Revista “n’Harmoni” Verë 2021

Page 1

Kryq e Tërthor Qilimi shqiptar

Ekonomia Lokale Ekonomi në tranzicion

Grua Si Ty Gratë në fasoneri

Toka Ime Mulliri i bjeshkëve

Qëndrueshmëri Sekretet e natyrës

n’HARMONI me Fshat e Zanat 3

Pranverë 2021

FUQIA E EKONOMISË LOKALE …PËR GRATË DHE DITURINË KRUJA, SHTËPIA E TRADITAVE DHE E SKËNDERBEUT EGLANTINA GJERMENI JORIDA TABAKU Modeli i fisëm i dy grave në politikë

MULLI E DASHNI Një mollë Korçe në ditë që ekonomia t’feks dritë!

KOMUNITET | UDHËTIM | KRIJIMTARI | BASHKËSI


KRIPË DETI JONI Kripë deti jodizuar dhe paketuar në standarte europiane. Vjen në paketime konvencionale dhe për përdorime të ndryshme si për përdorim tavoline, përpunim ushqimor edhe industrial.

Adresa kryesore: Lagja “Partizani”, Rruga “Hamza Isai” Cel. 069 20 92 336 / Email: llanaj.shpk@yahoo.com


Pranverë 2021

KOMUNITET | UDHËTIM | KRIJIMTARI | MJEDIS Falenderime zemre për gjithë dritën e shpirtit kontribuesve të këtij numri: Adreatik Kurti, Aleksandra Stambolliu, Anila Mema, Arjonela Qypi, Besnik Grainca, Brikena Kapaj, Denis Muça, Dhurata Thanasi Daneri, Elona Beqiraj, Fjolla Spanca, Helga Sulillari, Marjeta Istrefi, Vitjola Stefani Boriçi Si edhe: AgroTime, Into Albania, Maniakët e Librit, Revista Venaria Falenderime zemre për gjithë ngjyrat e shpirtit e frymëzimin personazheve të këtij numri: Eglantina Gjermeni, Jorida Tabaku, Agostin Prendi, Altin Lleshi, Avni Faqolli, Bajron Nikolli, Dorjan Lala, Erjona Xhaferraj, Ingrid Xhaja, Kozeta Shytaj, Mimi Kotorri, Olta Murataj, Petrit Lleshi, Rona Nushi, Vera Shkurti Si edhe: AMARGI, MA BELLE, Bonum Ilustrues: Besnik Grainca, Denis Muça Kopertina punuar nga: Vitjola Stefani Boriçi Redaktore: Dorina Muhaj Ky botim u bë i mundur nga mbështetja financiare të European Endowment for Democracy dhe GIZ

Shënim i rëndësishëm: Publikuesi i kësaj reviste nuk mban përgjegjësi lidhur me përmbajtjen e reklamave pavarësisht masave të marra për burim të sigurt. Gjithashtu edhe kontribuesit financiarë të këtij numri nuk mbajnë përgjegjësi mbi opinionet, mendimet apo mesazhet e shprehura nga shkruesit dhe kontribuesit në artikujt e këtij botimi. Asnjë prej artikujve, reklamave, shkrimeve në këtë revistë nuk është sponsorizuar. Kjo reviste nuk ka qëllim komercial dhe përfitimi financiar. Nëse jeni prodhues e fermer i vogël vendor, artizan a zanatçi apo një kontribues tjetër i ekonomisë lokale, zhvillimit të qëndrueshëm dhe dëshironi të jeni pjesë e numrit të ardhshëm të revistës, lutemi mos hezitoni të na shkruani për na frymëzuar me historinë tuaj.

Blv. “Ismail Qemali”, Vlorë info@fshatezanat.com www.fshatezanat.com Cel: 0692217507

KËMBËNGULJA MBI FUQINË E EKONOMISË LOKALE ËSHTË TEMA QË VËRSHON FAQET E KËTIJ NUMRI. Ky numër sjell logjikën e ekonomisë lokale që assesi nuk përkon me këmbënguljen për izolim dhe veçim nga mbarë bota: por i mëshon ndërlidhjes njerëzore në funksion, harmoni e në mënyrë të qëndrueshme, në respekt e kontribut të demokracisë, drejtësisë sociale dhe të natyrës. Artikujt në vijim të temës implikojnë faktorë se ekonomisë lokale, ekonomisë prej të vegjëlve, na siguron një të ardhme të paqtë me veten, komunitetin dhe vetë botën. Kësaj radhe sjellim më afër lexuesve udhërrëfimin e një gruaje të rrallë siç është znj. Eglantina Gjermeni; shembulli dhe sukseset e së cilës janë nishan i mbarë për gruan shqiptare në politikë. Ndonëse periudha e mbingarkuar për shkak të fushatës elektorale, sërish znj. Jorida Tabaku u tregua tepër bujare duke falë kohë nga koha e saj; për të shpjeguar alternativat më të mira për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Olta Murataj, pedagoge e shkencave sociale, shpalos gjetjet e studimit të saj “Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”. Mimi Kotorri, arkitekte vjen me një rrëfim sa akademik poaq të përshpirtshëm mbi qytetin, godinat, trashëgiminë, kujtimet, identitetin, restaurimin e qytetërimin. Në një rrëfim tej shifrash profesioni vjen ai i Bikena Isaj i cili pasohet nga një tjetër histori frymëzuese prej mësuese Vera Shkurtit që mëson shqip vogëlushëve në Greqi. Në brendësi të këtij numri, për të parën herë do gjeni një rubrikë të dedikuar disa prej çështjeve që rëndojnë mbi fatin e grave shqiptare dhe trajtesa të tjera pasqyrojnë më nga afër gjendjen e grave dhe sfidat e tyre. Më pas ju dëftojmë për zellin vëllezërve Lleshi për të trashëguar një zanat në zhdukje si prodhimi i mullinjve për bluarjen e drithit e më pas për një fair-trader si Agostin Prendi. E ndërsa frymëzoheni nga i riu Bajron Tonini që investoi në fshatin e tij gjithë mundin e emigrimit, do të lexoni po me një frymë edhe për bariun Avni Faqolli, një prej mijëra heronjve të ekonomisë lokale anekënd Shqipërisë. Në shfletimin e këtij numri do të njiheni edhe me dy artizanë të rinj që qëndisin së bashku ashtu ikur dhe ëndrrat e tyre. Më pas mbërrini tek një shkrim frymëzues për të rinjtë mbi trashëgimninë kulturore dhe gjashtë sugjerimet tona për tre artistë të rinj ashtu sikur vjen e shtuar edhe rubrika mbi librat që do donim t’a sugjeronim me se s’bën. Do t’ju njohim me Rona Nushin dhe armatën krijuar prej saj për përkujdesje organike për lëkurën, e ju dëftojmë gjithashtu sekretet e natyrës së Erjona Xhaferaj. Më pas ndajmë disa këshilla si të doni natyrën. Është menduar t’ju kredhim në një udhëtim në Krujë, shtëpinë e traditave dhe Skënderbeut. Kurveleshi dhe Kosina janë janë destinacionet që propozojmë për t’i vizituar kësaj here e për t’u kthyer sërish në Tiranën e rrokaqiejve. Flasim edhe për flinë e famshme të Kosovës, e më pas për Ma Belle, një koncept i konsoliduar biznesi; me hapësira, produkte dhe shërbime shumë të admirueshme. Erëzat prej Azisë n’Harmoni kësaj radhe derdhën në një bashkëbisedim tepër të ngrohtë me një mendje të bukur, si Ingrid Xhaja duke vijuar më pas me një artkull mbi verërat që bëjnë Shqipërinë një vend vintage duke e përfunduar me recetat e larmishme nga Kokopisha. Dikur dukej veç një ëndërr kurse tani kjo iniciativë që po merrë formë e jetë, ngadalë por me punën, përpjekjen, dashurinë e pasionin e fisëm në sofrën e mendjes dhe atë të zemrës po shtron mendime e ide të vyera për çdo brez dhe sidomos për shpirtin e përmalluar për pak mirësi e dritë në një botë ku gjërat lëvizin çmendurisht pakuptueshëm. Kryeredaktore Marcela Tringaj 3


Pranverë 2021

Mars – Maj 2021

Një ekonomi lokale në tranzicion ... Si një vend i dalë nga komunizmi, edhe sot pas tri dekadash ekonomie tregu të lirë, është pothuajse e pamundur që t’i ftosh jo vetëm fermerët, por edhe prodhuesit e vegjël, në formimin e kooperativave private mes prodhuesve të ngjashëm. ...

vijon në faqen 22

K RYQ E T Ë R T H O R I’m Albanian—A book about culture 7 Maskat që çelin lule 7 Një varëse në kujtim të shkenctares 7 Në mbrojtje të Zall-Gjocaj 8 “Qilimi shqiptar” në një konkurs ndërkombëtar 8 Artizanë në ndihmë të elefantëve 8 Në Gjirokastër për të mbjellë pemë 9 Një stol që pastron ajrin sa 275 pemë 9 Mobilje prej veshjesh të përdorura 9

TITUJT

E KO N O M I A LO K A L E Një ekonomi lokale në tranzicion 13 Koha për të lokalizuar ekonominë 15 Tregu 16 Pazaret e kalldrëmta shqiptare 17 Gjërat që nuk mësojmë në një shkollë biznesi 20 Një shkollë biznesi në treg 20

Një sipërmarrës me shpirt të lirë Komuniteti “Helena” Zemra e bardhë e dyqanit të lagjes 5 mënyra si mund ta ndihmojë komunitetin një sipërmarrës

24 26 28 29

BASHKËSI Eglantina Gjermeni se modeli i fisëm i një gruaje në politikë Shqipëria, gratë dhe ekonomia Bashkëbisedim me Jorida Tabakun Ngjyrat e Brunida Isaj ... erëzat e një arkitekteje si Mimi! Vera Shkurti

32 36 36 39 42 46

G R UA S I T Y Mbi martesat A ka shpresë për gratë në fasoneri?! …për gratë dhe diturinë Gratë në zgjedhjet e 25 Prillit

49 54 56 58

RUBRIKAT KRYESORE KRYQ E TËRTHOR 7

4

EKONOMIA LOKALE 12

BASHKËSI 32

GRUA SI TY 49

TOKA IME 60


Pranverë 2021

Shumë shkolla e diploma, po në shërbim të kujt?

... Në sallat e tyre të seminareve dhe leksioneve, shkollat e biznesit vijojnë të mbeten ithtarë të mësimeve të vjetra e jashtë realitetit për tema që implikojnë biznesin, vetë mjedisin dhe transformimin socio-ekonomik që kanë provokuar vetë e që njihet si kriza e globalizimit. Lëndët kryesore në këto shkolla biznesi nuk marrin në konsideratë të trajtojnë tema se cilët janë fituesit e humbësit e këtij sistemi të ndërlidhur ekonomik. Në shkollat e biznesit ka pak histori në lidhje me prosperimin e kompanive multinacionale apo kush ishin aktorët e shkatërrimit ... vijon në faqen 16

TO K A I M E Mulliri i Bjeshkëve në Tale të Lezhës 60 Për zellin e dy vëlezërve për të trashëguar një zanat në zhdukje 60 Agostini Prendi – Një Fair Trader për t’u marrë shembull 62 Bajron Nikolli – Historia e djaloshit që iu largua fshatit plot ëndrra 64 Avni Faqolli – Heroi me mantel prej gune i ekonomisë lokale 66 K R I J I M TA R I Puthje nëpër penj 70 Historia e Kozetës dhe Dorjanit 70 Gjashtë artizanët e pranverës 74 Ndërgishta 74 Thurje by Entela 74 Donika Craft 74 Bota Magjiplotë e Letrës 75 ThinkOutClay 75

KRIJIMTARI 70

QËNDRUESHMERI Sekretet e Natyrës së Erjona Xhaferraj 84 Bees and trees 88 Përkujdesje organike për lëkurën si asnjëherë më parë 88 Natyra na duhet si ajri që thithim! 90 Organizatat mjedisore 92 Herbalizmi 93 Barnat që rrit natyra 93 Vetitë e një biznesi të gjelbër 93 Tri “R-të” e rëndësishme 94 UDHËTIM Kruja – Shtëpia e Skënderbeu Pelegrinazh në Sarisalltik Welcome to Kurvelesh

QËNDRUESHMERI 84

Një udhëtim në fshatin Kosinë 103 Një rrugë Prizrenit 104 Tirana ose nji tregim shpirti 106 Fundjava në vend 108 Bujtina “Tomadhe” 108 Puka 109

Art by Mel 75 Trashëgimia kulturore—Frymëzim për të rinjtë 82

UDHËTIM 96

96 100 102

USHQIM Një oazë gjithë erëza e bojna 110 MA BELLE ose bojnat e një tradite 114 Flija e Kosovës 117 Verërat e bëjnë Shqipërinë një vend vintage (të cilësisë së mirë) 118 Bonum – nënproduktet e qumështit të dhisë në tregun shqiptar 119 Recetat nga Kokopisha 120 LIBRA Sugjerime titujsh të mirë Një çast qetësie…

USHQIM 110

124 130

LIBRA 124

5


Pranverë 2021

6

8

18

26

32

36

54

70

88

92

97

114

117


KRYQ E TËRTHOR

Pranverë 2021

I’m Albanian—A book about culture

Një libër për vogëlushët që jetojnë jashtë atdheut. Autore e tij është Majlinda Maliqi Cooper, lindur dhe rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Fillimisht librin e krijoi për dy vajzat e saj dhe më pas për gjithë fëmijët shqiptarë. Ky libër me ilustrime tregon kulturën shqiptare dhe ka si qëllim t’i frymëzojë fëmijët shqiptarë të përhapin kulturën e traditat e tyre në komunitetet ku jetojnë dhe të shpjegojnë çfarë i bën shqiptarët unikë. Në të flitet për ushqimin, muzikën, kërcimet, veshjet dhe kujtime që mund të ndahen me gjeneratat e ardhshme. Libri ka 24 faqe të mbushura me ilustrime e përmbajtje të realizuar nga vetë Majlinda.

Maskat që çelin lule

Për Marianne de Groot-Ponsin hedhja vend e pa vend e maskave të fytyrës ishte tejet shqetësuese. Ndotja nga maskat që ka mbuluar dhenë e frymëzoi për të krijuar maska miqësore me natyrën. Si material bazë për to përdor letrën e orizit. Si rrjedhojë, maska jo vetëm është e rehatshme në fytyrë, por edhe nëse hidhet në tokë, prej saj do të mbijnë lule. E gjithë kjo, falë idesë brilante për të vendosur ca fara lulesh në një xhep të saj. Për më shumë: https://mariebeebloom.com/shop

Një varëse në kujtim të shkenctares Sabiha Kasimati

Margjelo punishtja e filigranit në Shkodër, ka sjellë një punim në kujtim të Sabiha Kasimatit. Varësja mban emrin “Peshqit e Shqipërisë”, në nderim të kujtimit të biologes dhe iktiologes që konsiderohet shkencëtarja e parë shqiptare. Ajo po punonte një monografi për peshqit e Shqipërisë, kur jeta e saj përfundoi papritur dhe brutalisht, natën e 26 shkurtit 1951. Ndaj kjo varëse nuk është thjesht një punim artizanal. Ashtu si kuptimi i fjalës ”filigran” në latinisht, që fjalë për fjalë përkthehet ”fije dhe kokërr“, duket se varësja ”Peshqit e Shqipërisë“ është fija ndërmjet kujtesës dhe mirënjohjes për ata që e deshën pa kushte këtë vend. 7


Pranverë 2021

Në mbrojtje të Zall-Gjocaj

Hasani një burrë 70-vjeçar, ka marrë rrugën nga fshati i tij Zall-Gjocaj për në Tiranën e madhe. I ka rënë barra të protestojë me moshatarët e tij për Parkun Kombëtar të Zall-Gjocajt kundër ndërtimit të një HEC-i. Të rinjtë e kanë braktisur me kohë fshatin, sherbelën që rritet në pyje, blinin në oborre, lulet e livadhit dhe bletët, dhe tash e mot Hasanit i ka rënë për hise të kujdeset për to. Atij s’i bën syri tërr tek ngre zërin për 10.500 banorë të 11 fshatrave përreth, se lumin e kanë vetë jetën e tyre. Nuk druhet hiç të thotë se ua kanë devijuar rrjedhën e lumit nga Mati në Mirditë dhe se ua kanë shkatërruar gjithë mullinjtë e ujit ku banorët e fshatit bluanin drithin.

“Qilimi shqiptar” në një konkurs ndërkombëtar

Sheshi i Shirokës është përzgjedhur si kandidat për çmimin prestigoz të arkitekturës të BE-së Mie Van de Rohes. Është quajtur “Qilimi shqiptar” për shkak të kompozimit me motivet tradicionale të një qilimi. Pas rënies së komunizmit, sheshi u zaptua nga ndërtime pa leje, por tani është transformuar katërcipërisht, në kuadër të projektit për transformimin e bregut të liqenit të Shkodrës. Ai është konceptuar si një “odë”, dhomë ku priteshin e gostiteshin miqtë. Me këtë concept janë vendosur edhe stolat, që frojnë pamje nga liqeni. Gjithashtu, sheshi është konceptuar edhe për lojrat e fëmijëve, shëtitje piknik, amfiteatër dhe një hapësirë dedikuar peshkatarëve.

Artizanë në ndihmë të elefantëve

A Million Elephants u themelua nga Brittany Petrie në moshën 26-vjeçare, gjatë udhëtimit në Laos, në vitin 2017. Frymëzimi për emrin i erdhi nga emërtimi i Laosit gjatë viteve 1354-1707, i cili njihej si “Kingdom of Lan Xang” (Land of a Million Elephants-Vendi i një milion elefantëve). Misioni i organizatës është krijimi i mundësive për artizanët në Laos që të sigurojnë të ardhura, të ndajnë kulturën e tyre dhe të mbështesin përpjekjet për ruajtjen e elefantëve në LaosBrittany. Artizanët përpunojnë materiale të ndryshme , si: bimët e xhunglës, dru ekzotik, bambu, argjend dhe alumin të ricikluar nga bombat. Koleksioni i tyre përfshin produkte të ndryshme, si: shalle, çanta, bizhuteri dhe produkte për shtëpinë, që punohen nga artizanët vendas me teknika tradicionale, tamam si dikur. 8


Pranverë 2021

Në Gjirokastër për të mbjellë pemë

Hiking South Albania planifikon të mbjellë 9.000 pemë në Gjirokastër. Pema është simbol i përkushtimit ndaj mjedisit dhe bukurisë së botës përreth. Falë kesaj nisme mund t’u dhurohen brezave një mjedis më të bukur e më të shëndetshëm. Vullnetarët ju ftojnë të mbillni një pemë në shtëpinë apo oborrin tuaj, ose t’i bashkoheni projektit #GreenGjirokastra për një qytet më të pastër dhe të gjelbër. Mund të dhuroni 200 leke ose të beheni pjesë e skuadrës për kultivimin dhe mbjelljen e 9.000 pishave në qytetin e Gjirokastrës.

Një stol që pastron ajrin sa për 275 pemë Krijuar prej katër shokëve të ngushtë, Dénes Honus, Peter Sänger, Victor Splittgerber dhe Zhengliang Wu. Stolat që thithin ndotjet nuk është se i zëvendësojnë pemët e vërteta, por fare mirë mund të kryejnë rolin e tyre në një qytet gri-betoni. Kështu, shokët themeluan Green City Solutions, një kompani me qendër në Berlin që krijoi The CityTree, filtrin e parë në botë kundër ndotjes bioteknologjike. Ky sistem përdor bimë të gjalla për të filtruar ajrin e ndotur, duke i sjellë qytetit dhe banorëve ajër më të pastër. Ky ekip pretendon se përfitimi mjedisor i The CityTree është i barabartë me 275 pemë. Filtri mund të thithë 250 gram mikrogrimca në ditë.

Mobilje prej veshjesh të përdorura

FabBRICK krijon materiale ndërtimi ekomiqësore dhe estetike, duke përdorur veshjet dhe tekstilet që janë hedhur. Clarisse Merlet, studente arkitekture dhe themeluese e FabBRICK, vuri re se sektori i ndërtimit shkaktonte shumë ndotje. Për këtë arsye vendosi të gjente një alternativë që të mundësonte ndërtimin ndryshe. Clarisse kuptoi që edhe veshjet shkaktonin shumë ndotje dhe ricikloheshin fare pak, ndaj i lindi ideja e rivlerësimit të veshjeve të hedhura, duke i kthyer në lëndë të parë. Në bazë të karakteristikave të tekstileve, krijohen materiale që janë ekologjike dhe arrijnë izolimin termik e akustik. Sot FabBRICK mundëson lidhjen midis dy sektorëve, atij të ndërtimit dhe tekstileve, në tulla ekologjike dhe estetike. 9


Pranverë 2021

MISIONI I INKUBATORIT TË PARË NË SHQIPËRI NË FUSHËN E INDUSTRIVE KREATIVE

A

lbanian Creative Industries Incubator (ACII) është inkubatori i parë në Shqipëri, në fushën e industrive kreative, i gjithi online dhe mbështetet nga Bashkimi Europian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe nga Agjensia Suedeze për Zhvillim (SIDA). ACII lindi si përgjigje e prirjes në rritje të të rinjve për t’u përfshirë në këtë sektor, në një mjedis që akoma nuk i njeh, mirëpret apo mbështet aq sa duhet dhe do të jetë i hapur për të gjithë ata që janë të përfshirë në industritë kreative, veçanërisht për 10

krijuesit, artistët dhe artizanët. Platforma është e hapur për anëtarë nga i gjithë vendi, nga çdo moshë e profil, pa asnjë kosto financiare për ta. Ky projekt, një bashkëpunim mes NjiMar, NjiMrapsht (Shqipëri) dhe Culturalyst (SHBA), bashkon përvojën ndërkombëtare me atë vendase për të mbështetur të gjithë ata që duan të krijojnë biznesin e tyre në fushën e industrive kreative. ACII është një platformë online, ku çdo anëtar do të ketë një profil për të promovuar punën e tij. Platforma do të shërbejë për të rritur njohjen e secilit artist dhe artizan

te publiku, për të njohur anëtarët me njëri-tjetrin e për të shpërndarë informacione të dobishme për ata që duan ta kthejnë idenë e tyre në biznes, nëpërmjet një serie prej 20 prezantimesh e takimesh. Përtej platformës, promovimi i anëtarëve do të bëhet nëpërmjet një cikli dokumentarësh dhe një serie videosh, ku do të përfshihen shumë artistë e artizanë. Me këtë projekt synojmë të shënojmë nisjen e krijimit të një ekosistemi të qëndrueshëm për bizneset e lidhura me sektorin e industrive kreative. Më shumë:

@Kulturalist


Pranverë 2021

KLUBI I FËMIJËVE”

Më në fund një revistë dedikuar fëmijëve

M

arsida Simo është krijuesja e revistës “Klubi i fëmijëve”, nismë e cila erdhi si pasojë e pandemisë dhe rritjes së numrit të orëve që fëmijët kalonin para ekranit. Për këtë nismë i erdhën në ndihmë materialet dhe këshillat që kishte përdorur për djalin e saj dhe për audiencën ku shpërndante postimet. Marsida mendoi t’i kushtohej një reviste për fëmijë me idenë se vogëlushët kanë nevojë për një hapësirë ku të shprehen, të nxiten dhe të argëtohen me elemente që i përkasin moshës së tyre. Ndaj revista u konceptua si një format ku fëmijët të prezantojnë veten dhe aftësitë që kanë e që praktikojnë përmes lojërave a veprimtarive.

Nga ana tjetër, edhe prindërit mund të gjejnë informacione të dobishme për çështje të caktuara të prindërimit. Numri i parë i revistës “Klubi i fëmijëve” doli në fillim të muajit dhjetor, për fundvit, dhe reagimet ishin shumë pozitive. “Kam marrë shumë mesazhe falenderimi, si dhe dëshirë për t’u përfshirë në revistat e ardhshme”, shprehet Marsida. Muaji mars shënoi daljen e numrit të katërt të revistës. Rubrikat e revistës “Klubi i fëmijëve”: • Rubrika e artit (Pikturë, vizatim, craft) • Rubrika e kuzhinës (Të gatuajmë bashkë) • Rubrika e shkencës (Shpikje të vogla nga vetë fëmijët) • Rubrika e familjes (Marrëdhëniet me prindërit, gjyshërit, motrën,

vëllanë etj) • Rubrika e kafshëve (Shpjegojmë kafshët ose rëndësinë e bashkëjetesës me to) • Rubrika e sportit (Aktivitete nga sporte të ndryshme) Faqja e fundit e revistës “Klubi i fëmijëve” përmban fletë pune, që mund të priten dhe të plotësohen nga fëmijët. Për më tepër, janë ftuar si bashkëpunëtorë psikologë dhe punonjës socialë, të cilët duan të kontribuojnë me shkrimet apo materialet e tyre për ta pasuruar revistën, por edhe për t´u ardhur në ndihmë prindërve, për shumë pyetje që mund të kenë lidhur me edukimin e fëmijëve dhe prindërimin. 11


FUQIA E EKONOMISË LOKALE Nga Marcela Tringaj

12


Pranverë 2021

NJË EKONOMI LOKALE NË TRANZICION

F

ill pas rënies së komunizmit, shpresa e shqiptarëve se ekonomia e tregut do të ndryshonte rrënjësisht jetët e tyre, shpejt u venit nga sfidat komplekse që ende pengojnë masat, të cilat mbeten në kërkim të shpresës për një jetë të denjë, si gjithë evropianët. Për studiuesit e shumtë, transformimi i sistemit socio-ekonomik nuk do të merrte më shumë se 10 vjet. Realiteti tregoi se institucionet e dobëta, pabarazia në rritje, paaftësia e elitës politike dhe vullneti i një klase politike e aftë për reforma rrënjësore për një zhvillim ekonomik modern, mungesa e parapërgatitjes për futjen në rendin e ekonomisë globale, mungesa e një shtrese të mesme të konsoliduar, janë pak nga tabloja e vështirësive që sipërmarrësit e rinj hasën që në gjenezë të krijimit të tyre. Sfidat janë akoma më të ashpra kur vjen puna te bizneset e vogla familjare dhe te gjithë aktorët e tregtisë me pakicë, iniciativa biznesi që për hir të së vërtetës përbëjnë strukturën e biznesit në Shqipëri. Sipas Trading Economics, sot Shqipëria renditet e 82-ta nga 190 vende për lehtësirat që u ofron bizneseve dhe nuk ka pasur asnjë përmirësim këto dekada

tranzicioni, vetëm keqësim. Bizneset e reja karakterizohen nga mungesa e diversitetit të shërbimit apo produktit të ofruar, dhe zakonisht janë më të shumtë në numër në zonat urbane. Sipas sipërmarrësve, një pengesë e madhe për mirëvajtjen e punës është mungesa e efiçensës së administratës për të dhënë shërbim e mbështetje para se të penalizohen për probleme e mangësi, pa lënë mënjanë mungesën e stabilitetit politik në vend. Një nga problematikat më të mprehta që has biznesi i vogël në vend është korrupsioni, fakt ky i pranuar nga 82% e bizneseve që u morën në studim, sipas Kombeve të Bashkuara. Sipas Bankës Botërore, rreth 36% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) vjen nga tregu informal i punës. Gjysma e të punësuarve punojnë në informalitet, pjesa dërrmuese e tyre në bujqësi. Një problematikë tjetër është mungesa e politikave të mirëfillta të shtetit. Sipas një studimi të kryer së fundmi, rreth 84 % e bizneseve mendojnë se shteti ka një rol të rëndësishëm e duhet të ndërhyjë si rregullator i tregut të lirë dhe i politikave të konkurrencës. Konkurrenca e pandershme dhe paqartësia në legjislacionin që

rregullon aktivitetet ekonomike janë faktorë që ndikojnë negativisht në rrjedhën normale të një aktiviteti biznesi në Shqipëri. Si një vend i dalë nga komunizmi, edhe sot pas tri dekadash ekonomie tregu të lirë, është pothuajse e pamundur që t’i ftosh jo vetëm fermerët, por edhe prodhuesit e vegjël, në formimin e kooperativave private mes prodhuesve të ngjashëm. Rezistenca për t’u bërë bashkë në çfarëdolloj bashkëpunimi, qoftë edhe për të mirën e tyre, është më se e kuptueshme. Porse në gjithë këto vite të gjata tranzicioni, politika përçarëse mes banorëve të lokaliteteve ka qenë kurdoherë e pranishme. Me gjithë problematikat që has vendi ynë, ajo çka sëmbon më shumë lidhur me ekonominë lokale është vullneti për t’i kthyer sytë seriozisht te njeriu i zakonshëm e te sipërmarrjet e tij familjare që prodhojnë të mira ekonomike. Nëse do të flisnim konkretisht në gjuhën e shifrave, nga totali i sipërmarrjeve jo bujqësore në vend, 85% e tyre janë të vogla, me 1-4 punonjës dhe pjesa më e madhe e tyre ushtrojnë aktivitet në tregti, 13


Pranverë 2021

Çështja më urgjente sot, nuk është nëse njerëzit mund të blejnë portokaj në mot të ftohtë, por nëse gruri, vezët qumështi udhëtojnë mijëra kilometra kur mund të prodhohen jo më larg se 80 km nga vendi i shitjes. Helena Norgerg-Hodge

shërbime dhe akomodim e shërbime ushqimore (kafene apo restorante). Këto biznese të vogla mundësojnë gati 30% të totalit të të punësuarve në sektorin privat në Shqipëri e me një nivel vetëpunësimi të lartë prej 35%, më i larti në Ballkan dhe i dyti në Evropë, pas Turqisë. Nga ana tjetër kemi kompani të huaja punëdhënëse, kryesisht fasoneri dhe automotive, të cilat tërhiqen nga krahu i lirë i punës në vend. Por vit pas viti, numri i këtyre sipërmarrjeve po vjen duke rënë, si pasojë e qendrave tregtare, zinxhirëve të mëdhenj të supermarketeve, infrastrukturës së blerjeve online dhe të rënies së konsumit për shkak të krizës. Favorizimi i bizneseve të mëdha karshi atyre të vogla mbetet një problem shqetësues, teksa reformat ekonomike e politikat fiskale nuk përkojnë me rezultatin ekonomik të subjekteve. Bizneset e vogla janë ato që preken të parat dhe më shpejt nga kriza. Prandaj rreth 3.400 biznese të vogla kanë falimentuar përgjatë periudhës së pandemisë. Zhvillimi ekonomik i një vendi që në reforma nuk merr në konsideratë nxitjen e ekonomisë vendore, 14

formalizimin dhe zhvillimin e potencialit të banorëve të saj do të sjellë doemos shkurajimin e mijëra vetave që e kanë gjetur zgjidhjen te sipërmarrjet e vogla apo familjare, si të vetëpunësuar apo të punësuar. Ekonomia lokale mbetet një nga forcat jetike të ekonomisë, ku vetë banorët kanë mundësinë dhe hapësirën të analizojnë se cilat janë qasjet ekonomike që mund të realizohen përmes kapitalit njerëzor, tokës, punës që disponojnë, me qëllimin e vetëm përmbushjen e nevojave vetjake, por edhe të komunitetit të tyre. Për shkak të situatës së vështirë në përgjithësi, por edhe për shkak të krizës së pandemisë, është shumë e rëndësishme t’i jepet një dorë nxitjes së ekonomisë lokale, sepse kjo ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në ekonominë e familjeve të përfshira, e që për hir të së vërtetës janë aq të shumta në numër. Kësisoj, vizioni i zhvillimit të ekonomisë lokale sjell nevojën e ndryshimit të mendësisë politike, si në nivel lokal, edhe kombëtar. Studimet e shumta tregojnë se nuk është gjithmonë efikase ulja e barrës fiskale për bizneset e vogla.

Mbështetja që kërkojnë këto sipërmarrje është pikërisht përgatitja e tyre për të qenë “lojtarë të mirëfilltë” të ekonomisë së tregut: duke shembur barrierat për rritjen dhe konsolidimin e tyre përmes një sistemi konkurrence të ndershme e të paanshme, ku mund t’u bëjnë ballë presioneve dhe garës me kompanitë e mëdha. E gjitha kjo përmes përvojës dhe aktivitetit gjithëpërfshirës të një komuniteti, në gjetjen e ekuilibrit mes drejtësisë sociale dhe rritjes ekonomike me një sistem zhvillimi të qëndrueshëm edhe për brezat e ardhshëm. Është e nevojshme të arrihet edhe përmes politikave mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale, për t’u dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe të burimeve natyrore që u përkasin.


Pranverë 2021

KOHA PËR TË LOKALIZUAR EKONOMINË

G

lobalizimi i tregoi botës se nuk ish parë kurrë një rritje ekonomike aq e vrullshme dhe një zhvillim teknologjik përtej të imagjinueshmes. Pa dyshim se jeta, shëndeti, arsimimi i miliona e miliona njerëzve janë përmirësuar në mënyrë të dukshme. Por pavarësisht këtyre arritjeve, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se civilizimi modern, përmes rendit social, ekonomik dhe politik ka dështuar së marri në konsideratë nevojat më bazike të qenieve njerëzore për të jetuar në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Por duket se ekonomia botërore po pëson një tjetër qasje e tension që nga viti 2018, kohë ku mori rëndësi termi “slowbalisation”, përdorur për herë të parë nga shkrimtari holandez Adjiedj Bakas për të përshkruar një epokë të re, të ashtuquajtur “ecja e kërmillit” e që dalëngadalë po zëvendëson globalizimin. Pa dyshim edhe kriza e pandemisë shtoi disa doza sentimentalizmi lidhur me reflektimin mbi kostot e një ekonomie që gëlon vrullshëm e pa u ndalur. Pabarazia, puna skllavëruese e milionave, varfëria, diskriminimi gjinor, të drejtat e njeriut dhe problemet mjedisore që nga ngrohja globale deri te rreziku i specieve në zhdukje, humbja e

biodiversitetit, aktivitetet tregtare të multikompanive te popujt indigjenë dhe te komunitetet më pak të zhvilluara, e gjithë kjo është panorama e një ekonomie që nuk ka në qendër njeriun, por konsumin e shfrenuar kapitalist dhe gjigantizimin e kompanive ndërkombëtare. Ekonomia lokale shihet tashmë nga shumë ekonomistë dhe aktivistë si thirrja për një ekonomi që udhëhiqet nga e njerëzishmja e ku vendimet merren në bazë të nevojave të njerëzve të zakonshëm e jo në interes të elitave.

logjika e ekonomisë lokale nuk do të thotë izolim dhe veçim nga mbarë bota: ajo kërkon që ekonomia e ndërlidhjes botërore të funksionojë në harmoni e në mënyrë të qëndrueshme, në respekt të demokracisë, drejtësisë sociale dhe të natyrës, duke bërë çmos që kompanitë gjigante të huaja që operojnë larg kompanive mëmë, gjetkë, në vende më pak të zhvilluara, të mos shfrytëzojnë rastin e mungesës së një qeverisjeje solide që dështon të mbrojë interesat e njerëzve të zakonshëm.

I gjithë zhvillimi teknologjik që po përjetojmë, rritja galopante e popull­ sisë botërore, influenca dominuese e aktivitetit njerëzor mbi natyrën dhe klimën, automatizimi i panevojshëm, zaptimi i bujqësisë nga praktikat intensive të prodhimit, po na çon pashmangshmërisht drejt një rrënimi me pasoja fatale për njerëzimin. Një epokë kur njeriu me aktivitetin e tij sundon me një ndikim të paprecedent mbi Tokën dhe mbi gjithë gjallesat. E thënë me gjuhën e shifrave, rreth 97% e publikimeve shkencore tregojnë që ngrohja globale është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor.

Është pikërisht koha që të hiqet dorë njëherë e mirë nga spekulimet se ekonomia e të vegjëlve nuk mund të mbahet në këmbë pa subvencione e mbështetje financiare, pa taktikat merkantiliste të njohura për deformimin e tregut dhe përfitimin e kompanive të mëdha. Ideja e ekonomisë lokale, ekonomisë prej të vegjëlve, sjell në vëmendje rëndësinë e bashkëveprimit e të bashkëpunimit mes banorëve të një komuniteti, në termat e ndërveprimit ekonomik e financiar. Është absolutisht e mundur të krijohet një sistem ekonomik që ruan balancën ndërmjet mirëqenies sociale e gjithëpërfshirëse, nevojave të tregut dhe biodiversitetit e natyrës në tërësi. Sepse ekonomia lokale është e vetmja mundësi që na siguron një të ardhme të paqtë me veten, komunitetin dhe botën.

Por do të ishte fatale të harrohen gjithë përfitimet që njerëzimi pati prej globalizimit e të mendohet se ndërlidhja ekonomike botërore nuk është më e nevojshme. Përkundrazi,

15


Pranverë 2021

TREGU

S

ipas aktivistes Vandana Shiva, e njohur edhe si “Heroina e mjedisit”, ekzistojnë dy lloje tregjesh. Të parat janë tregjet që kanë në fokus njeriun dhe që ekzistojnë që kur njerëzimi pati nevojë për të shkëmbyer mallrat dhe shërbimet e ndërlidhjes me njëri-tjetrin. Të dytat janë tregjet moderne, që në fokus kanë kapitalin jonjerëzor dhe lakminë e kompanive për të tregtuar gjithçka, që nxitin konsumimin e përfitimin dhe ku nevojat e njerëzve zëvendësohen pak nga pak nga lakmia e konsumatorëve për të poseduar pothuaj gjithçka. Tregjet e para zakonisht janë të vendosura në natyrë ose në sheshet e qytetit e nuk mbeten vetëm vende ku shkëmbehen mallrat e të mirat materiale. Është një vend i përsosur takimi i ndërlidhjes njerëzore e ku shkëmbehen përvoja, kultura dhe zakonet e një komunitetit a më gjerë. Të tilla tregje janë formuar prej njerëzve, për t’u shërbyer po atyre. Ato janë direkte dhe të larmishme. Ndërsa tregjet e dyta përjashtojnë kapitalin njerëzor si komponent të

16

rëndësishëm në tërësinë e proceseve të tij. Një treg i tillë kthehet veçse në një grumbullues të madh parash në shërbim të kompanive të mëdha, që qëllim të vetëm kanë maksimalizimin e fitimeve. Një model i tillë nuk është aspak në favor të mjedisit dhe të njerëzve. Por vit pas vit, numri i tregjeve tradicionale sa vjen e ulet, si pasojë e qendrave tregtare me dyqane të kompanive gjigante, e zinxhirëve të mëdhenj të supermarketeve dhe e infrastrukturës së blerjeve online. Pa dyshim që janë hapësira të jashtëza­ konshme që i joshin njerëzit të shpenzojnë aty, por, pavarësisht nga dukja, janë një mënyrë mjaft e mirëmenduar që të mbetemi në vorbullën e manisë së konsumit dhe të dëshirës për të zotëruar shumë e më shumë, duke harruar rrënjët, vlerën dhe atë që lidh komunitetin me vendin. Tregjet tradicionale janë burim i jashtëzakonshëm vendesh pune për banorët e komunitetit, e kështu bëhet e mundur që të ardhurat të qarkullojnë mes banorëve, duke i dhënë një dorë të mirë jo vetëm ekonomisë lokale, por edhe

komunitetit rural e individëve të tij, të cilët në të shumtën e rasteve janë biznese familjare, bujq, fermerë apo prodhues, zanatçinj e punishtarë të vegjël. Është pikërisht mundësia për të shërbyer e për t’u vetëpunësuar në këto tregje tradicionale shtysa që një pjesë e mirë e banorëve të mos e braktisin komunitetin. Gjithmonë e më shumë statistikat bëhen të frikshme kur flitet për numrin e të larguarve nga zonat rurale, qytezat apo nga vetë kryeqytetet për një të ardhme më të mirë gjetkë. Për më tepër, tregjet tradicionale ruajnë veçoritë e komunitetit. Në pamje të parë, ky argument duket si pak i rëndësishëm, por jo. Çdo fshat, krahinë, qytezë apo qytet ka veçorinë e vet, ndaj banorët vendës, në përpjekjet e sipërmarrjeve të tyre, do të bëjnë atë çka dinë më mirë dhe që në shumicën e rasteve buron nga njohuritë e përftuara në komunitet. Kështu, nëse Korça bën kërnackat më të mira në Shqipëri, kjo veçori e qytetit është falë traditës së kultivuar prej komunitetit të saj dhe tregut të vjetër të dikurshëm, pavarësisht se po bëjnë çmos t’i rezistojnë konkurrencës së dyqanit të hamburgervë amerikanë. Imazhi nga Dildit Rrokaj


Pranverë 2021

Merrni frymë thellë dhe ndieni aromat e së kaluarës në pazaret e kalldrëmta shqiptare

PAZARI I KRUJËS

P

azari i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit, Pazari i Derexhikut, shtrihet në të dyja anët e rrugës së vjetër të shtruar me kalldrëm që të çon për në kala, një vendpazar që ka ekzistuar nga koha e Skënderbeut. Gojëdhënat thonë se në Derexhik macja kalonte tjegull më tjegull, në një gjatësi mbi 7 kilometra nga fshati Zahari deri në Picrrakë. Derexhiku ka ardhur gjithnjë duke u zvogëluar, pak e nga pak, për të mbetur sot vetëm një rrugicë që bashkon kohë krejtësisht të ndryshme. Pazari i vjetër i rezistoi pushtimit turk për 500 vjet, për të qenë një ndër qendrat më të rëndësishme të zhvillimit tregtar. Një pjesë e mirë e pazarit është djegur në kohën kur Shqipëria sundohej nga Ahmet Zogu. Më pas, për vite me radhë mbeti si relikt i qytetit, ndërsa tani shfrytëzohet si pikë turistike. Në dyqanet e tij prej druri dikur grupoheshin zejtarë të ndryshëm, si bërësit e pajisjeve prej bakri, qëndistarë e punues të armëve, ndërsa tani gjen artizanë që thurin dhe endin në vegjë, punojnë qeleshet, burra që gdhendin drurin, punojnë bakrin, ildisin veshje kombëtare dhe që, në sajë të traditës, sigurojnë jetën në kohët moderne. Artizanati i harruar rikthehet në këto kohë moderne, më shumë sesa për vendasit, për të huajt.

ÇARSHIA E VJETËR E SHKUPIT

Ç

arshia e Shkupit vazhdon të ekzistojë prej më shumë se shtatë shekujsh. Ajo shtrihet nga Ura e Gurit deri te Bit pazari dhe kalaja. U ndërtua sipas modelit të metropoleve të tjera bizantine. Në shekullin e 16-të dhe 17-të u bë një nga çarshitë orientale më të rëndësishme në Ballkan dhe, në mesin e shekullit të 17-të, ka pasur mbi 2150 dyqane. Edhe pse ka përjetuar disa katastrofa, siç ishte rënia e një zjarri në vitin 1689 dhe një tërmet në vitin 1963, çarshia ka mbijetuar deri në ditët e sotme dhe përbën krenari për qytetin. Tani mbizotëron arkitektura otomane, por vërehen edhe mbetje nga periudha bizantine. Veçanti të famshme janë bujtinat, midis të cilave Suli Hani, Kapan Hani e Karvan Saraji i Kurshumli Hanit, si dhe hamamet siç janë Çifte Hamami ose Hamami i Daut Pashës – secili prej tyre përmban një histori të papërsëritshme. Çdo objekt i rëndësishëm i çarshisë sot është bërë galeri ose muze. Bëni një shëtitje nëpër rrugët e ngushta me kalldrëm të labirintit të çarshisë, kënaquni në bukurinë e arkitekturës, vizitoni ndonjë nga dyqanet, shijoni lahmaxhunin, kërnackat a ndonjë byrek, ëmbëltohuni me llokume ose pini një çaj. 17


Pranverë 2021

PAZARI I SHKODRËS

PAZARI I GJIROKASTRËS

F

P

Ai u bë qendra më e madhe tregtare. Asokohe në breg të liqenit dhe lumit Buna ankoroheshin dhjetëra anije të vogla e të mëdha, deri tek avulloret 1000-tonëshe, e kishte një pazar anijesh që ishte edhe në “garë” me “Pazarin e Madh”, edhe vazhdim i tij. Aty ishin ngritur magazina të mëdha për hyrje–dalje mallrash, kishte zyra të mëdha doganore, banka dhe afro 1.500 dyqane të papërsëritshëm edhe sot e kësaj dite.

Vendi i quajtur “Qafa e Pazarit” sot është një nga pikat më identifikuese të qytetit të gurtë, që vizitohet çdo vit e më shumë nga mijëra turistë të huaj. Fasadat e shtëpive përreth ofrojnë një pamje interesante të ndërtimeve mesjetare, ndërsa dyqanet e shpërndara në rrugën e pazarit ofrojnë shumëllojshmëri objektesh e shërbimesh. Kati i parë është vendi ku artizanët punojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa kati i dytë përdoret për qëllime të ndryshme prej tyre. Disa dyqane kanë edhe derë të pasme, që përdoret vetëm nga pronari.

illimet e Pazarit të Vjetër të Shkodrës mendohet se i përkasin dinastisë së Bushatllinjve. Kulmin e lulëzimit e arriti gjatë pushtimit osman, kohë në të cilën u bë qendër e madhe tregtare e trevave shqiptare dhe më gjerë në import–eksportin e mallrave nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Manastiri, Bullgaria dhe anasjelltas, pra në gjithë Rumelinë. I shtrirë midis pjesës së vjetër dhe të re të qytetit, ky treg lejonte një kapacitet me mbi 30.000 njerëz në ditë pazari. .

Dyqanet ishin vendosur në mbi 30 sokakët e pazarit, të cilat ishin ndarë sipas zanateve (zejeve) e ku punonin qindra zanatçinj e çirakë, që mësonin e punonin çdo ditë. Brenda tij kishte rregull e disiplinë të veçantë dhe kryheshin shërbime kafeje, berberhane, hekurosjeje etj. Për fat të keq pazari nuk ekziston më. Malazezët më 1913 dogjën dhe shkatërruan qëllimisht mbi 250 dyqane, më të mirët, në pothuajse gjithë Pazarin e Madh në Shkodër. Të njëjtën gjë bënë edhe kolonët grekë. Goditjen e fundit pazari e mori me vendosjen e regjimit komunist. 18

azari i Gjirokastrës është në rikonstruksion të vazhdueshëm për shkak të vjetërsisë dhe statusit monumental që ka. Pazari, në formën që ka sot, është ndërtuar rreth 500 vjet më parë. Shëtitësi turk Elvia Celebi në 1672-in tregoi se kur zbritet nga kalaja prej portës qe sheh nga lindja poshtë, ekziston një lagje e të krishterëve. Kësaj i thonë Varoshi i Vogël. Gjithsej janë 200 shtëpi të gjera (vasi) e 40 dyqane të vegjël.

Për nga arkitektura ngjan me Pazarin e Korçës, për të cilin historianët thonë se u ndërtua në të njëjtën periudhë (1879), dhe të dy u rindërtuan pas zjarrit. Diferenca është se Pazari i Gjirokastrës iu përshtat një terreni shumë të thepisur, dhe këtu qëndron bukuria e tij. Ajo që ne kemi sot është e ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Një trotuar i ngushtë për njerëzit u ndërtua në të njëjtën periudhë, çka e bën këtë pazar të veçantë nga gjithë të ngjashmit e kohës.


Pranverë 2021

PAZARI I PEJËS

Ç

arshia e Vjetër është e njohur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik në qytetin e Pejës dhe në rajon, prandaj ka një vlerë të trashëgimisë që identifikon zhvillimin në Pejë. Kjo zonë është ndërtuar në kohën e Perandorisë Osmane në shekullin XIV dhe përbëhej nga 4 pjesë, Çarshia e madhe, Çarshia e Gatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit. Kishte 960 dyqane të zejeve të ndryshme. Zejtaria në Pejë arriti kulmin e zhvillimit sidomos në shekujt XVIII dhe XIX. Prodhime me vlerë artistike në këtë kohë kanë realizuar veçanërisht argjendarët, saraçët, terzinjtë, qeleshepunuesit dhe zejtarë të tjerë. Çarshia e Pejës është rikonstruktuar në vitin 2015, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke ruajtur elementet karakteristike të saj, të cilat datojnë që nga periudhat e hershme. Së bashku me rivitalizimin e çarshisë është krijuar edhe qendra e zhvillimit artizanal, e cila ofron mësime për më shumë se 12 zanate, përveç shumë dyqaneve që janë hapur për të promovuar zejet e punimet artizanale.

TREGU I KORÇËS

P

azari i vjetër i Korçës është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Ai karakterizohet nga ndërtesa përgjithësisht një dhe dykatëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vend shkëmbimi për tregtarët që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Pazari i vjetër i qytetit të Korçës, kjo qendër tregtare, pati në lulëzimin e saj rreth 1900 dyqane prej guri, bezistane, pazarin e grave, por edhe hane të famshme, sheshe tregtimi, vatra mësimi dhe zyra avokatie. Në qendër të pazarit janë vendosur më herët bakejtë (dyqane ushqimore) e vajit dhe të ullinjve. Më pas erdhën e u vendosën rrobaqepësit, këpucarët, orëndreqësit, argjendarët, mjeshtërit e punimit të qyrkut, të shajakut, të qylafëve, të pëlhurave dhe të stofrave. Më pas u shtuan kafenetë, lokalet tip restoranti dhe dyqanet e zejtarëve. Në lagjen e xhamisë së madhe, gjithçka ishte vendosur dhe zgjerohej sipas një rregulli të paracaktuar mbi popullimin dhe funksionimin e tregtisë. U ngrit më pas Medreseja dhe një hamam në shërbim të njerëzve në nevojë. Njëri pas tjetrit u shtuan edhe hanet për udhëtarët që i zinte nata në qytet. Pazari është djegur tri herë, por është ndërtuar sërish e vazhdon të funksionojë pothuaj si më parë dhe ka vlera kulturore e monumentale. 19


Pranverë 2021

GJËRAT QË NUK MËSOJMË NË NJË SHKOLLË BIZNESI Një shkollë biznesi në treg

S

hkollat e biznesit janë në qarkullim që prej vitit 1819, vit kur École Supérieure de Commerce de Paris themeloi të parën grande école të biznesit. E që prej asaj dite shkollat e biznesit mbinë si kërpudhat pas shiut. Sot numërohen rreth 13.000 shkolla biznesi në të gjithë botën, 3.000 prej të cilave janë private. Konkretisht për një student vendës në Britaninë e Madhe kostoja e një shkollimi të tillë varion 14.000–43.500 £ në vit, duke mos përfshirë këtu koston e jetesës gjatë studimeve. Ndërsa për një student ndërkombëtar tarifat janë shumë më të kripura. Për një diplomë MBA në shkolla si Wharton apo Harvard Business School tarifa shkon 25.000–100.000 £. Për hir të së vërtetës, sot këto shkolla biznesi tejkalojnë shumë kompani të mëdha botërore për nga të ardhurat që gjenerojnë dhe nga reputacioni e influenca. Veç sillni ndër mend numrin e madh të të punësuarve në këto shkolla, armatën e të diplomuarve çdo vit dhe shumat e majme të parave që qarkullohen prej këtyre tyre. Kësisoj

20

nuk është çudi që një nga tiparet e këtyre shkollave është shuma e kripur që përdorin për marketing. Website-t e këtyre shkollave përdorin teknika e dizajne moderne e interesante për të reklamuar shërbimin e tyre. Fashat e reklamave që tërheqin vëmendjen me tituj bold si “Realizo ëndrrën!”, “Njohuria është sukses”, “Gjej veten tënde”, duket sikur po reklamojnë një kurs pianoje, joge apo shërbime celulari e jo dhënien e një diplome. Moderne e mjaft të kuruara e komode janë edhe ndërtesat e këtyre shkollave: një recepsioniste veshur smart pas dyerve prej xhami me sensorë, kafene e mensa moderne, kënde pushimi e relaksi stil resorti, salla leksionesh e seminaresh me tapetë të trashë e që shkëlqejnë nga pastërtia. Nga ana tjetër, këto shkolla mirëfunksionojnë, sepse ka një kërkesë që sa vjen e rritet. Sipas Aspen Institute, arsyeja fillestare pse një student vendos t’i futet shkollës së biznesit është besimi se në të ardhmen do të bëhen pjesë e kontributit të një kompanie, që ka për qëllim të prodhojë të mira e shërbime nga të cilat mund të përfitojë shoqëria. Mbas


Deni Muça

Pranverë 2021

përfundimit të studimeve, besimi i hershëm i studentëve transformohet në bindjen se shkollimi i tyre vlen për të maksimalizuar fitimet e kompanisë, e vetëm pastaj vjen interesi i shoqërisë e ideale të tjera me radhë. Të shumtë janë ata që besojnë se shkollat prestigjioze të biznesit janë vendet më të mira për të krijuar mundësi të pashoqe karriere e mundësi ku lidhjet dhe njohjet vlejnë më shumë sesa tarifat e paguara. Një situatë ‘win-win’ e krijuar për të përfituar të dyja palët: nga njëra anë kompanitë që besojnë se punonjësit e arsimuar në shkolla të tilla janë shumë më të talentuar, kreativë dhe profesionalë për të marrë vendimet e duhura që maksimalizojnë fitimet e kompanisë dhe, nga ana tjetër, universitetet prestigjioze që nga kërkesa e lartë për të prodhuar profesionistë të tillë, rrisin çdo vit tarifat universitare. Ajo çka një shkollë biznesi ka formësuar është një lloj utopie dedikuar vetëm të pasurve dhe të pushtetshmëve, një grup i privilegjuar ku inkurajohesh të bësh pjesë kundrejt një tarife të kripur. 21


Pranverë 2021

Shumë shkolla e diploma, po në shërbim të kujt?

J

emi duke jetuar tashmë epokën ku kompanitë gjigante multinacionale janë në pozitën për të qenë më të fuqishme se qeveritë në disa raste dhe në mundësinë e plotë për të kontrolluar sistemin arsimor, i cili rrjedhimisht mbetet në shërbim të suksesit dhe të sipërmarrjeve të tyre. Haptazi ky lloj sistemi është krijuar për të qenë i lehtë kontrolli mbi njohuritë sipas interesit të një sistemi ekonomik që në qendër nuk ka nevojat e njerëzve të zakonshëm për të realizuar vetë jetesën në harmoni me njëri-tjetrin dhe me mjedisin, por nevojat e një sistemi global korporatash, ku çdo gjë është në shitje dhe ka një çmim, vlerë të cilën e cakton tregu. Për rrjedhojë sistemi arsimor botëror është përqendruar në kurrikula mësimore e programe shkollimi biznesi ku të rinjtë, në fund të studimeve, e gjejnë vetën të brumosur me një kulturë të re perëndimore në mendim, vizion e filozofi, me premtimin dhe preteksin se po gatiten me aftësi konkurruese të larta për karrierën pasuniversitare. Fundi i ajsbergut është qëllimi i vërtetë i një sistemi arsimor në shërbim të nevojës së multikompanive për të përthithur

22

të shkolluar që do të kontribuojnë në fuqizimin e pozitës dhe të pushtetit të tyre. Kësisoj, misioni i universiteteve mbetet vetëm krijimi i njohurive për një armatë të gjerë studentësh, që do të duhet t’ua shesin njohuritë për shumë pak kompanive të mëdha. Të tjerë janë me më pak fat, dhe u duhet të punojnë si shpërndarës ushqimesh me motoçikletë, edhe pse janë diplomuar në një shkollë biznesi. Në sallat e tyre të seminareve dhe leksioneve, shkollat e biznesit vijojnë të mbeten ithtarë të mësimeve të vjetra e jashtë realitetit për tema që implikojnë biznesin, vetë mjedisin dhe transformimin socio-ekonomik që kanë provokuar vetë e që njihet si kriza e globalizimit. Lëndët kryesore në këto shkolla biznesi nuk marrin në konsideratë të trajtojnë tema se cilët janë fituesit e humbësit e këtij sistemi të ndërlidhur ekonomik. Në shkollat e biznesit ka pak histori në lidhje me prosperimin e kompanive multinacionale apo kush ishin aktorët e shkatërrimit ekologjik dhe padrejtësive sociale, që tashmë janë tipare të civilizimit modern dhe ekonomisë globale. Gjithashtu, pak leksione prekin se në interesin e kujt është të mos i vihet fre manisë për të

pasur e zotuar gjithçka, e që në fakt ka sjellë konsumimin e pothuajse 60% të burimeve natyrore vetëm në pak dekada, për të mos përmendur më pas krizën serioze klimaterike. Që të mos flasim pastaj për qindra skandale të kompanive të mëdha lidhur me punën skllavëruese të fëmijëve në plantacione, krizën mjedisore, emigrimin e sforcuar që duket se nuk mbaron kurrë si proces apo për gjithë vatrat e luftës për burime natyrore. Mund të vijojmë


Pranverë 2021

Denis Muça

supremacinë e njeriut të bardhë. Sot shkollat e biznesit duket se i kanë vënë kapak kësaj çështjeje, duke trajtuar tema leksionesh si “etika e biznesit” apo “përgjegjësia sociale e korporatave”, si një mënyrë për të larë ndërgjegjen e tyre, jo si një mësim i mirëfilltë se si mund të veprohet konkretisht, duke bërë që gjithë fenomeni të mbetet fjalë pa vepra.

pastaj me shkurajimin e studentëve, përmes gjithë kurrikulave të shkollave të biznesit, për çështje si kurthi i mbikonsumimit ku njeriu i zakonshëm e ndien veten të mbërthyer, në mënyrë që qëndrueshmëria, përgjegjësia dhe diversiteti në lëndë të studiuara në këto shkolla të mos mbetet thjesht një dekor i shëmtuar i këtyre shkollave. Sigurisht tema kryesore e këtyre shkollave do të mbetet togfjalëshi se kapitalizmi është i paevitueshëm e se teknikat financiare dhe ligjore ku mbështetet ky sistem

janë shkencë e pastër. Një ideologji kjo që i kthen shkollat e biznesit në institucione të rrezikshme. Duhet i njëjti veprim si në vitin 1960, ku shumë profesorë sociologjie ngritën zërin për kurrikulën e fshehtë, që konkretisht përfaqësonte leksione që nuk përfshiheshin në kurrikulën mësimore të universitetit, si për shembull tema që lidhen me gruan, njerëzit me ngjyrë, klasën punëtore dhe ekonominë lokale. E gjithë kjo për të konfirmuar privilegjin e

Shkollat e biznesit kanë privilegjin të formojnë liderët e së ardhmes dhe janë në pikën ku kanë nevojë të reflektojnë se për çfarë ka vërtet nevojë bota. Mjaft ekonomistë të zotë dhe idealistë kanë boll të dhëna, statistika e përfundime studimesh shkencore që rrëzojnë argumentimet e Friedman dhe Hayek se e vetmja përgjegjësi e korporatave është të maksimalizojnë fitimet e tyre, pa marrë në konsideratë pasojat dhe ndikimet negative te të tretët. Është pikërisht momenti që shkollat e biznesit të arsimojnë dhe të edukojnë liderët e së nesërmes se si të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për krizën e shkaktuar nga kapitalizmi dhe globalizmi, qorrsokakun ku është shpënë njerëzimi në keqbesim e për të cilin shkollat e biznesit kanë një pjesë të mirë të fajit. 23


Pranverë 2021

NJË SIPËRMARRËS ME SHPIRT TË LIRË ËSHTË ABSOLUTISHT I MUNDUR

D

aniel Isenberg në librin e tij “E panevojshme, e pamundur, budallallëk. Si sipërmarrësit kontradiktorë krijojnë e përvetësojnë vlera të jashtëzakonshme?” kërkon të na njohë me sipërmarrësin që vozit gjithnjë kundër rrymës dhe rrezikon për vlera e asete që botërisht tregu i nënvlerëson. Një sipërmarrës ia del të jetë i tillë nëse është kurioz, në dyshim të herëpashershëm të “status quo-së”, krijon vlera për të cilat njerëzit kanë nevojë dhe nëse dëshiron të sjellë ndryshim. Tamam si Bill Gates, Steve Jobs apo Mark Zuckerberg që nuk ndoqën shkolla biznesi, ama krijuan tri prej kompanive më të suksesshme në botë, e kjo ngaqë nuk hoqën dorë nga qëllimet dhe ëndrrat e tyre. Por nëse jeni duke ndjekur një shkollë biznesi e nuk gjeni frymëzim të kultivoni vizionin dhe virtytet e shpirtit të sipërmarrësit në kurrikulat mësimore, mos u shkurajoni lehtë! Mos hiqni dorë nga vetja dhe nga besimi se mund të ndryshoni botën përmes sipërmarrjes, duke marrë në konsideratë nevojat e një komuniteti, të shoqërisë apo të mjedisit dhe sjelljen e një ndryshimi e përfitimi të dyanshëm. Mos lejoni ta privoni veten nga mundësia për t’u bërë sipërmarrës jo i zakonshëm dhe kënaqësia e kthimit të profesionit në mision. Në vokacion. 24

Mos e ndrydhi krijimtarinë dhe vizionin tuaj Shkollat mbeten të fokusuara te sistemi dhe rregullat kur japin leksione biznesi, me justifikimin se krijimtaria e vizioni janë terma të vështirë për t’u mësuar. Nëse e shihni veten si një sipërmarrës të ardhshëm, ndiqni zemrën, intuitën, krijimtarinë, vizionin tuaj, sepse nëse dëgjoni zërin e egos dhe të portofolit tuaj, gjithë shpërblimi që do të merrni nuk është veçse lumturia afatshkurtër. Ka gjasa që mundi t’ju shkojë dëm nëse, për hir të pranimit të shpejtë të sipërmarrjes suaj në treg, bëni kompromis me vlerat shpirtërore që ju udhëheqin dhe identifikojnë. Bëjeni atë çka besoni shpirtin e sipërmarrjes suaj dhe do të kuptoni pse leksionet e planifikimit dhe strategjitë e vendimarrjes në shkollën e biznesit nuk ju hyjnë në punë.

Jini mirënjohës ndaj vetes Një shkollë biznesi ju mëson si të përshtatni veten me parametrat e një kompanie dhe të jepni më të mirën tuaj. Mësoni të jeni të mirë me veten, veçanërisht në ditë të këqija. Të mësosh si të dështosh pa e urryer veten, ndoshta është aftësia më e mirë që dikush mund të fitojë gjatë të bërit biznes e që do t’i vlejë në përvojën jetësore në vijim. Kjo aftësi është e lidhur me lumturinë, ndjenjën e dinjitetit, të suksesit e madje edhe me forcën e vullnetit. Mirënjohja ndaj vetes do t’ju ndihmojë të vlerësoni atë çka keni arritur e të tejkaloni frikërat e pengesat, dhe ajo çka duhet të bëni është t’i flisni vetes.


Pranverë 2021

Besnik Grainca

Jini të duruar dhe përmbajuni qëllimeve tuaja Në një epokë që çdo gjë lëviz shpejt e vrullshëm, po njësoj kërkohen edhe rezultatet. Jini mendjehapur e të bindur se padurimi dhe bërja e njëqind punëve njëherësh nuk është në favorin tuaj, edhe pse në gjuhën ekonomike kjo aftësi përkthehet si strategji. Ngadalësimi dhe hapat e sigurt në një biznes janë shpesh armë e fuqishme për sukses, sepse i jepet një kohë më e madhe reflektimit, ideve novatore, ripërtëritjes së aftësive dhe të qënit mendjehapur. Kjo do t’ju japë mundësinë të rikujtoni qëllimet tuaja fillestare.

Kini besim tek ëndrra juaj Jeni ju që shkruani historinë e jetës suaj, dhe mendimet pozitive çojnë në rezultate pozitive. Mos u dekurajoni nëse shkollat e biznesit do t’ju theksojnë rëndësinë e financimit a të një plani e strategjie të mirëmenduar biznesi! Realiteti ka treguar të kundërtën: një biznes mund të fillohet edhe nga “zero”. Realiteti na tregon se kompanitë më të suksesshme në botë fillimet i patën nga hiçmosgjëja. Pavarësisht nga puna me orë të tëra në një garazh makine apo fillimet me një shumë a kapital të vogël, bizneset e suksesshme u qëndruan besnikë ëndrrave të tyre.

Guxoni dhe rrezikoni Shkollat e biznesit janë krijuar për t’u mësuar studentëve si të mos dështojnë, duke ndjekur një sërë rregullash dhe parimesh. Por të jesh sipërmarrës e të drejtosh një biznes lidhet me dy fenomene të pashmangshme: dështimi dhe rrezikimi. Dështimi duhet parë si pjesë e të mësuarit dhe si përvojë. Për shkak se studentët dekurajohen nga dështimi, ata kurrë nuk e shohin vlerën e dështimit si një mënyrë efektive për të fituar aftësi. Kjo është një mënyrë e mirë që të të bëjë të mendosh se të hequrit dorë është dy herë më shumë fitore se të riprovuarit dhe të rrezikuarit. E si gjithmonë sfidat u takojnë guximtarëve dhe fitimtarëve. 25


Pranverë 2021

HELENA NORBERG-HODGE Ndërtimi i një ekonomie në ndihmë të komunitetit

H

elena Norberg-Hodge është aktivistja dhe themeluesja e “Local Futures” dhe pionerja e lëvizjes “New Economy”, sipërmarrje që promovojnë ekonominë lokale, mirëqenien sociale dhe ekologjike prej më shumë se 30 vitesh. Ajo është producente e filmitdokumentar “The Economics of Happiness” (Ekonomiksi i lumturisë) dhe autore e një sërë librash që kanë si subjekte nxjerrjen në pah të kostove shoqërore, shpirtërore e ekologjike të globalizimit, si dhe të rëndësisë së rindërtimit të ekonomisë lokale ndër komunitete. Ajo ligjëron në shtatë gjuhë të botës, anekënd globit, dhe është shfaqur në mjaft media prestigjioze për të përcjellë leksionet e saj. Është nderuar me çmimin “Right Livelihood Award” (Çmimi për

26

Jetesën e Drejtë) dhe në vitin 2012 Goi Peace Prize (Çmimi Goi i Paqes) për kontributin e saj në rijetëzimin e diversitetit kulturor e shumëllojshmërisë biologjike, forcimin e komuniteteve lokale dhe të ekonomisë anembanë globit.

perceptonte ekonominë në vijim. Kështu nisi rrugëtimi i saj për të advokuar mbi rëndësinë e lokalizimit të ekonomisë, një sistem i cili duhet të funksiononte në të mirën e njerëzve të zakonshëm, të komuniteteve dhe duke respektuar mjedisin.

Ishte një udhëtim më 1975 në Ladakh, një komunitet i vogël në Himalajë, ai që e bindi Helenën t’ia kushtonte gjithë jetën dhe sipërmarrjet e saj forcimit të komuniteteve të vogla dhe të ekonomisë lokale. Për gati 15 vjet rresht, çdo vit Helena jetonte gjashtë muaj atje, si një mënyrë për të studiuar këtë komunitet të vogël dhe njëkohësisht për të ndihmuar prosperimin e banorëve në Ladakh me projekte të ndryshme. Kjo përvojë ndikoi mjaft në mënyrën se si do ta

“Shoqëria duhet t’u japë formë sipërmarrjeve të biznesit, dhe jo biznesi shoqërisë.” Kjo është kryefjala e ligjërimeve të saj, ku diskursi publik bie mbi rëndësinë për të qenë jo vetëm të fokusuar në shifrat e larta ekonomike për shkak të globalizimit të ekonomisë, por edhe tek e njerëzishmja, nevojat që ka njeriu për një jetë të denjë e në harmoni me veten dhe natyrën. Çështja që Norberg-Hodge trajton nuk është e një niveli sipërfaqësor. Përkundrazi! Ashtu si Don Kishoti


Pranverë 2021

në luftë me mullinjtë e erës, edhe ajo kërkonte që aktivizmin e saj ta niste me të rinjtë, sepse mendonte se ishin të parët që arsimi i influencuar nga kultura perëndimore do t’i izolonte nga kultura dhe e natyrshmja e komunitetit nga vijnë. NorbergHodge këmbënguli fort t’i bënte të rinjtë në Ladakh ta kuptonin e t’i shmangeshin farsës së lakmisë e së kënaqësisë së konsumimit masiv e të panevojshëm, si një mënyrë për të kënaqur prirjen e brendshme njerëzore për t’u pranuar, admiruar dhe dashur prej të tjerëve. Praktikisht aktivizmi i saj sjell në vëmendje efektet e papërshtatshme, ndonjëherë tejet negative e shkatërruese që ka kultura perëndimore mbi ekonomitë e brishta të vendeve më pak të zhvilluara dhe te komunitetet e vogla, veçanërisht te bujqit e vegjël. Konkretisht gjithçka që është vendase, lokale apo tradicionale, nëse krahasohet me kulturën perëndimore, shihet nga vendasit me nënvlerësim, duke u cilësuar si e dalë mode shumë kohë më parë. Këtë fat pëson edhe ndërlidhja e banorëve me mjedisin, edhe njohuritë e përvojat e hershme

që u kanë sjellë dobi për qindra mijëra vite. Ndaj nisma e fundit e NorbergHodge mban emrin “The Global Ecovillage Network”, një nismë me 10.000 komunitete në mbarë botën që kanë vendosur të praktikojnë modelin e një komuniteti të fokusuar në lokalizimin e ekonomisë, por pa i prerë totalisht lidhjet me ekonominë globale. Aktivizmi kundra rrymës e eko-fshatrave të saj premton se nisma fare normale, si tregu lokal i prodhimeve ushqimore dhe promovimi i bujqësisë urbane apo i lagjeve që prodhojnë ushqim për qytetin, janë një mënyrë për të shkurtuar distancat e prodhimit dhe të shërbimit. Pa dyshim për Helenën lokalizim i ekonomisë nuk do të thotë kurrsesi ekonomi e mbyllur. Është vetëm praktika e një ekonomie që merr në konsideratë mirëqenien e komunitetit: mundësinë e përfshirjes së banorëve të komunitetit në ekonomibërje. Pra, është absolutisht e nevojshme të rikuptohet rëndësia e kontributit të komunitetit për të përmbushur nevojat e tij, në mos të gjitha, të paktën disa prej tyre. 27


Pranverë 2021

ZEMRA E BARDHË E DYQANIT TË LAGJES

“Q

enë shumë të zotët” do thoshte dikush për ata që pas 90-s arritën të ndërtonin nga hiçi kompani me vlerë miliona dollarë nga investime e lidhje të dyshimta. Pjesa tjetër hyjnë te bizneset e mesme e të vogla që kontribuojnë në ekonominë shqiptare në mënyrë të vazhdueshme e me një ritëm konstant rritjeje dhe zhvillimi vetjak. Këto biznese, zakonisht të angazhuar familjarisht në sipërmarrje familjare, sigurojnë vetëpunësim e punësim të qëndrueshëm e njëkohësisht mbeten kontribues të rregullt në zhvillimin e ekonomisë në nivel lokal dhe kombëtar. Nuk janë të pakta studimet që tregojnë se pikërisht këto sipërmarrje të vogla e të mesme e gjejnë veten të paafta për t’iu përshtatur rregullave të tregut që shpesh imponohen nga konkurrenca e pandershme. Mungesa e rregullimeve ligjore që i japin prioritet biznesit të vogël e familjar, 28

e shpie atë në një gjendje ankthi e shpesh në pamundësi për të marrë hakun e punës. Këto të fundit janë më të penalizuar në krahasim me bizneset e mëdha që kanë një arsenal juristësh e financierësh pas vetes, financa dhe përfitimeve të majme vjetore. Sipërmarrjeve të vogla dhe familjare u çalon shërbimi e puna në shumë drejtime. Pa dyshim nuk kanë kapacitetin dhe aftësinë të sjellin shërbim cilësor e konkurrues te konsumatori, e kjo jo për faj të tyre. Shpesh zgjidhet si një mundësi për t’u vetëpunësuar dhe për t’i plotësuar vetes e familjes nevojat ekonomike. Me gjithë vështirësitë që kanë, këto sipërmarrje që prej gjenezës së tyre kanë pasur gjithmonë një rol social në komunitet. Pak veta e vënë re se fletorja me shumat e borxhlinjve e ndërron shumë shpesh ngjyrën e kapakut. Emra njerëzish shkruar shkurt me një numër tre a katër shifror përskaj,

në mënyrë të rrëmujshme, kjo është ana më njerëzore e dyqaneve të vogla të lagjes. Klientët tashmë janë mësuar me këtë dhe e marrim si të mirëqenë. Janë këta njerëz që kanë marrë përsipër të ndihmojnë familjet në nevojë, duke u dhënë ushqime me të pritur pagesën, ndryshe nga supermarketi që nuk të fal as qesen plastike nëse s’të ndodhen ato 5 lekë. Pa dyshim se dyqani i lagjes, i cili has barrë fiskale që e mbyt fitimin, që shpesh nuk i ka ato produktet e luksit të supermarketit “brand”, mundohet të jetë një konkurrent i denjë për ta, por edhe t’i bëjë ballë sfidës së përditshme për të mbajtur familjen e shpesh edhe komunitetin, me aq sa mundet.


Pranverë 2021

5

MËNYRA SI MUND TA NDIHMOJË KOMUNITETIN NJË SIPËRMARRËS

N

uk ka rëndësi nëse je dyqan i vogël poshtë pallatit apo degë e një kompanie të madhe me zyrat qendrore në Nju-Jork. Ekziston gjithmonë mundësia për t’i dhënë diçka komunitetit, dhe ne propozojmë pesë mënyrat e më poshtë: Kontribuoni në ekonominë lokale Vendosni të merrni furnizime dhe lëndë të parë nga shitësit vendës dhe bizneset lokale, për çdo shërbim a blerje të lidhur me biznesin. Blerjet dhe investimet tuaja do të kontribuojnë në ekonominë lokale e mund t’i nxitin edhe pronarët e bizneseve me të cilët ndërveproni, të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Krijoni marrëdhënie të forta me gjithë aktorët e ekonomisë lokale, ndërsa zhvilloni e përmirësoni imazhin e kompaninë tuaj. Promovoni bizneset lokale

Si pjesë e ekonomisë lokale, ju mund të merrni e t’i atribuoni vetes rolin e sipërmarrjes që promovon biznese të tjera lokale, përmes përpjekjeve të bashkëmarketingut ose thjesht përmes referimeve. Qëllimi është të krijohet një ndjenjë komuniteti dhe afrie ndërmjet sipërmarrësve dhe klientëve e banorëve të një komuniteti. Pavarësisht nëse punoni në teknologji, pasuri të paluajtshme ose shërbim ushqimi, ekzistojnë mënyra të ndryshme për t’u lidhur me komunitetin lokal përmes punës që bëni. Sponsorizoni organizata jofitimprurëse në komunitet Caktoni një kuotë modeste mujore apo tremujore për një organizatë jofitimprurëse, që merret apostafat me çështje të cilat i keni më për zemër. Bëhuni vullnetarë për pak orë

Deni Muça

bashkë me kolegët tuaj në një organizatë jofitimprurëse Përfshini vullnetarizmin në misionin e kompanisë. Nxisni pasionin e punonjësve për mirësi kolektive dhe të bërit gjëra së bashku. Vullnetarizmi mund të krijojë ndjenjë afërsie dhe të forcojë shpirtin e ekipit. Hartoni një model biznesi që i kthen diçka pas komunitetit Nëse jeni shitës me pakicë ose ndonjë lloj tjetër biznesi që shet produkte, konsideroni të dhuroni automatikisht një pjesë të fitimit të secilës shitje. Nëse jeni në biznesin e shërbimit, mund të krijoni një model biznesi që i jep një pjesë të të ardhurave ndonjë bamirësie ose organizate tjetër jofitimprurëse. Është e sigurt se kur ju i jepni komunitetit tuaj, komuniteti do t’ua kthejë me se s’bën, madje shumëfish. 29


Pranverë 2021

Cosolve 19 është projekti me i ri në mbështetje të bizneseve të prekuara nga pandemia. Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe zbatohet nga GIZ në partneritet me Ministrinë e Bujqesi dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Ky projekt synon të mbështesë përmes shërbimeve këshillimore 900 biznese mikro vogla dhe të mesme që kryejnë aktivitetin e tyre në fushen e bujqësisë, turizmit apo dhe sektorë të tjerë. Bazuar tek nevojat e paraqitura nga bizneset përmes aplikimeve të tyre, do të ofrohen shërbime këshillimore të dedikuara për secilin biznes, do të hartohen planet e ripështatjes së biznesit me situatën e re post Covid si edhe do të ofrohet akses për mundësi financimi. Vetë projekti Cosolve 19 do të ofrojë gjithashtu mundësi financimi përmes granteve të vogla. Pas mbylljes së thirrjes së parë të aplikimeve, 354 biznese nga e gjithë Shqiperia aplikuan online përmes www.cosolve19.al . Ndërkaq 197 biznese të cilat u kualifikuan në fazën e parë (45 ne sektorin e bujqësinë, 74 në sektorin e turizmit dhe 78 nga sektorë të tjerë) do të fillojnë brenda muajit maj të marrin shërbimet këshillimore të dedikuara për të vijuar më pas me fazen e dytë, atë të konkurrimit për grante.

30


Pranverë 2021

Kujdesja ndaj mjedisit, marrja e masave që edhe atyre që nuk janë të pasur t’i dëgjohet fjala, promovimi i demokracisë dhe tregut të ndershëm është mjaft e nevojshme që globalizimi të funksionojë. Joseph Stiglitz

31


BASHKËSI ÇDO DITË MË SHUMË SE DJE! Eglantina Gjermeni se modeli i fisëm i një gruaje në politikë

Ç

do ditë më shumë se dje! – kjo është motoja që e ka udhëhequr Eglantina Gjermenin në jetën personale e profesionale! Ajo, përherë e paqtë dhe shumë e fisme është frymëzimi i gruas së fortë dhe të urtë, e cila në harmoni gati mistike arrinë ta lartësoj vetën, tjetrin dhe të tjerët. Eglantina ka përfunduar studimet në degën e Historisë, në Fakultetin Histori-Filologji, në vitin 1990. Më pas, ka kryer Studimet në Kursin Pasuniversitar në “Punë Sociale” pranë Fakultetit të Punës Sociale në vitin 1993-1994. Studimet “Master në Punë Sociale” në Grand Valley State University, në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kurorëzon me suksese të jashtëzakonshme në vitet 1997-1998. Aktualisht ajo mban gradën shkencore Doktore e Shkencave në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Për shumë vite, Eglantina ka dhënë kontributin e saj të vyer në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Universitetit të Tiranës dhe jo vetëm si lektore, por edhe si autore e programeve dhe lëndëve të ndryshme. Për një periudhë dhjetë vjeçare (1999-2009), Eglantina Gjermeni

32

ka qenë drejtore ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, organizatë joftimprurëse që promovon krijimin e një shoqërie të mundësive të barabarta. Eglantina është angazhuar vazhdimisht edhe si konsulente në Shqipëri dhe në rajon. Ajo është autore ose bashkëautore e disa librave, si edhe një sërë artikujve në revista shkencore komëbtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2013, Eglantina emërohet Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ndër vite ajo është dalluar për maturinë e urtësinë, për punën e shkëlqyer dhe përgjegjsinë e rrallë kundrejt pozicioneve që i qenë besuar! Por, mbi të gjitha, Eglantina Gjermeni matanë dekadave do mbahet mend për modelin shembullor të një gruaje profesioniste në politikë; për imazhin e shkëlqyer të një gruaje që as politika e as ashpërsia e një vendi të sertë nuk arritën ta tëhuajsonin! Eglantinë është kënaqësi shumë e veçantë që sot po shkëmbejmë ca llafe bashkë! Ndër vite, ti ke qenë një model i shkëlqyer i gruas në politikë. Si mendon, a është e zorshme në një kohë jo krejt të lehtë që, mbi çdo titull tjetër, të jesh njeri? Eglantina Gjermeni: Kënaqësi edhe për mua, Fjollë e dashur, të jemi

bashkë e të bisedojmë. E fillove bisedën me një pyetje të bukur dhe të qëlluar! Nuk është e lehtë të jesh “njeri” në kohërat që po jetojmë. Kur flasim për “njeriun” kam parasysh një individ, grua apo burrë, të ri a të moshuar, që ka personalitet, integritet e njerëzillëk dhe që mbart vlera e tipare të respektuara në shoqëri. Koha që jetojmë, shpesh nxjerr në pah antivlera dhe individë, të cilët jo gjithmonë bartin vlerat që ne i dëshirojmë apo që na pëlqejnë. Për fat të mirë, njoh plot njerëz të fisëm e me tipare të shkëlqyera, të cilët i çmoj dhe respektoj shumë! Madje, ku ka më mirë sesa këto modele të virtytshme t’u mësohen edhe fëmijëve tanë! Unë besoj fort që e mira, njerëzorja, njerëzillëku, mbijetojnë përtej çdo vështirësie. Ato ia dalin mbanë gjithmonë! Eglantina, së fundmi je ngarkuar me një punë shumë të rëndësishme matanë kufirit të Shqipërisë. A mund të na tregosh ca më tepër rreth këtij angazhimi? Eglantina Gjermeni: Është përnjëmend përgjegjësi e veçantë angazhimi që kam së fundmi në Këshillin e Evropës. Në fakt, prej disa vitesh jam anëtare e delegacionit nga Parlamenti i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg. Këtë vit u zgjodha


Pranverë 2021

ky raport, gjetjet dhe rekomandimet do t’u dërgohen gjithë vendeve anëtare. Mendoj që këto dy përvoja më kanë rritur shumë profesionalisht e më kanë motivuar në punën që bëj, sidomos për të promovuar e mbështetur gratë dhe vajzat. Ndër vite, cilat kanë qenë xixëllonjat që t’i kanë ndezur shpresat për të dhënë e falur nga vetja?

Kryetare e Nënkomisionit për Barazi Gjinore! Padyshim, për mua qe nder dhe përgjegjësi e madhe. U ndjeva shumë mirë si shqiptare dhe si një njeri që i ka fort për zemër të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Doemos është përvojë e rrallë të ndjekësh diskutimet mbi çështjet e barazisë gjinore dhe dinamikat e tyre në vendet anëtare të Këshillit të Evropës; të vëzhgosh mënyrat se si trajtohen këto çështje, çfarë mund të bëjnë qeveritë, institucionet dhe shoqëritë civile në këto vende për të garantuar të drejta të barbarta de jure dhe de facto për gratë dhe burrat. Veç këtij pozicioni, kisha kënaqësinë të zgjidhesha edhe raportuese për një çështje që sërish e kam për zemër: Pjesëmarrja e grave nga grupet e nënpërfaqësuara në vendimmarrje e

në politikë. Fillimisht janë zhvilluar dhjetëra intervista me përfaqësuesit e vendeve të ndryshme të Evropës, me synimin për të mësuar nga praktikat e tyre më të mira; për të njohur sfidat me të cilat ballafaqohen gratë nga grupe të nënpërfaqësuara përpara se ato të përfshihen në proceset vendimmarrëse; si dhe për të evidentuar faktorët apo programet që i kanë ndihmuar këto vende t’ia dalin mbanë. Për shkak të pandemisë, u detyruam që të gjitha intervistat t’i realizonim online. Për mua ishte përvojë e veçantë dhe frymëzuese! Mësova shumë! Raporti u miratua pa asnjë amendim në Komisionin e Barazisë Gjinore në Këshillin e Evropës. Ndërkaq pritet të diskutohet dhe të miratohet në Parlamentin e Këshillit të Evropës brenda muajit qershor. Më pas, rezultati që do të miratohet nga

Eglantina Gjermeni: Ah, ka shumë xixëllonja që m’i kanë ndezur shpresat dhe më kanë ndihmuar të jem kjo që jam sot e të ballafaqohem me çdo sfidë pa frikë. Prindërit e mi të shtrenjtë më kanë rritur e më kanë mësuar me ca vlera për të cilat jam krenare, por edhe më kanë ndihmuar shumë në çdo hap timin. Familja ime e çmuar, bashkëshorti, Eriku (djali, 28 vjeç) dhe Megi (vajza, 14 vjeçe) kanë qenë dhe janë frymëzim, motivim dhe mbështetje e jashtëzakonshme. Kam qenë gjithaq e bekuar nga Zoti se, veç prindërve e familjes sime të vogël, jam rrethuar me mikesha e miq të mirë, që i kam patur e i kam pranë në momente të bukura e të vështira; që më mbështetin e më kritikojnë kur duhet; që më dëgjojnë, por edhe më japin një mendim a sugjerim kur kam nevojë. Kurse sa u përket punëve që jam zotuar të kryej, besoj se përherë më ka lehtësuar përkushtimi, përgjegjshmëria dhe dashuria me të cilën nisem për t’i bërë gjërat siç duhet! Ti ke mbajtur mbi supe detyra e përgjegjësi goxha të mëdha për dy 33


Pranverë 2021

dekada! Deri më sot, cilat punë, projekte, andrra të flejnë akoma në xhan? Eglantina Gjermeni: Është e vërtetë, detyrat si ministre apo deputete kanë qenë detyra me plot përgjegjësi, por, nga ana tjetër, ishin vlerësim e besim tejet i madh. Është privilegj të qenurit në pozicione nga ku mund të kontribuosh për vendin tënd. Tani që po largohem nga politika, po mendoj realisht për ato që dua të bëj, pikërisht projektet që “më flejnë akoma në xhan” siç e thua kaq bukur ti. Pa mëdyshje, do ta vazhdoj punën time për një shoqëri të mundësive të barabarta, duke promovuar e mbështetur gratë, vajzat dhe grupet e tjera në nevojë. Madje, falë përvojave të pasura që fitova në këto vite, them se mund të kontribuoj edhe më mirë sesa dikur. Kam dëshirë që mësimet e nxëna ndër vite të vazhdoj t’i ndaj me studentët përmes mësimdhënies, por edhe me gratë e vajzat që dëshirojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes. Mësimdhënien dhe konsulencën apo trajnimet dëshiroj t’i vazhdoj në nivel rajonal, pse jo edhe më tej. Një jetë mes librave, studimit, kërkimit e përpjekjeve. A mbaron ndonjëherë udha e urtisë? Eglantina Gjermeni: Udha e urtisë nuk mbaron kurrë, të paktën kështu besoj unë. Edhe kjo gjë më pëlqen shumë e më jep kënaqësi të veçantë. Përpiqem të mësoj çdo ditë nga ato që lexoj, nga njerëzit që takoj, nga përvojat e përditshme dhe nga gjithçka që më rrethon. Të mësuarit është një proces i bukur që të rrit në shpirt e në zemër, të bën më të zonjën, të ndriçon mendjen dhe padyshim të pasuron në njohuri e aftësi. Përveç leximit apo edhe 34

përvojës së përditshme të punës, mundohem të ndjek kurse trajnimi apo ëorkshops (kohët e fundit, çdo gjë ndiqet live ose online për shkak të pandemisë) që të përditësoj njohuritë a shprehitë e mia, të mësoj gjëra të reja, të sistemoj dhe perfeksionoj ato që di. Madje, në këtë periudhë, ndoqa disa kurse online në leadership dhe statistika gjinore. Gjithashtu ndoqa një kurs të ILO-s (Organizata Ndërkombëtare e Punës) ku u certifikova edhe si auditore për çështjet gjinore (Gender Auditor). Pra, mësimdhënien e mësimnxënien nuk i ndaj dot nga njëra-tjetra, sepse të dyja më japin kënaqësi dhe i shijoj në shpirt! Sa e pasur është Shqipëria: më pak sesa duam apo më shumë sesa e paragjykojmë? Eglantina Gjermeni: Shqipëri është e bekuar nga Zoti dhe nga natyra. Është e pasur me gjithçka të bukur që duhet për të jetuar normalisht në mes të Evropës. Ka çdo gjë që na duhet: bukuritë natyrore, kulturën, historinë, ushqimin, gatimet, mikpritjen! Për të gjitha këto, ne mund dhe duhet të krenohemi! Na

takon të gjithëve ta duam më shumë vendin e të bëjmë të gjithë pak më shumë për të qenë pjesë e Evropës jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe të ndihemi realisht qytetarë evropianë. Ushqen shpresë për turizmin, për fshatin, artin, gruan e zanatin? Eglantina Gjermeni: Besoj shumë se turizmi dhe bujqësia janë dy degët, për të cilat kemi potenciale pafund për t’i zhvilluar, por edhe që mund të sjellin punësim e mirëqenie në Shqipëri. Kam goxha shpresë te turizmi dhe te zhvillimi i bujqësisë, sidomos te zhvillimi i agroturizmit, gjë që ndihmon në zhvillimin e turizmit lokal, por patjetër edhe të atij ndërkombëtar. Nuk kam dyshime se në të gjitha fushat, madje edhe në bujqësi, turizëm e agroturizëm, gratë kanë treguar se dinë dhe mund t’ia dalin me sukses e të bëhen model frymëzimi për gra e vajza të tjera. Nuk je ndalur ndonjëherë së përpjekuri për të drejtat e grave! Nga të buron kjo forcë?


Pranverë 2021

Eglantina Gjermeni: Mbase e përmendëm pak edhe te pyetjet më lart këtë fakt, por dua të shtoj se unë besoj fort te të drejtat e grave, tek aftësitë e potencialet e tyre (shpesh të pashfrytëzuara), besoj te një shoqëri ku gratë dhe burrat mund të vlerësohen pa u diskriminuar për shkak të gjinisë; ku ato/ata respektohen për shkak të arritjeve dhe aftësive! Besoj te një shoqëri pa dhunë. Mbase këto që them mund të duken ideale, por po të përpiqemi: individë, institucione, shoqëri civile, media e akademi, atëherë të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Edhe rruga që kemi bërë deri këtu, nuk është pak. Disa vite më parë, as që mund ta mendonim të kishim gjysmën e qeverisë gra; 30 % të parlamentit gra e vajza; gati 60 % e administratës gra e vajza, thuajse 40 % e grave këshilltare në këshillat bashkiakë dhe plot gra të suksesshme në biznes, etj. Ndaj, jam optimiste! Po dashnia e nënës brenda teje? Eglantina Gjermeni: Ah, dashnia e nënës, dashni që nuk zëvendësohet kurrë! E them me zemër se jam e bekuar më dy fëmijët që kam dhe mundohem shumë të bëj më të mirën për ta, si të gjitha nënat. Për shkak të angazhimeve në jetën profesionale e politike, e ndiej se nuk u jam gjetur pranë gjithmonë, ndjenjë faji kjo që më ka rënduar shpesh. Gjetja e një balance mes familjes, fëmijëve e përkujdesjes për ta dhe angazhimit profesional, ka qenë shumë e vështirë dhe shpesh e pamundur. Gjithsesi, besoj se fëmijët e mi kanë mësuar shumë edhe nga kjo. Dashuria nga unë, nga babai i tyre e bashkëshorti im dhe dashuria e prindërve tanë nuk u ka munguar kurrë. Tani, meqë

folëm për dashurinë e nënës, nuk rri dot pa përmendur mamanë time të ndjerë, e cila prej tre vitesh nuk jeton më. Kam mësuar pafund nga qetësia, fisnikëria e përkushtimi i saj. Më mungon shumë, por mundohem që mësimet e saj t’ua përcjell fëmijëve të mi. Ç’simbolizon lejlaja (vjollca) për ty? Eglantina Gjermeni: Ngjyra ime e preferuar është ngjyra vjollcë (dhe sigurisht nuk ka lidhje vetëm më politikën). Më pëlqen si një ngjyrë e bukur, e ngrohtë, që nuk t’i vret sytë, ngjyrë potente, krenare, si vetë lule vjollca, madje edhe e paqtë. Me sa duket, fakti që lejlaja është kombinim ngjyrash tregon që është më e plotë, madje dëfton se ka marrë më të mirën prej tyre. 7 libra që s’do luajnë vendit nga sofra jote? Eglantina Gjermeni: Librat i dua fort e ndihem keq që jo gjithmonë kam kohën e duhur për të lexuar aq sa do të doja. Në periudha të caktuara të jetës time kam pëlqyer libra e autorë të ndryshëm, të cilëve u rikthehem kohë pas kohe. Për shkak të angazhimeve profesionale (mësimdhënia, angazhimi në shoqërinë civile, etj.) e më pas angazhimit në politikë, spektri i librave që më është dashur të lexoj apo t’u referohem është i gjerë, por më poshtë do të ndaj vetëm disa prej librave që pëlqej më shumë: • “Harku i triumfit” dhe “Tre shokë” nga Erich Maria Remarque • “Ana Karenina” nga Leo Tolstoi • “Alkimisti” nga Paulo Coehlo • “Për kë bie kambana” nga Ernest Hemingëay • “Shtëpia e shpirtrave” nga Isabel Allende

Së fundmi, librave të mi më të dashur u është shtuar edhe saga me katër volume “Mikesha gjeniale”, e autores Elena Ferrante. 7 andrra që pret për me ja u pa dritën në atdhe? Eglantina Gjermeni: Ah, andrrat! Sa shumë andrra kemi të gjithë! Mbase nuk mund t’i rendis si 7 andrra, se ndonjëherë më duket sikur andrrat janë pak të largëta për t’u arritur, ndaj do të mundohem t’i rendis si dëshira që shpresoj shumë të realizohen përmes kontributit të gjithsecilit prej nesh. Uroj, shpresoj e besoj shumë që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë, më të bukur, më të begatë për ne të gjithë e, mbi të gjitha, për fëmijët tanë. Do të doja shumë që Shqipëria të ishte më sociale, më solidare, me më shumë shërbime sociale për fëmijët, familjet, të moshuarit dhe për individët me aftësi ndryshe. Dua fort që gjithë çfarë Shqipëria ka, si e bekuar nga Zoti e natyra që është, të kthehet në zhvillim, punësim e mirëqenie! Më shumë turizëm, më shumë zhvillim rural, më shumë punësim, më shumë të ardhura për familje, do të thotë jetë me dinjitet! Do dëshiroja shumë që gratë dhe vajzat të respektohen e vlerësohen më tepër, të jenë të zonjat e vetes dhe të marrin vendime për jetën e tyre, të kenë hapësirë për të kontribuar me gjithë potencialet e aftësitë që gëzojnë. Ah, sa dua që të minimizohet e madje të eleminohet dhuna! Dhuna ndaj grave, dhuna në familje! Kështu, do të jetonim së bashku në një shoqëri pa dhunë. Nuk dua të tingëlloj si utopike. Ndaj nuk shkrova andrra, por dëshira. Fakti që shumë vende të tjera i kanë arritur këto që sapo përmenda, tregon se edhe ne mundemi. Bisedoi Fjolla Spanca 35


Pranverë 2021

SHQIPËRIA, GRATË DHE EKONOMIA Një bashkëbisedim i vyer me Jorida Tabakun

J

orida Tabaku është një grua e rrallë, që sapo e takon të mbërthen me urtësinë, diturinë dhe maturinë e fisme. Ajo vjen nga dy familje me lidhje të forta me qytetin e Tiranës, familja Tabaku dhe Turdiu. Është shkolluar në Fakultetin e Ekonomisë, në degën e Menaxhimit, kurse studimet Master (MBA) i ka kryer në Mbretërinë e Bashkuar me rezultate të shkëlqyera. Pas eksperiencës në Mbretërinë e Bashkuar, Jorida rikthehet në Shqipëri për të vazhduar karrierën e saj në fushën e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Paralelisht qe përfshirë edhe në politikë. Njëkohësisht ka dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e Menaxhimit të Financave Publike, përmes projektit britanik REPIM. Jorida mban gradën Doktor Shkencash në Ekonomi. Fokusi i studimeve të doktoraturës ka qenë sipërmarrja dhe menaxhimi i biznesit të vogël, si dhe qeverisja e koorporatave, temë kjo që ka influencuar jo pak në qasjen e saj ndaj ekonomisë dhe politikave ekonomike. Ndër shqiptarë, Tabaku njihet për angazhimin e saj dinjitoz në jetën akademike dhe politike. Këtyre ditëve, ndonëse e mbytur me punë dhe me dhjetëra angazhime,

36

Jorida për habinë tonë gjeti kohën e tejçmueshme për të zhvilluar një bashkëbisedim të vyer. Tabaku me përkushtimin, profesionalizmin, përgjegjësinë dhe maturinë e sojshme, shpalos pareshtur fije shprese për Shqipërinë tonë kaotike. Tri problemet kryesore që e kanë gjunjëzuar ekonominë shqiptare? Jorida Tabaku: Kriza ekonomike që ka prekur vendin e gjen shkakun e saj te një ekonomi e bazuar në favorizim fiskal dhe ligjor për një grusht individësh apo biznesesh, duke prodhuar monopole apo oligopole që bien në kundërshti me tregun e lirë dhe konkurrencën. Në 8 vjet kemi parë një Parlament të shndërruar në noter të qeverisë, dhe një qeveri të shndërruar në përkthyese të dëshirave të vetëm një grushti njerëzish, në kurriz të shumicës. Së dyti, mungesa e parashikueshmërisë, sidomos në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit. Parashikueshmëria, sidomos në politikat fiskale, e ka larguar Shqipërinë nga vëmendja e investimeve të huaja direkte dhe nga mundësitë që ato ofrojnë. Shumë kompani serioze janë vendosur në Maqedoninë e Veriut ose në Serbi, ndërkohë që vendi ynë mbetet një parajsë për monopolet. Mungesa

e një politike fiskale në shërbim të zhvillimit ka ndikuar negativisht në rritjen e investimeve, e për rrjedhojë në rritjen e punësimit dhe të zhvillimit të kapitalit në Shqipëri. Vizioni i ndërtuar mbi një ekonomi betoni. Fatkeqësisht, Shqipëria e post 2013-s u ngrit mbi parimin e një ekonomie të ndërtuar mbi betonin dhe jo të ekonomisë familjare. Vendet si Shqipëria, me një sipërfaqe të vogël, shumicën e sipërmarrjeve i kanë të vogla. Bizneset e vogla në vend u sulmuan nga qeveria përmes politikave fiskale dhe represive të tatimorëve në kurriz të zhvillimit të tyre. Si rrjedhojë familjet shqiptare përfituan gjithnjë e më pak nga të ardhurat, konsumi u ul gjithnjë e më shumë, duke sjellë një krizë të theksuar në xhiron ditore dhe vjetore të bizneseve.


Pranverë 2021

Cila është pesha e ekonomisë lokale? Jorida Tabaku: Ngërçi ekonomik që ka kapluar vendin po thellohet dhe problemet strukturore të ekonomisë shqiptare, sidomos këto 8 vite, rrezikojnë të sjellin një diferencë më të madhe mes të pasurve dhe të varfërve. Ky ligjërim nuk duket se i takon një politikaneje të djathtë sipas mediave mainstream, por në fakt nuk është kështu.

Sot, vendi jo vetëm nuk është lider, por nuk është as konkurrent në ndonjë sektor të ekonomisë. Nëse vende si Serbia apo Maqedonia e Veriut janë duke u kthyer në qendra të zhvillimit të ekonomisë së teknologjisë, ne nuk jemi kurrkund në hartën e investitorëve të huaj. Sakaq investimet në fushën e semikonduktorëve, që janë një nga risitë e ekonomisë moderne, janë thuajse inekzistente në vend. Maqedonia e Veriut po bën hapa përpara në këtë sektor, ndërkohë

që Serbia është kthyer në qendrën e zhvillimit të ekonomisë së teknologjisë së informacionit dhe të rrjetit 5G për rajonin. Nuk duhet të harrojmë që ekonomia jonë nuk po përthith as investime serioze nga BE-ja dhe partnerët tanë strategjikë. Kjo do të thotë që ne mbetemi në fund, edhe për përthithjen e granteve që na bëjnë më të konkurrueshëm dhe na fusin në hartën e investimeve të këtyre vendeve. Kjo rëndon mbi kurrizin e ekonomisë sonë dhe në xhepin e çdo shqiptari e familjeje shqiptare. Tri udhët e para që i duhen çelur këtij vendi? Në planin ekonomik duhet ambicia për të dyfishuar të ardhurat për frymë të shqiptarëve e që lidhet drejtëpërdrejtë me një familje të shëndetshme, që përfiton nga politikat ekonomike dhe fiskale. Është e nevojshme së pari disa ndryshime rrënjësore në mjedisin ekonomik ku sot favorizohen disa individë dhe sektorë, ndaj duhet të ndërtuar një treg konkurrues. Po aq sa është e nevojshme të ndërtohet një politikë fiskale dhe ekonomike të parashikueshme. Kësisoj investitorë të huaj mund të kenë mundësi të aksesojnë tregun vendas. Këto dy hapa do ta çlirojnë tregun nga dara e monopoleve dhe oligopoleve, duke i dhënë oksigjen konkurrencës. Konsumi gjithashtu duhet të rritet si pasojë e uljes së taksave, sidomos taksës mbi fitimin, të ardhurat personale nga rroga, dividentin dhe çdo të ardhur tjetër. Sakaq, edhe turizmi mbetet një fushë 37


Pranverë 2021

prioritare e ekonomisë e që është është konkretisht një nga sektorët më të prekur nga pandemia. Ulja e TVSH-së vetëm për këtë sektor, në të gjithë llojet e sipërmarrjeve të turizmit, do të stimulojë rritjen e të ardhurave dhe gjithashtu do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit. Subvencionimi i bujqësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë te fermeri, pa futur hallka ndërmjetëse, do të incentivojë investimet ashtu siç duhet dhënë drejtim shqetësimit parësor në bujqësi në këto 30 vite: fragmentarizimi i tokës. Së fundi, ndonëse kam dalë me më shumë se 3 udhë më sipër, fokusi duhet të jetë biznesi familjar dhe shtresa e mesme. Përditë e më shumë shohim shqiptarë të shtresës së mesme të përbuzur dhe të taksuar më rëndë se të gjithë. Mungesa e mobilitetit social, mungesa e frymëmarrjes nga taksat e larta dhe projektimit të së ardhmes për shkak të të ardhurave të ulëta janë faktorë negativ. Politikat fiskale ndaj biznesit të vogël dhe gjithashtu ndaj shtresës së mesme duhen të jenë në ballë të reformave që i duhen Shqipërisë. A është e vështirë të jesh grua në politikë? Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk është e vështirë. Personalisht jam ndër ato zonja që nuk e preferoj kuotën gjinore në politikë, mendoj dhe besoj se zonjat kanë mundësi që të ecin përpara, edhe pa nevojën e kuotave. 38

Ajo çka na duhet është mundësia e barabartë. Mjedisi politik në Shqipëri, si çdo mjedis tjetër, është tejet toksik, dhe kjo e bën qëndrimin aty të vështirë, por jo të pamundur. Natyrisht ka shumë rëndësi karakteri i gjithsecilit dhe, sa më shumë të përpiqen të të thyejnë, aq më e fortë duhet të jesh për t’u përgjigjur. Personalisht jam përpjekur dhe do të vazhdoj të luftoj me qytetari në çdo debat politik, brenda apo jashtë parlamentit. Jam e bindur që në fund të ditës qytetaria, argumenti dhe retorika jo mbi baza fyese, por komunikuese i shërbejnë jo vetëm politikës, por edhe asaj që prodhon ajo. Përherë i kujtoj vetes se, nga dita në ditë, janë 3 fëmijët e mi që do të më shohin dhe do të më gjykojnë për aktet e mia publike. Sfidat kryesore të grave në Shqipëri? Jorida Tabaku: Pa dashur të viktimizohemi, por në realitet vuajmë dyfish më shumë thuajse çdo sfidë që

vuajnë meshkujt në këtë vend. Por kjo nuk duhet të na frikësojë dhe as të na largojë nga punët tona. Historia na mëson se pa përpjekje, nuk ka çlirim dhe as një jetë më të mirë. Shihni pak se çfarë ka ndodhur në Shqipërinë e post 1945-s: një zonjë e nderuar si Musine Kokalari u dënua për shkak të mendimeve të saj. Na u desh shumë kohë që ta njihnim realisht figurën e saj, por sot ajo është mes nesh, dhe mësimet e saj duket se jehojnë. Sado e vështirë të jetë kjo epokë për Shqipërinë dhe për zonjat shqiptare nuk duhet harruar që përpjekja duhet të vazhdojë. Ne u kemi borxh të parëve tanë përmbushjen e amanetit, ndërkohë u detyrohemi fëmijëve tanë ndërtimin e një vendi më të mirë për to. Roma nuk u ndërtua në një ditë, thotë një shprehje e vjetër. Aq më pak Shqipëria jonë e bukur. Bisedoi Fjolla Spanca


Pranverë 2021

NGJYRAT E BRUNIDA ISAJ

“S

hijojë më shumë jetën, sepse suksesi arrihet kur je një njeri i plotësuar me balancë dhe harmoni të çdo aspekti të jetës. Puna, familja dhe kënaqësia duhet të kenë hapësirat e tyre të merituara në ditët tona.” Brunilda Isaj

dhe prodhon para. Paratë pa inteligjencë financiare, janë para që shumë shpejt kthehen të humbura.” Robert Kiyosaki (Rich Dad, Poor Dad)

Në librin e tij “Rich dad, Poor dad” Robert ka shpalosur talentin e tij duke prekur disa pika shumë të rëndësishme kur bëhet pjesë për financat personale dhe si ti rrisim ato. Më poshtë një copëz e shkëputur nga libri:

Brunida Isaj, lindur në një fshat të vogël rrëzë Gramozit në Kolonjë, ndër vendet më të bukura dhe ende të paprekura të Shqipërisë, kalon aty fëmijërinë dhe adoleshencën e saj deri sa mbaron shkollën e mesme. Pasioni i hershëm kanë qenë librat, të cilat filloi t’i lexoj në seri sapo mbaron klasën e parë. Mban mend që i ati çdo javë i sillte nga një libër të ri, vëllimi dhe përmbajtja e të cilëve ndryshonte me moshën. “E kam akoma zakonin e të lexuarit pa fund dhe kudo që ndodhem, pavarësisht impenjimeve të përditshme.”

“Jam i shqetësuar se sa shumë njerëz janë përqendruar më tepër në parat e tyre dhe jo në pasurinë më të madhe, që është edukimi i tyre. Nëse njerëzit janë të përgatitur të jenë fleksibël, të kenë mendjen e hapur dhe të mësojnë, ata do të bëhen më të pasur nëpërmjet ndryshimeve. Nëse ata mendojnë se paratë do të zgjidhin problemet, kam frikë se ata njerëz do të kenë një udhëtim të ashpër. Inteligjenca zgjidh problemet

Kush është Brunilda Isaj

Në vitin 1999 përfundon studimet e larta në fushën e Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Në atë kohë mendonte realisht që karriera

e saj do zhvillohej në këtë drejtim, ose në fushën e përkthimeve letrare – në fushën e filologjisë dhe pedagogjisë- por jeta kishte në plan disa surpriza për të . Brunilda shumë shpejt do zbuloj se si mekanizmat e jetës të vendosin në një rrugë ku ti mund të jesh vërtet e zonja dhe jo në rrugën që ti mendon se është e duhura për ty. Gjatë periudhës së studimeve, për shkak të profilit si mësuese e ardhshme e gjuhës së huaj, iu ofrua një mundësi për të dhënë kurse të mësimit të gjuhës shqipe për disa drejtues të huaj të një banke të nivelit të dytë. Aty zbuloi një ambient të sofistikuar dhe profesional, që e bëri të zbulojë një pjesë të vetes që nuk njihte dhe me gjithë përshtypjet më të mira, vendosi të jetë pjesë e atij realiteti. Në momentin që diplomohet, ishte tashmë pjesë e stafit të Bankës Emporiki në Shqipëri (sot Banka Amerikane e Investimeve), ku nisi karriera e saj si bankiere, e cila zgjati rreth 18 vite pa ndërprerje. 39


Pranverë 2021

Mbi pothuajse një dekadë ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në bankat e nivelit të dytë. Brunilda pohon se formimi parësor nuk ka qenë asnjëherë pengesë, përkundrazi. Sigurisht që gjatë viteve i është dashur të marrë formim pasuniversitar në fushën e financës dhe bankave, gjë që e kanë ndihmuar në rritjen e saj profesionale. Si lind MoneySmart MoneySmart vjen si rrjedhojë e karrierës financiare, pasi Brunilda largohet nga sistemi bankar. “Vjen një moment në jetën e kujtdo që sjell ndryshime të rëndësishme, dhe ndjen nevojën që të shohësh aftësitë e tua për të bërë gjërat që do në mënyrën që ti mendon është më e përshtatshme. Unë I kam pasion financat personale. Mendoj që jeta do ishte shumë më e lehtë dhe më e bukur, nëse njerëzit i kushtojnë pak kujdes menaxhimit të tyre. Sigurisht që kjo kërkon një farë disipline dhe njohuri bazë të edukimit financiar, por gjithashtu ofrohet nga planifikuesit financiarë, si shërbim profesional i standardizuar.” MoneySmart Albania është një koncept i ri në tregun shqiptar dhe Brunilda ka marrë përsipër ta promovoj vazhdimisht derisa të njihet dhe përdoret nga individi shqiptar. Ajo se çfarë ofrohet kryesisht janë shërbime këshillimi për të gjithë segmentet e individëve sipas nevojave të tyre dhe jo vetëm për ata me të ardhura të larta. Çdo individ në jetë përballet shpesh me vendimmarrje që kanë të bëjnë me produktet dhe shërbimet financiare, dhe ka nevojë 40

për konsulencë të specializuar për të marrë vendimet e informuara. Këshillues Financiar “Këshilluesi financiar është një profesionist i financave i cili sugjeron dhe kryen shërbime konsulence për klientët në përputhje me situatën financiare të secilit. Shërbimi ofrohet i personalizuar dhe objektivi kryesor është të mbështesë dhe ndihmojë klientin të arrijë objektivat e veta financiare nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të burimeve të veta financiare apo pasurore. Këshilluesi financiar grumbullon informacion nga klienti mbi statusin financiar, pasuror, të ardhurat dhe shpenzimet mujore, si edhe objektivat financiare të klientit në të ardhmen. Ai analizon dhe vlerëson statusin financiar të klientit, duke u bazuar në të dhënat dhe informacionet e marra nga klienti dhe nga dokumentacioni shoqërues përkatës. Harton raportin financiar dhe rekomandimet përkatëse të lidhura me të në drejtim të menaxhimit të financave personale. Në bashkëpunim me klientin, vendos në zbatim planin financiar duke e shoqëruar klientin me

konsulencë në marrëdhëniet me Bankat dhe institucionet financiare, si edhe monitoron në vijimësi zbatimin e planit financiar dhe sugjeron modifikimet përkatëse nëse zhvillime të caktuara shkaktojnë devijim nga objektivat financiare.” Ndaj, MoneySmart Albania është duke ndërtuar rrugën në tregun Shqiptar duke testuar gjithë ngjyrat e hezitimit dhe skepticizmit nga klientët potencialë. Në përgjithësi popujt e Ballkanit janë pak tolerantë kur bëhet fjale për të ardhurat e tyre dhe sidomos shqiptarët, janë mësuar


Pranverë 2021

të mos ja besojnë njeriut financat e tyre dhe të mos marrin këshillim profesional në lidhje me to. Këshillat në lidhje me financat individët preferojnë t’i marrin në mënyrë jo-formale, nga punonjës bankash apo ekonomistë të përgjithshëm, duke harruar që secili profil ka kufizimet e veta dhe nuk ka përgjegjësi për këshillimin që ofron në këtë mënyrë. Ndërkohë që punonjësit e bankave kanë si qëllim kryesor të promovojnë dhe shesin produktet e bankës ku punojnë, dhe nuk japin një situatë krahasimore të produktit apo shërbimit në banka të ndryshme, gjë që ofrohet nga MoneySmart Albania. Karakterisitkat e Brunildës Brunilda është një grua që të shfaq direkt besim sapo e shikon. Ka një vendosmëri dhe qetësi që të bën të kuptosh se ajo e di për çfarë po flet ndaj kur je në terrenin e saj mund të ezaurosh cdo dyshim që ke në mendje. Por nga ana tjetër është edhe një mama e përkushtuar e dy fëmijëve (djali 8 vjeç dhe vajza 16 muajshe) dhe mundohet të vendosë një balancë të shëndetshme midis projekteve të ndryshme, studimit dhe promovimit të biznesit, dhe kohës cilësore me familjen.

“Mendoj që jeta ime, dhe jo vetëm e imja, por e çdo gruaje, ndryshon rrënjësisht në momentin që behet nënë. Është një ndryshim rrënjësor në mentalitet dhe mënyrën e këndvështrimit, që reflektohet në çdo vendim që merret nga ai moment e tutje.” Brunilda hyn te ata personat që i karakterizon ajo ndjenja e fortë e vetë-motivimit (duke e parë në këndvështrim të grave të tjera sipërmarrëse që kam intervistuar, duhet të them që kjo është një cilësi e lindur). Mund të them me plot gojë se i bashkohet atij grupi njerëzish që dallohen për shpirtin e tyre perfeksionistë dhe detajistë. Jo më kot e motivojnë sfidat dhe vështirësitë në jetë.

Gra të tilla, që sinkronizohen me energjinë dhe idetë inovative, janë të shtrenjta jo vetëm në komunitetin tonë por në mbarë botën. Mos i humbisni, pasi keni fatin ti njihni dhe ti keni mbështetëset tuaja më të mëdha. Ndaj Brunildën e keni pjesë aktive të grupit #InnvestFund prej këtij viti (për më tepër info mbi INNvest Fund, lexo “Një bashkëpunim SUKSESI ) dhe mbështetja e saj është shumë e vyer jo vetëm në hapat e parë për këdo që ëndërron një biznes të suksesshëm, por edhe në vazhdimësi.

“Unë jam njeri që gjithmonë them atë që mendoj. Kjo mbart me vete rrisk dhe duhet të marrësh parasysh pasojat, sidomos kur je pjesë e tryezave në nivele të larta ekzekutive apo e qarqeve profesionale të nivelit të lartë. Do të doja të isha më e rezervuar, por nuk mund të bie në kontrast me parimet e mia.”

Brunilda ka në fokus primar MoneySmart Albania dhe planet janë për ta konfiguruar si një tërësi shërbimesh këshilluese, që përfshijnë edhe certifikimet dhe licencimet e duhura për ta zgjeruar më tej si gjeografikisht, ashtu edhe në drejtim të rangut të shërbimeve. “Shpresoj që tregu të na njohë dhe mirëpresë, sepse synimi parësor është të rrisim edukimin financiar të individëve dhe t’i ndihmojmë ata drejt arritjes së objektivave të tyre financiare.”

Ngjyrat e bashkëpunimeve

Bisedoi Brikena Kapaj

Themeluesja e @Innvestfund, Fabiola Duro, është një sipërmarrëse që njihet për pro-aktivitetin e saj, inovacionin në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit, si edhe sofistikimin në gjithçka që krijon. Nuk kishte si të mungonte bashkëpunimi mes këtyre dy grave që janë si një magnet për çdo vajzë dhe grua që ka një potencial dhe dëshiron ta shfrytëzojë për të nisur bashkëpunime frytdhënëse.

Brikena Kapaj është krijuesja e “Color our lives”, blog i cili ka për qëllim të frymëzojë vajzat e sotme për t’u bërë lideret e nesërme. synimi kryesor është fuqizimi e grave dhe vajzave përmes shkëmbimit të përvojës, intervistave, tregimeve dhe diskutimeve. krijimi i një komuniteti që i ndihmon femrat të shohin pikat e tyre të forta, të zhvillojnë vetë-besim, të bëhen udhëheqëse të fatit të tyre.

41


Pranverë 2021

... ERËZAT E NJË ARKITEKTEJE SI MIMI!

N

ë Shqipërinë e pezmatuar, të takosh të rinj me mendime të larta dhe zemër të gjerë sa qielli është doemos fat dhe bekim! Të tilla mendje të bukura kanë diçka tepër mistike në frymë e në penë; janë frymëzuese deri në pikën që të duket sikur falë mirësisë së tyre, ky vend mbahet akoma e nuk gjunjëzohet krejt kollaj! Sot, do duhej me gjet shkronjat më të fisme për ta nxjerrë pakëz më në dritë emrin e arkitektes Mimi Kotorri! Por pastaj, kuptohet lehtë se s’ka mjaftueshëm fjalë që e përshkruajnë madhështinë e së mirës që jeton në zemrën e një gruaje të rrallë si ajo! Mimi, tani po e kuptoj se nuk qenka aq e kollajtë me i qëndru para një arkitekteje sa të veçantë, aq edhe të rrallë. Ndaj më gëzon fakti se sot po e shtrojmë një muhabet të mirë me një grua, e cila përveç punës, shkollimit, leximit e angazhimeve të tjera është mami me “orar të plotë” …. e di tashmë është kthyer në klishe pyetja që kam në mend, por sinqerisht: si ia del ti në këto kohë jo të lehta t’i përballosh të gjitha këto detyra? Më në fund, po ndalojmë orën dhe po bisedojmë pak bashkë Fjolla. Besoj nga hapësira kohore që ka marrë realizimi i kësaj bisede e ke kuptuar që nuk ia dal shumë t’i bëj të gjitha. Të bërit të gjitha është një mashtrim i ëmbël, që i bën vajzat dhe gratë e ditëve tona të dalin nga vetja për të realizuar objektiva gati të pamundura. 42

Presioni i jashtëm dhe i brendshëm për sukses është aq i madh, sa në vend që të jetë shtysë, shndërrohet në një barrë më tepër dhe për rrjedhojë në pengesë. Tek unë, pandemia dhe karantina, përveç të gjitha efekteve që patën, ndryshuan mënyrën si i shoh dhe u qasem detyrimeve e prioriteteve. Tani nuk ka 3-4 prioritete në të njëjtën kohë, nuk është realiste, por ka disa aspekte të jetës që ndodhin paralelisht, çdo gjë që nuk është urgjente, merr më tepër kohë, dhe në rast se mbivendosen me njëra-tjetrën janë më pak shqetësuese se më parë. Mim, si lidhen rranjët tona me qytetin? Me godinat, monumentet ose drunjtë e mbjellun ndër breza? Perceptimi ynë për qytetin lidhet ngushtë me mënyrën sesi ne dhe njerëzit e afërt e kemi përjetuar atë.

Që në vogëli, mësohemi të njohim dhe të identifikojmë forma dhe ngjyra familjare, mësojmë të gjejmë lagjen tonë, parkun më të afërt, shtëpinë dhe objektet e shërbimeve që lidhen ngushtë me përditshmërinë. Kujtimet e banorëve janë të hershme, të larmishme, të pafundme dhe vazhdojnë të pasurohen e të trashëgohen brez pas brezi në trajta të ndryshme, duke i dhënë gjithckaje të ngurtë jetë e gjallëri. Nuk mund ta konsiderojmë qytetin vetëm si një amalgamë objektesh që i përgjigjen një sërë funksionesh dhe qëndron nën shërbimin e përdoruesit. Qyteti është rezultat i ndërhyrjeve të qindra mijë jetëve të njerëzve, që për arsye të ndryshme e kanë formësuar, përshtatur e zhvilluar në bazë të kohës që kanë jetuar, të materialeve dhe teknologjisë që mund të përdornin, si dhe të dijes e fuqisë ekonomike që


Pranverë 2021

zotëronin. Jo në pak raste, rëndësinë më të madhe në diskutime e marrin elementët e palëvizshëm të qytetit dhe banorët spostohen nga përjetues në vëzhgues të një skene që herë i afron dhe herë i distancon, pa e kuptuar që dhe ata janë pjesë e skenës, madje një komponent jetik i vijimësisë. Si dhe a flasin muret e ndërtuara ndër vite për identitetin tonë? Me një vëzhgim të thjeshtë mund të them që identiteti është një temë delikate e madje e keqpërdorur pa kursim në momente të ndryshme. Teknika e ndërtimit të mureve, materialet dhe mjeshtëria e përdorur nga gurpunuesit tregojnë më shumë për statusin e zhvillimit në periudha të caktuara kohore sesa për identitetin tonë. Mënyra si muret vendosen dhe krijojnë hapësira, si mbrojnë territoret dhe ndërtojnë ambiente janë nxitës për të diskutuar mbi identitetin. Mënyra se si ne jemi sjellë me muret ndër shekuj, si i kemi mbrojtur, ndryshuar, përforcuar e zbukuruar nxit diskutime të tjera për sjelljen.

Ku fillon dhe kur mbaron zemra e një qyteti që modernizimi ia ka vjedhur kujtimet? Globalizimi ka ndryshuar rëndësinë e hapësirave midis vendeve dhe vetë vendet. Ndarja gjeografike nuk është më faktor për t’u konsideruar; qytetet po zhvillohen në të njëjtën linjë, duke u larguar nga tradita dhe stili ndërtues vendas dhe duke u afruar më shumë me qytetet perëndimore, të cilat ngjajnë gjithmonë e më tepër me njëri-tjetrin; gjuha po plotësohet gjithnjë dhe më tepër nga terma të huaj. Globalizimi e gjeti pjesën e palëvizshme të qyteteve të pamundur për të plotësuar kërkesat ambicioze e në rritje të banorëve të saj, duke krijuar një hendek midis nevojës për të krijuar të renë dhe detyrës për të mbrojtur të vjetrën. Në një cikël vendimesh abuzive, qytetet e reja iu mbivendosën shtresëzimit historik të deritanishëm, duke flijuar asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, duke krijuar

hapësira të reja dhe duke tjetërsuar pikat e referimit. Zemra e qytetit mbaron në momentin që banorët nuk e ndiejnë të renë si pjesë të tyre, nuk identifikojnë dot hapësirat e reja dhe nuk orientohen dot lirshëm. Çfarë është saktësisht trashëgimia dhe kur bëhet ajo çështje publike shqetësuese? Trashëgimia kulturore është lidhja që kemi me të shkuarën dhe jo vetëm përfshin çdo gjë të trashëguar, të zgjedhur dhe të përdorur në formimin e identitetit, por edhe përcakton standardet vijuese në krijimin e të resë përkrah ekzistueses. Trashëgimia mund të jetë e prekshme, e materializuar në artifakte, vepra arti dhe objekte, ose e paprekshme si gjuha, vallet dhe folklori. Në të gjitha format që vjen, trashëgimia është një reflektim i aspekteve njerëzore të komuniteteve tona që dëshmojnë rrugëtimin historik e zhvillimor deri më sot. Çdo rast kur trashëgimia jonë cenohet, shitet ose dhunohet, bëhet çështje publike shqetësuese. 43


Pranverë 2021

Si puqen identiteti dhe trashëgimia e një vendi?

Ç’peshë ka për një komb ruajtja e së vjetrës?

A duhet ruajtur ajo që është më pak e rëndësishme në sytë e pushtetit?

Trashëgimia kulturore është një ndër hallkat më të rëndësishme që bën popullin bashkë, rrënjos ndjenjën e nacionalizmit dhe dokumenton vizualisht identitetin. Ideja që ndërtesat krijojnë një ndjenjë të kujtesës kombëtare ka qenë e pranishme që në vitet 1790 në Francë dhe qeveritë kanë përparuar me axhendat e tyre mbi këtë narrativë kudo në botë.

Ruajtja e historisë është gur themeltar në zhvillimin e një shoqërie. Kombet e vogla kanë rrezikshmëri ta ndryshojnë, ta përshtatin për interesa të ngushta jokombëtare dhe të mos arrijnë ta vlerësojnë objektivisht në kohën e duhur një periudhë të caktuar historike. Ndryshimi i linjës historike dhe i toneve përcjellëse sjell mënyrën se si brumosen, besojnë dhe zhvillojnë jetën popujt, por popujt që harrojnë historinë e tyre, janë të destinuar ta përsëritin atë (G. Santayana). Nëse do të listonim arsyet kryesore pse kemi nevojë për ruajtjen e trashëgimisë do të thoja që janë katër: 1. për arsye shkencore (kërkime dhe njohuri të rritura), 2. për arsye politike (mesazhe dhe simbolikë), 3. për arsye sociale (ndjenja e vendit dhe identiteti kulturor) dhe 4. për arsye ekonomike (tërheq turistë dhe vizitorë në vend).

Ligji i trashëgimisë kulturore, konventat e shumta ndërkombëtare, kartat e restaurimit, përcaktimi i qartë i cilësimit të kategorive të monumenteve duhet t’i japë çdo pushteti një liri veprimi të kufizuar dhe të kontrolluar mbi objektet e trashëgimisë dhe zonat historike të qyteteve. Menaxhimi i keq, korrupsioni dhe kokëfortësia për të sjellë të renë, si pjesë të pakundërshtuar zhvillimi, vazhdojnë të rritin shqetësimin e humbjes së vlerave, traditës, historisë dhe të identitetit në të gjithë Shqipërinë.

“Trashëgimia jonë kulturore” kontribuon në formësimin e identitetit kombëtar dhe stereotipave rajonalë dhe është një reflektim bashkëkohor ndaj së kaluarës. Nëpërmjet saj, arrijmë të studiojmë e të njohim jo vetëm statusin shoqëror, përkatësinë, por edhe dinamikën sociale në periudha të caktuara, aktivitetet e përditshme, organizimin e jetës familjare dhe profesionale, mënyrën e përpunimit të materialeve etj. 44

Në Shqipërinë e ditëve tona si perceptohet restaurimi? Koncepti i restaurimit është tërësisht i paqartë këto kohë në Shqipëri, dhe kjo jo ngaqë mungojnë ekspertët dhe nocionet. Restaurimi trajtohet nga kushdo si një ndërhyrje e zakonshme


Pranverë 2021

në monumentet e kulturës dhe të kultit. Një pjesë e mirë e grupeve të punës drejtohen nga profesionistë të fushave të tjera, që nuk kanë ndjeshmëri ndaj aspektit historik dhe arkitektonik të objekteve, si dhe nuk zotërojnë parimet bazë të ndërhyrjes. Restaurimi, përforcimi, konservimi dhe rindërtimi janë fusha të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, por të përdorura në mënyrë abuzive nën justifikimin e nevojës. Çfarë shohim kryesisht të ndodhë në vend tani është rindërtim dhe jo restaurim. Historia e vendit me praktikën e restaurimit është më pak se një shekullore, ndaj nuk mund ta konsiderojmë si të vjetër dhe me shumë eksperiencë. Në 1962, në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë u krijua sektori i restaurimit, dhe më 1965 u ngrit Instituti i Monumenteve të Kulturës. Numri i monumenteve të cilësuara dhe të ndara në kategorinë e parë e të dytë ka ardhur duke u rritur që nga themelimi i institucioneve, por përpjekjet për t’i ruajtur, mirëmbajtur dhe restauruar janë të pakta. Banesat “Monument Kulture” të kategorisë së parë janë lënë në mëshirë të fatit, duke degraduar

deri në humbje të plotë të objektit. Monumentet e kategorisë së dytë i janë nënshtruar shpesh disa proceseve restauruese që kanë rezultuar në tjetërsim të imazhit arkitektonik. Çfarë të shtyu drejt një dege kaq me vlerë për copëzat në zhdukje të qytetërimeve? Dëshira për të ruajtur trashëgiminë ka qenë e hershme dhe, me kalimin e viteve, të dëshmuarit se si po e humbim kaq lehtë ka rritur interesin dhe përpjekjen për të qenë aktive në mbrojtjen e saj. Nevoja për restauratorë të përgjegjshëm dhe studiues të pakompromis është shumë e madhe. Ka disa mënyra sesi popujt e humbim trashëgiminë e tyre kulturore, për shembull nga luftërat civile, pushtimet e huaja dhe qëllimi për të eliminuar historinë e vendit, si dhe nga qeveritë e korruptuara, të cilat me praktika të gabuara bazuar në interesa afatshkurtra dhe personale ndikojnë në të ardhmen e brezave të tërë. Profesionalisht, nuk e bëj dot timin faktin që ne mund t’i humbim kaq lehtë dhe me vetëdije monumentet e kulturës; personalisht, më dhemb

në mënyrë të papërshkrueshme që nuk mund t’i tregoj sime bije ndërtesën e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi” dhe gjimnazin “Sami Frashëri”. A është e vështirë të jesh restaurues në Ballkan? Është shumë e vështirë! Është shumë më e lehtë të jesh pjesë e sistemit, të mos ndjekësh parimet, të ecësh në rrugën më të shkurtër, të përdorësh plagjiaturën dhe të rishkruash historinë e studiuesit. Këto janë disa nga sfidat e këtyre kohërave, por asnjë nga këto nuk më humb besimin që ekziston një kah krejt tjetër e që ne mund të bëjmë shumë më tepër për t’u drejtuar afër një pune cilësore dhe të denjë. Tri vende që duhet parë doemos në Shqipëri? Sugjeroj me entuziazëm të ndryshojmë mënyrën se si bëjmë pushime dhe turizëm. Nevoja për të pasur një popull të ditur është shumë më e rëndësishme sesa dëshira për të pasur një popull të relaksuar. Është më e ndershme të të them tri kategori: kalatë e vendit, parqet arkeologjike dhe ndërtesat e kultit. Tri vende që janë sëmbuar prej paditurisë? Butrinti, Durrësi dhe Gjirokastra. Tri andrra për këtë copë Toke? • Të jetojmë në një vend ku ligjet zbatohen. • Të kapërcejmë si shoqëri ideologjinë dhe mendësinë e ngulitur komuniste. • Të jemi më të butë dhe të kujdesshëm me çfarë na rrethon. Bisedoi Fjolla Spanca 45


Pranverë 2021

VERA SHKURTI Mësuesja që mëson shqip vogëlushëve në në Greqi

“N

ë shkollë mësojnë e flasin gjuhën greke. Në rrugë me shokët e shoqet duke u kthyer flasin gjuhën greke. Në shtëpi prindërit nuk i gjejnë. Nuk i gjejnë, sepse punojnë që nga mëngjesi deri në darkë. Ashtu si unë që, kur kthehesha vonë në darkë, i gjeja në gjumë. Atëherë, për çfarë komunikimi shqip mund të flasim kur unë nuk i shikoja me sy e jo më t’u flisja? Atëherë, si mund të flitnin shqip fëmijët e mi?” Vera Shkurti është mësuesja nga fshati Vranisht i Vlorës, e cila përmes një dokumentari të realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar, rrëfen historinë e saj të pazakontë e frymëzuese, historinë e një emigranteje që kujdeset për rrënjët dhe degët e vendit të saj, diku në botë. Njëzet vite të shkuara Vera

46

do të vendoste të linte vendlindjen për të emigruar në Greqi, me një qëllim ndërmend: të punonin në Greqi për të mbledhur një grusht para për një shtëpi në Shqipëri, ku të rehatoheshin pas kthimit. Si ëndrra e shumë emigrantëve. Mirëpo, që ditët e para të mbërritjes në tokë të huaj, agimet e mbrëmjet do t’i jepnin Verës marramendjen, mundimet dhe mendimet e një shpirti të paqetë. Vështirësitë e një fillimi të ri, në një tokë të panjohur, me njerëz, zakone e gjuhë që duhet t’u përshtatej pa vonesë, edhe pse vendi i huaj ish pëllëmbë e shqiptarë. Nuk dinte kush ish e ç’donte të ish, e mbi të gjitha nga t’ia fillonte. Trazirat e mendjes e të shpirtit duhen lënë mënjanë, porsi një mobilizim ushtarak në mënyrë që të fillosh t’i bësh ballë realitetit të ri. Gjithë forcat që ndonjëherë njeriu nuk di se i kishte para se t’i

nevojiteshin, bënë që Vera t’ia niste jetës së re. Nuk kish zgjedhje e mundësi tjetër që në rutinën e një emigrant të ri, të fillonte t’i plotësonte vetes dhe familjes nevojat kryesore, ato imediate, që normalisht plotësohen me punë çfarëdo e me orare të tejzgjatura. Kështu Vera fillon e kap ritmin e jetës pak e nga pak. Mësohet me rutinën e re, shumë ndryshe nga ajo e lënë tej kufirit. Vorbulla stërmendimesh për t’i lënë të gjitha e për t’u rikthyer në Shqipëri i cyteshin nga ideja se nuk ish aspak kjo jeta që kish ëndërruar: si për veten e saj, por edhe për të lënë një gjurmë kontributi për vendin e saj, në mos drejtpërdrejt, të paktën për bashkatdhetarët në dhé të huaj. Kur merr udhën e largët, merr me vete mallin, nostalgjinë e dashurinë


Pranverë 2021

për vendin, për njerëzit, për gjithçka e që natyrshëm rritet e rritet teksa qëndron gjatë larg vatrës, larg atdheut. Verës nuk i mjaftonte vetëm përkujdesja për këto ndjenja, të cilat në moshën kur e la ajo vendlindjen, ishin e mbeten fort të lidhura me shpirtin. Ajo e shihte si një plotësim të vetes që këto ndjenja t’i kultivonte jo vetëm te fëmijët e saj, por edhe te gjithë fëmijët e shqiptarëve në ishullin grek ku banonte. Me guximin që vetëm ata që përpiqen për ëndrrat e tyre kanë, Vera vendosi t’i drejtonte një kërkesë bashkisë, që t’i mësonte gjuhën shqipe një klase në Tinos me fëmijë të emigrantëve shqiptarë. As që e mendonte se një kërkesë e tillë do të pranohej. Por rezultoi e kundërta. Zëvendësi i kryetarit të bashkisë pati mendësinë dhe mirësinë ta mirëkuptonte kërkesën e Verës, se kur jeton në një

komunitet që ndodhet jashtë vendit të tij për arsye ekonomike, është krejtësisht e kuptueshme një kërkesë e tillë. Mësimi i gjuhës amtare është sa i dëshirueshëm, aq edhe i detyrueshëm. Duke qenë të bindur për këtë ide, bashkia vendosi t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës së parashtruar. Kësisoj, me ndihmën e çmuar të drejtoreshës së arsimit fillor, si dhe me mbështetjen e madhe të drejtorit të një prej shkollave publike në qytezën e Tinos, u bë e mundur dhënia e një klase, që do t’u shërbente fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës amtare nga mësuese Vera. Çelja e një klase në gjuhën shqipe në Tinos, ishte më shumë se një ëndërr për Verën. Krahas mësimit të gjuhës do të mund të realizohej edhe diçka tjetër, diçka që atyre u mungonte: lidhja me rrënjët, me vendin,

prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit, pse jo edhe me popullin dhe historinë e vendit të tyre; sepse ashtu dalëngadalë, duke njohur veten në kuptimin e plotë, do të ishin edhe më krenarë për atë që është shqiptar. Shkolla u hap më 1 prill të vitit 2012, edhe pse Vera do të kish dashur të hapej më 7 mars. Ajo ende vazhdon t’u mësojë shqip fëmijëve shqiptarë në ishullin e Tinos. Rutina e ditës së Verës sigurisht është vite dritë larg nga ajo që nisi kur vuri këmbë për herë të parë në ishull. Mësuese Vera nuk bën gjë tjetër veçse me shpirtin e saj solidar zëvendëson një për një, punën e nismën që duhet ta ndërmerrnin me kohë diplomatët shqiptarë të atashuar në vendin fqinj. Ajo ia doli falë guximit dhe dëshirës së madhe! Faleminderit mësuese! Nga Marcela Tringaj 47


Pranverë 2021

Sot “Ferma Jonë”, veç prodhimeve të fermës qe ndodhet ne fshatin Baldushk, ka edhe një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh nga veriu në jug, duke siguruar çdo ditë për konsumatorët prodhimet më të mira shqiptare Idetë inovative dhe përdorimi i teknologjisë janë ato që kanë ndihmuar këtë brand të rritet nga dita në ditë. Ndër të parët që ofruan sherbimin ushqimor online, të parët që kanë përdorur një kod ngjyrash në dyqan, apo në website e tyre www.fermajone.al për të qënë transparentë me konsumatorin dhe shumë shpejt me filozofinë “0 shpërdorim”, do të hapin pikën e dytë “përpunim & shitje”.

48


Pranverë 2021

GRUA SI TY Nga Fjolla Spanca

MBI MARTESAT MES VAJZAVE SHQIPTARE DHE BURRAVE SERBË një studim nga Dr. Olta Murataj

O

lta Murataj është njëra nga ato gratë e rralla që sapo e takon të përcjellë një soj maturie të admirueshme! Shpesh duket edhe si një libër i fisëm, prej të cilit mund të nxësh shumë dituri e urtësi! Olta studimet themelore i ka ndjekur në Universitetin e Tiranës, ku ka studjuar “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” si dhe “Letërsi të Krahasuar” në nivelin Master. Më pas, ajo largohet nga Shqipëria, për të vazhduar studimet doktorale në Hacettepe University – në një shkollat më të mira të Europës. Rikthimi në Shqipëri nuk qe vetëm shpërngulje gjeografike apo lëvizje simbolike për vajzën nga Tropoja, përkundrazi dr. Olta Murataj erdhi për t’i falur një shërbim të jashtëzakonshëm kërkimit shkencor në Shqipëri, pra një punim shkencor 300 faqesh, për të cilin veçmas prof. Artan Fuga patë shkruar se bëhet fjalë për një trajtesë akademike të rrallë, të një problemi sa sociologjik, aq edhe gjeostrategjik për vendin tonë. 49


Olta, emri yt shpesh na sjell ndërmend intervistën e shkëlqyer që ju dhe prof. Artan Fuga realizuat kohë më parë mbi gjetjet e punimit tuaj të doktoraturës. Një kërkim shkencor prof. Fuga e ka vlerësuar tej mase. Fillimisht, për lexuesin më pak të njohur me një të tillë çështje, mund të shpalosësh disa detaje mbi martesat shqiptaro – serbe? Dr. Olta Murataj: Martesat mes kulturave të ndryshme kanë qënë shumë të rralla dhe shpesh të padëshiruara nga shoqëria pasi vazhdimisht është preferuar martesa homogjene, martesa me “tjetrin” që është i ngjashëm në kulturë, në nacionalitet, racë, besim, apo në statusin socioekonomik. Në Shqipëri, martesat mes grave dhe burrave shqiptarë me partnerë jashtë Shqipërisë, i ka fillesat pas rënies së sistemit komunist. Fillimisht, martesat e grave shqiptare me burrat grekë, italian e më vonë me burra me kombësi të ndryshme filluan të kthehen në fenomen normal. Në më shumë se dhjetë vitet e fundit burra nga Maqedonia, Mali i Zi, ashtu si dhe Shqiptarë të Kosovës filluan të martohen me gra shqiptare nga qytete të ndryshe të Shqipërisë. Përkatësisht, martesat e grave shqiptare me burrat serb, unë i cilësoj, martesa të orientuara nga individë të caktuar që kanë marrë përsipër rolin e shkuesit (mblesit) tradicional dhe nga agjensitë martesore. Pra, nuk është një kërkesë personale e palëve por është “treg martesor” i iniciuar nga aktorë të jashtëm. 50

Atëherë, përse martohen vajzat shqiptare me burrat serbë? Cilat janë shkaqet që rëndom i shtyjnë këto gra drejt një vendimi të tillë jetësor? Dr. Olta Murataj: Bazuar nga rrëfimet e pjesëmarrësve burra dhe gra, kam arritur të veçoj arsyet thelbësore që kanë shtyrë palët të kalojnë kufirin në kërkim të partnerit të jetës. Këto arsye janë të rënditura sipas frekuencës së përsëritjes nga çdo pjesëmarrës. Sipas burrave serb janë: (1) mungesa e vajzave në vendin ku jetojnë, (2) refuzimi i grave serbe të martohen dhe të jetojnë në fshat, (3) “e dëgjuar nga të tjerë” se gratë shqiptare janë gra të lidhura me shtëpinë, që krijojnë familje, bëjnë mbi dy fëmijë, kujdesen për bashkëshortin dhe familjen e tij, pranojnë të jetojnë në fshat, bëjnë punët brenda dhe jashtë shtëpisë, nuk kanë shumë pretendime dhe nuk shpenzojnë shumë para, (ç) mosha e tyre për tu martuar, (5) nevoja për të krijuar familje, (6) dëshira për të pasur fëmijë dhe, (7) frika e të plakurit vetëm. Ndërsa arsyjet që shtyjnë vajzat Shqiptare të pranojnë kërkesën për martesë: (1) mosha e martesës (në vendet rurale mosha është një faktor i rëndësishëm në martesën e vajzave; pas moshës 25-vjeçe kërkesat për martesë ulen shumë), (2) frika se mos mbesin në shtëpi “vajzën që nuk e mori askush” ose “lënesha” (3) mungesa e djemve Shqiptar (boshatisja e zonave rurale nga të rinjtë sidomos nga djemtë), (ç)

martesa si detyrim social sepse “vajza duhet me e gjetë shtëpinë e sajë”, (5) jetesa në fshat pa prespektivë (martesa vjen si një mënyrë për tu arratisur) (6) duke menduar se do jetojnë jashtë Shqipërisë krijojnë mendimin e një jete më të mirë, me kushte ekonomike më të larta, (7) kurioziteti për të parë një kulturë të re (8) shtysa që vjen nga familjarët dhe rrethi shoqëror. Sa raste të tilla ke studiuar dhe në cilat zona janë më të përqëndruara këto gra: fshat apo qytet? Dr. Olta Murataj: Në këtë studim janë realizuar intervista të thelluara me 42 gra dhe 31 burra, në total 73 individë, ndër ta 30 janë çifte (për arsyje të ndryshme, nuk ka qënë e mundur që për çdo të intervistuar grua të jetë pjesë e studimit dhe bashkëshorti ). Rastet studimore, janë kryer në Jugperëndim të Serbisë, rajon ky që në periudha të ndryshme historike është njohur me dy emërtime Rashka dhe Sanxhak (Raška dhe Sandžak) – në gjashtë komuna Novi Pazar, Sjenica, Tutin, Priboj, Prijepolje dhe Nova Varosh, qytetet e të cilave mbajnë të njejtët emra. Intervistat janë kryer në komunat më përqendrim më të madh të këtyre martesave si, në Sjenicë (në nëntë fshatra të kësaj komune), në Novi Pazar (në një fshat) dhe në Tutin (në tre fshatra), përveç dy intervistave që janë realizuar në qytetin e Jagodin-ës dhe Kraljevo. Gratë shqiptare të martuara atje, kryesisht janë nga Veriu i Shqipërisë, me përjashtim të disa rasteve nga Shqipëria e Mesme.


Pranverë 2021

Këto martesa a janë ekonomikisht të motivuara apo vijnë si shtrëngim? Dr. Olta Murataj: Paraja .. është diskutuar shumë për paranë kur flitet për këto martesa. Ky ka qënë ndër intereset e mia të veçanta gjatë kohës në terren. Nga rrëfimet e burrave Serb, ata tregojnë se, kanë paguar shuma të caktuara parash ndërmjetësuesin për punën që u ka bërë. Sipas tyre, këto para ndërmjetësi i justifikon me harxhimet që bën duke lëvizur për të gjetur nusen kandidate, me përgatitjen e dokumentave martesore nëse arrihet dakortësia, dhe me një shpërblim që mund t’i takojë për lodhjen. Familjet e grave Shqiptare nuk marrin asnjë para, përveçse rastet kur bëhet fejesë dhe kandidati për burrë le një shumë parash në tabakanë e kafes. Pjesa më e madhe e çifteve kanë bërë dy dasma, familja e vajzës ka bërë dasëm sipas traditave shqiptare në Shqipëri dhe familja e djalit sipas traditave të tyre në Serbi. A i njohin ato burrat e ardhshëm ose thënë ndryshe si ndodhë takimi / njohja mes tyre?

Dr. Olta Murataj: Nga informacionet e përfituara nga studimi në terren kam kuptuar se, këto martesa, kanë filluar në vitin 2006 dhe deri në vitin 2018 kanë qënë në vazhdimësi, më tej nuk jam në dijeni si mund të kenë vazhduar. Kuptohet se, ka qënë një grua, e cila i ka nisur martesat Shqiptaro-Serbe, dhe paçka dëshirës dhe tentativës time për ta takuar, me qëllim krijimin e një mendimi sesi ka lindur ideja tek kjo grua për fillimin e martesave të tilla, ka qënë e pamundur. Por, nuk është e vetmja që ka bërë ndërmjetësime të martesave të tilla, pasi ndër vite shumë persona janë bërë pjesë e bashkimeve martesore Shqiptaro-Serbe. Martesat e para i ka nisur ndërmjetësuese “V.” (për të ruajtur identitetin e sajë e kam paraqitur me inicial), e cila ka bërë shumë martesa të tilla (numri i saktë nuk dihet), e me të cilën fillon historia e martesave Shqiptare-Serbe. Sipas rrëfimeve të grave që martesat e tyre janë ndërmjetësuar nga “V.”, kam arritur të kuptoj se kjo ndërmjetësuese në

shumë raste ka fshehur të vërtetën për origjinën e burrit kandidat dhe vendin ku do jetojnë (shpesh duke u thënë se burri është Malazes dhe se do jetojnë në Tuz ose Podgoricë), për kushtet e jetesës, për cilësitë e burrit kandidat, për familjarët e bashkëshortit që do jetojnë me të, për tokën dhe bagëtinë që do kenë. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së komunikimit të të dy palëve mes tyre dhe ndërmjetësuesja ka kryer edhe rolin e shkuesit por edhe të përkthyesit duke e sajuar situatën sipas përfitimeve të sajë. Organizata Humanitare Stara Rashka (Stara Raška) e themeluar në vitin 2000 nga z. Vojin Vuçiçeviç (Vojin Vučićević) me qendër në Beograd, krahas aktiviteteve humanitare që zhvillonte në Serbi, fillon bashkëpunimin me agjensinë martesore “Maruel 2008 & Co”, të themeluar në vitin 2008 në Shkodër nga z. G.GJ. Ky bashkëpunim i organizuar mirë për nga mënyra sesi gjenden kandidatët në të dy anët e kufirit, si takohen, si kryhen të gjithë hapat nga momenti i parë deri në kohën kur vajzat Shqiptare hyn nuse në familjen Serbe, ka sjellë krijimin e shumë çifteve Shqiptaro-Serbe. Sipas organizatorëve, me të cilët jam takuar disa herë, kanë deklaruar se, agjensia e tyre martesore ka kryer mbi 500 martesa mes grave Shqiptare dhe burrave Serb. Me bisedat që kam pasur me z. Vuçiçeviç ai është shprehur se, ky bashkëpunim me agjensinë martesore nga ana Shqiptare nuk ka ardhur si një interes në përfitim të organizatës së tyre, por 51


Pranverë 2021

është parë si një program me interes kombëtar që ti shërbente zonave rurale të Serbisë, të cilat janë drejt shpopullimit. Në grupin e tretë kam klasifikuar “martesat nga të njohurit dhe zinxhirë”. Këto janë martesa ku ndërmjetësuesi është një person i afërt/i njohur për familjen e vajzës ose për vetë vajzën që mund të jetë, një komshi, kushëri, motër, vëlla, shoqe, kumbari i shtëpisë ose vetë gratë e martuara atje që kanë tërhequr njëra-tjetrën. Rrëfimet e grave të klasifikuara në këtë grup mbajnë një ngarkesë të madhe emocionale. Në grupin e katërt “ndërmjetës të ndryshëm”. Sa më shumë raste që tako, aq më shumë fillojnë të ndryshojnë emrat e ndërmjetësuesve. Në një fshat, thuajse të gjitha martesat ishin ndërmjetësuar nga një person i vetëm, që në studim për të ruajtur identitetin e tij kam përdorur për të emrin “Paul”. Këta janë mekanizat që kam mundur të identifikoj si mënyra të përdorura për ndërtimin e urës lidhëse mes çifteve Shqiptaro-Serbe. Në pamundësi për tu zgjatur më shumë, detajet sesi veprohej, të shoqëruara sëbashku me rrëfimet e pjesëmarrësve jepen në studimin tim. Sa është diferenca mes partnerëve dhe a kanë martesa paraprake të dyja palët? Dr. Olta Murataj: Diferenca në moshë mes këtyre çifteve është 15 vite, kurse, mesatarja e jetës martesore nga koha e intervistave 8 vite. Nga të intervistuarit burra, asnjë prej tyre nuk ka qënë më parë i fejuar apo 52

i martuar, ndërsa, gratë, njëra prej tyre më parë e fejuar dhe një tjetër e martuar, ndërsa të tjerat deklarojnë se nuk kanë pasur një fejesë apo martesë të mëparshme. Zakonisht si e ndërtojnë jetën këto çifte; sa fëmijë kanë, cilën gjuhë flasin fëmijët, a jetojnë veçmas apo me familjarë të tjerë? Dr. Olta Murataj: Nga ç2 gratë e intervistuara, nga koha kur është bërë ky studim, 6 prej tyre nuk kishin fëmijë, ndërsa të tjerat kishin mesatarisht nga 3 fëmijë secila, gjithsej, nga këto martesa kishin ardhur në jetë 92 fëmijë. Këto çifte nuk kanë krijuar familje më vete, por kanë nisur jetesën në familjet e bashkëshortëve serb, kryesisht me prindërit e tyre, e shpesh edhe me vëllezërit apo motrat e bashkëshortit. Nëse me familje bërthamë do i referohemi burrit, gruas dhe (nëse kanë) fëmijëve, nga ç2 gratë pjesëmarrëse, nga koha e këtij studimi, 17 prej tyre jetonin në familje bërthamë (një pjesë e tyre e kishin nisur jetën të paktën me njërin nga prindërit e bashkëshortit, por që ishte ndarë nga jeta); dhe 25 prej tyre jetonin me bashkëshortin, fëmijët, prindërit e bashkëshortit (të paktën me njërin nga prindërit) dhe disa raste me vëllain/motrën e bashkëshortit. Gjatë vitit të parë këto gra në çdo ditë të jetesës së tyre janë në një proces të pandërprerë mësimi, përthithje dhe përvetësimi të çdo gjëjë që shohin, që dëgjojnë dhe përjetojnë. Veçanërisht, tre muajt e parë janë jashtzakonisht të vështirë, pasi komunikimi me fjalë nuk ekziston, vetëm me shenja, me

të prekur, dhe me gjeste. Pas muajit të tretë, fillojnë të mësojnë fjalë të objekteve, të ushqimeve, fjalët përshëndetëse, ose ndërtimin e fjalive të shkurtra. Sipas grave pjesëmarrëse, pas muajt të gjashtë ato fillojnë të kuptojnë, por duhet një vit (deri në një vit e gjysmë) që të fillojnë të flasin pa vështirësi. Sipas pjesëmarrësve çdo gjë fillon me “tregoj” dhe “shkruaj”. Burrat shprehen se, fjalët e para që u’a kanë mësuar bashkëshorteve kanë qënë objekte në shtëpi dhe më shumë fjalë që lidhen me kuzhinën. Sipas tyre çdo gjë fillon me “prek objektin” dhe “shkruaj”. Me mësimin e gjuhës gradualisht nis dhe procesi i adoptimit. Gratë fillojnë të kuptojnë dhe të njohin familjarët më të cilët jetojnë, fillojnë të njohin bashkëshortin me të cilin ndajnë shtratin, fillojnë të kuptojnë bisedat familjare, të shkëmbejnë biseda me komshijtë, dhe të bëjnë pazarin e shtëpisë. Pra, është gjuha që i lidh me vendin, i bën të kuptojnë botën rreth tyre. Gjuha e folur dhe e përdorur brenda në familje është vazhdimisht gjuha Serbe. Si janë marrëdheniet e këtyre grave me familjet e burrave? Dr. Olta Murataj: Pas kapërcimit të barrierës gjuhësore marrëdhënia me familjarët e bashkëshortit fillon të marrë trajtë. Një pjesë e tyre shprehen se nënat e bashkëshortëve u janë gjetur afër duke i ndihmuar me punët brenda shtëpisë, duke i mësuar e këshilluar, e po ashtu duke u dhënë dorë dhe në rritjen e fëmijëve. Me familjarët në tërësi dukej se marrëdhëniet mes tyre ishin të ndërtuara mbi bazën e respektit


Pranverë 2021

reciprok, qoftë të grave shqiptare ndaj familjarëve të bashkëshortit, e qoftë nga ana e burrave serb për familjarët e grave shqiptare. Mbase mungesa e komunikimit mes familjeve i mban marrëdhëniet në të njejtin nivel, as nuk i afron dhe as nuk i shkëput. A duken të lumtura ato? Nëse nuk janë, të paktën a duken? A e kanë gjetur ato jetën që u është premtuar? Dr. Olta Murataj: Këto nuk janë martesa që u përngjajnë historive romantike të dashurive moderne. Mund të them se, shumë nga ne, njohim raste të martesave të tilla ku shpesh individët nuk gjejnë çfarë u premtohet apo pritshmëritë e tyre nuk realizohen. Në rastin e këtyre martesave ku individët i bashkon qëllimi i përbashkët i krijimit të familjes dhe dashuria mbetet proces që mund të gjejë zhvillim gjatë jetës bashkëshortore nuk e di sesa mund të mendohet apo të shkruhet për lumturi. Kësaj unë jam përpjekur t’i përgjigjem duke ndërtuar një situatë kundërfaktike me pyetjen “nëse këto gra do të ishin martuar në fshatra të ndryshme të Shqipërisë, si do të kishte qënë jeta e tyre?”. Nga ato çfarë unë kam parë në terren dhe nga çfarë kam dëgjuar prej tyre më ka bërë të mendoj se niveli i jetesës do të kishte qënë i njejtë, e mbase më i ulët. Sigurisht, një martesë në Shqipëri do të kishte kursyer paragjykimet që u është dashur të kapërdijnë sa herë kanë kaluar kufirin për të hyrë në Shqipëri, paragjykimet nga shoqëria shqiptare të shprehuara nga individë rastësor në rrugë e deri tek ata virtualët në mendia, paragjykimet nga shoqëria në vendin ku janë martuar,

do kishin kursyer vështirësinë që kanë kaluar për të mësuar gjuhën, sakrificën që u është dashur të kalojnë përgjatë procesit të adoptimit me kulturën dhe besimin fetar, e po ashtu distancën gjeografike me shtëpinë e tyre. I gjithë ky proces ka zgjatur afërsisht dy vite, por pas vitit të dytë jeta ka filluar të hyjë në rrjedhën. Mësimi i gjuhës dhe lindja e fëmijëve janë dy faktorë shumë të rëndësishëm që i bën ato të fillojnë të lëshojnë rrënjë brenda shtëpisë së bashkëshortit. Ndaj dhe mendimi im se jetesa e tyre do të kishte qënë në të njejtat nivele niset kur mendoj “dy vite pas-martesore” të kaluara në Serbi prej tyre. E me nivel jetese kam parasysh kushtet e shtëpisë ku jetojnë, bagëtinë që kanë, tokat dhe makineritë që përdorin për blegtori, çfarë i kam gjetur të jenë shumë më mirë se në fshatrat shqiptare. A duken të lumtura? Janë të pajtuara me fatin që kanë pasur. Pyetjes se “a do ta kishin bërë sërisht këtë martesë nësë do ktheheshin dhe një herë pas” thuajse të gjitha i janë përgjigjur, jo. Për arsyjet që u shkruajtën më sipër, sidomos për vështirësinë që kanë jetuar nga mungesa e gjuhës.

kujtime të bukura, imazhe fytyrash, orendi shtëpiash, përqafime, aromë ushqimesh që i kam marrë me vete në kujtesë.

E di, një studjues duhet të jetë përherë i ftohtë përgjatë hulumtimeve që kryen, por për hatrin e së vërtetës, ti si grua, si u ndave prej këtyre takimeve? C’emocione e kujtime ruan nga puna e realizuar në terren? Kjo pyetje mund të ishte intervistë më vete sepse ajo kohë në terren më ka ndarë në dy individë; njëri që mundohej të ishte i ftohtë, të mos ndikohej emocionalisht nga situatat, dhe tjetri emocional që zakonisht ngjallej brenda meje kur largohesha nga terreni. Kam vërtetë

Përtej kësaj, ruaj kujtime shumë të bukura. Ishte e vështirë të fitoje besimin e tyre, por nëse kjo ndodhte ato të hapnin shpirtin me shumë çiltërsi. Unë kam hyrë në shtëpinë e secilës çfarë më ka mundësuar të shoh adete të ndryshme të pritjes së mikut, ku më specifiku ishte një gotë ujë e shoqëruar me dy kuba sheqer ose me pak mjaltë dhe pas kësaj kafja turke që ato e bënin në filxhan të madh dhe pa sheqer. Detaje të tilla ka plot por duhet rrëmuar në kujtesë për t’i nxjerrë.

Nëse do të përgjigjesha për hatrin e së vërtetës, ashtu siç më ke pyetur, sakrifica që këto gra kanë kaluar për të pasur familjen që kanë sot, mua më ka tronditur thellësisht shumë. Mendo sikur në një moment të të humbasë dëgjimi. Mendo sikur në një moment të humbasësh rrugën dhe të ecësh pa e ditur ku je duke shkuar. Mendo sikur për një moment ke hapur sytë dhe nuk di sa larg je prej shtëpisë. Mendo sikur për një moment shoqëria të cilës ti i përket të ka linçuar. Mendo sikur për një moment dikush të të kërkonte të braktisje identitetin tënd. Ti veçse i rrëshqite sytë mbi këto fjali që nuk të morën as një minutë nga jeta jote për t’i lexuar; e madje mendimi yt nuk ndaloi as t’i mendojë si situata që mund të të ndodhin ty sepse duken sikur një shkrimtar i ka fantazuar për karakteret e tij surreale. Por, të vendosësh veten në vendin e këtyre grave duhet të mendosh pikërisht këto.

53


Pranverë 2021

A KA PAK SHPRESË PËR GRATË NË FASONERI?!

A

jo erdhi e ndrojtur drejt sallës ku po bëheshin të fundmet përgatitje për takimin e mirëplanifikuar prej kohësh. Nuk e pashë të gjente rehati për asnjë moment. Rrinte si mbi gjemba. Ndërsa të gjithë po merrnim nga një filxhan kafe si për të ngrohur duart akull, ajo ashtu e zënë në turp, uli shikimin përdhe … i lexohej nxitimi në ballë! Donte të fliste, të nxirrte ç’kish grumbulluar në shpirt, t’i dëgjohej ai zë i ngjirur dhe pastaj të ikte një orë e më parë, pa e humbur atë të shkretë vend pune.Tryeza i filloi punimet me një energji goxha pozitive, ndoshta si rrallë herë anëve tona, ose unë e gjeta veten kollaj në panoramën laramane të brengave që ndonjëherë duken, se për një grua s’kanë kurrë të sosur dertet! E përqendruar fund e krye te fjalimi i gjithsecilit, prisja me padurim të dëgjoja gruan përballë 54

meje. Në letrën që rrinte përkarshi saj, shkruhej vetëm kaq: A.S. – punonjëse në një fabrikë fasonerie. Maska ia zinte gjysmën e fytyrës. Zor se po e takova ndonjëherë mund ta njoh! Zaten, nuk ishte aty për t’u dukur, dhe kjo u bë krejt e qartë qysh në momentin kur nisi të fliste! “Unë jam A.S. punoj në një fasoneri. Sot, me shumë vështirësi mora leje për të ardhur këtu. Doja të flisja. Pak organizata kanë ardhur për të na vizituar. Vetëm GADC-ja është kujdesur për ne ndër vite. Ne punojmë në kushte shumë të vështira; verës plasim nga vapa e në dimër nuk i ndiejmë gjymtyrët prej të ftohtit. Nëse sëmuremi dhe nuk shkojmë në punë, pushimi prej 1 jave na ofrohet pa të drejtë page! Nuk na japim leje në rast se kemi probleme apo shqetësime, ndërkaq kontratat e punës firmosen shpejt dhe pa na u dhënë mundësia

për t’i lexuar a për të poseduar një kopje të tyre. Punonjësit që marrin leje, rrezikojnë të humbin vendin e punës! Ne as nuk trajtohemi si njerëz! Anise jemi të vetëdijshme për pagat qesharake që marrim, jemi po aq të vetëdijshme edhe për rrezikun që na kanoset vazhdimisht për shkak të kimikateve që përdoren në fasoneri. Por ne mbahemi me këto paga! Disa prej nesh janë gra të veja, e disa të divorcuara, ca kanë fëmijë të sëmurë. Një pjesë kanë mbaruar shkollën, e pjesa tjetër janë pa formim profesional. Gjithsesi, na duhet ajo pagë anise minimale. Dua të them gjithashtu se përgjegjëset e fasonerive janë kryesisht gra, të cilat për fatin tonë të keq, janë thuajse të pandjeshme dhe shpesh na sorollatin për punë krejt të vogla. E di, ne duhet ta ngremë zërin! Sot erdha këtu për të thënë se duam kushte më të mira pune, duam pagë më


Pranverë 2021

të dinjitetshme! Dhe mbi të gjitha, duam të trajtohemi si njerëz! Kaq, të paktën!” Kaq tha ajo dhe iku. U largua fluturimthi duke lënë pas shijen e idhët të dhimbjes dhe trishtimit që i ka traumatizuar gratë e këtij vendi shpresëpak. Fjala e zonjës A.S. është shkëputur prej Tryezës Kombëtare të Diskutimit: “Të drejtat e grave punonjëse në fabrikat “fason”, Covid19 dhe perspektiva për vitin 2021” organizuar nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) disa ditë më parë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Të drejtat e grave në tregun e punës”, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Tiranë përmes organizatës Olof Palme International Center.Tryeza punimet i nisi me një prezantim të detajuar

nga znj. Mirela Arqimandriti mbi përpjekjet kolosale që GADC-ja ka bërë me vite të tëra, me qëllimin për t’i ndërgjegjësuar gratë punonjëse në sektorin e fasonerisë për të drejtat e tyre të mishëruara në Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e Punës, si dhe në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Të drejta, si: kontrata e punës, ngarkesa e punës e kontrolluar, një pagë e denjë dhe jo në kushtet e presionit psikologjik, puna në kushte shëndeti dhe sigurie të plotë siç e kërkon ligji, vetëm disa prej kërkesave të shpalosura nga GADC-ja. Në këtë tryezë u diskutua edhe impakti i pandemisë Covid-19 te fasoneritë gjatë periudhës së mbylljes dhe në muajt vijues. Qëndrueshmëria dhe siguria e vendit të punës së grave dhe vajzave, sikurse mirëqenia ekonomike dhe perspektiva për vitin 2021, u shtruan për debat

prej aktorëve të pranishëm në tryezë, si: përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të fasonerive, përfaqësues nga Parlamenti i Shqipërisë, institucione publike si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, donatorë që operojnë në Shqipëri, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile. Reagim të ashpër pati thuajse nga të gjitha palët për kushtet tejet të rënda të punës dhe për keqtrajtimin e vazhdueshëm të grave nëpër këto kompani. Gratë pjesëmarrëse nga shoqëria civile kërkuan me ngulm respektimin e të drejtave të punonjësve dhe bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha palëve. Të vetëdijshëm për sfidat, problemet dhe peripecitë e pasosura gjatë kësaj tryeze, ndër të tjera, diskutimi u fokusua te dhënia e rekomandimeve që i paraprijnë dhe i përgjigjen krizës aktuale e nevojave të së ardhmes për punësim të denjë. 55


Pranverë 2021

…PËR GRATË DHE DITURINË

S

a herë rrekem me e kuptu madhninë e gruas, përpiqem mos ta krahasoj atë me asnjë imazh burri. Ndoshta fjalët janë vocërrake kur turren me i vizatu dallgët e begatuara që dalin prej krahrorit të një gruaje. Asaj qenies së brishtë dhe të fortë; të lehtë e të rëndë; të pakursyer në mëshirë dhe të kulluar në dëshirë; asaj që s’mund të këqyret vetëm si lulishte e njerëzimit. Ndër shekujë, nëpërmjet krahërorit të saj shpëtohet njeriu nga egërsia. Koha që fluturon dhe merr para gjithë ç’duket në horizont, qyshkur ka nxjerrë në pah shembujë të mrekullueshëm të grave fisnike; grave të forta; të ditura e të urta. Pra, bota jonë rrethohet prej të Mirës Sublime dhe mënisë së yshtur nga padija e smira. Dikur, Sami Frashëri shkruante se po të mos ishte ndikimi natyror i grave,

56

nuk do të zhdukej gjendja barbare dhe e egër e burrave, e ka mundësi, që meshkujt gjithherë do jetonin të prirë për punë të këqija. Ndërkohë Frashëri nuk e mohonte “togun” e të metave të grave, për të cilat thoshte që më tepër rrjedhin nga forca e ndjenjave të tyre, ndaj sipas tij nuk mund të pohohet që nga natyra gratë janë më poshtë se burrat. Pra, aniqë historia ka kallzuar se gratë kanë qenë edhe burim ngatërresash e korrupsionesh, prej burrave kundrejt gruas janë bërë sa e sa barbari, dhunime e vepra çnjerëzore. Ndaj, Samiu nuk gjykonte e as fajsonte gratë për shkak të disa “zonjave të zvetënuara” që nuk kanë munguar t’u japin shkas dredhive, biles ai vazhdimisht nënvizonte veçanërisht faktin se gratë kanë mbetur krejt mbrapa burrave në dituri e arsim. Ky shqetësim pak herë e ka shkund botën, kur dihet se përparimi i

shoqërisë njerëzore varet nga edukimi dhe dija e grave. Me u rritë aty ku të ndalet rrita’ Ne shpesh harrojmë se gratë lindin e rriten në familje me probleme ekonomike, sociale, kulturore e politike. Ato shtypen herët prej kushtëzimeve. Madje, bashkjetojnë me kultin e “supremacisë mashkullore” që në fillesë, kult ky i dalun nga ca “norma” që rrjedhin prej zakoneve tona prapanike. Kështu, ndër shqiptarë e më gjerë, vajzat nuk favorizohen sa djemtë, madje shtypen dhe nënvlerësohen, veçmas kur bjen fjala tek intelekti dhe mundësitë. Rrjedhimisht, pa u hapërdarë në habi a çudi duhet me e pranu se këto vajza, vite më vonë, kur gëzojnë statusin e nënës, jo rrallë herë i përsërisin të tana gabimet e prindërve të tyre. Ato injektojnë


Pranverë 2021

tek djemtë pushtetin e munguar, egon e fjetur dhe vetvlerësimin e mohuar. Shpejt, djemtë e nënave të shtypura, të rritur me fjalë të mëdha e tahma përfundojnë duke ushtruar dhunë ndaj motrave, shoqeve apo bashkëshorteve të tyre. Kjo të lë të kuptosh, se goxha herë me ose pa vetëdijë, jemi ne ato që po i falim botës fëmijë të padobishëm, të cilët janë të paaftë për t’i kryer shërbimet sociale e kulturore sepse e kanë mohuar dritën e gjysmës së njerëzimit, vlerën dhe bukurinë e punës së një gruaje. Ne duke i mbytur në heshtje gratë që janë dhuntisur me aftësi të jashtëzakonshme e kemi trazuar gjithë shoqërinë sepse gratë e mbyllura dobësohen nga trupi dhe sëmurën prej brengave. Kështu, ne, shoqëria e fotografisë dhe internetit; shoqëria e udhëtimeve dhe ahengut pa frigë e merak, i kemi kyçur dyert e shkollave nën dryn, për t’i çel

penxheret e paditunisë – udhë të shkurta për prishjen e mirësisë! Me i dal para të keqës

dijmë, por ama aty janë! Janë mes nesh! Ato nuk kanë nevojë me ju dëftu se çduhet me vesh, si duhet me ec apo ku duhet me shku!

Në librin e tij të bukur “Gratë” Sami Frashëri shkruante se për t’u dalë para të këqijave, gratë duhet me u shkollu. Duhet të edukohen dhe duhet të merren me ndonjë profesion ose punë. Gratë nuk duhet të mjaftohen vetëm me dijen për të shkruar a lexuar. Edukimi i tyre është kusht thelbësor për një shoqëri të qytetëruar, sipas Samiut. Por, sot kur e brendshmja ka humbur dhe njerëzit ekspozojnë të jashtmen boshe e bajate, përtej debateve shtërpe a po e kuptojmë kohën që e jetojmë? Kohën e trandun të njeriut që ka nevojë të pamatë për njeriun e ditur, atë të butë e zemërgjerë. Në kohë të turbulluara si këto tonat, gratë që zbardhin netët në kërkim të dijes s’janë shumë, e

Ato e njohin amanetin e shpirtit sepse e kanë jetu atë, mu në loçkë! Gratë që marrin për me dhënë, janë shpresa e ditëve të bardha. Ato janë krah i fortë për burrat (si bashkëudhëtare në jetë) dhe forcë e madhe për gratë që kanë akoma udhë për të bërë andej nga dituria! Ndaj, vetëm duke i edukuar gratë, do shërohen plagët në shoqërinë shqiptare, meqë qyshkur nënat lanë dijen dhe u mbyllën, mirësia u shtrembërua, kurse bota u bë gri prej dhimbjes, bota u zvogëlua. Nëse qytetarët e denjë dalin prej gjoksit të një gruaje që e ka tejkalu botën e imët për të notuar në detin e naltë të Dijes dhe Dashnisë, atëherë ka ardhë koha me ja kthye hakun gruas; diellit të mirësisë! 57


Pranverë 2021

GRATË NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

T

ë dielën e 25 prillit, shqiptaret dhe shqiptarët votojnë për të zgjedhur përfaqësuesitë e tyre në Parlament. Ndërkohë, prej javësh fushata elektorale po zhvillohet me dinamika goxha interesante. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) tabloja e zgjedhjeve të 25 prillit plotësohet me një sërë partish që kanë zgjedhur të kandidojnë të vetme, në koalicion dhe nga kandidatët e pavarur. KQZ njofton se nga 1841 kadidatë për deputet, 732 (ose 40%) janë kandidate gra kurse deputetë të pavarur janë 8 burra.

• Me koalicionin “Partia Demokratike - Aleanca për Ndryshim” Partia Demokratike ka përfshirë në listë 52 gra e vajza (ose 34%) nga 153 kandidatë. • Kurse tek lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshihen 61(ose 40%) kandidate gra e vajza nga 153 kandidatë sa janë në total.

në rindërtimin e banesave të shkatë­ rruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019; vaksinimi masiv anti COVID-19; projektet e mëdha në infrastrukturë, porte, aeroporte, autostrada. Në të gjitha daljet publike z. Rama ka premtuar se këto investime do të nxisin fuqishëm zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin.

Listat e partive me kandidatët për deputetë, vazhdojnë të dominohen prej burrave megjithëse kuota gjinore sipas Kodit Elektoral është respektuar.

Në krye të listës së Partisë Socialiste në këto zgjedhje, janë vendosur emrat e grave, të cilat kanë dhënë kontribute të konsiderueshme në profesionet e tyre. Më konkretisht, në 10 prej 12 qarqesh listat e PS-së kryhesohen prej grave. Ndërkohë lista e Partisë Demokratike kryesohet nga lideri i partisë, z. Basha dhe në të 12 qarqet listat i kryesojnë burra e djem. Kurse listat e LSI-së i kryesojnë 4 gra e vajza.

Ndërkaq Partia Demokratike fokusohet në situatën e vështirë social – ekonomike; papunësinë; korrupsionin, emigrimin e rinisë; taksat e mbivendosura, krimin e organizuar; besimin e pakët te sistemi i drejtësisë, dështimin e sistemit të shëndetësisë si dhe sistemin e rënduar të arsimit. Z. Basha pa rreshtur premton se vetëm PD-ja mund ta ndryshojë situatën e rënduar në vend.

• Në listën e saj Partia Socialiste ka lënë hapësirë për 58 gra e vajza (ose 38%) nga 153 gra e vajza.

Përgjatë fushatës, kandidatët e Partisë Socialiste vazhdimisht janë fokusuar në prezantimin e arritjeve

58

Gratë dhe zgjedhjet Kryeministri i vendit në takimin e mbajtur me gratë dhe vajzat e


Pranverë 2021

Tiranës ka zgjedhur për të prezantuar disa prej grave - figura kryesore të Partisë Socialiste, udhëimin e tyre në politikë si dhe sukseset e arritura. Përgjatë takimit, z. Rama krahas vlerësimit që i bëri punës së grave, gjithashtu përmendi sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi. Sipas kryeministrit prioritet mbetet vaksinimi, krijimi i mundësive të barabarta dhe realizimi me sukses i projekteve që tashmë kanë filluar e të cilat ndikojnë në jetën e cdo qytetari. I pari i vendit lartësoi sakrificën, përpjekjen dhe mundin e grave, të cilat e kalojnë jetën në shërbim të familjes (fëmijëve, bashkëshortit, prindërve) dhe shoqërisë. Në fjalimin e tij, z. Rama vuri theksin tek forca e grave, besimi i tyre tek politika dhe mundësia që ato kanë për ta “marrë në dorë fatin e botës me 25 prill”. Nga ana tjetër, z. Basha gjatë takimit me gratë e Durrësit shpalosi programin e partisë ku përmendi se sfida e tij lidhet me përmirësimin e statusit, gjendjes dhe jetës së grave në Shqipëri meqë janë të shumta gratë që nuk janë të sigurta për jetët e tyre, për të ardhmen e tyre dhe që nuk fitojnë mjaftueshëm nga puna që bëjnë. Andaj ai premtoi, barazi në punësim; barazi si në kushte, ashtu edhe në mundësi për arsimim; barazi në kushte dhe në mundësi, në vendimmarrje; fonde të veçanta në dispozicion të grave në jetën publike, veçanërisht për gratë në media, aktivistet e shoqërisë civile, etj. Z. Basha përmendi edhe luftën kundër dhunës ndaj grave e vajzave si dhe luftën kundrejt stereotipeve gjinore. Sipas tij, mbi të gjitha grave ju duhet mbështetje dhe fuqizim ekonomik.

Lëvizja Socialiste për Integrim në propozimin zgjedhor “Shqipëria, shtëpia juaj”, ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e gruas dhe familjes parasheh ta realizoj përmes mbështetjes për familjet e reja dhe rritjes së lindshmërisë; përcaktimit dhe miratimit të një minimumi jetik, si referim bazë për ndihmën ekonomike dhe asistencën për cdo familje; fuqizimin ekonomik dhe social të gruas nëpërmjet programit “Arsim për punësim”, në mënyrë që gratë të emancipohen dhe fuqizohen ekonomikisht; ndërsa “Strategjia për Gruan Sipërmarrëse” do të jetë një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale për arsimimin, kualifikimin, trajnimin, zhvillimin dhe promovimin e nismës private për vajzat dhe gratë si dhe fëmijëve të familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonomike do t’u ofrohet ushqim falas në cerdhet dhe kopshtet publike. Gratë në lista, përfaqësim dinjitoz apo vetëm numra? Emrat e rinjë nëpër listat e partive politike diku janë mirëpritur e diku janë nënvlerësuar. Në këtë rast, si rezultat i monitorimit të mediave rezulton që figurat e reja të sapo futura nëpër lista shpesh gjykohen si: • Prurje të obliguara nga parashikimet ligjore • “Mjet” për rritjen e numrit të votave • Qytetare që vijnë prej familjesh të kamura • Personazhe “surprizë” pa lidhje me politikën Portretizimi i grave në media Që nga hapja e fushatës e deri më

tani edicionet e lajmeve dhe debatet politike kanë qenë të dominuara prej burrave. Zakonisht nëpër emisionet e darkës kemi parë 1 ose 2 gra; në përjashtim të atyre pak rasteve kur qe diskutuar çështja e pjesëmarrjes së gruas në zgjedhjet e prillit 2021 dhe ku të pranishme kanë qenë më shumë se 5 gra. Fatmirësisht, gratë kanë vazhduar përpjekjen e tyre pavarësisht portretizimit të vakët në media dhe gjithë barrierave që kanë vënë gjuha seksiste, vështirësitë ekonomike dhe paragjykimet. Në fund por jo me më pak rëndësi, duhet thënë se gjatë kësaj kohe nuk janë evidentuar tensione mes kandidateve gra. Komunitetet pakicë Edhe në këto zgjedhje komunitetet pakicë mbeten të papërfaqësuara në Parlament. Megjithatë herë pas here organizatat e shoqërisë civile i kanë vënë në dukje vizitat që kandidatët për deputetë po zhvillojnë me këto komunitete. Premtimet para-zgjedhore janë të fokusuara tek legalizimi i pronave, strehimi, ujësjellësi, rrugët, punësimi dhe arsimimi. Megjithë këtë, në një kronikë të Deutsche Welle publikuar ditë më parë u shpalosen brengat e komunitetit rom; vendbanimet e të cilëve në prag fushatash zgjedhore thuhej se kthehen në zona ku premtohet shumë nga politikanët dhe ku tregu i shitblerjës së votave përbën shqetësim. Andaj qytetarët kërkonin përqasje të dinjitetshme ndaj problemeve të tyre dhe përfaqësues në Parlament. 59


TOKA IME MULLIRI I BJESHKËVE NË TALE TË LEZHËS Për zellin e dy vëlezërve për të trashëguar një zanat në zhdukje

Z

gjohem herët. Si gjithmonë aty nga ora 5.15 ose 5.20, jo më vonë! Nuk ka aguar akoma. Pa zhurmë kërkoj me dorë syzet mbi komodinë dhe i pari veprim që kryej është të hap celularin. Hyj e dal nëpër aplikacione dhe ndalem tek Instagrami, që shoh se pluskon nga mesazhet. Më tërheq vëmendjen njëri prej tyre që vjen nga adresa “Mulliri i Bjeshkëve”. Futem menjëherë të shoh mesazhin, i cili më drejtohej me një shqipe të pastër: “Përshëndetje! A jeni i interesuar për produktin tonë, i cili ia shton vlerën traditës dhe agroturizmit, si dhe cilësisë së bukës? Gjithashtu, këtë mulli guri, mund ta konsideroni si një aset më shumë për t’u vizituar nga turistët! Vihet në punë me anë të energjisë elektrike.” Plot kureshtje përvidhem në faqen e tyre për të parë fotot dhe videot, të cilat, për hir të së vërtetës, janë më moderne nga ajo çka mendoja. Video të shoqëruara me muzikë TikTok-u dhe me statuse të kuruara në gjuhën shqipe dhe angleze. U shkruaj menjëherë dhe pas disa minutash marr përgjigje. Të zotët e “Mullirit të Bjeshkëve”

60

ishin dy djem që këtë zanat e kanë trashëguar nga i ati. Ndodheshin në rrugën që të çonte për në Lezhë, pranë fshatit Tale. Menjëherë u shkruaj që në fundjavë do të doja t’i takoja, dhe më përgjigjen fill që ndiheshin shumë të lumtur dhe të nderuar të më prisnin. E kështu bëj. Pa pyetur e pa menduar shumë, me një adresë të shkruar dhe GPS-in si udhërrëfyes, nisem të shtunën e po asaj jave, së bashku me tim shoq e tim bir për në Tale. Kur jemi diku pranë fshatit na del përpara me biçikletë Petriti, një djalë shumë më i ri nga ç’e prisja. Buzagaz na thotë ta ndjekim. Kur hyjmë në oborrin e shtëpisë, stepemi për t’u futur brenda me makinë, por djaloshi ngulmon të mos shqetësohemi. Pasi dalim nga makina ndihemi disi të tutur për të dhënë dorën. Normal, kohë pandemie! Por djaloshi më shtrëngon dorën dhe bën të më përqafojë. E përqafojmë të gjithë. Në djall korona! Petriti na fton brenda në shtëpi, dhe ne ndihemi disi të papërgatitur. I them që kemi ardhur të shohim punën dhe mullirin, por menjëherë aty ia beh i vëllai.

— Më quajnë Altin,—më thotë,— ejani brenda sepse kemi bërë një drekë të vogël. — Oh jo! Prit! Drekë?! Si ka mundësi?—them me vete. Pa bërë shumë llafe futemi brenda në shtëpinë modeste, me pak orendi. Diku në krye të dhomës, në një krevat, është i shtrirë një burrë, që me sa duket është i sëmurë. — Ky asht baba,—më thotë Petriti,—nuk mundet me u ngrit. Ndihem shumë e prekur, por edhe e shqetësuar. Vetëm në Shqipëri gjen mikpritje të tillë. Me drojë ulemi të tre pranë tryezës dhe aty nis bashkëbisedimi. Ndue Lleshi është i ati i Petritit dhe Altinit, por edhe i shtatë fëmijëve të tjerë. Eshtë 73 vjeç, me profesion elektricist, të cilin thotë se e ka mësuar kur ishte në ushtri. Por është edhe mekanik dhe zotëron plot zanate të tjera, të cilat i ka mësuar në ngritjen e shumë veprave në Shqipëri, si hidrocentrali i Fierzës, minierat e Fushë-Arrëzit etj. Tek bisedoj me Nduen, sytë më shkojnë te kompjuteri ku është instaluar një kamer, e cila u shërben djemve


Pranverë 2021

për mësimin online. Aty zbuloj që si Petriti, edhe Altini studiojnë në Tiranë, përkatësisht për Ekonomi dhe Inxhinieri Minierash, dhe janë studentë të shkëlqyer. Ndjekin çdo ditë mësimin online nga i njëjti kompjuter. Ndërsa e ëma, një grua pa fjalë, shtron tavolinën, u kërkoj vëllezërve të më tregojnë punëtorinë. Dalim sërish në oborr, ku gjendet një ndërtesë përdhese mbushur me mjete pune e në mes të saj një mulli me rrotë guri, punuar në dru. Ajo çka më bie në sy është gdhendja e një luleje me pesë petale. Poshtë saj është shkruar “Mulliri i Bjeshkëve”. Petriti më dëften që ky simbol i lashtë gjendet i gdhendur në muret e kullave të të parëve të tij në Fushëbardhë. Ndue Lleshi është lindur e rritur në Bjeshkët e Fushëbardhës. Aty i ka mësuar të gjitha, edhe gdhendjen e gurit. Ndaj, kur pas shumë vitesh zbriti në Tale për një jetë më të mirë dhe për të rritur fëmijët, nisi gdhendjen e mullinjve. Të parët ishin për agroturizmin “Mrizi i Zanave” dhe më pas për restorantin “Mullixhiu”. Dy nga nëntë fëmijët e tij, Petriti dhe Altini, vendosën të jetonin në

Tale dhe ta shihnin aty të ardhmen e tyre. “Edhe pse universiteti na duhet, sepse jetës nuk i dihet kurrë, na pëlqen shumë që këtë biznes ta ngremë ashtu siç duhet”,—thotë Altini, vëllai i vogël, të cilit i pëlqen dhe të gatuajë. Ai mendon se ndoshta një ditë do ta transformojë shtëpinë në një vend ku njerëzit të vijnë dhe të provojnë gatimet e tij, tek shohin se si prodhohen mullinjtë e gurit. “Jemi të vetmit në Shqipëri që i prodhojmë”,—vijon Petriti. Dhe nuk ka më mirë sesa ta bluash në gur grurin ose misrin. Temperatura që guri i jep miellit është shumë më e ulët nga mullinjtë industrialë. Kështu që gruri nuk nxehet, e kësisoj produkti del shumë më i mirë! Dalim diku jashtë punëtorisë. Petriti na demonstron se si i pret pllakat e gurit, dhe në sy i lexohet pasioni me të cilin e bën këtë punë. Diku aty ka lidhur një tub të ricikluar serumi me një shishe uji plastike të varur në pemë dhe e hap me rubinet sa herë tehu i thikës depërton në masivin e gurit. “Mënjanoj pluhurin,—më thotë,— ja kështu me të sajuar.” Ndiej një ngazëlllim e më vjen ta përqafoj këtë

djalë të imët në trup, por të fortë në mendje. Në oborr ndihet një aromë e mirë që del nga saçi i mbuluar me prush. Aty Altini është duke pjekur laknurin. E hap dhe na bën shenjë që është gati. Futemi brenda në dhomë të gjithë dhe ngremë një dolli, në atë dhomë të vogël me shpresa të mëdha! Nga Dhurata Thanasi 61


Pranverë 2021

AGOSTINI PRENDI

Një Fair Trader për t’u marrë shembull pajtuan që, në këmbim të pagesave modeste, të mblidhnin fruta pylli për grumbulluesit e huaj.

N

jë shportë nga ato të thururat me dorë, mbushur me fruta pylli na çon me mendje në një epokë tjetër, kohë në të cilën i gjithë ushqimi e vaktet duheshin siguruar nga Nëna Natyrë. Sa ndryshe nga sot, kur na duhet “të mbijetojmë” me ushqimet e veshura me plastmasë, me një datë skadence të stamposur përskaj barkodit për klikun e supermarketit! Por mbledhja e prodhimeve të egra nga nevoja për mbijetesë, edhe sot e kësaj dite është aktuale për zonat e thella rurale anekënd globit. Kjo është e vetmja mënyrë jetese edhe për dhjetëra familje në fshatrat e Pukës, në kushtet kur skamja e varfëria ka zënë rrënjë në shtëpitë e tyre, megjithëse e gjithë krahina mbetet një nga zonat më të pasura me burime natyrore në vend. Kështu, tri dekada të shkuara lindi mundësia për të krijuar të ardhura prej pyjeve, fill pasi disa kompani italiane vendosën që përmes banorëve të saj të shfrytëzonin begatinë e pyjeve pukjane. Të vënë përfund nga varfëria, gjithë banorët e zonës u 62

Ishte pikërisht në atë kohë kur Agostin Prendi, i riu nga fshati Blinisht i Pukës, i kthyer nga emigrimi për pushime pranë familjes, në një nga ditët e qëndrimit doli bashkë me disa bashkëmoshatarë për të mbledhur kërpudha në pyll. E nesërmja nuk ishte më një ditë e zakonshme mendimesh për Agostinin, pasi u kthye në shtëpi me shportën plot bereqet një mbrëmje më parë. Vrik vendosi t’i dedikohej mbledhjes së frutave të pyllit, duke kaluar kohë në këtë profesion e duke vrarë mendjen si mund të bënte diçka edhe për zonën e komunitetin e angazhuar në këtë sipërmarrje. Nuk ishte e zorshme që Agostini të kuptonte vështirësitë e pyllit: rreziku nga gjarpërinjtë, vera e nxehtë, oraret e zgjatura, insektet helmuese, arinjtë në gjurmim të dredhëzave dhe sa e sa rreziqe të tjera. Dita për këta banorë duhet të nisë pa u gdhirë, ndërsa rruga e gjatë nuk pyet për lodhje. Një sipërmarrje e vështirë kjo, që nuk kursen as fëmijët. Mbledhësve u duhet të udhëtojnë disa

orë në ditë në kërkim të boronicës, mjedrës, kërpudhave, dredhëzës e frutave të tjera të pyllit, pasi shitja e tyre është i vetmi burim të ardhurash. Por për grumbulluesit e huaj që e gatitnin produktin për tregun e jashtëm, atë europian, kjo sipërmarrje sillte fitime jashtëzakonisht të majme. Kjo për shkak të pagesave tejet të ulta të banorëve dhe të prodhimit cilësor të frutave të pyllit. Në kokën e Agostinit bluheshin mendimet se si mund të krijonte vetë një pikë grumbullimi, me qëllimin e vetëm që të funksiononte si rregullator i gjithë sipërmarrjes së mbledhjes e të grumbullimit të frutave të pyllit në zonën e Pukës. E gjitha nisi në vitin 2012, kohë kur u ngrit magazina e parë e grumbullimit. Gjërat ndryshuan shumë që prej asaj kohe. Grumbulluesit e huaj u larguan, e kjo i hapi rrugën Agostinit të aplikonte disa parime të një biznesi etik, që në qendër të vëmendjes ka


Pranverë 2021

komunitetin, mbledhësit vendas dhe respektimin e natyrës. Konkretisht puna nisi me pagesa më të drejta për mbledhësit e vegjël. Impakti ishte i madh që në fillim, duke bërë që banorët të fitonin më shumë seç kishin mundur më parë, dhe kjo do t’i motivonte të ruanin bimën gjatë vjeljes, sepse shpërblimi për punën e tyre në fund do të ish i drejtë. Është e rëndësishme që gjatë mbledhjes rreth 20% e boronicave apo frutave të tjera në një shkurre të qëndrojnë pa u mbledhur, sepse, në këtë mënyrë bima rigjeneron veten lehtësisht, dhe me frutat e mbetura zogjtë arrijnë të kenë mjaftueshëm për të ngrënë, në respekt të ciklit normal të natyrës.

Sot Agostini ka rreth vetes thuajse dyqind mbedhës, të gjithë banorë të fshatrave në pyjet e Pukës. Një mbledhës sjell në pikën e grumbullimit mesatarisht 6-10 kg produkt e në kohën e pikut arrin deri në 20 kg. Paga është në varësi të sasisë, por minimalisht një mbledhës paguhet 3.500 deri në 7.000 lekë të rinj në ditë. Padyshim që nuk janë mjaftueshëm për shkallën e lartë të rreziqeve që këta banorë hasin në pyll, orët e tezgjatura dhe për ecjen e kërrusjen me orë të tëra për të mbledhur kokërr më kokërr frutat e pyllit. Megjithatë, mbetet për t’u përgëzuar dhe nxitur puna e Agostinit, i cili ka arritur të vendosë themelet e praktikës së një tregtie të drejtë, fair trade. Anekënd globit, në rajonet e varfra e me të ardhura të ulëta, bujqësia e natyra mbeten burimi më i madh i të ardhurave, i punës dhe i sigurisë ushqimore për rreth 70% të familjeve. E ndaj, Agostini mbetet pionieri i krijimit të një mundësie të mirë për gjithë komunitetin që është angazhuar në mbledhjen e frutave të pyllit në rrethin e Pukës. Ai sjell mendësinë dhe vizionin e një sipërmarrësi komunitar, i cili krijon mundësinë që edhe komuniteti të përfitojë e të gëzojë prej burimeve natyrore, burime që u takojnë të gjithëve.

Por, me të drejtë, në ditët e sotme, kur flasim për një profesion që i shërben komunitetit, vrik na shkon mendja te mjekët, mësuesit, policët, artistët, të cilët në përmbushje të sakrificave profesionale udhëhiqen nga virtyte të larta, në mënyrë që masa e gjerë të përfitojë prej shërbimit të tyre. I njëjti përkufizim do të ishte i denjë edhe për një sipërmarrës komunitar si Agostin Prendi, i cili zotëron mendësinë për t’i organizuar e investuar asetet financiare në interes të sipërmarrjes së tij, duke pasur në mendje komunitetin, që ky i fundit të jetë përfitues nga kjo veprimtari. Agostini pati vizionin dhe virtytet e shpirtit të një sipërmarrësi, që në veprimtarinë e tij mban parasysh nevojat e komunitetit dhe synon sjelljen e një ndryshimi e përfitimi të dyanshëm. Janë pikërisht këta sipërmarrës, të cilët kanë prioritet të zhvillojnë komunitetin dhe të gjenerojnë të ardhura e vende pune, që ndërmarrin nisma, nga të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë përfitues edhe banorët e komunitetit. Nisma si këto kalojnë në vokacion: kënaqësia e kthimit të profesionit në mision. E Agostini ia ka dalë më së miri! Nga Marcela Tringaj 63


Pranverë 2021

BAJRON NIKOLLI

Historia e djaloshit që iu largua fshatit plot ëndrra e që u rikthye për t’i realizuar po aty

B

ajronit iu desh të linte shtëpinë ende fëmijë, për të emigruar në mënyrë klandestine në Itali. Për një jetë më të mirë. S’do mend, si të gjithë! Iu desh t’i dilte zot vetes në një moshë fare të njomë, larg fshatit të vogël dhe familjes së tij. Zor se pati një ditë kohë t’i mbushte pëllëmbët me lot për vështirësitë që hasi me t’i shkelur këmba në dhé të huaj. Do të duhej t’i përshtatej sa hap e mbyll sytë jetës së re, të shpejtë e të zhurmshme të qytetit të madh, tek mësonte në një kohë të shkurtër, si gjuhën, edhe profesionin e ri. Vitet kaluan dhe qyteti që e kish pritur që fëmijë, u bë shtëpia e tij e dytë. Vendi i dha një mundësi të artë për t’u integruar, për të krijuar emrin e tij, për t’u bërë profesionist në bërjen e picave, e të nxirrte kështu të ardhura të mira për të ndihmuar familjen e lënë në fshat. Bajroni arriti të bëhej edhe elektricist ekspert dhe tashmë drejton e menaxhon kompaninë e tij në Itali. Me gjithë sukseset e merituara nga puna e sakrificat, Bajronit i rrinte mendja në fshat. T’i investonte të gjitha kursimet pikërisht atje, në shtëpinë e të parëve. Ndryshe nuk do të ndihej asnjëherë i plotësuar. Ishte viti 2018, viti kur mori udhë ëndrra e tij. Do të ishte pikërisht një sipërmarrje turistike pranë shtëpisë së vjetër të familjes. Së bashku me të vëllanë, Toninin, të sapokthyer nga 64

Italia pas përfundimit të studimeve universitare, do të krijonin një shërbim që, deri në atë kohë, nuk e kish ofruar as fshati i tyre, as e gjithë zona. Kështu, me lekët e kursyera nga emigrimi i Bajronit, nisi puna për ndërtimin e katër shtëpizave të vogla prej druri rreth e qark shtëpisë së vjetër të familjes. Të dy vëllezërit vendosën ta quajnë bujtinën e tyre “Baven-Toven”. Një realitet i vogël, por me një ëndërr të madhe. Kjo sipërmarrje unike do të kthehej në destinacionin e preferuar të zonës, dhe vëllezërit donin që mysafirët mbi gjithçka të kujtonin mikpritjen tradicionale mirditore pas bujtjes tek ata. Bujtina është konceptuar që turistët të kenë ndërveprim me vetë natyrën e fshatit.

Jo vetëm përmes shëtitjeve në natyrë, por edhe duke vizituar asetet historike, kulturore dhe arkeologjike të zonës. Përmendim këtu Kalanë e Matrizës në Rubik, ndërtuar në fillim të shekullit të 6-të, në periudhën e perandorit bizantin me origjinë ilire, Justiniani I. Ishte njëkohësisht, kala mbrojtëse dhe kontrolluese e rrugës së hershme Lezhë—Prizren—Nish, që kalonte nëpër luginën e Fanit, dhe pikë kryesore mbështetëse në veprimet luftarake të Gjergj Kastriotit në këtë zonë. Interesante janë edhe piktogramat 3.500-4.000-vjeçare, shumë pranë bujtinës e që mund të shihen pas një ecjeje të shkurtër. Kisha “T’Shëlbuemit” ndërtuar në shekullin e 12-të është një pikë tjetër tërheqëse, për të cilën ia vlen dyfish ta vizitosh zonën. Përvoja bëhet tejet interesante gjatë qëndrimit në bujtinën “BavenToven”. Të gjithë mysafirët, përveçse shijojnë gatimet tradicionale, mund edhe të angazhohen në gatim bashkë me Nanë Tringën, nënën e Bajronit dhe të Toninit. Një pjesë e mirë e prodhimeve janë të bahçes, mbjellë nga e zonja e shtëpisë, ndërsa pjesa tjetër pa dyshim vjen nga fermerë dhe prodhues rreth e rrotull zonës. Bëhet një kujdes i veçantë nga mikpritësit që çdo mysafir të njihet mirë me traditën, kulturën dhe doket jo vetëm mirditore, por edhe ato veriore. Bajroni as që e çonte ndërmend se


Pranverë 2021

kjo sipërmarrje do të shkonte kaq mirë, që do t’i jepte mundësinë të njihej me shumë e shumë vizitorë që, më vonë, do të ktheheshin në miq të mirë. Të shumtë janë ata që rithehen dhe gjejnë të njëjtën ngrohtësi si herën e parë, e për Bajronin nuk ka kënaqësi më të madhe. Bujtinat e ndërtuara prej tij janë rrënjët e reja të kapura fort pas atyre të vjetrave, si një mënyrë për të treguar se zemra rreh për këtë tokë, edhe pse larg. Tashmë, shumë herë më përmallshëm, mezi pret të rikthehet te bujtina e tij, shumë herë më shumë përmallshëm se dikur. Nga Marcela Tringaj

65


Pranverë 2021

AVNI FAQOLLI

Heroi me mantel prej gune i ekonomisë lokale

Z

akonisht, udhëtimet nëpër fshatra janë pasion më vete,mënyra më e mirë për të prekur realitetin e kauzës që besoj se mbroj e që e njoh veç përmes studimesh. Por asnjë udhëtim nuk është i lehtë. Nuk lëviz me ndonjë makinë e mikrofon që mban logon e ndonjë televizioni. E kujtdo që më duhet të takoj gjatë rrugëtimit në zona rurale, duhet t’i prezantohem mirë e mirë. Askush s’më njeh, por kjo nuk i bën të pasjellshëm dhe të paduruar. Pas disa minutash rrëfimi për veten (gjë që më bezdis e më lodh disi) njerëzit më rrëfehen çlirët. Aq hapur më flasin, sa në fund të çdo rrëfimi më tregojnë cilin informacion mund të përdor lirshëm e cilin duhet ta mbaj për vete. Druajnë se përcjellja e shqetësimeve dhe e zemëratave nuk do t’u sjellë kurrfarë përfitimi, veçse mund t’u hapë

66


Pranverë 2021

ndonjë telash të vogël. Tekefundit shqetësimet nuk janë dëgjuar ndonjëherë për së mbari. Im atë më shoqëron shpesh në udhëtime. Nuk e di kush është më i apasionuar pas çështjes që përpiqem të shpalos në këtë blog modest, unë apo ai. Këtë herë më thotë se njeh një blegtor në Spathar të Librazhdit, Avniun, që kujdeset për 300 krerë dele. Ndonëse skeptike se ç’gjë të veçantë fare mund të rrëfejë Avniu, pranoj të shkoj me qejf. Kur mbërritëm, fshati dukej i shkretë, edhe pse nuk ish ftohtë. Lagjja e fundit e fshatit kish veçse 35 shtëpi të banuara, të gjitha shtëpitë vetëm me të moshuar. Katër djem i kanë mbetur asaj lagjeje, dhe dy janë djemtë e Avniut, të cilët u gjenden për çdo hall gjithë banorëve të mëhallës. Njëri prej tyre nuk ishte në shtëpi, pikërisht sepse po i vinte në ndihmë një komshijeje me bagëtinë. Djem, fshati ka patur

plot, porse ata janë tashmë ose në emigrim, ose e kanë lënë fshatin për një jetesë më të mirë në qytet. Takojmë Avniun te një faqe mali, jo larg shtëpisë, me tufën e tij që ka 300 krerë dele dhe dy qentë e stanit. Bëjmë një bisedë të gjatë për gjithë fshatin, braktisjen e tij, për mundësitë që ofron fshati, për tërë shpresat e investuara në të. Avniu më tregon se puna me bagëtinë mban gjithë familjen e madhe prej tetë pjesëtarësh. Pa frikë, katër rroga të mira mujore dalin prej saj, pa llogaritur gjithfarë shpenzimesh të kryera për ndërtimin e shtëpisë së re e për shkollimin e Marselës në Universitetin e Elbasanit. Çdo gjë pa përjashtim ka ardhur prej tufës dhe punës së familjes. Prej asgjëje tjetër! Sigurisht që në dukje ky rrëfim duket si diçka normale. Një punë fshati që mban familjen. Aspak për çudi dhe e jashtëzakonshme! Me gjithë vështirësitë dhe mundin e stërmadh,

një familje me një kapacitet të tillë jeton, madje mund t’i lejojë vetes një jetesë të denjë dhe normale. E veçanta qëndron në faktin se duhet të perceptohet e tillë nga të gjithë. Fshati nuk të lë pa gjë, veçse duhet punë, shumë punë, nga e gjithë familja. Tek largohemi e pyes tim atë se ç’kish të veçantë Avniu dhe familja e tij. Më gjegjet se donte të më pyeste mua për këtë, meqë e kam marrë seriozisht çështjen e fshatit. I them se nuk e shoh skëterrë fshatin e harruar dhe se, ai që do, ia del paçka vështirësive. Ai nuk kënaqet me përgjigjen time. Ngulmoj të di mendimin e tij. “Si Avniu janë me mijëra anekënd Shqipërisë, ashtu të pavëmendtë, ata janë jo vetëm heronj të ekonomisë lokale, por edhe të vlerave familjare dhe komunitare. Sa pak të duket kjo?” Nga Marcela Tringaj 67


Pranverë 2021

Ne duhet të kemi këmbëngulje e mbi të gjitha besim tek vetja jonë. Marie Curie

68


Pranverë 2021

UNIKE SI TI Stela Nelaj armatën e punimeve të saja me argjile të cilat më të shumtat mbeten punime dekoruese për t’i shtuar jetë e ngyra ambjenteve tuaja! unike_si_ti

GLORIA NEST Këto vathë janë zgjedhja e duhur për vashëzat e ëmbla sqimatare që lazdrohen ujrave të kthjellta në banjo dielli e tek shëtitjet lozonjare bulevardeve mbrëmjeve me flokë suplëshuar. Të punuara me aq dashuri në mënyrë artizanale prej argjilës së polimerit, fantazisë së çlirë të Glorias dhe ngjyrave që qeshin. @glorias_nest

69


KRIJIMTARI PUTHJE NËPËR PENJ Historia e Kozetës dhe Dorjanit, dy të rinjve që qëndisin bashkë me gjergjefët edhe ëndrrat e tyre

K

ozeta dhe Dori jetojnë prej disa vjetësh në Tiranë. Në gjithë rrëmujën e një kryeqendre që nuk di të ndalë, apartamenti i tyre i vogël është një arrati e ëmbël, mes një ambienti që vjen aromë çaji, me gjithfarë bimësh e faqe librash të zverdhur në raftin e drunjtë. Disa prej tyre përdoren për të tharë lulet që vrik më pas varen përmes disa shkopinjve në mur, përkrah një vargu fotosh pa kornizë. Të tjerë libra qëndrojnë si një ushtri në rradhë, në front mbrojtës pas gjysmëtrupave femërorë të qirinjve prej dylli. Të tjerë akoma gjenden poshtë vazove të luleve në parvaz. Janë libra të vjetër shqip, që shërbejnë për t’u treguar zogjve shtegtarë gjithfarë historish të kësaj toke. Në krah të një makine shkrimi të vjetër bojëbari rrinë kapicë disa gjergjefë me copa të tendosura e gati për punë. Pranë saj edhe një kosh kashte me lëmshet e fijeve në çdo nuancë të mundshme. Aty gjenden edhe syzet e vjetra të Kozetës, me skelet të artë rrumbullak e me bishtin

70

paksa me defekt, që i kërkon prej ditësh. Në tavolinën e punës, gërshërët me formë klasike dhe gjithë takëmet e punës qëndrojnë poshtë një çentroje të punuar me dorë që, po ta lëvizësh pak, dallohen lehtë shenjat rrumbullake të kafes lëpirë nga filxhani i tejmbushur. Është koha për të nisur të dy punimin e një porosie të re, dhe radios i duhet gjetur patjetër frekuenca e duhur për të kapur tingujt e preferuar. Dori fillimisht vizaton mbi pëlhurë figurën që do të qëndiset. Kjo është punë që e bën mjaft mirë, edhe pse nuk ka përfunduar studimet në këtë fushë. Kozeta ndërkohë ka filluar të qëndisë. Puna për Kozetën vazhdon nën ritmin e ngjyrave që ngjiten

lart krenarisht e më pas kridhen në copë për të mbetur qëndrestarë të kontureve, që doemos do të mbushen


Pranverë 2021

me ngjyra. Këtij ritmi i bashkohet edhe Dori pasi ka mbaruar së vizatuari dhe serviruri këtë radhë një filxhan kafe mbytur në qumësht, si për mbasdite vonë. Radioja ndalon për disa reklama e është momenti që t’ia ulin volumin dhe Kozeta t’i kujtojë Dorit një prej atyre bisedave të stërgjata që kanë bërë për gati dy vjet përmes rrjeteve sociale, para se të takoheshin së bashku. Shpesh qeshin e kënaqen tek kujtojnë fillimet e tyre. Kanë tashmë tri vite së bashku, vite plot sfida, gjithsesi nuk ia kursejnë njëri-tjetrit ndonjë ngacmim të vogël. Nuk ka shkuar gjithçka vaj, dhe shpesh, tek bisedojnë, të dy i pushton një heshtje e shoqëruar me një frymëmarrje të thellë e me një buzëqeshje të stërgjatur karshi vështirësive të kaluara tok me sukses. Tingujt e radios sërish dominojnë dhomën e ndenjes. Pas këtij pushimi të shkurtër, puna fillon sërish me intensitet. Kozeta dhe Dori janë të dy në të njëjtën linjë mendësie, kur vjen puna për të mos hequr kurrsesi dorë nga arti, edhe kur

ndonjë tekë porosie qëllon të mos jetë shumë e goditur. Sërish qëllon të kenë një bisedë të shkurtër në kësi rastesh. Këshillimi me njëri-tjetrin është sa i nevojshëm, aq edhe spontan. Të dy nuk tregohen egoistë në shijen dhe përvojën e tyre. Gjejnë gjithmonë një rrugë të mesme, një balancë, si ato ngjyrat pastel të disa fijeve që askush nuk refuzon t’i pëlqejë. Të dy i mbeten besnik filozofisë për të kuruar aq sa është e nevojshme shijet e klientëve, por gjithmonë pa bezdisje e këmbëngulje. Kjo është aftësi artistike e përftuar nga përvoja. (Intervista) Faqja juaj është një faqe që bën diferencën me të tjerave të ngjashme. Nuk është thjesht një punëdore stisur me fije shumëngjyrëshe por dhe një histori që e shoqëron, një mesazh, një emocion apo një frymëzim që përcillet ndër fjalët e digjiturës. Kësisoj krijohet një copëz arti? Mënyra sesi ne kemi zgjedhur t’i ndërtojmë mediat tona sociale ka ardhur e gjitha krejt natyrale.

Të dy ne e shijojmë punën e krijuar me shumë kujdes , të shkruarit e digjiturave të gjata, mesazheve që sjellin një frymë pozitiviteti, fotot e bukura. Mendojmë se një punë për të cilën janë dashur orë për ta krijuar duhet të përcillet në mënyrën që meriton, të përçojë të njejtat ndjesi që ka zgjuar brenda nesh krijimi i saj. Tuajat janë fije e ngjyra që puthen prej shpirti e zor se mund t’i vihet një çmim këtij krijimi. Cila është shpërblimi më i madh që merrni kur e dorëzoni tek porositësi një krijim? Shpërblimi më i madh që marrim sa herë dërgojmë porosi është kur shohim njerëz që emocionohen nga dhurata që iu është bërë, sepse aty puna jonë e ka arritur qëllimin e saj. Keni kohë që keni kuruar shijet e atyre që duan të kenë tyren një krijim prej artizani apo që duan ta dhurojnë atë. Çfarë ju bën të jeni këmbëngulës se në fund është arti prej një artisti që duhet të triumfojë përskaj shijeve të porositësve? 71


Pranverë 2021

dilemës nëse duhet t’i qëndrosh besnik shijes tënde apo të paguash faturat në kohë. Me kalimin e kohës, me gjetjen e audiencës që e pëlqen stilin tonë por gjithashtu dhe me rritjen tonë si markë është bërë shumë më e lehtë. Në një pjesë të madhe të kohës klientet e lënë në dorën tonë të gjithë krijimin pasi na kanë treguar disa elemente kryesore. Ka një formulë të magjishme për të krijuar mes traditës e bashkohores? Ju vetë për cilën ju rreh më shumë zemra? Në fillimet tona ka qënë sfiduese sepse kur je një krijues që duhet të suportosh veten me të ardhurat që merr nga arti yt vendosesh para 72

Formula më e magjishme për të krijuar mes të dyjave mendoj se është kurioziteti. Me dëshirën për të mësuar, për të

krijuar, për të gërmuar nëpër të vjetrën dhe kështu risjellë copëza që mbartin shkrirjen e traditës dhe bashkëkohores .Mahnitemi nga njerëzit që nëpërmjet duarve të tyre kanë aftësinë për të të treguar histori, nëse do doja që emri ynë të mbahej mend vetëm për diçka, do doja të ishte kjo. Kozeta ti vetë ke filluar eksperimentimin me qirinjtë. Pse t’u desh një tjetër dritë krijimtarie nga e mëparshmja. Krijimi i qirinjve ka nisur vetëm si një eksperiment, për të provuar diçka të re. Jam shumë kurioze për të provuar shumë lloje artizanati dhe sikur t’i provoj vetëm një herë, të mos më pëlqejnë dhe të mos i bëj më kurrë. Mundësia për t’i provuar më çliron nga ato “po sikur” dhe në të njejtën kohë më nxit akoma më shumë dëshirën për të krijuar, më bën të ndihem e lirë. Deri tani me qirinjtë po mësoj shumë, po e shijoj procesin dhe po mendoj sesi t’i sjell në një mënyrë kuptimplotë. Dëshira ime për t’i sjellë produktet më shumë se vetëm diçka zbukurimi më bën një “shitëse” të keqe por të paktën


Pranverë 2021

kam vizion afatgjatë.

punën e lodhjen që kanë. E me sa duket janë të kënaqur dhe po shijojnë, jo vetëm frytet e punës, por edhe ndërlidhjen njerëzore me klientët. Kjo është arsyeja pse në çdo rast Dori i kryen vetë dorëzimet e porosive në Tiranë.

Si e mendoni të ardhmen e kësaj pune, planet më të afërta që keni së bashku? Tani jemi pikërisht në atë fazën e kthesës, kemi marrë një ambient që po e kthejmë në studio, po krijojmë bashkëpunime me artizanë të tjerë dhe po punojmë për disa produkte të reja. Nuk jemi akoma të qartë sesi e gjitha do shpaloset, por jemi të sigurtë që është veç fillimi i një kapitulli të ri dhe shumë të bukur. *** Puna u është bërë rutinë, tashmë për 12 orë gjatë ditës. Kjo punë u është kthyer në profesion dhe është e vështirë të shkëputen prej saj, edhe nëse një mundësi do të ishte t’i dedikoheshin një profesioni për të cilin kanë studiuar. Të ardhurat nga kjo punë janë normale dhe nuk

është e vështirë të kuptohet pse. Ata nuk ankohen, porse, as nuk bëjnë kompromis me cilësinë e punës së tyre dhe as nuk e nënvlerësojnë

Kozeta dhe Dori kanë plane modeste të thurura së bashku për të ardhmen. Një studio të vogël ku të përfshihen edhe qëndistarë të tjerë. As që mendojnë e ua kanë zilinë gjërave të mëdha. Vazhdojnë t’u gëzohen porsi ditën e parë lumturive të vogla të çdo dite. Një shëtitje e një piknik në park, një shkuarje te familjet në qytezat e tyre, një vizitë në muze, gjurmimi i librave të vjetër që shiten në trotuar apo një kafe në një qoshkë të harruar kafeneje, nën hijen e një vile të vjetër tiranase. Këta janë Kozeta dhe Dori, dy të rinjtë që puthen mes penjve dhe një historie të bukur dashurie e krijimtarie. Si ato të epokave të librave të tyre të zverdhur. Nga Marcela Tringaj 73


Pranverë 2021

GJASHTË ARTIZANËT E PRANVERËS

Donika Craft

D

onika ka vendosur të fokusohet te punimet me grep e shtizë dedikuar të vegjëlve dhe foshnjave, sepse kjo i linte hapësirë e lirshmëri në përdorimin e ngjyrave, krijimtarisë, dhe imagjinatës. Ajo çka i bën të veçanta krijimet e Donikës është jo vetëm modeli i veshjeve që zakonisht vjen në stilin ‘vintage’, por edhe ngjyrat e përdorura. Ato janë përgjithësisht ngjyra të tokës, që i shkojnë aq shumë modeleve dhe janë larg të zakonshmes: rozë për vajzat e bojëqielli për djemtë. Gjithashtu, materiali i përdorur është pambuk 100% prodhim organik, i krijuar posaçërisht për veshjet e fëmijëve. Donika krijon edhe kafshëza të vogla si lodra për fëmijë të vegjël. Ato janë të buta e shumë të lezetshme, dhe vijnë si një shoqëruese e rehatshme për gjumin e mjaft të këndshme për lojë. E gjeni në

74

@ad_craft.al

Ndërgishta

L

ela ka zgjedhur të krijojë me teknikën “makrame”, e cila është një teknikë gërshetimi bazuar në lidhjen e nyjave, por e ndryshme nga punëdorja e zakonshme. I gjithë procesi realizohet totalisht me dorë e në mënyrë artizanale, pa përdorur mjete të tjera, si grep apo shtiza. Materialet e përdorura në makrame përfshijnë litarët e bërë nga spango pambuku, liri, kërpi, lëkurë etj., dhe përzgjidhen në bazë të trashësisë dhe elasticitetit. Ndërsa tipologjitë e nyjeve variojnë nga më të thjeshtat te më të komplikuarat. Në sajë të tipave të nyjave, fijeve specifike që duhen përshtatur për cdo punim dhe imagjinatës, Lela realizon krijime unike. Këto punime shërbejnë si dekor, zbukurim ose për qëllime funksionale, si në rastin e çantave, portofolave, pecetave, veshjeve, aksesorëve personalë dhe dekorues për shtëpinë ose për ambiente shërbimi. E gjeni në

@ndergishta.al

Thurje by Entela

S

ë fundmi, Entela u është dedikuar punimeve që shërbejnë si dekor e zbukurim, për ambiente familjare ose ambiente shërbimi, si: bare, restorante dhe hotele. Ajo çka i bën të veçanta të gjitha këto krijime, përpos punimit të kujdesshëm, është materiali cilësor, në mënyrë që t’i rezistojë kohës e të mbetet sërish diçka me vlerë. Entela parapëlqen pambukun ‘kordo’, një fill aq i thjeshtë e luksoz në të njëjtën kohë. Ky fill është i trashë e i ndërthurur në vetvete, qjë që e bën mjaft të përshtatshëm për mbulesa e jastëkë. Me këtë material Entela punon edhe tapete, madje, sipas kërkesave, realizon porosi për kosha zbukurues dhe tapete me fije kërpi. Të gjitha realizohen me dorë dhe me grep. Punimet e Entelës janë nga më të shumëllojshmet; aksesorët për shtëpinë vijnë herë në një dizajn modern e herë tradicional, herë sipas krijimtarisë së saj e herë sipas kërkesave të klientëve. E gjeni në

@thurje_by_e


Pranverë 2021

Bota Magjiplotë e Letrës

P

as “Botës Magjiplotë të Letrës” fshihet Dorina, për të cilën teknika quilling nuk është term i ri, por pasioni që e shoqëron prej më se një dekade. Ky art, që thuhet se i ka rrënjët në Egjiptin e hershëm, në Shqipëri po hedh hapat e parë. Material bazë ka letrën, e cila pritet në shirita të hollë që më pas palosen, mbështillen ose përdridhen, në varësi të rezultatit të dëshiruar. Ndonëse me këtë teknikë realizohen një mori punimesh, shumica e njeh Dorin për koleksionin e veshjeve popullore, ku është puqur pasioni për etnografinë dhe për quilling. Çdo punim zë fill me një skicë, pasohet nga përzgjedhja e letrave dhe prerja e tyre e më pas fillon puna. Kostumi «ildiset» me ndihmën e gjilpërave me kokë, që ngulen e shkulen qindra herë, derisa çdo copë letër gjen vendin e vet. Për të lidhur punimin, me penel të zhytur në ngjitës preket tërë sipërfaqja e punuar. Pasi ngjitësi thahet, punimi lyhet e pispolloset me llak, por jo nga ai i flokëve. Kjo e bën rezistent ndaj lagështisë së ambientit dhe vetisë së natyrshme të letrës për t’u zbehur me kohë. E gjeni në @bota_magjiplote_e_letres

ThinkOutClay

D

enisa është krijuesja e Think Out Clay. Ajo ka një dashuri të veçantë për punimet në miniaturë, dhe kjo ka qenë shtysa kryesore pse nisi të eksperimentonte me to duke përdorur argjilën. Çdo krijim i saj është sa modern, edhe klasik, që nga format që përdor deri te personazhet dhe karakteret e përzgjedhura, duke u dhënë mundësi klientëve të porositin punime për përdorime të ndryshme. Kështu mund të porositin vathë, spila interesante, aksesorë zbukurimi për tavolinën e punës e shumë të tjera. Çdo punim realizohet në mënyre artizanale, jo me kallëpë apo forma të gatshme, e kjo pa dyshim merr goxha kohë për t’i dhënë formë, krijuar, tharë, pastruar, lëmuar, për t’i lyer dhe llustruar. Zakonisht vetëm tharja e argjilës kërkon 2 deri në 10 ditë kohë, në varësi të përmasave të krijimit. Edhe pse në miniaturë, këto krijime duan kohën e tyre dhe, mbi të gjitha, tërë dashurinë e krijueses në secilin hap! E gjeni në

@thinkout.clay

Art by Mel

N

ë këtë blog pasqyrohet dashuria për artin e ndërthurur bukur nga Melisa, që kërkon të dhurojë jetë nëpërmjet ngjyrave. Punimet e saj janë kryesisht piktura dhe punime artizanale, të cilat Melisa i personalizon sipas kërkesave të klientëve, duke pasqyruar shpirtin dhe frymëzimin artistik. Qëllimi i saj është që, objekteve si poçave prej balte ose punimeve në gur apo dru, t’u japë jetë dhe gjallëri. Ajo ka një mesazh edhe për lexuesit, i këshillon që ta vlerësojnë artin dhe të bukurën. T’u kushtojnë rëndësi detajeve të punuara nga artistët, sepse ato kanë shpirt, magji, kreativitet, lodhje, dashuri, përkushtim, ngjyra dhe kohë, të gjitha të shkrira në një punim të vetëm, që konsiderohet “dhurata unike” për të shtrenjtit tanë. E gjeni në

@art_bymel_ 75


Pranverë 2021

AMARGI AMARGI Koleksioni Pran’Verë 2020 Covid-19 i vonoi paksa, por tani Koleksioni PranverëVerë 2020 është këtu.Shikoni veshjet e para në faqet e kësaj reviste!Ky koleksion vjen në saten, pambuk dhe shumë ngjyra ashtu sic e keni kërkuar ju!

76


Pranverë 2021

77


Pranverë 2021

78


Pranverë 2021

79


Pranverë 2021

80


Pranverë 2021

81


Pranverë 2021

TRASHËGIMIA KULTURORE— FRYMËZIM PËR TË RINJTË

K

ultura popullore është një burim nga ku rrjedh folklori popullor. Vallja popullore në veçanti është një pasuri kombëtare shumë e vyer. Motivet koreografike burimore janë shfrytëzuar me mjaft mjeshtëri nga koreografë të ndryshëm të vendit tonë. Për të përcjellë më tej këto të mira dhe njohuri kombëtare, organizata jofitimprurëse Social Services Center DDAER (SSC DDAER) është mbështetëse kryesore e nismës së programit për të rinjtë “Rinia tok në valle”. Drejtuesja e saj, Sueda Guri, ka përfshirë në këtë projekt studiues dhe profesionistë të fushës së folklorit dhe të valles popullore. Ky projekt është vënë fillimisht në

82

zbatim në vitin 2019, i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, duke u përmbyllur me një shfaqje 30-minutëshe të realizuar nga të rinjtë pjesëmarrës, që vinin nga gjimnaze të ndryshëm të Tiranës. Në vitin 2020 ky projekt u mbështet sërish, kësaj radhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Për shkak të pandemisë Covid-19 projekti është pezulluar, për t’u rikthyer në një moment kur situata do të jetë përmirësuar. Në këtë projekt, përveç të rinjve nga Tirana do të jenë pjesëmarrës edhe ata nga Kosova, komuna Obiliq. Ky bashkëpunim erdhi si dëshirë e drejtueses së projektit dhe e Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë nga Kosova kanë si drejtues Besnik Grajcevcin, solist i Ansamblit Shota në Kosovë. Është një emocion i vërtetë t’i përfshish këta të rinj në kulturën popullore, nëpërmjet fakteve të shkruara rreth krijimtarisë, kostumografisë dhe trashëgimisë kulturore. Unë si studiuese e Folklorit Koreografik e ndiej të nevojshme t’u referoj këtyre të rinjve nga ana teorike rëndësinë jo vetëm të kulturës materiale, por edhe shpirtërore, të atyre artistëve të palodhur që kanë përcjellë art brez pas brezi. Ajo që ky projekt do të vërë në dukje është përfshirja e të rinjve jo vetëm si valltarë performues, por edhe ta njohin origjinën e këtyre perlave burimore.


Pranverë 2021

Studime të shumta të shkruara rreth krijimtarisë folklorike tregojnë historinë se si koreografët popullorë shqiptarë kanë realizuar mbledhjen e materialeve burimore në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë, për t’i sjellë në skenë me mjaft mjeshtëri nga ana artistike, pa ua humbur identitetin lëvizjeve popullore. Vallet popullore, si edhe këngët popullore kanë pësuar ndryshime të shumta duke u rivënë në skenë nga koreografë të ndryshëm. Por e rëndësishme për t’u theksuar është se ata janë munduar gjithnjë t’u qëndrojnë besnik motiveve burimore, për të mos ua humbur origjinalitetin. Organizata SSC DDAER së bashku me profesionistë të fushës ka si qëllim që, ndër të tjera, këtë projekt ta mbyllë me një shfaqje të realizuar nga të rinjtë pjesëmarrës. Gjithashtu, ajo dëshiron që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë sikurse edhe institucione të tjera t’i japin prioritet, që nisma të tilla të mos mbeten thjesht projekte, por të vendosen në kurrikulat shkollore, sepse janë pjesë me rëndësi për artin popullor, për brezat e rinj. Njohja e kulturës popullore është një domosdoshmëri për të gjithë brezat. Nga Elona Beqiraj, studiuese e Folklorit Popullor 83


QËNDRUESHMERI

S

SEKRETET E NATYRËS SË ERJONA XHAFERRAJ

ot më shumë se kurrë duket sikur njerëzit kërkojnë me ngulm të gjejnë balancën e humbur ndërmjet zallamahisë së një jetë tepër të (pa)kontrolluar dhe sekreteve që Natyra ja falë atyre që kanë pasionin dhe durimin për t’i lexuar mrekullitë e jetës ndër rrënjë e gjethe. Por, sa e vështirë është ta lexosh Natyrën në përsosurinë e saj të pagabueshme? Këtë zor se e themi ne, shkarravitësitë e fjalëve! Prandaj kësaj here qe e rrugës për t’u shkëmbyer me shumë gëzim, me Eriona Xhaferaj – farmacisten dhe nutricionisten shumë të çmuar; nga zemra dhe mendja e së cilës deri më tani kanë dalur shumë therase a formulime magjike. Eriona, anise profesioniste e shkëlqyer dhe sipërmarrëse goxha e arrirë që në

84

kontaktin e parë shpalosi një modesti të admirueshme, çfarë bëri që ky bashkëbisedim të ngjyhej me plotë bojna jete! Erjona, emri yt tashmë është frymëzim për vajzat e gratë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ç’të ka frymëzuar më fort këtyre viteve në punën dhe pasionin tënd? Mund të thoja se dituria dhe ndjenja e përgjegjësisë janë dy faktorët kyç. Dituria është shumë intriguese; sa më shume mëson dhe mendon se po i afrohesh vijës finale, aq më shumë largohesh dhe tërhiqesh në dimensione të tjera. Ndërkaq, ndjenja e përgjegjësisë pra kur njerëzit të besojnë shumë, atëherë natyrshëm fillon të rëndohet pesha e saj, por në

të njejtën kohë kur shikon se sa dobi u sjell të tjerëve e gjithë kjo lodhje më kthehet në forcë për të vazhduar. Të gjitha këto gërshetime të bukura, e ngacmojnë frymëzimin për të udhëtuar drejt pasionit; e në rastin tim misioni është të jem e dobishme për njerëzit me diturinë dhe punën time. Si fillon rrugëtimi në këtë oazë sekretesh? Rrugëtimi im në këtë fushë u kondensua qysh në fëmijëri. Kujtimi më i hershëm që unë ruaj nga fëmijëria i përket moshës pesëvjeçare. Asokohe kisha dëgjuar nga shoqet e mia se manikyri mund të përftohej duke e lënë sapunin në ujë. Me atë ide në mendje, isha e vendosur që të bëja


Pranverë 2021

“prova konkrete”. E kam të freskët në kujtesë momentin kur bëra “eksperimentin” tim të parë. Preva një copë sapuni dhe e vendosa në një kavanoz të qelqtë. Më pas i shtova pak ujë dhe e kontrolloja vazhdimisht nëse ajo përbërje do të kthehej në manikyr. Besoj se aty nisi gjithçka për mua. Aty mori udhë edhe kurioziteti im për të ditur se çfarë mund të ndodhte kur përzien lëndë të caktuara me njëra-tjetrën. Ky rrugëtim i mrekullueshëm vazhdoi me zgjedhjen time për të studiuar në fushën e Farmacisë, megjithëse u shtri dhe u pasurua edhe përtej saj. Më vonë, pasi përfundova studimet e nivelit master në Farmaci, ndoqa edhe një tjetër program masteri në Farmacinë Spitalore dhe atë të Rrjetit të Hapur. Punimi i tezës së këtij masteri, me titull “Ksenoestrogjeni në produktet kozmetike të flokëve”, ishte një sfidë e vërtetë për mua, saqë kjo temë më bëri të kuptojë se pas gjithçkaje që konsiderohet si “normale” në produktet tona të përditshme, fshihen shumë substanca të rrezikshme për të cilat duhet të jemi më shumë të informuar. Po si arrinë t’ja “vjedhësh” sekretet natyrës? Unë i fal dashuri dhe ajo më ofron sekretet e saj, pa kushte! Natyra, realisht më nxit që të zhytem në mendime. Ajo m’i shfleton njohuritë

e mia akademike në të mijëtat e sekondit dhe harmonizohet aq bukur me nxënien shpirtërore, saqë unë humbas duke vështruar natyrën. Madje nga ky meditim i fortë më lindin idetë për explorime të reja. Kështu nisën përnjëmend “Sekretet e Natyrës”? Si rezultat i thellimit në dituri e kërkim, në moshën 25 vjeçare vendosa ta sfidoj vetën si sipërmarrëse dhe të hapja biznesin tim, të cilit ja vuri emrin “Sekretet e Natyrës”. Qëllimi ka qenë që t’i riktheja në treg produktet natyrale të cilat ishin lënë në hije nga mbipërdorimi i produkteve sintetike. Si bashkëjetojnë ose bashkëveprojnë urtësitë dhe begatitë brenda Tokës sonë? Një pyetje e mrekullueshme. Shpesh, mua më mbërthejnë urtnitë e transmetimeve të shumta profetike dhe ajetet e Librit të Shenjtë, ku shpesh Zoti përmend begatitë e kësaj Toke! Nga ana tjetër ajo çfarë unë kam mësuar gjatë këtyre viteve

më ka shtyer për ta kuptuar madhështinë e krijimit në detajet më mbresëlënëse dhe më të dobishmet, sidomos për jetën e njeriut. Kështu, mjafton të kapësh një grusht erëzash dhe mund të flasësh pafund për të; të marrësh një gjethe peme dhe të tregosh cikle jete. Nuk gjej fjalë për ta kopsitur në përkufizim madhështinë e asaj që Zoti ka krijuar dhe sa pak falemnderues jemi ne ndaj Atij që çdo gjë e ka vendosur në shërbimin tone. Sa e vështirë ka qenë të realizosh projektin tënd në një vend si ky i joni? Aq i vështirë ka qenë, saqë mu desh të largohesha nga atdheu për ta realizuar projektin sipas vizionit që unë kisha dhe jo sipas atyre pak mundësive që më ofroheshin! Por prap nuk mund të rri pa përmendur që vendi im më ka kalitur fort mirë për sfidat e jetës. Sa produkte numroni aktualisht tek Sekretet e Natyres? Formula apo formulime të miat dhe produkte artizanale janë diku rreth 30 sosh, por patjetër që ne kemi edhe produkte të tjera ku ndër to mund të përmendim vajrat me cilësi maksimale, Oneva, për të cilat kemi eksluzivitetin në Shqiperi sikurse produktet e tjera, pika e fortë e të cilave përherë ka qenë dhe mbetet, cilësia. 85


Pranverë 2021

Cilat janë produktet që kërkojnë më shumë kohë, mund e punë? Padyshim, përgatitja e kremrave! Ka raste që një procedurë e plotë mund të kërkojë disa ditë për t’u perfunduar. Pastaj, kohë e gjatë lypset edhe për zhvillimin e produkteve aktuale dhe formulave të reja. Për shembull, javën e kaluar më në fund arritëm të hidhnim një super furmulim të kremit “Sun Protector” dhe besoj që do kemi shumë sukses me këtë formulë. Për hir të së vërtetës, ja kam falë 6 vite punë e përpjekje përmirsimit të kësaj formule derisa e nxorra versionin e saj përfundimtar. Po markat që ke themeluar në Kanada? “Greenager” me plot gojën mund ta quaj një brend shumë unik në mënyrën sesi kombinon shëndetin me bukurinë. Vizioniet e mia për 86

këtë brend janë të shumta dhe po punojmë parreshtur për to. Vetëm se lutem përditë që Zoti të më jap sukses dhe njerëz të dobishëm, me të cilët do t’i çojë para idetë e mia! Për momentin, produktet e kozmetikës së “Greenager” janë një risi më vete në fushën e kozmetikës dhe mënyrës se si përceptohet koncepti i universales në to.

Njeriu, dy sy ka dhe sërish është aq e vështirë të zgjedh mes tyre. Në këtë pikë, unë kam 30! Ndoshta mund të duket e lehtë ama e dijnë supet e mija se sa e vështirë është dhe sa e zorshme ka qenë kjo rrugë! Ajo që di me siguri është se, kur i kam formuluar produktet një për një, punën e kam bërë me dashuri të pasosur! Secili produkt për mua është i rrallë e fantastik, sidomos nëse përdoret në vendin dhe mënyrën e duhur. Padyshim që produktet e “Greenager” pasqyrojnë dimesione të tjera në kozmetikë, por prap “Sekretet e Natyrës” ngelet dashuria ime e parë. Tani, ajo që mund te them është se seti “Blue Shine” ka gëzuar një feedback mbreslënës, sidomos për ato që i njohin mirë produktet kozmetike.

Cilat janë përparsitë që të fal puna atje?

të ka bërë vaki që të heqësh dorë nga ndonjë formulë?

Kultura e kujdesit ndaj shëndetit është tejet e zhvilluar këtu. Ka profesionistë kudo, të cilët gjatë gjithë kohës mendojnë vetëm për zgjidhje dhe jo thjeshtë nxjerrje në pah apo shpalosje të problemeve. Kjo përgjegjësi dhe gatishmëri për mua mbetet frymëzim i madh, sidomos për zhvillimin tim profesional.

Ne fakt e kemi pasur një të tillë eksperiencë. Kanë qenë sapunat natyral që përgatisja. Problemi nuk ishte i lidhur drejtpërdrejt me sapunat, por me mënyrën sesi njerezit i përdornin. Meraku me shtyu që të heq dorë nga sapuni dhe madje më nxiti për të gjetur formula të tjera më kollaj të përshtatshme për miqtë tanë.

Me zemër më thuaj, cilat produkte ti i rekomandon symbullun?

Në Shqipëri akoma njihet pak “Holistic Nutrition” … e di do jesh


Pranverë 2021

lodhur duke e sqaruar por në pak fjalë, ç’përmbanë në vete ky term? Holistic Nutrition do të thotë ta shohësh trupin e njeriut ashtu siç realisht është i krijuar! Pra, ta shohësh njeriun si qenie të krijuar prej mishi dhe shpirti. Pastaj, mënyra e jetesës, zakonet e përditshme, rutinat e

ndryshme, ushqimet që konsumojmë, mënyra se si përceptojmë, si reagojmë ndaj emocioneve të ndryshme, etj: me pak fjalë, të gjitha këto janë copëza të cilat “Holistic nutrition” i merr në konsideratë dhe mbi të cilat prezantohen format/ alternativat për gjetjen e balancës mes qenies njeri dhe gjithçkaje që e rrethon atë.

Do kthehesh prap në atdhe? Kjo pyetje gjithmonë më trondit. Në mënyrë pak të vrazhdë tani e them se atdheu qenka sikurse nëna, kurse vendi ku emigron një soj “njerke”. Ndjësia që mbartë në krahor është një lidhje shpirtërore që nuk artikulohet dot me fjalë dhe zor se kuptohet pa i provuar të dyjat: vendin tënd dhe vendin e huaj! Në fakt, kur unë u largova nga Shqipëria, ika tejet e mërzitur prej padrejtësive e shumë gjërave të tjera që s’do doja kurrë të kishin ekzistuar në Tokën time. Tani e them me siguri se çdokush që ka zgjedhur të largohet nga mëmëdheu, nuk i ka duruar dot problemet, padrejtësitë dhe pengesat, të cilat me shpirt do donte të mos ishin më aty! Mua, sikur të më ofrohej një mundësi, e sikur ta gjeja mbështetjen e duhur në mënyrë që të kontriboja me gjithë potencialin tim dhe ndërkohë të kisha aq terren sa për të vazhduar rritjen profesionale, patjetër, qysh nesër, do kthehesha me vrap në atdheun tim; aty tek nëna ime, te deti im, te dielli im, te Toka ime ku kam mësuar të eci, të rrëzohem e të ringrihem përsëri! Bisedoi Fjolla Spanca 87


Pranverë 2021

BEES AND TREES Përkujdesje organike për lëkurën si asnjëherë më parë

“B

ees & Trees” krenarisht është pionerja e linjave kozmetike shqiptare të regjistruara sipas standarteve evropiane për mënyrën e prodhimit dhe për përbërësit organikë të përdorur, duke u bërë kështu shembull për kompani të tjera që kanë të njëjtin vizion. Për shumicën prej nesh shëndet i mirë do të thotë dietë e ekuilibruar dhe ushtrime të rregullta. Sigurisht që këto gjëra janë shumë të rëndësishme, por ç’ndodh kur vjen puna te produktet që përdorim për lëkurën? Lëkura është organi ynë më i madh, që thith pothuajse gjithçka që vendoset mbi të. Mesatarisht, çdo ditë në lëkurë aplikohen rreth dhjetë produkte bukurie. Pa e ditur, e ekspozojmë trupin ndaj një sërë kimikatesh të panevojshme e të dëmshme. Nëse jeni duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme, duhet t’i jepni përparësi edhe zgjedhjes së produkteve organike dhe natyrale për kujdesin e lëkurës. 88

Kështu nisi dhe rrugëtimi i produkteve të “Bees & Trees”. Në mars të vitit 2014, Rona Nushi, studente e farmacisë asokohe, krijoi për përdorim personal një krem dielli më përbërje natyrale, pa elemente kimike. Duke qenë se Rona kalonte një kohë të gjatë në aktivitete në natyrë, produkti që i nevojitej më tepër ishte një mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, por që të ishte natyral e në harmoni me lëkurën e saj. Do të ishin pikërisht miqtë e saj që do t’i kërkonin Ronës të njëjtin

produkt që kish përgatitur për vete në laboratorin e universitetit ku studionte. Kërkesat e shumta, përtej rrethit shoqëror, u bënë shkas që ajo ta mendonte seriozisht krijimin e një linje të mirëfilltë kozmetike me përbërës natyralë. Kështu ideja spontane e krijimit të një produkti për përdorim personal, në dhjetor të vitit 2014 do të kthehej në një ide biznesi të mirëfilltë. Sa mirë që profesioni i saj do ta ndihmonte që të krijonte formula të reja dhe markën e saj nën emrin “Bees & Trees Biocosmetics”.


Pranverë 2021

Rona po e shijonte tej mase punën në laborator dhe kjo ishte një arsye më shumë për të mos e parë veten nën petkun klasik të farmacistes. Duhej të eksperimentonte diçka më shumë. Gjatë vjeshtës së vitit 2015, Rona i ishte përkushtuar punimit të diplomës dhe njëkohësisht praktikës së punës në Milano. Falë kontakteve të krijuara me kolegë të ndryshëm, por edhe përmes disa panaireve të fushës, Rona mori guximin t’i prezantonte produktet e saj te laboratorët më prestigjozë botërorë të kozmetikës, me qëllimin e vetëm krijimin e një linje organike shqiptare për produkte të kujdesit të lëkurës, të cilat do të prodhoheshin sipas standardeve e kërkesave më të larta të Bashkimit Evropian. Kombinimet e përbërësve të këtyre produkteve do të ishin totalisht autentike prej “Bees & Trees” dhe të krijuara nga vetë Rona. Meraku i saj nuk ishte vetëm të krijonte produkte me përbërës natyralë, por edhe t’i prodhonte duke përdorur praktika të qëndrueshme. Konkretisht, produktet “Bees & Trees”, të cilat shquhen tashmë për mungesë të kimikateve të ashpra e toksinave, janë produkte me ndikim të reduktuar në mjedis. Në korrik të vitit 2015, Rona iu dedikua plotësisht kësaj çështjeje, duke bërë të mundur që paketimi jo vetëm të ishte 100% i riciklueshëm, por edhe që një kompani të merrte përsipër riciklimin e këtyre paketimeve. Kështu lindi bashkëpunimi me kompaninë që përdor plastikë të riciklueshme për sende të konsumit të përditshëm.

Për Ronën tashmë janë bërë gjashtë vite punë sfilitëse, plot sfida e rrugë të pashkelura për të rrokur ëndrrën e saj, ndoshta për t’u hapur udhë edhe nismave të tjera që synojnë të njëjtën gjë. Ajo ecën me hapa të vegjël, por të sigurt e pa nevojën e zhurmës dhe të bujës. Tashmë “Bees & Trees” renditet e krahasohet me linja botërore të kozmetikës për nga cilësia, përbërja, formulat, dizajni, koncepti, vizioni dhe çdo çështje teknike që lidhet me kozmetikën; Rona është munduar që në fokus të jetë tërësia e natyrës: bletët e pemët. Me filozofinë e saj, për t’i marrë më të mirën natyrës e për ta përcjellë më të mirën tonë te natyra, përmes promovimit të një produkti të prodhuar tërësisht në mënyrë etike, vjen me moton: “Duaje veten natyrshëm.” “Bees & Trees” krenarisht është pionerja e linjave kozmetike shqiptare të regjistruara sipas standarteve evropiane për mënyrën e prodhimit dhe për përbërësit organikë të përdorur, duke u bërë kështu shembull për kompani të tjera që kanë të njëjtin vizion. Rona, vajza e rritur në Pejë, në Malet e Rugovës, edhe sikur të mos ishte përfshirë në këtë sipërmarrje, natyrisht do të ishte përfshirë në aktivitete që lidhen me natyrën, shëndetin ose artin. Gjithsesi ajo është me fat që i ushtron të tria njëkohësisht përmes punës, guximit dhe vizionit. E s’ka se si rrugëtimi i saj të mos jetë i sigurt drejt të jashtëzakonshmes, të madhes, gradualisht, porsi një oqean i qetë. Bisedoi Marcela Tringaj 89


Pranverë 2021

NATYRA NA DUHET SI AJRI QË THITHIM! E DIMË SI BUKA ME DJATHË, PORSE KUJTOHEMI KUR NA VJEN LAKU NË FYT...

Ç

farë tjetër mund të jetë më e rëndësishme sesa rigjenerimi i natyrës, kur dihet se jeta jonë varet potencialisht nga Ajo?! Ja disa arsye pse natyra duhet menduar si pjesë organike e jetës sonë.

1.

Asimilon dioksidin e karbonit dhe zbut efektet e ngrohjes globale anekënd globit përmes klimës dhe bimësisë. Janë pemët, algat, leshterikët, ligatinat, tokat me bar dhe çdo gjë jeshile që ofrojnë mënyrën më efikase për të eliminuar karbonin e tepërt nga atmosfera e për të rivendosur ekuilibrin e natyrës. Gjithashtu, natyra është thelbësore për jetën e egër dhe që bimët të lulëzojnë. Ne kemi nevojë për ekosisteme të ekuilibruara, që jeta e egër dhe bimët e biodiversitetit të lulëzojnë, dhe kjo ndihmon njerëzimin të ketë bollëkun e të mirave që gjenerohet nga natyra.

2.

Natyra u ofron njerëzve ajrin dhe ujin për të mbijetuar dhe për të përmbushur nevojat përtej

90

saj. Sidoqoftë, ne jemi shkëputur aq shumë nga bota natyrore, saqë kemi harruar se jemi pjesë dhe njëkohësisht kontribues të ekuilibrit të saj. Janë pikërisht “jeshilet e natyrës” që kapin toksinat në ajër, duke e pastruar atë, ashtu sikur cikli i ujit përmes bimëve, tokës dhe mikroorganizmave. OBSH-ja vlerëson se ndotja e ajrit dhe e ujit vret 7 milionë njerëz para kohe çdo vit, ndërsa ndotësit mikroskopikë depërtojnë në sistemin e frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme.

3.

Natyra është thelbësore për ushqimin e shëndetshëm. Natyra siguron të gjithë ushqimin tonë, paçka se sistemi ushqimor global nuk është i qëndrueshëm; monokultura në të mbjellë, ushqimet e përpunuara industriale apo plastika që i shoqëron ato, janë kthyer në një rrezik potencial për natyrën, gjallesat dhe bimët. Bujqësia rigjeneruese dhe organike risjell pa frikë natyrën e


Pranverë 2021

shëndetshme dhe prodhime që kanë proces gjenerimi të padëmshëm.

4.

Është natyra ajo që parandalon përmbytjet dhe erozionin e tokës, që shkaktojnë dëme serioze kur ndodhin. Mbjellja e pemëve ndihmon në parandalimin e përmbytjeve, sepse uji që përshkon tokën, nën pemë kalon me një shpejtësi 67 herë më të vogël sesa në një tokë me bimësi të ulët. Pemët e mbrojnë tokën edhe nga era, ndërsa gjethet e rëna formojnë një shtresë mbrojtëse sikundër rrënjët dhe kërpudhat. Gjithashtu, rrënjët e pemëve krijojnë kanale që e lejojnë ujin të rrjedhë thellë në tokë, e kështu toka bëhet një rezervuar që e përthith ujin si sfungjer dhe pastaj e lëshon ngadalë, sipas nevojës. Mbrojtja dhe mbjellja e pemëve është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përmbytjet, duke mbrojtur kështu tokën tonë të çmuar.

5.

Prej natyrës varet shëndeti e mirëqenia e njeriut dhe e çdo gjallese në tokë. Një numër

në rritje studimesh kanë treguar se kalimi i kohës në natyrë përmirëson shëndetin tonë fizik, mirëqenien mendore dhe shton lumturinë. Midis shumë përfitimeve është zbuluar se ekspozimi ndaj natyrës ul presionin e lartë të gjakut, përmirëson humorin, pakëson ankthin dhe na çlodh fizikisht e mendërisht. Për më tepër, qëndrimi në natyrë lidhet në mënyrë të konsiderueshme me kënaqësinë e jetës, kuptimin e saj dhe me lumturinë. Përveçse ndikon për mirë te ne personalisht, koha e kaluar në natyrë na përmirëson edhe lidhjet me njëri-tjetrin, duke na bërë më të dashur, më bujarë dhe më të prirur për komunitetin. Kur njerëzit njohin ndikimin pozitiv që ka natyra në jetën e tyre, kujdesen për të, bëjnë gjithçka që kanë në dorë për ta mbrojtur nga shkatërrimi.

6.

Natyra është ajo që do i lëmë pas gjeneratës që vjen, ashtu siç bënë të parët tanë me ne. Indigjenët kanë shumë për të na

mësuar në këtë aspekt: si të jetojmë në harmoni me botën natyrore. Mençuria e tyre na tregon se si t’u japim rëndësi veprimeve dhe aktiviteteve tona në mënyrë që, ajo që bëjmë sot, të ketë vlerë edhe për shtatë breza të ardhshëm: duke e trajtuar Tokën me shumë kujdes dhe respekt. Ne të gjithë duhet të jemi paraardhës të mirë, duke marrë përgjegjësinë që të planifikojmë për të ardhmen, duke u siguruar që ajo që është këtu për ne sot, të jetë edhe nesër për fëmijët tanë dhe për fëmijët e fëmijëve tanë.

7.

Natyra riparon dëmin që kemi shkaktuar, sepse zotimi për të qenë i qëndrueshëm nuk është më i mjaftueshëm, ne nuk duam vetëm të rindërtojmë një planet të shkatërruar! Ne duhet të marrim hapa në mënyrë aktive për të riparuar dëmet që i kemi sjellë Tokës, duke rivendosur ekuilibrin e natyrës, duke dhënë më shumë sesa kemi marrë, për të ndihmuar në rigjenerimin e botës së gjallë natyrore. 91


Pranverë 2021

ORGANIZATAT MJEDISORE Kundër ndërtimit të aeroportit në Nartë, dhe kanë absolutisht të drejtë!

N

jë grup prej pothuaj 40 organizatash mjedisore kërkojnë anulimin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Peizazhi i Mbrojtur Vjosë—Nartë. Kjo me argumentimin se Laguna e Nartës dhe mjediset përreth përfaqësojnë një nga ekosistemet ligatinore më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë dhe të Mesdheut. Zona Vjosë-Nartë, jo vetëm që është Zonë e Mbrojtur në rang kombëtar, por është edhe pjesë e pothuajse të gjitha rrjeteve ekologjike ndërkombëtare në të cilat mund të bëjë pjesë një zonë natyrore e Shqipërisë. Kësisoj, zona është e njohur ndërkombëtarisht si “Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin”. Kjo zonë, sipas mjedisorëve, ka të regjistruara një total prej më shumë se 200 lloje shpendësh të egër. Prej këtij numri, 33 janë të listuar me 92

status kërcënimi në Listën e Kuqe të Shqipërisë. Vjosë-Narta është vendfolezimi më i rëndësishëm në Shqipëri dhe ndër më të rëndësishmit në Evropë për disa lloje të rendit të baltakëve (Charadriiformes). Mund të përmendet këtu sqepbiza (Recurvirostra avosetta), popullata riprodhuese e së cilës brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë është më shumë se 1% e popullatës së përgjithshme të rajonit bio-gjeografik të Evropës Juglindore, Detit të Zi dhe Turqisë. Në vijim, Vjosë-Narta mbart rregullisht mbi 1% të popullatave të dy llojeve të rajonit të Mesdheut dhe Detit të Zi: pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) dhe flamingoja (Phoenicopterus roseus). Sipas organizatave mjedisore shqiptare, ndërtimi i një infrastrukture me përmasave si të aeroportit të propozuar, jo vetëm që do të tjetërsonte në mënyrë të pakthyeshme peizazhin e

mrekullueshëm të zonës, por edhe do të largonte të gjithë këto lloje e vlera. Kjo zonë përfaqëson një prej segmenteve më të rëndësishëm të korridorit të shtegtimit të Adriatikut, ku qindra mijëra shpendë gjejnë ushqim dhe strehë gjatë sezoneve të shtegtimit. Për më tepër, sipas tyre, ndërtimi i aeroportit në vendin e parashikuar paraqet rrezikshmëri të lartë për sigurinë e vetë aeroplanëve dhe njerëzve. Një pjesë e këtyre shpendëve, si për shembull, pelikanët, çafkat, pulëbardhat, flamingot etj, që në këtë zonë hasen me shumicë gjatë gjithë vitit, kanë përmasa dhe peshë të tillë që, nëse përplasen me aeroplanët, mund të shkaktojnë aksidente tragjike. Rastet e rrëzimit të aeroplanëve, si dhe avaritë e shumta të shkaktuara nga përplasja me shpendët e egër janë të mirëdokumentuara. Ky fakt, sërishmi e bën Vjosë-Nartën të papërshtatshëm për këtë investim të madh publik.


Pranverë 2021

HERBALIZMI Barnat që rrit natyra

H

erbalizmi, i njohur ndryshe si Phytotherapy, i referohet mjekësisë popullore e tradicionale që përdor bimë dhe ekstrakte bimore për të trajtuar sëmundjet e për të mbrojtur shëndetin. Dëshmitë arkeologjike tregojnë se përdorimi i bimëve mjekësore daton që nga epoka e paleolitit, afërsisht 60.000 vjet më parë. Dëshmitë e shkruara të ilaçeve bimore datojnë mbi 5.000 vjet më parë, tek sumerët të cilët përpiluan listat e bimëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 80% e popullsisë në botë përdor mjekësinë bimore, sepse ilaçet në

farmaci janë të shtrenjta për shumicën e popullsisë. Ndërsa ilaçet bimore mund të rriten nga farat ose të mblidhen nga natyra, me pak ose aspak kosto. Aktualisht, mbi 50% e recetave të reja farmaceutike përmbajnë të paktën një përbërës me bazë bimore. Mjekësia moderne e ka origjinën nga terapitë e hershme me bimë. Mjekësia bimore përdor bimë që nuk kanë veprim agresiv si të barnave modernë, por përkundrazi nxisin trupin të shërojë veten. Produktet bimore krijohen nga rrënjët, kërcelli, lulet ose gjethet e bimëve dhe shiten në formë të lëngshme, kapsulash ose çaji.

VETITË E NJË BIZNESI TË GJELBËR

S

hqetësimi për ngrohjen globale, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i burimeve po i drejton shumë biznese drejt përpjekjeve që të kthehen në “të gjelbërta”, duke përdorur metoda të qëndrueshme në kontekstin ekologjik, ekonomik dhe social.

Vlerëson efikasitetin e energjisë për infrastrukturën dhe veprimtarine e biznesit. Instalon pajisje që kursejnë energjinë në mjedisin e zyrës dhe, në vend të disa pajisjeve për kopjimin, printimin, skanimin dhe faksin, investon në një pajisje të vetme me disa funksione.

Biznesi i gjelbër përdor materiale të qëndrueshme për produktet, përdor më pak ujë, energji dhe materiale të papërpunuara ose i përdor në mënyrë eko-miqësore.

Vlerëson mbetjet e biznesit dhe riciklimit. Investon te riciklimi dhe redukton paketimet e panevojshme. Identifikon ndikimin negativ në mjedis dhe shoqëri.

Në disa raste, mbetjet ripërdoren si energji ose si lëndë e parë. Kryen një analizë të plotë të gjurmëve të karbonit që vijnë nga veprimtaria e tij, që lidhet me sasinë e gazrave serë që prodhon çdo vit dhe që janë një ndër shkaqet e ndryshimit të klimës globale.

Zgjedh furnitorë miqësorë me mjedisin për të krijuar një zinxhir furnizimi eko-miqësor, nga procesi i prodhimit deri te furnizimi. Biznesi i gjelbër ofron mallra dhe shërbime që ua bëjnë më të lehtë klientëve të jetojnë një jetë eko-miqësore. 93


Pranverë 2021

R

TRI “R-TË” E RËNDËSISHME— REDUKTIMI, RIPËRDORIMI, RICIKLIMI

ritja e popullsisë, konsumi i tepërt dhe ndotja ndikojnë jetesën e njerëzve dhe mjedisin. Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi duken sa të ndryshëm, edhe të ngjashëm. Ato kanë të njëjtin qëllim: ruajtjen e jetës së shëndetshme. Reduktimi. Reduktim do të thotë të zvogëlosh konsumin ose të blesh më pak, për të reduktuar përdorimin e burimeve të Tokës. Ulja e konsumit dhe e blerjeve të panevojshme ul shkallën e përdorimit të materialeve dhe kostot e energjisë, të naftës dhe të transportit. Reduktimi i përdorimit të makinës nënkupton më shumë lëvizje 94

me biçikletë dhe ecje, si dhe përdorim të transportit publik kur është e mundur. Ripërdorimi. Ripërdorimi i materialeve ul sasinë e energjisë së nevojshme për prodhimin e produkteve të reja. Rezultatet janë më pak ndotje dhe më shumë burime natyrore. Përpara se ta hidhni një produkt, mendoni se si mund të ripërdoret për një qëllim tjetër. Për shembull, kavanozat e qelqit mund t’i ripërdorni për të ruajtur ushqimet e mbetura, ose për pijet. Riciklimi. Riciklimi i referohet procesit gjatë të cilit një produkt

përdoret për të krijuar diçka të re. Riciklimi nxjerr materiale të vlefshme nga ato që mund të konsiderohen si mbeturina, duke i kthyer në produkte të reja. Si konsumatorë, ju mund të ndihmoni me riciklimin duke blerë produkte me materiale të ricikluara. Prodhimi i produkteve kërkon materiale, energji dhe kohë. Kur njerëzit i hedhin produktet mund të duhen vite ose më shumë që të shpërbëhen plotësisht. Prandaj, reduktimi ripër­dorimi dhe riciklimi formojnë një cikël të plotë që ruan burimet natyrore, redukton mbeturinat, energjinë e ndotjen dhe mbron planetin. Nga Aleksandra Staamboll


Pranverë 2021

Natyra ka siguruar ushqim falas për gjithë, por vetëm nëse kontrollojmë oreksin e disave. William Ruckelshaus

95


UDHËTIM KRUJA SHTËPIA E TRADITAVE DHE SKËNDERBEU Përse duhet të vizitoni Krujën

96


Pranverë 2021

K

ruja është epiqendra e kombit shqiptar, aty ku Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu mbrojti për vite me radhë trojet e vendit nga pushtuesit osmanë. Muzeu Kombëtar i dedikuar heroit ndodhet në Kalanë e famshme të Krujës, e në të rrëfehet e gjithë historia e luftërave epike të tij. Kruja është e njohur dhe për Pazarin e saj, që krijon një urë perfekte mes të shkuarës së lavdishme të qytetit dhe të tashmes, duke ofruar produkte të vjetra apo prodhime artizanale të cilësisë së lartë. E nëse doni të admironi natyrën përreth apo të vizitoni një nga vendet e shenjta më të njohura të Shqipërisë, në Malin e Krujës do të gjeni Teqenë e Sarisalltikut, e do mund të shijoni panoramat që zgjaten deri në detin Adriatik.

Muzeu i Skënderbeut: Heroi që sfidoi Perandorinë Osmane

kryetari i atëhershem i Akademisë të Shkencave të Shqipërise. Muzeu është konceptuar si memorial, ku arkitektura sinkronizohet me historinë dhe artet mesjetare. Për permbajtjen e tij, bashkë me arkitektët punuan një grup historianësh të udhëhequr nga Kristo Frashëri dhe një grup piktorësh të udhëhequr nga Bashkim Ahmeti.

Nën këmbët e malit të Krujës gjenden rrënojat e kështjellës brenda të cilës ngrihet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i njohur ndryshe dhe si Muzeu i Skënderbeut. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte udhëheqësi i një prej periudhave më të ndritura kombëtare, duke përbërë figurën rreth së cilës u brymos identiteti i shqiptarëve. Rikthimi i Skëndërbeut në Krujë, pas fëmijërisë së tij në Turqi, do ta ngjizte përjetë emrin e qytetit me Heroin.

Në qendër të muzeut është figura e Gjergj Kastriotit. Sapo hyn, përballesh me grupin skulpturor (altoreliev) të Skëndërbeut dhe trimave të tij, moment simbolik artistik i luftrave që udhëhoqi Heroi Kombëtar. Aty shfaqen në mënyrë artistike elementet e veshjeve dhe pajisjeve luftarake të kohës. Skënderbeu portretizohet në artin pamor të muzeut si luftëtari dhe burri i shtetit që udhëhoqi betejat. Ndërsa në pavionet e tjera ruhen dokumente, bibliografi origjinale, riprodhime që tregojnë historinë në shekullin e XV-të.

Vepër e një grupi arkitektësh, me në krye Pirro Vason dhe Pranvera Hoxhën, ky muze ka tërhequr vizitorë qëkur u hap në nëntor të vitit 1982. Një element i rëndësishem frymëzues për arkitektët ishte platforma ideore hartuar nga Aleks Buda,

Muzeu tregon në mënyrë kronologjike dinamikën e jetës së principateve shqiptare, nëpërmjet objekteve prej qeramike, bronxi, hekuri e bakri, ikonave origjinale, 97


Pranverë 2021

shpatave të kohës, deri edhe një këmbanë të vitit 1462. Afresket e lakuara në muret e muzeut frymëzonen nga arti bizantin. Aty shfaqen portretizime romantike që nga rikthimi i Skëndërbeut në Krujë deri tek glorifikimi i bashkimit të principateve. Muzeu i Skënderbeut është i pajisur me guidë në gjuhët shqip dhe anglisht duke i dhënë një impuls domethënës njohjes së heroit të shqiptarëve, figura e të cilit është bërë pjesë e bibliografive të njohura në botë dhe ka frymëzuar artistët shqiptarë.

98

Kalaja e Krujës: Simboli i qëndresës së një populli Prej 15 shekujsh, Kalaja e Krujës qëndron mbi një kodër shkëmbore, dëshmitare e luftrave dhe e jetës së egër të qytetit të Krujës, një herë e një kohë, qendra e shtetit të Arbrit. Kalaja qëndron në 557 metra lartësi, e bukur dhe e pashembur ndonëse ka përballuar sulme të panumërta. Në një kohë kur perandoria osmane sundonte një pjesë të madhe të Evropës, duke përfshirë Konstantinopojën dhe Ballkanin, kalaja e Krujës mbeti e pamposhtur për një periudhë të gjatë. Ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu ai, i cili e mbrojti këtë kala deri në vdekje!

Pas revoltës së Skenderbeut në vitin 1443, kur ai ngriti edhe flamurin për herë të parë në 28 Nëntor, kjo kala vuajti sulme të rënda ndër vite por ajo gjendej gjithmonë e mbrojtur nga muret e saj dhe ushtria prej 3000-ve e Skënderbeut, duke u kthyer në kryefortesën e qendresës kundër pushtimit osman. Më në fund, ajo u mposht në vitin 1478 nga ushtria e Sultanit Mehmet II, plot 35 vjet pas revoltës së heroit kombëtar dhe vetëm 10 vjet pas vdekjes së tij. E ndërtuar në shekullin e 5-të, kjo kala mesjetare kish mbijetuar për 10 shekuj para hyrjes në skenë së perandorisë osmane e Skënderbeut por është pikërisht kjo pjesë e fundit e historisë që i jep këtij vendi madhështinë e tij. Populli shqiptar identifikohet me historinë e kësaj kalaje, duke gjetur aty humbjet e sigurta por, mbi të gjitha, edhe fitoret e papritura të një


Pranverë 2021

populli të vogël e të guximshëm. Midis gjurmëve të rrënojave brenda mureve të kalasë duket Kulla e Sahatit brenda së cilës gjendet këmbana që lajmëroi vdekjen e Skënderbeut. Sahati, i ndërtuar nga artizanët e Pazarit të Vjetër të Krujës, organizonte kohën e qytetit: hapjen e mbylljen e dyqaneve si dhe vaktet e lutjes. Fatkeqësisht, vendasit tregojnë se “Ora” e tyre nuk ekziston më që prej shekullit të kaluar, kur vendi ishte nën ushtrinë austro-hungareze. Pranë kullës, ngrihet madhështor Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, i ndërtuar në fillim të viteve ’80, me arkitektë Pirro Vason dhe Pranvera Hoxhën. I përshtatur me ambientin e kalasë dhe peizazhin malor, ky muze kurorëzon madheshtinë e vendit. Tashmë, ai është ikonë e qytetit të Krujës. Brenda tij renditen ekspozitat e jetës së Skënderbeut dhe arritjet e tij si edhe kopjet e armëve të Skënderbeut: përkrenarja me kokën e dhisë dhe shpata e tij e famshme.

Përballë muzeut shihen rrënojat e një kishe të dikurshme e cila, gjatë pushtimit osman, u kthye në xhami. I vendosur në pjesën jugore të kalasë, Muzeu Etnografik, një godinë karakteristike e viteve ‘700, dëshmon kulturën popullore së jetës në Kala si edhe vetë-mjaftueshmërinë e jetës brenda kalasë, me prodhimin shtëpiak të ushqimit, pijes, e veglave. Një tjetër monument është Teqja e Dollmës e cila, ndonëse e vogël, është foltore e besimit mysliman, që i takon gjysmës së parë të shekullit të 18-të. Pranë kësaj teqeje, dallohet silueta e tambureve të Hamamit të Kalasë me çatinë e bukur të shekullit të 15-të. Gjatë rrugës drejt kalasë, gjendet pjesë e pazarit 450-vjeçar të Krujës i cili, në kulmin e tij, mbante më shumë se 150 tregtarë. Tani, aty shiten objekte artizanale tradicionale dhe antike. E kështu me radhë, vendët e bukura e historike nuk mbarojnë në këtë qytet të vogël, simboli i guximit dhe vazhdueshmërisë së popullit shqiptar ndër shekuj.

Muzeu Etnografik i Krujës: Shtëpia e traditës së vërtetë Muzeu Etnografik i Krujës ofron gjithçka për atë që ka kuriozitetin të shohë se si shekujt përplasen me njëri-tjetrin në kulturën popullore. Guida e këtij muzeu është një ndër personalitet më interesantë të vendit, falë njohurisë së tij për traditën e Krujës por edhe talentit të tij në tregimin e saj. E treguar nga ai, historia do të duket si përrallat që, një herë e një kohë, tregonin gjyshet tona. Në këtë muze, ndihesh si në shtëpi! I ndërtuar gjatë viteve ‘700, ky muze është vlerësuar si një ndër banesat më të veçanta në Ballkan. Një godinë e bardhë tre-katëshe me një kullë të vendosur në mes, e hapur në dy krahët me dritare të mëdha e të vogla të gdhendura mjeshtërisht dhe me shkallët e 99


Pranverë 2021

jashtme në stilin e shtëpive të vjetra, kjo godinë është një vepër arti e cila rrezaton një ngrohtësi 300 vjeçare. Muzeu ndodhet në oborrin e fortifikuar të Kalasë së Krujës e përreth muzeut, dallohen gjurmët e burimeve ujore apo krojet, të cilët dëshmojnë se emri i qytetit Krujë vjen nga kjo pasuri natyrore. Ekspozita e rrallë nis në oborrin e saj me objektet tradicionale qindravjeçare si furra e pjekjes, kosherja e bletës në gur, koteci i pulave, vendi i qenit e shumë të tjerë. Në katin e parë, janë vendosur veglat tradicionale me të cilat punohej toka, ato të blojës, drithit, pastrimit të grurit, e shumë të tjera. Në këtë mjedis ruhet një ndër zejet më të vjetra që lidhet me përpunimin e lëkurës, por edhe me prodhimin e hasrave, e shtrojeve prej kashte që përdoreshin për t’u ulur ose fjetur. Një tjetër traditë është kultivimi dhe përpunimi i ullirit, për të cilën Kruja ka një histori prej kohës së Skëndërbeut. Këtu mund të prekësh këtë atmosferë: govatat prej druri ku shtypnin ullinjtë me këmbë dhe enën 100

e madhe qeramike ku mbahej vaji. Kati i dytë tregon dhomën e grave e cila përfshin pajën e stolitë, si edhe dhoma e vajzave të cilat vazhdonin traditën e mikpritjes dhe të shërbimit të përulur ndaj të zotëve të shtëpisë. Një atmosferë krejtësisht ndryshe gjendet në dhomën e burrave, e dekoruar me shpata e pushkë, aty ku gratë vrojtonin nëpërmjet dritareve të vogla se çfarë u mungonte në sofër e mund të hynin vetëm për të shërbyer. Një traditë që, ndonëse tashmë duket si pjesë e së kaluarës, ka lënë gjurmët e saj në jetët e Shqiptarëve! Të gjitha këto kalojnë në metrazhe filmike në tetë ekranet që janë vendosur në muze, copëza etnosi që plotësojnë të gjallën. Dalja nga ky muze në oborrin e Kalasë shfaq pamjet e qytetit të ri të Krujës të ndërtuar jo shumë kohë më parë gjatë komunizmit duke theksuar kontrastin midis jetëve të banorëve të tij ndër shekuj.

Pelegrinazh në Sarisalltik: Bekime e maja panoramike Sipas historive së gjithë feve të botës, përjetimi e dija fetare apo hyjnore përfitohen fillimisht në majat e larta të maleve. Në këto lartësi ndodhin ato çudira të cilat nga breza më pas tregohen si legjenda. Shqipëria ka majën e lartë (1176m) dhe legjendën e saj përkatëse në Sarisalltik. I quajtur ndryshe edhe ‘Sallsatajku’ nga krutanët, ky vend ëshë epiqendra e përhapjes së besimit bektashian në Shqipëri.

Legjenda Në majë të malit, ndodhet një shpellë (15m e thellë dhe 4m e lartë) dhe në mes të saj një burim uji, i cili nga pelegrinët konsiderohej si ujë i shenjtë. Pranë shpellës gjendet teqeja e parë në Shqipëri dhe brenda saj varri i Sarisalltikut. Legjenda thotë se rreth viteve 1300, kur dervishi


Pranverë 2021

Sarisalltik mbërriti në Krujë, ai dëgjoi se në këtë shpellë një kuçedër kërkonte një virgëreshë si kurban, me kusht që të mos digjte vendin. Kur erdhi radha e princeshës për t’u flijuar, Sarisalltiku e shoqëroi deri në shpellë ku me një të lëvizur të shkopit, vrau kuçedrën me shtatë kokë. Flaka e kuçedrës la shenjën e saj në një pjesë të malit e cila, deri sot e kësaj ditë, duket e tharë. Sarisalltiku, në atë shpellë ndërtoi teqenë e tij.

Historia Sipas të dhënave historike, Sarisalltiku njihej si simbol i hershëm i tolerancës fetare. Për këtë arsye, ai është figura kryesore në përhapjen e fesë bektashiane. Sarisalltiku ka lënë gjurmën e tij të dytë me një teqe që sot ndodhet në Korfuz. Dijetari i famshëm francez Alexandre Degrand ka shkruar mbi Sarisalltikun në librin e tij “Souvenirs de la Haute Albanie” (Kujtimet e Shqipërisë Veriore) të 1901-shit, përmbledhja e vizitës së tij në Shqipëri gjatë periudhës 18931899. Ai përmend se si asnjë prej

figurave të tjera Bektashiane mund të kalonin fuqinë e mbinatyrshme të Sarisalltikut. Degrand gjithashtu kujton me keqardhje se nuk pati mundësinë të ngjitej në majat e malit për shkak të motit në ditën e nisjes së tij. Sarisalltikun e ka përmendur edhe gjeografi Maroken Ibn Battuta (1304-1377), i cili ishte i pari që shkruajti për legjendat në lidhje me Sarisalltikun.

Pelegrinazhi Ashtu si me çdo aktivitet fetar gjatë periudhës së komunizmit, pelegrinazhi në teqe u ndalua, ndërsa me ardhjen e demokracisë, teqeja u rindërtua nga vetë krutanët. Pelegrinët që e vizitojnë teqenë e Sarisalltikut në ditë festash, por edhe në ato normale, janë me mijëra. Në verën e vitit 2017, u shënua rekordi i 25 çifteve të cilët morën bekimin në këtë teqe brenda një dite të vetme. Të shumtë janë edhe ata që marrin rrugën për në shpellë vetëm për shkak të pamjes së rrallë që ofron maja e

malit. Maja e Sarisalltikut, në një ditë të bukur me diell, ofron një pamje spektakolare të zonës përreth, ku spikasin disa liqene si dhe deti Adriatik në sfond. Thjesht ngjitja e malit përbën, në vetvete, një eksperiencë shpirtërore edhe për ata të cilët nuk janë fetarë. Ashtu si ka thënë edhe alpinisti i famshëm Rus, Anatoli Boukreev, “Malet nuk janë stadiume ku unë kënaq ambicien time për të fituar, por katedralet ku unë praktikoj fenë time.” Vështirësia e ngjitjes ka rolin e saj në atë që njeriu ndjen kur arrin majën. Për këtë arsye, kur vendasit ndeshen me turistë të cilët nisin ngjitjen e tyre në Sarisalltik, ata i përshëndesin gjithmonë me fjalët ‘Ju ndihmoftë Zoti!”. Ky material u përgatit nga “IntoAlbania” e cila është një platformë marketingu mbi destinacionet e turizmit shqiptar. Misioni ynë është të promovojmë Shqipërinë në botë, të ruajmë trashëgiminë e vendit përmes promovimit, të reflektojmë më së miri identitetin aktual të tij, si dhe të ndihmojmë ekonominë lokale përmes mundësive të reja të biznesit elektronik. 101


Pranverë 2021

WELCOME TO KURVELESH Reportazh Kurveleshi, një zonë që premton turizëm fantastik

U

bënë katër vjet që shkoj rregullisht në Kurvelesh, që prej herës së parë. Verës përgjithësisht më rastis të shkoj më shpesh. Pushimeve të zgjatura pranë prindërve në Tepelenë, pranë lumit të fëmijërisë, si një stopim i kohës dhe moshës, ritual që ua kam “imponuar” edhe dy vajzave të mia, u është bashkëngjitur edhe një xhiro në Kurvelesh. Sot jam e lumtur, pasi ngjitja në këtë zonë është bërë më e lehtë (30 minuta duke shijuar udhëtimin), më fëmijë a pa fëmijë qofsh, me makinë të vogël a me fuoristradë. Rruga Tepelenë—Kurvelesh brenda sezonit veror do të përfundojë tërësisht, aq sa plot shpresë jam që edhe rruga që lidh Kurveleshin me bregdetin do të përfundojë po aq shpejt. Jam gjendur në këtë zonë fantastike edhe në pragdimër e pranverë. Hera e fundit ishte këtë fundjavë. Në çdo stinë, Kurveleshi, përveç emrit sarkastik, ka një magji në vetvete, që të fton e të fton sa here shkon. Nuk ka asgjë tjetër të veçantë veç natyrës. As bujtinat nuk mund të them se janë joshëse. Aspak. Është ende një zonë në fillim të zhvillimit, në pikëtakimet e para me turistët vendës, se për të huajt akoma do të duhet shumë punë. Por është një fillim i mirë. Janë shumë pak bujtina, që mundohen të mirëpresin me çfarë kanë bujtësit. Mishi e bulmeti nuk mungon në tryezat e tyre. Por, a mjafton kjo? Aspak! Turizëm nuk do të thotë që një fundjavë të vjen një grup i organizuar, deri në dhjetë vetë a diçka më shumë dhe kaq. Turizëm do të thotë ide,

102

zhvillim, industri, punësim, njerëz, konkurrencë. Të pesë fshatrat e zonës së Kurveleshit: Lekdushi, Progonati, Gusmari, Rexhini dhe Nivica, duke lënë pas Bënçën, ndihen ende të fjetura. Shumë pak banorë. Çdo ditë e më shumë në zonë po ngelet vetëm mosha e tretë. Po të rinjtë ku janë?! Të rinjtë plot ide, kreativitet, pasion?! Përgjithësisht në kryeqytet ose jashtë Shqipërisë. Por kush do ta zhvillojë këtë zonë pas përfundimit të segmentit rrugor Tepelenë—Kurvelesh—Borsh, i cili pritet të jetë një segment kyç për zhvillimin e Jugut? Sipas parashikimeve, për 50-60 minuta udhëtim, ditëve të verës, mund të shijosh bregdetin fantastik të Jugut, kryesisht Borshin, Qeparonë e zonat përreth, kurse mbrëmjeve freskinë e maleve të Kurveleshit. Personalisht nuk kam ndonjë lidhje të veçantë me këtë vend, por di që ajo çfarë më shtyn ta vizitoj shpesh është fakti që ndiej të njëjtën kënaqësi si herën e parë. Në pranverë mund të shijosh byrekun me lakra të egra të mbledhura në fusha. Në fillim të verës, qershitë e kuqe e të verdha, të cilat mund t’i hash direkt nga pema; në vjeshtë mollët, gështenjat, lajthitë e arrat. Plantancione të tëra dhuratë nga e kaluara. Ndaj, nëse ke një fundjavë të lirë, mos ngurro të vizitosh Kurveleshin. Sot shijo natyrën e ato pak bujtina mikpritëse, me shpresën që nesër, falë ardhjes tënde të shpeshtë, kjo zonë do të zhvillohet më tepër, do të përmirësohet në shërbim, kuzhinë, hoteleri. Jemi ne që mund ta zhvillojmë këtë vend. Nga Anila Mema


Pranverë 2021

NJË UDHËTIM NË FSHATIN KOSINË

F

shati Kosinë gjendet në njësinë administrative “Qendër Piskovë”, Bashkia Përmet. Mbi një kodër ndodhet kisha “Fjetja e Shën-Mërisë”, ndërtim i vitit 1460. Ajo është 558-vjeçare, por struktura e saj e hershme daton që nga koha e perandorit romak Justinian, në shekullin e gjashtë. Eshtë cilësuar si kisha e dytë më e vjetër në Ballkan, e ndërtuar sipas stilit bizantin, dhe në anën veriperëndimore ka disa mbishkrime ende të panjohura. Ajo është shpallur Monument Kulture që në vitin 1963, por vetëm në 2018-n ka përfunduar restaurimi i saj nga brenda dhe jashtë. Aktivitetet kryesore ekonomike në fshatin Kosinë janë bujqësia, blegtoria, vreshtaria, tregtia e kohët e fundit, edhe turizmi. Në zonë mund të ushtrohen veprimtari të ndryshme turistike, si: ngjitje me mushka apo gomar, ngjitje në shkëmbinj, çiklizëm malor, ski, kajake, rafting, vizitë në kanione etj. Ndonëse mungojnë operatorët turistikë, gjenden dy agjenci turistike që ndihmojnë për të siguruar guida lokale. Fshati Kosinë ndodhet 500 m larg aksit rrugor kombëtar Përmet— Këlcyrë, të shtruar me asfalt, dhe rreth 8 km larg qytetit të Përmetit. Ai është 124 km larg kryeqytetit,

Tiranës, dhe aeroportit ndërkombëtar të saj, si dhe 78 km larg aeroportit ndërkombëtar në Greqi. Ndërsa zona historike e qytetit të Gjirokastrës gjendet 27 km larg.

pjesë e rëndësishme e traditave të kësaj treve. Tradita e gatimeve të njohura përmetare përfshin prodhimin e reçelrave, glikove, rakisë dhe të verës së njohur.

Në Kosinë, në 14 gusht, festohet festa lokale turistike “Gatimet e gjysheve”. Festa zhvillohet në qendër të fshatit dhe në vigjilje të festës tradicionale të Shën-Mërisë së Kosinës. Gjyshet ndërsa gatuajnë, shoqërohen nga disa vajza dhe djem të rinj. Kjo simbolizon njohjen dhe përcjelljen e traditës së gatesave tipike nga njëri brez te tjetri. Gjatë festës, gjyshet përmetare të Kosinës përgatitin në kohë reale disa gatime tipike të zonës. Eventit i bashkohen edhe sazet e Përmetit, të cilat performojnë këngë të njohura përmetare, zhvillohen aktivitete të lidhura me njohjen e fshatit, kryhen vizita në kishë dhe shtëpitë tradicionale prej guri etj.

Turizmi familjar i mirënjohur për vlerat etno-kulturore ka vendin e tij në mozaikun e agroturizmit, si pjesë e turizmit alternativ. Cilësia shumë e mirë e pijeve alkoolike favorizohet nga klima e vendit dhe varietetet e rrushit autokton, si merlot, debin, moskat, që mbretërojnë në vreshtat e gjithë zonës. Zona ka biodiversitet të pasur, ku mbizotërojnë bredhi, lisi, pisha e zezë, bliri dhe disa shkurre, si dëllinja, lajthia etj.

Në këtë ditë vizitohen dhe shijohen panoramat e mrekullueshme, ku gërshetohen me njëra-tjetrën bukuritë e lumit dhe kanioneve të Langaricës me urën e gurtë të Katiut, me një hark të madh, e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, me urën e Dashit etj. Festa ka si qëllim të promovojë kulinarinë e pasur dhe bio të zonës, duke kthyer vëmendjen nga ruajtja dhe trashëgimi i saj si

Historikisht udhëtarë të huaj, si Evia Çelebi, Pukëvili, Edit Durhami etj, kanë folur me konsideratë të veçantë për këtë zonë: për mikpritjen, bujarinë, gatimet dhe për pastërtinë përmetare. Për shembull, historiani turk Çelebi, i cili vizitoi Përmetin, në botimin e tij me titull “Shqipëria para dy shekujve” shkruan se ‘kështjellën e Përmetit e kanë themeluar romakët. Klima e Përmetit është e butë dhe e bukur.’ Ndërsa Edit Durhami në librin “Brenga e Ballkanit” shkruan se Përmeti ka qiparisat më të bukur të botës. Ajo shpreh edhe mendime shumë të mira për amvisat përmetare, të cilat, sipas saj, janë më të mira se ato të Holandës. 103


Pranverë 2021

NJË RRUGË PRIZRENIT

A

të mëngjes u zgjova rreth orës 4:30 në mëngjes, bëra gati çantën e udhëtimit dhe piva dy kafe të forta që të largoja gjumin. Nuk doja të humbisja asgjë nga Kosova, asnjë copë tokë pa e parë, asgjë pëllëmbë të rrugës ku do të kalonte autobusi ynë. Deri atë ditë, me ç’kisha parë në internet, çfarë kisha dëgjuar prej më të rriturve dhe çfarë na kishin mësuar në shkollë, më dukej sikur ia dija të gjitha asaj toke, binjake me tonën. Por sigurisht që e kisha gabim. Shumë gabim. Dhe vura re se të gjithë fshatrat ishin rindërtuar, të gjitha shtëpitë ishin të reja, dy-katëshe, me tulla të kuqe me vrima, të pasuvatuara nga jashtë. Shqiptarët e Kosovës nuk kishin atë maninë e shqiptarëve për të ndërtuar mure rrethuese, avlli, gardhe të larta për të ndarë oborrin e tyre nga ai i fqinjit, kishin të gjithë rrjeta teli dhe trina me dërrasa. Ata mbase nuk kanë frikë se dikush do t’u vjedhë pulat, do t’i vardiset vajzës apo do 104

t’u rrëmbejë ndonjë pëllëmbë tokë, sepse kanë pasur të gjithë së bashku fqinjin gjigant më të tmerrshëm nga të gjithë.

sime ndërkoha që i shkrepja një foto:

Duke kaluar më ra në sy mungesa e qeseve të plastmasit të hedhura anës rrugës, tokat e punuara me kujdes dhe, aty-këtu, ndonjë grumbull i vogël me 3-4 varre në oborrin e ndonjë shtëpie.

Dhe, në atë moment, një familje që gjithashtu po bënte foto (nëna, babai, vajza) u kthyen nga unë me një buzëqeshje të madhe dashamirëse:

Gjëma e madhe e luftës i urtësoi ata njerëz dhe u mësoi vlerën e tokës, të kohës, të tolerancës, të dhimbjes, të humbjes e mbase edhe vlerën e gëzimeve të vogla, si për shembull një filxhan çaj në oborr, në ditët e para të marsit...

Shumë bukur, inshallah ja kalofshi mirë e të kënaqeni.

Kur arritëm në Pejë kuptova se “ata atje” e duan Shqipërinë dhe shqiptarët më shumë se ne, e idealizojnë.

Pastaj u ulëm në restorant për të provuar specialitetin e tyre, troftë dhe kërpudha të fërguara.

Teksa po zbrisnim shkallët nga ujvara për te restoranti i thashë një koleges

–Jo sikur nuk u lodhëm shumë në 5 orë rrugë që nga Tirana!

–A prej Shqipnie keni ardh’?

Dhe m’u mblodh një lëmsh në grykë, aq i madh sa dëshira për t’i përqafuar të tre njëherësh dhe për t’i falenderuar.

Mirëpo, ne kërkonim një tavolinë jashtë që të pinim duhan, por që të mos ishte ftohtë; të ishte ngrohtë, por


Pranverë 2021

të mos binte dielli dhe të bashkonim tri tavolina e të kishim pamje ballore ku të bënin foto me pamje nga ura. Megjithë tekat tona, stafi i lokalit na e gjeti një tavolinë për tri minuta. E theksoj, për tri minuta.

emërtuara si “çajtore” ose “kafeteri” në vend se “bar lounge filan fisteku”, “barnatore” në vend se “farmaci” dhe “floktore” në vend se “parukeri”.

Më andej shkuam në Prizren, dhe këtu dua të ndalem pak te njerëzit. Kishte kaq shumë njerëz, nuk kisha parë kurrë në asnjë qytet të Shqipërisë aq shumë të rinj e të reja bashkë (përjashtojmë këtu rastet e mitingjeve të partive politike).

Aty shikoje vajza të veshura me rroba moderne e çifte që putheshin ose bënin foto tek “ura e dashurisë “, e pak hapa më andej shikoje vajza muslimane me mbulesë, me shndritjen e thjeshtësisë. Aty poshtë kalonte lumi dhe lart në kodër dukeshin muret e kalasë. Dhe të gjitha këto, aty bashkë, qëndronin aq bukur, aq në harmoni, saqë më erdhi keq kur mendova se 20 vite më parë ishin ndyrë nga pushtuesit. Nuk ishte e drejtë, asnjë luftë nuk është, as nuk do të jetë kurrë.

Prizreni për mua ishte një mozaik i të kundërtave.

U largova nga Kosova me shijen e kanellës.

Herë shikoje kulmin e ndonjë minareje e herë kambanën e ndonjë kishe të vjetër të fisshme. Pashë tregëtiza të thjeshta artizanale të

Ju të gjithë e keni provuar kanellën dhe do të më kuptoni.

Dhe, kur u larguam, kamerieri na takoi një për një e na thoshte: “Shqipe, hajdeni prapë.”

Nga Helga Sulillari 105


Pranverë 2021

TIRANA OSE NJI TREGIM SHPIRTI I PAKRYEM

T

irana, kaherë ka qenë qyteti i andrrave! Kryeqyteti shpirtnor i çdo shqiptari që rritej me amanetin stërgjyshnor për me e shkel veç nji herë, venin e të parëve! Nji sheher tepër i mistik n’kujtesën përvëluese të atyre që jetonin larg! Tirana qe foleja besnike e librit n’shqip dhe konaku i gjanë i ditunisë! Madje, ky qytet me lum, n’kujtimin e mërgimtarëve tana herat vizatohej si shpresa e parë dhe lutja e mramë për të nesërmen tjetër; stinën ndryshe të nji populli fatkeq ndër dekada historie! Pra, do - s’do, Tirana ka qenë edhe asht qyteti i andrrimtarëve të përmalluem për nji mot ma të lehtë e ma të drejtë! Veç ambëlsisë së pranverës, flladit të vjeshtës dhe akulloreve t’shijshme,

106


Pranverë 2021

Tirana sot ka drunjë t’naltë, plot ngjyra e gjethe përrallore! Ka edhe bulevard ku ecën lirshëm, shpërfillshëm tuj i numrue menimet hutaqe! Ka lokale ku gatuhet me zemër dhe ku gatiten kafetë ma t’mira n’krejt Ballkanin! Në Tiranë ka nespulla, hide, trileçe, byrek, dhallë, fërgesë verore e peshk deti! Ka edhe kioska t’vockla dhe rugica të shtruara me libra të rinjë e të vjetër! Ka edhe kinema, teatër e sheshe t’shtrueme n’kujtime! Tirana e njeriut modest, i fsheh n’palcë dashnitë prej së cilave nis jeta dhe njerëzimi; Tirana e njeriut t’mirë, rrnon për më kallxu! TIRANA N’SYNIN TEM! Kur shkël udhëve të Tiranës,

ngacmohem tek-tuk për me i kap ca dakika të papërshkruem n’fjalë. Kjo copëz Toke asht qoshk i mistershëm, që të deh n’kuriozitet! Nji tregim i papërfunduem dimni, që ta trazon shpirtin përmes bojnave të Qiellit dhe vujtjeve të pakryeme të nji shoqnije, t’hjekun keq! Tirana asht edhe melodi që të fut n’atë oborrin e stolisun me dëshira, shpresë e pamundësi! Nji përzimje e t’idhtës me t’amlën e bukurisë dalldisëse! Në Tiranë përherë takoj njerëz me horizonte të pa cënueme; menje të etuna për dije; zemra t’çiltra dhe të çeluna në qjellna t’paqtë! Këtu nji bylbyl ka me knue përgjithnji! Përmendje se rranjët tona nuk kalben kollaj!

m’ngushtohen prej atyne syve që kqyrin gjithë vrerë … pezmatohem kur shoh të rinjë që zhgënjehen dhe treten larg sepse për ato/ ata Tirana u kthy në makth, nji qoshk i mbyllun ku terri e ka praptue dritën. Idhtohem fund e krye, sidomos kur nuk i shoh ma qoshet e marueme me dashni t’kullume. Rrokaqiejtë prej betoni tash po ja vjedhin nurin këtij qyteti të hutuem. Shpesh, druej se tëhuajsimi i kujtesës ka me sosun brezat që edhe ashtu s’kanë ma motive të bollshme për mos me ik! Sot, i joni qytet po trazohet prej territ! POR, nëse terri asht nishan që dëfton se xixat e djellit s’kanë me u vonu, a duhet doemos njerëzit e mirë me u dorëzu?

Në Tiranë, ndonjiherë xhani

Nga Fjolla Spanca 107


Pranverë 2021

FUNDJAVA NË VEND Bujtina “Tomadhe”

P

as malit të Dajtit, simbol i Tiranës, shtrihet një luginë që ndodhet jo shumë larg kryeqytetit të zhurmshëm, saqë vështirë të besosh se gjendet vetëm një orë e gjysmë me makinë nga kryeqyteti. Bujtina “Tomadhe”, e menaxhuar nga çifti Albina dhe Novruz Cuko, është afër qendrës së lagjes së poshtme, Verri, që ka dy kafene dhe një restorant të vogël. Rreth e qark shtrihet një hektar tokë, me ambient të jashtëm për t’u ulur, një pishinë private dhe me një kopsht të vogël. Kopshti ka një kasolle për pulat, një kënd të vogël lojërash dhe është mbjellë me pemë frutore të reja, përfshirë dardha, qershi, lajthi dhe kumbulla. Një copë e vogël toke është lënë për perimet, ku çifti rrit qepë dhe hudhra. Poshtë kopshtit gjendet një fushë misri dhe kullota me lopë që ushqehen nën tingujt e cicërimave të zogjve. Transporti:

Mund të shkoni me transport publik. Ka furgonë që shkojnë në Verri (lagjia e poshtme e Shën-Gjergjit) dhe ndalojnë afër sheshit kryesor të fshatit. Nga këtu mjafton të ndiqni për rreth 100 metra rrugën e pashtruar, dhe bujtinën e keni në krahun tuaj të djathtë. 108

Akomodimi: Bujtina ka 7 dhoma, çmimi i të cilave fillon nga 32 euro në natë. Çfarë mund të bëni: Ecje, ngjitje mali me biçikletë, not në pishinë dhe zjarr në kamp. Pushuesit që duan të kalojnë kohën në mënyrë më aktive, jo vetëm të notojnë në pishinë ose të pinë çaj të ftohtë në kopsht, mund të bëjnë shëtitje në zonën përreth. Bujtina ka edhe dy biçikleta malore, të cilat mund të merren me qera. Mysafirët më aventurierë mund t’i ngjiten Malit me Gropa, i cili është pjesë e peizazhit të mbrojtur “Mali me Gropa—Bizë— Martanesh”, ose të bëjnë një udhëtim për në Bizë, Urë. Destinacione të tjera në luginë përfshijnë kështjellën e shkatërruar të Shën-Gjinit, që daton në shekullin e pestë, ku mund të shkohet në këmbë nga fshati Shën-Gjergj, ose kalanë e Shën-Gjergjit, e cila rrethon një sërë ndërtesash të shkatërruara të shekujve IV–VI. Merr me vete: Reçel të bërë nga vetë Albina dhe një shishe raki. Për më shumë: AgroTime


Pranverë 2021

N’konak Guesthouse

N

ë qarkun e Shkodrës, Puka është qyteti që, së fundmi, ka marrë shumë vëmendje për zhvillimin e turizmit.

grup çmimi është 1500 lekë ose 13 euro për person.

N’konak Guesthouse është një nga bujtinat e reja në Pukë, një hapësirë e krijuar me detaje ku ndërthuren më së miri motivet tradicionale me ato moderne.

Bujtina ndodhet në periferi të qytetit dhe mund të vizitoni lehtësisht: • Pedonalen dhe liqenin e qytetit • Muzeun “Migjeni” • Muzeun etnografik • Punishten “Art Dru Puka” • Birrarinë “Puka”

N’konak, përveç dhomave të rehatshme, i ka dhënë rëndësi mikpritjes së vizitorëve, duke krijuar një hapësirë “muze” me objekte të vjetra dhe një kënd për t’u relaksuar. Transporti: Bujtina është 145 km larg Tiranës, dhe udhëtimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta—2 orë e 45 minuta. Rruga është e mirëmbajtur dhe ia vlen të ndalosh për një pushim të shkurtër në Mjedë,Vau i Dejës. Akomodimi: Bujtina ka 3 dhoma, në format 2+1+1 dhe 2+1 dhe në total mund të mirëpresë 10 persona. Çmimi është 3500 lekë ose 30 euro për dhomën çift. Në çmim përfshihet edhe mëngjesi. Ndërsa për rezervimet në

Çfarë mund të bëni:

Përveç këtyre pikave mund të vizitoni dhe pyjet e kurorës së qytetit, që janë një atraksion unik për nga madhësia dhe pamjet që ofrojnë. Puka njihet si “Kryeqytet i pyjeve” për shkak të hapësirave të mëdha pyjore. Destinacionet më të preferuara në natyrë momentalisht janë: • Maja e Murgës (Mbi liqenin e Komanit) • Shkëmbi i Zanave (Qerret, Pukë) • Shpella e Kaurrit (Liqeni i Komanit) Merr me vete: Të përzgjedhurat e turistëve janë reçeli i mjedrës, ftoit e fikut dhe kompostot e qershisë e të thanës. Disa prej tyre duan edhe petulla e lakror, por këto jepen “me mik”. 109


USHQIM

INGRID XHAJA OSE NJË OAZË GJITHË ERËZA E BOJNA

N

ë Tiranën zhumurese e pluhur-shumë, të takosh gra që ja dalin mbanë sfidave të jetës me forcën e zemres dhe qartësinë e mendjes është fat e mrekulli. Madje, aq herë sa ne harrojmë që kjo e jona botë nuk është fushë e shtruar me lule, gratë si Ingrid sikur na ndërmendin se të tanat pengesa janë bërë për t’u tejkaluar dhe jo për t’u dorëzuar! Kështu, Ingrid duke shpalosur përvojat e saja tepër të vyera dhe 110

gati – gati mistike, nuk rresht së frymëzuari! Kësaj here, ajo nuk po flet vetëm si gruaja e udhëtimeve përrallore; gruaja pas “Bon Vivant” & “Taste Marubi” e “Marou” … Ingrid është akoma më tepër sesa kaq sepse prej dashnisë për të mirën e fisme, në harmoni me kujtimet dhe përvojat e nxëna ndër vite, ajo shpalos vizionin e një gruaje që qytetarin dhe qytetin e përcepton dhe trajton me dinjitetin të pacen!

Ingrid, tani që po shtrohemi për pak muhabet, e ndjej që paskam mall për ato historitë e tua gjithë bojna e jetë, cep më cep dynjasë! Këto dy vite pandemie gjithë zhurmë e frigë, a kanë qenë të zorshme për ty? Kanë qenë padyshim. Por ama ka qënë për të gjithë. Në forma të ndryshme, me intensitete të ndryshme. Blloku yt me shënime prej


Pranverë 2021

udhëtimeve duket si nji oazë. Me të ngacmu disi, prej nga dhe si buron gjithë kjo dashni për të bukurën, për ushqimin, pwr Natyrën e Tokën? Besoj që disa aspekte të secilit prej nesh janë kultivuar ndër vite, ndaj mendoj që një pjesë e asaj që jam sot, është meritë e familjes time. Jam rritur në një familje me gra të forta, të dhembshura dhe që e kultivonin fort dashurinë për gjërat e vogla dhe të bukura. Jam e bindur që saktësisht aty gjenden rrënjët e asaj që unë përqafoj me kaq dashuri sot. Pa modesti, sa kontinente ke shkelur deri më tani? Ah, nuk janë aq shumë sa do të doja. Vetëm 2 derimë tani. Cila anë e Tokës tonë ta ka vjedhun xhanin? Lindja e largët. Nuk e di nëse kjo renditje do të ndryshojë pasi të vizitoj cepa të tjerë që ëndërroj të shkel, por ndjej që kam një lidhje të fortë shpirtërore me Azinë.

Cilat janë ushqimet që ti i ke ma fort për qejf? Jam tërësisht e dashuruar me ushqimin Aziatik. Më mahnit kompleksiteti i shijeve dhe përdorimi i shpenguar i erëzave e përbërësve ekzotikë. Dëshmi e vërtetë e një toke pjellore, por me popullsi të dendur e të varfër që për shekuj u është dashur të jenë krijues për të patur diçka në tavolinë. A është e vështirë për një grua që të fluturoj ndën kultura e qytetërime, e vetme? Gjithmonë kam shpresuar që një ditë t’i përgjigjesha kësaj pyetje edhe për gra të tjera që duan të udhëtojnë vetëm. Përgjigja është jo. Padyshim çdo ushëtim është një ndërrmarrje që kërkon mendim, kujdes dhe planifikim, por për fat të mirë të tjera gra nga e gjithë bota e kanë bërë më të thjeshtë për të gjitha ne të udhëtojmë më lehtë dhe me më pak frikë. 5 gjanat që kurrë s’kanë mungu n’baulen tënde sa herë ke udhëtu?

Udhëtoj me shumë pak bagazhe sepse mënyra si i organizoj udhëtimet kërkon të jem në lëvizje, por ama diçka që nuk mungon kurrë janë librat (ose Kindle im). Çfarë të ka fal më së shumti shtegtimi nëpër brigje të panjohura? Përveç magjepsjes dhe kujtimeve më të bukura ka dy aspekte tejet të vyera që vetëm këto shtegtime mund të t’i mundësojnë. Njëri aspekt ka të bëjë me gjendjen e brendshme. Me një dialog të munguar me veten. Me përjetimin e çdo momenti vetëm. Me vetëbesimin. Është një aspekt që na mungon kur jemi gjithmonë të rrethuar nga njerëzit tanë të dashur, ndaj kur je mijëra kilometra larg, absolutisht vetëm, i gjithë fokusi është vetja. Nuk është aspak egoist si proces. Madje, është një rigjetje e nevojshme që përkthehet në forcë karakteri dhe vetëbesim. Aspekti i dytë është një proces që ndodh së jashtmi. Kur gjendesh vetëm në një vend kulturalisht të ndryshëm, nuk mund të mos hapësh mendjen dhe zemrën dhe të pranosh 111


Pranverë 2021

të gatshme). Gjithçka përgatitet nga fillimi nga ekipi ynë i vajzave super të talentuara. A është e vështirë me mbijetu në një kohë si kjo e jona? Jashtëzakonisht. Për shumë arsye, por kryesorja është tregu i vogël, i kufizuar dhe me të ardhura të ulëta. Ky është një aspekt që ka ekzistuar edhe më parë por besoj ky vit e vendosi edhe më tepër në dukje. Shqipëria, pengesë apo frymëzim për punë?

atë që gjen. Ky përqafim i kulturave të tjera, shoqëruar me dëshirën për të kuptuar thellë historinë e popujve të tjerë është një reflektim por edhe një celje sysh. Empati e thellë. Po Rubi! Rubi – sa zemër prej zemrës tënde duhej për me u nis njw projekt i tillë? Të gjithën. J Por kjo është edhe mënyra ime për të bërë diçka. Pasi e mendoj gjatë, i dedikohem plotësisht sepse besoj që kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar diçka solide dhe novatore. Pse pikërisht “Rubi”? Rubi është një emër simbolik. I gjithë ky start-up ka plotësisht në qendër gratë ndaj dhe donim një emër që të mishëronte aspektet e markës tonë, të ishte emër gruaje por të kujtonte disi edhe gurin e çmuar. 112

Si dhe çfarë gatuhet tek Rubi? Tek Rubi kemi zgjedhur të sjellim një tortë me origjinë amerikane që është tejet e njohur tani në botë. Ndryshe nga tortat klasike apo ato evropiane ku zakonisht baza është një kek jo fort i trashë dhe disi më i thatë ku kremi mban të gjithë ‘përgjegjësinë’ për shijen, në këto torta me 3 shtresa, keku dhe kremi kanë njësoj rol në shije, pamje e teksturë. Të gjitha tortat tona janë frymëzuar nga udhëtimet e mia dhe një pjesë e tyre përdorin përbërës që i importojmë posaçërisht për to, siç është Matcha për tortën me emrin Kyoto (sigurisht frymëzuar Kyoto J) dhe çokollata me origjinë të vetme nga Vietnam për tortën L’Origine. Në laboratorin tonë nuk përdorim ngjyrues, aromatizues, shtesa të tjera industriale apo produkte gjysmë të gatshme (premikse, kremra apo salca

Të dyja. Shqipëria ofron mundësi që tregje të saturuara nuk mund të t’i ofrojnë dhe ky është avantazhi kryesor. Pastaj ka edhe një seri pengesash që lidhen me faktorë të ndryshëm, duke nisur nga tregu jashtëzakonisht i kufizuar, konkurrenca e pakontrolluar me sjellje jo etike deri tek paaftësia e klientelës për të bërë zgjedhje të edukuara. Në kushte të tilla, biznesit i takon të mbulojë edhe role të tjera për të mbijetuar, duke u tkurrrur më tepër se ç’mund të duhet të bënte në një treg me mundësi të tjera. Cfarë simbolizon një cokollatë e mirë? Një çokollatë e mirë përktheht në një shije elegante, në përbërës të pastër dhe shumë të paktë, origjina të qarta dhe tregti direkte. Aspekti kryesor i çokollatave cilësore bean-to- bar apo siç më pëlqen t’i quaj nga lëvozhga në pllakëz, është padyshim cilësia. Këto çokollata


Pranverë 2021

vijnë nga një origjinë kakaoje, gjë që mundëson që çokollata të ketë kompleksitetin e shijes që ka bima, ose atë që njihet si “terroir”, njësoj si tek vera. Këto çokollata kanë shije komplekse pa shtesa aromatike, dhe zakonisht janë vetëm çokollata të errëta me 1 ose 2 përbërës, masën e kakaos dhe sheqerin e kanës. Ndryshe nga çokollatat industriale (qofshin ato të mirënjohurat Belge apo Zvicerane) që përdorin kakao të ndryshme duke krijuar pllakëza të hidhura dhe të plotësuara me stabilizantë të ndryshëm.

Gjatë udhëtimit në Vietnam vizitova disa herë vendodhjet e tyre, bëra edhe një kurs për temperimin e çokollatës dhe u dashurova me këtë çokollatë të sinqërtë dhe të mrekullueshme. Pa përmendur lumturinë e sjelljes së një copëze Vietnami këtu në Tiranë J Ti përherë të fal atë ndjesinë se gratë munden! Gratë janë për gratë!! Nga përvoja dhe urtnia që ke korrun, çfarë duhemi me pasë mbi supe dhe në zemër për me ja dal mbanë? Vetëbesimin e plotë që mund t’ja dalim. Kudo shikoj vajza dhe gra që ia dalin më së miri në krye të nismave të tyre. Qofshin të vogla apo të mëdha, brenda apo jashtë shtëpisë.

Aspekti i dytë është që këto çokollata shmangin rrjetin e shfrytëzimit që dominon tregun e kakaos dhe përdorin modelin e tregtisë së drejtëpërdrejtë duke i dhënë mundësi mbijetese familjeve të fermerëve në 6 krahinat e Vietnamit ku rriten këto bimë. Pse duhet na, me e provu një cokollatë të tillë? Mendoj që takimi me një çokollatë bean-to-bar të ndryshon perceptimin për atë që industria na ka mësuar të identifikojmë si çokollatë. Ka disa mite që zhbëhen kur nis të provosh të tilla çokollata, dhe njëherë që je mësuar me to gradualisht nuk ka më kthim pas. Njësoj si rrugëtimi me

Natyrisht është një proces, por besoj që vetëdijësimi për aftësitë tona është hapi i parë drejt një ndryshimi afatgjatë. verën. I ngadaltë, akumulues por i pakthyeshëm. “MAROU” – si dhe pse e solle dashunueshëm në Tiranë? Për tortat tona donim diçka fantastike, dhe erdhi krejt natyrshëm që zgjedhja të ishte Marou.

Nuk e mohoj që do të doja të shihja më tepër butësi, mbështetje e empati mes nesh. Antagonizmi është i pajustifikuar dhe i pavend. Duhet të largohemi nga këto modele drejt një të ardhmeje që padyshim na përket. Nga Fjolla Spanca 113


Pranverë 2021

MA BELLE OSE BOJNAT E NJË TRADITE QË I FALIN JETË QYTETIT

P

ranvera në Prishtinë është gati – gati stinë përrallore! Flladi i lehtë që e mbërthen qytetin pa lum dëfton parreshtur se shpresa e mbanë gjallë një vend me ëndërra veshur! Andaj, cilido që kalon këndëj pari e ka thuajse të pamundur me u largu, pa mos i marrë me vete ca erna Prishtine; kujtime që thërrasin për me u kthye prap, n’kryqytetin e qëndisur me hoje dashnije! Për një jabanxhi, orientimi në Prishtinë zakonisht nis prej hotel Grand-it ose-ose Newborn-it, pra skulpturës tipografike që simbolizon lindjen e një jetë të re, çeljen e një shprese apo të ardhmen që pritej me fillu pas 17 shkurtit të vitit 2008. Prej atëherë, Newborn-i në çdo shkurt nusnohet me ojna, duke përcjell kështu emocione të ëmbla. Ndërkaq, Grand hoteli qëndron stoik në të hyrë të Sheshit “Nënë Tereza” mu në qendër të Prishtinës. Qartësisht dallohet se ky hotel mezi i ka bërë ballë sfidave të kohës dhe anise i ngrysët prej të hirtës që sa vjen e vjetërsohet, zhurmat gazmore që derdhën nga shtëpiza e kafesë dhe ëmbëlsirave “MA BELLE” (vendndodhur në terrasën e Grand-it) i japin frymë të sojshme një cepi që e rrok rrezja e diellit n’krye të motit! MA BELLE – coffee and cake house ka disa pika nëpër Prishtinë dhe në Mitrovicë. Përndryshe, shquhet për menu mjaft të pasur me asortimente për kafe, ëmbëlsira, çajra, smoothie, lëngje, brunch, etj.

114

Përse Ma Belle? Sapo e nisëm një shëtitje brenda MA BELLE, thuajse në çdo cep gjetëm grimca historie që na e shtuan kuriozitetin! Nëpër korniza prej druri varur në muret e qëndisuna lehtë, ndër tjerash thuhet se: “Coffe House (Kafeneja) zuri fill qindra vjet më parë në Mekë për t’i dhënë një frymë të re shoqërimit dhe mikpritjes. Në të gjetën prehje padronë e shërbëtorë, të zinj e të bardhë, pleq e të rinj. Ajo doli të jetë një pjesë e humbur e çdo shpirti shoqërues, e bërë bashkë për të mos u ndarë kurrë më nga ai. Nëpër kohë, kjo traditë u kultivua në vende e shoqëri të ndryshme, çka e shtoj edhe më tepër hirin e saj. Ajo u përqafua nga nyjet e civilizimit njerëzor, si Stambolli historik (1450), Venediku ekzotik (1645), Vjena frymëzuese (1675), Parisi kulturor dhe Londra e gjithfarëllojshme. Tash edhe ti mund të jesh pjesë e këtij rrugëtimi mbresëlënës fare pranë teje, në Kosovë. Përjeto vazhdimësinë e autenticitetit të një tradite, duke ndjerë shijen shekullore të kafesë dhe ëmbëlsirës në MA BELLE Coffe & Cake House.”


Pranverë 2021

MA BELLE coffee Kafeja speciale “MA BELLE” mbanë sekretin e kokrrave më të veçanta të kafesë, lloje super cilësore këto të përzgjedhura me shumë kujdes. Pjekja e kokrrave jeshile realizohet përmes gërshetimit të metodave tradicionale dhe atyre bashkëkohore (old but gold) kurse mishelimi apo raporti i përsosur i kulturave të ndryshme të kafesë superior është një lloj vule e pacen që ja dhuron strukturën shijes së këtij “lëngu të jetës”. Për një experiencë ndryshe brenda MA BELLE konceptit, ditë e natë angazhohen mjeshtrit më të mirë. Pasioni dhe përkushtimi i gjithë skuadrës e ka kthyer tashmë këtë vend në një nga lokalet më të frekuentuara për të gjitha moshat, pa dallim! Sot, falë formulës sekrete, kafeja “MA BELLE – arabica special” është sinonim i shijës dhe aromës së parezistueshme! “Shija e thellë, pasioni i baristave dhe mjeshtria e pjekjes së kafesë janë ARTi dhe Eksperienca që kultivojmë ne, në MA BELLE!” Të ëmbëlsohesh, pa u ndjerë në faj! Dikur, njerëzia prej anë e mbanë Kosovës merrnin udhë

drejt Mitrovicës për ta provuar trileçen e famshme të MA BELLE-s. Dhe qysh atëherë, meraklinjtë e ëmbëlsirave vazhdojnë të kërkojnë; schwarz Wald & milk cake & cheesecakes & carrot-cakes & caramel cake & triple chocolates & symphony cake & sphera magnum & cheesetart Nutella & Almond cake & banana-cake, etj,. Thënë ndryshe, ëmbëlsirat Ma Belle të gatitura me kujdes e dashni, janë ftesë e ëmbël n’Kosovën me diell, borë, erë e shi! Sasia e moderuar e sheqernave dhe cilësia e përbërësve bëjnë që tortat të konsumohet, pa ndjenjën e “fajit”. Limon-nana Gama e gjerë e pijeve që ofrohën në të gjitha pikat MA BELLE të ofron komoditetin për të zgjedhur goxha! Ama kushdo që ka provuar një herë të vetme “Limonana” apo limonadën krejt unike të gatitur me limon e gjethe nane, zor se do “t’i ndahet zemra” prej këtij vendi! Mëngjes me plotë vitamina dhe energji Gatimet e orëve të para janë kryesisht frymëzim i shijeve tradicionale. Vezë fshati trazuar me djath, kos e suxhuk! 115


Pranverë 2021

notojnë lirshëm e shijet çelin hirshëm! Duke qenë se të gjitha pjatat janë kombinim i fantazisë, produkteve cilësore, kujdesit në të gatuar dhe përkushtimit e dashnisë, s’do mend se shija është përherë eksperiencë që të shkëput nga koha e hapësira! Në “MA BELLE” (pasi pret ca, se zor gjendet ndonjë vend i lirë) kur të jesh rehatu (e di, mund të tingëlloj si çudi) kupton se akrepat e orës disi kanë ndalu! Chimichanga & Fajita & Noodles & Pizza & Hamburgers & Sandwiches … Petulla amerikane, waffles, sallata si mbreti e pasta lezeti! Ka aq shumë pjata për t’i provu sa duhet ca ditë rresht veç ne “MA BELLE” me shku!

Omletë me perime! Omletë me shuuumë perime! Shakshuka e “bukë shpie.” Madje, përveç këtyre; espresso & macchiato ose “nji pa plumb” mund të shoqërohet edhe me muffins e croissant. Çaji Kushdo që njëherë ka vajtur në Kosovë, do ta ketë vënë rënë praninë e çajit të zi në sofrën e shtruar me plotë begati. I njohur ndryshe si “caji i rusit” ky varietet çaji është jashtëzakonisht i përdorur në të gjitha stinët dhe kryesisht shërbehet në gotëza xhami, me pak sheqer e ca pika limoni! Në MA BELLE veç kësaj tradite që përcjellet ndër vite, vend të veçantë zëjnë edhe çajrat bio, si melhemi i ditëve të acarta. Kurse gjatë muajve të verës, çajrat e ftohtë dhe limonada janë alternativa më e mirë për ta sfiduar zhegun! Krejt bota në një pjatë Meqë nuk e shëtisim dot botën mbarë, ushqimet në MA BELLE thuajse ngjajnë me një hambar! Hambar ku erëzat 116

Akullore si n’Itali Mjeshtri i akullorës së Ma Belle-s, gjysmën e jetës e ka shkuar nëpër qytetet e Italisë. Kështu, falë përvojës dhe cilësisë së produkteve bazë, akullorja në të gjitha pikat MA BELLE shërbehet përherë e freskët! Shija e papërshkrueshme mbetet rezultat i një recete magjike, që duket se është përfeksionuar në kohë! Gjatë verës, shpesh akulloren e gjejmë edhe si shoqëruese të hijshme tek petullat e shijshme. Dhe jo vetëm kaq! Akulloren artizanale në “MA BELLE” e lezetojnë shpesh edhe me copa bakllavaje – shije kjo që as mundet me u tregu, se duhet patjetër prej afër me e provu. Me falë dashni është mrekulli! Nëse ka diçka që e bën të vështirë shkëputjen nga ky vend i përzemërt, me shumë mundësi do jenë fryma dhe ernat që ju kanë dhënë kësaj shtëpize … stili italian i përgatitjes së kafesë dhe akullores, gatimet e fisme dhe pijet e rralla janë vetëm disa arsye se përse duhet zgjedhur MA BELLE! Në fakt, ndjesia që të ofrojnë ambientet e punuara me shumë xhan e shije dhe lehtësia e admirueshme që të mbërthen kur je duke shkruar, lexuar, punuar apo n’shoqni miqsh në një nga qoshet e MA BELLE-s është përtej fjalëve. Ky koncept biznesi më së miri e dëfton suksesin e një punë të thurur me pasion, përgjegjësi e shumë dashni! Nga Fjolla Spanca


Pranverë 2021

FLIJA E KOSOVËS

S

Një studim ndryshe nga Arsim Canolli

a herë në mendje na vjen Kosova, disi natyrshëm kujtohemi për flinë – atë gatimin hirplotë të sjellur mrekullisht shijshëm prej duarve që përveç “rendeve” të harxhit shtruar mbi tepsinë poshtë saçit, duket sikur falin copëza zemre edhe brenda ajkës së freskët që i shkrifton petët e flisë. Zakonisht, flija që “marohej” në oborrin e shpisë (dhe jo vetëm) kaherë ka qenë ftesë zemërgjerë për t’u mbledhur familja, ftesë për t’u çmallur e për të afruar njerëzit me njëri–tjetrin. Ndaj, kush e ka provuar njëherë flinë në oda Kosove, zor se e harron gëzimin që shtrohet në sofër. “Miell, ujë e kripë” janë përbërësit kryesorë të flisë, e cila konsiderohet si një nga ushqimet më të veçanta dhe më popullore të kuzhinës shqiptare. Ndonëse tingëllon krejt e kollajtë si recetë, për hir të së vërtetës, kjo haje do mund të madh e orë të tëra për

t’u gatitur dhe ndoshta prej shijes e famës, flija mbetet pjesë tejet e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare. Fatkeqësisht, dijet tona mbi kulturën buknore janë shumë të limituara, andaj shpesh kufizohemi rrotull recetave në diskutimet mbi traditat e kuzhinës sonë. Por në një kohë kur gjërat ndryshojnë dhe harrohen lehtë, recetat nuk janë më të mjaftueshme, nëse nuk dimë rrënjët dhe sekretet e gatimeve! Prandaj, përpjekjet e frytshme që po bëhen për studimin e kësaj kulture të pavenitur janë më shumë se të mirëpritura! Madje të nevojshme dhe të domosdoshme! Ca kohë para, në Prishtinën e bukur qe botuar libri “Flija”, përmes të cilit mëtohet të paraqitet kultura buknore shqiptare nëpërmjet simbolit dhe praktikës së flisë. Autori, Arsim Canolli - profesor i antropologjisë pranë Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Prishtinës pati thënë

se ideja për të shkruar një libër rreth flisë nuk ishte krejt e rastësishme, meqë ai ndër vite studion kulturën bunkore në kuadër të antropologjisë. Madje, profesor Canolli na kujton se përmes ushqimit, ose bukës siç thuhet rëndom në popull, mund të njihet akoma më mirë kultura e një vendi, diversiteti dhe shkëmbimet kulturore, botëkuptimi për mikpritjen, traditat, ndryshimet, etj. Arsim Canolli përmes studimit të flisë si haje esenciale në traditën shqiptare, shqyrton edhe sjelljen dhe kulturën shqiptare në kontekst të këtyre aspekteve, duke u fokusuar kryesisht në Kosovë, tamam për faktin se përgjatë dy dekadave të fundit vendi ka përjetuar faza intensive të shtetndërtimit. Andaj kërkohet edhe një lloj rivitalizimi i traditës, si proces negociues i zhvillimeve dhe ndryshimeve të reja shoqërore. Flija e Kosovës tashmë është futur në listën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e shpirtërore. 117


Pranverë 2021

K

ur bisedoja me një mikeshë amerikane në distancë, ajo më tha se bota duhet të dëgjojë më shumë për verërat që ndodhen jashtë një farë ´´shtegu të rrahur´´. Shteg ku jetojnë verërat më të njohura nga Franca, Italia, Spanja dhe SHBA-ja. Verërat për të cilat po fliste, ishin pikërisht verërat shqiptare. Një shteg i parrahur, por që në të vërtetë është një shteg ku vera ka shkelur me kohë. Kështu, unë nisa t’i tregoj për verën ilire të prodhuar nga mjalti. Po, e lexuat saktë! Vera e mjaltit është prodhuar përpara asaj të rrushit, veçanërisht nga fiset ilire të taulantëve dhe të tabutëve. Ata njihen për prodhimin e verës nga mjalti, duke e tharmuar atë. Këtë e pohoi edhe filozofi grek Aristoteli, i cili e përshkroi me fjalët: ´´Vera e mjaltit është qiellore, sepse nektari që bletët mbledhin, vjen nga qielli.´´ Tanimë

118

VERËRAT E BËJNË SHQIPËRINË NJË VEND VINTAGE (TË CILËSISË SË MIRË) ne kemi shumë verëra që shijojnë ëmbël si mjalti. Unë vazhdova t’i tregoj për pjergullat e shtëpive që bëjnë hije, verë e raki. Për djathin e stazhionuar në bërsi, për fjalë dhe shprehje autentike mbi botën vreshtare e verëtare. I tregova për zakonet arbëreshe, ku krushqit e nuses lajnë flokët me verë përpara se t’i bëjnë gërshet. I tregova edhe për Kallmetin e Papës. Vatikani dërgonte klerikët e tij për të përzgjedhur vreshtat nga ku do të merrej rrushi Kallmet, të bëhej verë dhe të eksportohej në Vatikan. Mrekulli, Papa argëtohet me Kallmet! Nëse lexon libra shqip mbi verën, shkruar profesionalisht nga autorë, si Andrea Shundi, Renata Kongoli e Vangjel Zigori, në to diktohet që historiani francez Henri Enjalbert ka cilësuar se Shqipëria dhe ishujt grekë mund të kenë qenë ´´refugjatët´´

e fundit evropianë ku hardhia ka shkelur dhe është përhapur. Si rrjedhojë, trojet shqiptare janë ndër vatrat dhe vendet me histori më të gjatë për vreshtari në Evropë. Që nga koha ilire. Sikurse thotë edhe gjeografi grek Strabo: ´´Iliria është plot me ullishta dhe vreshta të mira´´. Të gjithë këtë histori, Mozaiku i Linit e ka krijuar pjesë-pjesë. Ky mozaik është ndërtuar në shekullin V-VI, në fshatin piktoresk me të njëjtin emër. E ndërsa udhëton në Pogradec, është e pashmangshme të mos ngjitesh në këtë kishë, duke shkelur në rrugicat me kalldrëm për të parë hijeshinë e saj. Aty, rrushi duket sikur pret të vilet dhe kokrrat e tij po shpërthejnë nga ëmbëlsia, eliksirin e së cilës zogjtë e pinë nga ena. A nuk ngjan kështu? Nga Marjeta Istrefi Në bashkëpunim me Revistën Venaria


Pranverë 2021

BONUM NA TREGON PSE ZGJODHËN TË OFRONIN NËNPRODUKTET E QUMËSHTIT TË DHISË NË TREGUN SHQIPTAR

F

erma Bonum, e krijuar në vitin 2015, është një ndër fermat më të mëdha në vend për rritjen e dhive, si dhe furnizuese me qumësht dhie për kompani të tjera që operojnë në Shqipëri. Bonum lindi nga dëshira për të ofruar produkte që ndikojnë për mirë te shëndeti. Aktualisht ka në portofolin e saj bulmet nga qumështi i dhisë, por synojnë ta zgjerojmë gamën e produkteve, duke u ofruar konsumatorëve alternativa të shëndetshme. Bonum zgjodhi pikërisht qumështin e dhisë dhe nënproduktet e tij, sepse, në bazë të hulumtimeve të ndryshme, përdorimi i qumështit të dhisë sjell disa avantazhe për organizmin tonë. Qumështi i dhisë është më i tretshëm, sepse molekulat e dhjamit janë me një madhësi më të vogël se ato të qumështit të lopës. Trupi ynë mund ta tretë qumështin e dhisë për 20 minuta, ndërsa qumështi i lopës tretet për 2-3 orë.

Qumështi i dhisë nuk formon mukozë (gëlbazë) dhe tolerohet më mirë nga astmatikët dhe ata me alergji. Qumështi i dhisë përmban më shumë klor dhe fluor sesa qumështi i çdo bagëti tjetër. Klori dhe fluori janë natyralë.

Organizmi, veçanërisht për disa njerëz, e toleron më mirë qumështin e dhisë, dhe kjo mendohet se vjen nga fakti që përmban më pak laktozë (rreth 7% më pak se qumështi i lopës).

Qumështi i dhisë tolerohet nga një mëlçi e dëmtuar për shkak të molekulave më të vogla të yndyrës. A jeni ende në mëdyshje nëse duhet ta shtoni në përditshmërinë tuaj qumështin e dhisë dhe nënproduktet e tij?

Qumështi i dhisë përmban 27% më shumë vitaminë B6 dhe 47% më shumë vitaminë A sesa ai i lopës. Qumështi i dhisë është burim shumë i mirë i mineraleve natyrale Ca, Na, Mg, P, K etj. Ai përmban rreth 13% më shumë calcium sesa qumështi i lopës. 119


Pranverë 2021

RECETAT NGA KOKOPISHA Arjonela Qypi është vajza që fshihet pas blog-ut interesant të gatimit që mban emrin “Kokopisha”. Nuk ka më shumë se një vit që thuajse çdo ditë ndan receta plot shije e ngjyra me ndjekësit e saj. Ajo i gëzohet pasionit dhe dashurisë për shijen e të bukurën e sidomos ndërlidhjen me shumë dashamirës që. E gjitha për të nisi ashtu modestisht e u kthye në një komunitet të këndshëm e plotë energji pozitive. Kokopisha e saj e vogël ka shumë dashuri dhe përkujdesje brenda. Në çdo foto apo recetë ka një punë kolosale që është e padukshme për ju. Ndaj sot kemi kënaqësinë që Arjonela të na dërgoj katër recetat më të dashura për të. Shijojini!

Kek me mollë alias. Keku miqësia! Këtë recetë e ndau me mua një mikeshë e shtrenjtë, të cilën e falenderoj për miqësinë e saj të vyer. Siç thotë ajo fjala e urtë popullore amerikane “sharing is caring”, ndaj unë do ta ndaj me ju, që ju ta ndani me miqtë tuaj... dhe ata me të tjerë miq. Receta është shumë e thjeshtë, me përbërës bazikë dhe tepër e lehtë për t’u konsumuar. Gjatë pjekjes shtëpia mbushet me aromë fantastike. Mos lini t’ju shpëtojë pa provuar kjo recetë. Përbërësit:

Përgatitja:

6-7 kokrra mollë mesatare 2 kokrra vezë 100 ml qumësht 75 gr miell 1-2 lugë çaji kanellë 1 lugë çaji pluhur pjekjeje 1 grusht arra 1 grusht rrush i thatë 50 gr sheqer kaf (ose mjaltë) Lëkura e 1 limoni Lëngu i një gjysmë limoni

1. Lajmë mollët, i qërojmë, u heqim pjesën e bërthamave dhe i presim në feta (jo shumë të holla) 2. Shtrydhim lëngun e gjysmës së limonit mbi fetat e mollës 3. Trazojmë 2 kokrra vezë me sheqerin dhe qumështin, derisa sheqeri të tretet. Pastaj shtojmë lëkurën e limonit 4. Bashkojmë miellin me pluhurin e pjekjes dhe kanellën 5. Masën e përftuar nga vezët dhe sheqeri (pika 3) e shtojmë te mielli, duke e trazuar. Të gjithë përzierjen e hedhim në tasin me mollë të prera, pastaj shtojmë arrat dhe rrushin e thatë. I përziejmë së bashku mollët dhe masën. 6. Në një tavë pjekjeje të shtruar me letër kuzhine, hedhim masën e kekut. 7. E pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C, për afërsisht 40-45 minuta Ju bëftë mirë!

120


Pranverë 2021

2.Supë me finok, bizele dhe limon Përbërësit:

Përgatitja:

2 finokë mesatar 1 qepë 2 kokë hudhra 200 gr bizele të ngrira 1 limon 750 ml-1l lëng vegjetal/mishi (në varësi të konsistencës që preferohet) 1 filxhan çaji qumësht (për vegjetarianët, mund të zëvendësohet me qumështin e kokosit) Vaj ulliri Kripë & piper

1. 1. Presim finokun, qepën e pastrojmë dhe e presim në mes. Hudhrat i lëmë në mbështjellësen e tyre, dhe presim vetëm pak pjesën e sipërme 2. I pjekim në furrë në temperaturë 200⁰C për afërsisht 25 minuta, duke i spërkatur me pak vaj ulliri, kripë dhe piper 3. Në një tenxhere hedhim lëngun vegjetal, perimet e pjekura, hudhrat, duke i nxjerrë nga mbështjellja e tyre, dhe bizelet. I ziejmë për 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. 4. I kalojmë në një procesor ose blender dore, për të përftuar një masë kremoze. Shtojmë lëngun e limonit dhe qumështin duke rregulluar konsistencën sipas preferencave. Këshillë: Mund të shtoni një dorë spinaq nëse preferoni. Ju bëftë mirë! 121


Pranverë 2021

3. Sardele furre me erëza Sardelet konsiderohen si peshku më i sigurt për konsum. Janë të pasura me omega 3 dhe nuk përmbajnë mërkur. I bëjmë një nder shumë të madh vetes nëse i përfshijmë në dietën tonë. Një mënyrë përgatitjeje është kjo që po ndaj sot këtu. Përbërësit: 600-700 gr sardele 2 thelpinj hudhër të shtypur Lëngu i 1 limoni (afërsisht 2 lugë gjelle) 2 lugë çaji mustardë 1 lugë gjelle rigon 3 lugë gjelle vaj ulliri Kripë dhe piper 1/2 lugë çaji piper i kuq Pak majdanoz për ta shërbyer

Përgatitja: 1. Pastrojmë sardelet (pjesa që kam më shumë bezdi, por ia vlen çdo sakrificë) 2. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas (përveç majdanozit) 3. Sardelet i shtojmë në tasin me erëza dhe me dorë mundohemi që t’i përhapin ngado nëpër sardele 4. I shtrojmë në një tavë të spërkatur me pak vaj ulliri dhe i pjekim në temperaturë 220⁰C për afërsisht 17 minuta. Nëse sardelet janë të mëdha mund të duan edhe disa minuta më tepër. 5. Para se të shërbehen, hedhim sipër pak majdanoz të freskët të prerë hollë Ju bëftë mirë!

4. Djathë i pjekur me susam dhe mjaltë Për drekë kishim thjerrëza, të cilat i shoqëruam me këtë djathin e pjekur. Në fakt mund të bëhet edhe i skuqur, kjo është opsionale. Mua më pëlqen ta pjek me nge. Është recetë e thjeshtë dhe e shpejtë. Përbërësit: Petë të holla Susam Djathë i bardhë (feta) Mjaltë 122

Përgatitja: 1. 2. 3. 4.

I lyejmë petët me vaj ulliri, shtojmë djathin dhe mbështjellim petët. Dy petë për 1 copë djathi afërsisht 200 gr. Më pas e pjekim në temperaturë 180-200⁰C. E spërkasim me susam dhe mjaltë, kur janë në gjysmë të pjekjes dhe, para se ta shërbejmë, shtojmë pak mjaltë.

Kohën nuk e mata. E pashë me sy ngjyrën e petës e më pas fika furrën.


Pranverë 2021

Ne kemi lëvizur nga mençuria e urtësia në dije dhe tani po kalojmë nga njohuria në informacion, dhe ky informacion është i pjesshëm aqsa po krijojmë qenie njerëzore jo të plota. Vandana Shiva

123


LIBRA

SUGJERIME TITUJSH TË MIRË I Mbani vesh ç’thonë “Maniakët e Librit” për librat që duhet t’i lexoni patjetër. Maniakët e Librit lindi natyrshëm, si rrjedhojë e një marrëdhënieje të ngushtë me librin dhe dashurisë për të. Dëshira për t’u marrë me diçka, e cila përtej përfitimeve do të më jepte dhe luksin që ta bëja më pasion dhe ta dashuroja, flinte te libri. Nuk është nisur mirëfilli si një projekt-ide biznesi, por më shumë si motiv për të krijuar një komunitet ku ndajmë me njëri-tjetrin sugjerime, ide dhe këshilla mbi librin. Një shtëpi virtuale ku çdonjëri gjen veten si lexues. Doja të krijoja diçka speciale që puna dhe përkushtimi do të përcaktonin ecurinë e suksesin. Në pamundësi për të qenë 124

vazhdimisht afër lexuesve dhe miqve, të cilët bëhen shkak që të lexojmë dhe të përmirësohemi nëpërmjet leximit të librit, kjo faqe virtuale, në një kohë kur jeta është shumë dinamike, arrin të përçojë te miqtë, të rejat më të fundit rreth librave. Botimet e fundit, përshkrime e komente nga ne e nga miq të ndryshëm, oferta dhe çmime, vijnë çdo ditë në faqen “Maniakët e Librit”.

Që të japësh sugjerimin e duhur, duhet edhe ta njohësh pak lexuesin.

Momentet kur shumë miq dhe mikesha na shkruajnë se janë frymëzuar nga kjo dritare që të fillojnë të lexojnë, janë pa diskutim nga më të gëzueshmet.

Imagjinata shkel rrugën që do të përshkojmë përmes arsyes, dhe filozofia e historia janë thelbësore për të hedhur themele të shëndosha.

Andaj, kur vjen fjala për sugjerime, sigurohemi që të bëjmë ato të duhurat, duke mos marrë aspak parasysh çështjen e përfitimit.

Por disa libra hedhin një themel të shëndoshë për vazhdimin e leximit dhe ndërtimit të një strukturë të fortë për të ardhmen. Imagjinata dhe arsyeja janë dy nga gjërat që duhet të jenë gjithnjë në veprim.

Më poshtë, edhe pse është shumë e vështirë të japësh pesë sugjerimet më të mira, sepse librat janë si pjesë që plotësojnë njëra-tjetrën, do të guxojmë të sugjerojmë:


Pranverë 2021

1-Bota e Sofies, Jostein Gaarder Ky roman, në qoftë se do të quhej i tillë, nga autori Jostein Gaarder, është një rrugëtim filozofik nga lashtësia deri në kohët e sotme. Ajo çfarë e bën tërheqës dhe sugjerim të parë, është forma në të cilën e ka zhvilluar autori. Libri vjen në formën e një seminari le të themi, ku një i panjohur merr përsipër që me anë të letrave t’i shpjegojë një vajze si lindi mendimi filozofik, si evoluoi ndër vite, shkollat e mendimit filozofik etj. Është i rrjedhshëm dhe nuk të mundon. Kështu krijon një ide të përgjithshme se si lindi dhe u zhvillua mendimi filozofik.

2-Meditimet, Mark Aurel Kjo përmbledhje e perandorit të urtë romak Mark Aurelit, është një nga librat më të rëndësishëm në historinë e mendimit. Një libër plot urtësi dhe mësime jete. Këshilla, mësime mbi çështje delikate të shoqërisë, familjes, politikës, moralit dhe shtetbërjes. Libri vjen në formë përmbledhjesh, përkufizimesh dhe reflektimesh mbi çështjet e sipërpërmendura. Një shembull unik i një burri shteti filozof. 125


Pranverë 2021

3-E pafilozofuara, Hasamedin Feraj Ky libër nga Hasamedin Feraj, është ndër esetë më të goditura që është prezantuar nga një autor shqiptar për shqiptarët. Të filozofosh atë çka shqiptarët hezitojnë ta filozofojnë ose i kemi filozofuar tashmë të gjitha dhe, kur vjen puna te historia e filozofia, gjithmonë e kemi një përgjigje gati. Profesori rrëzon në mënyrë të pamëshirshme çdo idhull në kokën e shqiptarit dhe e ul atë me këmbë në tokë. Reflektime mbi atë pse jemi këtu ku jemi. A kanë filozofuar ilirët? Nëse po, ne me sa duket nuk jemi pasardhës të tyre. A kanë pasur ilirët shtet të madh dhe të fortë? Atëherë pse s’e kemi dhe ne?

4-Të mjerët, Viktor Hygo Një nga veprat e preferuara të Viktor Hygosë.

Një kritikë historianëve që për çdo pyetje kanë një përgjigje gati.

E vlerësoj shumë këtë vepër, sepse në të njeriu kalon në të gjitha sfidat dhe sukseset që jeta sjell. Ka në të çështje shumë esenciale mbi të drejtën dhe gjykimin, të drejtën morale dhe atë ligjore. E sugjerojmë sidomos për studentët e drejtësisë.

Shqiptari si qenie hobsiane dhe darviniane. Ne jo vetëm mbijetuam. Trajtim i çështjes së lirisë nga perspektiva e shqiptarit.

Një tablo kaq dinamike dhe e larmishme, ku njeriu që prodhon mjerim është si një thikë me dy presa, i rrezikshem si për vete, edhe për shoqërinë.

Një libër i vogël që peshon shumë.

Një rrugëtim që frymëzon dhe, mbi të gjitha, edukon.

126


Pranverë 2021

5-Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet, Sami Frashwri Besoj një nga esetë më të fuqishme që para themelimit të shtetit shqiptar, që mbetet po aq e fortë edhe sot. Ajo çka e bën të rëndësishme është pikërisht pjesa e tretë, “ç’do të bëhet”. Vizioni dhe projektet afatgjata janë disa prej gjërave që na kanë munguar që nga fillimi i të bërit shtet. Autori, Sami Frashëri, na fton të mendojmë për diçka shumë jetike dhe thelbësore për një shtet: vizionin. Në këto njëqind e pak vite kuptojmë se shoqëria jonë nuk ka prodhuar ende institucione që arrijnë të merren me projekte të mirëfillta kombëtare për shekullin e ardhshëm. Prandaj frymëzimi i brezit tonë mbi domosdoshmërinë e një vizioni të qartë dhe edukimi me këtë ide, e fut librin në listën e atyre që duhen lexuar patjetër. Ju falënderojmë dhe shpresojmë që sugjerimet tona t’ju kenë frymëzuar sadopak! Nga Adriatik Kurti

II “N’Harmoni” ka vendosur gjithashtu t’ju sjell sugjerime lidhur me librat që bëjnë të mendosh ndryshe lidhur mbi globalizimin dhe shembuj që nxisin marrjen hapave të vogla ndryshimi në qasje me ekonominë lokale, zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural e gjithashtu kujdesin ndaj mjedisit. Ndaj po ju sjellim pesë sugjerime tona të cilat titujt enkas janë në anglisht sepse botimi shqip mungon: 127


Pranverë 2021

Small is Beautiful: Economics as if People Mattered, Ernst Friedrich Schumacher Një nga 100 librat më me ndikim të botuar që nga Lufta e Dytë Botërore’ mbetet libri “Small is beautiful. Ekonomisti i Oksfordit E. F. Schumacher ofron një studim iluminues të sistemit tonë ekonomik dhe qëllimit të tij, duke sfiduar gjendjen aktuale të konsumit të tepruar në shoqërinë tonë. Duke ofruar një mesazh thelbësor për botën moderne që po lufton për të balancuar rritjen ekonomike me koston njerëzore për t’iu qasur globalizimit. Epokë e cila solli ç’humanizimin e njeriut i cili e gjen veten në kurthin e një sistemi ekonomik që nuk bën tjetër veçse në mënyrë konstante kotrollon jetët e njerëzve të zakonshëm. Një nga temat që rrok ky libër është dhe ae që pret që këta të fundit mos sillen më si të tillë por si makineri, vegla. Njerëz që duhen zhveshur nga kënaqësia e punës sepse kështu u shërbejnë më mirë kompanive moderne. Ideja e të “qenit i vogël” sjell në vëmendje rëndësinë e bashkëveprimit e banorëve të një komunitetit me njëri-tjetrin: aftësia e ndërlides njerëzoreqë që gati po humbim në këtë epokë moderne të një sistemi ekonomik që drejton njeriun drejt kurthit të një lumturie që varësohet veçse nga pasuria materiale. 128

Who Really Feeds the World?: The Failures of Agribusiness and the Promise of Agroecology, Vendana Shiva Pesëdhjetë vite më parë, pothuajse asnjë nuk dyshonte se kombinimi i hibrideve me prodhimtari të lartë me fertilizuesit kimikë, bashkë me pesticidet e fuqishme, vaditjen e plotë dhe makineritë bujqësore të rënda do ta zhduknin njëherë e mirë urinë në botë. Por tashmë është e qartë se për disa vende e miliona njerëz të ushqyerit është shqetësimi primar dhe sfida kryesore. Kjo sepse sistemi ushqimor global haset me shumë probleme e sfida kontradiktore si: mbiprodhim, çuarje dëm të ushqimit dhe uri të skajshme. Kësisoj aktivistja Vandana Shiva argumenton se janë pikërisht bujqësia industrial dhe modifikimi gjenetik janë në fakt përgjegjëse për problemin e urisë dhe varfërimin e fermerëve të vegjël. Në vend që të mbështetet në modifikimin gjenetik dhe monokulturën në shkallë të gjerë për të zgjidhur krizën botërore të ushqimit, ajo propozon që t’i besojmë agroekologjisë- njohurinë e ndërlidhjes që krijon njëriu me ushqimin dhe natyrën. Shiva paraqet shkurt dhe në mënyrë elokuente ndërlidhjen njerëzore duke eksploruar çështje të biodiversitetit, nevojat e familjeve të vogla, rëndësinë e kursimit të farës, lëvizjen drejt lokalizimit dhe rolin e grave në prodhimin e ushqimit në botë.


Pranverë 2021

The Age of Surveillance Capitalism: The Fight for a Human Future at the New Frontier of Power, Shoshana Zuboff Përkrah pushtimit të jetëve tona prej teknologjisë së tepruar, njeriut të epokës modern i shtohet edhe një prej formave të pushtetit të quajtur ndryshe edhe “kapitalizmi i mbikëqyrjes”, ku korporatat e fuqishme multinacionale duket se kanë në kontroll jetët tona duke kontrolluar sjelljen tonë gjithashtu. Ndaj kapitalizmi mbikëqyrës është në prag të dominimit të rendit shoqëror dhe formimit të së ardhmes digjitale, nëse nuk bëjmë rezistencë. Në këtë libër, Shoshana Zuboff ofron njohuri befasuese për fenomenin, që vetë ka vendosur ta quajë, “kapitalizmi i mbikëqyrjes”, i cili ndikon ndjeshëm në modifikimit në sjelljen njerëzore në shekullin XXI, ashtu si kapitalizmi industrial shpërfytyroi botën natyrore në shekullin XX. Zuboff sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e ekonomisë kapitaliste, pasurinë dhe fuqinë e madhe ku janë vënë në shitje “sjelljet tona njerëzore”, të cilat shiten e blihen sipas interesave dhe grykësisë së koorporatave multinacionale. Analiza në këtë libër mbetet gjithëpërfshirëse duke paraqitur se nga çfarë kërcënohet shoqëria e epokës të cilën jetojmë, e cila mbetet si një “zgjua” në lidhje të detyruar e që joshet me maksimizim përfitimesh por në këmbim të demokracisë, lirisë dhe të ardhmes sonë njerëzore.

“Captains of Consciousness: Advertising And The Social Roots Of The Consumer Culture”, Stuart Ewen”. Ky libër ofron një vështrim historik në origjinën e industrisë së reklamave dhe shoqërisë së konsumit në fund të shekullit XX. Për këtë botim të ri Stuart Ewen, një përfaqësuesit më të shquar të dekadave të fundit mbi kulturën popullore, që në parathënien e këtij libri na bën të konsiderojmë seriozisht ndikimin e vazhdueshëm të reklamës dhe komercializmit në jetën tonë të përditshme. Duke mos e kursyer kritikën e tij në mënyrë rigoroze për konsumatorët dhe kulturën reklamuese që u shërben atyre, ai ofron një histori interesante të mënyrave në të cilat biznesi ka rafinuar aftësinë për t’u marr mendjen konsumatorëve e duke u zhytur gjithnjë e më shumë në një konsumizëm të shfrenuar e shpesh të panevojshëm. 129


Pranverë 2021

Një çast qetësie…

Fragment nga Toka e Shkretë T. S. Eliot

Ulu. Shtroji jetës tënde një festë. Dashuri pas dashurie Dereck Walcott Ka me ardhë koha kur, me ngazëllim do përshëndesësh veten kur t’ia behësh në derën tënde, në pasqyrën tënde dhe do qeshni ndërsjellë ndaj mirëseardhjes së tjetrit, dhe të thuash, ulu këtu. Ha. Do ta duash sërish të huajin që ishte vetja jote. Blatoji verë. Blatoji bukë. Ktheja zemrën vetes, të huajit që të deshi për tërë jetën, të cilin e shpërfille për një tjetër, që të njeh përmendësh. Nxirri nga rafti letrat e dashurisë, fotografitë, shënimet e dëshpëruara, qëroja lëkurën imazhit prej pasqyrës. 130

Michael Reid E dashur grua, ndonjëherë do të të ndodhë të jesh tepër grua, tepër e zgjuar, tepër e bukur, tepër e fortë, përherë tepër diçka. Kjo e bën një burrë të ndjehet më pak burrë dhe ti do fillosh të ndjesh nevojën të jesh më pak grua. Gabimi më i madh që mund të bësh është të heqësh gurët e çmuar nga kurora jote që një burrë ta mbajë më me lehtësi. Kur të ndodhë kësisoj, duhet ta kuptosh se ajo çka të duhet nuk është një kurorë më e lehtë, por një burrë me duar më të mëdha.

Prilli âsht mueji ma mizuer, shumon lila prej tokës së të vdekunve, bashkë bân kujtesë e dëshirë, trazon rrâjë të topituna me shiun e pranverës. Dimni ngrohtë na mbajti, nësa mbulonte tokën në borë harrimplotë, nëse mendte me zhardhokë të tharë pakëz jetë...

Kur u takuam Inge Müller në një rrugë anësore të jetëve tona ndjeje frikën e jetës ndjeja frikën e vdekjes që ishte afër dhe pamë qiellin e kuq të na mbështillte si velenxë leshi dhe u ngrohëm për një çast Çasti zgjati shtatë verëra. Kur ngritëm sytë koha tashmë kishte kaluar.


Pranverë 2021

Intimitet Nina Cassian Mund të rri vetëm, di si të rri vetëm. Ka një marrëveshje të heshtur mes lapsave të mi dhe pemëve atje jashtë, mes shiut dhe flokëve të mi të ndritshëm. Vlon çaji, hapësira ime e praruar, qelibari im i qashtër zjarrmues. Mund të rri vetëm.

Shkruaj nën dritën e çajit.

Floknaja jote e portokalltë në zbrazëtinë e botës

Prill dhe heshtje

Paul Eluard

Di si të rri vetëm.

Tomas Tranströmer Pranvera prehet e shkretë. Hendeku i kadifesë së errët më gjarpëron nëpër ije pa reflekse. E vetmja gjë që shkëlqen janë lulet e verdha. Nanuritem brenda hijes sime si violinë në kutinë e vet të zezë. E vetmja gjë që dua të them shkëndrin pambrrijshëm si argjendi në dyqanin e pengjeve.

Floknaja jote e portokalltë në zbrazëtinë e botës në zbrazëtinë e qelqeve të rënduar nga heshtja dhe hija, ku duart e mia cullake kërkojnë pasqyrimet e tyre, Forma e zemrës tënde është kimerike dhe dashuria jote me dëshirën time të bjerrë ngjan o psherëtima qelibari, ëndrra, vështrime. Por ti s’ke qenë përherë me mua. Kujtesa ime ende terratiset duke të parë të vish e të nisesh. Koha i përdor fjalët si dashurinë.

Erdha në Paris për me t’harrue Maria Luisa Spaziani Erdha në Paris për me t’harrue por ti kokëshkretë ma përthith çdo hapsinë. Je kimera e mnershme e ullukëve të Notre-Dame, je êjlli qi ngadhnjyeshëm qesh. Bajmë nji marrveshje: ditën lerma për me pa, me lexue, me bjerrë kohën, me u zbavitë, me t’përjashtue. Natën e andrrat, n’rregull, janë t’tujat. Në shqip: Elvana Zaimi 131


STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE STUDIO LIGJORE DHE STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE FINANCIARE VIZIONI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJËVIZIONI ÇËSHTJE SUKSESI YNË VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI NJË ÇËSHTJE SUKSESI www.studioligjorevlore.com

Blv. “Ismail www.studioligjorevlore.com Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” Vlorë Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Vlorë www.studioligjorevlore.com Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com

Blv. “Ismail Qemali”, Pranë Teatrit “Petro Marko” www.studioligjorevlore.com Vlorë Cel.“Ismail 069 22Qemali”, 17 507 / Email: Blv. Pranëtringajm@yahoo.com Teatrit “Petro Marko”

Çmimi: 500 Lekë Çmimi: 500 Lekë

ÇMIMI: 500 Lekë

Vlorë Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com Çmimi: 500 Lekë


Articles inside

Një çast qetësie article cover image

Një çast qetësie

2min
pages 130-132
Sugjerime titujsh të mirë article cover image

Sugjerime titujsh të mirë

8min
pages 124-129
dhisë në tregun shqiptar article cover image

dhisë në tregun shqiptar

1min
page 119
vintage (të cilësisë së mirë Bonum – nënproduktet e qumështit të article cover image

vintage (të cilësisë së mirë Bonum – nënproduktet e qumështit të

2min
page 118
Recetat nga Kokopisha article cover image

Recetat nga Kokopisha

4min
pages 120-123
Flija e Kosovës Verërat e bëjnë Shqipërinë një vend article cover image

Flija e Kosovës Verërat e bëjnë Shqipërinë një vend

2min
page 117
MA BELLE ose bojnat e një tradite article cover image

MA BELLE ose bojnat e një tradite

6min
pages 114-116
Puka article cover image

Puka

1min
page 109
Një oazë gjithë erëza e bojna article cover image

Një oazë gjithë erëza e bojna

8min
pages 110-113
Tirana ose nji tregim shpirti article cover image

Tirana ose nji tregim shpirti

2min
pages 106-107
Një udhëtim në fshatin Kosinë article cover image

Një udhëtim në fshatin Kosinë

2min
page 103
Një rrugë Prizrenit article cover image

Një rrugë Prizrenit

3min
pages 104-105
Welcome to Kurvelesh article cover image

Welcome to Kurvelesh

2min
page 102
Pelegrinazh në Sarisalltik article cover image

Pelegrinazh në Sarisalltik

4min
pages 100-101
Kruja – Shtëpia e Skënderbeu article cover image

Kruja – Shtëpia e Skënderbeu

6min
pages 96-99
Tri “R-të” e rëndësishme article cover image

Tri “R-të” e rëndësishme

1min
pages 94-95
Organizatat mjedisore article cover image

Organizatat mjedisore

2min
page 92
rinjtë article cover image

rinjtë

2min
pages 82-83
Sekretet e Natyrës së Erjona Xhaferraj article cover image

Sekretet e Natyrës së Erjona Xhaferraj

8min
pages 84-87
Natyra na duhet si ajri që thithim article cover image

Natyra na duhet si ajri që thithim

3min
pages 90-91
i ekonomisë lokale article cover image

i ekonomisë lokale

3min
pages 66-69
Bajron Nikolli – Historia e djaloshit që iu largua fshatit plot ëndrra Avni Faqolli – Heroi me mantel prej gune article cover image

Bajron Nikolli – Historia e djaloshit që iu largua fshatit plot ëndrra Avni Faqolli – Heroi me mantel prej gune

3min
pages 64-65
marrë shembull article cover image

marrë shembull

5min
pages 62-63
Gratë në zgjedhjet e 25 Prillit article cover image

Gratë në zgjedhjet e 25 Prillit

5min
pages 58-59
për gratë dhe diturinë article cover image

për gratë dhe diturinë

4min
pages 56-57
Vera Shkurti article cover image

Vera Shkurti

4min
pages 46-48
A ka shpresë për gratë në fasoneri? article cover image

A ka shpresë për gratë në fasoneri?

4min
pages 54-55
Mbi martesat article cover image

Mbi martesat

15min
pages 49-53
erëzat e një arkitekteje si Mimi article cover image

erëzat e një arkitekteje si Mimi

9min
pages 42-45
Ngjyrat e Brunida Isaj article cover image

Ngjyrat e Brunida Isaj

7min
pages 39-41
Eglantina Gjermeni se modeli i fisëm i një gruaje në politikë article cover image

Eglantina Gjermeni se modeli i fisëm i një gruaje në politikë

12min
pages 32-35
Zemra e bardhë e dyqanit të lagjes article cover image

Zemra e bardhë e dyqanit të lagjes

2min
page 28
komunitetin një sipërmarrës article cover image

komunitetin një sipërmarrës

3min
pages 29-31
Pazaret e kalldrëmta shqiptare Gjërat që nuk mësojmë në një shkollë article cover image

Pazaret e kalldrëmta shqiptare Gjërat që nuk mësojmë në një shkollë

6min
pages 17-19
Tregu article cover image

Tregu

2min
page 16
Koha për të lokalizuar ekonominë article cover image

Koha për të lokalizuar ekonominë

2min
page 15
Një sipërmarrës me shpirt të lirë article cover image

Një sipërmarrës me shpirt të lirë

3min
pages 24-25
Komuniteti “Helena” article cover image

Komuniteti “Helena”

3min
pages 26-27
Një ekonomi lokale në tranzicion article cover image

Një ekonomi lokale në tranzicion

5min
pages 13-14
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.