Koha 890

Page 26

Portret: Osman Kallaba

Shembull suksesi prodhuesit e vajit ullirit organik Gjekë Gjonaj

Para një dekade, falë vullnetit dhe dëshirës së Osman Kallabës nga fshati Zhej i Anës së Malit për t’u provuar në biznesin e ri - kultivimin dhe prodhimin e ullirit, ngriti ullishtën në Darzë (Mal të Brisë), 12 kiliometra larg Ulqinit. Për një kohë të shkurtër arriti të jetë shembull suksesi për të gjithë prodhuesit e ullirit organik. Ky biznesmen i njohur shqiptaro-amerikan dhe veprimtar i çështjes kombëtare, me punë të palodhshme, të kujdesshme e profesionale, arriti që vaji i tij i ullirit i përpunuar ekstra i virgjër “Ulqini” të depërtojë në panaire të ndryshme ndërkombëtare dhe të hapë rrugë drejt tregjeve jashtë Malit të Zi. Duke e parë nga afër këtë investim në shumë prej rreth 200 mijë euro, jam bindur në cilësinë e produktit që ofron kjo parcelë me afro 1 600 rrënjë ullinj, në mesin e të cilëve ka dhjetë varietete ulliri, përfshirë këtu edhe varietetet vendase unike shqiptare. Nga ana tjetër, jam habitur me bukurinë e kësaj ullishte, me mirëmbajtjen e saj, me kujdesin e përkushtimin e jashtëzakonshëm që i bëhet asaj. Çdo rrënjë ulliri është e shëndetshme, organike, e pa spërkatur

26

Javore Koha

e enjte, 28 nëntor 2019

me asnjë lloj pesticidi, e plehëruar me pleh organik (shtalle) të djegur, e pajisur me sistemin e ujitjes pikë për pikë, e kositur përreth, e mbrojtur nga miza etj. Për mua kjo ullishtë, e cila posedon edhe shumë lloje pemësh, është një shembull kuptimplotë i suksesit që vjen si rezultat i punës së madhe të fermerit të ri në këtë biznes. Kjo, natyrshëm reflektohet në garantimin e cilësisë së produktit të ullirit. Dëshmi për këtë janë çmimet ndërkombëtare që ka fituar dy vitet e fundit Osman Kallaba me vajin e tij të ullirit të cilësisë së parë.

Produkti i tij organik u shpërblye me medalje të argjendtë dhe me medalje të bronztë për cilësinë në Manifestimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit të Ullirit “Noqnjak 2018”, i cili u mbajt më 15-18 mars 2018 në Vodice të Kroacisë. Ndërsa sivjet, po në këtë panair ndërkombëtar të ullirit dhe ullishtarëve, u shpërblye me medaljen e artë. Siç rrëfen vetë prodhuesi, çelësi i këtij suksesi është cilësia e produktit që ofron, pasi vaji i tij ekstra i virgjër i ullirit “Ulqini”, në analizat e kryera në këtë panair nga ekspertët e kësaj


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.