Koha 826

Page 21

INTERVISTË

ndjen nevojën për një diçka të re, për një sfidë të re. Emisionin e lashë, por ishte gjëja më e vështirë që kam bërë në karrierën time, ishte tamam si të lije një krijesë që sapo i kishe dhënë jetë dhe po e shihje të shtillej këndshëm me magjinë e saj. Por jeta nuk të jep gjithmonë ata çfarë do. K.Javore: Je mësuar dita ditës të intervistosh. Si ndjehesh kur të intervistojnë? N.Pjerza: Është një emocion kaq i veçantë saqë po surprizohem. Më beso jam duke u dridhur, se në fakt kjo është intervista ime e parë. Këtu po kuptoj pak si ndihen të ftuarit e mi kur i “kryqëzoj” në mëngjes.

K.Javore: Tani punon te televizioni Star Plus, e që edhe këtu po drejton emisionin InfoPlus. Të krijohet ndonjëherë vështirësi për gjetje temash? N.Pjerza: Të them të drejtën, jo nuk has në vështirësi. Më vjen keq se hallet e shqiptarëve janë të pafund e këtë e ka në esencë emisioni Infoplus, trajtimin e problematikave të ndryshme që e vështirësojnë përditshmërinë në Shqipërinë tonë të vogël, por me halle të mëdha. Që nga ora 6: 30 e mëngjesit, çdo ditë ngado hedh sytë, përshkoj rrugët e zbrazura të qytetit e deri në mbrëmje, e gjej një temë që meriton diskutim.

K.Javore: A ke punuar ndonjëherë në profesionin për të cilin studiove? Apo çfarë bën si diçka dytësore? N.Pjerza: Aktualisht merrem vetëm me Infoplus. Është një emision goxha impenjativ dhe kërkon vëmendje maksimale. Më përpara kam punuar me kohë të pjesshme dhe punë të tjera.

K.Javore: Ku të pëlqen më shumë të punosh: në radionë, gazetë apo në televizion? N.Pjerza. Radioja është ajo që më krijon kënaqësinë, përfundimisht dhe përjetësisht. Tek radioja ndjej emocione, ndjenja të veçanta mes moderatorit e dëgjuesit, që janë shumë intime. Imagjino, i flet dikujt në vesh, dikë e bën të qeshë e dikë e bën të

qajë, dikujt i jep motiv, dikujt i jep ritëm, e po ashtu dikë e zgjon nga gjumi. Nuk ka të paguar kjo. K.Javore: Çfarë karakteristikash ka Shkodra, me të cilat mund të krenoheshe me to? N.Pjerza: Shkodra ime e bukur i ka krejt të mirat, është një Zonjë e bukur krenare. Shkodranët janë të dashur, të respektuar, pak llafazanë por të ndershëm. E duan të bukurën, artin e kulturën. K.Javore: Çka konsideron diçka shumë të rëndësishëm në jetë dhe pse? N.Pjerza: Natyrisht që familja është diçka shumë e rëndësishme për mua, e pastaj edhe një shoqe ime e ngushtë që është si pjesë e familjes time. Këta janë ata që më kanë mbështetur e më kanë dashtë sa bota. Më dhanë kurajo edhe kur unë isha e rrëzuar, janë motiv që unë t’ ia dal mbanë e të ndihen krenarë me mua. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 9 GUSHT 2018

Javore KOHA

21


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.