Koha 876

Page 35

MOZAIK

Në ndërtimin e rrugës Dinoshë – Cem i Trieshit vazhdojnë punimet

Investim me vlerë dhe i shumëpritur Dinoshë – Para pak javësh kanë filluar punimet në ndërtimin e aksit rrugor Dinoshë – Cemi i Trieshit, me gjatësi 17.3 kilometra, i parashikuar të zgjerohet nga 2.5 metra sa është tani në 6.10 metra, rrugë kjo e cila do të lidh Plavë – Gucinë me kryeqytetin Podgoricë nëpërmjet Shqipërisë, përkatësisht nga Dinosha nëpërmjet luginës së lumit Cem. Qeveria e Malit të Zi gjatë muajit shkurt të këtij viti e dha pëlqimin e saj

që të nis rikonstruksioni i rrugës Dinoshë – Cem i Trieshit. Ky aks rrugor kap vlerën e 11 milionë eurove, kurse punimet po i kryen sipërmarrja “Tehno put MNE”, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është një vit. Ky aks rrugor do të reduktojë dukshëm distancën rrugore nga Podgorica dhe Tuzi drejt Plavës dhe Gucisë, gjegjësisht do të jetë më së afërmi nëse do të përshkohet përmes

kësaj rruge drejt destinacioneve në fjalë. Rikujtojmë se para disa vitesh është ndërtuar pika e re e përbashkët e kalimit kufitar, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, nëpërmjet së cilës do kalojnë kalimtarët nga aksi rrugor Dinoshë – Cem i Trieshit, kurse qeveria shqiptare para katër vitesh i ka finalizuar punimet në rrugën që çon deri në kufi me Malin e Zi, në Cem të t. u. Trieshit.

E ENJTE, 22 GUSHT 2019

Javore KOHA

35


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.