e pse jo edhe nga të rinj e qytetarë që besojnë në vlerën e gjesteve të mira. Përfaqësuesit e jetimëve dhe zyrtarët e qeverisë bien dakord se në përgjithësi fëmijët jetimë nuk kanë rezultate të larta në shkollë dhe rrezikojnë të përjetojnë varfëri e përjashtim social. Ndaj është i qenësishëm reagimi qytetar ndaj kësaj çështjeje, sepse jetimët janë mes anëtarëve më në nevojë të shoqërisë shqiptare, ngaqë nuk kanë familje që t’i mbështetë. Përveçse janë të pambrojtur, gjendja e tyre mund të përkeqësohet edhe nga faktorë të tillë, si trauma të fëmijërisë, institucionalizimi dhe mospërgatitja siç duhet për një jetë të pavarur si të rritur. Porse mjafton një gjest i fisëm i njerëzve me zemër të madhe, që këtyre fëmijëve bota t’u qeshet e të bëhet plot ngjyra, sikur edhe pak çaste. 10
Verë 2021
Motrat Kortoçi në një bashkëpunim kaq të dashur të frymëzuar nga motrat Qiriazi DKL-ja është një markë e themeluar nga Ditjona Kortoçi Lamnica në vitin 2014, në Nju-Jork. Gjithë filozofia e kësaj marke mbështetet në besimin se ajo çka vesh të jep një lloj fuqie. Marka dallohet për cilësinë dhe shijen elegante e të rafinuar, si një mënyrë për t’i sjellë ndërmend gjithkujt dashurinë që duhet të ketë për vete çdo ditë e më shumë. Për më tepër, kjo markë është projektuar të jetë në linjën e slow fashion ose të modës së ngadaltë, në respekt të natyrës dhe të të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë sipërmarrje. Padyshim që i shton garderobës suaj veshjen unike që i mungon. Së fundi, Ditjona bashkë me të motrën, Danielën, e cila jeton në Tiranë, kanë vendosur të përfshihen në një bashkëpunim tejet interesant, të frymëzuara pikërisht nga puna e motrave Qiriazi që ia kushtuan jetën edukimit dhe emancipimit të grave shqiptare. I gjithë ky bashkëpunim i dedikohet veçanërisht nënës së tyre, sakrificave e fuqisë së kësaj gruaje të edukuar, të guximshme dhe të pavarur, e cila u kushtoi jetën, edukimit dhe kultivimit të talenteve të tyre. Konkretisht motrat Kortoçi do të hedhin në treg disa bluza me ilustrimet e Ditjonës, shoqëruar me vargjet e ndjera të Danielës, koleksion i cili ka dhe një mision tjetër: të ardhurat e 50 shitjeve të para do të shkojnë për të siguruar libra për gjimnazin “Asim Vokshi” në Bajram Curri. Ato thonë se ndihen tejet të frymëzuara nga njëra-tjetra dhe nga secila prej grave e vajzave që kanë njohur e që kanë kontribuar për të sjellë në jetë këtë koleksion kaq të dashur për to. Ndërkohë, a nuk është vërtet frymëzuese ajo që dy motrat kanë realizuar?!
Në zbulim të 1.000 varieteteve të mollëve Quhet Tomi Braun dhe është nga Klemonsi, qytezë në Karolinën e Veriut, Shtetet e Bashkuara. Ai i është përkushtuar gjetjes së varieteteve të mollës. Nuk po flasim për varietetet e mirënjohura të supermarketeve, si Red Delicious apo Granny Smith, por për ato që janë të panjohura e kanë emra disi piktoresk, si Big Andy, Greasy Skin, Jellyflower dhe Mongolean. Varietete të humbura, të pakultivuara masivisht, që i sheh vetëm në ndonjë kopsht të braktisur. Bashkë me gruan, Merikein, kanë bërë shumë hulumtime e udhëtime prej mijëra kilometrash, që kur Tomi u bë kurioz nga një mollë e vogël e verdhë yellow potts, një varietet në zhdukje në këtë kontinent. Pastaj filloi aventura në kërkim të pemishteve të fshehura dhe thesareve që ato mbartin. Tomi thotë se pothuaj gjithë gjetjet e tij janë falë tregjeve që promovojnë prodhimet lokale, e sidomos falë organizimeve si “Festa e Mollëve” që zhvillohen në çdo distrikt. Ka marrë plot sugjerime e këshilla duke folur me njerëzit në këto evente dhe pikërisht kështu ka arritur të zbulojë varietete të pazakonta. Tomi ka ndërtuar apostafat një kopsht, ku ka mbjellë fara autoktone, që tashmë numërojnë mbi 1.000 varietete mollësh. 11
Verë 2021
NJË PLANET I MBËSHTJELLË ME PLASTIKË E vërteta mbi mbetjet urbane
S
ot kriza e plastikës nuk është në titujt kryesorë të lajmeve edhe pse ka mbytur e zaptuar mjedisin anekënd globit. Ajo mbyt mjedisin tonë detar. Ajo gëlltitet nga krijesat ujore, zogjtë e detit dhe madje bagëtia. Djegia e plastikës çliron toksina të fuqishme. Edhe pse depozitimi i saj në tokë është më pak i rrezikshëm e më i sigurt në krahasim me mënyrat e tjera të eliminimit, bllokon tokën me substanca sintetike që nuk shpërbëhen për shumë vjet, më saktë për shekuj të tërë. Që nga viti 1950 e deri më tani janë prodhuar rreth 8 miliardë tonë plastikë,
e ndërkaq as 9% e saj nuk është ricikluar. Efektet e përdorimit të këtij materiali në mënyrë të paqëndrueshme për dekada të tëra, kanë kohë që ndihen. Nils Simoni, një prej autorëve të publikimit shkencor lidhur me efektet e plastikës në jetën tonë, shprehet se plastika gjendet kudo, e kjo vetëm sa vjen e rritet në të gjithë botën, jo vetëm në ambjentin përreth, por edhe brenda trupit të njeriut. Kësisoj nuk ka më dyshime se pjesë e dietës sonë ushqimore janë bërë edhe copëza të vogla plastike. Sipas hulumtimeve, shkencëtarët kanë
dalë në përfundimin se ushqimi ynë përmban mbi 4.000 substanca kimike, një pjesë e të cilave janë tejet të rrezikshme për shëndetin. Dhe vlerësohet se një njeri me moshë mesatare 79-vjeçare, gjatë jetës konsumon rreth 20 kg mikroplastikë bashkë me ushqimin, pasi mbetjet plastike janë me përmasa më pak se 5 mm. Kështu ato futen në zinxhirin ushqimor përmes procesit të biogrumbullimit. Duke qenë kaq të vogla, e kanë të lehtë të përfundojnë në burime ujore, që i shpërbëjnë në grimca më të vogla që kalojnë filtrat e rubinetave e përfundojnë në gotën tonë. Fakti më dëshpërues në gjithë hulumtimin e të dhënave statistikore është se gjysma e sendeve plastike të prodhuara janë njëpërdorimshe. Për shembull, një qese plastike përdoret mesatarisht vetëm 15 minuta para se të hidhet në kosh e ndërkaq i duhet rreth 1.000 vite të degradohet plotësisht. Për sa u përket produkteve plastike, qeset kanë konsumin më të lartë në botë. Vlerësohet se rreth dy milionë qese plastike përdoren çdo minutë, rreth 1 milion shishe plastike uji në minutë apo 1,3 miliardë shishe në ditë që peshojnë sa gjysma e Kullës Eifel. Pas viteve 50, kur plastika filloi të përdorej gjerësisht, u mendua si produkti i një mijë e një përdorimeve, me kosto të ulët, e përdorshme dhe e nevojshme për çdo gjë: nga më e thjeshta te më kompleksja. Pak u mendua për menaxhimin e mbetjeve plastike. Sot 47% të ndotjes nga plastika e shkakton industria e paketimit; 14% ajo tekstile dhe
12
Verë 2021
6% transporti. Çdo vit rreth 3% e plastikës përfundon në oqeane. Besohet se në to gjenden 5,25 trilionë copë mbeturina plastike. Nga kjo sasi, 269.000 tonë notojnë në sipërfaqe. Vetëm në vitin 2010 u shkarkuan 8 milionë tonë. E nëse vazhdojmë me këto ritme, në vitin 2050 në oqeane do të ketë më shumë plastikë sesa peshq. Gjithashtu, statistikat tregojnë se përgjegjësit kryesorë të mbetjeve plastike janë shtetet e pasura. Edhe pse përbëjnë vetëm 16% të popullsisë botërore, janë përgjegjëse për 34% të mbetjeve plastike. Ndërsa vendet me të ardhura të ulëta prodhojnë vetëm 5% të sasisë. Kompanitë shumëkombëshe përgjithësisht në vendet e zhvilluara, prodhojnë më tepër plastikë dhe mbetje të tjera të këtij lloji. Konkretisht, Coca-Cola, PepsiCo, Nestlé and Unilever janë përgjegjëse për gjysmën e sasisë së plastikës çdo vit, një sasi e tillë që do të mjaftonte të mbushte çdo ditë 83 fusha futbolli. Për sa i përket menaxhimit të mbetjeve
në mbarë botën, sipas statistikave situata mbetet e frikshme dhe kërcënuese. Konkretisht, 3,5 miliardë njerëz në botë nuk arrijnë të menaxhojnë mbetjet plastike. Këta njerëz e kanë të pamundur ndarjen e diferencuar të mbetjeve si dhe ripërdorimin ose riciklimin e tyre. Përgjithësisht 93% e mbetjeve të ngurta, ku përfshihen 300 milionë tonë plastikë, përfundojnë te vendet e varfra.
një rregullim ligjor në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe atyre organike. Po ashtu është i nevojshëm investimi në projekte serioze për ndërgjegjësimin qytetar lidhur me konsumizmin, promovimin e sipërmarrjeve inovative që prodhojnë materiale zëvendësuese siç është polimeri i biodegradueshëm. 1. National Geographic, A Whopping 91% of plas-
Nga ana tjetër, në të gjithë botën, 15 milionë njerëz, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë nga 5 vjeçe lart, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të fitojnë jetesën nga mbeturinat që ndotin mjedisin e tyre. Shpesh punojnë në kushte të rrezikshme për shëndetin, në rrethana tejet të vështira, pa asnjë pretendim për kushtet e punës me të cilat përballen çdo ditë.
tic isn’t recycled. 2. A binding global agreement to address the life cycle of plastics, Nils Simon. 3. Science Daily Magazine. 4. Reuters Graphics, Visualising the amount of plastic we eat 5. Plastic Soup Foundation dhe U.S. National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA). 6. Erik Solheim, The missing science, UN environment. 7. Will McCallum, How to give up plastic. 8. BBC One, Drowing in Plastic. 9. Reuters Graphics, Drowing in Plastic, 10. Ocean Crussaders, Plastic is ot so fan-
Sipas studiuesve të kësaj fushe, është e pamundur që vetëm teknologjia të zgjidhë krizën e ndotjes nga plastika. Zgjidhja është e mundur, por kërkon një sërë nismash serioze që funksionojnë njëkohësisht. Është më se i nevojshëm
tastic. 11. The Guardian, Call for global treaty to end production of ‘virgin’ plastic by 2040. 12. World Bank Group, What a Waste. 13. Tearfund Report, The burning issue of the plastic crisis. 14. Plastic Pollution, What is a Plastic Waste? 15. World Bank Group, What a Waste. 16. Ibid.
13
Një vëzhgim parashikues i menaxhimit të mbetjeve të ngurta deri më 2050-tën!
Toka nuk po vdes… atë po e vrasin. Ata që po e bëjnë kanë adresa dhe emra. Utah Philips 14
Verë 2021
KOHA PËR TË PASTRUAR HAPËSIRËN NGA MBETJET NJERËZORE N
jeriu pasi pushtoi, tjetërsoi, bastisi e shfrytëzoi barbarisht e në mënyrë të paqëndrueshme çdo cep të globit, me qëllimin e vetëm për të pasur shumë e më shumë, tanimë i ka hedhur sytë nga Marsi dhe hapësira kozmike, me ambicie të pafre. Me lakmi e grykësi, njeriu dëshiron t’i shtrijë zotërimet tej kufijve tokësorë. Ndonëse në hapat e parë, në përpjekje për pushtimin hapësinor, njeriu ka nisur “ta bëjë pis hapësirën”. Edhe pse biologjikisht njeriu e ka pothuajse të pamundur të jetojë gjetkë, veç Tokës, disa miliarderë të mërzitur nga monotonia tokësore e shohin popullimin e hapësirës si sfidën e radhës. Dhe
bashkë me këtë ambicie, duket se po marrin me vete dhe ca zakone të vjetra, jo dhe aq të mira: siç është “aftësia” për të bërë pis e për të lënë mbetje kudo që shkelin. Kështu, rreth 20.000 objekte dhe më shumë se një milion pjesëza me gjatësi nën 1 cm, vijnë rreth e qark orbitës së planetit. Disa janë satelitë në funksion e sipër. Disa janë satelitë që kanë ndaluar së punuari. Të tjerë janë mbetje të mekanizmave që kanë transportuar satelitët në orbitë e që tashmë s’kanë asnjë funksion. Dhe të tjera akoma, të shumta në numër, janë mbetura nga shpërthimet ose përplasjet midis objekteve që notojnë në hapësirë.
Këto mbetje sa vijnë e shtohen për shkak të rritjes së numrit të satelitëve. Në planin afatgjatë, ky akumulim i hedhurinave mund të çojë në një reaksion zinxhir, të njohur si sindroma Kesler, që do t'i bënte të papërdorshme disa orbita. Por, në gjithë këtë katrahurë mjedisore tej kufijve tokësorë, në mendje vjen natyrshëm një pyetje e madhe: Kush do ta marrë përsipër pastrimin e hapësirës? T’i dalësh për zot hapësirës, pa dyshim që krahas krenarisë, sjell një përgjegjësi të madhe. A thua me hapësirën do të sillemi më mirë sesa u sollëm me Tokën?!
15
Verë 2021
MBETJET URBANE Sfidë e madhe për vendin
N
jë nga sfidat e zhvillimit të mjedisit me të cilat ballafaqohen sot qytetet ka të bëjë me menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe të lëngëta. Mbetjet urbane janë ato që prodhohen në jetën e përditshme dhe aktiviteti ekonomik e shoqëror. Janë kështu imazhi i zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor i një shoqërie të caktuar. Për ta karakterizuar këtë imazh, shkrimtari italian Luçiano de Kreshenco e përkufizonte situatën si të lidhur fort me sjelljen njerëzore karshi mbetjeve: “Më tregoni ç’lloj mbeturinash prodhoni, t’ju tregoj kush jeni.” Në këtë kategori përfshihen mbeturinat shtëpiake (mbeturinat e kuzhinës, orendi të vjetruara, pajisje elektroshtëpiake, ambalazhet e mallrave të konsumit, rroba të papërdorshme, mbeturinat shtazore, mbeturinat e kopshtit), mbeturina nga qendrat tregtare dhe të artizanatit (zyra, hotele, shkolla, bar-restorante) të përziera me ato shtëpiake. Gjithashtu futen mbeturinat e hapësirave publike (rrugëve, tregjeve, kanaleve, hapësirave të gjelbërta) dhe të ndërtimeve publike (administratë, shkolla dhe spitale të cilat prodhojnë mbetje tepër të rrezikshme). Mbetjet e ngurta urbane janë kryesisht një përzierje të mbetjeve ushqimore, të letrës, kartonit, qelqit, metaleve, drurit, gomës, plastikës dhe tekstileve. Më tepër se 30% e mbetjeve të ngurta 16
urbane përbëhet nga paketimet, dhe 40% e këtyre të fundit janë plastikë. Jetëgjatësia e mbetjeve plastike përbën një problem të madh për çdo organizëm të gjallë. Në mënyrë direkte ose indirekte, mbetjet ndikojnë negativisht në mjedis, shëndet dhe ekosistem;ato janë barrë për planetin Tokë.
Sipas “Raportit të gjendjes në mjedis 2020”, mbetjet e grumbulluara dhe të përpunuara në total gjatë vitit 2020 vlerësohen të kenë arritur në rreth 900.000 tonë në të gjithë vendin (përfshirë këtu edhe ato bashki që nuk kanë raportuar). Të dhënat e matura/peshuara në disa bashki të vendit tregojnë se grumbullimi i mbetjeve në Shqipëri luhatet në intervalet 200-450 gramë mbetje për frymë në ditë, në bashkitë me natyrë rurale, dhe 700-1.500 gramë mbetje për frymë në ditë në bashkitë me natyrë të theksuar urbane ose turistike.
Menaxhimi i mbetjeve urbane është përgjegjësi madhore për qeverisjen lokale dhe atë qendrore, është një angazhim kompleks që kërkon kapacitete organizimi të përshtatshme në sektorin publik dhe privat. Sot vendi ynë arrin të riciklojë më shumë se 15% të mbetjeve, shifër që vjen jo prej ndarjes në burim. Në masën më të lartë, gati 95%, riciklohen metalet. Edhe qelqi ka përqindje të lartë riciklimi. Ndërsa plastika dhe letra janë në nivele minimale, sipas raporteve të Komisionit Evropian. Rreth 85% e mbetjeve të ngelura pas riciklimit përfundojnë në landfille, groposen, në venddepozitime të paligjshme, në lumenj dhe më pas në det ose digjen në qiell të hapur. Shqetësim real ngelet mungesa e theksuar e vendgrumbullimeve, si dhe gazrat e rrezikshëm që emetohen në ajër. Në Shqipëri, groposja e mbetjeve vazhdon të jetë metoda më e përdorur, por është jashtë çdo standardi, edhe sipas legjislacionit shqiptar, dhe veçanërisht atij evropian. Në Shqipëri, iniciativat për trajtimin e mbetjeve për të prodhuar energji, nuk janë akoma realitet i prekshëm.
Verë 2021
Në shoqërinë industriale eperëndimore, për shkak të mungesës së lidhjeve të ngushta mes brezave, kemi përfunduar në qënie të palumtura dhe me shqetësime nervore. Tashmë po mësohemi me idenë që lumturia nuk është edhe aq e rëndësishme. Helena Norberg-Hodge 17
Verë 2021
Mbytur në plastikë Një prezantim lidhur me varësinë e përdorimit të plastikës Në botë rreth 1 milionë shishe plastike përdoren çdo minutë e që ky zakon e të përdorurit plastikën ka sjellë një shqetësim serioz mbarëbotëror. Ilustrimet më poshtë tregojnë sesi do të dukej konsumi i shisheve të plastikës nëse grumbulloheshin në një kohë të caktuar.
Çdo orë 54.9 milionë shishe plastike Mjaftueshëm që gumbulli i shisheve të konsumuara për një orë të mbulojë statujën e Rio de Xhaneros në Brazil.
Çdo ditë
1.3 miliardë shishe plasike Mjaftueshëm që gumbulli i shisheve të konsumuara për një orë të mbulojë gjysmën e statujës së Kullës Eifel në Francë.
Çdo muaj 40 miliardë shishë plastike Mjaftueshëm që gumbulli i shisheve të konsumuara për një orë të mbulojë plotësisht statujën e Kullës Eifel në Francë.
Çdo vit
481.6 miliardë shishe plastike Mjaftueshëm që gumbulli i shisheve të konsumuara për një orë të mbulojë plotësisht statujën më të gjatë në botë, Burj Khalifa në Dubai.
Për 10 vite 4 trilion shishe plastike Mjaftueshëm që gumbulli i shisheve të konsumuara për një orë të mbulojë plotësisht Manhatanin.
Burimi: Euromonitor International; Science Advances; Geyer et al (2017), Our Ëorld in Data; Reuters Grafika nga Simon Scarr and Marco Hernandez
18
Verë 2021
Një pjatë plot me plastikë Plastika nuk degradohet. Ajo çka ndodh vërtetë më të është se ajo shpërbëhet në copëza të vogla mikroskopike me përmasa deri në 5 mm, sa një farë susami. Tashmë është fakt se ne thithim, hamë madje dhe pijmë mikroplastikën çdo ditë. Më poshtë përmes vizualizimeve tregohet sa plastikë konsumohet në një kohë të caktuar.
Çdo gjashtë muaj
2.5 kg plastike 125 gram plastikë
Çdo javë 5 gram plastikë Sa pesha e një shishe plastike po sa sasia që nxë një lugë supe
Çdo 10 vite
Mjaftueshëm sa për të mbushur një tas drithërash, porsi në figurë.
Porsa sa masa e një komerdareje shpëtimi si në figurë.
Përgjatë gjithë jetës
Çdo vit
20 kg plastikë
Çdo muaj 21 gram plastikë
250 gram plastikë Mjaftueshëm sa për të mbushur një pjatë, porsi në figurë
Sa pesha e dy gurëve kazinoje apo mjaftueshëm sa për të mbushur gjysmë tasi orizi.
Duke vlerësuar një jetëgjatësi prej 79 vitesh dhe duke marr parasysh që situata me mbetjet plastike nuk përmirësohet, përllogaritet që një person do të konsumoj rreth 20 kg plastikë, sa masa e dy koshave të mbeturinave porsi në figurë.
Burimi: University of Newcastle, Australia; World Wide Fund for Nature (WWF), Reuters Graphics. Imazhet prej Simon Scarr Fotografuar prej Anand Katakam and Simon Scarr
19
Verë 2021
M
ë 25 qershor 2014, në Shqipëri u aprovua prej Këshillit të Ministrave vendimi për “Grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”. Njësitë vendore duhet të marrin masa për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, për të reduktuar sasinë e mbetjeve që do të depozitohen përmes optimizimit të grumbullimit të mbetjeve dhe sigurimit të grumbullimit të diferencuar. Gjithashtu, ky vendim inkurajonte promovimin dhe ripërdorimin e produkteve si dhe përmirësimin e cilësisë së riciklimit të mbetjeve. Vendimi është i qartë tek përcakton përgjegjësinë dhe detyrën e njësive të qeverisjes vendore: ato duhet të caktojnë vende të posaçme për grumbullimin veçmas të plastikës, letrës, metalit dhe qelqit. Afati që iu caktua bashkive të mëdha për të marrë masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve të paktën për mbetjet si letër/karton, metal, plastikë dhe qelq ishte data 31.12.2016, ndërsa për njësitë bashkiake më të vogla u la një afat më i vonë, konkretisht dy vjet më vonë nga koha e përcaktuar për bashkitë e mëdha.
Gjithashtu, vendimi kishte si qëllim që bashkitë, brenda datës 31 dhjetor 2020, të arrinin objektivin për të përgatitur, ripërdorur dhe ricikluar mbetjet e ngurta (letër, metal, plastikë dhe qelq) minimumi 50% të sasisë së përgjithshme të mbetjeve të vitin 2014. Objektivat specifike që duhet të arrijnë njësitë e qeverisjes vendore për ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve sipas peshës, është si vijon: letër/karton 60%; metal 50%; plastikë 22,5% dhe qelq 60%. Por, ndryshe nga çfarë kërkonte ky vendim, vendi ynë konkretisht arrin të riciklojë jo më shumë se 15% të mbetjeve, shifër që vjen jo prej ndarjes në burim. Në planet vendore të menaxhimit të mbetjeve, që duhet të harto-
hen në përputhje me planin kombëtar dhe rajonal të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duket se të vetmit që po shënojnë progres në këtë nismë janë grumbulluesit ambulantë të mbetjeve në koshat publikë. Këta po bëjnë një shërbim të madh pastrimi falas qyteteve tona, duke lënë që shumë pak plastikë e metal të përfundojë në landfille. Një metodë e re pune nga grumbulluesit ambulantë është lënia e mjeteve grumbulluese (thes, karrocë, arkë etj.) pranë koshave dhe seleksionimi i herëpashershëm i mbetjeve të riciklueshme. Kështu ata mbledhin maksimumin e mundshëm të mbetjeve të riciklueshme, duke u bërë nder si njësive të qeverisjes vendore, edhe qytetarëve.
Dështimi i njësive vendore për menaxhimin dhe grumbullimin e diferencuar të mbetjeve
Imazhi nga Dildit Rrokaj 20
Verë 2021
Zakone të këqija nga civilizimi modern e konsumizmi i shfrenuar
E
arth Overshoot Day është një platformë shkencore që përllogarit në bazë të ritmit të konsumit, kur shterojnë burimet natyrore gjatë një viti të caktuar. Konkretisht, për 2021-n, llogaritet që kjo datë është 29 korriku, datë që apelon se kemi ezauruar burimet natyrore për 2021-n dhe se përtej kësaj date po shfrytëzojmë kapacitetet natyrore në mënyrë aspak të qëndrueshme, duke dëmtuar tokën dhe të ardhmen tonë. Një botë çmendurisht e vrullshme që të kaplon me ankthin e të jetuarit shkujdesur, civilizimin, me progresin socio-ekonomik përmes të qënit të lirë e me të drejta, si në asnjë epokë tjetër. Por e gjitha kjo nuk erdhi pa një çmim. Zhvillimi teknologjik që po përjetojmë, rritja e popullsisë dhe aktiviteti njerëzor mbi natyrën dhe klimën, po na çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt epokës gjeologjike Antropocene. Një epokë ku njeriu dhe aktiviteti i tij ka një ndikim të paprecedent mbi Tokën e gjithë gjallesat. Jo domosdoshmërisht duhet të kalojnë shekuj e mijëvjeçarë për të parë “mbetjet fizike” të njeriut modern. Panorama është rrëqethëse: mbulimi i tokës me plastikë, ngrohja globale, shkatërrimi i habitateve natyrore, shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore, humbja e biodiversitetit dhe zhdukja e shumë specieve të gjalla. Pa frena, si kurrë më parë, burimet natyrore u shfrytëzuan barbarisht nga sistemi ekonomik në fuqi, ndihmuar nga sistemi politik dhe kompanitë shumëkombëshe. E gjitha kjo në
emër të civilizimit modern, që iu përvesh dhunshëm kulturave vendase dhe indigjene, me akte barbare kolonizimi, gjenocidi e skllavërimi. E thënë në gjuhën e shifrave, rreth 97% e botimeve shkencore tregojnë se ngrohja globale është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. E po të vazhdojmë të flasim më tej, mund të themi se që prej lindjes së civilizimit, njeriu është përgjegjës për zhdukjen e 83%
Burberry, e cila sipas prestigjozes The Guardian, në vitin 2018 dogji veshjet e pashitura me vlerë 36 milion dollarë për të shmangur rënien e çmimit dhe që të mos përdoreshin në masë. Por ka një arsye të rëndësishme pse duhet të shohim përtej hundës. Po i shkaktojmë Tokës dëm kolosal shtëpisë sonë të vetme, nga konsumi i tepruar të pothuajse 60% të burimeve natyrore në vetëm pak dekada, tipar i civilizimit
të kafshëve të egra, 80% të gjitarëve detarë, 50% të bimëve dhe 15% të peshqve.
modern. Në mënyrë të pamëshirshme, grykësia për të pasur e zotëruar gjithçka, po e fut njeriun në Epokën Antropocene në kafazin e artë të konsumizmit, sipas Tim Xhekson, autor i librit “Lulëzim pa zhvillim: Themelet e ekonomisë të një së nesërmeje”.
Të njëjtin efekt ka sjellë edhe mania e të veshurit, pasja me tonelata dhe imitimi i gjithçkaje, që imponohet nga çdo formë e mundshme marketingu mediatik. Kështu do të shpjegohej edhe veprimi i markës luksoze të veshjeve
21
Verë 2021
E gjithë kjo ka bërë që plastika të jetë një material tejet i përdorur, madje kemi krijuar varësi. Sot flitet shumë pak për pasojat e rënda mjedisore që ka sjellë ky zakon i keq. Në gjuhë statistikash, në të gjithë botën, blihen çdo minutë një milion shishe plastike dhe përdoren çdo vit 5 trilionë qese plastike njëpërdorimshme. Gjysma e gjithë plastikës së prodhuar përdoret vetëm një herë dhe më pas hidhet. Kush është përgjegjësi kryesor për këtë? Studimet tregojnë qartë se janë shtetet e zhvilluara ato që kanë futur këtë frymë konsumizmi të shfrenuar, në interes të kompanive shumëkombëshe dhe globalizimit. Kështu, sipas Qendrës Mjedisore Helmholtz në Gjermani, gjermanët e amerikanët hedhim 10 herë më shumë plastikë në mjedis sesa indianët apo kenianët.
Clive Hamilton, në librin e tij “Utopikët në Epokën Antropocene”, shpjegon se jetojmë në një periudhë ku duam t’u shpëtojmë gabimeve të së shkuarës duke shmangur të ardhmen, prej frikës së veprimeve tona të papërgjegjshme. Me argumentin se duhen dëgjuar mësimet e natyrës e cila ka narrativën e saj, këndvështrim që bie ndesh me atë të njeriut që mendon se sundon botën, duhet veprim, veprim i menjëhershëm që të mos mësohemi me të jetuarit në një planet të pajetueshëm.
me idenë se kështu tregohet se sa të pasur dhe të fuqishëm jemi. Nëse kuptojmë se si njerëz, si specia më e zhvilluar e planetit, po e shkatërrojmë planetin me sjelljen, grykësinë dhe mendjemadhësinë tonë, atëherë do të bëhemi më të vetëdijshëm për një milion arsyet dhe faktet pse duhen ndrequr disa gjëra, para se të jetë tepër vonë, që njerëzit e së ardhmes së largët të mos na llogaritin si qenie që u mbytën në krenarinë e arritjeve.
Prandaj kërkohet forcë për të kërkuar të vërtetën, mbi atë çka po ndodh me natyrën tonë si njerëz. Duhet të reflektojmë mbi statusin si konsumatorë të manipulueshëm, të reflektojmë për dogmën se lumturia varet nga aftësia për të blerë e konsumuar pafund,
RICIKLIMI–HISTORIKU I RIPËRDORIMIT TË MATERIALEVE QË NGA ANTIKITETI Të gjithë flasin për riciklimin, por pak njerëz e dinë si lindi dhe u zhvillua. Rreth 500 vjet para Krishtit, Athina kishte programin e parë për grumbullimin e mbeturinave. Ligjet e saj përcaktonin që mbeturinat duhej të hidheshin të paktën 1,6 km larg mureve të qytetit. Në shekullin IX, në Japoni u realizua riciklimi i parë i letrës. Ndërtimi i fabrikave të letrës nxiti riciklimin e saj. Kështu ruhej lënda e parë dhe maksimalizohej prodhimi. Në vitin 1690, Uilliam Ritenhaus ndërtoi fabrikën e parë të letrës në Amerikë. Ai përdori pëlhura të vjetra prej pambuku dhe liri për 22
të prodhuar letër e cila përdorej për shtypje dhe botime. Në vitin1897, në Nju-Jork, nisi klasifikimi i materialeve të riciklueshme në metale, letra dhe pëlhura. Në vitin 1904, në Çikago u hapën impiantet e para të riciklimit të kanaçeve të aluminit. Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore i detyroi shtetet që të gjenin zgjidhje të reja për menaxhimin e burimeve. ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kërkuan ndihmën e qytetarëve që të riciklonin mbetjet, për të siguruar lëndë të parë për luftën. Në vitin 1970, Amerika ishte në kërkim të një simboli për letrën e ricikluar. Djaloshi 23-vjeçar Gary Anderson,
Verë 2021
student i inxhinierisë, prezantoi idenë e tij, 3 shigjeta në formë rrethi që ndjekin njëra-tjetrën, duke fituar 2.000$. Në vitin 1983, në Kanada u prezantua kutia blu për riciklimin e plastikës, letrës, qelqit, aluminit, çelikut dhe materialeve të tjera. Ky sistem u pranua nga të gjitha shtetet dhe përdoret sot e kësaj dite. Në vitin 1987, anija “Mobro 4000” qëndroi me muaj të tërë në oqean, drejt një vendi ku mund të shkarkonte ngarkesën me mbeturina. Historia u transmetua në media dhe nxiti amerikanët të mendonin për nevojën e riciklimit.
Në vitin 1991, në Zvicër nisi riciklimi i pajisjeve elektronike. Në fillimin e viteve 2000, nisi grumbullimi i mbetjeve organike në San-Françisko. Në vitin 2006, në SHBA, prodhuesi i kompjuterëve Dell ishte kompania e parë që nisi falas riciklimin e produkteve të saj. Shembulli i saj u ndoq nga kompanitë Sony dhe Apple. Në vitin 2011, ligjvënësit e Kalifornisë përcaktuan normën e riciklimit në masën 75% deri në 2020. Në 2012-n McDonald’s zëvendësoi gotat plastike me gota letre.
Në 2014-n, IBM zbuloi një klasë të re të polimerëve industrialë, të cilët kanë aftësi të vetëriparohen, pasi krijojnë lidhje molekulare. Në vitin 2015, Mbretëria e Bashkuar vendosi tarifën prej 5 qindarkash në dyqane për klientët që donin qese plastike. Nga momenti i vendosjes së tarifës, përdorimi i qeseve ra me 80%. Në vitin 2016, një ekip shkencëtarësh japonezë zbuluan disa baktere që konsumojnë plastikën e shisheve të ujit.
Tre “R-të” e rëndësishme: Reduktim–Ripërdorim–Riciklim
Rritja e popullsisë, konsumi i tepërt dhe ndotja ndikojnë në jetesën e njerëzve dhe në mjedis. Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi janë procese sa të ndryshme, edhe të ngjashme. Qëllimi është i njëjtë: ruajtja e një jetese të shëndetshme. 23
Verë 2021
Reduktimi
Ripërdorimi
Riciklimi
Reduktim do të thotë të zvogëlosh konsumin ose të blesh më pak, për të ulur përdorimin e burimeve të Tokës. Ulja e konsumit dhe e blerjeve të panevojshme, ul shkallën e përdorimit të materialeve dhe të energjisë, naftës dhe transportit. Reduktimi i përdorimit të makinës nënkupton më shumë lëvizje me biçikletë dhe ecje, si dhe përdorim të transportit publik kur është e mundur.
Ripërdorimi i materialeve ul konsumimin e energjisë së nevojshme për prodhimin e produkteve të reja. Rezultati: më pak ndotje dhe më shumë burime natyrore. Përpara se ta hidhni një produkt, mendoni se si mund ta ripërdorësh për një qëllim tjetër. Për shembull, kavanozat e qelqit mund t’i ripërdorni për të ruajtur ushqimet e mbetura, për reçelëra, turshi ose diçka tjetër.
Riciklimi i referohet procesit gjatë të cilit një produkt përdoret për të krijuar diçka të re. Riciklimi nxjerr materiale të vlefshme nga ato që mund të konsiderohen si mbeturina, duke i kthyer në produkte të reja. Si konsumatorë, ju mund të ndihmoni me riciklimin duke blerë produkte të realizuara me materiale të ricikluara. Prodhimi i produkteve kërkon materiale, energji dhe kohë. Kur njerëzit i hedhin produktet, mund të duhen vite, madje dekada e shekuj, që të shpërbëhen plotësisht.
Prandaj, reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi formojnë një cikël të plotë që ruan burimet natyrore, redukton mbeturinat, energjinë e ndotjen dhe mbron planetin.
24
Verë 2021
FËMIJË, PLASTIKA ËSHTË E NEVERITSHME! M
und të jetë e vështirë që fëmijët e vegjël të kuptojnë çfarë po i ndodh tokës nga ndotja e plastikës, por ju mund t’i ndihmoni, duke i inkurajuar të përdorin më pak plastikë, sepse kështu do të kemi një planet më të pastër. Më poshtë janë disa sugjerime se nga t’ia filloni:
1
. Nëse jetoni pranë një liqeni ose oqeani, merrni pjesë në një pastrim kolektiv plazhi, në mënyrë që fëmijët të shohin si ndikojnë mbetjet plastike në mjedis dhe si dëmtojnë jetën detare.
2
. Përfshijini fëmijët në përpjekjet e riciklimit, që të mësojnë rreth mbeturinave dhe plehrave që krijohen me kalimin e kohës.
3
. Merrini me vete fëmijët kur bëni pazar për ushqimet dhe shpjegojuni se zgjedhja e artikujve sa më pak të paketuar është më e mira për planetin tonë. Kthejeni në argëtim tek ju ndihmojnë të gjeni alternativa pa plastikë.
4
. Mësojuni rëndësinë e përdorimit të gjërave që keni tashmë, në vend që të blini gjëra të reja, përfshirë lodrat dhe mjetet shkollore.
5
. Festat e ditëlindjeve janë burim i madh i mbetjeve plastike. Raftet e dyqaneve janë të mbushura plot me objekte njëpërdorimshe për këto raste festive, por mund t'i zëvendësoni këto sende me dekore që janë pa plastikë dhe miqësore me ambientin.
25
Verë 2021
26
Verë 2021
Më pak plastikë është e mundur 1. Përdorni shishe dhe gota uji shumëpërdorimshe ose termus për pijet e nxehta. 2. Përdorni torba prej cope apo qese të biodegradueshme. 3. Provoni të bëni pazar te dyqanet që promovojnë praktikën “zero mbeturina”. 4. Përdorni detergjentë pluhur në vend se të lëngshëm, pasi janë me ambalazhe plastikë. 5. Përdorni sapunë të ngurtë në vend të shampove të lëngshme, për të shmangur plastikën. 6. Përdorni enë shumëpërdorimshe në kuzhinë ose për të ambalazhuar bukën për në punë a kudo qoftë. 7. Zëvendësoni pelenat njëpërdorimshe me ato që mund t’i ripërdorni.
27
Verë 2021
“Luftëtarët” e plastikës Potato Plastic – Lugë njëpërdorishme nga patatja Ndërsa kërkonte një alternativë në vend të plastikës, studenti suedez Pontus Törnqvist nga Universiteti Lund, krijoi Potato Plastic, një material i biodegradueshëm që përbëhej nga niseshteja e patates dhe uji. Materiali shpërbëhet 2 muaj pas përdorimit. Potato Plastic krijon produkte (lugë, thika) me bazë 100% bio. Përveçse përbëhet nga mbeturinat e patates, është një material dhe alternativë më e qëndrueshme sesa plastika tradicionale. Misioni i Potato Plastic është ndalimi i përdorimit të plastikës për produktet që përdoren vetëm një herë dhe janë të dëmshme. Ekipi i Potato Plastic përbëhet nga Elin Tornbled, Hana Xhohanson dhe themeluesi Pontus Törnqvist. Elini dhe Hana punojnë me kohë të plotë për të luftuar ndotjen plastike, për të ofruar produkte më të mira dhe më të qëndrueshme.
Gjenge Makers – Plastikë e kthyer në tulla Nzambi Maté, inxhiniere në industrinë e naftës në Kenia, në 2017-n la punën për të krijuar një kompani që prodhon tulla nga plastika e ricikluar. Nzambi ka themeluar Gjenge Makers që transformon mbetjet plastike në materiale ndërtimi të qëndrueshme. Gjithashtu ka projektuar makineri që prodhojnë tulla 5 deri 7 herë më të forta se betoni. Ajo prodhon një larmi gurësh shtrimi, pasi polimeri plastik nxehet dhe përzihet me rërë. Nzambi prodhon rreth 1500 tulla çdo ditë. Veç kësaj, që nga themelimi i kompanisë në vitin 2018 ka ricikluar 20 tonë mbeturina plastike. Deri tani ka krijuar 112 vende pune për mbledhësit e mbeturinave, gratë dhe grupet e të rinjve. Risia që ka sjellë ajo në sektorin e ndërtimit tregon mundësitë ekonomike dhe mjedisore që krijohen kur kalojmë nga ekonomia lineare (produktet hidhen pasi përdoren) në ekonominë qarkulluese (produktet dhe materialet mbeten në sistem për aq kohë sa të jetë e mundur).
28
Verë 2021
Poliloop – Baktere që shpërbëjnë plastikën Poliloop u themelua në vitin 2018 në Hungari, nga bioinxhinierja Liz Madaras dhe inxhinierja kimike Kristina Livaj për të zgjidhur problemin e ndotjes nga mbetjet plastike. Të frymëzuara nga dekompozimi i gjetheve, Lizi dhe Kristina nisën të krijojnë një metodë për shpërbërjen e produkteve plastike. Përzierja e baktereve, e njohur ndryshe si Poliloop, shpërbën lloje të ndryshme plastike për 7 javë, pa trajtim ose përpunim paraprak kimik, duke rritur efikasitetin dhe ulur kostot. Poliloop ofron një alternativë të qëndrueshme ndaj djegies së plastikës dhe ndotjes së mjedisit. Nëse përdoret në shkallë të gjerë, do të ketë ndikim global, sepse plastika shpërbëhet duke u rikthyer në mjedisin natyral. Qëllimi i tyre është krijimi i një vendi të sigurt për jetën.
ecoBirdy – Mobilje nga lodrat e vjetra plastike Joris Vanbriel dhe Vanesa Juan, dizajnër me qendër në Antuërp, kanë vetëm një qëllim: t’i mësojnë fëmijët me konceptin e ekonomisë qarkulluese. Kështu, ata kanë marrë nismën ta tregojnë këtë me shembullin e tyre, duke krijuar mobilie prej lodrave plastike. Dyshja themeloi ecoBirdy, një markë që riciklon lodrat plastike për produktet e tyre. Mobiliet janë të lehta dhe kanë këmbë dhe buzë të rrumbullakëta, për t’i mbajtur fëmijët të sigurt. Për shkak të klasifikimit, pastrimit dhe bluarjes së imët gjatë procesit të riciklimit, plastika e të gjitha produkteve është absolutisht pa kimikate të dëmshme. Ata kanë krijuar edhe një libër shoqërues me tregime dhe një program shkollor, si pjesë e misionit për t’i edukuar fëmijët lidhur me ekonominë qarkulluese, me shpresën për ta frymëzuar gjeneratën tjetër që të punojë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme e më të sigurt.
29
Verë 2021
VEPRIMTARË MIRELA KUMBARO Kontributi tej profesionit
M
irela Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projekte ndërkulturore dhe për programe kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat prestigjoze ndërkombëtare. Në vitin 2017, ajo u nderua me urdhrin“Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptarofrancez. Aktualisht mban titullin Profesor i Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T– Paris 3, Universiteti i Sorbonës–Nuvel, Paris, Francë. Në vitin 2013, emërohet Ministre e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe qëndron në këtë post deri në vitin 2017. Znj.Kumbaro Furxhi nuk erdhi nga radhët e politikës, por nga një karrierë akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile, ku ka kontribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, znj. Mirela Kumbaro Furxhi u zgjodh deputete e Qarkut Gjirokastër, për t’u rizgjedhur në vitin 2021. 30
Mirela Kumbaro është kthyer në një misionare të papërtuar për të na njohur me Shqipërinë, ashtu siç nuk e pandehim. Udhëtimet e saj larg kryeqytetit të madh, na sjellin copëza frymëzuese të ëndrrave, idealeve e punës së ndershme që njerëzit e atyshëm përcjellin. Tema e rrëfimeve prej viseve e skutave shqiptare të shkeluara prej saj mbetet kultura unike, qytetaria, vetë njerëzit e zakonshëm e të talentuar, që spikasin me origjinalitetin tërheqës.
Ju jeni model i shkëlqyer i gruas në politikë, i politikanes me këmbë në tokë. Si arrihet, si bitiset filli i kujtesës për të mbetur njerëzore, përtej privilegjit të postit që shpesh nënqesh aftësinë për të dhënë e falur nga vetja? Nuk di ç’t’ju them për këtë punën e modelit, se nuk është në ambiciet e mia një gjë e tillë. Përpiqem të bëj me ndërgjegje deri në fund, aq sa mundem çka marr përsipër të bëj, por kjo s’ka të bëjë me politikën në vetvete, ka të bëjë me mënyrën e të jetuarit e të punuarit që më kanë edukuar e që kam ndërtuar më pas vetë në jetë që në krye të herës. Aksioni politik është vetëm një fazë e jetës sime, një projekt në të cilin jam përfshirë duke besuar se mund të kontribuoj diçka më shumë sesa në profesion. Si e tillë, kjo fazë s’ka pse ndryshon nga fazat e tjera të jetës. Jeta vazhdon. Nëse ndonjëherë kam menduar për të krijuar një model
e kam bërë vetëm përkundrejt fëmijëve të mi, duke dashur t’u edukoj modelin e punës e të parimeve të qëndrueshme. Por askund tjetër s’kam pretenduar të krijoj modele. Kaq. Një jetë mes librash, studimesh, hulumtimesh, publikimesh, përgjatë një udhe të pamatë urtie e diturie. A është kjo përpjekja e fisme për të gjurmuar shtegun e xixëllonjave, atë qoshkë të bojatisur shpirti ku mund të kundrohet bota nga një tjetër skaj? Ç'udhëtim tjetër mund ta nxjerrë njeriun në të njëjtin vend? Ah, as këtu nuk mendoj se udha ime është e vetmja për t’u ndjekur. Nëse jeta ime ka kaluar e vijon mes librash, kjo besoj ka ndodhur jo se jam më e ditur, por sepse ai është profesioni im. Përvoja e jashtëzakonshme e deputetit më ka treguar se “shtegu i xixëllonjave”, siç e quajtët bukur ju, hapet kudo dhe prej kujtdo që beson dhe dashuron punën që bën. Kam njohur bletërritës që më kanë lënë pa fjalë për nga dija mbi
Verë 2021
ekosistemin falë punës që bëjnë. Kam njohur fermerë që, ndonëse janë pronarë të një biznesi shumë të madh, e kalojnë ditën majë traktorit dhe i njohin çdo frymëmarrje tokës. Kam njohur artizanë që i kushtojnë aq vëmendje detajit dhe mënyrës se si punohet lënda e parë për të prodhuar art, pa mbaruar ndonjë akademi artesh, por duke përcjelle gjithë dijen e jetës në damarë, saqë të lënë pa frymë.
Të gjitha këto e plot të tjera janë përpjekje njëra më e fisme se tjetra për të ndriçuar jo vetëm shpirtin, por edhe botën. Për hir të së vërtetës, në tri dekadat e fundit, investimet në art, kulturë, trashëgimi kulturore dhe edukim kulturor për t'i dhënë formë nevojave të akumuluara në gati një shekull për të bukurën, emancipimin, mendësinë, kanë qenë të një rëndësie periferike. Çka ka mbirë nga kjo
neglizhencë, për t'u hequr akoma zvarrë kah dritës? Në përgjithësi shoqëria njerëzore kur përcakton hierarkinë e rëndësisë në investime ka trashëguar një sjellje me kulturën si me kushëririn e varfër dhe, sa më i varfër e më i paemancipuar të jetë vendi, aq më e dukshme është kjo. Në Shqipëri, në dekadat e rënda të tranzicionit, kur 10 vitet e para ishin vite kaosi e mbijetese, vëmendja ndaj kulturës ishte luks i paimagjinueshëm; në dekadën e dytë ishte shpërfillje totale për politikat kulturore dhe mangësi e pafalshme e të gjitha qeverive; në dekadën e tretë që po jetojmë, bashkë me zhvillimin e shoqërisë dhe rritjen e një vetëdije më emancipuese të të gjithë aktorëve socialë, kemi për të parën herë politika të mirëfillta zhvilluese në kulturë e trashëgimi, jo vetëm si investime të drejtpërdrejta, por edhe duke e konsideruar kulturën dhe trashëgiminë kulturore si edukim dhe si ekonomi. Unë e konsideroj veten me fat që kam qenë në krye të politikëbërjes kulturore në kohën kur u bë kapërcimi i madh nga epoka e lënies së kulturës në rënie të lirë dhe e harresave qeverisëse në kulturë, te krijimi i një ministrie të dedikuar për Kulturën dhe te transformimi i qasjes në kulturë, si armë edukimi dhe si sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Kështu filloi hapja e institucioneve kulturore për publikun e gjerë dhe investimet në qendrat e trashëgimisë kulturore, në muze e site kulturore si destinacione për ekonominë e turizmit. Por kjo është një rrugë e gjatë që vetëm sa ka filluar. E rëndësishme është që jemi 31
Verë 2021
në rrugën e duhur dhe prirja është pa kthim. Kultura masive është bërë realitet i kohës, një vlerë e pashmangshme e mënyrës dhe stilit të jetës së drejtuar prej konsumizmit të shfrenuar e lakmisë për status e dukje. A paraqitet kjo lloj kulture si kërcënim, që me formën e saj më të lartë të deformojë çdo shije ose t`i brutalizojë ndjenjat? A është një lloj totalitarizmi? Kjo është pyetje me 100 pyetje brenda dhe e denjë për një temë studimi doktoral. Dhe nuk merr dot përgjigje kaq shpejt e në pak fjali. Prandaj do të mjaftohem duke thënë se një shoqëri do të ecë përpara vetëm nëse kupton, zhvillon dhe realizon si investim të rëndësishëm, investimin në kulturë e në arsim. Siç e ka thënë dhe Sami Frashëri, pa e ditur se ende sot në shekullin XXI do të ishte referencë me thënien e tij: “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.” Kryeqyteti numëron rreth 260 monumente kulture dhe pothuajse gjysma e tyre janë vila dhe banesa private, por që janë lënë në harresë, janë shembur ose degraduar. A ia vjedh kujtimet vrulli i një metropoli që zhvillohet e ndërtohet dita-ditës? Sa i qëndrueshëm e me plan të harmonizuar është ky zhvillim në raport me trashëgiminë, identitetin, historinë e Tiranës? Ju vetë për ç'ka ju rreh zemra për këtë qytet? Tirana sot nuk është Tirana e vitit kur unë kam lindur dhe as e viteve të fëmijërisë sime, për çka unë jam 32
nostalgjike. E aq më shumë nuk mund të jetë Tirana e të lindurve në vitin 1920, kur ajo u bë kryeqytet dhe kur nuk ishte veçse një fushë e madhe me pluhurin rreth xhamisë e me kodrat e gjelbërta rreth e rrotull. Ama, as nostalgjia e brezit të 1920s, as nostalgjia e brezit të 1940-s që lindën në kohën e arkitekturës musoliniane, as nostalgjia ime e një kohe kur në Tiranë jetonin vetëm 250 mijë banorë e qarkullonin vetëm 5 makina dhe kur nuk ekzistonte liria e lëvizjes demografike; asnjë nga këto nuk mund të jenë arsye për të penguar zhvillimin e Tiranës metropolitane, ku sot jetojnë rreth 1 milion banorë që kanë zgjedhur lëvizjen e vrullshme dhe jo qetësinë e qyteteve të vogla, që kanë zgjedhur modernitetin lëvizës dhe jo ritmin e hapit, që kanë zgjedhur kolektivitetin dhe jo banesën individuale, që kanë zgjedhur të punojnë 12 orë në ditë dhe jo ta mbyllin ditën me 8 orë punë, që kanë zgjedhur të jetojnë edhe
ditën, e d h e natën dhe jo orën biologjike të punës dhe të pushimit. Mund të vazhdoj kështu me këto zgjedhje krejt të lira e pa paragjykime në demokraci, për të kuptuar që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë së shekullit XXI është dhe duhet të jetë Tirana që u përgjigjet qytetarëve që kanë përzgjedhur këtë model zhvillimi, këtë model qeverisjeje, këtë prirje për ndërtime të reja, shërbime të reja, modernitet, i cili e gjen ekuilibrin me trashëgiminë e qytetit brenda ruajtjes së simboleve historike të qytetit, siç është aksi i Qendrës historike të Tiranës, me gjithë kompleksin e ministrive që datojnë nga krijimi i kësaj Qendre, me disa nga objektet kult të periudhës komuniste, pjesë gjitha e trashëgimisë kulturore të historisë së Tiranës, siç është Pallati i Koncerteve, apo Galeria Kombëtare e Arteve, apo Pallati i Kulturës, etj. Tirana e shekullit XXI e gjen ekuilibrin midis rifunksionalizimit të disa hapësirave tradicionale,
Verë 2021
por të braktisura, si Parku i Liqenit, Kalaja e Familjes Toptani ose sheshi Skënderbej. Dhe këtu nuk po shpikim rrotën, por Tirana po jeton e po zhvillohet sipas së njëjtës filozofi që janë zhvilluar të gjitha metropolet në vende të tjera, që kanë njohur faza të rëndësishme zhvillimi demografik. Vetëm se Tirana po i njeh këto faza me 100 në mos me 200 vjet vonesë, për shkak të historisë së Shqipërisë. Këto që po ndërtohen sot, do të jenë trashëgimi kulturore pas 100 apo 200 vjetësh, siç i konsiderojmë të tilla edhe me ligj, edhe Butrintin, Beratin mijëravjeçar dhe Gjirokastrën qindravjeçare. Prandaj ligji njeh statusin e Qendrave historike, që diku është një aks qendror, si në Tiranë; diku tjetër është një pjesë e madhe e qytetit, si në Gjirokastër, Berat apo Krujë; ose është një fshat i tërë, si në Dhërmi apo Vuno, që ruhet, rijetëzohet dhe trashëgohet. Kjo lidhet, rast pas rasti, me historinë e çdo qyteti apo fshati. Kështu e kuptoj unë atë që ju e quajtët plan i harmonizuar. Për këtë harmoni dhe ekuilibër më rreh zemra, sepse e shkuara nuk është e tashmja pa të ardhme, por e shkuara është e tashmja që duhet t’i shërbejë së ardhmes. Janë glikotë, rakia e lakrorët. Velenxat, qëndisjet e punëdoret. Gjithmonë në promovimin e traditës shqiptare, mikpritjes, arkitekturës, historisë, natyrës e sidomos të Gjirokastrës e rrethinave të saj. Ç'peshë kanë për ekonominë rrënjët shpalosur në aftësi për të zhvilluar potencialin e vet këta banorë? Janë shumë, shumë më tepër se kaq. Janë njerëzit dhe dijebërja e tyre e akumuluar në shekuj që prodhon sot një potencial shumë të favorshëm për ekonomi zhvillimi, nëse do të dimë
ta përdorim, ta shfrytëzojmë e ta promovojmë. Kjo sapo ka filluar dhe po tregon se sa e vërtetë është, çka unë e përjetoj përditë në Qarkun e Gjirokastrës ku punoj si deputete. Por, nga puna ime si ish-ministre e kulturës e di se ky potencial që na vjen nga trashëgimia kulturore materiale dhe jomateriale është i jashtëzakonshëm nga veriu në jug. Kjo është pak, por e sigurt. Dhe prandaj nuk do të resht së punuari e promovuari këtë thesar të jashtëzakonshëm të vendit tonë. Shqipëria ka kaluar në qorrsokakë sfidash e sfilitjesh të kamotme, që tashmë u shtohen edhe dekada të stërzgjatura tranzicioni. Në ç'ëndrra përvidhesh për Shqipërinë që ta do xhani? Në Shqipërinë që dua t’u lë fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve të mi. Ku natyra e pasuritë e saj, kultura, bujqësia, dijebërja, projektet zhvilluese të infrastrukturës, puna e grave dhe burrave të këtij vendi do t’u japë dëshirën gjeneratave të ardhme të kontribuojnë. Nuk më shkon ndërmend t’ua paracaktoj se si do ta bëjnë Shqipërinë e vitit 2050 apo të vitit 2100. Çdo brez duhet të jetë mjaftueshëm mendjehapur që të punojë për një Shqipëri më të mirë nga ç’e gjeti. Ne po përpiqemi ta bëjmë këtë sot, dhe Shqipëria që jetojmë sot është shumë më e mirë sesa Shqipëria e para 30, 20 apo 10 viteve. Por, Shqipëria që do të jetë pas 10 a më shumë vitesh, i ka të gjitha shanset që të jetë edhe më e mirë. Mes rrënjëve dalë prej gurëve të Gjirokastrës dhe degëve kaptuar Tiranës, cilës ia rrok të parën dorën kapërcyell për të zgjedhur vrig me zemër? Komunikimi me njerëzit, ushqimi shqiptar, marrëdhënia me natyrën
dhe kulturën, janë dora që zgjas e dora që më zgjatet, si në Gjirokastër, edhe në Tiranë. Kjo më jep forcë dhe energji jo për të fituar veten, por për të mos e humbur. (Tema që rrokim këtë numër është: jetesë pa lakmi. Sepse sot në zemër të ekonomisë është rritja, zhvillimi dhe grykësia për gjëra të reja dhe status social. Gjithë kjo lakmi për të poseduar gjithçka, e ka mbyllur njeriun në kafazin e artë të konsumizmit. Prosperiteti i të paktëve ka sjellë si rezultat shkatërrim ekologjik dhe padrejtësi sociale, që përbëjnë tiparet e civilizimit modern, ku në mënyrë të pamëshirshme grykësia për të zotëruar gjithçka ka konsumuar pothuajse 60 % të resurseve natyrore në vetëm pak dekada.) A mendoni se ka arsye të mëtejshme për ta ngadalësuar pak jetesën tonë moderne? Ç'zakone të reja duhet të fitojmë për të fituar veten? Besoj se vlen pergjigjja që dhashë më sipër. Nuk ka formula magjike. Ka vetëm sfidë për të gjetur ekuilibrin e duhur midis teknologjisë e modernitetit nga njëra anë dhe tokës, punës në respekt të natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga ana tjetër. Kërkimi i këtij ekuilibri është shenjë emancipimi, siç është e tillë edhe pyetja që ju më bëni. Cilët janë pesë librat që duhen lexuar me patjetër? Cilët tituj mbeten kahershëm në tavolinën tuaj? Nuk kam asnjë titull për ta sugjeruar si të detyrueshëm për askënd. Marrëdhënia me librin është personale, siç është marrëdhënia me ushqimin, me muzikën dhe me shpirtin njerëzor.
33
Verë 2021
KANGA E JERICHO-SË me konfuzion” “E ti ndaq jepi cucëll t'Arabisë Ndaq jepi cucëll të Francës Ajo ko me lyp tomlin e nanës, bal!” “Sa shpejtë vitet kaluan Kjo këngë kujtimin ma sjellë Sa lehtë të gjithë ne harruam Dhembjen që kishim njëherë” Kosova është atdheu i atyre që e kanë dashtë Lirinë ma fortë se Jetën. Dikur ka qenë edhe valixhe e pangatërrueshme shpresash e ëndërrash. Prej aty kanë bulëzuar nëpër mote mendje të mëdha, të cilat shndërrohen në zëra kundrues dhe ndriçues ca më pas, për ndërgjegjet e trazuara, të një populli që shpejtë harroj dhembjen nëpër të cilën kish kaluar. “Malet kanë fillu me nem Vllau-vllaut shpinën ja kthen Dyje e re na paska ardhë Ngjyrën e zezë me ba të bardhë “ Kosova e rock grupit “Jericho” nuk është vetëm një humbëtinë e trishtuar prej tranzicionit kurrë të përfunduar. Jericho e çliron dhe kthjellon konceptin e vendit (atdheut) dhe shoqërisë prej pluhurit të harresës, nëpërmjet këngës që reflektohet si nyje e 34
dashurisë, e cila është e aftë për të mbuluar edhe pafundësinë e padrejtësive. “Sa gjatë do të shkojë derisa ne ta duam vetvehtën Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vet ta ndryshojmë Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t'ia cmojmë jetën A më tregoni, ku ta gjejmë forcen sot të kendojmë” Kënga e Jericho-së përplaset ndër sytë e shqiptarit që lëkundet përditë mes Lindjes dhe Perëndimit, anise zor shkundet prej gjumit shekullor të mos-njohjes se vet-vetës. “Dy konop n'qafë t'vnumë Dytë po t'ngrehin e ti po qet shkumë Je shumë i lodhun, gjatë ke nejt n'zhurmë E ki nevojë me marrë frymë, se jonë tu t'ngulfat Zani spo t'del e don me piskat Krejt lomsh n'kry t'kanë hallakat Edhe sa ko me zgatë deri sa t'coptojnë Deri sa t'dajnë e sa t'përvlojnë Deri sa ta kupton se sun vazhdon
Muzika në plotëninë e saj e tejkalon ngjarjen dhe ndjenjën. Është Jeta që shkruhet pavarësisht dendësisë së mjegullnajës. Filli i dashurisë që i lidh njerëzit me kohën dhe hapësirën prej këngës së Jerichosë del natyrshëm, pa u sforcuar e venitur, madje kaherë e ka mprehur interesin e dëgjuesit/ soditësit mbi raportin ndjenjë-veprim. “Sa shumë m’ka marr malli Për ni kangë të vjetër Ni kavallit zonin t’ja nigjojë E t’i knoj dashnisë si ashik i vjetër Fjalt e Hakit t’i kujtojë” …. “Ftyrat sikur hana naten kur rrezon Nuri zbardhi zemrën, neve drite na bon Fal i kofsha kti rahmeti, oj farë e dashnisë Bone Zot zemren teme venin e lumnisë” Petrit, si nisi me çel muzika n’ty? Muzikën e kemi pasë në familje prej sa mbaj mend. Baba është marrë
Verë 2021
një kohë më aktivisht me muzikë, kështuqë loja e jonë në familje kanë qenë instrumentet e këndimi. Në prapavijë ka qenë gjithmonë prezente muzika klasike edhe popullorja, sidomos ajo e Gjakovës, Shkodrës, Shqipërisë së Mesme po edhe e toskëve. Pra, ti e njeh mirë karakteristikat e trevave, krahinave shqiptare? Jo, në fakt nuk i njoh mirë. I njoh sipërfaqësisht. Mirëpo më kanë impresionu edhe i kam dashtë. Mundem me thonë që i njoh ma shumë më intuitë. Kush krahinë të flen më shumë në zë dhe në zemër? T’gjitha krahinat i kanë veçoritë e veta edhe kjo është e bukura, prandaj nuk kam ndonjë lidhje specifike në veçanti me ndonjëren. Si nisi “Jericho”? Jericho në fakt dallon prej “Jericho Ëalls” bendin të cilin e themelum në '97tën. Ajo që e dallon është pikërisht melosi shqiptarë si bazë për komponimet e kangëve tona. Në 2000-tën fillova aktivisht të merrem me shkrirjen në mes të rock-ut e melosit. Besojë që këtu fillon “Jericho”. “Jericho” ç’shenjë është për ty? “Jericho”është shenjë indentifikuese e katër anëtarëve të bendit. Cdo nëri prej nesh e ka lënë nga një pjesë të vetes aty. Po besojë që edhe një pjesë të vetës me të cilën indentifikohen e kanë gjetë edhe dëgjuesitë e kangëve tona. Është një shenjë e etjes tonë për të zbulu më shumë, apo më mirë më thënë për të rizbulu veten në një kohë kur teknologjia e trended globaliste e
ngulfasin zanin e arkaikes. Për çka flasin tekstet e Jericho-së? Tekstet e Jericho-së janë të ndryshme dhe ndryshojnë prej kohës kur shkruhen. Ato të periudhës së pasluftës janë tekste që flasin për dëshprimin e për shpresat, për identitetin e për konfuzionin, për lakminë e për solidaritetin, për paqen e për luftën, për politiken e për shpirtëroren. Si është udha e një artdashësi në Kosovë? Është një marrëdhënie e çuditshme që lëviz në mes të dashurisë dhe urrejtjes, ndonjëherë arti është shpëtimi i vetëm e ndonjëherë të duket se është mallkim. Kush është dëgjuesi ideal për ty? Dëgjuesi ideal për mua është ai që merr prej muzikës e tekstit aq sa i bën dobi atij. Pse e keni zgjedh gegnishten? Në shumë kangë këndojmë edhe në gjuhë të standardizuar mirëpo gegenishtja është aty kur këndohet në melosin e gegëve. “Shkaba” p.sh. nuk kishte se si te këndohej ndryshe. Ti ke raport goxha të veçantë me arkitekturën? E qysh ndikon kjo ndjesi/lidhje në artin tënd? Ka dy thënie që e përshkruajnë raportin e arkitekturës me muzikën. E para thotë: Arkitektura është muzikë e ngrirë. E dyta thotë: Muzika është një arkitekturë likuide. C’raport ke me kujtimet? Kujtimi është motivi më i fortë i çdo kange. “Kanga e Ashikëve” është ndër kryeveprat që keni nxjerr. Plot gëzim
edhe mall. Qysh u nis si projekt? Nga doli gjithë frymëzimi? Gjithmonë është folklori jonë i pasur që na frymëzon. Është tradita e pasur, e bukur, e larmishme dhe e pa eksplorume sa duhet e qytetit dhe e fshatit që na shtyen andej e që për shkak të censurës komuniste ka mbetë e mbyllur si një kuti e vjetër e pluhurosur por që brenda mban shumë urtësi. “Kanga e Ashikëve” ka dal pikërisht prej takimit tonë me ndoshta gjeneratën e fundit të ashikëve të vërtetë të rrugës së Hakut, e që në na kanë lënë mbresa të papërshkrume. Jam ndjerë tepër me fat që kam pasë mundësinë t’i takojë këta njerëz të urtë e zemërbardhë por në të njejtën kohë burra të fjalës e të besës. Cilat janë ambjentet ku ndihesh mjaftueshëm komod për me dhanë prej vetes? Shtëpia, familja e shoqëria. Një qytet që ta shton mallin për me u thellu n’Vete? Prishtina, Gjakova dhe Prizreni. Libri që t’ka përthekue ma tepër? Mesnevia e Rumit
“Bota që kemi përpara Më nuk është një lojë si ajo më parë Mos kthe kokën mbrapa për të shikuar Kjo është rruga që ne duhet kaluar” Shenjë. Fjolla Spanca
35
VAJZA QË PREMTON SHUMË MË SHUMË SE ÇKA ARRITUR TË GJITHË SYTË TEK ANITA LIKMETA...
A
nita Likmeta ka lindur në Durrës, por u largua drejt Italisë në moshën 11-vjeçare në vitin 1997. U diplomua për Letërsi dhe Filozofi në universitetin e Romës La Sapienza. Në vitin 2011, ajo u zhvendos në Paris, ku ndoqi studimet pasuniversitare për dy vite e ku iu dha mundësia të bisedojë me profesorin Emeritus, Xhiankarlo Xhordano, çështjen mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë në periudhën nga 1922 deri në 1943, tema e saj e diplomës. Qasja kulturore që të ofron Parisi e frymëzoi të drejtonte një sërë dokumentarësh së bashku me drejtorin francez të kolektivit Kurtrajme Mohamed Mazuz ku arriti të intervistonte kandidatin e çmimit Nobel për letërsi, Ismail Kadare, artistin Kiki Pikaso dhe artistin italian Tanino Liberatore. Më 13 tetor 2013, gazeta Il Fatto Quotidiano publikoi një artikull në të cilin ajo flet për udhëtimin që e solli në Itali dhe vizionin e saj mbi politikat e emigracionit. Që nga janari 2014, shkruan për Huffpost Italia e për një sërë gazetash, si Il Fatto Quotidiano, Il Giornale, Linkiesta etj. Ka marrë pjesë në programe televizive italiane, si Che ci faccio qui në Rai3, Tv Talks në SkyTg24, Nemo-Nessuno escluso në Rai2 , CheckPoint në 36
RaiNeës24, e shumë emisione të tjera televizive. Në zgjedhjet e 2018, kandidon si përfaqësuese e shqiptarëve që ndajnë të njëjtat vlera dhe ideale si ajo me lëvizjen politike 10 Volte Meglio. Që nga viti 2019 është partnere dhe këshilltare në Creation Dose, në Digital Factory që funksionon si promovues i produkteve teknologjike. Njëkohësisht trajnon e këshillon përmes platformës MarTech dhe menaxhere PR në OpenBox, agjencia italiane e komunikimit me zyra në Areco, Milano, Romë dhe Londër. Flet rrjedhshëm 6 gjuhë, italisht, shqip, anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht e jeton mes Milanos, Romës, Londrës, Parisit, Barcelonës dhe Tiranës. Anita Likmeta nuk është një gazetare, blogere e shkrimtare e zakonshme. Besimplotë në misionin e saj, ajo lëvron gazetarinë përtej njohurive të thella profesionale që zotëron. E njerëzishmja e dimensionon atë hendek, cipë të hollë të ndasisë të vetëdijes dhe pavetëdijes
prej nga niset të rrokulliset e vërteta e veçse e vërteta e paragrafëve të shkruar nga pena e saj. Prej asaj hullie zgjohen filizat e llojllojshe plot ngjyra të një gazetareje që
Verë 2021
këmbëngul për më të mirën e saj. Kështu Anita ia ka dalë të jetë një gazetare plot integritet, që kënaqet me pak e që sjell shëmbëlltyrën e gazetarisë model larg sipërfaqësores e konformizmit. Prej saj mos prisni përtej të vërtetave, historive fateve njerëzore, ndjesive e gjendjeve të sinqerta e të virtytshme. Temat e saja kuptimplota e të guximshme nuk i rrok kushdo e aq më pak ata që bëjnë paqe me botën në këmbime të dyshimta. Ajo është një zë që trand padrejtësitë, paragjykimet, ku shkrimet e saj qesëndisin korrupsionin e vulgaritetin e tij, mediokritetin e pushtetit apo paskrupullinë njerëzore tek kërkojnë të zvetënojnë shpresat e më të vobektëve. Anita nuk u ndal asnjëherë së renduri e së besuari në të bukurën, të mirën dhe njerëzoren. Shkrimet e saj spikatin, sepse gjenden brendashkruar në shtresat e qelqta të brendisë së saj e që nis si një zgjim ngazëllyes në zemrat e kujdo që e lexon, duke të futur thellë në mendime filozofike. Në Itali jeni transferuar në vitin 1997, kur ju ishit 11 vjeç, pas përpjekjeve të panumërta të nënës suaj për më shumë se 6 vjet për t’u bashkuar. Ç’gëzime fëminore bëjnë një fëmijë të harrojë mallin e nënës dhe 1001 pyetje të lëna pezull? Një fëmijë nuk harron. Nëse gjërat shkojnë më tej, është forca që vjen pikërisht nga ai burim i madh energjie dhe jete që kemi brenda në vegjëli. Unë mbaj mend që për vite me radhë kam fjetur në një jastëk ku nëna ime vendoste kokën. Ai jastëk, edhe pse gjyshja e ndërronte çdo javë, mbante erën e flokëve të saj. E dija që herët a vonë do të kthehej të më merrte. Për vite e prita në shkallët e shtëpisë së gjyshërve të mi. Ulesha dhe
shihja horizontin, duke kërkuar ndonjë gjurmë të profilit të saj. Një fëmijë beson në gjithçka, beson në dashuri, dhe dashuria nuk mban peshën e së keqes. Pastaj, eh, pyetjet vijnë pikërisht kur besimi absolut në qenien njerëzore lëkundet. Sidoqoftë nuk hyj tek njerëzit që bëjnë shumë pyetje, jam mësuar të veprojë e të punojë për gjërat që dua të ndërtoj për të ardhmen. Njerëzit flasin shpesh për historinë e tyre, sikur vuajtja që kanë kaluar i bën më të denjë se të tjerët, por nuk është kështu. Pas një periudhe të dhunshme, ne shqiptarët kemi tashmë një rast unik: të ringrihemi me dinjitet, si një komunitet e një komb që e njeh veten, në të mirë dhe në të keq. Tashmë nuk jemi më fëmijë. Ç’kujtime të bukura mbështjell fort në kujtesë prej kësaj periudhe? Cili premtim i nënës matanë Adratikut të mbante të ngazëllyer shpirtin? Me nënën time jetova vetëm 6-7 muajt e parë të jetës: më pas ajo për shkak të problemeve personale më dërgoi te gjyshërit. Kam shumë pak kujtime të saj 11 vitet e para të jetës, pothuajse asgjë. Por mbaj mend që ishte e bukur dhe kishte një aromë të mrekullueshme. Nëna ime nuk më kishte bërë kurrë ndonjë premtim, dhe as nuk e dija nëse do të kthehej. Mbaj mend në vitin 1991, kur kthehesha nga shkolla në Maminas, që teze Dana i thotë gjyshërve të mi se kishte marrë vesh se nëna ime, me motrën dhe vëllanë nuk ia kishin dalë dot dhe ishin mbytur në det. Isha 5 a 6 vjeçe. Ai lajm më shokoi në atë pikë sa në vitet më pas unë nuk flisja. Por doli që lajmi nuk ishte i vërtetë, për fatin tim të mirë, por ende mbart peshën e asaj dite.
Ribashkimi familjar padyshim zbeh edhe ngjyrat më të errëta të emigracionit. E ndodh që të mos mendosh dy herë t’i bëhesh krahë familjes që në moshën 14 vjeçare me punën e parë që merr përsipër. Një fëmijë rritet para kohe prej kësi përvojash. Ç’ka humbi prej një fëmijërie të trazuar Anita për ta rifituar më vonë shumëfish, ndoshta në një formë tjetër? Në të vërtetë, kur rikthej në mendje veten fëmijë e mendoj se kam qenë gjithmonë e zënë duke bërë diçka, gjithmonë kam punuar. Ishte 3 qershor 1997 kur arritëm në qytetin e vogël të Vilanova di Çepagati në provincën e Peskarës. Nëna ime bënte dy punë, 8 orë punonte si rrobaqepëse në një ndërmarrje që bënte këmisha dhe pasdite e në mbrëmje punonte në një familje italiane. Familja italiane që na mikpriti kishte një shtëpi dhe një kopsht të bukur. Natën e parë na lanë të flinim në garazhin e shtëpisë. Vumë dyshekë në tokë dhe na lejuan të rinim atje për disa javë. Mbaj mend që gjithë ditën ikja në fusha për të mbledhur hudhra. Nuk dija italisht dhe nuk dija të falënderoja. Ishte një mënyrë për të bërë pjesën time duke u bërë e dobishme. Në atë kohë jetoja me qenien time shqiptare si një specie me ndjenja faji. Kur e mendoj tani, në 700-vjetorin e vdekjes së Dantes më kujtohen fjalët e tij: “Ju do të përjetoni se si buka e tjetrit ka shije kripe, dhe sa e vështirë është të ngjisësh e të zbresësh shkallët tek të tjerët.” E di saktësisht çfarë duan të thonë këto rreshta. Ç’mësime të sjell forca e guximi për t’ia dalë mbanë, për të mos hequr dorë prej ëndrrave, prej vetes, për të mbetur stoike ndaj sfidave dhe vështirësive që një emigrant i 37
Verë 2021
Ëndërroj Shqipërinë dhe shqiptarët në Evropë. E ëndërroj atë si ditën më të bukur.
38
Verë 2021
zakonshëm has pafund? Fillimisht mendoj se më shtyu dëshira për të provuar se sa gabim e kishin ata shokë të klasës që më gjykonin si në shkollë dhe aty ku jetoja. Pastaj, duke u rritur, arsyet lidheshin më shumë me kotësinë, me narcizmin personal. Dhe fuqia: duke e ditur që unë mund të përdor inteligjencën time, aftësitë e mia dhe pamjen time si një pasuri për të marrë të tepërtën. Atëherë kuptova se po mashtroja veten: gjithçka që e mendoja të rëndësishme atëherë në fakt nuk ishte. Pranova të vërtetën se nuk ka asgjë përtej mbrojtjes, se nuk ka çmime në fund të garës. Kështu që fillova të bëj vetëm gjërat që më argëtojnë dhe më kënaqin. Të lidhem me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe më ndihmojnë të rritem si person. Më në fund, një ditë të bukur maji të vitit 2021, u ktheva në Shqipëri dhe pashë kush jam në të vërtetë. Unë jam motra e të gjithë shqiptarëve, për mirë apo për keq. Sytë e njerëzve të mi më kthyen përsëri në tokë dhe më bindën se nuk mund të shpëtosh përgjithmonë.
lënë mënjanë dhe duhet vepruar me një pragmatizëm të Një grua e realizuar në profesion dhe karrierë. Duket se ia ke dalë të bësh gjithmonë gjërat që ke dashur. Ç'ëndrra flenë ende në ty? Ëndërroj Shqipërinë dhe shqiptarët në Evropë. E ëndërroj atë si ditën më të bukur. Histori jetësore, njerëz të pazë që rrëfehen plot emocione e finesë në shkrimet e tua, të depërtueshme porsi kristal. Nga vjen ku stil të shkruari pa konformizëm e në mënyrë të çlirët? A është në modë kjo gazetarie e ndershme sot? Nuk e ndjej veten gazetare. Kam vetëm pasion për botën që më rrethon, për politikën dhe për punën. Përpiqem të rrëfej atë që shoh, dhe akoma më shpesh, atë që do të më pëlqente ta shihja. Në përgjithësi, përpiqem të mos kufizohem vetëm tek kritika, sepse nga natyra jam njeri që ndërtoj. Edhe kur dikush ndërton vetëm
një kështjellë letre, ka të gjithë admirimin tim, sepse janë të gjithë të mirë që ta godasin. Ç'përjetime ka njeriu kur i rikthehet qytetit të lindjes pas më shumë se 2 dekadash? Ç'të murmuriti në vesh ky qytet tek përshkove rrugë e vende me njerëz plotësisht të panjohur? Kam lindur në Durrës po jam rritur në fshat, më saktë në Rubjekë, një vend i vogël afër Maminasit. Jam rritur e rrethuar nga kafshët që kishin gjyshërit në shtëpi: pula, gomerë, kuaj, dele, dhi, lepuj, rosa. Pra një jetë bukolike: në mëngjes shkoja në shkollën fillore dhe pasdite kullosja delet dhe dhitë. Kohën e lirë e kaloja duke pikturuar apo duke shkruar poezi, kam shkruar qindra. Kushedi se ku kanë përfunduar. Angazhime tuaja në Shqipëri duket se nuk e fshehin faktin se dëshironi të investoni me shumë kohë e konribute këtu, e veçanërisht krijimin e një Hub-i kushtuar startup-eve në ndihmë të të rinjve që jetojnë jashtë, e që kanë një ide biznesi. Ç’energji e
Në ç'ngjyra rrok botën një student filozofie e letërsie? A është një bekim a mallkim fakti se ky lloj rrugëtimi diturie duket se nuk përfundon asnjëherë? Besoj se studimi për filozofi, më shumë se për objektin e studimit, është i nevojshmë për metodën. Mëson të vësh në dyshim, ta shohësh vetë çështjen nga shumë këndvështrime. Mëson se gjërat nuk janë gjithmonë bardhë e zi, se ka miliona nuanca. Kjo sigurisht që është një bekim. Megjithatë, si të gjithë gjërat, ka anën tjetër të medaljes: nuk duhen vënë në rrezik aftësia për të marrë vendime shumë teorike. Në një farë pike teoria duhet 39
Verë 2021
ç’siguri kërkon t’u përcjellë kjo nismë atyre që ndoshta janë në mëdyshje të vendimit për të investuar në vendin e tyre apo gjetkë? Jam duke mbështetur projektin Connect Albania të Kombeve të Bashkuara, për të cilën jam ambasadore, për të nxitur të rinjtë në diasporë, në Itali në rastin konkret, që të marrin në konsideratë mundësinë e investimit në vendlindje. Projekti është organizuar dhe mbështetur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrimin në Shqipëri, pjesë e programit “Përfshirja e Diasporës Shqiptare në zhvillimin socioekonomik të vendit”, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë dhe zbatuar në partneritet me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Investimi në Shqipëri mund të jetë një mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme italiane, por mbi të gjitha është një shans për shqiptarët e diasporës që të kenë rolin e tyre: Shqipëria, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për ata burra dhe gra që me një forcë të pabesueshme kanë arritur të tregojnë veten në Itali dhe në vendet e tjera, duke e bërë vetveten historinë më të bukur të tragjedisë njerëzore të diasporës, e cila është atëherë tragjedia që herët a vonë prek të gjithë popujt kur gjenden në anën më të pakëndshme të historisë. Cilët janë ato sektorë potencialë të ekonomisë shqiptare që mund 40
të shërbejnë si ofertë e hapur dhe interesante për investorë e sipërmarrës të huaj? Një Shqipëri e tjetërsuar kjo e sotmja. Vite drite larg me atë që lë pas pothuaj tri dekada të shkuara. Megjithatë ende shumë për t'u bërë për të qenë pjesë integrale e familjes së madhe evropiane. Ç'është e nevojshme për t'u ndryshuar në mendësinë e gjerë? Po në vizionin e politkëbërjes? Unë besoj fort se ka nevojë për një projekt të qartë industrial,
i mungon ende vizioni globalist. Nuk duhet të dukemi më si vendi që merr ndihmë në mënyrë pasive. Mund të luajmë një rol në skakierën ndërkombëtare: gjeopolitika e dhjetëvjeçarëve të ardhshëm është nga ana jonë, nga ky këndvështrim. Ç'projekt afatgjatë do të të kthente në Shqipëri? Në artikuj të ndryshëm kam mbështetur idenë se do të kishte një thirrje për të mbledhur energjitë e të rinjve të përhapur në diasporë. E pashë me kënaqësi që kryeministri Rama së fundmi ka ndërmarrë një iniciativë që shkon pikërisht në këtë drejtim. Personalisht nuk kam projekte
përfundimtare në këtë kuptim, por nëse dikush mendon se ajo çfarë jam dhe çfarë kam bërë është e dobishme për vendin tim, do të ulesha dhe të flisja me kënaqësi. që përfshin të gjitha pjesët e ekonomisë shqiptare: nga agroushqimi tek biodiversiteti, nga infrastruktura tek turizmi dhe kultura. Të jemi të sinqertë: Shqipëria sot është e famshme për varkat dhe për bregdetin e bukur. Por shumë shpejt nuk do të na duhet vetëm të shtrihemi nën çadra. Politikës shqiptare mbase
Verë 2021
BESSA MYFTIU
RRËFIM PËR TIRANËN E DIKURSHME DHE MALLIN PËR TË SHKRUAR SHQIP
B
essa Myftiu është poete, skenariste, autore romanesh e novelash. Lindi dhe u shkollua në Tiranë, por prej vitit 1991 jeton në Gjenevë. Ka punuar si gazetare duke mos e ka braktisur për asnjë moment pasionin për të shkruar. Ajo spikat si skenaristja e filmit televiziv mjaft të njohur “Unë e dua Erën”. Sot është pedagoge në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Lozanë të Zvicrës, ndërsa vazhdon krijimtarinë e saj duke ju përkushtuar letërsisë dhe kinemasë. Bessa Myftiu zgjedh të shkruaj në frëngjisht, megjithëse shumë nga veprat e saj i ka përkthyer e botuar edhe në shqip. Kjo i ka dhënë mundësinë që të tregojë mbi Shqipërinë nga një distancë tjetër. “Nëse ngjarjet në shqip më dhembin, në frëngjisht distanca e duhur bën që të kem një vështrim më objektiv.” Por shqipja mbetet gjithmonë në thellësitë e saj. Padyshim që largimi ka ndikuar ndjeshëm në karakterin e shkrimtares, në mënyrën si shkruan dhe për çfarë shkruan. Ajo çka mbetet tejet interesante tek librat e Bessa Myftiut është dëshira për të përshkruar përditshmërinë dhe absurditetin e kohës së diktaturës, por sidomos aftësia për të rrëfyer pa e trishtuar lexuesin, sepse në fund të fundit edhe ajo
kohë mbarte çaste të bukura, miqësi të jashtëzakonshme e dashuri ëndrrash : mjaftueshëm për të mbijetuar njerëzisht.
Krijimtaria juaj përfshin rrëfime, ndjesi, përjetime, emocione e përditshmëri për fate njerëzore të një epoke absurde, fundi i së cilës përkoi fill me kohën kur ju vendosët të largoheshit. E nuk ndodh rrallë që njerëzve u vishet një memorje kolektive artificiale, që e bën një komb të pësojë krizë identiteti. Në
mendimin tuaj, si nisi e bitisi ky fill i harresës kolektive? Duke jetuar jashtë shtetit, e kam të vështirë të flas për çka ka ndodhur në Shqipëri pas rënies së diktaturës. Jam munduar, nëpërmjet krijimtarisë sime, të dëshmoj për kohën e dikurshme, duke nënvizuar mënyrën se si brezi im arriti jo vetëm të mbijetonte, por edhe të jetonte çaste të bukura, miqësi të jashtëzakonshme, dashuri ëndrrash. Dhe kur dëshmitarët e asaj kohe të kenë ikur të gjithë, kam shpresën se librat e mi do të vazhdojnë të tregojnë përditshmërinë në komunizëm. Në fakt, e tashmja e afërt gjithmonë harrohet që të mund të pranohet e ardhmja. Por interpretime të reja të së shkuarës do të ketë gjithmonë… Padyshim se është me vend të shfarosim nga kujtesa kolektive neverinë dhe absurditetin e shumë gjërave të asaj epoke, karshi të tjerave që mbeten strukur mbështjellë me një vello nostalgjie, që ashtu të dala kohe ngurrojmë t’i ribëjmë tonat. Çfarë do të ishte ende me vlerë për t’ia rikthyer së përditshmes sonë? Ju vetë ç’ju mungon më shumë nga vlerat e asaj kohe? Vlerat më të mëdha të kohës së dikurshme ishin të lidhura me mungesën e pronës private, realitet 41
Verë 2021
që nuk mund të rikthehet. Njerëzit kishin kohë t’i përkushtoheshin njeri-tjetrit, se nuk ishin të stresuar të fitonin sa më tepër. Rroga ishte njësoj si për ata të paktët që copëtoheshin duke punuar, edhe për të shumtët që vrisnin kohën me muhabete. Kur vij në Shqipëri, ndjej një mungesë solidariteti dhe një mungesë kulture të përgjithshme. Mungesë ëndrrash gjithashtu. Ne ishim vërtet të varfër, por ishim të pasur në ëndrra. Disa nga miqtë e mi e kanë ruajtur aftësinë e të ëndërruarit dhe takimi me ta është vërtet për mua një ngjarje e mrekullueshme.
vëllanë, limoni, zërat e komshijve, Xheri, macja jonë… Do dëshiroja kaq tepër të bëja një udhëtim në kohë e të kthehesha për pak çaste aty, në kohën kur Elina ishte akoma e vogël dhe kërcente nëpër shtëpi, kur hapej porta e oborrit dhe shfaqej silueta e ndonjërës nga shoqet e mia të shumta… Personazhet e historive tuaja nuk bëjnë moral. Jetojnë veten e jetën
Po, personazhet e mi triumfojnë mbi dhimbjen–dhe ky është mësimi më i bukur i kohës së diktaturës. Në kohën kur jetoja në Shqipëri, edhe trishtimi më i madh shoqërohej me të qeshura. Ne ishim mësuar ta kërkonim gëzimin në skutat më të thella që të mund të mbijetonim. Humori përbënte një mjet të domosdoshëm të përditshmërisë sonë; ku ka humor
natyrshëm, me të vërtetat e tyre, qofshin këto normale apo tej saj. E kur tekat njerëzore shpien dashurinë në qorrsokakë, apo në humnerën e harresës, e humbjes, asgjë nuk mbetet tragjike, sepse janë vetë personazhet që triumfojnë në fund mbi dhimbjen. Ç’qosh zemre e mendjeje vendos të sfidojë njeriun e kapriçot e tij kështu?
ka gjithmonë rilindje. Ne ishim të detyruar të rilindnim çdo ditë, pa asnjë eksperiencë të së djeshmes, vetëm me ëndrra për të ardhmen. Por edhe në qoftë se ëndrrat nuk bëheshin realitet, ato na jepnin lumturi gjatë kohës së ëndërrimit. Në fund të fundit, gjithçka fillon nga ëndrra…
Tashmë Tirana nuk është më aq familjare për ju. Miq të vjetër të larguar e që rikthimet e tyre të përkohshme zor se përkojnë me tuajat e që e bëjnë të vështirë rikthimin në kujtime. Rrugica e kafene të vjetra që nuk ekzistojnë më. Besnike ju shfaqet shtëpia e vjetër kërrusur nën çatinë me qerpiç. Për çka të ankohen muret e saj kur puqeni bashkë? Ç’zëra kanë humbur me kohën aty? Fatmirësisht, nuk kam humbur asnjë nga miqtë e dikurshëm; komunikoj me ta në distancë dhe i takoj kur kthehemi në Shqipëri. Për rrugicat dhe kafenetë e dikurshme më vjen keq, por më shumë më dhemb në shpirt prishja e pazarit të fshatarëve dhe ndërtimi i kafeneve të panumurta aty ku katundarët prisnin klientët me dy sallata. Në vend që të ndërtohej diçka për ta, kanë mbirë kafetë! Ka humbur sharmi i Tiranës me ndërtesat e ulta, me oborret plot hardhi dhe hurma. Lagjja ime është transformuar. Ka mbetur pa u shembur vetëm shtëpia ime e vjetër; aty kam lënë fëmininë dhe rininë e hershme. Më mungon gjithçka: mamaja që ndriçonte kuzhinën me tërë qënien e saj, babai që ndizte sobën duke kënduar, tingujt e kitarës te shkallët e oborrit ku rrinim me motrën dhe 42
Verë 2021
Padyshim që tashmë Gjeneva eshtë kthyer në shtëpinë juaj, por peripecitë që një emigrant has në fillimet e tij shënjojnë këdo. Sa të ka ndihmuar të shkruarit të kapërceje sfidat e fillimit e sa ka ndikuar mërgimi në shkrimtaren që jeni sot? Çuditërisht, kur arrita në Zvicër, nuk shkrova asnjë rresht gjatë gjithë vitit të parë. Isha e zënë shpirtërisht me
Dhe e pamundura ndodhi! Kur profesori Zhorzh dë Prë na ktheu notat e provimit me shkrim, tha përpara klasës: «Tani do t’ju lexoj një tekst që më ka pëlqyer shumë. Edhe një francez nuk do ta kishte shkruar më bukur.» Nuk e prisja kurrë se do të ishte teksti im. Kjo frazë më ka frymëzuar dhe me ka dhënë besim të shkruaj në frëngjisht. Kur kërkoja këshilla për disa fjali të mijat që nuk ishin korrekte nga pikëpamja gjuhësore, profesori më thoshte: “Mos lejoni t’ju korrigjojnë shpirtin.” Kështu që mërgimi më bëri shkrimtare frankofone. Nuk do të kisha shkruar të njëjtët libra po të kisha qëndruar në Shqipëri dhe sigurisht nuk do të kisha të njëjtin stil. Ajo nostalgji që ndihet në veprat e mia është tregues i mallit të një shkrimtareje që ndodhet larg atdheut. Përveç kësaj, të shkruarit në gjuhë të huaj është një shkollë më vete: çdo fjalë është e kërkuar, e matur, e mësuar me mundim. Si nisi rrugëtimi i dijedhënies në një prej një prej institucioneve arsimore zvicerane, mes më të mirave në botë? Ç'sinergji të mëkon në mendje e shpirt privilegji i të qenit pranë dijes e mes të rinjve ëndërrimtarë?
mësimin e gjuhës dhe zbulimin e një bote të re, të lirë. Dua të theksoj se nuk kam qenë emigrante në Zvicër – pak muaj pasi arrita mora pasaportën zviceriane, gjë që ma lehtësoi shumë integrimin në shoqëri. Por sfida më e madhe ishte perfeksionimi i frëngjishtes në të shkruar, peripeci të cilën e kam treguar në librin me tregime Drejt të pamundurës.
Mësimdhënien e kam patur gjithmonë pasion; të dy prindërit e mi ishin mësues. Pata fatin e madh të takoja, kur isha ende studente, një profesoreshë shumë të famshme në Universitetin e Gjenevës, Mirej Cifali, e cila më dha mundësinë të eci në rrugën e jetës. Lënda e saj kishte lidhje me shkrimin e eksperiencës; për të, nuk kishte zgjedhje më të mirë sesa të kishte si asistente një shkrimtare të ardhshme. Për mua, nuk kishte punë më të bukur sesa të shoqëroja studentët në shkrimin e eksperiencës së tyre në shkollë. Aty u përballa me një sfidë shumë të madhe që vazhdon edhe sot
e kësaj dite. Duke u nisur nga mënyra se si i ripunoja tekstet e mia, profesoresha Mirej Cifali Bega (që tashmë është martuar me Estref Begën në Shqipëri) më ngarkoi të kryeja të njëjtin proces me tekstet e studentëve. Fillova me studentët e vitit të parë dhe vazhdova me ata të vitit të katërt. Tani në Shkollën e Lartë Pedagogjike u mësoj profesorëve të frëngjishtes se si të shkruajnë gjuhën e nënës! Pjesa tjetër e punës sime ka të bëjë me reflektimin mbi mësimdhënien. Jam shumë e lumtur dhe krenare që kam mundësi të jem në kontakt me ata që do të edukojnë nesër brezin e ri. Studentët e mi janë ëndërrimtarë dhe plot shpresa. Ata mendojnë se edukimi do ta ndryshojë botën dhe kanë të drejtë, megjithëse unë preferoj frazën e Dostojevskit: “Bukuria do ta shpëtojë botën!” Por a nuk është edukimi bukuria më e madhe e botës?! …Ka diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë. Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësojmë të jetojmë pa të. Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket… – Astrid De Larminat, Figaro 43
Verë 2021
* Shënim i autorit për botimin shqip Ky roman u shkrua dhe u botua së pari në frëngjisht. Duke u shprehur në gjuhën e Molierit, fitova një liri të pakufishme: munda t’i kthej të gjithë njerëzit që njihja në personazhe librash dhe arrita ta përdor të vërtetën jetësore e historike sipas qejfit. Është luks i jashtëzakonshëm për një shkrimtar t’i drejtohet një publiku të panjohur! Prandaj mos kërkoni fakte në romanin tim – lexojeni si përrallën e një kohe të perënduar. Në rast se te ndonjë personazh dalloni tiparet tuaja, mos u dëshpëroni nëse nuk i kam qëndruar besnike realitetit: asgjë nuk është krejt e vërtetë në këtë libër, veç dashurisë sime për vendlindjen. Gjatë përkthimit të tij në gjuhën amtare ndjeva se sa më kishte marrë malli të shkruaja shqip. Dëshpërimisht… Fragmente të romanit “Rrëfime nga vendet e harruara” 1.
E
njohur në gjithë qytetin për bukurinë e saj, Sadia ishte martuar me kushëririn e gjyshit, një vagabond pa katandi, me të cilin kish patur dy fëmijë. Familja jetonte në sajë të shtëpisë që ajo kishte trashëguar nga prindërit, se pat mbetur jetime qysh e vogël: jepnin me qira disa dhoma, duke pritur që t’u rritej djali dhe t’i ndihmonte për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike. Ai ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç. Të gjithë kthenin kokën kur kalonte rrugës: ishte e vështirë, në mos e pamundur, të imagjinoje një djalosh më të bukur. Por bukuria e tij ishte tragjike, penetruese deri në dhimbje, e ëmbël deri në neveritje, 44
shkatërruese dhe e mistershme. Këto lloj bukurish ngjallin perversionet dhe zgjojnë pasionet e sëmura në zemrat e burrave të vetmuar, pa gra, pa fëmijë, që rrijnë tërë ditën mbyllur në shtëpi duke përgjuar pas perdeve të rënda të dritareve të mëdha. Komshiu përballë e kishte parë djaloshin. Ai kish vendosur një arkivol përpara portës së Sadies, me mbishkrimin : “Ose bëhet imi ai bukurosh, ose vdes”. Mallkimet e dashurisë janë të rrezikshme! Për të shpëtuar djalin, Sadia shiti shtëpinë dhe gjithë familja u nis për Anadoll, në fund të Turqisë, larg syve perversë të komshiut. Larg syve, larg zemrës, thotë proverbi. Por mallkimi nuk i njeh distancat: përkundrazi, largësia e rrit dhe i jep forcë. Brenda tri muajve, Sadia humbi djalin, burrin dhe vajzën gjatë një epidemie të kolerës. U kthye në Shqipëri e vetmuar, e dëshpëruar. Nuk kishte më as shtëpi dhe as familje. Nuk deshi të martohej më. Përse të lindte prapë fëmijë
fatkeqë? Dhe pikërisht në këtë çast, gjysh Halimi i hapi portën e Shtëpisë. Sadia sapo i kishte mbushur tridhjetë e tre vjeçët dhe ishte ende e bukur për t’i prerë kokën. Dëshpërimi ia kishte holluar tiparet duke i dhënë një pamje perëndeshe, melankolia ia kish rritur hijeshinë. U fut në familjen e gjyshit dhe nuk i përmendi kurrë as vajzën dhe as djalin e vdekur. I deshi me shpirt fëmijët e bamirësit të saj, sikur të ishin të vetët. Çuditërisht, në zemrën e tyre ajo zuri vendin e parë. Megjithëse ishte vetëm tre vjet më e madhe se sa dy gratë e Halimit, për të shmangur çdo lloj xhelozie, Sadia e quajti veten “gjyshe”.
Verë 2021
Gjatë gjithë jetës, Halimi nuk ia prishi kurrë dhe asnjëherë nuk e qortoi. Ndoshta e donte, me një dashuri të përzier me adhurim. Ndoshta respektonte fatkeqësinë e saj pa fund e pa anë, fshehur pas një buzëqeshjeje rrezatuese. Me mirësinë e saj, Sadia e ndriçonte Shtëpinë. Ajo i kishte të gjitha të drejtat, meqë fati i kish marrë gjithçka. A vajtonte fshehurazi, kur të gjithë flinin? Mos dëshironte të futej në krevatin e burrit që i kish hapur derën e shtëpisë me aq bujari? Apo kënaqej me pozicionin e saj të veçantë, me një lloj tjetër dashurie ndërtuar prej ëndrrash? 2.
P
o shkoja të blija bukë, kur dëgjova që më thirrën:
- O goce! Ktheva kokën andej nga erdhi zëri: pas hekurave të dritares së katit përdhes të shtëpisë që ndodhej mu në fillim të Rrugës, dikush ma bënte me dorë. U afrova. Dallova në fillim dy sy blu si një det i pafund, një dorë të bardhë me thonj të lyer me manikyr të kuq flakë dhe pastaj fytyrën e një gruaje që e kishte lëkurën tamam si prej fildishti. Ajo buzëqeshte; ajo i ngjante kaq pak mamit tim, mësueses, shitëses së bulmetit, pastrueses së shkollës - me një fjalë gjithë grave që kisha njohur në jetën time - sa unë arrita në konkluzionin se kurrë nuk kisha parë ndonjë grua: ajo ishte e para. Një grua e vërtetë, ashtu siç e përshkruajnë librat: jashtëzakonisht e bukur, enigmatike, magjepsëse. Gjithë qenia e saj rrezatonte butësi dhe hijeshi, kurse parfumi më kujtonte erën e manushaqeve. Fustani ngjyrë vishnje i vinte në pah
zbehtësinë e qafës së bardhë të rrethuar nga një gjerdan perlash, pa dyshim të vërteta. Kush ishte kjo grua e ngujuar në këtë shtëpi famëkeqe ? Mos kishte dalë direkt nga ndonjë përrallë ? - A mund të më blesh ca cigare ? Kam vënë bigudinat dhe nuk dal dot. Ajo më zgjati një kartmonedhë prej pesëdhjetë lekësh. Mora paret pa thënë asnjë fjalë dhe vrapova tek kinkaleria përballë shtëpisë. Bleva dy paketa, të cilat i vendosa me respekt mbi pëllëmbën e saj delikate. Ajo më pyeti si e kisha emrin, sa vjeç isha dhe se çfarë pasioni kisha në jetë. Kur i thashë se më pëlqenin librat, ajo ma ktheu menjëherë : - Edhe unë kam shumë qejf të lexoj. Por në momentin kur po përgatitesha ta pyesja se cilët ishin autorët e saj të preferuar, ajo shtoi: - Mos të vonova ! Ndoshta prindërit e tu bëhen merak. U kujtova papritur se gjithë familja më priste ulur në tavolinë. Kur u çova bukën, motra më pyeti me një ton ironik: - Pse u vonove kaq shumë ? Mos të ndodhi ndonjë gjë e jashtëzakonshme ? - Po, - u përgjigja dhe tregova takimin tim me Aishen. - Aman të keqen ! - thirri mami. Mos iu afro më asaj! - Pse ? Eshtë një grua e jashtëza... - Ajo nuk është grua, po kurvë, më ndërpreu mami. - Femër fatkeqe, - e korrigjoi babi. - Po ajo nuk ishte fare fatkeqe, thashë për ta mbrojtur. - Gishtat i kishte të lyer me manikyr të kuq. Fytyra i shndriste. Kishte bërë dhe tualet.
- Pse mos zbukurohet ajo, ka gjithë atë kohë! - u hodh mami. - Po ti, pse s’ke kohë? - Po sepse duhet të kujdesem për ju, - ma preu ajo dhe filloi të na hidhte në pjata supën me zarzavate. Në këtë çast, unë i ndava gratë në dy kategori: kurvat – të lyera, të bukura, të qeshura, enigmatike, dhe mamatë – gjithë kohën duke larë pjatat, duke fërguar peshkun, duke ushqyer bebet, nervoze, të lodhura. - Po e takove prapë, mos i fol më ! Vëllezërit e kanë zbuar nga shtëpia se nuk kishte sjellje të mirë. Unë bëra një tentativë të fundit për ta paraqitur Aishen me tipare pozitive: - Asaj i pëlqejnë librat! Por në sytë e mamit kjo dashuri për letërsinë s’ishte veçse një ves më tepër: - Ajo lexon se nuk ka burrë dhe kalamaj. Si do ta kalojë kohën ndryshe? - Po ti pse ke burrë dhe kalamaj, meqënëse ata të pengojnë të lexosh? - Sepse unë jam grua e ndershme, i dha fund diskutimit mami. - Unë nuk dua të bëhem kurrë grua e ndershme. - Pu, pu, pu! Babi u mundua t’i jepte bisedës një ton filozofik: - Prostitutat, (ai nuk e përdorte fjalën “kurvë”) nuk e kanë jetën aq të lehtë sa ç’mund ta imagjinosh ti. Të gjithë i flakin, edhe burrat që i paguajnë dhe shkojnë me to. Ato nuk kanë vend askund. Ato përfaqësojnë produktin e një 45
Verë 2021
shoqërie të papjekur për dashurinë dhe janë viktimat e saj. Çfarë mendonte Aishja? Nuk pata mundësi të bisedoj me të mbi një çështje kaq të rëndësishme, sepse fill pas bisedës sonë u shfaq në Rrugë një kamion Albania, që filloi të rrinte gjithë ditën i parkuar në trotuar përpara banesës së saj. Shoferi, që kishte ardhur në fillim si klient, u mrekullua nga hijeshia e kësaj kurve të admirueshme dhe e kërkoi për grua. 3.
S
HTËPIA IME ka vendosur të vrasë veten. E lumtur në kohën e mbretit Zog, guximtare gjatë Luftës NacionalÇlirimtare, optimiste në periudhën e komunizmit, ajo është zhytur në melankoli të thellë që prej dhjetë vjetësh. Në fillim i morën një copë të vogël nga kopshti për të ndërtuar një dhomëz ku do të vendoseshin dy makinat e shtypshkronjës së tim vëllai. U desh të pritej fiku gjethegjerë... Mbi trungun e tij të rrafshuar, muratorët vendosën pllakat ngjyrë gri të dyshemesë. Nga dritaret e katit të parë Shtëpia vështronte me hidhërim këtë përzgjatje të shëmtuar të saj, bërë prej betoni me cilësi të ulët; në netët me shi, lotë të mëdhenj i rrëshqisnin përgjatë fasadës. Lotët iu transformuan në dënesa gjatë ndërtimit të një dhome tjetër: vëllai kishte blerë tri makina të reja dhe kësaj rradhe e pësoi qershia – pema më e bukur e kopshtit me ato lulet e saj të bardha në pranverë dhe frutat e kuqe në fillim të verës. Sa herë që fillonte ndonjë rrebesh, Shtëpia përfitonte nga rasti që të vajtonte trishtueshëm duke tundur me dhimbje gjithë skeletin e saj. Dhe kur vëllai preu pjeshkën në lulëzim të plotë për të stisur një barrakë që të fuste presën e shtypshkronjës, disa plasaritje të çuditshme u shfaqën papritur në muret e banjës: Shtëpia 46
kishte zgjedhur vendin më intim për të shfryrë pa ndrojtje tërë neverinë e saj. Sigurisht, ajo as që e kishte imagjinuar sulmin kundër hurmës shumëvjeçare, mbushur plot me fruta dhe tepër kryelartë. Nuk ia kish prerë mendja kurrë se vetë prindërit e mi do t’i hidheshin përsipër me sopatë – kjo ia shkatërroi përfundimisht ekuilibrin psikik Shtëpisë. Mbi varrin e hurmës u ngrit një kuzhinë e vogël. Prindërit shpresonin t’i shpëtonin zhurmës së vazhdueshme të shtypshkronjës si dhe erërave që mbushnin oborrin. Tymi i vjellë nga një gjenerator i blerë në një dyqan të dorës së dytë në Itali e thau përfundimisht hardhinë: ajo filloi të sillej rrotull ballkonit tamam si skelet dhe pastaj u end mureve duke lëshuar herë pas here ndonjë copë nga trupi i saj i vdekur mbi kalimtarët. Askush nuk mori mundimin ta priste. Ne nuk i vrasim të vdekurit. I lëmë të jetojnë me të gjallët. Por kjo bashkëjetesë e detyruar me kufomën e hardhisë, dikur plot fletë të gjelbra dhe zbukuruar me veshulë, e deprimoi Shtëpinë. Ajo kishte duruar prerjen e fikut të madh, degët e të cilit i bënin hije gjatë verës përvëluese, ekzekutimin e mbretëreshës pjeshkë, lulet e të cilës i frymëzonin një ndjenjë përjetësie, asgjësimin e qershisë veshur me të bardha, simbol i ëndrrave më të pastra, si dhe masakrën dhe djegien e hurmës në sobën e prindërve të mi, që kishin mbetur pa dru gjatë dimrit. Ajo kishte duruar gjymtimin e vet, shtimin e gjymtyrëve të padenja mbi trupin e saj të lehtë prej kashte e qerpiçi dhe bile, heroikisht, pati toleruar edhe barrakën në fund të kopshtit, mbi varrezën e pjeshkës. Po ama të përqafohej nga krahë të vdekur, jo, këtë nuk e duronte dot ! Kjo i tejkalonte të gjitha!
Shtëpia u bë paranojake. Kur pa që gjeometrat vizituan banesën përballë, ajo u drodh nga frika: disa copa suvaje ranë nga tavani direkt mbi shpatullat e babait tim. Të nesërmen, e vetmja palmë e lagjes sonë pa vdekjen me sy: ia bënë varrin disa punonjës të një ndërmarrjeje të madhe ndërtimi. Në kopshtin e së ndjerës Vangjeli, që kishte trëndafilat më të kuq dhe tulipanët më të bukur, do të ngrihej një pallat prej dhjetë katesh. Dhjetë kate rriten shumë më shpejt se sa një pemë e zakonshme dhe bile akoma më shpejt se një palmë. Pas një muaji, qielli ishte zvogëluar fare. Shtëpia filloi ta sodiste diellin vetëm pasdite. Këtej e tutje agimi rrezeartë do të mbetej për të një ëndërr e paarritshme. Nga dritaret e saj ajo do të kundronte të tjera dritare që do ta shikonin nga lart me përçmim. Për herë të parë Shtëpisë i shkoi mendja tek vetvrasja, por ama vendimin përfundimtar e mori më vonë, gjatë ndërtimit të një pallati dymbëdhjetë katësh në të majtë të saj, pikërisht mbi banesën e dikurshme të Nerit. Shtëpia e mblodhi mendjen t’i jepte fund jetës dhe vendosi të shembej me gjithë madhështinë e saj, një të diel, kur banorët e vet të kishin dalë shëtitje. Ajo nuk donte të vriste asnjeri. Por akoma nuk e dinte e shkreta se pronarët po i përgatisnin një komplot për ta zhdukur. Në sallonin e saj të madh ku ishin festuar aq dasma e ishin qarë aq shumë të vdekur, gjeometrat erdhën të pinin një gotë konjak për nder të varrimit të saj të ardhshëm. E keqja po trokiste në derë dhe nga anët tona askush nuk i shpëton dot fatit të vet. Ai i hoqi Shtëpisë lirinë e saj të fundit – të drejtën e vetëvrasjes – pasi i pat ofruar një ekzistencë të jashtëzakonshme...
Verë 2021
Nga Fjolla Spanca
EDLIRA RUZI
një grua që frymëzon parreshtur! Ajo është si flladi i verës! Një grua gjithë urtësi e dituni! Një profesioniste e jashtëzakonshme dhe një nënë shembullore! Zëri i saj dallohet lehtësisht mes mijëra melodive sikurse pena kollaj e dëftueshme, e cila kullon bojna shprese dhe andrrash! Pra, po flasim për Edlira Ruzi, regjisoren e njohur, zemra e së cilës vazhdimisht rrezaton frymëzueshëm!
Edlira, ti je nga ato gratë e rralla që baulen e jetës e ka mbushur përplot përvoja të çmueshme dhe mësime të vyra! Shkolluar brenda e jashtë Shqipërisë, ti ke arritur të njohësh jo vetëm kulturën por edhe mendësinë e vendit dhe matanë! Në fillim, si nisi udhëtimi yt drejt regjisë? Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kuptoj se ajo “baulja” për të cilën flet ti Fjollë, nuk arrin të mbushet kurrë. Është jeta ajo që na jep përvoja të vyera për të cilat të duhet të përgatiteshpër t’i pritur, kuptuar dhe në fund, në mundsh të përfitosh prej tyre. Deri në momentin që nisa studimet për regji, nuk kisha ëndërruar të bëhesha regjisore. E vogël fare kisha dy ëndrra: të interpretoja në teatër dhe t’i bija pianos. Pak të çuditshme mbase për një fëmijë, por mesa duket ëndërroja protagonizmin, ndërsa në realitet zgjodha të isha pas kamerave dhe të kujdesem për protagonizmin e të tjerëve.
Si je puqur për së pari herë me pasionin ndaj regjisë? Herë pas here kam dashur të sfidoj veten. Kështu ndodhi që kam punuar në 3 televizione. Nuk jam mjaftuar me një pozicion i cili të bëhet i rehatshëm pas disa viteve pune. Rrogën e parë e kam marrë si përkthyese në një televizion. Më vonë më tërhoqi mikrofoni. U vetëofrova të lexoja kronika lajmesh. Zëri ishte i mirë, artikulimi gjithashtu. Por nuk njihja ritmin, impostimin etj. Regjisori që më dëgjoi duke lexuar herën e parë, tha: nuk bën kjo. U mërzita shumë. Por pas ca vitesh, ishte pikërisht ai që më kërkoi të bëja zërin e një dokumentari. Më tej vazhdova për vite me radhë të përktheja e 47
Verë 2021
redaktoja lajmet nga rajoni e bota. Duke punuar në TV përfeksionova shkrimin, mësova të montoja kronikat e mia, redaktoja shkrimet e korrespondentëve nëpër botë. Ndërkohë shihja me vëmendje se çfare ndodhte edhe në regji, me të cilën një xham më ndante. Sapo mësova se ishte hapur nje fakultet për regji filmi dhe televizioni, vrapova të regjistrohesha. Kjo ishte sfida e radhës! Të studioja regji ishte fat i madh. Nisi si aventurë por rezultoi të bëhej pasion e profesion. Aty gjeta veten. Madje shkova përtej. Në klasën time ishim djem e vajza që leksion pas leksioni ndjenim si na ndryshonte botëkuptimi. Shtynim më tëj kufijtë e mendjes e shpirtit. Puna në TV bënte që shumë gjëra t’i prekja me dore e mos mbeteshin në kufijtë e teorisë. Por nga ana tjetër kisha më pak kohë se shokët e mij që të qëndroja me profesorët edhe pas orëve të mësimit. Regjisori Kujtim Çashku i cili u kthye në mentorin tonë, vrenjtej sa herë largohesha nga orët e praktikës, për të shkuar në punë, ku më priste një tjetër lloj praktike, ajo e punës në një TV si Top Channel, që atëherë ishte në kulmin e tij. Kush ka qenë burimi i forcës dhe mbështetjes në vitet e hershme të studimeve? Ishte e veshtirë t’i kryeje mirë e njëkohësisht të dyja këto angazhime. Mbështetja kryesore ishte familja. Për prindërit e mij, gjithnjë e në çdo kohë, prioritet ka qenë arsimimi. Që të vegjël, mua dhe vëllait na kërkohej vetëm një gjë: të mësonim. “Ju mësoni, për të tjerat na kini ne!”, kjo është fraza që na ka shoqëruar gjithë kohës. Prindërit lumturohen edhe sot kur më shohin me libër në dorë. Sa e veshtirë ka qenë për një vajzë të futej a përfshihej në botën e regjisë? 48
pikon, se rrjedh. Angazhimet familjare si dhe pandemia që kaluam, më penguan disi.
Të përfshihesha në botën e regjisë nuk ishte e veshtirë, nisur nga gjinia. Sot është vështirë për këdo të studiojë në çfarëdo fushe. Kërkon përkushtim si dhe kushte te përshtatshme, kryesisht financiare. Por vështirësia e vërtetë nis pas shkollës. Do kisha dashur të bëja filma. Por përtej vështirësive për të siguruar mbështetje financiare, fakti që jam grua, bën që të qëndroj më afër shtëpisë, ndërkohë që filmi të kërkon orar pa orar e vend e pa vend. Filmi është krijim që të do të gjithin. Si një fëmijë. Të do aty, duke lënë këdo tjetër jashtë. Kjo për një grua është më e vështirë sesa për një burrë. Mbase është gjenetike, mbase karakteriale, mbase dhe rrjedhojë e mjedisit ku jetojmë. Po dëshira për të shkruar si çel? Dëshira për të shkruar është e hershme. Jam rritur me dashurinë për librin. Krenohesha në shkollë me bibliotekën e familjes. Merrja dhuratë libra. Kështu që më duket dhe krejt e natyrshme që pasi ke lexuar, të duash të shkruash. Shkrimi është si një valvul shkarkimi. Çlirim. Emocionet që merr, do i lejosh të rrjedhin diku. Rrjedhjet e mia emicionale janë në shkrimet që bëj. Të them të drejtën tani më shumë
Për shumëkënd ti je një nga gratë më të veçanta sepse sidomos në kohën e karantinës ke përcjellur qetësi, maturi e dashuri të pashoqe përmes videove që realizoje teksa gatuaje. Po ky pasion; si, nga, ku?! Edlira: Unë jam njeri që e dua ushqimin. Dua të marr kënaqësi prej tij dhe kënaqësia për mua fillon që kur nis e gatuaj. Mendoj a do më pëlqejë, a do u pëlqejë të tjerëve. Është një nga ato sfida që i vë vetës herë pas here. Gjatë pandemisë të gjithë u bëmë “shefa” kuzhine. Për mua ishte diçka e natyrshme të gatuaja, xhiroja e montoja videot e mia. Ishte Rudina Xhunga që më nxiste, ashtu siç kishte bërë dhe më parë për shkrimet, mini reportazhe gjatë udhëtimeve të mia. Tani kemi plane edhe më konkrete që ta vazhdojmë këtë bashkepunim. Cilat erëza t’i kanë shtuar Teodori dhe Tomas Bland? Tashmë Teodori dhe Thomas Bland janë erëzat e jetës tonë. Lezeti i një dite të përmbyllur mirë është mirëqenia e tyre. Më kanë larguar nga disa zakone, vogëlsira e vanitete me të cilat mbushja jetën më parë. Tani e kupton deri në kockë se çfars ka rëndësi vërtet. Jo thjeshtë të sjellësh në jetë fëmijë, por të gjenerosh dashuri e përkujdesje. Të formësosh individë të paqtë me vetën, Zotin e shoqërinë. Kjo është sfidë e vazhdueshme.
Verë 2021
Sot “Ferma Jonë”, veç prodhimeve të fermës qe ndodhet ne fshatin Baldushk, ka edhe një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh nga veriu në jug, duke siguruar çdo ditë për konsumatorët prodhimet më të mira shqiptare Idetë inovative dhe përdorimi i teknologjisë janë ato që kanë ndihmuar këtë brand të rritet nga dita në ditë. Ndër të parët që ofruan sherbimin ushqimor online, të parët që kanë përdorur një kod ngjyrash në dyqan, apo në website e tyre www.fermajone.al për të qënë transparentë me konsumatorin dhe shumë shpejt me filozofinë “0 shpërdorim”, do të hapin pikën e dytë “përpunim & shitje”.
49
Verë 2021
GRUA SI TI MUZEU I GRUAS Në qoshk ënrrash me një mision! Elsa Ballauri
M
uzeu i Gruas është iniciativë individuale e znj. Elsa Ballauri, gazetare, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe koleksioniste. E duket se duhej të vinte çmimi “Pishtari i Grave” që mori në 2008-n si përkrahëse e të drejtave të grave, që ta shtynte edhe më shumë drejt dëshirës për të hapur një muze, pikërisht për kontributin e grave në shoqëri në epoka të ndryshme, përmes objekteve. Për Elsën realizimi i një muzeu nuk do të ishte aspak një sfidë. Madje, për të mund të quhej një sipërmarrje tejet e kollajtë dhe kjo falë të atit, prej të cilit trashëgoi pasionin për të koleksionuar objekte të ndryshme antikuare, si mënyrë për të rrethuar veten me histori, civilizim, ngjarje e fate njerëzore. Ndaj, ideja e një muzeu në nder e kujtim të tij do të mbetej një arsye më shumë për t’ia ndjerë gjithmonë praninë, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e koleksionit të muzeut është trashëguar pikërisht prej tij. Kësisoj, shtëpia ku hyri për herë të parë nuse, u bë vendi ku shfaqen të gjitha këto objekte tashmë të një funksioni muzeal, për të dëftuar jo vetëm gjurmët e kujtimeve personale të gazetares. Në sipërfaqen e vogël të një apartamenti të ndërtuar ne vitet 60, 50
vizitorët do të zbulojnë një botë të madhe të pasionit, krijimtarisë dhe forcës së grave. Muzeu i kushton një rëndësi të veçantë edukimit; fëmijët e shkollave dhe të rinjtë janë gjithmonë të mirëpritur, jo vetëm si vizitorë, por edhe si debatues për rolin e gruas në shoqëri. Ky muze është një rrëfim i historisë së grave shqiptare nëpërmjet ngjarjeve të njohura dhe të panjohura. Elsa është përkujdesur ta tregojë gruan në një këndvështrim tjetër, intriguar nga fakti që nuk është thënë e nuk dihet mjaftueshëm për rolin dhe jetën e grave të pas viteve 1900. Është pikërisht një koleksion personal me sende të familjes së saj, një pjesë e madhe e të cilave i përkitnin Ollga Ballauri Frashërit, gjyshes së saj. Në këtë muze, gruaja udhëton në kohë, që prej antikitetit, dhe shfaqet nëpërmjet objekteve, dokumenteve e fotografive drejt qëllimit që muzeu ka: të zbulojë sa më mirë rolin e femrës në shoqëri, familje, në monologun me veten dhe dialogun me burrin. Përmes këtyre objekteve bëhet më i prekshëm kujdesi i një femre për veten, çka lidhet me civilizimin e gruas së kohës, si për t’u thënë njerëzve që ta përfillin historinë, të kaluarën e tyre, sepse koleksionet janë pjesë e një identiteti. Veshjet, objektet personale, çantat
dhe kapelat janë një zbulim i këndshëm për ata që nuk e njohin Shqipërinë e viteve 1920-1930, ndërsa dokumente dhe botime të ndryshme tregojnë se historia e intelektualeve të vërteta ka nisur që përpara krijimit të shtetit shqiptar. Përmes kësaj sipërmarrjeje, Elsa mbetet në përpjekje për të angazhuar biznese dhe interesa grash intelektuale që dëshirojnë të kontribuojnë me një ide a vizion, apo me ndonjë veprim konkret në fusha specifike ku janë të specializuara. Nga ana tjetër, ajo ka të njëjtën gatishmëri kundrejt iniciativave të ndërmarra nga gra të tjera në çfarëdolloj fushe.
“Kur krijohet një muze grash, është pjesë e luftës që gruaja bën thellë në subkoshiencën e saj drejt barazisë, civilizimit dhe bashkëpunimit me pjesën mashkullore. Nuk e shikoj vetëm si revoltë psikologjike apo sociale; e shikoj edhe si kuriozitet. Gruaja ka një jetë jashtëzakonisht të pasur.” Elsa Ballauri
Verë 2021
Në ‘Muzeun e Gruas’ janë ekspozuar një pjesë të sendeve të trashëguara prej gjysheve tuaja, pjesë e koleksionit të objekteve të rralla që u përkisnin grave mondane të viteve 1910-1930. Teksa i qëzoheshit posedimit të një trashëgimnie të tillë, që nuk mbetet vetëm materiale, si vendosët ta ndani këtë privilegj me të gjithë? Kjo është një pyetje e mëncur dhe provokuese dhe me shumë kënaqësi dua të të shpjegoj se si mund ta shpëtosh veten nga “vetja”. Unë nuk e kam ndjerë si privilegj – është pjesë e natyrshme e vetes dhe historisë së jetës time. Më parë, nuk do ta kisha kuptuar tamam këtë pyetje, por me kalimin e viteve kam kuptuar njëlloj “unikaliteti” të historisë së familjes sime, e cila gjithmonë e më shumë më rrit nderimin dhe më bën të ndjehem mirë.
…Kam filluar ta them shpesh.. ndoshta më shpesh se sa duhet, se jam rritur mes disa dimensioneve që kanë përcaktuar edhe hapjen e këtij muzeu: midis koleksioneve të babait tim Robert Ballauri, një filatelist i rrallë dhe shumë i ditur dhe muzeologjisë (ai ishte arkitekt muzesh). Për mua muzetë janë si një vazhdim i natyrshëm i jetës që bëj, edhe kur nuk i kam – i kam… Një tjetër dimension i rëndësishëm është vetë familja. Prindërit e mij ishin nga e njëjta shtresë e pasur e shoqërisë korcare, me të njëjtat histori shkëlqimi dhe rënie…mua dhe motres time asgjë nuk na është fshehur, përkundrazi…Për mua ky është vërtet privilegj. Jam rritur me presencën të atyre sendeve, e në fakt kjo fjalë nuk është aspak shpjeguese, sepse shumëkush i sheh si objektë të thjeshta, unë i shoh si frymorë, bisedoj me to dhe p a s cdo
materiali dhe forme, dëgjoj edhe zërin, edhe vështrimin…dhe ky është “privilegji” që nuk mund të ndahet me askënd: zëri i gjyshërve, i prindërve…deri vonë më mallëngjente, tani me muzeun – më frymëzon dhe më ndihmon. Mendoj se kjo ka lidhje me trashëgiminë, ne nuk trashëgojmë vetëm objektin, më pas, e mbajmë, s’e mbajmë, e hedhim, e falim – kjo s’ka rëndësi…ne trashëgojmë shpirtin nga të parët. Kur ata kanë qënë aq të aftë sa të na kenë lidhur pas vetes së tyre përjetësisht (aq sa kemi jetë), atëhere edhe sendet kthehen në shpirt dhe të flasin. Unë kam dashur që sendet e mia të trashëguara të mos flisnin vetëm me mua, por të dëgjoheshin edhe nga të tjerët. Nuk është vetëm cështje krenarie, është një nevojë që histori të vërteta njerëzish të njihen nga të gjithë. Ngjarjet e vogla njerëzore na mësojnë më shumë për historinë e madhe, por duhet shumë kuriozitet, dashuri dhe përkushtim që t’i mësosh dhe t’i ruash këto histori të vogla. Çmimi “Pishtari i grave” në nder të kontributit e aktivizmit tuaj për të drejtat e grave solli në një farë mënyre edhe inkurajimin për çeljen e këtij muzeu. Si shpërfaqen përmes objektesh të koleksionit të këtij muzeu betejat për të drejtat e grave në epoka të ndryshme? Për mua një muze për gratë nuk mund të qëndrojë vetëm si një lule e veshur më mëndafsh. Mëndafshi i entuziazmon njerëzit për shumë pak kohë. Ajo që ata nuk e harrojnë është përmbajtja e tij, zbulimet e shpirtit të gruas, dilemat e saj, të patreguarat, heroizmat, sakrificat, nënshtrimet, robërimi I saj. Vetëm 51
Verë 2021
duke zbuluar historitë e vogla të gruas si mbretëreshë dhe skllave, mund të kuptojmë se si dhe cfarë është gruaja. Puna ime e gjatë me të drejtat e njeriut natyrisht më ka ndihmuar të zbuloj anë të tjera dhe të shumta të natyrës së shoqërisë dhe sidomos të kuptoj më mirë vendin e gruas, atë vend që ja jep asaj burri apo atë që ajo ja le vetes. Më beso, sa më shumë e kam njohur këtë dimension, jam entuziazmuar shpesh, por edhe jam trishtuar dendur. Kam kuptuar se asnjëherë nuk do të na i japin të drejtat nëse nuk i marrim vetë…
bezhë që koha nuk ia ka zbehur shkëlqimin, me temina të vogla dhe më një model ala Ginger Rogers, I cili është veshur nga gjyshja ime Olga Frasheri-Ballauri ne vitin 1924, të ndricon një periudhë e cila vështirë se mund të përfytyrohet në memorien e shqiptarëve. Është një fustan që vjen nga një botë e panjohur, gati imagjinare. Nëse do duhet t’I japim një shpjegim më të thellë, atëhere një pjesë e mirë e historisë së Shqipërisëdo (ajo që është treguar dhe shkruar pas lufttës së dyte boterore), do shihet me dyshim ose do të bëhet e pavërtetë.
Shqiptaret i gjej me një numër të konsiderueshëm në vitet 2030 si predikuese për të drejtat e tyre. Ishin ende në periudhën e ruajtjes së gjuhës , e shkollimit dhe patriotizmës. Ishin pak, por ishin shumë cilësore – modele të vërteta të inetelektualizmit, sakrificës, idealizmit, pasionit të sinqertë, dashurisë pa kushte për vendin. Vështirë në vende të tilla si Shqipëria të gjeje një Sevasti apo Parashqevi. Ato vite sollën shumë gra të tilla. Pak njihen, muzeu ka për qëllim t’I zbulojë. Të drejtat e grave më vonë, ishin një demagogji, ende nuk kemi shpëtuar nga ai lloj stili.
Qëllimi im është të jap përgjigje për shumë pyetje që kur isha e vogël I bëja vetë, dhe më vonë I dëgjova nga fëmijët e mij. Pyetje të zakonshme si: Pse kështu ka qënë edhe Shqipëria, apo: I kemi pasur edhe ne këto, apo: Ah, I kam parë në fotot e familjes, etj, më janë bërë të zakonshme, ato më entuziazmojnë nga njëra anë, sepse shoh interesin e vizitorëve të rinj për muzeun, por më trishtojnë, nga ana tjetër, sepse dalloj paditurinë dhe mungesën e madhe të informacionit që ideologjia komuniste serviri për gjysmë shekulli.
Cilat prej objekteve kanë nevojë për prezantim që të mundet të kuptohet vlera e copëza të historive të humbura, të pathëna, të patreguara a të panjohuratë historisë, për arsye nga më të ndryshmet. Muzeu është për të treguar histori, pra, cdo objekt ka një mision, edhe ai më i parëndësishmi në dukje. Psh, një veshje e viteve 20, një fustan mëndafshi ngjyrë rozë në 52
Sic e them shpesh, muzeu ka një qëllim të rëndësishëm, të zbulojë ato që nuk janë treguar ende, dhe të tilla faktë dhe dokumenta ka shumë nëpër arkivat shqiptare. Muzeu duket se puq në një pikë dy epoka totalisht të ndryshme: atë të para e pas luftës, përmes përpjekjes për emancipimin e gruas, edhe pse me vizione e koncepte të ndryshme. Ç’do të na duhet të mësojmë prej këtyre periudhave për rolin e gruas
në shoqëri e për çfarë duhet të mos e kthejmë kokën pas? Po filloj më pjesën e fundit të pyetjes suaj…nuk duhet të kthejmë kokën pas për të mos e përseritur historinë e diktaturës. Ajo atrofizon mendjen dhe shpirtin e njerëzve. Për të tjerat, mendoj se ne duhet të dimë dhe të kujtojmë. Edhe të metat dhe gabimet na ndihmojnë. Muzeu ka një perceptim kronologjik që prej antikitetit, pra prej kohes që njerëzimi nuk e njihte konceptin e
të drejtave të njeriut apo të grave. E megjithatë, krahasuar në idetë e sotme, ne mund të shohim se si ishin ndarë punët, apo se sa pak ka ndryshuar marrëdhënia burrë-grua në shekuj. Përsa I takon periudhës së para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, këto janë periudha që kanë dy probleme të rendësishme: mungesë informacioni që kombinohet shpesh me fshehje informacioni
Verë 2021
dhe e dyta: keqpërdorim dhe fallsifikim informacioni. Aryeja është politike, pra ndeshja e dy sistemeve, atij kapitalist që ka për qëllim të zhvillojë demokracinë dhe lirinë e individit dhe atij komunist që kontrollon jetët e njerëzve dhe ku shteti e merr fuqinë në dorë për cdo gje, duke refuzuar dhe nënshtruar shtetasit e vet me heqje lirie dhe prone. Këto sisteme kanë një ndryshim shumë të madh mes tyre, si rezultat, edhe krahasimi është shumë fatkeq. Shqipëria e pësoi këtë sistuatë ekstreme, gratë edhe më shumë se burrat. Ato nuk arritën të jenë vetvetja për t’u përmirësuar, ato mbajtën mbi shpatulla dy diktatura, atë të shtetit dhe atë të burrit.. Shumë gra të jashtëzakonshme janë “groposur’ në harrese sepse sistemi i diktaurës nuk i pranonte mendimet e tyre. Pa bërë moral muzeu përshfaq jetën përmes përditshmërisë duke apeluar për mos harruar absurditetin e komunizmit e njëkohësisht kohën e jetuar në të. Sa kurajo do të projektosh të njerëzishmen e asaj periudhe? Megjithëse personalisht kam një mendim të prerë dhe shumë negativ për diktaturësn komuniste shqiptare dhe për të gjithë diktaturat në botë, mendoj se muzeu im nuk është detyrimisht një emocion I fortë. Brenda asaj fryme ku unë shoh se cfarë ka bërë diktatura komuniste, jam njëkohesisht edhe realiste. Periudhat më të optimiste të
diktaturës? Mendoj se fillojnë nga pak me përfshirjen e vajzave në luftën kundër pushtuesve dhe kjo është një pjesë e rendesishme e Shqipërisë së vogël që nuk bëri luftë të madhe, por u përpoq. Pas Luftës II Botërore, si gjithë rinia e Europës edhe shqiptaret prisnin ndryshimet e mëdha sociale, mendore, ekonomike. Por kjo shumë shpejt mbeti endërr, sepse politika filloi ta izolojë vendin nga të tjerët. Megjithatë pati zhvillim në dy drejtime: hapja e shkollave të larta dhe arsimi shtatëvjecar I detyruar dhe mundësia e grave për të punuar. Natyrisht, të ishte një tjetër regjim, këto dy drejtime do të ishin zhvilluar shumë natyrshëm dhe me cilësi, por edhe aq sa u bë në një kohë diktature ekstreme, pati një rezultat të mirë. E njërëzishmja ? E di që në dukje kemi qënë më të njerëzishëm, por harruam se sa shumë po përsosej e panjerëzishmja brenda nesh, padashje, pa e kuptuar. Më vjen keq për analizat e dobëta që bëjmë edhe sot. Si cdo qenie njerëzore, ne jemi të pajisur me të mirën dhe të keqen brenda vetes, varet se cfarë funksionon më gjallërisht në momente të caktuara, varet se cila nga këto aktivizohet më shumë si efekt I kushteve të jashtme. Meqënëse ishim të zhveshur nga të gjitha normalitetet e qenies njerëzore, si litrite dhe prona, dukej sikur ishim të gjithë njësoj, të painteresuar për to, nuk luftuam për to, nuk sakrifikuam për to. Thjesht na I morën dhe ne heshtëm. Pra, e njërëzishmja jonë u përpunua në këto kushte….ishim të njerëzishëm nga halli dhe nuk I
vecoj dot gratë në këtë kontekst. Nen peshen e dy diktaurave, ato ishin më të mjerat. Disa shëmbuj që unë I kam theksuar edhe në muze: aborti I ndaluar, puna e rëndë, fletërrufeja e gatimi në banjë, rradhat torturuese për ushqime, pamundësia finaciare, fallsiteti, etj. Në muze, janë një gamë objektesh të cilat sjellin ndërmend nostalgjinë e jetës aristoktrate, të të zonjave të dikurshme. Ç’mbetet ai element fisnikërie e së dikurshes që nuk bën kompromis me pasurimin e rastësishëm të shumëkujt ditëve të sotme? E vërtetë që vizitorët I cudit së pari pamja e objekteve jo tipike për shoqërinë shqiptare të pasluftës. Ka shumë elegancë, shumë sqimë, ka një copëz Europe të asaj kohe, të natyrshme dhe shumë estetike. Kjo është e dobishme sidomos për të rinjtë që vijnë dhe e vizitojnë sepse iu jep një panoramë reale për një të kaluar joreale që atyre nuk ja u kanë shpjeguar kurrë. Por unë nuk kam dashur asnjeherë të qëndroj këtu. Mua më intrigon, më entuziazmon, më mallëngjen shpirti I madh I këtyre grave që ashtu, te veshura me mendafsh dhe kapela të modës, studiuan në unversitetet më të mira të botës dhe u kthyen në Shqipërinë e varfër për të sjellë dritën e arsimit, luftuan për demokraci. Ato ishin pa interes në atdhedashurinë e tyre…kjo më frymëzon: sakrifica dhe devotshmëria e tyre. Veshtirë se i gjejmë sot këto tipare.
53
Verë 2021
Nëse një hapësirë e muzeut do të përfshinte gruan e periudhës postkomuniste, cilat do të ishin pesë objektet që e do e përfaqësonin më së miri atë? Ndryshimet e forta që edhe gruaja I kapi sapo ndryshimi ndodhi: hapja e bizneseve te para grave, shfaqja artistike për jetën, e cila më parë censurohej, përshtatja me modën e re të veshjeve, lëvizja e homoseksuale e vajzave lesbike, etj. Ka disa gjëra pikante dhe diskutimi për to sidomos në aspektin krahasimor dhe historik, është me shumë rëndësi. Cilat obekte të muzeut përfaqësojnë në një farë mënyre triumfin e feminizmit në një vend sfidash të ëda për një vend të vogël si yni? Feminizmi për mua, është akoma një temë e palëvruar në Shqipëri. Kjo është një përgjegjësi e jona,
54
e grave. Nuk mund të flas për një lëvizje feministe të natyrshme dhe të organizuar, por sigurisht ka ndryshime të mëdha në shumë aspekte. Ajo që do desha më shumë nga vetja dhe nga gratë e angazhuara është të thellojmë mendimin tonë për historinë e grave shqiptare, të flasim dhe të implementojmë më shumë për filozofinë feministe dhe të jemi më të organizuara dhe më të bashkuara dhe mbështetëse të njëra- tjetrës. Kur je bashkë, edhe idetë janë më brilante dhe më të realizueshme. Sfida e radhës që i keni vendosur vetes me muzeun? Nuk ka sfidë të rradhes, për mua muzeu vetë është një sfidë. Prioritet është të zbuloj sa më shumë jetë grash kontribuese të vendit, prat ë pasurojmë sa më shumë historinë e grave shqiptare.
Një rëndësi të madhe për mua ka edukimi, ndërgjegjësimi I vegjëlve dhe të rinjve, nevoja për të transmetuar historinë. Të rinjtë duhet të njohin gruan e shekujve dhe gruan e sotme dhe të kuptojnë rëndësinë e madhe të femrës në shoqëri. Thellime të debateve mbi feminizmin, gruaja në art, etj…. Më besoni ka kaq shumë hapësirë dhe nevojë për të punuar. Fshat e Zanat është gjithashtu nje sfidë bashkëpunimi që më entuziazmon. Sa për plane të tanishme, Muzeu po merret edhe me disa botime, si debatet paralmentare mbi gratë, veprimtaria e Praksithe Plumbit ne vitet 30, e cila ishte kryetare e degës Gruaja shqiptare në Korcë ( e panjohur deri më sot). Bashkëpunimi me të tjera muze të grave në botë, është një perspective interesante për të krahasuar dhe ndërgjegjësuar.
Verë 2021
Më shumë kuriozë për idetë sesa për njerëzit. Marie Curie
55
Verë 2021
Një shoqëri ndryshe përmes emancipimit të gruas Liri Kuçi, veprimtarja e spikatur e kësaj sfide të vështirë
L
iri Kuçi është bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e revistës Shota, diplomuar në Master Shkencor për “Teori Politike” në Universitetin e Tiranës. Prej vitesh është angazhuar në çështjet gjinore, organizimin studentor dhe atë sindikal, si aktiviste feministe. Gjatë studimeve të larta dhe eksperiencës në punë hulumtuese, ajo është thelluar në ligjërimin feminist progresist, fushën e seksualitetit dhe të drejtat e punëtoreve të seksit në Shqipëri. Liria ka punuar si kryeredaktore e medias online Historia Ime (2019) dhe një vit më pas, në periudhën shkurt-qershor 2020, ka shërbyer si këshilltare për politikat sociale dhe gjinore në qeverinë e Kosovës. Shota lindi rrugëve të qytetit si përgjigje ndaj dhunës sistemore dhe patriarkale, për t’u kontekstualizuar më pas në një platformë përbashkuese, me qëllim shtrimin e diskursit dhe praktikës feministe në Shqipëri. Përkrah solidaritetit dhe mobilizimit në terren, zhvillimi i mendimit kritik dhe emancipimi përmes dijes, mbeten të vetmet instrumente premtuese për ndërtimin e një shoqërie ndryshe. Aty ku ka vend për gratë njëlloj si për burrat; ku puna është meritë dhe shpërblim drejt një jetese me dinjitet, jo skllavëri moderne; ku për shoqja-shoqen jemi krah mbështetës, jo konkurrente në një garë absurde që mëkon strukturat e shtypjes; ku dallimet tona në terma të etnisë, gjuhës, kombësisë, kulturës, besimit, orientimit seksual 56
apo identitetit gjinor shërbejnë për të na afruar dhe fuqizuar. Shota është ide dhe përpjekje. Ajo është çdo grua që vjen nga skajet drejt qendrës. Shota e banon
personalen e tyre, i jep asaj jehonë dhe e shndërron në thirrje publike. Por mbi të gjitha, Shota është kërkesa për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, mungesa e kompromisit për lirinë dhe jetën.
Verë 2021
Me sytë kah e ardhmja në gjurmët e grave të dikurshme që kanë shenjuar historinë. Çka mbetet kaq e veçantë për t’u mësuar prej tyre?
si qëllim në vetvete.
Gra të njohura e të panjohura e kanë shenjuar historinë e tyre dhe tonën në mënyra të ndryshme. Edhe gratë “e padukshme” të familjeve tona, që në pamundësi për ta kthyer lirinë në modus vivendi për veten e tyre, kanë gjetur një formë për të na e përcjellë përpjekjen e mundimshme të daljes nga qerthulli i shtypjes dhe nënshtrimit, qoftë dhe e ardhur si përgjërim, apo përmes veprave dhe mbështjetjes së tyre të pakusht gjatë procesit të rritjes dhe edukimit.
Më herët se ç’dija t’i emërtoja zënkat e para me tim atë pse më thërriste “bir i babait”, apo me mësuesen, teksa për të njëjtat gabime fëmijërore vajzat dënoheshin me pastrim të klasës a tabelës, përkundrejt justifikimit të nëpërdhëmbshëm për shokun “ai
Ndërsa ato, të cilat bënë të mundur jehonën publike të fjalës së këtyre grave, veprës e sakrificës së njerëzishme për t’ia dalë në një mjedis patriarkal me norma e zakone bukosëse - që duke pezulluar kontaktin me botën dhe shoqëroren sigurojnë ciklin e pabarazisë dhe padrejtësisë - janë mishërim i punës që është e nevojshme të bëjmë edhe sot. Në gjurmët e tyre, ne gjejmë frymëzim për të pasuar çka ato nisën, dhe në zërin e protestës së shoqeve me të cilat ndajmë të njëjtat sfida, gjejmë mbështetje dhe siguri që buron prej përbashkësisë në përjetim e reagim. Historia është shkak-pasojë dhe, sa të ketë padrejtësi, do të ketë edhe duar që zgjaten dhe kapen derisa të lirohen vullnetshëm në një shoqëri që e kremton njerëzimin në barazi
Si nisi rrugëtimi yt në angazhimin e çështjeve gjinore?
shprehej qartë dhe i mirartikuluar. Angazhimi dhe pasioni për t’u përkushtuar krejtësisht ndaj studimeve feministe mori formë gjatë universitetit, ku punimet e mia kërkimore në Bachelor dhe Master u përqendruan në ligjërimin feminist në kontekstin shqiptar dhe zbardhjen e premisave të historikut dhe figurave të përpjekjeve feministe. Jeni kryeredaktore e një reviste sa të veçantë, aq edhe të nevojshme për nga narrativa e praktikës feministe në Shqipëri. Cili është vizioni i pakthyeshëm i këtij rrugëtimi të guximshëm? Cila mbetet pengesa dhe inkurajimi më i madh që ka një aktiviste në këtë vend? Së bashku me Gresa Hasën, themeluam revistën Shota, e cila u konsolidua si e tillë pas vitesh të tëra angazhimi si aktiviste feministe në organizime e protesta që kur ishim studente. Shota qe së pari identifikimi për mbishkrimet feministe nëpër muret e Tiranës e më pas u kthye dhe në emërtim të një reviste të munguar në kushtet tona.
është djalë, juve nuk ju ka hije”. Më tej kjo arsye bëhej e mjaftueshme që djemtë të shpërbleheshin me nota më të larta, edhe pse studionin më pak se vajzat, me tonin inkurajues se “ai është i zgjuar, por është djalë dhe nuk lexon shumë”. Revoltat e atëhershme nuk u zbehën, porse u bënë “torturë” e vazhdueshme për më shumë punë me veten, që guximi për t’i vënë në pah padrejtësitë që i përjetoja në lëkurë si frustrim, të
Na pëlqen ta konsiderojmë këtë revistë si hapësirë të domosdoshme dhe të sigurtë, në një mjedis universitar pa departamente të studimeve gjinore dhe me rrugë, familje e institucione të dhunshme e patriarkale. Megjithëse një peshë e këtillë, është edhe sfidë e përgjegjësi e shtuar. “Shota” është ide dhe përpjekje. Ajo është çdo grua që vjen nga skajet drejt qendrës. “Shota” e banon personalen e tyre, i jep jehonë dhe e shndërron në thirrje publike. Por 57
Verë 2021
mbi të gjitha, “Shota” është kërkesa për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, mungesa e kompromisit për lirinë dhe jetën. Përveçse si institucionalizim i motërzimit, përmes revistës Shota po rrekemi të dokumentojmë gjithë sa na ka munguar në punën tonë kërkimore, emra, gra, vende, përpjekje. Te Shota më në fund po prodhojmë mendim, nxisim krijimtarinë e përkthejmë teori në shqip. Shota qe emri i trimërisë për Qerime Halil Radishevën, ndërsa për ne është kushtrim për të punuar më shumë me veten dhe për të fuqizuar më shumë njëra-tjetrën. Thua se të qenit grua është barrë e shumëfishtë dhe sërish, asnjë prej ngarkesave të kësaj barre nuk i ekspozohet botës si problem publik. Ku e si duhet të fillojë ngritja e kësaj çështjeje për t’u trajtuar seriozisht? “Grua bëhesh, nuk lind”ka gdhendur në histori mendimtarja feministe Simonë dë Buvuar. Përmes procesit të mësimit të roleve gjinore dhe shoqërizimit, vajzat rriten nën presionin e vazhdueshëm se cilit model duhet t’i përkasin, për shkak të seksit të tyre. Nëse lind djalë, gjysma e botës të përket vetëm prej gjenitaleve - familja mezi të ka pritur, të rrit si pasha, e privilegjet të mirëmbahen thuajse në çdo instancë tjetër shoqërore dhe institucionale. Gruaja është procesndërtimi i dhunshëm drejt të cilit ndërtohet një njeri me aftësi të paracaktuara - e nënshtruar, e përulur, punëtore shtëpiake, kuzhiniere dhe përkujdesëse e papaguar, bashkëshorte e heshtur, nënë e përkushtuar. Rrënjët shekullore të manipulimit të ekzistencës së gruas dhe kuptimësimit të saj vetëm përmes familjes dhe 58
riprodhimit, janë tronditur prej teorizimit të punës së papaguar (këtu përfshihet e gjithë puna që kryhet në hapësirën shtëpiake, përkujdesja, gatimi, lindja, larja, edukimi) që ngërthen përfshirjen psikologjike, emocionale dhe fizike të grave nën kurthin e “punëve të dashurisë”. Dashuria si barrë vetëm e gruas, barrë e shumëfishtë, e cila nuk artikulohet qëllimisht, për të siguruar sa më shumë shërbëtore pa pagesë, që riprodhohen dhe e marrin si të mirëqenë rolin e tyre “prej natyre”. Mësimi i këtyre roleve ndodh në familje, në shoqëri si tonat që janë konservatore e të mbrujtura me moralin patriarkal, i cili mirëmbahet përmes sistemit arsimor, shoqërizimit, mediave e gjithë sistemit ekonomik dhe mekanizmave të tij shfrytëzues të forcës së papaguar punëtore (grave në shtëpi) dhe atyre të keqpaguara në tregun e punës. Sa e zorshme është të inkurajosh një grua t’i japë zë zërit të brendshëm, ta nderojë atë, të flasë pa drojë për të drejtat e saj ose dhunimin e tyre, në një kohë kur shoqëria mbetet e paveshë, paragjykuese dhe e mefshtë, ndërsa institucionet të paafta dhe dështake? Kur dhuna e vazhdueshme e përjetimit të vetes si grua (njeri i dorës së dytë), me të drejta të cunguara, me liri gjysmake e të gënjeshtërta kthehet në ligj të pashkruar e në të përditshmen tënde, procesi i ndërtimit të vetëdijes ka për të qenë i ngadaltë. Një vajze, së cilës i pengohet shkollimi se nxitojnë për ta çuar te burri, do t’i duhet më shumë kohë të reagojë për të drejta që ajo as nuk i ka dëgjuar, mësuar dhe
jetuar ndonjëherë. Sakaq, edukimi i brezave do të duhej të ndodhte nëpër shkolla, me kurrikula miqësore për vajzat e djemtë bashkërisht, për të zhbërë dhe vënë në dyshim normat shoqërore përçudnuese dhe shfrytëzuese. Paralelisht me shkollat, institucionet e tjera publike që kanë miratuar e implementuar qindra konventa a ligje për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore e dhunën ndaj grave, ngelet të zbatojnë me rigorozitet punën e tyre. Vetëm kështu familja do të reflektonte pak nga pak ndryshimet, që i vijnë në forma të institucionalizuara dhe si presion shoqëror emancipues. Ekziston perceptimi se ndonjëherë empatia, dhembshuria, mëshira apo përkujdesja janë vlera njerëzore që i rrinë më për shtat një gruaje. Madje shihen si dobësi e jo si një cikël i plotë i vlerave njerëzore. Ku kemi gabuar si shoqëri? Pikërisht se gruaja “stërvitet” përgjatë gjithë procesit jetësor për të qenë një “kafshë shtëpiake” e denjë, asaj i mvishen gjithfarë karakteristikash për ta brendësuar rolin e dhënë sa më mirë. Kështu, një qenieje së cilës i bëhet lavazh truri që në hapat e parë e në bankat e shkollës se gratë duhen të jenë të urta, të bukura, të buta dhe të kujdesshme, dikur ato do ta besojnë edhe vetë këtë model e më pas do të mundohen t’i ngjajnë e t’i përkasin pozitës së “lejuar” shoqërore për të qenë e tillë. Ato të cilat u shpëtojnë kallëpeve të tilla, do të stigmatizohen, bullohen dhe do të hyjnë në një labirint të pafundëm ankthesh e dhune të panevojshme. Është e rëndësishme të kuptohet se feminizmi nuk është luftë shpallur
Verë 2021
burrave e as për të vendosur gruan në piedestal. A ngatërrohet me kast, se në fakt advokohet për barazi, të drejta të mohuara dhe për harmoni? Është e nevojshme të hedhim dritë mbi konceptet, për të cilat është bërë punë e gjithanshme që të shtrembërohen, shënjestrohen dhe dekonstruktohen derisa të krijohen fobi të tëra shoqërore. Feminizmi ngelet ende një koncept i mbishtresëzuar për kontekstin tonë (dhe jo vetëm). Shoqëritë me mendësi patriarkale kanë ndërtuar mekanizma mbrojtës deri në atë gjuhësor, për ruajtjen e privilegjeve të një bote që lejohet të jetohet vetëm prej gjysmës së popullsisë. Prandaj nuk është habi që sot sulmohemi edhe përmes batutave, ironisë ose përçmimit publik, kur guxojmë të identifikohemi si feminist/e. Mirëpo feminist/e është gjithkush që beson, vepron e kontribuon për një shoqëri, e cila i gëzohet botës pavarësisht seksit. Dallimet nuk na bëjnë më të dobët/a, veçse na forcojnë e na e bëjnë më të lehtë jetën në bashkëveprim. Përpjekja feministe mbledh në gji gjithkënd që beson se të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike na takojnë njësoj dhe frytet e tyre duhet t’i gëzojmë barabar. Maria Lugone vlerësonte vlerën e të qënit e inatosur, si një hap për të nxitur luftën kundrejt padrejtësisë. E shpesh ka një lloj gjykimi se zemëratat e rebelimi sjellin ndryshim. Vallë deri kur kësisoj?
teori, që rrezikonin të shenjonin përgjithmonë karakterin dhe jetët e grave të tjera kudo, duke i kuruar si të sëmura apo histerike me metoda nga më të çuditshmet, të dhimbshmet dhe sigurisht edhe në përfitim të male gaze (jargavitjes së burrave në shkencë). “Korrupsion i moralshëm” e quan studiuesi Tim Dean fenomenin sesi gjithmonë ata që kanë pushtet, kanë edhe privilegjin të përcaktojnë përmes kodeve morale, rregulloreve deri te ligjet se ç’është e mirë e ç’është e keqe për t’u zbatuar. Kur beson se do të jetë fundi i këtij sistemi patriarkal që e përcakton njerëzimin mbi termin e gjinisë? Burrat kanë pasur fjalën, qasjen dhe hapësirën publike - Ligjin dhe Maliqin - mjetet për të kufizuar terrenin e për ta bërë atë të qasshëm vetëm për të ngjashmit e tjerë. Gratë u përvijuan me qëllim jashtë dhe në shërbim të tyre. Gjithfarë metodash e kurthesh për të na mbajtur nën zotërim, nën tutelë e të nështruara. Rrokullisjet historike sollën betejat e guximshme të amazonave, që u ngritën për të drejta të barabarta edhe përpara shekullit XIX, kur as nuk diskutohej skllavërimi i përjetshëm i gruas. Ato ia dolën që jo vetëm me gjak e vetëmohim, por edhe me vepra intelektuale, të linin gjurmë, trashëgimi, në të cilat ecim edhe sot.
Rruga drejt barazisë gjinore sot u përkushtohet edhe atyre, për të jehuar e tejçuar thirrjen për dinjitet e të drejta pa kompromis. Të zemëruara, të artikuluara dhe në kolektivitet, të gjitha format dhe pa asnjë kusht.
U shpikën edhe teori për të justifikuar se rebelimi dhe zemërata, nuk janë punë grash, duke u stigmatizuar përmes sëmundjes dhe histerisë. Grave në akademi u është dashur të rrëzojnë të ashtuquajturat 59
Verë 2021
Me dâsht venin tonë… tej gardhit t’shpis! Marjana Koçeku, aktivistja me shumë ëndrra për Shqipërinë
M
arjana Koçeku është një vajzë nga Shkodra, me shumë ëndrra dhe qëllime. Me një pasion për shkencat politike dhe diplomacinë, ajo vazhdon studimet Bachelor në vitin e III-të pranë Universitetit “Barleti”. Marjana është pjesë e programit Erasmus Plus në Universita di Genova, Itali. Ka fituar një eksperiencë të pasur në fushën e aktivizmit. Angazhimin e saj e nisi në Shkodër që 12 vjeçe, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, pranë organizatës ndërkombëtare Ëorld Vision. Me bindjen se aktivizmi dhe reagimi ndaj çështjeve me rëndësi janë e drejtë dhe detyrë qytetare, u angazhua në projekte e nisma kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për rininë, të drejtat e njeriut dhe për fuqizimin e grave e të vajzave.
Edukimi fillon që në barkun e nënës, aty kur fillon t’i flasësh fëmijës. Nuk duhet të presim as për gjimnaz dhe universitet. Duhet të kujdesemi për mjedisin familjar që fëmijëria të jetë sa më e suksesshme pasi, siç thotë Frojdi, ajo do të formojë gjithë rrjedhën e jetës. Për mua ka qenë shumë domethënëse periudha e gjimnazit, mbase dhe për faktin që ishte periudha ndarëse midis fëmijërisë dhe moshës së rritur. I jam mirënjohëse familjes sime që më
Ndër miqtë e saj më të mirë janë librat dhe shkrimi. Ka krijuar blogun Marjanakoceku. blogspot.com ku poston herë pas here shkrime me tema për rininë, politikën dhe çështjet sociale. Shkrimet janë publikuar në portale vendase dhe të huaja. Cila është pjesa më e rëndësishme e arsimimit, por edhe e edukimit tuaj? 60
shkolluan në gjimnazin shembullor “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër.
Si një shkollë laike që drejtohet nga etërit jezuitë, spanjollë dhe italianë, kishte një cilësi tejet të lartë mësimdhënieje, konkurrencë dhe shumë kërkesë llogarie. Ja pse e kam patur më të lehtë të ndjek studimet në universitet në Shqipëri dhe Itali. Cili mendimtar shqiptar a i huaj ka influencuar botëvështrimin tuaj? Jam përpjekur gjithnjë që të mos krijoj idhuj dhe të mos ndikohem, por të mësoj dhe të zhvilloj mendimin tim origjinal dhe kritik. Ata që më kanë ndihmuar më së shumti në këtë prizëm, janë rilindasit dhe filozofët e lashtë grekë dhe anglezë. Si vajzë e rritur në Shkodër, në djepin e kulturës dhe dijes, kam përfituar mjaft dhe nga mendimtarë të klerit katolik. Shumë prej tyre janë shkolluar në të njëjtin gjimnaz, por sigurisht në dekada të largëta dhe shumë të ndryshme. Nga ana tjetër, nuk mund të rri pa përmendur ata që i kam lexuar me shumë pasion për teoritë, romanet ose publicistikën e tyre. Për filozofinë politike i jam referuar më së shumti Sokratit dhe Hobsit. Në mjedisin shqiptar
Verë 2021
të mendimit politik, Fishtën e kam të preferuarin. E dua jashtë mase shumë mendimin e tij të rrallë dhe penën e tij të artë! Është i madhi Faik Konica, rrugën e të cilit dua ta ndjek në diplomaci. Pavarësisht kundërshtive që kishin mes veti, edhe Fan Nolin nuk e ndaj dot! Nëse do të kishe mundësinë të bënit një ndryshim të vetëm në vendin tonë, cili do të ish ai? Sa pyetje e vështirë! Dua të bëj aq shumë gjëra. E dua shumë Shqipërinë, është thjesht e jashtëzakonshme dhe të huajt jo më kot e quajnë “xhevahiri i fshehur i Evropës” (the hidden gem of Europe). Kam udhëtuar goxha, por për mua Shqipëria është një perlë e vërtetë, një emocion shpirti. Ndryshimi që dua nuk është fizik, por shpirtëror dhe mendor. Duhet një fortesë e brendshme për të mbrojtur të jashtmen! Dua shumë të ndryshoj konceptin se Shqipëria është vend mjeran dhe i pavlerë. Nuk është aspak e vërtetë. Vendin e bëjnë njerëzit, dhe ne duhet ta duam më shumë e të marrim në dorë fatet tona. Do të doja të ishim më të bashkuar dhe solidarë, e siç thoshte Fishta ‘me dasht venin tonë…tej gardhit t’shpis’. Të jemi më komunikues dhe bashkëpunues, pastaj të tjerat vijnë vetë. Nëse e duam vendin tonë, nuk do ta ndotim me mbeturina e me fjalë. Nuk do ta fyejmë duke shitur votën. Nuk do të vendosim në krye të institucioneve njerëz pa meritë dhe pa formimin e nevojshëm. Ju sugjeroj lexuesve librin “Ridimensionimi i Rilindjes” shkruar nga Zamira Çavo, do t’ju bëjë të kuptoni shumë! Si diktohet e përvetësohet e njerëzishmja në vrullin e kësaj epoke impulsive?
Bota ka ndryshuar shumë në dekadën e fundit dhe do të vazhdojë të ndryshojë. Është një proces i pandalshëm për njeriun, sepse kemi nevojë për të renë, për të jashtëzakonshmen. Teknologjia ka luajtur rol domethënës në formimin tonë dhe anasjelltas. Ka efekte shumë positive, por edhe shumë negative. Në këtë rast, problemi nuk qëndron te teknologjia në vetvete, por tek qasja që kemi ndaj saj. Ajo u krijua që të përdorej prej ne, dhe jo që të përdoreshim ne prej saj. Duhet të bëjmë shumë kujdes, sidomos me fëmijët, që të mos përfundojnë në atë që quhet “autizëm social”. Të gjitha këto, por dhe të tjera, e kanë bërë njeriun më të ftohtë dhe më pak të ndjeshëm. Jeta na merr aq shumë para, saqë harrojmë veten dhe të tjerët, duke i zevëndësuar marrëdhëniet njerëzore me ato njeri-punë apo njeri-teknologji. Besoj se duhet ta mendojmë dhe njëherë e të bëjmë një rivlerësim të asaj që është më e rëndësishme. Kemi nevojë të ndjejmë më shumë dhe të mendojmë më pak. Sa i lumtur është një i ri në një vend si i yni? Nuk ka asgjë absolute dhe nuk mund të jap një përkufizim. Unë ndjehem shumë e lumtur dhe ka raste kur ndodh e kundërta. Nuk është dhe aq vendi sa jemi vetë ne, po kjo s’do të thotë që vendi ku jeton nuk ka një rol të rëndësishëm.
Varet se çfarë vendi i bëjmë vetes në shoqëri dhe me cilët njerëz vendosim të rrethohemi. Vendet skandinave që kanë mirëqënien më të lartë në botë, kanë një numër të lartë vetëvrasjesh dhe një shkallë të lartë depresioni. Prandaj them se nuk e përcakton dhe aq vendi sa vetë ne. Jemi me fat që jemi gjenerata Z dhe nuk kemi përballuar as luftë, as diktaturë. Jemi në shekullin e mundësive të arta dhe të zhvillimeve të vrullshme.
Megjithëse në Shqipëri nuk ke të njëjtat mundësi si në Gjermani a diku gjetkë, ke gjëra pozitive që asnjë vend nuk mund të t’i ofrojë. Konkurrenca mes sipërmarrjeve është më e ulët, ka më shumë hapësirë për të renë dhe, duke qenë një vend i vogël, ke mundësinë për 61
Verë 2021
të bërë ndryshime domethënëse në shoqëri. Po, Shqipëria ka hyrë në kthesën e ndryshimeve të mëdha dhe këtë e them me siguri të plotë. Pavarësisht dështimit të sivjetshëm në hapjen e negociatave, jam optimiste për një të ardhme të afërt evropiane dhe iniciativa të tjera të mëdha. Të rinjtë duhet të jenë gati për mundësitë e arta që po vijnë. Nga çfarë beteje nuk do të hiqje kurrë dorë në luftën e idealit dhe kontributit tuaj për këtë vend? Së pari nuk do heq kurrë dorë nga ky vend. Dua të krijoj një jetë mes Shqipërisë dhe Perëndimit. Prej andej dëshiroj të përfitoj dije, të kem profesionin dhe karrierën time, por nuk mendoj kurrë ta braktis Shqipërinë. Nuk do të doja asnjëherë të bëja kompromis me dinjitetin e vlerat e mia njerëzore dhe besoj se nuk do ta bëj kurrë diçka të tillë, edhe pse jam e vetëdijshme që është shumë sfiduese. Jam shumë e ndjeshme ndaj grave e vajzave, veçanërisht ndaj atyre që përballen me dhunën dhe nuk janë të lira. Rinia është pjesa më vitale e një kombi. Na kanë thënë gjithmonë se jemi e ardhmja duke na lënë peng të saj. Por ne jemi të dyja: e ardhmja dhe e tashmja. Deri tani ja kam dalë mbanë në betejat e mia dhe dua të luftoj për ato gra e vajza që ndodhen në kushte të vështira, si dhe për ata të rinj që ende nuk dëgjohen. Pyetja që shpesh pëlqen t’ua bësh moshatarëve kur vjen puna tek ardhmëria e tyre në këtë vend? Kur janë zgjedhjet i pyes gjithmonë nëse do të votojnë apo jo. Nëse përgjigjen negativisht filloj me moralin e aktivistes. Më pëlqen t’i pyes për idetë që kanë, çfarë 62
ligji do të propozonin po të ishin deputetë, cila është gjëja e parë që do të bënin po të bëheshin kryeministra dhe ku e shohin veten pas pesë vjetësh. Gjithmonë marr përgjigje që më befasojnë. Kemi një rini plot talente e potencial, dhe kjo më entuziazmon shumë për të ardhmen. Jemi ajo sjellje me të cilën trajtojmë të tjerët, ata të ndryshmit nga ne. Është aftësi apo kultivim? Jemi ajo sjellje me të cilën trajtojmë më të dobëtit, ata pa përkrahje dhe të pafuqishmit. Këtu definohet ana jonë njerëzore, këtu vendosen në peshore vlerat tona humane dhe diferenca që kemi me të tjerët. Nuk dua ta quaj aftësi, dua ta quaj ndjenjë dhe kultivim, pasi nis nga familja, rrethi ku rritemi, edukimi dhe ajo që shohim. Padyshim, këtu luan rol të madh edhe media. Shoqëria i fryn shumë egos, por më i rëndësishmi është shpirti. Ai e bën gjithmonë diferencën! Ç’e pengon virtytin, idealen të jetë bashkëkohore e në modë për të rinjtë? Shumë faktorë. Përdorimi pa kriter i teknologjisë ka çuar në autizëm social dhe në një transformim tërësor të qasjes ndaj shumë gjërave. Ka krijuar një hendek të madh midis reales dhe asaj çfarë shikohet në rrjete sociale. Në botën virtuale promovohen modele të njerëzve që nuk kanë një kontribut real në shoqëri, që nuk promovojnë përmbajtjen, por formën, të dukshmen, materialen. Kjo është shumë e dëmshme, pasi ndërton iluzione dhe i largon të rinjtë nga realiteti, shpeshherë duke i bërë të bien në depresion për mosarritje të modeleve që ju promovohen dhe ju serviren si arritje të mëdha në jetë. Media luan një rol shumë të
madh nëpërmjet asaj që përcjell. Emisionet ku promovohet trupi, por jo thellësia e mendimit, idetë apo iniciativa, përmbysin piramidën e vlerave të shoqërisë, duke ndikuar kryesisht te të rinjtë. Si mbetet pamja nga jashtë dritares së një aktivisteje? Të jesh aktiviste është dicka që nuk përshkruhet me një paragraf. E shikon botën me një sy tjetër, je afër çdo shtrese dhe mbetesh vetvetja, madje të afron më shumë me veten dhe të tjerët. Është ndjesi e papërshkrueshme të kuptosh që po ndikon për mirë në jetën e dikujt, me anë të fjalëve apo veprimeve, dhe këtë nuk e bën vetëm një aktiviste; mund ta bëjë çdokush, dhe shqiptarët e bëjnë shumë. E kaluara jonë dhe shumë faktorë të tjerë na bëjnë më të ngrohtë dhe më ndryshe nga perëndimorët. Puna si vullnetare, që kam bërë pranë shumë organizatave, më ka mësuar dhe zhvilluar shumë dhe kam ndërtuar një netëork të gjerë njohjesh nëpër vende të ndryshme të Evropës. Unë jam aktiviste, sepse e dua vendin, e dua njerëzimin dhe po, më interesojnë çështjet publike. Po nuk u interesuam për to, do të përfundojmë nën qeverisjen e njerëzve më të ligj, siç thoshte Platoni. A ka pajtim të kollajtë me idenë se do të jetë e vështirë t’ia dalë një vend që me kast degdis të rinjtë gjetkë? Ç’fije shprese ta ngroh shpirtin? Kam miq thuajse nga të gjitha vendet e botës, dhe nuk më kanë thënë ndonjëherë që është e kollajtë t’ia dalësh në vendet e tyre, madje druaj se është më e vështirë për shumë faktorë. Nuk do të dorëzohem. E bukura e rrugëtimit
Verë 2021
janë sfidat që has rrugës. Paulo Koelhos thotë se “jeta nuk është destinacioni, por udhëtimi”. Po nuk mbërrita në destinacionin që dua, do të vazhdoj udhëtimin e pafundëm duke e shijuar maksimalisht. Keni shkruar gjatë se edukimi imponon dhe liri njëkohësisht. dështimi më i madh i mësimore në këtë vend?
mbi temën emancipim Cili mbetet kurrikulave
Kurrikulat janë një ndër arsyet kryesore, mos të them kryesorja, që sistemi ynë arsimor është i dobët dhe jo aq efektiv sa duhet. Kemi kurrikula aspak koherente dhe të azhornuara. Shumë studentë studiojnë me literaturë të para 15 viteve, ndërkohë që bota po jeton në të ardhmen. Kjo e përcjell informacionin shumë të cunguar dhe të vjetëruar. Kurrikulat mësimore janë shumë të ftohta.
Një përqindje realisht shumë e vogël ju hyn në punë studentëve. Mungesa e orientimit drejt tregut i bën studentët të çorientuar dhe diplomën të pavlefshme. Kemi nevojë për një studim të detajuar të tregut të punës dhe rivlerësim të kurrikulave. Po, edukimi imponon emancipim dhe liri, është arma e vetme për të ndryshuar një shoqëri për mirë. Duhen më shumë investime për arsimin dhe rininë, dhe atëherë do të shohim ndryshime galopante në shoqërinë tonë të vogël. Si e koncepton feminizmin? Feminizmi është një temë sensitive dhe një kauzë që është keqpërdorur shumë dhe keqinterpretuar po aq. Ne nuk jemi në luftë me seksin tjetër, ne jemi në luftë me industritë e modës që na shohin si copa mishi dhe si mjet me anë të të cilit mund
të rrisin në mënyrë eksponenciale fitimet e tyre. Jemi në luftë me mentalitetin patriarkal që fajëson gruan dhe vajzat. Jemi në luftë me veten që mos ta shohim dhe mos ta trajtojmë si mish me forma, siç thotë edhe Simonë dë Beovuar, librin e së cilës “Seksi i dytë” jua sugjeroj shumë. Unë besoj që jemi puzzle me seksin tjetër. Eshtë esenciale të ruhen ekuilibrat në shoqëri, në çdo nivel ose aspekt. Nuk duhet të kerkojmë superioritet ndaj burrave dhe djemve, por as të pranojmë inferioritetin. Feminizmin e shoh dhe e dua të jetë luftë për dinjitet, liri, pavarësi, mundësi të barabarta, respekt, dashuri për veten e për jetën, dhe jo viktimizim. Ne nuk duhet ta shohim veten si qenie të dobëta, nuk duhet të ekzistojnë mendime të tilla, jemi të forta dhe mund t’ia dalim vetë çdo gjëje që duam.
63
Verë 2021
Heshtja, Shpërfillja dhe Frika – nuk janë ilaçet e mungume! Gratë përditë përulen, përqeshen, përbuzën, mohohen, tjetërsohen, pezmatohen e shfrytëzohen EDHE prej GRAVE! në korridoret e institucioneve të dështueme shtetnore; në zyrat e bankave plaçkitëse; në studiot ligjore që përligjin dhunën; nëpër klinikat mjekësore ku zbukurohet vdekja; në auditoriumet që shpërndajnë padituninë; në media prej nga kullon vneri e idhtësia kollajshëm e pa pikë dhimbje, gratë mashtrohen prej xixëllimave të rreme dhe kujtojnë se duke i shtypun gratë e tjera, kanë me u ba ma t’forta vet! por JO!!! asnjiherë! sepse Zemra asht’ bunar ku kullohen ujnat që e zgjatin (a shkurtojnë) jetën! ndaj, TI Banu Zani i Mohuem! Fali dinjitetin vetës tuj e çmue nanën, motrën, çikën, shoqen, miken, kolegen, “të huajën” & “tjetrën” … ose fundja, secilën GRU! sot ajo asht’ keq, nesër mundet me qenë radha jote!
Me u ba prehje për njana–tjetrën! E kam t’pamundun me “e përballu” “supremacinë” e disa grave që punojnë, kundrejt atyne që s’kanë nji derë t’çelun! Këto t’parat anise kanë fitu çdo gja me djersë e mund, vjen nji moment kur reagimet e tyne bahen të papranueshme! Mbivlerësimi i vetes tuj “ulun” gratë rrotull, asht trishtues! Puna n’Ballkan t’dashtuna shoqe, mike, zonja, deputete, nana a cilado qofshi mbetet sfidë! Sfidë e shku sfidës! Me e gjetë nji punë knejpari asht fat i madh! Këtu nuk t’pyet kush se çka dinë a çka mundesh me ba?! Këtu secili don me i ba punët qysh t’i teket shefit! Këtu duhet me pasë lidhje me filanin e fistekun, për me e gjete nji vend ose baba me qenë shoku “i atyne” që i kanë dyert e çeluna kahdo ose burri me i patë 10 biznese! Ose - ose me qenë pjesë a tifoze e flaktë në nji parti politike!! Pra s’asht edhe aq lehtë! Nuk asht hiç lehtë! Prandaj, gratë që tashmë janë sistemue në nji vend ose e kanë nji zanat t’mirë kish me qenë tepër fisnike me e tejkalu atë ngushtësinë që ta dhuron egoja! E DI se ka gra që vendosin MOS ME PUNU! Ka gra që S’MUNDEN me punu! AMA ka edhe gra që e dashunojnë punën, dijen, botën, njerëzimin e prap ato janë të ngujume për dhjetra arsye! Ka gra që rrijnë mrena mureve të shpisë për me i edukue të vegjëlit, e kjo punë s’asht kurrë e çmueme sa meriton! Ndaj, na rrnofshin teoritë dhe krejt përrallat! Se tek e mrama, NA – GRATË, jena ba armike t’GRAVE! Dhe n’këtë lloj feje, s’ka kush t’na shpëtojë!
64
Kur nanat i msojnë djemtë me fluturu e çikat me e mbyll gojën, atëherë ka me u fikun jeta! Në nji vend ku djali rritet si mbret, princ e pasha, do a s’do, gruaja ka me qenë veç nji ‘copëzë mishi’ ose nji shërbëtore që i plotëson krejt nevojat e tij. Në nji vend ku asht marre me fol e me i msu fmijtë se Dashnija s’ka kufi n’gjini, e Ditunia asht e shenjtë; ka me qenë gjithë e hidhun jeta! Në nji vend ku nanat i msojnë djemte e tyne me fluturu; e pastaj me i shkelun çikat “e huaja”, s’asht çudi kur këto t’fundit dhunohen sistematikisht! Në nji vend ku arritja ma e madhe asht paraja, telefoni ose makina e shtrenjtë; aty ku Instagrami ta dikton jetën dhe ku duhesh me u ly e ngjy për me ra n’sy: nuk ka fort shpresë për nesër! Aty ku gratë e ulin kryet dhe e lshojnë dijen; ka me pasë vend për krejt t’kqijat! Aty ku gratë detyrohen me u fut n’dorën e t’fortëve, s’kanë me çelun ma pranverat. Aty ku burrat shesin mend se “pika ma e naltë me moral e nder asht motra” e ka përthekue e zeza oxhakun e konakut!
Verë 2021
Sot, si kusur shpërfilljeje edhe gratë e kanë nji copëz faji në çdo përdhunim t’çikave! PO! Edhe gratë janë përgjegjëse! PO! Sepse ato po i rrisin djemtë e tyne pa fisnikëri! PO! Sepse ato vetëm djemtë i shohin si diell të paperënduem! PO! Sepse çika e filanit nuk asht ma pak njeri sesa djali i nji nane! PO! Sepse nana s’ban me i mshel sytë kur djali i saj e nëpërkamb nderin e nji çike! PO! Sepse asht marre për ato me i mbulue marritë e vllait a shokut! PO! Sepse gratë NUK bahet ma me rrnu me urrejtje për gratë e tjera! PO! Sepse tuj e pranu t’keqen, na jena ba pjesë e saj! PO! Sepse heshtja jonë i ka ba vend shëmtisë! PO! Sepse e kena përdhosun të tanë, nga pak, hinin e dashunueshëm të njerzisë!
65
Verë 2021
Për mendjet që (s’)çelen! Ish pranverë. Lulet e para sa kishin nis me çelë. Aromë e tyre dehëse, ma kujton të parin takim me Ermirën, sociologën e rrallë në Tiranën gjithë zhurmë. Sebep për afrim u bë një fotografi që për të dyja ishte e veçantë dhe kuptimplotë. Ajo e dashunonte Kosovën, me shpirt, prandaj bashkë me ca miq të tjerë, nisëm me udhëtu shpesh nëpër katër anët e Kosovës. Kemi shkelur fshatra e qytete, jemi ulë n’sofra të shtruara me shpirt, kemi provu fli e krelanë, e kemi pirë çaj me kikirikë! Zemra e gjanë e shqiptarëve ishte mikpritëse e frymëzim për ne që s’ngopeshim së sodituri sidomos bukuritë e fshatrave, gjithanej.
Një pasdite, gjyshja jem si zonjë e randë që është, e priti Mirën për kafe. Dy gra të forta, të rrituna në kohë e vende të ndryshme, po i shpalosnin faqet e jetës, si për t’i dhanë zemën njëra–tjetrës. Gjyshja, një jetime e rritun në katund, që kujdesej për vëllezërit, gatuante dhe punonte nëpër fusha, fliste për shkollën, luftën e botën, si me i pasë kalu shtatë jetë në një. Ndërsa e dëgjonim, fluturonim nëpër histori të harruara… Vuajtjet që i kallzonte nëna plakë, përpjekjet dhe zhgënjimet, dukeshin si hiperbola nëpër romane. Çuditërisht, fati (a fatkeqësia) i gruas nuk ka ndërruar dhe aq, as tani shumë vite mbas. 66
“N’kët dynja, krejt bahen, krejt mrrihen… veç njeri me u ba, asht zor. Nji ftyrë e kena të tanë!” - tha gjyshja teksa mbante filxhanin e kafesë në duart e bardha borë. Mira më këqyri me butësi, e ma kujtoj që s’ka gjë më të bukur se me qenë njeri, me i respektu e me i dashtë të tjerët, edhe veten, pa dallim!
Gra me zemër t’mirë Qëkur e mbaj veten mend, s’jam ndalë s’përkrahuri gratë. E edukueme prej prindërve me parime t’nalta e përkushtim të madh për nxanjen e dijës, kaherë isha mësue se duhet me luftu shumë për me mbërrijtë diçka; e s’duhet asnjëherë me e ul kokën a me këput udhën e dijes, veçse jam çikë/grue! Nana, një shtëpiake e shkëlqyer më ka rrëfyer që herët përrallat më të bukura, më ka kalitur durimin e shpresën, më ka shtuar kureshtjen e pasionin dhe më ka nxitë më lyp urti edhe atje ku unë, isha e bindun që s’ka portë! Ajo si e re, qe detyru me lanë universitetin njisoj si babai e mijëra të rinjë kosovarë. Shpesh kur flasim për atë kohë, ata e kujtojnë më andje e pikëllim. Në anën tjetër, kur jam në Shqipëri, miqtë më flasin për vitet kur kanë studju me përkushtim, ama vuajtjet e kohës i kanë të paharruara. Në ball u lexon dhimbjen, trishtimin e mundimet e panumëruara. Ndonëse e rrahur nga dy realitete të ndryshme por të ngjajshme, qëkur vendosa mos me kthye kokën mbrapa. As me shit’ e as me ble’ mend. Mend të daluna boje! Biles, përditë sa vjen e më shtohet idhnimin që m’a “falin”
“karrieristet n’shkëlqim e sipër”, të cilat s’pushojnë së përqeshuri “Gratë e Shpisë”. Në fakt, këto të fundit, kurrë s’më janë dukur më pak të vlerëshme se shoqet e tyre me titujë akademik. Madje, në këto vite jetë, zonjat modeste që s’kanë pushu së lexuari, së kujdesuri për fëmijët, familjen e shtëpinë, shpesh më kanë bërë borxhlie prej mirësisë dhe zemërgjerësisë që kanë dhuruar pa ojna e bojna.
Pasqyrat që thyhen Bell Hooks dikur shkruante plot shqetësim për mungesën e ndjesisë së “motërzimit” mes grash. Sipas saj, për dallim nga burrat që lehtë arrijnë të ndajnë bashkësinë e “vëllazërisë”, gratë janë më pak të hapura për mbështetje dhe bashkëpunim, më pak të gatshme për t’i dal krah njëra-tjetrës. Për ironi, kudo vihet re se është zor, e ndoshta e pamundun, me ua çel ndonjë dritare grave që u janë errësu sytë mbas Partisë. Trishtim i thellë me i pa gratë tuj u “burrnue” veç sa me nxënë një karrige t’thyer prej së cilës kanë me u rrëzu dikur. Fort e idhët është e vërteta se gratë i kanë lënë të gjitha mënjanë, veç sa me i’a bo qejfin “Shefit”. Më rëndohet ajri sa herë i shoh vajzat që me grim e lecka përpiqen me fsheh injorancën e tyre. Madje, më dhimbsen ato gra që me takat e shtrembëruara i shtypin motrat, shoqet, miket e koleget! Ndonëse një pjesë e fajit për gjithë këtë shthurje është e sistemit që deri më tani ka favorizuar modele të tilla grash e burrash të paditur, kurse pjesa tjetër e përgjegjësisë,
Verë 2021
padiskutueshëm mbetet në kurriz të grave që mendojnë se ‘udha e shkurtë’ është ma e lehta dhe ma e sigurta për me arrijtë diçka në jetë! Kësisoj, egoja e shfrenuar e përdishmërisë sonë të zymtë, s’para njeh kufij a parim prej ku përcaktohet e mundshmja dhe e pamundshmja, e mira dhe e keqja apo dobia dhe dëmi. Përditë e më pak, vajzat e reja gjejnë pasqyra, model për jetën. Të turbulluara janë ujërat që s’rrjedhin, po ama i hutojnë mendjet e lehta, në vendin tonë të vogël.
Pak shpresë për ditë ma t’lehta Ndërsa shkojnë e vijnë stinët, njerëzimi e ndjenë në palcë peshën e rëndë të injorancës, e mbi të gjitha, mungesën e humanizmit. S’kanë me ngjyrë fjalët, as këngët e zogjëve n’mal, e madje as ora diellore e fshatit ku gatuhet djathi e ajka gjithë dashni. Sot, bota është e deputeteve që s’lidhin dot dy fjalë, e mësueseve që s’dijnë mirë shkrim e lexim, e pasunarëve që fëmijët i rrisin tek “komshijtë” dhe e atyre që për karrierë japin çdo gjë!
Ndonëse për këtë fakt, gjyshja përditë thotë se me qenë njeri, është lumtuni e shenjtë! Përditë ajo ma difton e kujton që duhet me mësu shumë, për me u ba e “zonja e Vetes” e me hap horizonte plotngjyrëshe. Derisa ligjëronte në salla të mëdha, mbushur me studentë të njomë, Ermira s’pushonte së përsërituri në leksionet e saj se gratë duhet ta çmojnë vetën, ta duan njëra-tjetrën dhe asnjëherë të mos shkelin mbi dinjitetin e njeriut. Fundja, vetëm me durim, dije dhe punë, rroken qiejtë e paarritshëm! p.s. Ky shkrim nuk mëton t’i vendosë të gjitha gratë në një trastë!
67
Verë 2021
TOKA IME KU ISHIM DHE KU SHKUAM? Një vrojtim zemërngushtë mbi realitetin e Kosovës
K
aherë shqiptarët braktisën Kosovën, si e si për ta ruajtur Kosovën në zemrën e tyre! Ata ikën, për t’i mbajtur gjallë ata që lanë pas. Shqiptarët ikën, për t’u kthyer bashkë me Lirinë. E kur u kthyen, gjetën veç copëza kujtimesh, të cilat i trazuan më shumë sesa dhimbjet që kishin jetuar. Vite pas pavarësisë, tani që shkruajmë e flasim, shqiptarët
68
duan të ikin përgjithmonë, sepse Kosova nuk është më vendi ku mund të jetojnë njerëzishëm. Kosova e zaptueme, nuk është atdheu i atyre që s’janë më dhe as i atyre që jetojnë të shtrënguar prej varfërisë. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë emigrantë për dekada të tëra. Madje, familjet rurale mbijetonin
falë të ardhurave që vinin prej burrave që kishin shkuar jashtë për të punuar. Anise ata qëndronin larg familjeve në pjesën më të madhe të kohës, kontributet që i nisnin në Kosovë ishin shtysë për përparimin e rrethit të ngushtë, por edhe të mbarë fisit. Të moçmit thonë se djemtë e tyre
Verë 2021
dikur merrnin rrugën e Stambollit a të Selanikut, e më pas rrugën e Zagrebit dhe Beogradit, e iknin kështu për të punuar në ndërtim, bujqësi apo si shitës ëmbëlsirash. Përkundër vështirësive dhe largësisë, burrat e ikur mbanin lidhje të forta me familjet e tyre në Kosovë. Madje, me remitancat që ata dërgonin, krijoheshin mundësitë për të blerë bagëti e traktorë, ndërtohej ndonjë kat i shtëpisë ose shtohej familja përmes martesave (me shkuesi). Asokohe vajzat “jepeshin” me qejf e lehtësi për djemtë që udhëtonin me tren drejt Zvicrës e Austrisë për të gjetur një vend pune. Realisht, emigrimi anise nuk ishte i mirëpritur, mbi të gjitha, kryente një funksion esencial në mendjet e popullsisë, duke dhënë të vetmen shpresë për t’i ikur varfërisë. Tregohet se djemtë që emigronin e kuptonin mirë se ç’barrë do të mbanin mbi supe, por në etapa të caktuara, ikja ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Në Kosovë, emigrantët ishin kryesisht burra të rinj e të pamartuar. Ata largoheshin duke e ditur se kishin goxha obligime ndaj familjeve, prandaj në Europë bënin jetë modeste, punonin shumë dhe prisnin ditën kur do të ktheheshin për të krijuar familjet e veta. Të paktën nga rrëfimet, kupton se shumica e të ikurve ishin të bindur se do të ktheheshin. Ose do të martoheshin e do ta merrnin nusen me vete. Ndërkohë kishte raste kur djemtë nuk ktheheshin në Kosovë për martesë, sepse tashmë e kishin lidhur jetën me gra “të huaja”. Ky “fenomen” përbënte shqetësim serioz për reputacionin e familjes. Nuk ngelte njeri pa e komentuar “fatkeqësinë” që i kishte rënë tjetrit, madje përbuzej i tërë fisi, saqë djali shpesh nxitej ta linte gruan e parë për t’u martuar me një vajzë shqiptare që do t’i bënte “hyzmet” deri në fund të jetës! Përveç diferencave kulturore, familjet kishin edhe halle të tjera që
lidheshin kryesisht me remitancat, të cilat rrezikonin të pakësoheshin në rastet kur djali martohej me një të huaj. Gjithsesi, emigrantët me ç’është vënë re nëpër dekada, nuk kanë pushuar së mbështeturi financiarisht familjet e tyre.
Kur ikin të gjithë, për t’u kthyer Në vazhdimësi të ngjarjeve, diku rreth viteve 70, nevoja për të emigruar sikur u zbeh, meqë vala e zhvillimeve të industrializmit socialist i shpalosi idealet e të rinjve shqiptarë, të cilët kërkonin të shkolloheshin. Kësisoj, supozohej që shqiptarët do ta fitonin siguri ekonomike, por edhe do të qëndruonin afër familjeve. Kjo periudhë shënjon një lëvizje të rëndësishme edhe në mendësinë e gruas shqiptare, e cila, ashtu si në heshtje, shpresonte se nëpërmjet arsimit fitohet liria, gjendej një vend pune, e po ashtu edhe një bashkëshort që jetonte në Kosovë e jo jashtë.
Fatkeqësisht, kësaj fryme do t’i vinte shpejt fundi, sepse represioni i Millosheviçit ktheu mbrapsht gjithë progresin e arritur deri në atë kohë. Fundi i viteve 80 do të sillte valën e re të shpërnguljeve dramatike në drejtim të Gjermanisë dhe Zvicrës. Sipas të dhënave të European Stability Initiative, gati gjysmë milion shqiptarë të Kosovës, pra rreth 25% e popullsisë, jetonin jashtë vendit. Nga ana tjetër, përshkallëzimi i dhunës dhe represionit që solli më pas intervenimin e NATO-s, shënoi fundin e kontrollit të Serbisë mbi Kosovën. Madje me mbarimin e luftës, në vendlindje u kthyen mijëra të shpërngulur dhe emigrantë të tjerë. Evropa nuk do të ishte më edhe aq tolerante karshi azilkërkuesve, anise dikur ishte treguar më e hapur ndaj punëtorëve emigrues. Thënë shkurt, emigrimi ndër dekada e ka lehtësuar presionin e tregut të punës dhe ka siguruar një standard jetese më të mirë. Madje i ka ndihmuar familjet të dalin nga varfëria. Është e rëndësishme të nënvizohet fakti se ndër të tjera, diaspora krijoi një frymë solidariteti mes shqiptarëve që jetonin brenda dhe jashtë Kosovës, përmes ndihmave që nisën sidomos në kohë krizash.
Me jetu, duke prit Kosova nëpër mote ka krijuar lidhje me botën e jashtme përmes emigrantëve dhe mallrave që ata kanë sjellë. Jo rastësisht, disa mund ta shohin sot emigrimin si agjent të modernizimit. Ka dhe shumë syresh që e përceptojnë atë si fillimin e rrënimit të familjes. Parë nga një kënd tjetër, nuk mund të mohohet fakti se me ikjen e burrave jashtë vendit, traditat konservatore e sidomos në Kosovën rurale, nisën të ishin më të forta. Pothuajse në të gjitha zonat lëvizja e grave 69
Verë 2021
jashtë shtëpisë ishte e kufizuar, sidomos e atyre që i kishin burrat jashtë; vajzat e reja që u “dhanë” për djemtë në mërgim ndaluan shkollën (edhe të mesmen, madje) dhe u veçuan, duke pritur burrat që të martoheshin. Plot martesa u rregulluan pa qenë djemtë në atdhe, si nismë e familjarëve. Jo rrallë herë ndodhi që, këto çifte (imagjinare) nuk u takuan kurrë, sepse djali tashmë kishte një familje tjetër në Gjermani ose Austri. Ndonëse ishin krijuar ca lehtësi për ekonominë familjare, nënat ishin ato që e vuajtën largimin e djemve. Bashkëshortet, por edhe fëmijët mund të prisnin dhjetë pranvera pa e takuar një herë të vetme bashkëshortin a babain. Baba, mik n´shpi t´vet O kofsh mallkue i Zi gyrbet! Sa na lindin fmi e fmi, Nuk kan babë o me thirr n´shpi. Gratë edhe pse të vetme në shtëpi, ishin nënë e babë për fëmijët. Ishin kujdestare për prindërit e burrit, si dhe ruajtëse të nderit, ndërkohë që burrat stërngarkoheshin me punë krahu rrugëve të Evropës Perëndimore. Në të dy krahët, vuajtjet janë bashkudhëtare të jetës. Ama, ishin dhe kurajo në vitet e pritjes! Nuset i kanë të freskëta dhimbjet dhe presionin që burrat e familjes, e besa edhe vjehrrat, ushtronin mbi to, sa herë bëhej fjalë për “vlerat morale dhe edukimin e fëmijëve”, sepse fundja këto ishin “dhurata” për djalin që kur të kthehej nga kurbeti, ta gjente çdo gjë siç e kish lënë! Në tërë këtë zallamahi, ndonëse familjet siguruan financat, gratë nuk arritën të shkëputeshin nga amullia e mendësisë së ngushtë. 70
Disa familje e tejkaluan krizën e identitetit që e shtrëngoi Kosovën qysh herët. Të tjerat u përfshinë në dalldisjen e zakonshme, që niste me dasmën e madhe sapo kthehej djali nga kurbeti, florinjtë e pakursyer për nusen dhe rrobat e shtrenjta e vazhdonte deri te ndërtimi i shtëpisë dhe mobilimi luksoz. Për shkollimin dhe edukimin e grave nuk shqetësohej askush, sepse mjaftonte jeta sipërfaqësore, por edhe disi e qetë, krahasuar me ç’kishin hequr e përjetuar shqiptarët “para luftës”.
Pse ikën gratë? Gratë shqiptare, sikurse edhe burrat, kanë emigruar kryesisht për arsye familjare. Përgjithësisht, emigracioni anëve tona ka qenë fenomen tipik mashkullor, kurse ca më pas, mori ngjyrime të tjera. Qyshkur gratë nisën të lëvizin, nisën të ndryshojnë marrëdhëniet mes diasporës dhe Kosovës. Në plot raste, ka më pak të ardhura, sepse burrat detyroheshin të mbanin familjen e re, kurse në rastet kur punonte edhe gruaja, hapeshin “fronte” të reja ndihme. Pra, mbaheshin financiarisht dy familje. Në vija të trasha, arsyet për emigrim ndryshojnë midis grave nga zonat urbane dhe atyre nga zonat rurale. Shumica e grave në zonat urbane emigrojnë për t’u arsimuar, arsye familjare dhe për punë. Kurse gratë nga zonat rurale emigrojnë për arsye familjare, punë e mbase për t’u arsimuar. Deri vonë, gratë që ikën jashtë pasi fituan bashkimin familjar, kanë bërë jetë pasive. Ato nuk para janë përfshirë në tregun e punës. Por, me kalimin e viteve, ndryshimet
politike dhe ekonomike që kanë ndodhur në vendet ku jetojnë, i kanë detyruar në një farë forme të bëhen pjesë e shoqërisë nëpërmjet kontributeve modeste. Ato tanimë gëzojnë pagën mujore si shpërblim për punën që kryejnë. Bëhet fjalë për zanate pa shumë kualifikime ose për profesione të mirëfillta, të cilat i kanë kultivuar mbas shkollimit. Në të dyja rastet, mbështetja e bashkëshortit dhe familjes, padyshim ka qenë dhe mbetet një shtysë esenciale për të ecur para. Përveç grave, janë edhe fëmijët shqiptarë, ata që tani po përpiqen të shkëputen nga mentaliteti i gjeneratave të kaluara. Pra bëhet fjalë për djemtë e vajzat e reja që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, Holandë, Suedi a Finlandë, të cilët tej shembullit të nënës apo babait, po thellohen në studime dhe po integrohen më lehtë në shoqëri, falë aftësive dhe dijes.
Kur humb shpresa për ditë më të mira Askush nuk e priste që Kosova mbas Pavarësisë të ishte kaq e zymtë dhe pesimiste sa ç’është sot! Ndoshta askush nuk e kishte imagjinuar Kosovën si shtëpinë e një grushti njerëzish, të cilët dolën mbas konfliktit të armatosur si pronarët absolut të këtij vendi. Aq më pak, ata që dikur ikën me shpresën për t’u kthyer bashkë me Lirinë, nuk e prisnin Kosovën si burgun e ardhshëm. Kosova, me kufijtë e mbyllur dhe izolimin permanent, e pazhvilluar dhe e mbytur në korrupsion, nuk përfaqëson më “Tokën e Ëndërrave” për mijëra të rinj që dikur veç mund
Verë 2021
të shpresonin se do të vinte dita kur me punë dhe pasion, do ta kthenin atdheun në një vend më të mirë për të jetuar! Është e frikshme të mendosh se edhe pas gjithë këtyre viteve të pasluftës, shqiptarët e Kosovës kërkojnë dëshpërimisht ta braktisin vendin e tyre, sepse aty nuk gjejnë më as perspektivën më minimale. Akumulimi i shumë problemeve dhe menaxhimi jo i mirë i tyre, ka bërë që ikja të jetë alternativa më e përsosur për të ndërtuar një jetë normale diku larg. Dikur kanë qenë disa faktorë që ndikonin negativisht në ekonominë e vendit, si politikat e dobëta ekonomike, konflikti etnik, qasja e pakët në tregtinë dhe financat e jashtme, kurse sot ekonomia e Kosovës është rrënuar prej shkallës së ulët të prodhimtarisë, shkallës së ulët të investimeve ndërkombëtare, bilancit negativ në tregti, shkallës së pamjaftueshme të rritjes ekonomike, mungesës së shkathtësive praktike, etj. Thënë ndryshe, kohët tona janë kohë mangësish dhe boshllëqesh. Janë etapa të vështira, të cilat po i cytin të rinjtë të ikin, pa e kthyer kokën mbrapsht. Ata të rinj që kanë përqafuar një lloj pasiviteti dhe fatalizmi.
Shtegtimi i kapitalit njerëzor Largimi i burimeve njerëzore me aftësi e dije mbetet një ndër shqetësimet kryesore në vendet pak të zhvilluara dhe shumë të korruptuara. Të rinjtë e talentuar,
në pamundësi për t’u zhvilluar profesionalisht, detyrohen të shpërngulen drejt vendeve më mikpritëse, ku përveçse arrijnë “të çelin” projekte tepër të rëndësishme për njerëzimin, fitojnë edhe respektin e vlerësimin e munguar në atdhe!
gratë që i jetuan vitet e njoma larg të dashurve të zemrës! Biles, edhe fëmijët që u rritën me një fotografi të babit, do të kthehen ndonjëherë. Çdo gjë mund të ndodhë, nëse Kosova shkëputet prej hipokrizisë së atyre që nuk e deshën kurrë atdheun!
Ky “tru i ndritun” që sapo ka nis me e pa dritën e shpresës dhe mundësive për t›u realizuar, vyshket në vende të izoluara, ku prioritetet përcaktohen nga pazaret politike, lidhjet farefisnore dhe gjobat apo haraçet! Pra, fatkeqësisht Ballkani përfaqëson sfidën e trishtë që mendjet e mëdha ndonjëherë e kanë gati të pamundur ta tejkalojnë. Dhe prandaj janë të shtrënguara “për t’u spostuar” në hapësirë.
Përndryshe, emigrimi do të mbetet një pjesë e rëndësishme e peizazhit historik, politik, social dhe ekonomik të Kosovës, për sa kohë të rinjtë nuk do të kenë mundësi të lëvizin pa viza nëpër Evropë. Emigrimi do të mbetet e vetmja udhë për çiftet e reja që duan t’i shohin fëmijët më mirë e më të arrirë se vetja. Për shkencëtarët, sportistët, artistët, mjekët, inxhinierët e plot të tjerë, ikja ka për të mbetur i vetmi shteg nga ku shpëtohet prej padrejtësisë kolektive. Për aq kohë sa arsimi, shëndetësia, ekonomia dhe infrastruktura urbane të shkruhen veç nëpër letra, emigrimi do të jetë sinonim i shpresës për ditë më të paqta!
Kur flasim për “largimin e trurit”, kemi parasysh se këtu bëhet fjalë si për gratë, edhe për burrat. Ndonëse tregu i punës është i mbizotëruar prej burrave, gratë kanë treguar se janë jo më pak të vlefshme, falë aftësive, dijes dhe përkushtimit.
Guri i rand’ në vend të vet Dikur na thoshin se guri asht i rand’ në vend të vet! Ngado që të ikim, herët a vonë, sërish kemi për t’u kthyer aty ku u nis e para fjalë e jona, dashuria e parë dhe ëndrra më e pamundur. Mbase një ditë, sado larg qoftë ajo, në Kosovë do të kthehen gratë dhe burrat që mbi krahë kanë valixhet e qëndisura më dije dhe dritë zemre. Ndoshta do të kthehen ata që rininë dhe shëndetin ja falën rrugëve të kurbetit, teksa përpiqeshin të mbanin familjet larg varfërisë. Ndoshta do të kthehen 71
Verë 2021
Foto nga Fustanella Farm
Bujqësia mbetet “zemra” e ekonomisë shqiptare
P
avarësisht se braktisja e fshatit drejt qendrave urbane nuk ka reshtur që prej vitit 1991, duke e tkurrur kështu popullsinë rurale me 44%, bujqësia në Shqipëri mbetet prioritare për t’i siguruar shumëkujt të ardhurat dhe jetesën. Konkretisht, sipas anketës së forcës së punës të INSTAT-it, nga afro 1,2 milionë të punësuar në të gjithë vendin, 36,4% e tyre janë në sektorin bujqësor. 72
Në vendin e dytë, me 27,2 %, renditen tregtia, transporti, hoteleria, shërbimet e biznesit dhe ato administrative, ndjekur nga administrimi publik, shërbimet sociale dhe aktivitete e shërbime të tjera me 16,3 %. Sektori i prodhimit zë një pjesë të konsiderueshme, me 10,9 %, ku kompani të shumta kanë qindra individë të punësuar, edhe pse pagat jo gjithnjë janë të kënaqshme.
Industria, dhe kryesisht ajo me material porositësi, ka njohur zhvillim dhe zgjerim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit. Ndërtimi zë afro 7%, dhe kjo lidhet edhe me zhvillimin që ka pasur kjo industri dhe me kërkesën e lartë për akomodim e shërbime. Ndërsa vendin e fundit e zë industria nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë.
Verë 2021
Bereqeti i stinëve për shumë pak pará nga fermeri i vogël Turizmi, bujqësia, si dhe gjithë aktorët e tregëtisë me pakicë po i ndiejnë shumë pasojat e pandemisë. E për hir të së vërtetës nuk janë pak, sepse struktura e biznesit në Shqipëri përbëhet nga biznesi i vogël. Gjithsej 95% e 160.000 bizneseve kanë mesatarisht jo më shumë se 10 punonjës dhe, si rrjedhojë, janë më të predispozuar të pësojnë dëme të konsiderueshme nga ndalimi i veprimtarive fizike të bizneseve të tyre, sidomos për shkak se shumica nuk kanë gjetur ende zgjidhje digjitale për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve. Për shkak të situatës së vështirë në përgjithësi, është shumë e rëndësishme t’u jepet një dorë faktorëve të ekonomisë lokale. Kjo ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në ekonominë e familjeve të përfshira, e që zakonisht janë aktivitete të vogla tregtare. Ndaj orientimi konsumator drejt shërbimeve dhe prodhimeve vendore është i qenësishëm dhe i nevojshëm, sepse në pjesën dërrmuese të rasteve janë sipërmarrjet e vogla dhe familjare që i ofrojnë ato. Por ka edhe disa arsye të tjera. Prodhimi vendor është investim për të ardhmen. Duke mbështetur fermerët e komunitetit ku banoni, ju keni dhënë një dorë në ruajtjen e zanatit më të hershëm të njerëzimit, zanatit të fermerit. Ky është një investim i mirë në sigurinë ushqimore. Konsumimi i produkteve vendore ndikon në ndërgjegjësimin e fermerit. Nëse konsumatori njeh më mirë se çfarë produkti blen dhe se ku rritet apo prodhohet, atëherë përgjegjësia e fermerit rritet. Kontakti direkt i të dy palëve, fermer-konsumator, rrit shanset që fermerët të inkurajohen të përdorin më pak pesticide dhe të besojnë te një bujqësi përtej komerciales. Blerja e produkteve direkt nga fermerët/prodhuesit vendas ndihmon jo vetëm familjet e tyre, por edhe zhvillimin e ekonomisë. Pothuajse në të gjithë botën, prodhuesit e vegjël e shesin produktin e tyre te shitësi i shumicës apo i pakicës me një çmim afër kostos së prodhimit. Fermerët e vegjël janë gardianët shekullorë të shumëllojshmërisë gjenetike, ndryshe nga prodhimi në sasi të mëdha i një sistemi bujqësor modern. Gjithashtu, fermerët ruajnë edhe tokën e bukës nga tjetërsimi. Fermat e mëdha janë përzgjedhjen e varieteteve prodhojnë më shumë, që uniforme dhe vjelja e të cilave kohë. Gjithashtu, përzgjedhin që i rezistojnë transportit magazinimit dhe qëndrimit
gjithnjë inovatore në që kanë aftësinë të piqen në mënyrë realizohet në të njëjtën vetëm ato varietete në vende të largëta, në dyqan.
Ndërsa fermerët e vegjël lokalë të ndryshme, në mënyrë që të gjatë vjeljesh e korrjesh. më se të larmishme.
përzgjedhin varietete të kenë një sezon më Produktet e tyre janë
Nëse blini direkt nga fermerët, paguani siç duhet mundin dhe i ndihmoni të vazhdojnë Dikush duhet ta bëjë!
atëherë ju jo vetëm dhe lodhjen e tyre, por t’i shërbejnë tokës.
73
Verë 2021
Kripa nartiote: E para dhe e vetmja në vend Kriporja e Nartës ndodhet në skajin jugor të ultësirës bregdetare, rreth 14 km larg qytetit të Vlorës. Ndodhet pikërisht në rripin ndarës të dy deteve, në një rrip të ngushtë toke ranore. Aty gjen duna rëre e plazhe të vegjël pa bimësi të dendur, që vizitohen nga shumë zogj, mes tyre edhe flamingot e famshme. Në periudhën shtator-tetor, zona ofron një pamje të rrallë për shkak se uji thahet dhe mbetet vetëm kripa. Një spektakël i vërtetë i natyrës! Narta ka një histori të gjatë në prodhimin e kripës. Vetë banorët e fshatit tregojnë me krenari se kanë prodhuar kripë që kur s’mbahet mend. Kripa është një produkt i pazëvendësueshëm, dhe për këtë zonë edhe për konservimin e peshkut e të ullinjve, produkte të një rëndësie të veçantë për banorët. Kanë qenë po ata të cilët njohurinë dhe përvojën e hershme të trashëguar për nxjerrjen e kripës, e ofruan për ndërtimin e kripores gjatë kohës së komunizmit. Në thelb, procesi mbetet thuajse i duke krijuar disa kanale që i ngjajnë Përmes energjisë kinetike të erës e lënë në fund kripën.
njëjtë. Banorët dikur e nxirrnin kripën pishinave apo tarracave të cekëta. falë nxehtësisë së diellit uji avullon duke e
Në përgjithësi kjo kripë nuk kish një cilësi të lartë, pasi ishte me ngjyrë të hirtë e kokërrmadhe. Kjo për shkak të tabanit prej balte të vaskave, që megjithatë është i nevojshëm për filtrimin e ujit dhe ruajtjen e lagështisë. Ja pse ishte i domosdoshëm procesi i larjes nga amvisat në mënyrë që të largonin mbetjet e baltës. Më pas, kripa bluhej në mulli ose shtypej me një shishe qelqi për ta kthyer në kripë tavoline. Kriporet mbulojnë sot një sipërfaqe prej 1 472 ha. Prodhimi i kripës nisi në vitin 1958. Në vitet e para, kriporet prodhonin rreth 25-30.000 ton/vit dhe punësonin afro 250 vetë prej fshatrave të zonës dhe qytetit të Vlorës.
Kantina Çeçi: E gjithë familja në një përpjekje
Melsi dhe Altin Çeçi vendosën që paratë e mbledhura në emigracion t’i investonin në Shqipëri, pikërisht në fshatin ku babai i të dy djemve emigrantë do të kujdesej për gurët e parë të themelit, për ëndrrën e tyre të përbashkët, sipërmarrjen familjare. Puna nisi fillimisht me mbjelljen e vreshtave. Pas katër vitesh do të niste ndërtimi i kantinës, kur një prej djemve bashkë me familjen do të kthehej në fshat pas një kohe të gjatë qëndrimi në Greqi, me synimin që të ndërtonin jetën aty, duke vënë në punë paratë e kursyera në emigrim.Sigurisht që kjo sipërmarrje nuk ishte aspak e lehtë për pjesëtarët e familjes. Të gjithë kishin një detyrë në kantinë a në vreshta. Investimi kërkonte shumë pará, një pjesë e të cilave u sigurua me kredi bankare. Përveç financave të pamjaftueshme, një tjetër sfidë ishte rritja profesionale e të gjithë familjes të angazhuar me këtë punë. Këmbëngulja dhe serioziteti për cilësi dhe standart të lartë, ishin udhëtarët e pangatërrueshëm të familjes, për të realizuar ëndrrën e të gjithëve. Ata kanë shpresë dhe dëshirë të ecin përpara e të rriten çdo ditë. Edhe pse një fermë me cikël të mbyllur, me vështirësitë e bujqësisë dhe prodhimit në fshat, asnjë nga anëtarët e saj nuk epet, nuk dorëzohet. Megjithëse janë një biznes i vogël, ata besojnë se kur krijon lidhje me tokën dhe natyrën, bindesh se nuk ka rrugë të dytë, se duhet të punosh pa u lodhur për të arritur objektivat. Për shembull, nipi i vogël i shtëpisë beson fort se ndonëse po rritet në fshat, me punë e nder mund të shkollohet e një ditë të punojë në NASA, siç ka dëshirë. 74
Verë 2021
Xha Rustemi Xha Rustemi ka një qoshkë ku shet prodhimet e bahçes. Dimrit zë vend në një hyrje pallati, 20 metra larg tezgës së vogël, që t’i shpëtojë erës acar. Aty mori dhe ftohmë, saqë edhe në gusht nuk e heq fanellën e leshit e xhaketën e trashë. Shpesh nuk e gjej tek vendi, sepse zë shtratin i sëmurë. Ndonjëherë ndodh që ngarkon plaçkat i përzënë nga policët. Nuk çuditem nga shpatullgjërët që kryejnë detyrën pa kundërshti, por me sistemin, i cili po na bëhet gangrenë përditë nga urdhërzbatuesit: “tigra para lepujve e lepuj para tigrave”. -Eh, a vllai xhait, -m’u desh të punoj edhe pse kalova të 80-at. Para 8 viteve humba gruan e im bir u shua nga lekët për ta kuruar në Itali. S’ia duallëm dot. Në vend të rrija rehat këtë kohë që më mbeu, duhet të ndihmoj djalën që m’u gjet në ditë të liga. Kështu ma thotë zemra! –më dëftoi njëherë kur e pa se isha me pak nge. Nuk dija se ç’t’i thosha, veçse një përgjigje të thatë e dëshirës për t’iu vjedhur turravrap atij. Për t’i ikur larg e shpejt. Unë e di se gjithnjë më përcjell me sy prindëror, teksa mbërrij në makinë e derisa marr kthesën e pallatit. Gjithë ajo distancë që më duket sa Saharaja! E bërë në këmbë e në zhegun e verës, jo e veshur me rrobat e tij të trasha dhe me atë fanellën e leshtë të ftohmës. Pas çdo sipërmarrjeje të vogël si kjo dhe të ngjashme familjare, ka një histori përpjekjesh e sakrificash për të përmbushur nevoja bazike të familjes, ka aq motive kuptimplota për t’i bërë ballë jetës plot dinjitet e nder. Ndaj një blerje sado e vogël është një kontribut i vyer për një familje që lufton fort, edhe nëse ju shërbehet në trotuar, në pamundësi për një vend të hajrit.
75
Verë 2021
KLARIDA BREGAJ Vajza që dashuron fshatin dhe artizanatin
N
ëse hedh sytë në profilin e saj, do të mendosh se Klara është një artizane në fillimet e punës me baltë, aq e dashuruar me mjeshtërinë e qeramikës. Po të vazhdosh të shfletosh galerinë e fotografive mendon se duhet të jetë qëndistaria puna që bën vërtet. E gjithsesi mundësia që të jetë një fermere e re që i vjen në ndihmë familjes, mbetet po aq e besueshme sa dy të parat. Në fakt Klarida Bregaj, 32 vjeçarja nga Vezhdanishti i Vlorës ka përfunduar studimet e larta për punë sociale dhe prej 12 vjetësh është e angazhuar si punonjëse sociale në projekte të ndryshme të organizatave jofitimprurëse. Krahas kësaj pune, është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe të natyrës, si dhe eksperte në hartimin e lojërave të tavolinës për fëmijë. E dashuruar me tokën, dheun, baltën, natyrën dhe mençurinë e saj, përpiqet çdo ditë të kuptojë esencën e jetës së jetuar thjesht e në mënyrë kuptimplotë, pa komplekse dhe me pasionet e saj, si qepja dhe 76
stilimi i veshjeve, qëndisjet, punimet me baltë, piktura. Ajo që e gëzon është dëshira për të sprovuar veten me këto pasione, ndërthurja me njerëzit që i kanë profesione të tilla, nga të cilët mëson mjeshtëritë. Për të, kjo është shumë e rëndësishme. Ç›ndjesi është rikthimi në tokat e të parëve, për t›i mbjellë e për të marrë të korrat e sezonit? Në fakt nuk ka pasur kurrë një largim fizik, por një largim shpirtëror. Fizikisht kam qenë gati çdo vit në fshat, për mbledhjen e rrushit, ullinjve, perimeve dhe frutave. Por shpirtërisht kam pasur një shkëputje që prej adoleshencës, kur fjala “fshatar” nuk ishte më cool. Me kalimin e viteve fillova të kuptoj se toka ishte e rëndësishme për mua dhe më falte atë lumturi që nuk e gjeja në shumë gjëra të tjera, prandaj ju ktheva asaj. E dua dhe e shijoj punën atje dhe, megjithëse lodhem shumë, e di që më jep gjithmonë më shumë seç i jap. Cilat mendon se janë nevojat më të ngutshme të fshatit sot?
Verë 2021
Nevoja e fshatit është që ta duan. Është kaq e thjeshtë. Nëse të rinjtë do ta duan fshatin, do të përfitojnë mjaftueshëm sa për të plotësuar nevojat e tyre. Duke pasur në mendje teknologjitë e reja dhe urtësinë e vjetër, ata kanë mundësinë të zhvillohen njësoj si në çdo profesion tjetër. Ndërsa në nivel politikash, ato nuk janë aspak motivuese për të rinjtë. Fshati ka probleme me shitjen e prodhimeve, me rrugët, ka shumë burokraci me etiketimin dhe paketimin, ka mungesë uji dhe elektriciteti për të vënë në punë makineritë, pak mundësi për të gjetur punëtorë, kosto të lartë transporti, mungesë tregu dhe mungesë rregullatorësh të çmimeve të produkteve vendase krahasuar me ato të importuara etj. Shumë shpesh me grupin e ndjekësve të mi në Instagram diskutojmë për këto çështje. Është shumë e çuditshme të zbulosh se sa të ndryshme janë problemet e fshatrave në zona të ndryshme dhe se sa e vështirë është të përmblidhen nevojat e tyre. Çfarë do të të bënte të ktheheshe në fshat përgjithmonë? Nëse do të kisha kushte më të mira ekonomike, një rrugë për fshatin dhe një shkollë afër, do të jetoja në fshat. Fshati është luks që,
për momentin, nuk mund ta kenë të gjithë. Në Evropë, shumë njerëz po i rikthehen fshatit dhe jetës së thjeshtë, dhe kjo të jep shpresë për të ardhmen. Kjo të jep shpresë për mirëqenie fizike, mendore, shpirtërore dhe ekonomike. Si nisi dëshira për të punuar baltën, për të pikturuar mbi të? Fillimisht, balta ishte si kujtim fëmijërie, një kujtim që lidhej me lojërat dhe me jetën në fshat. Por, kur erdhëm në qytet, balta na bënte pis dhe na u shtrua me asfalt poshtë pallatit, kështu që duhet të gjeja mënyra të tjera. Nisur nga gjithë benefitet që ka balta, karantina u vuri vulën pasioneve të mia; kisha nevojë të isha unë. Falë dy shoqeve që më prezantuan me Janën dhe Vasilin, fillova të punoj me baltë. Puna me të më jep një kënaqësi shpirtërore të veçantë, ndoshta e ndikuar edhe nga lidhja ime me tokën. Duke punuar me motivet shqiptare, me kostumet popullore, ndjeja keqardhje për çdo pjesë të historisë së Shqipërisë që nuk e dija. Tani po kuriozohem më shumë për historinë në përgjithësi dhe etnografisë në veçanti. Qepni, qëndisni dhe këtë pasion e bazoni te principet e modës së qëndrueshme. Pse gjithë kjo qasje e kundërrrymshme? Në fakt unë nuk jam e kundërrrymshme, jam më afër asaj që është natyrale dhe e natyrshme. Plastikën nuk e do as trupi ynë, as toka dhe as oqeanet. Prej shume vitesh kam hequr dorë nga blerja e veshjeve të reja për këtë arsye 77
Verë 2021
dhe përsëri kam plot veshje dhe kam ato veshje që dua. Nuk ndjek modën, por stilin tim dhe kjo me ka ndihmuar të ndihem më mirë me veten dhe me veshjen. Në raste shumë specifike mund të blej diçka, duke u siguruar që nuk do të lëshojë mikroplastikë sa herë të lahet, që trupi im do e doje atë veshje dhe që, pasi unë “ta hedh”, do të shpërbëhet ne tokë, duke mos e dëmtuar atë. Kam krijuar një piramidë timen: në fund të piramidës janë veshjet e përdorura dhe në majë një veshje e re miqësore ndaj mjedisit. Jam vërtet e lumtur kur dëgjoj që shumë të rinj të tjerë po bëjnë të njëjtën gjë. Linja e bluzave që krijova ishte pa modë, me materiale natyrale, me pëlhurë të blerë në outlet, me qëndisma të bëra me dorë dhe e qepur gjysma me dorë dhe gjysma me makinë nga një rrobaqepëse e lagjes, në sasi të limituar dhe me modele unike. Para rreth dy vjetësh fillova të eksperimentoja me lyerjet natyrale të pëlhurave, por ishin disa procese të vështira për t’u bërë nga një njeri, kështu që po përpiqem të bëj proceset që mundem, në mënyrën më të mirë të mundshme. 78
Aktiviste e të drejtave të njeriut e njëkohësisht ambientaliste. Çfarë mendon se ende nuk shkon mbarë me aktivizmin këtu, më mirë me të dyja këto fusha ku ke vendosur të angazhohesh? Mua më duken e njëjta gjë dhe jo dy fusha të ndryshme. Është e drejta e çdo njeriu të jetojë në një ambient të shëndetshëm. Ka 3 gjëra që më
shqetësojnë. 1-Apatia. Kemi humbur ndjeshmërinë. Na janë normalizuar vrasjet e grave, përdhunimet, plehrat në mes të rrugës, mungesa e ujit në shtëpi, mungesa e rrugëve në fshatra. 2-Nuk kërkojmë. Të ankohesh është normale, por të kërkosh jo. Domethënë, ne kemi të drejtën të kërkojmë, të sugjerojmë zgjidhje, të bëjmë peticione e kërkesa. Ne edhe
Verë 2021
që diçka nuk shkon apo sa herë që jam e palumtur. Ka shumë njerëz që më thonë se unë e kam një profesion dhe më duket e çuditshme që ata e lidhin profesionin me atë që janë. Njeriu ka të drejtën dhe detyrimin të lumturojë veten dhe të vetërealizohet, pavarësisht nëse është 20, 30 apo 60 vjeç. Në të njëjtën kohë, edhe të mos dish se çfarë të pëlqen të bësh është ok, edhe të marrësh pak pushim është ok, edhe të ndryshosh për njëfarë kohe është ok. Shpesh shkruani për çështjet mjedisore e jo vetëm. Sa pasione mund të ketë njeriu në këtë epokë që duket se gjithçka lëviz shpejt?
kur protestojmë, nuk dalim me kërkesa të qarta, prandaj protestat kanë kaq pak ndikim. Për çfarë profesioni do ta braktisnit atë të tanishmin? Profesioni im është punonjëse sociale dhe prej 12 vitesh punoj me grupe të ndryshme. Duke qenë se, që prej shkollës së lartë,
dëshirat e mia kanë ndryshuar dhe po ashtu edhe mundësitë, më pëlqen të futem në fushën e dizajnit. Gjithashtu, më pëlqen jashtëzakonisht ideja e të pasurit një fidanishte, ku përgatiten edhe vazot e qeramikës për fidanet dhe më gjerë.
Çështjet sociale, çështjet e barazisë, çështjet e mjedisit nuk janë pasione, janë detyrime qytetare dhe janë fortësisht të lidhura me çfarëdo që ne folëm më sipër. Në këtë kohë, njeriu duhet të ketë të gjitha pasionet që ndjen. Ka shumë njerëz që zakonisht kanë punën si gjënë më të rëndësishme, dhe kjo i lumturon; ka njerëz që kanë gjëra të tjera të rëndësishme, dhe këto u falin kënaqësi. Mirëpo ka vetëm diçka që nuk duhet ta harrojmë: shëndetin mendor. Pasionet e mia më sjellin mirëqenie mendore, dhe kjo është e papagueshme.
Gjithsesi mund ta ndërroj profesionin apo zanatin sa herë 79
Verë 2021
KRIJIMTARI NATASHA PAJA, ELSA PAJA DHE FATMA PAJA
Motrat që rrëmbejnë dritën e hënës e të diellit për telajot e tyre trojeve shqiptare
A
to i shkrepin foto njëra-tjetrës me një filtër të veçantë që mbyll e errëson ngjyrat si të jetë perëndim. Herë-herë duket si pigmenti ngjyrë karrotë i flokut të tyre. Herë të tjera ky filtër u ngjason mëngjeseve të zymta të ndonjë libri me përralla me kalorës e dragonj që shfryjnë flakë. Ka raste që me kast zgjedhin pemët e lisave të lartë, me degë të zhveshura e tek-tuk me ndonjë gjethe kapriçoze që refuzon t’i dorëzohet tokës. Veçse, prej tyre sfondi i fotografisë vishet vetvetiu me një nuancë të kuqërremtë në portokalli. Këtë efekt ka dhe
këmbaleci i kanavacës së drunjtë. 80
Këtë lojë bëjnë edhe vendet që përzgjedhin. Qofshin qytete të vjetra historike me kështjella mesjetare, fusha të gjera e të zhveshura, male që puthin retë e të shkelura veç nga dythundrakët apo ujëvara të orëve të malit ose ndonjë vilë e shkretuar. Të gjitha luajnë me perceptimin tonë. Duken si vende që nuk ekzistojnë e janë pjellë e imagjinatës, ose sikur janë shpikur nga vetë motrat. Vende ku jetohet veç me bukë, ullinj, ujë dhe me raste pakëz djathë. Vende që u gëzohen murgjit ose filozofët në pension, në kërkim të jetës pa
komplekse e ideologji, një jetë e
thjeshtë e kuptimplotë. Dhe gjithë magjinë e kurdisin tri orë mali, Natasha, Elsa dhe Fatma, motrat që pikturojnë së bashku në skutat më mbresëlënëse shqiptare. Për to natyra është një frymëzim i përhershëm dhe nuk mund të shmanget kurrsesi. Si ndodhi që t’ju shtihet ndërmend se piktura është bërë posaçërisht për botën tuaj? Të pikturuarit te ne nuk ka ardhur direkt si një moment i caktuar, por është një proces i gjatë që fillon nga gjenet. Talentin mund ta përvetësosh e ta zhvillosh me kalimin e kohës, por baza domosdo është e lindur. Që shumë të vogla, madje pa arritur të shkruanim e të lexonim, kemi pasur një prirje të theksuar për estetikën dhe imazhin. Fillon të kuptosh që zhgarravinat shumëngjyrëshe në faqet e bardha nuk të mërzisin. Përkundrazi, të nxitin përkushtimin për t’u dhënë kuptim, duke u rritur me pasion, me dëshirë, duke e shprehur botën që shikon në format dhe ngjyrat që dëshiron. Është pikërisht kjo që të plotëson. Piktura na plotëson jetën që ne të jetojmë vetveten, dhe ngjyrat dalin prej shpirtit. Përveç të tjerash, piktura është
Verë 2021
meditim, është ai momenti që, kur kap penelin, shkëputesh nga bota dhe në të njëjten kohë lidhesh më shumë me të. Një stil krijimtarie që duket se bie ndesh me perceptimin natyralistik të dritës dhe ngjyrës. Pse kjo qasje krijuese? Kur pikturon shpreh gjendjen në të cilën ndodhesh. Në momente të caktuara ke më shumë dëshirë të pikturosh në natyrë, si një formë arratisjeje nga intesiteti i qytetit, por edhe si një mënyrë për t’u lidhur më shumë me botën, me atë
çfarë ti ke aty, me natyrën, aty ku ka fillesat çdo gjë. Zakonisht ne i largohemi studios formale të rrethuar nga muret për të qenë më afër studios në natyrë, aty është më qetë. Ti nuk ke më kontroll mbi dritën, ngjyrat, hijet dhe domosdo hedhjet e penelatave janë më të shpejta, më ekspresive. Vendi ku pikturon është shumë përcaktues i gjendjes së pikturës. Të pikturuarit në natyrë ka më shumë dinamizëm dhe ngjyrat i percepton ndryshe. Ndodh shpesh që e fillon pikturën me një qiell normal e pas pak çastesh ka marrë një formë tjetër, ngjyra të tjera. Kjo të sjell dhe një lloj dinamizmi në pikturë, nje lloj ekspresionizmi në vetvete. Në pikturat tuaja haset teknika dekorative me intonacione monokromatike. Ç’i ndodh dëshirës për të mos i përzier ngjyrat? Edhe një pikturë monokromatike përcjell ngjyra; çdo gjë varet nga drita. Ajo është elementi kyç në artet vizuale. Ne jemi gjithë kohës duke kërkuar dritën ideale ose duke e pikturuar atë. Me raste vijnë figura primitive, dimensione modeste, me ngjyra të ngrohta. A është thjeshtësia
një formë e sofistikuar e këtij zhanri krijues, xhanëm i çdo arti? Bota e artit ka pasur epokat të ndryshme në stile, që nga koha e njeriut primitiv në shpella deri në modernitet. Arti i sotëm ka marrë një lirshmëri më të madhe në përdorimi e stileve. Ndoshta momenti apo vendi, por edhe karakteri është përcaktues se çfarë paraqitet. Tablotë tuaja sjellin edhe traditën shqiptare, kompozime të frymëzuara nga etnografia. Ç’dëshmi priren t’i tregojnë së ardhmes këto piktura? Ne fatmirësisht jemi një vend i lashtë, plot histori dhe kulturë. Për ta ruajtur këtë kulturë ka nevojë për punën e çdo brezi, në shumë forma. Është mjaft e rëndësishme të shprehet çfarë jemi apo çfarë kemi qenë. Ne jemi kalimtarë me disa përgjegjësi dhe detyra dhe një nga këto detyra është ta bëjmë botën (vendin) një vend më të mirë për t’u jetuar. Pikturat me motive etnografike, traditë e kulturë janë pjesë e krijimeve. Ç’vlerë ka për një artist krijimi i copëzave të identitetit tonë në zhdukje? Sot Shqipëria po jeton momente të vështira nga ana ekonomike, politike e kulturore, dhe normalisht këto janë të ndërlidhura, mund ta ngrejnë apo ta ulin njëra-tjetrën. Identiteti ynë po rrezikohet si nga brenda, edhe nga jashtë. Po përballemi me një qeverisje të brendshme që ia “shet” Serbisë Lahutën e Malsisë apo edhe qenin e Sharrit, këtë ruajtës të lashtë ilir, në vend që ta regjistrojë në Unesko si të sajën. Një gjerman nuk ka nevojë 81
Verë 2021
të jetë shumë nacionalist për vendin e vet, pasi për këtë punon shteti gjerman. Ndërsa për ne shqiptarët nuk ndodh e njëjta gjë. Ne duhet të punojmë fort për vendin, duke e mbrojtur nga vetë qeveria. Ashtu si nuk po mbështeten shumë të rinj në fushën e artit, po ashtu nuk po mbështeten ata që duan ta mbajnë gjallë identitetin tonë. Por kjo mund të jetë si një minidetyrë për çdokënd, që ta pasurojë identitetin tonë me aq sa ka mundësi. Tekefundit është e ardhmja dhe e shkuara jonë që duhen trashëguar.
gjuhën, simbolet, traditat etj, dhe unë e kam për detyrë që t’i ruaj, t’i pasuroj dhe t’ua përcjell brezave të tjerë keto elemente; ky është zinxhiri njerëzor. Imagjino një botë që do të kishte vetëm një gjuhë, të njëjtat zakone, sjellje e veshje. A nuk do të ishte aq pak e jetueshme? Mënyra si e trajtojmë të shkuarën përcakton si e jetojmë të tashmen dhe si do të jetojmë të ardhmen. A nuk merr më shumë vlerë një qytet që e ka ruajtur pjesën historike? Kur
Është mallëngjyese çdo copëz historie e vendit tonë dhe, kur kontribuojmë në mënyra të ndryshme, si në pikturë ose arte dixhitale, kjo na bën të punojmë mbi një përgjegjësi morale për ruajtjen e vlerave të vendit. Shpesh subjekte të pikturës suaj janë monumentet shqiptare me rëndësi historike. Ç’peshë zë në shpirtin tuaj e vjetra dhe trashëgimia? Sa i sëmbon një artisti fati i keq i shumë monumenteve të rrënuara? Zhdukja dhe shkatërrimi i monumenteve historike bëhen pikërisht për të humbur ndjeshmërinë te njeriu. Kur nuk ka estetikë, nuk ka as ndjeshmëri. Historia ka rëndësi, pasi ne e dimë kush jemi, cilët kemi qenë e si e shikojmë të ardhmen. Ne, kombi shqiptar, kemi shumë elemente të lidhura me historinë, 82
viziton Gjirokastrën, a nuk shkon të shohësh pjesën e vjetër të qytetit? Edhe Romën, Parisin e plot qytete të tjera. A është qëllimi ynë të krijojmë një shoqëri me më shumë vlera? Çfarë të mire i sjell shoqërisë prishja e një ndërtese historike, kulturore, arkitektonike si Teatri Kombëtar? Identiteti i çfarëdo gjëje është thelbësor për vazhdueshmërinë tonë. Ç’sfida ka të jesh piktore në vendin tonë? Shpesh të rinjtë shqiptarë, sidomos ata që dalin nga Akademia e Arteve, e gjejnë shumë të vështirë të vazhdojnë t’i përkushtohen
dhuntisë së tyre, pasi u duhet të bëjnë një punë tjetër për të mbijetuar, e arti ka nevojë për kohën e vet. Artistët e rinj kanë nevojë për hapësira krijuese, për galeri, për komunitete artistike, për përkrahje të vazhdueshme. E këtë gjë nuk mund t’ua sigurojë ky lloj sistemi neo-liberal me të cilën po mundohen ta drejtojnë shoqërinë tonë. Arti nuk mund t’i lihet tregut të lirë, pasi tregu i lirë ka si qëllim maksimizimin e fitimit monetar, ndërsa qëllimi i artit nuk është fitimi monetar. Një artist apo piktor i sapodalë nga bankat e shkollës ka nevojë për mbështetje që ta çojë përpara talentin e tij. Kjo mbështetje duhet të vijë nga politikat vendore, pasi është një kontribut jo vetëm për artistin, por për të gjithë shoqërinë, që ajo të jetë më e shëndetshme. Por politikat vendore shembin teatrin, tjetërsojnë piramidën e në vend të tyre ngrenë qendra tregtare. Po duan ta zhdukin qytetarin e të mbajnë vetëm konsumatorin. Konsumatori nuk ka nevojë për historinë, kulturën, artin; atij i duhet vetëm të blejë. Kjo është një sfidë me të cilën duhet të përballen artistët e vendit tonë. Ata kanë në dorë që me artin e tyre t’i nxjerrin në pah këto çrregullime të shoqërisë. Një artist i Suedisë e ka luksin të jetë i tërhequr nga situata
Verë 2021
Ato vijnë në mënyrë spontane te ne. Përderisa ne qëndrojmë me karaktere të njëjta, besoj se edhe në vazhdimësi pjesa më e madhe e tematikave që kemi përmendur do të vazhdojë të trajtohet në pikturat tona, në një formë a një tjetër. Për ne piktura është hapësira më e lirshme ku shprehemi e vështirë të ndahemi prej saj.
shoqërore e politike, pasi gjërat aty funksionojnë mirë, ndërsa një artist në Shqipëri e ka detyrë morale “të revoltohet” ndaj gjendjes së keqe në të cilën ndodhet vendi. Piktura luan një rol të rëndësishëm në emancipimin shoqëror. Piktura e Pikasos “Guernika” ka pasur një efekt të madh në shoqëri. Arti është e vërteta që flet fuqishëm. Cilët janë tri vendet ku riktheheni gjithmonë për të pikturuar? Ka shumë vende që i rivizitojmë vazhdimisht dhe normalisht kryesori është Belshi (Dumreja), vendi ku kemi lindur e që na fal shumë qetësi e siguri. Jemi “të bekuar” që kemi lindur në një vend si Shqipëria, me peizazhe të mrekullueshme; ka detin e paqtë dhe të trazuar, malet kryelarta, fushat e gjera e të blerta, lumenjtë e shumtë, ujëvarat madhështore. Çfarë mund të duam më shumë nga natyra?! Natura që ka Shqipëria është frymëzimi kryesor për ne. Këto momente, përveçse me aparat fotografik, i fiksojmë edhe në telajot tona.
Në cilat raste ose në ç’gjendje krijimtarie keni nevojë të punoni në intimitet e jo së bashku? Edhe pse jemi tri motra dhe jemi rritur bashkë e ndajmë të njëjtat pasione, mendimet, idetë dhe botëkuptimet tona janë të ndryshme. Kjo nuk na ka penguar të punojmë së bashku, përkundrazi na jep shtysë. Normalisht ka edhe momente që dëshiron të jesh vetëm me veten. Nëse do të pikturonit Shqipërinë e ëndrrave, atë që ua uron shpirti, si do të ishte ajo?
Një Shqipëri të lirë. Ukshin Hoti na thotë “Raporti themelor politik nuk është Liri a Vdekje. Marrëdhënia kryesore është Liri a Jetë. Zgjidhja njerëzore e kësaj marrëdhënieje është dinjiteti: vendosja e Lirisë para Jetës. Jeta e lirë është e vetmja jetë e dinjitetshme dhe e denjë për t’u jetuar.” A ndieni se ka një lloj kaosi artistik në ditët e sotme? Nëse po, si mund t’ia dalë mbanë një artist të bindë masën për artin e vërtetë? Artisti dhe çdo njeri nuk ka pse të bindë tjetrin për atë që ka bërë, por me anë të artit duhet t’ia lehtësojë njeriut rrugën drejt procesit të mendimit të lirë. Artistit nuk duhet t’i mungojë asnjëherë guximi, guximi për të bërë gjëra të reja, guximi për t’u përballur me barrierat që i dalin.
Cilat tema nuk do t’u ndahen kurrë pikturave tuaja? Temat që trajtojmë në piktura nuk janë të mirëplanifikuara. 83
Verë 2021
12 pyetje për një artiste
Elona Hoxha
Intervista me Elonën u zhvillua disa javë përpara. Pak para shtypjes së revistës, morëm lajmin tragjik se Elona kishte humbur jetën në një aksident. Duam t'u shprehim ngushëllimet familjes dhe të afërmve. Dhe, me botimin e këtij shkrimi, duam të nderojmë kujtimin e kësaj vajze të qeshur, që dhuroi copëza arti. 84
Verë 2021
E
lona Hoxha ishte e apasionuar pas pikturës. Në fokus kish librat, dhe pikërisht shenjuesit (bookmarks) e pikturuar. Ndonëse kishte përfunduar studimet për ekonomik, pasionin për pikturën e kish nisur që në moshë të vogël. Prej 3 vitesh, krahas punës së përditshme në bankë, Elona pikturonte dhe realizonte shenjues librash. Cili është kujtimi më i hershem i krijimtarisë suaj? Kujtimi më i hershëm më vjen nga fëmijëria. Letra, lapsa dhe vizatime pafund të shpërndara nëpër shtëpi, ekspozitat e pikturave të mia në shkollë dhe aktivitete të lidhura me to. Mbaj mend që filmat vizatimorë më frymëzonin shumë, rikrijoja personazhet e tyre dhe futesha në një botë magjike me ngjyra. Ç’të shtyu të përzgjidhje këtë lloj arti? Libri. Duke lexuar ndieja nevojën e një shenjuesi dhe përdorja gjëra të zakonshme. Por, për syrin tim kjo nuk ishte e mjaftueshme, prandaj vetëdija ime gjeti një mënyrë për të bërë diçka më artistike. Kështu pikturova mbi një shenjues të zakonshëm dhe e ktheva ne diçka unike. Që atëherë merrem me këtë art, dhe koha e leximit është bërë më interesante për mua. Shpresoj të jetë kështu edhe për lexuesit e tjerë.)
Funksionaliteti. Piktura është përdorur gjithmonë si produkt luksi për admiruesit e saj, për të zbukuruar muret dhe për ta parë nga larg. Ndërkohë shenjuesit mund t’i shijosh nga afër, mund ta prekësh pikturën dhe ta përdorësh në funksion të librit. Si është rutina juaj krijuese? Nuk ka një rutinë për krijimtarinë time. Artin e konsideroj liri dhe gjithmonë pikturoj kur jam e frymëzuar, jo e detyruar. Vetëm kështu mund të krijoj më mirë. Këtë përpiqem t’u shpjegoj edhe atyre që porosisin një shenjues tek unë.
Koha e shpenzuar për të. Koha është e pakthyeshme. Çfarë këshille ke për artistët etë rinj joprofesionistë që i druhen krijimtarisë së tyre? Ndrojtja ikën me punë. Punoni shumë për të përmirësuar veten. Investoni për mendjen dhe botën tuaj shpirtërore. Ndiqni shembuj pozitive dhe kini besim te vetja. Nëse e doni vërtet diçka, mund t’ja dilni.
A ka ndryshuar stili juaj ndër vite? Ka ndryshuar në teknikë, janë përmirësuar shumë elemente, por në thelb bëj ende ato pikturat me ngjyra të fëmijërisë. Cili është krijimi juaj më i dashur? Ka qenë një cupcake me një qershi mbi të. E pikturova një muaj pas krijimit të faqes “Art by Elona”, si një mënyrë për të festuar veten. Një kompozim që nuk do të lodhesh kurrë së riprodhuari? Deti, në të gjitha stinët. Nuk do të lodhesha.
Pjesa më sfiduese e këtij arti?
Cili është ai element që e bën të mirë një kompozim?
Koha. Duke qenë se kam një punë tjetër gjatë ditës, pikturën mund ta bëj vetëm në kohën e lirë dhe, me dinamikën e ditëve të sotme, ndonjëhere kjo kohë nuk mjafton.
Mund të jap shumë elemente teknike që e bëjnë të mirë një kompozim, por nuk vlejnë nëse nuk ka pasion. Pasioni është mbi të gjitha.
Cila është ajo cilësi që e vulos artin tuaj si të veçantë?
Cili është kriteri që përdor për t’u vënë çmimin punimeve? 85
Verë 2021
86
Verë 2021
K
lara Profka është një artiste plot pasion, që duket se arti i ka dhënë një strehëz shpirtërore, një vend kuptimplotë ku të guxojë me krijimtarinë e saj e ta shijojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Vite më parë është diplomuar në Inxhinieri Gjeodezi në Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dhe momentalisht ushtron profesionin e topografes për projektin e ndërtimit të rrugës Bypass Vlorë. Ky angazhim nuk i lë shumë kohë, ndaj duhet të vjedhë nga koha e lirë për të krijuar shtroje gotash, blloqe shënimesh, b i z h u t e r i , mbajtëse çelësash dhe objekte të tjera rezine, të kërkuara nga klientë të shumtë.
gatshmë për t’ia falur gjithë botës më pas. Kështu zë fill rrugëtimi i saj, tek nis të pikturojë e të kthejë në art çdo sipërfaqe të mundshme e që prej asaj kohe nuk di të ndalet në llojshmërinë e krijimeve që janë të panumërta dhe mjaft origjinale. Një pjesë e fitimeve të kësaj pune shkon për organizata të mirëqënies së kafshëve, dhe kjo tregon edhe njëherë se nga ç’shpirt i madh
Nuk ishte rastësi që Klara u krodh në botën e krijimtarisë artistike me aq lehtësi e spontanitet. Tek shihte nënën dhe gjyshen ndërsa krijonin punë dore, asaj i shtohej zelli të merrte shtizat e të thurte me duart e saj një shall dimëror për vete. Kjo i ka mjaftuar për të fituar sigurinë e një morie të gjerë krijimesh me materiale dhe teknika bashkëkohore, duke mos harruar që në fund produkti të jetë artizanal dhe çdo proçes të jetë bërë me dorë.
burojnë gjithë ato ngjyra.
krijuar ka filluar shumë herët, atëherë kur magjepsesha nga puna e nënës sime ndërkohë që thurte me shtiza triko e shalle, krijonte atë lumë të derdhur thurjeje në lesh; kur ime më dizenjonte në grep modelet më të bukura të çentrove. Mendoj se çdokush dëshirën për punën e dorës e ka brenda vetes, por jo të gjithë e kultivojnë. Ngaqë rrethohesha nga dy femra plot krijimtari, kjo dëshirë e imja doli në pah, por jo vetëm për ta provuar, por edhe për t’u bërë shkëndijë për gjërat që mund të realizohen me dorë. Vitet kalonin e sa më shumë punoja me time më, aq më shumë paqe e qetësi gjeja në momentet që thurja, qëndisja ose qepja në makinë qepëse. Nëse do të më pyesnin përsëri sot, do të thoja pa më të voglin dyshim që ‘po, çasti dhe momenti kur unë vendos të qëndis, pikturoj apo krijoj është streha ime e qetësisë, aty ku mendja ime çlirohet nga çdo gjë dhe shijoj qetësi e çlodhje’.
KUR NGJYRAT E SHPIRTIT SHPËRTHEJNË KLARA PROFKA DHE PASIONI I SAJ PËR ARTIN
Dhe pikërisht mes sfidash të forta jete, mes frikës që dukej e pamposhtshme, se errësira sfidon dritën, Klara gjen guximin të kapet zvarrë pas ngjyrave që feksin diell për t’ia dalë mbanë e vetme. Një luftarake që rinis t’i buzëqeshë jetës me bojrat e shpirtit të saj, e
“Prej shumë kohësh jetoja me frikën që do të dështoja, që do të thyhesha dhe kjo gjë shprehej më së shumti në mungesën e vetëbesimit për të bërë gjëra të bukura. Vorbullat ishin dhe janë vorbullat e jetës sime. Në një sfond të errët gjithmonë kam pikturuar dritë, ngjyra jete.” Klara Profka
Si erdhi arti te ti? Të gjeti apo ishe në kërkim të vazhdueshëm a ndoshta të pandërgjegjshëm të një strehe të veçantë shpirtërore? Ashtu siç e kam thënë dhe më përpara në biseda me miq e mikesha të tjera, dëshira për të
Mendja e zemra janë gjithmonë në sikron. Nëse zemra e ndjen që duhet apo ka ardhur momenti i ditës që të ulem e të krijoj, atëherë edhe mendja ime fillon procesin e shkëputjes nga jeta reale e hyn në botën e saj, atë të krijimit, të artit, të thurjes. Ç’ëndrra përmbush arti që krijon në çdo porosi që vjen? Çdo gjë vështirësohet pak kur krijon 87
Verë 2021
linjë, pasi çdo gjë në kategoritë që krijoj, si përfundim del bukur. Por mund të them që për çdo kategori krijimi, kam krijuar linjën time. Për shembull, te bandat numëroj rreth 10 riprodhime pikturash klasike, edhe te pikturat në telajo, te punimet me fije e gozhdë e së fundmi te rezina ka disa punime që janë bërë më shumë se një herë. Ç’të mban të frymëzuar dhe në energjinë e shumë krijimeve tej një jetë të ngjeshur profesionale?
për të tretë, për persona që i njeh virtualisht. Mundohem të kuptoj e të ndjej lidhjen që ka kush bën një porosi, ndjenjat e tij kundrejt personit që do ta marrë dhuratën. Duhet të jem empatike, edhe pse ndonjëherë dita, lodhja e saj nuk më lejon që ta krijoj këtë empati. Por në fund të fundit përpiqem të vendos zemrën dhe pasionin në çdo porosi. Dhe gjithmonë i them vetes: bëj diçka që syri yt kritik të mallëngjehet, të gëzohet, të surprizohet kur të shohë punimin e përfunduar. Është e vetmja mënyrë për të krijuar diçka me dashuri. Si rrjedhojë, kjo gjë më krenon, më bën t’i çoj perceptimin dhe ndjenjat e mia në një tjetër nivel. Nga bandat e pikturave me qëndisje, pikturimi i atleteve, stampimi i çantave të pëlhurës deri te punimet me rezinë së fundmi. Këto janë veç pak nga format e artit me të cilat ke eksperimentuar. Për cilën të rreh zemra më fort? Pse jo një linjë e vetme krijimesh? Kur nis krijon diçka, fillon të mos ngopesh me gjërat që bën, dëshiron 88
të bësh më shumë, të mësosh më shumë, të eksperimentosh më shumë. Unë jam një natyrë që dua të njoh çdo gjë, të di gjithçka, të prek me dorë shumë gjëra. Marr jetë kur e le zemrën e mendjen të hapur për t’u mbushur me pasuri shpirtërore dhe mendore. Do të veçoja nga të gjitha gjërat qëndisjen, për të cilën më rreth fort zemra. Qëndisja e bandave kërkon një punë të pastër e të rregullt. Është formë punimi që do finesë. Në momentin që vendos të qendis një bandë që ka të stampuar një pikturë klasike të rrallë, mendimi që përçon çdo fije të kaluar në të është shumë i rëndësishëm për mua. Ështe riprodhimi i një vepre klasike nga duart e mia. Ështe një ndjesi e rrallë më beso. Nuk mjaftojnë fjalët e botës për ta përshkruar. Kur fillon krijon është mendja që të thotë të provosh diçka tjetër, diçka ndryshe, është një ndjesi qe nuk e ndal dot. Ajo vetëm të shtyn të eksperimentosh. Nuk jam përqendruar në një
Çdokush në jetë ka diçka ku përpiqet të gjejë çlodhje pas një dite të lodhshme. Dikush ka aktivitetin fizik, një tjetër kafen e pasdites me familjen ose shoqërinë, unë zgjedh të krijoj. Edhe pse mund të jetë e lodhshme fizikisht, më beso kur të them që në thelb është një çlodhje e madhe. Natyra ime ka nevojë të prodhojë gjatë gjithë kohës, të punojë shpirtërisht dhe mendërisht. Është e vetmja mënyrë që të ndihem e lumtur dhe e plotësuar. Ndonjëherë shoqëria mërzitet me mua, ngaqë nuk jam e disponueshme të kaloj kohë me ta, por nuk kam ç’të bëj. Ndër fjalë e kërkesa për falje, zgjedh të qëndroj në dhomën time, në këndin tim të krijimit. Harroj çdo gjë, përtej çdo gjëje, por kënaqem, kënaqem pa fund. Cilat vështirësi që të dukeshin të pakapërcyeshme, u bënë forca jote në
Verë 2021
fillimet e kësaj sipërmarrjeje? Të jem e sinqertë me ju, fjala sipërmarrje më tremb pak. Çdokush që më njeh nga afër do të më përshkruante si njeri plot jetë, plot energji, plot vetëbesim, por nuk jam kështu. Brenda vetes, shpesh mungesa e vetëbesimit, çastet e trishtimit më bëjnë të shkoj te
këndi i krijimit e për një moment harroj që jam unë bashkë me gjërat që më trishtojnë. Aty jam vetëm unë e asgjë tjetër. Por unë sfidoj, sfidoj veten, sfidoj trishtimin, sfidoj jetën e çdo gjë që ajo sjell. Në momentet e dyshimit gjej forcë për t’u ringritur e për të dhënë më të mirën, por njëkohësisht edhe për të qeshur e për të qenë më e fortë. Kjo ide sipërmarrjeje nuk u krijua me mendimin për të qenë në momentet që është tani, por për t’i treguar e për t’u thënë shumë vajzave se çdokush, sikur veç pakëz dëshirë e dhunti të ketë, mund të bëjë gjëra të bukura e të mëdha, të mëdha në ndjenja e në mendime. Çdo artist, krijues e artizan pas krijimit tregon as më shumë e as më pak se një dëshirë e pasion të çmendur që e orienton drejt krijimit, prodhimit të punimeve artizanale. Sot jemi dy, unë dhe bashkëshorti im që përkrahim njëritjetrin në çdo moment dyshimi për sipërmarrjen e vogël që kemi ngritur e që dita-ditës po na lumturon
në vizionin që kemi për veten. Përse do t’i porosisje vetë punimet e tua? Sa herë që një porosi mbaron, trishtohem kur e paketoj. Ndoshta duket pak keq nëse e them në këtë mënyrë, por realisht trishtohem. Unë në çdo porosi vendos zemrën,
mundin, profesionalizmin tim, pasi dua që të dalë e përsosur. Një punim, nëse nuk më kënaq mua si fillim, atëherë nuk mund të kënaqë as personin që vendos ta blejë. Prandaj 1000 herë do të vendosja t’i bleja punimet e mia, pasi e di shumë mirë si krijohen.
familja është mbështetja më e madhe. Ajo të jep krahët që të mungojnë kur e sheh veten në pasqyrë. Koha e lirë kalon mes librash e për t’u kredhur sërish në art: dëshirë për të qëndisur a për të bërë një tjetër punë dore. A është e zorshme të dalësh nga kurthi i ëmbël i gjendjes kuptimplotë që krijon arti dhe letrat? Do të rrija në këtë kurth tërë jetën time. Gjej kohë për çdo gjë, pasi të gjitha gjërat që bëj, i bëj me një pasion që s’e përshkruaj dot. Kjo sipërmarrje më ndihmon të jem aktive, të njoh sa më shumë veten, limitet e mia, të ndihmoj me sa mundem personat me nisma të mëdha dhe me zemër të madhe, pasi, siç e kam thënë më parë, një pjesë e fitimit shkon për strehat në ndihmë e në mbrojtje të të drejtave të kafshëve. Këtë gjë po e ndërtoj që një ditë të jetë në funksion të diçkaje më të madhe, plane që do të kisha dëshirë t’i tregoja kur të jenë drejt rrugës së realizimit. Gjithashtu më jep mundësi të krijoj bibliotekën time. Një ditë dua të shoh 1000 libra në shtëpinë time. Dua të krijoj një dritare të madhe për çdo engjëll me të cilin Zoti do të na bekojë duke e sjellë në jetë.
Si e mendon të ardhmen në këtë fushë krahas profesionit aktual si topografe? Cili profesion e mund tjetrin? Nuk do t’i ndaja asnjëherë, për sa kohe të kem sy, duar e fuqi. Profesioni më jep mundësinë që të ushqej pasionin. Të mos harrojmë se jetojmë në Shqipëri. Të ardhurat duhen për të jetuar, por edhe për të plotësuar disa dëshira e ëndrra, e prej këtij profesioni dhe ndihmës së familjes, bashkëshortit, motrës dhe babit tim kemi arritur të ndërtojmë këtë sipërmarrje të vogël artizanale. Nuk ndaloj së thëni se për çdokënd 89
Verë 2021
Art by Briss Dashuria për artin, pikturat dhe pasioni i kultivuar ndër vite e shtynë Brisin të hapte faqen “Art by Briss”. Fillimisht e gjithë ideja ishte eksperimentale; karantina u bë shtysa kryesore për të hapur një biznes te tillë, edhe pse fillesat janë më të hershme. Një arsye tjetër ish dëshira për të veshur bluza me artin e piktorëve të saj të preferuar, e meqë punime të tilla mund t’i gjente rrallë në treg, vendosi t’i krijonte vetë. Kështu nisi të pikturonte bluzat e çantat e pëlhurës. Nga reagimi i mirë qe merrte nga shoqëria dhe njerëzit për veshjet e saj, Brisi mendoi se nuk do të ishte keq të zgjerohej si sipërmarrje, dhe pas shumë provave arriti në rezultatet finale: bluza dhe çanta të pikturuara me dorë që mund të personalizohen. Brisi mendon se e veçanta e gjithë procesit është fakti që gjithçka punohet me dorë dhe, përveç bojërave, në punime ka të ndërthurur dhe pak nga përkushtimi, dashuria e shpirti i saj. E gjeni në Instagram: Art_by_briss
Shqipful SHQIPFUL celebron ndjenjën e përkatësisë në një nga kulturat më të vjetra në Evropë përmes objekteve të cilat kanë simbole kombëtare prej historisë, kulturës dhe traditës së tokës së shqiponjave. Përmes kësaj sipërmarrjeje, Albani dhe Rudina duan t’i kujtojnë vetes se nga vijnë e sa kuptimplote është lidhja që kush më pak e kush më shumë ka me rrënjët. Ideja për të krijuar një markë veshjesh e aksesorësh me simbole shqiptare filloi në vitin 2018, kohë kur Alban Selami, një shqiptaro-amerikan ishte kthyer për të provuar atdheun që kishte lënë kur ishte i vogël. Përvoja e rilidhja me rrënjët e të parëve duke i rënë kryq e tërthor vendit në zbulim të gjithçkaje që flet shqip. Po risia e kësaj nisme vjen dhe me vizionin e ndarjes së fitimeve me artistët dhe krijuesit e punimeve për çdo shitje të krijimeve me qëllim mbështetjen dhe promovimin e tyre. Gjithashtu Shqipful i është bashkuar Fondacionit të krijuar prej Lorik Canës dhe të gjitha fitimet e kësaj sipërmarrjeje shkojnë për ndërtimin e qendrave sportive për fëmijë në Shqipëri. E gjeni në Instagram: Shqipful 90
Verë 2021
GJASHTË ARTIZANËT E VERËS Vintagelux Albania Për Enerjadën një objekt artizanal, edhe pse me i krijuar me papërsosmëri, është tejet tërheqës. Ndoshta sepse aty përjetohet “koha”. Dikush i ka kushtuar atij objekti kohë, impenjim, është bazuar në dijet e atëhershme të trashëguara prej të parëve, dhe është krijuar me materiale që gjendeshin në natyrë. Ajo beson se këto mendime na ngrohin, na kujtojnë kush jemi. Në këtë ndjenje ka ngritur edhe biznesin e saj të tregtimit të objekteve artizanale nga më të ndryshmet, që nga materialet e deri te teknikat me të cilat realizohen. Gjithmonë në kërkim të objekteve të vjetra, si dëshmi e një periudhe të caktuar. Nuk mungojnë as veshjet tradicionale që identifikojnë krahina të ndryshme shqiptare. Por vetë Enerjada punon çantat me qilima, që kanë një veçanti më tepër, duke qene se dizenjimi i tyre plotësohet me elemente të ricikluara, si pjesë të çantave të dëmtuara ose zbukurime te tjera, duke i bërë unike dhe të veçanta. Mund te duket klishe, por e thotë me bindje që pasionin nuk e zgjedh; ai të zgjedh ty. Ndaj është e lumtur që pasioni i saj është menyrë jetese dhe mundësi ekonomike për shumë artizanë dhe njerëz punëtorë. E gjeni në Instagram: vintagelux_albania
Cooco Shop “Cooco Shop” sugjeron të gëzoni çdo grua në pritje të ëmbël me një dhuratë unike të personalizuar enkas për foshnjën që pret të sjellë në jetë, duke i dhuruar një objekt zbukurimi që vjen me dekorime luleshumë dhe, mbi të gjitha, me emrin e vogëlushit a vogëlushes. Nje dekorim i tillë mund të vendoset në derën e dhomës, te krevati i fëmijës ose te rafti i lodrave. Mbetet gjithmonë një zgjedhje e mirë dhe unike për dhuratë, për çdo rast dhe gëzim, pasi ka me qindra mundësi kompozimesh të emrit të të shtrenjtëve tuaj. “Cooco Shop” ofron edhe setet e muajve, që mund t’i përdorni për fotografitë e bebit muaj pas muaji. Punime të tilla i realizon edhe për fotografët e interesuar. E gjeni në Instagram: Cooco Shop 91
Verë 2021
Olive Wood Handicraft EDA Eda ka krijuar prej kohësh faqen “Olive Wood Handicraft EDA”, nga e cila mund të promovojë gjithë krijimet e saj të realizuara me dru ulliri të rritur në Mesdhe. Këto krijime janë estetikisht të bukura dhe tërheqëse, për shkak të vijëzimeve natyrore të shumë formave dhe të të gjitha tonaliteteve të ngjyrës kafe që natyra i ka dhënë këtij druri. Druri i ullirit do qindra e mijëra vjet të rritet. Një proces që ndodh natyrshëm nëpër plantacione. Por artizanëve u duhet një kohë e gjatë stazhonimi dhe tharjeje, në mënyrë që të sjellin një produkt final, i cili i reziston deformimit nga koha dhe përdorimi i shumtë. Mund të bëni tuajat gjithfarë objektesh të gdhendura mjeshtërisht prej Edës, që nga enët e kuzhinës, orendi të tjera zbukuruese e deri te varëset, byzylykët, vathët dhe objekte të tjera të përdorimit personal. E gjeni në Instagram: olivewood_handcraft_eda
Ana Bebe Store “Ana Bebe Store” propozon lodra te përshtatura për beba dhe fëmijë 0-4 vjeç. Janë plotësisht ekomiqësore, sepse pëlhura e tyre është pambuk dhe punohen me dorë. Detajet minimaliste dhe ngjyrat pastel e të qeta janë të menduara enkas si një element i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin mendor dhe emocional të fëmijëve, siç tregohet nga studime të ndryshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të të vegjëlve. Përvoja shqisore është një element thelbësor në fëmijërinë e hershme, ndaj prindërit duhet të jenë të vëmendshëm që çdo lodër apo send tjetër të stimulojë shqisat e fëmijës. E kjo gjithnjë nëpërmjet përzgjedhjes selektive të lodrave që nxisin imagjinaten e njëkohësisht janë të thjeshta, pa detaje të tepërta, tamam si lepurushët e “Ana Bebe Store”, që stimulojnë imagjinatën dhe aftësitë krijuese. Ndaj “Ana Bebe Store” vjen me një këshillë për prindërit e rinj, të shprehur bukur nga Platoni: “S’ka mënyrë më të mirë që një fëmijë të mësojë, sesa të lozë me gjëra të këndshme.” E gjeni në Instagram:
92
92
Verë 2021
Krijimtaria është rebelimi më i madh që ekziston. Osho
93
Verë 2021
PEZULL…
Si andrrat e qelqta!
Veshje: Pezull Model: Legjendare Rizanaj Fotograf: Grafixer Creative Studio Make-Up Artist: Enes Laç
94
Verë 2021
95
Verë 2021
“Pezull është biznes veshjesh dhe aksesorësh i krijuar nga tre vajza të cilat frymëzohen nga idea e qartësisë, tejdukshmërisë dhe iluzionit. Frymëzuar nga thënia "dizajni bën zgjidhje", Pezull zgjodhi praninë e transparencës si pikënisje, duke shprehur se veshja ka nevojë për guxim, besim, intimitet dhe rehati. Kësisoj çanta e tejdukshme e Pezull, një objekt tejet personal kthehet në simbolin e guximit për një vajzë që e vesh atë, pa drojën se sendet personale kredhur në çantë do të duken. Mbrapa “Pezull” qëndrojnë Nertila Memaj, Hira Doramar dhe Medina Hoxhaj me prejardhje nga Prizreni. Ideja për krijimin e këtij brand-i si nisi viteve të para të studimeve, pastaj u publikua me produktin e parë në rrjete sociale, dhe tashmëtë gjitha krijimet gjenden në një shoëroom në zemër të Prizrenit.
96
Verë 2021
97
Verë 2021
QËNDRUESHMERI NGJYRAT E KLEAS E
keni dëgjuar shprehjen: “Syno hënën, që edhe nëse nuk e arrin mund të jesh mes yjeve”? Vajza e këtij artikulli synon hënën dhe arrin hënën. Nuk ka kompromise kur bëhet fjalë për ëndrrën e saj. Ndihem kaq krenare kur intervistoj vajza të reja që, me idetë e tyre, arrijnë të shkojnë përtej oqeanit, gjë që më përpara vlerësohej si e pamundur. Sigurisht, kjo gjë kërkon shumë punë e vullnet, dhe më besoni, vajza e këtij artikulli i ka të dyja këto aftësi: punëtore e palodhshme dhe vullnet e guxim të pashtershëm. Nga një anë ndihem e trishtuar
që arrita ta zbuloj kaq vonë këtë vajzë dhe brandin e saj. Kemi një influencë kaq të madhe nga vendet e zhvilluara, saqë edhe kur kërkojmë produkte për përkujdesjen e trupit, fytyrës e flokëve, shkojmë menjëherë në brandet e njohura ndërkombëtare. Fare pak dija për botën e larmishme të vajzave dhe grave të mrekullueshme të vendit tim, që po korrin sukses me produktet e tyre origjinale. Më ndiq me kujdes në këtë artikull, pasi do zbulosh që, së pari ka njerëz që lindin për të qenë lider dhe nuk ka hije që t’i mbulojë rrezet e tyre dhe së dyti, mund të
kesh gjithë pasurinë e kësaj bote, por, nëse nuk ke ide apo shpirt sipërmarrës nuk do të dalësh kurrë nga kornizat ku ndihesh i sigurt.
Kush është Klea Pashaj Klea Alexandra Pashaj kalon 5 vitet e para të jetës në Greqi me familjen. Kur kthehet në Tiranë dhe nis shkollën, do ta mbushë kohën e saj edhe me kurse të ndryshme, si piano, balet, gjuhë e huaj. Sjell në mend që, për herë të parë ka krijuar një model biznesi (edhe pse imagjinar) kur ka qenë vetëm 8 vjeçe, dhe besoj këtu e ka zanafillën ideja e saj për të qenë sipërmarrëse. E ka menduar gjithmonë veten si lidere dhe protagoniste jetën e saj dhe asnjëherë në prapaskenë. Për këtë arsye dhe duke pasur prindër intelektualë, kërkues për sa i përket arsimit, Klea ka qenë gjithmonë studente ekselente. Rritet në një ambient shumë të dashur dhe të shëndetshëm familjar, dhe pikërisht kjo dashuri e harmoni e trashëguar nga gjyshërit e më vonë nga prindërit, do të bëjë që ëndrra e saj kryesore të jetë krijimi i një familjeje të madhe, në momentin që do të takojë shokun e jetës. Kjo vajzë më surprizon në shumë aspekte gjatë bisedës sonë, dhe unë adhuroj gjithmonë e më shumë shpirtin e saj humanitar.
98
Verë 2021
Si lindi brandi Alexandra Organic Në momentin që Klea duhej të zgjidhte se në cilin fakultet të studionte, gjen barrierën e parë nga i ati. Vendosi të studiojë inxhinieri kimike (profesioni i të atit) dhe t’i shkojë deri në fund, edhe pse nuk ishte zgjedhja e parapëlqyer e familjes. Në moshën 20-vjeçare njihet me personin që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Duket sikur fati kishte rezervuar plane të tjera për Klean, pasi 7 muaj nga lidhja e saj njeh prindërit e partnerit, që vijnë nga Amerika posaçërisht për këtë event. Nga këtu nisi bashkëjetesa me bashkëshortin dhe një sërë “reaksionesh” zinxhir. Klea nis punë në një laborator kimik në Vorë. Kjo periudhë përkon edhe me kohën e rebelimit të saj dhe të eksperimenteve të ndryshme me flokët, duke testuar shumë ngjyra. Nuk kaloi shumë kohë dhe produktet kimike me të cilat bombardoi flokët në atë periudhë, patën një efekt katastrofik, por edhe ndriçues. Klea humbi komplet flokët dhe kujton se për disa muaj limitohej vetëm në punë dhe shtëpi, pasi nuk ndihej rehat. Duke qenë se produktet që përdorte, nuk po jepnin rezultatin e dëshiruar, ndërmerr një risk tjetër, por që këtë herë rezulton i suksesshëm. Fillon të studiojë formula të ndryshme dhe të krijojë një shampo për t’i dhënë sërish jetë dhe gjallëri flokëve të saj të bukur. Pati një rritje “të frikshme” dhe Klea mendoi t’i ofronte këto produkte edhe për vajzat e tjera. Fillimisht
ideja e saj nuk u mbështet nga familja, dhe ky ndoshta ishte një faktor tjetër që e shtyu të besonte më shumë te vetja. E pajisur me pasion dhe vullnet deri në grykë, nis të prodhojë shampot e para në kushtet shtëpiake (me një buxhet prej 20 mijë lekësh) dhe më pas t’i shesë online me kontenitorë të thjeshtë të marrë nga Jumbo (ndërkohë që nuk e përmbaj dot veten dhe qeshim të dyja për këtë detaj). Pas 6 muajsh kërkime, prodhime dhe shitje online, vjen momenti kur tashmë familja dhe bashkëshorti e kuptojnë se nuk bëhet më fjalë për një pasion kalimtar, por ka premisa të kthehet në një biznes më të konsoliduar. F a l ë
kontakteve që i ati kishte në fushën e kimisë, arrin të lidhet me dy kimistë të rëndësishëm që punonin për L’Oréal dhe nis bashkëpunimi me një laborator të certifikuar në Athinë për prodhimin e produkteve të para.
Klea vendos të specializohet në këtë fushë dhe investon tek formimi i saj, duke ndjekur një master në Universitetin e Sienës (dhe këtu ndihem sërish e lidhur me Klean, pasi të dyja ndajmë një dashuri për fenë e krishterë. Ndaj kemi zgjedhur të pagëzohemi, Klea me emrin Alexandra dhe unë me emrin e Shën-Katerinës të Sienës). Emri i brandit i erdhi natyrshëm dhe zgjedh ta pagëzojë tamam me emrin e saj të krishterë. Kështu, në 2016-n lindi Alexandra organic. Rritja dhe suksesi i brandit në një kohë të shkurtër do të ishte surprizë për Klean, por kjo u arrit sidomos falë këmbënguljes dhe punës së saj që vazhdon edhe sot e kësaj dite deri në orët e para të mëngjesit. Tashmë, ka nga mbrapa një skuadër që e suporton dhe mbi 40 produkte në treg. Pavarësisht nga kjo, Klea nuk heq dorë nga pasioni i saj dhe kërkimi i produkteve të reja cilësore. Ka një ëndërr të re që ka nisur para 3 vitesh, kur ishte shtatzënë me djalin e saj. Në një udhëtim në San-Diego, bie në kontakt me brandin Sephora dhe vendos të nisë një bashkëpunim të suksesshëm, duke projektuar të shpërndajë produktet e Alexandra Organic në mbarë kontinentin amerikan. Përgatiti një plan biznesi, bëri gjithë kërkimet dhe studimet e mundshme, u kujdes për çdo detaj dhe mori përsipër ta bëjë çdo gjë vetë. Që në fillim, projekti pritet shumë mirë nga bashkëpunëtorët e rinj, por kostoja e madhe që duhet për këtë nismë (rreth gjysmë milioni dollarë si fillim) e bëri Klean të stepet, pasi kërkonte ta realizonte këtë synim vetë, nga 99
Verë 2021
zero, siç kish arritur çdo gjë deri tani. Duke e parë të pamundur nga ana financiare, më në fund pranon ndihmën e familjes, që e shikon si një investim, për të finalizuar këtë projekt. Pandemia ngadalësoi kohën e hedhjes në treg në Shtetet e Bashkuara, por bëhet fjalë thjesht për çështje kohe dhe, në vitin 2021, mund të shikoni me siguri logon e Alexandra Organic në Time Square. “Për mua është me shumë rëndësi që çdo formulë të jetë sa më e natyrshme dhe e pastër, pa sakrifikuar një grimcë efikasitetin. Ky ishte thelbi, kur lindi metodologjia e pastër 4-vjeçare e Alexandra Organic: pa sulfate të ashpër, e kimikate të tjera të dëmshme.” Produktet e Alexandra Organic do të jenë shumë shpejt në Evropë, ndërkohë që vitin tjetër priten në mbarë botën. Jo keq për një ide që lindi në kushte rrethanore apo jo? Më kujton ato historitë e suksesshme amerikane si Stiv Xhobs, që nisi gjithçka nga një garazh me miqtë e tij dhe pas 5 vjetësh kishin një kompani me kuotat e saj në bursë.
Nuancat e Kleas
100
Klea Pashaj karakterizohet nga një ëmbëlsi që e bën të pamundur të mos e adhurosh që në momentin e parë që bisedon me të. Për të, asgjë nuk vjen para familjes. Klea dëshiron që bashkë me projektet e ndryshme, të rrisë edhe familjen e saj të vogël. “Zoti më ka falur një djalë që e adhuroj dhe më bën të prek qiellin me dorë nga lumturia. Por dëshiroj shumë t’i dhuroj motra e vëllezër dhe uroj që kjo gjë të realizohet një ditë.” Për dikë tjetër ky mund të ishte momenti më pak i përshtatshëm për të zgjeruar familjen, duke parë periudhën e pasigurt ku jetojmë apo angazhimet që Klea ka ndërmarrë. Por jo për Klean. Ajo nuk frikësohet nga puna që e pret në momentin që do të ketë një fëmijë tjetër, nga angazhimet profesionale që shkojnë gjithmonë duke u rritur apo nga orët e shkurtra të gjumit që do të reduktohen akoma më shumë. Pikërisht se ndjen këtë dashuri të madhe për fëmijët, momenti kur vjet ka humbur një shtatzani (e shoqëruar edhe me humbjen e njërit prej gjyshërve, me të cilin ishte shumë e lidhur) ka lënë vraga, por nuk e ka bërë të humbasë shpirtin pozitiv dhe luftarak.
Klea dëshiron që çdo vajzë që ka një profesion si ajo të ketë të njëjtin sukses. Shkëmbimi i eksperiencave mendon se është një ndër çelësat e suksesit, ndaj në momentin që i prezantohet mundësia për t’u përfshirë në një projekt inovator dhe në linjë me çfarë beson, nuk ngurron të zërë vendin e saj. Tashmë Klean e gjeni në radhët e investitorëve ne InnvestFund (për më tepër info mbi INnvest Fund, lexo “Një bashkëpunim SUKSESI”). “Zoti ka një plan të madh për të gjithë dhe nuk ta jep asnjëherë kot një dështim apo një sukses. Nuk ka gjë në botë që të jepet pa t’u dhënë edhe mjetet për ta realizuar.” Klea Pashaj Bisedoi Brikena Kapaj Brikena Kapaj është krijuesja e blogut Color our lives, që ka për qëllim të frymëzojë vajzat e gratë e sotme të bëhen lideret e të nesërmes. Synimi kryesor është fuqizimi i grave dhe vajzave përmes shkëmbimit të përvojës, intervistave, tregimeve dhe diskutimeve. Krijimi i një komuniteti do t’i ndihmojë ato të shohin pikat e tyre të forta, të zhvillojnë vetëbesim, të bëhen udhëheqëse të fatit të tyre.
Verë 2021
CREMERI
ose prekja e përkryer e natyrës
Cremeri është një nga prodhuesit e rrallë të kremrave natyralë në Kosovë, që e frymëzon pareshtur ideatorja e të gjitha formulave magjike, znj. Ermira Macula Presheva. Siç mund të kuptohet, përbërësi kryesor i të gjitha produkteve të Cremeri mbetet NATYRA–si Dhuruese Bujare e tejet zemërgjerë e të mirave të pasosura! Kurse urtësia dhe dashuria e Ermirës për të falur më të mirën, është një lloj force e parezistueshme që lëviz të gjitha pamundësitë, duke i kthyer ato në udhë të mundimshme, fundi i të cilave kurorëzohet me sukses të rrallë! Ermira, si ka marrë jetë ideja apo formulat e kremrave? Si grua gjithnjë kërkoj më shumë, madje si padashje kërkoj perfeksion, saqë edhe produkteve në treg vazhdimisht u gjej mangësi. Ndoshta kjo më ka shtyrë që të hulumtoj, të lexoj e të studioj më thellë rreth lëkurës dhe produkteve që veç mirë i bëjnë asaj. Brenda vetes mendoja se AI që ka krijuar njeriun si pjesë e këtij universi, nuk e ka fshehur mirëmbajtjen e trupit në epruveta laboratorike, mes kimikateve! Besoja
se formula e duhur është në natyrë, afër nesh. Cilat janë karakteristikat e kremrave që ju ofroni në treg? Kozmetika natyrale mund të jetë term relativisht i ri për tregun tonë, por jo edhe aq për botën dhe historinë. Në fakt, kjo është mënyra më e vjetër e kujdesit të vetes që njerëzimi ka njohur. Egjiptianët dhe romakët e lashtë përdornin vaj ulliri, bajame, mjaltë, vaj kalendule e kamomil për kujdesin e flokëve dhe fytyrës, dhe këto janë vetëm disa nga bimët e vajrat më të zakonshme. Sa e vështirë është t’i realizosh këto kremra në një vend të vockël si Kosova?
Krijimi i kremrave nuk u nis nga ideja për të bërë biznes, por thjesht si pasion. Si shtetase e Kosovës ndoshta mund të kem hasur pak vështirësi tek sigurimi i përbërësve, sepse janë produkte kryesisht të reja për vendin tonë. Mirëpo kemi arritur suksesshëm që t’i sigurojmë përkundër vështirësive. Pengesa më e madhe në prodhimin e këtyre kremrave mendoj se është mungesa e dashurisë për këtë lloj pune dhe durimi në mbledhjen e informacioneve të duhura. Aktualisht sa produkte keni në treg? Deri tani kam arritur të përpiloj formula per 15 lloje të produkteve; të gjitha natyrale, pa asnjë efekt anësor.
101
Verë 2021
Cilat janë përparësitë e përdorimit të kremrave tuaj? Le të themi se njërën nga përparësitë e ceka më lart. Nuk kanë efekte anësore, nuk helmojnë lëkurën me kimikate, ngadalësojnë plakjen e saj, pra shfaqjen e rudhave. Lëkura merr saktësisht atë që i duhet, e madje këto kremra i kthejnë shkëlqimin.
ndalon përdorimin e lëndëve të para të marra nga kafshët e ngordhura dhe nga kafshët në përgjithësi. A mund të themi se produktet e Cremeri janë kremra “luksi” apo janë të arritshëm për çdokënd?
Ermira, a ka ndonjë lidhje pasioni yt per kremrat me profesionin tënd? Unë tashmë këtë e kam profesion! Nuk e di në më ka interesuar diçka ndonjëherë më shumë sesa kjo. Jam në kërkim të pareshtur të diturive të reja rreth kësaj fushe. Në përgjithësi, cilat janë përparësitë e një kremi të gatitur jashtë industrisë kozmetike? Përparësitë, por edhe arsyeja pse jemi përcaktuar për kremat natyrale, me përbërës organikë fshihen tek koncepti i kozmetikës natyrale apo siç mund të thuhet ndryshe, tek kthimi në natyrë. Ky koncept përqëndrohet në të kaluarën, kur nuk kishte laboratorë dhe kimikate, një kohë kur njerëzit përdornin vetëm dhuratat e natyrës për të ruajtur bukurinë. Kozmetika natyrale nuk përmban parfume, por vajra esencialë që janë më të përshtatshëm për lëkurën e njeriut. Kozmetika natyrale nuk përmban detergjentë agresivë, sulfate. Kozmetika natyrale nuk përmban ngjyra dhe konservantë sintetikë. Kozmetika organike 102
mbi kremrat që i bëjnë mirë lëkurës sime. Te kremrat industriale të brandeve të ndryshme botërore, njeriu i hipnotizuar nga efekti i reklamës, kënaqësinë e ndjen më shumë te x brand sesa te cilësia, madje me këtë arsyeton edhe mungesën e rezultatit. Kështu ndër vite kam provuar produkte nga më të larmishmet dhe nuk isha e kënaqur. Kjo më shtyu të lexoj dhe të hulumtoj shumë, por me kohë ndoshta edhe pavërejtshëm a paqëllimshëm nisa t’i prodhoj këto kremra. Isha duke notuar në ujëra të panjohura, por tani pas kaq kohe, e them sinqerisht, nuk jam penduar aspak. Për më tepër, jam shumë e përmbushur që i jam futur kësaj rruge. Ermira, cilat kanë qenë sfidat kryesore për ty si grua?
Këto kremra mund t’i quash “luks” përsa u përket përbërësve, por unë besoj fort dhe tashmë edhe jam e bindur se kremrat më të mira për lëkurën janë kremrat natyrale. Gjithsesi këto kremra “luksi” janë të përballueshëm pothuaj për këdo, duke marrë parasysh cilësinë e produkteve që ofrojmë. Cili ka qenë motivi kryesor që ju ka nxitur drejt këtij zanati? Si shumica e grave kam hulumtuar
Prodhimi përgjithësisht është i vështirë, sidomos kur je duke ecur në shtigje të pashkelura, produktet janë të reja dhe duhet të konkurrosh me brande tashmë të njohura. Ndër sfidat e para ka qenë përpjekja për t’i bindur të tjerët se Cremeri ofron për lëkurën diçka më të mirë sesa e zakonshmja. Ka qenë sfidë e madhe, por mendoj se shumëkush ka parë pasionin dhe sinqeritetin e investuar në këtë punë e nuk kanë ngurruar të na mbështesin. Ndjesia më e bukur është kur klienti kthehet sërish dhe porosit kremra të tjerë. Për mua kjo mbetet një ndjenjë e papërshkrueshme!
Verë 2021
Përfitimet nga produktet natyrale të kujdesit kozmetik Për shumicën prej nesh shëndet i mirë do të thotë një dietë e ekuilibruar dhe ushtrime të rregullta. Sigurisht që këto gjëra janë shumë të rëndësishme, por ç’mund të themi për produktet që po përdorim në trupat tanë? Lëkura është organi ynë më i madh dhe përthith pothuajse gjithçka që vendosim mbi
të. Pa e ditur e kemi ekspozuar veten ndaj një game të gjerë kimikatesh të panevojshme. Ndaj nëse jeni duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme, kujdesi i lëkurës me produkte natyrale duhet të jetë po aq i rëndësishëm për ju. Ja tri arsyet kryesore.
Më mirë për lëkurën Kujdesi natyral i lëkurës bëhet me përbërës që plotësojnë të njëjtat standarde si ushqimi organik. Kjo do të thotë se nuk ka kimikate të ashpra kqë e dëmtojnë lëkurën. Shumë përbërës kimikë të përdorur në të vërtetë bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Lëkura juaj mund të duket më e ndritshme për disa javë, por në kohë të lërgët përbërësit sintetikë mund të shkaktojnë acarim të lëkurës dhe poret e bllokuara. Kur zgjidhni kujdes organik të lëkurës, ju jeni duke përdorur përbërës që punojnë në harmoni me trupin tuaj, duke lejuar që lëkura juaj të ekuilibrohet.
Më mirë për shëndetin Shumë produkte konvencionale të kujdesit për lëkurën përmbajnë kimikate sintetike të dëmshme siç janë ftalatet, natriumi lauril sulfat dhe parabenet. Këta përbërës të njohur mund të shkaktojnë probleme në sistemin imunitar, riprodhues dhe endokrin. Këto produkte me përqendrime të larta toksike mund të futen dhe të grumbullohen në trupin tuaj duke shkaktuar probleme shëndetësore.
Më mirë për mjedisin Produktet organike të kujdesit të lëkurës janë me përbërës natyralë dhe prodhohen duke përdorur praktika të qëndrueshme. Meqenëse nuk ka kimikate të ashpra në këto produkte, ka shumë më pak toksina që rikthehen në tokë. Kur zgjidhni produkte organike, jo vetëm që po i bëni mirë lëkurës dhe shëndetit, por gjithashtu ndikoni për mirë për mjedisin. 103
Verë 2021
DOBIA E BLETËVESa pak i njohim!?
P
a bletët dhe polenizimin që kryejnë ato, shumë bimë rrezikojnë të zhduken. Si pasojë, zinxhiri ushqimor do të prishej e do të vihej në pikëpyetje edhe ekzistenca e mjaft kafshëve. Nga ana tjetër, marketet do të kishin pak më shumë se gjysmën e sasisë së frutave dhe perimeve në raftet e tyre, e produkte, si mollët, qershitë, avokadot, boronicat, kastravecët, brokolit, e shumë të tjera si këto, nuk do të ekzistonin më.
104
Ngrohja globale, përdorimi i pesticideve, shtimi i parazitëve dhe sëmundjeve, humbja e lëndinave plot lule të egra, janë disa nga faktorët që po i çojnë drejt zhdukjes këto heroina të vockla. Nëse ndodh kjo, bota do të përjetonte ndryshime dramatike: varfëria dhe uria do të shtoheshin me ritme të shpejta. Përgjegjësi kryesor për atë çka po u ndodh bletëve dekadat e fundit? Aktiviteti njerëzor. Ironia qëndron në faktin se me zhdukjen e bletëve, ne njerëzit, po vëmë në rrezik ekzistencën tonë.
Një gjest i vogël, si për shembull një enëz me ujë në parvazin e dritares, përpos mbjelljes së luleve në vazo a në kopsht, ndihmon bletët të sigurojnë ushqimin dhe të kryejnë procesin e polenizimit. Duken gjëra të parëndësishme, por janë disa nga masat efektive për të shpëtuar bletët, planetin dhe veten tonë
Ë
shtë e pranuar tashmë se pyjet, parqet, kopshtet rreth e qark shtëpisë janë tejet të dobishme për shëndetin tonë mendor. Së fundmi, një studim i Universitetit të Arhusit, në Danimarkë, tregon se fëmijët që nuk frekuentojnë rregullisht mjedise të gjelbëruara dhe natyrën, kanë 55 % më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni dhe çrregullime të tjera psikike krahasuar me ata fëmijë që jetojnë mes natyrës. Në qytetet e betonizuara, me blloqe të pafundme pallatesh, të zhytura në smog, krijimi i oazeve të gjelbërta nuk është i dobishëm vetëm për shëndetin. Një studim i fundit, botuar në revistën shkencore Plos One, sugjeron se kopshtet urbane, parqet apo lulishtet përskaj rrugëve, luajnë një rol jetësor në rritjen e numrit të bletëve dhe pjalmuesve të tjerë falë larmisë së bimëve që lulëzojnë pa nevojën e pesticideve. Studimi thotë se kopshtet urbane janë mjaft dobiprurëse për insektet për shkak të shumëllojshmërisë së luleve sezonale. Studiuesit zbuluan
Verë 2021
RËNDËSIA E GJELBËRIMIT NË QYTET gjithashtu se këto kopshte tërheqin po aq bletë dhe pjalmues të tjerë, sa edhe kopshtet e lulet në zonat rurale, larg qytetit. Madje nuk është pak edhe një ngastër e vogël toke, një minikopsht në tarracë, një vazo në ballkon e mbjellë me bimë që tërheqin pjalmuesit, si livando, trëndafili, rozmarina, dafina e trumza.
Po e humbasim natyrën nga pak çdo ditë Fondi Mbarëbotëror për Natyrën (WWF) ka arritur në përfundimin se veprimtaria njerëzore nga viti 1970 deri në vitin 2016, ka shkaktuar dëme kolosale në biodiversitet. Pasoja është një rënie drastike në masën
68% të popullatës së gjitarëve, zogjve, amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve anekënd globit. Raporti Indeksi global i Planetit të Gjallë të vitit 2020 (Living Planet 2020) tregon se një rënie në këto nivele ndodhi pas revolucionit industrial. Ekosistemet janë dëmtuar në mënyrë të frikshme nga aktiviteti njerëzor dhe se rreth një e pesta e specieve të egra rrezikojnë të zhduken këtë shekull vetëm për shkak të ndryshimit të klimës. Gjithashtu rreth 75% e sipërfaqeve të mbuluara me akull nuk janë më, shumica e oqeaneve janë ndotur dhe më shumë se 85% e ligatinave janë zhdukur. Sipas këtij raporti, mbishfrytëzimi i ekosistemeve po dëmton aftësinë ripërtëritëse dhe riprodhuese të natyrës. Rritja e popullsisë, konsumizmi i shfrenuar, lëvizjet demografike kah zonave urbane, ka bërë që të përdorin 56% të biokapacitetit të tokës. Humbja e biodiversitetit kërcënon jo vetëm sigurinë ushqimore, por edhe të ardhmen e planetit. Ja pse nevojitet reagim i menjëhershëm mbarëbotëror.
105
Verë 2021
UDHËTIM BERATI
ATMOSFERË MESJETARE DHE AVENTURA MODERNE
Ë
shtë arkitektura tradicionale e veçantë e qytetit të njohur si “Qyteti i një mijë e një dritareve” që e ka pozicionuar Beratin si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore UNESCO në Shqipëri. I ndarë në dy lagje historike nga lumi Osum, qyteti bashkohet përmes urës së gurtë të Goricës. 106
Dritaret karakteristike të shtëpive tradicionale reflektojnë njëratjetrën nga përtej lumit. I rrethuar nga Tomori dhe Shpiragu, dy nga malet më mitike të Shqipërisë, Berati zë vend të veçantë dhe në hartën e adhuruesve të natyrës. Ngjitje mali, çiklizëm, rafting apo kayaking janë vetëm disa nga
aktivitetet në natyrë që mund të realizoni përreth këtij qyteti. Kalaja mesjetare e Beratit ofron gjithashtu një udhëtim të rrallë në kishat e vjetra të mbushura me ikonat e disa prej artistëve më të mëdhenj shqiptarë, ku vlen të përmendet Muzeu Kombëtar i Onufrit.
Verë 2021
Bukuria e ishqendrës së qytetit Një nga atraksionet kryesore të periudhës osmane në Berat, ky kompleks i madh përfshin një xhami të bukur, teqe të zbukuruar dhe ballkone të gdhendura në dru.
në pjesën e brendshme të objektit të kultit. Ndërtesa brenda ndahet në dy kate, arkitektura e të cilave përbëhet nga kolona, harqe dhe dekoracione shumëngjyrëshe. Gdhendja e drurit është një element i jashtëzakonshëm në këtë ndërtesë, pasuruar me finesë nga domethëniet fetare.
Berati është një nga qytetet me histori dhe kulturë domethënëse në Shqipërinë jugqëndrore. Pozitat gjeografike të qytetit kanë frymëzuar kryqëzime të ngjarjeve, kulturave, besimeve dhe historive që kanë ndikuar rrjedhat e historisë. Një dëshmi e këtij karakteri është qendra mesjetare e Beratit, e cila përbëhet nga xhamia Mbret, teqeja e Helvetive, konakët si edhe nga disa varre monumentale. Kjo qendër është ndërtuar pas pushtimit osman dhe quhej nga vendasit si “Sheria e Beratit” që do të thotë qendër. Fatkeqësisht, pasojat e Luftës së Parë Botërore kanë qenë shkatrrimtare për bibliotekën e këtij territori dhe një shkollë ku studionin të rinjtë e qytetit të cilat sot nuk ekzistojnë më.
paraprin asaj të lutjeve. Tavani është pjesa më e bukur e ndërtesës, dekoruar me shumë finesë në harmoni mes ngjyrave jeshile, të florinjtë, violë, të kuqe dhe blu. Në këtë manifestim dekorues zbukurohen edhe muret anësore me afreske të besimit fetar që lartëzojnë besimin në zot.
Varre Monumentale dhe Konakë
Teqeja e Helvetive Teqeja e Helvetive është një tjetër monument i këtij kompleksi që paraqet, sipas bashkisë së Beratit, një nga realizimet më të mira të arkitekturës në qytet. Teqeja është ndërtuar në shekullin e XV-të dhe është rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në fund të viteve 70-të të shekullit XVIII. Objekti i përket sektit me të njëjtin emër dhe ndodhet në pjesën lindore të Xhamisë Mbret. Teqeja është e rrethuar nga oborri, i pasuruar me shumë konakë siç quhen në gjuhën lokale ballkonet. Objekti i rrallë për nga dekoracionet e bukura në dru dhe në ngjyra shpërfaq një paradhomë që i
Pranë sallës së lutjeve ndodhet mauzoleja e varreve të Ahmet Kurt Pashës dhe djalit të tij. Ballkonet janë ndërtuar gjithashtu prej druri dhe mbahen nga kolonat. Këto konakë shërbenin si hane për besimtaret që vinin për të bërë ritet fetare apo për nxënësit që studionin në medresenë e shkatërruar gjatë Luftës së Parë Botërore. Nën godinë ndodhet një kanal i cili mbledh ujërat e mbetura dhe i derdh në lumin Osum. Mund të plotësoni vizitën tuaj në kompleksin fetaro-social duke vizituar teqen e Sheh Qerimit, që ndodhet pranë
objekteve të tjera
Xhamia Mbret Xhamia Mbret është një nga më të vjetrat në Berat dhe ndodhet në këtë kompleks e ndërtuar nga Sulltan Bajaziti i II-të rreth vitit 1480. Xhamia përbëhet nga minareja, salla elutjeve dhe nga portiku. Faqet murale anësore kanë dritare të bollshme që sigurojnë ndriçim 107
Verë 2021
KISHA E SHËN TRIADHËS Një nga objektet më të arrira të arkitekturës bizantine në Shqipëri gjendet në lagjen e Mangalemit në Berat.
K
isha e Shën Triadhës është një nga më të vjetrat në qytetin e dritareve një mbi një. E gjeni lehtë në zonën muzeale të Mangalemit në Berat, në faqen jugore të Kalasë. Pavarësisht terrenit të pjerrët ku ajo ndodhet, kisha hedh një vështrim të bukur panoramik mbi Goricë dhe shëtitoren e Beratit duke ju bashkuar hijshëm ansamblit muzeal të qytetit që mbrohet nga UNESCO. Kisha është një nga më të vizituarat në zonën muzeale të Kalasë dhe konsiderohet nga më cilësoret e 28 kishave që ka patur gjithë zona e Mangalemit në qytetin e Beratit.
Arkitektura Ndërtimi i kishës
daton rreth fundit të shekullit të XIII-të. Një mbishkrim i gdhendur në një nga portat e kishës tregon kohën më të afërt të ndërtimit të saj. Ajo është një nga modelet më interesante në strukturën e ndërtimit ku gërshetohen tjegulla të modelit bizantin me rradhë të forta guri, si mbajtëse të pjesës së poshtme të ndërtesës. Kjo teknikë duket se ka qenë vendimtare për të mbrojtur objektin nga dëmtimet e forta të shekujve.
Afresket Afresket murale
në faqet e brendshme janë të dëmtuara për shkak të vjetërsisë. Megjithatë gjurmët e temave biblike që tregojnë dishepujt e Krishtit, elementë të “Darkës së Fundit” apo ditët dhe ritualet që i paraprijnë Pashkëve duken ende mbi muret e kishës. Vitet e fundit po bëhën përpjekje për të rikuperuar pjesët më të dukshme të afreskeve të brendshëm, të cilët janë realizuar nga piktorë anonimë.
Gjurmët e Bizantit Kisha është restauruar për herë
të fundit në vitin 2016 kryesisht në pjesën e çatisë, e cila ishte më e dëmtuar se pjesa tjetër e ndërtesës. Në tërësi pjesa e sipërme e kishës dominohet nga ngjyra e kuqërremtë e tjegullave bizantine, një material që i ka rezistuar kohës harmonizuar me gurë të bardhë. Pamja e jashtme dominohet nga kupola e kuqërremtë e cila duket sikur fle mbi krahët anësorë që simbolizojnë kryqin. Në pamjen e saj të jashtme kisha vizaton në hapësirë krahët e Kryqit, si simbol i dashurisë dhe përkushtimit ndaj Krishtit.
108
Verë 2021
URA E GORICËS
N
jë prej urave më të bukura të periudhës së perandorisë osmane në Shqipëri, e ndërtuar në shek. XVIII në qendër të Beratit, Ura e Goricës lidh qytetin me lagjen e të njëjtit emër. Ajo harkohet në mes me një elegancë të theksuar, me këmbët e saj të cilat zbresin nga 10 metra lartësi mbi dy anët e shtratit të lumit Osum. Shtatë harqe, parmakë prej druri, e “dritare” të vogla, të cilat shpeshherë duken si fytyra njerëzish, i japin kësaj ure një pamje të rrallë, një pamje e cila reflekton vërshime të skajshme, tërbime dhe kohë të ashpra mbi të. Unike në stilin e vet, më një gjatësi 130 metra e gjerësi mbi 5 metra, edhe kjo urë ndiqet nga lajtmotivi i urave të vjetra, e legjendave të cilat tregojnë se aty është murosur një vajzë e re për të siguruar themelet e urës. Krenarë për urën që gjendet mes tyre, vendasit tregojnë se një
punim i tillë rrallë gjendet. Duke vlerësuar arkitekturën si edhe rëndësinë e saj historike, studiuesit mendojnë se kjo është ura më e bukur në Shqipëri. Udhëtarët e çdo kohe, të cilët kanë kaluar nga Berati, janë befasuar nga kjo vepër inxhinierike, dhe e kanë dokumentuar atë në gravura, foto e mjaft vizatime. Në fakt, të dhënat e para mbi Urën e Goricës i ka dhënë kronisti i famshëm osman, Evlija Çelebi, në ditarin e tij të udhëtimeve.
N ë vitin 1780, i s h t e Pashai Ahmet Kurti i Beratit ai që financoi ndërtimin e Urës së Goricës, e cila ishte fillimisht e drunjtë. Vendasit mendojnë se ajo u ndërtua pikërisht kur lindi nevoja për të komunikuar mes dy brigjeve të Osumit, në periudhën kur filloi të ndërtohej e popullohej lagja e Goricës. Për fat të keq, më 1918, në mbarim të luftës së parë botërore, një shpërthim dinamiti shkatërroi një pjesë të saj. Por, fatmirësisht, në këtë rast ajo u rindërtua vetëm pas pak kohe në gur, duke marrë formën dhe bukurinë që zotëron sot.
109
Verë 2021
KALAJA E BERATIT Ku jeta vazhdon nga antikiteti deri më sot
Q
ëndron që prej shekullit të 4-ët para Krishtit, vendosur në majë të një kodre, po aq madhështore sa edhe delikate, Kalaja e Beratit është kurora e këtij qyteti të lashtë. Nga oborri i fortifikuar i kalasë shihet i gjithë qyteti i Beratit, lumi Osum dhe ura e vjetër e Goricës. Një udhëtim në Berat nuk do të kishte kuptim pa vrojtimin e peizazhit nga lartësia e kalasë. Porta e madhe, e ndërtuar mbi gurë gjigandë, tregon një siluetë solmne të rrallë për çdo vizitor që shkel për herë të parë në Kala. Duhet një moment qetësie për të vlerësuar këtë kala para hyrjes brenda saj. E qarkuar me mure prej guri, me 24 kulla vrojtimi, Kalaja e Beratit është nga më të bukurat në Shqipëri. Nga romakët, ajo u quajt Fortesa e Arbërve ndërsa, në vitin 216 p.e.s, ajo u përmend me emrin e lashtë Antipatrea. Si në asnjë kala tjetër, jeta brenda mureve të lashta të kalasë vazhdon! Është ky elementi më i habitshëm i kalasë, e cila brenda saj ruan jetët e banorëve, jetë këto po aq të izoluara sa edhe te privilegjuara ne këtë pozicion mbi qytet. Ajo që ekziston brenda mureve është vërtet një qytet tjetër me shtëpi, lokale e restorante, kisha e pazare, muze e monumente, të rrethuara nga një natyrë e gjelbër dhe e 110
freskët. Pamje e pabesueshme! Shtëpitë janë vendosur pothuaj në një anë të kalasë, andej nga shihet lumi dhe qyteti. Turistët mahniten më këtë peizazh megjithëse për banorët e kalasë është diçka e zakonshme. Banorët, pa dyshim figurat më interesante të Kalasë, janë edhe historianët më të mirë të qytetit, ndonëse të padeklaruar. Ata dalin e presin turistë në prag të derës, e ndajnë me ta historitë e kalasë e të kishave, disa prej të cilave sot janë rrënoja. Në brendësi të Kalasë, sot mbijetojnë vetëm dhjetë kisha, nga 30 që numëroheshin dikur, të cilat kanë nisur të ndërtohen që prej shekullit të 15-të. Kisha e Shën Todrit është e zbukuruar me afreske që ruhen prej shekullit të 16-të, ato të mjeshtrit më të famshëm të pikturimit të artit fetar në Shqipëri, Onufri. Historinë e kalasë e njeh më mirë përmes kishës së Shën Mërisë së
Vllahernës, më e vjetra ndër kishat në kala. Katedralja “Fjetja e Shën Marisë”, ende funksionale dhe, sot, Muzeu i Artit Mesjetar, e ndërtuar në fund të shekullit të 18të, është e zbukuruar me afreske deri në dysheme, por punët më të veçanta janë gdhendjet në dru të ikonostasit. Në këtë monument sot ndodhet edhe Muzeu Ikonografik Onufri, ngjyrat e të cilit duhen parë me vemendje nga afër për tu vlerësuar plotësisht. Ndër të tjera, Kisha e Shën Triadhës dhe ajo e Shën Mëhillit, të ndërtuara mbi shkëmbinj, të ftojnë ti shohësh nga pozicioni i tyre dominues dhe arkitektura bizantine. Një prej bukurive më të papritura përgjatë ecjes në rrënojat e kalasë, është busti që nderon Kostandinin e Madh, perandorin romak me origjinë ilire i cili është shpallur edhe shenjt nga Kisha Katolike.
Verë 2021
MUZEU ONUFRI J
emi para Altarit të Shenjtë me skenat biblike të gdhendura e të piktuara në ikonostasët e Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë”, e vetmja kishë që ka rezistuar brenda kompleksit të dikurshëm
mitropolit, aty ku ndodhet edhe Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri. Ndërtuar në vitin 1797, kjo katedrale qendron në pikën më të lartë të Kalasë së Beratit. Brenda godinës dy-katëshe të punuar në gur, ikonstasi shfaqet me gjithë dritën e ngjyrat e tij. I krijuar në vitin 1807, ai është një nga realizimet më të mirë të mjeshtrëve të
drugdhendjes shqiptarë të shekullit të 19-të. Ikonostasi merr gjithë hapësirën e interierit të katedrales, me 12 ikona mbretërore si edhe 27 ikona të vogla festive. Të gdhendura në dru e të lara në flori, ikonat mbretërore, objekte nderimi dhe adhurimi, janë madhështore. Objekte mjaft të rëndësishëm janë edhe katër ikonat qëndrore, në dy anët e derës mbretërore. Në të majtë të ikonostasit gjenden ikonat e “Jezu Krishti Pantokrator” dhe “Johan Pagëzori” ndërsa në të djathtë ndodhen ikonat e “Shën Mërisë” dhe “Fjetja e Shën Mërisë”. Pasi
kalon
përmes
ambjentit
hyjnor të Kishës, të shfaqet Muzeu Onufri, i cili, i ndërtuar në vitin 1986, lë gjurmën e tij të kuqërremtë tek vizitori. Muzeu mban emrin “Onufri”, për të nderuar kryemjeshtrin e pikturës shqiptare të shekullit të 16-të, i cili ka krijuar një trashëgimi të pasur të krijimtarisë ikonografike. Muzeu Kombëtar Ikonografik përmban
një koleksion prej 173 objekteve të përzgjedhura nga fondi i kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe qytetit të Beratit. Ky muze shtrihet brenda sallës qëndrore të kishës, në mjedisin e altarit, si dhe në disa mjedise të tjera në katin të parë dhe të dytë të Katedrales. Në këto salla janë ekspozuar veprat më të mira nga Onufri, Nikolla, i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Veprat e tyre janë nga më të bukurat, me ngjyrat e ndezura e të florinjta të cilat duken qartazi të frymëzuara nga një fuqi hyjnore.
Por, si me çdo artist të madh, ky udhëtim me Onufrin nuk mbaron këtu! Vizitorët dalin nga Katedralja në ndjekje të “të kuqes” së paharrueshme të mjeshtrit, me frymën e tij të shpërndarë pothuaj në çdo kishë që ndodhet në Kalanë e Beratit!
111
Verë 2021
MUZEU ETNOGRAFIK Një shëtitje në jetesën dhe zakonet e banorëve të Beratit
Imazhit turistik të Beratit prej 40 vitesh i është shtuar një muze interesant i cili tregon mbi jetesën dhe zakonet e përditshme të banorëve të qytetit.
M
uzeun Etnografik i Beratit është i vendosur brenda mureve të një banese tipike beratase që i përket shekullit të 18të. I përshtatur në dy katet e shtëpisë, që ndodhet në ansamblin muzeal të qytetit të konsideruar Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, ky muze shfaq për publikun pavione të lidhura organikisht me njëri-tjetrin, të cilët sjellin një panoramë të plotë të kushteve të jetesës, zakoneve të përditshme të banorëve të qytetit dhe nivelin pasuror të tyre.
Arkitektura Arkitektura e jashtme e ndërtesës tregon për nivelin zhvillimor ekonomik të familjeve të mëdha të Beratit të më shumë se 200 viteve më parë. Imitimi i pazarit të vjetër të Beratit me dyqanet e qëndistarëve, punuesve të drurit, punuesve të metalit, sjellin në ditët tona ngjyrimet e kohërave të shkuara, ku puna e dorës kishte një rol parësor në burimet e jetesës dhe tregtisë. Një pus i vjetër në oborr të shtëpisë është një objekt që karakterizon jo vetëm shtëpitë e Beratit, por e gjen gjerësisht të përhapur në Shqipëri.
Jeta Beratase Mënyra sesi jetonin vendasit tregohet në katin e dytë të Muzeut ku objekte të vjetra janë shpërndarë në ndarjet e shtëpisë për të rrëfyer 112
në heshtje sqimën e dhomës së miqve, dhomën e gatimit dhe përgatitjes së të gjitha vakteve të ditës, dhomën e punës së dorës që kryhej nëpërmjet tezgjahut.
Çardaku Konsiderohet si hapësira më e rëndësishme në banesë, me qoshkun ku gjenden mindere, qilima e velenxa. Tek sa pjesa tjetër e banesës është e gjitha e ndërtuar me gur, këtu është druri elementi kryesor i ndërtimit. Shpesh në këtë ambjent punohej dhe tezgjahu. Në shtëpitë karakteristike të qytetit kjo hapësirë zihej kur shtohej familja, e ndihmonte për të krijuar mjedise të tjera banimi të nevojshme. Kjo hapësirë në muze është pasuruar
edhe me orendi të vogla shtëpiake që shërbenin për të gostitur miqtë apo të zotët e shtëpisë kur kishte ngjarje të mëdha në familje. Një ndër dhomat më interesante që mund të vizitoni në muze është Dhoma e fshatit, krijuar apostafat për miqtë burra. Dhoma dominohet nga sofra e ushqimit dhe oxhaku. Ajo që ngjall kuriozitet është fakti se po në këtë dhomë ndodhet dhe dollapi i rrobave, ndërkohë që enët janë vendosur mbi tartabenë. Dhomat e tjera që mund të vizitoni përfshijnë Dhomën e tezgjahut, Kuzhinën, Dhomën e miqve në Berat etj. Në muze autoritetet ruajnë rreth 1200 objekte të trashëgimisë kulturore, të shpërndara estetikisht bukur në sergjenë, dollapë, kanate
Verë 2021
dritaresh apo pranë oxhakut të bardhë të dekoruar me modesti nga etnografët. Të gjitha orenditë janë të përmasave të përshtatshme për një muze impresionues që të tërheq duke nisur nga oborri dhe muret rrethuese. Muzeu është ndalesa e padiskutueshme e grupeve të turistëve të huaj dhe shqiptarë që njohin në këtë njësi domethënëse kulturore sjelljen bazike të kësaj pjese të Shqipërisë. Muzeu Etnografik i Beratit është pjesë e rrjetit të muzeumeve më identifikuese të pellgut të Adriatikut. Ky material u përgatit nga “IntoAlbania”e cila është një platformë marketingu mbi destinacionet e turizmit shqiptar. Misioni ynë është të promovojmë Shqipërinë në botë, të ruajmë trashëgiminë e vendit përmes promovimit, të reflektojmë më së miri identitetin aktual të tij, si dhe të ndihmojmë ekonominë lokale përmes mundësive të reja të biznesit elektronik
NJË UDHËTIM NË FSHATIN OGDUNAN Nga Joni Margjeka
S
humëkush ka dëgjuar për kanionin madhështor të Langaricës, sikurse për fshatin historik të Bënjës dhe për ujërat termale, për Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës”, për Dangëllinë e vëllezërve Frashëri, për luginën e Vjosës, vargmalin TrebeshinëD h ë m b e l Nëmërçkë, e shumë e shumë të tjera. Por këto janë vetëm petkat e një treve, që hirësinë e saj e fsheh me fanatizëm të madh nën to. Zona e Përmetit është nga më dinamikët në vend, ndërsa kultura e saj nga më të larmishmet. Kombinimi i tyre ofron një produkt mbresëlënës që duhet promovuar si vlerë kombëtare. Ka kaq shumë për të treguar për Përmetin, saqë çdo vendbanim i kësaj zone qëndron si një “gur kilometrik” në rrjedhën e historisë, që pret të deshifrohet. I këtillë është edhe Ogdunani, një xhevahir bash në zemër të krahinës së Shqerisë, një fshat për të cilin shumë pak është folur dhe aq më pak është shkruar. Nisemi nga qyteti i Përmetit në mëngjes herët për të zbuluar Ogdunanin, një destinacion i panjohur, por i dëftuar plot pátos nga udhërrëfyesi ynë, Apostol Cullufe. Coli, siç i pëlqen ta thërrasin ndryshe, është një burrë i mençur, i cili ka shumë për të treguar për rrethin e Përmetit. Ogdunani në veçanti e bën edhe më nostalgjik, pasi aty ka kaluar vitet e fëmijërisë. Sa më shumë Coli na tregon, aq më
shumë duket sikur monumentet nisin të flasin dhe, si rrjedhojë, udhëtimi bëhet më i dashur. Lugina e Vjosës është e gjitha marramendëse, por nga Petrani
deri në Ogdunan udhëtimi merr dimensione të tjera. Në Petran, Langarica ndalon hovin e saj dhe puth me furi brigjet e Vjosës, për të vijuar teposhtë rrjedhën e përbashkuar drejt detit Adriatik. Ndërsa udhëtimi ynë spostohet nga njëra luginë në tjetrën, pranë llixhave të Bënjës zë fill një nga kanionet më spektakolare në Shqipëri. Langarica ka krijuar një çarje të madhe gjeologjike në territor, duke formuar një kanion të gjatë 4 kilometra, me thellësi deri në 100 metra dhe gjerësi deri në 30 metra. Kanioni i Langaricës është formuar si rezultat i veprimtarisë karstike dhe erozive të lumit me të njëjtin emër, i cili për miliona vite ka arritur të gdhendë këta masivë gëlqerorë që bien thikë mbi shtratin. Ujërat e Langaricës, me forcën e tyre gërryese dhe tretëse, i kanë dhuruar territorit tipare gjeologjike dhe gjeomorfologjike 113
Verë 2021
mjaft interesante. Në krahun e djathtë të rrjedhës së Langaricës ngrihen fshatrat historikë të Bënjës, Novoselës dhe Lupckës, ndërsa në krahun e majtë fshatrat hijerëndë të Delvinës dhe Ogdunanit. Ogdunani ndodhet vetëm 18 kilometra larg Përmetit, distancë e cila përshkohet afërsisht për 34 minuta. Rruga e asfaltuar përfundon tek ujërat termale të Bënjës, ndërsa deri në fshat mbeten edhe 5 kilometra rrugë e amortizuar, e cila mund të kalohet vetëm me mjete të larta. Rruga për në fshat mund të përshkohet edhe në këmbë, me biçikleta ose me mushka për të apasionuarit e aventurës. Kapërcejmë Langaricën dhe ndjekim rrugën që gjarpëron mbi kanione. Pasi arrijmë në pikën më të lartë të kanionit, aty ku ndodhen rrënojat e një garnizoni të vjetër otoman, para nesh shpaloset befas një peizazh mahnitës. Në pamundësi për t’i rezistuar një pamjeje kaq të bukur, vendosim të bëjmë një ndalesë të shkurtër mbi ballkonin e Langaricës, nga ku mund të shijosh më së miri natyrën e pasur të Përmetit. Rrugëtimi vijon me çapitje deri në vendndalimin përfundimtar, kur më në fund shfaqet imazhi i gurtë i fshatit që kamuflohet lehtas me natyrën që e rrethon. Çatitë, muret, avllitë, kalldrëmi, sokakët, sofatët, gjithçka shkrihet me ngjyrën e kafenjtë të shkëmbinjve përreth, nga del lënda e parë. Arkitektura e fshatrave të kësaj krahine është dëshmia e fundit e gjallë që flet për mjeshtërinë që banorët zotëronin në përpunimin e gurit. Teksa ecën në rrugicat e kalldrëmta të Ogdunanit, është e pamundur të mos ndalësh portë më portë dhe të vështrosh me 114
kureshtje simbolet e ndryshme të skalitura nëpër mure. Disa simbole (kryesisht ato fetare) janë të mbuluara me gëlqere që nga koha kur sistemi komunist i shpalli luftë klerit, ndërsa simbole të tjera zoomorfe, antropomorfe ose floreale, sikur duan të rrëfejnë sekretet e portave ku janë skalitur. As gëlqerja e komunizmit, madje as ashpërsia e kohës, nuk kanë arritur ta zymtësojnë simbolikën e këtyre shenjave dhe, bashkë me to, admirimin që banorët e zonës kishin për natyrën. Coli na tregon se si këto shtëpi “janë ndërtuar me flori”, sigurisht në kuptimin figurativ dhe alegorik, pasi banorët e këtyre zonave jo vetëm ishin tregtarë me nam, por edhe ishin rrahur shumë herët me kurbetin. Gjithashtu na thotë se “shtëpitë në këto anë shikohen nga qoshet”, shprehje e përdorur me zgjuarsi nga ai për të treguar nivelin e mirëqenies së çdo familjeje. Për habinë tonë, “qoshet e ndërtesave” tregojnë jo vetëm cilësinë e përpunimit të gurit dhe teknikën e lartë të ndërtimit, por edhe statusin social e kulturor të banorëve nëpërmjet simboleve
të ndryshme që mund të shquhen. Sa më të pasura me simbole të ishin ndërtesat, aq më i lartë ishte statusi kulturor dhe ekonomik i banorëve të tyre. Jeta komunitare në fshat dikur ishte shumë e zhvilluar. Këtë e dëshmojnë portat me sofat, sheshi i fshatit, çezma monumentale, shkolla e dikurshme e kisha dhe, çka është më e rëndësishme, kujtesa e gjallë e një burri që dukej sikur me zor kish pritur të na rrëfente gjithçka mbante të fjetur në thellësi të shpirtit. Coli na tregon se si gratë e fshatit dikur organizoheshin për të pastruar ambientet e përbashkëta, nikoqirllëku i të cilave i “bënte kalldrëmet aq të pastra, saqë mund t’i lëpije”. Ndërsa sot situata paraqitet krejt ndryshe. Ata pak banorë që kanë mbetur, janë të moshuar, të pamundur fizikisht dhe ekonomikisht për të mirëmbajtur banesat, të cilat po shkërmoqen nga trysnia e kohës. Ndërtesat në Ogdunan shquhen për bukurinë e tyre, por njëra dallon ndër shoqe, pasi jo vetëm ka “qoshe elegante”, por çdo element arkitektonik i saj është i kuruar me
Verë 2021
shumë hijeshi. Ndërtesa në fjalë është dykatëshe, tip kulle, me një kompozim planimetrik në formë sharre. Ka një portë të jashtme monumentale, në arkitraun e së cilës është skalitur data e ndërtimit të shtëpisë, viti 1870. Nëpërmjet kësaj porte hyn në oborrin e shtëpisë, nga i cili mund të vështrosh fare mirë ndërtesën. Në katin e parë ndodhet vetëm dera kryesore, ndërsa në katin e dytë hapen 12 dritare, kornizat dhe arkitrarët e të cilave janë të mbushura me simbole të ndryshme që presin të zbërthehen. Simbole fetare, zoomorfe dhe floreale zbukurojnë cep më cep fasadën e objektit dhe në shumicën e rasteve përsëriten nëpër basorelievet mbi dritare, ndërsa në këndin jugor të ndërtesës vihen re dy pllaka me simbole antropomorfe unike. Pllaka e parë paraqet 5 burra me fustanellë, të kapur dorë për dore, që hedhin valle, midis të cilëve janë skalitur 4 kryqe, ndërsa prijësi i valles mban në dorën e djathtë një shpatë. Një artefakt kaq i vyer që na rikthen në reminishencë vallen e stërlashtë pirrike që, sipas Homerit, Akili kërceu me shumë shprehi kur pa trupin e pajetë të mikut të tij Patroklit, duke shprehur
në këtë mënyrë hidhërimin e thellë. Sipas mitologjisë greke, kjo valle na kujton edhe kërcimin me shpata dhe me mburoja që bënin rojtarët Kuretë për të mbytur të qarat e Zeusit foshnjë, që nëna e tij, Rhea, e kish çuar në një shpellë të malit Ida, në Kretë, për ta shpëtuar nga gllabërimi i babait kanibal, Kronosit. Nga ana tjetër, ky gur i skalitur është si Guri i Rozetës (Rosetta Stone) që bën lidhjen midis kohërave më të mugëta me ato të sotmet, pasi dëshmon qartë vazhdimësinë e valles së shpatave te shqiptarët e sotshëm, të cilët vijojnë ta ruajnë me fanatizëm këtë traditë të stërlashtë. Pllaka e dytë paraqet vetëm një burrë me fustanellë që mban në të dyja duart shpata të mprehta, imazh që të sjell ndër mend kapedanët suliotë. Një tjetër interpretim që mund t’u bëhet imazheve, është nëpërmjet valles së shpatave, që dëshmon lidhjen e pashmangshme të traditës me artin e luftës. “Oxhaqe” kaq të mëdha mund të ndërtoheshin vetëm nga paria e kohës, pasi kishin kosto tepër të lartë. Një tjetër objekt interesant është kisha e Shën-Mërisë, e ndërtuar në vitin 1774, datë kjo që është gdhendur në gurin kyç të qemerit. Ikonostasi i kësaj kishe mbart vlera të mëdha artistike dhe është ekspozuar në muzeun e Përmetit. Përveç afreskeve që u kanë mbijetuar kohës dhe stilit
të veçantë arkitekturor, kjo kishë është e mirënjohur për numrin e madh të qeparisëve që e rrethojnë. Dikur ishin plot 365 qeparisë (aq sa ditët e vitit) dhe 1 lis i moçëm (viti i plotë), që rrethonin kishën. Nga kjo pyllnajë kanë mbetur rreth 100 syresh, pasi gjatë periudhës së komunizmit këto pemë të çmuara nisën të priteshin për t’u shfrytëzuar si lëndë e parë. Pavarësisht se dikur numri i qiparisëve ka qenë 3 herë më i lartë, ende sot ky mbetet masivi më i madh i qiparisëve që rrethojnë një kishë në gjithë territorin e Shqipërisë. Ky masiv duhet shpallur menjëherë monument natyre dhe të mbrohet me ligj, për të shmangur abuzimet e mëtejshme. Për të kuptuar rolin që Ogdunani ka pasur në mëvetësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, mjafton të shohësh rrënojat e kullës së dikurshme të flamurit, shkollën ku mësohej gjuha shqipe, kishën ortodokse, si dhe simbolet e shumta patriotike të skalitura në çdo shtëpi. Natyrshëm lind pyetja: Kaq i rëndësishëm ishte ky fshat saqë kishte kullë flamuri? Përgjigjja e kësaj pyetje nuk mund të jepet vetëm duke studiuar ndërtesat e heshtura që kanë mbetur në këmbë, por duhen bërë studime të mirëfillta mbi popullsinë e dikurshme të këtij fshati, në mënyrë që të kuptojmë rolin që oxhakëria e krahinës së Shqerisë ka pasur në çështjen kombëtare. Që të bëhen këto studime, nuk mjafton vetëm dëshira e mirë, por duhet të kemi një Institut Albanogjik që studion “shqiptarizmën”, një Akademi Shkencash që prodhon studime të mirëfillta shkencore, një Institut Monumentesh që të paktën të dijë të vlerësojë trashëgiminë kulturore dhe, mbi të gjitha, një 115
Verë 2021
shtet që drejtohet nga burra shteti atdhetarë dhe jo nga një shpurë burracakësh grykësorë. Në kohërat kur karvanët endeshin pareshtur në rrugët tregtare që lidhnin krahinat mes tyre, Shqeria ishte krahinë me nam. Pavarësisht se gjallëria e dikurshme është shuar gradualisht, Ogdunani ende sot ruan me kryeneçësi lavdinë dhe hijeshinë e një fshati sqimatar. I njohur ndryshe si fshati i 365 qiparisëve ose si fshati i vetëm me kullë flamuri, Ogdunani fsheh me kujdes një thesar të çmuar antropologjik, që duhet zbuluar sa nuk është vonë. I ngritur thuajse në të njëjtën lartësi me Bënjën e mirënjohur, në krahun tjetër të kanionit të Langaricës, Ogdunani imponon respekt.
Masivi i qiparisëve që rrethon kishën e Shën-Mërisë, nuk mund t’i shpëtojë as syrit më të shkujdesur. Bënja dhe Ogdunani janë themeluar ballë për ballë rreth së njëjtës periudhë kohore, sikur duan të rivalizojnë në këtë mënyrë bukurinë e pashoqe të njëri-tjetrit. Në këto kushte është thuajse e 116
pamundur që t’i krahasosh, pasi secili fshat shquhet për veçoritë e tij. Ama Bënja në ndryshim nga Ogdunani, gëzon statusin ligjor “Qendër Historike” që e mbron nga çdo lloj zhvillimi i pakontrolluar që nuk bazohet në ligj. Ndërsa Ogdunani konsiderohet një fshat i thjeshtë, pa ndonjë vlerë të veçantë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Megjithatë mjafton ta shpluhurosësh fare pak që të vërtetosh krejt të kundërtën. Sa fshatra të tjerë ka në Përmet, po aq të çmuar sa Ogdunani, që nuk njihen për vlerat e tyre? Po në Shqipëri? Kur fshatra të tërë trajtohen në këtë farë feje, po monumentet e veçuara sa shanse kanë t’u rezistojnë kohës? Sa vlera të tilla kombëtare dergjen nëpër
territor, të harruara plotësisht? Çfarë çalon në punën që institucionet përkatëse duhet të bëjnë në studimin, konservimin, restaurimin, mbrojtjen dhe promovimin e monumenteve të kulturës? A kanë institucionet kulturore kapacitete njerëzore të përshtatshme, të paktën sa për t’i evidentuar këto
vlera? A nuk duhet të shpallet edhe Ogdunani “Qendër Historike” sikurse binjakja e tij, Bënja? Në mos i gjithë fshati, a nuk duhet të shpallet të paktën shtëpia e lartpërmendur Monument Kulture i Kategorisë së Parë? Po masivi i qiparisëve, a nuk duhet shpallur Monument Natyre? Dhe të mendosh që po flasim vetëm për mbrojtje statutore, pa përmendur investimet që duhen bërë për restaurimin dhe konservimin e tyre. Një mori pyetjesh lind natyrshëm kur nis të kuptosh realitetin e trishtë të kësaj trashëgimie kaq të brishtë që rrezikon të zhduket nga çasti në çast, dhe si rrjedhojë revolta ndaj këtyre institucioneve inekzistente është e pashmangshme. Ogdunanit mjafton t’i asfaltosh vetëm 5 kilometra rrugë që e lidh me llixhat e Bënjës, në mënyrë që banorët ta ripopullojnë dhe ta nxjerrin përfundimisht nga izolimi. Impulset e para për shndërrimin e shtëpive të vjetra në bujtina kanë nisur tashmë, pavarësisht infrastrukturës së amortizuar. Mjafton shumë pak për t’i dhënë hov zhvillimit të turizmit në këtë fshat, pasi Ogdunani ka gjithçka. Ka natyrën e mrekullueshme që kurorëzohet me kanionin e Langaricës, historinë e pasur që pret të zbulohet, arkitekturën e veçantë, llixhat kurative të Bënjës, kulinarinë e pasur dhe produktet bio, ka monumente natyre dhe kulture, por mbi të gjitha ka ende njerëz fisnikë që na sjellin në kujtesë të parët e tyre.
Verë 2021
Bujtina e Bardhë me Parmakë të Kuq Nga Arlinda Çausholli
R
reth 7 kilometra në verilindje të Rrëshenit, në zonën e Mirditës, ndodhet një bujtinë e bardhë me parmakë të kuq, emri i së cilës ende nuk është vendosur nga Valentina dhe Ndue Nikolli, një çift mikpritës mirditorësh, përfaqësim i dashur të gjithë zonës së jeshtiltë dhe bujare në këtë kohë të bukur pranvere. Fshati quhet Kulmë, një pikë nisjeje për ata që u ngjiten maleve me këmbë. Bukuria e këtyre trojeve është e rrallë për nga kurorat e maleve që filtrin e ngjyrave e kanë natyral dhe ti nuk ke nevoje për syze me refleks që bota të të duket më e bukur.Shtegu për te bujtina e bardhë është rrugë rurale e
mirëfilltë që do të joshte makinat 4×4 apo rally, dashamirësit e guximshëm të aventurës. Aty u mblodhëm me një grup që kanë në zemër nismën dhe biznesin, nga Dibra, Mirdita apo Mallakastra, për të ndarë guximin për ide të reja, dashurinë për biznesin, dëshirën për të ndërtuar diçka kur një pjesë tjetër përpiqet ta anashkalojë dhe ta harrojë. Familjarët kishin përgatitur një gosti të tërë me ushqime të zonës dhe na servirën buzagaz gjithçka të mirë.Kur e përgëzon Klaudian, gocën e vogël 6-vjeçare të shtëpisë, për mirësinë dhe urtësinë e saj, të përgjigjet “si shoqet”, një këmbanë e vogël për të mbajtur këmbët në
tokë me thjeshtësi, ndonëse unë jam gjithnjë në krah të vetëbesimit të fëmijëve dhe kurajos që duhet t’u njihet dhe vlerësohet. Klaudia mbante dy vazo të vogla me karamele “Zana” në hyrje të bujtinës dhe kostumin tradicional të Mirditës, një përzierje ngjyrash dhe qëndismash që kthejnë në kohë dhe të japin njëfare paqeje të brendshme dhe të pushojnë sytë. Fshati Kulmë është diku te 400 metra mbi nivelin e detit, ndërsa ne mbi re duke parë e shijuar mikpritjen mirditore.
117
Verë 2021
FUNDJAVA NË VEND Fustanella Farm Fustanella Farm është ideuar para tre vitesh, nisur nga panorama që të linte pa frymë, në vendin ku ndodhet dhe sot. Ajo u konkretizua në një ndërmarrje të re agroturizmi, në lagjen Zaranik të Petrelës. Fustanella është e përbërë nga një bujtinë e vogël me tri dhoma, ferma bujqësore dhe një restorant organik që funksionon sipas parimit “nga ara, drejt në tryezë.” Bujtina është ende e papërfunduar. Ka tri
Restoranti ofron kuzhinë mesdhetare dhe ballkanase, duke ndjekur dhe riinterpretuar receta tradicionale të gatuara për shekuj me radhë në vatrat e shtëpive, ku vishej dhe ende vishet fustanella. Menuja është stinore dhe e bazuar drejtpërdrejt në prodhimet e parcelave që rrethojnë restorantin dhe bujtinën. Prodhimet e mishit sigurohen në ferma të tjera të ngjashme, që kanë përparësi blegtorinë. Mendohet së shpejti të ngrihet një pulari dhe një stallë të vogël. Gatimet janë të shoqëruara nga disa varietete të zgjedhura verërash dhe distilatesh, kryesisht vendase, lëngje të freskëta të frutave, komposto të bëra vetë dhe çajëra organikë. Gatimet bëhen vetëm me prodhime të freskëta stinore, të kthyera në
dhoma të mrekullueshme në katin e dytë dhe secila prej tyre do të ketë kapacitetin të akomodojë dy deri në tre persona, sipas dëshirave të pushuesve. Ferma prodhon një gamë të gjerë perimesh, në përgjithësi kultura vendase, por dhe kultura të reja që kanë hyrë në vendin tonë vitet e fundit. 118
një menu ditore ose javore, me specialitete shqiptare, greke, arbëreshe, të cilat kombinohen me meze të stinës, shumë të dashura për ballkanasit e jugut. Në shtator të vitit 2019, zonja arbëreshe Luçia Martino, nga qyteti Frashnitë i Kalabrisë, njëkohësisht dhe Ambasadore e kuzhinës kalabroarbëreshe në Shqipëri, solli përvojën e saj me “pjatat arbëreshe”. Para hapjes së restorantit, prodhimet shiteshin në biznese të tjera, në shitoret e ndryshme organike, por edhe nëpër shtëpira. Tani përdoren kryesisht për kuzhinën e restorantit. Te “Fustanella” thuhet: “Bujqit tanë janë kuzhinierët më të mirë në botë.” Puna e këtyre njerëzve është vërtet e admirueshme, si z.Kujtim Shera, agronomi i cili ngriti një grup pune për bujqësinë,
Verë 2021
Agora Farmhouse
instaloi sistemin ujitës me pika dhe krijoi fermën. Aktualisht po përsoset sektori e magazinimit të prodhimeve dhe konservimit të tyre, si dhe shitorja, ku vizitorët ose kalimtarët kanë mundësi të blenë prodhime të freskëta ose konservat e kësaj ferme. Në të ardhmen do të ndërtohet edhe një serrë, gjithashtu organike. Ferma Fustanella, me mentor prof. Andrea Shundin dhe z. Kujtim Sherën, aspiron që së shpejti të bëhet anëtare zyrtare e Sloë Food International. Objektivi i fermës është që të jetë 100% organike, pa përdorur asnjë pesticid dhe asnjë lloj kimikati, përveç plehrave dhe mbrojtësve organikë.
Agora Farmhouse është një sipërmarrje familjare që operon prej dy vitesh në treg. Zotëron një sipërfaqe prej 20 dynym zonë fushore pranë liqenit dhe 25 dynym zonë pyjore që e rrethon. Ka të ngritur strukturën e restorantit, të kufizuar me zonë të dedikuar kampingu per turistët, me 4 dhoma akomodi buzë liqenit. Shtrihet buze liqenit, pranë atraksioneve turistike si Ishulli i Sardës dhe Shpella e Pëllumbave, të cilat vizitohen me varka. Ky biznes ofron shërbimin e restorantit me kuzhinë tradicionale, ku recetat e trashëguara të familjes përgatiten me prodhime sezonale, ku një pjesë sigurohet nga vetë ferma. Gatimet tradicionale që ofrohen janë qulli (që përgatitet me ajkën e qumështit), patate furre me mazë, lakrori me lakrat e egra që mblidhen në zonë, peshku i freskët i liqenit, lëngu i thanës etj. Ekspozimi i prodhimeve vendase, si reçelra të llojeve të ndryshme, mjaltë lulesh, trumze dhe gështenje, raki dhe verë.
Hylli i Dritës Në pronën e trashëguar nga të parët, fillimisht ka funksionuar një restorant me produkte lokale të freskëta. Ky ishte vetëm fillimi. Më pas, si rezultat i një kërkese të lartë të produkteve të zonës së Zadrimës, të cilat janë shumë të shijshme e të shëndetshme, u konceptua ferma. Produktet tipike që ofton ajo janë: qengj në hell, rosë me qymlek, pulë me perime, qull, oriz etj. Përveç restorantit, do të gjeni dhe një bujtinë, si shërbim akomodimi me gjashtë dhoma, me kushte optimale, si dhe aktivitetete rekreacioni në fermë.
Ferma Fustanella është e rrethuar me bukuri natyrore, por edhe me shumë histori. Kalaja e Petrelës ndodhet vetëm disa qindra metra larg dhe mund të shihet lirisht nga çdo kënd i Fustanellës. Jo shumë larg, në drejtim të juglindjes, ndodhen Varri Monumental i vendbanimit të lashtë ilir të Persqopit dhe pak më tutje muret e vendbanimit. Bukuritë natyrore janë kudo përreth, si: Shpella e Zezë në fshatin e Pëllumbasit, ujëvara te Syri i Ciklopit në afërsi të Krrabës, më tej Liqeni i Farkës etj, duke e bërë këtë zonë një vend të preferuar për të apasionuarit e historisë, shëtitjeve, sportit, si dhe ushqimit të mirë. 119
Verë 2021
PËRSHTYPJE UDHËTIMI NË VEND
"Ferma 100” Ky ambjent është një vend i hapur muajt e fundit në Vishaj, rreth 15 km larg Tiranës. Ferma apo restorante që ofrojnë agroturizëm te ne ka pa fund dhe po vijnë duke u shtuar.
xham, duke mundësuar kështu shijimin e pamjes. Në fundjavë ofrohej muzikë live (mendova se do të më shqetësonte, por kishte volum të pranueshëm). Ferma kishte ende detaje të papërfunduara; dukej qartazi që disa pjesë ishin në rregullim ose në ndërtim e sipër.
‘Ema’s Light’ është një blog i hapur rishtazi, që synon të jap përshtypje të vërteta për hotele e restorante në Shqiperi prej përvojës personale në këto vende të vizituara duke ndarë me ndjekesit gjithë përvojën e udhëtimeve të saj. Ky pasion i kthyer në mision jep shumë mesazhe si për klientët/pushuesit ashtu edhe për vetë ofruesit e shërbimeve. Ema ka vendosur të qëndrojë anonim në mënyrë që vërtetësia e review-së së saj të mbetet e pacënuar. Lexoni se ku do të na çojë Ema këtë rradhë.
T
ermi agroturizëm është shumë i gjerë e në vende të tjera të botës përfshin lloj-lloj shërbimesh, por, e thënë thjesht, agroturizmi mund të mendohet si gërshetim i turizmit dhe bujqësisë, që mundëson çlodhje, argëtim, në disa raste përkëdheljen dhe ushqyerjen e kafshëve të fermës, si dhe njëfarë edukimi të vizitorëve për produktet vendase. Po te ne, çfarë ofrojnë në të vërtetë bizneset? Po filloj me përshkrimin e eksperiences sime.
120
Kuzhina: tradicionale/mesdhetare Cmimi: ~2,000 - 2,500L/personi (pa përfshirë mishrat e stazhonuar) I përshtatshëm për familjarë ose grupe të mëdha. Kerkohet rezervim: PO Parkimi: sigurohet nga restoranti dhe ka hapësirë të mjaftueshme Ambienti: “Ferma 100” mundësonte një fushëpamje relaxuese të gjelbër që nuk pengohej për kilometra të tërë, ngaqë ndodhet mbi kodër. Një rrip i ëmbël i restorantit të brendshëm rrethohet me
Këndi i lojërave: ambienti kishte kënd lojërash për femijë (me lojëra cilësore druri) të pozicionuar përballë restorantit, por rreth 30 m larg (pra fëmijët duheshin shoqëruar patjetër). Restoranti: kuzhina nuk ofronte risi, menuja ishte standarde në pjesën më të madhe të asortimenteve, megjithatë ushqimi tradicional ishte gatuar saktë. Më pëlqyen veçanërisht jufkat me lëng pule. Nuk do të veçoja pulpën e gicit, e cila nuk më ngjau shumë e butë. Vlerësovaj faktin që restoranti ofronte mishra të stazhonuar, por nuk i provuam. Mungonin ende menutë eprintuara. Shërbimi: shumë profesional dhe i shpejtë.
Verë 2021
Hani i Pazarit Korça, qyteti i serenatave, është një vend shumë i dashur, që unë e vizitoj shpesh. Fundjava e kaluar te “Hani i Pazarit” më rikonfirmoi arsyen pse ky qytet juglindor tërheq dhjetëra mijë bujtës. Pak histori: në qendër të qytetit ndodhet Pazari i Korçës, i cili ruan mbresa arktitektonike të godinave, në harmoni me rrugicat e vogla të shtruara me kalldrëm. Numri i haneve ka qenë i konsiderueshëm, por sot kanë mbetur fare pak. Në hyrje të pazarit ndodhet “Hani i Pazarit”, një ndërtesë 350-vjeçare e restauruar tërësisht pas periudhës së diktaturës. Deri vonë kjo ndërtesë quhej ”Hani i Elbasanit”, ngaqë ka qenë fjetorja e shumë tregtarëve nga ky qytet. Vendndodhja: kjo ishte një nga
arsyet pse e zgjodhëm. Ka pozicion ideal për t’u orientuar lehtësisht drejt të gjitha atraksioneve të qytetit. Ndodhet 10 minuta larg n parkut “Rinia” dhe 5 minuta larg pedonales.
mëdha). Ne shijuam pastërtinë, ngrohjen që funksiononte shumë mirë, ekperiencën e dushit (që ju e dini se është me short) dhe ëmbëlsinë e ambientit.
Parkimi: nuk mundësohet nga hoteli. Nëse gjen një vend të lirë në rrugë funksionon me pagesë drejt bashkisë.
Tualeti: dhoma Deluxe ka tualet me xham transparent (sa interesante, aq edhe e sikletshme ndonjëherë), por ishte menduar një perde me buton që krijon ndarje.
Dhoma: hoteli dallohet për elementet arkitektonike. Dyert dhe dritaret qarkohen me korniza guri të gdhendura. Dhoma në vetvete përcillte shumë ëmbëlsi dhe ishte e përshtatshme për familjarë (mundësohej baby cot). Kishte dy lloje dhomash: dhoma Deluxe (80€) që ishte investim i viteve te fundit dhe dhoma standarte (60€); të dyja ruanin stilin neo-klasik. Hapësirat ishin të vogla dhe dhomat tona nuk kishin dollap (na thanë që për qëndrime më të gjata kanë dhoma më të
Oborri: oborri i brendshëm ka formë trekëndëshi dhe rrethohet nga të gjitha anët me ndërtime. Në mes është pusi i zakonshëm. Ndërtimet përreth oborrit të kalldrëmtë janë dykatëshe, me planimetri të zakonshme për hanet. Nuk po i kushtoj vëmendje pa arsye: të zgjoheshe në mëngjes në atë oborr karakteristik ishte ekperiencë e veçantë.
121
Verë 2021
CA IDE ARGËTUESE PËR SHËTITJET NË NATYRË ME VOGËLUSHËT Familjet gjithmonë e më tepër duan të përfitojnë sa më shumë nga natyra, por ndonjëherë nuk kanë ide se si ta kthejnë ditën në një aventurë argëtuese për të vegjlit e tyre. Përveçse të bëni një piknik, të shihni së bashku perëndimin e diellit, të bëni shëtitje të gjata në parqe, të ngisni biçikletën, të notoni në det a të kridheni në lumenj, liqene, apo të vizitoni parqet natyrore, të vilni fruta apo ndërtoni kështjella rëre: ne ju propozojmë edhe këto ide, aktivitete familjare në natyrë që ju prindër mund t’i planifikoni t’i bëni këtë verë bashke me fëmijet. Bëhuni rojtarë i kafshëve të natyrës: Eksploroni dhe hulumtoni natyrën përreth gjatë piknikut tuaj. Para se të dilni prej shtepisë, bëni një listë të krijesave që dëshironi të shihni e sfidoni veten nëse mund t’i gjeni të gjitha gjatë aventurës suaj. Krijoni një shteg pengesash natyrë: Përdorni fillimisht një hartë ku të dizenjoni një shteg ku të ngrihen disa ‘kurthe’ prej fëmijëve tuaj, e më pas vendosuni në sfidë. Byzylykë prej natyrës: Merrni një copë shirit dhe vendoseni rreth dore, mbi të ngjisni një bioadeziv. Sapo të dilni jashtë me fëmijët, gjeni copëza të natyrës si për shembul degëza, bar, petale të rëna e 122
ngjitinini në byzylyk. Gjeni gjyrat e ylberit në natyrë: Gjatë shititjeve me fëmijët tuaj në natyrë, inkurajoijini ata të gjejnë e mblidhin diçka të ngajshme me ngjyrat e ylberit për të krijuar muzeun e tyre plot ngjyra ‘të botës së egër’. Mund të jetë një petale rozë, pak kashtë e verdhë ose një gjethe jeshile. Forma në re: Qëllimi i lojës është të shikoni se forma të pazakonta ose të papritura mund të shihni në re. A shihni një gjarpër, një yll apo një fytyrë? Bëni art prej natyrës: Gjatë shëtitjeve në natyrë, mblidhni
gjethe, petale dhe shkopinj të rënë dhe përdorni ato për të bërë një krijim kur të shkoni në shtëpi. Ndërtoni një lundër thupre: Nëse hasni në një burim uji si një lumë apo një liqen, ndërtoni një lundër të thjeshtë duke përdorur objekte që gjeni përreth jush dhe shihni sesi do të notojë. Ndërtoni një shtëpizë për kafshë të vogla: Mblidhni degë të rëna që i hasni kur jeni duke eksploruar për të ndërtuar një grope a një strehë që kafshët e vogla mund të përdorin si shtëpi.
Verë 2021
123
Verë 2021
USHQIM NJË GRUA DIELLORE SI MIRELA ANDONI
P
esë vite më parë, pikërisht në Ditën e Verës, Mirela mori vetëm 10 pëlqime për fotografinë e parë të një gatimi që postoi në Instagram. S’ka si të mos ishin ballokumet me sfond një luledielli, mënyra më e mirë për të kremtuar ardhjen e pranverës, por edhe të një stine të re për Mirelën: pasionin për të ndarë gatimet e saj me të tjerë. E sot çdo postim merr mbi 500 pëlqime. Papare the Beaty of Small Things quhet blogu, dhe prej emrit kuptohet lehtë se ç’do të gjesh: gatime me përbërës të thjeshtë që i ndodhen apo i kanë mbetur 124
shtëpisë, shije të harruara nostalgjie, gatime tradicionale festive dhe, pse jo, gatime të huaja. Të gjitha kanë të përbashkët stilin e të servirurit në tavolinë me kaq sqimë dhe elegancë. Sfondi është gjithnjë i goditur prej Mirelës, sikurse diçitura shoqëruese me humor të hollë dhe që shpesh të mëson diçka. Ky pasion e shpërbleu atë, pasi u bë pjesë e platformave më të mira mediatike shqiptare si Tring dhe revista Living. Mirela është kaq diellore! Nuk ka rast që ajo të mos përpiqet të promovojë dikë që përçon vlera, virtyte apo këdo që dëshiron të japë kontributin e tij modest në shoqëri. Mirela rrëfen se nuk ka nevojë t’ia kërkosh këtë gjë. Ajo të pikas dhe merr iniciativën të të japë zemër, të të përgëzojë teksa i tregon gjithë botës për ty.
Është një influencer e pazakontë e rrjeteve sociale, ku jo pak herë promovon produktet e prodhuesve shqiptarë. Me shaka tregon se e kanë kthyer në kavie për të testuar çdo gjë të prodhuar nga duart e mundi i tyre. Nuk ngurron t’u japë një dorë të gjithëve dhe asnjëherë nuk e bën për pará. Kësisoj, në një epokë moderne të masmediave, influencueseve, nën ethet e konsumizmit, Mirela është ndër të rrallat që përçon tjetër botëkuptim. Ajo shpalos më së miri virtytet e shpirtit të një njeriu që e do komunitetin. Tashmë Paparja nuk është më vetëm e saja, por e të gjithë atyre që besojnë në vokacionin e saj: kënaqësinë e transformimit të pasionit në mision. Cila është historia e blogut Papare - The Beauty of Small Things?
“Papare”, sepse ka qenë ushqimi im i preferuar kur isha e vogël dhe ende mbetet i preferuari kur nuk kam mide për asgjë e nuk di çfarë të ha. Ky trinom bukë,
Verë 2021
e çdo dite ka bërë të rritet një lule e bukur. Cili mbetet frymëzimi më i madh që të bën të shpalosësh me kaq pasion gatimin?
djathë e gjalpë ose vaj ulliri, do të më marrë në qafë. Mbiemri i Papares është aq i gjatë, sa emri i faqes më duket si titull mbretëror: Papare, Dukesha e III e Mullarëve të Kashtës. Po bëj shaka, por kur vendosa emrin në Instagram emri papare ishte i zënë. Në Sri-Lankë, papare do të thotë muzikë, është një lloj muzike shumë e gjallë dhe ritmike, e cila i ka rrënjët në kolonializmin portugez, është një kulturë muzikore popullore në të gjithë Azinë Jugore. Ka shumë grupe muzikore në Sri-Lankë që luajnë kryesisht këtë rrymë për të rritur moralin e tifozerisë ose mbështetësve, dhe uroj që edhe unë të përcjell këtë lloj emocioni me bukurinë e gjërave të vogla që postoj çdo ditë në faqe. Çfarë mendon se e ka bërë të suksesshëm rrugëtimin tuaj?
Nuk di nëse mund ta quaj sukses, por mendoj se duke dhënë çdo ditë nga vetja, ashtu si unë jam dhe i bëj gjërat, faqja ka qenë si një kopsht virtual i imi, ku puna
Familja dhe dëshira për të krijuar gjithmonë gjëra të shijshme, të bukura dhe dhuntia ime për t’i kombinuar e vendosur këndshëm në fotografi. Them dhunti, sepse është diçka që më vjen shumë natyrshëm edhe nuk e shkrep atë fotografi pa u kënaqur unë njëherë. Nëse arrij të kënaq syrin dhe shpirtin, ia kam arritur qëllimit të ditës: të marr kënaqësi nga pasioni im dhe të kërkoj gjithmonë më të mirën brenda vetes. Është në natyrën tuaj promovimi i prodhuesve vendas, por edhe i kolegëve të rinj si blogerë ushqimi. Nga buron kjo mirësi teksa konkurrenca në këtë fushë është kaq e ashpër?
Të jem shumë e sinqertë, nuk është se jam pro çdo gjëje, madje jam shumë selektive. Nëse arrij të shoh diçka të bukur që më prek e ndaj me të tjerët pa e menduar dy herë, sepse marr kënaqësi vetë. Pastaj janë edhe disa mesazhe që vijnë, sepse thjesht të shohin si numër dhe të kërkojnë t’i ndash. Ndihesh keq, sepse edhe do t’i ndihmosh, edhe kupton që nuk është kjo rruga e duhur për t’u rritur, por është vetëm puna e tyre. Nuk të ftojnë t’i hedhësh një sy profilit të tyre; nëse të pëlqen, ta ndash. Sikur të detyrojnë, dhe mendoj se gjërat e sforcuara nuk sjellin asnjëherë benefite afatgjata. Sa e vështirë është të mirëmbahet një blog ushqimi krahas angazhimit profesional, familjar dhe kohës që duhet t’i kushtoni vetes?
Ohhh, shumë e vështirë! Por në rast se ke mbështetjen kryesore nga familja mendoj se ia arrin të gjesh kohë edhe për pasionin, nëse është vërtet i tillë. Pastaj duhet të ecësh me këmbë në tokë dhe kokën mbi re për të ëndërruar e krijuar vetë gjëra të bukura. Ndonjëherë pa të drejtë, marr nga koha e familjes për t’u kthyer përgjigje qindra mesazheve, sepse nëse nuk e bën je “mendjemadhe”. Por unë jam vetëm trupmadhe, me një dashuri akoma më të madhe për familjen, ndaj dua mirëkuptimin e ndjekësve. Cili do të ish udhëtimi i 125
Verë 2021
dëshiruar në vend a jashtë tij, nisur nga ushqimi që do të gjeje atje?
Nëse do të zgjidhja Shqipërinë, do të ish segmenti Korçë – Përmet, aty ku kam lindur, jam rritur dhe kam shijuar papare, trahana e lakror pa fund. Përmeti, sepse më ka dhënë një qetësi shpirtërore që s’e kam gjetur askund tjetër. Jashtë nuk e di, sepse po eksploroj akoma këtu. Kam shumë për të parë, ndaj shpesh them me vete ‘lërmë o Zot të rroj e të shijoj’! Fotografitë e realizuara të gatimeve tuaja janë shumë profesionale dhe të goditura. Po njësoj edhe diçitura. Si arrin t’i ndërthurësh këto elemente?
Fotografitë janë realizuar me celular, është një pjesë tjetër e pasionit që kam ndërthurur dhe mendoj se kam gjetur formulën e duhur. Diçitura më vjen natyrshëm sapo shoh fotografinë. Shumë varet nga
gjendja emocionale dhe dijenia se kur shkruaj e fotografoj, aty është një pjesë e imja. Në një ishull të shkretë, cilët do të ishin pesë përbërësit që do të merrje me vete?
E sigurt që nuk do të merrja kripën, por domate, speca e kastraveca, dhe farat do t’i mbillja prapë. Sigurisht nuk do të mungonte “veza”, embrioni i jetës, dhe për erëzat, meqë më mbeti vetëm një alternativë, do të zgjidhja rigonin.
Një sekret të vogël: cila recetë të ka dalë totalisht prej dore për ta realizuar siç do të doje?
Ka plot dështime se kam vite që gatuaj, por macaroons, herën e parë ka qenë një dështim total, kam tentuar edhe 2 herë, e treta më doli mirë por kam mbetur aty, nuk dua ta prish magjinë.
126
Verë 2021
Djathi i Bjeshkëve të Sharrit ose receta unike prej sofrës së Kosovës Djathi i Sharrit është një lloj djathi i fortë, i cili prodhohet në rajonin e maleve të Sharrit, në vendet përreth qytezës së Sharrit, Gorës, Opojës dhe Shtërpcës në Kosovë. Djathi i Bjeshkëve të Sharrit ka një shije të mrekullueshme dhe fort unike. Prodhohet nga përpunimi i qumështit të deles dhe të lopës. Zakonisht serviret për mëngjes ose nëpër sallata, si dhe është shoqërues i domosdoshëm i piteve. Tradita e prodhimit të Djathit të Sharrit është trashëguar nga brezi në brez për shekuj me radhë, e nga viti 1890 ky djathë u bë edhe më popullor. Nga një prodhim tërësisht artizanal, sot Djathi i Sharrit është shndërruar në një biznes të mirëfilltë fitimprurës për blegtorët e Kosovës. Receta që ruhet me fanatizëm nga prodhuesit, duket se vazhdon të jetë tunduese si për vendasit, ashtu edhe për turistët. Prodhuesit vendas tregojnë se ka dy lloje të këtij djathi. Është djathi i fortë, tradicional, por edhe djathi i butë. Dallimi mes tyre qëndron te sasia e kripës dhe tek aroma. Megjithatë, të dy kanë shije të veçantë e fantastike.
Ajvari i Kosovës Ajvari është një salcë që përgatitet me speca të kuq lëvoretrashë (babure). Kjo salcë, që prej dekadash përcillet nëpër breza, është traditë goxha e përhapur në tërë Ballkanin, e madje secili vend ruan me fanatizëm recetën e vet. Receta origjinale e ajvarit tradicional e vë theksin te teknika e përgatitjes së salcës. Fillimisht, specat e kuq piqen sipër një sobe druri. Pastaj mbahen të mbyllur në enë të mëdha në mënyrë që lëkura të ndahet më kollajshëm nga tuli. Më pas, specat e qëruar pastrohen me shumë kujdes prej farave e kërcejve dhe vendosen në thasë fijehollë të kullojnë ujin gjatë gjithë natës. Të nesërmen, adeti e do që të bluhen në një mulli të zakonshëm. Masa e fituar vendoset në një enë të madhe sipër sobës (mundësisht me dru), ku i shtohen vaji, kripa e uthulla. Në një zjarr me intensitet mesatar, ajvari përzihet gjatë gjithë kohës në mënyrë që as të mos ngjisë, as të mos digjet. Në tërësi, përgatitja e ajvarit është “procedurë” e lodhshme dhe goxha e vështirë, pasi përfshihen shumë punë fizike, veçanërisht përsa i përket pjekjes, pastrimit dhe zierjes së specave. Tradicionalisht, ajvari përgatitet në mes të vjeshtës, kur specat janë më të bollshëm. Ruhet në kavanoza qelqi dhe konsumohet gjatë gjithë vitit, edhe pse në shumicën e familjeve rezervat nuk zgjasin deri në pranverë, atëherë kur dalin sallatat e freskëta. Ja pse konsiderohet më shumë si një haje ose zahire dimërore.
127
Verë 2021
Papaya ose të dhurosh dashuri Në jetë janë ca gëzime që na e shkundin përfundimisht pluhurin e harresës dhe trishtimin. Në të tilla ditë, njeriu e tejkalon plogështinë e imponueshme prej përditshmërisë së një vendi mundësipak! Fundja, shpresa e pasosur si frymëzim i zemrës së qetë na shtyn të kërkojmë rrugë për kah e Mira! Fjala vjen, në ditët kur festojmë ose në ato sebepet që na bashkojnë si familje, fis a shoqëri thuajse përherë na duhen dhurata sa t’vyeme, po aq edhe të fisme! Dhurata me të cilat zemrat lidhen deri në nyjen më të shtrëngueshme e të pakëputshme! Të tilla dhurata tashmë i gjejmë te nji qoshk jeshil, diku në një lagje të Tiranës. Shtëpiza e frutave të thata (dhe jo vetën kaq) Papaya – është kthyer në cepin rrezëllitës, ku zemrat gjejnë emocionin e mbrumur në kutitë me ojna – bojna, te gatituna me shumë dashni e mjeshtri! Pa ngarkesa, pa ekzagjerime e pa materiale të dëmshme! Me shumë pasion e përkushtim, Papaya sjell aromat dhe shijet e mbarë botës në sofrën e gëzimeve tuaja.
Agral sjell shpezët javore të kopshtajeve në një kuti drejt nga ferma Agral është një projekt që synon të rivendosë lidhjen e drejtpërdrejtë midis fermerëve dhe konsumatorëve. Nëse keni blerë produkte me origjinë të panjohur në dyqane ose në tregun më të afërt, Agral po ofron një zgjedhje më të mirë. Kutitë e tyre përmbajnë sasinë ideale për konsum javor të një familjeje, me produkte të freskëta sezonale, direkt nga fermerët vendas. Konsumatori sigurohet për produkte cilësore, e njëkohësisht në mënyrë të drejtpërdrejtë mbështet një komunitet fermerësh apo artizanësh vendas. Klientëve u dërgohet çdo javë një listë produktesh e përditësuar (produkte të shportës, por edhe produkte mishi, bulmeti, zahire etj.). Synimi është që jo vetëm të ofrohen produkte sezonale të freskëta, por edhe të merren në konsideratë sugjerimet e klientëve, për t’u përmirësuar kohë pas kohe. Një tjetër synim është të shmangen paketimet e panevojshme dhe të riciklohet paketimi që përdoret. Kjo na bën më të përgjegjshëm ndaj ambientit e natyrës që na ushqen.
Poleni i mrekullueshëm Poleni i bletës nuk duhet të ngatërrohet me produktet e tjera të bletës, si mjalti, propolisi, peltja mbretërore ose qumështi i bletës dhe hualli i mjaltit. Ky produkt është një përzierje e polenit të luleve, nektarit ose mjaltit dhe enzimave tretëse të bletëve. Kur bletët fluturojnë nga lulja në lule, përveç nektarit, mbledhin edhe polen. E paketojnë në “fishekë” te këmbët e tyre dhe e çojnë në koshere. Poleni është rezervë e rëndësishme ushqimore për koloninë. Zakonisht bletarët përdorin kurthe poleni në hyrjet e koshereve për ta mbledhur. Ruhet më mirë nëse thahet menjëherë pas mbledhjes. Në Kinë, konsumi i polenit u regjistrua për herë të parë gjatë Dinastisë Tang dhe ende sot është shumë popullor në mjekësinë tradicionale. Është një ndihmë e mirë për t’u rimëkëmbur pas një sëmundjeje, për problemet e tretjes dhe mungesën e vitalitetit. Poleni konsiderohet në mjekësinë alternative si një superushqim. Poleni i bletës preferohet të konsumohet i papërpunuar, pasi ruhen të gjitha vlerat ushqyese. Ju mund ta konsumoni direkt ose ta përzieni me qullin, bollgurin, kosin, drithërat dhe supërat. Ai mund të përdoret edhe në parfe, smuthis, sallata, etj. 128
Verë 2021
Burime të rëndësishme të proteinave dhe hekurit, jo vetëm në mishin e kuq Bishtajat, bathët, thjerrëzat, arrat, mishi i kuq, ai i pulës, peshku (ku po përfshijmë midhjet e sardelet) dhe vezët, të dytat në piramidën e ushqimit, janë burim i rëndësishëm proteinash dhe hekuri. Megjithatë, hekuri që gjendet tek ushqimet me origjinë shtazore përthithet më mirë. Qumështi dhe nënproduktet e tij, mishi dhe produktet shtazore kanë përqindjen më të lartë të yndyrnave të ngopura. Yndyrnat me origjinë shtazore zakonisht janë të ngopura, kështu që është mirë të konsumohet sasi e moderuar mishi, e mundësisht pa dhjamë, për të plotësuar nevojat ditore. Produktet e mishit, si salçiçet, sallamet dhe mishrat e konservuar, zakonisht kanë përmbajtje të lartë të yndyrnave të ngopura e duhen zëvendësuar me bishtaja, bathë, thjerrëza, peshk, vezë, mish pule ose mish pa dhjamë. Gjithashtu rekomandohet të konsumohet jo më shumë se 80 gr mish të kuq në ditë, e në vend të tij të përdoret peshk ose mish pule.
Reklamimi masiv i ushqimeve të pashëndetshme Ushqimi jo i shëndetshëm zë pothuaj gjithë hapësirën televizive të reklamave ushqimore. Kështu, sipas një studimi, Sustain (Aleanca për Ushqim dhe Bujqësi më të Mirë), një organizatë aktiviste për një sistem të qëndrueshëm të prodhimit bujqësor dhe ushqimit, ka dalë në përfundimin se 99% e produkteve që reklamohen gjatë emisioneve apo në kanale për fëmijë, janë produkte me nivele të larta sheqeri, kripe dhe yndyre. Ushqime aspak të shëndetshme. Jemi çdo ditë e më shumë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të lidhura me konsumimin e ushqimeve jo të shëndetshme. Shumëkush prej shoqërisë në tërësi, përfshirë qeveritë, autoritetet lokale, bizneset e ndershme, organizatat e ndryshme aktiviste e qytetarët kanë pranuar nevojën për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit lidhur me këtë çështje. Një tjetër organizatë aktiviste për ushqimin e shëndetshëm, Food Active, në vitin 2018 i bashkoi forcat me Sustain në lidhje me këtë çështje. Duke kontaktuar autoritetet lokale dhe partneritetet ushqimore, vunë re se komunitetet mund të ulnin numrin e reklamave që promovojnë ushqimin e pashëndetshëm në zonën ku jetojnë. Nga ana tjetër, pak sipërmarrje janë apo kanë hapësirë të ndërgjegjësojnë konsumatorin të njohë më tepër ushqimin që zgjedh të konsumojë. Dhe kjo është afërmendsh e qëllimshme: Të mos rrisim fëmijë të shëndetshëm, por konsumatorët e së ardhmes.
129
Verë 2021
RECETAT E ERIDA’S KITCHEN Erida Kabashi është vajza që fshihet pas blogut interesant të gatimit Erida’s Kithchen. Nuk ka më shumë se një vit që thuajse çdo ditë ndan receta plot shije e ngjyra me ndjekësit e saj. Ajo i gëzohet pasionit dhe dashurisë për shijen e të bukurën, e sidomos ndërlidhjes me shumë dashamirës. E gjitha nisi ashtu modestisht e u kthye në një komunitet të këndshëm e plot energji pozitive. Ndaj sot kemi kënaqësinë që Erida të na paraqesë katër receta të freskëta verore. Shijojini!
Kunguj me kos e hudhra Jemi në stinën e perimeve! Tani i kemi pothuajse të gjitha, kështu që s’kemi nevojë të gatuajmë shumë. Mjafton t’i shijojmë perimet e sezonit në mënyra shumë të thjeshta, siç është dhe kjo recetë! Unë e kam mësuar nga mami dhe gjyshja. Kështu që në të njëjtën mënyrë po jua shpjegoj dhe juve. Përbërësit e çdo recete të trashëguar janë pa masa fikse, por do t’i ndihmoj pak ata që nuk e kanë përgatitur asnjëherë. Kungulleshka 600-700 gr Kos 1 litër Hudhër 4-5 thelpinj Kopër Kripë Vaj ulliri
Përgatitja: 1. I presim kungujt në rrathë dhe i skuqim me pak vaj ulliri për 3-4 minuta. 2. Kungulli bëhet shumë shpejt, kështu që thjesht i ktheni në 2 anët dhe i keni gati. 3. Shtojmë më pas kosin, i hedhim pak kripë, kopër e hudhrat e grira. 4. I përziejmë dhe e lëmë të qëndrojë në frigorifer për rreth 30 minuta, kështu mund ta shijojmë të freskët. Ju bëftë mirë!
130
Verë 2021
Fërgesa me speca, gjizë e domate Çdo familje shqiptare bën fërgesë me speca, gjizë dhe domate, por mendoj që secila ka diçka ndryshe, ka shijen e saj që e trashëgon prej brezash. Kështu është edhe për mua! Duke qenë se kemi pasur gjthmonë bahçe, me ardhjen e verës kjo fërgesë bëhej thuajse çdo javë te ne! Madje e pëlqenim aq shumë, saqë përgatitnim domatet e i fusnim në ngrirje që t’i kishim edhe për dimër. Si shumë prej recetave tradicionale që di, edhe këtë ma ka mësuar gjyshja dhe si çdo gjë që mëson gjyshja, nuk ka nevojë për masa! Me sy e përcaktoj sa speca, gjizë dhe domate duhen për fërgesën. Megjithatë do të ndihmoj pak me masat ata që e gatuajnë për herë të parë fërgesën. Më pas mos i merrni më parasysh! Edhe nëse çdo herë që e gatuani ndryshon shija, akoma më mirë!
Pra ju duhen: Rreth 1 kg speca 250-300 gr gjizë 700-800 gr domate Kripë Vaj ulliri
Përgatitja: 1. Fillimisht skuqim specat me pak vaj ulliri. 2. I heqim nga tigani dhe i kriposim. 3. Me të njëjtin vaj skuqim domatet të cilat i kemi qëruar dhe grirë në kubik. 4. I skuqim disa minuta derisa të zbuten mirë. 5. U shtojmë gjizën domateve, e rregullojmë me kripë (nëse gjiza është pa kripë) dhe i lëmë të ziejnë bashkë 3-4 minuta, shtojmë specat dhe i lëmë dhe 1-2 minuta. 6. Fërgesa është gati! Ju bëftë mirë!
131
Verë 2021
Supa e bujkut-me kocka me mish, kos, miell e gjalpë Ky është emri që i vendosa kësaj supe, sepse më duket sikur çdo gjë brenda saj ka të bëjë me bujqit. Kremoze por jo shumë, pak shije mishi, kosi e gjalpi dhe lëng kockash. Të gjitha këto produkte fshati janë një kombinim shumë i shijshëm, që ngjan mbase me disa nga recetat tona tradicionale, por unë bëra diçka tjetër sipas mënyrës sime.
Për këtë recetë ju duhen: Kocka me mish ose xhelatinë kockash 3-4 lugë gjelle miell 400 ml kos shtëpie 2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë fshati Kripë
Përgatitja: 1. Fillimisht përgatitim lëngun e mishit. 2. Kockat i lëmë të ziejnë për të paktën 3 orë. 3. Që supa të dalë vërtet e mirë dhe me aromën e duhur, është mirë që kockat me mish të jenë nga viça fshati. Nëse shihni se lëngu shteron, shtojini ujë herë pas here. Nevojitet të paktën 1,2 litra lëng. Pas 3 orësh, nxjerrim kockat dhe u heqim mishin. Në një tigan me gjalpë, skuqim pak miellin. 4. Nëse doni që supa të dalë më e trashë, hidhini të 4 lugët e miellit. 5. Shtojmë pas 3-4 minutash kosin. 6. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë derisa lëngu të bëhet kremoz dhe i njëtrajtshëm. 7. Shtojmë lëng në tigan dhe e përziejmë. Shtojmë 2-3 garuzhde lëng. Do të shihni që supa trashet çdo herë që shtoni lëng. 8. Këtë masë e hedhim në tenxhere. E lëmë të ziejë për 7-8 minuta derisa të trashet. 9. Gjithashtu, shtojmë mishin që kishim lënë mënjanë, e rregullojmë me kripë dhe në fund, për shije, i hedhim pak gjalpë (1 lugë çaji). Ju bëftë mirë!
132
Verë 2021
Akullore me luleshtrydhe Vera ka ardhur dhe temperaturat, siç e shohim, janë të larta. Prandaj të gjithë kemi nevojë për freskinë e akulloreve që na shoqërojnë gjatë verës! Por, pse mos i përgatitim vetë në shtëpi?! Ju duhen shumë pak përbërës për një akullore të shijshme. Akullorja mund të përgatitet me luleshtrydhe, por mund ta bëni edhe me fruta të tjera të stinës, si qershi, pjeshkë, kajsi etj.
Për këtë recetë ju duhen: 200 ml pana për ëmbëlsira 150 gr qumësht i kondensuar (qumësht panda) 250 gr luleshtrydhe 70 gr sheqer
Përgatitja: 1. Fillimisht përgatitim reçelin e luleshtrydheve. 2. Ziejmë luleshtrydhet e prera në copa me sheqerin për 20 minuta. 3. Më pas rrahim panën, por jo siç e përgatitim për ëmbëlsirat. Mjaftojnë afërsisht 4-5 minuta që të bëhet si shkumë. 4. Bashkojmë panën me qumështin e kondesuar dhe i përziejmë me një spatul derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. 5. Shtojmë fillimisht gjysmën e reçelit. Nëse doni që shija e luleshtrydheve të ndihet më shumë, mund të shtoni sasinë tjetër të reçelit, sipas preferencës. 6. Pasi është përzier mirë, e vendosim në një enë plastike. Unë hodha pak reçel luleshtrydheje sipër dhe me lugë e bëra në këtë formë, siç shihet në fotografi. 7. Pasi e mbyllim me kapak, e fusim në ngrirje për 4 orë. Mund të mjaftojnë 3-5 orë, në varësi të frigoriferit që keni. Shijojeni këtë akullore sa herë të doni, sepse mund të qëndrojë në frigorifer për disa ditë!
133
Verë 2021
LIBRA HAJDE FLASIM PËR NOAN
shkrimtarë të rinj, së mbështeturi artin dhe zejtarinë, e veçanërisht së përkëdheluri shpirtrat e tejndjeshëm. Një vit më parë botoi librin e saj poetik “Kurrë Gri”, që u prit mjaft mirë nga mirëdashësit. Dashuria me të cilën është përgatitur është e madhe, ndoshta sepse secili shkrim përmban një gjendje aq të fortë, sa dëshiron medoemos të përcillet dhe të udhëtojë. Fjalët duhet të shkojnë aty ku duhet, aty ku priten, aty ku vlejnë. Nuk ka marketing që ta thyejë këtë energji. Një libër mund ta blesh ose të ta dhurojnë, por duhet shumëçka tjetër që ta ndiesh. Është gërshetimi i shpirtrave që thuret dhe tendoset në këtë planet, një lidhje e pashpjegueshme që vetëm mund të ndihet… “Kurrë Gri” është rrugëtimi yt shpirtëror me një mison të fisëm: çlirimin e botës plot ngjyra të qënieve të tejndjeshme. Ku e ka fillin përpjekja për të krijuar jo vetëm për vete?
“Hajdeseflasim” është emri i këtij blogu tërësisht të veçantë, i krijuar në mënyrë instiktive, ndonëse me drojë, nga poetja e re Noa Nur. Ky blog nuk është vetëm një botë ngjyrash prej shpirtit, por një vokacion. Është si një mushkëri, i cili 134
frymon vizionin, vëzhgimin, realitetin e poetes së re për të krijuar një ndërlidhje, së pari shpirtërore e më pas network mbështetës të vlerës njerëzore dhe artistike. Pikërisht aty dhe në rrjetet e saj sociale, Noa nuk resht kurrë së promovuari
Besoj se ai që krijon, në çfarëdo forme, nuk mund të krijojë vetëm për vete. Arti në këtë rast në formë të shkruar kërkon një lexues, ashtu si një pikturë kërkon sytë që ta shohin. Të krijosh, të bësh art, sado modest të jetë, si kjo përpjekje imja, është një akt dashurie. Fillon ta ndash me të tjerët sepse shpreson të gjesh “të ngjashmit” që nuk kanë zë. Dëshiron të japësh. Tejndjeshmëria është temë
Verë 2021
mjaft e re, dhe në mjedisin tonë, akoma më shumë. Ambienti ynë është i më të fortit, i atij që bërtet më shumë, i atij që shkel më egër. Ndjeshmëria ngatërrohet me dobësinë. Prandaj më pëlqen të ngacmoj temën, natyrshëm dalin dhe vargjet poetike që përfaqësojnë këto lloj ndjesish. Shpresoj të jap, të ngushëlloj. Ashtu si unë kam gjetur veten në leximet e mia.
nuk është reale, realiteti është se kemi fitore dhe dështime, dhe të gjitha këto nuk na ulin në të qenët njeri. Përkundrazi, kalimi i çdo faze, çdo ngjyre, na larton të jemi qenie më të mira, më të vetëdijshme, më të mësueshme. Të fitosh vetëdije do guxim! Në blogun tuaj vihet re dëshira për
Poezitë e tua të ftojnë t’u qasesh pa frikë gjithë ngjyrave të jetës, madje edhe atyre më të errëtave, që mbartin aftësinë të të nxjerrin në një qoshkë të panjohur të vetes. A puqet kollaj njeriu me këtë guxim?
Jo, aspak. Është besoj gjëja më e vështirë. Madje, në përzgjedhjen e poezive, që i quaj të errëta, jam menduar shumë. Nuk doja të rëndoja lexuesin. Nga ana tjetër, pozitiviteti i falsifikuar në formë komerciale, nuk më përket. Jam më shumë për optimizimim e çdo situate. Nëse nuk pranojmë anën tonë të errët, ta vëzhgojmë, ta duam, rrallë do të arrijmë të dalim në dritë. Shoqëria ku jetoj shkon në dy ekstreme: disa shfaqin vetëm sukses të bujshëm gati-gati në velje; të tjerë ankesë që çon në viktimizim të sëmurë. Mirëpo asnjëra
të mbështetur shkrimtarë të rinj ose bashkëkohorë, njerëz që zgjedhin të dëgjojnë zërin e tyre të brendshëm përmes tëndit. A ka shpërblim ky mund? Cili është i duhuri?
Për sa u përket autorëve, për shembull atyre që ndryshe quhen instawriters, më pëlqen t’i mbështes me aq sa mundem. Përpiqem. Disa e çmojnë, e kuptojnë dëshirën time për të shpërndarë letërsi
të freskët. Kur dëgjoj se dikush ka blerë një libër që ka parë në story, ka vizituar një galeri, ka filluar të lexojë poezi, ky është shpërblimi im. Do të më pëlqente të kishte më shumë ortakllëk, sigurisht do të ndihmonim njëri-tjetrin. Sipas teje, kemi nevojë për një lloj qarkullimi të mirësisë prej të ngjashmëve tanë? Mbështetja e hapave të parë. Sa e kuptueshme mbetet kjo tek të brishtët e një arene sa konkurruese, aq edhe sfiduese dhe jo vetëm për të rinjtë që kanë pasion të shkruarit?
Patjetër që është e nevojshme mbështetja. Patjetër që duhet dikush pranë që të ndihmon, të këshillon. Disa kanë mundësinë të rrethohen nga këshilltarë të mirë, por jo të gjithë. “Të brishtët” shpesh nuk u përkasin familjeve elitare, mund të mos kenë përgatitje akademike, mund të mos jenë nga shtresa më e lakmuar shoqërore, shkrimet e tyre janë të destinuara të mbeten në tenxheren e Instagramit. Uroj që jo. Por askush nuk do të të lexojë nëse nuk ke tashmë një emër, dhe nëse nuk të lexon kush, këtë emër nuk do ta kesh kurrë. Është e nevojshme të ndihmohemi, të ndihmojmë njëri-tjetrin. Dëshira ime është 135
Verë 2021
të mbështes duke krijuar një komunitet mbështetës. Prandaj kam publikuar çdo hap në blog hapur. Kjo nuk vlen vetëm për shkrimin. Sikur ata që kanë websites, profile me influencë, të harxhonin vetëm Pak energji për t’i bërë share ndonjë artisti, kjo do të na bënte të ndiheshim më mirë! Në leximin e poezive të tua, vërehet një humbje e vetes, ngucur ndonjëherë në trishtim apo edhe në një kuti shkrepseje. A mbetet poezia një urë nëpër të cilën kalon sa herë kërkon ta njohësh më mirë veten?
Po, trishtimin e kaloj me poezinë, por edhe gëzimin me eset, përrallat. Shkrimi është hinka ku kalon shpirti im. I gjithi. Është bërë si shqisë e shtuar. Shoh, prek, nuhas, dëgjoj, ndiej … shkruaj. Madje shkruan, shkruan me një emër që nuk të rrëfen identitetin edhe kur drita e hënës t’i rigjen shtresat e qelqta të brendisë. Në pozitën e unit lirik, ç’rehati të sjell dëshira për të mos zbuluar veten?
E adhuroj misterin. Krijon një lloj magjie, energjie të pakrahasueshme me egon e përkëdhelur. Më pëlqen të kem emër pene, ashtu sikur ishte zakon në lashtësi, ashtu sikur përdoret tani në videolojëra, një alterego fuqizuese. Nuk është mënyrë për t’u fshehur, por për të krijuar më shumë. Është pjesë e imja, mbase më e thellë. Preferoj, në e meritoj, të ketë vëmendje krijimtaria 136
dhe jo unë … thjesht unë. Nëse esenca jote mbetet plot lot, qeshje e poezi, si arrihet t’i krijohet vetes hapësirë për shpirtin, kohë për të krijuar esencën fëminore e gëlltitur lotët?
Hapësirën e shpirtit e krijoj çdo ditë nga pak. Jo përherë ndodh të jetë në masën e duhur. Por shpirti, si çdo gjë, ushqehet. E bëj duke marrë kohë për veten, e cila nuk duhet të
jetë luks, por domosdoshmëri njerëzore. Vihem në kontakt së pari me zërin tim të brendshëm, e pranoj dhe e dëgjoj. I jap vetes leje të jem vetja. Esenca e secilit është aty, vetëm pret të zbulohet, lirohet, përkëdhelet. Nuk kam formula, as nuk është gjithnjë e njëjta. Esenca fëminore nuk është pjesë e fëmijërisë, por pikërisht pjesë e rritjes. Dhe i kushtoj kohë dhe vëmendje
Verë 2021
rritjes personale në çdo nivel. Çka mbetet organike në një poezi në një kohë toksifikuese për krijimtarinë në përgjithësi?
Nuk arrij të flas në përgjithësi për këtë. Vetë besoj se krijimtaria ka qenë dhe mbetet gjithmonë nën trysni. Ka gjithnjë diçka që mund ta pengojë. Kurrë nuk mund t’i kesh kushtet e përsosura. Madje, pa trysni, mbase krijimtaria do të ishte më e pak fuqishme. Mua toksifikimi më frymëzon, më shtyn të mbetem organike. Poezia, ajo që del nga brenda, pa sforcim, pa ndonjë paramendim, është organike pavarësisht kushteve a kohës. Për mua, për të bërë poezi duhen dy elemente kryesore: gjendja shpirtërore, pra kjo mund të diktohet e shpërthen në forma të papritura dhe në çdo mënyrë të mundshme. Tjetra është zgjedhja estetike që përfshin stilin e zgjedhur, fjalën e kërkuar, eksperimentimin dhe kjo vjen nga përthithja e intelektit, njohurive, nxënia, studimi, pra punë e mirëfilltë. Çka mbetet organike në poezi varet sa organik është vetë personi. Krijimtaria jote vjen si një tablo e përjetimeve që gjendet brenda nesh për hir të së shkuarës, brezave, kulturës, traditës. Nga çfarë vjen forca e njeriut për ta zbuluar e për ta bërë më të jetueshëm kaosin kulturor që po jeton?
Është forca e pamposhtshme e
jetës. Nëse dua një lule duhet ta mbjell e mos ta shkul, kaq. Kaosin e marr dhe e përdor për pleh në bahçemendimesh. E dua të bukurën, po nuk e gjeta, e krijoj. Është gjithçka kam në dorë. Poezia që do të thotë krijim, më jep këtë mundësi, të krijoj, shndërroj, shpik, arratisem, apo të thellohem më shumë brenda meje. Është koha të falënderosh.
Është koha të jesh e ndershme me veten. Falëndero ngjyrat e errëta të shpirtit tënd. Ato skuta rebele, të humbura. Rrugicat qorre të mendimeve të pashpjegueshme. Falëndero ato ngjyra të tua rozë, që ke turp t’i ndash, por që kokëfortë përhapen pa dashje. Falëndero
veten, për herë të parë në jetë. Pa frikë, pa turp, pa modesti. Kujtoja vetës këtë ndjenjë kur të biesh përsëri në duart e egërsisë së mërzitshme të ditëve të njëjta. Kujtoja vetes se mund të krijosh. Falëndero ngjyrat që “je” dhe janë vetëm të tuat. Mos ki frikë të dukesh egoiste, do ta mendojnë gjithsesi. Falëndero humorin sepse arrin të qeshësh fort kur gjithçka është kundër teje. Dje, i bëre vetes një dhuratë,
plotësove ëndrrën e asaj vajze të thjeshtë dhe shumë të ndërlikuar. Kujtoja vetes se nuk je asgjë më shumë sot, sepse as dje nuk ishe më pak.
Noa Nur 137
Verë 2021
SUGJERIME TITUJSH NGA REA GODO Sa herë më duhet të prezantohem e të përshkruaj veten, ndihem si e zënë në grackën e disa dimensioneve që më përbëjnë. Mes gjithë lëmshit të mendimeve, le ta nisim kështu: Unë jam Rea, një vajzë me një tufë librash në dorë e një grumbull ëndrrash në zemër. Prej vitesh tanimë kam ndërtuar qoshkën time të kënaqësisë, në të cilën ndaj me lexuesit pasionin tim më të madh, librat. “Një tufë rrezesh nëpër RE” është ditari publik i dashurisë sime për librat, leximin, aktivitetet e lidhura me to, dijen e arsimin. Një tjetër nismë e rëndësishme që ka derivuar prej blogut tim është Klubi Virtual i Librit Nefos, i cili funksionon si një vend i përbashkët virtual paqësor e i ëmbël, ku çdo muaj lexojmë një libër së bashku e mendimet tona rreth tij i ndajmë me vetë shkrimtarin, përkthyesin, botuesin e më gjerë se kaq. Pse të mos vizitoni Nefos.al në internet për t’u njohur me librarinë virtuale shqiptare krejt të pazakontë me çka keni hasur deri tani në tregun tonë? 138
Për më ditur më tepër rreth Reas, Re-së, Një tufë rrezesh nëpër RE e NEFOS.al, shkruamëni pa asnjë ndrojë. Sa herë pyetem për sugjerime librash më krijohet një ndjesi faji se shuuumë libra e autorë të dashur do t’i harroj patjetër. Megjithatë, këtë herë do të duhet të kufizohem në vetëm pesë libra që unë vërtet ju këshilloj t’u jepni një mundësi.
1. CIKLOPI - Brajan Sukaj Ky libër është një nga më të ndjerët e viteve të fundit, shkruar nga një autor i ri me përgjegjësinë, ndjeshmërinë, thellësinë e mendimit e trajektoren mbërthyese të një autori të moçëm. Nësë po kërkoni një libër që nuk doni ta lëshoni nga duart, duhet të rendisni në leximet tuaja të ardhshme “Ciklopi”. Për më tepër, ky libër është fitues i edicionit të 21-të të Panairit të Librit. Çka më mahniti te Brajani është leksiku i shpluhurosur nga kohët e vjetra, pasurimi i shqipes së sotme, ndërthurja e autorëve klasikë në penën e një autori të ri. Bonus: Libri i tij i fundit “Viti i Elefantit”, është edhe më befasues, i plotë e një lexim nga ata cilësorët.
Verë 2021
2. PRINCI I VOGËL - ANTOINE DE SAINT-EXUPERY Ky libër është himni i dëlirësisë. Një kryevepër botërore me mesazhe universale, e cila qëndron mrekullisht mirë në çdo kohë. Princi i vogël është zjarri që mban ndezur zemrën e vocërrakut brenda vetes edhe pasi vitet kanë kaluar. Një histori e mrekullueshme nëpërmjet së cilës do të cekësh kuptimin e ekzistencës njerëzore dhe lidhjen e saj të patjetërsueshme me dashurinë.
është libri për ty. Ky libër është udhërrëfyesi i kohërave moderne mes jetës frenetike e kujtesës njerëzore. Me shumë gjasa, çdo lexues mund të pajiset me disa përgjigje të rëndësishme gjatë udhëtimit në rreshtat e këtij libri.
4. TESTAMENTET - MARGARET ATWOOD Ky libër plotëson romanin e parë “Rrëfenja e shërbëtores” e premton t’i mbërthejë lexuesit po njësoj. Dramat e jetëve të tri grave në një shtet totalitar, ku gruaja është veçse një robinjë riprodhuese. Ky libër do të jetë një arsye për t’u tronditur, për të reflektuar e për të mos e ndalur asnjë çast leximin.
5. 1984 - GEORGE ORWELL Për të qëndruar te historitë tronditëse dhe përjetimet në shtete totalitare, kjo kryevepër botërore do t’ju ndihmojë të ndërtoni një këndvështrim tjetër për shumë elemente të jetës suaj të përditshme, që në të vërtetë përbëjnë gjithë lirinë tuaj. Një tjetër arsye pse ky roman duhet lexuar patjetër është shqipërimi i jashtëzakonshëm i Sokol Çungës, të cilin nuk mund të rrija pa e përmendur.
3.NGADALËSIA - MILAN KUNDERA Nëse gjatë muajit qershor dëshiron t’i bashkohesh Klubit të Librit Nefos, e njëkohësisht të lexosh një autor të mirë, ky
Nga Rea Godo
139
Verë 2021
“N’Harmoni” ka vendosur gjithashtu t’ju sjellë sugjerime lidhur me librat që të bëjnë të mendosh ndryshe për globalizimin dhe shembuj që nxisin marrjen e hapave të vegjël ndryshimi në qasje me ekonominë lokale, zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural e gjithashtu kujdesin ndaj mjedisit. Ndaj po ju sjellim pesë sugjerimet tona, titujt e të cilëve janë enkas në anglisht, sepse botimi në shqip mungon:
140
A mund ta ushqejmë botën pa e shkatërruar? Dr. Erik Holt Gimenez
Ekonomiksi i lumturisë: Ndërtimi i pasurisë së vërtetë, Mark Anielski
Sot prodhohet ushqim për pothuajse 10 miliardë njerëz nga 7,6 miliardë njerëz që banojnë Tokën. E megjithatë rreth 690 milionë njerëz e gjejnë veten çdo ditë me pjatën bosh e të uritur. Rreth 70% e tyre janë fermerë të vegjël dhe pjesa më e madhe gra; janë ata që prodhojnë gjysmën e ushqimit në më pak se 25% të tokës bujqësore. Nga njëra anë kemi krijuar varësi ndaj konsumizmit ose një sistem lakmie për të shpenzuar përtej nevojave, ndërsa nga ana tjetër miliona njerëz nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën për familjet e tyre ose të kenë një dietë të balancuar.
Të gjithë e dimë se paratë nuk mund të blejnë dashurinë e lumturinë. Nga ana tjetër përpiqemi të pasurohemi, duke besuar se pikërisht pasuria është çelësi i ëndrrave. E megjithatë, zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqënies gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, na ka bërë të dyshojmë nëse njerëzit janë më të lumtur. Ky libër kërkon të shpjegojë se mirëqënia ekonomike nuk është e mjaftueshme për lumturinë, nëse nuk kemi marrëdhënieve të mira me të tjerët, një punë kuptimplotë, një mjedis të shëndetshëm e mbi të gjitha qetësi shpirtërore.
Duke u nisur nga këto fakte rrëqethëse, por edhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm, si mjedisi e burimet natyrore, studiuesi dr. Erik Holt Gimenez na kthjellon me fakte dhe argumente. Ai shpjegon qartë edhe si ndikon në mjedis sistemi i prodhimit dhe i konsumit mbarëbotëror të ushqimit. Duhen gjetur zgjidhje për të shmangur një katastrofë sociale dhe mjedisore, pa harruar se, falë teknologjisë, burimeve dhe ekspertizës është absolutisht e mundur të ketë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Por nevojitet një transformim i plotë i regjimit global të ushqimit, i aftë të rrisë barazinë dhe të eliminojë ndikimet e dëmshme mjedisore të bujqësisë.
Ekonomisti Mark Anielski ka zhvilluar një model të ri dhe praktik për të përcaktuar si mund të riorientohet njeriu
Verë 2021
drejt ndjekjes së lumturisë, duke shmangur kurthin e konsumizmit, kapitalizmit, kontabilitetit dhe të bankave që mbizotërojnë në jetën tonë. Rruga e Anielskit drejt këtij vizioni të ekonomisë dedikuar mirëqenies, vjen edhe përmes shembujve të individëve të ndryshëm, komuniteteve e qeverive të interesuara në çështjet e qëndrueshmërisë dhe të cilësisë së jetës. Lumturisë së vërtetë!
Si të jesh stoik: Përdorimi i filozofisë antike për të jetuar epokën moderne, Masimo Peliuçi Kurdoherë që shqetësohemi për çështje të tilla se si dukemi, si të duam ose thjesht si të jemi të lumtur, në thelb po shqetësohemi si të bëjmë një
jetë të mirë a t’i japim kuptim asaj. Në librin Si të jesh stoik filozofi Masimo Piliuçi na ndihmon të rrokim stoicizmin, filozofinë antike që frymëzoi perandorin e madh Mark Aurelin, duke na udhëhequr e përqëndruar vëmendjen në atë që është e duhur, e qenësishme dhe që ka perspektivë, kundrejt gjithë tundimeve të parëndësishme në jetë. Duke kuptuar stoicizmin, thelbin e filozofisë greke, mund të mësojmë t’u përgjigjemi pyetjeve thelbësore e të sfidojmë veten për të notuar kundër rrymës. Ky libër është një formë terapie psikologjike për t’u vetëpërmirësuar e për të shmangur tragjeditë personale. Piliuçi thotë se të qenurit stoik është një përpjekje jo vetëm për të qëndruar indiferentë ndaj ngjarjeve të jashtme që s’varen nga ne, por edhe për të jetuar në mënyrë racionale dhe virtuoze, në paqe me veten e botën.
transformuar mënyrën e të të ushqyerit dhetë vendit pritës. Libri i fotografuar bukur, përmban receta gatimesh të ndryshme, duke filluar me supërat e më pas me sallatat, pjatat kryesore dhe ëmbëlsirat. Ndonjë nga recetat mund të jetë ndër të preferuarat tuaja, të tjera ka të ngjarë të jenë krejtësisht të reja. Në një kohë retorikash kundër emigrantëve, libri ofron mundësinë për t’i parë të gjitha grupet etnike si një pasuri që me recetat e tyre të gatimit e bëjnë botën “më të shijshme”.
Libri i gatimit i emigrantit: Receta që e bëjnë botën më të mirë Për këtë libër kanë kontribuar 75 kuzhinierë emigrantë nga Afrika, Azia, Amerika Latine, Karaibet, Lindja e Mesme, Evropa dhe Australia, secili me një recetë të preferuar gatimi nga vendi i origjinës. Këta kuzhinierë, të gjithë me një përvojë emigrimi, si shumë të tjerë, kanë 141
Verë 2021
142
STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE VIZIONI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJËVIZIONI ÇËSHTJE SUKSESI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJË ÇËSHTJE SUKSESI www.studioligjorevlore.com
ww.studPranë ioligjoTeatrit revlore“Petro .com Marko” Blv. “Ismail w Qemali”, Vlorë Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Vlorë ww22w17 .st507 udio/lig jorevltringajm@yahoo.com ore.com Cel. 069 Email:
Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” www.studioVlorë ligjorevlore.com Cel.“Ismail 069 22Qemali”, 17 507 / Email: Blv. Pranëtringajm@yahoo.com Teatrit “Petro Marko”
Çmimi: 500 Lekë Çmimi: 500 Lekë
ÇMIMI: 500 Lekë
Vlorë Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Çmimi: 500 Lekë