SPORT
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendos
Los Anxhelos do të organizojë Lojërat Olimpike Verore 2028 Lojërat Olimpike Verore janë organizuar në Los Anxhelos edhe më 1932 dhe 1984, ndërsa në Paris, më 1900 dhe 1924
Los Anxhelos do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2028, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke i hapur dyert për Parisin që të organizojë këto lojëra për vitin 2024. Marrëveshja pason javët e negociatave midis KON-së dhe zyrtarëve të qytetit. “KON mirëpret vendimin e Komitetit Olimpik dhe Paraolimpik të Los Anxhelosit, për çka me kënaqësi qytetit pritës për vitin 2028 mund t’ia japim kontratën në mënyrë transparente dhe me kohë”, tha presidenti i KON-së,Thomas Bach. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të kontribuojë me 1.8 miliard dollarë, thuhet në një njoftim të organizatës. Pas këtij vendimi, Parisi pritet të jetë organizator i lojërave që do të mbahen në vitin 2024, pasi paraprakisht, KON kishte vendosur që të shpallë në të njëjtën kohë qytetet organizatore të Lojërave Olimpike për vitet 2024 dhe 2028, për çka u kishte kërkuar të dy qyteteve që të ndihmonin në vendosjen se cili qytet cilin vit do ta përzgjedhë. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në shtator. Lojërat Olimpike Verore janë organizuar në Los Anxhelos edhe më 1932 dhe 1984, ndërsa në Paris, më 1900 dhe 1924. (Kohapress) E ENJTE, 3 GUSHT 2017
Javore KOHA
35