KULTURË
Në Malësi u Përkujtua dhe nderua figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut d
Aktivitet i qëlluar dhe të Vitit Mbarëkombët Për jetën, pasqyrimin e figurës së Skënderbeut në letërsinë shqipe nga studiues, shkrimtarë e historianë të mëdhenj shqiptarë, për kontributin e fretërve françeskan për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe çdo gjë tjetër që e personifikon figurën madhore të Skënderbeut, kanë folur gjerësisht studiueset e letërsisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri me temën: “Miti letrar i Skënderbeut“ dhe Dr. Ernestina Gjergji- Halili me temën: “Një dramë e sapozbuluar për Skënderbeun” Tuz- Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ambasada e Kosovës në Mal të Zi në bashkëpunim me Institutin për Zhvillimin e Kulturës- Tuz, kanë organizuar aktivitet historiko- letrar me temën: “Skënderbeu në letrat shqipe”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit. Në këtë aktivitet me vlerë dhe të qëlluar për një jubile kaq të rëndësishëm, kanë marrë pjesë, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo, ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi, Ramë Manaj, drejtor i Arkivit të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, përfaqësues të jetës politike, kulturore, shkencore dhe të fushave të tjera në vend si dhe mysafirë e zyrtarë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova. Për të folur për figurën emblematike të heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kanë qenë të ftuara Prof. Dr. Dhurata Shehi (studiuese e letërsisë) nga Universiteti Evropian i Tiranës, Dr. Erenestina Gjergji- Halili (studiuese e letërisë)UT dhe Prof. Dr. Jahja Drançolli (historian) por që për shkaqe shëndetësore mungoi.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 26 PRILL 2018
Moderatorja e mbrëmjes dhe bashkëdrejtuesja e Institutit për Zhvillimin e Kulturës- Tuz, studiuesja Liridona Sinishtaj, ka thënë se Skënderbeu është heroi më i madh i Popullit shqiptar por dhe njëri ndër heronjtë më të mëdhenj që është paraqitur në skenën historike të Ballkanit dhe Mesdheut Lindor. “Skënderbeu është emblema e shëmbëllimit të shqiptarit që pas disa shekujsh do ta portretizojnë të gjithë autorët e letërsisë shqipe dhe rilindësit. Prandaj, ne vendosëm që Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut ta ndërlidhim me Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit. Skënderbeu është metaforë e Lirisë, dhe askund më mirë se në letërsi nuk mund ta gjejmë atë dhe ta shohim se si është paraqitur”, u shpeh Sinishtaj në fillim të këtij aktiviteti kulturor. Ndërkohë, për figurën, jetën dhe veprën e Skënderbeut ka folur ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo. Ai ka thënë se përkujtimi i 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut i shpallur zyrtarisht si Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut na bën të ndjehemi krenarë, të bashkuar dhe më shumë rreth vlerave më të mira kombëtare: flamurit, identitetit e historisë sonë. “Përmes këtij aktiviteti dhe duke qenë se jemi në Ditën Ndërkom-
bëtare të Librit, ne vendosëm ta shohim dhe analizojmë figurën e Skënderbeut dhe përfaqësimin e tij në letrat shqipe. Krijimet, qofshin shkrime fetare, artistike apo folklorike, e lartësuan emrin dhe famën e tij duke e bërë më të prekshëm jo vetëm për popullsinë mbarë shqiptare por dhe ndërkombëtarisht. Ato kanë bërë të mundur të kuptohet dhe ndriçohet më thellë madhështia e veprës së Tij si hero i epokës së tij në planin ideor, moral dhe historik. Roli i padiskutueshëm historik i heroit tonë kombëtarë, na bën dhe më shumë krenarë sot kur pak ditë më parë Shqipëria mori rekomandimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian”, u shpreh ndër të tjera Filo. Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi, ka thënë se gjithandej trojeve shqiptare nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore, orëve historike, letrare, garave sportive, etj, po përkujtohet e nderohet figura e Skënderbeut, duke thënë se edhe sot në Tuz u mblodhën me këtë motiv dhe përkushtim për të nderuar kryelegjendën e shqiptarëve. “Konica dhe figura të mëdha të historisë sonë shpesh të ndodhur para situatave të vështira, të komplikuara dhe pa zgjidhje, i kanë shtruar vetës pyetjen, si do të bënte Skënderbeu