Koha 838

Page 31

MOZAIK

Në Shkup mbahet konferenca shkencore

Ballkanologjia sot dhe komunikimet ndërballkanike Në organizim të Institutit të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, me seli në Shkup nga data 22-23 tetor 2018 u mbajt Konferenca shkencore me titull ”Ballkanologjia sot dhe komunikimet ndërballkanike”. Në konferencë kanë marrë pjesë 42 studiues nga Maqedonia,

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Austria, Gjermania e Italia. Konferenca punimet i ka zhvilluar në tre seksione: të letërsisë, gjuhësisë, etnokulturologjisë e historisë. Përfaqësuesi i vetëm nga Mali i Zi ishte dr.Nail Draga i cili është paraqitur me kumtesën “Dekompozimi i hapësirës etnogjeografike

shqiptare-shkaqet dhe pasojat (shek.XIX)”.Sipas organizatorit, kumtesat e prezantuara do të botohen në një botim të veçantë, ndërsa konferenca është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë. (Kohapress) E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Javore KOHA

31


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.