Koha 798

Page 5

NGJARJE JAVORE

Zgjedhjet vendore në Ulqin do të mbahën më 4 shkurt

Në garë tetë parti dhe dy koalicione Ulqin- Zgjedhjet vendore në Komunën e Ulqinit do të mbahen më 4 shkurt të këtij viti, në tëcilat zyrtarisht është konfirmuar pjesëmarrja e tetë partive politike dhe dy koalicioneve. Ndërkaq, partitë politike shqiptare në këto zgjedhje janë rreshtuar në tre lista zgjedhore. Ndërkaq, bëhet e ditur se Komisioni Lokal i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 4 shkurtit. Sipas shortit të hedhur, renditja vijon si më poshtë:

„SOCIALDEMOKRATËT – IVAN BRAJOVIQ –QËNDRUESHËM PËR ULQININ “ UDSH – ME ZEMËR PËRPARA PARTIA BOSHNJAKE DEMOKRATËT – FITORE E JO NDARJE FORCA E RE DEMOKRATIKE – TA MBROJMË TË ARDHMEN KOALICIONI “PËR ULQININ E SHËNDOSHË” (FRONTI DEMOKRATIK – PARTIA POPULLORE E SOCIALISTËVE) PARTIA SOCIALDEMOKRATE - RANKO KRIVOKAPIQ – TË

GJALLËROJË ULQINI KOALICIONI “ZGJOHU ULQIN” (PARTIA DEMOKRATIKE, LËVIZJA QYTETARE “PERSPEKTIVA”, LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI) URA – ULQINI GJENERATAVE TË REJA PARTIA DEMOKRATIKE E SOCIALISTËVE – “ULQINI FITON – MILLO GJUKANOVIQ” Zgjedhjet vendore në këtë komunë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, janë konsideruar si tejet të rëndësishme. t. u.

E ENJTE, 18 JANAR 2018

Javore KOHA

5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.