Revista n'Harmoni

Page 1

Kryq e Tërthor Njerëz me mision

Jetesa Harmonike A është më në modë?

Udhëtim Mjedis Skutat e viseve shqiptaree Një jetesë e gjelbërt

n’Harmoni me Fshat e Zanat

1

Moda Etike Artizanë shqiptarë

KOMUNITET UDHËTIM KRIJIMTARI MJEDIS

Vjeshtë 2020


2


n’Harmoni Blv. “Ismail Qemali”, Vlorë Cel: 0692217507

Këmbëngulja për harmoni është tema që vërshon faqet e këtij botimi

Kontribuesit e këtij numri: Ana Shima Ajna Gjyla Daniela Guri Gerta Lezaj Joanna Kocani Hilda Gorica Jora Kasapi Klara Profka Kozeta Shyta Ndue Dedaj Nurjeta Shtini Nila Iljazi Noa Nur Sonia Budini Sonja Mimini Sulejman Dalipi Ticiana Dine artbyelona Besë Studio Collective 68 Kafe Mehmeti Fustanella Farm The Albanian House Uka Farm

Kopja e parë e kësaj reviste e pa dritën e botimit pas një kohe relativisht të gjatë. Prej mungesës së përvojës, lidhjeve të duhura mediatike e jo vetëm, e për më tepër mungesa e aftësive profesionale të gazetarisë së mirëfilltë. Si rrjedhojë, ky rrugëtim u has me mjaft pengesa të qenësishme, dhjetra plane e përllogaritje lënë përgjysmë e aludime herë të mirëarsyetura e herë qesharake, prej dyshimit se ky angazhim mund të ishte kryekëput një sajesë diletante. Megjithatë, turravrap mes ethesh ëndrrash, pune sfilitëse dhe guximi kokëkrisuri, vendosa ta çoj para këtë nismë me kushtin se edhe dështimi më brilant nuk do të më përçudnonte kurajon për të sprovuar sërish e për mos u sprapsur. Ndaj, kopja e parë e kësaj reviste, me gjithë mangësitë e saj, nuk është veçse një ftesë për kontribut për të gjithë të ngashmit, që dinë e munden më shumë, për ta bërë më profesionale këtë botim në të ardhmen. Një ftesë për gjithë ata që përqafojnë idenë, mendësinë e vizionin e rreshtave të kësaj reviste. Ky ishte gjithë qëllimi në vetvete, të bërit bashkë njerëz me dëshirë e pasion për të sjell narrativë për ato tema që nuk janë aq në modë ditët e sotme. Uroj ta pranoni kështu këtë numër me premtimin e këmbënguljes për përmirësim në vazhdim! Marcela Tringaj

Shënim: Publikuesi i kësaj reviste nuk mban përgjegjësi lidhur me përmbajtjen e reklamave pavarësisht masave të marra për burim të sigurt. Gjithashtu, ky publikim nuk mban përgjegjësi mbi opinionet, mendimet apo mesazhet e shprehura nga shkruesit dhe kontribuesit në artikujt e këtij botimi.

3


8 Kryq e Tërthor Njerëz, vende, ngjarje, ide, nisma.

Përmbajtja

Shtator - Tetor - Nëntor 2020

17 N’Harmoni Jetesa etike në respekt të natyrës Puna e ndershme pas një etikete të pistë Arsyet pse një fëmijë duhet të mbjell një bimë Fshinjësia, kjo kokëçarje e ëmbël Ekonomia e një komuniteti Sjellja që zbukluron së brendshmi Ca këshilla gjyshesh Fëmijëria sot dhe dje 35 Toka ime Gerta Loku Tushaj Sytë nga arat e babait Epoka e bujqësisë së qëndrueshme 5 arsye për një xhiro nga ne Prodhime nga fshati…e nga më mirë Rikthim tek rrënjët Tek cepi i pallatit 57 Bashkësi Luga e Argjendtë Shqipëria e Fatos Baxhakut Një mësuese si Liljana Luani 69 Udhëtim Rrugicat Shkodrane n’biçikletë Vilat e harruara të Tiranës Për një nga fshatrat e bregut te detit 5 destionacione rurale nga një blogere 101 Qëndrueshmëri Plastika është e neveritshme Çifti i gjelbërt Ushqeni tokën natyrshëm Përkujdesje e shtëpisë si prej kohës së gjyshes 111 Krijimtari Zanat me zanat Histori me gurë lumi Puthje nëpër ngjyra Përsëri, Moda e ngadaltë pa koleksion Aksesorë për vajza ëndërrimtare Torbat e strajcat më në modë se kurrë 141 Ushqim Historia e Kafes Turke Tradita përmetare e Salcës së Shakullit Farmacia në raftet e Kuzhinës 4 recetat e Nilës

4


Me shumë se në harmoni me njeriun shqiptar, përpjekja jonë për të komunikuar tingëllon e duket më shumë si nje bashkëfaj.

N’Harmoni me lexuesin... Po me cilin lexues në Shqipëri të jesh në harmoni? Është kjo tanimë dilema që ka kapluar të gjitha format e medias. Me shumë se në harmoni me njeriun shqiptar, përpjekja jonë për të komunikuar tingëllon e duket më shumë si nje bashkëfaj. Mosdëshira e lexuesit, shikuesit dhe degjuesit te Shqiperise se sotme, per te marre pjese ne menyre aktive e te vertete ne nje rritje te vetëdijes kombëtare apo apatia që mbizoteron, e bën dilemën më të thellë dhe gërryese. Por mu në mes të neglizhencës së pergjithëshme, mungesës së edukimit dhe mosvëmendjes gjendet gjithmone dikush qe e konsideron veten një luftëtar me mullinjtë e erës e megjithatë pjell dhe apasionohet me ide te reja. Marcela Tringaj hyn me çiltërsi dhe kureshtje si Liza në botën e çudirave të publikimit me revistën e saj N’Harmoni. Ajo madje nuk është e sigurtë që sapo ka hedhur në tregun mediatik një produkt absolutisht dinjitoz. Ndaj jam këtu per t’i thënë se nga Vlora e atij bregu spektakolar por që nuk mundet të prodhojë spektakel ka bërë bashkë artikuj, ndjesi, veshtrime e analiza, foto e dizajn qe meritojnë gjithë respektin tonë profesional. Mbetet vetem të krijohet lexuesi i duhur. Por me durim dhe duke i mbetur kokëfortësisht besnik vendimit për të prodhuar një revistë të vertetë qe tregon jeten reale te prodhimit (me veshtiresinë dhe sharmon) dhe dashurinë e bukur për tokën Marcela do i’a dale. I’a ka dale. Lexojeni numrin e parë të revistës N’Harmoni. Pastaj prisni me gëzim e kureshtje numrat e ardhshëm.

Adi Krasta 5


6


Një shënim për revistën n’Harmoni

Ende nuk e kam takuar ideatorën e kësaj reviste, por prej kohësh kam admirim për frymëzimin e saj ndaj Shqipërisë. Them “Shqipërisë”, se Shqipërinë e duan ata që e zhvillojnë, ata që e ruajnë dhe e prosperojnë konkretisht.

Po aq thelbësore në zhvillimin tonë ekonomik mbetet një ingredient tjetër, dedikimi dhe lidhja që kemi ne me vendin tonë. Nuk është as patetike as idealiste ta theksosh këtë sot. Është gati zhvillimin.

Shqipëria do të gjejë paqen e vërtetë me historinë e vet kur shqiptarët të jetojnë me pasurinë që meritojnë. Një vend i mrekullueshëm në mundësi, i zhytur në në varfëri sepse e administrohet si “pamundësi”. Përpjekja për të lënë një gjurmë në shoqëri, gjurmë që i shërbejnë edhe vendit dhe jo thjeshtë vetes; është ajo që i dallon njerëzit që krijojnë rrugëtimin e historisë. Në botën shqiptare kjo përpjekje; të punosh për veten por puna të vlejë për më shumë se vetëm veten, duhet mbështetur kudo ku mund ta gjejmë. Ideatorja e kësaj reviste përfaqëson pikërisht këtë përpjekje të rrallë, një veti thesar për mëkëmbjen e Shqipërisë. Që Shqipëria të zhvillohet kemi shumë për të kapërxyer në botëkuptimin tonë i cili shpesh ndikon keq në progres. Kushdo që mendon që ekonomia jonë nuk prosperon sepse nuk kemi investime apo thjeshtë sepse jemi treg i vogël, apo arsye të tjera

jetike

për

Të gjesh në tregun shqiptar individë të cilët e duan vendin dhe bashkëpunojnë me ndjenjën e respektit për natyrën e tij, me respektin për burimet, për të nesërmen, për trashëgiminë; po i gjete këta ke gjetur me cilët do ta bësh Shqipërinë e zhvilluar. që lidhen vetëm me mjetet ekonomike, e gjykon çështjen ngushtë. Ekonomia jonë nuk prosperon për shkak themelor të botëkuptimit tonë në tërësi. Ekonomia jonë kërkon një mendësi bashkëpunimi dhe konkurence njëkohësisht, dy mekanizma që përveçse nuk i rrisim, thuajse kurrë nuk arrijmë ti zotërojmë njëhekohësisht.

Kushdo që do të shfletojë këtë revistë-risi në tregun shqiptar, do të përjetojë natyrshëm dedikimin e ideatorëve për Shqipërinë e zhvilluar. Respektin dhe lidhjen e tyre me produktin shqiptar që në fund duket qartë që i bën ata krenarë. Unë gjej ndër rreshtat dhe faqet e kësaj reviste qartëssinë dhe provën e plotë që Shqipëria bëhet!

Po aq thelbësore në zhvillimin tonë ekonomik mbetet një ingredient tjetër, dedikimi dhe lidhja që kemi ne me vendin tonë.

Grida Duma

7 S h t


KRYQ E TËRTHOR

Ndërtesa nga kërpudhat? Jo, nuk është aventurë e Lizës në Botën e saj të Çudirave! Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme në industrinë e ndërtimit dhe që na vjen nga Hollanda dhe kompania Kroën Design. "Groëing Pavillon" quhet ndërtesa që është ndërtuar dhe mbahet në këmbë veçse me materiale që prodhon Toka përkatësisht nga hifet dhe miceli i kërpudhave. Pjesa më e bukur qëndron në faktin se miceli i kërpudhave përthith sa dyfishi i masës së saj dioksidin e karbonit në ajër duke pastruar ajrin teksa rritet. Nga ana tjetër çimentoja ka një impakt mjaft negativ në mjedis duke kontribuar rreth 8% të mbetjes së karbonit në botë.

Shpesh shumë konsumatorë e ndjejnë se është e duhur që blerjet e tyre të jenë miqësore me mjedisin por edhe të jenë të prodhuara në mënyrë etike. Platforma Digjitale e Transparencës “Provenance” (provenace.org) tashmë i ka mundësuar konsumatorit njohjen me detaje të produkteve që shiten on-line e që janë prodhuar në mënyrë të "ndershme". “Cult Beaty” në partneritet me “Provenance” produkte kozmetike të cilat kapin standartin e produkteve të prodhuara me përgjegjësi mjedisore dhe sociale duke shmangur kështu çdo konfuzion tek konsumatori. Për më tepër: cultbeauty.com.

Pemët padyshim janë mushkëritë e botës ndaj edhe nisma që Fondacioni Botëror për Konservimin (World Preservation Foundation) nën sloganin #BillionTrees vendos një kuotë ekstra prej 12 qindarka për çdo artikull të shitur. Ky dhurim i papërfillshëm do të shkoj për mbjelljen e një fidani si një mënyrë për të kontribuar në pyllëzimin e Tokës. Nisma të tjera të ngjashme janë marrë në të gjithë botën dhe se është e rëndësishme që Toka të përfitoj sa më shumë nga këto dhe të tjera inisjativa.


Këto janë punimet e Tasha dhe Barney Green themeluesve të 'Weaver Green', sipërmarrjes që prodhon tekstile, tapetë dhe çanta prej bidonave prej plastike. Baza materiale e punimeve të tyre është prej nga 135 BILION shishe plastike që kanë përfunduar në oqean apo landfille për çdo vit. U deshën shtatë vite që të përmirësoheshin dhe produktet të ishin sipas standarteve të planifikuara: të lahen në lavatriçe, t'u rezistojnë njollave, të jenë të përshtatshme për ambiente të jashtme e të brendshme dhe më e rëndësishmja: t'i vinin në ndihmë natyrës.

Spërmarrësi Jason Ëinter nga Britania e Madhe ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të ndihmuar mbrojtjen e habitatit të bletëve dhe insekteve të tjera polenizuese. Kjo kompani, 10% të fitimit të tyre e çojnë për të mbështetur organizata të cilat janë të impenjuara me fushata sensibilizuese dhe nisma konkrete për mbrojtjen e bletëve. Madje kjo kompani furnizohet vetëm nga prodhues së lëndës së tyre të parë e cila është prodhuar pa pesticide që janë të dëmshme për bletët.

Prodhimet e kompanisë “SNACT” janë kaq, po kaq “cool”! Prodhuara nga perime e fruta të cilat nuk kapin standartin estetik të supermarketeve e kthehen në super patatina për pasditen apo për një pushim të shkurtër. Në ndihmë të fermerëve të vegjël dhe super të shëndetshme për këdo!

9


Nuk ndodh rrallë që njerëzimit i vishet një memorie kolektive artificiale e cila bën që civilizime të ndryshme të pësojnë krizë identiteti. Kështu ndodhi dhe me ne pas rënies së komunizmit: përmes shkatërrimit të çdo objekti që na lidhte me atë kohë, na bëri të besojmë se kësisoj do të mund të shfarrosnim nga kujtesa një të shkuar plot neveri dhe absurditet. Elektra Haxhia përmes albumit “Magazina e Komunizmit Shqiptar” ka bërë të mundur të mbledhë një pjesë të mirë të objekteve nga përditshmëria e jetës së atëhershme: kjo si një mënyrë për të na treguar se përvojat e së shkuarës përmes këtyre objekteve, janë hallka e këputur e kujtesës sonë kolektive.

Xhevo Boseta është artizania sarandiote e cila ka 45 vite që ia ka dedikuar jetën dhe pasionit të saj tezgjahut. Ajo e ka nisur punën duke punuar qilimat me material leshi duke bërë që krijimtaria e saj të zbukuroj shtëpitë e vendasve dhe jo vetëm. Gjithashtu Xhevo prodhon edhe rugica me një dizenjo mjaft interesante dhe moderne prej materialeve të riciklueshme. Peshqirët e vjetër kthehen në materialin bazë për të krijuar rugica për hotele apo shtëpi të stiluara në mënyrë moderne e stil minimalist. Ndaj këtë verë kur të vizitoni detin e bukur të Sarandës, hidhni dhe një sy nga punishtja e Xhevos për të bërë tuajën një rugicë moderne totalisht “handmade” dhe me materiale të riciklueshme. Instagram: hand_made_sarande Instagram: hand_made_sarande

“Natyra ime” është punishtja në Shkodër që prodhon sapunë artizanal me përbërës krejtësisht natyral, me bazë vajrat dhe bimët. Flotës prej tetë lloje të ndryshme sapunësh i shtohen edhe dy lloje sapunë-krem, scrab për fytyrë dhe zbutës për buzët. Këto produkte mund t’i bëni tuajat me porosi nëse nuk banoni në Shkodër apo në dyqane të specializuara për tregëtimin e produkteve artizanale. Instagram: @natyraime.al

10


Ushqim për njerëzit, ushqim për tokën.

Pemla

është një kompani vendase që ka

për qëllim kryesor sjelljen në treg të produkteve cilësore, por edhe që nuk janë ofruar ende nga prodhues vendase dhe kryesisht importohen. Si pjesë e misionit “Pemla” ka për qëllim, në rradhë të parë të ofrojnë prodhime që i mungojnë konsumatorit shqiptar, dhe njëkohësisht të nxisin kultivimin në vend të pemëve frutore (kryesisht arrore). Ndaj kjo sipërmarrje është shembull i mirë i një aktiviteti ekonomik në zonat rurale në respekt të njerëzve dhe tokës.

11


Ky aktivitet ka filluar si dëshira e një çifti për të bërë diçka ndryshe. Ana Shima bashkë me bashkëshortin e saj e kanë pasion ambjentalizmin dhe për këtë arsye e kanë kthyer fokusin e tyre tek puna për tokën mëmë. Ideja për të filluar ‘Pemlën’ ka nisur pikërisht nga kjo dëshirë dhe si pasojë e eksperimentimeve në kuzhinën e tyre, për prodhimin e produkteve që nuk gjendeshin në tregun shqiptar, ose nëse gjendeshin ishin prodhuar në mënyrë industriale. Pas shumë eksperimentimeve, linja e gjalpit arror, që ata tashmë u testua tek miq dhe të afërm që të gjithe inkurajuan dhe mbështetën deri sa ky produkt arriti afirmimin në treg.

Me sa produkte bazë punon dhe nga cili vend i Shqipërisë i merrni? Produktet tona bazë të linjës kryesore që kemi të gjalpit arror janë arra, bajameja dhe lajthia. Arra është një arror që kurrë nuk i ka munguar tavolinës shqiptare dhe kryesisht vjen nga zona e Dibrës. Lajthia ësht një kultivar që është gjithnjë e në rritje në Shqipëri, për momentin jemi lidhur me disa fermerë që e kultivojnë në zona të ndryshme të Shqipërise, përfshi dhe fshatrat jashtë Tiranës. Bajameja është në sasi shumë të vogla dhe kryesisht vjen nga zona e Beratit, shpresojmë që me rritjen e kërkesës të rritet dhe kultivimi i saj.

A është i angazhuar komuniteti lokal në aktivitetin tuaj? Kjo sipërmarrje është hapur duke pasur me komunitetin në mendje në rradhë të parë, duke qenë se gjithçka ne bëjmë studiohet në bazë të nevojave të komunitetit. Gjithashtu ne kemi struktura sociale brenda kompanisë tonë dhe me ndihmën e dy granteve nga Bashkia Tiranës dhe Partnerët Shqipëri kemi mundësuar dhe punësimin e personave nga komunitetet e margjinalizuara. Gjithashtu synimi që kemi për të rritur kërkesën në treg të disa produkteve specifike, rrjedhimisht do të sjellë më shumë aktivitet dhe punësim në zonat rurale.

12


Pse njerëzit duhet ta blejnë produktin tuaj? Produkti ynë është një produkt i krijuar me pasionin që ne kemi për mirëqënien e njerëzve dhe tokës. Ne nuk përdorim asnjë përbërës artificial dhe të gjitha produktet tona janë 100% natyrale e të përpunuara në mënyrë artizanale që ruan shijet dhe vlerat ushqimore të përbërësve, por edhe e bën më të mundur tretjen dhe përthithjen e mineraleve dhe vitaminave të rëndësishme që kanë këto arrorë.

Duke blerë produktin tonë, ju nuk do të na mbështetni vetëm ne, por edhe shumë njerëz nga komunitetet që na rrethojnë dhe ç'është më e rëndësishmja fermerët që kultivojnë ushqimin tonë.

13


14


Rutina minimaliste e një shëndeti të mirë HILDA GORICA dhe pesë sygjerimet e saj

Regjimi ushqimor Zgjidhni ushqime dhe produkte të freskëta dhë sa më pak të përpunuara. Përpiquni që gjithmonë të konsumoni produkte sezonalë, sepse janë më të frëskëta, të shijshme, të shëndetshme dhe me çmim më të lirë. Qëndroni gjithmonë të hidratuar, pini mesatarisht 1.5-2 litra ujë në ditë. Reduktoni sasinë e kafeinës dhe të alkoolit.

Aktiviteti fizik Aktiviteti fizik dhe sporti ju ndihmojnë të mbani në formë jo vetëm trupin por edhë mendjen, e njëkohësisht ju ndihmon të përmirësoni gjendjën emocionale dhe psikologjike. Stërvituni 3-4 herë në javë dhë përpiquni që çdo ditë të ecni për të paktën një orë. Shëtitjet në natyrë dhe ajër të pastër ju shplodhin, ulin nivelin e stresit dhe pakësojnë mundësitë për çrregullime psikologjike.

15


Kaloni kohë më njerëzit që doni Socializimi është një nga mënyrat më të mira për t’u ndjerë më të gjallë dhë më të motivuar. Ndani pasionët dhe hobet tuaj me njerëzit që doni. Të dhënit dhe të marrit dashuri ndikon në mënyrë direkte në gjendjen tuaj shpirtërore dhe atë psikologjike; dhe gjithashtu motivon të jemi edhe më aktiv fizikisht. Për më tepër, dihmon në uljen e ankthit, stresit, përmirëson funksionimin e trurit dhë ju ndihmon të jeni më të buzëqeshur. Një gjumë i rehatshëm Gjumi është një komponent jëtësor që ndikon drejtpërdrejt në mirëqënien fizike dhe mendorë të çdo njëriu. Një element shumë i rëndësishëm nëse duam të përballojmë ditën me energji dhe motivim. Krijoni një rëgjim të rregullt, pra përpiquni të flini dhe të zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë dhe flini 6-8 orë çdo natë. Gjumi i mirë, redukton nivelet e stresit, forcon sistemin imunitar dhe i jep mundësinë trupit, organeve dhe muskujve të riparohen dhë të jenë gati për rifilluar funksionin normal kur zgjohemi.

Praktikoni mirënjohjen Çdo mbrëmje para se të flini dhe çdo mëngjes kur zgjoheni mendoni ose shkruani në një bllok arsyet pse jeni mirënjohës gjatë asaj dite apo gjatë asaj përiudhe. Përfitimet e të qënit mirënjohës janë të pafundme. Nëse e mësoni veten të jeni mirënjohës për çdo gjë që keni dhe të rëflektoni mbi gjërat për të cilat ndiheni falenderues, do të përjetoni gjithmonë e më shumë emocione positive dhe energjinë tuaj të mirë do e transmetoni edhe në ambientin dhë njerëzit që ju rrethojnë. Instagram: livewellwith_hilda

16


17

Krijimi nga Sonja MIMINI

n’Harmoni


Jetesa etike në respekt të natyrës dhe njerëzimit Epokë që transformoi totalisht jetën tonë përmes një stili të të jetuarit plot lehtësira e komoditete të cilën e morrëm ‘for granted’ (të mirëqenë) e se e kemi të vështirë ta perceptojmë jetën ndryshe. Sikundër teknologjia e telefonave inteligjentë dhe platforma Netflix, që na ‘mbajtën mendjen’ gjatë izolimit në shtëpi. Pa dyshim arritjet teknologjike na dhanë mundësinë të kemi, edhe pse jo të gjithë, një jetë të qetë, të rehatshme e dinjitoze.

Në Vlorë, fare pranë qytetit mund të bësh një shëtitje të gjatë në bregun e detit. Banorët vendas e dinë mirë se periudha mars-qershor, shtatornëntor është koha më e mirë që mud ta shijosh detin pa kokëçarje turmash turistësh. Për fat të keq periudha e parë na qëlloi ta kalonim në karantinë prej COVID 19.

Qënia njerëzore është një specie e mrekullueshme por që i duhet më shumë të reflektoj për rolin e saj pashmangshmërisht

Ecjet e gjata zëvendësohen tashmë nga reflektime kilometrike. Ripi i rërës, që në paç dëshirën mund ta shkelësh shpenguar këmbëzbathur i ngjan një zonë e paqtë neutrale, si një kufi. Nga një anë deti i pamatë, i pabesë, misterioz, hera-herës i frikshëm e që mbulon ¾ e botës, jo zbuluar plotësisht. Nga ana tjetër, një botë çmendurisht e vrullshme që të kaplon me ankthin e të jetuarit pakujdesisht civilizimin, progresin siocio-ekonomik përmes të qënit të lirë e me të drejta, si asnjë epokë tjetër.

të rëndësishëm në Tokë. Por e gjitha kjo nuk erdhi pa një çmim. Pa frena, si kurrë më parë, resurset natyrore u shfrytëzuan barbarisht përmes sistemit ekonomik në fuqi e ndihmës si sistemeve politike e rritjes së multikompanive globale. E gjitha kjo në emër të civilizimit modern që iu përvesh përdhunshëm kulturave vendase dhe indigjene përmes aktesh barbare kolonizimi, genocidi e skllavërimi.

I gjithë zhvillimi teknologjik që po përjetojmë, rritja galopante e popullsisë botërore, influenca dominuese e aktivitetit njerëzor mbi natyrën dhe klimën, po na çon pashmangërisht drejt epokës gjeologjike Antropocene. Një epokë ku njeriu me aktivitetin e tij sundon me një ndikim të papreçedentë ne Tokë dhe në gjithë gjallesat e tjera të gjalla.

Jo domosdoshmërisht duhet të kalojnë shekuj e mijëvjecarë për të kuptuar ‘mbetjet fizike’ e njeriut modern. Panorama është rëqethëse: që nga përpirja e tokës nga plastika, ngrohja globale, shkatërrimi i habitateve natyrore, shfrytëzimi pa kriter i resurseve natyrore, e deri tek humbja e biodiversitetit dhe numri të specieve të gjalla. .

18


“Toka nuk po vdes. Atë po e vrasin. Ata që po e bëjnë kanë emra dhe adresa” Uttah Philiphs

Në gjuhën e shifra do të thuhej se rreth 97% e publikimeve shkencore tregojnë se ngrohja globale është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. E po të vazhdojmë të flasim më tej mund të themi se: që prej lindjes së civilizimit, njerëzimi është shkaktar humbjes së 83% të gjithë kafshëve të egra, 80 % të gjitarëve detarë, 50% e bimëve e 15% të peshqve. Atje ku bregu laget nga ujrat apo anekënd botës, pas ëndrrës së keqe Covid 19, medoemos sërsish do të shfaqen njerëzit në me rutinën e aktivitetet e tyre çlodhëse. Me shpresën e kthjelltësinë së një million arsyeve për të ndrequr disa gjëra para se të jetë shumë vonë e që njerëzit e së ardhmes së largët të mos na llogarisin si qënie që u mbytën në krenarinë e arritjeve.

19


Mendoni pak për të gjitha sfidat që nuk njohin kufi: terrorrizmin, epidemitë, varfërinë, rritjen e prodhimit të armëve, shkatërrimi në masë. Po mes tyre qëndron dhe ngrohja globale por veçse i përfshin në vetvete pak nga të gjitha. John F. Kerry

Katastrofa Toba Është teoria në të cilën antropologët besojnë se rreth 70.000 vite më parë, njerëzimi u rrezikua potencialisht të zhdukej për shkak të një fatkeqësie natyrore. Numri I popullsisë globale shkoi deri ne disa mijëra banorë.

Vdekja e Zezë Në vitet 1347-1351 rreth 30-50% e popullsisë europiane u shua për shkak të kësaj sëmundjeje.

Gripi Spanjoll Rreth 3% e popullsisë në botë humbën jetën për shkak të një virusi.

Covid-19 Virusi që shpërdheu në funddhjetori të vitit 2019, u ka marrë jetën deri në fund të gushtit rreth 880.000 njerëzve.

Epoka Antropocene Një fazë kritike në historinë njerëzore ku njeriu me aktivitetin e tij ka një ndikim të papreçedentë ne Tokë dhe në gjithë organizamat e tjerë. Rezultati ende i papërcaktuar.

20


Puna e ndershme pas një etikete të pistë Në librin e tij “Prosperim pa Zhvillim: Themelet e Ekonomisë të së Nesërmes”, Tim Xhekson na fakton se në zemër të ekonomisë sonë është rritja, zhvillimi dhe grykësia për gjëra të reja dhe status social na ka mbyllur tashmë në kafazin e artë të konsumerizmit. Prospetiteti i të paktëve ka sjell si rezultat shkatërrim ekologjik dhe padrejtësi sociale të cilat përbëjnë tashmë tiparet e civilizimit modern ku në mënyrë të pamëshirshme grykësia për të pasur e zotuar gjithçka ka konsumuar pothuaj 60 % të resurseve natyrore vetem në pak dekada.

E tillë është edhe mania e të veshurit, e të poseduarit me tonelata e kopjuar gjithçka që na imponohet nga çdo lloj forme e mundshme marketimi mediatik. Por ka një rëndësi të veçantë pse duhet parë përtej hundës, jo vetëm për hir të dëmit kolosal që po i shkaktojmë shtëpisë sonë të vetmë, Tokës nga konsumimi i tepruar. Na duhet vetëm pak sekonda të rrëmojmë përmes internetit për të mësuar sesi miliona punonjës anë e mbanë globit punojnë shpesh në kushte skllavëruese e çnjerëzore për prodhimin e veshjeve. Industri të tëra prodhimi nuk kursejnë as rekrutimin e fëmijëve. Kjo është ana errët e fasadës glamour ku ndriçimi led i dyqaneve të luksit nuk arrin të përçoj deri aty. Sipas Kombeve të Bashkuar (un.org) janë rreth 40 milion njerëz në botë të cilët janë detyruar të punojnë në një nga format e punës skllavëruese. Rreth 71% e këtij kontigjenti e përbëjnë gratë dhe fëmijët. Kjo ndodh rëndom sepse shteti dështon në mbrojtjen dhe përmbushjes së lirive themelore të njëriut apo të drejtave. Shpesh jo sepse mungon legjislacioni në fjalë.

21


Nga ana tjetër kemi bizneset, korporatat e kompanitë multinacionale të cilat shfrytëzojnë punën sklavëruese të milionave pa iu futur gjemb në këmbë. Statistikat referuar raporteve të organizatave ndërkombëtare janë të frikshshme aqsa bihet në pikëpyetje nëse është bërë diçka nga këto të fundit përveçse të mbajturit shënim numra e vlera.

t’ia vjelin frytet duke shfytëzuar krahun e lirë të punës gjetkë. Si pasojë kostot e prodhimit ulen ndjeshëm duke rritur kështu përparësitë e tyre konkuruese në treg. Shpesh fill pasi janë zbuluar skandale në të cilat kompanitë globale janë përfshirë në shfrytëzimin e kapitalit njerëzor ato kanë marrë masat në vetrregullimin e sjelljes së tyre, përmes inisiativës njohur edhe si ‘Përgjegjësisia Sociale e Korporatave’. Megjithatë kjo nuk i ka bërë ende plotësisht të përgjegjshëm për impaktin e aktivitetit të tyre në aspektin social përfshir atë ekonomik dhe mjedisor.

“Globalisht, rreth 200 milionë fëmijë janë të punësuar. 120 milion nga këta fëmijë punojnë në punë të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe rreth 71 milion nga këta janë më pak se 10 vjeç”.

Pavarësisht gjithçkaje, ne, edhe paditur veshim e konsumojmë çdo ditë një pjesë lotësh të ëndërrta nga nga shpirti vragë i një individi mes dhjetra milionë fëmijsh, gra e burra, që nga Kina, Vietnami, Kamboxhia, Kenia, Turqia, gjithandej, ku padrejtësisht janë robëruar nëpër plantacione të tëra me kafe, kakao, pambuk apo fabrika tapetësh, lodrash e veshjesh.

Patjetër që një blerës i vrrullshëm nuk e mendon gjatë sesi një fustan prej 1.000 lekësh, prodhuar në Kinën e largët, është e mundur vetëm falë atë që ekonomistët e quajnë menaxhimi i zinxhirit të furnizimit të cilin multikompanitë globale kanë ditur

Çdo individ, çdo komunitet duhet të ndihet i shqetësuar në emër të njerëzimit ashtu si dhe vetë bizneset tek prishin tregun. Çdo komb duhet të ndihet i shqetësuar sepse shëndeti publik është në rrezik dhe sepse imponohet dhunë dhe krim i organizuar. E kam fjalën për padrejtësinë, zemëratën kundrejt trafikimin njerëzor I cili duhet thirur me emrin e tij të vërtetë – skllavërmi modern. Barak OBAMA

22


Arsyet pse fëmijët duhet të mbjellin një bimë

Riçard Louv në librin e tij Vitamina N (NNatyra) e cilëson këtë vitaminë të domosdoshme për rritjen e lumtur të fëmijëve. Fëmijët gjithnjë e më shumë po distancohen nga aktivitetet në natyrë dhe se ekranet e tabletëve, televizorit apo lojrave elektronike janë bërë pjesë e pashmangshme e ditëve të tyre fëminore. Prindërit kujtojnë me nostalgji fëmijërinë e tyre të çlirë poshtë pallatit apo plot aventura në natyrë apo gjatë verimit në fshat tek gjyshërit apo të afërmit. Sigurisht ata ndiejnë keqardhje që fëmijët e tyre nuk e kanë fatin e një fëmijërie të tillë. Megjithatë, orët e zgjatura të punës e ngarkesat e ditës suaj nuk do t’ju pengojnë që me hapa të vegjël t’ia fitoni zemrën fëmijëve për t’i afruar me natyrën duke zëvendësuar zakonet e vjetra me ato të reja. Për shembull mund të nis me planifikimin e një pikniku me bukë me vete në natyrën në vend të restorantit a picerisë apo një lojë me top jashtë në vend të lokaleve të mbyllura me lodra plastike. Keni për të parë fëmijët do t’ju kërkojnë sërish fundjavën tjetër!

23


Ja disa arsye më tepër: Të mbjellurit e bimëve i jep njohuri fëmijëve jo vetëm për rëndësinë e natyrës e mjedisit në jetën tonë por gjithashtu mëson fëmijën të kuptoj ndikimin e veprimtarisë së vetë njeriut në natyrë. Fëmijët do të mësojnë se fluturat dhe bletët ndihmojnë një polenizimin apo sesa ujë dhe kohë kërkon bima për t’u rritur apo rëndësinë e vetë diellit. Në këtë mënyrë fëmijët rrisin vlerësimin ndaj natyrës. Fëmijët që mbjellin perimet apo frutat e tyre janë më të prirur që t’i konsumojnë ato. Kjo ndoshta se fëmijët u gëzohen vjeljes së tyre e për ta është argëtim i veçantë ky moment. Ndoshta ato perime shijojnë më tepër nga kopshti i duarve të tyre. Kopshtaria është një mundësi e mirë për fëmijët për të qëndruar aktiv në mënyrë të shëndëtshme. Ushtrimet fizike tek gërmojnë tokën jo vetëm japin fëmijëve një mundësi për të përftuar vitaminën D e ajër të pastër për mushkëritë. Të mbjellësh me fëmijët është një përvojë e jashtëzakonshme për të kuptuar sesi funksionon natyra. Është një mësim praktik për fëmijën të shohin sesi një farë kthehet në një bimë të vogël të gjelbër e më pas në një bimë të madhe me fruta. Apo sesi një krimb rrëmbehet nga një zog. Fëmijët do të japin një kuptim stinëve madje të kuptojnë procesin e rritjes së një bime, vjeljes së fruteve të saj dhe më pas të shoh sesi ajo vyshket. .

Kopshtaria i ndihmon fëmijët të kultivojnë durimin e po ashtu ndjenjën e krenarisë. Është fantastike kur fëmijët servirin tek vizitorët e shtëpisë një sallatë me fruta apo perime nga bimët që ata janë kujdesur vetë. Së fundi por jo më pak e rëndësishme është detyra që kemi ne si të rritur të përçojmë tek gjenerata e re rëndësinë e zanatit më të vjetër në botë. Dashuria për tokën dhe për atë çka ajo dhuron. 24


FSHINJËSIA Kjo kokëçarje e ëmbël

Në rrugën

“Nelson Str. 17”, në qytezën tipike tradicionale angleze, nuk munda dot kurrë edhe pas një jetese të gjatë të bëja fshinjësi me një nga qindra banorët e bllokut të pallateve dy-katëshe me tulla. Ndjenja e pasigurisë e të qënit vetëm, privimi i trokiturit të një derë pa kokëçarje, ishte e papërballueshme.

E kur i thashë njërës prej tyre, në muhabet e sipër, pa menduar: “Ç’më ka vajtur mendja për një copë byrek”. Të nesërmen më erdhën dy copa të mëdha bashkë dhe me një kavanoz dhallë. Si njeri që entuziazmohet lehtë nga gjestet e mira, m’u duk e adhurueshme ky sens i lart komuniteti

Kur vendosëm familjarisht të riktheheshim në Shqipëri, jetesës së dikurshme dhe apartamentit e lagjes së vjetër, ma aq kërshëri diktoja sjelljen sociale që nuk ia kisha vënë veshin para se të emigroja. Muajt e parë ishin aq të ëmbla, aqsa më dhembnin nofullat nga të folurit me ngazëllim, të njohur e të panjohuri.

Por gjithsesi, pata vetëm dëshirë t’i shoh kështu me njëra-tjetrën, gratë e lagjes, dhe, refuzova sjellshëm e me takt çdo tentativë të tyre për marrdhënie intensive. Nuk është veçse çështje kohe. Nuk munda të heq dorë kollaj nga rutinën time vetmitare, të cilën e shijoj pafund për të bërë gjërat që më pëlqejnë. Ndjesia se ato janë aty për t’ua trokitur derën, sa herë doja, ishte fantastike dhe aq mjaftonte.

Vura ré sesi gratë e mëhallës lëvizin lart e poshtë me pjata e trasta tek shtëpitë e njëratjetrës. E ç'nuk shkëmbejnë ato me njëratjetrën: që nga glikotë, reçelët, kekët e byrekët, buka e bërë vetë, ndonjë gatim nga ato të parat, jeshillëllëqet e bahçes, etj.

Dalëngadalë, fillova të mërzitem pak me ndërhyrjet e pavendta e idhnake. Fakti që nuk i dolën askujt llogaritë e inisiativës sime për të sjell në jetë fëmijën e tretë, më tronditi. Ja kështu, kaq u desh të më rihapeshin kujtime jo fort të dashura nga lagja e vjetër.

.

25


Shpesh më bie ndërmend gjenerata e prindërve tanë apo gjyshërve tek rrëfejnë që ata vetë asqë e konceptonin dot ta ndërtonin jetën të ndarë nga komshinjtë e tyre, pa qënë pjesë e halleve e gëzimeve së lagjes së madhe. Madje as që i shqetësonte detyrimi për sqarime të hollësishme për gjëra banale. Por edhe ata vetë me shumë nostalgji kujtojnë se fshinjësia e solidariteti i dikurshëm nuk është më. Fjala bie, i gjithë fshati do t’i përvishej punës për të ndërtuar shtëpitë e njëri-tjetrit sipas nevojës e mundësisë. Ndërsa sot me sforco do të ngrihet edhe një kat më lart vila sepse komshiu e bëri këtë vitin që shkoi. Si atëherë, kur e gjithë lagja u mblodh tek vinçi që rrëzoi shtëpinë 70-vjeçare të familjes, bashkë me atë të renë, për t’u zgjeruar rruga. Porse asnjë fytyrë prej tyre nuk u duk akëkund në mbështetje morale, në prapavijë, të protestës sonë modeste për shpërblim të drejt. Megjithatë, kudo e kurdo jeta në komunitet ka ulje-ngritjet e saja. Pas dyerve të shtëpisë së çdo blloku, lagjeje të re ose të vjetër, qyteze apo fshati, askush nuk e imagjinon dot jeten i vetëm. Në këtë amalgramë përfitimesh e kokëçarjesh, qejfmbetjesh e kënaqësish, na bie ndërmend se është kaq komplekse të jesh një qenie njerëzore, pjesë e pandashme e së tërës.

Duaje komshiun porsi veten por lëre gardhin në këmbë. Carl Sandburg

26


EKONOMIA E NJË KOMUNITETI Pak më mirë për të gjithe. Më mirë për vendin.

Si kurrë më parë, shekulli i XX-të i tregoi botës se nuk nuk ish parë kurrë një rritje ekonomike kaq e vrullshme dhe një zhvillim teknologjik përtej të imagjinueshmes. Tregu i lirë i bëri kufinjtë e parëndësishëm dhe lehtësoi në mënyrë të paprecedeënt rrjedhjen e informacionit, invesimeve të huaja, përdorimin e resurseve natyrore, efiçencës së prodhimit në masë dhe shpërndarjes mirave ekonomike, anekënd globit. Padyshim se jeta, shëndeti, arsimimi e miliona e miliona njerëzëve është përmirësuar në mënyrë të dukshme. Por pavarësisht këtyre arritjeve, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se civilizimi modern, përmes rendit social, ekonomik dhe ai politik ka dështuar së marri në konsideratë nevojat më bazike të qënies njerëzore për të jetuar në harmoni me njëri-tjetrin dhe me natyrën që na rrethon. Pabarazia, puna sklavëruese e milionave, varfëria, diskriminimi gjinor, të drejtat e njëriut dhe problemet mejedisore që nga nga ngrohja globale tek rreziku i specieve në zhdukje, humbja e biodiversitetit e thellojnë edhe më shumë krizën mjedisore dhe atë sociale. Pa harruar impaktin social të aktiviteteve tregtare të multikompanive tek popujt indigjenë dhe komunitete më pak të zhvilluara.

Aktivistë dhe ekonomistë mendjehapur në mbarë botën, të alarmuar me atë çka Toka po pëson dekadë pas dekade bëjnë thirje për strategji ndryshimi. Gjithë çelësi qëndron në faktin se duhet implementuar një strukturë socio-ekonomike zhvillimi bazuar në termin ‘komunitet’ dhe ‘ekonomi lokale’ si dhe në rimëkëmbjen e potencialit njerëzor të tij: në shërbim të vetes dhe mjedisit. Vizioni i zhvillimit të komunitetit sjell nevojën e ndryshimit të mendësinë politike në nivel lokal, kombëtar e global. E gjitha kjo përmes përvojës dhe aktivitetit gjithpërfshirës së një komuniteti në në gjetjen e balancave mes drejtësisë sociale dhe rritjes ekonomik në një sistem zhvillimi të qëndrueshëm edhe për brezat e ardhshëm. 27


Është e nevojshme të arrihet edhe përmes politikave mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale, për t’i dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe resurseve natyrore që u përkasin. Shpesh aktivitetet e tyre ekonomike janë të bazuara tek përvojat krahinore e rrjedhin nga principi i vetëshërbimit e vetë-përmbushjes së nevojave e mos kapërcimit të tyre si rrjedhojnë e trashëgimit të zakoneve të mira në shfrytëzimin e natyrës me kriter. Megjithatë mungesa e vëmendjes për zhvillimin e një komuniteti, bëjnë një banor të mendoj me të drejtë vendin e të cilit i përket jo një si një mundësi për të shfrytëzuar potencialin e tij por cinikisht perceptohet si një grackë ku e ndjen veten të ligështuar nga mungesa e mundësive. Ndaj është e nevojshme që të shihet se një komunitet nuk është vetëm një grumbull ndërtesash dhe njerëzve pa prespektivë. Zhvillimi i tij arrihet përmes nxitjes së ekonomisë vendore ku vetë banorët analizojnë se cila janë ato qasje ekonomike që mund të realizohen përmes kapitalit njerëzor, tokës, punës që disponojnë vetë banorët, e me qëllim e vetëm: përmbushjen nevojat vetjake të komunitetit. Padyshimm që kjo çështje nuk thërret dot siç duhet. Pak rëndësi arsyeja nëse vjen nga intoksikimi apo kultura masive e të perceptuarit, konsumizmit të shfrenuar apo tutelës mediatike. E rëndësishme është që pak nga pak, me mendje të ngjashme të arrihet të thurret një rrjetë besimi ku është absolutisht e arritshme një lloj ekonomie e ngadaltë, e ndershme, fitimprurëse, i cili përfshin komunitetin në shërbim të vetes dhe që është miqësore me mjedisin dhe gjeneratat që do të vijnë

Një rast për ndër mijëra të tjerë Rasti i Angolës pasqyron realitetin e shumicës së vendeve të varfëra nën kapitalizëm. Pas pavarësisë së saj nga Portugalia në 1975, Angola është një nga furnizueset më të mëdha të naftës dhe përfituesit kryesorë financiar të kësaj sipërmarrjeje janë multikompanitë globale perëndimore. Më shumë se 90% e të ardhurave të Angolës vijnë nga prodhimi i naftës, por pavarësisht pasurisë së saj të naftës, Angola mbetet një nga vendet më të varfëra në botë. Angola përfiton shumë pak nga burimet saja natyrore dhe jetëgjatësia atje është vetëm 51 vjeç e ndërsa fëmijët marrin vetëm 4,7 vjet arsimim. Për më tepër, 23% e fëmijëve të moshës 5-14 vjeç punojnë dhe pothuajse gjysma e popullsisë (43.4%) jeton me më pak se 1.25 dollarë në ditë. Me një histori korrupsioni të tillë dhe mungesë transparence karshi banorëve të këtij shteti, sfida më e madhe do të jetë sigurimi që fitimet nga aktiviteti i shfrytëzimit të resurseve natyrore të përthithen nga vetë vendasit e jo nga një pakicë tejet e vogël e elitave.

28


Sjellja të zbukuron së brendshmi Të jesh i sjellsëm është “sëmundje” ngjitëse. Keni parasysh ato emocionet që përjetohen kur je dëshmitar i një gjesti të papritur mirësie, bujarie, mirëkuptimi, altruizmi, e që të bëjnë të marrësh frymë thellë me shpatulla e duke buzëqeshur? Ato emocione nuk bëjnë gjë tjetër veçse të “ngrejnë moralin” dhe të shtojnë dëshirën të bësh të njëjtën gjë në rastiun më të parë.

Mirësia të ndimon të krijimin e identitetit Gjeste të vogla e të përditshme mirësie na ndihmojnë të ndihemi mirë e pakëz krenarë për veten por edhe na përforcojnë ndjenjën e identitetit. Zakonisht jemi të prirur të mendojmë mirë për veten dhe janë pikërisht këto gjeste të vogla që na e vërtetojnë çdo ditë nga pak për atë çka jemi në të vërtetë.

Empatia vjen së brendshmi Sipas Universitetit të Virgjinias, për trurin njerëzor empatia është instiktive kur vjen puna tek njerëzit tanë të afërt, miqtë e ata që duam. Kështu nëse ata lumturohen nga gjestet tona, kjo ndjesi përçohet aq mirë edhe tek ne duke na bërë të ndihemi edhe ne mirë e të lumtur.

Mirësia është joshëse Sipas një studimi në vitin 1980 rreth 10.047 njerëz u pyetën se çfarë i tërhiqte më shumë tek partnerët e tyre. Mirësia ishte padyshim përzgjedhja që sfidonte pamjen fizike. Dr. Freya Harrison nga Universiteti i Notingam-it do ta quante tërheqja kundrejt “geneve të mira”.

29


“Një planet kemi të gjithë. Doemos duhet të jetojmë në harmoni dhe paqe me njëritjetrin dhe natyrën. Nuk është ëndërr por domosdoshmëri”. Dalai Lama

30


Nigjoi i llaf nënës... Është e mrekullueshme ndjesia pas bisedës me një gjysh apo gjyshe. Janë kaq entuziastë të ndajnë gjithë përvojat e tyre e shpesh sjellin aq gaz tek mundohen t’u përshtaten realitetit të ri që po jetojnë. Më poshtë janë disa nga thëniet e tyre që janë padyshim mjaft domethënëse. Mos e lë kafshatën e fundit Ishte një këshillë e vyer për të mos e çuar dëm ushqimin. Por edhe nëse nuk do të mundnin të na bindnin, me ushqimin e lënë prej nesh do ta konsumonin vetë. Shpesh kjo na bënte që fshehurzi ta puthnim tre herë koren e bukës kur donim ta hidhnim poshtë.

Mos prishet. Laje me dorë atë fustan Gjyshet i besojnë më shumë duarve të tyre sesa butonave të teknologjisë. A nuk kanë të drejtë? Sa herë na ka ndodhur që një veshje të dashur ta kemi prishur aqsa të mos përdoret më.

Ti je e freskët si lule! Pse kallangjosesh kot?! Epo vijnë nga një epokë ku të qënit ujë e sapun nuk do të thoshte se duhet të hiqje dorë nga të mbajturit e të zbukuruarit. Një Zot e di sesa të bukura ngjanin me atë përkujdesje natyrale.

Bëje mirë, do shkosh te burri nesër… Epo ndonjëherë gjyshet të vënë në siklet me shpreshje të ngjashme. Ato gjejnë këtë pretekst për të na vënë sadopak në sedër se duhet të jemi sqimatare në mirëmbajtjen e shtëpisë për të superuar me sukses njëmijë e një syve zhbirues te ‘shpia e burrit’. 31


Qyqja! Po ti ke 100 bluza si kjo! Nuk do e kuptojnë dot kurrë maninë e të blerit pafund e vend e pa vend. Si rrjedhojë, as tërheqjen zvarrë nëpër shkallë të thasëve plot me veshje kur ndërrohen motet. Me demek bamirësi!

Se nga ngjau kjo moj xhan… Thënia tipike kur në ato kokëçarrjet e ëmbla që u shkaktojmë gjysheve tek nuk bëjmë fiks siç ato ato do të kishin bërë në vendin tonë apo në kohën e tyre. Në fakt, ato e dinë shumë se ato gjestet tona u kujtojnë çamarokllëqet e vajzës apo djalit të tyre.

U qërrove mi non! Harrojnë për vete gjyshet që nuk e lëshojnë pultin e televizorit duke mos lënë puntatë të “Rudinës”, “Arditit” dhe pa parë apo serialet turke. E njëjta vlen edhe për ne që s’mund të bëjmë ndryshme pa celularët tanë të zgjuar.

Në moshën tënde unë… S’ka shance mos ta dëgjojmë këtë shprehje të paktën vetëm një herë të vetme. U duhet të na rikujtojnë gjithnjë kur harrojmë të marrim plehrat se në moshën tonë kishin një turrë me fëmijë, vjehrrën, një dynja me hyrje-dalje dhe punën me turn enë fund. Me aq shampo lahet një ushtri! Epo që nuk e ke instiktin e shpëlarjes së shishes së shampoos, edhe mund të tolerohet. Por që ta harxhosh shampon për një javë është një mesele. Nuk mbushet dora plot me shampo po veç mollëzat e gishtave, si parim bazë sipas gjysheve sigurisht.

32


Fëmijëria sot e dje Oh! Sa shumë gjëra kanë ndryshuar!

Dikur ishte fëmijëria e sokakeve e mëhallave, brohoritjeve gjithë haré dhe “pushtimit” të shesheve të pallatit nga çuna e goca

Dikur ishte fëmijëria e karrocave me guxhinjeta, zarave të qelqit, kaçoleve, rrobave te qepura të kukullave, qëndismave të verës e mësimit të petëve të byrekut. Fëmijëria e lojës me litar, e lojës-shpirash, e lojës sylla-mbylla, kaladibrançe, topa-luftash, top-me-mes.

Sot fëmijët pjesa më e madhe e fëmijëve ngujohen mes katër mureve të shtëpisë e kokën në dritare.

Sot fëmijëria e lojrave elektronike dhe lojrave me telefonat e zgjuar.

Dikur ishte fëmijëria e rrobave të bukura të '1 Maji-t' dhe qejfit të papërshkrueshme të fotografisë me ngjyra ose jo.

Dikur çapës së bukës me vaj e kripë, s'kish shans të mos i fuste dhëmbët një nga shokët, nëmos gjithnjë i njëjti.

Sot është koha e rrobave firmato dhe e selfit, vend e pa vend edhe për fëmijët.

Sot një qese patatine do të bënte punë porse nuk e ka shijen e vlerën çapës së bukës me vaj.

Dikur ishte fëmijëria e gazit të madh të qeses së 'Vit i Ri-u duarplotë, dy arra e një biskotë' dhe durimi për të ndenjur pa ngrënë gjithë ditën se do hanim në darkë 'Vitin e Ri.

Dikur ishte fëmijëria e kumbullave aguridhe të komshiut dhe e hokatarëve të mëhallës që donin të jepnin ndonjë kokërr, donin jo.

Sot është festë çdo ditë dhe “Viti i Ri” pritet po njësoj nga vogëlushët veçse Babagjyshit i ka rënë llotaria dhe sjell lodra super.

Sot u lutemi fëmijëve me smoothie nga pas e lloj-lloji frutash që s’i zënë me dorë. 33


Dikur ishte fëmijëria e 'amanetit' të mamit qe shkalla e pallatit të xixëllonte dhe fshirjes me kujdes të gjetheve të shqiponjës. Sot fëmijët asqë e kanë haberin si paloset mbulesa e tavolinës e si shtrohet ajo. Dikur ishte fëmijëria e turnit të pastrimit të klasës, lyerjes me gëlqere të pemëve, pastrimit të rrethpallatit. Sot fëmijët nuk e kanë ndjenjën e përkujdesjes së ambjenteve të përbashkëta ose aty ku kryejnë aktivitetet e lojës. Dikur ishte fëmijëria e kasatave, akulloreve të bardha me majë, mafisheve, arançatës, çumçakëzit të ruajtur në gotë uji, etj. Sot është fëmijëria e konsumimit pa kriter i kalorive, sheqernave në masë, pijet e gazuara, hamburgerave me salca picante. Dikur ishte fëmijëria e përrallave te dielave në orën 10-të te TVSH-ja ku gjithë lagja mblidhej te shtëpia e shokut që kish televizor e zor pipëtinte miza. Sot ne prindërit e epokës modern dimë ç’heqim për t’i hequr nga dora i-pad-et dhe celularët e zgjuar. Dikur ishte fëmijëria e shkuarjes nga dajot për darkë 'kope kushërinjsh' e turneu vazhdonte ashtu derisa bëheshe për ushtar. Sot “tuRret” janë zëvendësuar më së shumti me daljet në restorante, qëndra tregtare apo festa të kushtueshme me organizime që më shumë kënaqin të rriturit.

Ishte fëmijëria më e bukur në botë! Ajo fëmijëri është bekimi ynë i madh.

34


TOKA IME

Krijimi nga Nurjeta Shtini

35


Gerta Loku Tushaj Një zë brishtak buçet nga mali…

Shumëkush e mban mend fjalimin e Gertës në foltoren e parlamentit shqiptar në vitin

2017. Në atë sallë zëri i saj i brishtë gjëmoi vendçe të vërteta nën peshën e emocioneve për të sjellë në vëmendje një copës të harruar Shqipërie. Ai zë ishte një puhizë ajri në gjithë plehun e fjalëve zënë dregëz në çdo mobilje të mundshme të asaj salle llogjesh, ku zotimet mbeten në amulli. Gerta nuk bëri asgjë veçse solli disa të vërteta nga fshati i saj, fshatrat e Shqipërisë. Kërkoi pak përgjegjësi dhe empati. T’i jepnin fshatit të saj dhe gjithë fshatrave të tjerë ujë e rrugë. Pak vëmendje. Kërkesa minimale për një jetesë të denjë për të gjithë ata të cilët jo për zgjedhje por për zgjidhje e kanë të lidhur ngushtësisht jetën me fshatin shqiptar të pa ngritur krye në dekada.

“Fshati ka nevojë të rilindet. Informacioni është bazë e zhvillimit. Le të vishemi bukur sa të duam, por pa fshat nuk ka qytet të zhvilluar. Po nuk na zhvilluat ne, ju nuk keni si të zhvilloheni. Nga Mirdita ime zhvillohet Tirana juaj dhe jo e kundërta. Se çfarë do të bëhet, do ta shohim në vijim, unë jam aty dhe pres. Ta mbështesim fermerin e ri që me shumë vështirësi çon përpara fermën, ta mbështesim fshatarin, që ndoshta nuk ka dashur ta braktisë fshatin. Ejani ta shikoni fshatin, nuk ka vend ku hahet më mirë. Në doni bukë e zemër të bardhë, ejani në fshat. Jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim, nuk kërkojmë asgjë tjetër” Gerta Loku Tushaj 36


Gerta mbetet serish e gjithmonë një zë i furishëm aq sa rrjetet sociale mundësojnë për të shprehur shqetësime e ngritur zërin për problematika të ndryshme. Janë të shumtë ata që e ndjekin dhe që frymëzohen prej saj. Ka të tjerë që besojnë se ky vend i vogël mund të bëhen përmes njerëzve të zakonshëm por me vlera të jashtëzakonshme. Njerëz porsi Gerta, që kanë potencialin, mendësinë, vizionin dhe dashurinë për vendin e që të mirën individuale nuk mund ta ndajnë nga e mira kolektive. Vajza mirditore, e arsimuar në universitetin prestigjoz “La Sapienza”, pa pikën e dyshimit mund të ishte një aset i çmuar kontributi komunitar për krahinën e saj nëse do t’i mundësohej një hapësirë ku mund t’i bënte qjërat ndryshe. Padyshim shumë më mirë sepse krahina do të kish një zë të fortë dhe të drejtpërdrejtë. Banorët vendas do të kishin dikë që beson se bota mund të ndryshohej edhe me gjeste të vogla empatie dhe vizioni. Megjithatë të aftët dhe të sprovuarit arrijnë mirë të gjejnë veten në mospërbishtjen e zotimit për t’ia dalë jo vetëm t’i shërbejnë vetes; familjes por edhe komunitetit me sipërmarrjet e tyre. Ndaj puna e Gertës dhe të ngjashmëve të saj, është një inkurajim sesi mund të arrihet, ndoshta me shumë mund se zakonisht, t’i gëzohesh fryteve të sakrificës së atyre ëndrrave lidhur pazgjidhmërisht ngushtë me fatin e vendit. Kjo duke mos iu dorëzuar në asnjë moment pendimit të kthimit në Shqipëri. E sidoqoftë për të gjithë ata skeptikë të pandreqshëm që lëkunden në besimin se ribërja, ripërtëritja, rindërtimi, refromimi këtij vendi nuk është i pamundshëm më në këtë vend, Gerta na jep një mësim të mirë të gjithëve. Ajo qartazi dëshmon e rebelon përmes shpresës së vërtetë paçka se vendi dergjet në lëngatën e njerëzve të larguar dhe atyre që zotohen foltoresh me mjeshtëri mashtrimesh. Ajo shpresë ngadhënjen përmes njerëzve të zakonshëm të punës së nderit e djersës, të atyre që mes rropatjes së vëshirësisë së ditës nuk rreshtin së ëndërruari Shqipërinë një vend më të mirë. Pak më të mirë! .

37


“Në fakt, për fat Shqipëria nuk është aspak kështjella e ngujuar brenda unazës së Tiranës. Ndër qyteza, qytete, fshatra, shtëpi, shqiptarët projektojnë një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Në shumë raste ka nga ata që zhvillimin e presin nga politika, sikurse ka edhe asosh që presin vetëm nga Zoti, por sidomos në këto dy dekadat e fundit, janë shumë herë më tepër ata që shpresën e kanë bazuar vetëm te puna e tyre.” Fatos Baxhaku

38


Sytë nga arat e babait Shqipëria postkomuniste ka pësuar një tranzicion të gjatë sfidash komplekse për të vënë gurë themeli të forta për funksionim normal të tregut të lirë e zhvillim rural të qëndrueshëm. Që prej vitit 1991, popullsia rurale është përgjysmuar. Bujqësia mbetet sektori më pak i zhvilluar i ekonomisë shqiptare edhe pse gjysma e popullsisë e ka të lidhur jetesën me të. Më shumë se 90% të fermave janë familjare e të vogla ku ende punohet me mjete primitive e tradicionale. Zonat rurale e kanë të përqëndruar aktivitetin e tyre ekonomik vetëm tek bujqësia sepse nuk ka pasur premisa diversifikimi të këtij aktiviteti nga vetë banorët duke lënë pa shfrytëzuar mundësitë si rrjedhojë e bollëkut të resurseve natyrore që u përkasin këtyre komuniteteve. Prodhimet në fermat janë familjare e për vetpërmbushje dhe pak për shitje në treg. Në zonat rurale e vetmja mundësi e sigurt punësimi mbetet sektori i bujqësisë. Megjithatë studimet tregojnë se e gjithë dija dhe aftësitë e trashëguara që zotojnë punonjësit e bujqësisë po zbehen e janë gati në zhdukje. Trajnimi, edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj në këtë sektor lë për të dëshiruar. Ashtu si vullneti dhe dëshira e të rinjve ta shohin jetën në bujqesi. Fermerët, fshatarët, prodhuesit e vegjël, shitësit me shumicë e pakicët ë prodhimeve bujqësore apo blektorale shpesh u mungojnë njohuritë ekonomike dhe aftësitë menaxheriale për të promovuar prodhimet e tyre në nivel rajonal, kombëtar e më tej. Financat dhe norma e ulët e fitimit një arsye tjetër jo më pak e rëndësishme. Prodhimi në fermat e vogla është i ulët dhe kapacitete poshtë kërkesës së tregut. Kostot vijnë të larta dhe ekonomia e shkallës është përcaktuese për suksesin e pamundur në treg. Infrastruktura rurale është një nga arsyet e forta pse Shqipëria rurale mbahet ende peng e zhvillimit.

39


Shpesh aktivitetet e tyre ekonomike janë të bazuara tek përvojat krahinore e rrjedhin nga principi i vetëshërbimit e vetë-përmbushjes së nevojave e mos kapërcimit të tyre si rrjedhojnë e trashëgimit të zakoneve të mira në shfrytëzimin e natyrës e resurseve me kriter.

Por si një vend i dalë nga komunizmi është pothuajse e pamundur që t’i ftosh jo vetëm fermerët por edhe prodhuesit e vegjël, në formimin e kooperativave private mes prodhuesve të ngjashëm. Rezistenca për t’u bërë bashkë në çfarëdo lloji bashkkëpunimi qoftë edhe për të mirën e tyre, është më se e kuptueshme. Porse në gjithë këto vite të gjata tranzicioni, politika përçarëse mes banorëve të lokaliteteve ka qenë kurdoherë e pranishme.

Nuk ka zhvillim rural pa veshur çizme llastiku. Kërkon kohë të gjatë e vullnet të çdëmtohet ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në tre dekadat e fundit dhe gjithë trashëgimnisë në mendësinë kolektive të përvetësuar nga periudha komuniste. Megjithatë nuk është e pamundur të vendosësh një vision të ri në politkbërje që udhëheq reformat në dukje të pavlera e të parëndësishme por mjaft të nevojshme për një epokë tjetër ndyshimi që çdo shqiptar i zakonshëm e ëndërron. Është e nevojshme të arrihet edhe përmes programeve mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale, për t’i dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe resurseve natyrore që u përkasin

40

Shpesh politikat mbështetëse të zhvillimit të ekonomisë lokale kanë dështuar fund e krye për t’i dhënë banorëve të një komuniteti ndjesinë e kontrollit të vetë jetës së tyre dhe resurseve natyrore që u përkasin. Rëndom mungesa e vëmendjes për zhvillimin e një komuniteti e sidomos rural, bëjnë një banor të mendoj me të drejtë vendin e të cilit i përket jo një si një mundësi për të shfrytëzuar potencialin e tij por cinikisht perceptohet si një grackë ku e ndjen veten të ligështuar nga mungesa e mundësive. Ndaj është e nevojshme që të shihet se një komunitet nuk është vetëm një grumbull ndërtesash dhe njerëzve pa prespektivë. Zhvillimi i tij arrihet përmes nxitjes së ekonomisë vendore, formalizimit të saj, ku vetë banorët analizojnë se cila janë ato qasje ekonomike që mund të realizohen përmes kapitalit njerëzor, tokes, punës që disponojnë vetë banorët, e me qëllim e vetëm: përmbushjen nevojat vetjake të komunitetit.


Megjithë në problematikat që haset vendi ynë, vetë Shqipëria rurale, ajo çka sëmbon më shumë është vullneti për të kthyer sytë tek njeriu i zakonshëm e sipërmarrjet e tij familjare që prodhojnë të mira ekonomike. Pa përjashtuar asnjë nga kahet politike, të gjithë në mënyrën e tyre kanë dështuar së dhëni forcë dhe njohur e kalitur potencialin e njerëzve të cilët mund ta kthejnë këtë vend në begati.

Disa shifra: 44% është tkurrur popullsia rurale që prej vitit 1991 24% tokë bujqësore 50% e tokës pashfrytëzuar

bujqësore

e

40% e të punësuarve në vend merren me bujqësi

Kjo shpesh si rrjedhojë e mosnjohjes së problemit nga strukturat në detyrë. Shumë herë nga mospërcjellja siç duhet e problematikave nga njerëz të përgjegjës për të identifikuar problemin.

4% e kredimarrësve janë fermerë

Vullneti i politikave të reja të cilat inkurajojnë bashkëpunimet në nivel lokal është padyshim udhëçelësi për prosperim të strukturave rurale dhe vetë sipërmarrjeve aty. Është e nevojshme inkurajimi i lidershipit komunitar.

6 mjete bujqësore mekanizuara për 100 ferma

90% ferma të vogla me jo më shumë se 1.2 hektarë 0.2 hektarë mbjellë me një lloj kulture të

Dhënia e mbështetjes së duhur për t’u hapur rrugë formave të kooperimit në komunitetet lokale e cila është pothuaj inekzistent ashtu sikundër infrastruktura e mirëstrukturuar për marketimin e prodhimeve lokale si dhe lehtësimit së zinxhirit të prodhimit. Nuk duhen reforma rrënjësore dhe revoulucione: mjafton vetëm t’i jepet rëndësia njerëzve të lënë në harresë dhe në errësirë vëmendjeje. Padyshim janë të vetmit që do mund të ndriçojnë këtë vend siç duhet. Janë politika të thjeshta, të asimilueshme dhe të arrira me pak kosto porse duhet vetëm vullneti i politikave të mira e të bërit njerëzit bashkë, për një qëllim. Për Shqipërinë! 41

Foto nga” UKA Farm”


Foto nga “Fustanella Farm”

42


Epoka e Bujqësisë së Qëndrueshme Për herë të parë termi Bujqë e Qëndrueshme (Sustainable Agriculture) është përdorur nga shkenctari australian i shkencave bujqësore Gordon McClymont. Ishte vetëm viti 1980 kur termi u bë masivisht i përdorshë fill pas bublikilit të librit "Rrënjët e Bujqësisë " nga Ues Xhakson. Fjala“sustain” (qëndroj) rrjedh nga fjala latine ‘sustinere’ (sus-, from beloë (nga fundi) and tenere, (qëndroj), të ruash ekzistencën për një kohë të gjatë e të vazhdueshme. Përsa i përket bujqësisë, termi qëndrushmëri e përkufizon sistemin bujqësor si një sistem i cili është i aftë të ruaj prodhimtarinë bujqësore e për t'i shërbyer shoqërisë gjatë në kohë. Ky lloj sistemi bazohet në tre komponentë të rëndësishëm: përfitimi ekonomik, ruajtja e mjedisit dhe përgjegjësia sociale. Është mjaft e rëndësishme që koncepti i qëndrueshmërisë të implementohet në gjitha hallkat e veprimtarisë bujqësore: nga hedhja në tokë e farës dhe deri tek dorëzimi i produktit te konsumatori. Principet kyce të bujqësisë së qëndrueshme janë si më poshtë : 1. Integrimi i praktikave ekologjike dhe biologjike gjatë procesist të prodhimit bujqësor 2. Minimizimi i imputeve të pa-ripërtëritshme të cilat shkaktojnë dëme mjedisit, fermerit apo konsumatorit. 3. Të kthyerit në produktive e njohurive dhe aftësive të fermerëve, me që llimin e arritjes së vetë -rimëkëmbjes së kapitalit njerëzor i cili mund të zë vendësoj imputet e jashtme e të cilat kanë kosto të lartë. 4. Të kthyerit në produktive kolektive të njerëzve tek punojnë së bashku për të zgjidhur probleme të përbashkëta në Bujqësi apo më gjerë. Megjithatë, bujqësia e qëndrueshme nuk do të thotë të braktiset e teknologjia moderne apo më pak të tilla. Më konkretisht, ky sistem bujqësor kërkon që teknologjia të jetë miqësore me natyrën duke siguruar mosndotjen e ujit, ajrit, tokës, habitatit natyror, etj. Në këtë mënyrë, bujqësia e që ndrueshme mund të shihet si një çeshtje që kërkon të mbaj në balanca të qarta e të drejta të mirat e përfitimet që marrim nga bujqësia dhe natyra. Nga ana tjetër, një bujqësi më e qëndrueshme duhet të fokusohet tek kapacitetiti njerëzor, tek njerëzit e zakonshëm që fati u është lidhur me tokën. Në mënyrë që ky sistem të funksionojë kërkon që marrdhënia dhe ndërveprimi i kapitalit njerëzor në një komunitet të jetë i bazuar në: BESIM. Ashtu siç duhet të jetë e ndërtuar marrdhënia mes kapitali njerëzor dhe me institucionet përgjegjëse. Sistemet e suksesshme të bujqësisë së qëndrueshme janë ato sisteme me nivele më të larta të kapitalit njerëzor ku spikasin sipërmarrjet inovative dhe aftësia manaxheriale dhe ajo e lidershipit.

43


ARSYE 5 …për një xhiro nga ne Ferma Sotira Në respekt e në harmoni me natyrën e virgjër janë përshtatur të gjitha strukturat e fermës: të ulta, modeste e me materiale natyral. Mysafirët qëndrojnë në shtëpi prej druri dhe çdo shtepi ka hyrjen e saj të veçantë dhe nje oborr përpara, gjë që i bën ata të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ushqim tradicional e tejet cilësor me receta të thjeshta, me shijen e ushqimeve të dikurshme. Produktet e kuzhinës janë prej fermës, që nga nënkroduktet e bagëtive që kullosin të lira në mal, prodhime brumi nga gruri i fermës, perimet rriten nëpër kopshtet tona, frutat gjithashtu vijnë drejt e nga pemët dhe nga pyjet rrotul fermës. Ferma ka një hapësirë natyrore prej 20 hektarësh e ofron mundësinë e aktiviteteve të ndryshme si ecje në shtigje mali, shitje të paqta në lëndina, pyje, kodra, lugina dhe malin e lart, atje ku ndodhen dhe stanet tona. Gjithashtu mund të merrni pjesë edhe në punët e fermës bashkë me fëmijët apo të gatuani me amvisat. Ferma është nisur nga pasioni i dy të rinjve që lanë shtëpitë e tyre e që ia nisën nga zero për ndërtimin e fermës dhe familjes së tyre të vogël. Ata janë gjithnjë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre për të gjithë ata që duan të krijojnë një nismë si e tyrja. Ndoshta jo të gjithë i pëlqejnë kuajt, megjithëse nuk besojmë të ketë njerëz të tillë, që nuk pëlqejnë një kafshë aq fisnike sa kali por ama e dimë me siguri që ata që i pëlqejnë lënë kokën pas tyre. Ndaj ferma ofron mundësin të kalëroni jo vetëm rreth e qark fermës tonë. Ne ofrojme guida të gjata nëpër pika të ndryshme të Kolonjës, deri lart në malet e Gramozit. 44


HANI I FISNIKUT Gjirokastër Gjirokastër

-Hani i Fisnikut ndodhet ne "zemër" të pjesës më karakteristike të qytetit të vjetër të Gjirokastrës. Zgjimi në han të kthen pas në kohë tek hap derën dhe e gjen veten në çast në një prej rrugicave të kalldrëmta të qendrës së qytetit. -Ushqimi tek “Hani i Fisnikut” është me prodhime vendore duke servisur për çdo vakt gatim tradicional nga receta të zonës. -Ambjenti është aq komod, i stilit minimalist dhe me shije nga tradita. Gjithkush do të ndihet si në shtëpi. -Stafi është tejet i përkushtuar dhe i dedikuar t’u ofroj rehati, qetësi dhe përmbushjen e gjithë pritshmërive tuaja. -Aktiviteti është varet plotësisht nga puna e pjestarve të familjes kështu nëse bujtni tek “Hani i Fisnikut” keni ndihmuar një familje të tërë të gjeneroj të ardhura e t’i mundësoj vetes jetesë më të mirë.

Kselhasuni… si në shtëpi! 45


Restorant Roshniku Gjirokastër

Roshnik, Berat

Restorant Roshniku gjendet në fshatin me të njëjtin emër, në hijen e malit Tomorr në Berat. Fshat i njohur për kultivimin e rrushit, fikut dhe gatimeve organike më të mirat nga kopshtajet e pemtaritë e zonës. Vizitoni ndërtesat tradicionale të banorëve të Roshnikut përreth restorantit. Natyrisht do të ishit të mikpritur të zhbironit në skutat e qilarëve të restorantit për të parë zahiretë tona, vreshtat, pemëtoret. Mund të shihni amvisat tek gatuajnë e pse jo t’u jepni një dorë. Tava me zogj fshati me perime, rosnicat, mishi i kecit, mishi i qengjit, lakroret me lakra te egra, pispilitë e qumështoret gatuhen në saç. Një proçes natyral i gatimit të avashtë që ruan në maksimum vlerat ushqyese të gatimeve. Por ju mund të shijoni gjithashtu edhe ëmbëlsirat tona, fiqtë e famshëm të Roshnikut, reçelërat si askund tjetër me frutat e kultivuar nga vendarët. Fshati dhe Restorant “Roshniku” ka gjithmonë diçka të veçantë për t’ju dhënë për çdo stinë të vitit. Mendoni në ditët e bukura të pranverës e verës jashtë në jeshillëkun e natyrës e në vjeshtën e vonë apo dimrin e thellë pranë zjarrit, teksa ju shijoni pjatat e mrekullueshme qe vijnë radhë. 46


Ferma Gjuzi Ferma ndodhet në Lanabregas, vetëm 5 km larg Tiranës dhe një shëtitje në natyrën e këtij fshati ju mundëson të furnizoheni për gjithë javën me prodhime të freskëta të fermës. Prodhimet e fermës janë të larmishme dhe stinore e të gjitha janë prodhuar në mënyrë të qëndrueshme. Prodhimet e fermës si frutat e perimet janë prej farave vendase dhe autoktone dhe të ruajtura nga prodhimet e një viti më parë. Ferma është familjare dhe varet totalisht nga puna e pjestarve të familjes kështu nëse konsumoni prodhimet e kësaj ferme keni ndihmuar një familje të tërë të prosperojë.

Të shtunave, hop makinës me një shportë për të mbledhur frutat e perimet e stinës.

Ferma është familjare dhe Olsi, drejtuesi i saj është veçse 30 vjeç beson se ka shumë për të bërë për t’i shërbyer familjes e vendit të tij, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarët e tij.

Kantina Dukati

E vendosur mes vreshtave dhe pemëtores së fermës, Kantina Dukati ofron një pejsazh ngjyrash mbresëlënëse në kompozim me pamjen e mrekullueshme të detit, malit në brinjë dhe fushave përeth. Vendosur mes arnajave të Dukatit, aty ku bashkohet rrymat e ajrit derdhur nga Llogaraja dhe ajo përçuar prej dallgëve nga Karaburuni, ky vend garanton qetësi shpirtërore të pashoq e çlodhje që mban gjatë. Prej produkteve të rritura natyrshëm në fermë mund të shijohen gatime tradicionale të Labërisë gatuar me mjeshtëri nga një staf i dedikuar. Rikthimi për një drekë është i sigurt! Mikpritja vlonjate është një nga vlerat e kësaj toke të kripur. Tek ne një klient konsiderohet mik e miku pritet e përcillet me takëme e ofiqe të traditës vlonjate dhe përkujdesjen e duhur. Kantina Dukati ofron prej vreshtave të kulturave të ndryshme të rrushit një shumëllojshmëri prodhime verërash cilësore e që ofron alternativa shoqërimi me gatimeve e bollshme të fermës. Gjithashtu keni mundësinë që të shijoni verë nga varietete autoktone si vlosh dhe debinë e bardhë. 47


Sot tregu ofron një shumëllojshmëri produktesh: produkte vendi apo dhe nga ato që kanë udhëtuar nga vende të cilat ndodhen qindra kilometra larg. Por ka shumë arsye për të zgjedhur produktet lokale. Jo vetëm do të konsumoni produkte më shendetshme por njëkohësisht do të ndihmoni në rimëkëmbjen e ekonomisë lokale dhe kontribuoni në një mjedis më të shëndetshëm. Më poshtë do të gjeni disa argumente më tepër për konsumimin dhe blerjen e produkteve vendore.

PRODHIME NGA FSHATI … e nga më mirë?

Fermerët e vegjël janë gardianët shekullorë të shumëllojshmërinëgjenetike, ndryshe nga prodhimi në sasi të mëdha i një sistemi bujqësor modern. Fermat e mëdha janë gjithnjë të priruara përzgjedhjen e atyre varieteve që kanë aftësinë të prodhojnë më shumë, që arrijnë të piqen më shpejt e në e forma të njëllojta dhe vjelja realizohet po në të njëjtën kohë. Gjithashtu, përzgjidhen vetëm ato varietete që i reziztojnë kohës së gjatë të transportit të largët, magazinimit dhe kohës së qëndrimit në dyqan. Fermerët e vegjël lokalë përzgjedhin varietete të ndryshme në mënyrë që të kenë një sezon më të gjatë vjeljesh e korrjesh. Produktet e tyre janë mëse të larmishme në forma, ngjyra e varietete.

48


Të blesh produkte direkt nga fermerët/prodhuesit vendore ndihmon ekonominë e për rrjëdhojë familjet e tyre prosperojnë. Pothuajse në të gjithë botën, prodhuesit e vegjël e shesin produktin e tyre tek shitë si i shumicës apo i pakicës me një çmim afër kostos së prodhimit. Nëse ju blini direkt nga fermerët, atëherë ju jo vetëm paguani drejtë mundin dhe lodhjen e tyre por dhe i ndihmoni ata të vazhdojnë t'i shërbejnë tokës. Dikush duhet ta bëjë! Fermerët vendorë ruajnë Tokën e Bukës nga tjetërsimi. Nga babëzia e ndërtimeve me leje ose jo për tre dekadat e fundit në vend nuk janë kursyer dhe tokat e bukës. Kësisoj është mjaft e rëndësishme që pazarin t'i bëni tek fermri vendor për produktet që t'i ofron vendi. Kështu do t'i bëni një nder të madh vendit.

A u jemi mjaftueshëm mirënjohës fermerëve të vegjël, këtyre heronjve të heshtur të tokës?

Prodhimi vendor është investim për të ardhmen. Duke mbështetur fermerët e komunitetit ku banoni, ju i keni dhënë një dorë në ruajtjen e zanatit më të hershëm të njerëzimit: zanatit të fermerit. Ky është një investim një investim i mirë në sigurinë ushqimore. Prodhimet vendore kursejnë rrugëtimet e gjata të produkteve të importit. Mendoni rrugën e gjatë që bëjnë produktet e e importit nga vende të largëta për ditë e javë të tëra. Kostot që paguan natyra do të eleminohen ndjeshëm nëse konsumoni produkte vendore. Më pak ajër i ndotur, më pak varësi nga pasuritë natyrore, më pak ndikim të 'efektit serë '. Konsumimi i produktevee vendor ndikon në ndërgjegjësimin e fermerit. Nëse konsumatori njeh më mirë se çfarë produkti blen dhe se ku rritet apo prodhohet atëherë përgjegjësia e fermerit rritet. Kontakti direkt i të dy palëve, fermer-konsumator rrit shancet që fermerët të inkurajohen të përdorin më pak pesticide dhe të besojnë tek një bujqësi përtej komerciales.

49


Bujqësia e bërë nga bujqit she fshatarët e vegjël nuk është ASPAK anti-përparim, e varfër ose e pazhvilluar! Përkundrazi, është një model bujqësor i qëndrueshëm që përdor burimet natyrore dhe njerëzore me respekt, dhë për këtë arsye garanton sigurinë sociale dhe ushqimore. Nëse ne si shqiptarë do të humbasim bujqit tanë të vegjël dhe fermat e tyre familjare, atëherë do të humbasim historinë, kulturën, identitetin tonë. Si rrjedhojë, nuk do të ekzistojmë më. Dhurata Thanasi

50


Rikthim tek rrënjët Njihuni me disa të rinj të suksesshëm të cilët kanë vendosur t’u dedikohen profesioneve të familjes e që kanë gjetur mbështetjen e duhur financiare për të vijuar misionin e tyre.

Emri: Xheni Kambo Mosha: 32 vjeç Veprimtaria: Pemëtore Vendndodhja: Bilisht Mbështetje: Projekti IPARD Përfitimi: 15,874.84 euro për blerje traktori. Prej nëntë vitesh Xheni Kambo nga Bilishti merret me kultivimin e mollëve varieteti ‘fuxhi’, ‘starking’ dhe ‘grand smith’, të 20 dynym tokë. Gjatë një viti u prodhuan rreth 60 ton mollë që iu shitën pikave të grumbullimit ose tregtarëve në parcelë. Për të lehtësuar procesin e punës, 32-vjeçari kërkoi ndihmë financiare në AZHBR, me qëllim blerjen e një traktori të ri, nëpërmjet programit IPARD, me qëllim ardhjes në ndihmë në punët e tij të fermës: për spërkatje, transport, grirje dege dhe bari. Është shumë efikas sepse është i shpejtë, hermetik për pjesën e spërkatjeve, sepse bëhet fjalë për helme. Madje është edhe luksoz, sipas Xhenit

Emri: Oltion Xhakolli Mosha: 32 vjeç Veprimtaria: Vreshtari Vendmdodhja: Kulla e Durrësit Mbështetje: Projekti IPARD Përfitimi: 31,884.33 euro euro për blerje traktori. Që prej viti 1996 familja e Oltjon Xhakollit merret me vreshtari. Aktiviteti bujqësor është ngritur nga babai i tij, por tashmë administrohet nga Oltjoni. Përveç prodhimit të rrushit, 32-vjeçari merret edhe me kultivimin e hardhive të rrushit, me qëllim tregtimin e tyre. I riu durrsak është financuar nëpërmjet programit IPARD, për blerjen e një traktori. Kjo mekanikë bujqësore është shumë e domosdoshme për punimet e tokës duke ulur kostot e prodhimit në 60-70% 51


Emri: Silva Gjondrekaj Mosha: 27 vjeç Veprimtaria: Fermë Vendndodhja: Vau i Dejës Mbështetje: Mbështetje financiare nga AZHBR-ja Përfitimi: 523,120 lekë, 101,900 lekë. Silva Gjondrekaj së bashku me bashkëshortin Emanuelin e kalojnë ditën duke u përkujdesur për fermën e tyre përbërë nga 30 lopë dhe disa mështjerra, të trashëguar nga familja. Përkujdesi i lopëve nuk është pune e veshtirë ndaj dhe pjesa më e madhe e ditës kalohet në toka, për të siguruar ushqim për to. Për çiftin e ri blegtoria është një aktivitet që të siguron të ardhura të mjaftueshme financiare. Prej tre vite rradhazi, Silva Gjondrekaj ka përfituar subvencionim të qumështit në AZHBR. Por edhe këtë vit Silva ka aplikuar sërish për numër krerësh dhe ndodhet në listën fituese. Për çdo lopë të matrikulluar Silva do të subvencionohet me 10 mijë lekë të reja për krerë.

Emri: Etleva Shahini Mosha: 27 vjeç Veprimtaria: Bletari Vendndodhja: Mat Mbështetje: Përfitim financiar nga AZHBR-ja Përfitimi: 28,800 lekë, 150,000 lekë, 147,000 lekë

Etleva Shahini prej 3 vitesh merret me mbarështimin e bletëve. Tashmë ka 150 zgjoje dhe qëllimi i vetëm është që t’i shtojë. E reja nga Mati i ka vendosur parqet e bletëve në Qafështamë dhe Klos. Prodhon dy lloje mjalti, shumë lulesh dhe gështenjë. Mjaltin, propolisin dhe qumështin e bletës e shet përmes porosive nga celulari. Për të çuar përpara aktivitetin e saj si bletërritëse, Etleva ka aplikuar tek AZHBR për mbështetje financiare. Këtë vit, 25-vjeçara aplikoi për mbështetje financiare sërish për të njëjtën masë dhe ndodhet mbi vijën e financimit. Etleva thotë se nuk do të ndalet me kaq dhe se qëllimi është që të shtojë numrin e koshereve, punë që i është kthyer në profesion.

Emri: Xhemal Gërbi Mosha: 37 vjeç Veprimtari: Blektori, Fermë Vendndodhja: Valare, Gjirokastër Mbështetje: Përfitim financiar nga AZHBR-ja Përfitimi: 50,0000 lekë, 272,400 lekë, 239,000 lekë

Xhemali, 37-vjeçari nga Valareja e Gjirokastrës na rrëfen se që nga viti 1992 familja e tij merret me blegtori dhe që prej asaj kohe nuk është ndalur më. “Unë vetë merrem me mbarështimin e deleve dhe dhive që prej vitit 2000 dhe tani kam 250 krerë dele dhe 70 krerë dhi. Ai na rrëfen edhe përgjegjësinë që ka secili në fermën e tij. Që prej vitit 2012, 37-vjeçari është mbështetur financiarisht nga AZHBR dhe në 2020 ka aplikuar sërish dhe ndodhet mbi vijën e financimit. Këto para e ndihmojnë të riun në mbarështimin e tufës së të imtave. Ndërkohë i riu pretendon ta dyfishoj fermën dhe të ndërtoj atë më kushte më optimale.

52


Emri:Enrik Malia Mosha: 21 vjeç Veprimtaria: Vreshtari Vendndodhja: Allkaj, Lushnje Mbështetje: Projekti IPARD Përfitimi: 15,304.98 euro për blerje traktori.

Enrik Malia ka vendosur që t’i përkushtohet vreshtarisë, me një sipërfaqe prej 2.1 ha. E gjithë parcela është mbjellë me varietetin spanjoll, tempronillo. Thotë që ka punuar me kultivimin e rrushit që kur ka qenë fëmijë dhe se nuk do të heqë dorë nga ky pasion. Edhe studimet po i kryen për “Vreshtari dhe Enologji”, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, për të vijuar në Milano të Italisë, në sajë të programit ‘Shkëmbim Universitar’. Për të përmirësuar teknologjinë në vreshtari, Enriku aplikoi pranë AZHBR-së për mbështetje nëpërmjet programit IPARD, për blerjen e një traktori të ri, i cili i shërben për spërkatjen e vreshtit.

Emri: Olti Duda Mosha: 34 vjeç Veprimtari: Serë luleshtrydhesh Vendndodhja: Patos Mbështetje: Përfitim financiar nga AZHBR, IPARD Përfitimi: 450,000 lekë, 250,000 lekë, 26,371,490 lekë

Duke qenë ekonomist Olti ne dinte fare mirë se çfarë duhet të mbillte në serën e tij. Plani duhej të ishte ‘kosto e ultë në prodhim dhe në shpenzim kohe’ dhe zgjidhja e duhur ishte: serë luleshtrydhesh. Në vitin 2017, përveç tokës që ka në pronësi mori edhe tokë me qira. Këtë vit Olti ka mbjellë 6 dynym me luleshtrydhe, 2 dynym me limonë, po brenda në sera dhe poshtë rrënjëve të limonëve ka mbjellë sërish luleshtrydhe, duke e çuar totalin në 8 dynym me luleshtrydhe. 9 dynymët e tjera i ka kultivuar me domate. I riu nga Patosi prodhimet bujqësore i shet tek pikat e grumbullimit në zonën e Fierit dhe se i gjithë prodhimi shkon për eksport, ndërsa 10-15% e tij mbetet për tregun vendas.

Emri: Jani Kapurani Mosha: 35 vjeç Veprimtari: Prodhim mish pule Vendndodhja: Boboshticë, Korçë Mbështetje: Përfitim financiar nga AZHBR, IPARD Përfitimi: 15,000,000 lekë, 8,028,495.035 lekë Jani Kapurani, 35-vjeçari nga Boboshtica është një nga ata të rinj që vendosi të braktisë Greqinë dhe të nisë biznesin e tij në Shqipëri, nën logon “ARNA shpk”, per prodhimit të mishit të pulës që tashmë i tejkalon standardet e FAO-s. I riu vendosi të sfidojë veten si sipërmarrës në Shqipëri pas përfundimit të studimeve si inxhinier në Greqi. Sipas të riut, investimi i përfituar nga “Skema Kombëtare” dhe “IPARD”, solli standardizimin dhe efiçencën e rritjes së zogjve, që ndikon në koston e produktit dhe standart ushqimor maksimal. Ky investim solli përmirësim në jetëgjatësinë dhe freskinë e produktit deri në 9-12 ditë, që të jepen avantazhe për ta eksportuar jashtë vendit, në sajë të linjës së re që është investuar nga “IPARD”. 53


Xhaxhai ka një qoshkë ku shet ca kopshtaje. Dimrit zë vend në një hyrje pallat, 20m më larg tezgës së vogël që t'i shpëtojë erës acar. Aty mori dhe ftomë saqë edhe në gusht nuk e heq fanellën e leshit e xhaketën. Shpesh nuk e gjej tek vendi sepse zë shtratin i sëmurë. Ndonjëherë ndodh që ngarkon plaçkat i përzënë nga policët. I duhet të punoj edhe pse kaloi të 80-tat. Shpesh harron e më dëften të njëjtën histori: “Para 7 viteve humba gruan e im bir u shua nga lekët për ta kuruar në Itali. S'ia duallëm dot. Në vend të rrija rehat këtë kohë që më mbeu, duhet të ndihmoj djalë që m'u gjet në ditë të liga. Kështu ma thotë zëmra!”. Largohem e pafjalë si gjithnjë e duke sjell përmend se pas çdo sipërmarrje të vogël si kjo dhe të ngjashme familjare ka një histori përpjekjesh e sakrificash për të përmbushur nevoja bazike të familjes, ka aq motive kuptimplote për t'i bërë ballë jetës plot dinjitet e nder.

Te cepi i pallatit Për çështjen tënde, e dashur fermere bëhen dhjetra konferenca e trajnime nga gra e burra të veshur aq mirë aqsa ty nuk të vlejnë gjithë të mbjellat vjetore sa vetëm një xhaketë e tyre. E ty thesi arnuar mbi shpinë te mbeti po i njëjti. Nuk di a të vijnë lajme ty atje në fshat, katund, mal a kudo qofsh larg nga konferencat e mërzitshme dhe pa bereqet. E fundja, ç'do të dish ç'behet nga qyteti i madh i dallavereve ku djersa e ballit e puna e ndershme nuk t'u peshua kurrë në këto kusur dekadash. E prapë ti gjen forcën të mbetesh shpresëplotë e mos të heqësh dorë nga ajo që di të bësh më mire e të jesh buzagaz edhe me ne klientët kërkues e herëherë me naze kokëçarëse.

54


Në tregun e krahut të punës, pjesa dërrmuse e punëkërkuesve vijnë nga zonat rurale të cilët shpresëhumbur në fshat kanë braktisur profesionin e fermerit për atë të punëtorit të krahut në qytet. Këta njerëz përballen çdo ditë me një jetesë mizerabël, të strehuar në fjetore të mbipopulluara pa asnjë kusht human. Sakaq puna nuk është e përditshme, pagesat janë aq të ulta, mbijetuese. Shepsh mbushin pijetoret me shpresën e mllefit dhe keqardhjes për pamundësinë e një jete më të dënjë në qytet. Mbi të gjitha, për një pjesë e mirë e tyre kanë familje të lëna pas në fshat me shpresën se do të mundin t’i sjellin bereqet shtëpisë së lënë mbas.

Nuk ka hyn shumë në sy se përditë koshët e plehrave në qytet pastrohen nga plastika e tmerrshme nga njerëz që e kanë kthyer profesion mbijetesën e tyre. E nëse shkëmben na dy pare muhabet me ta të dëftojnë se janë jabanxhinj e se u shkulën me kuç e me maç nga prej së largu, se s'kishin më shpresë lart në fshat. Disa kanë lënë dhe familjet pas për të 'çarë ferrën' në qytet të parët. Shpresëhumbur rishtaz edhe këtu në qytet, pjesa më e madhe kanë braktisur profesionin e dikurshëm ndoshta apo të ndonjë zanati për atë të mbledhjes së plastikës apo kanaçeve në kazanë plehrash. Edhe këta njerëz janë aq të shumtë, aqsa i sheh ngado aqsa s'na vriten më sytë e zemra. -Hej, si je shoku! Sa tufë të bukur që paske mó! -S'janë fare të miat. Unë i kam inat e s'më pëlqejnë fare. Unë nuk dal me dele, vetëm sot se nuk është kushëriri. Biseda më vonë tregoi se djaloshi vërtet nuk e donte kurrkund fshatin sepse nuk donte të rropatej si i ati për hiçmosgjë e për një kafshatë buke. Tufa ish e tija ashtu si dhe brenga e turpi i të qënit i humbur në fshat. Realisht fshati që 'mban me bukë' më shumë se gjysmën e popullsisë përmes punës së tyre sot dëshmon se të rinjtë gjithnjë e më pak priren të trashëgojnë zanatet e të parëve të tyre në fshat.

Unë gjithmonë shpresoj edhe pse jo gjithnjë më janë përmbushur shpresat. Ovid 55


Për pushime të paharueshme në një nga plazhet më të bukura të Rivierës Sqiptare, “Xheko Roos” ven me tetë doma të rehatshme të kuruara në detaje. Hoteli ndodhet fare pranë detit dhe është i rrethuar me kopshtaje e pemëtore e nga ballkonet e hotelit kundrohet lirshëm deti.

Adresa: Gjilek, Dhërmi Celular: 0692305473

56


BASHKËSI

Foto nga DhurataThanasi

57


§

Sofrat janë padyshim dëshmi e rëndësishme në krijimin e kulturës, traditës dhe folklorit të një vendi duke përfshirë edhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit tradicional. Rreth sofrës shqiptare gjithmonë janë mbledhur burrat dypëllëmbë mustaqe në biseda vatani, pushke e burrërie. Për këto sofra hapej dera për t’u rujt ndera, motit e për sa të jetë jeta. Falë këtyre gostive kemi edhe sot tregimet e moçme të lëna gojë-pas-goje, kemi po ashtu zakonet e mikpritjes së fisme të mysafirëve, besimet e traditat që merrnin botëkuptim dhe zotim për vazhdimësi. Nga këto sofra janë ruajtur me sqimë e famatizëm tradita e gatimeve për mik e për zot, nga zonjat e shtëpisë dhe çupave që s’i ndanin nga futa për t’u mësuar atyre gjithë sekretet e erëzave të parajsës

LUGA E ARGJENDTË Misioni për rikthim të Sofrës Shqiptare Shumë nga ata që jetuan pas 90-tën, e kujtojnë mirë metamorfozën shkel e shko, gati qesharake të identitetit për t’u përshtatur me botën e madhe aq shumë të dëshiruar. Fiksimi për të përthithur pa fré zakonet e jashtështetasve përçudnoi sjelljen tonë të zakonshme, të veshurin, të folurën, të ngrënit e gjithçka që na identifikonte.

58


U përbishtën kështu edhe kuzhina shqiptare, puna e bujkut, blektorit, bariut, baxhierint fshatarëve, e çdokush tjetër që jeta e kish lidhur me tokën dhe të mirat prej me vlera, teknika e njohuri të trashëguara brez pas brezi. Kësisoj u la në harresë fshati, zonat rurale që fare pak i njohin dhe i dinë. Gjithë ky ngërç anadollak vlerash dhe identiteti ish therës për sytë dhe mendjen e Dhuratës që prej pak kohëve kishte shkelur Tiranën bashkë me familjen. Fati deshi të angazhohej me një organizatë të sektorit të mjedisit rural në vitin 2012 ku angazhimi në zona rurale e bëri të dihaste ajrin e një Shqipërie tjetër. Atë të skutave të virgjëra, të bukurive magjepsëse të natyrës, ushqimeve të gatojcave me dialekte të harruara, bimëve të egra të gjetura gërxheve apo farave të moçme të kopshtajave, ruajtur plevicave në katunde. Me pasion për ushqimin, Dhurata hulumtoi fillimisht fshatrat e kargëta në Dibës, ato përqark Shkodrës, Korçës, Peshkopisë, Vlorës duke zbuluar produkte të rralla që askush në qytet nuk e dinte se ekzistonin e as më pak t’u jepnin vlerën e mohuar. Dhurata u vu në gjueti të produkteve autoktone nga duart e fermerëve të vegjël e atyre produkteve të egra mbledhur nga vendarë pyjeve, bjeshkëve dhe maleve me thepa.

Dhurata hulumtoi fillimisht fshatrat e kargëta në Dibës, ato përqark Shkodrës, Korçës, Peshkopisë, Vlorës duke zbuluar produkte të rralla që askush në qytet nuk e dinte se ekzistonin e as më pak t’u jepnin vlerën e mohuar. Me to filloi të gatuante për

familje e miqtë e të ndante përvojën në të cilën ishte kredhur me krye. Pasionin e gatimeve e ndau edhe me të panjohur përmes shkrimeve të përditshme tek Shqiptarja.com. Interesi i lartë bëri që Dhurata t’i dedikoj në rrjetet sociale një hapësirë “tokës së re” të zbuluar prej saj. Kështu lindi “Luga e Argjendte”. Bashkë me të lindën dhe ndjekësit e etur për të zbuluar Shqipërinë përmes Dhuratës por edhe se ku ndodhej restoranti saj. Me ta heq petllën mëngjesi shqiptar!

59

Nuk kishte në fakt një restorant veçse gatimet e Dhuratës fotografuar nën dritën e rrezeve të para të agimit në dritaren e kuzhinës së saj. Në fakt një restorant të tipit “bistro” për francezët apo “tratorisë” për italianët do të ishte një ide fantastike për të krijuar gatime me përbërës 100% shqiptar.


Qifqitë e famshme gjirokastrite

Ishte viti 2012 ku me idetë e qarta dhe guximin dhe vetëdijen për këtë rrugëtim kundra rrjedhës, Dhurata perceptoj një restorant të vogël mobiluar me tulla të vjetra e ripërdorjen e tubave hidraulikë si dekor. Nisi tregetimi i produkteve të para si çajra, reçelra, verë, vaj ulliri, dhe produkte të brumi si makarona dhe trahana. Të gjitha këto nën logon “Made in Albania”. Restoranti “Luga e Argjendtë” u bë dhe oda mikpritëse e bideva me miqtë e tokës e të rrënjëve, mjedisit, të ushqimit të shëndetshëm e sezonal dhe për të gjitha që kauzave të ngjashme dhe me vlerë.

Kështu pëmes një prekje delikate nga shefi i kuzhinës, dhe përdorimi i gjithë gamës së produkteve lokale tregonte një tjetër përqasje dhe filozofie në kulturën e shërbimit të kulinarisë. Për mos harruar pastaj detaje si servirja e ushqimit në fajancat e vjetra të ishturizmeve, apo lulet në kavanozë qelqi mbi tavolinë apo goda e verës gjithmonë shqiptare e shija evajit të ullirit në çdo gatim. Kështu nisi ajo që sot quhet brand-i “Luga e Argjendtë”, i cili përvijoj një tjetër qasje të zinxhirit fermer/prodhues-pjatë-klient. Në vitin 2016, Luga u vendos në “Kalanë e Tiranës” në një ambjent më të bollshëm dhe po ashtu më të lehtë për t’u gjendur nga turistë vendas e të huaj. Filozofia e shërbimit dhe gatimit qëndroi e njëjtë: këtu haet, pihet dhe mendohet vetëm shqip. Luga e Argjendtë jo vetëm u shndërrua në një nga sofrat më të dashura shqiptare të gatimeve tradicionale por edhe në udhëçelësin e pagabueshëm për gjurmimin dhe zbulimin e emrave të fshatrave të padëgjuara më parë bashkë me prodhimet e tyre. 60


Për fatin e hidhur, restoranti “Luga e Argjendtë” u mbyll në qershor të këtij viti. U pa kështu e arsyeshme prej Dhuratës së mençur duke menduar se kjo sipërmarrje e arriti misionin e saj. Përmes pasionit të saj për gatimin ajo arriti ta shndërroj “Lugën e Argjendtë” në shtëpinë e artit të së gatuarit. Ajo u kthye shtëpia e besimit të qindra fermerëve e prodhuesve mjaft larg “Kalasë Toptani” dhe e qindra klientëve që u përqasën me më shumë krenari gatimeve autoktone. Kështu. përmes këtij angazhimi Dhurata hodhi dritë mbi një pjesë të Shqipërisë që gabimisht mbahet në errësirë e që mund të jetë vetë ndriçuesi më i mirë për këtë vend. Dhurata është pionerja e sjelljes në vëmendje të bujqësisë së qëndrueshme, ekonomisë lokale dhe sofrës shqiptare në respekt të natyrës. Ajo arriti të ishte frymëzim për mjaft të tjerë që dhe emri i saj, është një gur i rëndësishëm themeli në krijimin e kulturës së ushqimit shqiptar dhe promovimit të vlerave të zinxhirit të tij: nga ferma deri në pjatë. Pavarësisht modestisë së saj për ta pranuar se Dhurata e shndërroi veten në gur themeli për rikthimin në vëmndje të rëndësisë së sofrës shqiptare.

Mënçuria e gjysheve dhe nënave tona por dhe ajo e gjyshëve dhe baballarëve kanë bërë që gjithë ajo gurë të mbëtrijë tek ne për të na frymëzuar. Kjo trashëgimi historike, bujqësore dhe ushqimore, na jep mundësi ne brezave të rinj të ruajmë biodiversitetin lokal dhe kombëtar duke i dhënë kështu ushqimit të trashëguar forma të reja, pa humbur thelbin (palcën që mban gjallë kockën e memories së shijes). Kuzhinierët, bujqit, por dhe ne si bashkëprodhues (konsumatorë, por që e urrej si fjalë) jemi ata që me zgjedhjet tona përcaktojmë zgjidhjet e qëndrushme të jetës së Tokës mëmë!

61


Sygjerimet modeste të Dhuratës për një restorant të stilit “Luga e Argjendtë” • •

• •

Gatimi është mirë të jetë me vaj ulliri ekstra i virgjër nga prodhues shqiptar ashtu si dhe vera e cila shijon më tepër me gatimet tradicionale. Takëmet le të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri. Kjo për të shmangur hedhjen poshtë të objekteve të vjetëruara të fajancës por edhe për të mbajtur gjallë kujtesën mbi objektet e kulinarisë shqiptare ndër vite. Bashkëpunim me kompaninë e shpërndarjes së ujit me enë qelqi. Kushton më shtrenjtë por ama në shmang plastikën e neveritshme në emër të një ambjenti më të shëndetshëm. Ofrimi i ujit me kanë ose brokë nga makineria e ujit apo me shishe e që normalisht kushton më pak. Çdo produkt që ka lidhje me ushqimin dhe klientin është mirë të pastrohet me produkte natyrale. Pastruesi më i zakonshëm është përftuar nga bashkimi i uthullës së verës, sodës së bukës dhe lëkurat e ricikluara të limonit.

Sa më shumë ambjent ekologjik me materiale që nuk emetojnë ndotje dhe janë miqësore me shëndetin e njeriut. Lulet mbi tavolinë le të jenë të vërteta nga lëndinat në enë të ricikluara (kavanozë). Në tualet të gjendet gjithnjë sapun të vërtet me vaj ulliri e bimë medicinale ashtu sikundër ambienti aromatizohet e zbukurohet vetëm me bimë medicinale e bimë mali të vërteta. Le të ketë 5% të produkteve të saj për të gjithë ata që vijnë me biçikletë. Fundjava i takon familjes,marrëdhënies reale, bisedave të drejtpërdrejta dhe jo botës virtuale. Kështu në fundjavë mos të ofrohet intenet pa tel (wireless). Jini miqësorë me kolopuçët dhe katërputroshët. 62


Fatos Baxhaku ishte nga ata të rrallët njerëz që do t’i ndihet pafund mungesa. Reportazhet e shkrimet e tij të guximshme, të padepërtueshme nga asnjëlloj çensure e ndikimi, përcolli gazetarinë e vërtetë, për të gjithë ata që duan të njohin një tjetër realitet: Shqipërinë e harruar të njerëzve pa zë, të varfër, të munduar e të gënjyer ndër vite. Shqipërinë e skutave si kredhura në një epokë tjetër, të vendeve e vlerave aq mbresëlënëse por me kast të harruara e lëna pas dore.Pa shumë bujë, me thjeshtësi e përulësi, me filozofinë e të punuarit me pasion e pa kompromise, bëri që puna e tij të mbetet një trashëgimni e vyer e të bërit gazetarinë e vërtetë për të frymëzuar kështu breza gazetarësh të rinj të dedikuar jo vetëm në lëvrimin e reportazhit. Megjithatë realiteti televiziv e media e çdo formati, kurrë nuk gjeti shkas t’i shpëtoj mbushullisë së personazheve të politikës e propagandës. Padyshim edhe atyre perosnazheve të famshëm publik me shumë “follouërsa” e duke lënë të harrur të përditshmen e banorëve përtej bulevardit të madh të Tiranës, atë që po humbte e shuhej për çdo ditë. Baxhaku ishte nga të paktët që ia doli të ishte njerëzor në pushtetin që te jep pena e kjo ishte dhurata më e madhe që na ka bërë.

Shqipëria e Fatos Baxhakut Ndaj në këtë hapësirë modeste, duke mos iu përmbajtur rregullave të një artikulli të mirëfiltë gazetaresk, kemi lënë një hapësirë për disa nga frazat më të spikatura të Fatosit, shkëputur nga shkrimet e tij. Kjo është një përpjekje e vogël për të njohur Shqipërie reale, atë të paçensuruar, përmes një këshille, një përjetimi, një nxitje për të shpresuar një vend më të mirë. Këto janë fraza që veçse përshpëriten zemër më zemër.

63


Foto nga Jutta Bezenberg 64


“Atdheu është vatra familjare, gardhi, era e mirë e shtëpisë, vendi ku e ndien veten të barabartë dhe të respektuar, bash atje ku të zë gjumi rehat. Do hash ndonjë të sharë, por të jesh i sigurt që e ke pasur hallall.” “Ekrani i vogël televiziv preferon Shqipërinë e parë, atë të ngujuarën, atë të stërmbushur me politikë, propagantë, formalizëm, në vend të kësaj jete që gjallon anekënd vendit me të mirat e këqijat që sjell çdo fat njerëzor.”

“Atdheu është gjuha, rrugicat, dialekti, ëndrrat, përrallat, hartimet, dashuritë e para dhe ato të munguara, librat e shkoqur erëmirë.” “Është njësoj sikur ky vendi ynë të përbëhej nga mjedise dukshëm të ndara, sikurse janë xhungla dhe shkretëtira. E para, xhungla, është bota e pushtetit dhe parave. Një botë ku nuk ka besë, njerzillëk, ku aleancat ndërtohen po aq shpesh sa dhe shkoqen. Një minibotë ku vlerat e kamotshme si fjala e dhënë, ndershëmëria, puna e ndershme, idealizmi, aftësia, shkollimi, djersa që buron nga puna, etja për dije, madje dhe dëshira për të jetuar, tallen, përbuzen, konsiderohen si rrëfenja të botëve që kanë mbaruar tash e mot, njësoj si përrallat e vjetra të gjysheve, të cilave askush nuk ua vë veshin.” “Pamja e dytë e vatanit është e shtrire, më vezulluese, më e dukshme. Ajo i ngjason disi shkretëtirës. Banorët që e popullojnë pjesën tonë të dytë janë njerëz që nuk ëndërrojnë më. E ç’kuptim ka të ëndërrosh përderisa jeta ikën kaq shpejt?! Madje sa më shumë halle të kesh aq më shpejt rrjedhin ditët. Populli i shkretëtirës normalisht duhet të quhej populli i punës, për aq sa një shkretëtirë mund të hapë fronte pune. Shkretëtira, të paktën deri këto kohër e fundit, ka pritur shumë se mos xhungla i hedh ndonjë kovë nga uji i saj i tepërt.” “Puna është se sit ë ndahemi nga e liga, nga mënxyrat, nga urrejtja, nga etja e pamat për pushtet e pasuri, nga ideja që populli është veçse një raja që kapet për veshi, nga mënyrat anadollake të të bërit politikë, nga klanet sipas të cilave çdo bashkëfshatar i imi ha bukë veç, nga urtësia prej robi që shumë herë shfaqin ndaj pushtetit.” “Një nga të këqijat më të mëdha që mund t’i kanoset një demokracie, sidomos një demokracie të re sikurse kjo e jona, është rreziku i thellimit të hendekut mes qytetarit dhe shtetit të tij.” “Rrallë shumë rrallë, për të mos thënë asnjëherë, është mbajtur ndonjë diskutim idealist në parlament, ndonjë diskutim ku paraja s’është zënë fare me gojë dhe ku u është bërë thirje shqiptarëve të jenë një pavarësisht bindjeve e interesave partiake. Rrallë shumë rrallë ka dalë ndonjë burrë a grua që të mos merret me parane, apo me hijet e saj, në të gjitha fushat e jetës, por t’u hapë sytë të tjerëve me ide, shpresa, bindje.” “Atdheu është dhimbja jote. Është pafuqia dhe fuqia jote. Është pikërisht ajo që ti do të doje të ishte më mirë.” Foto nga Bevis Fusha

65


66


Në klasë të parë, këtu e tre dekada të shkuara, pësova shok tek pashë mësuesen e klasës së parë me një torbë rrjete mbushur me portokaj. Duhej patjetër të ishte një gabim gjithë ajo pamje sepse mësueset nuk mund të bënin gjëra të zakonshme si bërja e pazarit, larja e dhëmbëve apo bërja e byrekut. Për mua mësuesja ishte hyjni. Ajo ishte vetëm mësuesja e klasës që kishte lidhje veçse me korrigjimin e detyrave për pjesën e mbetur të ditës kur ne nxënësit e saj jemi në shtëpi.

Pikërisht kjo përqasje më erdhi ndërmend pasi mësova për Liljana Luanin, mënuesen që mëson fëmijët e ngujuar për shkak të gjakmarrjes në veri të vendit. Në një kohë kur e gjithë figuara dhe imazhi i mësuesit ka pësuar një krisje të madhe identiteti, gati në përçudnim, për arsye të ditura tashmë. Kështu Liljana jep një shembull sesi ende një mësues e ka fuqinë e magjinë për të ndryshuar botën. Me punën e saj, që prej pesëmbëdhjetë vitesh, në mënyrë krejt vullnetare, mëson vocërrakët përtej parmakëve të kangjellta, duke u kujdesur t’u përçoj jo vetëm dije.

Liljana Luani Mësuesja që ka gjithë fuqinë e magjinë për të ndryshuar botën.

Ajo hyn në çdo shtëpi që është në gjak, si një rreze dielli për të zbutur zymtësinë që ka pllakosur tej e tej nëpër. Mësuese Liljana nuk bën gjë tjetër veçse me shpirtin e saj solidar zëvendëson një për një, punën e dështuar të burokratëve dhe institucioneve përgjegjëse për ta trajtuar çështjen me prioritet. Një njeri i vetëm, me mbështetjen modeste të pak bashkëpunëtorëve mund të zbusë disi plagët në shpirtrat e pafaj të vogëlushëve të cilët falë saj nuk e humbin kontaktin me librin e mësimin. Nga dera e jashtë është vetëm një realitet për të madh e të vogël mbetur në atë shtëpi: frikë e pasiguri për vetë jetën e dyshim për kërkënd që troket në derë. Ama me Liljanën puna nuk është kështu: edhe pse ajo viziton për të mësuar fëmijët e të dy shtëpive në gjak, puna e saj kthehet në një fushë të minuar edhe prej një fjale të pavend. Ajo nuk rresht kurrë së mbjelli dashuri në zemrat e brengosura, për të zbutur sadopak tmerrin për jetën që ka kapluar dhjetra familje. Ajo punon fort që këta fëmijë mos rreshtin së ëndërruari dhe të imagjinuari të një të ardhme të bardhë. Fatmirwsisht fëmijët e kanë imagjinatën e tyre një bekim të madh. Asqë nuk krahasohet me dijen dhe nxënien magjia e të rrokurit të botës përmes mendjes së një fëmije me ngjyrat e imagjinatës. Shpesh mendja e tyre krijuse lëvron shpenguar çdo situatë e nuk ka bosht shtjellor që mudn t’i mbaj të lidhur këta ëndërrimtarë të vegjël. Edhe në situatat më delikate dhe jo fort të mira ata gjejnë një arsye arratisjeje për t’i shpëtuar brengosjes. Hera-herës mjafton qoft edhe një cingërimë imagjinate që qielli t’i mbushet yjesh. Mjafon veçse një mësues, njw mwsuese si Liljana. 67


Kurrë mos dyshoni se një grup i vogël qytetarësh të devotshëm e mendjehapur mund të ndryshojnë botën. Në fakt ata janë të vetmit që mund ta bëjnë! Margaret Mead

68


UDHËTIM

69 Shkodër, fotografuar nga Gjoana Leka


Rrugicat shkodrane n’biçikletë Gjoana LEKA

70


Ndoshta ajo mbasdite veret para nja dy dekadash nuk ishte krejt e duhuna, por shendi i një fëmije nuk ndalet. Edhe sot e kësaj dite më ka mbetë në gjunin e djathtë shenja prej rrëzimit ndërkohë që mësosha biçikleten në troturarin para pallatit me fëmijët e lagjes, e veshun me fustan. Pothuajse t’njejtën ndjesi kam përjetue edhe para do vjetësh, kur i mësueme nji shoqes biçikleten për herë t’parë, por kyt herë n’rrypinen e ngushtë para oborrit e me ma kujdes. Thojnë që shendi asht i vërtetë veç kur ndahet me të tjerët, kështu që po ju ftoj për nji xhiro me biçikleta n’rreshtat n’vazhdim në qytetin që lëvizë mbi dy rrota.

.

71


Biçikleta e parë n’Shqipni asht sjellë n’Shkodër nga një konsull Suedez. Disa vite ma vonë, po n’Shkodër, në 1920, u zhvillue gara e parë çikliste n’Shqipni e u krijue edhe rrethi i çiklistëve.

Gjatë viteve t’komunizmit, lëvizja me biçikletë në nji farë mënyre ka kenë ndër mënyrat e vetme t’lëvizjes në qytet, por ajo ça e ban t’veçantë Shkodrën asht ruejtja e kësaj tradite e ushqyemja e saj me dashni edhe mbas viteve ’90, tue e rënditë kështu si qyteti me numrin ma t’madh të pedaluesve në Europen Juglindore e ndër qytetet me përqindjen (29%) ma t’naltë të përdoruesve të biçkiletës në Europë. Si pjesë e personave që vazhdojnë me i dhanë dashni kësaj tradite, kur më duhet me dalë me krye punët e pazaret e ditës, ma ka anda me i ra me biçikletë rrugicave, jo vetëm për me shmangë makinat, por me shijue tingujt e paqtë të qytetit t’përziem me aromen e ngjyrat e luleve që varen avullive e dyerve. Pak metra mbas shpisë më takon me kalue përballë shpisë dykatëshe së Nenshatëve, fotografëve të qytetit, që fillon me nji drandofil ngjyrë portokalle në njenin cep e mbaron me erën dehëse të jaseminit në cepin tjetër, për me i lanë vend luleviles me ngjyrën e ambël violë në shpinë njitë. 72


Kjo rrugicë më nxjerr në Sarreq, në lagjen karshi Kishës së Madhe me oborret me marangja me vazhdue rrugën drejt Gjuhadolit, ku n’rrugicat e Gurazezve e Gurakuqve të duket vedi si n’tregimet e Koliqit, tue pritë me shkëmbye ndoj shikim a me i vjedhë ndoj buzëqeshje kohës së ndalun mbas mureve mbulue me sharmashek. Pak ma andej te Dugajtë e reja asht një biçiklist, te i cili ndalem me i shtrëngue frenat biçikletës, kur më bjen rruga e kanë nevojë. Çdo lagje n’Shkodër ka mjeshtrin e vet të biçikletave e çdo biçiklist ka myshterinjtë e tij. Rruga m’çon në librarinë aty afër ku fillon pazari për mendjen e shpirtin për me vazhdue rrugën drejt anës tjetër të qytetit tue kalue karshi xhamisë me oborrin plot lule si kopsht botanik.

Nadja mirë!

73


I drejtohem një prej tregjeve n’shoqninë e zileve t’biçikletave të shumta në ato orë për me mbushë koshin e biçikletës me zymbyla, karajfila qindsh, luleborë, zambakë e lulevath, lulet që s’duhet me të mungue n’oborr.

Në kthim shpejtësia e kambëzave të biçikletës ngadalësohet për me shijue me andje lulet e dimnit në dy prej shpiave të asaj rrugice e me mujtë me këputë ndoj nespull në pemën aty afër që nxjerr kryet në trotuar si me dashtë mos me të lanë me kalue pa të dhanë karshillek.

Aromat e kafës së blueme, furrave të bukës e luleve që duken se rroken në ajër me njenatjetrën, më shtyjnë rrugicave që ta kënaqin synin me drandofilet e kuqe të Stambollit me petalet tanë tul e më përcjellin për në shpi tue më lanë në dorë të disa rrugicave tjera të Arrës së Madhe.

Me kyt përshëndetje t’ambël përfundon xhiroja me biçikletë nëpër rrugicat e qytetit që i ka gjithmonë dyert hapë me ju pritë n’oborret e tij plot urti e shurup drandofilesh e me ju përcjellë me nji tufë lulesh tanë ngjyra e erëmirë.

74


KALAJA DHE KISHA E SKËNDERBEUT Dy margaritarët e harruar të Kepit të Rodonit

Ndue Dedaj

Rrallëkund natyra dhe historia kanë qenë në harmoni si këtu, në bregdetin verior të Durrësit, ku si dy duar bujare kanë dhënë e marrë me njëra - tjetrën. Një bregdet kodrinor i veshur nga pisha e butë e detit, ku rrinë dy margaritarë të rrallë të historisë shqiptare, kalaja mesjetare dhe kisha katolike e hershme, të dyja të lidhura me emrin e Skënderbeut. Dhe pse vetëm një orë nga Tirana, ende këto dy objekte nuk janë atraksione të mirëfillta turistike dhe vizitohen pak nga turistët. Asnjë vend i qytetëruar nuk do ta linte në këtë gjendje këtë oaz të begatë kulturor, ku kalasë unikale i gërryhen themelet orë e çast nga vërshimet e detit. Deri te kisha e Shna Ndoit shkon rruga e makinës, kurse për të zbritur te kalaja në fundin e kodrës gadishullore të Kepit të Rodonit, duhet të ecësh në këmbë rreth një mijë metra, ku, në faqen nga deti, gërryerjet kanë krijuar një hon të madh e të frikshëm.

75 Foto nga Luljeta Mustafaj


Kepi i Rodonit, para tridhjetë vitesh nuk ishte asgjë më tepër se një masiv kodrinor i gjelbëruar, ku lartësohej fanari i Adriatikut, që u jepte sinjal anijeve në det të hapur se nga binte porti ku do të ankoroheshin. Në shpatin e malit ishte dhe një “mozaik” i pazakontë bunkerësh të dubluar dhe tunelesh, dëshmi e Luftës së Ftohtë. Edhe pse në këto brigje kishte ngjarë 7 prilli i vitit 1939, nuk mund të kishte përligjie blindimi asisoj i Rodonit dhe i gjithë vijës bregdetare, duke “mbjellë” bunkerë gjer në lulishtet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Shëngjinit, Vilunit etj. Ky bllok gjigandoman fortesash të panevojshme superbetoni, jo vetëm i ka kushtuar ekonomisë së varfër shqiptare të “socializmit”, por dhe e ka degraduar mjedisin natyror e turistik. Flota e Gjashtë Amerikane, që endej në ujërat e Mesdheut, kishte hyrë në rapsoditë e kohës dhe përfytyrohej si një “baloz” i zi që nga çasti në çast mund të sulmonte nga deti i Gjergj Elez Alisë. Teksa fortesa e Skënderbeut sogjetonte nga bedenat e historisë kotësinë e atyre bunkerëve të ftohtë kurrizbreshkë.

Foto nga Luljeta Mustafaj

Kalaja e Skënderbeut Kalatë zakonisht janë në male, por ka kalatë e veta dhe deti. Kalaja e Ulqinit, Kalaja e Kaninës në Vlorë dhe kjo Kalaja e Rodonit. Nuk mund ta kaptosh nëse kalaja u ndërtua ashtu si një liman “ngjitur” me detin, apo ajo ngrehinë ishte ca më lart dhe ky i fundit erdhi duke u shtyrë në tokë sa të futej brenda saj. Ajo që shihet sot është se dallgët e Adriatikut vijnë e përplasen në muret e gurta, e megjithatë fortesa e gurtë ka mbijetuar, sado që në det tash “noton” një pjesë muri, mbase një ish-kullë vrojtimi, çka tregon se deti ka përlarë jo pak nga mjediset e kalasë.

Për Moikom Zeqon, Redoni ka qenë perëndia kryesore zyrtare e shtetit Ilir dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Ilir Gent.

Kur vrojton kala të tilla të vjetra, të përkryera, nuk mund të mos befasohesh me gjeninë e paraardhësve tanë, si shtetarë vizionarë, strategë ushtarakë të zot, ndërtues plot fantazi etj. Kepi i Rodonit është një rrip gadishullor, që depërton në brendësi të Adriatikut, sa për të bërë vend për kalanë dhe manastiret e tij. Në anën jugore janë Currilat e Durrësit, kurse në anën e sipërme derdhet lumi i Ishmit, që i ka dhënë dhe emrin pellgut përreth.

76


Nuk ka sesi mos të tërheqë vëmendjen ky emër, i pangjashëm me të tjerët atypari. Studiuesit kujtohen për një emër nga mitologjia shqiptare, që është ai i Redonit, hyut ilirian të detit. Po a është perëndia Redon e njëjta me Rodonin tokë? Po, thonë arkeologët. Për Moikom Zeqon, Redoni ka qenë perëndia kryesore zyrtare e shtetit Ilir dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Ilir Gent. (M. Zeqo. “Panteoni Ilir”, Globus R, Tiranë, 1995).

Foto nga Ndue Dedaj

Rajoni piktoresk plot kodra të valëzuara prej njëzet kilometrash nga Maminasi në Gjirin e Lalëzit është në urbanizim e sipër me rrugë të asfaltuara, resorte turistike, vila të shumta të banorëve në trojet e tyre, si dhe blloku i shtëpive të reja të pushimit të kryeqytetasve, durrësakëve e të tjerë, nën hijen e pishave shtathedhura të mbjella aty nga vitet ‘70. Edhe me tëpër sharm do të marrë kjo anë e Adriatikut kur të përshkohet nga segmenti i autostradës që do të shmanget nga Thumana për në Durrës. Atëherë kalaja dhe kisha e Rodonit do të dalin më në pah, duke u bërë dhe më shumë vend peligrinazhi kulturor dhe fetar. Sipas gjasave, andej kalonte dhe rruga e vjetër e Skënderbeut, nga Kruja në Thumanë e pastaj në Rodon, ku ka qenë dhe njëra nga rezidencat e tij.

“Viti i Skënderbeut” nuk ka kaluar pa lënë gjurmën e vet këtu, është një gur si obelisk, i vendosur me 6 maj 2018 nga arbëreshët e disa komunave të Italisë, si Santa Sofia D’Epiro, Piana Degli Albanesi, San Bennedetto Ullano, San Marzano Di San Giuseppe, San Giorgio Albanese, Cerzeto, Frascineto, Acquaformoso. Në pllakën e mermertë shkruhet: “Për kujtim të Gjergj Kastrotës Skanderbekut, në 550 vjetët e vdekjes. Nëpërmjet figurës së tij si trim i math dhe burrë i nderuar, që ruajti mirë atdheun dhe besimin tonë, i thirrur “Atlet i Krishtit”, mbajeni të gjallë e kryelartë gjuhën tonë e rrënjët tona”.

Gjon Kastrioti duke dashur që të kishte një dalje të afërt në det, ringriti kështjellën që mori emrin e tij. “Kalaja filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Kristo Frashëri shkruan se, në bregdet, shteti i Skënderbeut kishte dy skela me mure të fortifikuara (kala): njëra, skela e përmendur e Kepit të Rodonit, afër derdhjes së lumit Ishëm dhe tjetra skela e Kepit të Lagjit, në gjuhëzën bregdetare përballë qytetit të Durrësit. Në kalanë e Rodonit Skënderbeu ishte i mbrojtur nga turqit, por kishte dhe mundësinë, në rast rreziku, për t’u tërhequr nga anijet për në Ulqin, Tivar, apo Itali. Në vitin 1500, kalaja u pushtua nga Venediku, Senati i të cilit mori vendimin për ta rindërtuar kështjellën e Skënderbeut në Rodon, duke dërguar për këtë qëllim njerëzit që do të organizonin punën, çka pati mjaft peripeci.

Foto nga Luljeta Mustafaj

77


Kisha e Skënderbeut Kisha françeskane e Shna Ndoit në Kepin e Redonit thirret ndryshe “Kisha e Skënderbeut”, ndoshta e vetmja me këtë emër në Shqipëri. Pas 90s atje shkoi dhe u mbyll murgu i fundit i françeskanëve të vjetër, At Zef Pllumi. Askund më mirë se aty pena e tij nuk do të nxirrte kapitujt tronditës të veprës së tij “Rrno vetëm për me tregue”. Asnjëherë më parë në historinë shqiptare nuk ishte shpallur si një urdhër “pleqërie” rrojtja e njeriut për të rrëfyer historinë e vendit të vet. Ngjan disi më priftin tjetër shkodran, Marin Barletin, i cili në ato mote të largëta e ndiente si detyrë historike të rrëfente për Skënderbeun historinë dhe bëmat e tij, sa ato nuk ishin harruar. Kishte qenë pjesë e misionit të benediktinëve, françeskanëve, jezuitëve, dëshmimi i së kaluarës, si dhe vrojtimi dhe përshkrimi i bashkëkohësisë.

Kisha e Skënderbeut e Kepit të Rodonit është e stilit arkitekturor romaniko-gotik, si dhe kisha të tjera në Arbërinë mesjetare dhe i përket shekullit XIII. Deri në shekullin XV kuvendi i Shën Mërisë së Kepit të Rodonit ishte nën kujdesin efrançeskanëve të provincës dalmatine, me qendër në Dubrovnik, që asokohe, kishin administrimin e kishave françeskane në Shqipëri. Më pas, ata kalojnë në kustodinë e Durrësit. Më 3 mars 1592, përmendën pesë kuvende: i Sebastesë në Laç/ Kurbin, i Lezhës, i Rubikut, i Mamlit dhe i Kepit të Rodonit me gjithsej 40 fretër. (Z. Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptare, 1998, f. 264.) Marin Bici, në vitin 1702, njofton se në Kepin e Rodonit ishin tre fretër, së bashku me privincialin At Martin Gjonamin, pasi, në dekadat e para të shekullit XVIII, ky kuvend ka qenë dhe qendër e provincës shqiptare, me siguri ngaqë selia në Durrës ishte e kërcënuar, paçka se dhe Kepi i Rodonit kishte qenë dëmtuar nga turqit.

Kisha e Rodonit fitoi një kuptim të veçantë kur nisi të frekuentohej nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, ku jo rastësisht në muret e saj të vjetra shihet e pikturuar figura e një kalorësi mbi kalë dhe shqiponja dykrenare. Kjo shqiponjë është vula skënderbegiane e saj, peligrinazhet e së cilës kulmojnë me 13 qershor, që është dita e pajtorit të vet kishtar. Por ajo është një tempull që ka dhe pajtorin e saj kombëtar, që është Skënderbeu, kështu që pelegrinët këtu nuk do të rreshtin as në ditët e tjera të shënuara të vitit që lidhen me kujtesën e tij, çka është vënë re sidomos këtë vit, pa harruar asnjëherë arbëreshët e përmalluar për trojet amë. Johan George Hahn më 1854 shkruan: “Në Kepin e Rodonit gjindet një kuvend katolik i Shën Andonit të Padovës, por sot asht i braktisun, sepse nji tërmet e ka ba të pabanueshëm”.

78

Foto nga Ndue Dedaj


Tërmeti nuk kishte kursyer as Koloseun e Romës dhe amfiteatro të tjerë antikë, por “tërmeti” më i rëndë në Shqipëri duket se ka qenë gjithnjë harresa e monumenteve dhe lënia e tyre në shkretim. Studiuesi Jaho Brahaj shkruan: “Rasti e solli që shqiponja e Kastriotëve, e pikturuar në një afresk, të zbulohet mbrenda tokës arbërore e jo në kancelaritë e arkivat e huaja, si ruhen shumica e dokumenteve të historisë sonë”, çka na bën ta shtojmë vëmendjen edhe në të ardhmën ndaj çdo afresku, embleme, mbishkrimi që nëntoka apo mbitoka jonë mund të na dhurojë sërish. Át Zef Pllumi, ato vite pas 90-s, nxitonte gjithandej nëpër kishat e vjetra, si: në Rodon, Rubik, Troshan, Shkodër, të sinjalizonte ato vepra arti që kishte mundur të shihte në rininë e tij misionare, që mund të kishin shpëtuar. Pikturat murale të kishave, vizatimet e simboleve kombëtare e fetare, mbishkrimet datuese e kushtuese të tempujve të ndryshëm, ikonostaset etj. janë një “alfabet” nga më të bukurit i monumentologjisë shqiptare. Nga kisha e Shën Mërisë së Rodonit ka dalë dhe një letër e Skënderbeut drejtuar Papa Piu II, më 29 tetor 1463, ndërkohë që korrespondeca mes dy autoriteteve të larta dhe kancelarive përkatëse kishte qenë e mëhershme. Gjergj Kastrioti i bën të ditur Papës se është i gatshëm të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm që do të organizohet në Selinë e Shenjtë me princat katolikë dhe se për këtë ai mandaton, me të gjitha të drejtat, diplomatin Martin Muzaka, këshilltar dhe zëdhënës i tij. Muzaka autorizohet nga Skënderbeu “të japë pëlqimin dhe miratimin eksplicit në atë takim në emër tonë dhe për llogarinë tonë, për çka do të jetë marrë vesh, vendosur e përfunduar”, për rolin që do të luante vendi ynë dhe vetë Skënderbeu, përfshi të gjitha të mirat (pasuritë) dhe tokat shqiptare, kështjellat dhe qytetet, fortesat, nënshtetasit dhe luftëtarët

79

Nisur nga një zotim i tillë merret me mend vlera e atij takimi në Vatikan, me Papën, kardinalët dhe princërit katolikë, pas shumë dëmesh të shkaktuara “nga tirani turk Mehmed”. (Letra e Skënderbeut për Papa Piu II, 29 tetor 1463, Arkivi i Vatikanit.). Nga kisha e Shën Mërisë së Rodonit ka dalë dhe një letër e Skënderbeut drejtuar Papa Piu II, më 29 tetor 1463, ndërkohë që korrespondeca mes dy autoriteteve të larta dhe kancelarive përkatëse kishte qenë e mëhershme. Gjergj Kastrioti i bën të ditur Papës se është i gatshëm të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm që do të organizohet në Selinë e Shenjtë me princat katolikë dhe se për këtë ai mandaton, me të gjitha të drejtat, diplomatin Martin Muzaka, këshilltar dhe zëdhënës i tij. Muzaka autorizohet nga Skënderbeu “të japë pëlqimin dhe miratimin eksplicit në atë takim në emër tonë dhe për llogarinë tonë, për çka do të jetë marrë vesh, vendosur e përfunduar”, për rolin që do të luante vendi ynë dhe vetë Skënderbeu, përfshi të gjitha të mirat (pasuritë) dhe tokat shqiptare, kështjellat dhe qytetet, fortesat, nënshtetasit dhe luftëtarët. Nisur nga një zotim i tillë merret me mend vlera e atij takimi në Vatikan, me Papën, kardinalët dhe princërit katolikë, pas shumë dëmesh të shkaktuara “nga tirani turk Mehmed”. (Letra e Skënderbeut për Papa Piu II, 29 tetor 1463, Arkivi i Vatikanit.). Nëse, në vendin tonë, punët do të kryeshin me rend e me vend, lajmi i ditës i këtij mesmaji 2020 nuk do të ishte shembja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, por ngritja e një muri në detin Adriatik për mbrojtjen e “Kalasë së Skënderbeut” në Kepin e Rodonit, që ka mbërritur në një pikë kritike, sa gjysma e themeleve gjenden në ujë e gjysma në tokë. Kalaja ë Skënderbeut, që “vizitohet” rregullisht nga tërmetet, është vetëm njëri nga objektet i trashëgimisë historike, nga duhet nisur. Është goditur nga tërmeti i korrikut 2018 dhe sidomos tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019, që iu mori jetën 50 vetëve në Durrës, Thumanë etj. Një epiqendër e tij ishte dhe Gjiri i Lalëzit. Ishte e kuptueshme që të vraponin drejt vendit të begatë të Adriatikut njerëzit që vitet e fundit kanë ngritur aty “perandorinë” e re të vilave të pushimit, por nuk ka ndonjë lajm nëse ndonjë grup i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës të ketë nxituar drejt Kepit të Rodonit, pak kilometra më në veri, për të parë nëse ka pësuar dëmtime Kalaja e Skënderbeut në breg të detit. Në Shqipëri me sa duket një vrojtim i tillë nuk është detyrim ligjor e as ndjesi qytetare. E, pra, trashëgimia kulturore, në një kohë të tillë vërshimesh turistike nga e gjithë bota, nuk është vetëm e shkuar, por dhe e sotme.


Kujtimet njerëzore janë si reliket që sjellim nga plazhi. Ca guralecë të shndritshëm dhe ca gurë me vrima. Në fillim i vendosim në vende të dukshme, pastaj s’dimë ç’t’i bëjmë, derisa i hedhim.

Max VELO 80


'The Albanian House' është një projekt i sjellë në formën e një ëebsite-i që përdor dijen e hapur dhe platforma me kodburim të hapur, për dokumentimin përshkrimor, vizual përmes fotografisë dhe vendodhjes së tyre (me gjeolokacion) të banesave më karakteristike shqiptare. Perfshihen banesa nga fillimi i shek.18 deri nga mesi i shek të 19 të ashtuquajturat 'banesa popullore' (tradicionale) të realizuara në një masë të madhe me mjeshtër, si dhe ato të gjysmës së dytë të shek te19 që vijne si adaptime të modeleve tradicionale, per t’iu përshtatur kushteve të reja të jetesës si dhe ato të realizuara me arkitektë.

Permbajtja e ëebsite-it perfshin kërkim arkitektonik teorik nga literatura arkitektonike si dhe informacion me shumë etnografik i mbledhur ne terren nga intervistat me banorët e shtëpive dhe të zonave ku këto banesa ndodhen, për të parë pak më shumë dhe mbi gjendjen e tyre aktuale. Projekti është realizuar në 4 muaj shumë intensiv, gjatë vitit të kaluar përmes disa ekspeditave 2-3 ditore në fshatrat dhe qytetet kryesore të Shqipërise. Janë dokumentuar rreth 125 banesa deri më tani dhe projekti vazhdon të pasurohet gradualisht me materiale, përmes kontributit të njerëzve dhe komunitetit të interesuar. Kjo tipologji arkitektonike është ndër më të rëndësishmet për sa i përket origjinës dhe krijimit të urbanistikës dhe arkitekturës se qytetit të Tiranes. Gjithashtu me planet e reja ndërtimore, kjo tipologji është dhe një ndër më të rrezikuarat. Duke qenë se ky status i tyre, ka qenë një ndër shtysat kryesore në realizimin e projektit mbi shtëpite shqiptare, dhe ritmi i shembjes, e për pasojë humbjes së tyre sa vjen e po shpeshtohet, do donim të ndanim këtu disa informacione të mbledhura, mbi disa nga banesat më përfaqësuese e interesante të Tiranës. Kjo është tentativa jonë, në pamundësi për të bërë më shumë, për të theksuar e risjellë në vëmendje vlerën e tyre dhe aktivizuar memorien tonë të përbashkët mbi to.

Vilat e harruara të Tiranës nga 'The Albanian House' Jora Kasapi Sonia Budini Collective 68

81


Banesa e Toptanëve Abedin dhe Maliq Toptani Kjo shtëpi tradicionale u listua si monument i kategorisë së parë në dhjetor të 1987 dhe një nga përfaqësueset e shtëpisë tradicionale të Tiranës. Shtëpia tradicionale e Tiranës, zë një pozicion të veçantë në arkitekturën e shtëpive urbane shqiptare. Muret e kësaj shtëpie janë në gjerësi nga 60 deri në 70 cm. Muratura përbëhet nga tullat e qerpiçit të lidhura me llaç balte të përzier me kashtë. Çdo fragment prej 1 m prej murature me tulla qerpiçi, është e lidhur me breza druri me një funksion antisizmik.

Ndërtimi i këtyre shtëpive me tulla qerpiçi, është tipike për Shqipërinë e mesme dhe u lejua si një lloj ndërtimi në Tiranë deri rreth vitit 1923.

Ndërtimi i këtyre shtëpive me tulla qerpiçi, është tipike për Shqipërinë e mesme dhe u lejua si një lloj ndërtimi në Tiranë deri rreth vitit 1923. Muri i fasadës së dhomës së miqve në katin e sipërm, është bërë përmes një teknike tradicionale e të hershme ndërtimi, strukturë mjaft e lehtë e përbërë nga ristela prej druri të ngopura me shtresa suvaje, e njohur si ’çatma’. Besohet se i përket një prej familjeve më të rëndësishme të kohës për qytetin, familjes 'Toptani’, më saktë sot një nga pronarët Maliq Toptani dhe mendohet të ketë qenë shtëpia e Abedin Toptanit. Qëndronte e ndarë mes dy familjeve, duke pasur dy hyrje kryesore dhe deri vonë kati përdhe i njërës prej gjysmave të shtëpisë, ka kaluar nëpër disa rikonstruksione dhe ndryshime nga gjendja e saj origjinale. Kjo banesë edhe pse me status monument, u shemb rishtazi. 82


Vila Pustina i perket familjes Pustina. Punimet per realizimin e saj kanë nisur në vitin 1925 dhe përfunduar në 1927. Kjo shtëpi shtrihet përgjate rruges 'Qemal Stafa' duke komunikuar me të por e distancuar prej saj nga nje oborr i bollshëm, ngjitur me të në rreth 5m afërsi është ngritur një pallat tipik, pesë katësh, me tulla silikat të periudhës së komunizmit, duke zënë hapësirë nga oborri origjinal i saj. Vila ka një perzierje tiparesh të arkitekturës vendase për sa i përket karakterit dhe racionalitetit të hapësirave dhe mënyrës së përdorimit të materialeve, trajtimi i tavaneve me elementë dekorativ druri apo theksimi i një hapësire në ballinën e shtëpisë që përafron me elementin e 'erkerit' në rastet e banesave 'korcare', si dhe një trajtim më neo-klasik të banesës

ballkanase-europiane të kohës, në trajtimin e pasur me ornamente të volumetrisë etj. Hapësirat e dhomave jane shumë të bollshme dhe secila komunikon me tualetin dhe një depo/garderobe. Prania në këtë kat e një kthine ndihmëse (lavanderi) si dhe një ballkoni në pjesën jugore të vilës dëshmon për një status të lartë ekonomiko-social të familjes që e zotëronte këtë shtëpi. E gjithë volumetria dhe fasadat e vilës janë të trajtuara me shumë ornamente dekorative dhe motive floreale, në kornizimet e dritareve, në ndarjen e kateve, në kapitelet e kolonave etj. Familja ka jetuar aty deri rreth viteve 44-45' dhe më pas i është sekuestruar nga shteti. Më vonë pas rënies së komunizmit është rimarrë nga te fëmijët e pronarit origjinal.

Vila Pustina Eshtë e organizuar në dy kate ku kati përdhe është zhvilluar në një lartësi më të ulët dhe ndër vite i janë bërë shumë ndryshime për të plotësuar kërkesat e banorëve të ndryshem qe ka mirëpritur, si krijimi i një dere të dytë anësore apo vendosja e një rampe te pjerrët për njere me aftësi të veçanta pergjatë derës kryesore. Kati perdhe eshte i shtruar i gjithi me një pllakë te vogel dekorative me motive, ndërkohe që tavani i çdo ambjenti është trajtuar me veshje druri dekorativ të thjeshtë të lyer. Tek të dy katet rol të rëndesishëm luan holli kryesor i cili lidh të gjithë ambjentet kryesore dhe në katin e parë të saj aksesohet përmes një shkalle të jashtme shumë monumentale dhe shumë domethënëse në të gjithë arkitekturen e kesaj vile. Kati i pare është zhvilluar me lartesi më të madhe, me më shumë ndriçim, tipar ky gjithashtu i ngjashem me ate te banesave tradicionale ku rendesi te vecante i kushtohej veçanërisht katit te sipërm në të cilin zhvillohen ambjentet kryesore të jetesës dhe pritjes së miqve. Mungesa e një marrëveshjeje në ndarjen e hapsirës së kësaj vile, apo të menaxhimit të saj, si dhe mungesa e interesit nga strukturat përkatëse për ti dhënë një status të mbrojtur si monument, ka sjellë gjendjen e degraduar te sotme të saj. Aktualisht është marrë vendimi për shembjen e saj për ndertimin e nje kompleksi banimi edhe pse akoma s’ka ndodhur. 83


Sarajet e Toptanëve Sarajet e Toptanëve janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840, një nga ndërtesat e pakëta të mbetura, të realizuara gjatë periudhës feudale, në Shqipëri. Ajo ka një hapësirë të përbërë prej rreth 32 dhomash, të gjitha të dekoruara në një stil oriental, otoman. Përfaqëson një kompleks arkitektonik shumë të rëndësishëm të ndërtuar me mure masive të bëra nga mure qerpici dhe breza antizizmike prej druri, që i japin asaj karakterin e një fortifikimi ose fortese. Kjo perbente një lloj teknikë ndërtimi qe u përhap në Shqipëri gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, gjatë rendit feudal. Banesa është dykatëshe, e listuar si Monument i Kulturës, i ndërtuar me teknika tradicionale nga mjeshtra të vjetër nga Dibra. Ka vlera të veçanta jo vetëm për organizimin e brendshëm funksional, por edhe për trajtimin dhe dekorimet e saj arkitektonike. 84

Pjesa e jashtme e ndërtesës është e trajtuar me thjeshtësi, vëllim të thjeshtë dhe të qartë me një fasadë të bardhë dhe dritare të dekoruara me dru të errët. Ka një hapësirë të bollshme kopshti përpara, me një pus dhe i gjithë kompleksi është i rrethuar me mure të larta me një portë me kangjella e cila nuk te pengon pamjen. Gjatë regjimit të A.Zogu, u përdor si 'Biblioteka Kombëtare' dhe më tej gjatë regjimit komunist, shërbeu per zyrat e Institutit të Monumenteve te Kulturës (besohet rreth vitit 1963). Përkatësia e saj u kthye përsëri tek pronarët origjinalë dhe për një kohë u përdor si Bar/Restorant. Pavarësisht historisë së gjateë e të pasur të kësaj banese tradicionale në qendër të kryeqytetit, sot nuk qëndron funksionale dhe gjithashtu është e pa-aksesueshme për publikun.


Vila ish-Radio Tirana Kjo vilë është një Monument i kategorisë së dytë dhe ka përfaqësuar institucionin e parë mediatik në Shqipëri. Vila është ndërtuar në vitin 1938 nga një familje shumë e pasur dhe e rëndësishme e kohës në Tiranë, familja 'Kollçiu’, me synimin fillestar për të qenë shtëpi për dy vëllezër, fakt kjo që theksohet edhe nga organizimi simetrik i hapësirës në plan të vilës. Më vonë ajo u sekuestrua nën urdhrin e Mbretit Zog dhe shërbeu si bazë për 'Radio Tiranën' deri në vitin 1965.

Aktualisht në këtë banesë banojnë anëtarët e një familjeje rome, pasi pronari aktual i saj, t’i ketë lejuar të banonin në shkëmbim të mirëmbajtjes së hapësirës së brendshme para se ta marre në përdorim vetë.

Pas kësaj, hapësira e brendshme e saj u përdor nga “Instituti i Antropologjisë dhe Studimit të Artit”, i cili më vonë u zhvendos serisht nga ardhja e pronarëve origjinalë së cilëve prona e tyre iu rikthye. Sot qëndron në kushte të mjerueshme. Vila është e përbërë nga katër kate dhe njëri prej tyre organizohet nën tokë. Ajo ka dy hyrje kryesore, njëra prej të cilave drejtohet në oborrin e shtëpisë. Ka një fasadë shumë harmonike, racionale në stil me kolona me kapitele të trajtuara pastër, shkallë të parafabrikuara granili (përbërje gurësh të grimcuar), një korridor kryesor me pllaka mermeri, dritare me korniza druri, parmakë metalik. Aktualisht ka disa njerëz nga komuniteti rom që jetojnë aty, pasi besohet se pronari aktual i saj, ti ketë lejuar të banonin duke pastruar dhe ruajtur njëkohësisht në këmbim, hapësirën e brendshme para se ta marre në përdorim. Gjithçka në lidhje me te ardhmen e vilës është një spekulim, por fati i shume prej vilave me nje arkitekture dhe vlere historike të afert, dëshmon sa e rrezikuar dhe e brishtë edhe Vila e ish-Radio Tiranës është.

85


Vila Petrela

Përfaqëson një banesë popullore, qytetare tiranase, e ndodhur në “Rrugën e Barrikadave”. Është monument i kategorisë së parë, i shpallur në 1980. Banesa ka planimetri drejtëkëndëshë dhe ngrihet në dy kate, nuk përbën tipologjine me 'shtëpi zjarri' rrotull së cilës zhvilloheshin të gjithë ambjentet kryesore, që është dhe tipike e kësaj zone dhe tipologjia më e hershme. Kati i parë ka funksionuar si ahur ku depozitoheshin zahiretë e shtëpisë.

Kati i dytë, që ishte dhe ambjenti kryesor jetësor, është më i lartë dhe përmban elementë dekorativ, si punimet e drurit në tavanë e dyer ashtu dhe në fashaturat dekorative të dritareve. Si pasojë e ndryshimeve në vitet ’30 shtëpia e ka humbur pamjen fillestare. Ndryshimet vihen re të dritaret, të cilat janë zmadhuar, krijimi i një ballkoni me kangjella hekuri në mesin e fasadës apo lyerja e njërës prej fasadave kryesore me ngjyra të forta jo-tipike të periudhës kur është ndërtuar si shtëpi. Shtëpia ka dy hyrje përgjatë dy fasadave të kundërta të saj, përderisa shtëpia mendohet ka shërbyer për dy familje. Gjysma e shtëpisë me fasaden e padukshme përgjatë rrugës së Barrikadave, është e pabanuar, e braktisur dhe për pasojë e rrezikuar.

86


Vila tek “Rruga e Durrësit” Vila në fjale është monument i kategorisë së dytë, i shpallur në mars të vitit 2007. Është banesë tip vilë e shekullit 20, është ndërtuar rreth fillimit të viteve 30' dhe ka funksionuar më vonë si selia e Ambasadës së Turqisë, në atë periudhë quhej 'Legata Turke', pavarësisht që është realizuar si tipologji banese rezidenciale. Ka një arkitekturë me tipare neoklasike e pasur në kornizime dritaresh dhe ornamente floreale përgjatë fasadave kryesore si dhe parmake me hekur të kthyer. Ka dy hyrje të dukshme përgjate fasades kryesore buze rruge si dhe një dytësore nga pas. Për sa i përkët ndërtimit, është realizuar me murature tulle, llac dhe përdorim te drurit. Përbën një ndër vilat më monumentale dhe më të bollshme dhe në shtrirje hapësinore, volumetria e së cilës bie veçanërisht në sy përgjatë rrugës nga gërshetimi i arkitekturës së pasur të fasadave me elementin natyror, më specifikisht gjelbërimit zvarranik.

87


Vila në rrugën “Sotir Peçi” Vila u komisionua nga Dine Hoxha një tregtar dhe figurë e rëndësishme e kohës, nga Dibra rreth vitit 1931. Ndodhet përgjatë rrugës 'Sotir Peçi' perpendikular me Rrugën e Durrësit dhe nga pikëpamja urbane qëndron deri diku e fshehur apo e kamufluar për shkak të realizimit të kompleksit të pallateve të banimit në 1959, midis kësaj vile dhe rrugës kryesore, asaj të Durrësit, ndaj për shumë mund të konsiderohet si një 'xhevahir i fshehur' i zonës. Familja Hoxha është shpronësuar prej saj gjatë regjimit komunist dhe ka kaluar të jetojë në një banesë tjetër shumë afër, në po të njëjtën lagje. Më vonë pronësia e saj i ka kaluar sërisht pronarëve origjinalë por në pamundësi ekonomike, për ta mirëmbajtur e restauruar, ajo është rrënuar me kohën dhe familja e nipit të Dine Hoxhës kanë vazhduar të jetojnë në banesën afër vilës, duke ia lënë në përdorim familjeve të ndryshme në nevojë, ashtu siç ndodh dhe aktualisht. Vila është e organizuar në tre kate, një nën tokë dhe dy të tjerë të dukshëm. Hyrja kryesore e saj zhvillohet në pjesën veri-lindore dhe është mjaft e lexueshme nga trajtimi i shkallares dyrampëshe monumentale që krijojnë midis tyre një shesh të harkuar në të cilin ngrihet një pemë shumë më e lartë se vetë altimetria e vilës. Kjo pjesë jug-lindore e shtëpise përbën thyerjen e parë të volumetrisë së saj pasi ajo pëson një tërheqje me një sistem kolonash dyshe, që vazhdon dhe në katin e parë. Ndërkohë veçantia tjetër nga pikëpamja volumetrike është dhe prania e një elementi tip 'qoshku' në trajtë prizmi gjashtë-këndor, i cili ngrihet në pjesën veriperëndimore të viles dhe në katin e parë zhvillohet me të njëjtin sistem kolonash, mbajtese te nje catie me tjegulla te harkuara. Te gjitha fasadat e viles jane trajtuar me shume ornamenete dhe detaje neo-klasike qe nga kornizimet e dritareve, dyerve, ndarjeve midis kateve apo kendeve te mureve. Gjendja e saj aktuale le shumë për të dëshiruar, duke pësuar zhveshje masive të suvasë së fasadës dhe daljes në pah të muraturës së tullës apo shtesës së mureve mbajtëse të shkallës hyrëse me blloqe betoni që është larg të qënit materiali i përdorur në teknikën origjinale të ndërtimit të saj. 88


Vila në Rrugën “Xhorxhi Martini”

Kjo shtëpi është monument i kategorisë së parë, i shpallur në 1973. Ka funksionuar si selia e organizatës 'Bashkimi'. Eshtë realizuar si ndërtesë private në një nga rrugicat arterie rrotull sheshit 'Avni Rustemi'. Kompleksi përbëhej nga dy banesa, ku koncepti planimetrik dhe vëllimor i tyre është pothuajse i njëjtë dhe janë realizuar ngjitur me njëra-tjetrën. E para ngrihet mbi nivelin e terrenit pa bodrum dhe ka themel të cekët afërsisht 50 cm të mbushur me gurë lumi. E dyta është pothuajse si e para duke ruajtur të njëtën teknikë dhe po me ato materiale ndërtimi si qerpiç, dërrasa, copat e tullave për mbushjen e mureve, karkasë druri dhe suvatime me gëlqere. Sot eshte qartazi e lexueshme vetëm fasada e njërës prej tyre, ku si pasoje e zhvillimit kaotik urban të rrugicës, ngjan si e inkastruar midis ndërtesash dhe totalisht e pa restauruar ndër vite.

Vila e Ivanajve Historia e Vila “Ivanaj” është e lidhur ngushtë me historinë e dy vëllezërve Ivanaj dhe familjeve të tyre, Martin dhe Mirash Ivanaj, të dy këta figura shumë të njohura që investuan shumë në ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit dhe gjuhës shqipe. Mirash Ivanaj si vëllai më i vogël mbante postin e Ministrit të Arsimit rreth viteve 1933-1935 dhe nga ana tjetër Martin ishte një avokat dhe gjykatës shumë i rëndësishëm. Të dy së bashku krijuan bibliotekën më të madhe private me sasinë më të madhe të librave, që ruhen edhe sot në ndërtesën që sot mban emrin “Ivanaj Foundation”, por dikur përbënte rezidencën e familjes Ivanaj. Vila ishte ndërtuar rreth vitit 1939, gjatë pushtimit italian dhe në atë kohë nuk kishte përfunduar plotësisht, përbëhej nga 14 dhoma. Më pas ajo u konfiskua nga forcat ushtarake Italiane dhe gjatë viteve nderteses iu shtuan disa njësi shtesë me funksione të ndryshme në sheshin e Vilës. Drita Ivanaj (bija e Martinit), pra trashëgimtaria e pronave të Ivanajve në Tiranë, pas shumë kohësh arriti të merrte në posedim ish-vendbanimin dhe tokën e kësaj vile, me 5 qershor 2009. Ajo kishte fituar të drejtën për këtë trashëgimi në 1995, por nuk mundi ta përdorë për sa kohe ishte nën përdorim nga njësitë ushtarake që e sekuestruan për dekada. Sot në vend të kësaj vile ka një ndërtesë me përdorim të përzier, ku në katet kryesore të ndërtesës, "Instituti Ivanaj i Shqipërisë" organizon aktivitetet e saj të përditshme.

89


“Kulla e Gjatë” dhe Banesa e “Qanie Toptani”

Kulla e Gjatë dhe Banesa e 'Qanie Toptani' shtrihen sot brenda mureve të Kalasë së Tiranës. Asnjëra nga strukturat nuk është listuar si monument, aset apo trashëgimi kulturore pavarësisht vlerave të qarta arkitektonike dhe historike. Kulla e gjatë mendohet se është ndërtuar si banesë nga Sulejman Pasha, një nga themeluesit e qytetit të Tiranës, dhe më vonë stërnipi i tij Ahmet Pasha u sigurua ta rrethonte rezidencën e familjes me mure, muret e sotme të Kalasë. Pra Kulla e Gjatë është e realizuar përpara Kalasë së Tiranës mendohet në kapërcimin e shekujve 17-18 dhe ndër vite është djegur dhe rindërtuar sërisht. Mendohet të ketë qenë ndërtimi i parë për banim i realizuar me më shumë se një kat. Më vonë kur pushteti kaloi në duar të një familjeje tjetër të madhe të kohës ajo e Toptanëve (shumë të pushtetshëm në Krujë gjatë shek.18, ku dhe ndërtuan banesën që sot njihet si Muzeu Etnografik i Krujes), të cilët në oborrin e saj realizuan banesën e tyre mjaft të shtrirë në horizontalitet dhe më vonë dhe një rezidencë tjetër, të cilat sot përbëjnë shembujt e pakët ekzistues të asaj periudhe të rëndësishme për këtë familje. Mendohet që kulla e gjatë është përdorur më pas si shtëpi 'mysafirhane', pra dytësore për banesën tjetër më masive, të ndërtuar në atë truall.Besohet se në njërën nga dhomat e kësaj shtëpie, rreth viteve '20, ka jetuar për ca kohë politikani francez Justin Godard dhe gjithashtu rreth viteve 80 ’kjo ishte shtëpia ku momente nga filmi shqiptar 'Nëntori i dytë’ ( drejtuar nga Viktor Gjika), janë xhiruar. 90


Nëse refuzoni ushqimin, injoroni traditat, frigoheni nga besimet dhe shmangni njerëzit, atëherë, më mirë qëndroni në shtëpi. James Michener

91


Foto Nikolla Martino

Për një nga fshatrat e Bregut të Detit Joanna Kocani

92


Foto Nikolla Martino

Dhermiu është një nga fshatrat kodrinor të bregut

me plot virtyte natyrale si dhe me një histori të lashtë. Këto atribute janë të dukshme që nga strukturat ndërtimore deri tek disa prej praktikave jetësore të popullit vendor. Këtu, çdo shtëpi është ndërtuar qëllimisht me fytyrë nga deti dhe kuriz nga mali. I ndërtuar në këtë formë që nga fillimet e saja, fillimisht për qëllimeve mbrojtëse. Ndërsa sot, kushdo që çohet në mëngjes dhe del ne ballkon, mushkëritë mbushen me ajer te pastër dhe motivohesh per nje dite tejet aktive. Duket se qëllim në vetvete ka qenë edhe ky. Dhe motivim vendasit e përjetojnë! Sidomos ata qe jane banorë të përhershëm. Në këtë fshat këta të fundit vazhdojnë të çohen pa lindur ende dielli për t’u kujdesur për kopshtajet, për prodhimet e tyre bujqësore që të mos fishken nga thatësira e diellit veror e të sigurojnë një pjesë të dietës dimërore.

Edhe të moshuarit - thesar i pasurisë kulturore vendore – çohen që në mëngjes e lyejnë shkallët e brendshme të shtëpise me gëlqere për të ruajtur pastërtinë e ambjentit privat, sepse ashtu jane mësuar të bëjnë. Dhe mbasdite kur kane rënë në qetesi, të rinj e te vjetër, gëzohen kur shohin turistët kureshtar duke vëzhguar arkitekturen vendore gjatë shëtitjes nëper rrugicat e ngushta të kalldrëmta. Ajri i paster, qielli blu me ndonje re tek-tuk te holluar e shtrire, dhe perëndime dielli fenomenale në det, të bëjnë të duash të kthehesh e rikthehesh vazhdimisht. Është një vend qe trillon një përvojë qetësuese për këdo që kërkon ta perjetoje jashtë normave turistike te themeluara gjate 15 vitet e fundit.

Foto Nikolla Martino

93


Jane traditat vendore që bëjnë kulturën e këtij fshati, si: mbledhja e ullinjve ne tetor, peshkimi me zhytje në pranverë, verë edhe vjeshtë, mbledhja e rushit, bërja e rakisë, apo verës në shtator, si edhe mbledhja dhe krasitja e limonave dhe portokajve.

Foto Miklor Pasku

Si në çdo fshat bregdetar i Shqiperise, ku traditat vendore janë të gjalla dhe të vazhdueshme, sekreti i pushimeve ghithëpërfshirese dhe të këndshme janë pervoja lokale. Janë traditat vendore, si mbledhja e ullinjve ne tetor, peshkimi me zhytje ne pranverë, verë edhe vjeshtë, mbledhja e rushit dhe bërja e rakise edhe verës ne shtator, apo mbledhja dhe krasitja e limonave dhe portokajve - ato pak që kane ngelur - në fund te dimrit që përbëjnë karakterin e vendit dhe vlerat tradito-kulturore që ka. Jane keto kultura lokale nga te cilat ne mund të mesojmë që duhen eksploruar, mbështur dhe mbrojtur. Deti është i bukur dhe bën për pushime te këndshme në verë, por ne fund te fundit kulturat vendore unike ne çdo cep te Shqiperise është themelore e trashëgimisë tonë kulturore. Duke stimuluar ekonomine lokale - duke blerë nga peshkatari qe gjuajti peshkun me grep apo blere sallatë nga baçja e gjyshes ose duke mbledhur fiq nga pema e kompshiut - ne ruajme, promovojmë përbërjen tonë kulturore. Duke kujtuar qe përgjegjesia ngelet tek ne si udhëtar e turistë kureshtar e të përgjegjshëm të sigurojmë që pasardhësit tanë të kenë mundësi te mësojnë, kuptojnë edhe përjetojnë kulturat e shumta që ka vendi ynë. Foto Pervin Gjikuria

94


Pesë destinacione rurale nga një blogger-e Ajna Gjyla

95


Valbona Padiskutim gjithkush e ndien veten të mrekulluar rrethuar nga alpet. Edhe sot përjetoj shijen e hyjnores si para shtatë vitesh të shkuara, kur vizitova këtë vend për herë të parë.

96


Leskoviku Ju kujtohen përrallat ku kafshet personifikohen, ato mendojne e veprojnë si ne, njerezit? Epo kjo nuk ndodh vetëm në përralla, ndodh edhe në Leskovik. Në fermë kuajt, lopët, qengjat, dhitë, qentë, macet, rosat, çdo gjallese, ka historine e saj, karakterin e saj, madje edhe pëlqimet e saj ndaj te ngjashmëve. Mos u habisni kur te degjoni se dy mace “nuk shkojnë mirë” për shkak të një “debati të vjeter”. Kështu, përpos natyrës së paqtë, freskisë në çdo stine, përrenjve që rrjedhin me tingullin e vetë qetësues, në Leskovik kam marr e ndjerë kuptimin e bashkëjetesës, kam kuptuar se ne qeniet sipërore njerezore nuk mund te bëjme kurre vetëm, se kemi përgjegjësi ndaj mirëqenies së gjallesave te tjera dhe të tokës mëmë po aq sa ndaj vetes sone. 97


Karavasta Divjaka, me lagunën e famshme të Karavastasë, përfaqëson një nga perlat natyrore të vendit tonë. Vështirë te hedhesh ne leter ndjesine e mistikes qe te shoqeron sapo hyn ne pyll, mund vetem ta perjetosh. Ndoshta kjo ndjesi lidhet edhe me lashtesine e vendit dhe historite per te shkuaren e tij. Sipas gojëdhënës, Divjaka e ka marre emrin nga fjala “div”, gjallesa me fuqi te mbinatyrshme që mendohet se mbronin vendasit nga e keqja shekujt e kaluar. Natyrisht ekzistenca e divave nuk është vërtetuar akoma, por sot dimë me siguri se Divjaka dhe veçanërisht laguna e Karavastasë janë strehëz e nje numri të madh gjallesash, midis të cilave edhe pelikani kaçurrel. Pasuria e florës dhe faunës ka bërë që zona të mbrohet edhe nga “Konventa e Ramsarit”.

98


Curraj i Epërm Në Curraj të Epërm drekuam në një shtëpi malësorësh. Perimet dhe sallatën e mblodhëm vetë në bahçen e përparme, ndërsa përgatitej peshku i freskur kapur në ujtrat e lumit enkas për ne. Banorët na treguan shtëpinë, dhomën ku ruheshin zahiretë, misri, fuçitë ku mbahej djathi. Çdo mysafir ndihej i mikluar nga përkujdesja mikpritëse e të zotëve të shtëpisë. Pavarësisht bujtjes në shumë shtëpi pushimi në veri të vendit, në Curraj të Epërt ndjeva atë mikpritje malësore ashtu siç kisha lexuar nëpër libra dhe përmendej nga turistët e huaj.

99


PARGA Të dhemb akoma më shumë kur shkel në atë krahinë të bekuar dhe sheh tokat e braktisura, të papunuara, ullinjtë e pavjelë, muret e rrënuara të shtëpivë që dikur prisnin e përcillnin fqinjë, shqiptarë e grekë. Për një grimë, arrin të shohësh edhe gostitë e shtruara për merak nga gratë çame të shquara për nikoqirllëkun ë tyre. Por sot gjithë këto skena njerëzore i përkasin së shkuarës. Sot, teksa rastësisht hyn në një dyqan prodhimësh vëndase në Parga, pronari të dëgjon që flet shqip e më drojë të pyet se nga vjen. Po kaq me drojë, me një të folur dialektorë, nis të të tregojë se shqipen e di nga gjyshja, se nga ajo ka mësuar edhe të dojë e nderojë tokën e tij, të ruajë gjurmët e prejardhjes së vetë, madje edhe t’i përçojë ato tek të tjerët

Megjithese Parga është perla e Çamerise dhe sigurisht ka kaq shumë për të bërë dhe parë. Unë vetë asnjehere nuk mund te largohem që aty pa vizituar atë dyqanin e vogël buzë detit, me gliko, aj manxuraje dhe liker bajamesh, ku për pak harron gjithë dhembjen historike

100


Qëndrueshmëri Foto nga artbyelona

101


Risi produktesh në respekt të natyrës Produkte nw tw mirwn tonw e tw mjedisit në të njëjtën kohë

Luletorba

Enë për ‘bukë me vete’

Lulet nuk janë dukur kurrë më bukur sesa të rrethuara nga një cohë e punuar mjeshtërisht me tezgjah. Vishni zyrën, restorantin apo shtëpinë tuaj me art dhe natyurë.

Kjo kuti dedikuar ushqimit për me vete është bërë prej orizit dhe është 100% e degradueshme.

400 lekë, artstikezadrima.com

2.200 Lekë, wearthlondon.com

On-the-road

Sqwishful Sfungjer enësh

Mbështjellëse sanduiçi shumëpërdorimshe

Mbështillni sanduiçin tuaj si në kohërat e vjetra. Mund të lahet e ripërdoret sa herë të jetë e nevojshme.

Një sfungjer prodhuar nga pulpa e drurit dhe përmbajtje 100% natyrale. Produkti vjen në formë të petëzuar për të shmangur paketimin e tepërt dhe fryhet në kontakt me ujin.

Nga 1960 Lekë, zuperzozial.com 102

Nga 800 Lekë, sqwishful.com


Plastika është e NEVERITSHME!

Sa plastikë prodhohet në botë ? 1950 – 2milion ton

Më shumë se 260 milion ton plastikë prodhohet për çdo vit në planetin tokë. Rreth 10% e saj përfundon në oqean. Plastika tashmë është një nga problemet thelbësore që po hasemi e që nuk duhet injoruar për të shpëtuar kështu veten tonë, gjithë ekosistemin dhe planetin gjithashtu.

2017 – 8.3 billion ton 2050 – 34 billion ton

Sa janë 8.3 billion ton? Sa 4 milion ndërtesa “London Eye” e cila ndodhet në Londër.

Koha që i duhet tokë s të shpërbëjë mbetjet njerëzore. Një cantë kartoni – Një muaj. Një kuti kartoni – Dy muaj. Një kanace – Dyqind-pesë qind vjet Një lë kurë portokalli – Dy vjet. Një cigare – 12 vjet. Qese plastike – 200-1000 vjet. Bidon plastik – 450 vjet. Kuti-kartoni I qumështit- Pesë vjet Pelena – 550 vjet Enë plastike – 50-80 vjet

103


Disa nga arsyet pse plastika është vërtet e shpifur:

Kanë përmbajtje të rrezikshme për shëndetin.

Janë krijuese të rëndësishme të dioksidit të karbonit.

Do të jenë në tokë për qindra vjet.

Vetëm një përqindje e vogël prej tyre riciklohet.

Lëshon lëndë toksikë në ushqime apo pije.

Ndikon nëçrregullimet hormonale e sëmundje të ndryshme.

Ndot gjithë burimet ujore, lumenjtë, dete, liqene e oqeane.

Vret kafshët ujore dhe zogjtë.

Bëhen pjesë e zinxhirit tonë ushqimor.

Si mund të përdor më pak plastikë? ❖ Përdorni shishe/goda uji shumëpërdorimshme apo termus për pijet tuaja të nxehta. ❖ Përdorni torba prej cohe apo qese që janë të biodegradueshme. ❖ Provoni të bëni Pazar tek dyqanet trend të kohës që promovojnë praktikën “zero waste”. ❖ Përdorni detergjentë pluhur në vend të lëngut i cili amballazhohet në bidon plastik. ❖ Përdorni sapunë në vend të shampove të lëngshëm për të njëjtën arsye. ❖ Përdorni enë shumëpërdorimshme në kuzhinësn tuaj apo për të amballazhuar bukën me vete për në punë a kudo. ❖ Zëvendësoni pelenat njëpërdorimshe me ato të ripërdorshme.

metal

plastikë

letër

104

qelq


Çifti brazilia që mbolli 2.7 milion pemë në 20 vite

Dekadat e fundit, në mbarë botën kemi humbur pyjet në mënyrë të frikshme dhe kjo vetëm për hir të zhvillimit ekononomik i cili nuk ka kursyer nga shkatërrimi i pothuaj 73% të pyjeve. Por fatmirësisht ka njerëz që mendojnë ndryshme dhe në të mirë të mjedisit. I tillë eshtë dhe rast i Sebastiao Salgado dhe gruas së tij Lelia Deluiz Uanik Salgado të cilët rimbollën 2.7 milion pemë në 1.500 hektarë tokë të shpyllëzuar në harkun kohor të 20 viteve. E gjitha nisi në vitin 1994 kur fotografi i mirënjohur Sebastiao u rikthye në Brazil i malluar për të vizituar pyjet e mrekullueshme tropikale të ngulitura në memorien fëminore. Por ajo çka pa ishte tmerruese për sytë, mendjen dhe zemrën e Santiagos. ‘Toka ishte po aq e sëmurë sa unë. Çdo gjë ishte e shkatërruar. Vetëm 0.5% e tokës ishte kursyer nga shkatërrimi. Më pas gruas sime i lindi idea e rimbjelljes së pemëve dhe ripyllëzimin e asaj hapësire toke. Dhe kur ne nisëm nga puna zogjtë, insektet dhe peshqit filluan të riktheheshin në habitatet e tyre. Ishte një moment kaq i rëndësishëm edhe për mua. Rilinda!’, - shprehet Santiago për gazetën e përditshme ‘The Gardian’. Kështu, e gjithë Aventura nisi vrullshëm në vitin 1999 pasi Santiago bashkë me të shoqen themeluan një organizatë të vogël të quajtur ‘Istituto Terra’ e bashkë me një grup të vogël bashkëpuntorësh dhe mbështetësish filluan të hidhnin farat e para në tokën e shkretuar, po në atë vit. U deshën pothuaj dy dekada që pylli të gjelbërohej sërish dhe mbi 500 specie të riktheheshin në habitatin e tyre të dikurshëm. Falë inisiativës së tyre frymëzuese, këta njerëz yë mirë i treguan botës se shpresa nuk ka humbur për ta shëruar e shërbyer tokës. Në fund të fundit ajo është e mbetet shtëpia jonë e vetme.

105


Ushqeni tokën natyrshëm! Të shohësh kopshtin tënd të lulëzuar duhet punë dhe sigurisht fillon duke u përkujdesur për tokën. Braktisni fertilizuelizit e blerë në treg dhe përdorni produkte natyrale për të lulëzuar shendetshëm kopshtin tuaj, qofshin ato lule, perime apo pemë.

Levozhgë veze Janë burim natyral për calcium për bimën tuaj dhe mjaft të dobishme për të mbajtur kërmijtë larg.

Hiri Hiri I përftuar nga djegia e drunjve është mjaft e dobishme për ti dhënë bimës suaj në mënyrë natyrale kalium dhe magnez e për t'i siguruar bimës një rritje të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon tokën të balancojë një tokë me përmbajtje të lartë acidi.

Kokrra kafeje Kokrrat e kafes i japin acidited tokës nëse asaj i mungon. Gjithashtu ushqen atë me kalcium, magnezium dhe azot dhe parandalon kërmijtë t'i afrohen bimës.

Lëkurat e perimeve Disa substance ushqyese mund të përftohen edhe nga lëkurat e perimeve. Mjafton t'i vendosni në tokë ditë më parë se të vendosni për të mbjellë farat tuaja.

Pleh shtëpie Është një nga përbërësit që nuk duhet t'i mungoj kurrë bahcës tuaj

Kafshëzat mike të kopshtit Bretkosat - Mbajnë larg në mënyrë të shkëlqyer insektet e dëmshme. Iriqët - Janë të mrekullueshëm për të mbajtur larg mysafirët e pakëndshëm të fermerit si për shembull kërmijtë. Mjaftojnë të kenë pranë disa gjethe sipëe shtrat të ngrohtë dhe ujë për të pirë, ata do të jenë gardianë të betuar. Zogjtë - Janë ngrënës të mirë të insekteve të dëmshme.

106


Përkujdesje e shtëpisë si prej kohës së gjyshes

Limoni cudibërës në pastrim Një trastë e vogël me lëkura portokalli

vendosur në në parvaz dritareje do të mbaj larg vizitorë të pakëndeshëm ne shtëpinë tuaj si merimanga, bubuzhela, buburrecë e të tjerë. Perzieni një lugë plot me lëng limoni me pak vaj ulliri dhe përdorni atë për të pastruar këpucët e lëkurës. Jo vetëm pastron shkëlqueshëm këpucët tuaja por edhe lë dhe një aromë të këndshme limoni. Zbardhi thonjtë tuaj duke i zhytyr ato për 5-10 minuta në lëng limoni. Më pas shpërlajini me ujë të ngohte dhe jepini atyre një lëmim të lehtë. Përzieni lëng limoni me kripë për enët tuaja të bakrit. Rezultati thjesht mahnitës! Zhbllokim me lëng limoni lavamanin tuaj. Mjafton të dershni 100 ml lëng limoni dhe të prisni për 10 minuta (nese mundeni më shumë) e më pas shpërlani me ujë të ngrohtë.

Levozhgët çudibërëse të vezëve Dobitë e lëvozhgës së vezës Për pastrim Njollat kokëforte të shisheve apo vazove që nuk mund të arrihen me dorë mund të zhduken lehtësisht duke hedhur në to lëvozhgë vezesh dhe pak lëng limoni. Lëreni të pushojë për 30 minuta dhe më pas përzieni fort solucionin.

Shkëlqen rrobat e bardha

Rrobat tuaja janë kthyer të përhimta? Përdorni getat tuaja të vjetra për të krijuar një torbë ku të vendosni lëvizhgët e vezeve në të. Sigurohuni të lidhni mirë torben. Rrobat do të shkëlqejnë nga bardhësia!

Për bimët tuaja

Reth bimës nëse vendosni lëvozhgat e vezëve do të bëjë të mundur që kërmijtë mos t'u afrohen më. Vendosni levozhgët e vezëve në një kavanoz duke shtuar ujë duke e lënë për disa ditë. Më pas përdoreni solucionin e përftuar për të ujitur lulet që mbani Brenda në shtëpi.

Ushqim për pulat

Përzieni lëvozhgët e vezëve me ushqimin e përditshëm të pulave tuaja. Jo vetëm janë të shijshme për to por dhe të shëndetshme. 107


Para se të shkosh te mjeku, hap dollapin e kushinës. Myku i këmbëve - Zhysni këmbët tuaja në ujë të ngrohtë me kripë deri kembët t'ju shërohen. Mund të shtypni edhe 2-3 thelpinj hudhre dhe të shtoni një gotë uthull në një enë me ujë të ngrohtë për këmbët tuaja. Ngërci - Uji tonik është mjaft rezultativ nëse konsumohet nëse ju zë ngërci. Njollat e lëkurës - Sidomos ato kafet që shfaqen në lëkurën e dorës mund të trajtohen nga një limoni. Mjafton të fërkoni duart me nlëkurën e limonit. Limoni gjithashtu është një dezinfektant i shkëlqyer. Plagë të lehta - Nëse je prerë apo ke një plagë në lëkurë, mjalti është një produkt i jashtëzakonshëm për të ndihmuar në shërimin e tij. Madje mjalti është një antibiotik i jashtëzakonshëm. Lëkurë e irrituar - Vaj i ulliri është një produkt çudibërës për të qetësuar lëkurën tuaj, zbutur atë dhe ushqyer. Gjendja gripale - Përzierja e një lugë mjalti dhe një lugë lëng qepe do t'ju sjellin në vete nëse e konsumoni tre herë në ditë.

Aromatizues i lëngshëm për shtëpinë tuaj Përbërësit: 4-5 shkopinj tasqebapi (preferohet bamboo) 50 ml alkool farmacie (e gjeni në farmaci) 50 ml vaj ulliri I lehtë jo ekstra i virgjër (ose vaj bajamesh) 30 pika nga vaji esencial juaj i preferuar Përzieni vajin bashkë me alkolin e farmacise. Shtoni vajin essencial dhe përzjeni solucionin sërish. Shtoni shkopinjë mjaftueshëm sa për të lënë hapësirë grykës së kavanozit lirshmëri për të cliruar aromë. Nëse majat e shkopinjve i shihni të tharë atëherë ndërroni pozicion duke i zhytur maja në lëng. Gjithmonë duhet që shkopinjtë të jenë të lagur.

108


Risi produktesh në respekt të natyrës Produkte bukurie prodhuar në mënyrë etike, vegane & cruelty-free!

Dr. Bronner Balsam Buzësh me Xhinxher

Ky balsam është fantastik për buzë delikate që kërkojnë përkujdesje natyrale dhe hijeshinë e ngjyrimit të lehtë. I bërë me dyll blete organike, organik portokall dhe xhinxher. Ky balsam nuk përmban asnjë përqindje të produkteve sintetike dhe është çertifikuar nga USDA (Standarti Amerikan i Programi Organik Kombëtar).

ERE PEREZ

Procoal

Cheek Colour Tokyo 65g

100% deodorant natyral

Një formulë e cila lejon natyrshëm që lëkura e mollëzave tuaja të marr frymë dhe të trajtohet me vitaminën E dhe ekstrakte kamomili. Ky produkt hidraton fytyrën e i jep asaj një feksje natyrale.

Një deodorant 100% natyral pa alumin, pa paraben, pa silikon dhe formulë natyrale e vegane me përkujdesje anti-bakteriale dhe amballazhuar pa plastikë.

3990 Lekë, Lovelula.co.uk

1120 Lekë, Procoal.com

490 Lekë, drbronner.co.uk

Lush Cosmetics Shampo me oriz dhe

Një shampo në formë sapuni për flokë të dëmtuar dhe përbërës natyral si gjalp organik kakaoje, arrë kokosi dhe oriz, është gjithçka ju duhet këtë verë. Kjo lloj shampo nuk përdor plastikë në paketim.

Olverum Vaj trupi natyral

Olverum, Vaji trupi. i pasur me rreth 40 lloje vajrash botanike të presuara në të ftohtë, ky produkt do t’ju bëj të ndiheni si në ré. 5040 Lekë, olverum.com

Pure Lipstick Buzëkuq

Një buzëkuq pa paraben, sulfat, toksina por vetëm me përbërës natyral. Pigmenti ngjyrues merret nga frutat dhe gjalpi i kakaos. Ndjehu e bukur, e freskët dhe e shëndetshme!

1680 Lekë, lushusa.com 3360 Lekë,

109

purelipstick.com


Jemi duke luajtur me të ardhmërinë e planetit tonë dhe kjo vetëm për hir të hamburgërve Peter Singer

110


Krijimtari

111

Foto nga Klara Profka


Janë dy vajza të fshehura në jugun e gurtë të Shqipërisë, zana janë dhe zanat kanë. A mund të duhet bukuria nëse nuk ke forcën e duhur ta nxjerrësh në pah? Androniqi dhe Ardita Koçollari janë dy figura aq femërore aq sa të forta. An’Art Koçollari Artisanal Jewelry është një botë ku mund të humbasësh në kërkim të asaj që akoma nuk është shpikur, sepse ato me siguri mund ta krijojnë! Ato janë të ndryshme dhe por harmonizohen me njëra-tjetrën përsosmërisht teksa i japin formë fantazisë së tyre në dizenjim dhe realizim të stolive artizanale. Lindur e rritur në Gjirokastër, ato janë pasardhëse të zanatçinjve të gurit të ardhur nga Koblara e Permetit më shumë se një shekull më pare, origjinë që përfaqeson kultura e tradita të larmishme brenda qarkut te Gjirokastres.

ZANAT me ZANÁT Stolitë artizanale me gur të çmuar e Androniqi dhe Ardita Koçollari Noa Nur Androniqi dhe Ardita Koçollari, Gjirokastër

112


Si ka mundësi që dy vajza gjejnë kënaqësi ndërsa punojnë me daltë e çekiç? Për to është oaz meditimi. - Shkarkim idesh, frymezimesh, përjetimesh, një dimension që lidh materialen, fiziken, të prekshmen, me ndjesinë, intuiten, të brendshmen e tyre.

Parardhësit e tyre – thonë Androniqi dhe Ardita me krenari – Ishin mjeshtërit që gdhënden dhe mirëmbajtën me çekiç e daltë, komplekse guri në banesa tradicionale, në kulte fetare, në institucione të zonës se Pazarit, si dhe në kalldrëmet të sokaqeve Gjirokastrite, sëbashku me mjeshtër te tjerë të asaj kohe. Prej tyre, kanë ruajtur me fanatizem pjesë veglash si koke çekiçi, dalta, shënjuese, lima etj. të cilat I perfshijnë akoma gjatë proceset tona artizanale krahas veglave te kohes sonë.- Me sa duket gjaku nuk bëhet ujë dhe nuk kanë trashëguar vetëm veglat e punë por talent të pamohueshëm! Frymëzimi formohet edhe me lidhjen e Lunxherise dhe Dropullit - Na kanë afruar me motivet aq unike të kostumeve popullore simbol të paçmuara, të dy nuseve te krahinave përkatëse.- thonë vajzat – Kanë trashëguar pasionin prej mamasë dhe gjyshëve të përkushtuara ndaj punës së dorës. - Detajet e qendisur në to me fije ari e argjendi, elementet dhe aksesoret e ketyre kostumeve aristokrate, kane qënë frymëzim për ne. – Pohojnë, kjo duket shumë qartë në stolitë të krijuara me kaq përkushtim. 113

Veç talentit dhe krijimtarisë së trashëguar ato mësojnë bazat e para artistike gjatë fëmijërisë nga mësuese Theofili, motër e Kishes Ortodokse. Në mënyrë autodidakte kanë evoluar në ç’ka shohim sot: dy mjeshtra të zonja, me një shije të hollë dhe profesioniste. - Me shume punë e durim, kokëulur, herë duke gabuar, herë duke zbuluar diçka të re në punë e sipër, me pasion, pa e llogaritur jo rrallë dhimbjen e gishtave apo lodhjen fizike. – rrëfejnë. Si ka mundësi që dy vajza gjejnë kënaqësi ndërsa punojnë me daltë e çekiç? Për to është oaz meditimi. - Shkarkim idesh, frymezimesh, përjetimesh, një dimension që lidh materialen, fiziken, të prekshmen, me ndjesinë, intuiten, të brendshmen tonë.- thonë – Ndërsa eksploronin krijimtarinë e tyre dhe kërkonin diçka ndryshe nga ajo që ofronte tregu, ranë në sy të, Sadi Petreles drejtori i Fondacionit Gjirokastra, i cili i nxiti të nderrmerrnin hapat e para drejt promovimit me praninë në Panairin e Artizanëve në Gjirokastër 2015.


Kur ke shumë ide dhe pak lëndë, për fantazinë e tyre nuk kishim asnjë dyshim, por ja që sfida më e madhe është në gjetjen e e lëndëve të cilat detyrohen të vijnë nga jashtë duke krijuar gjithashtu problem në vendosjen e çmimit të cilat përpiqen ti mbajnë të arsyeshme që të jenë të arrtishme për sa më shumë! E shijojnë lirinë e të shprehurt përmes artit, me origjinalitet, kreativitet, dhe perqafimi nga artdashesit tane si shkembim Menyra si perceptohet krjimtaria jone dhe si ajo gjen miq eshte ndjesia me e bukur.E pranojmë se krijojme lidhje me stolite, jane krijesat tona te dashura qe ne i ndajme me ju, eshte nga kenaqesite me te medha. Moment i kendshem eshte edhe kur stendat tona ne panaire, i bejne turistet apo vendasit te kthejne koken dhe te mbajne hapin. Madje na ka ndodhur gjate panaireve qe turistet na jane shprehur: "ne i vizituam te gjjtha stendat dhe dyqanet dhe u rikthyem perseri tek ju vajza pasi na bete shume pershtypje".

Menyra si perceptohet krjimtaria jone dhe si ajo gjen miq eshte ndjesia me e bukur. Hapi për para është? Ne e nisem me kursime modeste kur ishim ende studente, dhe vit pas viti fale përkushtimit dhe mbështetjes se familjes dhe artdashesve tane, jemi ngjitur shkalle shkalle. Pra deshirojme te vazhdojme te ecim ne kete proces magjik te shnderrimit te ndjesise ne stoli, me gure te çmuar. Te shperndajme te bukuren, kudo ka pasues te saj. Te kalojme ne teknika te tjera me vegla te reja, pasi eshte nje fushe ku ka perhere evoluim. Te zgjerohet rrethi i klientëve tane. An'Art Koçollari te jete identiteti juaj i detajeve dhe aksesorëve. Zanat moderne të Shqipërisë, janë ndryshe. Nuk fshiihen malëve, ato dalin në pah bashkë me talentin e tyre. Frymëzojnë me tipare karakteri, me punën e tyre të durueshëm. Shpërndajnë stoli që çdo femër ëndërron të ketë. Nëse shkon në Gjirokastër vizito studion e tyre, ndërsa sot menjëherë vizito adresën e tyre në @anartkocollari. Të mbetesh i magjespur!

114


.

Punët e përfunduara kanë gjithë komponentët e nevojshëm për të na gacmuar mjeshtërsiht kujtesën. Në ditët e sotme, kur duket se asnkush nuk e kursyjnë dëshirën për jetesë vanitoze alla frënga, arti në gurët e pikturuar ushqejnë dëshirën për rikthim tek tradita, emocioni i përjetuar nga rigjetja e vetvetes dhe reflektimit për të mos harruar. Çka e bën më interesant këtë artist është sjellja në vemendje të heroit të heshtur e të vuajtur, fshatarit të humbur që për të pak ose aspak gjërat kanë ndryshuar. Gurët duket se njohin më mirë të përditshmerinë e artizanëve e punëve në qyteza apo fshatra, të gjitha këto të lëna në harresë. Për më tepër Ganiu na dhuroi me artin e tij një mozaik aq original vlerash kombëtare duke përfshirë kostumet popullore, motive folkolorike, detaje të tjera artistike nga doket, zakonet, kultura e trevave shqiptare nga jugu në veri e diasporë. Për më shumë se 17 vitesh Ganiu i është përkushtuar pasionit të penelave dhe ku në katër vitet e fundit "jetësimi" i gurëve është kthyer në mission. E gjitha fillon me udhëtimin e domosdoshëm në Devoll, Gjirin e Lalzit dhe bregun e lumit Erzen. Duhet kohë për të hulumtuar e mbledhur vetëm gurët elegantë e të denjë për të përcjell një tablo vizuale të personazheve nga poemat e Migjenit, tregimet e Kutelit dhe ato satirike të Konicës. Për më tepër, nuk është rastësore përzgjedhja e materialeve kaq bazike si guri apo druri mbi të cilët punon Ganiu. Me këto materiale përcillet në mënyrë më autentike dhe origjinale frymëzimi që vjen nga mitet, përrallat e tregimet e moçme shqiptare.

Histori me gur lumi Gani Çekrezi, artisti që frymëzohet nga mitet, përrallat e tregimet e moçme shqiptare. 115

Është për tu admiruar puna e një të riu që me elegancë dhe kreativitet përcjell copëza nga jeta rurale duke rekur të përçoj nostalgji e krenari për traditën, asaj që nga rrënja na përket e na identifikon. Duket se Ganiu ia ka arritur më së miri të tërheq vëmendjen nga zhurma e lodhshme e artit komercial që promovon shkrirjen në kulturën perëndimore apo asaj globale. Gurët e tij nuk bëjnë kompromis me trendin e kohës ato janë reliket e një toke të lashtë të denja për të përcjell të vertet artin dhe traditën.


116


117


Puthje nëpër ngjyra Kuzhina e Kozetës është kthyer prej kohësh në një ylber ngjyrash sikur epruvetat e një laboratori magjie të kishin shpërthyer ngjyrë pranverash. Kozeta Shyti

118


Mbaj mend se hera e parë kur jam hasur me bojrat natyrale ka qënë një orë mësimi mbi Onufrin, kur mësuesi ynë thinjakamur i vizatimit na shpjegonte sesi Onufri krijonte bojrat nga rrënjët, gjethet dhe lulet e bimëve që mblidhte vetë, për të krijuar më pas ikonat. Për kaq kohë duhet të këtë mbetur diku e fshehur brenda meje sepse mbaj mend që gjatë asaj ore kam ndjerë një lloj magjie të përzier me habi duke menduar proçesin sesi njerëzit mund t'i prodhojnë vetë bojrat e tyre në mënyrë krejt natyrale. Para pak muajsh, duke bërë disa kërkime mbi punën e hasa sërish si teknikë dhe në këtë mënyrë filloi proçesi magjik i ngjyrosjes së copave në mënyrë natyrale, në një ditë të ngrohtë pranvere, në kuzhinën e shtëpisë sime.

Ngjyrat ose bojrat natyrale mund të përftohen nga bimët, disa lloje insektesh dhe minerale. Burimi më i madh i tyre janë bimët nga ku ekstrakti mund të merret nga rrënjët, gjethet apo kokrrat, e herë të tjera nga druri apo kërpudhat. Arkeologët kanë gjetur shenja të ngjyrosjes së tekstileve që në periudhën e Neolitit. Në Kinë janë gjetur të dhëna që ngjyrosja me bimë daton prej më shumë se 5000 vjetësh. Procesi i ngjyrosjes ka ndryshuar shumë pak me kohën.

119


Sa më shumë i afrohem natyrës, Tokës kuptoj se ajo ka qënë shumë bujare. Shkurtimisht ai konsiston në futjen e tekstilit që do ngjyroset në një enë me ujë të ngrohtë, bashkë me bimën, ngjyrën e së cilës duam të përfitojmë duke e vënë mbi një burim nxehtësie për disa minuta. Koha në të cilën duhen lënë në enë do të ndikojë në ngjyrën përfundimtare. Nëse tekstili rri për pak minuta ngjyra që do përfitojmë do jetë e lehtë. Nëse rri për një kohë më të gjatë ngjyra do jetë më e fortë. Në fund tekstili lihet për t'u tharë dhe më pas hekuroset në mënyrë që ta mbajë ngjyrën më gjatë. Kështu kuzhina ime e vogël është kthyer në një laborator ku bëhen eksperimente me bimë dhe lule që i mbledh në kopështin tim, apo shpesh gjenden aty si ushqime të përditshme. Pavarësisht rrëmujës që mund të krijohet, kam gjetur një lloj paqeje dhe një lidhje krejt tjetër me ambientin në këtë proces, ku asgjë nuk shkon më dëm që nga mbetjet e çajit deri te farat e avokadove. Sa më shumë i afrohem natyrës, Tokës kuptoj se ajo ka qënë shumë bujare me ne dhe na ka dhënë mundësi të pafundme që me pak imagjinatë dhe dashuri mund t'i kthejmë lehtësisht në art, si ngjyra të vogla brenda kryeveprës së saj te paarritshme!

120


PËRSËRI Moda e ngadaltë pa koleksion 121


Njihuni me Daniela Gurin, vajzën që ka krijuar brand-in “Përsëri” me vizionin e modës që nuk është në modë dhe që vjen në harmoni me natyrën.

Daniela është shqiptarja e cila jeton në Itali, vendin ku ka vendosur edhe hedhjen në treg të një linje veshjesh, me vizionin e modës së ngadaltë e të krijuara nga vetë ajo. Kjo linjë me një emër tipik shqiptar me dy zanoret ‘ë’ përmidis është guximi për të zënë pa bujë një qoshkë të rehatshme, përmes emrave të modës në një vend ku dukja e shenjat e brand-ve është aq thelbësore për vendasit e jo vetëm.

Standarti etik ka të bëjë me të drejtat e njerëzve të punësuar të cilët krijojnë veshjet duke implementuar standarte të larta të të drejtave të punonsve dhe paga të ndershme. Gjithashtu ky standard i referohet edhe të drejtat e kafshëve duke krijuar veshje ‘vegane’.

Qëndrueshmëri

Modë e Ngadaltë

Etikë

Ekologjike

Standarti i qëndrueshmërisë ka të bëjë me përzgjedhjen e copave cilësore që zgjasin në kohë dhe atyre stileve mode në qepje, që zor u del boja. Standarti ekologjik ka të bëjë pikërisht me zgjedhjen e materialeve vendora të prodhuara apo gjendur në komunitet. Kjo në respekt të natyrës dhe shmangjes së transportit. Madje stilistë të modës së ngadaltë shpësh përdorin edhe copa të përdorura më parë.

122


Modele/Make-up artist: Anita Hasanaj Fotografe: Daniela Guri

123


Minimalizmi dhe mungesa e një koleksioni të veçantë, nuk janë rastësore. Gjithçka bazohet vetëm në krijimtarinë e momentit e pauza të zakonshme dhe në sjelljen për shitje e jo më shumë se pesë prerje për një model. Daniela gjen frymëzimin e krijimeve të rradhës në bazë të përzgjedhje së copave të cilat kanë mbetur nga teprimet në magazinat e mëdha të modës. Kjo nuk ka aspak dyshim se vjen kundra rrymës e të bërit modë porse nuhatja e Danielës me vizionin për t’u dukur bukur, ka tjetër përqasje. Përngjajtja e krijimtarisë së saj vjen me natyrën, ripërtëritjen dhe ciklin e saj. Ndaj edhe ngjyrat janë frymëzuar nga Toka, lulet, frutat ashtu si dhe materiali produkt natyral si një kujtesë se mesazhet për ta dashur veten ashtu si jemi e të mund të mendojmë përtej dëshirës për vëmendjes përmes çka i kemi hedhur sipër lëkurës. Sqima e përkujdesja janë tjetër nga ajo sesa të ka kushtuar veshja.

124


125

Modele/Make-up artist: Anita Hasanaj Fotografe: Daniela Guri


126


Nuk ka sesi një stoli të quhet e tillë mëse nuk ngrohet për ditë me rradhë nga duart e krijuesit të saj. Janë disa vasha të cilat mendojne sesi vasha të tjera mund të duken edhe më të bukura me krijimet e tyre. Duhen orë e ditë të tëra për t’u krijuar dhe ato që i veshin vezullojnë më tepër se drita e diellit.

Aksesorët për vajzat ëndërrimtare Foto nga Kozeta Shyti

127


Perlat nga Mita Bili Derdhur mbi saten janë zgjedhja ideale për ditën e fustanit të bardhë. Perlat marrin gjithë vëmendjen edhe nga dritat e zbehta enkas në vallëzimin e parë me babin. Kështu ai pikëz loti rënë në kraharorin e dashurisë së parë të çdo vajze do të mbetet përjetësisht një kujtim i përjetuar vetëm nga babë e bijë. Instagram: @mita_bili

Zbukurimet nga Erinda Veseli Nga Erinda mund të bëni tuajën aksesorë elegantë dhe mjaft cilësorë. Thjesht do të ndiheni magjepsëse si për pritjet e pasditeve të verës në kopshtet mbretorëre. Të gjitha të punuara me dorë me materiale si: saten i zi si bazë, tyl i hollë me pikë të zezë. Shpesh këto aksesorë zbukurohen nga lule të e punuar me djegie dhe aplikim te elementeve fije e ruaza per pasurim të kompozimit. Instagram: @erindaveseli

Punime argjendi nga Margjelo Kjo varëse u dedikohet të gjitha fluturave që rendin pas rrezeve të diellit. Delikate, elegante me një stil minimalist dhe bashkëkohor vjen si një dhuratë për gushën tuaj erëmirë çdo stinë. Punuar me mjeshtëri me teknikë filigrani dhe prej argjendi, kjo varëse është jo vetëm një stoli për të sotmen por edhe si një dhuratë për mbesën tuaj, shumë dekada më vonë. Instgram: @margjelofiligran.albania

128


Vathët e Gloria’s Nest Këto vathë janë zgjedhja e duhur për vashëzat e ëmbla sqimatare. Për ato që lazdrohen ujrave të kthjellta në banjo dielli e tek shëtitjet lozonjare bulevardeve mbrëmjeve me flokë suplëshuar. Të punuara me aq dashuri në mënyrë artizanale prej argjilës së polimerit, fantazisë së çlirë të Glorias dhe ngjyrave që qeshin. Instagram: @glorias_nest

Vathët nga Ginger Concept Vathë për një të përditshme mes të ndierit rehat dhe bukur në të njëjtën kohë. Të punuara me dorë dhe me shumë merak për vajzat që janë në vrap për të bërë 1.001 gjëra në një qytet të zhurmshëm apo edhe për ato që me ngé dalin prej shtëpisë për kafen e paradites apo të mbrëmjes.

Instagram @ginger_concept_

Aksesorët nga ‘Idea Gjirokastra’ Për vajzat rebele, të lira e fluturake që u druhen kurthit të rrënjëve. Por edhe për ato që duan lulet mbi krye vijnë punimet e vathëve me dekupazh e material bronzi. Një stil bohemian dhe “vintage” për lëkurën e nxirë e të kripur të verës në pasditet e gjallëruara të shititoreve. Instagram @ideagjirokastra

129


Torbat dhe Strajcat …më në modë se kurrë Epo që ne vajzat nuk i rezistojmë dot posedimit të një çante, kjo dihet. Porse të bësh tënden edhe një tjetër por nga artizanët, artistët dhe duarartat vendase për hir të artit të tyre, modës etike e në respekt të mjedisit, është gjithnjë e justifikuar. Ja propozimi ynë për çdo stinë viti.

Handmade by Eli Çantë realizuar me fije ekologjike Punimi: me dore, me grep Materiali: fije ekologjike, i ngjashëm me fije spango Motivet: zakonisht tradicionale, moderne, sipas porosive Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: @handmadebyeli_, dyqani “Nji Mar, Nji Mrapsht”

DAKUNA Punimi: me dorë Materiali: Bezë, copë pambuku Motivet : Kryesisht tradicionale, sipas porosive Mund ta blini: në Instagram @mymuseislove @dakuna_e

130


Artisans Tabaku Çantë realizuar me thurrje në tezgjah. Punimi: me dorë, thurrje në tezgjah, Materiali: lesh, punim fin. Motivet: zakonisht tradicionale, moderne, sipas porosive Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: artisans_tabaku, Dyqani Nji Mar, Nji Mrapsht”

Ina’s Creations Çantë realizuar me gazetë Punimi: me dore, me grep Materiali: gazetë, fije pambuku, shajak Motivet: të ndryshme, sipas porosisë apo fantazisë Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: @inas_creations

Kosherja e Bleteve Çantë realizuar me cohë Punimi: me dore, me grep Materiali: copë pambuku Motivet: të ndryshme, sipas porosisë apo fantazisë Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: @kosherjaebleteve artisans_tabaku, Dyqani Nji Mar, Nji Mrapsht”

131


"Magic Twine" nga Entela Çantë realizuar me fije kërpi Punimi: me dore, me thurje grepi Materiali: fije ekologjike, i ngjashëm me fije spango Motivet: zakonisht tradicionale, moderne, sipas porosive Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: @thurje_by_e

Artistike Zadrima Çantë pambuku endur në tezgjah Punimi: me dore, tezgjah Materiali: pambuk Motivet: zakonisht tradicionale, moderne, sipas porosive

Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram/Facebook: @artistikezadrima”

Me pe e me gjilpërë Çantë realizuar me qëndisma Punimi: me dore, me thurje grepi Materiali: fije ekologjike, cope pambuku Motivet: zakonisht tradicionale, moderne, sipas porosive Ku mund ta blini: Porosi direkte në Instagram: @mepeemegjilpere

132


Paketimi ‘vintage’ mbetet gjithnjë modern Gerta Lezaj ofron punime artizanale të punuara me dorë, në mënyrë artiuzanale deri në detajin më të vogël duke përfshirë edhe paketimin. E gjitha lindi nga dëshira për të shprehur artin jo vetëm në krijimn e çantave por edhe pjesëzave të tjera të vogla artistike. E reja 22 vjeçare ka zgjedhur të kujdeset deri në detaje në mënyrë që të evitojë paketimet industriale. Në mënyre që të mbrojë sadopak mjedisin pse jo duke krijuar dhurata mjaft të veçanta.Më poshtë do të ndiqni realizimin e një cante artizanale duke filluar nga materialet e deri tek paketimi. Për më tepër, Gertën mund ta ndiqni në faqen e saj në Instagram @vintageeehandmade

Me materiale mjaftë të thjeshta si fije spango, një thes të vjetër, një copë të mbetur, me një mbështjellëse letre dhe ca lule të thara mund të krijoni një dhuratë të lezetshme.

133


Kur vizitoni një vend, në rrugët e ngushta do të gjeni ata që kanë ndërtuar qytetin: artizanët e harruar. Mehmet Murat ildan

134


BESË STUDIO Copëza koleksioni për Zana Mali

135 Modele: Gresa Pallaska Fotograf: Arton Sefa


Modele: ERA Fotograf: Arton Sefa

136


Modele: Labeata Krasniqi Fotograf: Andi Deqani

137


138

Modele: Nita Berisha, Dea Balaj Fotograf: ArbĂŤr Halili


139

Modele: ERA Fotograf: Arton Sefa


KRIPË DETI JONI

Kripë deti jodizuar dhe paketuar në standarte europiane. Vjen ne paketime konvencionale dhe për përdorime të ndryshme si për përdorim tavoline, përpunim ushqimor edhe industrial.

Adresa kryesore: Lagja “Partizani”, Rruga “Hamza Isai” Cel. 069 20 92 336 / Email: llanaj.shpk@yahoo.com 140


Ushqim

141

Foto nga Brunilda Haxhiu


Ështe pikërisht kjo lloj kafe që tashmë gjerësisht nëpër botë njihet si Kafja Turke. Mendohet se shte viti 1555 kur dy tregtarë sirianë sollën kokkrat e kafesë për tregjet e famshme të Kostandinopolit. Turqit zbuluan se mundën të bënin një pije të zezë plot shkumë kafe e tejet të shijshme nga fermentimi i kokrrave të kafesë. Kjo pije u siguronte atyre energji dhe mund t’i zbuste ndjesinë e urisë.

“Kafja” e ka marr emrin e saj jo prej vendit të saj të origjinës (Kaffa në Etiopi) por nga fjala arabe qahëa që do të thotë “verë”. Kjo pije u konsumua fillimisht në Jemen nga praktikuesit e parë sufistë të sektit mistik islamik. Fetarët konumonin kokrat e kafen si pjesë e ritualeve të tyre ditore dhe në mënyrë që të qëndronin zgjuar për lutejet e natës.

Kafja Turke u bë një trend edhe për sarajet e Sulltanit Sulejmani i Madhërishëm. Kur Ozdemir Pasha, i dërguari i Madhërisë për të qeverisur Jemenin, e hasi këtë pije shumë energjike atje vendosi të sillte për oborrin perandorak kokkrat çudibërëse të kafesë. Kjo pije u bë aq e dashur saqë vetë Sulltan Sulejmani vendosni t’i vinte vulën perandorake të cilësisë.

Historia e

Kafes Turke

Foto nga Kafe Mehmeti

142


Personi që ishte ngarkuar për të përgatitur kafen turke quhej kahveci usta (ustai i kafesë) ku bashkë me rreth dhjetë ndihmësit e tij përgatisnin bluarjen e kokrrave të kafesë imët në mënyrë delikate, zier në xhezve, duke bërë që filxhani prej porcelani i kafesë të kishte pamjen dhe delikatesën e një ekspresi të sotshëm. Thuhet se vetë Sulltaneshë Hyrrem, gruaja e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, pëlqente ta shoqëronte filxhanin e kafesë me nje godë ujë dhe llokume për të balancuar hidhësinë e kafes. Kësisoj Sulltanesha krijoi traditën e delikatesës së shijuarit një filxhan kafe e që sot gjerësisht në gjithë Turqinë një filxhan kafe shërbehet pikërisht kështu, në shtëpi apo kafene.

Foto nga Kafe Mehmeti

Pasi morrën pavarësinë shumë shtete ballkanike filluan që t’ia ndërronin përbërjen kafes turke duke i dhënë kështu një identitet të ri kafes së dikurshme prejardhur nga Perandoria. Kështu përshembull, grekët përdorin tashmë kokrat e kafesë më pak të pjekura duke i dhënë kështu një pamje më të çelët kafesë. Ajo përgatitet në një enë që quhet briki dhe shërbehet në një filxhan që mbushet gjysmë për mos iu prishur ajka e kafes: kajmaku.

Ndaj sot jo rastësisht, që prej Europës juglindore e deri në Persi, gjenden ende gjurmët e kulturës së Perandorisë Osmane e cila sundoi për shekuj. Një e mirë prej saj është padyshim edhe të konsumuarit të kafes turke si një ritual përditshmërie në shumë popuj ballkanik e jo vetëm. Grekët e qipriotët e quajnë Kafe Greke, armenët e konsumojnë atë nën emrin Kafe Armene, ndërsa për arabët është Kafe Arabike, Kafe Turke për shqiptarët, serbët, kroatët dhe turqit.

Ndërsa kafja arabike e cila është pjesë e Trashëgimnisë Kulturore të UNESCO-s. përgatitet nga kokrra kafeje të pjekura lehtë ose fort duke shtuar edhe fara kardamoni. Ndryshe nga kafja turke, asaj nuk i shtohet sheqer dhe quhet kafe sade (qahëah saada) dhe shoqërohet me fruta të thata, arra apo fruta të sheqerosura. Ndërsa në Shqipëri, kafja turke përdoret zakonisht e pjekur mesatarisht. Përdoret gjerësisht si kafe shtëpie por edhe nëpër lokale të veçanta. Zakonisht shoqërohet me karamele apo biskotë.

Foto nga Kafe Mehmeti

143


Tradita përmetare e

Salcës së Shakullit Sakca e shakullit eshte një produkt që përftohet nka kosi i ruajtur në lëkurën e bagëtisë Kjo teknikë lindi nga nevoja për të ruajtur kosin për një kohë të gjatë dhe më pas për të përftuar produktin final që ështe salca e shakullit

Teknika e për përftimin e salcës është e trashëguar nga barinjtë pasi jetesa e tyre ishte nëpër stane, duke qene se ata ishin "mërgimtare" dhe nevoja per t’u ushqyer i detyronte që të krijonin këto mënyra altetnative për nënproduktet e qumështit. Rrezistenca e produktit është 6-8 muaj por gjithmonë duhet të qëndroj në temperaturë të freskët në mënyrë që të rezistoj.

Është e nevojshme që shakulli të qëndroj në ambjent të freskët. Kështu stanet ndërtuar në male e mundësojnë më së miri temperaturën e duhur që barinjtë të mençur kanë ditur ta shfrytëzojnë më së miri mundësinë duke e kthyer përgatitjen e kësaj salce në mjeshtëri më vete. Teknika e bërjes së salcës në shakull u morr shpejt edhe nga zonjat në fshat. Ato pasi e përgatisnin salcën e ruanin në hambarët e tyre dhe e servirnin për çdo rast për mysafirët e tyre në meze.

Salca e Shakullit është një traditë e lashtë, që zë fill nga nevoje e barinjve mërgimtare për të konservuar e ruajtur për një kohë të gjatë bulmetin e freskët. Konkretisht salca në shakull përftohet nga kosi i konservuar në lëkurën e bagëtisë e pas një konservimi të gjatë në të, në fund të ciklit do të kemi një salcë kosi kremoze dhe me një shije kaq të veçantë.

Në dekadat e fundit, me braktisjen masive të fshatit e domosdoshmërisht dhe jetës në stan, është bërë që edhe kjo traditë e lashtë të braktiset nga barinjtë dhe banorët në zonat rurale. Por për fat të mirë ka ende të apasionuar pas kulinarisë autentike shqiptare që vazhdojnë me traditën e përgatitjes së kësaj salce: për vete, familjet e tyre apo restorante që ofrojnë gatimi tradicionale e organike.

Në teknikën e moçme të bërjes së salcës është e nevojshme që lëkura e bagëtisë të lahet mirë dhe të thahet deri në kërc. Më pas qepet në formën e një thesi duke lënë grykën e hapur në mënyrë që të hidhet bulmeti. Më pas shakulli duhet tundur për t’u përftuar salca.

Një prej tyre është Sulejman Dalipi nga Përmeti i cili e ka trashëguar në breza traditën e salcës së shakullit. Ai jo vetëm salcën por edhe shumë produkte të tjera ofron për të gjithë të apasionuarit të gatimit autentik në shtëpinë e tij mikpritëse “Tre Brezat” në Përmet.

144


Kjo bimë ka pasur një përdorim të gjerë në mbarë botën e jo vetëm në Europë nga ku e ka edhe origjinën. Mullein është një bimë që shquhet edhe për së largu sepse vjen e gjatë dhe ngjyra e lules është e verdhë, me një lulëzim të çrregullt. Mullein njihet në mjekësi si një nga bimët më kurative e cila ndihmon kollën e thatë, pastron membranën e mukozës, ndihmon bronkitet e acaruara, hap kraharorin si dhe lufton viruset e jashtme. Si pasojë kjo bimë këshillohet të konsumohet shumë nga duhanpirësit në formën e një çaji herbal prej gjetheve të bimës. Gjithashtu Mullein është një bimë antioksidante, antispasmotike dhe antimikrobiale.

Disa herbalistë e përdorin atë në formën e mënyrën e të konsumuarit të një cigareje me gjethet e saja e cila ka një efekt relaksuese në krahasim me cigarette toksifikuese të zakonshem. Lulet janë ato ku energjia e bimës fokusohet e që mund të përdoret si vaj herbal duke e përzier me vaj ulliri e që ka një jetëgjatësi prej katër javësh. Vaji që përfitohet nga ky amalgramë është tejet kurativ për infeksionin e veshëve. Ky vaj merr një fuqi antibakteriale më të madhe nëse i shtojmë një thelp hudhër dhe e lëmë për pak ditë të bashkëveproj me përbërësit e tjerë. Nëse duam një vaj kurativ për trajtimin e inflamacioneve në lëkurë, ekzemave apo çarjeve të vogla të duarve dhe infeksioneve të jashtme e që janë të lehta, mund të veprohet duke bashkuar lulet e Mullein me lule kalendula St. John’s Wort. Gjethet e Mullein janë të mëdha dhe të buta dhe mund të përdoren si dikur, për uljen e temperaturës duke i regjur më parë në ujë të ngrohtë e uthull, duke i vendosur në krahë e këmbë. Kjo teknikë përdoret edhe për trajtimin e homorroideve. Mullein gjithshtu mund të përdoret per t’u djegur në shtëpi, ky proçes largon energjite negative prezente.

Farmaci në raftet e kuzhinës Netulla- Mullein- Verbascum Thapsus. Herbaliste Ticiana DINE

145


Përbërësit:

Sallatë me fiq të tharë e lëng shege

spinaq i vogël rukula 10 fiq të thatë Arra domate të vogla djathë blu djathë dhie (ju mund të përdorni ç’te keni) shegë, 1 lugë sheqer kaf 1 lugë të vogël gjalp 3 lugë gjelle uje për fiqtë.

Nila Iljazi na sygeron tre receta të shpejta dhe me përbërës të thjeshtë. Në profilin e saj në Instagram @nilailjazi do të frymëzoheni pafund nga recetat e saj super të shendetshme

Për salcën: 2 lugë gjelle lëng shege 1 lugë uthull të kuqe 1 lugë lëng limoni 1 lugë kafe mjaltë pak kripë 3 lugë vaj ulliri

Kjo sallatë e ka sekretin tek salca dhe karamelizimi i fiqve. Mjafton që salcës t’i përzihen të gjithë përbërësit sëbashku dhe t’i hidhet sallatës në fund. Për fiqtë veprohet në këtë mënyrë: në një tigan hidhni sheqerin dhe lëreni të karamelizohet, shtojmë gjalpin, më pas hedhim fiqtë të cilët i keni ndarë në mes. I përziejmë pak dhe ju shtojmë ujin, i lëmë të trashet lëngu dhe janë gati për t’iu shtuar sallatës.

146


Përbërësit: Mish viçi në copa të vogla qepë të thatë 2 degë selino 2 karrota 2patate 1 thelb hudhër

Supë me perime dhe mish viçi

1 kupë me brokoli 1 kupë me djathë çedar të verdhë( ose lloj djathi tjetër që shkrinë) vaj ulliri 1 lugë të vogël kurkuma kripë piper të zi dhe të kuq.

Zbusim së pari qepën, karrotat, patatet e grira me rende imët dhe selinonë. Shtojmë mishin dhe hudhrën, vazhdojmë me ujë ose lëng perimesh, erëzat dhe e lëmë të ziej në zjarr të avashtë sa mishi dhe perimet të jenë zbutur. Më pas shtojmë brokolin dhe mbas tre minutash shtojmë djathin, përziejmë mirë dhe është gati.

Biftek viçi me kërpudha dhe patate të pjekura 2 biftekë viçi 1 qepë të thatë 1 spec të kuq 200 gr kërpudha 2 thelbinj hudhër disa degë trumzë të njomë 2 lugë gjalpë

I japim një pjekje të lehtë mishit me gjalpë ,hudhër dhe trumzë ,piper të zi, i vendosim kapakun dhe e lemë mishin të gatuhet me lengun e vet ne furrë ( temperaturë 200 grade). Sapo mishi te jete zbutur mirë i shtojmë vetëm gjysmë gode ujë dhe e lemë te ziej pak minuta, shtojmë dhe të gjitha perimet e prera, vaj ulliri dhe kripë, mbulojmë tavën përsëri dhe i lëme 10 minuta sa perimet të zbuten.

piper të zi e kripë Gjithashtu patate të cilat do t’i pjekim

147

Patatet i mbështjellim me letër alumine dhe i pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë rreth 40 min.


Krem me vanilje dhe çokollatë të bardhë e fruta pylli Kjo është ëmbëlsirë e shpejtë, e freskët dhe familja do ta pëlqejnë shume. Në qoftë se nuk keni fruta pylli mund te përdorni një reçel që keni dhe sipër fruta të tjera.

Për reçelin 300 gr fruta pylli te ngrira 3 lugë sheqer kaf (këtu vendosni vetë sa të ëmbël e doni), i vendosim në zierje, me pas i grijmë në mikser. Më pas i kullojini në mënyrë që të largohen farat dhe lëkurat dhe e vendosini në zierje serish, më pas e lëmë të pushoj e të ftohet mirë. Kremi (për 3 gota) ▪︎200 gr pana për ëmbëlsira ▪ 200 gr djathë tip filadelfia ▪︎100 gr çokollatë të bardhë ▪︎vanilje

Së pari shkrihet çokollata e bardhë në banjo marinë dhe e lëmë të ftohet pak. Në mikser rrahim mirë panën, sapo të bëhet krem shtojmë djathin, vaniljen dhe çokollatën e shkrirë. Nga masa heqim tre lugë kremi dhe mbushim me to gotat, më pas shtojmë reçelin, prapë kremin që ndamë, fruta të ngrira dhe gati. Këshillohet të konsumohet mbas një ore të ruajtur në frigorifer.

148


Makarona të freskëta nga Eneda Për makarona të freskëta formë petë, për tre persona do të nëvojiten 200 gram miell tip semolina dhe dy vezë të freskëta Fillimisht zihet brumi me përbërësit e sipërshënuar dhe lihet të pushojë për gati një ore, mbështjellë me një beze të pastër pambuku.

1

2

Më pas hapim petët me makinën mekanike dhe i lëmë të pushojnë për rreth pesë minuta që të marin pak tharje. Më pas ripërdoret makina për të bërë format e makaronave. Recetat e Enedës igjeni në Instagram në @impastaconeneda

3

5

4

149


Zahire Dimri Domate të thara në vaj Përbërësit 1 kg domate të prera në mes 2 lugë kripë 1 lugë sheqer 1 lugë mëndërz/nenexhik apo borzilok të thatë 1 degës rozmarinë 4 lugë vaj ulliri (vaj kikiriku) 1 spec djegës I tharë (sipas dëshirës) 2 thelbij hudhër (sipas dëshirës) vaj ulliri për konservim

Sistemoni domatet e prera në gjysmë në një tepsi ku më parë keni shtruar letër alumini. Përzieni kripën, sheqerin dhe erëzat e thata sëbashku dhe spërkasni domatet dhe më pas hidhni vajin e ullirit mbi to. 2. Vendosni tavën në furrë në temperaturën më të ulët të mundshme dhe lini derën e sobës pak hapur në mënyrë që avulli I pjekjes të dalë. Pjekja duhet të jetë për 8-10 orë. Më pas shihni nëse domatet janë pjekur aqsa të jenë ende të përthyeshme e jo të thara fort. 3. Vendosini domatet e pjekura në enë qelqi dhe shtoni specin djegës apo hudhrat 9nëse dëshironi) dhe rozmarinën. 4. Shtoni vajin e ullirit desi të mbulohen plotësisht domatet dhe mbyllni fort enën e qelqit dhe vulosni enën e qelqit. Ajo që duhet të bëni është vendosja e kavanozit në një ene me ujë ku kavanozi të rri gjysmë I zhytur. Lëreni të zieje për 20-25 minuta.Domatet do të jenë gati për t'u ngrëne pas dy ditësh.

Turshi me qepë e speca Perberësit për 1 kg produkt 600 gr qepë të prerë në rathë 1 spec i kuq prerë në rrathë 1 spec I verdhë prërë në rrathë 2 lugë kripë gjysmë litre uthull 50 gr sheqer 1 lugë nenexhik I thatë 1 lugë pluhur speci (sipas dëshirës) 1 lugë e vogël kripë

1. Vendosni qepët dhe specat në një enë dhe hidhini dy lugë kripë. Përzieni mirë kripën në perme e më pas lëreni të pushoj për 2 orë. 2. I gjithë lëngu që kanë lëshuar qepët dhe specat derdhini e më pas shpëlani me ujë të ftohtë. Lërini sërisht të pushojë derisa të thahen plotësisht perimet. 3. Mbasi të jenë tharë qepët dhe specat shtojini uthullën, sheqerin, specin pluhur (nëse dëshironi), nenexhikun dhe 1 lugë të vogë kripë. Vendosni enën në zjarr deri sa të arrihet procesi I zjeries. Uleni zjarrin dhe Lëreni për 5 minuta në zjarr të avashtë. 4.më pas hidhni peripet në një enë qelqi të sterilizuar duke hedhur më pas gjithë lëngun përftuar nga zjeria. Sigurohuni që permit të mbuloen plotësisht. Më pas vulosni kavanozin.

150


Historiku i ushqimore është po aq sa e rëndësishme sa një kishë e stilit barok. Qeveritë duhet të njohin trashëgimninë kulturore dhe të mbrojnë kuzhinën tradicionale. Është e rëndësishme rujtja e një ndërtesë e shekullit të XVI po aq sa një copëz djathi. Carlo Petrini

151


STUDIO LIGJORE DHE FINANCIARE

VIZIONI YNË NJË ÇËSHTJE SUKSESI www.studioligjorevlore.com Blv. “Ismail Qemali”, Pranw Teatrit “Petro Marko” Cel. 069 22 17 507 / Email: tringajm@yahoo.com

500 152 Lekë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.