Koha 870

Page 24

KULTURË

Shtegtimi Greç 2018-ta shënoi një vit të jashtëzakonshëm për grupin tonë ulqinak të quajtur ”Ilirët”. Ne përveç që vizituam, pushtuam dhe hulumtuam disa nga vendet kyçe për historinë tonë kombëtare e që ndodhen në Mal të Zi, në fund të gjitha këto përjetime i kurorëzuam me botimin e një libri superluksoz të tipit katalog-monografi me dëshmi dhe fotografi ekskluzive të quajtur ”Udhëtim nëpër kështjellat ilire në Mal të Zi”. Kësaj radhe, konkretisht më 22 qershor 2019, iu bashkuam grupit të bjeshkatarëve Labeatët nga Tuzi me qëllim që së bashku me ta të përshkojmë rrugën malore Koritë (MNE) – Greçë (AL) e që ata e orgaizojnë për çdo vit në shenjë të përkujtimit të Kuvendit të Greçës mbajtur më 1911. Po çka është Kuvendi i Greçës? Me një kërkim të shpejtë në internet ”Wikipedia” thotë: Memorandumi i Greçës ose ”Libri i kuq” ka qenë një memorandum prej 12 kërkesash për vendosjen e një vilajeti shqiptar autonom përbrenda Perandorisë Osmane. Memorandumi u shkrua bashkarisht nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Prijësit e kryengritjes së 1911 në Malësi të Madhe u tubuan në pllajën e Greçës për një kuvend, i cili u mbajt nga 11 deri më 23 qershor 1911. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Është e shkruar shqip dhe frëngjisht dhe nënshkruar nga të gjithë krerët veriorë. Pasi pimë kafetë e mëngjesit të cilat na i përgatiti nënë Naxhia, në ora 5:15 lamë Ulqinin dhe morëm rrugën për në Tuz. Edhe pse herët, rrugës kuvendonim për rëndësinë e ngjarjes e cila kishte ndodhur 108 vite më parë. Kur arritëm në Tuz, temperatura tregonte 27ºC. Parkuam në oborrin e shkollës së mesme dhe për çudi ishim të parët që kishim mbërritë edhe pse ora tregonte 6:35 dhe koha e nisjes për shtegëtim ishte parashiku në ora

24

Javore KOHA

E ENJTE, 4 KORRIK 2019

7. Pas 5 minutash erdhi arkeologu ynë ulqinak, Anton Lulgjuraj, e pas tij edhe dy zonja të reja të cilat njëra jetonte në Suedi e tjetra në SHBA. Organizatorët si duket vononin! Këtë kohë e shfrytëzuam që të njoftohemi dhe ngadalë filluan edhe të tjetrët të tubohen dhe më në fund u nisëm për në pikën e nisjes së shtegëtimit. Filluam të gjarpërojmë rrugëve të Tuzit, dolëm jashtë dhe pas nja 30 min arritëm në vendin e quajtur Luqt e Koritës (1833 m) ku edhe ishte vendi prej nga do të niseshim këmbë. Shpejt u tubuam të gjithë dhe grupi prej 40 vetësh u nis për në Greçë. Mosha ishte nga më të ndryshmet prej 18-70 vjeç, ngadalë por me hapa të sigurt dolëm nga rruga malore dhe filluam të ecim shtigjeve që vetëm vendasit dhe bjeshkatarët i dinin. Organizatorët mundoheshin që sa më shumë të rrëfejnë për vendin,

ngjarjen apo për atë çka shihnim por i nxehti veç kishte filluar dhe temperatura tanimë kishte kaluar 30º C e me këtë edhe koncentrimi i shtegtareve nuk ishte në nivelin e duhur. Pas një ecje bukur të mirë arritëm në një vend që vendasit e quanin Gropa e Arushes, aty edhe bëmë pushimin e parë si dhe u njoftuam me hyjneshën e hënës, gjuetisë dhe kafshëve të egra Dianën por që unë pëlqeja ta quaja “Hajdi” i Alpeve shqiptare. Mblodhëm forcat dhe u nisëm serish. Tani na priste shtegu zbritës nëpër pyllin me ahishte shumëshekullore. Sapo u futëm brenda pyllit ndjenja ishte shumë e veçantë. Drunjtë e ahut të bardhë ishin aq të lartë sa që nuk shihej qielli. Filluam të zbresim teposhtë dhe gjethet nën këmbët tona bënin që ”të fitonim skija” ku edhe disa nga ne edhe u rrëzuan. Por, rënia ishte shumë e butë sepse kishte mbi 20cm gjethe.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.