Editorial Veprimtarë Monopolet e farave Sfidat e ndershmërisë
Grua Si Ty Rebelim i mbrothtë
Vjeshtë 2021
Toka Ime Toka e shpresës
Udhëtim Çikat e Malit
me Fshat e Zanat 5
Një farë SA NJË PLANET Në brendësi bisedat me: Elizabeth Gowing, Adi Krasta, Judith Schwentner, Manuela Pick, Elsad Dumaj, Alketa Xhafa Mripa, Julia Watkins, Manjola Lloja, Ina Gjonçi, Gentiola Madhi, Alba Brojka, Nensi Hidri, Rezarta Bare, Sonila Hyseni, Tesi Kerenxhi, Jana Kukaj, Vasil Kukaj, Valdete Idrizi, Shqiprim Ahmeti, Paulina Çakalli, Fatjon Fejzaj, Tereza Gega, Vitjola Stefani, Fabiola Harshova
KRIPË DETI JONI Kripë deti jodizuar dhe paketuar në standarte europiane. Vjen në paketime konvencionale dhe për përdorime të ndryshme si për përdorim tavoline, përpunim ushqimor edhe industrial.
Adresa kryesore: Lagja “Partizani”, Rruga “Hamza Isai” Cel. 069 20 92 336 / Email: llanaj.shpk@yahoo.com
Vjeshtë 2021
KOMUNITET | UDHËTIM | KRIJIMTARI | MJEDIS
Blv. “Ismail Qemali”, Vlorë info@fshatezanat.com www.fshatezanat.com Cel: 0692217507
Falenderime zemre kontribuesve të këtij numri: Aleksandra Stambolliu, Andja Manja, Armend Ajredini, Dhurata Thanasi, Elja Agalliu, Elja Lamaj, Fjolla Spanca, Gerta Veliu, Greta Malaj, Jetmira Allushi, Klarida Bregaj, Mimi Kotorri, Sabiela Doko, Stavri Burda, Teuta Skënderi Falenderime zemre për gjithë ngjyrat e shpirtit e frymëzimin personazheve të këtij numri: Elizabeth Gowing, Adi Krasta, Judith Schwentner, Manuela Pick, Elsad Dumaj, Alketa Xhafa Mripa, Julia Watkin, Manjola Lloja, Ina Gjonçi, Gentiola Madhi, Alba Brojka, Nensi Hidri, Rezarta Bare, Sonila Hyseni, Tesi Kerenxhi, Jana Kukaj, Vasil Kukaj, Paulina Çakalli, Fatjon Fejzaj, Tereza Gega, Valdete Idrizi, Shqiprim Ahmeti, Vitjola Stefani, Fabiola Harshova (Agora), Klodian Kabella Kopertina nga: Esmeralda Qerkepja Redaktore: Dorina Muhaj Ky botim u bë i mundur nga mbështetja financiare të European Endowment for Democracy, pa të cilin ky botim as që do e shihte sërish dritën e diellit.
Shënim i rëndësishëm: Kontribuesi financiar të këtij numri nuk mban përgjegjësi mbi opinionet, mendimet apo mesazhet e shprehura nga shkruesit dhe kontribuesit në artikujt e këtij botimi. Asnjë prej artikujve, reklamave, shkrimeve në këtë revistë nuk është sponsorizuar. Kjo reviste nuk ka qëllim komercial dhe përfitimi financiar. Nëse jeni prodhues e fermer i vogël vendor, artizan a zanatçi apo një kontribues tjetër i ekonomisë lokale, zhvillimit të qëndrueshëm dhe dëshironi të jeni pjesë e numrit të ardhshëm të revistës, lutemi mos hezitoni të na shkruani për na fryar me historinë tuaj.
KËMBËNGULJA E REFLEKTIMIT MBI SOVRAITETIN USHQIMOR VËRSHON FAQET E KËTIJ NUMRI. Ky numër sjell logjikën si të ndërgjegjësohemi mbi biodiversitetin dhe ekosistemet e shëndetshme dhe sa e nevojshme është të merren masa të menjëhershme për ta shpëtuar botën për gjeneratat e ardhshme. Statistikat dhe shifrat janë po aq të frikshme përsa i përket kontrollit ushqimor botëror. Kësisoj kërkohet ndryshim si në aktivizëm, edhe në mendësi, sa nuk është akoma vonë! Kësaj radhe sjellim lexuesve rrëfimin ndryshe së gazetares së njohur britanike Elisabeth Gowing e për punën e saj në Kosovë. Krasta vjen me disa mësime për fjalën e lire e jo vetëm e ndërkaq politikania austriake Judith Schwentner tregon sfidat e një gruaje në politikë. Elsad Dumaj këmbëngul se në rrugën e protestave ka shpresë. Alketa Xhafa Mripa ‘udhëton’ prej Londrës për të na rrëfyer për 100 gratë e guximshme të Kosovës. Manuela Pick na tregon mbi lëvizjen e aktivizmin e popujve indigjenë në Ekuador e që njëkohësisht na frymëzon me aktivizmin e saj të paepur në lidhje me këtë çështe. Fill më pas Manjola Lloja na tregon 1001 përvojat e saja profesionale e shpirtërore dhe Ina Gjonçi na bind se vërtet arti mund të ndryshojë botën. Më pas ju dëftojmë për punën në tezgjah të Tereza Gegës. Po ashtu do të lexoni me një frymë edhe për Vitlola Stefanin, e cila na preanton pikturën mbi porcelan. Propozojmë edhe këtë numër krijimtarinë e gjashtë artizanëve e krijuesve të rinj. E ndërsa frymëzoheni nga e reja Paulina Çakalli që dashuron fshatin dhe tokën po ashtu do të lexoni po njësoj edhe artikullin mbi sipërmarrjen jo të lehtë të Fatjon Fejzaj në plantacionet e ullishtes së trashëguar. Julia Watson do t’ju mësojë sesi fare lehtë mund të jetoni thjesht, ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Më pas ndajmë disa çështje mbi aftësitë e humbura të dikurshme të cilat janë më të nevojshme seç mendohet. Është menduar t’ju kredhim në një udhëtim në Korçën e viteve 1900 përmes arkitekturës mbresëlënëse të asaj epoke. Më pas ju rrëfejmë historinë e dy poçarëve mikpritës në Fishtë dhe më pas për historinë e çikave që ngjisin malin. Ju prezantojmë edhe me Agorën këtë rubrikë, kafene në lagjen historike të Vlorës ku puqesh me një kohë tjetër. Më pas flasim për libra me Gentiola Madhin. E në rubrikën dedikuar ushqimit sjellim disa zgjedhje të mençura për dietën e fëmijëve e gjithashtu për nazelinjtë e vegjël. Shkruajmë për Krelanën e famshme të Kosovës, e vihemi në gjurmët e midhjeve shqiptare duke përfunduar kështu me recetat e larmishme nga ‘Një Grusht Qershi’. Kryeredaktore Marcela Tringaj 3
Vjeshtë 2021
K RYQ E T Ë R T H O R Dita Botërore e Pastrimit, aksion vullnetar i qytetarëve në Korçë 7 Fjalori i refugjatit: Nuk mjafton një fjalë për të përshkruar dikë 7 Qindra fermerë heshtën gjatë ankandit që i riu të fitonte ofertën dhe të blinte fermën e familjes së tij 7 Kuroki, 86-vjeçari që mbolli mijëra lule veç për gruan e tij të verbër 8 Një treg ku merrni ç’ju nevojitet dhe lini çfarë nuk keni nevojë 8 “Unë thur për ty”—Nisma me një mision 8 Fshati spanjoll kërkon statusin e trashëgimisë botërore në UNESCO për bisedat para shtëpive 8 Një park me emrin Nënë Tereza në Itali 9 Xhanet, vajza shtatëvjeçare që pastron e vetme liqenin e qytetit të saj 9 Restoranti “Noma” i René Rexhepit shpallet sërish “Restoranti më i mirë në botë” 10 Vajza kamboxhiane që i shpëtoi varfërisë e rrëmbeu një bursë në Universitetin e Melburnit 10
TITUJT
KRYQ E TËRTHOR 9
4
EDITORIAL
VEPRIMTARË
15
46
E D I TO R I A L Një farëz sa një planet… e anasjellas 12 Biodiversiteti dhe rëndësia e tij 13 Njerëzit po shkatërrojnë Tokën 14 Agroindustria, bujqit e vegjël dhe biodiversiteti 16 Monopolet e farave: Kush e kontrollon ushqimin në botë? 18 Një sistem bujqësor kontradiktor: uri, mbiprodhim, shpërdorim i ushqimit 20 Bletët: jo të gjithë heronjtë veshin mantel të kuq 22 Popujt indigjenë: Gardianët e vërtetë të biodiversitetit 24 Aktivistët e Ushqimit 26 A do t’i shpëtojmë kësaj katrahure? 28 Dhjetë hapa për një botë më të mirë 30 Referenca: 31 V E P T R I M TA R E Elizabet Gowing Adi Krasta Judith Schwentner Elsad Dumaj Valdete Idrizi
TOKA IME 68
32 38 42 46 50
GRUA SI TY 68
Vjeshtë 2021
Shqiprim Ahmeti 54 Sindikata, fjala e keqkuptuar e dekadës 59 A ka ndikuar “privatja” në cilësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në demokraci? 61 TO K A I M E Fatjon Fejzaj 62 Paulina Çakalli 64 Bujqësia shqiptare ende kaq e brishtë 66 Agroekologjia, bujqësia e qëndrueshme në dobi të natyrës 68 Ç’ndodh nëse një fermer i vogël braktis tokën e tij? 69 Përfitimet e përfshirjes së klientëve në punët e një agrobiznesi 70 Dhitë e racës vendase dhe autoktone në rrezik zhdukjeje gjenetike 71 Agropërpunimi dhe turizmi mbeten dy prej sektorëve me potenciale për investime në vend 72 Ende Shqipëria pa hartën e premtuar të rajonalizimin të prodhimit bujqësor 73
KRIJIMTARI 96
G R UA S I T I Manuela Pick Alketa Xhafa Mripa Manjola Lloja Ina Gjonçi Për gratë nga një grua
K R I J I M TA R I Artistike Zadrima 88 Vitjola Stefani 91 Artizanët e vjeshtës… 93 Ahora 96 QËNDRUESHMERI Julia Watkins 102 Slow living 106 Aftësitë e humbura të dikurshme janë më të nevojshme seç mendohet 108 Pesë mënyra për të qenë një paraardhës i mirë për brezat e ardhshëm 109 Si të bëjmë pazarin në mënyrë të zgjuar e me zero shpërdorim 110
QËNDRUESHMERI 103
74 78 80 84 87
UDHËTIM 112
UDHËTIM Agora 112 Një e vërtetë e mikpritjes shqiptare në shtëpinë e qeramikës së Janës dhe Vasilit 115 Influenca e arkitekturës neoklasike në Korçë, në fillim të viteve 1900 116 Çikat e maleve 118 Një fëmije duhet t’i mësohen doemos aftësitë e mbijetesës 128 USHQIM Gerta Veliu 130 Elja Lamaj 132 Krelana e Dardanisë 134 Një recetë e përsosur e çajit të vjeshtës 135 Buka është përsosmëri! 136 Në gjurmim të midhjeve shqiptare 137 Receta e vjeshtës 138 LIBRA Gentiola Madhi 142 Sugjerime titujsh nga N'Harmoni 145
USHQIM 132
LIBRA 147
5
Vjeshtë 2021
6
32
38
42
41
64
74
79
84
88
102
130
142
Vjeshtë 2021
KRYQ E TËRTHOR Dita Botërore e Pastrimit, aksion vullnetar i qytetarëve në Korçë
Në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit na vjen një shembull pozitiv nga qyteti i Korçës. Disa fqinjë të lagjes së ShënTriadhës e kanë kthyer lagjen e tyre në një lagje plot gjallëri, nga e zymtë që ishte. Tomor Hoxha quhet nismëtari që ka transformuar ambientin ku jeton. Edhe pse i papunë, me kursimet e tij nisi gjithçka dhe gjeti mbështetjen e fqinjëve. Edhe Rrahmiu, një ish-ushtarak, tregon se kush kalon nga lagjja e tyre, çuditet nga pastërtia. “Është e vërtetë që këtu në pallatin tonë të gjithë si komshinj jemi bërë bashkë, për ta mbajtur ambientin sa më pastër dhe sa më të bukur për fëmijët tanë dhe gjithë pallatin,”—tha ai për Euronews Albania. E me shembullin që këta banorë japin, mbetet që jo vetëm sot, por edhe çdo ditë mjedisi i pastër të jetë në fokusin e të gjithëve.
Fjalori i refugjatit: Nuk mjafton një fjalë për të përshkruar dikë
Kushdo i ka ndër mend imazhet e refugjatëve të tejlodhur nga një udhëtim i rrezikshëm në det gjatë natës, teksa detyrohen të braktisin vendin e tyre, qoftë për të shpëtuar jetën, qoftë për një jetë më të mirë. Këta emigrantë pas një kohe, në varësi të rrethanave, integrohen e rehatohen në jetën e re e në vend të huaj, e atëherë mund të tregojnë për veten, zakonet dhe jetën në vendin e tyre. Fjalori i Refugjatëve e përshkruan këtë fjalë në mënyra të panumërta, herë me ngjyrime emocionale e herë në mënyrë provokuese. Kështu, një prej kontribuesve të këtij fjalori, lordi Alfred Dabs, e përcakton kështu fjalën refugjat: “Dikush që sjell kujtime të mira dhe të këqija nga shtëpia, por i lë prapa dhe shikon drejt së ardhmes, në një vend të ri, me shpresë”. Për lord Dabsin, shtëpia e dikurshme ishte Çekosllovakia e pushtuar prej nazistëve, që iu desh ta braktiste për t’u ribashkuar me prindërit e tij në Londër.
Qindra fermerë heshtën gjatë ankandit që i riu të fitonte ofertën dhe të blinte fermën e familjes së tij
Familja e Davidit kanë qenë fermerë për shumë dekada. Vite më parë, një nga anëtarët e familjes ia shiti fermën prej 80 hetarësh një të afërmi, i cili nuk e kishte ndër mend t’i përkushtohej fermës, duke menduar se është një punë e vështirë dhe jo aq fitiprurëse dhe, familja nuk ishte e lumtur për këtë. Davidi ishte i vendosur të rifitonte fermën e gjyshërve pasi doli në ankand. Ditën e ankandit ishin të pranishëm gati 200 fermerë, dhe Davidi me babanë e tij menduan se shanset që oferta e tyre të fitonte ishin të pakta. Kur filloi ankandi, Davidi dhe i ati bënë ofertën. Për habinë e tyre, asnjë i pranishëm nuk foli. Doli që të gjithë fermerët në ankand nuk paraqitën asnjë ofertë në mënyrë që Davidi dhe babai i tij të fitonin ankandin dhe të gëzonin sërish pronën e familjes së tyre. 7
Vjeshtë 2021
Kuroki, 86-vjeçari që mbolli mijëra lule veç për gruan e tij të verbër Gjithçka që z.Toshijuki Kuroki donte, ishte të bënte të lumtur gruan e tij 79-vjeçare, Jasukon, e cila humbi shikimin gati 30 vjet më parë. Prandaj, ai vendosi të mbillte mijëra lule rozë në kopshtin e tyre, që ajo t’u shijonte aromën e mrekullueshme. Falë aq shumë luleve të mbjella, e gjithë lagjja kundërmon aromë te këndshme lulesh e shumë kalimtarë të panjohur kthehen për të vizituar kopshtin luleshumë. Ata mirëpriten të shkëmbejnë biseda të ndryshme me çiftin, dhe kjo u jep shumë kënaqësi të dyve. Zonja Kuroki nuk është në gjendje t’i shohë lulet, por i nuhat dhe imagjinon si duket kopshti. Gjithashtu, falë të gjithë vizitorëve, tani ajo ka mjaft shoqëri. Çdo vit, deri në 7.000 njerëz e vizitojnë kopshtin, kur lulet janë në lulëzim të plotë, për të shijuar pamjen e bukur dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së dashurisë që fshihet pas saj.
Një treg ku merrni ç’ju nevojitet dhe lini çfarë nuk keni nevojë
Kur Xhemiah Harxhins vendosi të rriste limonë dhe të krijonte kopshtin e tij, e kishte të qartë arsyen e këtij angazhimi: të krijonte një treg të vogël, si ai i fermerëve, një herë në javë në qendër të qytetit. Ky nuk do të ishte një treg i zakonshëm; ai ka për qëllim që vjeljet e kopshtit dhe mënyra e tregtimit të tyre të promovojnë barazinë e ushqimit .Tregu që e themeloi më tetor 2018, është një vend ku banorët e lagjes ndajnë perimet, frutat e barishtet shtesë me njëri-tjetrin dhe komunitetin. Qëllimi i grupit është të eliminojë mungesën e ushqimit, duke mbjellë oborret e përparme të shtëpive, çatitë dhe tokat e lira komunitare, duke krijuar vende pune të gjelbra, ekonomi të pavarur dhe ushqime të pasura me lëndë ushqyese e të shëndetshme.
“Unë thur për ty”—Nisma me një mision
Profamilja riktheu në shtator për të dytin vit nismën “Unë thur për ty”, që është një ftesë për gjithë të apasionuarit pas punimeve të thurjes me shtiza apo grep. Kjo nismë është për ta dhe për këdo që ka për zemër t’ua dhurojë këto punime (shalle, doreza, çorape, pupa, kapuça, triko, batanije për fëmijë, etj) njerëzve në nevojë. Me moton se dashuria dhe dinjiteti njerëzor ecin së bashku, “Unë thur për ty” është një nismë që vepron drejtpërdrejt në komunitet, ku secili ia dhuron punimet dikujt që gjendet në nevojë, njerëzve me pamundësi ekonomike që ndodhen në lagje, pallat apo një të afërmi të largët, të moshuarve të vetmuar e të braktisur, ndoshta edhe njerëzve me aftësi të kufizuara, e sidomos fëmijëve që kanë nevojë. Pas kësaj nisme për t’u admiruar fshihet një zonjë e fisme si Edi Gogu, një figurë jo pak e njohur, e cila prej shumë vitesh, krahas angazhimeve profesionale, ka në fokus edhe nismën kundrejt kontributit komunitar.
Fshati spanjoll kërkon statusin e trashëgimisë botërore në UNESCO për bisedat para shtëpive Është një zakon i netëve të gjata të verës pothuajse në të gjithë Spanjën: teksa vapa bie, karriget nxirren në rrugë për një bisedë alfresko. Tani, një fshat me 1400 banorë në Spanjën jugore po kërkon që tradita të njihet nga Kombet e Bashkuara si trashëgimi kulturore. Hozé Karlos Sançez, kryebashkiak i Algarit, u shpreh kështu për gazetën The Guardian: “Qëllimi është që të mbrohet zakoni shekullor nga kërcënimi i dhunshëm i mediave sociale dhe televizionit. Është e kundërta e mediave sociale.” Ai vazhdoi: “Kemi të bëjmë me bisedat ballë për ballë. Bisedat e natës gjithashtu ofrojnë një lloj lirimi psikologjik, duke e mbajtur vetminë larg, në një kohë kur shqetësimet rreth shëndetit mendor janë shtuar. Banorët dalin në rrugë dhe në vend që të ndiejnë se janë vetëm, ajo që marrin është një seancë terapie. Ata ndajnë historitë e tyre ose problemet që po kalojnë, dhe fqinjët përpiqen të ndihmojnë.”
8
Vjeshtë 2021
Një park me emrin Nënë Tereza në Itali
Një monument dhe një toponim i ri në qytet për nderuar figurën e Nënë Terezës së Kalkutës. E nxitur nga komuniteti shqiptar, administrata komunale e San-Benedeto-del-Tronto në Itali ka filluar procesin për emërtimin e një zone të gjelbër në zonën “Viale dello Sport”. Aty, me shpenzimet e paguara nga një sipërmarrës me origjinë shqiptare, Kastriot Shkreta, do të vendoset një statujë për të nderuar murgeshën që u dedikoi jetën njerëzve të varfër, e cila u nda nga jeta në vitin 1997 dhe u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016. Kjo nuk është hera e parë që Shkreta kontribuon në komunitet. Në vitin 2018, ai pastroi vullnetarisht ambientet e muzeut Gjergj Kastrioti në Krujë. Kastriot Shkreta, nga fshati Derven i Krujës, merret prej vitesh me pastrime profesionale të llojeve të ndryshme në Itali. Të gjitha solucionet dhe mjetet ndihmëse për të pastruar ambientet e jashtme të muzeut i siguroi personalisht.
Xhanet, vajza shtatëvjeçare që pastron e vetme liqenin e qytetit të saj
“Unë jam frymëzuar nga babai im për të pastruar liqenin. Ai ka mbledhur pa u lodhur mbeturinat nga Liqeni Dal duke përdorur një rrjetë peshkimi. Babait tim i shkon çdo meritë për suksesin tim,”— shprehet Xhenet. Kjo vajzë shtatëvjeçare nga Kashmiri, ka qenë shembull për dy vitet e fundit, duke pastruar Liqenin Dal në Srinagar. Për më tepër, historia e saj është futur në kurrikulën e një shkolle në Hajdërbed. Xhenet filloi të pastronte liqenin Dal kur ishte vetëm pesë vjeç. “Unë dua të bëhem shkencëtare, një shkencëtare e mirë, në mënyrë që të zhvilloj mënyra për të ruajtur liqenin,—thotë ajo.—Do doja të gjeja një zgjidhje për barërat e këqija që përhapen në liqen, që na e bëjnë të vështirë pastrimin e tij. Bimë të panevojshme po mbijnë në liqen për shkak të ndotjes.”
9
Vjeshtë 2021
Restoranti “Noma” i René Rexhepit shpallet sërish “Restoranti më i mirë në botë”
Restoranti “Noma” në pronësi të shqiptarit René Rexhepi është shpallur sërish “Restoranti më i mirë në botë”. Njoftimin në Twitter e ka bërë vetë restoranti, duke e konfirmuar këtë çmim. “Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagë. Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, thuhet në njoftim. Ditë më parë, restoranti kishte marrë 3 yje Michelin. René Rexhepi është shqiptar nga Xhepçishti i Tetovës, ndërsa nëna e tij është nga Danimarka. “Tani po hyjmë në një cikël tjetër. Një cikël post-kovid”,— tha René Rexhepi në ceremoninë e “50 Restoranteve më të mirë në botë”, vetëm pak minuta pasi restoranti i tij “Noma” u votua si më i miri në botë. Gjatë fjalimit dhe konferencës së mëvonshme për shtyp, Rexhepi la të kuptohej për ndryshimet që priten, rregullimet sistematike brenda restorantit, organizimin e ri, punësimet e reja dhe mënyrat inovative të drejtimit të ekipit. Pjesëtarë të stafit janë shprehur se “Noma” ishte vendi më i mirë në botë për të punuar.
Vajza kamboxhiane që i shpëtoi varfërisë e rrëmbeu një bursë në Universitetin e Melburnit
Sofi Ron kaloi tetë vite të fëmijërisë së saj e rrethuar nga mbeturinat dhe tymi toksik, ndërsa jetonte pranë malit ku hidheshin plehrat, i cili njihej me nofkën “Mali i tymosur”, në Pnom-Pen, në Kamboxhia. Çdo ditë, mijëra njerëz kalojnë nëpër plehra me shpresën për të gjetur ushqime të ngrënshme dhe sende të riciklueshme për t’i shitur. Në ditë të mira, Sofi fitonte 50 cent, të mjaftueshëm sa për disa gota oriz për të ndarë me prindërit e saj dhe gjashtë vëllezërit e motrat. “Pas disa kohësh mësohesh me erën e keqe e nuk e kupton më. Unë flija, haja dhe bëja gjithçka atje, kështu që ai vend u bë shtëpia ime”,—shprehet Sofi. Ajo nuk mundi ta vazhdonte shkollën fillore, sepse shkolla e fshatit ofronte një vend shkollimi për familje, e ky privilegj iu dha motrës së saj të madhe. Por jeta e Sofit ndryshoi pas një takimi të rastësishëm me Skot Nisonin, themeluesin e shoqatës “Fëmijët e Kamboxhias”, që i ofroi mundësinë për të mësuar anglisht. Për të ishte dita më e lumtur e jetës, dita e parë e shkollës, edhe pse në moshën 11-vjeçare. Sofi ishte një nxënëse e mprehtë, mësoi shpejt për një kohë të shkurtër, ndaj në vitin 2016 u përfshi si folëse në programin Tedx Talk në gjuhën angleze. Më pas, shoqata “Fëmijët e Kamboxhias” e ndihmoi të fitonte një bursë studimi në Universitetin e Melburnit, në Australi. Sofi u diplomua vjet në qershor. Për të fillon një etapë e re e jetës. Me ëndrra të mëdha.
10
Vjeshtë 2021
11
Vjeshtë 2021
EDITORIAL NJË FARËZ SA NJË PLANET… E ANASJELLAS
N
ë këtë editorial: Si të ndërgjegjësohemi mbi biodiversitetin dhe ekosistemet e shëndetshme dhe sa e nevojshme është të merren masa të menjëhershme për ta shpëtuar botën për gjeneratat e ardhshme. Statistikat dhe shifrat janë po aq të frikshme sa zakonet tona të këqija të konsumimit masiv e të panevojshëm. Në fund të fundit i përkasim një planeti të formuar miliarda vite më parë, të trashëguar ndër breza, që banon në një galaktikë të pafundme. Në gjithë këto vite, natyra mbeti kujtesa e Tokës. Pas çdo pylli, lugine e çdo trupi, fshihet një histori, një përpjekje e durueshme e kohës. Peizazhe të gdhendura nga era dhe uji. Pemë dhe bimë të përkëdhelura nga uji dhe rrezet e diellit. Gjithçka në përsosmërinë e qenies së saj krijon një kujtim. Ndaj, nëse ne njerëzit, si specia më e zhvilluar e planetit, do të marrim në konsideratë e do të kujtojmë se si këto njëqind vitet e fundit e shkatërruam planetin me sjelljen, grykësinë dhe mendjemadhësinë tonë, atëherë do të bëhemi më të vetëdijshëm për një milion arsyet dhe faktet pse duhen ndrequr disa gjëra para se të jetë tepër vonë, që njerëzit e së ardhmes së largët të mos na konsiderojnë si qenie që u mbytën në krenarinë e arritjeve. Kërkohet një ndryshim si në aktivizëm, edhe në mendësi, sa nuk është akoma vonë!
12
Vjeshtë 2021
Biodiversiteti dhe rëndësia e tij
B
iodiversiteti është shumëllojshmëria e specieve dhe lidhja midis specieve dhe ekosistemeve. Organizmat e gjallë, përmes aktiviteteve metabolike, mundësojnë jetën në planetin Tokë.1 Shkencëtarët kanë vlerësuar se ekzistojnë rreth 8,7 milionë lloje bimësh dhe kafshësh. Megjithatë, deri më tani janë identifikuar vetëm rreth 1,2 milionë specie, shumica e të cilave insekte. Kjo do të thotë se miliona organizma të tjerë mbeten një mister i plotë.2 Të gjitha speciet që aktualisht janë të gjalla, kanë evoluar tipare unike që i bëjnë të dallueshme nga speciet e tjera. E kësisoj bota përbëhet nga një rrjet i padukshëm dhe jashtëzakonisht në lidhje kuptimplotë me çdo organizëm të gjallë. Me fjalë të thjeshta, pyjet u sigurojnë shtëpi kafshëve; kafshët hanë bimët; bimët kanë nevojë për tokë të shëndetshme që të rriten; kërpudhat ndihmojnë në plehërimin e tokës; bletët dhe insektet e tjera e çojnë polenin nga një bimë te tjetra, duke i ndihmuar bimët të shumohen.3
Shkencëtarët kanë vlerësuar se ekzistojnë rreth 8,7 milionë lloje bimësh dhe kafshësh. Megjithatë, deri më tani janë identifikuar vetëm rreth 1,2 milionë specie, shumica e të cilave insekte. Kjo do të thotë se miliona organizma të tjerë mbeten një mister i plotë.
Në asnjë aspekt, planeti ynë nuk është më kompleks, më dinamik ose më i pasur sesa organizmat e gjallë që popullojnë tokën e oqeanet tona, dhe asnjë element nuk është më jetik për prodhimin global të ushqimit e më thelbësor për mirëqenien e njeriut sesa larmia e bimëve, kafshëve e mikrobeve dhe e ambientit të tyre.4 Kjo larmi është përdorur e ruajtur nga fermerët e komunitetet për mijëvjeçarë, dhe mbetet element kryesor i strategjive të jetesës së fermerëve të varfër në të gjithë botën.5 Por biodiversiteti po përjeton ndryshime dhe humbje dramatike, e kjo për një shkak të vetëm: aktiviteti njerëzor. Praktikat e paqëndrueshme të bujqësisë, sistemet dhe proceset e urbanizimit po sjellin një dëm të tmerrshëm në burimet natyrore, në përpjekjet për të përmbushur kërkesat në rritje për ushqim.6 Ritmi alarmues i humbjes së biodiversitetit do të ketë pasoja shkatërruese për njerëzimin, nëse nuk merren masa emergjente. Humbja e specieve, shtazore a bimore qofshin, dobëson lidhjet dhe mund të ndryshojë funksionin e një ekosistemi të tërë. 13
Vjeshtë 2021
Njerëzit po shkatërrojnë Tokën Që prej vitit 1970 deri në vitin 2016 i ka shkaktuar dëme kolosale biodiversitetit, e konkretisht një rënie drastike prej 68% të popullatës së gjitarëve, zogjve, amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve anekënd globit. Ekonomia gjatë 100 viteve të fundit është bazuar në një zhvillim të paqëndrueshëm. Kjo duket në bujqësi, industri, pylltari, peshkim, urbanizim, madje edhe në turizëm. Këto janë disa nga faktorët me ndikim të konsiderueshëm në mjedis. Veprimtaria njerëzore që prej vitit 1970 deri në vitin 2016 i ka shkaktuar dëme kolosale biodiversitetit, e konkretisht një rënie drastike prej 68% të popullatës së gjitarëve, zogjve, 14
amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve anekënd globit.7 Rënia e popullatave në këto nivele erdhi pas revolucionit industrial. Ekosistemet janë dëmtuar në mënyrë të frikshme nga aktiviteti njerëzor dhe rreth një e pesta e specieve të egra rrezikojnë të zhduken këtë shekull për shkak të ndryshimit të klimës. Gjithashtu, rreth 75% e sipërfaqes së tokës është degraduar, dhe shumica e oqeaneve është ndotur. Sipas të njëjtit raport, më shumë se 85% e zonës së ligatinave ka humbur, dhe mbishfrytëzimi i bimëve e i kafshëve po dëmton aftësinë ripërtëritëse dhe riprodhuese të natyrës. Rritja e popullsisë dhe e nevojave të tyre, konsumimi i shfrenuar dhe lëvizjet demografike drejt zonave urbane kanë bërë që qytetarët ta përdorin biokapacitetin e tokës në masën 56%. Humbja e biodiversitetit kërcënon jo vetëm sigurinë ushqimore, por edhe të ardhmen e planetit. Prandaj nevojitet reagim i menjëhershëm, mbarëbotëror. Sot për sot, rrezikojnë të zhduken rreth 1 milion lloje kafshësh dhe bimësh, shumë prej të cilave
brenda dekadave të ardhshme, më shumë se kurrë më parë në historinë njerëzore.8 Numri i specieve vendase në shumicën e habitateve kryesore ka rënë me të paktën 20% që nga viti 1900. E ndërkaq, 40% e specieve bimore janë në rrezik zhdukjeje për shkak të shpyllëzimit që po ndodh, për të plotësuar kërkesat në rritje për lëndë drusore dhe tokë bujqësore.9 Partha Dasgupta, Profesor Emeritus në Universitetin e Kembrixhit, së fundi ka dalë në një përfundim shkencor lidhur me raportin ndërmjet ekonomisë dhe biodiversitetit. Pavarësisht arritjeve të mrekullueshme, ekonomia e tregut ka lënë gjithkund pasoja shumë të padëshiruara për sa i përket biodiversitetit dhe natyrës së shëndetshme. Tregtimi ndërkombëtar është rritur me 900% që nga fillimi i epokës post-industriale, dhe nxjerrja e burimeve natyrore nga toka është rritur me 200%.10 Humbja e ekosistemeve shkaktohet kryesisht nga mënyra si i përdorim dhe shfrytëzojmë burimet natyrore, tokën e detin, nga kriza klimatike, nga ndotja e paprecedent e mjedisit dhe nga zhdukja e specieve.
Vjeshtë 2021
15
Vjeshtë 2021
AGROINDUSTRIA, BUJQIT E VEGJËL DHE BIODIVERSITETI Q
ë nga fillimi i shekullit ka humbur rreth 75% e diversitetit gjenetik të kulturave bujqësore.11 Arsyeja kryesore është se varietetet komerciale/industriale po zëvendësojnë varietetet tradicionale të kulturave bujqësore. Bujqësia moderne u shfaq krah për krah me kapitalizmin, tregtinë globale të skllevërve dhe shkencën. Qëllimi për t’u përqendruar në një sistem kultivimi bazuar në monokulturë u karakterizua nga rënia e diversitetit si në kafshë, edhe në bimë, pasi përzgjidhet raca gjenetike ku do të kryhet ndërhyrja teknike e një kulture.12
75% e dietës ushqimore botërore bazohet në konsumimin e 12 bimëve dhe të mishit të 5 kafshëve, ndërkohë që konsumojmë rreth 150-200 lloje bimësh nga 30.000 lloje të ngrënshme 16
Që nga kjo kohë, 75% e dietës ushqimore botërore bazohet në konsumimin e 12 bimëve dhe të mishit të 5 kafshëve, ndërkohë që konsumojmë rreth 150-200 lloje bimësh nga 30.000 lloje të ngrënshme.13 Duke filluar nga viti 1950, fermerët e vegjël iu bindën institucioneve ndërkombëtare të mbarështimit të kulturave. Kjo çoi në Revolucionin e Gjelbër, që solli rritje të rendimentit, por ulje të madhe në diversitetin e të korrave.14 Konkretisht, Revolucioni i Gjelbër ose Revolucioni Bujqësor është tërësia e kërkimeve shkencore në vitin 1960 për transferimin e teknologjisë dhe adaptimin e teknikave të reja në prodhimin bujqësor, në të gjithë botën. E gjithë praktika konsistonte në rritjen e prodhimit të drithërave, një nga ushqimet bazë të njerëzimit. Normën Borleg u quajt Babai i Revolucionit të Gjelbër, dhe më pas, në vitin 1970, iu akordua Çmimi Nobel për Paqe, duke e cilësuar arritjen e tij përmes Revolucionit të Gjelbër arritje që do të shpëtonte miliona njerëz nga uria e skajshme.15
Por Revolucioni Bujqësor nuk solli zhdukjen e urisë, siç premtoi. Madje në vitet 1970-1990 njerëzit e uritur në botë u shtuan me 61 milionë. Kjo sepse fermerët e vegjël u varfëruan së tepërmi ose falimentuan. Vendin e tyre e zunë fermerët e mëdhenj që monopolizuan tregun dhe industria bujqësore që solli modifikimin gjenetik. Si pasojë, gjithë puna e bujqve të vegjël varej nga paketat e blera të farave, fertilizueve dhe pesticideve, duke u bërë klientë të përhershëm të agroindustrialistëve.16 Nga ana tjetër, fermerët e vegjël mbeten gardianët shekullorë të shumëllojshmërisë gjenetike, ndryshe nga sistemi bujqësor modern.17 Ata përzgjedhin varietete të ndryshme që të kenë një sezon më të gjatë vjeljesh e korrjesh. Produktet e tyre janë më se të larmishme në forma, ngjyra e varietete, edhe pse u duhet të kultivojnë në më pak se dy hektarë. Ferma si të tyret përbëjnë rreth 84% të fermave në mbarë botën dhe prodhojnë 1/3 e ushqimit botëror.18
Vjeshtë 2021
17
Ilustrimi nga Armend Ajredini
Vjeshtë 2021
MONOPOLET E FARAVE: KUSH E KONTROLLON USHQIMIN NË BOTË? “Kontrolli mbi farat në shumë mënyra është kontroll i drejtpërdrejtë mbi furnizimin me ushqim të mizërisë së popullsisë anekënd botës. Çështja se kush dhe pse prodhon varietete të reja bimore është absolutisht kritike për të ardhmen e të gjithëve.” Xhek Klopenbërg
18
Vjeshtë 2021
F
arat e bimëve janë krijuar me aftësinë për të riprodhuar veten. Për mijëra vjet bujqësi, farat e rritura dhe të mbjella nga fermerët janë shkëmbyer dhe ndarë lirshëm mes tyre, pa grykësinë për t’i kthyer në një ‘mall’ të posaçëm përfitimi. E gjithë kjo ndryshoi në vitet 1990, kur u ndryshuan ligjet, me pretekstin e mbrojtjes së të lashtave dhe të farave të modifikuara. Sot katër korporata –Bayer, Corteva, ChemChina dhe Limagrain– kontrollojnë më shumë se 50% të farave të botës. Këto monopole dominojnë furnizimin global të ushqimit.19 Janë shterur jo vetëm mundësitë përmes së cilave farat mund të shkëmbehen e shpërndahen, por është shterur edhe larmia e prodhimeve bujqësore. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së, 75% e varieteteve të kulturave botërore u zhdukën në vitet 1900-2000.20 Pasuria e madhe e kulturave vendase po zëvendësohet me varietete të standardizuara. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të sjellë pasoja të rënda për sigurinë ushqimore, veçanërisht ngaqë planeti po kalon një krizë mjedisore të paprecedent. Ligjet aktuale i detyrojnë fermerët të nënshkruajnë marrëveshje që i ndalojnë t’i ruajnë farat për t’i shkëmbyer me fermerë të tjerë ose për t’i mbjellë vitin e ardhshëm. Shumica e vendeve kanë futur në lojë patentat– të drejtat ekskluzive të pronësisë –që të favorizojnë monopolet për të përfituar nga varietetet e reja që zhvillojnë, pa u përballur me konkurrencën.21 Megjithatë varietetet që zhvillojnë fermerët e zakonshëm, bujqit e vegjël ose fshatarët me njohuritë e trashëguara ndër breza, ndryshojnë gjenetikisht nga varietetet e monopolistëve të farave. Por fermerët jo vetëm që nuk kanë të drejta të pronësisë intelektuale mbi varietetet që shumojnë, por në shumë vende varietetet e tyre as nuk certifikohen dot si fara.
e marketingut të farave ndalojnë shitjen e farave të bujqve të vegjël, të cilat nuk përmbushin standardet e kërkuara nga ligjet që favorizojnë monopolet. Kësisoj bujqve të vegjël u mbetet vetëm një rrugëdalje: t’i blejnë farat te korporatat e mëdha, duke qenë kështu klientë të përhershëm të agroindustrialistëve, dhe ta mbështetin aktivitetin e punën e tyre te paketa e farave, fertilizuesve dhe pesticideve të blera.22 Ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare janë përpiluar enkas që fermerët e vegjël të mos kenë mundësi të monitorojnë rregulloret që merren me farat. Gjithashtu është bërë pak ose aspak për të rritur shkëmbimin e përvojës ndërmjet fermerëve në rajone të ndryshme dhe për të konsoliduar të drejtat kolektive të komuniteteve që ende bazohen te ligjet zakonore.23 Sot farat bujqësore ruhen në bankën private të farave pranë CGIAR (Consultative Group for International Agricultural Research), një konsorcium prej 15 qendrash kërkimore bujqësore ndërkombëtare, të kontrolluara nga Banka Botërore, Fondacionet Rockfeller e Ford, dhe natyrisht nga Fondacioni Bill e Melinda Gate (BMGF). Banka CGIAR aktualisht menaxhon 768.576 fara bujqësore
dhe përfaqëson koleksionin më të madh të diversitetit të kulturave bujqësore në botë.24 Financuesit më të mëdhenj të kësaj banke farash janë fondacionet e krijuara nga Bill Gate dhe ishbashkëshortja e tij, që rrjedhimisht janë kontrolluesit e ushqimit në botë.25 Nga ana tjetër, lëvizja Seed Freedom u ka bërë thirrje të vazhdueshme bankave të CGIAR, që t’u kthejnë fermerëve farat e varieteteve të vjedhura dhe t’u japë lirinë të prodhojnë fara nga kulturat e mbjella. Megjithatë, Revolucioni i Gjelbër, që nga 1960a, na ka treguar se agroindustria kimike e monokulturave e ka minuar kapacitetin e Tokës për të prodhuar ushqim në mënyrë të qëndrueshme, duke shkatërruar kësisoj biodiversitetin, tokën26 e ujin27 dhe duke shkaktuar ndryshime klimatike.28 Ky revolucion ka shpronësuar e varfëruar fermerët e vegjël, duke u rritur shpenzimet për impute të jashtme, pesticidë e fertilizues. Kësisoj, siguria ushqimore është vazhdimisht e rrezikuar.29 Përvoja e gjysmëshekullit të fundit e ka bërë të qartë se sundimi mbi farat, sistemin ushqimor dhe vetë dijen ka bërë që bujqësia e qëndrueshme e së ardhmes ta ketë punën pisk.
Prandaj, në shumë shtete, ligjet 19
Vjeshtë 2021
Një sistem bujqësor kontradiktor: uri, mbiprodhim, shpërdorim i ushqimit
R
uajtja e biodiversitetit, ulja e presionit mbi burimet natyrore dhe ekosistemet, vendosja e drejtësisë në bujqësi dhe zbutja e pasigurive të lidhura me ndryshimin e klimës janë më të rëndësishme se kurrë për shëndetin dhe mbijetesën tonë. Por, 50 vjet më parë, thuajse askush nuk dyshonte se kombinimi i hibridëve të efektshëm me fertilizuesit kimikë, pesticidët e fuqishëm, vaditjen e plotë dhe me makineritë e rënda bujqësore do ta zhduknin njëherë e mirë urinë në botë. Por tashmë është e qartë se për disa vende e për miliona njerëz të ushqyerit është shqetësimi dhe sfida kryesore.
20
Vjeshtë 2021
Kjo sepse sistemi ushqimor global haset me shumë probleme e sfida kontradiktore, si: mbiprodhimi, shpërdorimi i ushqimit dhe uria e skajshme. Afërsisht 1/3 e ushqimit të prodhuar në botë për konsum, hidhet ose shpërdorohet30. Mbetjet ushqimore gjenerojnë 8-10% të emetimeve globale të gazeve serrë.31 Nëse mbetjet e ushqimit do të përfaqësonin një vend a shtet, do të ishte vendi i tretë për emetimet në botë.32 Për më tepër, rreth 957 milionë njerëz anekënd globit vuajnë nga uria kronike; një e katërta e fëmijëve nën moshën pesë vjeç vuajnë nga uria; një e treta e popullsisë është e kequshqyer dhe mbipesha prek një në tetë njerëz.33
Rreth 957 milionë njerëz anekënd globit vuajnë nga uria kronike dhe afërsisht 1/3 e ushqimit të prodhuar në botë për konsum, hidhet ose shpërdorohet. Ndonëse fermerët e vegjël, barinjtë dhe peshkatarët prodhojnë rreth 70% të ushqimit global, janë veçanërisht të prekur nga mungesa e ushqimit dhe uria kronike.34 Kjo kategori e reflekton më së shumti problemin e kequshqyerjes dhe të urisë, sepse fermat e mëdha industriale kanë në dorë tregun dhe janë aq të fuqishme sa të prodhojnë mbi kërkesën e tregut. Si rrjedhojë ulin çmimet, monopolizojnë tregun dhe varfërojnë e falimentojnë të vegjlit e bujqësisë. Bujqësia industriale dhe modifikimi gjenetik janë përgjegjësit kryesorë për problemin e urisë dhe të varfërisë së fermerëve të vegjël.
Në vend që të mbështetemi te modifikimi gjenetik dhe monokultura për të zgjidhur krizën botërore të ushqimit, i duhet besuar agroekologjisë35–njohuritë e ndërlidhja që krijon njeriu me ushqimin dhe natyrën, duke respektuar biodiversitetin, nevojat e familjeve të vogla, rëndësinë e kursimit të farës, lëvizjen drejt lokalizimit dhe rolin e grave në prodhimin e ushqimit në botë.36 Padyshim edhe mundësia që gratë të kenë akses te të njëjtat burime financiare dhe arsimore mund të rritë prodhimin e ushqimit deri në 30%, duke eliminuar potencialisht urinë për rreth 150 milionë njerëz.37 Kjo sepse të ardhurat shtesë do t’u jepnin grave mundësinë të shpenzonin më shumë para për kujdes shëndetësor, ushqim më të mirë për familjet dhe për arsimin e fëmijëve, investime që mund të prodhojnë rezultate pozitive afatgjata si për familjen, edhe për komunitetin. 21
Vjeshtë 2021
BLETËT: JO TË GJITHË HERONJTË VESHIN MANTEL TË KUQ
K
ur i kujtojmë bletët, mbase gjëja e parë që na vjen ndër mend është mjalti i derdhur mbi bukën e thekur. Për të tjerë, helmi i thumbit ose zukatja e tyre e bezdisshme. Por shumica e njeh fare pak rëndësinë dhe dobinë e bletëve. E vërteta është se bletët janë një aset i çmuar për ekosistemin, për vetë ekzistencën e të mbjellave dhe, si rrjedhojë, janë pjesë e larmishme dhe e përhapur e biodiversitetit tonë. 22
Vjeshtë 2021
Edhe pse rrezikojnë të zhduken, bletët janë polenizuesit më të nevojshëm dhe më të rëndësishëm: polenizojnë 70 nga 100 kulturat bujqësore që ushqejnë gati 90% të popullsisë në botë. Pa shërbimet e pjalmimit, ne do të humbnim shumë ushqime (si, fruta, arra e perime) dhe shumë produkte e materiale të tjera të rëndësishme ushqimore (të tilla, si vajrat vegjetale, pambukun dhe lirin). Përveç këtyre përfitimeve materiale, shoqëria përfiton në mënyra të shumta, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga shërbimet e polenizuesve dhe ndikimi i tyre në ekosistem, përfshirë shëndetin dhe mirëqenien tonë, sportin e rekreacionin, arsimin, turizmin dhe kulturën. Popullsitë e polenizuesve të egër, si: bletët, fluturat dhe brumbujt, kanë rënë ndjeshëm në të gjithë Evropën gjatë dekadave të fundit. Për shembull, në Gjermani, 27 vitet e fundit është vlerësuar ulje sezonale e më shumë se 75% të biomasës totale të insekteve fluturuese, ndërsa monitorimi sistematik që nga viti 1990 në disa shtete anëtare të BE-së ka treguar rënie të biomasës me rreth 75%, dhe rënie me rreth 40% në biodiversitetin e fluturave në të gjithë BE-në. Për më tepër, Lista e Kuqe Evropiane
e Bletëve, e publikuar në 2014-n, arriti në përfundimin se në nivelin e BE-27, mbi 9% e specieve të bletëve të egra kërcënohen me zhdukje dhe më shumë se 50% e specieve të bletëve të egra të Evropës nuk njihen sa duhet që të vlerësohet statusi i tyre i ruajtjes (konservimit). Diku midis 75% dhe 95% të të gjitha bimëve të lulëzuara në tokë kanë nevojë për ndihmë për procesin e pllenimit ose pjalmimit – ato kanë nevojë për organizmat polenizues. Polenizuesit ofrojnë shërbime pjalmimi për më shumë se 180.000 bimë dhe 1.200 kultura bujqësore. Kjo do të thotë se 1 në çdo 3 kafshata që hamë, është falë polenizuesve. Përveç ushqimit, polenizuesit mbështetin ekosisteme të shëndetshme duke çliruar oksigjen dhe pastruar ajrin, stabilizojnë tokën, mbrojnë nga moti i keq dhe mbështetin kafshët e egra. Edhe pse rrezikojnë të zhduken, bletët janë polenizuesit më të nevojshëm dhe më të rëndësishëm: polenizojnë 70 nga 100 kulturat bujqësore që ushqejnë gati 90% të popullsisë në botë. Në gjuhë shifrash ekonomie, përkthehet në 30 bilionë dollarë prodhim bujqësor në vit. Aktiviteti njerëzor në dekadat e fundit është përgjegjësi më i madh për atë çka po u ndodh bletëve. Ironia qëndron në faktin se duke vënë në rrezik ekzistencën e bletëve, ne njerëzit po i bëjmë keq vetes dhe ekzistencës sonë. Ngrohja globale, përdorimi i pesticideve, shtimi i parazitëve dhe sëmundjeve, humbja e lëndinave e habitateve me lule të egra janë disa nga faktorët që po i çojnë këto heroina të vockla drejt zhdukjes. Por, me
zhdukjen e tyre, edhe toka do të pësonte një ndryshim rrënjësor: varfëria dhe uria do të shtoheshin me ritme të shpejta. Një tjetër arsye pse po i humbasim bletët është monokultura. Agroindustria e përdor këtë metodë për të maksimizuar fitimin, pasi ul koston e prodhimit dhe numrin e makinerive për kultivimin e korrjen. Por, duke pasur vetëm një lloj bime dhe poleni, bletët nuk kanë mjaftueshëm lëndë ushqyese që të luftojnë infeksionet mykotike dhe bakteriale që krijohen, siç u ndodh njerëzve që konsumojnë vetëm një ushqim. Shumica e monokulturës ka kohë më të shkurtër lulëzimi, duke i lënë kështu bletët pa ushqim. Disa bimë si gruri dhe misri nuk prodhojnë polen ose nektar për bletët, të cilat mund të vdesin urie ose të kërkojnë ushqim diku tjetër. Kjo nuk është e mirë në bletari, pasi bletët mund të migrojnë atje ku është burimi i ushqimit. Vdekja e bletëve prek ekosistemet e biodiversitetin. Disa bimë do të zhdukeshin, dhe kjo do të ndryshonte habitatet e zinxhirët ushqimorë dhe do të ulte llojshmërinë e produkteve e të ushqimeve. Gjithashtu, do të zhdukeshin kafshët që ushqehen me këto bimë, e si pasojë do të prishej zinxhiri ushqimor. Me fjalë të thjeshta, marketet s’do të kishin më shumë se gjysmën e frutave dhe perimeve në raftet e tyre, e shumë produkte si mollët, qershitë, avokadot, boronicat, kastravecat, brokolit etj. nuk do të ekzistonin më.
23
Vjeshtë 2021
POPUJT INDIGJENË: GARDIANËT E VËRTETË TË BIODIVERSITETIT
M
ë në fund Kombet e Bashkuara e kanë pranuar sa e nevojshme është pjesëmarrja e komuniteteve indigjene në ruajtjen e biodiversitetit. Është provuar tashmë se këta popuj janë gardianët më të mirë të vendbanimeve tradicionale, të ekosistemit dhe të biodiversitetit të territoreve ku banojnë. Jetesa e tyre në ekuilibër të plotë me mjedisin është një prej provave më të forta shkencore se popujt indigjenë janë një mësim i mirë për një jetë kuptimplotë dhe të qëndrueshme. Pangasanani në Filipine është shembulli më i mirë që vërteton se ka zona të shumta në mbarë botën që janë ekologjikisht të paprekura, falë praktikave të ruajtjes së natyrës prej popujve indigjenë ose komuniteteve lokale. Megjithëse këto vende nuk janë të dokumentuara gjerësisht nga studiuesit, ato mbulojnë rreth 21% të Tokës.38 Edhe pse përbëjnë vetëm 6% të popullsisë globale, indigjenët janë mbrojtësit e hershëm të 80% të biodiversitetit të mbetur në botë.39 Gjithashtu pothuajse 50% e natyrës në botë dhe rreth 40% e zonave natyrore të mbrojtura (përveç Antarktidës) i kanë shpëtuar shkatërrimit dhe degradimit vetëm falë menaxhimit të qëndrueshëm e të kujdesshëm të popujve indigjenë dhe të komuniteteve lokale.40 Për më tepër, rreth 36% e peizazheve pyjore të paprekura gjenden në territore indigjene.41 24
Edhe pse përbëjnë vetëm 6% të popullsisë globale, indigjenët janë mbrojtësit e hershëm të 80% të biodiversitetit të mbetur në botë.39 Gjithashtu pothuajse 50% e natyrës në botë dhe rreth 40% e zonave natyrore të mbrojtura (përveç Antarktidës) i kanë shpëtuar shkatërrimit dhe degradimit vetëm falë menaxhimit të qëndrueshëm e të kujdesshëm të popujve indigjenë dhe të komuniteteve lokale.
Çuditërisht, përsëri shkencëtarët mendojnë se ka një zgjidhje për problemin global të degradimit të tokës dhe humbjes së pyjeve: autoritetet përkatëse t’ua lënë kujdesin për pyjet indigjenëve që jetojnë atje. Edhe pse mund të tingëllojë si zgjidhje aspak shkencore apo e mirëmenduar, realiteti tregon të kundërtën. Për shembull, në Amazonën Peruane, studimet tregojnë se dhënia e pronësisë komuniteteve indigjene i ka mbrojtur pyjet nga shpyllëzimi në masën 81%. Kjo gjetje vlen edhe për vende të tjera. Popullsia indigjene është shumë herë më efektive sesa thjesht deklarimi i një rajoni pyjor si “zonë e mbrojtur” ose “park kombëtar”.42 Sidoqoftë, vlera që këto komunitete u japin përpjekjeve globale të ruajtjes mbrojtja e tokës me jetën e tyre - në disa raste injorohet. Mbrojtësit e tokës dhe të mjedisit që u janë kundërvënë interesave të fuqishme të kompanive dhe qeveritarëve kanë paguar një çmim të lartë – lirinë, jetesën e madje vetë jetën e tyre. Popujt indigjenë janë gjithnjë në vijën e parë të frontit të protestave. Ata janë dëbuar nga territoret e tyre për rreth pesë shekuj, përmes gjenocidit, shpronësimit dhe shpërnguljes. Megjithëse popujt autoktonë përbëjnë vetëm 5% të popullsisë botërore, prej tyre janë vrarë mbi 40% e mbrojtësve të natyrës.43
Vjeshtë 2021
Është koha të pranojmë rolin e popujve indigjenë, për ta njohur në realitet dhe jo veç në letra kontributin e tyre të vyer kundrejt shpëtimit prej humbjes së biodiversitetit dhe ngrohjes globale – dhe kjo për të mirën e të gjithëve ne banorëve të tokës. Ata janë në krye të mbrojtjes së natyrës dhe duhet të mbrohen nga të gjithë në mënyrë urgjente.
25
Vjeshtë 2021
AKTIVISTËT E USHQIMIT Në krahun e duhur të çështjes
urisë në botë. Ajo mbetet një nga aktivistet e biodiversitetit që nga viti 1991 dhe ka ndihmuar në ngritjen e 122 bankave që ruajnë farat vendase.
Xhefri Smith
Brajant Terri
N
jerëzit kanë kultivuar ushqim, gatuar dhe ngrënë për shekuj me radhë, por nuk ka qenë kurrë më e vështirë se sot të kuptosh sistemin ushqimor. Përpunimi, marketingu, ushqimet e pashëndetshme, modifikimi gjenetik, kimikatet e toksinat, të gjitha këto janë bërë pjesë e dietës, shëndetit dhe mirëqenies sonë. Fatmirësisht kemi në krah mjaft aktivistë që kauzën e tyre ia kanë dedikuar ushqimit të shëndetshëm; sfidimit të korporatave që të ndryshojnë praktikat; edukimit të njerëzve mbi ushqimin dhe ndikimin e tij te ne; ndërgjegjësimit për lidhjen midis zgjedhjeve ushqimore dhe mjedisit, e shumë e shumë të tjerave. Këta aktivistë të ushqimit na inkurajojnë të marrim vendime të informuara për atë që hamë dhe na frymëzojnë të bëjmë më të mirën.
Xhefri është një lider botëror në lëvizjen kundër prodhimit të ushqimit të modifikuar gjenetikisht dhe ka rritur ndërgjegjësimin e gjerë për rreziqet e inxhinierisë gjenetike dhe si i mashtrojnë korporatat ndërkombëtare konsumatorët. Dokumentari i tij Genetic Roulette dhe libri Farat e mashtrimit janë përmbajtje që duhet parë dhe lexuar.
Frensis Mor Lapé
Vandana Shiva
Shkencëtarja dhe aktivistja Dr.Vandana Shiva është në ballë të lëvizjes së qëndrueshme të ushqimit. Duke luftuar kundër përhapjes së bujqësisë industriale, ajo beson se prodhimi me rendiment të lartë më shumë dëmton sesa ndikon për mirë në problemet e ushqyerjes dhe 26
themeloi edhe Institutin e Planetit të Vogël, një organizatë jofitimprurëse përmes së cilës synon të eliminojë urinë dhe të promovojë sovranitetin ushqimor. Ajo ka shkruar 18 libra për këtë kauzë, por edhe për dietën ushqimore të qëndrueshme e të shëndetshme.
Frensis është e fokusuar në demokracinë dhe politikën e ushqimit. Ajo themeloi Institutin për Politikat e Ushqimit dhe Zhvillimit, ose Food First. Lapé
Brajant është kuzhinier, autor dhe folës i njohur për pasionin e tij për drejtësinë ushqimore dhe sistemet e qëndrueshme të ushqimit. Po ashtu njihet për idetë lidhur me sigurimin e ushqimit të shëndetshëm për njerëzit në zona me të ardhura të ulëta. Disa nga librat e tij të gatimit, duke përfshirë Afro Vegan, Vegan Soul Kitchen dhe The Inspired Vegan janë vlerësuar nga kritikët dhe jo vetëm.
Dhurata Thanasi Daneri
Dhurata Thanasi Daneri aktiviste e ushqimit dhe themeluesja e markës së njohur “Luga e Argjendtë”. Ajo
Vjeshtë 2021
është promovuese e një jetese të gjelbër dhe të qëndrueshme, dhe ka përqëndruar punën e saj në hedhjen e dritës mbi punën e bujqëve, fermerëve dhe agropërpunuesëve shqiptarë, duke bërë të zëshme problematikat dhe sfidat me të cilët ata përballen në një botë globale dhe totalisht të padrejtë. Ajo është udhëheqëse e lëvizjes Slow Food dhe kampione bujqësisë së qëndrueshme. Dhurata Thanasi Daneri punon gjithashtu në edukimin jo vetëm të konsumatorit, por dhe të fëmijëve dhe është autore e katër librave mbi kulinarinë, produktet autoktone shqiptare.
Dr. Margaret Robinson është profesoreshë e Studimeve Indigjene në Universitetin e Dalhauzit. Ajo beson se kultura indigjene e Mi’kmaw, prej nga ka origjinën, e frymëzoi të jetë aktiviste e çështjes së ushqimit. Dr. Robinson i referohet praktikës tejet ekologjike të bujqësisë Mi’kmaw, si një shembull i mirë për ta kthyer bujqësinë e sotme në aktivitet të qëndrueshëm, për hir të planetit dhe brezave të ardhshëm.
Elizabeta Sajapi
Natasha Bouens
krijuar nga Karlo, përfaqëson një lëvizje globale që përfshin mijëra projekte dhe miliona njerëz në mbi 160 vende.
Marta Segovia
Natasha është fermere dhe aktiviste që punon për të ndërtuar barazi dhe drejtësi në lëvizjen e ushqimit. Libri i saj novator The Color of Food tregon historitë e fermerëve me ngjyrë, vendas, aziatikë e latinë, dhe kontributin e tyre në lëvizjen e ushqimit, gjë që shpesh injorohet nga mediat kryesore.
Elizabeta Sajapi është një fermere e vogël nga fshati Khan në Zimbabve, e cila po parandalon në mënyrë aktive humbjen e shpërdorimin e ushqimit në komunitetin e saj dhe po ndan njohuri për të reduktuar kequshqyerjen. Elizabeta është përfshirë aktivisht në mobilizimin e komunitetit, duke shkëmbyer njohuri rreth humbjes së ushqimit, menaxhimit të mbetjeve, ushqyerjes dhe sigurisë ushqimore.
Dr. Margaret Robinson
Karlo Petrini Aktivisti Karlo Petrini është fokusuar në mbrojtjen e traditave vendore të ushqyerjes, ushqimit sezonal dhe të ritmit të ngadaltë të jetës. Në më shumë se dy dekada, lëvizja e tij ka evoluar, për të përqafuar një qasje më përfshirëse ndaj ushqimi,t që njeh lidhjet e forta midis pjatës, planetit, njerëzve, politikës dhe kulturës. Sot Slow Food, lëvizje e
Marta Segovia, fermere familjare dhe drejtuese e komunitetit, po fuqizon bashkëqytetarët e saj për të promovuar rritje, autonomi dhe mirëqenie. Nëpërmjet pjesëmarrjes në panairet lokale, Marta ka zgjeruar aksesin e saj në tregje, ka diversifikuar të korrat e saj dhe ka rritur produktivitetin, duke kontribuar aktivisht në sigurinë ushqimore të komunitetit të saj. Përmes angazhimeve komunitare, Marta me prodhues e fermerë të tjerë ndajnë së bashku njohuritë, kapacitetet dhe potencialin e tyre në treg.
27
Vjeshtë 2021
A DO T’I SHPËTOJMË KËSAJ KATRAHURE? Sot në zemër të ekonomisë është rritja, zhvillimi dhe grykësia për gjëra të reja dhe status social. Kjo na ka mbyllur në kafazin e artë të konsumimit, të mungesës së informacionit të saktë dhe të padijes. Mirëqenia e të paktëve ka sjellë si rezultat shkatërrim ekologjik dhe padrejtësi sociale, që përbëjnë tashmë tipare të civilizimit modern, ku grykësia për të pasur e zotuar gjithçka, vetëm në pak dekada, ka konsumuar pa mëshirë pothuajse 60% të burimeve natyrore dhe ka shkaktuar zhdukjen e specieve me një ritëm 10.000 herë më të shpejtë se periudha parahistorike.44
28
Shkatërrimi i pyjeve dhe ekosistemeve të tjera minon aftësinë e natyrës për të eliminuar gazrat serë në atmosferë dhe për të siguruar mbrojtje nga ndikimet ekstreme të motit. Kështu, zhdukja e shpejtë e bimëve dhe barishteve të detit, që janë të afta të kapin e të shpërbëjnë gazrat e karbonit, ka sjellë si pasojë shtimin e stuhive detare. Humbja e biodiversitetit është eklipsuar nga kriza klimatike në axhendën globale, por të dyja çështjet janë të lidhura ngushtë, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e njerëzve dhe duhet të trajtohen në mënyrë urgjente së bashku.45
Duhet veprim për të trupëzuar ekonominë me nevojat e natyrës, në mënyrë që natyra të mbetet pjesë e jetës sonë. Ajo çfarë na rezervon e ardhmja varet nga sa do të duam të ndryshojmë sjelljen
Vjeshtë 2021
Nuk është tepër vonë për të ndryshuar, por vetëm nëse fillojmë në nivel vendor e më pas në atë mbarëbotëror. Kërkohet ndryshim rrënjësor dhe serioz. Me ndryshim rrënjësor nënkuptojmë një riorganizim themelor, në të gjithë sistemin, midis faktorëve teknologjikë, ekonomikë dhe socialë, duke përfshirë virtytet dhe vlerat njerëzore. Natyra mund të ruhet, të restaurohet dhe të përdoret ende në mënyrë të qëndrueshme – në fakt ky është çelësi për të përmbushur shumicën e nevojave njerëzore dhe jo vetëm. Zgjidhja mbetet tek rëndësia që do t’u jepet aktorëve të ekonomisë lokale, konkretisht të çindustrializohet bujqësia, që bujqit e vegjël të kujdesen për tufat e bagëtisë, duke i ushqyer në natyrë, pa antibiotikë dhe duke respektuar ritmin e stinëve. Gjithashtu ka rëndësi të veçantë edukimi i konsumatorit. Kërkohen politika vullneti, ku përfitues të mos jenë vetëm kompanitë e mëdha agroindustriale, por edhe fermerët e vegjël, vetë komunitetet, konsumatori dhe mjedisi. Ndaj duhet veprim për të trupëzuar ekonominë me nevojat e natyrës, në mënyrë që natyra të mbetet pjesë e jetës sonë. Ajo çfarë na rezervon e ardhmja varet nga sa do të duam të ndryshojmë sjelljen. Tre skenarët e mundshëm për një ndryshim real janë si më poshtë:
Një zhvillim i qëndrueshëm mbarëbotëror: e gjithë bota zhvendoset drejt qëndrueshmërisë, duke respektuar kufijtë mjedisore biofizike dhe duke u siguruar që zhvillimi ekonomik t’i përfshijë të gjithë. Pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë, burimet dhe energjia përdoren më pak dhe theksi bie te rritja ekonomike e mirëqenia njerëzore. Tregti rajonale: ka një rritje të nacionalizmit me fokus kryesisht në çështjet e brendshme. Ka më pak investime në arsim, veçanërisht në botën në zhvillim. Vendet me të ardhura të larta do të vazhdojnë të shpërndajnë dëmin e veprimeve të tyre gjetkë, duke lënë gjithashtu një faturë të lartë për t’u paguar nga brezat e ardhshëm. Kthimi i syve nga aktorë të ekonomisë lokale, si një mënyrë për ta shpëtuar vërtet botën. Optimizëm ekonomik i arsyeshëm: bota beson se do të shpëtohet nga teknologjitë e reja dhe inovatore, që do të na ndihmojnë të përballojmë problemet mjedisore. Emetimet e gazrave do të vazhdojnë, por me idenë që teknologjia do t’i zbusë. Besohet se do të ketë investime më të forta në shëndetësi dhe arsim, dhe tregjet globale janë integruar në mënyrë të arsyeshme me qëllimet e përbashkëta.
Klive Hemilton në librin e tij “Utopikët në Epokën Antropocene”, shpjegon se jetojmë në një periudhë ku duam t’u shpëtojmë gabimeve të së shkuarës duke shmangur të ardhmen, nga frika e veprimeve tona të papërgjegjshme. Me argumentin se duhen dëgjuar mësimet e natyrës e cila ka narrativën e saj, këndvështrim që bie ndesh me atë të njeriut që mendon se sundon botën, duhet veprim, veprim i menjëhershëm, që të mos mësohemi me të jetuarit në një planet të pajetueshëm. Luftimi i humbjes së ekosistemeve dhe biodiversitetit do të jetë kompleks dhe do të kërkojë një sërë ndryshimesh në funksionimin e ekonomisë, që në fund mbetet mënyra se si bëhet politikë me ekonominë. Por, për ta arritur plotësisht këtë, bota duhet të rivlerësojë strukturat politike dhe normat shoqërore aktuale, të cilat priren të mos e vlerësojnë natyrën. Një mënyrë është duke përmirësuar politikat dhe rregulloret ekzistuese mjedisore, si dhe duke hequr e reformuar politikat e dëmshme.
Vallë, a do ketë ndonjëherë vullnet të mirë?!
29
Vjeshtë 2021
DHJETË
hapa për një botë më të mirë #1. Ushqimi para tregtisë Janë rregullat tregtare ato që drejtojnë sistemin ushqimor të pabarabartë e fitimprurës vetëm për disa. Kësisoj është e nevojshme që të rishikohen mirë ligjet e rregulloret, në nivel kombëtar e ndërkombëtar, për të mundësuar zinxhirë funksionalë të furnizimit me prodhime ushqimore. Le ta nisim duke mbyllur Marrëveshjen për Bujqësinë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe duke e çuar shoqërinë civile në tryezën e negociatave dhe të vendimmarrjes.
#2. Ndëshkimi i korporatave Gjigantët industrialë agroushqimorë ushtrojnë kontroll të plotë mbi politikën e prodhimit, shpërndarjes dhe tregtisë së prodhimeve ushqimore. Kartelet e korporatave dhe konglomeratet e mëdha kanë mundësuar fitime që tejkalojnë PBB-të të shumë vendeve në Afrikë. Duhen marrë masa të menjëhershme në ndërprerjen e subvencioneve për kompanitë 30
gjigante të agroindustrisë dhe peshkimit industrial me intensitet të lartë, duke vendosur taksa të drejta për ta. Aktivistë në mbarë botën kërkojnë të ndëshkojnë edhe politikanët, duke i cilësuar politikat e tyre si krime për Gjykatën Penale Ndërkombëtare nëse nuk marrin masa për të zhdukur urinë e kequshqyerjen.
#3. Rishpërndarja e pasurisë përmes taksimit të drejtë Bota ka 2.700 miliarderë me një pasuri prej 13 trilionë dollarësh. E në një kohë kur pabarazia ekonomike është bërë baza e politikës moderne, njerëz në të gjithë botën përballen jo vetëm me padrejtësinë racore e sociale, por edhe me një gjendje alarmante të mundësive të pakta për të shfrytëzuar potencialin e tyre e
për të jetuar me dinjitet. Taksimi i të pasurve me drejtësi është një mundësi për të shpërndarë pasurinë në mënyrë të drejtë.
#4. Dhënia e titullit të pronësisë komuniteteve indigjene dhe paga më të mira Njohja e së drejtës zakonore të pronësisë mbi kullotat, pyjet dhe peshkimin popullsisë indigjene, do të krijonte shoqëri më të mirë e më gjithëpërfshirëse për miliarda të varfër që jetojnë në zona rurale, dy të tretat e të cilëve janë të uritur. Gjithashtu, përmirësimi i të drejtave është thelbësor në parandalimin e urisë dhe në mirëqenien e familjes. Me rëndësi mbetet edhe puna e atyre që janë angazhuar në bujqësi e prodhim ushqimor, të cilët vuajnë pagesën e ulët dhe shpesh informalitetin, e ndër ta numërohen miliona fëmijë nën 14 vjeç.
Vjeshtë 2021
#.5 Ekonomi lokale më e drejtë dhe më e ngadaltë Pandemia ka treguar sa pak ua dinim vlerën tregjeve lokale me zinxhirë të shkurtër furnizimi. Qeveritë anekënd globit mund të hartojnë politika që mbështetin prodhimin vendas e të krijojnë nxitje për përfshirjen e komunitetit në zinxhirin prodhues. Bujqësia urbane tashmë siguron rreth 5-20% të prodhimit të ushqimit të një qyteti, porse angazhimi i kompanive furnizuese mund të luajë një rol të rëndësishëm nëse bazohet në parimet e tregtisë së drejtë e të ndershme, që lidhin konsumatorët e qytetit me kultivuesit nga fshatrat e afërt a të largët.
financohet më, bimët e egra të lënë pas dore dhe të nënvlerësuara duhet të marrin rëndësinë e tyre, e po njësoj edhe njohuritë tradicionale të trashëguara duhet t’i vijnë në ndihmë shkencës kurdoherë.
#8. Nxitja e konsumimit të ushqimit të mirë Mbipesha dhe shëndeti i keq për shkak të konsumimit të ushqimit të shpejtë e të pashëndetshëm janë problem në mjaft vende të zhvilluaras. Politika e çmimeve të larta mbi produktet ushqimore jo të shëndetshme duhet të jetë prioritet i qeverive, po ashtu edhe dhënia e subvencioneve për të ulur çmimin e ushqimeve të shëndetshme.
#. 6 Një vakt falas ose të holla për ta blerë atë
#9. Konsumoni dhe blini në mënyrë etike
Sistemi i ndihmës sociale nuk duhet t’i përkasë kohës së krizave, por duhet të jetë pjesë e politikave të nevojshme sociale, të cilat bazohen në parimin e së drejtës për një vakt të denjë, dhe jo në bamirësi për këdo që vuan urinë. Kjo iniciativë është e nevojshme dhe e dobishme për të treguar përgjegjësinë institucionale kundrejt qytetarëve që s’mund të sigurojnë mjaftueshëm ushqim për veten dhe familjen. Mbi të gjitha është një akt human, që tregon afrinë dhe empatinë e atyre që kanë pushtet kundrejt të pamundurve.
Sipas shkrimtarit Majkëll Pollen, gjithçka që ai ka mësuar për ushqimin dhe shëndetin mund të përmblidhet në shtatë fjalë: “Hani ushqim, jo shumë dhe kryesisht bimë.” Sipas këtij rregulli, ushqim i vërtetë është pjata me perime, fruta, drithëra dhe patjetër peshk e mish, por duhen shmangur atë që Pollen i quan “substanca të ngrënshme që duken si ushqime”. Ndaj, ne si konsumatorë kemi fuqinë e vërtetë për të zgjedhur ushqimin e duhur e të shëndetshëm për vete, që njëkohësisht kultivuesi apo prodhuesi i tij të marrë shpërblimin e merituar për punën e mundin. Far Trade është logoja që mbajnë disa ushqime, që sigurojnë pagesë të drejtë karshi prodhuesve të tyre.
#7. Miqësorë me nevojat e natyrës Emetimet e karbonit janë shkaktarë të ndryshimeve klimatike dhe të shkatërrimit të ekosistemeve. Kalimi në modelin e bujqësisë agroekologjike do të zvogëlonte me 30% emetimet e karbonit e njëkohësisht do të jepte të korra më të shëndetshme e të larmishme. Bujqësia industriale duhet të mos
#.10 Aktivizëm, aktivizëm, aktivizëm Shoqëria civile duhet të luftojë për gjitha sfidat e parashtruara në këtë artikull. Aktivizmi këmbëngulës duhet të jetë padyshim ndyshimi
i madh që presim. Në 25 vitet e ardhshme, aktivistët duhet të bashkërendojnë çështjet e tyre që kanë gjithmonë një pikë të përbashkët dhe nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën.
Referenca: 1. EcoUnesco, What is biodiversity? 2. Nationa Geographic Society, Biodiversity 3. World Wildlife Day 2020: Sustaining All Life on Earth 4. Slow Food Fondation, If biodiversity lives, the planet lives. 5. FAO, Biodiversity for sustainable Agriculture 6. Europe Comission, Study on understanding the causes of biodiversity loss and the policy assessment framework 7. Living Planet Index 2020 8. IPBES Global Assessment Report on Biodiversity and Ecosystem Services, 1 million species threatened with extinction. 9. Key Royal Botanical Garden Report 2020, State of the World’s Plants and Fungi 10. Tammana Begum, Humans are causing life on Earth to vanish, 2019 kuqe 11. FAO, Biodiversity to nurture people 12. Marius Gilbert, Income Disparities and the Global Distribution of Intensively Farmed Chicken and Pigs 13. FAO, What is happening to biodiversity? 14. FAO, Toward a new Green Revolution 15. Food Security, Promise of Conflict 16. Vendana Shiva, Who really feeds the World? 17. International Plant Genetic Resources Institute, Partcipatory Approaches to the Concervation and Use of Plant Genetic Recources 18. University of British Columbia, Smallholders are both productive and stewards of biodiversity 19. DW, Seed monopolies: Who controls the world’s food supply? 20. FAO, Biodiversity to nurture people 21. THREAD: Seeds of hunger: intellectual property rights on seeds and the human rights response 22. Vendana Shiva, Who really feeds the World? 23. Framer Rights: Seeds and Farmer’s Rights 24. CGIAR Genebank Platform 25. Shiva, V., Anilkumar, P., & Ahluwalia, U: Recolonisation of agriculture. 26. IPBES. “UN Report: Nature’s Dangerous Decline ‘Unprecedented’; Species Extinction Rates ‘Accelerating.’’ 27. FAO Commission on Genetic Resources for Food and Agriculture. “The State of the World’s Biodiversity for Food and Agriculture 2019,” 31
Vjeshtë 2021
VEPRIMTARË ELIZABETH GOWING
Për fuqinë e lidhjeve njerëzore përmes së cilave mund të kapërcehen shumë sfida
E
lizabeth Gowing është transferuar në Kosovë rreth 15 vite të shkuara dhe është përfshirë në një sërë projektesh të vogla bamirësie në zona të varfra të vendit, e prekur thellë nga niveli i varfërisë dhe pasojat e rënda që lë pas ky realitet. Atje bashkëthemeloi The Ideas Partnership, e cila fuqizon dhe mbështet njerëzit në nevojë në Kosovë, në fushat e arsimit, shëndetit dhe mirëqenies sociale. Gjithashtu punon në trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e mjedisit, duke promovuar një kulturë vullnetarizmi dhe filantropie. Më pas, Elizabeta ka krijuar sipërmarrjen sociale “Sapune”, që ofron punësim për gratë e fshatit dhe pakicat, dhe mbështetje për edukimin e fëmijëve të tyre, si dhe promovon zanatin tradicional të Kosovës, filigranin me produkte ekomiqësore. Sidomos e angazhuar në ndihmë të komunitetit rom, Elizabeta nuk u mjaftua asnjëherë duke u dhuruar një qese me rroba apo ushqime njerëzve në nevojë. Nuk humbi gramë kohe duke reflektuar mbi shkaqet e varfërisë, por menjëherë mendoi çka duhej bërë që skamnorët të ngrenë kokë. Planet e saj të vogla e të fisme 32
kërkonin në mos një zgjidhje të përhershme, të paktën të gjendej një zgjidhje afatgjatë. Çelësi: rritja e potencialit të këtyre njerëzve, dhënia e një mundësie prosperimi. Kështu Elizabeta u përfshi në mjaft projekte me një ndikim të pabesueshëm për qindra qytetarë që, falë guximit e përpjekjeve të tyre të pareshtura dhe mbështetjes së Elizabetës, mund t’u gëzoheshin ëndrrave të tyre dhe një jetë më të mirë e më të denjë. Ajo shkruan vazhdimisht për media prestigjoze britanike, si BBC-ja, The Independent dheThe Guardian. Shkruan për Kosovën dhe Shqipërinë e skutave të panjohura dhe mban ligjërata për grupet e interesuara që duan të mësojnë më tepër për tokën e shqiponjave. Elizabeta është autore e pesë librave të udhëtimit, nga të cilët katër janë për Kosovën e Ballkanin, e ndërkaq ka përkthyer në anglisht biografinë e të burgosurit politik Adem Demaçi dhe kujtimet e Hasan Prishtinës. Në vitin 2016, Presidenti i Kosovës i akordoi medaljen “Nënë Tereza” për punën e saj humanitare. Në vitin 2017 mori një letër mirënjohjeje nga kryeministrja britanike Tereza Mei, që e quante Elizabetën “një pikë drite” për vullnetarizmin e saj të shquar në botë. Një vit më vonë, presidenti i ri i Kosovës i dha nënshtetësinë kosovare me anë të një dekreti.
Përvoja ime si e huaj në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe si udhëtare në shumë vende të tjera, më ka bindur për fuqinë e lidhjeve njerëzore, përmes së cilave mund të kapërcehen shumë sfida. Një përvojë aq mbresëlënëse në Kosovë me grupe në nevojë. Si është ndjesia e transformimit të jetës së dikujt? Besoj që të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjenjë diku – qoftë në familje, qoftë në shoqëri. Është një energji pozitive që edhe nga shkenca është e vërtetuar që kontribuon në mirëqenien tonë. Sipas studimeve, njerëzit që bëjnë punë vullnetare janë më të lumtur se të tjerët, madje një nga vullnetaret tona në OJQ-në The Ideas Partnership ka filluar punë vullnetare me ne mbas këshillës së psikologut që do t’i ndikojë për mirë. Pra po konsideroj
Vjeshtë 2021
33
Vjeshtë 2021
që kam marrë shumë më shumë sesa kam dhënë në këto raste.
“Edith dhe unë” është libri ku rrëfen udhëtimet e tua në Kosovë, në shtigjet e hapura nga Edith Durham, 100 vite më parë. Ku puqen e ndahen zbulimet e tua nga ato të Edithit? Kam pasur dëshirë për ta treguar historinë e Edith Durhamit, por nuk kam pasur përvojë si historiane, dhe mendova që do të ishte më e sinqertë ta shkruaj nga pikëpamja ime, jo si narratore e gjithëdijshme. Për këtë arsye ka titullin “Edith and I: on the trail of an Edwardian traveller in Kosovo” dhe tregon menjëherë që ka një anë personale dhe një kufizim gjeografik. Kështu që libri fokusohet më shumë në Kosovë, sepse këtu kam udhëtuar unë më shumë kur është botuar libri (në pranverë të vitit 2013 – ishte më vonë gjatë atij viti që kam filluar të jetoj në Shqipëri), ndërsa një kapitull i kushtohet Shqipërisë. Por më ka ardhur mirë që gjeta një mënyrë për të rrëfyer historinë e saj bashkë me relevancën me një person bashkëkohor. Gjithashtu, shumë prej vendeve dhe eksperiencave që ajo ka pasur, janë shumë të ngjashme edhe për një udhëtare moderne: mikpritja shqiptare, elementet e peizazheve të bukura si Bjeshkët e Nëmuna, ndërtesa, si kullat, xhamitë, manastiret, si dhe zanate si filigrani.
“Gruaja e mbledhësit të mbeturinave” është një tjetër libër yti që i mëshon ndërlidhjes njerëzore si një fuqi e madhe për të 34
shmangur përjashtimin shoqëror, paçka rrethanave të gjithsecilit. A është disi romantik ky koncept për epokën në të cilën jetojmë? Përvoja ime si e huaj në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe si udhëtare në shumë vende të tjera, më ka bindur për fuqinë e lidhjeve njerëzore, përmes së cilave mund të kapërcehen shumë sfida. Kuptohet që ndryshojnë shumë gjëra nga personi në person, nga kombi në komb dhe nga shteti në shtet, por
më befason për mirë si mund të mblidhen për shembull në një grup të rinjsh në Kongo, apo një grup grash në komunitetet e mbledhësve të mbeturinave në Kosovë, apo një grup studentësh në Angli dhe gjithmonë ka tipa të njëjtë – një pak më të ndrojtur, por shumë të aftë, që nuk flet deri në momentin që ka një koment shumë të qëlluar; një llafazan; një që luan rolin e kllounit; një që mashtron për të përfituar vetë dhe kështu me radhë.
Vjeshtë 2021
Kur i shohim të tjerët kështu – si njerëz, si nxënës, si prindër – besoj që i kuptojmë edhe ata, edhe vetveten shumë më mirë, sesa kur i perceptojmë përmes përkatësisë etnike, fetare dhe ekonomike.
Ç’shpresë mund të gëzojnë prindër të shumtë që vuajnë padrejtësisht ndjenjën e fajit se inferioriteti i tyre shoqëror e financiar privon suksesin e fëmijëve të tyre në shkollë? Në punën time me fondacionin The Ideas Partnership kam pasur mundësi të kuptoj si mund të ndryshojnë gjërat, jo vetëm për një muaj apo një vit, por për breza. Kemi punuar prej më shumë se një dekade me komunitetet më të varfra e më të margjinalizuara dhe kemi parë si mund të shndërrohen mundësitë e tyre. Shoh, për shembull, një prind që 10 vjet më parë ka qenë nxënës te ne, ngaqë nuk ka qenë në shkollë sepse kërkonte lëmoshë, dhe tani është martuar, ka fëmijën e vet
për të cilën dëshiron një shkollim cilësor që nga fillimi, pra sjell vajzën 3-vjeçare në kopsht te ne. Kjo më jep shpresë për të ardhmen. Ose ka të rinj që kanë qenë pjesë e aktiviteteve tona kur ishin nxënëse dhe tani që janë 20 vjeç e sipër kanë themeluar OJQ-të e tyre. Ose një vajzë, Remzije Makreshi, vjet ka fituar një çmim kanadez për aktivizmin e saj në luftimin e dukurisë së martesave të hershme. Ose gra që kanë qenë analfabete dhe kanë mësuar shkrim e lexim te ne, tani kanë hapur bizneset e tyre dhe trajnojnë gra të tjera. … Patjetër që shoh shumë arsye për shpresë!
Mësimi më me rëndësi që kam marrë nga Kosova është spontaniteti. Ende nuk jam në nivelin e mjeshtërisë së
kosovarëve të lindur, por patjetër që kam përfituar një qasje tjetër ndaj jetës prej shoqërisë këtu. “Kosova: Udhëtime në gjak e mjaltë” një libër që ëmbëlson e tjetërson perceptimin e të huajve mbi realitetin që ofron Kosova si vend i dalë prej dhunës e luftës. Pas kaq vitesh, sa dhe si ka ndryshuar ky perceptim për Kosovën? Ndihem e privilegjuar që kam mundësi të ndaj me lexuesit dhe dëgjuesit anglezë informacione, tregime dhe fotografi nga vendi i bukur i Kosovës. Jo vetëm përmes librave dhe shkrimeve në media, si BBC-ja, The Independent, The Guardian e të tjera, por edhe përmes prezantimeve dhe ligjëratave që po jap. Tani kam dhënë më shumë se 320 ligjërata për grupe në Angli – dashamirës 35
Vjeshtë 2021
të artit, grupe studentësh, shoqata grash etj. Zakonisht nuk janë shumë të sigurt se ku gjendet Kosova ose Shqipëria dhe ndihen të friguar për çka mund të ndodhë atje. Kur ndaj fotot e bukurive natyrore dhe zanatet tradicionale, është një kënaqësi e veçantë t’i shoh duke hequr paragjykimet. Kuptohet që nuk jam e vetmja që kontribuoj në këtë ndryshim të perceptimit mbi Kosovën. Ka edhe në diasporën shqiptare – jo vetëm emra të njohur si Rita dhe Dua në Angli – secili është një ambasador për kulturën dhe vlerat shqiptare. Shpesh dëgjuesit thonë “nuk di shumë për Kosovën, përveç se në shkollën e fëmijëve të mi në Londër punon një shqiptare” apo “berberi im në Londër është prej Kosovës” apo “autolavazhi afër Oksfordit ku jam myshteri i shpeshtë ka punonjës shqiptarë”. Secili prej këtyre punëtorëve në Angli që prezantojnë veten me krenari si shqiptarë kontribuon në mirëkuptimin mes popujve!
Shpesh reportazhet tuaja zbulojnë potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria rurale. Në syrin tuaj, a shfrytëzohet mirë ky potencial? Mendoj që investimi në Shqipërinë rurale është ndër nevojat më të mëdha të shtetit. E dimë që emigrimi kryesor ndodh prej këtyre zonave, por ka shumë bukuri dhe pasuri të pashfrytëzuara, sidomos nga ana turistike. Më ka ardhur mirë që kam pasur mundësi të kaloj fundjava të shkëlqyera në fshatra të ndryshme të vendit dhe të ndaj çka kam kuptuar, për shembull për çajra dhe bimë mjekësore në BBC dhe në shkrime 36
të tjera. Gjithashtu në podcasting që kam bashkë me burrin, A Coffee in the Accursed Mountains kemi shfrytëzuar rastin për të promovuar gjëra që na pëlqejnë prej jetës fshatare në Shqipëri.
Mendoj që investimi në Shqipërinë rurale është ndër nevojat më të mëdha të shtetit. E dimë që emigrimi kryesor ndodh prej këtyre zonave, por ka shumë bukuri dhe pasuri të pashfrytëzuara, sidomos nga ana turistike. Ç’e mirë të ka falur jetesa mes Prishtinës e Londrës? Tani, edhe për të mirë, edhe për të keq, ndihem si e huaj kudo që jam. Në Prishtinë kuptohet që e huaj – edhe pse tani kam blerë banesë dhe kam fituar nënshtetësinë. Por edhe në Angli nuk jam e përditësuar për ngjarjet e fundit, nuk i di vendet e reja dhe kam një këndvështrim për gjërat ndryshe nga ai që kisha 16 vjet më parë. Besoj që aspekti i mirë është që jam ba çdo ditë kurioze – qoftë në Kosovë, qoftë në Angli. Kam një distancë për të vëzhguar dhe prej saj kam mësuar shumë, jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët, por edhe për anglezët dhe veten.
Një dhuratë simbolike që ke marrë në Kosovë e të ka bërë të reflektosh mbi karakterin e këtij vendi? Dhurata e parë që kam marrë nga Kosova ishte një qafore që burri im, Roberti, më ka sjellë nga Prizreni kur ka punuar atje, gjatë zgjedhjeve të vitit 2001. Ishte filigran argjendi, pra ishte hera e parë që e kam hasur këtë zanat tradicional të Kosovës. Më vonë, kur kemi ardhur për të jetuar këtu, kam filluar hulumtimin për filigran dhe për argjend – kam hyrë në minierën e Trepces dhe kam kaluar shumë orë duke shikuar punën e filigranistëve në Prizren, dhe këto përvoja janë bërë pjesë e librit tim të katërt, The Silver Thread: a journey through Balkan craftsmanship (Fija e argjendtë: një udhëtim nëpër zanatet e ballkanasve) që përfshin Kosovën, Shqipërinë dhe Stambollin. Çka ju ka mësuar tjetër Kosova, veç të folurës mirë të shqipes në dialekt? Besoj që mësimi më me rëndësi që kam marrë nga Kosova është spontaniteti. Ende nuk jam në nivelin e mjeshtërisë së kosovarëve të lindur, por patjetër që kam përfituar një qasje tjetër ndaj jetës prej shoqërisë këtu. Në Angli shumë gjëra janë të planifikuara shumë javë ose muaj përpara, dhe ndonjëherë kjo çon deri në arritje të mirëmenduara, por shpesh edhe te humbja e gëzimit të ndonjë befasie ose shfrytëzim i ndonjë momenti si duhet. Më vjen mirë që tani jam e gatshme t’i ftoj miqtë për një kafe pa paralajmërim dhe nuk më frikëson një axhendë e zbrazët, sepse e di që gjëra të paplanifikuara do të dalin!
Vjeshtë 2021
Kuzhina shqiptare apo ajo kosovare është më e dashur për ju? Mbasi jam bërë bletare, për njëfarë kohe jam fokusuar te gatimi i bakllavasë dhe jam krenare për bakllavanë që kam arritur të bëj – me shërbet 100% mjaltë, jo sheqer, por edhe me cimet dhe ndonjëherë lëng portokalli. Por kurrë nuk kam arritur t’i bëj vetë petat! Përndryshe një gëzim ditor në trojet shqiptare janë pemët dhe perimet e freskëta e të shijshme. Sa më të freskëta dhe vendore, aq më mirë!
Diçka shqiptare që zgjidhni shpesh si dhuratë për miqtë tuaj të huaj? Për një kohë kam blerë xhezve (jo bakri, por të rëndomtë – të kuqe) për shoqërinë në Angli, sepse janë shumë të lezetshme dhe nuk i kemi në Angli. Janë përdorur për funksione të ndryshme, edhe prej atyre që nuk pinë kafe turke. Një shoqe e përdor për të derdhur qumësht në çaj anglez! Një tjetër e përdor për shkrirjen e gjalpit për gatimin – me madhësi të vogël është shumë më praktike sesa një
tigan. Mami im që pikturon me bojëra vaji e përdor për të ruajtur ngjyra! Por kuptohet që ka gjëra edhe më të bukura – për 40-vjetorin e martesës së prindërve, porosita një tabaka me filigran nga Prizreni, që është shumë e veçantë për ta.
37
Vjeshtë 2021
ADI KRASTA
Pushteti i gazetarisë së ndershme
N
uk është absolutisht e lehtë të bësh gazetari dinjitoze, të ndershme, të paanshme dhe të vërtetë. Faktorë nga më të ndryshëm çimentojnë shpesh pasionin dhe profesionalizmin, në të shumtën e rasteve jo në interesin publik. Krasta mbetet ndër të vetmit gazetarë që i qëndroni stoik vizionit që prezantoi që prej ditës së parë që vendosi t’i dedikoheni gazetarisë. Ajo çka dallon kontributin t e tij profesional është pikërisht rebelimi i mirartikuluar ndaj një sërë kauzash aktuale, në emër të të pazëshmëve. E tija nuk është gazetari e përcjelljes së lajmeve të këqija e negative për 38
potere, që për fat të keq vendi ynë i ka me tepri. Ajo çka e dallon atë prej të tjerve është mënyra si përshfaq zgjidhje, herë përmes monologëve, e herë përmes të ftuarve të veçantë. Gazetaria e Krastës është e shpresës dhe e përpjekjes për gjetjen e forcës, për të dalë qerthullës së pafuqisë e për t’i mbijetuar me dinjitet gjithë këtij realiteti. “Fjala mund të shpëtojë botën” duket se është misioni e zotimi i tij, për të nxitur vrundullimin prej zhgjëndrrës që na ka kapluar që kur s’mbahet mend.
Këto 30 vjet gazetaria e vendit ka mundur të informojë ose edhe të galvanizojë analizën kombëtare, pikërisht atëherë kur vendi ka pasur më shumë nevojë ose kur njerëzit kanë qenë në udhëkryq alternativash të pakuptuara.
Vjeshtë 2021
Uolter Lipmen, një nga gazetarët më me ndikim të shekullit të 20-të, e përkufizon lajmin si “publikimi i informacionit të ri dhe të dukshëm në mënyrë që të angazhojë dhe të informojë qytetarët në një mënyrë që i fuqizon, që të jenë në gjendje të veprojnë sipas informacionit të paraqitur”. Në këtë kontekst, a ia ka dalë gazetaria shqiptare të fuqizojë të informuarit në këto 30 vjet? Përgjigjja çuditërisht është po. Me gjithë rrëmujën ballkanike, nxitimin, bllokimin, blerjen dhe mbylljen e gojës nga pushtetet, këto 30 vjet gazetaria e vendit ka mundur të informojë ose edhe të galvanizojë analizën kombëtare, pikërisht atëherë kur vendi ka pasur më shumë nevojë ose kur njerëzit kanë qenë në udhëkryq alternativash të pakuptuara. Ka qenë një prani individësh që në momentin e duhur dhe vendin e duhur kanë mundur të thonë fjalën e të bëjnë të njohur faktin e duhur.
Kudo tashmë mbizotërojnë lajmet negative, që për hir të së vërtetës sjellin një dëm social e psikologjik. Si formësohen opinionet tona për gjendjen aktuale të botës e mënyrën se si ne e shohim veten dhe të tjerët teksa në qendër të diskursit mbeten keqbërja dhe keqbërësit?
Gazetaria e 140 viteve të fundit, sidomos pas Xhozef Pulicerit që e transformoi atë, është bazuar dhe nuk kuptohet më pa keqbërjen dhe keqbërësin. Nuk është emulative të flasësh për mirëbërësit dhe mirëbërjën. Nuk vlen si lajm, veçse kur duam të bëjmë një shembull. Kryqëzata e gazetarisë (pra beteja e gjatë deri në shpartallimin publik të keqbërësit) është e vetmja mënyrë e funksionimit të saj. Nuk është e bukur, por është efektive.
së vërtetës dhe kureshtja. I paepur është fakti. Pra, siç shihet, mjetet që kemi në dispozicion kur duam të jemi profesionalë e të ndershëm janë të fuqishme. Më të fuqishmet.
Nëse do të vija në dyshim integritetin e medias, do të kundërshtohesha ashpër nga parimet e fisme që e drejtojnë atë e mbi të gjitha nga puna e madhe që bën. Sa shpërblyes është ky mund për ata që punojnë vërtet për këtë gazetari e që i besojnë misionit të saj?
ajo që quhet Quest, kërkimi i së
Duket e pabesueshme kur i referohesh sasisë së llumit e të helmit që hidhen mbi fytyrën e gazetarit misionar, por e vërteta kokëfortë është se ajo që bëjmë është shpërblyese. Në botën tonë nuk merremi me numra, sa na duan dhe sa jo. Do e zvogëlonte vetë misionin. Në botën e ashpër të komunikimit, opinionbërjes dhe manipulimit (për fat të keq) e rëndësishme është pyetja, pra ajo që quhet Quest, kërkimi i
Në botën e ashpër të komunikimit, opinionbërjes dhe manipulimit (për fat të keq) e rëndësishme është pyetja, pra vërtetës dhe kureshtja.
Është dëshmuar mirë se sa më shumë të mbulohet një temë në media, aq më e rëndësishme konsiderohet nga publiku. Kur ndodh që mbulimi i çështjeve më thelbësore e që janë në interesin real të publikut tejkalojnë me vullnet interesin e suksesin mediatik komercial? Jetojmë në kohë të mosvëmendjes. Njerëzit e jetës së përditshme lexojnë shumë më pak. Edukimi shkollor është më i dobët e sipërfaqësor. Lajmi i rëndësishëm bashkëjeton me atë fare të parëndësishëm shumë 39
Vjeshtë 2021
më gjatë në një zonë boshe të analizës popullore. Nuk është koha më e mirë për trajtimin e temave të mëdha.
Gazetaria juaj trajton në mënyrë krijuese problemet për të cilat jemi aq të informuar, duke u ofruar një rrugëdalje. Kjo nxit dëgjuesin të gjejë një qoshkë fuqie të panjohur të vetes. Me ç’guxim jeni puqur kështu kësaj kundërryme?
shtypit shqiptar. A ka tjetër moment historik që turpëron nivelin e sotëm të komunikimit publik? Po patjetër. Në vitet 70’ televizioni amerikan bëri për herë të parë debatin (që sot është kthyer në një shoë të neveritshëm) midis shkrimtarit të majtë, Gor Vidali, dhe aristokratit të kulturuar të djathtë, Uilliam Baklit. Ka qenë e jashtëzakonshme. Puna e Bob Uduordit dhe Karl Berstinit është frymëzuese. Gazetaria ka mrekulluar vazhdimisht kur është thirrur nga koha për të bërë punën e saj.
Nuk di të jap një përgjigje të saktë. Unë i di limitet e mia. Pamundësitë. Nëse nuk do t’i dija, do të isha narcist, pra do të isha bërë kryeministër. Unë luftoj brenda barrierave e limiteve të përcaktuara nga Shqipëria e sotme. Dua të mbërrij sadopak, por që të ketë efektivitet. Jam i ndërgjegjshëm që fuqia e artikulimit përballë shqiptarit të sotëm ka rënë.
A besoni se media kultivon shijet e audiencës apo duhet t’u përshtatet shijeve të kësaj të fundit?
Në përmbajtje, tematikë dhe etikë, media e viteve ’30 përbën ndoshta nivelin më të lartë të arritur nga gazetaria shqiptare në historinë e
Të ftuarit në studio nga të cilët nuk do të doje që biseda të përfundonte brenda minutazhit televiziv?
40
Media nuk mund t’u përshtatet shijeve të publikut. Kjo do të shkaktonte rrënimin e të dyja palëve.
Gjatë këtyre tri dekadave, fati e ka dashur që të sugjestionohem e të mrekullohem shpesh.
Cilët janë librat dhe periodikët që nuk lëvizin kurrë nga tavolina e zyrës suaj? Unë kam vite që nuk shkoj në zyrë. Në shtëpi po merr formë një bibliotekë e mirë, por nuk është nga ato që nxjerrin njerëzit prapa kur flasin në Skype. Unë tanimë lexoj në celular publikime të plota dhe kënaqem shumë kur Google më nxjerr tabelën e vogël: “Urime, sapo e plotësuat normën ditore të leximit!”
Vjeshtë 2021
Media nuk mund t’u përshtatet shijeve të publikut. Kjo do të shkaktonte rrënimin e të dyja palëve
41
Vjeshtë 2021
NË PARAROJË TË PËRFSHIRJES TË QYTETARËVE NË VENDIME JUDITH SCHWENTNER
J
udith është politikane austriake e vendosur në Grax e që advokon fort për një qytet më të gjelbër, përfaqësim më të lartë komunitar në vendimmarrjen publike dhe fuqizimin e rolit të gruas në politikë. Në dy mandate legjislative ka qenë pjesë e parlamentit austriak, ndërsa tani është pjesë e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Graxit. Judith nuk është një politikane e zakonshme me kostume të ngrira dhe taka ngjyrë mjalti. Nuk është modeli i atyre polikaneve që mbush skenën e konferencave për të lexuar zotimet në letër. Ajo është një aktiviste në kuptimin e vërtetë të fjalës, kur bëhet fjalë për parimet që beson. Shpesh e gjen të angazhuar mes njerëzve të zakonshëm në shumë evente ku advokohet interesi qytetar, kriza klimatike dhe të drejta të tjera komunitare. Ajo është e thjeshtë dhe rrezaton me mirësinë dhe mirësjelljen e saj. Të lumtur të jetë pjesë e revistës n’Harmoni si një mundësi për të njohur më nga afër jo vetëm Judithën, por edhe modelin e një politikaneje ndryshe, për shembullin e së cilës një vend si i yni është i etur.
Veprimet e krizës së klimës, më shumë hapësirë e gjelbër dhe më tepër angazhim komunitar në çështjet publike duket se nuk janë çështje rëndësie në axhendën e politikanëve anekënd botës. A mos jemi ne njerëzit që votojmë gjithmonë të gabuarit? Problemi kryesor është kontradikta te koha që një politikan ka në dispozicion, teksa udhëhiqet nga interesat e reformave afatgjata. Kjo shpesh nuk i lejon të marrin vendimet e duhura për të ardhmen. Ekziston një kontradiktë edhe midis votimit për një pozicion që s’e ke pasur më parë dhe guximit që duhet të gjesh për të pasur sukses në këtë përvojë. Kjo është arsyeja pse shumë politikanë besojnë se duhet t’i përmbahen një angazhimi të thjeshtë, që prodhon përgjigje të thjeshta, por duket se çështja është më e komplikuar se kaq. Ekzistojnë edhe lobizmi, populizmi dhe interesat e caktuara që shpesh udhëheqin e formësojnë politikën dhe e bëjnë më pak të mundur zbatimin dhe implementimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për të ardhmen. Puna shpesh kufizohet edhe nga afati i zgjedhjeve të ardhshme.
Ekzistojnë edhe lobizmi, populizmi dhe interesat e caktuara që shpesh udhëheqin e formësojnë politikën dhe e bëjnë më pak të mundur zbatimin dhe implementimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për të ardhmen. Ç’duhet bërë për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje? Si duhet të jenë njerëzit të vetëdijshëm për fuqinë e vendimeve të tyre? Ne duhet të bëjmë pikërisht atë që po bëjnë të rinjtë e lëvizjes “Fridays for Future Movement”( “Të premtet për të ardhmen”). Ata bëjnë protesta në rrugë dhe i kërkojnë llogari politikës për të bërë më shumë. Kjo është një detyrë qytetarë që gjithkush duhet ta marrë me seriozitet. Sepse duhet të kërkojmë medoemos më shumë prej politikanëve.
Kriza klimatike globale është një kërcënim serioz për njerëzimin. A do ta shpëtojnë politikanët planetin nga kjo krizë? Nuk ka alternative të dytë! Ne
42
Vjeshtë 2021
SISTEMI KAPTALIST KA DËSHMUAR SE KA DËSHTUAR KATËRCIPËRISHT, ME MËNYRËN SI KEMI TRAJTUAR DERI MË TANI NATYRËN DHE QENIET E GJALLA.
43
Vjeshtë 2021
duhet të veprojmë menjëherë, nëse duam që njerëzimi t’i mbijetojë kësaj krize. Të gjithë duhet ta kuptojmë rëndësinë e veprimeve tona për të kontribuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit. Gjithkush mund të bëjë diçka! Shmangia e krizës mjedisore është në interes primar për vetë ekzistencën tonë.
Një krizë e tillë e krijuar prej të fuqishmëve dhe që do të paguhet prej të vobektëve. Në emër të kujt e gjitha? Në emër të një sistemi kapitalist, që nuk ka në interes të tij ekuilibrin shoqëror global dhe jetesën në mënyrë të qëndrueshme. Ky sistem ka dëshmuar se ka dështuar katërcipërisht, me mënyrën si kemi trajtuar deri më tani natyrën dhe qeniet e gjalla.
Pesë pemë në ditë, më pak beton në Grax dhe një qendër e qytetit pa makina, disa nga premtimet tuaja për garën e kryetarit të bashkisë së Graxit. Sa i ndërgjegjshëm mbetet votuesi para një angazhimi të tillë nga i pari i qytetit? Është e nevojshme që drejtuesit politikë të marrin vendime më të kuptueshme, t›i shpjegojnë ato dhe të tregojnë pse masa të tilla çojnë në një jetë më të mirë për qytetin dhe gjithë qytetarët. Nuk ka të bëjë aspak me heqjen e një të drejte prej njerëzve (për shembull nëse duam një qytet me më pak makina, nuk duhet të perceptohet se nuk do të kesh më të drejtën e posedimit të saj), por me aftësimin e njerëzve që të kenë një cilësi më të mirë të jetës përmes alternativave. Mbi të gjitha ndërgjegjësimin e vullnetit të tyre.
Një përpjekje juaja për Graxin që s’është realizuar ende? Nga njëra anë, Graxi dështoi në përfshirjen e vërtetë të qytetarëve në vendime. Mbetet shumë e rëndësishme që pritshmëritë, dëshirat dhe idetë e tyre të merren seriozisht parasysh. Prandaj, në këtë prizëm, projektet që rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen publike mbeten prioritet në angazhimin tim. Nga ana tjetër duhet të përpiqem fort që ta bëj qytetin sa më miqësor ndaj natyrës.
Është e dukshme modestia që përçoni në angazhimet tuaja të shpeshta në komunitet. Ç’ju shijon më shumë nga ndërlidhja me njerëzit e zakonshëm të Graxit? Jam e ndërgjegjshme se jam një person shumë kurioz e shoqëror, dhe kjo është arsyeja pse më 44
Vjeshtë 2021
pëlqen të takoj njerëz të rinj dhe të zbuloj personalitete të reja. E shijoj shumë të shkëmbej një bisedë të zakonshme me ta, të dëgjoj përvojat dhe historitë e tyre. Diversiteti është çelësi!
Austria është një vend miqësor apo sfidues për gratë që aspirojnë politikën? Gratë në politikë ende nuk merren parasysh seriozisht. Duket qartë se një grua duhet të luftojë shumë më tepër se burrat për të siguruar vendin e saj në arenën e politikës. Prandaj besoj se është e nevojshme që të ketë po aq gra sa edhe burra në politikë, e kjo nuk duhet të lerë vend për diskutim. Është mënyra e vetme për të thyer paragjykimet, rrjetin e fortë të përbërë veç prej burrave dhe mbi të gjitha seksizmin.
vrapoj, të kaloj kohë me familjen. Gjithashtu më pëlqen të shkoj në teatër, nëse kam kohë, dhe diçka që shumë njerëz në Grax e dinë se unë e adhuroj cirkun gjerman profesional “Zirkus Roncalli”, e sa herë më jepet mundësia i ndjek me ëndje. Gjithashtu, jam e dhënë pas ushqimit të mirë. Më pëlqen të pjek, të bëj makarona, të kem mysafirë dhe në përgjithësi të kaloj kohë me miqtë.
“Mishërimi i një majmuni”. Një libër autobiografik që lidhet me kërkimet etnografike në Afrikë përgjatë viteve 70-80. Fakti më interesant është që personazhi kryesor po hulumton kulturën e huaj dhe përballet pikërisht me imazhin e saj si e huaj, siç perceptohet nga afrikanët. Është një libër absolutisht magjepsës që vë në pikëpyetje të plotë imazhin e vet kulturor në perspektivë.
Është e nevojshme që të ketë po
Si ishte vizita juaj në Shqipëri vite më parë?
aq gra sa edhe burra në politikë, e kjo nuk duhet të lerë vend për diskutim. Është mënyra e vetme për të thyer paragjykimet, rrjetin e fortë të përbërë veç prej burrave.
Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë?
Libri i fundit që keni lexuar dhe vendi i fundit që keni vizituar?
Në kohën e lirë më pëlqen të ec, të
Aktualisht po lexoj një libër të quajtur
Mendoj se peizazhi shqiptar është absolutisht befasues. Unë jam gjithashtu e dashuruar me bregdetin e bukur dhe artizanatin, e pikërisht me artin që bëjnë me pëlhurat, tek i zbulova vite më parë në Fishtë. Shqiptarët janë njerëz mikpritës dhe shumë miqësorë, dhe një nga vendet që më ka lënë mbresa të veçanta është Mrizi i Zanave, ku pata një nga vaktet më të shijshme në tërë jetën time.
45
Vjeshtë 2021
ELSAD DUMAJ
NË RRUGËT E PROTESTAVE KA SHPRESË
E
lsad Dumaj beson se aktivizmi është pjesë organike e angazhimit dhe kontributit të tij në një vend me një mori problematikash si vendi ynë. E nisi këtë rrugëtim me protestën e studentëve në vitin 2018, për t’u bërë pjesë e pothuajse çdo proteste të rëndësishme që ka pasur vendi. Me bindjen se aktivizmi dhe reagimi ndaj çështjeve me rëndësi janë jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë qytetare, Elsadi na tregon më shumë për përvojën e tij të rebelimit ndaj padrejtësive.
shoqëror, janë të shumta.
Protesta mbarëstudentore e vitit 2018 ngriti peshë zemrën e një populli të tërë. Shpresë, forcë e mallëngjim. Ç’na druan që herë pas here të protestohet kështu? Të qënit rezident në një vend si Shqipëria, ku nuk gjejmë ndonjë traditë mirëfilli të protestave apo revoltave shoqërore, lind nevoja që të ndërtohet një traditë e tillë sipas shembujve të mirë, si të fqinjes sonë, Greqisë, apo të vendeve të tjera, si Franca e Gjermania. Arsyet se pse nuk kemi akoma një traditë të tillë, me anë të së cilës supozohet të shprehet interesi dhe vullneti
Në vend të kujtesës kolektive, e cila do të na shërbente për të njohur më mirë prejardhjen e kushteve dhe situatës historike aktuale, me të cilën na ka rënë për pjesë të ballafaqohemi çdo ditë, shteti dhe institucionet arsimore, mediat, shoqëria na imponojnë shëmbëlltyrën e tyre të pashëndetshme në ndërtimin e sjelljeve tona të përditshme dhe mënyrën se si përballemi me situatat. Për shembull, kurrkush nuk më mësoi për aksionet me trakte të studentëve apo për vullnetarët shqiptarë në luftën civile të Spanjës
46
Mungesa e traditës së protestës vjen si pasojë e mungesës së kujtesës kolektive, koncept ky shumë i nevojshëm për përparimin e një populli dhe zhvillimin e vendit. Kujtesa kolektive fshehur në skëterrat e arkivave te paaksesueshëm nga të gjithë, të dëmtuara dhe të tjetërsuara për interesat e partive politike të pas 90-ës, mohimi i dijes dhe informimit nëpër shkolla e shumë shkaqe te tjera sjellin si pasojë deformimin e historisë dhe keqedukimin e brezave që vijnë.
në radhët e çetave partizane (kam ndër mend këtu Petro Markon apo Mehmet Shehun), por m’u mësua se akte të tilla revolte duhen kanalizuar në kontribut të një partie apo si akte individuale të dëshpëruara për vëmendje. Pra, pajtimi i shoqërisë me antivlerat dhe privimi nga njohja e vlerave të vërteta njerëzore brumos një terren shoqëror të paaftë për të kritikuar dhe për t’u revoltuar kundrejt atyre që marrin vendime dhe ndërmarrin politika për vetë shoqërinë. Një arsye tjetër është brumosja e shoqërisë me frikë dhe terrori, duke paralizuar kështu nervin reagues të popullit.
Sa e kanë ndryshuar protestat vendin tonë? Nëse e marrim për të mirëqenë se protestat e kanë ndryshuar vendin tonë, atëherë do të mund t’i kthenim përgjigje edhe sa dhe si. Për sasinë e ndryshimeve nuk e di nëse do të mund të bëja një analize matjeje, por nëse pyesim se si e kanë ndryshuar, s’mund të them nëse kanë shërbyer si regres apo progres (keq apo mirë) dhe të
Vjeshtë 2021
MUNGESA E TRADITËS SË PROTESTËS VJEN SI PASOJË E MUNGESËS SË KUJTESËS KOLEKTIVE BRUMOSJA E SHOQËRISË ME FRIKË DHE TERRORI, DUKE PARALIZUAR KËSHTU NERVIN REAGUES TË POPULLIT.
47
Vjeshtë 2021
them të drejtën jam në mëdyshje se nga cila anë do të anonin më shumë gurët e peshës në peshoren e zhvillimit. Por mund të them se mbështetja dhe lufta për kauzat e drejta gjithmonë do të jenë ndryshime për mirë në shoqëri dhe vend.
Ajo çka e bën një njeri të fuqishëm dhe shpresëplotë është kolektivi, aftësia për t’ bërë bashkë. Cila është forma më e mirë e protestës që të dëgjohen të pazëshmit? Format më të mira të protestave të të pazëshmëve do të mbeten organizimet kolektive si grevat, marshimet, protestat, zaptimet, aksionet apo organizimet sindikale dhe unionet studentore. Por nga këto mënyra nuk di të zgjedh më të mirën. Pesë gjëra që do të doje t’i ndryshonte një protestë në vendin tonë? Nëse një protestë do të ndryshonte 48
pesë gjëra, le t’ia nisë me rishtetëzimin e pasurive publike, si minierat, nafta dhe burime te tjera natyrore, deri te rishpërndarja e pasurisë; vendosja e një minimumi jetik; të bëhen falas shërbimet shoqërore bazë, si edukimi, mjekimi etj. dhe të krijohet një standard më i lartë për mirëqenien sociale. Nga ç’betejë nuk do të lodheshe kurrë së protestuari? Kurrë nuk do të lodhesha duke luftuar padrejtësitë dhe duke mbrojtur kauzat e drejta. I vetmi moment kur do të ekzistonte mundësia e lodhjes do të ishte një moment para vdekjes.
Ky vend i ka degdisur prej tridhjetë vitesh të rinjtë. Ç’protestë shpirtërore të vlon përbrenda? Pushtetarët e këtij vendi, të çfarëdolloj partie, ia kanë dalë mbanë (ndër arritjet e tyre më të mëdha në politikë) suksesshëm që t’i degdisin të rinjtë e këtij vendi jashtë kufijve. Nëpërmjet politikave të ndërmarra prej tyre, nuk kanë mundësuar minimumin e jetës dinjitoze që meriton çdo qytetar.
Duke e shterpëzuar vendin nga mundësitë dhe opsionet e pafunda që mund të kishin të rinjtë mes zgjedhjeve të tyre, jemi në një pike nga e cila na shpalosen veç opsione të tipit punonjës në call-center apo kamerierë. Kështu vendi ynë u kthye në një fast-food të madh, ku gjithkush mund të porosisë ndonjë pjesë që i shërben nepsit të tij të pashtershëm, duke lënë me bark bosh pikërisht ata që po shërbejnë. E ne shesim e shesim e shesim çdo gjë, derisa kurrgjë nuk na mbeti për të shitur, ndaj filluam të shisnim veten tonë. Dhe e gjithë kjo situatë më mbush me mllef e revoltë, mua dhe shokët e shoqet e mia në Organizatën Politike dhe Lëvizjen për Universitetin e na nxit gjatë gjithë kohës të organizohemi, të ndërmarrim aksione dhe të shprehim pakënaqësitë e kritikat tona në çdo formë të mundshme. Sepse kjo është ajo çka e bën një njeri të fuqishëm dhe shpresëplotë, kolektivi. Të qenit vetëm të mbush me dëshpërim dhe pesimizëm, se kurrgjë nuk mund të ndryshojë duke e zvetënuar potencialin për të bërë më mirë.
Vjeshtë 2021
Lumturia nuk është diçka që kërkohet gjeografikisht rruzullit tokësor. Nëse nuk e ndërtojmë vetë, atëherë askush s’do ta bëjë për ne. Sa i lumtur është një i ri në vendin tonë? Duke marrë parasysh peripecitë që çdo i ri kalon për të mbijetuar në vendin tonë, do të thosha se mundësia për të qenë i lumtur është pothuajse zero. Ndoshta këndvështrimi im mund të duket pesimist, por kjo nuk do të thotë se edhe të ardhmen e shoh të tillë. E janë pikërisht marrëdhëniet burokratike, institucionet e degraduara, niveli i dobët i arsimit, pamundësia ekonomike për t’u arsimuar, për të jetuar apo për të marrë një shtëpi me qira e duke vazhduar me pamundësinë e punësimit. E në rast punësimi ka shumë e shumë peripeci të tjera, që nga keqtrajtimi në vendin e punës, keqpagimi e deri te të qenit i pasigurt në vendin e punës. Janë shumë e shumë arsye të tjera që të riut të sotëm i përplasin në surrat ankth, depresion, pasiguri dhe lodhje të pafundme, që e bëjnë të zhgënjehet dhe të heqë dorë nga ky realitet. Kjo për t’u zhvendosur në realitete të tjera paralele, në vende të ndryshme nëpër botë. Sepse pasi mësuam që nuk mund të jemi të lumtur në vendin tonë, shpresuam se mund ta gjejmë lumturinë diku tjetër. Por lumturia nuk është diçka që kërkohet gjeografikisht rruzullit tokësor. Lumturia është një projekt që dita-ditës kërkon të hidhet nga një tullë në pallatin gjigant të mundit, për një jetë më të mirë. Nëse nuk e ndërtojmë vetë lumturinë tonë, atëherë askush s’do ta bëjë për ne. 49
Vjeshtë 2021
VALDETE IDRIZI OSE ZEMRA’DIELL E NJË GRUAJE NGA MITROVICA
M
itrovica është një nga ato qytetet, muret e godinave e gurët të së cilës flasin ndër dhëmbë e më frigna të forta për një të shkuar goxha të lavidshme, anise e sotmja e trishtë ja ka shkrumbuar shpresën, thuaja më shumë se gjysmës së rinisë. Qyteti, tani fare i vockël, gëlon nga hallet e panumrueshme dhe dhimbja që fluturon thuajse në ajër, të lë të kuptosh se ajo ura e famshme a fatkeqe që ndanë një qytet të tërë në dysh, ndën dekada e ka trazuar dhe tunduar shpirtin e qytetarëve, brenda fjalëve të 50
të cilëve edhe mund të gjesh copëza krejt të veçanta njerëzimi e maturimi! Qysh moti, Mitrovica veç minierës e pasurive të tjera nëntokësore, shquhej sidomos për artistët dhe artin e jashtëzakonshëm. Qyteti i Minatorëve ish foleza e së bukurës dhe të mires por vitet e pasluftës e tjetërsuan faqenë e historisë së këtij vendi, anise vullneti dhe forca e qytetarëve mbeti jehona më kumbuese e shpresës nëpër mote. Zakonisht, sa herë e përmendim Mitrovicën nuk është
e pazakontë të kujtohemi edhe për emrin e një gruaje të veçantë e të pazëvëndësueshme. Ajo është nga ato muzat’ që një jetë të tanë e ka çuar në shërbim të qytetit/ vendilindjes e komunitetit. Për kontribut të shquar në krijimin e bashkëpunimit, tolerancës dhe bashkëjetesës në Kosovë, Valdete Idrizi, ish-kryesuese e organizatës joqeveritare multietnike “Ndërtimi i komunitetit në Mitrovicë” (CBM) në qytetin verior të Kosovës e fitoj çmimin “Gruaja më e guximshme e kontinentit të Evropës për vitin
Vjeshtë 2021
2007“, cmim të cilin e dhuron çdo vit Departamenti i Shtetit, më saktë sekretarja amerikane e Shtetit, aso kohe Condoleezza Rice. Kështu, Valdetja ka qenë e mbetët një nga personalitetet më të shquara që Mitrovicës i hapën porta të reja zhvillimi e ndërtimi edhe në ditët më të serta. Valdetja ka dhënë kontribut tepër të çmueshëm sidomos në çështjet që lidhen me gratë (si në zonat rurale po aq dhe në ato urbane) komunitetet etnike, rininë, zhvillimin e qytetit, bashkëjetesën e pajtimin; pa lënë anash çështjen e të pagjeturve, çështjet që lidhen kryekëput me fatin e qyteteve të ndara; ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe diversitetit, etj.
a në një tjetër, malli dhe dashuria ma shtojnë vullnetin dhe forcën për t’u përpjekur e për të punuar në të mirë të të gjithëve, me atë fuqinë që dhuron posaqërisht humanizmi e urtësia; madje deri më sot kam arritur t’i tejkaloj barrierat që kaherë s’ishin të lehta e as të pakta. S’do mend se përkrahja e familjes e ka lehtësuar dhe begatuar rrugëtimit tim! Frymëzimi i pashterrur i të gjitha
kohërave për ty? Valdete Idrizi: Pamëdyshje, familja! Miqtë. Kolegët. Bashkëpuntorët. Në përgjithësi njerëzit, e në veçanti gratë. Gratë! Ato më kanë frymëzuar gjatë gjithë jetës dhe vazhdojnë të jenë burim frymëzimi! Prej grave në familje e deri tek figurat e lavdishme historike si dhe heroinat e fshehura, heshtja e së cilave e ka trandur botëkuptimin tim! Ato më mrekullojnë me energjinë e tyre te pashterrshme,
Ajo është jo vetëm një aktiviste tepër e zonja por edhe një dashuronjëse e paepun e artit, diturisë e lirisë. Në çdo lloj rrethane do duhej shumë kohë për ta përshkruar në detaje znj. Idrizi por kësaj here për Harmoninë, Valdetja vjen afër lexuesit, zemërhapur e pa korniza të idhëta formaliteti, për të shpalosur pak nga baulja e pamatë e përvojave të çmuara jetësore.
Valedete, ku e ke gjetur së pari herë forcën për ta tejkalu mentalitetin e kohës, sidomos në ato vitet jo të lehta kur ti veçse u përfshive në jetën publike? Valdete Idrizi: Unë i dua njerëzit! E dashuroj jetën! Kaherë kam vuajtur mjaftueshëm, sikurse shumica e shqiptarëve, e kjo më ka shtyer që ta çmoj jetën, familjen, miqtë, njerëzit përreth, natyrën, vendin … pra, thjesht jam mësu me i vlerësu gjithë të mirat (bashkë me sfidat) që jeta m’i ka falur e kjo, për besë, më ka dhënë e vazhdon të më jap vullnet për të punuar! Madje punoj edhe ma shumë sesa do e kisha imagjuar ndonjëherë, veçmas për Ata që kanë humbur shumë e që nuk patën asnjëherë mundësi për t’ju gëzu lirisë e jetës! Në një formë 51
Vjeshtë 2021
vullnetin e palëkundur për të ec para, për të ec tutje edhe përkundër vështirësive qe u ka sjell jeta, në veçanti në shoqeritë patriarkale, ku duhet të përpiqemi vazhdimisht për të drejtat tona si gra, në të njejtën kohë duke i realizuar disa role njëherësh! Fatbardhësisht, e kam shembullin më të fisëm në shtëpi, gjyshen time 106 vjeçe. Super gjyshen! - e cila edhe sot vazhdon të më magjepsë me urtësinë, energjinë dhe dashurinë e pakusht që na e fal! Dashuria e saj për jetën, qasja e saj pozitive ndaj çdo zhvillimi dhe ndaj njerëzve në tërësi, të nxit të reflektosh … të nxit e të çon drejt dritareve ndryshe, shpesh të reja e të paprekura, perspektiva e të cilave përthith dritën e pacenueshme për të ecur tutje, pa prishur gjë, veç për të ndreçur çdo gjë!
Grate që ta kanë ngrohur zemrën përhera? Valdete Idrizi: Ka shumë! Oh, sa shumë! Nga të gjitha grupmoshat dhe profesionet. Ato gratë e veçanta që i kam takuar në zonat më të thella rurale! Gratë që u kanë mbijetuar tmerreve të luftes, dhunimit e përdhunimit! Gratë që i kanë humbur të dashurit në luftë e megjithatë kanë vazhuar të jetojnë e të jenë të dobishme për familjen, shoqërinë dhe vendin e vet. Atyre u përkulem! Përunjësisht! Kam takuar shumë sosh, brenda zemrës e shpirtit të të cilave kam parë e gjetur atë forcën titanike! Mendoj se tek ato kam gjetur motiv, ngrohtësi e guxim për të ecur më me shumë siguri e forcë, e madje kam punuar për ato dhe me ato! Kjo është një rrugë e gjatë, prej së cilës nuk dua të shkëputëm e as të ndalem kurrë! Ndjej se ua kam 52
borxh! Në fakt, të gjithë ne kemi borxhe me këta gra!
Pengesat më të serta që ke hasur përgjatë rrugëtimit profesional?
rëndë kanë mbi supet e tyre! Vetëm me e sjellë nëpër mend hallin qe i rrethon të zihet fryma! Ehhh! Jo veç nga lufta, po edhe në paqe gratë e zonave rurale janë ngarkuar e rënduar!
Valdete Idrizi: Ah pengesat! Kam pasë goxha shumë, sikurse gratë e tjera. Vetëm se më dhemb me e pranu, por pengesat që më kanë lënduar e idhtësuar ma tepër kanë ardhë nga vet gratë! Dhemb sepse unë prej atyre nuk e prisja që të sulmohem, madje në format më të ulëta. Pooor, të tilla përvoja qenë të pakta. Kurse pengesat e tjera janë kryesisht të lidhura me përceptimt që njerëzit krijojnë mbi këdo që bëhet pjesë e jetës politike! Thënë ndryshe, jo pak njerëz kanë menduar se unë me të hyrë në politikë do të ndryshoja, do të tjetërsohesha e do t’i bëja bisht kauzave jetësore! Mendimet e fjalët nuk janë pa helm! Prekin … të trazojnë, por unë jam përpjkur të gjegjëm në një prizëm tjetër:
Gratë nga zonat urbane, sado të suksesshme që janë, edhe ato kanë hequr të zitë e ullirit për të arritur aty ku sot gjenden sepse janë gra dhe shikohen me llupë nga shoqëria! Natyrisht ka edhe përjashtime. Ajo që më dhemb më shumë është shtypja dhe dhuna e ushtruar mbi gratë, qoftë në zonat rurale, qoftë në ato urbane! E ne si shoqëri akoma s’po arrijmë të veprojmë mjaftueshëm, kolektivisht. Para nesh, para syve tanë, po rrahën, përdhunohen, vriten e torturohen qindra gra! E heshtja jonë e pllakos dhimbjen e familjarëve dhe fëmijëve të tyre.
Një herë aktiviste, përherë aktiviste!
Valdete Idrizi: Të mos dorëzohem kurrë, ama kurrë! Sepse dorëzimi për mua është “luks” të cilin vetes nuk ia kam lejuar për asnjë moment. Të udhëheqësh pasosur nga parimet e tua të larta dhe të mos bësh asnjëherë kompromis me to, përtej çdo kushti! Respekti fitohet vetëm me respekt! Vet nuk mund të arrish realizimin e synimeve personale/ profesionale, kështuqë për t’i arritur majat duhet të bashkëpunosh me njerëz që respektojnë njëri-tjetrin dhe ndajnë vlerat e përbashkëta, matanë bindjeve politike a ideve filozofike.
Ti, si pak kush, i njeh mirë gratë e zonave rurale dhe ato urbane ... ç›fshehin krahnoret e tyre? Valdete Idrizi: Siç e përmenda, gratë e zonave të ndryshme mbetën frymëzimi im! Mënyra se si ato kanë arritur t’i tejkalojnë vështirësitë e barrierat e shumta; mjeshtëria për t’i mëkuar plagët e së kaluar, plagët e reja të së tashmes … fuqia për të vazhduar e për të luftuar … përpjekja për t’u bërë ballë stuhive që dhuron jeta!!! Të gjitha këto, nuk janë veç fjalë që prekin thelbin e zemrës! Janë shumë më tepër sesa vetëm përpjekje e mundim! Kam takuar e vazhdoj të puqem me shumë nga këta gra. Peshë tepër të
Si grua - cilat janë mësimet më të vyera që ke nxjerrur deri tani?
Duhet të mësohemi që ta çmojmë dhe pranojmë mendimin ndryshe! Diversiteti është vlerë. Perqafimi i diversitetit na bën më të mirë e më të vyer. Ne duhet të mësojmë
Vjeshtë 2021
nga e kaluara ndërkaq ecim pa u bërë peng i asaj që ka shkuar! Të jesh përherë vetja e të mos harrosh nga vjen. Njeriun e rrit dhe e maturon kundrimi nga mbrapa, derisa natyrshëm kokën e mbanë kah e tashmja dhe e ardhmja dhe shpreson tek e mira. Punon për të e përpiqet ta lehtësojë jetën për të gjithë, pa dallim.
Ti nuk je veç aktiviste e shoqërisë civile a pjesë e jetës politike në Kosovë! Ndër tjerash, ke zemër tepër të açikume për artin e zanatin! Thënë ndryshe, ç›simbolizon arti, kanga, piktura, teatri në ty? Valdete Idrizi: Unë pa art nuk do mund të jetoja! Arti ma ushqen shpirtin, më motivon, më jep
ndjesi tjetërfare e besa edhe kurajo që të vazhdoj tutje, të ballafaqohem me sfidat që më sjell jeta. Fuqia e artit është e jashtëzakonshme në diplomaci e përfaqësim, në shërimin e plagëve individuale e kolektive! Arti është një soj maturimi dhe pjekurie që përkthehet edhe në ndryshime pozitive brenda secilës shoqëri. Mua arti më ka shndërruar në njeri më të mirë.
Nga përvoja, si mundet një grua t’i kapërcej vështirësitë në hapësira pak toksike siç është Ballkani? Valdete Idrizi: Pa komprimis, duke qenë vetvetja, gjithnjë! Duke mos harruar asnjëherë se prej kah vjen! Duke qenë GRUA: pa tentuar për t’u
sjellur si burrë! Duke zënë/okupuar vendin që na takon, me dije e punë! Duke qenë këmbëngulëse në atë që beson! Duke qenë mirënjohëse ndaj të tjerëve dhe ndaj mundësive që na ofrohen! Duke qenë e sinqertë dhe duke u përpjekur e investuar me mend e ndershmëri! Duke i respektuar njerëzit sepse fundja respekti nuk fitohet ndryshe vetëmse me respekt! Duke mësuar, e mësuar, e mësuar … Duke u mbështetur te forcat tona, e mbi të gjitha duke nxjerrë mësime nga gabimet! Gabimet tona dhe ato të të tjerëve! Secila prej nesh, duhet t’i mbrojë parimet që e udhëheqin dhe për askënd e me asnjë kusht, të mos bëj pazare me to! Nga Fjollca Spanca
53
Vjeshtë 2021
Qyteti, Urbanizimi dhe Modernizmi – një pikëpamje ndryshe nga SHQIPRIM AHMETI
54
Vjeshtë 2021
S
hqiprim Ahmeti është një nga urbanistët (Msc) më të shquar që sot gëzon Prishtina dhe mbarë Kosova. Një nga ata intelektualët urtnishumë, që ngjallin shpresë duke ndezur llambat e diturisë, fikur qyshkur nga harresa a përtesa. Shqiprimi në vitet e studimeve njihej ndryshe si “yrnek për studentët” falë punës, përkushtimit dinjitoz, studimit të paepun dhe nxënies së fisme. Ai aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të Institutit për Studime Urbane pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT). Njëkohësisht është ligjërues dhe udhëheqës i programit Master në Planifikim Urban dhe Zhvillim të Qëndrueshëm mu në të njejtin universitet. Anise në moshë të re, Shqiprimi mbanë mbi supe edhe përgjegjësinë e Këshilltarit të Jashtëm të Ministrit, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Të flasësh për qytetin apo urbanizimin me Shqiprimin duket thuaja njësoj sikurse të futesh në mijëra faqe librash, ku notojnë paqtueshëm idetë, mendimet, konceptet e parimet! Tepër modest dhe tejet njerëzor, ai krejt në harmoni tregon se ku ngeci urbanizimi i një qyteti modern – apo asaj hapësire që mendimtarët e shquar e kanë përkufizuar në disa dimensione. Shpesh, ne harrojmë se planifikimi urban doemos ndërhyn në mirëqenien e secilit qytetar! Për ta nisur mbarë, çfarë realisht është qyteti dhe si morri jetë së pari herë projekti i të planifikuarit? Shqiprimi: Realisht, pyetja është thelbësore dhe anise në dukje e thjeshtë, trajtimi dhe perspektiva nga e cila i qasemi kësaj teme është sa komplekse dhe po aq e vështirë. Nuk është e vështirë ngase është thënë pak ose është shkruar pak mbi këtë temë bazike, përkundrazi,
është thënë dhe është shkruar aq shumë saqë e kemi të vështirë ta kufizojmë vetën vetëm në disa perspektiva. Megjithatë, meqë nuk mund t’i trajtojmë të gjitha, na duhet të përqëndrohemi në disa sosh, duke qenë gjithnjë të vetëdijshëm se ajo çka mbetet pa u thënë është po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Pavarësisht se, në terma profesional qyteti, ndër të tjera mund të përkufizohet edhe si “hapësirë me status të rregulluar administrativ, me popullsi më të madhe se fshatrat, pjesa më e madhe e së cilës merret me tregti, industri jo-bujqësore e shërbime; aty ku ka gjallëri të aktiviteteve socioekonomike, kulturore e politike si dhe dinamikë të lartë mobiliteti”, mendoj se kësaj radhe trajtimit të konceptit të qytetit duhet t’i qasemi veçmas nga perspektiva sociologjike, filozofike dhe historike. Për këtë, mendoj se fillimisht qytetit mund t’i afrohemi nga përspektiva sociologjike e Max Veber-it. Veberi qytetin e sheh si një organizëm të gjallë. Madje e sheh si një vend të lirive, ku dominojnë liritë individuale, pronësore dhe kolektive. Në këtë kuptim, Veber-i qytetin e koncepton si një organizëm dhe mekanizëm të domosdoshëm për lindjen, zhvillimin dhe vazhdimësinë e shoqërisë moderne. Meqenëse qyteti portretizohet si vend i lirë dhe vend i lirive, sipas Veberit, liria individuale dhe liria kolektive burojnë kryesisht nga dy faktorë: së pari, shoqëritë moderne karakterizohen me institucione shtetërore, të cilat e garantojnë lirinë individuale, kolektive dhe pronësore. Ndërsa faktori i dytë është më shumë psikologjik, ngase qyteti mbetet vend i lirë në të cilin njerëzit jetojnë edhe pa e njohur njëri-tjetrin. Pra ka njerëz të profesioneve dhe zanateve të ndryshme, ka njerëz me prejardhje
të ndryshme, me të kaluar dhe background të ndryshëm, të cilët nuk ndjejnë përgjegjësi që t’i japin llogari njëri-tjetrit për aq sa nuk ia cenojnë liritë dhe të drejtat shoqishoqit. Këta njerëz nuk është se ndjejnë presionin social a familjar, siç rëndom ndodhë në shoqëritë tradicionale. Perspektiva e dytë nga e cila mund ta trajtojmë qytetin është ajo filozofike ose pikëpamja e Aristotelit. Thënë përmbledhurazi, Aristoteli qytetin e sheh si një mekanizëm dhe organizim natyral e të gjallë të shoqërisë, porse në të njejtën kohë qyteti vështrohet edhe si organizimi më superior politik dhe shoqëror i kësaj shoqërie. Siç e dimë, Aristoteli njeriun e sheh si qenie zoo-politike dhe si qenie sociale, e cila e ka të domosdoshme bashkëjetesën dhe bashkëveprimin e ndërveprimin edhe me qeniet e tjera të të njejtit lloj. Në këtë kuptim, fillimisht familja është krijuar për t’ia përmbushur njeriut nevojat bazike sociale (bashkëjetesën, bashkëveprimin dhe ndërveprimin) ndërsa me kalimin e kohës lind nevoja për organizime më superiore se familja; organizime më të mëdha shoqërore dhe për mekanizma më kompleks social e politik. Në këtë kuptim dhe në këtë kontekst, Aristoteli qytetin apo Polisin e sheh si organizim dhe formësim të domosdoshëm ku ndërtohen mekanizma dhe krijohen korniza brenda të cilave njerëzit e jetojnë jetën e tyre publike, i shpalosin lirshëm idetë dhe pikëpamjet, i mbrojnë dhe diskutojnë mbi to, si dhe në fund zakonisht bijnë në ujdi për çështje a tema të caktuara. Përspektiva e tretë nga e cila mendoj se duhet trajtuar qyteti është perspektiva e Ibn Haldun-it. Ai, ngjajshëm sikurse Aristoteli, njeriun e sheh si qenie sociale e cila nuk mund të jetojë ose të mbijetojë e vetme pa ndërveprim me qeniet e tjera të llojit të vet. Ndërsa 55
Vjeshtë 2021
qytetin e sheh si etapën e fundit të evoluimit të nevojave njerëzore dhe rrjedhimisht stadin e fundit të zhvillimit njerëzor. Siç e dimë, Ibn Halduni ndarjen e madhe shoqërore nuk e bën as na baza fetare e as në baza ideologjike, gjeografike, kulturore a politike, por esencialisht mbi bazat e organizimit të jetës. Në këtë kuptim, shoqërinë njerëzore Halduni e ndanë në dy grupe: në shoqëri nomade dhe në shoqëri qytetare. Përderisa pjesëtarët e shoqërive nomade fokusohen dhe/apo mjaftohen vetëm me plotësimin e nevojave bazike
zhvilluar artin, filozofinë, zanatet e ndryshme, të bukurën-estetikën, etj. Me lindjen e këtyre nevojave, lind edhe domosdoshmëria për një organizim tjetërfare të jetesës. Ky (ri) organizim shoqërore dhe jetësor ëshë pikërisht frymimi brenda një vendi dhe nën një organizëm si qyteti. Kjo pak a shumë është përspektiva sociologjike dhe historike e Ibn Haldunit mbi qytetin. Përspektiva e fundit nga e cila dua ta trajtoj qytetin është përspektiva e Turgut Cansever, arkitekti dhe historiani turk i arkitekturës. Turgut
E tash, kur jemi tek trajtimi i qytetit si produkt i joni – produkt i shoqërisë njerëzore, e cila e ka bërë atë me dorën e vet, kjo na shtyen të mendojmë se, realisht qytetet në të cilat ne jetojmë dhe të cilat nuk i përshtaten dinjitetit tonë
ditore siç janë strehimi, ushqimi dhe siguria/mbrojtja nga rreziqet e ndryshme; në anën tjetër, shoqëria qytetare i tejkalon këto nevoja bazike, e për rrjedhojë asaj i lindin edhe nevoja tjera, të tilla si: nevoja për pushim dhe relaksim, nevoja për komoditet, nevoja për luks, nevoja për të mësuar e studiuar, nevoja për ta zhvilluar edukimin si dhe nevoja për të mësuar e
Cansever qytetin e sheh si të arriturën më të madhe të shoqërisë njerëzore. E sheh si produktin më perfekt; më të kompletuar, më të dobishëm dhe më të domosdoshëm të cilën shoqëria e ka krijuar me dorën e vet. Nëse kthehemi pak prapa, e shohim që edhe Aristoteli, edhe Ibn Halduni po edhe Veberi qytetin e shohin si një organizëm të gjallë, i cili ndryshon dhe
njerëzor – qoftë nga aspekti estetik, qoftë nga aspekti funksional, qoftë nga aspekti i hapësirave publike dhe funksioneve të tjera të cilat do duhej ta lehtësonin jetën e përditshme, na bënë të mendojmë se fati jonë nuk është i destinuar për të jetuar në këto hapësira që i kemi trashëguar; atëherë ato nuk janë më të përshtatshme për neve e as për nevojat tona. Përkundrazi;
56
merr formë konform kërkesave dhe nevojave njerëzore. Këtë përspektive e shohim/e hasim edhe tek Turgut Canseveri, mirëpo ky i fundit qytetin e ngritë në një shkallë edhe më superiore, duke e parë – siç thamë më herët, si të arriturën më të madhe njerëzore.
Vjeshtë 2021
meqë qyteti është produkt i shoqërisë njerëzore, rrjedhimisht produkt i gjeneratave para nesh, atëherë edhe ne kemi mundësi që këtë produkt t’a përsosim akoma dhe t’a bëjmë më të përshtatshëm për nevojat tona, në mënyrë që jeta jonë të bëhet më e lehtë, më e mirë dhe e dhe ta bëjmë jetën tonë më të lehtë e më të mirë, biles duke i shtuar gjithmonë vlera estetike. Mbase këtu mund ta bëjmë më së lehti lidhjen mes trajtimit filozofik të qytetit dhe lindjes së planifikimit urban si disiplinë e veçantë profesionale e më vonë edhe shkencore. Para së gjithash, lindja e planifikimit urban si disiplinë më vete shënon edhe një kapërcim të madh shoqëror; atë kapërcimin prej shoqërisë tradicionale fataliste në shoqërinë racionale/moderniste. Ky është një kapërcim nga një shoqëri e cila ambientin ku jeton e sheh si pre-destinim të fatit të tyre, rrjedhimisht, apriori pranon të jetojë në rrethanat dhe kushtet e dhuruara/ dhëna nga jeta, në një shoqëri e cila mendon se duke përdorur mendjen/racion mund të arrijë stade të reja zhvillimore në të cilat jo vetëm se do të ndryshonte realitetin aktual, por edhe do të mund ta planifikonte, e madje deri diku ta diktonte të ardhmen e tij. Pra, është si të thuash një fazë dhe një epokë historike në të cilën njeriu vendos dhe mundohet ta marrë fatin në duart e veta. Ndërsa në aspektin teknik dhe funksional, planifikimi urban lind bashkë me revolucionin industrial, si nevojë për t’u dhënë përgjigje një morie problemesh që shpërfaqen me këtë revolucion, të tilla si: shkalla e lartë e migrimit nga fshati në qytet, mbipopullimi dhe dendësia e madhe e popullsisë në qytete, zbrazja e popullsisë nga fshatrat e cila punonte tokën dhe vendosja e pakontrolluar në qytete për të punuar në fabrika; shpërndarja e pa planifikuar dhe iracionale e aktiviteteve industriale, mungesa e hapësirave të banimit dhe infrastrukturës tjetër të
nevojshme për akomodimin e popullsisë së re urbane, problemet higjienike, etj. Pra planifikimi urban lindi si nevojë për t’i ofruar zgjidhje dhe për t’iu dhënë përgjigje të gjitha këtyre problemeve. Ndërsa praktikisht gjenë terren zbatimi kryesisht nga mesi i shek. XIX e këndej. Qëllimi final i urbanizimit është të bëjë shpërndarje racionale të funksioneve urbane; të ruaj resurset natyrore dhe kulturore; të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, prosperitet social e kulturor dhe mbrojtje të mjedisit; të ngrisë kualitetin e jetesës duke ngritur edhe nivelin e shijes estetike dhe të krijojë një ambient të qëndrueshëm jetese që respekton dinjitetin njerëzor dhe nevojën e tij për zhvillim e progres. Cilat janë sfidat kryesore në planin urban e hapësinor brenda qyteteve shqiptare? Shqiprimi: Realisht, planifikimi në qytetet tona ka karakteristika të ngjashme, madje në shumë raste edhe identike me karakteristikat e planifikimit në vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim: - Planet bëhen më shumë për formalitet sesa për zhvillim njëmend të planifikuar; - Planet më shumë janë të karakterit rregullativ sesa të karakterit zhvillimor, çfarë lë të nënkuptohet se nga këto plane nuk derivohet zhvillimi i qëndrueshëm, - Komponenta teknike dominon në masë të madhe komponentën ekonomike e sidomos atë sociale. - Planet instrumentalizohen për interesa të grupeve të caktura e nuk shërbjenë për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mbrojtje të resurseve natyrore, - Komponenta estetike mungon fare, madje edhe si diskurs! Përveç kësaj, është dimensioni sociologjik i cili duhet të trajtohet këtu: pra, mungesa e besimit të masës se përmes planifikimit të
mirëfilltë mund t’a organizojmë jetën urbane, mund t’a orientojmë dhe kontrollojmë zhvillimin tonë si dhe mund të ndërtojmë ambiente më të mira për të jetuar. Dimensioni politik i problemit ka të bëjë me faktin se politika në përgjithësi, ka dy qasje të gabuara karshi planifikimit hapësinor dhe urban: në disa raste ka qasje krejt periferike ndaj planifikimit, e kjo mund të lexohet/kuptohet fare lehtë nga vëmendja e vogël që i kushtohet këtij sektori, ndërsa në raste të tjera e instrumentalizon planifikimin për të realizuar interesa të caktuara, të cilat bien ndesh me interesin e përgjithshëm shoqëror. Po edukimi mbi planifikimin si niset? A ka mjaftueshëm terren për edukimin e brezave të rinjë? Shqiprimi: Është mëse evidente se shtetet në të cilat studiohet planifikimi hapësinor si program i veçantë universitar kanë arritur të krijojnë një kulturë dhe traditë në planifikim, e kjo pashmangshëm ka ndikuar që përherë e më shumë profesionistët të merren me problemet e përditshme të qyteteve dhe shoqërive ku ata jetojnë. Në të njejtën kohë ky përceptim ka qenë shtysë që problemt urbane (problemeve mjedisore, infrastrukturore, socio-ekonomike, kulturore e teknologjike) të trajtohen me qasje shkencore. Vetëm kjo konsideratë serioze shkencore ka bërë të mundur zgjidhjen e një numri të madh problemesh, me natyrë të sipërpërmendur. Ne, në Kosovë dhe Shqipëri, edhe në ditën kur po flasim, jemi të varur nga ‘importi’ profesional e akademik në fushën e planifikimit hapësinor e urban. Kemi varësi të skajshme ndaj ekspertëve të huaj/ jashtëm, të ekspertëva tanë që shkollohen e zhvillohen jashtë, e sidomos kemi varësi thuaja ekstreme me literaturën e huaj shkencore, në këtë fushë. Pavarësisht se programet aktuale 57
Vjeshtë 2021
universitare në Tiranë (programi universitar për planifikim urban në Universitetin Polis) dhe Prishtinë (programi mastër për Planifikim Urban në Universitetin për Biznes dhe Teknologji) janë të pamjaftueshme në krahasim me nevojat që kemi për eskpertë dhe njohës të mirë të fushës, megjithatë janë evidencë e mirë se gurët kanë filluar të lëvizin nga vendi, për të mirë. T’i kthehemi prap përsiatjes filozofike mbi qytetin. Si bashkëfrymon qyteti me njeriun, hapësirën e memorien? Në këtë kuptim, planifikimi a mund te konsiderohet një soj pasqyre që përcjellë imazhin e pacen të mendësise dhe formimit të brezave? Shqiprimi: Brenda një kuptimi, qyteti është reflektim dhe derivat i interaktivitetit dhe krijimtarisë së njerëzve të ndryshëm që u takojnë botëkuptimeve të ndryshme, por të cilët e organizojnë jetën e tyre mu mbi bazën e këtyre botëkuptimeve. Thënë ndryshe, nga ky concept kuptojmë se edhe arkitektura edhe qyteti janë materializim i përceptimit të njeriut ndaj jetës, reflektim i botëkuptimit dhe qytetërimit. Pra, në ndërlidhjen dhe interaktivitetin e njeriut me qytetin, fillimisht e kemi njeriun i cili formëson hapësirën e caktuar, jeton në të, ndërvepron me të tjerët në këtë hapësirë, organizon jetën me të gjitha dimenzionet e saj, krijon memorie/kujtime dhe rrjedhimisht krijon edhe lidhje emocionale me të. Me kalimin e kohës, hapësira/qyteti krijon një karakter (jo domosdoshmërisht në kuptimin pozitiv të fjalës) një identitet dhe shpirt të vetin, të cilin e bartë tek ata që jetojnë dhe ndërveprojnë brenda saj. P.sh banorët e një metropoli nuk kanë konstrukt të njëjtë intelektual, psikologjik e emocional me njerëzit që jetojnë në një qytezë të parëndësishme periferike, as njerëzit që jetojnë në qytete të shenjta nuk kanë konstrukt të njëjtë psikologjik e emocional me njerëzit 58
që jetojnë në qytetet ku dominon stili luksoz i të jetuarit dhe argëtimi; nuk është njëlloj si të jetosh në një qytet të hapur e me shumë hapësira gjelbëruese dhe afër një deti a liqeni, dhe si të jetosh në një qytet në të cilin nuk të kapë syri gjë përveç betonit! Karakteret, konstrukti psikologjik dhe gjendja shpirtërore e emocionale e personave që jetojnë në këto dy ambiente aspak të njësojta nuk ka se si të jenë të përafërta e as të ngjashme. Pra, në këtë lidhje, edhe njeriu por edhe qyteti ndërveprojnë mes vete duke e formësuar njëritjetrin. I pari e formëson të dytin si formë të ngurtë statike/fizike ndërsa i dyti e formëson të parin në aspekt psikologjik, intelektual e shpirtëror/emocional. Nga kjo perspektivë mbase mund ta trajtojmë edhe çështjen e planifikimit të caktuar urban si reflektim i mendësisë dhe imazhit të shoqërisë. Së pari të trajtojmë çështjen nga aspekti estetik: sa i përket aspektit estetik, Cansever mendon – me të drejtë, se ky aspekt është shumë i rëndësishëm kur ne i lexojmë pikëpamjet e shoqërive të caktuara ndaj botës. Ndërsa Kevin Lynch p.sh thotë se: nëse doni të matni nivelin estetik dhe shijen estetike të një populli, nuk ka dhe aq nevojë të fokusoheni nëpër detaje, mjafton t’i shikoni qytetet në të cilat ata jetojnë, dhe kjo është e mjaftueshme për të kuptuar nivelin dhe shijen e tyre estetike. Përtej kësaj, mënyra se si në planifikojmë dhe si e formësojmë ambientin tonë të jetesës tregon goxha për trajtimin dhe qasjen që në kemi përbrendësuar ndaj vetvetes si qenie njerëzore. Kur i analizojmë qytetet dhe hapësirat në të cilat shoqëritë tona jetojnë, shohim se edhe për nga aspekti i kualitetit të jetesës, edhe për nga aspekti i qasjes në shërbime, edhe për nga aspekti estetik, e edhe për nga relacioni me trashëgiminë tonë kulturore e pasuritë natyrore, ne nuk e kemi në qendër të vëmendjes
qenien njerëzorë/ frymore. Në vend se të vëmë gjithçka në shërbim të qenies, ne kemi vënë të gjithë qenien tonë (edhe të tashmen dhe të ardhmen e saj) në shërbime të gjithçkaje tjetër, me përjashtim të vetvetes sonë. A është ky shpjegim i mjaftueshëm edhe për zhvillimin (më mirë thënë ndërtimin) e hovshëm dhe pa kontrolluar të qyteteve tona? Shqiprimi: Ndoshta jo tamam tamam e mjaftueshme, pa ia shtuar edhe dimensionin materialist në procesin e urbanizimit të pakontrolluar. Në këtë kontekst, David Harvey, zhvillimin e pakontrolluar të qyteteve e sheh si nevojë të kapitalit për të gjeneruar hapësira të reja në të cilat ndodhë/ zhvillohet konsumi. Ngase, gjithmonë sipas Harvey-t, kapitali kur merr formë dhe krijon klientelën në një hapësirë të caktuar, pas një kohe vjen në një pikë në të cilën barazohen oferta dhe kërkesa dhe ku madje vetë kapitali e shterron burimin e kërkesës. Nga këtu pastaj lind nevoja e kapitalit për të ‘ndërruar vend’ dhe për të gjeneruar hapësira të reja për konsum; për të krijuar klientelë të re, si mundësinë e vetme për t’ia zgjatur vetes jetën. Përveç se kërkon dhe shtynë krijimin e hapësirave të reja, është pikërisht kapitali ai i cili brendon dhe i shet si vlerë të shtuar asetet dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore. Pra me këtë logjikë, asetet, objektet dhe hapësirat që kanë vlera identitare e historike nuk është se ruhen e konzervohen për hir të vlerave që kanë a për hirë të asaj që në të vërtetë përfaqësojnë, po ruhen, konzervohen e brendohen në shërbim të kapitalit. Kjo mbase nuk duhet të na habis, ngase siç e kemi kuptuar, parimin e vetëm të shenjtë që ka mbjellur modernizmi, është parimi se ‘nuk ka asgjë të shenjtë!”. Nga Fjollca Spanca
Vjeshtë 2021
VEPRIMTARË/OPINION Sindikata, fjala e keqkuptuar e dekadës
L
ëvizjet sindikaliste kanë një histori të gjatë dhe të dhunshme, duke marrë parasysh se gjeneza e këtyre lëvizjeve të organizuara nga punëtorët, ka qenë protestimi dhe kryengritja për të kërkuar kushte më të mira page dhe sigurie në punë. Pra, çka kuptojmë kur themi sindikatë, është “një lëvizje e organizuar e punëtorëve, të cilët u kërkonin punëdhënësve kushte më të favorshme pune. Shumë natyrshëm, këto grupime punëtorësh u detyruan të merrnin masa duke nisur nga refuzimi për paraqitje në punë, deri në protesta dhe greva. Natyrshëm, sepse duke qenë se këto kërkesa bëheshin nga punëtorë, që nuk kishin fuqi vendimarrëse, nuk pranoheshin kollaj nga drejtuesit dhe pronarët e fabrikave, të cilët nuk kishin arsye pse të pranonin këto kërkesa. Ndaj, lindën organizmimet e punëtorëve, si një mënyrë për të patur fuqi kolektive për të negociuar me punëdhënësit. Me zhvillimin e mëtejshëm të sistemit kapitalist, ndodhen dy ngjarje që do të bëhëshin katalizatorë të krijimit të sindikatave si organizata formale: fillimisht, u krijuan dy klasa, klasa e punëtorëve, dhe klasa e punëdhënësve. Ngjarja e dytë që u bë katalizator i organizimit të sindikatave ishte përhapja e teorisë Rikardiane te vlerës së punës, teori e cila ka në qendër
idenë se vlera e një produkti apo shërbimi përcaktohet nga sasia totale e kohës sociale të nevojshme për të prodhuar këtë produkt apo shërbim. Thjeshtëzuar, kjo do të thotë se vlera e një të mire përcaktohet nga koha që i duhet një personi me aftësi mesatare e me mjete pune mesatare, dhe kjo shërben për të caktuar edhe pagën e punëtorit, e cila me këtë sistem përcaktohet nga koha që duhet për të prodhuar të mirën.
Ishte pikërisht rritja e këtij qëndrimi qe solli krijimin e sindikatave të para formale, të rregjistruara, me anëtarë, te cilat funksiononin si grupe interesi përballe punëdhënësve. Thjeshtësisht, nëse një punëtor kërkon rritje rroge apo përmirësim kushtesh, punëdhënësi thjesht mund ta largojë nga puna. Nësë të gjithë punëtorët kërkojnë këto gjëra, nëpërmjet liderit të sindikatës, dhe shprehin se nuk do të vazhdojnë më punën nëse këkresat e tyre nuk plotësohen, behet më e vështirë për punëdhënësin të thotë jo,
sepse nuk mund të zevendesojë menjeherë krahun e punës që i duhet për të vazhduar biznesin. Kjo dinamikë shkurtimisht përmblidhet me idenë e “bargaining power”, shqipëruar në fuqi negociuese. Në botën perëndimore postrevolucionit industrial, fuqizimi i sindikatave konsiderohet si një nga levizjet kyçe në krijimin e shteteve sociale, në fuqizimin e ekonomive nëpërmjet prodhimit, dhe në krijimin e klasës së mesme, përbërë nga familje punëtorësh, të cilët nëpërmjet sindikatave arrinin të negocionin paga dhe kushte që u lejonin jetë dinjitoze. Ky system funksionoi deri në ardhjen në fuqi të presidentit Amerikan Ronald Regan, dhe kryeministres britanike Margaret Thatcher. Dy ngjarje që tronditën politikën botërore ishin pikërisht të lidhura me shkatërrimin e sindikatave. Ne SHBA, Sindikata e Aviacionit kishte hyrë në grevë sepse kërkesat e tyre nuk po plotësoheshin. Më një lëvizje të papritur prej një presidenti, Regan urdheroi që “kush nuk paraqitet në punë të hënën, nuk ka më punë”. Përtej Atlantikut, në Mbretërinë e Bashkuar, sindikatat e punonjësve të minierave protestonin shkurtimet e vendeve të punës. Kryeministrja Thatcher, duke përdorur një tjetër lëvizje të papritur, dërgoi forcat ushtarake britanike për të shpërndarë sindikalistët që protestonin. Këto dy ndodhi në 59
Vjeshtë 2021
rrafshin botëror njihen si fillimi i vdekjes së sindikatave në kuptimin dhe funksionin klasik të tyrë, si dhe pikënisja e propagandës që shërben për të paraqitur sindikatat si diçka e keqe për biznesin. Çdo student që edukimin e lartë e ka marrë në universitet amerikan, e mban mend shumë qartë se si në klasën e parë të makroekonomisë, sindikatat paraqiten si organizata të cilat bëjnë kërkesa të cilat nëse plotesohen, do të conin në probleme, deri edhe në falimentime të biznesit. Po një student që arsimin e lartë e ka marrë në Shqipëri, çfarë ekspozimi ka ndaj kontekstit historik të sindikatave, dhe përfitimet që ka marrë klasa punëtore me dekada, prej pasjes së këtyre organizatave? Lëvizjet e punëtorëve gjatë sistemit komunist në Shqipëri ishin inekzistente. Gjenezat e lëvizjeve të punëtorëve ndodhin në të njëjtën kohë kur po ndodhnin protestat studentore, dhe ishte solidarizimi i punëtorëve me grupet e tjera të
60
cilat vunë presion mbi sistemin dhe çuan ne rrëzimin e tij. Por, që atëherë, historia e Sindikatave Shqiptare, si organizata të mirëfillta me funksion kryesor mbrojtjen e interesave të punëtorëve, nuk na jep shembuj të mirë. Pra, në kujtesën tonë kolektive, nga njëra anë është mungesa e kujtesës së të mirave që sjell një sistem tregu ku ka prezencë sindikatash të forta, sepse kur kjo ndodhte në shtete të tjera, si përmendur më lart, Shqipëria ishte nën izolim. Nga ana tjetër, në kujtesën tonë kolektive, mungojnë shembuj të sindikatave funksionale që bëjnë ate çka sindikatat duhet të bëjnë, sepse ne nuk e kemi parë kurrë në veprim. Ne kemi sindikata të cilat ekzistojnë si formalitet, me lidership i cili nuk është afër punonjësve, dhe nuk ka shtysë për të mbrojtur interest e punëtoreve. Shkurt, sindikatat tona janë marrë peng nga persona të cilat i kanë shndërruar në një mjet për të favorizuar punëdhënësit, ndërkohë që punëtorët organizojnë greva
urie si mjeti i fundit i mbetur për të kërkuar kushte pune të sigurta, që është minimum për çdo punëtor. A do ishim në kërë situatë nëse edhe ne, kolektivisht, do kishim kaluar në etapat e lartpërmendura të levizjeve punëtore dhe sindikaliste, epata që i ka kaluar pjesa tjetër e botës? Ndoshta jo, sepse do kishim jo vetëm perceptim të saktë se çfarë bëjnë sindikatat, por do kishim edhe respektin ndaj punës së tyre, si dhe njohuritë e duhura për të krijuar sindikata funksionale, të drejtuara nga punëtore, në shërbim të punëtorëve, që do rezultonin në bërjen e “equal bargaining power” realitet. Nëse arrihej kjo fazë, atëhere do shiheshin përfitimet për punëtorët që sindikata realisht jep. Si mund të shkojmë nga situate ku jemi, në situatën ku duhet të jemi, meqë nuk ribëjme dot historinë dhe nuk krijojmë dot kujtesë historike për popullin tonë? Nga Jetmira Allushi
Vjeshtë 2021
A ka ndikuar “privatja” në cilësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në demokraci? Ky artikull synon të nxisë mendimin dhe reflektimin për përditshmërinë e demokracisë dhe përditshmërinë tonë si qytetarë në vendim-marrje, e nuk shkon përtej elaborimit të disa argumentave të shkurtër që shërbejnë si ushqim për biseda të mëtejshme. U bë kohë që mendoj rreth zhvillimeve më të fundit të demokracisë, lidhjen që qytetarët apo vetë institucionet kanë me të. Cilat janë mekanizmat që ne përdorim për të qënë pjesë e saj, e cili është sistemi që i mundëson qytetarëve të jenë sa më afër të të thënit të zërit të tyre. Jam mjaft aktive në ndjekjen e zhvillimeve socio-politike të vendit tim e për shkak të punës jam e mirëinformuar. Megjithtë, rrallë kam kohë të ndjek punën cilësore të parlamentit, pra të ndjek projekt-ligjet apo diskutimet tematike. Kjo më ka nxitur të analizoj kohën në dispozicion dhe interesin e qytetarëve të tjerë në ndjekjen e punës së institucioneve kryesore demokratike. Ne prezumojmë se të gjithë jemi të interesuar, e se të gjithë kemi kohë të ndjekim aktivisht demokracinë. Së pari, ndoshta është me vlerë të rikujtohemi se qytetarët e delegojnë interesin e tyre nëpërmjet sistemit të votimit periodik dhe të rregullt në zgjedhje. Pra në këtë rast, qytetari/ja nuk ka pse të ndjekë çdo ditë punën e komisioneve parlamentare, por vetëm duhet rregullar mekanizmi i llogaridhënies së përfaqësuesve të zgjedhur me votë. Kjo ma lehtëson disi edhe ndërgjegjen personale për pyetjen e mësipërme.
E për sa i përket kohës, kjo më ka nxitur të mendoj se orientimi gjithmonë e më shumë drejt një ekonomie private ka bërë që qytetarët të kenë më pak kohë për publiken. Më pak kohë të organizohen në sindikata të mbrojtjes së të drejtave të tyre, më pak kohë të reagojnë dhe të analizojnë atë se cka shkon apo nuk shkon me publiken. Në një demokraci me ekonomi të mbizotëruar nga politika të djathta, qytetarët do të prioritizojnë cilësinë e jetesës dhe të fituarit të të ardhurave se sa të të angazhuarit në kauza publike që nuk kanë
Ish-fabrikë transformuar në hapësirë rinore, në Tbilisi në Gjeorgji
një fitim material, të matshëm dhe të drejtpërdrejtë. A ndoshta duhet të fillojmë të analizojmë marrëdhënien mes demokracisë dhe politikave tona ekonomike? E së fundmi, dicka që më ka ngacmuar së tepërmi është
mungesa e hapësirave publike, nxitur edhe nga zhvillimi i shpejtë i Tiranës. Pallatet, lagjet nuk kanë më hapësira të përbashkëta në mes, e as grupet e interesit nuk kanë më ambiente të lira për t’u mbledhur, diskutuar dhe organizuar. Hapësira e vetme e bisedës është kafeneja private, e cila për shkak të konceptimit dhe fitimit nuk nxit dhe nuk lehtëson organizmin për cështje publike, por përkundrazi, i organizon qytetarët më së shumti sipas interesave të ngushta imediate. Mungesa e hapësirave publike i bën qytetarët edhe më të paangzhuar, me më pak prerje me komshinjtë apo qytetarët e tjerë në lagje me të cilët do të kishte minimalisht një temë bisede të përbashkët nëse këto hapësira do të ekzistonin. Zhvillimi i nxitur nga interesi dhe politikat e djathta, kanë bërë që edhe qytetarët në nivel mikro të mendojnë dhe të funksionojnë në të njëjtën mënyrë. Kështu zhvillimi urban ka ndikuar në angazhimin e qytetarëve, e në mënyrë indirekte deri në shëndetin e demokracisë pjesëmarrëse. Ka ende argumenta për të shtruar, e për të zhvilluar lidhur me këtë temë, ku një prej tyre është edhe ndikimi i sektorit privat dhe fuqia e bizneseve në orientimin e politikave publike dhe zhvillimin e vendimmarrjes. Por shpresoj që së paku ky artikull t’ju nxisë të mendoni për përditshmërinë tuaj, pjesëmarrjen tuaj në demokraci, dhe se si e gjitha mund të rikonceptohet e të rindërtohet duke analizuar paralelisht drejtimin e politikave ekonomike. Nga A. B.
61
Vjeshtë 2021
TOKA IME FATJON FEJZAJ
Në tokën e mundit e shpresës së të parëve
K
aherë shqiptarët kanë emigruar. Ata ikën, për të mbajtur gjallë ata që lanë pas. Shqiptarët ikën, për t’u kthyer bashkë me dashurinë për çka lanë pas. E tani, pas tri dekadash shprese për një Shqipëri si e gjithë bota, shqiptarët duan të ikin përgjithmonë, sepse Shqipëria nuk është më vendi ku mund të thuren ëndrra e të jetohet. Mbet’ vendi ku jetohet varfërisht në kuptimin e figurshëm e literal të fjalës. Të moçmit thoshin se djemtë merrnin rrugën e Stambollit, Janinës a të Selanikut për të punuar në ndërtim, bujqësi apo në punë hamalli e çiraku. Paçka vështirësive, burrat mbanin lidhje të ngushta me vendlindjen e familjet e lëna pas, e shpesh edhe barrën e halleve që duhej t’i zgjidhnin prej së largu me të hollat e kursyera mes sakrificash. E sot jetojmë në një kohë kur pothuaj gjysma e të rinjve shqiptarë duan të largohen e ku pothuaj 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri, dhe e gjitha kjo pas zbrazëtirës që la pas largimi i pothuajse gjysmës së popullsisë vendase që prej vitit 1991. E megjithatë e gjithë diaspora e re shkencore e krijuar në këto tri dekada gjykohet se ka zbutur e zvogëluar kostot financiare për vendin 62
nëpërmjet dërgimit të remitancave. E nëse vazhdon të ekzistojë bindja e përgjithshme në gjithë Shqipërinë se paratë e dërguara prej emigrantëve duhet të mbajnë në këmbë ekonominë vendit, kjo është dëshpëruese për një vend që ka gjithë potencialin e duhur të prosperojë pa i nxjerrë nga gjiri të rinjtë e vet. Madje kjo ka dembelosur hartuesit e politikave, që gabimisht ndihen
rehat kur mendojnë se diaspora dhe zemërgjerësia e saj do të vazhdojë edhe në të ardhmen, jo vetëm të mbushë zbrazëtinë në ekuilibrin financiar të Shqipërisë, por edhe që paratë e dërguara prej tyre do të krijojnë një rrjet jozyrtar sigurie sociale, sidomos për familjet e varfra, duke zëvendësuar kështu në një farë mënyre mirëqenien sociale të siguruar nga shteti. “Guri i rëndë në vend të vet”, thotë një proverb i vjetër popullor. Për shumë njerëz kjo do të thotë se kuptimi i vërtetë i jetës është në vendlindje, në tokën e mundit e shpresës së të parëve, aty ku flitet gjuha jote, ku gëzon doket e zakonet dhe ku ke familjen e të njohurit. Historitë e emigrimit shpesh e kanë treguar se thirrja e tokës, lidhja me rrënjët është sa e fortë, aq edhe e pashpjegueshme. E nëse të gjithë me sytë e mendjen për të ikur, natyrshëm na shkon ndër mend pyetja: ç’ndodh me ata që kthehen?! E shumë të mbeturve në vend i bren kureshtja e çudia për ata që kthehen rishtas. … I tillë është edhe rasti i Fatjon Fejzas, djalit me origjinë nga Kanina e Vlorës, që iu kthye tokës së gjyshërve për të mos lënë si mall pa zot hektarë të
Vjeshtë 2021
tërë ullishtesh në kodrat që shohin përkarshi Sazanin e Karaburunin. Janë diku 50 hektarë tokë e gati 11.000 rrënjë ullinj që u bën shërbim e u është përkushtuar që prej kthimit të tij nga Italia, në vitin 2007. E gjithë peripecia e shtënies në dorë të tokës së gjyshërve nuk do të ishte e lehtë, në një vend ku ligjet favorizojnë zaptuesit e për dreq jo trashëgimtarët, të cilëve u takon prej tapive e defterëve të kohës së Tanzimatit.
“Ka qenë thirrja e gjenit kthimi në vend dhe marrja me ullirin në tokën e të parëve. Ndryshe nuk e di…” E nuk është e lehtë t’i kundërvihesh fatit të një kombi që përpëlitet në ligjërime publike për shtetin që garanton të drejtat, liritë e vetë jetën e dinjitetin e njeriut. Porse durimi, vetëpërmbajtja, maturia dhe e drejta që i takon, e nxori Fatjonin faqebardhë në meselenë për çështjen e tokës së gjyshërve, edhe pse saga e shqetësimeve vazhdon paçka se tani njihet si pronar i ligjshëm i tokës së të parëve të tij.
“Të lehtë këtë sipërmarrje e ka bërë veç dëshira për t’iu kthyer origjinës e të vështirë e kam pasur me pushtetin vendor e lokal. Mërzia e ndihmës së mohuar u tjetërsua në pështjellim nën presionin e tyre të ndragët përmes gjobave e
ngacmimeve të vazhdueshme mbi sipërmarrjen time.” Mes kësaj rropatjeje, Fatjoni duhej të përballej edhe me sfidat e një sipërmarrjeje të re, tek merr këmbët në fijen e brishtë prej merimange ku lëkunden për çdo hap, herë prej konkurrencës së pandershme e pameritokracisë, herë prej vetë hallkave të këputura institucionale për një mbarëvajtje të shëndetshme, e herë prej pamundësisë së mbështetjes së punës, ndihmë që është e mirëpritur në çfarëdo lloj forme.
“Më shkon shumë shpesh mendja të largohem sërish. Nuk mundem! Degët e ullinjve e toka më kanë mbërthyer zemrën. Mendoj se kjo punë më ka bërë ta dua më shumë vendin tim.” Kush e ka një sipërmarrje të tillë e kupton mjaft mirë përçudnimin e gjithë gazit dhe entuziazmit të kthimit. Megjithatë, Fatjoni djaloshi që la Italinë e ëndrrave për tokën e gjyshërve dhe ullinjtë shekullorë, e pranon se është mësuar me sfidat e punës së ndershme, të sakrificës e djersës së ballit, edhe pse në një vend që nuk iu dihet kismeti e vlera. Sepse të aftët dhe të sprovuarit arrijnë mirë të gjejnë veten në mospërbishtjen e zotimit për t’ia dalë jo vetëm t’i shërbejnë vetes e familjes, por edhe komunitetit me sipërmarrjet e tyre. Ndaj puna e Fatjonit dhe të ngjashmëve të tij, është një inkurajim sesi mund të arrihet, ndoshta me më shumë mund se zakonisht, t’u gëzohesh
fryteve të sakrificës së ëndrrave të lidhura pazgjidhmërisht me fatin e vendit. Kjo duke mos iu dorëzuar në asnjë moment pendimit të kthimit në Shqipëri.
“Gjërat që do të doja të ndryshoja? … Dhënia e përvojës sime sipërmarrësve të rinj vendor, dëshira për të përfshirë më shumë njerëz në këtë nismë dhe mospërfshirja ime te hallet e të tjerëve. Bah! Zor se ndryshojnë njerëzit këtu.” E sidoqoftë për të gjithë ata skeptikë të pandreqshëm, që lëkunden në besimin se ribërja, ripërtëritja, rindërtimi, reformimi i këtij vendi është i pamundur, Fatjoni na jep një mësim të mirë të gjithëve. Ai qartazi dëshmon e rebelohet përmes shpresës së vërtetë, paçka se vendi dergjet në lëngatën e njerëzve të larguar dhe atyre që zotohen foltoresh me mjeshtëri premtimesh. Ajo shpresë ngadhënjen përmes njerëzve të zakonshëm të punës së ndershme e djersës, të atyre që mes rropatjes dhe vështirësive të ditës e ëndërrojnë pareshtur Shqipërinë si një vend më të mirë. E prapë njerëzit do të vazhdojnë të çuditen se pse u kthye djaloshi për ullinjtë e të parëve … derisa ky vend t’u përkasë plotësisht atyre që e duan vërtet.
63
Vjeshtë 2021
PAULINA ÇAKALLI
Nga teknologjia tek çizmet e baltosura
P
aulina është analiste të dhënash në një prej kompanive më të mira të Industrisë së Sigurisë Kibernetike në botë, e prej pothuajse një viti jeton në Britaninë e Madhe për shkak të kësaj. Ajo ka favorin e të punuarit në distance, ndaj shpesh e gjen në fshatin e bukur të Vunosë, në ndihmë të familjes, fermës dhe të sipërmarrjes familjare në fshat. Shumë njerëz habiten kur e shohin duke punuar bahçen, duke mbledhur ullinjtë, duke mbledhur prakalidhet e egra apo duke kulluar qumështin, gjë që çdo herë e bën me kënaqësi dhe pa përtesë. Një vajzë e çiltër që në dukje përshfaq brishtësi, ia ka dalë të guxojë përmes një force të parezistueshme për të përshkuar udhët e pamundura e jo të lehta të ëndrrave të saj.
64
Hovi prej skajeve të zhvillimeve më të fundit të teknologjisë, te lopata e çizmet e baltosura e bëjnë të puqet e shkuara me të ardhmen, pa të cilën rrugëtimi i çdo suksesi të Paulinës do të ishte ishte i paplotë.
Një studente “par excellence” që e sheh veten fill pas diplomimit në një pozicion të rëndësishëm si mësimdhënia në Universitetin e Tiranës dhe në atë Politeknik. Si ishte kjo përvojë dhe pse nuk të mbajti të lidhur me vendin tënd për shumë kohë ky rol? Faleminderit për pyetjen! Ishte një eksperiencë e bukur dhe e lodhshme në të njëjtën kohë. Mendoj se jo, për dy arsye. E para janë
të ardhurat të cilat nuk janë shumë të larta për të pasur një jetë mesatare në kryeqytet dhe e dyta është rritja profesionale. Mund të them se për fat të keq ti ndihesh i pasigurt në punën që po bën dhe nuk mjafton vetëm aftësia jote për ta mbajtur atë. Mendoj se ka mungesë të theksuar të motivimit, kulturës së punës dhe ke një presion psikologjik shumë të lartë. Si u gjende e punësuar në një prej kompanive më të mira të Industrisë së Sigurisë Kibernetike? Pasi kisha përfunduar studimet dhe kisha arritur qëllimet e mia e pashë se nuk isha aty ku doja dhe më pas fillova të motivohesha nga njerëz të ndryshëm në mbarë botën, duke
Vjeshtë 2021
kolegët dhe njerëzit e tjerë që më rrethonin ishte ajo që më bënte të ndihesha mirë dhe e vlerësuar. Çfarë të mungon më shumë prej Shqipërisë e çfarë të plotëson?
parë strategjinë e tyre të suksesit në fushën që unë jam angazhuar. E kështu fillova të punoja në mënyrë të pavarur, duke publikuar punët e mia në rrjetet sociale, si është edhe LinkedIn. Kam aplikuar nëpërmjet LinkedIn dhe më pas kam kaluar 3 fazat e intervistës, ku përfshihej edhe një projekt. Pasi përfundova prezantimin e projektit kishin kaluar vetëm 30 minuta dhe mora një ofertë të cilën nuk ngurrova asnjë sekondë ta pranoja.
Familja ime më mungon më shumë dhe më pas fshati ku u rrita, aty kalova fëmijërinë time, aty u formua karakteri im, jetesa në fshat duke qenë afër natyrës dhe të mirave që na sjell ajo, ushqimi i freskët, aroma e detit dhe dielli natyrisht. Ajo që më plotësoi këtu është jeta profesionale, pasi mundësitë janë shumë herë më të mëdha. Një jetë mes Vunosë, Tiranës dhe Mançesterit. Si të kanë plotësuar këto dy vende?
A u puqët kollaj më pas me jetën e re në Britaninë e Madhe?
Më kanë plotësuar shumë si individ në radhë të parë dhe më pas në aspektin profesional. Duke jetuar në fshat, ti merr eksperiencën më të vlefshme në këndvështrimin tim dhe ajo është thjeshtësia dhe dëshira për punë. Ne nuk duhet të harrojmë nga vijmë, pasi ajo është etniteti ynë, që na bën këta që jemi sot.
Fillimi ishte i vështirë, sepse nuk kisha asnjë të afërm përveç bashkëshortit tim, por mund të them se mbështetja dhe fidbeku pozitiv nga
Kur kthehesh në fshat, punët që presin prej teje pa ta kërkuar më parë?
Shumë njerëz habiten kur më shohin duke punuar bahçen, duke mbjellë perimet e stinës, duke mbledhur ullirin, duke mbledhur perkalidhet e egra e aq të shijshme apo duke kulluar qumështin, dhe ka nga ata të cilët thonë si ka mundësi që ti po bën këtë gjë pas gjithë gjërave që ke arritur, por unë e bëj me kënaqësi dhe do ta bëj sa herë të më jepet mundësia.
Çfarë aromash e ndjesish të mungojnë nga Vunoi, një prej fshatrave më të bukur të bregut? Më mungon aroma e detit, ajo ndjesia e mëngjesit kur ti del në ballkon dhe shikon gjelbërim e kaltërsi apo cicërimat e zogjve. Fshati është i qetë në dimër dhe pak më i zhurmshëm në verë. Frymëzohem sa herë shkoj atje, marr energji të reja dhe pozitivitet.
Ç’do të të bënte të ktheheshe përgjithmonë në Shqipëri? Familja ime, mundohem të shkoj dy herë në vit dhe kam dëshirë të rri gjatë, rreth 3 muaj. Duke qenë se edhe punën e kam fleksibël, mund të punoj remote dhe kështu mund të shpenzoj kohë atje. Arrij t’i alternoj gjërat dhe të kem ndjesi nga të dyja vendet.
65
Vjeshtë 2021
BUJQËSIA SHQIPTARE ENDE KAQ E BRISHTË N
ë Shqipëri klasifikimi i sugjeruar për fermat është i tillë: fermat e vogla dhe shumë të vogla kanë madhësi deri në 2 ha; dhe fermat e mëdha janë ato më të mëdha se 2 ha, ndërsa fermat shumë të mëdha janë 10 ha ose më tepër. Sipas këtij klasifikimi të propozuar, 86 për qind e rreth 350 000 fermave në Shqipëri janë deri në 2 ha, ndërsa pjesa tjetër (14 për qind) janë më tepër se 2 ha. Femrat përbëjnë 50 për qind të atyre që punojnë në bujqësi, por drejtojnë rreth 6,5 për qind të të gjitha fermave. Bujqësia mbetet një nga sektorët më të mëdhenj në Shqipëri. Ajo përfaqëson rreth një të pestën e produktit të brendshëm bruto dhe diçka më pak se gjysmën e punësimit në total, pasi sektori i bujqësisë është i dominuar nga fermat e vogla dhe familjare. Fermat familjare dhe fermerët e vegjël janë thelbësore për sigurimin ushqimor të popullsisë shqiptare, si dhe për uljen e varfërisë të zonave rurale. Madhësia e vogël e fermave (mesatarisht 1,2 Ha) e kombinuar me fragmentimin (p.sh. 3 ose më tepër parcela për fermë) është një nga sfidat kryesore të sektorit të bujqësisë. Reforma e tokës, e zbatuar në fillim të viteve 1990, sipas së cilës toka shtetërore bujqësore iu shpërnda në mënyrë të barabartë popullsisë rurale, çoi në krijimin e fermave të vogla dhe të fragmentuara që penguan rritjen dhe konkurrueshmërinë e bujqësisë dhe kufizuan mundësitë de facto të grave për të përfituar nga pronësia dhe të drejtat
66
e tokës, e ndër të tjera, nga sistemi i regjistrimit. Niveli i ulët i investimeve të lidhura me tokën, erozioni, degradimi dhe humbja e tokës bujqësore për përdorime të tjera mbeten gjithashtu sfida të vazhdueshme. Të ardhurat e ulëta nga bujqësia dhe punësimi i paktë bënë që fermat familjare të zhvillojnë strategji jetese bazuar në diversifikimin e të ardhurave që lidhet me emigracionin e një ose disa prej anëtarëve të saj. Mundësitë e reduktuara ekonomike në zonat rurale (brenda dhe jashtë fermës), së bashku me shërbimet e kufizuara sociale, mundësitë për arsimim dhe mirëqenie sociale (përfshirë zbavitjen) bëjnë që shumë anëtarë të fermave familjare të përdorin gjithashtu emigracionin dhe t’i largojnë remitancat nga bujqësia. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumë prej fermave dhe fabrikave të suksesshme të përpunimit po drejtohen nga emigrantët e kthyer, të cilët sjellin kursimet si dhe njohuritë e tyre. Për rrjedhojë, emigracioni dhe remitancat e tij duket se po reduktojnë me ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme numrin e fermerëve dhe në të njëjtën kohë po kontribuojnë në suksesin e atyre që vendosin të investojnë në bujqësi. Familjet në fermat e vogla kanë akses të kufizuar në treg, të kushtëzuar gjithashtu nga mangësitë në standardet e sigurisë ushqimore dhe në volume, akses të kufizuar në shërbime dhe në inputet me cilësi të lartë.
Vjeshtë 2021
Keqpërdorimi i pesticideve dhe plehrave kimike, si dhe aksesi i kufizuar në teknologji, mjete të mekanizuara dhe në inovacionet bujqësore janë gjithashtu faktorë kufizues për zhvillimin e fermerëve të vegjël. Infrastruktura sociale dhe fizike e zonave rurale ka nevojë për përmirësim të konsiderueshëm, si dhe përmirësim të aksesit në arsim, formim profesional dhe shërbime këshilluese për meshkujt dhe veçanërisht për femrat.
financime, veçanërisht familjet me kryefamiljare femra.
Aksesi në financime, si brenda sektorit privat bankar ashtu dhe në subvencione publike është i kufizuar për burrat dhe gratë dhe pengohet gjithashtu nga një sistem i dobët i mbrojtjes sociale. Pensioni për banorët e zonave rurale është afërsisht 60 euro, pak më tepër se gjysma e pensionit në zonat urbane dhe në rastin e grave, është edhe më i ulët. Vetëm 40.000 persona, pasi nuk ka të dhëna të ndara sipas gjinisë, kontribuan në skemën e sigurimeve si të vetëpunësuar në bujqësi (shifër shumë e ulët duke pasur parasysh që ka 340.000 ferma në Shqipëri).
Qeveria e Shqipërisë dhe programe të ndryshme donatorësh kanë bërë përpjekje për të përmirësuar aksesin në financime për sektorin e bujqësisë në tërësi, përfshirë gjithashtu fermat e vogla dhe familjare, si dhe për të përmirësuar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të zonave rurale. Mbështetja financiare për fermat e vogla është goxha e ulët, veçanërisht për ata që jetojnë në zona të thella, për ata me më pak eksperiencë në çështjet burokratike si dhe për gratë.
Familjet e varfra janë një kategori e veçantë por e konsiderueshme që përballet me problemet më të mëdha në aspektin e aksesit në
Në Shqipëri, një person identifikohet si një “person i varfër” nëse ai ose ajo ka një konsum mujor më të ulët se 40 euro. Pavarësisht përmirësimeve gjatë viteve 2000, kriza financiare globale çoi në rritjen e varfërisë absolute, nga 12,5 për qind në vitin 2008 në 14,3 për qind në vitin 2012, me nivele pak më të larta për zonat rurale.
Gjithashtu, aksesi ndryshon sipas llojit të skemave. Për shembull, disa skema kombëtare, si mbështetja për plantacionet e reja si vreshta, ullinj, pemishte dhe bimë aromatike dhe mjekësore kanë qenë të aksesueshme si nga fermerët e vegjël
edhe nga ata të mëdhenj. Skema të tjera kombëtare, si ato që mbështetin investimet në sera dhe pagesat e drejtpërdrejta për blegtorinë, kanë synuar fermat më të mëdha. Situata është gjithashtu mikse për sa i përket projekteve të mbështetura nga donatorët. Disa programe/ projekte të financuara nga donatorët si IPARD janë të zbatueshme/ të arritshme vetëm për fermat e mëdha ndërsa të tjerë si SARED kanë qenë të aksesueshëm edhe për fermat e vogla, edhe pse me arritje modeste në drejtim të grave rurale. Politikat e tilla si strategjia e Mbrojtjes Sociale, Strategjia për Barazinë Gjinore 2014 -2020 dhe Strategjia e Punësimit dhe Aftësive për vitet 2014 – 2020 përfshijnë masa për të reduktuar informalitetin e fermerëve, me vëmendje të veçantë në informalitetin e punëtoreve femra në familje; për të zhvilluar fuqizimin ekonomik të burrave dhe grave nga zonat rurale duke përmirësuar punësimin dhe aftësitë sipërmarrëse; dhe për të përmirësuar mirëqenien sociale nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës fizike dhe sociale në zonat rurale.
67
Vjeshtë 2021
AGROEKOLOGJIA, BUJQËSIA E QËNDRUESHME NË DOBI TË NATYRËS
A
groekologjia është fusha e studimit që ka në fokus marrëdhëniet dhe ekuilibrin e raporteve midis bimëve, kafshëve, njerëzve dhe mjedisit të tyre. Me fjalë të tjera, agroekologjia është aplikimi i koncepteve dhe parimeve ekologjike në bujqësi.
Konkretisht agroekologjia promovon praktikat bujqësore që: 1. Zbutin krizën mjedisore dhe klimatike duke zvogëluar emetimet, duke praktikuar riciklimin e burimeve dhe duke u dhënë përparësi zinxhirëve të furnizimit lokal. 2. Promovojnë punën miqësore me kafshët e egra – menaxhimi i ndikimit të bujqësisë te kafshët e egra dhe shfrytëzimi i natyrës për të bërë punën e vështirë për ne, të tilla si pjalmimi i të lashtave dhe kontrolli i dëmtuesve. 3. Vendosin fermerët dhe komunitetet në drejtimin e politikave bujqësore të një vendi. Ato u japin fuqi qasjeve të udhëhequra nga njerëzit vendas dhe përshtatin teknikat bujqësore që i përshtaten zonës lokale dhe kushteve të saj specifike sociale, mjedisore dhe ekonomike. Kësisoj, agroekologjia mbetet një alternativë vërtet e qëndrueshme e bujqësisë në ditët e sotme teksa përballemi në nivel global dhe lokal, me sfida të shumta të sistemit ushqimor si përmbytjet, degradimin e tokës, kolapsin e biodiversitetit, kequshqyerjen dhe obezitetin. Sistemet intensive bujqësore kontribuojnë në këto probleme. Ato shterojnë burimet natyrore duke u fokusuar në përfitimet afatshkurtra sesa te qëndrueshmëria afatgjatë që funksionon më mirë për tokën, jetën e egër dhe komunitetet lokale. Ne kemi nevojë për një sistem ushqimor alternativ që është vërtet i qëndrueshëm. Lajmi i mirë është se shumë nga zgjidhjet qëndrojnë në agroekologji.
68
Vjeshtë 2021
Ç’ndodh nëse një fermer i vogël braktis tokën e tij? Padyshim që një fermer i vogël ka një rëndësi të veçantë për ekonominë lokale dhe më gjerë. Po shpesh braktisja e tokës shihet si një mundësi për të shmangur lodhjen e madhe pa shumë fitime në vend të një rroge minimale diku në qytet. Po çfarë ndodh nëse një fermer i vogël braktis fermën, tokën e veprimtarinë e tij në fshat? Ja disa pasoja: 1. Do t’i hapë rrugë agroindustrisë, prodhimit dhe shërbimeve që ofrojnë kompani të mëdha, të cilat do të monopolizojnë prodhimin bujqësor. 2. Kjo do të rezultojë në rritje të ofertës të krahut të lirë të punës në zona rurale duke bërë që një pjesë e fuqisë punëtore rurale të shterojë në zona rurale. 3. Numri i fermave të vogla do të zvogëlohet duke i lënë vendin fuqizimit të fermave të mëdha dhe monopoleve dhe varfërimit të fermerëve të vegjël të mbetur të cilët nuk kanë forcë konkurruese. 4. Fermerët e mëdhenj do të përpiqen të maksimizojnë fitimin dhe të shpenzojnë më shumë në makineri, duke shkurtuar mundësitë e punësimit në zona rurale.
6. Industrializimi shoqërohet me një rritje të shpejtë të kërkesës për ushqim dhe produkte bujqësore. Kjo do të shtojë të ardhurat nga bujqësia dhe produktet e prodhuara në mënyrë industriale. 7. Produktet bujqësore do të prodhohen në sasi të mëdha e kosto të ulët janë të modifikuara gjenetikisht e nuk prodhohen në mënyrë të qëndrueshme. 8. Mbështetja financiare do të fokusohet te fermat e mëdha. Ato kanë kapacitetin dhe fizibilitetin të zhvillohen për shkak të kontrollit mbi informacionin e do të shtrihet në të gjithë bujqësinë. 9. Fermerët e mëdhenj dhe bizneset e tjera bujqësore do të kenë siguruar një treg për produktet e tyre dhe një burim për inputet e tyre duke lënë mënjanë e në dëshpërim fermat e vogla. 10. Teknologjia do të vazhdojë të zgjerojë ekonomitë e shkallës për fermerët e mëdhenj e do të bëjë që të prodhojnë me çmime të ulta në krahasim me prodhuesit e vegjël të cilët do t’u duhet të falimentojnë për shkak të aseteve primitive që zotërojnë.
5. Fermerët e mëdhenj do të shtojnë kapitalet e tyre dhe do të blejnë tokat e fermat e popullsisë rurale duke i shtyrë këta të fundit të braktisin fshatit 69
Vjeshtë 2021
Përfitimet e përfshirjes së klientëve në punët e një agrobiznesi Qëllimi kryesor i udhëtimit në zonat rurale është për të kaluar kohën e lirë. Fermerët do të bënin mirë ta kuptonin këtë tendencë. Krijimi i aktiviteteve të kohës së lirë në ferma ka potencialin për të tërhequr dhe mbajtur vizitorët në zonat rurale. Sipërmarrjet e agroturizmit duhet të ofrojnë më shumë se ato produkte që kultivojnë në fermë.
• Vjeljen e kërpudhave, erëzave, frutave, ullinjve dhe rrushit, korrjen dhe vënien e barit mullar;
Ushqimet speciale, si reçeli dhe marmelata, punimet artizanale të zonës, ushqyerja e kafshëve, pjesëmarrja në seminare dhe prezantime, që të gjitha bëjnë që shumë ferma agroturizmi të jenë destinacion për aktivitete dhe eksperienca, aq sa edhe një vend për të blerë ushqime të freskëta të kultivuara në fermë.
• Përpunimin e ushqimit, shtypjen e rrushit, shtypjen e ullirit, shoshitjen, bluarjen;
Është e rëndësishme t’i lejoni vizitorët që të përjetojnë një përvojë të përditshme të jetës tradicionale në një fshat apo fermë. Aktivitetet bujqësore ku turistët mund të përfshihen në përvoja praktike mund të përfshijnë:
70
• Mbjelljen, plugimin, punët në serë dhe fidanishte; • Menaxhimin e blegtorisë, mjeljen, kullotjen e kopesë, qethjen, zhytjen në banjat me dezinfektues, bletarinë;
• Shëtitje dhe ekskursione, shëtitjet me udhërrëfyes në fermë dhe nëpër kultura të ndryshme bujqësore, shëtitjet me karrocë me kalë, ngarjen e qerreve me kashtë, tregun lokal.
Vjeshtë 2021
Dhitë e racës vendase dhe autoktone në rrezik zhdukjeje gjenetike Burimet blegtorale janë jetike për mirëqenien dhe begatinë e vendit. Popullatat e bagëtive ripërtypëse endemike në Shqipëri paraqesin një “visar gjenetik”shumë të larmishëm, i cili është gjithnjë e më shumë nën kërcënimin e dobësimit dhe zhdukjes gjenetike. Në Republikën e Shqipërisë racat vendase dhe autoktone përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullatës së kafshëve të fermës. Specia e dhisë zë një vend të rëndësishëm në mbarështimin vendas të produkteve të saj të
vlefshme si qumështi, mishi dhe nënprodukte të tjera. Në Shqipëri, dhitë zënë një vend të rëndësishëm mes bagëtive. Numri i të dhirtave në vitin 2020 është 774.332 krerë, duke pësuar rënie vjetore me 10,26 %, në krahasim me vitin 2019. Ato janë të përhapura në zonat malore dhe kodrinore, në zonat ku ka më shumë kullota natyrore. Rreth 97% e tyre janë raca vendase ose ekotipe dhe 3% janë të kryqëzuara me racat “Alpine”dhe “Sana”.
e gjallë plot pasion, sakrifica të shumta për mbijetesë. Përzgjedhja natyrore ka favorizuar zhvillimin e balancuar të gjenotipit.
Dhia është specia e vetme që nuk i është nënshtruar kryqëzimit masiv. Ekotipet vendase të dhisë janë krijuar ndër shekuj falë pasionit e punës së fermerit. Përmes përzgjedhjes së vazhdueshme të gjeneratave, janë trashëguar ekotipe vendase që për ne përbëjnë një pasuri të shkëlqyer gjenetike tradicionale. Historia e krijimit të këtyre ekotipeve është një histori
Në Shqipëri dhitë janë përgjithësisht të ngjashme me dhitë e Ballkanit dhe nga pikëpamja kronologjike, me origjinë nga Capra Priska. Në përgjithësi dhitë e Ballkanit kanë qime dhe jo lesh. 70-90% e tufave të dhive në pjesën veriore të Shqipëri janë me ngjyrë të kuqe, ndërsa në jug ka dhitë laramane, me ngjyrë gështenjë, të zezë dhe të kuqe.
Ato ruhen në zonën e tyre, duke marrë emrin sipas zonës gjeografike ku rriten si “ Dhia e “Velipojës”, Dhia ”Capore e Dragobisë”, Dhia e “Hasit” Dhia e “Skuqe e Matit”, Dhia e “Shpatit”, Dhia “E kuqe e Krrabës”, Dhia “Capore e Mokrrës” Dhia “E zezë e Dukatit”, Dhia “Lara e Kallmetit”.
71
Vjeshtë 2021
AGROPËRPUNIMI DHE TURIZMI MBETEN DY PREJ SEKTORËVE ME POTENCIALE PËR INVESTIME NË VEND
Agropërpunimi
Sekretariati i Këshillit të Investimeve vlerësoi së fundmi në një dokument analitik se pak sektorë mund të shërbejnë si një ofertë e hapur për ata që duan të investojnë në Shqipëri. Analiza e Sekretariatit u hartua në bazë të takimeve të zhvilluara me sipërmarrës dhe drejtues të rëndësishëm kompanish në vend, duke marrë prej tyre përshtypjet mbi sektorët që shihen me më shumë potencial.
“Agropërpunimi perceptohet si një sektor ku ekzistojnë potenciale për investime të reja si p.sh. në investime në përpunimin e produkteve dhe fruta-perime. Kjo është vlerë të shtuar për eksport dhe tregun vendas (Made in Albania), e po ashtu edhe përpunimi i bimëve mjekësore. Vitet e fundit, vërehet rritje e eksportit të bimëve, rrënjëve, luleve dhe gjetheve zbukuruese, çajit dhe erëzave si dhe rritje e eksporteve në produktet bujqësore të përpunuara, si përpunimi i zarzavateve dhe frutave” – nënvizon Këshilli i Investimeve.
Turizmi Turizmi i nxitur nga shifrat në rritje të turistëve të huaj drejt Shqipërisë, është mbështetur me një paketë speciale që lehtëson barrën e taksave për investitorët, sidomos ata që cilësohen si brand name apo marka. Pavarësisht zhvillimeve të përgjithshme në letër, operatorët e sektorit të turizmit kanë theksuar se problematika më e madhe që hasin është infrastruktura, çka bën
72
që Shqipëria të humbë pikë në sytë e turistëve të huaj, ndërkohë që të qënit të papërgatitur për një fluks të lartë turistësh ka bërë që shërbimi të cilësohet shpesh si i dobët. Këto përshtypje i ka marrë edhe vetë Sekretariati i Këshillit të Investimeve. “Turizmi përbën 11% të të gjithë aktiviteteve ekonomike në Shqipëri. Ndërkohë, sfida e turizmit kundrejt arritjes së potencialit që përfaqëson, kushtëzohet nga progresi i infrastrukturës, ruajtja e ekosistemeve, kapacitetet akomoduese, cilësia e shërbimeve, oferta dhe produkti turistik. Theksojmë se këta faktorë kanë frenuar disi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, duke i lënë vend një zhvillimi të pakontrolluar e kaotik që faktikisht e ka mbajtur në këmbë këtë industri, por duke rrezikuar ndoshta qëndrueshmërinë e tij në terma afatgjatë” – thuhet në dokument.
Vjeshtë 2021
Ende Shqipëria pa hartën e premtuar të rajonalizimin të prodhimit bujqësor
Bujqësia është parë tradicionalisht si një mundësi për të ruajtur normat e një mbijetese, një mënyrë zgjidhjeje dhe jo zgjedhjeje për ata banorë që jetojnë në zona rurale, por jo vetëm. Shpesh si një prej sektorëve të ekonomisë në nevojën e lëmoshës, të paaftë për të kapërcyer veten e për t’u tjetërsuar në bujqësinë e shembujve të suksesit dhe e zinxhirit të vlerave. Shumë gjëra kanë ndryshuar në qasjen institucionale për ta bërë këtë sektor një kontribues të vyer të ekonomisë shqiptare. Janë akoma shumë e shumë punë të qenësishme që presin vëmendje: sikurse u premtua tetë vite të shkuara: harta e rajonalizimit të prodhimit bujqësor, një politikë që synonte stimulimin e prodhimit, bazuar në specifikat e secilit rajon.
Kjo hartë ende nuk do të ilustronte vetëm rajonalizimin e prodhimit bujqësor në vend porse do të ndihmonte në organizimin e prodhimit bujqësor i cili do të nxiste edhe një raport shumë më transparent mes fermerit dhe shtetit apo cilat kultura do të kishin përparësi për mbështetje dhe në ç’formë do të realizohej kjo mbështetje. Edhe pse ekspertët mbeten të dyzuar e me pikëpyetje për efektshmërinë e politikave të rajonalizimit, për aq kohë sa ato mbeteshin të bazuara në hulumtime shkencore të 40 apo 50 viteve më parë, sot nuk ka ende një hap konkret lidhur me bërjen e hartës së prodhimit bujqësor, premtuar me zell tetë vite më parë.
73
Vjeshtë 2021
GRUA SI TI MANUELA PICK Në vijën e parë të rebelimit
M
anuela është profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universidad San Francisco de Quito (USFQ), Ekuador, dhe Anëtare Loewenstein në Kolegjin Amherst në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo shkruan për mediat ndërkombëtare dhe është kërkuese shkencore në Freie Universität, Instituti për Studime të Avancuara, si dhe në Qendrën Udro Uillson. Libri i fundit i Manuelës, “Sovranitetet e Krahinorëve: Gratë indigjene që sfidojnë politikën botërore” (Universiteti i Arizona Press, 2018) është fryt i një dekade pune me popujt indigjenë keçua në Andet Ekuadore. Aktivizmi i saj dhe puna investiguese si gazetare dhe akademike në Ekuador bëri që të arrestohej dhe të dëbohej nga qeveria e Ekuadorit në vitin 2015. Por më vonë, në vitin 2018 u propozua për çmimin Gjenerata e Re e Intelektualëve. Aktualisht, Manuela po jep një dorë në ndërtimin e një lëvizjeje ekofeministe në Ekuador, të quajtur “Somos Agua” (Ne jemi ujë), që synon të parashtrojë shqetësime feministe dhe mjedisore në qendër të politikës kombëtare dhe të inkurajojë të rinjtë të pushtojnë hapësirat politike. N’Harmoni pati fatin t’i rrëmbente këtë intervistë një aktivisteje si Manuela, me qëllim që vepra e saj të frymëzojë fuqizimin e komuniteteve të brishta në një vend të vogël si Shqipëria.
74
“Sovranitetet e Krahinorëve: Gratë indigjene që sfidojnë politikën botërore” është një libër që studion aktivizmin indigjen në Amerikën Latine, veçanërisht në Andet Ekuadoriane. A mund të na tregoni pak më shumë rreth librit dhe nëse gjetjet e tij mund të përfaqësojnë aktivizmin e indigjenëve anekënd botës? Gratë indigjene rrallë llogariten në politikën botërore. Në fakt, vazhdojnë të imagjinohen si subjekte pasive në vendimmarrje. E megjithatë ky pozicion nuk i ka penguar ato që përmes formave të ndryshme të rezistencës t’u japin formë paktikave të ndryshme shtetërore. Hulumtimi im mbi Ekuadorin tregon që edhe pse gratë e fisit indigjen Keçua përballen çdo ditë me dhunë të vazhdueshme socio-ekonomike dhe seksuale, po arrijnë t’i rrëmbejnë me guxim dhe në mënyrë të pashembullt të drejtat që u takojnë. Puna ime është fokusuar në mënyrën se si ato advokuan me sukses për pjesëmarrjen e grave indigjene në reformën kushtetuese të vitit 2008, duke mundësuar krijimin e kushtetutës së parë në Amerikën Latine që garanton shprehimisht të drejtat e grave indigjene, dhe e para në mbarë botën e cila kërkon që drejtësia të funksionojë në barazi të plotë gjinore.
Popujt indigjenë kanë jetuar në Amazonë për më shumë se 13.000 vjet, duke u kujdesur për biodiversitetin e pyjeve, që ekonomia e sotme kapitaliste e shkatërroi brenda një shekulli. Libri tregon sofistikimin e aktivizmit të tyre, tek në mënyrë strategjike përdorin normat ndërkombëtare për të formuar autoritetin ligjor në vend, duke sfiduar kësisoj praktikat perëndimore të autoritetit, ndërsa ndërtojnë ato që unë i quaj sovraniteti i krahinorëve. Padukshmëria e grave indigjene në poste të larta politike nuk vjen si pasojë e mungesës së përpjekjeve nga ana e tyre, por e dështimit tonë
për të kuptuar rëndësinë e kontributit të tyre në ato role. Pra, ky libër përpiqet ta bëjë aktivizmin e tyre të prekshëm, me qëllim që të kuptojmë se ato kanë rëndësi edhe për politikën botërore, jo vetëm për atë vendore.
Vjeshtë 2021
Nga libri kuptojmë se gratë autoktone po formësojnë të drejtat e njeriut, ligjin dhe kushtetutën në baza vendore dhe ndërkombëtare. Si mundet një entitet kaq i brishtë të kontribujë kaq fuqishëm për të ndryshuar rregullat e lojës? Prej frymëzimit! Gratë indigjene ndryshojnë kuptimin e asaj që është e pamundur. Në këtë libër unë flas për gratë keçua në Ekuador, por mund t’i referohemi
edhe grave Haudenosaunee (hadinozani) në SHBA (të quajtura Iroquois nga kolonizatorët francezë). Gratë hadinozani kishin të drejta të barabarta me burrat−të drejtën e pronës, liri seksuale, të drejta politike−deri në ardhjen e
kolonizatorëve evropianë. Ata kishin një këshill të përbërë nga gra të moshuara që caktonte dhe rrëzonte burrat nga pozicionet politike. Kur gratë evropiane takuan gratë hadinozani, kuptuan sesa të shtypura ishin, dhe filluan të kërkonin të drejtën e votës, të frymëzuara prej tyre. Konventa Seneka në 1848 ishte konventa e parë e të drejtave të grave në SHBA, dhe kërkonte të drejtën e votës për to. Ndërkaq, Seneka është territor hadinozan dhe një nga pesë kombet që përbëjnë Hadinozanin. Ne harrojmë shumë shpesh se nga frymon feminizmi dhe se ai nuk është shpikje moderne perëndimore. ... Patriarkati po. Çfarë ju frymëzoi për të studiuar të drejtat dhe kulturën e grave autoktone? Gratë autoktone mungojnë plotësisht në narrativën teorike mbi politikën shtetërore dhe ndërkombëtare. E megjithatë kam dëshmuar se vetëm përpjekja e tyre i ka bërë të ndjekin politikën ndërkombëtare, të garantojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe të krijojnë standarde të reja për të drejtat e grave. E nëse nuk arrijmë të ndiejmë politikëbërjen e tyre, atëherë nuk kuptojmë as politikën në të cilën jetojmë. Sa më shumë të kuptojmë periferinë, aq më shumë do të kuptojmë thelbin. Kontributi
im modest është të tregoj historitë e tyre, edhe nëse do të vazhdojë të bjerë në vesh të shurdhët.
Sa më shumë të kuptojmë periferinë, aq më shumë do të kuptojmë thelbin. Edhe pse për dekada popujt indigjenë janë përpjekur t’i dëgjohet zëri nga ndërkombëtarët, shembuj të pafund tregojnë se ky komunitet ende ndihet i kërcënuar. Si shfaqet rrugëtimi drejt arritjes së plotë të të drejtave të indigjenëve? Popujt indigjenë e kanë ngritur kaher zërin, por i kanë bërë të heshtin në mënyra nga më të ndryshmet, shpesh duke i shfarosur ose duke i shpërngulur sistematikisht, për t’u siguruar kështu që zërat e tyre të mos hyjnë asnjëherë në histori. Problemi që bota ka sot është se po shembet nga vetë gabimet tona, dhe, nëse vazhdojmë të injorojmë ardhmërinë e indigjenëve, do të zgjedhim rrugën e vetëvrasjes kolektive. E kemi kaluar tashmë pikën e kthesës kur është fjala për klimën dhe zhdukjen e specieve. Për shembull Amazona braziliane prodhon më shumë dioksid karboni seç ka kapacitet për ta eliminuar. Indigjenët përbëjnë 5% të popullsisë botërore, e megjithatë ruajnë 80% të biodiversitetit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet ta kuptojmë biodiversitetin si një element socio-natyror: natyra është pa dyshim një trashëgimi e ushqyer dhe e krijuar nga popujt indigjenë gjatë mijëvjeçarëve. Popujt indigjenë kanë jetuar në Amazonë për më shumë se 13.000 vjet, duke u kujdesur për biodiversitetin e pyjeve, që ekonomia e sotme kapitaliste e shkatërroi brenda një 75
Vjeshtë 2021
shekulli. Ne duhet të vetëndërgjegjësohemi urgjentisht, në mënyrë që të na sigurohet ekzistenca. Mbrojtja e të drejtave për vetëvendosje të indigjenëve është mënyra më e mirë për të mbrojtur biodiversitetin, stabilizuar klimën dhe për të siguruar mbijetesën tonë kolektive. Është një ekuacion mjaft i drejtpërdrejtë. Indigjenët kudo përballen çdo ditë me dhunë, varfëri dhe privim të drejtash e lirish. Sa e zorshme mbetet për t’iu përshtatur dinjiteti i tyre stoik rrethanave të tilla? Popujt autoktonë janë dëbuar nga territoret e tyre për rreth pesë shekuj, përmes genocidit, shpronësimit dhe shpërnguljes. Kur gjithçka që keni, ju rrëmbehet, kur 90% e njerëzve tuaj vriten dhe tokat ju gllabërohen, padyshim që të pret varfëria, në një gjendje mbijetese që kërkon përshtatje e mund të madh. Popujt autoktonë e dinë se si mund të duket apokalipsi, sepse e kanë përjetuar për pesë shekuj. Pra, ata kanë shumë për të na mësuar tani që po hyjmë në epokën e apokalipsit klimatik. Qëllimi i tyre kryesor tani është të mbrojnë ujin, sepse uji është burimi i të gjitha formave të jetës. Ata janë mbrojtës të ujit, që mbrojnë të ardhmen. Dhe dhuna ndaj tyre është e madhe: mbrojtësit e natyrës vriten 3-4 njerëz çdo javë në botë. Megjithëse popujt autoktonë përbëjnë vetëm 5% të popullsisë botërore, zënë mbi 40% të njerëzve të vrarë në mbrojtje të natyrës. Duke qenë se janë në krye të mbrojtjes së natyrës, duhet të mbrohen në mënyrë urgjente nga të gjithë. 76
Pse vendosët t’i përkushtoheni kësaj çështjeje përmes fushës së shkencave politike? Kam studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare pa ndonjë qëllim të mirëfilltë, me fokus në të drejtat e njeriut, dhe kur fillova punën time të parë në Ekuador kuptova se po shpalosej një botë e madhe e pazbuluar, që duhej parë nën lupën e teorive politike, në mënyrë që të kuptojmë thelbin e qeverisjes në Amerikën Latine. Të mendosh politikën në të ashtuquajturën Botë e Re (Amerika, Zelanda e Re, Australia etj) pa u fokusuar para së gjithash te popujt autoktonë, do të thotë mos arrish të kuptosh si u krijua realisht shteti, si funksionon sot dhe si është marrë peng prej një sistemi kapitalist vdekjeprurës, përmes tjetërsimit dhe shpronësimeve të padrejta. Ky libër sjell periferinë në thelbin e politikës botërore. Si mund t’i
ndihmojnë gratë indigjene popujt joautoktonë dhe gratë e tjera që të ndërtojnë një botë më të mirë? Duke marrë shembull nga mënyra si i mbijetuan popujt autoktonë apokalipsit, dhe kjo është një nxitje e mirë për t’u përballur me krizën klimatike sot. Gjithashtu politika e popujve autoktonë fokusohet në konceptin e vetëvendosjes−një koncept që praktikohet çdo ditë në Shqipëri, ku dallimet fetare jo vetëm tolerohen, por edhe vlerësohen. Vetëvendosja ka të bëjë me pëlqimin dhe pjesëmarrjen, një nocion që duhet të hyjë urgjentisht në ekonominë politike të botës. Aktivizmi ju rrëmben padyshim shumë kohë nga mësimdhënia dhe shkrimi. Si arrini të ekuilibroni kaq shumë angazhime? Jam në përpjekje të vazhdueshme për të arritur ekuilibri, që shpesh e humb. Mundohem t’i kushtoj disa
Vjeshtë 2021
muaj mësimdhënies dhe shkrimit, kryesisht kur jam në SHBA, pastaj në Ekuador i përkushtohem më së shumti aktivizmit, lëvizjeve shoqërore dhe proceseve kolektive. Njëra ushqen tjetrën: aktivizmi politik më nxjerr në terren dhe më mëson të mendoj e të veproj, ndërsa shkrimet më lejojnë ta kuptoj në nivel teorike, për të udhëhequr veprimet e mia të ardhshme. Veprimet konkrete duhen mësuar diku, dhe çdo mendim duhet të kthehet në praktikë.
Tomas Hobsit deri tek ajo e Evo Morales. Pasi të mbaroj me librin, do të filloj të shkruaj kujtime të këtyre viteve. Paralelisht, po jap një dorë me ndërtimin e një lëvizjeje ekofeministe në Ekuador, të quajtur “Somos Agua” (Ne jemi Ujë) që kërkon të parashtrojë
shqetësime feministe dhe mjedisore në qendër të politikës kombëtare dhe t’i inkurajojë të rinjtë që të pushtojnë hapësirat politike.
Problemi që bota ka sot është se po shembet nga vetë gabimet tona, dhe, nëse vazhdojmë të injorojmë ardhmërinë e indigjenëve, do të zgjedhim rrugën e vetëvrasjes kolektive. Sa sfidues është aktivizmi këto kohëve? Represioni shtetëror është një problem i vazhdueshëm. Ndoshta ajo që e shton sfidën janë mediat sociale, sulmet me të cilat ballafaqohen çdo ditë gratë në politikë. Shpesh qëllimet e mediave sociale janë të mbrapshta e të paguara nga aktorë politikë dhe individë që përçudnojnë figurën e gruas me urrejtjen e tyre. Dhuna politike kundrejt grave është tri herë më e lartë sesa dhuna kundrejt burrave. Kjo do të thotë më shumë dhunë, më shumë cenueshmëri, më pak solidaritet. Në cila projekte po punoni tani? Bashkë me një mik, po punojmë mbi një libër të titulluar “Egërsirat, qytetarët dhe sodomitët”, që flet për marrëdhëniet shtetërore të popujve indigjenë që nga koha e 77
ALKETA XHAFA MRIPA
NË GJURMËT E GRAVE TË RRALLA
A
lketa Xhafa Mripa është artiste dhe aktiviste e njohur edhe përtej kufinjve të diasporës, e fokusuar në çështjet e të drejtave të njeriut, identitetit, kujtesës, gjinisë dhe emigrimit. Një aktiviste e zellshme e një nga zërat më me ndikim në Kosovë, e cila përmes artit dhe aktivizmit të saj ka kontribuar në fuqizimin e grave dhe komuniteteve të margjinalizuara. Një grua e guximshme që bën artin të buçasë atë që fjalët as nuk mund të pëshpërisin. Publikimi i librit ‘Vepra e saj - 100 gratë pioniere të Kosovës’ është përpjekja më e fundit e Alketës për të na njohur më mirë me historitë personale të 100 grave pioniere nga Kosova, që me mund të madh e vullnet të palëkundur çuan përpara ëndrrat e tyre të guximshme e që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në shoqërinë kosovare. Ato vijnë me kontribute në fusha të ndryshme, që nga arti, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti e deri te forma të llojllojshme të aktivizmit shoqëror. Libri ka në fokus edhe fëmijët, pasurimin e diturisë së tyre, me qëllim që t’i njohin e të frymëzohen nga arritjet e këtyre grave të zonja, të cilat me mund të madh prekën majat e profesioneve të reja e të vjetra. Ndonëse mijëra gra meritojnë të jenë pjesë e librit, Alketën e lehtëson fakti se zëri i tyre do të ketë hapësirë në vëllimet e mëpasshme. Këtë na rrëfen sot Alketa!
Jam e bindur se edhe sikur të mos isha artiste,edhe sikur idetë e mia të mos ishin shkrim, projekt a instalacion, prapë do të ekzistoja përmes artit.
Vjeshtë 2021
Po mos të ishe ti autorja e këtij libri, do të të gjenim si personazh doemos. Si do ta kish ënda të t’i njihnim kontributet? Përmes artit, sigurisht. Jam e bindur se edhe sikur të mos isha artiste,edhe sikur idetë e mia të mos ishin shkrim, projekt a instalacion, prapë do të ekzistoja përmes artit. Për mua autorësia nuk ka shumë rëndësi, edhe pse shpesh ndodh të jetë e nevojshme të theksohet, kur dihet sa të ndjeshme mund të jenë temat me të cilat përballem gjatë punës sime.
Një libër për ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që lanë gjurmë në shoqërinë kosovare. Kujt i drejtohet realisht ky libër? Gjeneratave të reja dhe atyre që ëndërrojnë të ardhmen e tyre. Fëmijëve. Lexueses së re, mbi të gjitha. Por edhe shoqërisë, si një mundësi për të kujtuar kolektivisht dhe për të mbajtur gjallë veprën e tyre. Po një libër për veprimtaret shqiptare, a thua do të vijë së shpejti? Çdo herë e mednoj, por shpresoj se do realizohet një ditë. Një libër ose projekt tjetër multidimensional për veprimtaret në Shqipëri do të ishte realizim i një ëndrre të kahmotshme. Historia e vajzave dhe grave nga Shqipëria e shekullit XX është aq e bujshme, saqë ka formësuar gjenerata veprimtaresh edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Ç’vlerë ka për një komb lartësimi dhe kujtesa e veprimtareve, e grave që nuk tuten kollaj? Vlera kryesore është gruaja, por
edhe më shumë fuqia e guximi i saj. Gruaja për mua është shtylla kurrizore e një shoqërie. Në një periudhë bashkëkohore, kur ajo ende vazhdon të shtypet, të dhunohet e të vritet, lartësimi dhe kujtesa e gruas veprimtare është më i domosdoshëm se kurrë. Aktive për mbi 15 vjet, tek ndërthur artin me të drejtat e njeriut, identitetin, kujtesën, gjininë dhe migracionin. Ku fillon e ku mbaron zemra, guximi e zotimi i një aktivisteje kaq gjithëpërfshirëse? Gjithçka fillon nga të qenit grua, pastaj nënë. Kam lindur e jam rritur në kohëra shumë të vështira për popullin tim, dhe sakrifica e tyre për t’i mbijetuar atyre vështirësive më ka bërë shumë të fortë dhe më të guximshme si zë, si grua dhe si artiste. Por zemra, guximi dhe zotimi ndaj rolit që kam nuk mendoj se mbarojnë në një pikë të caktuar. Ato veçse bëhen çdo ditë e më të forta dhe marrin forma të ndryshme, gjithnjë e më të artikuluara në raport me përkushtimin tim si aktiviste.
A ndodh rëndom në Shqipëri e Kosovë që mungesa e të drejtave dhe lirive të grave ngjall më së shumti pezmatim e përbuzje, por jo revoltë të mirëfilltë për një ndryshim? Është e pritshme dhe shpesh e rëndomtë që të drejtat e tyre ngjallin përbuzje, madje edhe atëherë kur vërtetohet plotësisht se gruaja është viktimë e sistemit ligjor bashkëkohor. Zëri aktivist është shumë i pranishëm, sidomos nga gratë shqiptare, si në Shqipëri, edhe në Kosovë, por nevojitet më shumë përkrahje për t’i zgjeruar protestat e tyre ndaj këtij sistemi të padrejtë shoqëror e ligjor. A po gjen feminizmi përkrahjen e duhur në Kosovë? Për mua, Kosova ka feministë të jashtëzakonshëm, gra e grupe grash që lobojnë vazhdimisht për të drejtën e gruas, e fatkeqësisht më shumë për padrejtësitë që u bëhen atyre. Unë gëzoj një bashkëpunim të madh dhe mjaft të vlefshëm me komunitetin aktiv e feminist në Kosovë. Por se duhet të ketë më shumë përkrahje, këtë mundohem të vërtetoj e të theksoj çdo ditë. Mes Londrës e Prishtinës: ç’të mirave u gëzohesh dy shtëpive të tua? Prishtina, Kosova dhe njerëzit e mi në Kosovë, mbi të gjitha, janë vatra e identitetit tim. Nuk ka ndjenjë që mund ta zëvendësojë lidhjen time me Kosovën. Londra është organ i historisë sime si artiste, si nënë, si grua, por me Kosovën jam ajo që jam. 79
Vjeshtë 2021
MANJOLA LLOJA NË 1001 ANGAZHIME PROFESIONALE E SHPIRTËRORE 80
Vjeshtë 2021
M
anjola Lloja ka studiuar sociologji, por e gjithë përvoja e punës tashmë më shumë se 25-vjeçare ështe fokusuar te komunikimi. Në një trekëndësh mes medias, shoqërisë civile dhe biznesit, puna e saj lidhet me vëzhgimin dhe promovimin e ideve, të individëve dhe praktikave të mira. Përveç punës si specialiste komunikimi, Manjola është bashkëthemeluesja e “NjiMar, NjiMrapsht”, e para nismë private për të krijuar një hapësirë ekspozimi e ndërveprimi mes artizanëve e artistëve të pavarur shqiptarë. Ajo beson se mësohet shumë më tepër duke provuar dhe se çdo përvojë (sidomos e pasuksesshme) ka diçka për të treguar, ndaj e konsideron veten si një “learning by doing” të përhershme. Manjola, e njohur ndryshe edhe si vajza e festivalit të fëmijëve në Shkodër, ka qenë pjesë e revistës sonë përmes shkrimeve “Të vërtetat e thjeshta”, dedikuar komunikimit me fëmijët. Ndërsa në këtë numër, mund të lexoni një intervistë që realizuam me të në përpjekje për të njohur më nga afër arritjet e sfidat e saj.
NjiMar, NjiMrapsht është ndoshta sipërmarrja më e madhe e më e guximshme e jetës sime. Manjola, nuk është e vështirë të kuptohet se je nga Shkodra, se e vë në dukje në çdo dalje tënden. Ama shumicën e veprimtarisë e ke në Tiranë. Si është raporti yt me këto dy qytete? Unë kam lindur në Shkodër e kam jetuar atje deri ditën kur nisa studimet në Univerisitetin e Tiranës, në tetor të 1996-s. Prej atëherë, në Shkodër jam kthyer o për pushime, o për Festivalin e Fëmijëve, apo ndonjëherë, rrallë, edhe për
angazhime profesionale. Në gjithë marrëdhënien time me qytetin, gjithmonë kam pas prirjen të shoh e të jetoj gjërat e bukura. Kam jetu me art që fare e vogël në ish-shtëpinë e pionierit, pastaj edhe në Radio Shkodra dhe në Teatrin Migjeni. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me dashuri e vëmendje, në shtëpi sigurisht, por edhe jashtë. Shkolla 8-vjeçare “7 Nëntori” e asaj kohe ka qenë një vend shumë i dashur për mua. Zysh Sllafka e fillores, zysh Merita e muzikës dhe shfaqjeve artistike, zysh Shpresa e klubit letrar e recitimeve, zysh Nezi e aktiviteteve, apo edhe zysh Terezina e matematikës, janë një ansambël njerëzish që besoj kanë ndikuar shumë në formimin tim. Më vjen shumë keq të them që nuk kam të njëjtat përjetime nga gjimnazi. Edhe aty padiskutim që kam patur mësues shumë të mirë, zysh Neta e biologjisë, zysh Sllavica e frëngjishtes, Ela e filozofisë, Afërdita e fizkulturës e Natasha e historisë, por klima në përgjithësi në gjimnaz, ka qenë larg asaj që tani si e rritur, do të doja të kishte qenë. Ishin vite të vështira për të gjithë,në nivel mësimdhënieje dhe raportesh në edukim them, se në jetën sociale mendoj që adoleshenca ime ka qenë fantastike. Plot me përjetime dhe gabime të reja, po asnjëherë të pakthyeshme. E mbushur me njohje e përvoja që veçse ndihmuan në formësimin tim. U zgjata pak, më kapi vrulli i kujtimeve... ajo që desha të them në fakt, për Shkodrën e marrëdhënien time me të, mund të shprehet më shkurt kështu: Unë e dua shumë, e njëkohësisht nuk e duroj dot në disa gjëra qytetin tim të lindjes. Më pëlqen pafund atmosfera, natyra, humori i njerëzve, arti, dëshira për jetë e për të bukurën me të cilën të mbush...por nuk e
dua fare ngadalësinë me të cilën ngjarjet zhvillohen aty, bisedat e vogla..si një humbje pafund energjish që s’çojnë askund. Është nga ato dashuritë që pret të jenë perfekte, e kur normalisht nuk janë si i pret, bëhen penguese. Ndaj më duket se gjithë vitet e mia aty i kam përdorur për t’u mbarsur me ide e frymë të mirë, që më tërheq me u kthy herë pas here, për me sjellë diçka të mirë, për me bë diçka të bukur..e pastaj me ikë prapë. Për Shkodrën më merr malli qysh pa u nisë me ikë, por kam qenë 18 vjeçe kur kam mendu se është një qytet i vogël..e ashtu e mendoj ende. Unë du me ecë..më pëlqen shumë me ecë në këmbë e me zgjidhë gjithë mendimet e dilemat e mia ashtu.. nganjëherë edhe me mbaru të gjitha punët që mund t’i bëj pa u ulë...e Shkodra nuk më duket ende se ka aq shumë hapësirë që unë me ecë. Dikush mund ta lexojë këtë si mungesë mundësish për punë, kontakte, zhvillim. Tani ndoshta edhe unë..ama 18 vjeçe mendoja me ikë, se s’kisha ku me ecë, e kjo s’ishte hiç metaforë. Kurse Tiranën nuk e dua hiç, ama e duroj, edhe ajo më duron mua. Jemi partnerë “biznesi” ... Kam ku eci pafund, 20.000 hapa në ditë janë mesatarja ime e pasforcuar...edhe aty i kam nisë, lënë në mes apo përfundu të gjitha përvojat e mia profesionale, e prapë kam mundësi me nisë të reja. Qyteti s’flen kurrë, e unë kam ende nevojë për këtë. Nuk e kisha menduar ndonjëherë kështu marrëdhënien me një qytet, kaq fizike them. Zgjodhe të studioje sociologji, edhe pse shumë përvoja i kishe në art. Nga buron prirja jote për t’u marrë me art? Angazhimi me ish-shtëpinë e pionerit besoj ka qenë kultivimi i artit dhe domosdoshmëria e pranisë së tij në jetën time.Unë kam patur veç një mësues që e veçoj në jetë. Është shumë e çuditshme 81
Vjeshtë 2021
marrëdhënia me të, edhe pse kurrë nuk e pata mësues të drejtpërdrejtë, sepse unë recitoja e prezantoja, ndërsa ai merrej me muzikën, edhe pse për më shumë se njëzet vjet mësova prej tij duke qenë bashkëpunëtorë, edhe pse tani nuk është më fizikisht...Kujtim Alija është për mua i vetmi njeri që më ka ndikuar thellësisht në dëshirën për t’u marrë me art e me veprimtari për fëmijë, edhe që dashurinë për Shkodrën ma ka injektuar vit pas viti, edhe ma ka kthyer në domosdoshmëri përpjekjen për me ndihmu sadopak që me sjellë gjëra të bukura në vendlindje.
sërë institucionesh kujdeseshin në detaje për realizimin e tij, vitet 90 e në vijim janë një histori mbijetese, që veç pasioni mundet me i përballë, ndaj sinqerisht ky festival për mua personalisht ka qenë një shkollë e fortë si me ecë para, me u përshtatë pa ndryshu thelbin e me marrë përgjegjësi përtej vetes e punës tënde. Në qershor kemi edicionin jubilar, shumë punë deri atëherë, por puna s’është kurrë problem. Marrëdhëniet me njerëzit e institucionet janë sfida, por edhe adrenalina e këtij angazhimi.
Manjola, përveç Festivalit të Fëmijëve si angazhim shumë domethënës dhe punës si specialiste komunikimi, ti je një nga bashkëthemelueset e “NjiMar, NjiMrapsht”, të parit dyqan që bashkonte punimet artizanale të prodhuar në Shqipëri. NjiMar, NjiMrapsht është ndoshta sipërmarrja më e madhe e më e guximshme e jetës sime. Me Anisën, motrën time arkitekte, ne deshëm dhe krijuam të parën hapësirë që bashkoi artizanët nga çdo cep i vendit. Prodhuam e tregtuam të parat suvenire ku bëheshin bashkë
E ja ku erdhëm te pyetja për Festivalin e Fëmijëve. Ju e shihni veten edhe përmes tij apo jo? Ju më pyesni për Festivalin e Fëmijëve. A s’keni frikë se kjo intervistë s’do mbarojë kurrë?! Bëj shaka, unë flas shuuuumë, jam e ndërgjegjshme për këtë. Ama flas veç për ç’ka kam në zemër ose ç’ka më revolton shumë. Me vitet që kalojnë, kam zgjedhë me folë më shumë për ç’ka më pëlqen..i bëj më mirë vetes, edhe të tjerëve kështu mendoj. Ndaj për Festivalin e Fëmijëve në Shkodër mundem me thënë shumë. Ne bëhemi gati për edicionin e gjashtëdhjetë. Si ta mbajmë të re diçka që ka kaq shumë përvojë? Si ta kthejmë këtë skenë trampolinë artistësh prej më shumë se gjysëm shekulli në vëmendjen e publikut, të medias...si të arrijmë t’i afrojmë fëmijët spektatorë te fëmijët e talentuar që janë pjesë e çdo edicioni? Si koordinatore e tij, këto janë gjërat që mendoj përditë, nuk du me bë heroinën, fare...ama nuk duroj dot kur dikush pretendon me e gjetë të gabuar, apo të dalë mode përpjekjen e 30 viteve që këtë ngjarje kulturore me e forcu e me e çu përpara. Pas një tradite 30-vjeçare ku një 82
Rrjetet tuaja sociale janë të mbushura me promovim ngjarjesh kulturore që ndodhin në Shkodër, Za Fest, promovime librash e dokumentarësh, ekspozita, nisma rinore...edhe shumë muzikë. Është pjesë e punës suaj kjo? Ma bëjnë shpesh këtë pyetje. Jo, nuk është pjesë e punës sime. Është angazhim qytetar dhe dëshirë e vazhduar për të promovuar gjëra të bukura, njerëz e ngjarje. Më vjen e natyrshme kjo. E siç thashë në fillim, Shkodrën mundem me e pa veç mes këtyre syve.
puna e disa artizanëve, teknika të ndryshme, materiale të ndryshme. Synuam ta sillnim traditën në përditshmëri dhe t’i jepnim cilësi e krenari prodhimit vendas. Shumë e lodhshme, shumë e bukur. Siç e shihni, po flas në të shkuarën. Nisja e pandemisë e mbushi kupën e dyshimeve nëse duhet ta mbanim hapur më dyqanin tonë. Përtej një emocioni të madh, edhe një ndjeshmërie të fortë, na duhej të merrnim një vendim të arsyeshëm. Dyqani po na merrte shumë kohë, edhe para, edhe përkushtim, sepse
Vjeshtë 2021
më shumë se një pikë shitjeje, ne ndërtuam një lëvizje, që kërkonte të edukonte artizanë e klientë, e nganjëherë edhe institucione. E kjo ishte e pamundur...duhet me qenë realist me veten. Një biznes i vogël nuk mundet të ndryshojë aq shumë mentalitetet, sa të krijojë një klimë fitimprurëse. Nga ana tjetër synuam të punojmë online. Është totalisht demotivuese të shohësh sesi shumë kush shet përmes instagramit shumë më shumë, edhe pse artikujt nuk kanë cilësi, edhe pse marketingu është shpesh herë banal, pa paguar asnjë detyrim në shtet, pa iu përgjigjur fare pakënaqësive të klientit... Mendoj se në realitetin tonë është ende shpejt, mungojnë rregullat e lojës. Ose më mirë të them, ne provuam me rregulla të tjera, tregu sot dominohet nga të tjera. Mirë a keq, në mendimin tonë, kjo s’ka rëndësi. Tregu e rregullon vetë si funksionon. Për këto e plot arsye të tjera, ne hoqëm dorë. Po më thua që u dorëzuat? Duhet kurajo për të hequr dorë. Ua them shpesh vajzave të reja që kam takuar për shkak të angazhimeve të mia si mentoruese. Vërtet kur nis një përvojë të re, ka shumë gjëra për të menduar. Ideja që ke, do shumë mendim për ta kthyer në biznes apo në një nismë konkrete që funksionon. Ama, pasi ke menduar në detaj çdo gjë e je përpjekur pafund, e sërish ideja jote nuk po funksionon, këshilla ime është mos me e mbimendu. Ideja jote nuk duhet me të mbizotëru mendimet e lëvizjet e tua. Duhet ta lejojmë veten me kuptu kur është koha me thënë mjaft e me heqë dorë. Ideja jonë s’mundet me u bë pengesa jonë. Madje unë prirem ta shoh këtë si fitimprurëse. Nuk do të humbim më kohë, përpjekje e ndoshta edhe para, ndaj me heqë
dorë mundet me qenë një gjë shumë e mirë. Duhet përvojë të arrish në këtë qasje, edhe guxim do të thoja, por sinqerisht unë mendoj se me heqë dorë, tregon karakter të fortë. Nuk ka asgjë të tmerrshme këtu. Nuk po them të dorëzohem. Po them thjesht me heqë dorë nga një ide e me nis një tjetër, nga e para, me më shumë njohuri, me më shumë përvojë. Me i dhënë vetes mundësinë me pasë një ëndërr tjetër, e pse jo me bë gabime të reja. A është Kulturalist ëndrra e rradhës? Albanian Creative Industries Incubator (ACII), që është inkubatori i parë në Shqipëri në fushën e industrive kreative, është projekti ynë i radhës, i gjithi i ndërtuar online. Ishte shumë përvojë e grumbulluar me NjiMar, NjiMrapsht dhe nevoja për t’iu përshtatur kohës, ndaj nisëm bashkëpunimin me CULTURALYST nga SHBA, dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim, kemi ndërtuar një platformë, e hapur për anëtarë nga i gjithë vendi, të të gjithë moshave e profileve dhe pa asnjë kosto financiare për ta. Ky projekt ka si qëllim mbështetjen dhe promovimin e të gjithë atyre që duan të krijojnë biznesin e tyre në fushën e industrive kreative dhe krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për bizneset e lidhura me sektorin e industrive kreative. Platforma shërben për të rritur njohjen e secilit artist e artizan te publiku, për t’i njohur anëtarët me njëri-tjetrin e për të shpërndarë informacione të dobishme për ata që duan ta kthejnë idenë e tyre në biznes. Projektit një vjeçar po i vjen
fundi e ne kemi kuptuar se kjo në fakt është një periudhë e shkurtër që duhet pasuar patjetër me të tjera etapa. Ne duam që ky inkubator të mos mbetet i tillë apo të zbehet, por të shtohet e forcohe,t pasi nevoja është realisht shumë e madhe dhe të rinj që duan, si të pavarur, të provojnë veten në art e artizanat ka gjithnjë e më shumë. Shpresoj vërtet të jetë kështu e të keni ndihmën e mbështetjen e duhur për t’ia dalë. Një pyetje personale për ta mbyllur. Dy vajzat e tua, marrëdhënia me to, si gjehet koha e çfarë është më e rëndësishme? Prindërimi, përveç një kënaqësie krejt të veçantë, është përgjegjësi, edhe ndërveprim me fëmijët. Nuk besoj se kam shumë receta për të dhënë në këtë drejtim. Ajo që kam kuptuar me kohën që kalon ka të bëjë me domosdoshmërinë e komunikimit të vazhdueshëm, praninë me kohë cilësore dhe modelin që fëmijëve iu japim përmes asaj që bëjmë. Mundem me thënë që sfidat e mia janë mos me humbë veten duke u kujdesur përmes sakrificash për to, sepse besoj se një mami e plotësuar, është një prind shumë më i mirë si model; me pasë parasysh se Hana e Buna janë individë më vete, me prirje e pritshmëri specifike, jo zgjatime tonat; e me u përpjekë mos me bë dy herë të njëjtat gabime. Pjesa tjetër është shumë, shumë dashuri e vëmendje. Faleminderit shumë për kohën dhe mendimet që ndave me ne! Faleminderit ju shumë, për vëmendjen dhe gjithë ç’ka bëni ditë pas dite!
83
Vjeshtë 2021
INA GJONÇI Nën bindjen se arti mund të ndryshojë botën I
na Gjonçi u takon emrave të aktorëve që nuk dinë të pushojnë. Puna i është kthyer në lajmotiv të ditës e mbi të gjitha në një mision udhërrëfimi për artin e vërtetë. Përveç dashurisë së pazëvendësueshme për teatrin, Ina beson shumë që projektet e saj “kamikaze”, ato shfaqje të punuara vetë për veten e saj, krijojnë një urë lidhjeje mes publikut dhe disa emrave që i (duhet t’i) përkasin pop-kulturës vendase. E tani zërin e saj karakteristik mund ta dëgjoni dhe në radio, me stand-up e saj, i pari në Shqipëri i konceptuar nga një grua, i prezantuar nga një grua, me në qendër marrëdhëniet apo situatat e përditshme me të cilat ne gratë identifikohemi lehtë. Ajo do të jetë përherë rebele, e dëlirë ndaj artit të vërtetë dhe plot pasion për punën e saj: një artiste që beson fort se arti mund ta ndryshojë botën. Nga zuri fill dashuria për skenën, aktrimin e teatrin? Besoj se nga dëshira ime për ndryshim: që në fëmijëri, ëndrrat për profesionin e së ardhmes kalonin ne lehtësi nga shitëse frutaperimesh në treg te mjeke kirurge. Më pëlqen “të ndërroj lëkurë”. Sfidat më të ashpra që has një aktor i ri në një vend si i yni? Me gjithë dashamirësinë, por ja për shembull unë jam diplomuar në 2008-n, kam qenë e pranishme në 84
skenë, e të cilësohem ende “aktore e re” është tregues i mungesës së një rregullatori brenda komunitetit. Më shumë se mua, kjo dëmton ata që janë vërtet të sapodiplomuar, pasi i vendos në pozitat e një pritjeje pa afat. A kanë qenë investimet në art të një rëndësie periferike tri dekadat e fundit? Arti është një nga mjetet që ngre problematika e kërkon të vërtetën. Andaj besoj që duke investuar pak për të, në fakt dëmtohet një nga format më të fuqishme të lirisë. Dramaturgjia e huaj, e kohës sonë, ka kapërcyer teatrin që vë në pikëpyetje njeriun, jetën, tjetrin. Tashmë, dramaturgë si Lin Notixh apo Ki Tempest, e kërkojnë përgjigjen nga sistemi. Në këtë aspekt besoj se ka ardhur çasti që teatri të shihet nga publiku si mënyrë për t’u shprehur e jo si argëtim. Zonat rurale përjetojnë një terr të jetës artistike, për hir të së vërtetës, dhe arti perceptohet si diçka shtesë, dëfrim e hera-herës si luks. Në këndvështrimin tuaj, çfarë e ligjitimon privimin prej artit njeriun e zakonshëm? Kohë më parë, gjatë një interviste në një ekran, u shpreha se bashkatdhetarët e mi nuk duhet ta shohin veten si qenie me kërkesa bazike si mbushja e barkut, pasi kjo na bën të vegjël e lehtësisht
të manipulueshëm. Komentet, më kritikonin si të pandjeshme ndaj realitetit të atyre që vuajnë për bukë. Duke qenë se jo vetëm mendimi kthehet në fjalë, por edhe fjala kthehet në mendim, e më pas mendimi në veprim, e veprimi në sjellje, në vazhdën e kësaj inercie mbarsur me përparësi të tjera, duket se ka pak vend për artin. Arti nuk është veç argëtim, mbetet një formë e sofistikuar, po aq sa modeste për të ndryshuar botën. Sa ka funsionuar kjo lloj proteste në vendin tonë? Jemi në të njëjtën mendësi. Publiku e do teatrin, dhe këtë kam rast ta shoh çdo fundjavë në sallën plot teksa shfaqet Edmond. Por do të ishte e trishtë që të ardhmen e kulturës ta lëmë në dorën dhe dëshirën e mirë të spektatorit. Ne kemi për detyrë të jemi udhërrëfyes. Andaj në çastin që u bëra pjesë e Teatrit Kombëtar, pas pak minutash entuziazmi të natyrshëm, më kaploi ajo ndjesia e përgjegjësisë, teksa vetëdijësohesha që tashmë isha pjesë e një institucioni kombëtar. Ndonëse përkushtimin ndaj teatrit e shoh jashtë matricës institucionale, cilësimi “kombëtar” është diçka tjetër. Duket qartë se kultura masive e drejtuar nga konsumimi ka ndikuar në deformimin e kulturës dhe të shijeve. A është kjo një lloj totalitarizmi për të na brutalizuar
Vjeshtë 2021
Do doja shumë që në projektet e mia “kamikaze”, pra shfaqje të punuara vetë për veten, të krijoj një urë lidhjeje mes publikut dhe disa emrave që (duhet t’)i përkasin pop-kulturës vendase
85
Vjeshtë 2021
ndjenjat? Teksa po ndaja një video me sugjerime letrare që flasin shqip, në hyrje po kristalizoja pikërisht ndjesinë e përhumbjes së shijeve− edhe rënia e kalendarëve artistikë gjatë pandemisë ndikoi−ca nga modelet televizive dhe ca nga referenca kulturore të huaja që me gjithë realitetin globalist mbase nuk i flasin si duhet ADN-së sonë ballkanase. Andaj do doja shumë që në projektet e mia “kamikaze”, pra shfaqje të punuara vetë për veten, të krijoj një urë lidhjeje mes publikut dhe disa emrave që (duhet t’)i përkasin pop-kulturës vendase. Si lindi ideja për të realizuar një stand-up? E pse pikërisht në dhe jo në televizion? Në fakt nisi gjatë pandemisë nga dëshira për të thënë “timen” në një kohë heshtjeje të plotë. Rregullat e pandemisë lejonin shfaqje të vogla, në hapësira të hapura, me pak spektatorë. Sipas llogarive, mund të realizoja veç diçka me një personazh, pra me veten. Stand-up/cabaret është gjini më vete e nuk është e thënë që një aktor të gjendet mirë me të. Por ja që, duke qenë se unë gjithnjë shkruaja për të tjerët, vendosa të shkruaj për veten. Në një kohë “maskash” zgjodha të isha vetja e të sillja diçka origjinale, të lehtë e të realizueshme. Ndjesia e mirë e stand-up live, më zhvendosi në një ekran e pastaj në radio. Mediumi pak rëndësi kishte, rëndësi kishte të “flisja”.
86
Tematika me mesazhe e simbolikë e duket se në qendër mbetet gruaja, edhe prej përvojës personale. Pse kjo zgjedhje? Nuk është se besoj shumë tek revolucionet rastësore apo të udhëhequra nga një figurë. Ndryshimet vijnë gjithnjë si pasojë e shumë faktorëve, ndaj nuk është se synoja ndonjë “lëvizje pro-gruas”,
por humori në Shqipëri zakonisht ka protagonistë djemtë. Jo vetëm humori, por përgjithësisht arti është e vërtetë që ka një kahje gjinore. Ndaj më shijoi ideja e diçkaje nga një grua, për gruan. Veç kësaj besoj fort që duhet mençuri e guxim për të qeshur me veten. Teksti më i bukur i dramaturgjisë botërore e vendase që ke interpretuar? Blanche, “Tramvaji me emrin Dëshirë” Olimbia, “Karnavalet e Korces”
Si qëndron zemra juaj mes filmit dhe teatrit? Unë jam natyrë e guximshme, por zakonisht dua atë që njoh më mirë. Teatrin e njoh më mirë dhe e dua më shumë, për pasojë. Tre rolet dhe shfaqjet më të dashura për ty? Natasha te “Tri motrat”, me regji nga Hervin Çuli, ka qenë një sfidë e bukur, një projekt i madh, me një regjisor me të cilin ndaja të njëjtat shije artistike. Harper tek “Engjëjt e Amerikës”, me regji nga Arben Kumbaro, ishte një tjetër mundësi e artë, pasi ky tekst i Tony Kushner si dhe puna me një regjisor si Kumbaro, ishin një privilegj. Nga ana tjetër personazhi i Blanche tek “Tramvaji me emrin Dëshirë” nga Kiço Londo më ka mësuar shumë nga ana njerëzore. Pas një dite pune të lodhshme provash, me çfarë i gëzohesh kohës së lirë? Kohë e lirë?! Cfarë do të thotë kjo?! Unë në kohë të lirë…punoj!!!
Vjeshtë 2021
Për gratë nga një grua Unë jam një grua e vogël, më e madhe se mentaliteti i keqbrumosur, më e madhe se stereotipet gjinore e paragjykimet, më e madhe se barrikada “Hesht” që më vendoset sa herë që dua të flas, të them një të vërtetë... Jam më e madhe se diskriminimi gjinor, pabarazia dhe meshkujt që egërsohen kur u lëkundet patriarkia. Jam e madhe tashmë edhe për kukullat dhe enët e kuzhinës rozë që më dhuronin për të luajtur, edhe pse unë dëshiroja makinën blu që kisha parë në vitrinën e dyqanit ku kaloja gjithnjë... Por unë isha një vajzë, dhe vajzat nuk luajnë lojra djemsh! Harronin që kështu më jepnin një mesazh të shtrembëruar të identitetit femëror, harronin që
më diktonin rolin në shoqëri, më përgatisnin për një jetë që zhvillohet brenda familjes, brenda katër mureve! Me vetëdije a pa vetëdije, e bënin! Por unë sot jam më e madhe... Madje, mbaj mend se njëherë kam qenë edhe më e madhe se fraza “Ti nuk mundesh” e zërat sabotues që kanë dashur t’më mundin ëndrrat. Dhe po, atë ditë nuk i kisha takat. Më kishin lartësuar ëndrrat që i ndihmova të frymojnë... Unë kisha hipur mbi ëndrra dhe ishin fort të qëndrueshme, se bazamenti ishte besimi në vete... Dua t’më lexosh tani nëse në nyje të stomakut ndjen atë athtësirën e një paragjykimi që t’ka ndrydhur, t’kanë bërë të ndihesh e pabarabartë apo kanë vënë dorë mbi ty.
Vendos lumturinë si prioritetin tënd më të madh, shtoje në fillim të listës së gjërave që do. Duaj veten tënde, sepse ajo do të jetë shtëpia jote e përhershme. Mos i dëgjo kurrë fjalët përbuzëse apo paragjykuese, ato nuk duhet të ndikojnë në potencialin dhe vetëbesimin tënd! Ngrije zërin nëse t’kanë bërë të ndihesh e pabarabartë dhe inferiore ndaj një mashkulli. Tundja mirë themelet patriarkisë, se barazia gjinore duhet të shihet si një parakusht i rëndësishëm që një shoqëri të zhvillohet dhe të bëjë progres! Mos harro që të dua. Jam njëra prej jush. Andja Manja
Largohu.
87
KRIJIMTARI ARTISTIKE ZADRIMA
Thurjet e mëndafshta të Terezës Tezgjahu, një pajisje artizanale prej druri, gjendej pothuajse në çdo shtëpi të të gjitha zonave të vendit, si: Vlora, Gjirokastra, Fieri, Berati, Kruja, Lezha, Tropoja, Kukësi, etj. Tezgjahu mbetet një traditë e trashëguar, ku qëmoti vajzat dhe gratë endnin veshje për nevojat e familjes dhe të të afërmve të tyre. Gjithashtu tezgjahu është përdorur dhe përdoret ende për qilimat, sixhadet, por edhe për veshjet popullore të punuara me një larmi ngjyrash dhe modelesh. Veçanërisht Lezha është e njohur për punimet e artizanatit. Atje gjendet Qendra e Artizanatit– Artistike-Zadrima. Ky vend i bukur është një laborator ku pronarja, Tereze Gega, një nga rrobaqepëset dhe diazajnueset më të mira në Shqipëri, realizon punime artizanale tekstili, rroba të ndryshme si dhe aksesorë, edhe falë ndihmës së grave të tjera. Me anë të disa pajisjeve të thjeshta, kallama, shkopinj, dërrasa, tuba e litarë mund të realizohen prodhime të veçanta, të bukura dhe të larmishme që konkurrojnë edhe markat më të famshme. Kjo traditë që breza më parë filloi për mbijetesë e vazhdoi si zejtari, tashmë është kthyer në një art të mirëfilltë për Tereze Gegën. Historia e “Artistike Zadrimës” nis në vitin 1993, kur në fshatin Blinisht pranë Lezhës, Terezja nisi të punojë në tezgjah, duke krijuar punime të mrekullueshme. Falë ndihmës
së Misionit Katolik në Shqipëri, gra të tjera u ftuan të vinin e të punonin me Terezen, dhe në vitin 2006 laboratori u zhvendos në Lezhë. Falë Terezes, arti i vjetër i të punuarit të tezgjahut rifilloi nëpër fshatrat pranë Lezhës, dhe plot gra u përfshinë në procesin krijues në laborator, duke patur kështu mundësinë për të gjetur një punë. Sot “Artistike Zadrima” punëson rreth 20 gra, disa prej të cilave punojnë në shtëpi, ndërsa të tjera,
përfshirë Terezen, në dyqan. Nëse planifikoni të vizitoni Lezhën, mos harroni të përfshini në itinerarin tuaj një ndalesë në këtë laborator të bukur. “Artistike Zadrima” shet tekstile për shtëpinë, veshje tradicionale, shami, kuleta, çanta, veshje tavoline etj. Nëse doni të blini diçka autentike shqiptare, ky është vendi i duhur.
Vjeshtë 2021
Cili mbetet punimi më i veçantë që keni krijuar deri më tash? Cilin personazh të dashur publik, prej nga i cili keni marrë një porosi, do të veçonit? Si ishte për një ekonomiste në profesion t’i zëvendosonte shifrat e panumërta gri me një mori penjsh shumëngjyrësh? Pasionin për qëndistarinë dhe punën e dorës e kam patur që e vogël, pavarësisht nga profesioni si ekonomiste. Punën e dorës e kam dashur gjithmonë, por tezgjahun nuk e kam pas përdorur kurrë. Ndodhi që një murgeshë italiane, e cila jetonte në zonën time, erdhi një ditë tek unë, dhe më solli një model qilimi të punuar në tezgjah dhe më pyeti në dija ta bëja. Unë i thashë menjëherë po, pavarësisht se nuk isha dhe aq e sigurt nëse dija ta bëja mirë, por ime më që kishte thurur qilima me tezgjah, më ndihmoi që ta realizoja, dhe murgeshës i pëlqeu jashtëzakonisht shumë modeli. Kjo gjë më nxiti e më inkurajoi që të filloja të punoja ede unë në tezgjah. Më pas lindi dhe ideja që t’i shisnim punimet.
Punimet tona janë të ndryshme. Siç mund të shihet, kemi dalë pak nga tradita, sepse në Zadrimë këto produkte ishin të përdorura vetëm për pajën e vajzave, dhe ishin kryesisht mbulesa tavoline, peshqirë apo veshje. Ne i kemi dalë kësaj tradite dhe kemi ideaur produkte për meshat fetare, pelerina e gjëra të tjera. Por nëse do të duhej të veçoja njërin, është peshqiri i veshjes tradicionale zadrimore, i cili është punuar me fije shumë të holla pambuku, thuajse të padukshme për syrin dhe që kërkojnë një punë dore shumë të imët, por edhe mëndafshi mëndafshi natyral biologjik.
riprodhim para disa vitesh. Dhe me të kam krijuar këto shalle sërisht, që ngelin me një vlerë shumë të lartë, qoftë për materialin nga i cili përbëhen, qoftë për punën që kërkojnë në krijim, qoftë për simbolizmin që kanë në traditën zadrimore.
Ç’risi produktesh keni sjellë për artdashësit tuaj ndër vite? Puna jonë ka tërhequr kuriozitetin dhe interesin e shumë mediave dhe gazetarëve vendas, të cilët i kanë dedikuar kohë dhe emisione të veçanta, si për shembull Alma Çupi. Por një mike e vjetër e jona ngelet zonja Mimi Kodheli, që u bë një mike e dashur e cila ishte kandidate në zonën tonë dhe u dashuri pas punë. Akoma sot ngelet mike e
Sa kohë ju desh të përvetësonit tezgjahun dhe të porositë e para? Punimit të qilimit ja mora dorën shpejt, sepse peu është i trashë dhe puna ecën me një ritëm më të shpejtë. Puna u bë pak më e vëshirë kur nisa të punoj me motivet dhe tezgjahun zadrimor, që janë edhe dhe karakteristike të krahinës zadrimore ku ka lindur ky lloj punimi, dhe aty mu desh pak kohë sepse filluam jo vetëm të thurnim traditën, por edhe të kombinonim ngjyrat dhe të krijonim një larmishmëri tjetër punimesh, që të afronim sa në shumë klientelë.
Duhet të dini që përveç tezgjahut, edhe kultivimi e rritja e krymave të mëndafshit dhe nxjerrja e fijes së mëndafshit është një traditë e lashtë zadrimore. Traditë që shkoi gati në harrim, por që me shumë krenari them që e kemi risjellë në
vazhdon të na zgjedhë.
Si janë angazhuar konkretisht gratë e rrethinave të Lezhës me punimet e tezgjahut në punishten tuaj? 89
Vjeshtë 2021
Gratë janë kryesisht në fshatrat e Lezhës dhe të Shkodrës, dhe e kanë mësuar në mënyrë autodidakte punën e tezgjahut, por një numër të mirë e kemi trajnuar edhe ne pranë qendrës dhe kanë tezgjah në shtëpi. Punojnë në orë të caktuara të ditës, të menaxhuara nga vetë ato sipas ditës e impenjimeve që kanë. Me to ne ndajmë vetëm fantazinë e pëlhurës, por ndonjëherë edhe këtë e lëmë të
lirë, dhe marrim pëlhurat e endura gati për përpunim në qendrën tonë, ku krijojmë artikujt e ndryshëm për tregun. Kjo është një mënyrë e mirë për to, pasi me anë të punimit me tezgjah shtojnë diçka në të ardhurat e tyre ekonomike, mund të kujdesen ndërkohë edhe për fëmijët apo familjarët e tjerë dhe të marrin një pagë mesatare. 90
Kjo është me shumë vlerë për to, sepse bashkëpunojmë me disa gra prej 20 vjetësh dhe kjo na ka bërë si një familje e madhe, familja e tezgjahut zadrimor. A ka të rinj që shprehin dëshirën për t’u angazhuar në këtë sipërmarrje? Lidhur me risinë e produkteve jemi munduar gjithmonë të sjellim produkte të reja, më moderne, që ndërthurin traditën e Zadrimës me të renë moderne, në mënyrë që kjo të afrojë sa më shumë të reja, që t’i vlerësojnë punimet dhe t’i veshin e zgjedhin ato. Kjo gjë po ndodh me Amardin, linja e parë shqiptare e veshjeve moderne me pëlhura të endura me dorë në tezgjah. Kurse përsa u përket të rinjve si krah pune, si endës, ndiehet mungesa e të tyre në mësimin dhe trashëgimin e kësaj tradite, ndihet thellë. Kjo nuk mjafton të mbulohet me dëshirën tonë dhe vullnetin që të sjellim produkte të reja e moderne, por kërkon një angazhim të gjerë social e institucional, që të investojnë në mësimin e këtij zanati dhe të bëjnë që sa më shumë të reja t’i afrohen kësaj pune dhe të shohin se jo vetëm është e bukur, pjesë e traditës dhe kulturës sonëm por siguron edhe të ardhura
ekonomike. Endja në tezgjah ka të gjitha karakteristikat green, sustainable, ekonomi circulare, komunitet, që janë kaq shumë në fokus vitet e fundit. Nëse rruga nuk ndryshon, kjo traditë do të zbehet dhe do të humbasë. Si e shihni të ardhmen e këtij zanati? Unë kam njëfarë moshe dhe kam vite që e punoj, e dashuroj këtë punë, këtë zanat, do të doja që të afërmit e mi ta trashëgonin dhe ta përmirësonin këtë punishte,së cilës në 27 vitet e fundit i kam kushtuar punë, djersë e dashuri. Jam e bindur se ata do të jenë në gjendje ta marrin përsipër dhe ta përmirësojnë. Ç’duhet bërë për ta ruajtur e kultivuar ndër breza? Duhet të shtohet në gamën e trajnimeve dhe kualifikimeve profesionale edhe dega e punës me tezgjah, siç është ajo e rrobaqepsisë. Punishtja jonë është në gjendje ta ofrojë këtë (dikur e kemi bërë), dhe kjo do të bënte që shumë gra e vajza të donin ta mësonin, të merrnin një kualifikim profesional të njohur dhe të gjenin punë ose , pse jo, të vetëpunësoheshin. Gjithashtu dhe mbështetja e startupeve dhe ndërmarrjeve, punishteve të reja që do të trajtonin tezgjahun do të bënte të mundur që sa nl shumë ta zgjidhnin dhe ta përcillnin ndër breza, ta përfshinin ndër profesionet e tyre dhe ta përvetësonin.
Vjeshtë 2021
VITJOLA STEFANI ARTISTJA QË PIKTURON ME BOJRAT PREJ PYLLIT TË MAGJEPSUR Vitjola Stefani edhe pse mbaroi Akademinë e Arteve në Itali zgjodhi Fierin qytetin e saj të lindjes për të ndjekur pasionin e saj. Piktura për Vitjolën është pasioni dhe profesioni i saj, ku emocionet e ditës zgjedh t’i hedhë gjithmonë në telajo. Përveç telajos, Vitjola ka zgjedhur edhe pikturat në porcelan, të konceptuara si dhurata “handmade”, të personalizuara.
një botë ku, po u fute, nuk pranon të dalësh më!
Ç’peshë zë në shpirtin tuaj e vjetra, tradita dhe trashëgimia? A zë mjaftueshëm sa për t’ju frymëzuar? Si fillim, vetë teknika që unë punoj (pikturë në porcelan) është e vjetër. Mund të jetë modernizuar procesi i pjekjes, bojrat dhe materialet e tjera, por në thelb mbetemi te tradita e vjetër. Në këtë mënyrë është e pashmangshme lidhja me trashëgiminë. Unë mendoj që t’i kesh rrënjët tek e vjetra, të sjell më fuqishëm, më me guxim në ide të reja.
Si ndodhi që t’ju shtihet ndër mend se piktura është bërë posaçërisht për botën tuaj? Do të ishte bukur të më kishte shkuar mua ndër mend, por i pari që njohu botën time dhe pa dyshimin më të vogël besoi se unë isha bërë për botën e artit, ishte babai im. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi më njihte që në embrion dhe dinte çdo fantazi timen.
Me raste vijnë figura e dimensione modeste e klasike, me ngjyra të ngrohta. A është thjeshtësia një formë e sofistikuar e këtij zhanri krijues, xhanëm i çdo arti? Po, thjeshtësia është thelbi i krijimeve të mia, dhe unë mundohem t’i përmbahem këtij dimensioni.
Ç’sfida sjell të qenit piktore në vendin tonë?
Piktura në filxhanë çaji dhe me personazhe si prej Pyllit Magjik. Ç’botë do të na rrëfesh vallë? Botën time. Atë botë ku ekziston e bukura, magjikja, e thjeshta. Kush nuk do të donte të jetonte në botën e përrallave? Fëmijët kanë fatin të besojnë akoma në përralla, dhe të them të drejtën, megjithëse vitet ikin, nuk dua të largohem nga bota magjike e fatinave, elfëve etj. Është një botë plot ngjyra dhe emocione,
Sfida që i hasin gjithë sektorët e artiti. Në një vend ku kryefjalë është mbijetesa, nuk mund të bësh art të mirëfilltë, përveçse një art individual, që po ashtu mbetet në kufijtë e mbijetesës, nuk ka fuqi.
Cilat tema nuk do t’u ndahen kurrë pikturave tuaja? Nëse do të flisja për pikturat në porcelan, nuk do të ndahesha kurrë nga bota magjike e përrallave. Por, nëse do të flisja për telajon, janë dy 91
Vjeshtë 2021
figura që për mua ecin paralelisht, imazhi i kalit dhe i gruas. Të dyja për mua janë figura të forta, solare, të vështira për t’u dominuar, krenare, simbole të forcës dhe energjisë së madhe.
A ndieni se ka një lloj kaosi artistik në ditët e sotme? Zakonisht tranzicionet zgjasin në kohë dhe prekin më shumë artin e kulturën, edhe pse duhej të ndodhte e kundërta, pasi siç dihet artistët janë të parët që bëjnë revolucion.
Si mund t’ia dalë një artist të bindë masën për artin e vërtetë? Artisti është i lirë të shprehë artin, dhe masës i ngelet ta pëlqejë ose jo. Është një marrëdhënie që duhet të ecë paralelisht. 92
Vjeshtë 2021
Artizanët e vjeshtës… TË TË THURR NJË ËNDËRRZ BOHEMIANE? Çanta prej qeseje te punuara me gur, unaza teli, varëse rruazash, kukulla lecke, rroba për kukullat, ngjitje e vazove të mamit të thyera nga macja, deri në ciflat më të vogla (asgjë nuk hidhet poshtë në shtepinë e Ledias). Aventura e qepjes së një fustani për motrën me perden të cilën mami e kishte hequr vetem për ta larë i dha edhe më shumë hov pasionit për punë me shtiza, grep e qëndisje. Punimet e dorës u bënë më pas gjithmonë pjese e Ledias. Ehh! Shpikje e quan e ëma gjithmone, çdo gjë që del nga duart e saj. Pasioni me të cilin Ledia punon dhe për gjërat më të vogla, entuziazmi me te cilin ia tregonte “shpikjen” asaj, ishte njësoj sikur të kishte shpikur raketën. Ja pse gjithmonë është mbajtur në fis si vajza me ide kreative, detajiste deri diku “në fiksim”. E kështu u rrit duke dëgjuar shprehjen “Ledit i jepet doresh për kësi gjërash”. E më pas, vajza e vogël me pasionin për artizanatin u bë një profesioniste IT-je, por pa hequr dorë asnjëherë nga punët e dorës. Këtë e vërteton edhe blloku rozë në të cilin Ledia ka poezitë dhe prozat e shkruara në femijëri. Thonë që inxhinierët e kanë ARTin në shpirt e duket se Ledia vendosi ta kalonte nëpër duar. Çdo gjë nisi në një qoshe në kuzhinën e shtëpisë, dhe për këtë arsye sipërmarrja e
saj u quajt Nook(qoshe)-ly Crafts, ose ndryshe Artizanati i Qoshes. Punimet e Ledias kanë një stil bohemian e që karakterizohet si një stil dekori i thjeshtë, i çlirët, por që të jep mundësinë ta përdorësh me elegancë. Me dëshirën për ta parë sa më shumë të përhapur këtë stil në interior design dhe në organizime festive, Ledia angazhohet të sjellë teknikën macramé, që konsiston në gërshetimin dhe lidhjen e nyjeve të fijeve macramé, në punime të shumëllojshme. Ledia është akoma në fillimet e saj, dhe objektivi është nje studio artizanale e mirëfilltë. Shtëpinë e ëndrrave akoma s’e ka përfunduar, por dasmën e ëndrrave e bëri. Ishte dasma stimulim për të krijuar idenë e një dasme boho. U përfshi e tëra në gjithë festën e shijoi çdo detaj
boho që kish punuar me duart e saj, duke harruar që në fakt ato ishin filmime të cilat do te postoheshin në Instagram për qëllime biznesi. Pse zgjodhi pikërisht një dasëm bohemiane? Sepse është e veçantë, e thjeshtë dhe e bukur njëkohësisht. Është një stil dekori i frymëzuar nga natyra, sa romantik, aq edhe përrallor. Është edhe ekonomike. Kjo teknikë mund të përfshihet në çdo detaj dekori, për ambiente banimi ose biznese, duke filluar nga dekoret e varura në mur, gjethe macramé, abazhurë, tenda dekorative, lisharëse, mbulesa, perde, këllëf jastëku, aksesore dekori për dhomën e bebit, aksesorë dekori për kuzhinën, për tualetin dhe aksesorë dekorativë festiv. Gjithashtu mund të përdoret në organizimin e festave, si altarëkënd fotosh, tendë, mbulesë tavoline dekorative, aksesorë për serviset, aksesorë dekori për karriget, aksesorë veshjesh. Ka pafund përdorime që Ledia do t’i sjellë oak nga pak, dhe gjithçka punohet me dorë. Aktualisht, edhe pse punon tetë orë çdo ditë në profesionin e saj parësor si IT, Ledia gjen kohë të punojë edhe në qoshkën e saj të artit. Nuk ndihet aspak e lodhur, ndihet njësoj sikur sapo të jetë zgjuar në mëngjesm e çlodhur dhe gati për punë. Kjo gjë ndodh çdo pasdite deri pas mesnate. Dashuria dhe pasioni për sipërmarrjen e re bëjnë që të mos e ndiejë lodhjen e punës në pjesën e parë të ditës. Një bohemiane e vërtetë! E gjeni në Instagram: nooklycrafts
93
Vjeshtë 2021
mesazhin e saj. Duket se shijojnë e lezetojnë më tepër prej së largu thëniet në shqip e që vijnë në këtë formë kaq të veçantë.
SAPUNËT ME PËRBËRËS NGA KOPSHTI I SHTËPISË Anës i lindi shkëndija për të bërë sapunë me përbërës natyral nga pasioni i saj për natyrën e bimët, mundësia për t’i rritur vetë ato në kopshtin e saj dhe dëshira për të krijuar produkte porsi sapunët e parë të gjysheve. Të sajat mbajnë emrin “Handmade Jorean”. Paketimi minimalist dhe në respekt të natyrës për këto produkte të higjienës vetjake kanë ardhur natyrshëm, duke iu përgjigjur cilësisë së sapunëve që ajo prodhon. Përbërësi kryesor i sapunëve është vaji nga ullinjtë e kopshtit të Anës. Hap pas hapi, me përkushtim, ka krijuar sapunë për kërkesa specifike, duke shtuar vajra dhe bimë mjekësore si aloe vera, kamomil, sherebelë, qumësht dhie, rozmarinë, portokall, spirulinë etj. Ky rrugëtim ka qenë i shoqëruar me shumë vështiresi, por krijimi i një klientele të rregullt dhe komplimentat janë shpërblimi më i mirë për të. E gjeni në Instagram: handmade.jorean
PARRULLA SHQIP NGA SHTËPIA ME LIMONA Erinda Skënderi ka marrë iniciativën të stampojë thënie tipike familjare në lapsa. Sigurisht të gjitha thëniet janë në gjuhën shqipe e me idenë për ta sjellë në modë shkrimin në gjuhën amtare, jo në anglisht. Edhe pse me drojën se mos nuk e ka shkruar gramatikisht saktë, ngase është larguar nga Shqipëria që prej moshës dhjetëvjeçare, Erinda na propozon pikërisht këtë mënyrë për të dhënë 94
E gjeni në Instagram: oh.lulelule
PREJ PASIONIT DHE TALENTIT PIKTURAT E NURJETËS Nurjeta është nga Kavaja dhe krahas studimeve për
arkitektturë në vitin e tretë, kohën që i mbetet e shfrytëzon duke pikturuar. Pasioni per këtë art nisi në një moment të vështirë të jetës së saj. Për t’i bërë shoqëri të atit të sëmurë, ajo mësonte si të pikuronte nga videot tutorial në YouTube, dhe tek provonte me orë të tëra, i ati e shihte duke punuar dhe u shndërrua në kritikun, pse jo, në mësuesin e saj. Pas praktikave të gjata me orë, ditë e muaj, Nurjeta ia doli të krijojë besim për të nxjerrë krijimet e para në shitje. Mes shumë krijimesh që ka realizuar deri më tani, një nga të preferuarat e saj është piktura Plis e që u vlerësua në konkursin e Kilk. Kjo pikturë paraqet një fëmijë duke dhuruar një plis ditën e verës, në agim; plisi është një copë dheu me diçka që lulëzon mbi të (për të simbolizuar ardhjen e pranverës). Nurjeta gjithashtu krijon bizhuteri mjaft interesante me argjilë. E gjeni në Instagram: nuri.paints
Vjeshtë 2021
NJË KARTOLINË NGA VELIPOJA! Esmeralda Qerkepja është vajza pas punimeve tejet interesante me akuarel. Natyra është gjithmonë atje, duke i ngacmuar mendjen dhe emocionet. Esmeralda është rritur në një fshat turistik si Velipoja, ku natyra dominon gjithë vendin e ka energjinë e detit, të pyllit e të malit, që e mbushin me dashuri dhe i ushqejnë krijimtarinë. Është pikërisht ky vend që i jep qetësi dhe ide të reja krijuese. Duke nuhatur atë fllad deti të kripur e duke parë gjerësinë e tij në horizontin e pafundëm, Esmeralda e ndjen veten të vogël. Por janë zhurmat e fuqishme të dallgëve ato që i trazojnë mendimet. Ajo e do fort vendin e saj dhe bën aq sa ka mundësi për t’a promovuar, si përmes punimeve me akuarel, edhe përmes fotografive. Kartolinat që krijon paraqesin pamje të ndryshme të vendit, dhe përgjatë dy sezoneve verore janë pëlqyer shumë nga pushuesit dhe artdashësit. E gjeni në Intagram: esmmy_art dhe velipojaholics
TORTË ME… HMM… PELENAAA! Faretja jeton në Zvicër dhe është
nëna e tri vajzave. Ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për t’ju futur industrisë së dhuratave të personalizuara. Ajo prezanton një dhuratë tepër të veçantë për të sapolindurit: një tortë realizuar me pelena. Kjo dëshirë për të krijuar me pelena lindi si një inkurajim prej të gjitha mikeshave e familjarëve që e përgëzuan për idenë e pelenave në një formë torte, që veçse estetikës së një dhurate modeste rezulton mjaft e dobishme pas lindjes së bebushave. Krahas kësaj dhurate të personalizuar, Faretja nisi të realizonte edhe dhurata druri të personalizuara. E gjeni në Instagram: _luleborecreation_
95
Vjeshtë 2021
AROHA
Forca e një gruaje nën këmishë
Veshje: Ahora Model: Anxhela Kuka Fotograf: Andis Rado
96
Vjeshtë 2021
I gjithë koncepti Aroha është ndërtuar mbi thjeshtësinë dhe natyrshmërinë njerëzore. Kemi dashur që kush vesh këmishën tonë, ta dojë dhe të mishërohet me të. Bazuar në këto parime, kemi menduar se fillimisht modele do të jetë vetë krijuesja e Arohës, Anxhela Kuka, për të përcjellë emocionet e këtij krijimi. Aroha lindi si një projekt i ekspozimit të pasionit për dizajnimin e këmishave dhe kombinim e tyre me rrobat e tjera. Një stil që ndërthur klasiken me modernen, gjithmonë duke përdorur materialet më të veçanta, të përzgjedhura një nga një dhe të punuara me shumë delikatesë. Koleksioni i parë DOMAINAMCE ka për qëllim të tregojë forcën e një gruaje dhe fleksibilitetin që mundëson cilado nga këmishat tona.
97
Vjeshtë 2021
98
Vjeshtë 2021
99
Vjeshtë 2021
101
Vjeshtë 2021
QËNDRUESHMËRI JULIA WATKINS
Për një jetesë të thjeshtë, të ngadaltë e kuptimplotë
J
ulia është shkrimtarja dhe fotografja pas llogarisë së Instagramit me gati 270 mijë ndjekës @simply.living.well, ku tregon se si fare lehtë mund të jetohet thjesht, ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Vitet e fundit, ajo ia ka kushtuar integrimit të vlerave të qëndrueshmërisë në jetën e saj, në shtëpi. Një ditë mund ta gjeni në kuzhinë duke eksperimentuar me receta dhe ilaçe të reja, një ditë tjetër duke punuar me fëmijët punëdore, ose fundjavën në kopshtin e saj duke rritur perime, barishte dhe lule të ngrënshme. Julia filloi të mbante shënime për çdo përvojë, e më pas i lindi ideja të shkruante një libër, teksa i pëlqente të mendonte se ky mund të ishte libri që gjyshja mund ta kish shkruar e më pas t’ia kishte dhuruar asaj. “Simply living well” (Thjesht të jetosh mirë) është një libër plot me këshilla, receta dhe mjekime prej natyrës. Duket sikur një gjyshe e mirë ndan ritualet e zakonshme të përditshmërisë, por që janë të jashtëzakonshme për ditët e sotme. Sigurisht, nuk e shkroi Xhulia këtë libër. Ajo e jetoi. Fillimisht iu desh t’i mësonte njohuritë e mençurinë e një gjysheje dhe më pas t’i praktikonte në përditshmëri. Pasi arriti të kuptonte përfitimet e një jetese të thjeshtë, të ngadaltë, të qëndrueshme e kuptimplotë, vendosi t’i shkruante të gjithë praktikat që e kishin ndihmuar në këtë stil të ri jete. Motivimi për ta shkruar librin ishte jo vetëm dëshira për t’i ndarë këto njohuri të harruara e tejet të nevojshme edhe sot, por edhe si një evokim i mençurisë së
102
Vjeshtë 2021
brezave të shkuar dhe njëkohësisht ndërgjegjësim për kujdesin ndaj Tokës, si një proces aspak i mundimshëm, por që sjell një përmbushje të madhe shpirtërore e financiare. Në libër do të gjeni udhëzime dhe frymëzim për të thjeshtuar jetën dhe ngadalësuar rutinën e përditshme; ide për punëdore; këshilla për t’i shpëtuar manisë së konsumimit; ndërgjegjësim për përzgjedhjen e cilësisë kundrejt sasisë dhe të jetuarit duke kursyer, ama pa lënë pas dore plotësimin e mjaftueshëm të nevojave, por në harmoni me burimet natyrore. Ka plot këshilla e sugjerime për çdo cep të shtëpisë, për kuzhinën, pastrimin, mirëqenien, tualetin dhe kopshtin. Do të mësoni si të shmangni paketimin e kotë, si të eliminoni përbërësit e dëmshëm në shtëpi, duke i zëvendësuar me uthullën e mollës, e cila vjen me kombinime të ndryshme për qëllime të ndryshme pastrimi. Gjithashtu, do të zbuloni si të bëni topthat e tharjes prej leshi, mbulesat tuaja të tavolinës e të kuzhinës, çanta të prodhuara me rroba, çajra bimorë, balsame, madje edhe receta, si qumësht prej arrave të thata, lëngje perimesh, salcë sallate, pastë dhëmbësh e shpëlarës goje me përbërës natyral. Një seksion mbi kopshtarinë e kuzhinën do t’ju frymëzojë të rritni dhe të ruani ushqimin tuaj, ndërsa kujdeseni dhe lidheni me botën natyrore pikërisht jashtë derës tuaj. Xhulia na flet më shumë, në mënyrë ekskluzive për revistën n’Harmoni, jo vetëm për jetesën e të jetuarit thjesht por edhe për librin e saj.
Termi “jetë e thjeshtë” dëgjohet shumë këto kohë. Çfarë do të thotë për ju? Jeta e thjeshtë ka të bëjë me krijimin e një hapësire në jetën tuaj dhe të qenit i vetëdijshëm për gjërat që e mbushin këtë hapësirë. Kur kemi më pak gjëra dhe më pak detyrime, kemi më shumë hapësirë (kohë dhe energji) për t’u përqendruar në atë që ka më shumë rëndësi për ne. Unë kujdesem shumë për qëndrueshmërinë, kështu që versioni im i të jetuarit thjesht përfshin të konsumosh më pak dhe të jetosh në një mënyrë që merr parasysh si ndikojnë në mjedis zgjedhjet dhe konsumimi im.
Thjesht të jetosh mirë: Udhëzues për një shtëpi natyrore, me sa më pak mbetje është një libër rreth kapërcimit të hendekut të njohurive ndërmjet brezave, këtë herë duke filluar nga shtëpia. Çfarë nuk shkon me stilin e jetës sonë moderne? Gjithmonë pyes veten nëse e romantizoj më tepër seç duhet të kaluarën, por është e vërtetë se jeta sot lëviz më shpejt se dikur dhe mund të jetë e vështirë të ngadalësohet. E për më tepër, një jetë e shpejtë dhe e ndërlikuar është shpesh më e lehtë dhe më e lirë se një jetë e ngadaltë dhe e thjeshtë. Është joshëse të thuash se kultura, sistemi ekonomik dhe teknologjia e ditëve të sotshme veprojnë kundër të menduarit thellë dhe të jetuarit me një qëllim. Por, kjo është arsyeja pse unë prirem të shoh prapa në kohë dhe të frymëzohem prej epokave të kaluara. U rikthehem shpesh fjalëve të Piko Ajërit, në librin e tij Arti i Qetësisë: “Në epokën e shpejtësisë, nisa të mendoj se asgjë nuk mund 103
Vjeshtë 2021
të jetë më gjallëruese sesa të ecësh ngadalë. Në një epokë shpërqendrimi, s’ka ndjesi më luksoze sesa të kushtosh vëmendje. Dhe në një epokë që lëviz pambarimisht, asgjë nuk është më urgjente sesa të ngadalësosh e ta marrësh me nge.”
Një jetesë e thjeshtë kërkon të hiqet dorë nga konsumimi i panevojshëm. Nga cilat gjëra mund të heqin dorë lehtë njerëzit? Ka gjithmonë gjëra nga të cilat mund të heqim dorë ose t’ia dalim pa to. Por nuk më takon mua të them se ç’duhet të bëjnë të tjerët. Nga përvoja mund të them se tek hulumtoja mënyrën e të jetuarit thjesht, nisa me një kontroll të kujdesshëm të gjithçkaje që blija e konsumoja. Unë u frymëzova nga lëvizja mbeturina zero (the zero-waste movement) dhe u 104
shokova vërtet sa shumë mbetje prodhon një njeri i vetëm. Sigurisht, të pasurit familje dhe të rriturit fëmijë do të thoshte se duhej të isha fleksibël e mbi të gjitha pak krijuese, për të shmangur mbeturinat e panevojshme. Për familjen time, një fillim i lehtë dhe i mbarë ishin të bënim pazar me çanta shumëpërdorimëshe, të vendosnim një kosh dekompozimi në oborrin e shtëpisë dhe të mbanim një makinë në vend se dy. Ne kaluam nga sendet njëpërdorimëshe tek ato të ripërdorshme, veçanërisht në kuzhinë, duke zëvendësuar mbështjellëset plastike me ato të bëra me beze e dyll blete, çantat me zinxhirë me kontejnerë prej kallaji dhe sfungjerët plastikë me ato të biodegradueshëm. Mund të bëni shumë, po shumë gjëra, nëse jeni të gatshëm të ngadalësoni, të përshtatni stilin e jetesës dhe të përpiqeni për të krijuar zakone të reja.
Cilat arsye mund të na mbajnë të motivuar në këtë rrugëtim të balancimit të nevojave tona me ato të ekosistemit dhe të qenieve të tjera të gjalla? Përfitimet që sjell një jetesë më e thjeshtë dhe më e qëndrueshme janë të panumërta, si zvogëlimi i gjurmës sonë të karbonit, kursimi i parave dhe krijimi i një shtëpie, komuniteti dhe planeti më të shëndetshëm. Gjithashtu, ruhen burimet për brezat e ardhshëm.
Duket sfiduese të kalosh në një jetesë të thjeshtë, kur mban parasysh zakonet e përditshme dhe angazhimet e shumta që kemi. Sa joshëse është kjo mënyrë e re jetese për një fillestar, që të mos heqë dorë lehtë?
Vjeshtë 2021
Asgjë nuk shijon më shumë sesa suksesi. Në vend se të tronditni nga themelet stilin e jetesës, unë rekomandoj t’i merrni gjërat me qetësi dhe pak nga pak, duke mos i krijuar vetes mbilodhje. Siç u përmend më lart, unë vetë fillova me gjëra të vogla, duke marrë çantat e mia të pazarit në vend të qeseve plastike që ofron ushqimorja, apo duke pasur një kosh dekompozimi në oborr. Kjo e bëri të lehtë që pastaj ta zëvendësoja furçën plastike të dhëmbëve me një prej bambuje, që mund të dekompozohet. Ndërsa fitoja besim nga bërja e ndryshimeve të vogla, u ndjeva më e përgatitur për t’u hyrë ndryshimeve të mëdha. Të jetosh më thjesht, nuk duhet të ndodhë rrufeshëm. Dhe në fakt, ndoshta nuk ka pengesë më të madhe për të jetuar thjesht, sesa ndjesia se duhet ta transformosh jetën brenda natës. Nuk duhet! Përndryshe, me siguri nuk ia dilni dot!
Padyshim që jemi të ndryshëm në gjetjen e alternativave më të përshtatshme për një jetesë të qëndrueshme. Sa kohë duhet për t’u mësuar plotësisht me këtë stil të ri jete? Nuk ka asnjëherë një rrugë më të mirë se tjetra. As një kohë të prerë me thikë. Ndoshta i vetmi “gabim” i vërtetë që dikush mund të bëjë, është të supozojë se duhet të ndjekë hapat e dikujt tjetër. Një pjesë e madhe e të qenit më të kujdesshëm në jetën tuaj është t’i kushtoni vëmendje të madhe gjërave që bëni automatikisht, instinktivisht ose që i keni zakon. Këto gjëra ndryshojnë shumë nga personi në person, dhe disa njerëz e kanë më të lehtë të ndryshojnë disa zakone sesa disa të tjera. E mira është të jeni mendjehapur, duke qenë vetvetja.
Ju keni bashkëthemeluar me bashkëshortin Lookfar Conservation, një organizatë jofitimprurëse që mbështet projektet e konservimit dhe restaurimit në Afrikë dhe në Amerikën Latine. Si po shkon projekti dhe sa e angazhuar jeni në të? Lookfar punon kryesisht me organizata të vogla jofitimprurëse, që veprojnë në vijat e para të ruajtjes. Këto grupe më të vogla shpesh bëjnë disa nga punët më të mira dhe më të qëndrueshme, për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me peizazhet lokale dhe me komunitetet përreth. Por atyre u mungon ndonjëherë koha, burimet ose ekspertiza për të kryer aspekte thelbësore të punës së tyre. Kështu që misioni im është t’i ndihmoj duke hartuar projekte të reja, duke aplikuar teknologjinë për të monitoruar progresin, duke nxitur sipërmarrjet sociale dhe duke treguar histori tërheqëse për të përhapur fjalën dhe për të frymëzuar veprim të mëtejshëm.
Si i angazhoni fëmijët tuaj në nxitjen e një jetese të qëndrueshme e të thjeshtë? Si mund t’i mësojnë fëmijët me këtë mënyre jetese prindër nga formime e prejardhje të ndryshme? Fëmijët mësojnë atë që shohin dhe përsëritin atë që jetojnë. Mënyra më e mirë për t’i mësuar, është duke ia përcjellë nëpërmjet shembullit tona, jo duke ua predikuar. Ata na shohin duke e rritur vetë ushqimin tonë, duke hedhur mbetjet ushqimore në një kosh dekompozimi ose duke blerë në tregun e fermerëve vendas.
vete ngado që shkojmë shishe uji shumëpërdorimëshe. Ata na shikojnë kur mbushim ushqyesin e zogjve, mbledhim plehrat dhe kur mbjellim lule të veçanta për bletët. Një prind në Shqipëri mund të lidhet me natyrën ose ta mbrojë mjedisin ndryshe nga unë, por megjithatë, fëmijët e tyre do t’i shikojnë, dhe me shumë gjasa, kur të rriten, do të vazhdojnë aty ku e kanë lënë prindërit.
Cilat janë disa taktika dhe ide të thjeshta për t’iu shmangur zhurmës dixhitale? Kjo është diçka me të cilën luftoj, veçanërisht ngaqë kam një llogari me shumë ndjekës në Instagram dhe një blog për t’u menaxhuar. Ajo që më ndihmon është vendosja e një kohe dixhitale, që t’u përmbahem kufijve që i vë vetes. Si rregull i përgjithshëm, nuk e mbaj celularin ose laptopin në dhomën e gjumit gjatë natës dhe, gjatë ditës, i mbaj në kuzhinë, kështu që nuk tundohem t’i përdor pa pushim. Kur është e përshtatshme, e lë telefonin në shtëpi, për shembull nëse dal për një shëtitje ose ngas biçikletën. Si familje, kemi edhe rregulla në lidhje me pajisjet elektronike në shtëpi. Për shembull, nuk i lejojmë kur hamë darkën. Gjithashtu përdorim një aplikacion për të kufizuar kohën që kalojnë fëmijët para ekranit. Për më tepër, e kemi hequr televizorin nga shtëpia prej më shumë se një dekade. Kjo e zvogëlon tej mase tundimin që thjesht të ulemi e të shohim televizor, në vend se të lexojmë një libër, të luajmë jashtë ose të punojmë diçka me duart tona. …………………………………….
Ata na vërejnë kur arnojmë çorapet tona, ngasin biçikletat për në dyqan dhe kur marrim me 105
Vjeshtë 2021
SLOW LIVING ARTI I TË JETUARIT NË MËNYRË TË NGADALTË FILLON NGA SHTËPIA
Nuk ka një përkufizim universal të konceptit të jetesës së ngadaltë, por pak a shumë çdokush e di ç’do të thotë. Është të jetosh me një qëllim 106
dhe të kesh parasysh se gjërat që bën për t’u mbushur shpirtërisht mund të përshkruhen nga fjalë, si: thjeshtësi, ngadalë, qetësisht e me një gëzim që sjell ndjesinë e rehatisë, ngrohtësisë e harmonisë në jetesën tuaj kuptimplotë. Për të mos harruar më pas aktivitete, si: leximi, pirja e çajit, gatimi, ecja, punimet me dorë, kopshtaria dhe fotografimi që e ngjallin këtë ndjesi: të jetuarit me ritme të ngadalta, por gëzueshëm. Jetojmë në një epokë që ecën e ndërthuret me ritme të shpejta. Prandaj, si kurrë më parë, është e rëndësishme dhe e nevojshme të qëndrojmë të lidhur me gjërat që kanë më shumë rëndësi për ne. Të jemi të vetëdijshëm për kohën e çmuar. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime në lidhje me bazat e jetës së ngadaltë. Do të mësoni rreth mënyrave të thjeshta për të fituar më shumë gëzim, qetësi dhe thjeshtësi në jetë, duke nisur me vendbanimin tuaj.
Sepse shtëpia është streha e sigurt, arratisja nga bota e zhurmshme dhe vendi ku ripërtërini veten. Bëjeni sa më komode të mundeni! Zakonisht më shumë gjatë ditëve me shi dhe netëve të gjata të dimrit, shtëpia konsiderohet tradicionalisht streha ku familjet mblidhen për të rifituar kohën e humbur. Rehatia jashtë shtëpisë shpesh gjendet në vende që na kujtojnë një shtëpi komode: me ndriçim të butë, mobilie të rehatshme dhe një ambient të këndshëm. Këtu janë disa këshilla se si mund ta ktheni me lehtësi shtëpinë në folenë tuaj të jetës së ngadaltë.
#1 – Lini të hyjë në shtëpi drita e diellit Hapni perdet e dritaret dhe mirëpritni dritën e ajrin e pastër. Nuk ka mënyrë më të shpejtë se të ndieni diellin e dritën në shtëpi. Kështu siguroni edhe dozën e vitaminës D.
Vjeshtë 2021
#2 – Përdorni ndriçim të ngrohtë Ndriçimi i ngrohtë krijon një atmosferë rehatie. Ulni dritat kur është koha për t’u qetësuar. Sigurohuni që keni burime të shumta të dritës së ngrohtë në vend se një dritë tejet të ndritshme e të fortë. Shtoni zbehje për të rregulluar ndriçimin sipas disponimit ose aktivitetit tuaj. Dhe ndizni qirinj, shumë qirinj!
#3 – Qëndroni pranë oxhakut Nëse keni një oxhak, mos hezitoni ta përdorni! Është një vend ideal për t’u ulur në heshtje vetëm ose për të kaluar kohë me të tjerët, për të parë zjarrin dhe për të ndjerë komoditetin dhe ngrohtësinë. Në verë mund të shijoni zjarrin jashtë, duke ndezur një zjarr në oborr, në plazh ose në kamp. Era e drunjve të djegur do t’ju kujtojë gjithmonë këto momente të lumtura.
#4 – Zgjidhni mobilimin komod Mundohuni të keni një mobilim jo të rëndë. Aq sa nevojitet për të shmangur rrëmujën dhe për të organizuar sendet. Mos harroni ta mbështillni veten në ngrohtësi dhe butësi, me disa batanije e jastëkë të lehtë në divanin tuaj komod për të lexuar apo pirë një filxhan çaj. Zhytuni në rehati dhe kërkoni
qetësinë e shpirtit tuaj.
#5 – Përqendrohuni te ngjyrat neutrale dhe materialet natyrale Qëndrojuni besnikë ngjyrave neutrale dhe të ngrohta, si gri, krem dhe ngjyrë kafe. Nuk ka vend për ngjyra tepër të ndritshme ose të ftohta, nëse doni të krijoni ambientin për një jetë të ngadaltë e të paqtë. Ju mund të shtoni ngjyra përmes aksesorëve tuaj dhe t’i ndryshoni sipas stinëve. Ngjyra më të errëta në dimër dhe më të lehta në verë. Përdorni dru për mobiliet ose aksesorët dhe luani me tekstura të ndryshme.
#6 – Krijoni cepin tuaj të rehatisë Krijoni të paktën një vend në shtëpinë tuaj kushtuar relaksit. Mund të jetë një kënd leximi a tualeti, ndoshta i mbushur me qirinj e bimë në vazo për një banjë relaksuese në vaskë a mbase edhe në dhomën tuaj, për të lënë botën pas krahëve dhe për të rimbushur veten.
#7 – Shtoni gjelbërim
dekorative. Bëjeni zakon të keni çdo javë lule të freskëta në shtëpi. Rritni barishtet tuaja në kopsht ose në lavamanin e kuzhinës. Sillni aromën e natyrës në shtëpinë tuaj përmes boçeve të pishës, frutave, barishteve e gjetheve.
#8 – Kujdesuni për sende që ju kënaqin Qeramika, librat dhe produktet cilësore konsiderohen sende shumë komode. Ato tregojnë histori për jetën tuaj dhe i shtojnë karakter shtëpisë. Kujdesuni për filxhanët e preferuar të çajit, për librat që i keni lexuar një mijë herë, por me të cilët nuk jeni lodhur kurrë dhe për atë llambën e vjetër që keni gjetur në dyqanin e vogël të gjërave të përdorura.
#9 – Mbani vetëm atë që ju nevojitet dhe që doni Të gjitha gjërat që ju rrethojnë çdo ditë duhet të jenë të dobishme dhe/ose t’ju bëjnë të lumtur. Gjërat e tjera, që nuk ju duhen vërtet, jo vetëm ju zënë hapësirë të çmuar në shtëpi, por ndikojnë edhe në mendje. Të heqësh qafe rrëmujën është proces që ka efekt pastrues në hapësirën dhe në kokën tuaj.
Shtoni pak gjelbërim në shtëpi. Bimët kanë efekt qetësues, pastrojnë ajrin dhe janë shumë
107
Vjeshtë 2021
AFTËSITË E HUMBURA TË DIKURSHME JANË MË TË NEVOJSHME SEÇ MENDOHET
të humbura apo të harruara, që janë të vlefshme, që mund t’i bëni tuajat e që do t’ju japin më shumë kënaqësi nga ç’mendoni. Këto aftësi që propozojmë do të kthehen në aktivitete të dashura për shumëkënd që dëshiron të kalojë kohë cilësore me veten, në gjetje të qetësisë së brendshme apo si një mënyre efektive për të luftuar tensionin dhe stresin e punës.
Kopshtaria kthehet padyshim në varësi që në momentin kur mbillni farat e para në tokë e filloni të kujdeseni për kopshtin tuaj. Më pas do të vëreni se si do t’ju shtohet pasioni për të kursyer e ruajtur farat për mbjelljet e ardhshme apo për të krijuar varietete të tjera e për të kultivuar ushqimin tuaj gjatë gjithë vitit.
I
Rrallë e më rrallë mësojmë si të rritim e të konservojmë perimet tona, si të arnojmë teshat, të bëjmë punë dore, të rregullojmë një gardh rreth shtëpisë apo ta ndërtojmë vetë kasollen e qenit. Kjo sepse tashmë gjithçka është e arritshme me të vetmen mënyrë: “ta blesh” produktin apo shërbimin. Më poshtë, ju këshillojmë disa prej aftësive të lëna pas dore, 108
Mësoni si të bëni mobiliet, shtyllat e gardheve dhe mjetet tuaja. Duket e vështirë, por do të befasoheni sa e lehtë është puna me dru.
Kopshtaria
ndustrializimi i shoqëruar me kapitalizmin modern të konsumit ka krijuar një gjeneratë që e ka shumë të vështirë të mbijetojë po të ndërpritet vrik prodhimi i mallrave dhe i shërbimeve. Në raste emergjence, shpresën do ta varte te programet e shpëtimit. Sistemi i varësisë ndaj konsumit, ose ndryshe sistemi i lakmisë, bën që gjithçka të jetë në shitje, dhe mania për të konsumuar e zotëruar gjithçka tashmë është një mjet jetese. Një skllavërim i mendjes dhe i zemrës që beson se gjithçka mund të blihet në market.
Puna me dru
Gjuetia dhe peshkimi Këto aftësi tashmë zotërohen nga shumë profesionistë apo nga të apasionuarit. E në fakt, këtu nuk është fjala për gjueti të kafshëve të mëdha të egra, por si të ndërtoni një kurth lepuri ose të bëni një kallam peshkimi nga materiale rrethanore që gjeni në natyrë.
Qepja
Konservimi i ushqimit Ka shumë për të zgjedhur, lista është pothuaj e pafundme, duke filluar nga mësimi i artit të fermentimit, ruajtja e ushqimit pa energji elektrike, kriposja dhe tharja e mishit, dehidratimi i frutave dhe perimeve, ndërtimi dhe përdorimi i një bodrumi dhe shumë e shumë të tjera.
Ka shumë më tepër për të qepur sesa thjesht të vendosësh dy copa pëlhure së bashku. A mund të rritni dele, t’i qethni, të pastroni leshin, ta tirrni dhe të krijoni rroba prej tij? A dini si të bëni lëkurë vetë? Për këto aftësi e kemi fjalën dhe nuk është asnjëherë vonë të fillosh me një prej tyre.
Vjeshtë 2021
5
MËNYRA PËR TË QENË NJË PARAARDHËS I MIRË PËR BREZAT E ARDHSHËM
N
isur nga nismat e politikave të mira që fokusohen te brezat e ardhshëm dhe te potenciali i njerëzve të zakonshëm për të bërë një ndryshim rrënjësor, do të renditim pesë mënyra për të vepruar tani në dobi të gjeneratave që do të vijnë:
#1. Luani rolin e dikujt nga e ardhmja Lëvizja “Dizajni i ardhshëm i Japonisë” e ka bazuar sipërmarrjen e saj në rregullin “gjenerata e shtatë” të praktikuar nga shumë grupe indigjene. Ky rregull mbledh qytetarët që të diskutojnë planet për të ardhmen. Gjysma e grupit përfaqëson banorët e sotëm, ndërsa gjysma tjetër veshin veshje ceremoniale dhe e imagjinojnë veten si banorë të vitit 2060. Grupi i fundit tenton të avokojë plane shumë më transformuese për të mirën e tyre.
#2. Mbështetni politika duke pasur ndër mend stërnipërit tuaj “Jemi duke jetuar epokën frenetike në terma afatshkurtër”,-shkruan
autori dhe filozofi Roman Këzjaviç në librin e tij Paraardhësi i mirë. Një mënyrë për të ndihmuar e kontribuar në një të ardhme më të mirë është mbështetja e politikave që kanë vizionin e projekteve publike domethënëse e me ndikim pozitiv e afatgjatë. Ndërkohë, përvoja tregon se vendimet e marra prej nismave të qytetarëve janë më të vyera se vendimet e politikanëve miopë e të plogësht.
#3. Jini aktivistë të të drejtave për brezat që do të vijnë Gjithnjë e më shumë po shtohen rastet ku luftohet në emër të qytetarëve të së nesërmes. Organizata Our Children’s Trust ka ngritur një çështje kundër qeverisë amerikane në emër të 21 të rinjve për të drejtën ligjore për një klimë të sigurt për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
#4. Mbështetni bizneset që kujdesen për tokën
“Bordi i mirë i së ardhmes”. Të përzgjedhurve u është kërkuar kontributi i tyre në krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme – që përfshin edhe t’u tregojnë të rriturve se ku po gabojnë. Këto lloj biznesesh kërkojnë mbështetje, duke përzgjedhur produktet apo shërbimet e tyre, ndaj bëj pjesën tënde si një konsumator largpamës.
#5. Zbuloni aftësitë e fshehura njerëzore Hulumtimet tregojnë se njerëzit nuk janë vetëm mendimtarë afatshkurtër (Këzjaviç përdor termin ‘rrëmbyesit e marshmellous’). Ne mund të jemi edhe mendimtarë të devotshëm e vizionarë të së ardhmes, nëse duam dhe vendosim në punë një pjesë të trurit në lobin frontal. Imagjino një fëmijë për të cilin kujdesesh në festën e 90-të të ditëlindjes, tek krenarisht kujton se ke bërë pjesën tënde për të ardhmen e tij të sigurt.
Kompania e energjisë së rinovueshme Good Energy ka ftuar persona 12 deri në 17 vjeç për t’iu bashkuar bordit të saj, të quajtur 109
Vjeshtë 2021
SI TË BËJMË PAZARIN NË MËNYRË TË ZGJUAR E ME ZERO SHPËRDORIM Pazari i shtëpisë, sidomos kur vjen fjala për fruta-perimet, na është kthyer pothuaj të gjithëve në një ritual: blejmë më tepër se ç’mund të konsumojmë dhe çojmë dëm një pjesë të tij. Ndaj do të ishte i dobishëm planifikimi, sidomos kur nuk është e mundur të konsumohet aq sa blihet. Më poshtë propozojmë disa këshilla:
Blini prodhime vendore Pa dyshim që supermarketet janë të përshtatshme për të blerë shpejt gjithçka që keni në plan, por tregu i fermerëve ka përparësitë e tij. Prodhimi vendor është më i freskët, pasi ka udhëtuar më pak dhe vjen me më pak paketim. Për më tepër, mundi për të blerë te fermerët një pjesë të produkteve të listuara në bllokun tuaj, do të shpërblehet, teksa do të zbuloni se blerja aty është më e lirë.
Kujdes nga ofertat! Mos u tundoni nga ajo që mund të duket blerje e volitshme në supermarket, nga ulja e çmimeve të produkteve dhe të fruta-perimeve që vijnë në paketime plastike, ku shënohet edhe se deri në ç’datë mund të përdoren. Së pari, nuk është e sigurt se do t’i përdorni menjëherë dhe së dyti, këto produkte mund të mos jenë në listën tuaj, pra nuk keni planifikuar gatime me to, kështu që në të shumtën e rasteve do t’i çoni dëm.
Mësoni të bëni një listë pazari Një listë është e domosdoshme për t’u siguruar që blini vetëm atë që ju nevojitet për një kohë të caktuar. Filloni nga bërja e një menuje për javën që vjen, duke kontrolluar çfarë përbërësish keni tashmë në kuzhinë e çfarë ju nevojitet. Listoni gjithçka që ju nevojitet së bashku me sasitë e kërkuara. Pasi të keni dalë për pazar, sigurohuni t’i përmbaheni listës dhe mos lejoni që ofertat joshëse e të veçanta t’u prishin listën e blerjeve.
110
Blini mallra në paketime të mëdha rifuxho Blerja e sasive të mëdha të ushqimit ju kursen kohë e pará, dhe njëkohësisht kursen plastikën dhe materiale të tjera për paketimin. Sekreti qëndron në blerjen e ushqimeve që konsumoni më tepër dhe që qëndrojnë gjatë, si: fasule të thata, oriz, tërshërë, makarona, arra, fruta të thata dhe erëza. Kur bëni kësi blerjesh me shumicë, sigurohuni që të keni pastruar nga raftet çdo ushqim që kërkoni të blini me shumicë.
Vjeshtë 2021
Sot “Ferma Jonë”, veç prodhimeve të fermës qe ndodhet ne fshatin Baldushk, ka edhe një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh nga veriu në jug, duke siguruar çdo ditë për konsumatorët prodhimet më të mira shqiptare Idetë inovative dhe përdorimi i teknologjisë janë ato që kanë ndihmuar këtë brand të rritet nga dita në ditë. Ndër të parët që ofruan sherbimin ushqimor online, të parët që kanë përdorur një kod ngjyrash në dyqan, apo në website e tyre www.fermajone.al për të qënë transparentë me konsumatorin dhe shumë shpejt me filozofinë “0 shpërdorim”, do të hapin pikën e dytë “përpunim & shitje”.
111
Vjeshtë 2021
UDHËTIM AGORA NJË VEND KU PUQESH ME NJË KOHË TJETËR
112
Vjeshtë 2021
A
gora nuk veçse një kafene në lagjen historike të Vlorës. Në gjithë qenien e saj, Agora është reflektim i shpirtit dhe ëndrrave të dy të rinjve që lanë Tiranën për një vend të ndërtuar enkas për t’iu kushtuar të mirave që sjell ndërlidhja njerëzore. Agora nuk është statike. Ajo lëviz, ndryshon, përshtatet. Është në funksion të njerëzve. Tek Agora e gjen veten herë në një vend për t’u shkoqur në biseda mes miqsh para një gotë vere të kuqe, e herë si një cep i ngrohtë shtëpie për të lexuar një libër a gazetë vetëm, me një filxhan çaj mali. Shpesh duket se i ndajnë stinët këto zgjedhje. Ama një gjë është e sigurt: Agora di t’ju çojë pas në kohë, si jetë zgjatim i vetë lagjes së dikurshme, përmes elegancës së mobilimit, mes traditës dhe gostive të saj. E kot t’ua themi se kush vjen në Vlorë, s’ka gjasa mos ta kthejë një kupë tek Agora! Zemra e Vlorës Historike bëri të linit Tiranën për të ndërtuar Agorën. Me çfarë guximi u mor ky vendim? E gjitha nisi nga dashuria, dashuria për qytetin e Vlorës dhe detin, por jo vetëm. Ne u shpërngulëm në këtë qytet me idenë për të hapur Agorën, por si njësi shërbimi dhe kontakti për njerëzit. Është ai momenti në jetë kur ndien se je mbushur mjaftueshëm dhe se ka ardhur koha t’i ndash të gjitha eksperiencat diku tjetër. Kemi ardhur në Vlorë me idenë fikse që nëpërmjet Agorës të shkëmbejmë me banorët e qytetit, të japim dhe të marrim me njëri-tjetrin, dhe ku e si më mirë se nëpërmjet një kafeneje në lagjen historike. Agora për ne, në totalin e saj, është reflektim i shpirtit dhe i ëndrrave tona.
Ç’filozofi i fali Agora qytetit? Agora është krijuar si një qendër me fokus bashkimin e njerëzve. Në hapësirat e saj ka një pjesë të përbashkët, ku edhe njerëz të panjohur mund të ulen në të njëjtën tavolinë, të punojnë bashkë e pse jo të shkëmbejnë ndonjë bisedë. Një nga funksionet që Agora kryen për qytetin është edhe rezervimi i hapësirave për artistët e rinj. Nëse kanë dëshirë, mund t’i ekspozojnë aty punët e tyre. Për momentin kemi dy artistë, njëri prej tyre është i njohur, një nga piktorët më të talentuar të vendit tonë, Helidon Haliti, ka ekspozuar te Agora piktura që janë në shitje. Kemi edhe një kolazh fotografish të detit dhe peshkatarëve të Vlorës, të fotografuar gjatë pandemisë, që po ashtu janë në shitje. Agora është e hapur të marrë format që njerëzit kanë nevojë, të marrë jetë prej këtyre nevojave. Agora nuk është statike, është në lëvizje, në ndryshim dhe përshtatje, është në funksion të njerëzve. A u përshtatët kollaj me jetën e re në qytetin bregdetar? Fillimi i jetës në këtë qytet ishte sigurisht i vështirë, por më tepër sepse ndryshimet në vetvete janë të tilla. Sa të hysh në energjinë e qytetit, të njohësh mënyrën si jetojnë dhe shprehen njerëzit. Gjithsesi, në fund të ditës, qyteti i Vlorës është një qytet i bukur, është bujar. Ne e duam shumë, sepse nuk vonoi fare të na bënte prindër. Për ne tashmë Vlora është një qytet magjik, i jemi mirënjohës.
113
Vjeshtë 2021
Një qoshe për t’u shkoqur në biseda mes miqsh ose një vend i rehatshëm për të lexuar një libër a gazetë vetëm, me një filxhan çaj mali. I ndajnë stinët këto zgjedhje? Agora merr ngjyrat dhe format e stinës, si në mobilim, edhe në shërbim e produkte. Në këto momente po punojmë me menunë dimërore; do të shtojmë gamën e çajrave natyralë dhe verës së ngrohtë. Soba e drurit, mangallët për t’u ngrohur në ambientet e jashtme shtohen bashkë me qilimat, që i shkojnë për shtat stinës që po vjen.
Mëngjeset që shërbejmë ne janë super të shijshme, dhe pjatat janë tërësisht tradicionale. Petulla me mjaltë, kulaç me djathë, trahana me vaj ulliri e djathë, petka me gjalpë, bukë me vezë apo byreçka, këto janë mënyra e duhur si duam të nisë mëngjesi. Receta të thjeshta dhe plot shije të makaronave italiane. Meze të ndryshme, si të recetave tona origjinale, ashtu edhe të huazuara nga kultura të tjera.
Po, i lëmë stinët të na pikturojnë me ngjyrat e tyre.
Disa receta të ëmbëlsirave tradicionale shqiptare janë gjithashtu një gjë tjetër që mund të porositësh te Agora.
Ç’peshë zë në shpirtin tuaj e vjetra, tradita dhe trashëgimia kulturore, meqë ka frymëzuar tematikën e mobilimit të Agorës?
Personalizoje vaktin tënd është një nga parimet tona. Pra, kushdo mund të ndryshojë dhe të shtojë ç’të dojë në pjatën e vet, që t’i përshtatet sa më shumë shijes që kërkon.
Mobilimi i Agorës është frymëzuar jo vetëm nga mirënjohja jonë për traditën dhe trashëgimin, por vjen edhe si formë respekti për vetë lagjen historike. Nuk pamë asnjë alternative tjetër për mobilimin, veçse atë të lidhur ngushtë me traditën tonë. Donim që Agora të ishte një zgjatim i vetë lagjes. Donim që vizitorët të njihnin pak nga historia jonë vetëm duke parë. Procesi i mobilimit ka qenë një aventurë e jashtëzakonshme për ne. Kemi udhëtuar shumë nëpër Shqipëri, që të gjenim orenditë e Agorës. Dhe pothuaj të gjitha kanë një histori për të treguar, prandaj pjesërisht Agora ishte e jetuar pa hapur ende dyert. Kjo është dhurata më e bukur që mund t’i bënim Agorës, vetes dhe Vlorës. Si dhe me çfarë gostitesh te Agora? Te Agora gostitesh me çfarë të të dojë e bardha zemër. 114
Pyetjet më të shpeshta prej mysafirëve të Agorës, sidomos prej vizitorëve të huaj? Ajo që i bën më kuriozë njerëzit është arsyeja pse kemi lënë Tiranën për Vlorën. Dhe, pasi është sqaruar mirë e mirë kjo, pyetja e radhës është nëse jemi të lumtur këtu në Vlorë. Do donim t’i përgjigjeshim edhe këtu kësaj pyetjeje. Po, jemi të lumtur edhe në Vlorë, sepse lumturia është një gjendje e brendshme e njeriut. Ndikohet nga jashtë, patjetër. Kur je duke ndërtuar diçka, dhe ne po ndërtojmë. Po ndërtojmë Agorën pak e nga pak. Ç’sfida ka të qenit sipërmarrëse e re në vendin tonë? Sfidat janë të mëdha dhe të mirëpritura. Nëse me patjetër do të identifikonim sfidën më të vështirë,
ajo është gjurmimi i stafit të përshtatshëm për Agorën. Energjia më e gjallë dhe e bukur e vendit tonë, rinia, po largohet. Kjo e bën shumë të vështirë vazhdimësinë e çdo nisme, vendos para pengesa të panevojshme, që thjesht nuk të lënë të rritesh.
Vjeshtë 2021
Një e vërtetë e mikpritjes shqiptare në shtëpinë e qeramikës së Janës dhe Vasilit
K
jo është një histori fantastike e jetuar nga unë rreth 1 vit më parë, krejt rastësisht. Dy shoqe, duke ditur pasionet e mia, më çojnë në një punishte qeramike në një fshat të Lezhës. Aty takova për herë të parë Janën dhe Vasilin. Vasili herë punonte me baltën e herë pikturonte. Të njëjtën gjë bënte edhe Jana. Kur hyra në punishte, m’u duk sikur hyra në një muze, ndërkohë që unë prisja të shihja një dyqan qeramike. Me shumë pasion dhe durim, duke hequr kohën e vyer të punës me të cilën mbanin familjen, ata më tregonin historinë e çdo punimi, historitë e tyre personale dhe historitë e Shqipërisë e të zonës së tyre, me një thjeshtësi që më mahniti. Më ftuan që të provoja të punoja në torno (në të cilën dështova
mrekullisht) dhe më pas më ofruan të pinim një kafe. Në bisedë e sipër Vasili më tha: “Kam shumë qejf të kem një aparat kafeje këtu ne punishte, ku njerëzit të vijnë e të pinë dhe kafe”. Prit … Njerëzit mund të vijnë dhe të pinë kafe në vendin ku ti punon, ku heq orën e punës për të ndarë kohën bashkë, ku më mëson të punoj pa asnjë lloj interesi?! U habita. Zakonisht njerëzit punojnë për të blerë një aparat kafeje për shtëpinë, ndërsa Vasili e do në punishte që të pinë miqtë e vizitorët. Pasi biseduam njëfarë kohe, më ftuan që të shkoja atje sa herë të doja, të mësoja, të provoja. … Vazhdonte më bënte përshtypje. Me pas e kuptova që nuk isha unë e privilegjuara (Sa keq! Sa mirë!). Ata i ofronin të njëjtën mbështetje kujtdo që kishte të njëjtën dëshirë dhe pasion për baltën. Pastaj mendoja me vete se si arritëm deri këtu, si na bën kaq shumë përshtypje mbështetja, mirësia, inkurajimi dhe nuk na bën përshtypje e kundërta që mbizotëron tashmë.
Vasili dhe Jana na paskërkan komshinjtë më të mirë. Komshinjtë e tjerë janë disa agroturizme, një fabrike vere, një zonjë e nderuar që punon në tezgjah dhe shet. … Na folën për një dyqan e punishte qeramike që kanë afër. “Ata punonin shumë mirë”, – më thonë Jana dhe Vasili. Ne, njerëzit normale larg Fishtës këtë punishten ndryshe e quajmë konkurrenca, kurse Vasili e quan një vend që duhet vizituar, madje dhe të shoqëron nëse do. Secili në fshat paska punë dhe e mbështetin njëri-tjetrin, dhe mbështetin gjithë fshatin. Pasi piva kafe si në shtëpinë time, në një shtëpi ku u ktheva shumë e shumë here të tjera, reflektova gjatë mbi atë që e dallon një komunitet nga një vend ku rrinë njerëz, çfarë duhet të jetë biznesi në vend se çfarë është, ç’pasuri është artizanati, se çfarë kënaqësie është të jemi mes nesh dhe të ndajmë mes nesh, etj. Gjithë këtë reflektim po e ndaj sot me ju që të kërkoni mes jush Janat dhe Vasilët. Mikpritja shqiptare nuk ishte ajo që kisha lexuar në libra. Mikpritja është ajo që ndjeva atë ditë, në atë vend të pastër me baltë vendi.
Dhe historia vazhdon… Nga Klarida Bregaj 115
Vjeshtë 2021
Fig. 1
Fig. 2
INFLUENCA E ARKITEKTURËS NEOKLASIKE NË KORÇË, NË FILLIM TË VITEVE 1900 Kur Greqia fitoi pavarësinë, në vitin 1827, hyri menjëherë në një proces të shpejtë modernizimi. Ky “evropianizim” i influencuar nga kulturat perëndimore, në fillimet e veta ishte vetëm një shtresë e hollë mbi një nënshtresë të trashë tradicionale, të formuar gjatë periudhës osmane. Shekulli i 19-të në Greqi karakterizohej nga një përpjekje jo e njëtrajtshme ndërmjet së shkuarës, e cila tashmë përbuzej, dhe së ardhmes, ku ishin përqendruar të gjitha shpresat e kombit. Ekspeditat e shumta të arkeologëve të hershëm gjatë periudhës së Iluminizmit (The Age of Enlightment) dhe Empirizmit (Empirism), bënë të mundur zbulimin dhe studimin e arkitekturës së antikitetit grek, në veçanti atë të tempujve, produkt i periudhës helenistike. Këto zbulime bënë që arkitektët të kryenin një interpretim të thellë të arkitekturës klasike, dhe të sintetizonin 116
stilin e tyre unik duke ringjallur arkitekturën e periudhës helenistike (The Greek Revival). Prezantimi i modelit të qytetit neoklasik ishte një element i rëndësishëm në politikat shtetërore, duke shënuar një moment kthese në historinë e vendbanimeve moderne greke: ajo simbolizonte shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe lidhjen me Greqinë antike. Arkitektura neoklasike u zgjodh si stili zyrtar i shtetit të sapoformuar grek dhe do të përdorej gjerësisht për një periudhë prej 9 dekadash. Ky stil u përdor në të gjithë territorin e shtetit të sotëm grek, duke ndikuar në masë zhvillimin e qyteteve sipas modelit të qytetit neoklasik. Të gjitha godinat u ndërtuan sipas këtij stili, duke nisur që nga institucionet shtetërore, shkollat, libraritë e deri te banesat. Ndër ndërtesat më të famshme janë: Zappenion, Triologjia e Athinës, Muzeu i Artit Cikladik, Muzeu Benaki, Rezidenca
e presidentit, Banesa e Karidit në Plaka etj. Për sa i përket banesës, ajo është shumë më e vogël në shkallë nga ndërtesat e përmendura më sipër dhe më pak monumentale (Fig.1). Kryesisht është në variantin një, dy dhe tre kate, me formë drejtkëndore në plan, e pasur me elementë të shumtë dekorativë të frymëzuara nga arkitektura e tempujve helenistikë. Zhvillimi i tregtisë midis Korçës dhe qyteteve greke (Selanik, Kostur, Follorinë etj.) do të linte gjurmë edhe në zhvillimin e arkitekturës në qytetin e Korçës. Prapambetja e trojeve shqiptare ka bërë që të zhvillohen shumë pak tipologji ndërtesash, dhe për këtë arsye, në ditët e sotme, ajo vjen kryesisht në formën e banesës. Fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20-të është në fakt momenti kur vihet re një braktisje e stilit të banesës popullore dhe përqafimi i asaj neoklasike, të influencuar
Vjeshtë 2021
Fig. 3
kryesisht nga arkitektura e qyteteve greke të shekullit të 19-të. Nëse në Greqi stili neoklasik ishte stili zyrtar i arkitekturës, dhe ndërtesat e projektuara u ndërtuan sipas modeleve të tempujve me të gjitha elementët arkitektonikë të orderave (Dorik, Jonik, Koritnik), në rastin e godinave të institucioneve në qytetin e Korçës, ky stil hyri nëpërmjet familjeve tregtare, të cilët u influencuan gjatë udhëtimeve në trojet e shtetit grek, kryesisht nga shembulli i banesave neoklasike (Fig.1). Përveç tregtarëve, ndikim të madh në arkitekturën e re të qytetit patën edhe ndërtuesit e mjeshtrat, të cilët udhëtonin shpesh në qytetet fqinje për të parë modele banesash dhe elementë arkitektonikë, si: porta, dritare, grila, ballkone, kangjella etj. Për këto arsye, arkitektura neoklasike në qytetin e Korçës shfaqet më shumë si një influencë, trend i kohës, sesa si stil zyrtar i konsoliduar, siç ishte në Greqi stili neoklasik ose në Rumani stili neo-romanian (Romanticizmi kombëtar). Në shembujt e marrë në shqyrtim do të shihet që këto ndërtesa mbartin shumë elementë të arkitekturës neoklasike të kombinuara me elementë të arkitekturës lokale. Kjo vihet re te trajtimi i kateve, raporti dhe marrëdhënia ndërmjet elementëve të fasadës, elementët dekorativë,
Fig. 4
ndarja funksionale dhe zgjidhjet konstruktive. Ndërtesa të tilla ka me dhjetëra, por në këtë shkrim do të trajtohen shumë shkurtimisht vetëm disa prej tyre. Biblioteka “Thoma Turtulli” është shembulli më përfaqësues i arkitekturës neoklasike, por në të njëjtën kohë përbën edhe një përjashtim, pasi është projektuar sipas Orderit Jonik, gjë që nuk shihet te ndërtesat e tjera të qytetit. Edhe në Greqi ky lloj orderi është përdorur kryesisht tek institucionet dhe jo te banesat. Ndërtesa është konceptuar që në fillim si bibliotekë, dhe kjo shpjegon stilin e përzgjedhur. Ajo ka një hyrje simetrike, me shkallë të gjera, me ballaustra që të çojnë drejt hyrjes, të trajtuar me kolona mermeri të Orderit Jonik (Fig. 2). Banesa e Zakarait është një shembull tjetër shumë përfaqësues, ku vihet re një pasuri elementesh të arkitekturës neoklasike (Fig. 3). Kjo banesë karakterizohet nga një planimetri drejtkëndore me hyrje qendrore, me dhoma në të dy krahët, me shkallë në qendër. Porta e hyrjes, dritaret me grilat persiane dhe korniza (Fig. 4) dhe ballkoni i mbështetur në gizë të derdhur (cast iron corbels) (Fig. 5) janë vetëm disa elementë karakteristikë të dukshëm në fasadë.
Fig. 5
Megjithëse modeli i banesës së re u përqafua nga një masë e gjerë e popullsisë, dhe kjo vihet re te rinovimet e shumta që pësuan banesat në Korçë në fillim të viteve 1900 (trajtimet estetike të fasadave, ngjyrat e reja, shembja e plotë e banesave popullore dhe rindërtimi i tyre sipas stilit neoklasik), sërish janë më të lehtësuara në ornament në krahasim me banesat e ngjashme në Greqi. Ndryshimet nuk vihen re vetëm në eksterier, ato janë edhe në interier, të lidhura me ornamentin e brendshëm, detajet e dyshemesë, tavanit etj. Nëse ndërtimet e reja në Greqi mbështeteshin nga shteti, nëpërmjet ofrimit të tokës për ndërtim apo kredive të buta me qëllim realizimin e tyre sipas kërkesave, në Korçë ndërtimet financoheshin nga vetë pronari. Duke iu referuar këtyre fakteve, mund të themi që trajtimi më i lehtë nga ana arkitektonike mund të jetë si pasojë e fuqisë më të ulët ekonomike, në krahasim me qytetarët e Greqisë, dhe mungesës së kërkesave specifike në aplikimin e stilit. Nga Stavri Burda / The Albanian House
117
Vjeshtë 2021
Çikat e maleve
Ato janë plot energji, dashuri për natyrën e vendin e tyre dhe shpesh në rrjete sociale na lezetojnë me foto nga majat e maleve shqiptare dhe jo vetëm. Fatmirësisht numri i tyre sa vjen e rritet kohët e fundit, në grupet e ndryshme që bëjnë ngjitje në mal. Pothuajse asnjë prej tyre nuk e ka profesion të mirëfilltë e të gjitha janë vajza të arsimuara, të arrira në karrierë e jetë, e çka dominon në to është siguria se janë të afta e të zonja për çdo sfidë e ëndërr. Mbi të gjitha për të qenë të lira! S’ka gjë që i mposht në ngjitjen e majave, e jo vetëm të maleve kurorëakull. 118
Alba Brojka Profesioni: Eksperte e pavarur Mosha: 28 Viti që ka nisur ngjitjet në mal: 2015
Kur dhe si nisi pasioni për të ngjitur malin? Pasioni për malin nisi në një formë të pazakontë, dhe e kam të vështirë ta besoj që ka nisur që prej vitit 2015. Gjatë studimeve për shkenca politike dhe diplomaci në Tiranë, njëri prej profesorëve,
Ermal Hasimja, na fton që një prej leksioneve ta zhvillojmë në Valbonë. Ramë dakord si klasë dhe përgjatë dy ditëve të qëndrimit atje, përveç leksionit, bëmë ecje dhe ngjitje në një kodër të afërt, prej së cilës shihej e gjithë lugina. Ishte një ndër momentet në jetë që sado kohë të kalojë, ti i përjeton sikur sapo ka ndodhur. Eksperienca e dytë, e cila e formësoi pasionin tim për ngjitjen në mal, ishte kalimi Valbonë-Theth. Në atë kohë nuk ishte kaq i njohur, por ishte aq mbresëlënës sa më ka bërë t’i rikthehem ngjitjeve në Alpet Shqiptare me dhjetëra herë. Si është rikthimi në civilizim pas një aventure në mal?
Vjeshtë 2021
Ngjitja në mal është edhe të gjesh vetveten. Të sfidosh veten për majën, të vësh rregull në zhurmën e mendimeve apo të reflektosh. Rikthimi në Tiranë është plot energji dhe adrenalinë. Lodhja dhe, me raste, pagjumësia nuk janë aspak të rëndësishme ne krahasim me paqen e fituar dhe me ushtrimin fizik gjatë ngjitjes. Çfarë ka ndryshuar për mirë në jetën tuaj prej këtij pasioni? Që prej ngjitjes së parë në mal, kam filluar të dua dhe të kuptoj më mirë natyrën. Vendin që njeriu zë në të, si edhe respektin e ndërsjelltë që duhet të kemi për çdo gjallesë–lule, gurë apo bletë. Ngjitja në mal është një terapi e pazëvendësueshme. Ngjyrat janë të paqta, ajri është i freskët dhe i pastër, natyra është mikpritëse dhe e qetë; është një shkëputje më se e nevojshme nga jeta e zhurmshme, intensive dhe e lodhshme e Tiranës. Pesë shtigjet më mbresëlënëse të maleve që ke ngjitur? Është e vështirë të zgjedh shtigjet më të bukura, pasi Shqipëria është plot me surpriza dhe natyrë sa të egër, edhe zemërplotë. Megjithatë mund të them që ngjitjet në majat e Alpeve Shqiptare apo Bjeshkët e Nemuna, janë gjithmonë magjike dhe të ndjellin drejt kufirit të surreales. Natyra idilike të sjell tërë kohës ndër mend zanat dhe orët e malit, nga eposi i kreshnikëve.
Këtu do të përmendja si ngjitje të veçanta për mua, ngjitjen në Jezercë, mbretëreshën e Alpeve, dhe ngjitjen ne Majën e Thatë, sërish në Alpe. Më pas do të përmendja ngjitjen në majën e Vajushës, në zonën e Kelmendit, për të pritur agimin e ditës në majë. Çfarë gëzimi të shohësh rrezet e para të diellit të përthyhen majave! Një shteg/ngjitje tjetër që më ka lënë mbresa është ai i majës së Çikës mbi parkun e Llogarasë. E kam parë gjithmonë si frymëzim atë majë: Çikat n’Çikë – pra vajzat ngjiten maleve e janë po aq të forta e guximtare sa ai mal. Mund të na tregosh ngjitjet e këtij viti? Ky vit ka qenë plot më ngjitje. Thuajse çdo dy fundjava ose çdo fundjavë. Jam ngjitur majave në çdo sezon, edhe në dimrin e sfidës. Ka pasur disa arritje këtë vit për mua: ngjitja në 4 maja të ndryshme të Alpeve Shqiptare; ngjitja në majën më të lartë në rajon, Musala në Bullgari, 2925 m mbi nivelin e detit dhe ngjitja në majën më të lartë në Turqi, mali Ararat, 5137 m mbi nivelin e detit. A i hasni shpesh vendasit gjatë ngjitjeve tuaja? Si është përvoja e bisedës me ta? Ngjitja në mal për mua është edhe një eksperiencë e pasur njerëzore, pra jo vetëm natyrë. U bë vite që për shkak të ngjitjeve në mal, kam zbuluar Shqipërinë mikpritëse, të
thjeshtë, të bukur, punëtore dhe të drejtë. Në çdo zonë, nga veriu në jug, njerëzit janë të dashur, zemërhapur e mezi presin të flasin me ty apo të të ofrojnë një gotë raki. Kupton vështirësitë, por edhe shpresën, luftën dhe krenarinë. Është një pasqyrë e Shqipërisë, ana më e mirë e saj, të cilën Tirana, me thuajse 1/3 e popullsisë së vendit, nuk do të arrijë kurrë ta prezantojë apo ta përcjellë. Këto udhëtime më kanë ndihmuar të kuptoj edhe pasurinë shpirtërore, sociologjike dhe kulturore të vendit tim. Më kanë ndihmuar të kuptoj dinamikat socio-ekonomike dhe ato politike në zonat rurale apo qyteza. Do të thosha se këto vizita kanë qenë një “reality check”. Do të shtoja se takimet me banorët nëpër vendet që vizitoj për ngjitje, janë takime që ta mbushin zemrën plot! Veshja, pajisja apo ushqimi që nuk mungon asnjëherë në çantën tënde e ta lehtëson ngjitjen? Pajisjet dhe veshjet që nuk mungojnë asnjëherë në çantën time janë këpucët e malit (ka shumë rëndësi të jenë të mira dhe një numër më i madh se këpucët e qytetit), një xhaketë me mëngë të gjata dhe kutia e ndihmës së shpejtë. Ndërsa për ushqimet gjithmonë rekomandoj fruta të thata, fruta dhe ujë.
119
Vjeshtë 2021
Nensi Hidri Profesioni: Arkitekte Mosha: 29 vjeç Viti që ka nisur ngjitjet në mal: 2016
Kur dhe si nisi pasioni për të ngjitur malin? Unë kisha bërë 2-3 herë ngjitje në mal, por hera e parë kur e mora “seriozisht” ishte para 3 vjetësh. Unë isha e humbur diku mes monotonisë së jetës në qytet, punës dhe praktikisht asnjë aktiviteti interesant. Mund të duket e çuditshme, por sa herë jeta ime është “kaos”, ndodh diçka dhe
gjërat fillojnë të shkojnë në vendin e vet, si pjesët e formueses. Pa e kuptuar, u rishfaq dashuria për natyrën e dëshira që kisha për ta jetuar jetën në mënyrën më të bukur që mundesha. Besoj tani janë bërë shumë arsye se përse ngjis malin. Mali të jep ndjesi lirie, sidomos kur ngjitesh në majë. Më pëlqen të ndaloj gjatë ecjes e të shoh përqark. Ka gjithmonë pamje që nuk përsëriten siç i sheh në ato çaste, drita e diellit, qielli, natyra përreth. Gjithashtu ngjitja në mal të jep mundësinë të zësh shoqëri të reja, njerëz që kanë pasione të përbashkëta, që ndoshta s’do t’i takoje në përditshmërinë e qytetit. Mendoj që alpinizmi është një aktivitet që duhet të bëhet më i njohur dhe t’i prezantohet edhe moshave më të vogla, sepse të ndërgjegjëson për rëndësinë e të gjithë rrugëtimit që ti bën, jo vetëm të arritjes së majës. Pesë shtigjet më mbresëlënës së maleve që ke ndjekur? Unë kur jap përshtypjet për një shteg më pëlqen ta lidh me ndjesitë që më ka dhënë. Ka shtigje që i kam bërë disa herë, dhe secila herë ka qenë ndryshe nga hera e parë. Po e filloj nga fundi, me ato që kanë lënë më shumë gjurmë tek unë: 5- Kalimi Valbonë-Theth Një nga shtigjet më të bukura, që personalisht besoj duhet provuar në jetë. Magjia e natyrës së Veriut e përmbledhur në 1 ecje te vetme. 4- Maja e Vajushës, Lëpushë Ngjitja për në majë është bërë natën, për të pritur lindjen e diellit. Kjo ka qenë një nga
120
Vjeshtë 2021
eksperiencat më të bukura në jetë, dhe një nga lindjet e diellit më te bukura që kam parë deri më sot. 3• Maja e Mytikas, Mali i Olimpit, Greqi Një aventurë 2-ditore në një botë magjike, që ishte ekosistem më vete. Ecja fillonte e rrethuar nga gjelbërimi e një faunë shumë e pasur, aq shumë lloje fluturash, e dalëngadalë natyra përreth zhvishej e shkretohej. Terreni egërsohej e “shtëpia e zotave” në majë ishte e thepisur dhe ngrihej madhështore. 2- Jezerca Për mua është një nga malet më të bukura që ka Shqipëria. Unë e kam bërë ngjitjen nga Thethi dhe me kamping në atë që quhet Gropat e Bukura. Kjo është lugina ku shikon si perëndimi i diellit përgjak majën e maleve dhe ke pamjen më mbresëlënëse të qiellit natën. Madje mund te shohësh edhe Udhën e qumështit e yje qe bien. 1- Mali i Korabit E vendos te parin, jo vetëm ngaqë është mali më i lartë i Shqipërisë, por sepse kur e kam ngjitur herën e parë, ka qenë një rrugëtim që sa më shumë ngjiteshe në lartësi, përjetoje stinët njëra pas tjetrës. Filloje të ngjiteshe me temperatura mesatare, ku shikoje peizazhe aq piktoreske, nga ato qe mbeten gjithmonë në mendje. Pas nja 3 orë ecje gjendeshe përballë dimrit dhe dëborës që ishte e butë e zhyteshe deri në gju. Arrita ta shoh shume pak pamjen në majë për shkak te mjegullës, por ato pamje që pashë rrugës vazhdojnë të janë ndër më të bukurat. Si është rikthimi në civilizim pas një aventure në mal? Unë zakonisht ngjitem në mal në fundjavë, sepse atëherë e kam mundësinë (si shumica e atyre që merren me alpinizëm). Rikthimi të hënën në atë zhurmën e trafikut të
Tiranës është si të hysh në një botë tërësisht ndryshe. Por ajo që më pëlqen dhe kam vënë re, është se e filloj javën e mbushur me energji dhe entuziazëm. Pastaj më pëlqen të motivoj veten, duke menduar se ku do jetë destinacioni i radhës. Çfarë ka ndryshuar për mirë në jetën tuaj prej këtij pasioni? Ndonjëherë kthej kokën pas e shikoj sa shumë kam ndryshuar, sa shumë ka ndikuar ngjitja në male në karakterin tim e mënyrën e jetesës. E gjitha kjo më ka shtuar besimin në vete, në aftësitë e mia. Më ka bërë ta dua akoma më shumë jetën dhe të jem njeri akoma më i qeshur dhe më entuziast. Mund të na tregosh ngjitjet e këtij viti? •
Ngjitjet e këtij viti kanë qenë:
•
Maja e Mjelit dhe Liqeni i Lepurit, Shën-Gjergj (Me grupin që ngjitem e kemi përvjetor grupi dhe e bëjmë çdo vit në fillim janari.)
•
Maja e Pashtrikut, në kufirin Shqipëri-Kosovë
•
Bjeshkët e Rugovës, Kosovë
•
Maja e Gurit, Parku ShebenikJabllanicë
•
Mali i Thatë, Pogradec
•
Maja e Velës, Kallmet, Lezhë
•
Shpellat e Bruçit, Mat
•
Maja e Musalës, malet Rila, Bullgari
•
Kalimi Shishtavec-Çaje, në atë që njihet si Shtegu i Ngjyrave, Kukës
•
Mali i Gjallicës, Kukës
•
Maja e Radohimës, Alpet e Shqipërisë
A i hasni shpesh vendasit gjatë ngjitjeve tuaja? Si është përvoja e bisedës me ta? Zakonisht varet nga mali ku ngjitemi e shtegu që marrim. Ka ngjitje ku rastisim banorë të zonës, në fillim e në zbritje, që gjithmonë janë të sjellshëm e na e kthejnë përshëndetjen. Pastaj janë guidat vendase, të cilët të shoqërojnë deri në fund të rrugëtimit dhe janë gjithmonë të hapur ndaj pyetjeve rreth zonës apo jetës së tyre. Janë sigurisht edhe akomoduesit e bujtinave, që deri tani kanë rastisur njerëz punëtorë e të apasionuar, që mbajnë gjallë traditën e zonës. Veshja, pajisja apo ushqimi që nuk mungon asnjëherë në çantën tënde e ta lehtëson ngjitjen? Eksperienca në mal më ka bërë të jem sa më e rregullt me çantën që marr. Kam gjithmonë me vete fruta, çokollatë, bareta energjie që më pëlqen ti bëj vetë me miks farash e frutash të thata, rreth 1,5 l ujë, letra të lagura, fill dentar, magnez e kompleks kripërash dhe qetësues për dhimbje koke. Ndërsa te veshjet marr gjithmonë bluza termike dhe çorape si ndërresa dhe, në varësi të temperaturave, është veshja me “shtresa”. Një këshillë ngjitësve të rinj? Gjithmonë duhet treguar kujdes e vigjilencë kur ngjit një mal. Përtej natyrës e fotove të bukura, terreni në mal mund të sjellë të papritura, për të cilat pak pakujdesi mund të sjellë dëmtime. Gjithashtu mundohuni të merrni me vete vetëm gjëra esenciale, që nga rrobat deri te ushqimi, mos u mbingarkoni kot. E fundit, mos lejoni frikën nga një vështirësi e momentit t’ju ngurtësojë e të mos vazhdoni para. 121
Vjeshtë 2021
Tesi Kerenxhi Profesioni: Gjeologe Mosha: 29 Viti që ka nisur ngjitjet në mal: 2014 122
Vjeshtë 2021
Kur dhe si nisi pasioni për të ngjitur malin?
Mund të na tregosh ngjitjet e këtij viti?
Pasioni për ecje malore nisi rreth 7 vite më parë. Gjatë studimeve në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, na u desh të udhëtonim gjatë nëpër Shqipëri. Aty u përforcua më tepër pasioni për të udhëtuar dhe zbuluar më shumë vendin.
Këtë vit ngjitja më e bukur ka qenë në majën e Qet-Harushave, Valbonë, dhe vizita në lumin e Gashit.
Pesë shtigjet më mbresëlënës të maleve që ke ndjekur? Tek pesë shtigjet mund të përfshij udhëtimin disaditor nëpër shtigjet që lidhin Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, i cili quhet “Majat e Ballkanit”. Po ashtu një sërë shtigjesh në Radomirë, nga ku mund të ngjisësh jo vetëm majën më të lartë të Shqipërisë, por edhe të vizitosh fshatrat e zonës. Dhe në fund “Shtegu i Ngjyrave” që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Si është rikthimi në civilizim pas një aventure në mal? Është një përzierje ndjesish, mall për njerëzit e dashur dhe gëzim kur takohem me ta e ndaj eksperiencën. Dhe nga ana tjetër trishtohem, sepse jeta në qytet është shumë kaotike dhe deri diku nuk e shijon dot gjithë magjinë që natyra na fal çdo ditë. Çfarë ka ndryshuar për mirë në jetën tuaj prej këtij pasioni? Mendoj që mënyra ime e jetesës ka ndryshuar plotësisht dhe kam kuptuar rëndësinë dhe rolin që luan natyra në jetën tonë.
A i hasni shpesh vendasit gjatë ngjitjeve tuaja? Si është përvoja e bisedës me ta? Me vendasit ndeshemi shpesh. Ata gjithmonë na përshëndetin e na thonë nga një urim të mirë. E madje më ka rastisur që të na ftojnë edhe në stan për të kaluar natën. Kjo e fundit ka qenë një ndër eksperiencat më të veçanta, ku nuk më bëri habi vetëm mikpritja, por edhe mënyra se si miqtë tanë të rinj kujdeseshin për hapësirën e tyre. Veshja, pajisja apo ushqimi që nuk mungon asnjëherë në çantën tënde e ta lehtëson ngjitjen? Uji, frutat ose frutat e thata, ndihma e shpejtë, veshja kundër shiut dhe elektriku i kokës janë ato që gjenden gjithmonë në çantën time. Një këshillë ngjitësve të rinj? Këshilla e vetme është të mos dorëzohen mbas një eksperience, e cila mund të ketë qenë e vështirë. Ato më të vështirat të mësojnë më tepër. Dhe këshilla e dytë është të lexojnë edhe një herë përgjigjen e pyetjes së parafundit.
123
Vjeshtë 2021
Rezarta Bare Profesioni: Këshilluese turizmi Mosha: 32 Viti që ka nisur ngjitjet në mal: 2011 Kur dhe si nisi pasioni për të ngjitur malin? Ka qenë një proces i gjatë në fakt, i cili ka nisur rreth 10 vjet më parë, kur një shok klase bashkë me shokët e vet ideuan një “klub kampistësh” me udhëtime të shkurtra dhe ekonomike në fundjavë. Udhëtimi i parë ka qenë Ujëvara e Sotirës, në Gramsh, ku ecja ka qenë shumë pak, por me shumë vlerë, pasi me prezantoi me natyrën. E kështu nisi, fundjavë më fundjavë, kurdo që mundja për të zbuluar vende të reja, si: Kepi i Rodonit, Shpella e Pëllumbasit, Mali i Brarit, Gjipe, Rrethi i Jubanit në Valbonë, Ujëvara e Grunasit dhe Syri i Kaltër në Theth. Në vitin 2017 jeta ime profesionale 124
ndryshoi rrjedhë, për të punuar nga një korporatë në një prej operatorëve turistik më të mirënjohur në vend, në fushën e turizmit të aventurës. Ishte puna dhe stafi në këtë ambient që më bëri pjesë të botës së turizmit dhe më ndryshoi perspektivën për sportin dhe aventurën. Për rreth 4 vjet kam udhëtuar ku të mundja, me punë ose privatisht, zbulova vende të reja, ngjita maja me pamje nga ato që të lënë pa frymë dhe njoha mikpritjen malësore shqiptare, njerëz lokalë dhe shumë turistë të huaj. Si është rikthimi në civilizim pas një aventure në mal? I nevojshëm për mënyrën si e kam krijuar përditshmërinë time. I dua
Vjeshtë 2021
të gjitha, e dua malin, fshatin, mikpritjen shqiptare, natyrën, sportin, shkëputjen nga Tirana në fundjavë, por e dua edhe qytetin, gotën pas pune me miqtë, apartamentin tim te vogël dhe zyrën plot me dritë. Çfarë ka ndryshuar për mirë në jetën tuaj prej këtij pasioni? Gjithçka (qesh), dhe e kam seriozisht kur e them këtë. Rrjedha e jetës time, deri më sot të paktën, erdhi e tillë që duke ndjekur pasionin, fillova të bëja punën që doja, dhe ja ku jemi. Ka më shumë se pesë vjet që punoj në sektorin e turizmit dhe të zhvillimit rural. Thonë që kur bën çfarë të frymëzon, nuk punon asnjë ditë në jetën tënde. Pesë shtigjet më mbresëlënëse të maleve që ke ngjitur? Kjo është një zgjedhje shumë e vështirë, për të qenë e sinqertë, por po zgjedh: 1. Kalimi Vullaj-Theth, Mali i Zi-Shqipëri: Pjesë e itinerarit “Majat e Ballkanit” Pika më e lartë: Qafa e Pejës 1.715 m mbi nivelin e detit. 2. Gjeravica, Kosovë: Gjithashtu pjesë e itinerarit “Majat e Ballkanit” Pika më e lartë: 2.656 m mbi nivelin e detit.
3. Maja e Vajushës-Taljanka, Shqipëri-Mali i Zi: Një ndër majat më panoramike për të dy shtetet, e pozicionuar përballë Bjeshkëve të Nemuna dhe e njohur për malin plot me kërpudha dhe boronica Pika më e lartë: 2.070 m mbi nivelin e detit 4. Maja e Çikës, Shqipëri: Nga maja duken ngjyrat e kristalta të detit Jon. Pika më e lartë: 2.045 m mbi nivelin e detit. 5. Korab, Shqipëri: Mali më i lartë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pjesë e itinerarit “High Scardus Trail” Pika më e lartë: 2.764m mbi nivelin e detit.
kombëtare në tokën kufitare midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Emri Scardus e ka origjinën nga emri latin i Maleve të Sharrit, masivi më i madh në rajon, që përkthehet në “mal shumëngjyrësh”.
Veshja, pajisja apo ushqimi që nuk mungon asnjëherë në çantën tënde e ta lehtëson ngjitjen? Besoj që “Trekëndëshi i Bermudës” në sportin e ecjes malore është: këpucët e duhura, ujë dhe banane. Ama sipas rastit edhe ushqime të vogla energjike, si sanduiç, çokollatë, protein-bar apo hurma arabie.
Mund të na tregosh ngjitjet e këtij viti? Në fakt ky vit ka qenë viti i pasionit tim më të madh, çiklizmit, pra jo shumë ecje malore, por kam zbuluar nëpërmjet punës shumë shtigje ne bregdetin tonë magjik, si ai Kudhë-Qeparo e Vjetër, HimarëLivadh, Lukovë-Plazhi i Shpellave, segmente të cilat janë pjesë e Shtegut Bregdetar të Jugut, dhe kam bërë një udhëtim disa ditor në zonën e Dibrës, nëpër bujtinat dhe stanet mikpritëse të segmentit shqiptar të High Scardus Trail, një shteg malor me gjatësi totale 495 km, që përshkon 5 masivë malorë me lartësi mbi 2000 m dhe 6 parqe
Një këshillë ngjitësve të rinj? Qëndroni kuriozë, provoni gjëra të reja, besoni në vete, ushtrohuni më tepër, provoni kafen turke dhe rakinë në çdo familje që vizitoni, jini të përulur dhe të dashur, mësoni nga të tjerët, blini këpucë te mira për ecje dhe xhup të ngrohtë dhe grumbulloni e ndani sa më shumë eksperienca. … Ah po, bëni sa më shumë foto!
125
Vjeshtë 2021
126
Vjeshtë 2021
Sonila Hyseni Profesioni: Manaxhere / Marrëdhënie publiku Mosha: 25 Viti që ka nisur ngjitjet në mal: 2016 Kur dhe si nisi pasioni për të ngjitur malin?
Pesë shtigjet më mbresëlënëse të maleve që ke ngjitur?
Gjithmonë kam qenë pjesë e nismave vullnetare dhe si e tillë të jepet mundësia të njohësh njerëz që kanë pasione dhe interesa të ngjashme me ty. Kështu ndodhi para pesë vitesh. Grupit me të cilin punoja asokohe u pëlqente të eksploronin dhe ta kalonin fundjavën me sa më shumë aktivitet. Ngjitja e parë e imja ka qenë në Malin e Dajtit, një ditë e qeshur vjeshte. I gjithë shtegu më ka pëlqyer shumë, mes bukurisë së natyrës dhe batutave me njëritjetrin. Ishte aq argëtuese, saqë fillova t’i kaloj fundjavat në mal, pa e menduar dy herë.
Shqipëria ka shumë për të eksploruar, dhe unë ende nuk kam mundur të mbuloj pjesën më të madhe të shtigjeve të saj. Megjithatë, disa nga shtigjet më të bukura ku kam shkelur, mes shumë të tjerash, janë: - Kalimi Theth-Valbonë - Kalimi Curraj i Epërm-Theth - Bjeshkët e Hinoskës në Dibër - Maja e Vajushës në Lëpushë - Bjeshka e Mullafsit në Tropojë - Të gjitha malet e Pukës, veç Bjeshkëve të Tërbunit - Do të veçoja edhe Luginën e Leshnicës, në Malet e Sharrit, në Tetovë.
Si është rikthimi në civilizim pas një aventure në mal? I papranueshëm (qesh). Sado lehtësira të ketë në kryeqytet, nuk ndihem shumë komode mes betonit, zhurmave, smogut dhe kufizimeve territoriale. Jam shumë e lumtur në fshat mes lëndinave e lumenjsh, mes malesh e njerëzish të thjeshtë. Kështu që rikthimi është pak i trishtë, por nuk do të jetë për shumë gjatë kështu. Çfarë ka ndryshuar për mirë në jetën tuaj prej këtij pasioni? Kur del shpesh në natyrë shumë gjëra ndryshojnë te ne, edhe pse ndryshimin mund të mos e shohim menjëherë. Unë kam kuptuar që jam më e qetë dhe më e fokusuar te vetja dhe projektet e mia. Gjithashtu, jam shumë më aktive në jetën e përditshme, pasi natyra më mbush me energji dhe karikohem në çdo ekspeditë që bëj.
Mund të na tregosh ngjitjet e këtij viti? Ky vit ka qenë shumë interesant, me sfida dhe adrenalinë. Nga fillimi i vitit deri në fund të pranverës kam qenë kryesisht në veri të Shqipërisë, ku natyra është shumë e egër. Duke qenë se punoj në një organizatë mjedisore (PPNEA), puna ime herë pas herë konsiston në dalje në terren, ku duhet të monitoroj faunën, kryesisht gjallesa që janë në rrezik zhdukjeje. Kështu, kam pasur mundësi të njoh Pukën 360o. Natyrë fantastike! Vend që të ofron shumë paqe dhe diversitet natyror. A i hasni shpesh vendasit gjatë ngjitjeve tuaja? Si është përvoja e bisedës me ta? Patjetër që po! Në ka një gjë që e shijoj shumë dhe mezi e pres në çdo vend ku shkoj, janë pikërisht njohjet me banorët. Nëse do ta njohësh mirë një vend dhe të kuptosh kulturën e tij, vetëm njerëzit e zonës mund të të rrëfejnë
se si janë vërtet gjërat. Përveç kësaj, më lezeton kur shikoj se janë të etur të flasin e të rrëfehen për përditshmërinë, hallet e peripecitë që kalojnë ngahera. Duan njerëz që t’i dëgjojnë dhe të ndajnë me ta dy fjalë prej shpirtit. Unë kam pasur eksperienca shumë të bukura e shumë njerëzore me të gjithë. Më pëlqen se si më trajtojnë dhe shfaqin përkushtim ndaj meje. Veshja, pajisja apo ushqimi që nuk mungon asnjëherë në çantën tënde e ta lehtëson ngjitjen? Kur nisesh për në mal, janë disa pajisje që duhen gjithmonë me vete. Por, ngjitjet dhe terrenet janë të ndryshme, dhe çdo rast kërkon elemente specifike. Në çantën time nuk mungojnë asnjëherë frutat e thata dhe çokollatat, mjete mbrojtëse si spraj etj., kutia e ndihmës së shpejtë dhe veshje ekstra. Një këshillë ngjitësve të rinj… Kur kam nisur me sportet e outdoor, kam qenë shumë entuziaste dhe kam shijuar çdo eksperiencë, sepse ato janë momente dhe periudha që ndikojnë shumë në zhvillimin dhe në gjendjen tonë shpirtërore. Kujtdo që nis ecjen në mal për kënaqësi ose për punë, do t’i thosha se të qenurit prezent në kuptimin e plotë të fjalës do ta bënte eksperiencën shumë të vyer. Prandaj, gjëja më e rëndësishme që do të sugjeroja është, të shijojnë çdo moment. Lidhur me përgatitjen do të sugjeroja që të marrin me vete gjërat esenciale dhe të kenë kujdes me veshjen, pasi të qenit komfort është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. 127
Vjeshtë 2021
NJË FËMIJE DUHET T’I MËSOHEN DOEMOS AFTËSITË E MBIJETESËS
S
humë nga këto aftësi mund të arrihen përmes kampeve verore, alpinizmit, gjuetisë dhe udhëtimeve të peshkimit. Në pamje të parë, duken si njohuri dhe aftësi jo dhe aq të nevojshme, por në fakt është e kundërta. Ndaj në këtë artikull po listojmë disa prej aftësive të nevojshme që duhet të fitojnë fëmijët, jo vetëm për të mbijetuar, por njëkohësisht edhe për të krijuar besim dhe pavarësi. E cili prind nuk do ta dëshironte këtë?
1.
Peshkimi
Kjo është një aftësi që të gjithë fëmijët duhet ta zotërojnë. Por realiteti tregon se shumë njerëz nuk dinë të kapin peshk direkt nga hapësira të hapura, por vetëm me kallam dhe qindra takëme teknologjie.
2.
Pastrimi dhe gatimi i peshkut Pastrimi i një peshku
128
dhe aftësia për ta gatuar, është e vështirë dhe do praktikë që të bëhet si duhet. Por me pak drejtim dhe ndihmë nga prindërit, fëmijët do të jenë në gjendje ta kryejnë këtë punë pa shumë vështirësi, që herën e parë të trajnimit.
3.
Ndezja e një zjarri
Fëmijët duhet të dinë si të përgatisin dhe të ndezin një zjarr pa përdorur çakmak. Kjo mund të duket si arritje e pamundur, por arrihet me pak durim dhe duke përdorur mjetet e duhura, si: gurë, shkopinj dhe ashkla të thata. Kjo mënyrë në të vërtetë është një formë arti. Për një ambient si pylli, ku mund të dëshironi të bëni kamping ose thjesht një piknik, zjarri është i rëndësishëm: ju mban ngrohtë, mund të përdoret për të gatuar ushqim, mban larg kafshët e egra dhe insektet.
4
. Gatimi mbi zjarr
Pasi të kenë mësuar se si të ndezin një zjarr, mund të mësojnë të gatuajnë në të. Gatimi mbi një zjarr në pyll është krejtësisht ndryshe nga përdorimi i ndonjë pajisjeje në kuzhinën e shtëpisë. Gëzimi i një vakti të gatuar nga vetë fëmijët, do t’u japë atyre besim.
5
. Përdorimi i një thikë
Një thikë e vogël xhepi është një mjet i përshtatshëm për fëmijët dhe fillestarët, që të mësojnë ta përdorin për nevoja të ndryshme në ambiente si pylli. Nëse familja juaj bën shpesh aktivitete krijuese në natyrë, merrni parasysh t’i lini fëmijët të mbajnë gjithmonë një thikë xhepi. Filloni duke i trajnuar me gdhendjen e një cope druri.
Vjeshtë 2021
6.
Gjetja e një strehë
Gjetja e një strehe mund të jetë e vështirë dhe varet vërtet nga vendndodhja e mjedisi përreth. Por le të themi se jeni në pyll me fëmijët tuaj: luani një lojë me ta dhe shihni kush mund të gjejë strehën më të mirë i pari. Tani, jini të kujdesshëm, nuk doni që fëmijët tuaj thjesht të ikin dhe të humbasin. Jepuni atyre një bilbil me vete për çdo rast dhe thjesht vëzhgojini në distancë.
7.
Ndërtimi i një strehë
Gjetja ose bërja e një strehe është përparësi, nëse e gjen veten në një situatë mbijetese. Që të përballojmë kushtet e vështira, të luftojmë të ftohtin ose nxehtësinë, strehimi vjen i pari, pastaj ushqimi dhe uji. Të bësh një strehë prej materialeve që gjenden në pyll, në të vërtetë është një aktivitet argëtues, që mund ta bëni si familje. Asgjë nuk është më mirë sesa të argëtohesh ndërsa mëson këshilla të dobishme për mbijetesën.
8.
Gjetja dhe pastrimi i ujit
Uji është i domosdoshëm për mbijetesën. Ne mund të qëndrojmë pa ushqim për disa javë, por pa ujë rezistojmë vetëm për tri ditë. Të arrish të gjesh ujë dhe nëse duhet, ta pastrosh, kërkon aftësi dhe dije. Uji mund të pastrohet ose duke e zierë (për këtë do t’ju duhet zjarri), ose duke përdorur tableta të gatshme purifikimi. Këto procese zakonisht fillojnë duke filtruar me një beze të pastër ujin e burimit që keni gjetur. Por sigurohuni që uji të mos ketë erë të keqe e të mos jetë i turbullt.
9.
Dhënie e ndihmës së parë
Fëmijët duhet të jenë në gjendje t’i përdorin të gjitha sendet që gjenden në një kuti të ndihmës së shpejtë dhe të dinë se për çfarë shërbejnë secila. Kjo nuk është vetëm një aftësi mbijetese, por edhe një aftësi jetësore që do t’u duhet edhe në situata të tjera.
10.
Si të sinjalizosh se ke nevojë për ndihmë
Fëmijët duhet të jenë në gjendje të krijojnë ose të identifikojnë një mënyrë për të sinjalizuar se janë në rrezik ose kanë nevojë për ndihmë, në mënyrë që të shpëtohen menjëherë. Aftësi të tjera të domosdoshme janë: të njohin shenjat e vendndodhjeve, si të orientohen falë tyre dhe si të sinjalizojnë një situatë jo të zakontë.
11.
Aftësia për t’u orientuar
Mësojeni fëmijën të orientohet duke përdorur diellin dhe, nëse është e nevojshme, krijoni një orë diellore. Leximi i saktë i një harte dhe orientimi në terren do t’i aftësojë edhe që të gjejnë strehë dhe ujë.
129
Vjeshtë 2021
GERTA VELIU
Për nazelinjtë e vegjël të ushqimit të shëndetshëm Gerta Veliu është vajza që fshihet pas blogut interesant “Receta_Baby”, që lidhet me recetat e foshnjave dhe të fëmijëve deri 6 vjeç. Prej më shumë se pesë vjetësh punon në një kopsht në Norvegji, ndaj ndihet e lidhur ngushtësisht me pasionin e gatimit për vogëlushët. E gjithë dëshira për të ndarë njohuritë e saj mbi ushqimin e shëndetshëm të kësaj grupmoshe nisi modestisht dhe është kthyer në një profesion të mirëfilltë këshillimi dhe mentorimi. Ndaj Gerta do të ndajë disa këshilla lidhur me sfidat që hasin prindërit tek nxisin fëmijët të ushqehen shëndetshëm.
130
Vjeshtë 2021
Sa të zakonshëm janë ngrënësit e vegjël nazelinj? Nazet ose përzgjedhja e ushqimeve është pjesë normale e rritjes dhe e zhvillimit të fëmijës. Ky zhvillim natyral ndodh në disa faza të moshës së fëmijës. Faza e parë fillon në moshën 8-12 muajsh, faza e dytë 18-24 muajsh dhe faza e tretë 3-5 vjeç. Nazelinjtë janë një spektër i gjerë, që përfshin ngrënësit aventurierë, ngrënësit e mesëm dhe ngrënësit ekstremë. Secili grupim ka tipare të veçanta. Problematika e nazelinjve “ngrënës ekstrem” (që ha një sasi të limituar ushqimesh) mund të arrijë deri në adoleshencë, dhe pasojat me problemet e ushqyerjes mund të çojnë deri në anoreksi. A e dimë pse fëmijët zhvillojnë parapëlqime apo pështirosje për disa ushqime të caktuara? Në fazën tranzitore të kalimit nga ushqimi i bebeve me teksturë të imët pure, në ushqimin me tekstura më kokrrizore, fëmijët pësojnë ndryshime në mënyrën e ushqyerjes. Gjatë këtyre ndryshimeve, fëmijët zhvillojnë preferencat e tyre për ushqimet, për teksturat, format, ngjyrat, temperaturën, shijet, konsistencën, etj. Me teksturat dhe shijet konfidente, ata ndërtojnë preferencat e tyre. Ndjesia e pështirosjes për ushqime te caktuara vjen si pasojë e mosekspozimit të fëmijës ndaj çdo teksture, mënyre gatimi, etj. Prindërit mësojnë preferencat e fëmijës në ushqim dhe për një kohë të gjatë u ofrojnë vetëm disa lloje ushqimesh, duke i limituar në larmi (për shembull, gatimet vetëm me zierje në avull). Kjo bën që fëmija që mësohet
vetëm me një mënyrë dhe të refuzojë ushqimet e gatuara në mënyra të tjera. Më pas, mungesa e ekspozimit sjell probleme sensoriale, që e bën fëmijën shumë protektiv për të ndërvepruar me ushqimin nëpërmjet shqisave te tij.
që fëmijët mund t’i ngjyejnë në salca të ndryshme, duke i përgatitur e shtuar përbërës të rinj që fëmijët t’i provojnë shijen, etj.
A duhen të shqetësohen prindërit për vogëlushët nazelinj?
Të ushqesh fëmijën shëndetshëm duhet të fillojë me planifikimin dhe ndjekjen e një menuje javore, që përfshin larmi recetash e përbërësish, në mënyrë që fëmija të marrë sa më shumë vlera ushqyese. Por që një vakt të jetë i shëndetshëm, duhen kombinuar tre kategoritë ushqimore kryesore: karbohidratet, fruta-perimet dhe proteinat. Në këtë mënyrë organizmi i fëmijës merr vlerat ushqimore që i duhen për të funksionuar normalisht. Krijimi i një pjate të shëndetshme duhet të shoqërojë çdo vakt të fëmijëve përgjatë një dite, dhe duhet të ketë sa më shumë vitamina, minerale, ushqime të pasura me fibra, proteina dhe karbohidrate.
Prindërit nuk duhet të shqetësohen, por duhet të marrin informacionin e duhur, që të jenë gati për situatat me të cilat do të përballen fëmijët e tyre nazelinj. Informimi rreth këtyre situatave nuk do të prishte ambientin pozitiv që duhet krijuar gjatë vakteve dhe do të shmangte presionin e ushtruar duke iu përgjëruar për të ngrënë një lugë, për ta mbaruar të gjithë pjatën, duke e dënuar, duke mos e lejuar të lëvizë nga tavolina, duke i hapur gojën me forcë, etj. Si mund t’i mësojnë prindërit fëmijët me ushqime e shije të reja? Prindërit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konsistente me fëmijët, duke përdorur strategji që rrisin interesin dhe kuriozitetin e fëmijës. Një ndër to është loja apo krijimi i kontenitorëve me tekstura ushqimesh që fëmijës t’i jepet mundësia të krijojë një marrëdhënie më të mirë me ushqime në forma, ngjyra, tekstura e konsistenca të ndryshme. Strategji të tjera që mund të përdorin janë të përdorin ura lidhëse nisur nga ushqimet e preferuara të fëmijëve dhe duke tentuar çdo ditë nga pak ndryshime të vogla në servirjen e të njëjtit ushqim. Një strategji tjetër është nëpërmjet ushqimeve të freskëta të prera fije-fije
Çfarë do të thotë të ushqesh fëmijën shëndetshëm?
Pesë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në kuzhinë për një ushqyerje të shëndetshme? Në dietën e një fëmijë nuk duhet të mungojnë ushqimet që i sigurojnë sasinë e nevojshme të hekurit, si: thjerrëzat, mëlçitë, brokoli, spinaqi, frutat e thata. Ushqimet që përmbajnë kalcium, si: qumështi, kosi, djathi. Ushqimet me vitaminë C, si: portokalli, molla, mandarina, karrota. Yndyrnat e ngopura, si avokado, salmoni, arrat, etj. Ushqime të pasura me fibra, si: quinoa, kungulli i ëmbël, kumbullat e thata, fiku, dardha, farat e ndryshme, drithërat integrale etj.
131
Vjeshtë 2021
ELJA LAMAJ
Zgjedhje të mençura për dietën e fëmijëve Ushqimi jo i shëndetshëm zë pothuaj gjithë hapësirën televizive të reklamave ushqimore. Kështu, sipas një studimi, Sustain (Aleanca për Ushqim dhe Bujqësi më të Mirë), një organizatë aktiviste për një sistem të qëndrueshëm të prodhimit bujqësor dhe ushqimit, ka dalë në përfundimin se 99% e produkteve që reklamohen gjatë emisioneve apo në kanale për fëmijë, janë produkte me nivele të larta sheqeri, kripe dhe yndyre. Ushqime aspak të shëndetshme. Elja Lamaj është një nutricioniste e mirënjohur, e certifikuar pranë organizatës prestigjoze AFPA. Ajo është e njohur për publikun e gjerë, me anë të intervistave të ndryshme në disa kanale televizive dhe të faqes së saj të Instagramit, ku ndan pasionin dhe dijen për një jetë të shëndetshme. Kohët e fundit vërehet një tendencë në rritje e konsumimit të ushqimit të pashëndetshëm, sidomos nga ana e fëmijëve. Më poshtë Elja ndan me ne disa këshilla që t’i ndihmojnë prindërit dhe fëmijët të bëjnë zgjedhje më të mençura.
132
Vjeshtë 2021
2.
Shoqëroni pjatën kryesore me opsione më të shëndetshme
1.
Përgatiteni vetë ushqimin
Përpiquni të përgatitni në shtëpi versionin e shëndetshëm të ushqimeve të pashëndetshme që mund të dëshirojnë fëmijët tuaj. Përdorni perime, legume, miell integral, produkte deti ose proteina me bazë bimore, për të ndërtuar pjatat tuaja. Reduktoni përdorimin e sheqerit dhe të karbohidrateve të thjeshta në gatimet e përditshme. Te karbohidratet e thjeshta përfshihen orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat etj. Po ashtu praktikoni përgatitjen e ëmbëlsirave në shtëpi, duke përdorur ëmbëlsues natyralë, si mjalti apo bima e stevias.
Nëse shkoni në një restorant me fëmijët, edhe pse patatet e skuqura mund të jenë zgjedhja e parë që ju vjen ndër mend për të shoqëruar pjatën, ka plot alternativa të shëndetshme që mund të keni parasysh. Një sallatë, disa feta molle, shkopinjtë e trangullit ose karrotës, salca e kosit dhe taratori janë ndër shoqëruesit idealë të një pjate.
3.
Mësoni dhe informoni fëmijën
Ndihmojini të kuptojnë përse nuk duhet të konsumojnë ushqim të pashëndetshëm. Nëse u shpjegoni efektet e sheqerit mbi shëndetin e dhëmbëve të tyre ose dobitë e konsumimit të karrotës te shikimi, ka shumë pak gjasa të ngulin këmbë në preferencat e tyre.
4.
Kujdes me blerjet
Nëse mbani patatina apo ëmbëlsira në kuzhinë, kjo do ta bënte më tunduese për fëmijët konsumimin e tyre. Ndaj, në vend të tyre, sigurohuni të mbani në vende të dukshme të shtëpisë fruta të freskëta ose të thata, ose kokoshka të përgatitura vetë.
5.
Lini një shembull të mirë
Veproni në përputhje me atë që u thoni fëmijëve. Ata ndikohen shumë nga shembulli juaj. Mos prisni që fëmijët të hanë shëndetshëm, nëse ju vetë merreni qesen e patetinave dhe rehatoheni para televizorit.
133
Vjeshtë 2021
Krelana e Dardanisë Ardhja e mërgimtarëve përjetësisht ka qenë një prej atyre gëzimeve që e shkundnin konakun! Besa, të jetosh larg Tokës së xhanit s’është kurrë e lehtë, ndaj kthimi në vatër ish festë sublime për secilën shtëpi, që priste mot-mot më i ardhë zogjtë e përmalluar! Mbaj mend se ndër vite, sa herë mblidheshim rrotull sofrës, gjyshja nxirrte specat e ngjyem në mazë katundi, djathin e gatitun në çilar edhe një sini plotë krelanë! “Krelana me duqa” është një soj haje e mirënjohur në Dardani, që nëpër breza i ka bashku familjet, e besa edhe të huajt, me shijen e saj tepër modeste, por dashninë e pamatë−prej të cilës është mbrumur kaherë! S’do mend se receta nuk ka qenë kurrë fikse! Nanat “me sy” e kanë përzier brumin, kurse shprishja e kores së sipërme ka qenë (e mbetet) ngazëllimi i të gjithë fëmijëve! Shpesh, ne afrohemi rrotull një sofrabezi të shtruem me ojna, e me anë të një piruni i ndihmojmë gratë e shtëpisë me i formu topthat e vegjël sipër të cilëve kollaj derdhet ajka e ngrohur mbi sobën e drurit! Sot, kur e pyes gjyshen për recetën, ajo më thotë se afërmendsh krelana me duqa e do: Kjo haje jo edhe aq e lehtë, por e dashunueshme mbetet ftesa më e parezistueshme për paqtim e çmallje zemrash! Nga Fjolla Spanca
Përbërësit:
Përgatitja:
- 1 kg miell - 700 ml ujë - 1 lugë kripë - 50 gr gjalpë - 300 gr mazë ose kajmak
1. Pra, brumi i krelanës gatitet duke i përzier miellin, kripën dhe ujin derisa të fitojmë brumë homogjen, pak më të trashë sesa brumi i palëpetëve (krepave). 2. Pastaj, tava ku shtrohet brumi duhet të jetë e ngrohtë dhe e ngjyer mirë me vaj. 3. Krelana e derdhur në tavë lihet për pjekje rreth 40-50 min, derisa ana sipërore e saj të jetë skuqur mirë e mirë! 4. Pasi të jetë pjekur, korja e sipërme bashkë me brumin coptëzohen në toptha të vegjël, kurse gjalpi i shkrirë i hidhet kores së poshtme. 5. Maza e freskët, e shkrirë me pakëz kripë, vendoset mbi topthat që tashmë janë nusnu e presin me u shiju! Ju bëftë mirë!
134
Vjeshtë 2021
Një recetë e përsosur e çajit të vjeshtës Vjeshta është e vetmja stinë që di si të të përkëdhelë, jo vetëm me ngjyrat, por edhe me shijet e çdo gjëje që ofron. Naziqe dhe tokësore në të njëjtën kohë. Por ajo vjen dhe me tekat e saj. Pak lunatike, vjeshta me ulje-ngritjet e saj na sjell dhe virozat e shumta. Dhe përballjen dhe parandalimin e tyre mund ta arrijmë me pirjen e sa më shumë lëngjeve. Ja një superçaj që nuk e ndaj çdo ditë: Nga Dhurata Thanasi
Përbërësit:
Përgatitja:
- 750 ujë (nga shishja)
1. Së pari: Mos e zieni çajin!
- 2 degë mente
2. Pasi keni zier ujin, shtojeni mbi një tjetër çajnik apo kanë uji, ku keni vendosur gjithë çajrat e lartpërmendur.
- 3 gjethe sherebelë - 2 degë çaj mali
3. Pasi të keni zbrazur ujin deri në pikën e fundit, lëreni kanën të qetë për 3-4 minuta, që çaji të lëshojë teinën dhe gjithë aromat e tij.
- 2 degë livando
4. Shtoni dhe lëngun e “lejmonit”.
- 2 gjethe barbarozë (indërshá)
5. Më pas, nëpër filxhanë shtoni pollen, 1 lugë çaji për të rritur mbi 14 vjeç dhe 1 lugë kafeje për fëmijë, dhe pijeni çajin të vakët.
- Lëngu i 1/2 kokërr limoni (jo më shumë, sepse prishet ekuilibri bazik-acid)
Do ta shihni sa do t’ju shijojë dhe do të thoni “Rrofsh o Luga!” Ju bëftë mirë!
135
Vjeshtë 2021
Buka është përsosmëri! Buka për shqiptarët nuk është vetëm bukë. Buka është hyjni, një zot femëror të cilës i lutemi, që çdokush ta ketë, askush mos të mbetet pa të, bardhësia e saj kurrë të mos mallkohet. “Pasha bukën!”, betohemi në shenjtërinë e saj si në perëndi. Gatimi i bukës është një mrekulli zejesh, e përcjellë brez pas brezi me shekuj. Buka është mbijetesë, buka është punë, buka është jetë, begati dhe mikpritje. Universi ynë. Është gjithmonë me kore të fortë nga jashtë dhe me një butësi hyjnore të papërshkrueshme nga brenda; si shpirti i bardhë i një personi të mirë, sikur duart e nënës. E butë, si një re e bardhë qiellore. Përherë mbi tryezë, e mbështjellë me një leckë të bardhë të qëndisur në shtëpitë 136
tona; ndërsa nëpër restorante, mensa studentore, pushimore, porositet nga dy herë gjithkund ku ulen shqiptarët për të ngrënë. Buka është përsosmëri. Si globi në të cilin jetojmë dhe kudo që shqiptarët udhëtojnë rreth tij, buka udhëton me ta. Si një lutje, si një gur i rëndë, një hajmali, një lamtumirë e fundit në valixhet e panumërta të mërgimtarëve tanë, e vendosur aty nga nënat dhe gjyshet: një puthje, një fjalë e pathënë, një lutje mbrojtëse, një lot; të gjitha janë të pjekura brenda me dashuri. Si një vulë apo stemë familjare, çdokush ka mënyrën e veçantë si e pjek dhe çfarë forme i jep bukës. Buka kurrë nuk hidhet, asnjë copëz e saj, dhe ndahet me butësi e kujdes, duke iu ofruar fëmijëve së pari. Mbi trohat e bukës nuk shkelet kurrë dhe
ato zakonisht përfundojnë në prag të dritareve të panumërta për t’i ushqyer zogjtë. “A ke hangër bukë?”, më duket vetëm në shqip kjo pyetje ka kuptime të shumëfishta: nëse ke ngrënë drekë, darkë, mëngjes apo thjesht nëse ke uri. Nuk është kjo vetëm diçka që na ka lënë varfëria, jo, është një brumë lashtësie. Buka është ekzistenca, buka është e përjetshme. E rrumbullakët dhe e përkryer sikur sofra, sikur rruzulli tokësor mbi të cilin jetojnë të shpërndarë si yje, miliona shpirtrash të mërgimtarëve tanë, të uritur për atdheun. Buka ndahet me mikun, me mysafirin. Buka i falet skamnorit. Nga Teuta Skënderi
Vjeshtë 2021
Në gjurmim të midhjeve shqiptare Midhjet, levreku, krapi e barbuni janë vetëm pak nga speciet që gjenden në menunë e restoranteve bregdetare të jugut të Shqipërisë dhe të disa zonave të tjera të vendit. Shoqërohen gjithmonë me verë të bardhë, për një shijim akoma më të mirë të drekës apo darkës buzë detit. Midhjet mund të konsiderohen një delikatesë origjinale, por ndryshe nga shumë mirësi të tjera, ky produkt është edhe i dobishëm. Si të gjithë ushqimet e detit, janë të pasura me vitamina dhe minerale, kështu që thjesht përfshirja e tyre në dietë i sjell mjaft përfitime shëndetit. Në Shqipëri ka dy pika kryesore
për prodhimin e midhjeve, njëra në Butrint dhe tjetra në Shëngjin. Butrinti ka potencialin për të prodhuar mbi 10.000 ton midhje në vit, ndërsa Shëngjini ka kapacitet më të vogël prodhimi, por ofron nivele të larta produktiviteti për speciet e tjera.
Edhe në brigjet e Shëngjinit, Vlorës dhe Durrësit ka ferma akuakulture, të cilat ofrojnë udhëzues për turistët. Këto udhëzues janë realizuar duke përdorur anije përgjatë vijës bregdetare, ku kultivohen specie të ndryshme detare.
Prodhimi në Lagunën e Butrintit është i rrënjosur në një traditë të gjatë Vendasit e konsiderojnë lagunën si vend ideal për prodhimin e midhjeve, jo vetëm për sa i përket temperaturës së ujit, por edhe nivelit të duhur të kripës. Përgjatë liqenit të Butrintit, gjenden udhëzues turistik që ofrojnë shëtitje në liqen, për të parë kultivimin e midhjeve të liqenit dhe specieve të peshqve.
Gjatë udhëtimit, turistët kanë mundësinë të eksplorojnë zona me atraksione natyrore dhe kulturore unike, siç është Parku Kombëtar i mrekullueshëm i Butrintit. Zona përreth qytetit antik të Butrintit, në Shqipërinë e Jugut, është shtëpia e një numri speciesh të rrezikuara globalisht. Gjithashtu, kjo zonë ka një histori të pasur kulturore që e justifikon njohjen si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
137
Vjeshtë 2021
RECETA E VJESHTËS Sabiela Doko është vajza që fshihet pas blogut interesant të gatimit që mban emrin “Një grusht qershi”. Nuk ka më shumë se dy vite që thuajse çdo ditë ndan receta plot shije e ngjyra me ndjekësit e saj. Ajo i gëzohet pasionit dhe dashurisë për shijen e të bukurën, e sidomos ndërlidhjes me shumë dashamirës. E gjitha për të nisi ashtu modestisht e u kthye në një komunitet të këndshëm e plot energji pozitive. Sot Sabiela ndan me ne katër recetat e saj.
Lakuriqe
(por mos u ndikoni nga emri)
Lakuriqe është një recetë që më lidh me vendlindjen, me traditën, me të veçantën. Kjo është një recetë që në familjen time gatuhet prej katër brezash, nga katër duar të ndryshme. Unë jam e katërta dhe TI që po e lexon je e pesta… Receta është kujtuar një mbrëmje dimri nga ime më, teksa qëndronim ngrohtë të dyja pranë e pranë. U kujtua për recetën që gjyshja e saj u përgatiste shpesh, ndërsa ajo me kureshtjen e fëmijës e ndiqte nga pas. Me të njëjtën kureshtje u afrova edhe unë tek ajo. Lakuriqe nuk është as më pak e as më shumë se një “kek” i kripur me trahana.
Përbërësit:
Përgatitja:
300 ml kos
Në një tas të madh hedhim kosin, vajin e ullirit dhe kripën, i përziejmë së bashku dhe më pas shtojmë trahananë. Duke përzier e duke parë masën që do të formohet, nisim të shtojmë pak nga pak miellin dhe sodën. Miellin e kam cituar më sipër me sy, sepse përbërja duhet të jetë pak a shumë ajo e një keku, dhe varet sa lagështi thith trahanaja juaj. Vazhdojmë të miksojmë masën e formuar, dhe në një tavë të paralyer me vaj ulliri shtrojmë brumin.
220 gr trahana (trahanaja mund të jetë e thjeshtë ose me perime) 40 ml vaj ulliri 1 luge çaji sode buke 1 luge çaji kripë Miell me sy (diku te 100 gr
E pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë C, për 25 minuta. Ju siguroj që kuzhina do mbushet me aromë të mirë pas pjekjes së një recete që është kujtesë dhe traditë. Ju bëftë mirë!
138
Vjeshtë 2021
Speca simpatike me zemër të bardhë Nëse gjendesh në pazaret e kalldrëmta të Korçës, patjetër që buzë rrugëve do të takohesh edhe me karakteristikat kulinare të këtij qyteti. Sytë menjëherë t’i tërheq e kuqja rrëzëllitëse e specave topolakë. Kjo dashuri me shikim të parë meritonte patjetër një vend të veçantë në cepin tim të lumturisë. Në kuzhinën time i solla kështu.
Përbërësit:
Përgatitja:
4 speca të kuq
Si fillim përveshim mëngët dhe nisim menjëherë me përgatitjen e mbushjes.
200 gr gjizë
Në një tas hedhim gjizën, domatet e prera në kubikë dhe mocarelën. Përziejmë këta tre përbërës dhe shtojmë vezën. Pasi masa përzihet edhe me vezën, shtojmë djathin e grirë, një nga një erëzat për të arritur shijen tonë (kripë, piper,rigon) dhe vajin e ullirit. Japim dorën finale dhe masa e mbushjes është gati. Pastaj nisim me specat, duke i pastruar nga pjesa e zemrës dhe duke hequr bishtin nga i cili përftojmë një kapele.
100-150 gr mocarela e prerë në kubik 2 kokrra domate 100 gr djathë kaçkavall i grirë (unë e preferoj dhie) 1 kokërr vezë Vaj ulliri, kripë, piper, rigon (Ose gjithë erëzat që ju preferoni)
I mbushim specat me harxhin e parapërgatitur, hedhim pak djathë kaçkavall dhe vaj ulliri. Në fund vendosim kapelat dhe i pjekim në furrën e ngrohur më parë në 200 gradë C. Për 20 min i nxirrni nga furra dhe do të shijoni një pjatë kaq të veçantë. Ju bëftë mirë!
139
Vjeshtë 2021
Mund ta quaj dhe zupë? Kjo ëmbëlsirë është padyshim një dashuri me kafshatë të parë. Kremi që do të shijojmë përgatitet shumë lehtë, me përbërës që të gjithë i kemi në kuzhinë. Përzierja e aromës së kakaos, gjalpit e biskotës do t’ju bëjë të prisni me padurim lugën e radhës. Përbërësit
Përbërësit:
Përgatitja:
200 gr biskota Petit
Për këtë recetë hapat merren një e nga një.
100 gr gjalpë (i tretur) 1,5 litër qumësht
Fillimisht në një mikser grimë biskotat së bashku me kakaon, derisa të përftojmë thërrmija biskotash. Këto thërrmija i hedhim në një tas dhe u shtojmë gjalpin e tretur.
2 lugë miell
Përbërja do të ketë pamjen e një rëre të lagur.
2 lugë niseshte
Marrim një tjetër tas ku hedhim qumështin në temperaturë ambienti, niseshten dhe miellin, i përziejmë dhe i lëmë mënjanë.
250 gr sheqer 70 gr gjalpë copë 100 ml pana pastiçerie
Sheqerin nisim ta karamelizojmë në një tenxhere me zjarr të ngadaltë. Kur sheqeri të marrë ngjyrën e kaftë hedhim copën e gjalpit dhe panën e pastiçerisë. Do të formohet një masë kremoze. Po në këtë tenxhere shtojmë qumështin me niseshten dhe miellin. Kur shtojmë qumështin, e përziejmë vazhdimisht me tel kuzhine, sepse sheqeri i karamelizuar ngrin nga prania e niseshtes, por mos u trembni, sepse e gjitha do të tretet dhe njëtrajtësohet mjafton të vazhdoni përzierjen. Nisim servirjen. Shtresa e parë do të jetë me biskotat e thërrmuara më par dhe pastaj shtojmë një shtresë krem. E përsëritim dy herë secilën shtresë dhe si dekor mund të përdorni copëza çokollate. Ju bëftë mirë!
140
Vjeshtë 2021
Supa vjeshtarake Jemi zyrtarisht në stinën e artë, në stinën ku ngjyrat e tablosë mirëkuptojnë njëra-tjetrën. Jemi në vjeshtën e dëshirës për diell. Të trotuareve me kërcitje gjethesh nën taka. Të darkave me çaj, kanellë e libra. Të aromës së shiut, mollëve kuqalashe, gështenjave të pjekura e supës së shtëpisë. Supa e vjeshtës është padyshim ajo që përmban ngjyrat e saj. Supa me perime të pjekura e mish pule mbetet ndër të preferuarat e mia.
Përbërësit
Përgatitja
500 gr fileto pule
Pulën, pasi e kemi pastruar nga lëkura, e presim në kubikë dhe e skuqim në një tenxhere me pak gjalpë. Pasi pula të ketë marrë një faqe, e rregullojmë me kripë, shtojmë 300 ml ujë të ngrohtë dhe e lëmë të ziejë.
1 patate e ëmbël 2 karrota 1 limon Gjysma e një kungulli të verdhë, pra diku te 300 gr kungull Gjalpë, vaj ulliri, kripë, piper i zi 1 kuti pana kuzhine ose 1 gotë qumësht
Ndërkohë perimet i kemi prerë në kubikë, i hedhim pak vaj ulliri e kripë dhe i pjekim në furrë për 15 min në 210 gradë C. Kështu nuk u humbasim asnjë vlerë ushqimore dhe supa do të ketë shije krejt tjetër nga ajo me perime të ziera. Pasi perimet të jenë pjekur, i heqim dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë mishi ka zierë dhe ka lëshuar gjithë shijen. Kullojmë lëngun duke hequr mishin dhe në tenxhere hedhim perimet. Tenxheren e vendosim për pak minuta në zjarr të ulët. Heqim përsëri nga zjarri tenxheren dhe frulojmë gjithë masën, derisa supa të kthehet në krem. Shtojmë në tenxhere mishin e pulës dhe e rikthejmë në zjarr. Shtojmë panën ose qumështin, bluajmë piperin, rregullojmë me kripë e limon dhe i japim valën e fundit. Supa duhet të jetë pjata e parë e çdo tryeze, por nëse provoni këtë recetë supe jam e bindur që nuk do ta zëvendësoni kollaj.
141
Vjeshtë 2021
LIBRA LIBRAT, USHQIM PËR MENDJEN DHE SHPIRTIN Nga Gentiola Madhi
142
N
Vjeshtë 2021
ë fillim të viteve 2000, në Tiranë apo gjetkë, në qytetet e tjera të Shqipërisë, libraritë mund të numëroheshin me gishtat e dorës. Bibliotekat e qyteteve ishin kthyer në relike të një kohe të vdekur e të harruar, dhe tek-tuk ndodhte që ishin bërë mikpritëse të bingove të qytetit, atje ku burrëria mblidhej për të luajtur apo për të rrëkëllyer ndonjë gotë mes vedi. Mes nesh adoleshentëve të viteve të para të gjimnazit, leximi i romaneve ishte një luks që mund ta gëzonte vetëm kush kishte trashëguar një bibliotekë nga familja apo kishte lidhjet e duhura për t’i shkëmbyer librat. Tek-tuk kishte edhe ndonjë botim në treg, por çmimet ishin të tilla sa vështirë të përballoheshin nga shumica e familjeve me të ardhura të pakta e me mesatarisht dy fëmijë të regjistruar në shkollë. Unë kisha fatin të trashëgoja veç një grusht me libra nga fëmijëria dhe mes tyre spikaste romani “Etja për jetë”, i Irvin Stone. Nuk e di si e pa dritën e botimit ky roman, në fund të viteve 80’ në Shqipërinë komuniste, por di që ndër faqet e tij gjenden plot zhgarravina dhe shkronjat e para që kam shkruar me dorën e majtë. Mund të them që ishte një nga të pakët shokë që kisha në shtëpi dhe që nuk bëzante kur e merrja lapsin me dorën e gabuar (sepse në shkollë më detyronin të përdorja të djathtën). Gjithsesi, dashuria e parë nuk ishte ky libër relativisht voluminoz, por 4 vëllimet “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit, të marra hua nga plot tri familje, sepse asnjëra nuk i dispononte të katërt, dhe të lexuar brenda dy javësh. M’u desh që të prisja akoma për të arritur te rroga e parë, të cilën e harxhova të gjithën te libraria në qendër të qytetit ku isha zhvendosur për studimet universitare, një vend që u shndërrua ndër vite në ritualin e së dielës, ushqimin e shpirtit dhe përhumbjen e mendjes në momentet e nostalgjisë dhe mallit për familjen e vendin e origjinës. E ndërsa tani arrij të lexoj rreth 30 libra në vit, duke alternuar romanet me publicistikën, disa prej tyre më kanë mbetur në zemër dhe ua rekomandoj shpesh të njohurve.
Sikur të isha djalë—Haki Stërmilli Shkruar në vitin 1936 nga një burrë, kjo novelë mbetet një pamflet i lirisë, barazisë dhe fuqizimit të vajzave dhe grave në Shqipëri. Ditari i shkruar nga dora e Dijes flet më shumë se gjithçka rreth kushteve të vështira, shfrytëzimit e shtypjes së vajzave në shoqërinë patriarkale shqiptare. Ndonëse kanë kaluar më se shtatë dekada nga shkrimi i tij, shumëçka që përmendet në këtë vëllim fatkeqësisht vazhdon të pasqyrohet në realitetin tonë.
143
Vjeshtë 2021
Një burrë—Oriana Fallaci “Një burrë” rrëfen jetën dhe dashurinë e autores për heroin e rezistencës greke, Aleksandër Panagulisit. Ndryshe nga çfarë mund të supozohet, libri ndërthur momente të jetuara mes tyre me një analizë të qartë e të ftohtë të zhvillimeve politike të Greqisë së viteve ’70. Libri konsiderohet shpesh një himn dedikuar lirisë dhe luftës për drejtësi.
Americanah—Çimamanda Ngozi Ediçe
Era ndër flokët e mi1—Mesih Ellinezhad
Americanah rrëfen jetën e Ifimelus, një vajze nigeriane e cila transferohet në SHBA për të kryer studimet. Përmes peripecive të shumta dhe diskriminimit racor, romani trajton temën e përpjekjes njerëzore për të mbijetuar dhe për të gjetur vendin e vet në shoqëri. Shumë përjetime të personazhit kryesor reflektojnë eksperienca të ngjashme të gjithkujt që ka emigruar për arsye të ndryshme, dhe veçanërisht ndjesia e imponuar e të qenit qytetar i “dorës së dytë”.
Mesih është gazetare iraniane në azil në SHBA, dhe në këtë memoir të jetës së saj rrëfen luftën për vetëvendosje, barazi dhe liri të vajzave dhe grave në shoqërinë iraniane. Ndonëse ende adoleshente, regjimi iranian e burgosi me qëllim që të shtypte në gjenezë idetë e saj jokonformiste dhe aktivizmin politik për një shoqëri të hapur dhe civile. Ndër vite, Mesih ka ndërmarrë shumë fushata online për të frymëzuar dhe fuqizuar zërin e vajzave e grave në Iran.
1 Titulli origjinal ‘The wind in my hair. My fight for freedom in modern Iran’. 144
Vjeshtë 2021
N’Harmoni” ka vendosur gjithashtu t’ju sjellë sugjerime lidhur me librat që të bëjnë të mendosh ndryshe për globalizimin dhe shembuj që nxisin marrjen e hapave të vegjël ndryshimi në qasje me ekonominë lokale, zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural e gjithashtu kujdesin ndaj mjedisit. Ndaj po ju sjellim gjashtë sugjerimet tona për këtë sezon vjeshte:
Gërsheti me bar Urtësi indigjene, njohuri shkencore dhe mësime prej bimëve—Robina Uoll Kimer Duke u mbështetur në përvojën e saj si shkencëtare, nënë e grua, Kimer rrëfen se si kemi humbur dhuntinë për të dëgjuar zërin e bimëve e për të mësuar prej tyre. Në një gërshetim të pasur reflektimesh që shkojnë nga krijimi i Ishullit të Breshkave deri te forcat që kërcënojnë lulëzimin e tij sot, autorja sjell argumentin se është e nevojshme të ndërgjegjësohemi për mirësinë e natyrës dhe të vendosim lidhje të shëndosha me pjesën tjetër të botës së gjallë. Sepse vetëm kur ne të dëgjojmë gjuhën e qenieve të tjera, do të jemi në gjendje të kuptojmë bujarinë e tokës dhe të mësojmë të jetojmë në harmoni me natyrën, e ajo me ne. Libri i saj tregon në ç’mënyrë shkenca duhet të pasurohet e të përfitojë nga njohuritë e lashta të popujve indigjenë, që i gëzoheshin bujarisë së Tokës dhe mbeten gardianët e saj shekullorë.
Kopshti-xhungël, kopshtari që shpëton planetin—Dejv Gulsen Një nga parullat më të fuqishme të protestave të 1968-s në Parisi, kundër konsumimit dhe kapitalizmit ishte sous les pavés, la plage—nën trotuar qëndron plazhi. Sot shumë prej nesh jetojnë në qytete, e shumë njerëz kanë humbur kontaktin me natyrën. E kemi harruar tokën që gjendet nën këmbët tona. Dejv Gulseni dëshiron të përmbysë këtë prirje të rrezikshme dhe të na lidhë përsëri me jetën e egër “xhunglën e vogël” që fshihet në kopshtet dhe parqet tona. Në të gjithë botën, bujqësia industriale dhe ndryshimet klimatike po shkatërrojnë mjediset dhe speciet natyrore me një ritëm alarmant. Por mesazhi i Gulsonit është mesazh shprese: ne të gjithë mund të bëjmë ndryshimin, duke pasur kopshte miqësore me kafshët e egra. I mbushur me detaje të mrekullueshme në lidhje me rolin e krijesave jo ekzotike si milingonat dhe gërshërëzat, libri tregon se çdokush që ka fatin të ketë një kopsht ose një copëz toke, mund ta transformojë në një strehë për florën dhe faunën e kërcënuar, duke rritur një larmi lulesh në dobi të insekteve pjalmuese. 145
Vjeshtë 2021
Kronika nga toka e njerëzve më te lumtur në botë— Uolle Shojinka
Të menduarit shpejt dhe ngadalë— Daniel Kahnmen
Shkrimtari nigerian Uolle Shojinka është fituesi i parë me ngjyrë i çmimit Nobel në letërsi e është mjaft i njohur jo vetëm për poezitë, esetë e krijimet letrare, por edhe si një prej aktivistëve më të spikatur dhe të qëndrueshëm të korrupsionit në vendin e tij. Ky roman sa i trishtë, po aq satirik, shpalos se si pushteti dhe lakmia mund të vjedhin e robërojnë shpirtin e një kombi. Personazhet e këtij libri paraqiten si padrejtësisht të suksesshëm prej lojës së pistë, e ky status “suksesi” që kanë arritur s’është veçse fasadë e ndërtuar mbi korrupsionin dhe gënjeshtrat. Kjo ndoshta ilustrohet më së miri nga rrëfimi i historisë që përfshin Dr. Kajër Menka, një kirurg i aftë në trajtimin e viktimave të sulmeve terroriste, i cili përfshihet në trafik të paligjshëm, kundër çdo etike profesionale dhe njerëzore, duke shfrytëzuar profesionin dhe lidhjet me politikanë të fuqishëm vendas. Libri është një sulm i ashpër kundër korrupsionit politik dhe shoqëror, një thirrje nxitëse për armë kundër abuzimit të pushtetit e që vjen natyrshëm nga një prej aktivistëve antikorrupsion, siç është Shojinka.
Përmej këtij libri, Kahnmen shpjegon dy sistemet që drejtojnë mënyrën si mendojmë. Sistemi i parë i të menduarit është i shpejtë, intuitiv dhe emocional. Ndërsa sistemi i dytë është më i ngadaltë, më qëllimplotë dhe më logjik. Kahnmen ekspozon përfitimin e jashtëzakonshëm që vjen kur këto dy sisteme të menduari gërshetohen mes tyre për të formësuar gjykime dhe vendime të drejta e të duhura njëkohësisht. Duke e përfshirë lexuesin në një bisedë të gjallë rreth mënyrës si mendojmë, Kahnmen zbulon se ku mund dhe ku nuk mund t’i besojmë intuitës, dhe si mund të përfitojmë nga të menduarit e ngadaltë. Ai ofron njohuri praktike dhe iluminuese mbi mënyrën se si të bëhemi vendimtarë të mirë, qoftë në biznes, qoftë në jetën personale. Libri ofron teknika të ndryshme për t’i shpëtuar lodhjes mendore e procesit të të menduarit intensiv e për t’u fokusuar te fuqia e të menduarit ngadalë, si një mënyrë e shëndetshme të menduari.
146
Vjeshtë 2021
Të jetosh jashtë gardhit: Çfarë të presësh ndërsa jeton një jetë në liri dhe qetësi të plotë—Geri Kollins A shqetësohemi se mos duke hequr dorë nga lakmia, nuk do arrijmë dot të bëjmë një jetë të rehatshme e të dëshiruar, e kështu do të sakrifikojmë të mirat që ofron epoka moderne? Kollins e shkroi këtë libër pikërisht për t’ju hequr këto mendime nga koka e për t’ju bindur se mund të jetoni një jetë të thjeshtë, pa humbur rehatinë e nevojshme. Të jetosh jashtë gardhit: Çfarë të presësh ndërsa jeton një jetë në liri dhe qetësi të plotë është një libër gjithëpërfshirës, që do t’ju zhdukë ankthin e marrjes së vendimit për të jetuar një jetë të lirë. Në libër do të zbuloni këshilla praktike të përditshme, për ta thjeshtuar jetën, duke u fokusuar konkretisht në ide e strategji se si të shkëputen nga puna drejtuesit e një biznesi ose sipërmarrjet e telekomunikacionit, si të ruani lidhjet shoqërore dhe profesionale, si të shijoni sa më shumë lirinë që sjell kjo jetë e re dhe njëkohësisht të ulni koston e jetesës pa humbur kënaqësitë e jetës.
Kuzhinier me zero mbetje, receta dhe këshilla për një kuzhinë dhe planet të qëndrueshëm— Ana-Maria Benou Pas një dekade zotimi për një jetesë me sa më pak plastikë dhe mbeturina ushqimore, Ana-Maria Benou ka kuptuar se eliminimi i mbetjeve të çdo lloji i është kthyer në mision dhe duhet patjetër ta ndajë me të tjerët. Për fat të mirë, ky mënyrë jetese është shumë e arritshme, sepse kemi në dispozicion gjithë mjetet që nevojiten për të ndryshuar zakonet e vjetra, jo dhe aq miqësore me mjedisin, veçanërisht duke nisur nga kuzhina. Benou u jep lexuesve fakte që t’i motivojë e lehtësojë gjatë këtij procesi. Ajo sjell plot këshilla, duke nisur që nga pazari, gatimi e ruajtja e ushqimeve. Me 75 recetat vegane dhe vegjetariane që do të gjeni në libër, Benou paraqet një vizion të arritshëm të një kuzhine me mbeturina zero.
147
STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE VIZIONI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJËVIZIONI ÇËSHTJE SUKSESI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJË ÇËSHTJE SUKSESI www.studioligjorevlore.com
ww.studPranë ioligjoTeatrit revlore“Petro .com Marko” Blv. “Ismail w Qemali”, Vlorë Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Vlorë ww22w17 .st507 udio/lig jorevltringajm@yahoo.com ore.com Cel. 069 Email:
Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” www.studioVlorë ligjorevlore.com Cel.“Ismail 069 22Qemali”, 17 507 / Email: Blv. Pranëtringajm@yahoo.com Teatrit “Petro Marko”
Çmimi: 500 Lekë Çmimi: 500 Lekë
ÇMIMI: 500 Lekë
Vlorë Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Çmimi: 500 Lekë